174
UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I DREJTËSISË DEPARTAMENTI I SË DREJTËS PUBLIKE “MBROJTJA KUSHTETUESE E TË DREJTAVE TË NJERIUT NË KOSOVË” Punim doktorature Kandidati – doktorant Udhëheqësi shkencor Arbëresha Raça- Shala Prof. Dr. Xhezair Zaganjori Tiranë, Qershor/Korrik 2013

TEMA E DOKTORATURES MBROJTJA KUSHTETUESE E TË …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/...4 shteti demokratik, që bazohet dhe respekton vlerat më të mira të demokracisë,

  • Upload
    others

  • View
    7

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: TEMA E DOKTORATURES MBROJTJA KUSHTETUESE E TË …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/...4 shteti demokratik, që bazohet dhe respekton vlerat më të mira të demokracisë,

UNIVERSITETI I TIRANËS

FAKULTETI I DREJTËSISË

DEPARTAMENTI I SË DREJTËS PUBLIKE

“MBROJTJA KUSHTETUESE E TË DREJTAVE TË NJERIUT NË KOSOVË”

Punim doktorature

Kandidati – doktorant Udhëheqësi shkencor

Arbëresha Raça- Shala Prof. Dr. Xhezair Zaganjori

Tiranë, Qershor/Korrik 2013

Page 2: TEMA E DOKTORATURES MBROJTJA KUSHTETUESE E TË …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/...4 shteti demokratik, që bazohet dhe respekton vlerat më të mira të demokracisë,

1  

UNIVERSITETI I TIRANËS

FAKULTETI I DREJTËSISË

DEPARTAMENTI I SË DREJTËS PUBLIKE

“MBROJTJA KUSHTETUESE E TË DREJTAVE TË NJERIUT NË KOSOVË”

Punim doktorature

Kandidati – doktorant Udhëheqësi shkencor

Arbëresha Raça- Shala Prof. Dr. Xhezair Zaganjori

Tiranë, Qershor/Korrik 2013

Page 3: TEMA E DOKTORATURES MBROJTJA KUSHTETUESE E TË …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/...4 shteti demokratik, që bazohet dhe respekton vlerat më të mira të demokracisë,

1  

Përmbajtja

Përmbajtja .................................................................................................................................. 1 Hyrje ………………………………………………………………… ...................................... 3 Kuadri teorik dhe metodologjia e punës ............................................................................... 5 Struktura e punimit ............................................................................................................... 7 1. PJESA E PARË - Të drejtat e njeriut - kuptimi dhe rëndësia ............................................... 9 1.1. Kuptimi i të drejtave të njeriut ........................................................................................ 9 1.2. Teoritë kryesore e të drejtave të njeriut ........................................................................ 14 1.2.1. Teoria Pozitiviste .......................................................................................................... 16 1.2.2. Teoria e drejtësisë ......................................................................................................... 17 1.3. Institucionalizimi i të drejtave të njeriut ....................................................................... 18

1.3.1. Magna Charta Libertatum ................................................................................. 18 1.3.2. Peticioni i të drejtave ........................................................................................ 19 1.3.3. Karta e të Drejtave ............................................................................................ 20 1.3.4. Deklarata Amerikane për Pavarësinë ............................................................... 21 1.3.5. Deklarata Franceze për të Drejtat e Njeriut dhe Qytetarëve ............................. 23

1.4. Llojet dhe kategorizimi i të drejtave të njeriut ............................................................. 24 1.4.1 Të drejtat e brezit të ë parë ............................................................................... 25 1.4.2 Të drejtat e brezit të dytë .................................................................................. 26 1.4.3 Të drejtat e brezit të tretë .................................................................................. 27

1.5. Burimet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut ........................................................... 28 1.5.1 Traktatet ndërkombëtare – burim ndërkombëtar i të drejtave të njeriut ........... 29 1.5.2 Zakoni – burim ndërkombëtar i së drejtës ndërkombëtare ............................... 32

2. PJESA E DYTË - Konstitucionalizmi dhe ndërkombëtarizimi i të drejtave të njeriut ....... 36 2.1 Historiku i Konstitucionalizmit ................................................................................... 36 2.2 Konstitucionalizmi i të drejtave të njeriut ................................................................... 38 2.3 Ndikimi i të drejtës kombëtare në të drejtat ndërkombëtare të njeriut ........................ 40 2.4 Fusha e veprimit të së drejtës ndërkombëtare dhe të së drejtës së brendshme ............ 42

2.4.1 Zbatimi i të drejtës ndërkombëtare në të drejtën kombëtare ......................... 44 2.4.2 Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut e vitit 1948 ............................. 46 2.4.3 Konventa Ndërkombëtare për të Drejtat Civile dhe Politike dhe Protokollet e

saj ................................................................................................................... 49 2.4.4 Konventa Ndërkombëtare për të Drejtat Ekonomike, Kulturore dhe Sociale 52 2.4.5 Instrumente të tjera ndërkombëtare për të drejtat e njeriut ............................. 55

3. PJESA E TRETË-Mbrojtja kushtetuese e të drejtave të njeriut në Republikën e Kosovës 58 3.1 Historiku i shkurtër i Republikës së Kosovës ................................................................ 58 3.2 Të drejtat dhe liritë themelore në Kushtetutën e Kosovës ............................................. 60 3.3 Gjykata Kushtetuse e Republikës së Kosovës – baza juridike ...................................... 65 3.4 Emërimi i gjyqtarëve të parë të Gjykatës Kushtetuese .................................................. 67 3.5 Vazhdimi i mandateve të gjyqtarëve ndërkombëtar ...................................................... 70 3.6 Juridiksioni i Gjykatës Kushtetutuese të Kosovës ......................................................... 70

3.6.1 Kuvendi i Republikës së Kosovës ................................................................ 72

Page 4: TEMA E DOKTORATURES MBROJTJA KUSHTETUESE E TË …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/...4 shteti demokratik, që bazohet dhe respekton vlerat më të mira të demokracisë,

 

2  

3.6.1.1. Kryetari i Kuvendit të Kosovës si palë e autorizuar ..................................... 75 3.6.1.2 Deputetët e Kuvendit të Kosovës si palë e autorizuar .................................. 80 3.6.2 Presidenti i Republikës si palë e autorizuar .................................................. 85 3.6.2.1 Presidenti i Republikës si palë iniciuese ....................................................... 85 3.6.2.2 Presidenti i Republikës si palë e interesuar .................................................. 86 3.6.2.3 Presidenti i Republikës si palë kundërshtare ................................................ 86 3.6.3 Qeveria si palë e autorizuar .......................................................................... 87 3.6.4 Avokati i Popullit .......................................................................................... 88 3.6.4.1 Aspekte krahasuese të mandatit të Ombudspersonit .................................... 91 3.6.4.2 Avokati i Popullit në jurisprudencën kushtetuese të Kosovës ...................... 97 3.6.4.3 Avokati i Popullit si palë e interesuar ......................................................... 102 3.6.5       Kontrolli incidental…...………………………………………………………………………….103 3.6.5.1 Vlerësimi kushtetues i vendimeve të gjykatave ......................................... 107

4. PJESA E KATËRT - Vendimet e Gjykatës Kushtetuese për mbrojtjen e të drejtave të njeriut - llojet dhe efektet e tyre .................................................................................. 120 4.1. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës ............................................ 120 4.1.1. Aktgjykimet ................................................................................................. 121 4.1.1.1 Mendimi i pakicës ....................................................................................... 123 4.1.1.2. Mendimi paralel ........................................................................................... 124 4.1.2. Aktvendimet ................................................................................................ 125 4.1.3. Llojet e tjera të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese ................................... 127 4.2. Kuptimi i efekteve juridike të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese ............ 128 4.3. Raportet e ardhshme ndërmjet KEDNj/GjEDNj dhe Gjykatës Kushtetuese të

Kosovës ....................................................................................................... 135 4.3.1. Efekti i KEDNj brenda rendit juridik të Kosovës ........................................ 136 4.3.2. Zbatimi i KEDNj për palët joanëtare të Konventës ..................................... 140 4.3.3. Efektet e vendimeve të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në

Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës ........................................ 143 4.3.4. Sfidat e GJEDNJ dhe Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës ..... 146

5. PËRFUNDIME ................................................................................................................. 149 6. BIBLIOGRAFIA .............................................................................................................. 155

A. Libra…… ........................................................................................................ 155 B. Artikuj ............................................................................................................. 158 C. Akte Normative .............................................................................................. 162 D. Raste – Vendime të Gjykatave tjera ............................................................... 167 E. Vendime të tjera dhe Dekrete ......................................................................... 169 F. Raporte ............................................................................................................ 170 G. Adresa elektonike/ueb faqe ............................................................................ 170 H. Të Tjera ........................................................................................................... 171

Page 5: TEMA E DOKTORATURES MBROJTJA KUSHTETUESE E TË …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/...4 shteti demokratik, që bazohet dhe respekton vlerat më të mira të demokracisë,

 

3  

Hyrje

Garantimi sa më i mirë dhe sa më i plotë i parimeve të demokracisë, i parimeve të shtetit të së drejtës dhe i të drejtave dhe lirive themelore të individit, përbëjnë sot ndër problemet më të mprehta dhe sfidat më të rëndësishme jo vetëm për shtetet që janë në rrugën e demokracisë, por edhe për vetë shtetet me demokraci të konsoliduar. Dhe kjo, veçanërisht në demokracitë e reja, bëhet jo thjesht për të garantuar formalisht paqen dhe sigurinë sociale mes shtresave të ndryshme të popullsisë, e aq më pak, thjesht për shkak të integrimit. Realisht, kjo ndodh për faktin se normalisht, në demokracinë si formë të qeverisjes, individi, të drejtat, interesat, siguria dhe mirëqenia e tij, janë dhe duhet të jenë në mënyrë të vazhdueshme në qendër të vëmendjes së të gjithë pushtetit shtetëror në tërësi.

Sidoqoftë, të gjithë jemi dëshmitarë se jeta e përditshme, kudo në botë, është e mbushur me raste të shumta të shkeljes së parimeve të mësipërme, sidomos me shkeljen e të drejtave dhe lirive themelore të individit. Kjo është edhe arsyeja kryesore e vëmendjes së veçantë që bashkësia ndërkombëtare, bota e qytetëruar, i ka kushtuar në dekadat e fundit çështjes së respektimit të të drejtave të njeriut. Kjo tendencë është më se e dukshme sidomos pas Luftës së Dytë Botërore, veçanërisht me krijimin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Padyshim që sot mund të flitet për një dimension krejt të ri të të drejtave të njeriut në nivel ndërkombëtar, përmes të cilit synohet të përsosen gjithnjë e më shumë mekanizmat e vlerësimit dhe kontrollit të respektimit sa më efektiv të standarteve kryesore në këtë fushë. Shembulli më i qartë në këtë drejtim është sistemi europian i të drejtave të njeriut, të cilit edhe i përkasim (pavarësisht se Republika e Kosovës ende nuk është anëtare e mekanizmave europiane, përfshi këtu edhe Këshillin e Europës), në qendër të të cilit sigurisht që qëndron Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut me seli në Strasburg. Me jurisprudencën e saj të gjallë e dinamike, kjo gjykatë ka qenë dhe mbetet një burim frymëzimi, një mjet i sigurt dhe një garanci me vlerë të veçantë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në nivel europian e më gjerë.

Megjithatë, në bazë dhe për zbatim të standarteve më të avancuara ndërkombëtare, rëndësi primare merr respektimi i të drejtave të njeriut në nivel kombëtar. Aty është individi, aty është problemi, aty janë mekanizmat kushtetues e ligjorë që në veprimtarinë e tyre të përditshme duhet të respektojnë të drejtat e njeriut dhe liritë themelore të tij. Normalisht, mekanizmat ndërkombëtarë kanë karakter plotësues. Prandaj, sa më mirë të funksionojë e gjithë makineria shtetërore në këtë fushë, parlamenti, qeveria dhe administrata shtetërore, pushteti gjyqësor, pushteti lokal, gjykata kushtetuese, institucionet e pavarura, por edhe media a shoqëria civile në tërësi, aq më mirë do të respektohen edhe të drejtat e njeriut në këtë shtet dhe aq më pak do të jenë edhe shqetësimet apo angazhimet e bashkësisë ndërkombëtare në këtë drejtim.

Republika e Kosovës është një shtet i ri që synon t’i bashkëngjitet me dinjitet dhe të jetë pjesë integrale e botës së qytetëruar. Në këtë kuadër, sigurisht që synohet ndërtimi i një

Page 6: TEMA E DOKTORATURES MBROJTJA KUSHTETUESE E TË …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/...4 shteti demokratik, që bazohet dhe respekton vlerat më të mira të demokracisë,

 

4  

shteti demokratik, që bazohet dhe respekton vlerat më të mira të demokracisë, të shtetit të së drejtës si dhe të drejtat dhe liritë themelore të njeriut. Kuadri kushtetues e ligjor janë të standarteve më të mira ndërkombëtare. Por problemet në jetën e përditshme janë të shumta, pavarësisht hapave mjaft pozitivë që janë bërë në një kohë relativisht të shkurtër në jetën shtetërore, ekonomike dhe shoqërore të Kosovës. Sigurisht që në këtë drejtim, ndihma dhe mbështetja e dhënë nga bashkësia ndërkombëtare kanë qenë me vlerë e rëndësi jetike. Megjithatë, ka probleme jo të pakta me ndarjen dhe balancimin e pushteteve, funksionimin e institucioneve të pavarura, respektimin e të drejtave të njeriut në tërësi, e të tjerë. Problemet sigurisht që shpesh vijnë për shkak të kushteteve e rrethanave specifike në të cilat lindi vetë shteti i ri i Kosovës, nga sundimi i gjatë serb, nga pasojat e luftës, nga mungesa e eksperiencës a nga vështirësitë në ndryshimin e mentalitetit. Megjithatë, është me rëndësi të theksohet se përgjithësisht, në shoqërinë kosovare ekziston dëshira dhe vullneti pozitiv për kapërcimin tyre.

Pikërisht në këtë kuadër, mendova që punimin e doktoraturës t’ia kushtoj posaçërisht çështjes së mbrojtjes kushtetuese të të drejtave të njeriut në Kosovë. Padyshim, që për këtë qëllim, në fokus kryesor kam vënë analizën e jurisprudencës së Gjykatës Kushtetuese, për të evidentuar kontributin dhe arritjet e saj në një kohë relativisht të shkurtër, por edhe problemet në drejtim të garantimit sa më efektiv të të drejtave individuale që parashikon Kushtetuta e Republikës së Kosovës. Nga ana tjetër, kam synuar që punimi të jetë sa më gjithëpërfshirës në drejtim të gamës së akteve juridike që mbrojnë të drejtat e njeriut si dhe të paraqitjes së gjetjeve më të rëndësishme me të dhëna nga praktika më e gjerë gjyqësore në vend.

Në fakt, ashtu si shumica e gjykatave të tjera kushtetuese, edhe Gjykata Kushtetuese e Kosovës garanton kushtetutën dhe bën interpretimin përfundimtar të saj. Në këtë kuadër ajo kontrollon edhe kushtetueshmërinë e ligjeve dhe të akteve administrative me karakter normativ. Pra, kështu ajo paraqitet edhe si autoriteti që vendos në mënyrë përfundimtare për rastet e shkeljeve nga autoritetet publike të të drejtave dhe lirive të individëve të garantuara me Kushtetutë. Prandaj, natyrshëm në punim i kushtohet vëmendje e veçantë subjekteve që mund t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese, për të evidentuar në këtë kuadër faktin e rëndësishëm se garantimi i të drejtave dhe lirive themelore të individit bëhet praktikisht në të gjitha format e kontrollit kushtetues: në kontrollin abstrakt, në kontrollin konkret, në kontrollin incidental, si dhe më e rëndësishmja, edhe përmes kërkesave individuale në Gjykatën Kushtetuese. Veçanërisht ky mjet, pra mundësia e paraqitjes së kërkesave individuale në Gjykatën Kushtetuese, paraqet mjaft interes, pasi Kushtetuta e Republikës së Kosovës ka adoptuar qartësisht në këtë drejtim modelin gjerman, një model ky shembullor dhe mjaft efektiv në drejtim të respektimit tërësor të të gjithë të drejtave dhe lirive kushtetuese. Pikërisht për këtë shkak, në punim vihen në dukje edhe procedurat e shqyrtimit në themel të kërkesave (ankimeve) individuale kushtetuese, ku Gjykata ka jo vetëm rolin e drejtpërdrejtë të mbrojtjes, por edhe të zhvillimit dhe promovimit të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut të garantuara me Kushtetutë. Nuk janë përjashtuar as procedurat e kontrollit normativ, kur gjykata kushtetuese “in abstracto” kryen kontrollin e akteve juridike,

Page 7: TEMA E DOKTORATURES MBROJTJA KUSHTETUESE E TË …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/...4 shteti demokratik, që bazohet dhe respekton vlerat më të mira të demokracisë,

 

5  

gjatë të cilave vlerësohet dhe konstatohet gjithashtu nëse këto akte zvogëlojnë ose pakësojnë të drejtat e njeriut të garantuara me Kushtetutë.

Kuadri teorik dhe metodologjia e punës

Realisht, puna kërkimore për hartimin e këtij punimi ka filluar rreth 4 vjet më parë. Materialet dhe literatura e gjerë e shfrytëzuar për këtë punim janë parë në këndvështrime të ndryshme. Në këtë drejtim, normat dhe përmbajtja e detyrimeve të shtetit në këndvështrim të të drejtave të njeriut janë vlerësuar nga perspektiva e përgjegjësisë globale, bazuar në teoritë e filozofëve klasikë grekë, të tillë si Aristoteli, e të tjerë. Më pas kemi konceptet më të hershme që i trajtojnë të drejtat e njeriut në kuadër të të “drejtës natyrore”. Koncepti i të drejtave të njeriut do të ndeshet në vijim edhe në punimet e kollosëve të mendimit politik e filozofik, të tillë si Thoma Akuini në veprën e tij të njohur “ Summa Theologica”, si dhe në veprat e mendimtarëve më të spikatur të asaj kohe, mes të cilëve veçohen Loku, Groci, Spinoza, Dekarti, Volteri, Monteskje, Ruso, e të tjerë.

Nga ana tjetër, nga perspektiva e të drejtës ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, që paraqet realisht gurin themelor për konceptimin modern të të drejtave të njeriut, kërkimet kryesore janë bërë duke filluar nga krijimi i Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe miratimi i Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut. Prandaj gjatë gjithë zhvillimit të kësaj teme është konsultuar në mënyrë analitike literatura më e spikatur, mes të cilave mund të përmendim veprat kryesore të Samuel Moyn, The Last Utopia: Human Rights in History, John Rawls, A Theory of Justice, Habermas J, Remarks on Legitimation on Through Human Rights, Manfred Nowak, Introduction to the international human rights regime, Jack Donnelly, International Human Rights, Ian Brownlie, Principles of public International Law, Antonio Cassese, International Law in a Divided World, e të tjerë.

Përveç kësaj, vëmendje të veçantë i është kushtuar konstitucionalizimit dhe ndërkombëtarizimit të të drejtave të njeriut të vlerësuar e analizuar gjerësisht nga shumë studiues. Mes tyre mund të përmenden Bardo Fassbender në “The Paradox of Constitutionalism” 2007, E. De Wet, “The International Constitutional Order” 2006, David O’ Keeffe (editor in Chief), “The European Constitution and National Constitutions-Ratification and Beyond”, Laurence R. Helfer, “Constitutional Analogies in the International Legal System”, Jan Klabbers, Anne Peters, and Geir Ulfstein, “The Constitutionalization of International Law”, Jack Goldsmith dhe Daryl Levinson, “Law for States: International Law, Constitutional Law, Public Law”, Stephen Gardbaum, “Human Rights as International Constitutional Rights”, dhe shumë të tjerë. Për t’i dhënë impulsin e duhur këtij punimi, domosdoshmërisht është konsultuar dhe shfrytëzuar literatura respektive me autorë të mirënjohur shqiptarë, si Prof. Zejnulla Gruda, Prof. Arsim Bajrami, Prof. Luan Omari, Prof.

Page 8: TEMA E DOKTORATURES MBROJTJA KUSHTETUESE E TË …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/...4 shteti demokratik, që bazohet dhe respekton vlerat më të mira të demokracisë,

 

6  

Aurela Anastasi, Prof. Xhezair Zaganjori, Dr.Sokol Sadushi, Prof.as. Eralda Methasani, Prof.as.Evis Alimehmeti, e të tjerë.

Përveç sa më sipër, në punim vihet theksi edhe tek përpjekjet më të fundit të bëra në kuadër të Bashkimit Europian për respektimin sa më efektiv të të drejtave të njeriut. Për këtë qëllim, vëmendja është përqendruar veçanërisht tek ndryshimet tepër të rëndësishme që sjell Traktati i Lisbonës. Siç dihet tashmë, ndër të tjera, përmes këtyre ndryshimeve, Karta e të Drejtave Themelore miratuar si deklaratë e parimeve që në Këshillin Europian të Nisës në vitin 2000, është bërë pjesë integrale e Traktateve të Bashkimit Europian. Nga ana tjetër urdhërohet anëtarësimi i Bashkimit Europian në Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut si dhe theksohet fakti i rëndësishëm që “Të drejtat themelore, siç garantohen nga KEDrNj... dhe siç rrjedhin nga traditat kushtetuese që janë të përbashkëta për Shtetet Anëtare, përbëjnë parimet e përgjithshme të së drejtës së Bashkimit Europian” (shih nenin 6 të Traktatit të Bashkimit Europian). Po në këtë kuadër, janë patur parasysh edhe propozimet interesante të Deklaratës së Brajtonit (Brighton-it) të Këshillit të Ministrave të Punëve të Jashtme të Këshillit të Europës në prill të vitit 2012, përmes të cilëve synohet një reformim substancial shumë i rëndësishëm i Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut, si dhe rritjes së bashkëpunimit dhe kontakteve të kësaj gjykate veçanërisht me gjykatat kushtetuese dhe gjykatat e larta të shteteve palë në Konventë (KEDrNj).

Në vijim sigurisht që vëmendja është përqendruar në kuadrin kushtetues e ligjor për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Kosovë, duke patur në qendër të vëmendjes jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese në dinamikën e zhvillimit që me krijimin e saj rreth 4 vjet më parë. Për këtë qëllim janë bërë kërkime; është grumbulluar, sistemuar e seleksionuar informacion; është bërë krahasimi me jurisprudencën e gjykatave të tjera kushtetuese, veçanërisht me atë të Republikës së Shqipërisë si dhe me jurisprudencën e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut, e të tjerë. Ky shtjellim ka ndihmuar të evidentohen arritjet, shqetësimet, problemet dhe perspektivat e jurisprudencës së Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, në funksion të realizimit të detyrimeve të saj kushtetuese për të qenë mjet sa më efektiv për garantimin e të drejtave dhe lirive themelore të individit.

Sa i përket metodologjisë së punës, në këtë punim për arsyet praktike është përdorur metoda statistikore për të paraqitur rastet e trajtuara dhe të vendosura nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës në periudhën shtator 2009 – dhjetor 2012, duke i përshirë edhe rastet e regjistruara nga shkurti i vitit 2009. Rezultatet nga të dhënat statistikore do të paraqesin numrin e përgjithshëm të rasteve të pranuara në gjykatë dhe numrin e çështjeve për të cilat është marrë vendim, arsyet e shpalljes së kërkesave të papranueshme në procedurën kushtetuese, si dhe në një numër të caktuar të akt-gjykimeve paraqiten të dhëna për të drejtat dhe liritë themelore të cilat janë shkelur. Më tej këto të dhëna statistikore të përpunuara, janë paraqitur edhe me tabelë.

Nga sa më sipër, do të theksoja se puna për përfundimin e punimit ka kaluar në tri faza kryesore, ku secilës prej tyre i korrespondon një metodologji e veçantë shkencore:

Page 9: TEMA E DOKTORATURES MBROJTJA KUSHTETUESE E TË …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/...4 shteti demokratik, që bazohet dhe respekton vlerat më të mira të demokracisë,

 

7  

1) Faza e parë ka pasur kryesisht natyrë grumbullimi dhe seleksionimi të informacionit, kombinuar njëkohësisht me kërkim intensiv shkencor dhe sistemim të materialeve të vlerësuar si të rëndësishëm për punimin.

2) Në fazën e dytë vëmendja është përqendruar në hartimin e pjesës teorike të punimit, me fokus evidentimin e standarteve bashkëkohore, bazuar në punimet më të rëndësishme dhe dokumentet kryesore ndërkombëtare në fushën e të drejtave të njeriut. Kësaj faze i korrespondon një metodë studimi me karakter selektiv, empirik dhe përshkrues, kombinuar me disa nga shqetësimet dhe gjetjet më të rëndësishme në fushën e të drejtave të njeriut në nivel ndërkombëtar.

3) Në fazën e tretë, që është edhe faza më e rëndësishme e punimit, është trajtuar dinamika e jurisprudencës së Gjykatës Kushtetuese të Kosovës në funksion të respektimit të të drejtave të njeriut. Sigurisht që metoda kryesore e përdorur në këtë fazë ka qenë ajo e sistemimit, krahasimit dhe analizës shkencore të jurisprudencës së Gjykatës Kushtetuese, në raport edhe me gjykatat e tjera homologe.

Struktura e punimit

Ky punim doktorature është strukturuar në katër pjesë/kapituj kryesorë, të cilët po ashtu janë ndarë në nënkapituj/seksione. Kapitujve u paraprin një hyrje e shkurtër si dhe konkluzionet në fund të tij.

Pjesa e parë përfshin kuptimin dhe rëndësinë e të drejtave të njeriut, duke u përqendruar ne teoritë klasike kryesore rreth kësaj çështje. Kjo bëhet duke ofruar paralelisht edhe një vështrim të përgjithshëm të ngjarjeve apo zhvillimeve më të rëndësishme në fushën e të drejtave të njeriut. Më tej, vazhdohet me diskutimet teorike që kanë të bëjnë me situatat e lidhura me të drejtat e njeriut si dhe me dokumentet e para, përkatësisht akteve juridike, të cilat paraqesin edhe shkëndijat e para të mbrojtjes së të drejtave të njeriut, të tilla si Magna Charta Libertatum, E Drejta e Peticionit, Ligji për të Drejtat, Deklarata Amerikane e Pavarësisë, Deklarata Franceze për të Drejtat e Njeriut dhe Qytetarëve.

Pjesa e dytë përfshin konstitucionalizmin dhe ndërkombëtarizimin e të drejtave të njeriut, që u zhvilluan me hov në shekullin XX. Ky kapitull përmban të dhëna esenciale për rëndësinë e të drejtave të njeriut, të cilat janë të bazuara në Deklaratën Universale për të Drejtat e Njeriut si dhe konventat e shumta ndërkombëtare në këtë fushë. Në këtë kuadër, vëmendja përqendrohet në kuptimin e plotë të nocionit të konstitucionalizmit të të drejtave të njeriut, që konsiston në mbrojtjen kushtetuese të të drejtave të njeriut brenda shtetit. Po ashtu reflektohet lidhja dhe mbrojtja ndërkombëtare e të drejtave të njeriut, ndonëse funksioni tejet

Page 10: TEMA E DOKTORATURES MBROJTJA KUSHTETUESE E TË …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/...4 shteti demokratik, që bazohet dhe respekton vlerat më të mira të demokracisë,

 

8  

themelor i këtyre dy sistemeve është përcaktimi i kufijve që mund të arrijnë shtetet për garantimin e të drejtave të individëve që jetojnë brenda territorit të tyre. Mbi këtë bazë, po në këtë pjesë flitet edhe për lidhjen dhe ndërveprimin e të drejtës ndërkombëtare dhe të drejtës kushtetuese në fushën e të drejtave të njeriut.

Pjesa e tretë, përfshin mbrojtjen kushtetuese të të drejtave të njeriut në Republikën e Kosovës. Kjo pjesë fillon me historikun e shkurtër të periudhës 1974 deri 1999, për të elaboruar më pas Kushtetutën e Republikës së Kosovës, si dhe vendin e rolin e Gjykatës Kushtetuese si garante e Kushtetutës dhe interpretuese përfundimtare e dispozitave dhe parimeve të saj. Meqenëse kjo përbën pjesën kryesore të punimit, theks i posaçëm i është dhënë të drejtave dhe lirive themelore të njeriut të përfshira në Kushtetutë, si dhe bazën juridike të krijimit dhe funksionimit të Gjykatës Kushtetuese. Në këtë pjesë gjithashtu paraqiten dhe analizohen hollësisht palët e autorizuara apo subjektet që mund t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese, gjithnjë në funksion të mbrojtjes së të drejtave të njeriut në Kosovë. Parashtrimi i kërkesave individuale si dhe kërkesat që lidhen me kontrollin incidental, janë krahasuar kryesisht me jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë.

Pjesa e katërt, e punimit paraqet në mënyrë shumë specifike çështje që kanë të bëjnë kryesisht me vendimet e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, llojet e vendimeve, kuptimin e efekteve juridike të tyre; raportet që mund dhe duhet të krijohen në një të ardhme jo të largët ndërmjet jurisprudencës së Gjykatës Kushtetuese dhe jurisprudencës së Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut, e të tjerë. Në këtë pjesë shpjegohet gjithashtu edhe efekti kushtetues i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut brenda sistemit juridik të Kosovës. Pra, veçmas diskutohen parametrat që vlerësojnë raportet e tyre, dhe në mënyrë dominuese ato shqyrtohen kundrejt efekteve të gjykimit të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe të KEDrNj, brenda sistemit juridik të Kosovës.

Punimi mbyllet me përfundimet apo konkluzionet, të cilat janë sintezë e shqyrtimit dhe analizës që përshkon katër kapitujt kryesorë. Në fund jepet e plotë edhe bibliografia e shfrytëzuar për hartimin e këtij punimi.

Në përfundim të kësaj hyrje dua të falënderoj në veçanti, Udhëheqësin Shkencor, Prof. Dr. Xhezair Zaganjori, për ndihmën e papërtuar, vërejtjet, këshillat me vlerë dhe bashkëpunimin konstruktiv që më ka ofruar për hartimin e punimit të doktoraturës. Një falenderim i sinqertë ju shpreh edhe për të gjithë pedagogët e Departamentit të së Drejtës Publike të Universitetit të Tiranës, me të cilët, rast pas rasti kam patur diskutime mjaft të frytshme për tema apo çështje të veçanta të punimit.

Page 11: TEMA E DOKTORATURES MBROJTJA KUSHTETUESE E TË …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/...4 shteti demokratik, që bazohet dhe respekton vlerat më të mira të demokracisë,

 

9  

1. PJESA E PARË - Të drejtat e njeriut - kuptimi dhe rëndësia

1.1. Kuptimi i të drejtave të njeriut

Aspirata për të mbrojtur dinjitetin njerëzor të të gjitha qenieve njerëzore, paraqet thelbin e konceptit për të drejtat e njeriut. Kjo aspiratë e vendos qenien njerëzore në qendër të interesit. Kjo aspiratë është e bazuar në sistemin e përbashkët universal të vlerave të përkushtuara të të drejtës për jetë, si një e drejtë e paprekshme, dhe ofron një kornizë për ndërtimin e sistemit të të drejtave të njeriut, të mbrojtur nga normat dhe standardet e pranuara ndërkombëtarisht.

Neni 1 i Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut (UDHR), të miratuar nga Kombeve të Bashkuara në vitin 1948, u referohet shtyllave kryesore të sistemit të të drejtave të njeriut, të cilat janë liria, barazia dhe solidariteti. Liritë, siç janë liria e mendimit, ndërgjegjes, besimit, sikurse edhe ajo e opinionit dhe shprehjes, janë të mbrojtura nga të drejtat e njeriut. Në mënyrë të ngjashme, të drejtat e njeriut garantojnë barazi, siç është mbrojtja e barabartë kundër të gjitha formave të diskriminimit për të gëzuar të gjitha të drejtat e njeriut, duke përfshirë edhe barazinë e plotë ndërmjet grave dhe burrave, e të tjerë.

Sigurisht “të drejtat e njeriut” nuk janë një fenomen i shfaqur kohëve të fundit. Koncepti i të drejtave të njeriut është po aq i vjetër sa edhe vete nocioni i shtetit dhe i së drejtës. Me fjalë të tjera, të drejtat e njeriut si koncept e kanë origjinën e tyre që me fillimin e qytetërimit njerëzor. Me kalimin e kohës, ky nocion është përpunuar, saktësuar e zgjeruar në mënyrë të vazhdueshme. Megjithatë, përgjithësisht, me termin “të drejtat e njeriut” janë konsideruar përgjithësisht të drejtat themelore dhe të patjetërsueshme që janë të domosdoshme për jetën. Sidoqoftë, edhe sot nuk ka një perkufizim shterues mbi përmbajtjen e të drejtave të njeriut.

Në fakt, përpjekje për përkufizimin e termit “Të Drejta të Njeriut” ka pasur në vazhdimësi. Një nga shumë përkufizimet e tilla që mendoj se paraqet interes, është ai i autorit të mirënjohur Umozurike, i cili thekson ndër të tjera se të drejtat e njeriut janë ato të drejta ".... që komuniteti ndërkombëtar i njeh se i përkasin të gjithë individëve, thjesht nga fakti i të qenit

Page 12: TEMA E DOKTORATURES MBROJTJA KUSHTETUESE E TË …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/...4 shteti demokratik, që bazohet dhe respekton vlerat më të mira të demokracisë,

 

10  

njeri/qënie njerëzore”.1 Ky koncept domosdoshmërisht të sjell tek ideja se, të drejtat e njeriut janë të drejta universale. Nëse të drejtat e njeriut janë të drejta, thjesht sepse ato i takojnë një qenie njerëzore, si mendohet zakonisht të jetë, atëherë ato u takojnë universalisht të gjitha qënieve njerëzore.2 Me fjalë të tjera, të drejtat e njeriut janë të drejtat që thjesht i ka çdo individ, sepse ai është një qënie njerëzore. Nga ana tjetër, këto të drejta nuk janë vetëm vlera abstrakte apo imagjinare, por ato janë në radhë të parë e mbi të gjitha të drejta praktike dhe të veçanta, të cilat çdo individ duhet ti gëzojë efektivisht. Eshtë me rëndësi të theksohet se këtë qëndrim ka mbajtur në mënyrë të vazhdueshme edhe jurisprudenca e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut.

Prandaj, për të kuptuar më mirë të drejtat e njeriut, ashtu siç prezantohen në ditët e

sotme, është e nevojshme të hidhet një vështrim sado i shkurtër nga e kaluara, nga problemet dhe veçoritë specifike që paraqesin në këtë drejtim shoqëri apo rende të caktura, shoqëruar kjo natyrshëm me qëndrime e pikëpamje të mendimtarëve, studiuesve apo filozofëve më të shquar të kohës.

Në fakt, duhet theksuar që në fillim se një numër i madh i studiuesve i janë qasur këtij hulumtimi në periudha të ndryshme kohore, ndërsa proceset shoqërore dhe evolucioni i përgjithshëm shoqëror kanë ndikuar esencialisht në zhvillimin progresiv të standardeve të të drejtave të njeriut. Prandaj, nga sa më sipër, mendoj se do të ishte me interes të paraqitej fillimisht një histori e shkurtër e zhvillimit të të drejtave të njeriut, duke nisur nga idetë dhe dokumentet e para në këtë fushë, deri në ditët e sotme.

Siç theksuam më sipër, të drejtat e njeriut origjinën e kanë me vetë lindjen e shtetit dhe

të së drejtës Ato lindën nga nevoja për të mbrojtur pushtetin si dhe vetë individët që jetojnë në këtë shtet. Shteti krijon të drejtën dhe e drejta krijohet nga shteti. Mbi këtë bazë përcaktohen edhe rregullat e funksionimit të shtetit si dhe detyrimet e individëve. Por, raporti i organeve shtetërore me individin duhet të jetë i kontrolluar, pasi ky raport jo gjithnjë paraqitet i drejtë. Për më tepër, në radhë të parë e mbi të gjitha, vetë organet shtetërore duhet të respektojnë dhe të mbrojnë të drejtat e njeriut. Krijohet në këtë mënyrë një raport dialektik i pashmangshëm, por edhe shumë i rëndësishëm, ndërmjet shtetit dhe individit. Veçanërisht në shoqëritë e kaluara, ky raport ka qenë mjaft i disbalancuar, në kuptimin që jo vetëm toleroheshin, por edhe cënoheshin nga vetë pushteti shtetëror të drejtat dhe liritë themelore të individit. Por nga ana tjetër, duhet theksuar gjithashtu se veçanërisht duke filluar nga shekulli i 20-të, në shtete e shoqëri të caktuara, ka patur përpjekje pozitive drejt njohjes të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, pavarësisht pengesave apo vështirësive në periudha të ndryshme kohore.

                                                       1 U.O. Umozurike, Introduction to International Law (Ibadan: Spectrum Law Publishing 1993), p.141. 2 See Jack Donnelly, Universal Human Rights in Theory & Practice (2nd Cornell University Press, 2003), p. 1. Accessed on February 4th, 2013. < http://books.google.com/books?id=6O7SZp9djJQC&pri ntsec=frontcover&dq=Understanding+Human+rights&hl=en&sa=X&ei=O7gJUbWoCKX04QT_g4CgDQ&sqi=2&ved=0CFEQ6AEwBw#v=onepage&q=Understanding%20Human%20rights&f=false >.

Page 13: TEMA E DOKTORATURES MBROJTJA KUSHTETUESE E TË …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/...4 shteti demokratik, që bazohet dhe respekton vlerat më të mira të demokracisë,

 

11  

Nga ana tjetër, edhe debatet filozofike për të drejtat e njeriut e kanë origjinen e tyre që nga kohët e lashta. Ato janë përcjellë në vijim me intensitet të ndryshëm në periudha të ndryshme kohore dhe padyshim që vazhdojnë edhe në shoqëritë bashkëkohore. Këto debate fillimisht fokusoheshin në një kërkim për standarte më të larta morale, për idenë se çfarë është e drejtë, ose çfarë është e mirë në shoqëri. E veçanta e çdo pushteti ka qenë se në çdo kohë ka krijuar norma të detyrueshme sjellje, duke përcaktuar njëkohësisht edhe të drejtat dhe detyrimet e shtetasve të tij. Megjithatë, duhet theksuar se kuptimi tradicional i të drejtave të njeriut si dhe i vetë teorisë të të drejtës natyrore është përcjellë që në fillim me debate e kundërshtime të shumta. Problem qendror ishte çështja e përcaktimit të thelbit të të drejtave të njeriut, si të drejta që lindin me vetë lindjen e njeriut apo si të drejta që vijnë, përcaktohen dhe harmonizohen në kuadër e me vullnetin e një shoqërie të caktuar. Në fakt, në forma dhe kontekste të ndryshme, në këndvështrimin filozofik, ky debat vazhdon të jetë shpesh i pranishëm edhe në ditët e sotme. Pikërisht për këtë arsye, në vijim do të ndalemi shkurtimisht në disa nga mendimet dhe pikëpamjet e filozofëve apo ideologëve kryesore mbi të drejtat e njeriut, në periudha të ndryshme kohore.

Mendimet e para për të drejtat e njeriut i hasim që në kohën antike, në punimet kryesore të mendimtarëve dhe filozofëve të shquar të periudhës së lashtësisë. Më pas, që në shtetet e para, çështje të veçanta të të drejtave të njeriut formalizohen edhe përmes normave të së drejtës. Mbi këtë bazë gjenden apo konstatohen edhe konceptet e para të teorive për të drejtat e njeriut. Konkretisht, nocionet e para mbi të drejtat e njeriut ndeshen në kode të hershme fetare, ndërsa më pas, sigurisht që në qytet – shtetet e Greqisë së Lashtë. Pikërisht këtu gjenden edhe nocionet e para të të “drejtës natyrore”, të përpunuara nga filozofët e shquar grekë, mes të cilëve padyshim që dallon Aristoteli. Ishte pikërisht Aristoteli,3 i cili i përcakton të drejtat e njeriut në kontekstin politik, duke vënë theksin në faktin e rëndësishëm se është pikërisht shteti ai që duhet ta ketë origjinën nga sistemi politik. Në këtë kuptim, në kryeveprën e tij “Politika” ai thekson se të drejtat e njeriut burojnë nga lidhja që ekziston mes njerëzve dhe shtetit, të krijuar për shkak se përcaktimi i asaj që është "e drejtë", është parim themelor në një shoqëri politike. Sipas tij, nocioni i shtetit e ka origjinën brenda familjes, se nga familja formohet një fshat, nga fshati formohet komuniteti, e kështu më radhë, deri te krijimi i shtetit. Ai beson se një sistem i drejtësisë dhe i të drejtave është i nevojshëm për një qeveri për të punuar për interesin e përbashkët të të gjithë qytetarëve. Sipas tij, një qeveri e cila nuk ka një strukturë të tillë është "defektive,” sepse të gjithë njerëzit janë në varësi të sundimtarit. Ai, pra, konsideron se të drejtat e natyrshme janë krijuar me një qeveri dhe pikërisht shteti ka detyrim që t’i sigurojë qytetarët e tij. Liria është e garantuar vetëm nëse ka të drejta, kështu që, është e natyrshme që të drejtat do të zhvillohen nga krijimi i një shteti, në mënyrë që liria e çdo njeriu të jetë e garantuar.

                                                       3 Human Rights Theories Classical Perspectives: Aristotle, available at: <http://www.mtholyoke.edu/~gerla22f/classweb/Human%20Rights%20Theories%20-%20Classic %20Perspectives.html> , accessed on February 13, 2013.

Page 14: TEMA E DOKTORATURES MBROJTJA KUSHTETUESE E TË …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/...4 shteti demokratik, që bazohet dhe respekton vlerat më të mira të demokracisë,

 

12  

Konceptet e Aristotelit i gjejmë të zhvilluara e plotësuara dukshëm më vonë nga teologu i shquar Thoma Akuini (Thomas Aquinas) në veprën e tij “Summa Theologica”.4 Ndër të tjera, sipas tij, është e natyrshme që një sjellje të jetë e drejtë ose e gabuar, sepse Perëndia e ka përcaktuar atë në këtë mënyrë. Po sipas tij, çfarë është e drejtë natyrale, mund të konstatohet nga njerëzit përmes “arsyes së drejtë", duke menduar e vepruar ashtu siç duhej, në bazë të arsyes së shëndoshë.5

Më pas, teorinë e të drejtës natyrore e gjejmë të përpunuar në mënyrë më koherente dhe të plotë në veprat e mendimtarëve më të spikatur të periudhës së Mesjetës, si Loku, Groci, Spinoza, Dekarti, Volteri, Monteskje (Montesquieu), Ruso(Russeau), dhe të të tjerëve. Teoria e së drejtës natyrore trajtohet dhe studiohet me mjaft interes edhe në ditët e sotme.

Në fakt, idetë e Zhan Zhak Rusosë interpretohen shpesh si vendosje e bazave të teorisë të së drejtës natyrore në këndvështrim shkencor. Kryevepra e tij “Për Kontratën Sociale” shërbeu si bazë teorike për shumë nga ideologët e iluminizmit francez.6 Thelbi i filozofisë së tij ishte krijimi i institucionit të asamblesë së qytetarëve, brenda të cilit duhej të gjente shprehje të plotë liria e mendimit. Edhe pse ka qenë i kritikuar për qëndrimin e tij për përjashtimin e grave nga jeta politike, ai ishte praktikisht një zë i fuqishëm për afirmimin dhe garantimin e disa prej lirive themelore, me fokus të veçantë lirinë e shprehjes.

Sipas Hugo Grocit,7 e drejta natyrore, duke qenë urdhër ose rregull epror, është njëkohësisht e pandryshueshme, pasi as vetë Perëndia nuk mund ta ndryshojë. Po sipas tij, autoriteti moral i së drejtës natyrore sigurohet për shkak se ajo ka prejardhje hyjnore. Perëndia vetë ka vendosur kufijtë e aktivitetit të njeriut politik.

Ndërsa Spinoza8flet për të drejtat e njeriut dhe liritë themelore duke u përqendruar sidomos në njohjen e lirisë së mendimit dhe të fjalës, të cilat i lartëson si vlera të pazëvendësueshme në jetën shoqërore dhe politike, dhe se shprehja e lirë e mendimit dhe fjalës nuk duhet të ishte në kundërshtim me sistemin demokratik, pavarësisht se është rezultat i drejtpërdrejtë i këtij sistemi. Këtë të drejtë ai e konsideronte si jo të rrezikshme për paqen sociale të shtetit, aspak armiqësore për ata që mbanin pushtetin, përkundrazi, shumë të

                                                       4 Summa TheologiaeI-IIae, 91, 1 at http://www.newadvent.org/summa/2091.htm Accessed on February 13 2013. 5 Anderw Heard (1997), “Human Rights: Chimeras in Sheep’s Clothing?” Accessed on February 5, 2013 < http://www.sfu.ca/~aheard/intro.html#N_1_>. 6 Për një diskutim më të detajuar shih Polly Wizard, “Antecedents of the Idea of Human Rights: A survey of Perspectives”, Human Development Report 2000 Background Paper, p. 14-15 < http://hdr.undp.org/en/reports/global/hdr2000/papers/polly%20vizard.pdf>. Accessed on Feb. 9, 2013. 7 Cary, J. Nederman, Natural Law, An introduction to Legal Philosophy, (Transaction Publishers, New Brunswick, 2009) p. 71-71. http://books.google.com/books?id=fftZM_scbu4C&pg=PA53&lpg=PA53&dq=Chroust,+A.+(1943)+%22Hugo+Grotius+and+the+Scholastic+Natural+Law+Tradition,%22+The+New+Scholasticism,+XVII.&source=bl&ots=soUaki3KAY&sig=Xa18H-OfyuHW_tTFh-spzS1ngC4&hl=en&sa= X&ei= LpAoUZCoPMvMsgbygoDoBA&ved=0CEIQ6AEwAw#v=onepage&q=Chroust%2C%20A.%20(1943)%20%22Hugo%20Grotius%20and%20the%20Scholastic%20Natural%20Law%20Tradition%2C%22%20The%20New%20Scholasticism%2C%20XVII.&f=false. Accessed on February 23, 2013. 8 Gruda, Zejnullah, Mbrojta ndërkombëtare e te drejtave te njeriut, Prishtinë, 2010, f. 5.2.

Page 15: TEMA E DOKTORATURES MBROJTJA KUSHTETUESE E TË …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/...4 shteti demokratik, që bazohet dhe respekton vlerat më të mira të demokracisë,

 

13  

dobishme, sepse në shprehjen e lirë të mendimit dhe fjalës manifestohet liria e njerëzve dhe qytetarëve si qëllim i shtetit demokratik.

Autorë të shumtë theksojnë sot se një formë e njohur e interpretimit të të drejtës natyrore është një qasje klasike, është një tregues se e drejta natyrore ekziston në kuptimin absolut dhe të pandryshueshëm. Moralisht ajo duhet të jetë si një udhërrëfyes për legjislacionin aktual, në mënyrë që e vërteta apo drejtësia të garantohen në mënyrë të barabartë për të gjithë, pa dallim, aq sa një gjë të tillë e lejojnë parimet e arsyes kolektive.9

Pra edhe sot, teoria e së drejtës natyrore është bazë e teorive për të drejtat e njeriut. Ajo teori zë vend qendror në literaturën juridike kur bëhet fjalë për doktrinat dhe teoritë e zhvilluara që trajtojnë çështjet filozofike dhe juridike të të drejtave të njeriut dhe lirive themelore. Shumë doktrina të tjera, duke pasur pikësynim avancimin e të drejtave të njeriut, i janë referuar kësaj teorie dhe disa përkufizime që dalin nga kjo teori i gjejmë edhe në dokumente të shumtë me natyrë juridike. Sipas këtij qëndrimi, edhe sot, normat juridike rrjedhin nga ligjet e natyrës, ashtu sikurse të drejtat e njeriut krijohen që në momentin e lindjes.

Kjo teori parakupton një sistem ideal juridik, që mbështetet në natyrën e njeriut si qënie e arsyeshme dhe pohon se edhe e drejta ndërkombëtare e merr forcën e saj detyruese nga zbatimi i “ligjit të natyrës” mbi mënyrat e ligjbërjes të përdorura nga shtetet. Prandaj, edhe pse e drejta natyrore mund të jetë në kundërshtim me të drejtën reale, pasi kjo e fundit mbështet në praktikën konkrete të shteteve, e drejta natyrore është ajo që mbështetet në parime morale objektivisht të sakta.10 Sipas kësaj teorie, përparësia politike që ligji natyror u siguron qytetarëve kundër shtetit është, edhe mundësia e ofruar tek qytetarët për të paditur shkelësin e ligjit natyror, që domethënë se kur shteti konsiderohet shkelës i parimeve objektive të drejtësisë, atëherë qytetarët mund të kërkojnë për të sjellë drejtësinë në vendin e saj.11

Kur flasim për teorinë e ligjit natyror, duhet të kemi në mendje dallimin në mes të drejtës natyrore dhe të drejtave të njeriut, shkelja e të cilave mbart në vetvete pasoja ligjore. Ky dallim është mjaft i rëndësishëm, si nga ana teorike edhe nga ana praktike. Sipas Donnelly, një shtet që shkel ligjin natyror është fajtor për “krime morale”, por kjo nuk do të thotë se njëkohësisht ai ka shkelur të drejtat e qytetarëve të tij. Thelbi i këtij dallimi kryesisht ka të bëjë me efektet ligjore. Kjo do të thotë se, edhe pse një veprim mund të shkelë të drejta, ai duhet të jetë i justifikuar dhe plotësisht i drejtë për t’u kompensuar. Megjithatë, nuk do të mund të merrej një kompensim i tillë, nëse kjo bëhet në shkelje të ligjit natyror.12

                                                       9 Jasper Doomen, “The meaning of International Law”, The Open Law Journal, 2011, 4, 21-28, Leiden University, Perkstraat 4 A, 2321 VH Leiden, The Netherlands. 10 Dixon. Martin, E drejta Ndërkombëtare, Tiranë, f. 55 11 Jack Donnelly, "1: Introduction," in International Handbook of Human Rights, ed. Jack Donnelly and Rhoda E. Howard (New York: Greenwood Press, 1987), 2, <http://www.questia.com/read/23356532> accessed on February 9, 2013. 12 Ibid.

Page 16: TEMA E DOKTORATURES MBROJTJA KUSHTETUESE E TË …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/...4 shteti demokratik, që bazohet dhe respekton vlerat më të mira të demokracisë,

 

14  

Për pasojë rezulton se në mënyrë të veçantë dhe pa bazë juridike, si dhe vetëm duke u bazuar në shkeljen e të drejtës natyrore, qytetarët nuk kanë të drejtë të kërkojnë dëmshpërblim. Ligji natyror në vetvete nuk i jep askujt asnjë të drejtë për të zbatuar urdhrat e tij. Pra për të pasur të drejtë për dëmshpërblim kundër shkelësit të të drejtave, duhet bazë e fortë, pra duhet të bazohet në normat dhe parimet themelore të së drejtës. Duke vepruar kështu viktimës do t’i akordohet forcë e konsiderueshme shtesë ndaj kërkesave të tij/saj. Kjo për faktin se një pikënisje për të kuptuar të drejtat e njeriut është edhe shqyrtimi i burimeve – ose aspekti justifikues ligjor i pretendimeve. Në fakt, pothuajse askush nga teoricienët e hershëm apo klasik Cicero, Acquinas dhe Richard Hooker nuk kanë bërë ndonjë lidhje në mes të teorisë natyrore, të drejtave natyrore apo të drejtave të njeriut. Megjithatë, vlen të vihet në dukje se ka të tillë (si Jacques Maritain) që ka bërë ndërlidhjen e ligjit natyror, me të drejtat natyrore dhe të drejtat e njeriut, edhe pse historikisht një lidhje e tillë është mjaft e rrallë.13 Në fund të kësaj pike, qëndron se rëndësia e theksimit të këtyre mendime edhe pse ka qasje dhe efekte të ndryshme, nuk duhet ngatërruar si një fushë e të drejtave, por duhet kuptuar si të drejta absolutisht të ndryshme.

Përkufizimi dhe shpjegimi tjetër i dhënë për ligjin natyror nga Aqcuinas është i gërshetuar me ligjin e Zotit, ligji natyror është pjesëmarrja e njeriut në ligjin hyjnor, prandaj, filozofia e Acquinas është një doktrinë e kombinuar në mes të mësimeve krishtere me idetë filozofike të Aristotelit.14

Për të përmbledhur këtë diskutim mund të konkludohet se arsyetimi i drejtë mbi teorinë natyrore është në të vërtetë se ajo është normë në vetveten e saj. Teoria e së drejtës natyrore padyshim ka dhënë një kontribut të rëndësishëm për të drejtat e njeriut, edhe pse kjo teori ka kaluar me kritika të ndryshme, siç mund të konstatohet më mirë nga trajtimi i teorive tjera për të drejtat e njeriut në vazhdim.

Pasi kemi parë e vlerësuar kuptimin e të drejtave të njeriut lidhur ngushtë me dogmën e të drejtës natyrore, mendojmë se do të ishte me interes të ndalemi në vijimin në teoritë aktuale kryesore mbi të drejtat e njeriut.

1.2. Teoritë kryesore e të drejtave të njeriut

Rrënjët teorike për përkufizimin e të drejtave të njeriut datojnë mijëra vjet më parë, por themelet e konceptimit modern të të drejtave të njeriut janë hedhur me krijimin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), si dhe hartimin e miratimin e Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut, pra menjëherë pas së Luftës së Dytë Botërore.

                                                       13 Ibid, p. 3. 14 Philip G. Kayser, “The Falw of Natural Law”, A Brief Historical Survey of Natural Law Theories, Biblical Blueprints, Omaha, 2009. p. 9.

Page 17: TEMA E DOKTORATURES MBROJTJA KUSHTETUESE E TË …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/...4 shteti demokratik, që bazohet dhe respekton vlerat më të mira të demokracisë,

 

15  

Duke parë problemet e të drejtave të njeriut gjatë rrugëtimit historik, medoemos u mendua për zgjidhjet e mundshme. Kur shikohet nga perspektiva e zhvillimeve bashkëkohore, sigurisht që konstatohet se çdo gjë me të drejtat e njeriut ka filluar me epokën e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, dhe kjo është përkrah realitetit të sotëm. Ka edhe studiues që pretendojnë kundër mendimit se teoritë moderne për të drejtat e njeriut fillojnë me Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut ku kritikohen historianët për dështimin e tyre që nuk arrijnë të kuptojnë se teoritë bashkëkohore të të drejtave të njeriut, siç e theksuam në pjesën e 1.2, tek kuptimi i të drejtave të njeriut.15

Teoritë që trajtojnë çështjet dhe problematikën e të drejtave të njeriut edhe në ditët e sotme janë një fushë aktive dhe në zhvillim e sipër, ku studiuesit vazhdojnë të diskutojnë dhe debatojnë nga këndvështrimet e ndryshme. Pavarësisht këtyre, Deklarata e OKB-së për të Drejtat e Njeriut dhe traktatet kryesore ndërkombëtare avancuan të drejtat e njeriut në nivelin ndërkombëtar. Duke ardhur deri në këtë pikë të diskutimit, atëherë pyetja që mund të shtrohet është: Pse ende duhet të vazhdojmë me interesimin e themeleve filozofike të së drejtës ndërkombëtare për të drejtat e njeriut?

Lidhur me pyetjen e shtruar ka disa justifikime, por më e thjeshta është ajo e thënë nga Platoni “të filozofosh do të thotë të gjesh mënyrën për të njohur veten”. Në rastin e diskutimeve tona i bie që të diskutosh për të drejtat e njeriut nuk ka asnjë mundësi që të shmangesh nga mendimet dhe konceptet filozofike. Ka edhe të tjerë pra që konsiderojnë se funksioni i veçantë i filozofisë është të thellojë të kuptuarit e së vërtetës, ndërsa disa shohin filozofin si gjyqtar për vlerësimin e varieteteve nga eksperienca e njeriut, i cili është përherë në kërkim për njohuri.16 Po ashtu sipas mendimit tonë, filozofia po shërben si një rrugë udhëzuese në një kërkim për të vërtetën dhe si nevojë për të eksploruar konceptet filozofike dhe juridike të të drejtave të njeriut. Pra të kuptuarit e themeleve filozofike dhe e parimeve juridike të drejtave të njeriut, ndihmon të kuptojmë shumëllojshmërinë e kulturave, të cilat në mënyrë të duhur cojnë në njohjen universale të parimeve të së drejtës ndërkombëtare.

Në teoritë e reja për të drejtat e njeriut ka diversitete të mendimeve, dhe në literaturën juridiko-filozofike kemi hasur në numër të madh të teorive. Por pamundësia për të diskutuar të gjitha ato na kufizojnë t’i diskutojmë shkurtimisht teoritë ekzistuese ose ato që trajtohen dhe aplikohen në kohën e tashme. Në ketë kontekst nga pikëpamja filozofike, problemi kritik më të cilin doktrina e së drejtës natyrore përballet është se si duhet përcaktuar normat që konsiderohen si pjesë përbërëse e ligjit të natyrës dhe të patjetërsueshme, ose të paktën prima facie të patjetërsueshme.17 Nëse e ka teoria e ligjit të natyrës fleksibilitetin për të kënaqur kërkesat e reja të bazuara në kushtet bashkëkohore dhe të kuptuarit modern të njeriut? Ndoshta e ka, por është pikërisht fleksibiliteti potencial që ka formuar bazën kryesore për kritika në drejtim të teorisë së të drejtave natyrore. Shkurtimisht, problemi kryesor me të                                                        15 Samuel Moyn, The Last Utopia: Human Rights in History (2010), p.1. 16 Jerome J. Shestack, “The Philosophic Foundations of Human Rights”, Human Rights Quarterly, Vol. 20, No. 2, May, 1998, p. 201. 17 Ibid, p. 208.

Page 18: TEMA E DOKTORATURES MBROJTJA KUSHTETUESE E TË …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/...4 shteti demokratik, që bazohet dhe respekton vlerat më të mira të demokracisë,

 

16  

drejtën natyrore është se të drejtat të cilat konsiderohen të jenë natyrore mund të ndryshojnë nga një teoricien në tjetrin, në varësi të mënyrave dhe koncepteve të tyre për natyrën dhe të drejtat.

Për shkak të kësaj dhe vështirësive të tjera, teoria e së drejtës natyrore u bë e papëlqyeshme edhe për ekspertët ligjorë. Megjithatë, pas Luftës së Dytë Botërore në formë të rishikuar, e drejta e filozofisë natyrore pati një rilindje, dhe si rrjedhojë dolën teoritë e reja, të cilat u shfaqën në skenën e diskutimeve dhe polemikave bashkëkohore, siç do të diskutohet në vijim.

1.2.1. Teoria Pozitiviste

Pozitivizmi është një filozofi e zhvilluar nga Auguste Conte, sociologu i shquar, i cili që në mesin e shekullit të 19-t, deklaroi se dituria është vetëm ajo që është autentike me njohuritë shkencore. Sipas tij, shoqëria i nënshtrohet tri fazave të ndryshme në kërkimin e tij për të vërtetën: asaj teologjike, metafizike dhe fazës pozitive.18 Sulmet kundër teorisë natyrore u intensifikuan gjatë shekujve nëntëmbëdhjetë dhe njëzetë, e ndër sulmet më të shpeshta erdhën të tilla si nga John Stuart Milli19 cili pohoi se të drejtat shërbejnë si pasuri të cilat ofrojnë asistencë të dobishme në dobi të qytetarit. Karl Von Savigny, në Gjermani, dhe Sir Henry Maine në Angli, deklaruan se të drejtat janë funksion i ndryshimeve kulturore, megjithëse, argumentet më serioze kundër ligjit natyror erdhën nga një doktrinë e quajtur pozitivizmi juridik.20

Kontributi i pozitivizmit kryesisht atribuohet në nivel shtetëror. Sipas kësaj teorie,21 shteti ka një grumbull rreglulash për të drejtat, dhe shteti është burim i vetëm i ligjit dhe si i tillë ai është përgjegjës për të zbatuar ligjin. Fjala bie, konventat e të drejtave të njeriut të OKB-së, janë rregulla të zhvilluara nga vetë shtetet sovrane dhe si pasojë e këtyre sistemeve janë bërë pjesë e një sistem të së drejtës ndërkombëtar. Derisa shumë shtete mund të kenë qëndrime të ndryshme sa i përket aspektit teorik të këtyre rregullave, prapë se prapë rregullat normative sigurojnë një argumentim ligjor për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Nga ana tjetër, teoria e pozitivizmit tenton të dobësoj aspektin juridik ndërkombëtare për të drejtat e njeriut për shkak të rëndësisë që pozitivistët i kushtojnë në superioritetin e sovranitetit kombëtar, duke mos pranuar kufizime influencuese mbi shtetin në një të drejte të qenësishme. Thirrur në pikëpamjet pozitiviste, rregullat e së drejtës ndërkombëtare nuk janë ligje por thjesht rregullat e moralit pozitiv. Për më tepër, duke theksuar rolin e shtetit komb si

                                                       18 <http://en.wikipedia.org/wiki/Positivism> 19 Vep. e cit. e Jerome J. Shestack, f/p. 208. 20 Ibid. p. 208. 21 Aryeh Neier, The International Human Rights Movement: A History (Princeton, NJ: Princeton University Press, 2012), p. 96, http://www.questia.com/read/120908824 accessed on Feb.10, 2013.

Page 19: TEMA E DOKTORATURES MBROJTJA KUSHTETUESE E TË …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/...4 shteti demokratik, që bazohet dhe respekton vlerat më të mira të demokracisë,

 

17  

burim të së drejtës, qasja pozitiviste prodhon pikëpamjen se individi nuk ka statusin në ligjin ndërkombëtar.22 Por sipas mendimit tonë përkundër mohimit që ju bëhet personave individual për njohjen e statusit të tyre në ligjin ndërkombëtar, ligji ndërkombëtar ju jep status individëve që nënkupton se individët kanë qasje dhe mbajnë përgjegjësi individuale para organeve të së drejtës ndërkombëtare.23

 

1.2.2. Teoria e drejtësisë

Të drejtat e njeriut, sigurisht, janë një fund i drejtësisë, pra, roli i drejtësisë është thelbësore për të kuptuar të drejtat e njeriut. Interesimi për teorinë e drejtësisë ka qenë në qendër të vëmendjes për të eksploruar të drejtat e shtetit dhe detyrat e subjekteve të saj. Këtë kërkim për drejtësi mund ta vërejmë qartë në veprën e Thomas Hobbes “De Cive” si dhe i përkushtuar në këtë teori ishte edhe John Rawls, në veprën e tij “Teoria e Drejtësisë-1971, (“A Theory of Justice”). Konsiderojmë se asnjë teori e të drejtave të njeriut, për një qëllim të brendshëm apo ndërkombëtar, nuk mund të jetë e frytshme në shoqërinë moderne, pa marrë parasysh tezat e ideologëve: Rawl’s, Hegel and Mill.

Thelbësore për teorinë e drejtësisë të Rawls,24 janë konceptet e drejtësisë dhe barazisë nga e kaluara siç ai e quan ai “perde e injorancës” (“veil of ignorance”). Parimet e teorisë së drejtësisë, sipas Rawls, sigurojnë një mënyrë ilustrative për vlerësimin e drejtave dhe detyrat nga struktura institucionale e një shteti. Në ketë kontekst ai thekson:

“çdo person posedon një paprekshmëri të bazuar mbi drejtësinë dhe mirëqenien e shoqërisë...prandaj, në një shoqëri ku mbretëron drejtësia dhe liritë e qytetarëve, të drejtat sigurohen nga drejtësia dhe nuk janë subjekt i pazarllëqeve politike ose i kalkulimeve dhe interesave tjera sociale”.

Nga ky citim vërejmë se drejtësia dhe të drejtat dhe liritë e qytetarëve janë virtytet e shtetit ose siç thuhet në Kushtetutën e Kosovës, vlera, dhe duket se këto shprehin bindjen e fortë se në një shtet ku drejtësia është në qendër të vëmendjes, të drejtat e njeriut nuk mund të shkelen. Sipas sistemit të promovuar nga Rawls, ai sistem lejon që të nxjerrin parimet universale të drejtësisë (morale), të pranueshme për të gjitha qeniet racionale - njerëzore. Në mbështetje të teorisë së tij të Drejtësisë, ai ka zgjedhur dy parime të drejtësisë: i pari, po citojmë: “çdo njeri duhet të ketë një të drejtë dhe liri themelore të barabartë dhe në përputhje me liritë e ngjashme me të tjerët” dhe parimi i dytë: “pabarazia sociale dhe ekonomike duhet të organizohet në mënyrë që ato të jenë (a) në mënyrë të arsyeshme të pranueshme për të

                                                       22Jerome J. Shestack, “The Philosophic Foundations of Human Rights, ibid, p. 210. 23 Për një shpjegim të qarte shih diskutimin në Giorgio Gaja, “The Position of Individuals in International Law” An ILC Perspective, EJIL (2010), Vol. 21 No. 1, 11–14. 24 John Rawls, A Theory of Justice, (original ed, Harward College, 1971), p. 3-4.

Page 20: TEMA E DOKTORATURES MBROJTJA KUSHTETUESE E TË …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/...4 shteti demokratik, që bazohet dhe respekton vlerat më të mira të demokracisë,

 

18  

mirën e të gjithëve, dhe (b) të përshtaten me pozitat dhe detyrat e hapura për të gjithë.”25 Parësore për këto parime janë caktimi i të drejtave dhe detyrave, në mënyrë që të ndikojnë në rregullimin dhe shpërndarjen e përparësive sociale dhe ekonomike.

 

1.3. Institucionalizimi i të drejtave të njeriut

Institucionalizimin e të drejtave të njeriut e gjejmë, që në dokumentet e vjetra juridike prej nga edhe burojnë sekuencat e para të të drejtave civile dhe politike. Në studimin e këtyre dokumenteve juridike i gjejmë hapat e parë për mbrojtjen dhe garantimin e të drejtave dhe lirive themelore. Këto dokumente janë trashëgimia më e vlefshme e normave juridike që kanë përcaktuar kufizime edhe për shtetin në rastet e vendosjes për të drejtat individuale në çështjet e caktuara.

Institucionalizimi i të drejtave të njeriut gjatë historisë ka kaluar në periudhë të gjatë kohore, e që shkëndijat e para padyshim se janë dokumentet normative, ato të cilat kishin edhe elementet e para të mbrojtjes së të drejtave njerëzore. Të rëndësisë së posaçme, ishin: Karta e Madhe e Lirive, Peticioni i të Drejtave, Habeas Corpus Act, Ligji për të Drejtat, dhe dokumentet e tjera të mëvonshme si Deklarata Amerikane për Pavarësinë dhe Deklarata Franceze për të Drejtat e Njeriut dhe Qytetarëve. Le të shohim dhe analizojmë këto akte dhe karakteristikat e tyre themelore.

1.3.1. Magna Charta Libertatum

 “The Great Charter - Magna Charta Libertatum”, Karta e Madhe lirive, e miratuar në

vitin 1215, është dokumenti i parë juridik ose akti i parë juridik që ka garantuar një nivel minimal të të drejtave dhe lirive themelore, si dhe ka kufizuar pushtetin e mbretit - sundimtarëve. Përkundër faktit se garantimi i të drejtave dhe lirive themelore kishte karakter tërësisht klasor dhe ka mbrojtur interesat e klasës në pushtet, ky dokument trajtohet si themeli i parë i demokracisë në kuptim të mbrojtjes së të drejtave dhe lirive themelore, si dhe dokument i parë juridik që ka detyruar edhe mbretin që t’i nënshtrohet sundimit të ligjit. Dokumenti ishte një lloj marrëveshje midis mbretit dhe baronëve anglezë për të garantuar të drejtat e tyre.

Dispozitat e kësaj karte u pranuan nga shumë shtete të tjera dhe ato u përfshinë edhe në aktet më të larta juridike në kushtetutat e para, ndërsa në Angli kjo kartë konsiderohet si burim i së drejtës pozitive. Karta e Madhe e Lirive26 përmbante 63 nene ndër të to ishte

                                                       25 Ibid. p. 60. 26 Versionin në gjuhën angleze i Magna Carta Libertatum shih në:

Page 21: TEMA E DOKTORATURES MBROJTJA KUSHTETUESE E TË …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/...4 shteti demokratik, që bazohet dhe respekton vlerat më të mira të demokracisë,

 

19  

garancia për të drejtën dhe drejtësinë, e drejta dhe drejtësia nuk do të shitej, dhe askush nuk do të refuzohet ose shtyhet ”(neni 40), garancia për proces ligjor –gjyqësor për secilin askush nuk mund të burgoset jashtë ligjit (neni 42).

Emërimi i gjyqtarëve dhe funksionarëve të tjerë për të vepruar në pajtim me ligjin (Neni 45), garancia që askujt të mos mund t’i mohohej një e drejtë pa një proces të rregullt ligjor (Neni 52), ndarja e drejtësisë në afat dhe në mënyrë të njëjtë, drejtësi të plotë për të gjithë ata që ankohen (Neni 53); të gjitha çështjet e gjobave dhe çështjet e tokave duhet të vendosen me gjykim të njëjtë (Neni 55 dhe 56); të të japë drejtësinë e plotë në përputhje me ligjet për çështjet e mallrave dhe sendeve – të pasurisë (Neni 57). Gjithashtu Karta e Madhe e Lirive, parashikonte të drejtën për kryengritje, dhe në ato raste banorëve anglez ju garantohej respektimi të drejtave njerëzore. Konfliktet ndërmjet banorëve zgjidheshin në rrugë gjyqësore, pra mbrojtja e të drejtave të tyre bëhej në rrugë gjyqësore, burgimi dhe privimi nga e drejta pasurore nuk ishte i mundur pa vendim gjyqësor, gjë e cila tregon dhe flet qartë për kufizimet e pushtetit të sundimtarëve anglez.

 

1.3.2. Peticioni i të drejtave

 Petition of Rights, 7 qershor 1628,27 është një dokument kryesor kushtetues anglez, që

përcakton liritë e veçanta të individëve, e sipas së cilit, Mbretit i ishte ndaluar cënimi i të drejtave të individëve. Ky dokument përmbante mes tjerash edhe kufizime në tatime, ndalimin e burgosjes pa arsye të ushtarëve, dhe kufizime në Ligjin Ushtrark – “Marshall Law”. E drejta e Peticionit, sipas të dhënave historike, ishte rezultat i një zënke mes mbretit Charls I dhe Parlamentit të Anglisë, pasi Parlamenti nuk i pranoi propozimet e Mbretit Charls I, për të dhënë subvencionuar dhe mbështetur luftën. Mbreti Charles I, kishte detyruar mbledhjen e parave/taksave pa miratimin parlamentar dhe kishte burgosur arbitrarisht ata që refuzuan të paguajnë.28 Pavarësisht debateve për statusin ligjor të “Peticionit”, ky pati ndikim të dukshëm, sepse brenda vendit shihet si “një prej dokumenteve më të famshme kushtetuese të Anglisë”, me vlerë të barabartë me Magna Carta dhe të Deklaratës të të Drejtave të vitit 1689.29

                                                                                                                                                                           <http://www.constitution.org/eng/magnacar.htm>, Accessed on March 6, 2013. 27 <http://en.wikipedia.org/wiki/Petition_of_Right>, Accessed on March 6, 2013. 28 http://en.wikipedia.org/wiki/House_of_Lords. Lidhur me tatimet e mbedhura dhe burgojet arbitrare, si kundërpërgjigjeje, dhoma e parlamentit (House of Commons) përgatiti një grup prej katër rezolutave, dhe me atë rast dënoi veprimet e Mbretit, dhe ritheksoi vlefshmërinë e “Magna Carta Libertatum”, dhe kërkesat ligjore të “Habeas Corpus Act”. Në përputhje me rrethanat, parlamenti vendosi që zgjedhja më e mir është të nxjerrët një ligj për të drejta, andaj, një komitet nën udhëheqjen e Edward Coke, hartuan një peticion të tillë, dhe kjo u miratua nga ana e Parlamentit, më 8 maj 1628, dhe dërgohen në Dhomën e Lordëve (House of Lords). Pas tre javësh debate dhe konferenca mes dy dhomave, Peticion i të drejtës është ratifikuar nga të dy dhomat, më 26 dhe 27 maj 1628. E vlen të theksohet se ky “Peticion”, ka ngelë në fuqi në Mbretërinë e Bashkuar, dhe në disa pjesë të Bashkësisë së Kombeve (Commonwealth of Nations) që përfshinë Australinë dhe Zelandën e Re. 29 Flemion, Jess Stoddart (1973). “The Struggle for the Petition of Right in the House of Lords: The Study of an Opposition Party Victory”. The Journal of Modern History (University of Chicago Press), 45 (2). ISSN 0022-2801.

Page 22: TEMA E DOKTORATURES MBROJTJA KUSHTETUESE E TË …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/...4 shteti demokratik, që bazohet dhe respekton vlerat më të mira të demokracisë,

 

20  

Në arenën ndërkombëtare, ky dokument ndikoi edhe në amendamentin e tretë, të pestë, të gjashtë dhe të shtatë të Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara, ndërsa disa nga klauzolat që lidhen me strehimin e trupave ndihmuan të formojnë Amendamentin e tretë në Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara,30 i cili thotë se “Asnjë ushtar nuk duhet, në kohë paqeje të ndalohet në ndonjë shtëpi, pa pëlqimin e pronarit, as në kohën e luftës, por në një mënyrë të përcaktuar me ligj.”31 Steve Bachmann, duke shkruar në Quinnipiac Law Review, shkon edhe më tej, duke theksuar se klauzolat e gjykimeve penale të Amendamentit gjashtë, klauzola për një proces të rregullt (Due Process) në Amendamentin e Pestë, si dhe klauzolat e ndryshimeve për gjyqësorin, të Amendamentit të Shtatë, të gjitha u ndikuan dhe ishin të referuara nga Peticioni i të Drejtave.32

Ky shembull që ndikoi në konstitucionalizmin e të drejtave të njeriut deri në SHBA, dëshmon qartë për faktin se ky proces ka marrë drejtimin dhe orientimin duke u influencuar edhe nga dokumentet e vjetra, në kushtetutat e vendeve të ndryshme, të cilat edhe mund të jenë në fuqi në ditët e sotme.

 

1.3.3. Karta e të Drejtave

 Bill of Rights,33 Karta e Drejtave, e vitit 1689, është akt juridik i miratuar nga

Parlament i Anglisë, i cili hoqi bindjen se fuqia e sundimit të monarkëve anglezë erdhi nga Perëndia, dhe që të drejtat e mbretërve ishin hyjnore. Mbi bazën e këtyre bindjeve u zhvillua Lufta Civile Angleze ("Revolucioni Glorious”), në përfundim të së cilës edhe mbretërit duhet tu nënshtroheshin Ligjeve të miratuara nga Parlamenti.34

Ashtu sikurse Karta e Madhe e Lirive dhe dokumentet e tjera të përmendura, edhe Karta e e të Drejtave, hyn në grupin e dokumenteve – akteve juridike mbi bazën e të cilave u zhvilluan të drejtat themelore të njeriut, duke garantuar edhe mbrojtjen e tyre. Po ashtu, përgjithësisht sipas dispozitave të cituara, Karta e të Drejtave, i ka shpallur të pa vlefshme të gjitha aktet që nuk ishin të mbështetura në ligj, iu dha më shumë të drejta qytetarëve, duke përfshirë edhe “të drejtën e peticionit kundër sundimtarit”, për të ndaluar dënimet e rënda, dënimet jo humane dhe dënimet e pazakonta. Ajo rivendosi lirinë e protestave dhe lejoi që të mbahen armë për mbrojtje, në kuadër të sundimit të ligjit.35 Ka të dhëna historike dhe filozofike se Karta e të Drejtave, përkatësisht hartimi i saj ishte i ndikuar edhe nga idetë e

                                                       30 Kemp, Roger L. (2010). Documents of American Democracy: A Collection of Essential Works. McFarland. ISBN 0-7864-4210-7. 31 Samaha, Joel (2005). Criminal Justice (7 ed.). Cengage Learning. ISBN 978-0-534-64557-1. 32 Bachmann, Steve (2000). "Starting again with the Mayflower...England's Civil War and America's Bill of Rights". Quinnipiac Law Review (Quinnipiac law school) 20 (2). ISSN 1073-8606. 33 Tekstin e plote të Bill of Rights shih në http://avalon.law.yale.edu/17th_century/england.asp. 34 Shih BBC, (March 7, 2013), “Bill of Rights Act, 1689 - The Glorious Revolution”, available at http://news.bbc.co.uk/dna/place-lancashire/plain/A727265. Accessed on March 7, 2013. 35 http://en.wikipedia.org/wiki/Bill_of_Rights_1689#cite_note-2.

Page 23: TEMA E DOKTORATURES MBROJTJA KUSHTETUESE E TË …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/...4 shteti demokratik, që bazohet dhe respekton vlerat më të mira të demokracisë,

 

21  

mendimtarit politik dhe filozofit John Locke, dhe ky ligj ngeli i shoqëruar me Magna Carta Libertatum dhe Peticionin i së Drejtës, në Mbretërinë Angleze.

Sipas të dhënave historike dhe literaturës juridike, ky akt ishte një paraardhës i Deklaratës Franceze të të Drejtave të Njeriut dhe të Qytetarit, Ligji për të Drejtat në Shtetet e Bashkuara, Kartës Kanadeze të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, por edhe të Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut dhe Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Për ta ilustruar me një dispozitë konkrete, në literaturë përmendet çështja e kaucionit (sipas Kushtetutës së SHBA, ndalohet dorëzania e tepërt (“excssive bail”) ose ndalimi i dënimeve mizore dhe të pa pazakonta. Kësisoj edhe në nenin 5 të Deklaratës Universale të Drejtave të Njeriut dhe neni 3 i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, në mënyrë të ngjashme theksohet shprehimisht se janë të ndaluara ndëshkime mizore, çnjerëzore ose poshtëruese.  

1.3.4. Deklarata Amerikane për Pavarësinë

 Më 4 korrik 1776 u miratua në Filadelfia Deklarata Amerikane e Pavarësisë e cila

shënoi fundin e autoritetit Britanik mbi kolonitë amerikane.36 Si rezultat kjo Deklaratë pati efektet e saj në të gjitha sferat e shoqërisë, si ajo politike, sociale dhe në të drejtat e njeriut. Prandaj mund të thuhet se Deklarata Amerikane për Pavarësinë37, ka proklamuar të drejtën e popullit që të jetë sovran, apo siç citohet në nenet përkatëse të Deklaratës, të drejtën për t’i dhënë fund padrejtësive shekullore ndaj të drejtave njerëzore.

Deklarata arsyeton pavarësinë e Shteteve të Bashkuara duke renditur ankesat koloniale kundër mbretit George III, dhe duke pohuar të drejta të caktuara natyrore dhe ligjore, në mesin e të cilave përfshihet edhe të drejtën e revolucionit. Duke i shërbyer qëllimit të saj në shpalljen e pavarësisë, teksti i Deklaratës ishte injoruar fillimisht pas Revolucionit Amerikan. Që atëherë, ajo konsiderohet si një deklaratë kryesore që promovon të drejtat e njeriut, veçanërisht përmbajtja e fjalisë e cila thekson: “Ne mbajmë qëndrimin se këto të vërteta duhet të jenë vetë-evidente, se të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë, se ata janë pajisur nga Krijuesi i tyre me disa të drejta të patjetërsueshme, dhe ne mes e këtyre të drejtave janë Jeta, Liria dhe kërkimi i lumturisë.”38 Përsa i përket fushës së të drejtave të njeriut, kjo fjali përfaqëson esencën e të drejtave të njeriut për të cilën Amerika ka luftuar një kohë të gjatë dhe

                                                       36 Edward Dumbauld, The Declaration of Independence and What It Means Today (Norman, OK: University of Oklahoma Press, 1950), 3, http://www.questia.com/read/17225815. 37 Për version në gjuhën angleze shih: http://www.uscis.gov/USCIS/Office%20of%20Citizenship/Citizenship%20Resource%20Center%20Site/Publications/PDFs/M-654.pdf. Kjo deklratë ishte përgatitur në kohën e Presidentit Xheferson, dhe ndryshe njihet si “Deklarata Xheferson” 38 Shih, p.sh. Jack P. Greene, All Men Are Created Equal: Some Reflections on the Character of the American Revolution, Oxford University, New York, (1976). p. 5. Ndoshta asnjë frazë të vetme nga koha Revolucionare nuk ka pasur rëndësi të tillë të vazhdueshme në jetën publike amerikane, se sa thënia se “të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë ".

Page 24: TEMA E DOKTORATURES MBROJTJA KUSHTETUESE E TË …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/...4 shteti demokratik, që bazohet dhe respekton vlerat më të mira të demokracisë,

 

22  

konsiderohet si “njëra nga fjalitë të njohura më mirë në gjuhën angleze”39 lidhur me të drejtat e njeriut.

Me fjalë tjera, Deklarata e Pavarësisë ka frymëzuar punën për të drejtat e njerëzve të lënë mënjanë në të gjithë botën, dhe i ka fuqizuar ato në frymën demokratike. Deklarata i ngjason shumë teorive për “të drejtat natyrore të njeriut”40 duke dhënë përparësi absolute të drejtave të njeriut jetës dhe lirisë, të cilat fitohen me lindje, si dhe janë të patjetërsueshme, sidomos e drejta e jetës, e cila duhet të jetë e tillë nga momenti i lindjes.

Teksti i Deklaratës shpreh fuqishëm garantimin dhe mbrojtjen e të drejtat e njeriut nga ana e Qeverisë duke u theksuar se pushtetet janë krijuar për të mbrojtur të drejtat dhe ato do të kenë rolin e kujdestarit për të drejtat e njeriut, dhe jo t’i cënojnë apo t’i shkelin këto të drejta themelore.

Pavarësisht nga kjo që u theksua, mund të shihet se gjithmonë ka vend për kritikë dhe kundërshtime. Historiano-juristi John Phillip Reid, ka theksuar se filozofia politike e Deklaratës ka qenë e gabuar, sepse Deklarata nuk është një trakt filozofik për të Drejtat natyrore, por është një dokument ligjor.41 Disa tjerë kanë konsideruar se influenca e Deklaratës ishte më shumë filozofike se sa juridike. Njëri nga këto ishte edhe historiani Dennis J. Mahoney, i cili argumentoi se Deklarata aspak nuk është një dokument ligjor, por një dokument filozofik.42.Ndërsa historiani David Armitage, shkon edhe më tej duke argumentuar se Deklarata është një dokument i së drejtës ndërkombëtare.43 Vështrimet ndikuese të Deklaratës mund të vërehen edhe nga ngjarjet e tjera të rëndësishme jashtë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe tek hartimi i deklaratave të tjera që lidhen me çështjet e të drejtave të njeriut.44

                                                       39 Cituar në Premabulën e Deklaratës. Shih po ashtu Lucas, Stephen E., "Justifying America: The Declaration of Independence as a Rhetorical Document," in Thomas W. Benson, ed., American Rhetoric: Context and Criticism,Carbondale, Illinois: Southern Illinois University Press, 1989. 40 Carl Lotus Becker, “The Declaration of Independence, A Study on History of Political Ideas”, The Federalist Papers Project, p. 12, available at: http://www.thefederalistpapers.org/wp-content/uploads/2012/12/The-Declaration-of-Independence.pdf, accessed on March 8, 2013. 41 John Phillip Reid, "The Irrelevance of the Declaration", in Hendrik Hartog, ed., Law in the American Revolution and the Revolution in the Law (New York University Press, 1981), 46–89. 42 Shih Mahoney, D. J. (1986). "Declaration of independence". Society 24: 46–48. At 10.1007/BF02695936. Mendimet e historianit David Armitage, ishin të ndikuara nga Emerich de Vattel, Jean-Jacques Burlamaqui, dhe Samuel Pufendorf. 43 Shih Chapter one and Chapter two by David Armitage, The Declaration of Independence: A Global History. (Harvard University Press, United States, 2007). 44 Shih p.sh., Venezuelan Declaration of Independence, (1811); Vietnam Declaration of Independence (1945); Argentine Declaration of Independence, (1816); Chilean Declaration of Independence in 1818; Hungarian Declaration of Independence in 1849; Declaration of the Independence of New Zealand in 1835; Czechoslovak declaration of independence in 1918 dhe të tjera. Sipas shënimeve historike, hartuesit e Deklaratës Fraceze, huazuan gjuhën e Deklaratës së të Drejtave të Virgjinias nga George Mason, dhe jo nga deklarata e Jeffersonit, edhe pse Jefferson ishte në Paris në atë kohë ishte konsultuar gjatë procesit të hartimit, sidoqoftë Deklarata e Pavarësisë së SHBA-ve, u murr për bazë nga shumë shtete tjera gjatë hartimit të deklaratave për pavarësinë e tyre, e në mënyrë të veçantë për çështjet e të drejtave të njeriut.

Page 25: TEMA E DOKTORATURES MBROJTJA KUSHTETUESE E TË …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/...4 shteti demokratik, që bazohet dhe respekton vlerat më të mira të demokracisë,

 

23  

Si përfundim, duke analizuar të gjitha këto fakte nuk duket se është e vështirë për të theksuar rëndësinë dhe roli që ka Deklarata e Pavarësisë së SHBA-ve, dhe se ajo vazhdon të shërbejë edhe sot e kësaj dite si pikënisje për shumë kushtetuta botërore përsa u përket lirive dhe të drejtave të njeriut.

 

1.3.5. Deklarata Franceze për të Drejtat e Njeriut dhe Qytetarëve

 Deklarata e të Drejtave të Njeriut dhe të Qytetarit (frëngjisht: Déclaration des droits de

l'homme et du citoyen), është një dokument themelor i Revolucionit Francez dhe në historinë e të drejtave të njeriut, duke përcaktuar në aspektin universal të drejtat individuale dhe kolektive. Gjithashtu shumë e ndikuar nga doktrina e të “drejtës natyrore”, të drejtat e njeriut janë universale, të vlefshme në çdo kohë dhe vend dhe që lidhen me vetë natyrën e njeriut. Deklarata është aprovuar nga Asambleja Kombëtare e Francës më 26 gusht 178945, dhe koncepti i barazisë është e drejtë mbizotëruese në të, duke u parashikuar që në nenin e parë të Deklaratës i cili shprehet se “Njerëzit janë të lindur, dhe gjithmonë vazhdojë, të jenë të lirë dhe të barabartë në lidhje me të drejtat e tyre”.

Për fat të keq, Deklarata ne fjalë iu dha të drejta vetëm burrave. Megjithatë kjo situatë, u ndryshua pas dy viteve, me publikimin e Deklaratës së të Drejtave të Gruas dhe Qytetares Femër, në shtator të vitit 1791, e hartuar nga Olympe de Gouges, dhe në të cilën u promovuan njohjet e të drejtave të grave, duke përfshirë të drejtat politike të gruas ne Francë.46 Sipas Scott, nga Revolucioni i vitit 1789 deri në vitin 1944 qytetarë ishin konsideruar vetëm gjinia mashkullore.47

Konceptet në Deklaratën Francës48 rrjedhin kryesisht nga detyrat filozofike dhe politike të Epokës së Iluminizmit, të tilla si individualizmi, kontrata sociale e teorisë së filozofit Rousseau, dhe ndarjes së pushteteve të përkrahura nga Baron de Montesquieu. Siç mund të konstatohet nga tekstet respektive, Deklarata franceze është ndikuar shumë nga filozofia politike e Iluminizmit, si dhe nga parimet e Iluminizmit të të drejtave të njeriut.

Deklarata Franceze kishte parashikuar disa të drejta të caktuara natyrore të pronës, të lirisë dhe të jetës, dhe sipas saj, roli i mirëfilltë i qeverisë ishte që të njohë dhe sigurojë këto të

                                                       45 Gjendet në < http://www.conseil-constitutionnel.fr/conseil-constitutionnel/ root/bank_ mm/anglais/ cst2. pdf > Accessed on March 11, 2013. 46 Shih në <http://www.conseil-constitutionnel.fr/conseil-constitutionnel/english/homepage.14.html>, Accessed on March 11, 2013. 47 Joan Wallach Scott, Only Paradoxes to offer: French feminists and the rights of man, (Harvard College Press, United States, 1996), p. x. Available at http://books.google.com/books?hl=en&lr=&id=ijs BUJlx B1MC&oi=fnd&pg= PR7&dq=Declaration+of+the+Rights+of+Man+and+of+the+Citizen&ots=AtQqJvr9-y&sig=UxTybza7MNGzco1t4_0hjD7N9Mg#v=onepage&q=Declaration%20of%20the%20Rights%20of%20Man%20and%20of%20the%20Citizen&f=false>, accessed on March 11, 2013. 48 Më gjerësisht shih: Declaration of the Rights of Man and Citizen of 1793 , në <http://en.wikipedia.org/wiki/Declaration _of_the_Rights_of_Man_and_of_the_ Citizen # cite_ref-4>, accessed on March 11, 2013.

Page 26: TEMA E DOKTORATURES MBROJTJA KUSHTETUESE E TË …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/...4 shteti demokratik, që bazohet dhe respekton vlerat më të mira të demokracisë,

 

24  

drejta. Deklarata Franceze nuk ka qenë një projekt i përkryer, kur merret parasysh fakti se u miratua pas luftës, kur vlerat demokratike ishin akoma nën nivelin e duhur dhe si e tillë Deklarata kishte kundërshtime të shumta, sepse demokracia dhe të drejtat e individit konsideroheshin shpesh si sinonim i një anarkie dhe qëllim për të përmbysur pushtetin ekzistues. Deklarata mishëron idealet dhe aspiratat drejt së cilës Franca i kishte vendosur vetes për të luftuar për një të ardhme me të mire,49 dhe se vlera dhe rëndësia e kësaj deklarate ishte ndikimi dhe frymëzimi mbi të drejtat bazë të demokracisë liberale në të gjithë botën. Në vitin 2003 kjo Deklaratë u rendit në regjistrin botëror të përkujdesjes nga ana e UNESKO-s.50 Në ditët e sotme mund të vërehet se vlerat e kësaj Deklarate, reflektohen në aktin më të lartë juridik të një shteti, pra Kushtetutën, dhe se konceptet e barazisë dhe të disa të drejtave të parashikuara që atëherë, janë të mishëruara edhe në kushtetutat e shteteve bashkëkohore. Pra në këtë mënyrë kjo deklaratë, si dhe aktet e tjera të cituara më lart, janë dokumente të vlefshme dhe të institucionalizuara plotësisht në sistemet juridike botërore.

 

1.4. Llojet dhe kategorizimi i të drejtave të njeriut

 Baza e të drejtave dhe lirive themelore është dinjiteti i njeriut që është i pacënueshëm.

Të drejtat dhe lirive themelore janë të garantuara me aktet juridike, ato janë kategori kushtetuese sepse mbrohen dhe garantohen nga shteti – pra me aktin më të lartë juridik, por ato njëkohësisht parashikohen edhe n ëaktet ndërkombëtare. Megjithatë mbetet një sfidë e përhershme garantimi dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut, sepse ato shpesh mbeten formale, duke mos u gëzuar efektivisht nga individi. Barazia formale ose barazia para ligjit u siguron të gjithë shtetasve barazi të drejtash, por vetëm barazia thelbësore ose barazia materiale ekonomike e sociale u siguron të gjithëve të njëjtën mundësi për të gëzuar këto të drejta.51.

Në kërkimet teoriko-juridike si dhe bazuar në klasifikimet tradicionale të autorëve të ndryshëm, veçanërisht në aktet juridike ndërkombëtare dhe aktet e vendore të shteteve, përfshihet katalog i gjerë i të drejtave dhe lirive qytetare. Nga gjithë këto burime, dallojmë ndarje ose klasifikime të ndryshme, sikurse në: të drejta dhe liri; të drejta fundamentale dhe të drejta themelore; të drejta të kufizuara dhe të pa kufizuara; të drejta individuale dhe të drejta kolektive; të drejta klasike dhe të drejta sociale; të drejta civile dhe politike, të drejta ekonomike, të drejta sociale dhe të drejta kulturore; por edhe klasifikime të tilla si të drejta që garantohen dhe ushtrohen gjatë procedurave gjyqësore dhe administrative.

Në ndarjen e të drejtave të njeriut në të drejta dhe liri themelore përfshihen: e drejta për jetën, e drejta e integritetit personal, e drejta e lirisë dhe sigurisë, e drejta për një gjykim të                                                        49 Lauren, Paul Gordon. The evolution of international human rights: visions seen. (University of Pennsylvania Press, United States, 2003), p. 32. 50 http://portal.unesco.org/en/ev.phpURL_ID=14264&URL_DO=DO_TOPIC&URL_SECTION=201.html. 51 Omari. Luan, Anastasi. Aurela, E drejta kushtetuese, Tiranë, 2010, f. 72.

Page 27: TEMA E DOKTORATURES MBROJTJA KUSHTETUESE E TË …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/...4 shteti demokratik, që bazohet dhe respekton vlerat më të mira të demokracisë,

 

25  

drejtë dhe të paanshëm, e drejta për akses, e drejta e privatësisë, etj, ndërsa si liri themelore përfshihen: liria e lëvizjes, liria e besimit, liria e shprehjes, liria e tubimit, liria e organizimit etj. Disa nga këto të drejta dhe liri themelore ndryshe emërtohen edhe si të drejta fondamentale, siç është e drejta për barazi para ligjit, e cila ndëthuret dhe gërshetohet me veprimet dhe procedurat e tjera të organeve shtetërore, respektivisht me të drejtën për gjykim të drejtë dhe të paanshëm, e drejta për mjetet juridike, e drejta për të mos u gjykuar dy herë për të njëjtën vepër-“ne bis in idem”, e drejta e lirisë dhe sigurisë. Këto të drejta emërtohen si të drejta fondamentale sepse janë të drejta që lidhen ekskluzivisht me jetën dhe paprekshmërinë e individit. Ato domosdoshmërisht janë fondamentale sepse shteti duhet ti mbrojë ato me përparësi absolute në nivel të brendshmën, por edhe ti promovojë gjithashtu në nivelin ndërkombëtar. Të drejtat fondamentale janë absolutisht parësore, lidhen me ekzistencën e njeriut dhe janë kushte thelbësore për mbrojtjen e të gjitha llojeve tjera të të drejtave themelore të njeriut.

Në të drejtat dhe liritë tjera themelore që nuk përbëjnë të drejtat fondamentale janë: liria e fjalës dhe të shprehjes, liria e besimit/fesë etj. që njëkohësisht mund të emërtohen si të drejta dhe liri të kufizueshme, sepse shteti ka të drejtën e kufizimit të tyre, por vetëm në baza ligjore dhe duke mos e prekur thelbin e të drejtës së garantuar.

Klasifikimi i të drejtave individuale dhe kolektive, konsiston në mbrojtjen dhe garantimin e të drejtave ndaj individit apo më shumë individëve -grupeve te individëve/kolektiveve ose personave juridik. Të drejtat kolektive janë pasojë e realitetit shoqëror dhe zhvillimeve shoqërore, si dhe i përfshirjes së tyre në dispozitat juridike. Duke iu referuar normave kushtetuese, edhe personat juridik gëzojnë të drejta dhe liri themelore, në atë masë sa janë zbatueshme për ato.

Klasifikim apo ndarje tjetër të drejtave dhe lirive themelore e ndeshim në aktet ndërkombëtare dhe kushtetutat e shumë vendeve në Evropë dhe botë si: të drejta civile; të drejta ekonomike; të drejta sociale; të drejta kulturore.

Në varësi të procedurave të shqyrtimit - cili organ shtetëror shqyrton dhe vendos për shkeljen e të drejtave të njeriut, mund të dallojmë: të drejta që ushtrohen gjatë procedurave gjyqësore dhe të drejtat që ushtrohen gjatë procedurave administrative.

Duka patur parasysh këtë përshkrim teorik mbi llojet e të drejtave të njeriut, por edhe klasifikimet teorike të tyre, në aspektin praktik ato nuk mund të shikohen të ndara. Të drejtat e njeriut, ashtu siç parashikohen në aktet normative, janë gjithmonë të pacënueshme, të pandashme, dhe të patjetërsueshme për të gjithë personat.

1.4.1 Të drejtat e brezit të ë parë

 Në literaturën e viteve të fundit ndeshemi shpesh me kategorizim të të drejtave të

njeriut sipas brezave. Të drejtat e njeriut të brezit të parë dhe të dytë, kanë një emërues të

Page 28: TEMA E DOKTORATURES MBROJTJA KUSHTETUESE E TË …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/...4 shteti demokratik, që bazohet dhe respekton vlerat më të mira të demokracisë,

 

26  

përbashkët, por ato nuk ndahen dhe kushtëzohen, pasi ato i paraprijnë zhvillimeve demokratike të vendit. Dallimet e dukshme me brezin e tretë mund t’i konstatojmë në përmbushjen e të drejtave që i takojnë brezave të ndryshëm. Të drejtat e brezit të tretë varen shumë edhe nga zhvillimet ekonomike dhe teknologjike, të cilat lidhen me vullnetin dhe mirëqenien e individit për një jetë në ambient të pastër dhe ekologjik. Realizimi i tyre mund të ndihmohet dukshëm edhe nga programet e ndryshme humanitare, si dhe nga vetë e drejta ndërkombëtare përmes promovimit të këtyre të drejtave si dhe mbrojtjes dhe ruajtjes së mjedisit shoqëror dhe human, duke u fokusuar specifikisht në fuqizimin e kapaciteteve njerëzore dhe zhvillimeve ekonomike e teknologjike.

Kjo ndarje relativisht e re, e cila ishte kategorizuar nga Karel Vasak, Sekretari i Parë i Përgjithshëm i Institutit Ndërkombëtar për të Drejtat e Njeriut në Strasburg52, është e njohur që nga viti 1977, por në literaturën juridike mund të ndeshemi tashmë edhe me të drejtat e njeriut për brezin e katërt. Kjo e fundit, në një kuptim të përgjithshëm përfshin të drejtat që kanë evoluar nga zhvillimi i komunikimit dhe teknologjisë së informacionit, siç janë e drejta për komunikim dhe e drejta për informim.

Brezi i parë përfshin të drejtat civile dhe politike, të cilat lidhen me liritë themelore, dhe janë të drejta që mbrojnë individin në rast të ndërhyrjeve arbitrare nga ana e organeve shtetërore. Të drejtat civile janë të drejtat më themelore, të drejta themelore në të cilat bëjnë pjesë dinjiteti i lindur i njeriut, e drejta për jetën, e drejta e integritetit personal. Po ashtu duhen patur në konsideratë gjithashtu edhe të drejtat politike në të cilat bëjnë pjesë: e drejta për gjykim të drejtë, të drejtat që lidhen me zgjedhjet, liria e fjalës, liria e besimit.

 

1.4.2 Të drejtat e brezit të dytë

 Në brezin e dytë përfshihen të drejtat ekonomike dhe sociale, të cilat lidhen me

sigurinë personale dhe ku bëjnë pjesë: e drejta për punë, e drejta për jetuar me standardet mesatare të jetesës, ushqimin dhe mbrojtjen shëndetësore. Sidomos të drejtat që burojnë nga e drejta e punës u detajuan më tej duke përfshirë garancitë për t’u shpërblyer të paktën minimalisht për punën e kryer, të drejtën për kushte të sigurta dhe higjienike të punës, mundësi të njëjtë për secilin për t’u ngritur në një kategori të përshtatshme dhe më të lartë, të drejtën në pushim, të drejtën për kohën e lirë.53

Nga vetë nocioni i këtyre të drejtave nënkuptojmë se shteti dhe organet shtetërore duhet të ndërmarrin masa të shumta pozitive për të përmbushur efektivisht këto të drejta. Këto të drejta, ashtu siç kemi theksuar më lart, nëse mbeten të garantuara vetëm me akte formalo-

                                                       52 Oliver C Ruppel, “Third-generation human rights and the protection of the environment in Namibia”, Windhoek: Macmillan Education Namibia (2008): 101-120 f./p 101, 102. 53 Pakti Ndërkombëtar për të Drejtat Ekonomike, Shoqërore dhe Kulturore, 16 janar 1996, hyrja në fuqi dhjetor 1996.

Page 29: TEMA E DOKTORATURES MBROJTJA KUSHTETUESE E TË …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/...4 shteti demokratik, që bazohet dhe respekton vlerat më të mira të demokracisë,

 

27  

juridike, nuk e sjellin efektin për të cilin janë miratuar, dhe se varen nga të drejtat civile dhe politike.

 

1.4.3 Të drejtat e brezit të tretë

 Në brezin e tretë përfshihen të drejtat tjera me karakter të përgjithshëm të orientuara

më tepër drejt mbrojtjes së ambientit dhe ku mund të përfshihen: e drejta për të jetuar në një mjedis të shëndetshëm, me ajër dhe ujë të pastër, si dhe mbrojtja nga rreziqet e tjera që kërcënojnë dukshëm shëndetin e njeriut. Me fjalë të tjera e drejta për të jetuar në paqe, e drejta për një mjedis të shëndetshëm, siguria e shëndetit që të gjitha këto mundësohen në një ambient të pastër dhe ekologjik. Të drejtat e brezit të tretë kapërcejnë përmasat e të drejtave civile dhe politike dhe lidhen tërësisht me zhvillimet në fushën e teknologjisë më të re të industrializimit të ekonomive bashkëkohore, të cilat sjellin si pasojë edhe ndotjen e ambientit. Shteti dhe organet shtetërore duhet të luajnë një rol aktiv në realizimin e këtyre të drejtave përmes marrjes së masave të nevojshme për të ndaluar ndotjen e ambientit, duke krijuar kushte të mira të jetesës në njërën anë, dhe në anën tjetër duke mbrojtur ambientin në mënyrë që individëve tu krijohet një ambient i pastër dhe i shëndetshëm, si dhe një planifikim hapësinor i mjedisit në të cilin jetojnë individët.

Gjithashtu të drejtat e brezit të tretë kanë gjetur shprehje edhe në shumë dokumente të së drejtës ndërkombëtare, duke përfshirë Deklaratën e Stokholmit të vitit 1972 mbi mjedisin human, të miratuar nga Konferenca e OKB-së, Deklaratën e Rios mbi mjedisin dhe zhvillimin e vitit 1992, si dhe dokumente të tjera që për arsye të natyrës së tyre mund të kategorizohen si “ligje të buta”. Këto të drejta mund të parashikohen në akte të detyrueshme, por demokracia, mirëqeverisja dhe pandashmëria e të drejtave të njeriut janë të lidhura më njëra-tjetrën në mënyrë të qenësishme.54 Shtetet e Bashkimit Europian e pranojnë në mënyrë eksplicite dhe e përkrahnin të drejtën për zhvillim si pjesë përbërëse e koncepteve dhe përkufizimeve të reja mbi të drejtat e njeriut.

Të tre brezat e të drejtave kanë karakteristikë e veçantë grupimin e të drejtave dhe lirive themelore të cilave u referohen kryesisht. Në këtë aspekt, mund të arrijmë në konkluzionin se të drejtat e brezit të parë janë të lidhura me ekzistencën e qënies njerëzore dhe liritë themelore, të drejtat e brezit të dytë janë të lidhura me barazinë, ndërsa të drejtat e brezit të tretë u referohen përparimeve apo avancimeve në fusha të re të teknologjisë dhe ndikimeve të tyre, siç mund të jetë ndotja e mjedisit.

 

                                                       54 Zyberi, Dr. Gentian, E drejta ndërkombëtare e të drejtave të njeriut, Tiranë, 2011, f. 70-72.

Page 30: TEMA E DOKTORATURES MBROJTJA KUSHTETUESE E TË …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/...4 shteti demokratik, që bazohet dhe respekton vlerat më të mira të demokracisë,

 

28  

1.5. Burimet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut

  E drejta ndërkombëtare është tërësi e normave juridiko ndërkombëtare që i kushtohet

posaçërisht mbrojtjes së të drejtave dhe lirive themelore të njeriut. Ndërsa e drejta ndërkombëtare e të drejtave e njeriut i referohet fushës të së drejtës ndërkombëtare që trajton dhe studion mbrojtjen e të drejtave të njeriut.55

Sipas një pikëpamje tradicionale, e drejta ndërkombëtare, është krijuar nga shtetet për të rregulluar marrëdhëniet midis tyre në një sistem ligjor ndërkombëtar, bazuar në pluralitetin e shteteve të pavarura, të barabarta me njëra-tjetrën, dhe duke mos njohur asnjë autoritet superior ndaj tyre, në përputhje me Paqen - Traktatin e Vestfalias të vitit 1648,56 i cili nuk ishte një traktat i veçantë, por një koleksion i traktateve që solli fundin e Luftës tridhjetë vjeçare. Prandaj e drejta ndërkombëtare përfshin në vete një gamë të gjerë të çështjeve si siguria, marrëdhëniet diplomatike dhe tregtare, por që të gjitha këto lidhen edhe me të drejtat e njeriut dhe mbrojtjen e tyre, “në të drejtën ndërkombëtare nuk ka asnjë legjislaturë të vetme, as nuk ka një institucion të vetëm zbatimi”.57 Rrjedhimisht, normat ndërkombëtare mund të miratohen vetëm me pëlqimin e shteteve dhe zbatimi i tyre është kryesisht i varur nga vetë shtetet. Në rastet e mungesës së mirëkuptimit dhe aprovimit në institucionet ndërkombëtare, përgjegjëse për zbatimin e këtyre normave, respektimi i rregullave mund të bëhet vetëm me anë të veprimeve individuale apo kolektive të shteteve të tjera.58 Në të kaluarën dëmshpërblimi për shkeljen e të drejtave civile dhe lirive është bërë përmes akteve të ndryshme të shteteve. Pas Luftës së dytë botërore dhe pas holokaustit, çështja e të drejtave të njeriut mori vëmendjen e bashkësisë ndërkombëtare në një shkallë të gjerë.59 Në këtë mënyrë shtetet e pranuan se ishte e nevojshme një mbrojtje ndërkombëtare e të drejtave themelore.

Në ditët e sotme, normat e shumta ndërkombëtare të shkruara dhe normat zakonore detyrojnë shtetet të respektojnë të drejtat themelore të popujve të tyre dhe individët kanë të drejtë të paraqesin kërkesë në organet ndërkombëtare gjyqësore60 apo kuazi-gjyqësore. Por në të shumtën e rasteve ato ndeshen edhe me argumente kundër kësaj teorie, pasi pretendohet se individët nuk janë subjekt i së drejtës ndërkombëtare dhe nuk kanë status ligjor të subjektit ndërkombëtar. Përgjegjësia e individëve nga perspektiva ndërkombëtare është një çështje që u

                                                       55Shih ne pergjithesi Adam McBeth, Justine Nolan, Simon Rice, The International Law of Human Rights, (University Oxford Press, South Melbourne, Vic, 2011. 56 Sipas pikëpamjes tradicionale, një shtet mund të shkel të drejtat themelore të qytetarëve të vet, por duhet të respektojnë normat lidhur me trajtimin e shtetasve të huaj, dhe kjo është tradita që përbën të drejtën ndërkombëtare tradicionale. Për më shumë detale në këtë çështje shih Antonio Cassese, International Law 150 (2nd. Ed. Oxford University Press 2003); 57 Peter Malanczuk, Akehurst’ s modern introduction to international law, (7th rev.ed. - London; New York: Routledge, 1997), p.1-12. 58 Manfred Nowak, Introduction to the international human rights regime, (Leiden; Boston: Martinus Nijhoff Publishers, 2003), p. 35-37. 59Jack Donnelly, International Human Rights, 2nd ed. (Boulder, CO: Westview Press, 1998), 4, available at <http://www.questia.com/read/14865431>, accessed on February 12, 2013. 60 Shih Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut, Romë, 1950, e ndyshuar me Protokollet Nr.11 dhe 14.

Page 31: TEMA E DOKTORATURES MBROJTJA KUSHTETUESE E TË …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/...4 shteti demokratik, që bazohet dhe respekton vlerat më të mira të demokracisë,

 

29  

trajtua në gjyqin e Nurenbergut dhe Tokios. Përkatësisht, hapi i parë në plotësimin e këtij boshllëku erdhi me trajtimin e krimeve të luftës në Nurembergut (1945-1946), në të cilën drejtues kryesorë të regjimit nazist janë ndjekur penalisht nën akuzën e krimeve të rënda, si genocidi.61

Burimi i të drejtave të njeriut është e drejta ndërkombëtare – ndërsa burimet e së drejtës ndërkombëtare, përkatësisht klasifikimi i burimeve të së drejtës ndërkombëtare të pranuar ndërkombëtarisht, është parashikuar në nenin 38 të Statutit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, 62 sipas kësaj renditje:

a) Konventat ndërkombëtare, të përgjithshme apo të veçanta, të njohura nga shtetet; b) Zakoni, si provë e praktikës së përgjithshme e pranuar si ligj; c) Parimet e përgjithshme të së drejtës të njohura nga kombet e qytetëruara; dhe d) Jurisprudenca dhe doktrina e kualifikuar e kombeve të ndryshme, si mënyrë plotësuese për përcaktimin e rregullave të ligjit, - dispozita e nenit 59. Të tri burimet e para janë burime kryesore ose primare, ndërsa jurisprudenca dhe

doktrina janë trajtuar si burime sekondare ose dytësore. Burimet kryesore të të drejtave të njeriut janë traktatet ndërkombëtare të cilat mund të

jenë universale apo rajonale, në një kuptim me të ngushtë apo të gjerë dhe gjithëpërfshirës. Instrumente të caktuara si Deklarata Universale, vendimet e organeve të të drejtave të njeriut, ligjet kombëtare dhe rezolutat e OKB-së mund të konsiderohen në nivelin e të drejtës zakonore. Prandaj, për shkak të rëndësisë që burimet kryesore, në vijim do të përqendrohemi në traktatet dhe të drejtën zakonore.

 

1.5.1 Traktatet ndërkombëtare – burim ndërkombëtar i të drejtave të njeriut

 Që në fillim të këtij diskutimi duhet theksuar se qëllimi i këtij seksioni nuk është

analizimi i brendësisë së traktateve dhe pjesëve përbërëse, por identifikimi i burimeve detyruese të të drejtave të njeriut në nivelin e traktateve. Megjithatë, para se të trajtohet ky aspekt, ia vlen të theksohen disa fakte që kanë ndikime të mëdha në rëndësinë e një traktati.

Traktatet ndërkombëtare janë marrëveshje në mes të dy ose më shumë shteteve apo subjektëve të drejtës ndërkombëtare përmes të cilave krijohen, ndryshohen dhe plotësohen të drejtat dhe detyrimet në planin ndërkombëtar. Ato parashikojnë detyrime reciproke për shtetet që janë palë në çdo traktat të veçantë, - për shtetet palë janë “pacta sun servnta”. E veçanta kryesore e traktateve të drejtave të njeriut është se traktatet përcaktojnë detyrime për shtetet rreth mënyrës në të cilën ata duhet t’i trajtojnë të gjithë individët brenda juridiksionit të tyre. Edhe pse burimet e së drejtës ndërkombëtare nuk janë hierarkike, traktatet kanë një rëndësi të

                                                       61 Vep. e cit. e Manfred Nowak. f/p 54-56. 62 Shih Statute of the International Court of Justice, available at: http://www.icj-cij.org/documents/index.php?p1=4&p2=2&p3=0#CHAPTER_II, accessed on February 13, 2013

Page 32: TEMA E DOKTORATURES MBROJTJA KUSHTETUESE E TË …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/...4 shteti demokratik, që bazohet dhe respekton vlerat më të mira të demokracisë,

 

30  

veçantë, pikërisht për shkak të rolit të tyre edhe në çështjet e të drejtave të njeriut, si dhe nga fakti se tashmë janë miratuar mbi dyzet konventa kryesore ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut kanë tituj të ndryshëm, duke përfshirë “besëlidhje” (covenant), “konventë” (convention) dhe “protokoll”, por e përbashkëta është treguesi eksplicit se shtetet palë janë të detyruara t’u përmbahen kushteve të tyre, 63 pra ajo që cituam më lart “pacta sun servanta”.

Traktatet e të drejtave të njeriut janë miratuar kryesisht në kuadër të Kombeve të Bashkuara dhe agjencitë e saj të specializuara, nga të cilat mund të përmendim: International Labour Organization/ILO dhe United Nation Education, Scientific, Cultural Organiztion/UNESCO, si dhe nën kujdesin e organizatave rajonale, të tilla si Këshilli i Europës (CoE), Organizata e Shteteve Amerikane (OAS) dhe Bashkimit Afrikan (AU), m ëpëpara Organizata e Unitetit Afrikan (OUA). Që të gjitha këto organizata kanë kontribuar shumë për ngritjen dhe konsolidimin e një organi të plotë dhe të qëndrueshëm të të drejtave të njeriut. Mënyrën në të cilën traktatet janë negociuar dhe si ato kanë hy në fuqi janë rezultat i realizmit të qëllimeve dhe pëlqimit të palëve. Megjithatë, dokumenti kryesor që parashikon në detaje procedurat e përpilimit, procedimit dhe hyrjes në fuqi të një traktati është Konventa e Vjenës mbi të Drejtën e Traktateve.64

Karta e OKB-së është akti më më i rëndësishëm në fushën e të drejtave të njeriut e në këtë aspekt mund të nxjerrim në pah dhe analizojmë dispozitat thelbësore të saj. Më konkretisht, Karta Kombeve të Bashkuara përmban disa dispozita të të drejtave të njeriut, si paragrafin e dytë të Preambulës, neni 1 (3), Neni 13 (1) b, neni 55 dhe neni 56, të cilat deklarojnë të gjitha anën pragmatike të tyre, duke bërë thirrje për më shumë respekt dhe zbatim të të drejtave të njeriut. Në vazhdim, neni 55 (c) dhe 56 parashikon se “Kombet e Bashkuara do të promovojnë respektin universal, respektimin e të drejtave të njeriut” dhe se “të gjithë anëtarët zotohen që të marrin veprime të përbashkëta dhe të ndara në bashkëpunim me Organizatën për arritjen e qëllimeve të përcaktuara në nenin 55”65

Kur flitet për ligjin e të drejtave të njeriut, roli i “ligjeve të buta” (soft laws) nuk duhet të nënvlerësohet, pasi ligjet e buta përfshijnë: standardet e miratuara, deklaratat e përbashkëta, deklaratat politike me qëllimet e mira, dhe rezolutat në lidhje me të drejtat e njeriut të cilat nuk përmbajnë norma ligjërisht detyruese.66 Pra, edhe pse këto akte nuk janë ligjërisht të detyrueshme, ato luajnë role të rëndësishme në fushën e të drejtave të njeriut, sepse përfaqësojnë qëndrimet e përbashkëta mbi një çështje të caktuar, në këtë rast të të drejtave të njeriut. Një shembull tipik i ligjeve të buta është Deklarata e të Drejtave të Njeriut e miratuar

                                                       63 Ibid. p. 608. 64 Konventa hyri në fuqi më 27 janar 1980 dhe jo më pak se 105 vende janë bërë palë. Për më shumë në këtë çështje shih vep. e cit te Ian Brownlie, f/p. 607-638. 65 Charter of United Nations at http://www.un.org/en/documents/charter/. Accessed on Feb. 25, 2013. 66 Kenneth W. Abbott and Duncan Snidal, “Hard and Soft Law in International Governance”, International Organization 54, 3, Summer 2000, p. 421–456, in particular p. 435-35.

Page 33: TEMA E DOKTORATURES MBROJTJA KUSHTETUESE E TË …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/...4 shteti demokratik, që bazohet dhe respekton vlerat më të mira të demokracisë,

 

31  

nga Asambleja e Përgjithshme më 10 dhjetor 1948, e cila nuk ka efekt detyrues, por ka shërbyer si themel për shumë traktate të tilla si të Konventa Ndërkombëtar mbi të Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore dhe Konventën Ndërkombëtare mbi të Drejtat Civile dhe Politike, e cila shprehimisht thekson, se “posedojnë forcë morale dhe politike”.67

Prandaj mund të thuhet se bazë për trajtimin e të të drejtave të njeriut është Karta e OKB-se, e cila përmes interpretimit të neneve të saj ka shërbyer si një pikënisje e zhvillimit të sistemit të së drejtës ndërkombëtare. Këtu mund të konstatojmë sërish se si një ligj i butë ka prodhuar ligje të detyrueshme të tilla si “Bill of Rights” – Karta e të Drejtave. Përveç Kartës së të Drejtave të Njeriut, një numër i konsiderueshëm instrumentesh të tjera ndërkombëtare janë miratuar nën kujdesin e OKB-së dhe Agjencive të tjera ndërkombëtare, dhe si rrjedhojë ato shërbejnë si burime të drejtave të njeriut. Në literaturën juridike dhe në praktikë ato grupohen në:

I. Konventa që trajtojnë të drejta të caktuara, ndër të tjera (inter alia):

Konventa për Parandalimin dhe Ndëshkimin e Krimit të Gjenocidit, (1948); Organizata Ndërkombëtare e Punës, ILO nr.98 në lidhje me të drejtën e organizimit kolektiv dhe të negociuar (1949); Konventa kundër Torturës dhe Trajtimeve të tjera Mizore, Ç’njerëzore ose Poshtëruese, (1984); Konventa Ndërkombëtare për Mbrojtjen e të Gjithë Personave nga Zhdukja (2006).

II. Konventat që kanë të bëjnë me kategori të caktuara të personave që mund të kenë nevojë për mbrojtje të posaçme, ndër të tjera (inter alia):

Konventa në lidhje me Statusin e Refugjatëve, (1951 dhe Protokolli 1976); Konventa mbi të Drejtat e Fëmijës, (1989); Protokolli Fakultativ për Konventën mbi të Drejtat e Fëmijës mbi përfshirjen e fëmijëve në konflikte të armatosura, (2000); Protokolli Fakultativ për Konventën mbi të Drejtat e Fëmijës mbi shitjen e fëmijëve, prostitucionin dhe pornografinë e fëmijëve, (2000); Organizata Ndërkombëtare e Punës, ILO nr. 169 në lidhje me njerëzit vendas dhe fisnorë në Shtetet e Pavarura, (1989); Konventa Ndërkombëtare për Mbrojtjen e të Drejtave të të Gjithë Punëtorëve Emigrantë dhe anëtarët e Familjeve të Tyre, (1990); Konventa mbi të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara, (2006).

III. Konventat që parashikojnë eliminimin e diskriminimit:

ILO 111 Diskriminimi në lidhje me Punësimin dhe Profesionin, (1958); Konventa UNESCO kundër Diskriminimit në Arsim, (1960); Konventa Ndërkombëtare mbi Eliminimin e të Gjitha Formave të Diskriminimit Racor, (1965); Konventa Ndërkombëtare për Ndalimin

                                                       67 Në lidhje me këtë pike shih Cassese A., International Law in a Divided World, (Clarendon Press, Oxford University Press edition, Oxford, 1986), p. 299.

Page 34: TEMA E DOKTORATURES MBROJTJA KUSHTETUESE E TË …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/...4 shteti demokratik, që bazohet dhe respekton vlerat më të mira të demokracisë,

 

32  

dhe Dënimin e Krimit të Aparteidit, (1973); Konventa për Eliminimin e të Gjitha Formave të Diskriminimit ndaj Grave, (1979) dhe Protokolli Opcional i saj (2000).68

Ndërsa në lidhje me burimet e të drejtave në rang rajonal, që janë miratuar në kontinente të ndryshme si Amerika Latine, Afrika dhe Azia, mund tu referohemi atyre që janë cituar në pjesën e vështrimit të përgjithshëm. Konventat që zbatohen në Evropë, ndër më të njohurat janë: KEDNj (1950), e plotësuar nga Karta Sociale Evropiane në vitin 1961; Konventa Evropiane për Parandalimin e Torturës dhe Trajtimit Ç’njerëzor ose Degradues apo Ndëshkimit, (1987) dhe Konventa për Pakicat Kombëtare, (1994).

Këto janë dokumentet bazë dhe më të rëndësishme, që trajtojnë të drejtat e njeriut dhe janë burimi i parë i këtyre të drejtave.

 

1.5.2 Zakoni – burim ndërkombëtar i së drejtës ndërkombëtare

 Zakoni si burim i të drejtës ndërkombëtare, konsiderohet burim tjetër i të drejtave të

njeriut, dhe paraqet praktikën e përbashkët të konsoliduar nga disa precedentë. Edhe në teori ka shumë polemika rreth faktit nëse zakoni luan rol në të drejtat e njeriut. Studiues të shumtë kanë komentuar rreth çështjes nëse zakoni është një burim i së drejtës ndërkombëtare, por, në përputhje me nenin 38 të Statutit të GJND-së, zakonit i akordohen elementet e duhura dhe në dispozitën 38–b “zakoni ndërkombëtar konsiderohet provë e praktikës së përgjithshme e pranuar si ligj”.69 Kështu që pyetja kryesore për këtë diskutim është nëse të drejtat e njeriut janë pjesë e së drejtës ndërkombëtare zakonore?

E drejta zakonore ndërkombëtare luan një rol vendimtar në aktet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. Në mënyrë që të aplikohet e drejta ndërkombëtare zakonore, duhet të përfaqësojë një konsensus të gjerë në aspektin e përmbajtjes dhe zbatueshmërisë, me qëllim që të përçojë idenë se kjo praktikë është e detyrueshme (opinio juris et necessitatis).70 Ligji zakonor është i detyrueshëm për të gjithë shtetet (me përjashtim të atyre që mund të ketë kundërshtuar atë, gjatë fazës së formimit të tij). Sipas kuptimit më klasik, e drejta zakonore ndërkombëtare është një grup normash ligjore, kryesisht të pashkruara, që zhvillohen me kalimin e kohës përmes praktikave dhe veprimeve të shteteve.71 Ajo që është e përgjithshme dhe vlen për çdo të drejtë zakonore, është fakti se për tu konsideruar një normë e drejtë

                                                       68 Për më shumë detaje shih Human Rights Instruments, < http://www.humanrights.is/the-human-rights-project/humanrigh tscases andmaterials /humanrightsconceptsideasandfora/Humanrightsfora /theunitednations/ >, accessed on February 14, 2013. 69 Statute of the International Court of Justice, art./neni 38.b. 70 Iclandic Human Rights Center at http://www.humanrights.is/the-human-rights-project/humanrightscasesandmaterials/humanrightsconceptsideasandfora/theconceptsofhumanrightsanintroduction/souscesofinternationallaw/. 71 Brian D. Lepard, “Towards A New Theory of Customary Human Rights Law”, Abstarct, ASIL; Për me shumë shih: Bruno Simma and Philip Alston, “The Sources of Human Rights Law: Custom, Jus Cogens, and General Principles,” Australian Yearbook of International Law 12 (1988-1989): 82-107.

Page 35: TEMA E DOKTORATURES MBROJTJA KUSHTETUESE E TË …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/...4 shteti demokratik, që bazohet dhe respekton vlerat më të mira të demokracisë,

 

33  

zakonore, duhet të ketë një përsëritje, e në rastin e të drejtës ndërkombëtare, veçanërisht kur lidhet me të drejta dhe liri themelore, domosdoshmërish duhet “praktikë e qëndrueshme ose e vazhdueshme shtetërore”. Elementi tjetër i cili duhet të jetë element komulativ, është se shtetet duhet të jenë të bindur për këtë praktikë, ta përsërisin atë, dhe të angazhohen në këtë drejtim për ta bërë atë të qëndrueshme. Shtetet duhet të respektojnë praktikën, duhet të ndjekin atë për shkak të njerëzores, për shkak të humanitetit, por edhe në shenjë të reciprocitetit dhe përshtatshmërisë së politikave shtetërore. Bazuar në parashikimin e statusit të GJND-së, zakonit tradicionalisht përfshin dy elemente: praktika e përgjithshme (një element objektiv) dhe mendimi juris sive necessitatis (elementi subjektiv), që është përshtypja se “shtetet ndjekin praktikën nga ndjenja e detyrimit ligjor”.72

Natyrisht që diskutimi ynë do të fokusohet në aspektet e natyrës komplekse të së drejtës zakonore që lidhet me të drejtat e njeriut. Një nga karakteristikat më të rëndësishme të së drejtës zakonore ndërkombëtare është se ligji zakonor mund të aplikohet në juridiksionin universal ose në zbatimin e tij të detyrueshëm, e në këtë rast çdo shtetas duhet t’i nënshtrohet pretendimeve ekstra-territoriale në gjykatat e shtetit të tij sipas ligjit ndërkombëtar, që në fakt është klasa e së drejtës ndërkombëtare zakonore ius cogens.73 Normat urdhëruese të drejtës së përgjithshme ndërkombëtare, të cilat janë të njohura dhe pranuara nga komuniteti ndërkombëtar, si një tërësi, janë normat ius cogens. Edhe me Konventën e Vjenës mbi të Drejtën e Traktateve (VCLT), çdo traktat i cili bie ndesh me një normë të prerë është e pavlefshme.

Një pikëpamje tjetër interesante, është trajtuar nga Schachter,74 sipas të cilit duhet sugjeruar se janë të parëndësishme kriteret tradicionale për përcaktimin e detyrimeve të të drejtave të njeriut që kanë arritur statusin e së drejtës zakonore. Kriteri është se “praktika” dhe “opinion juris” lidhur me të drejtat e njeriut kanë qenë të diskutuara në forumet ndërkombëtare, dhe ato janë vetëm çështje diskutimi në nivel të OKB-së, dhe si të tilla mund të burojnë brenda kuadrit të zakonit ndërkombëtar. Sipas kësaj pikëpamje, çështjet e të drejtave të njeriut të diskutuara në nivel kombëtar nuk mund të konsiderohen se kanë arritur statusin dhe shkallën e së drejtës zakonore ndërkombëtare. “Nuk është e mjaftueshme që të pohohet se një normë e zakonshme ka arritur status ndërkombëtar, por thelbësor është fakti

                                                       72 Michele Maria Porcelluzzi, “Chapter One�The sources of International Human Rights Law and their application in the United States of America”, Bocconi University – Department of Law; Duke University – School of Law, October 22, 2010 p. 11. Electronic copy available <at: http://ssrn.com/abstract=1809937>; Në lidhje me të Drejtën Ndërkombëtare zakonore dhe marrëdhëniet e saj me të drejtat ndërkombëtare të njeriut, shih, p.sh, Simma B. and Alston P., The Sources of Human Rights Law: Custom, Jus Cogens, General Principles, Austr. Y.B.I.L., vol. 12,( 1992). 73 M.S. McDougal et al., “Human Rights and World Public Order,” Principles of Content and Procedure for Clarifying General Community Policies." Va. J. Int'l L. 14 (1973): 387. p. 272; Orakhelashvili A., Peremptory Norms in International Law, (Oxford University Press, Oxford, 2006); Linderfalk U., The effects of Jus Cogens norms: Whoever Opened Pandora’s Box, Did you ever think about the consequences?, The European Journal of International Law, Vol. 18 No.5, 853-871 (2007). 74 Oscar Schachter, International Law in Theory and Practice, (Kluwer Academic Publishers 1991) (1982-V), p. 338.

Page 36: TEMA E DOKTORATURES MBROJTJA KUSHTETUESE E TË …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/...4 shteti demokratik, që bazohet dhe respekton vlerat më të mira të demokracisë,

 

34  

nëse ekziston një bindje e përgjithshme se sjellja e veçantë është e ligjshme.”75 Akt-gjykimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, në rastin e North Sea Continental Shelf,76 në mënyrën më të mirë përshkruese, thekson se cilat janë kushtet apo elementet themelore të ekzistencës të së drejtës ndërkombëtare zakonore, dhe që konsiderohen se janë jo vetëm kalimi i kohës dhe përsëritja, por interesimi i shteteve për uniformitet të dispozitës, nevoja për besim, ekzistenca e një elementi subjektiv e nënkuptuar si “opinio juris sive necessitatis” – pra besimi që një veprim të përbëjë detyrim ligjor, dhe jo vetëm përsëritja e vazhdueshme, sepse ajo nuk është në vetvete e mjaftueshme. Përveç këtij vendimi, sipas asaj që përmban Komentari i Statutit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, në të janë shqyrtuar edhe format e tjera të përcaktimit të ekzistencës së praktikës zakonore si aktet administrative apo qëndrimet, në veçanti në fushën e mbrojtjes diplomatike, aktet e gjyqësorit, traktatet. Përgjithësisht mund të themi se vendimet e gjykatave renditen si më tipike për të krijuar të drejtën ndërkombëtare zakonore. Nuk mund të përjashtohen nga renditja referencat e vazhdueshme të Deklaratës Universale për të drejtat e njeriut, pasi aty mbështeten pretendimet se disa të drejta dhe liri themelore kanë cilësinë e rregullave zakonore. Ka edhe përkrahës të pikëpamjeve se Deklarata Universale është dokumenti që përmban rregullat ose normat “jus cogens”.77 Padyshim se lidhur me konceptet e së drejtës zakonore, edhe brenda vetë sferës së të drejtave të njeriut, mund të ketë dallime të nuancave të dukshme, por gjithsesi mbetet e qartë se të drejtat dhe liritë themelore që i përkasin të drejtës ndërkombëtare, janë të detyrueshme për të gjitha shtetet, pavarësisht faktit nëse ato i kanë ratifikuar konventat përkatëse.

Përmbledhje:

Lidhur me konceptin dhe rëndësinë e të drejtave të njeriut, pa diskutim mund të theksojmë se ato janë të pacënueshme, të pandashme, të patjetërsueshme, pra lidhen me vetë natyrën njerëzore. Rrjedhimisht kur është folur rreth konceptimit dhe përkufizimit të të drejtave në njeriut, kemi trajtuar qasjen teorike, të shtruar nga kënde të ndryshme në përpjekje për t’i diskutuar ato që nga kohërat antike dhe deri më sot. Emëruesi i përbashkët i të gjitha pikëpamjeve nga periudha të ndryshme është se të drejtat dhe liritë themelore janë shumë të çmuara. Ato janë diskutuar në dimensionin e evoluimit të tyre, nga qasja filozofike, por dhe nga ajo normative dhe ligjore. Prandaj, kjo pjesë ka përfshirë:

                                                       75 Ibid. 76 ICJ, North Sea Continental Shelf , ICJ Reports, 1969, para 74 and 77; ICJ, Military and Paramilitary Activities in and against Nicaragua (Nicaragua v. US). Merits,�ICJ Reports, 1986, para. 99-100. Shih po ashtu Vojin Dimitrijevic, “Customary Law as an Instrument for the Protection of Human Rights”, (2006 by ISPI (Istituto per gli Studi di Politica Internazionale), p. 1-5. 77 Shih për shembull McDougal, M. S., Lasswell, H. D., & Chen, L. C. Human rights and world public order: the basic policies of an international law of human dignity (p. 69). New Haven, CT: Yale University Press (1980) faculty Scholarship Series. Paper 2567., p. 272; Orakhelashvili A., Peremptory Norms in International Law, (Oxford University Press, Oxford, 2006); Linderfalk U., The effects of Jus Cogens norms: Whoever Opened Pandora’s Box, Did you ever think about the consequences?, The European Journal of International Law, Vol. 18 No.5, 853-871 (2007).

Page 37: TEMA E DOKTORATURES MBROJTJA KUSHTETUESE E TË …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/...4 shteti demokratik, që bazohet dhe respekton vlerat më të mira të demokracisë,

 

35  

- Evolucionin kronologjik të të drejtave të njeriut, me reflektimin e të drejtave natyrore zhvilluar nga Aristoteli; teorisë natyrore e cila shërbeu si një platformë e diskutimeve në lidhje më të drejtat e njeriut, si dhe teorisë pozitiviste dhe asaj të drejtësisë.

- Institucionalizimin e të drejtave të njeriut dhe dokumentet normative, të cilat kishin edhe elementet e para të mbrojtjes së të drejtave njerëzore, dhe

- Traktatet - konventat ndërkombëtare, si dhe e drejta zakonore, të cilat janë burimet themelore të të drejtave të njeriut.

Page 38: TEMA E DOKTORATURES MBROJTJA KUSHTETUESE E TË …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/...4 shteti demokratik, që bazohet dhe respekton vlerat më të mira të demokracisë,

 

36  

2. PJESA E DYTË - Konstitucionalizmi dhe ndërkombëtarizimi i të drejtave të njeriut

2.1 Historiku i Konstitucionalizmit

 Nocionet “kushtetuta ndërkombëtare” dhe “konstitucionalizmi ndërkombëtar”, në vitet

e fundit kanë përfshirje të vazhdueshme në fjalorin e literaturës akademike si dhe në interpretime të ndryshme politike.78 Konstitucionalizmi si proces, gjatë periudhës së zhvillimit të tij, jo vetëm që ka nxjerrë në pah terminologjinë e përdorimit të disa shprehjeve të reja, por njëkohësisht ka vënë në pah lidhjen e ngushtë të të drejtave të njeriut me të drejtën ndërkombëtare. Përdorimi i termit konstitucionalizëm, ose siç e thotë De Wet: “gjuha e konstitucionalizmit”, po gjen shtrirje gjithnjë e më të madhe në të drejtën ndërkombëtare, paralelisht me tendencën e zhvendosjes së vendimmarrjes nga një shtet tek aktorët ndërkombëtarë, qofshin ata të një natyre rajonale dhe funksionale.79

Në të vërtetë, KEDNj, e miratuar në vitin 1950, është prëkufizuar nga Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut si një: “dokument kushtetues i rendit publik evropian” për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, për shkak se ajo konsiderohet më shumë si një traktat ndërmjet shteteve sovrane,80 ndërsa disa të tjerë e kanë quajtur atë si një “kushtetutë të pjesshme”.81 Konstitucionalizmi i të drejtës ndërkombëtare njeh formulime të ndryshme të gjuhës kushtetuese, për të bërë të mundur dallimin e konventave të cilat themelojnë Organizata të përhershme ndërkombëtare nga format e tjera të Konventave ndërkombëtare. Për shembull, fjala kushtetutë e përdorur si: “Kushtetuta e Organizatës Botërore të Shëndetësisë” apo “Kushtetuta e Organizatës Ndërkombëtare të Punës”’ është një sinonim për termin që neni 5 i Konventës së Vjenës për të Drejtën e Traktateve e quan “instrument kushtetues”.82 Nga ana tjetër mund t’i referohemi edhe Wolfgang Friedmann, i cili përkufizon ligjin ndërkombëtar kushtetues si fushë e studimit krahasues të “kushtetutave” të organizatave ndërkombëtare.83

Duke patur parasysh që konstitucionalizmi në disa raste përfaqësonte qëllime më ambicioze, Presidenti i SHBA-së Harry S. Truman e krahasoi Kartën e Organizatës së                                                        78 Bardo Fassbender, “We the Peoples of United Nations Constituent Power and Constitutional Form in International Law”, in The Paradox of Constitutionalism, ed Martin Loughlin and Neil Walker (Oxford University Press , New Yourk, 2007), p. 270. 79 Shih p.sh., E. De Wet, “The International Constitutional Order” (2006) 55 ICLQ 51-76. 80 Shih Rastet Loizidou v. Turkey, Preliminary Objections, 23 March 1995, 1995 ECHR, Ser. A., No. 310, para. 75, dhe Bosphorus v. Ireland, Case 45036/98 (2005) ECHR 440, 30 June 2005. 81 Anneli Albi, “Introduction: The European Constitution and National Constitutions in the Context of ‘Post-national Constitutionalism” in David O’ Keeffe (editor in Chief), The European Constitution and National Constitutions-Ratification and Beyond (Kluwer Law International, 2007), p. 3. 82 Shih Bardo Fassbender citing H.G. Schermers, “International Organizations”, in M. Bedjaoui (ed), International Law: Achievements and Prospects (Dordrecht: Njihoff, 1991), 67, p. 68. 83 Wolfgang Friedmann, The Changing Sturcture of International Law, (London: Stevens, 1964), p. 153.

Page 39: TEMA E DOKTORATURES MBROJTJA KUSHTETUESE E TË …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/...4 shteti demokratik, që bazohet dhe respekton vlerat më të mira të demokracisë,

 

37  

Kombeve të Bashkuara në të njëjtin nivel si kushtetutat e zakonshme, që zhvillohen dhe zgjerohen me kalimin e kohës.84 Ndërsa gjuha-termat e përdorur në Kartën e OKB-së, (“Kushtetutë” dhe “kushtetuese”) u përdorën për të mbështetur metodën e interpretimit të Kartës, për të orientuar synimet dhe qëllimet e OKB-së, si dhe ndërveprimin e tyre më të gjitha ndryshimet e kontekstit global. Termave “kushtetutë” dhe “kushtetuese” herë pas here iu referuan edhe anëtarët e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (ICJ).85 Veç kësaj, fjala kushtetutë i është referuar edhe nocionit - simbol i një forme më të lartë politike dhe unitetit në sferën ndërkombëtare. Pra, është fjala për draft kushtetutën e vitit 1918 të Lidhjes së Kombeve, që Liga e propozoi, se: “duhet të jetë një komunitet më i lartë i popujve të bashkuar së bashku për ruajtjen e paqes dhe mirëqenies së tyre të përbashkët”.86 Një gjithëpërfshirje e këtyre termave është analizuar në mënyrë të saktë nga Shabtai Rosenne, i cili thekson se: “shkollat dhe gjyqtarët që avancojnë teorinë konstitucionaliste kanë dalluar konceptualisht instrumentet përbërëse të organizatave ndërqeveritare nga pjesa më e madhe e traktateve shumëpalëshe, në veçanti në lidhje me interpretimin e tyre, marrjes dhe humbjes së anëtarësimit, rezervimit dhe plotësimit”.87 Ndryshe nga ky autor, të tjerë shkuan edhe më tej duke pohuar se nuk ka asnjë arsye që termi “kushtetutë” të rezervohet për ligjin suprem të një shteti sovran të përbërë nga një fuqi kushtetuese - “pouvoir constituant”, dhe ky pohim tashmë vetëm se është ilustruar me faktin se shtetet federale të tilla, si Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara, i njohin kushtetutat nënkombëtare në kuadër të sistemit të tyre federal. 88 Edhe ish Republika Jugosllave, kishte sistem federal të organizimit shtetëror dhe secila njësi federale ishte element konstituiv i federalizmit jugosllav. Kushtetuta e vitit 1974, e ish Republikës Federative të Jugosllavisë, kishte gjashtë njësi republikane dhe dy njësi krahinore, dhe secila Republikë dhe Krahinë autonome kishte Kushtetutën e vet, ndërsa bazë ose supremacinë e kishte Kushtetuta Federale. Në kuadër të kësaj Federate shteti i sotëm i Kosovës, ishte njësi autonome e Federatës Jugosllave, dhe kishte Kushtetutën e vet që vlente vetëm për Krahinën Socialiste Autonome të Kosovës.

Në fakt, edhe arkitektura kushtetuese brenda Bashkimit Evropian ka sfiduar nocionin klasik se një shtet mund të ekzistojë edhe pa elementin kryesor të kushtetutës, në këtë rast të popullit – “demos”.89 Në praktikë funksionaliteti i Bashkimit Evropian është më shumë si rezultat i konkurrencës ndërmjet shteteve, duke zbatuar një politik të gjerë në formën e vlerave

                                                       84 Shih President H.S. Truman, “Speech on June 26, 1945” in United Nation Information Organizations (eds), Documents of the United Nations Conference on International Organization (New Yourk, 1945), vol. I, 680. 85 Bardo Fassbender, “We the Peoples of United Nations Constituent Power and Constitutional Form in International Law”, in The Paradox of Constitutionalism, ed Martin Laughlin and Neil Walker (Oxford University Press , New York, 2007), p. 271. 86 Ibid. p. 272. 87 Bardo Fassbender, “We the Peoples of United Nations Constituent Power and Constitutional Form in International Law”, citing S. Rosenne, Developments in the Law of Treaties 1945-1986 (Cambridge: Cambridge University Press, 1989), 181-258. 88 E De Wet (2007), p. 3, duke cituar Beutler Das Staatsbild; Riegler Konflikte zwischen Grundgesetz und Länderverfassungen; �Maddex State Constitutons. 89 Ibid.

Page 40: TEMA E DOKTORATURES MBROJTJA KUSHTETUESE E TË …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/...4 shteti demokratik, që bazohet dhe respekton vlerat më të mira të demokracisë,

 

38  

të përbashkëta rreth organizimit politik.90 Pra, sipas mendimit tonë po parashikohet bashkëjetesa e sistemit juridik kombëtar kushtetues brenda një rendi supranacional kushtetues, në formë të Bashkimit Evropian.

 

2.2 Konstitucionalizmi i të drejtave të njeriut

Idetë më përparimtare dhe më progresive, mbi bazën e të cilave në përgjithësi u vunë themelet e konstitucionalizmit, por edhe të konstitucionalizmit të të drejtave të njeriut, pa asnjë hamendje dhe pa asnjë dyshim, i gjejmë te juristi i shquar austriak, Hans Kelzen, i cili trajtoi “filozofinë ligjore” dhe të drejtën ndërkombëtare, ndërsa vepra e tij e famshme “The Pure Theory of Law” ngelet një pikë referimi praktik për ndërtimin e jurisprudencës kushtetuese. Kelzen gjithashtu përpunoi doktrinën e rishikimit kushtetues, dhe sipas tij, “ishte e nevojshme të ndërtohej një sistem në të cilin kontrolli kushtetues duhet t’i besohej një organi të centralizuar jashtë strukturës së sistemit gjyqësor të zakoneshëm”.91

Në procesin e konstitucionalizmit të të drejtave të njeriut, me ndikim kanë qenë politikat e jashtme qeveritare të shteteve, si dhe organizatat ndërkombëtare joqeveritare, misionet e ndryshme të themeluara enkas për të mbështetur dhe promovuar parimet e të drejtave të njeriut. Kjo përfshirje erdhi si rezultat se shkeljet e të drejtave të njeriut, sidomos gjatë luftës së Dytë Botërore, kërkonin domosdoshmërisht krijimin e sistemeve juridike të brendshme të cilat siguronin të drejtat, si dhe funksionalizimin e të drejtës ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. Mbrojtja kushtetuese e të drejtave të njeriut brenda një shteti është shumë e ngjashme me sistemin ndërkombëtar të mbrojtjes të të drejtave të njeriut, ndonëse funksioni tejet themelor i këtyre dy sistemeve është përcaktimi i kufijve që mund të vendosin shtetet për qytetarin e vet brenda sistemit dhe juridiksionit të tyre. Në këtë kuadër, mund të themi se këto janë dy sisteme të cilat veprojnë krah për krah, me qëllimin e vetëm dhe unik të mbrojtjes së të drejtave të njeriut. Këto dy sisteme respektive janë: sistemi kushtetues i brendshëm, që bazohet në Kushtetutë ose në ligjin kushtetues, si dhe sistemi ndërkombëtar, që bazohet në të drejtën ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. Funksionaliteti i këtyre sistemeve shërben si një barometër kontrolli për veprimet e njëri-tjetrit, ose me fjalë të tjera, funksioni i njërit sistem është për të korrigjuar, sugjeruar dhe përmirësuar sistemin tjetër.

Specifikat e konstitucionalizimit në Evropë kishin filluar vetëm rreth viteve të 70-ta, edhe pse krijimi i Bashkimit Europian filloi në vitin 1950. 92 Në fillimet e viteve të 70-ta, edhe

                                                       90 Walker N, “Post-national Constitutionalism and the Problem of Translation”, p. 34 in Weiler JHH and Wind M (eds) European Constitutionalism beyond the State (Cambridge University Press Cambridge 2003). 91 Sadushi. Sokol, Drejtësia Kushtetuse në zhvillim - Trajtime teorike dhe të praktikës së gjykimit kushtetues, Tiranë, 2012, f. 79. 92 Frank Schimmelfennig and Guido Schwellnus, “The Constitutionalization of Human Rights in the European Union: Human Rights Case Studies and QCA Coding”, p. 1.

Page 41: TEMA E DOKTORATURES MBROJTJA KUSHTETUESE E TË …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/...4 shteti demokratik, që bazohet dhe respekton vlerat më të mira të demokracisë,

 

39  

pse nuk ishte mandatuar nga Traktatet, Gjykata Evropiane e Drejtësisë (ECJ), jo zyrtarisht, në raste të ndryshme me vendimet e saj krijoi një kompetencë mbi çështjet e të drejtave të njeriut, duke i deklaruar dhe proklamuar të drejtat e njeriut si një parim të përgjithshëm të Komunitetit Evropian, dhe për të cilat Gjykata ishte e detyruar t’i garantonte vetë këto parime juridike. Kjo gjykatë u referua mbi traditat e përbashkëta kushtetuese të të gjitha shteteve anëtare, si dhe instrumentat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut të ratifikuara nga shtetet anëtare.93 Ndërsa për herë të parë, parashikimi formal i të drejtave të njeriut - edhe pse vetëm deklarative në karakter - gjendet në preambulën e Aktit Unik Evropian, i cili deklaroi se Komuniteti është “i vendosur të punojnë së bashku për të promovuar demokracinë në bazë të të drejtave themelore të njohura në kushtetutat dhe ligjet e shteteve anëtare, në Konventën për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore të Njeriut dhe të Kartës sociale Evropiane, veçanërisht lirisë, barazisë dhe drejtësisë sociale”94.

Përsa i përket konstitutionalizimit nga perspektiva e Kartës së Kombeve të Bashkuara, në trajtimin e të drejtave të njeriut, kjo u reflektua me theksin e objektivit themelor të vetë organizatës ndërkombëtare. Thelbi parashikohej konkretisht në preambulë: për të shpëtuar brezat e ardhshëm nga luftërat dhe për të riafirmuar besimin në të drejtat themelore të njeriut, në dinjitetin dhe vlerën e personit të njeriut dhe në të drejtat e barabarta të burrave dhe grave”. Neni 1 i Kartës kategorikisht thekson se një nga qëllimet e Kombeve të Bashkuara ishte për të arritur bashkëpunimin ndërkombëtar në “promovimin dhe inkurajimin e respektit për të drejtat e njeriut dhe për liritë themelore për të gjithë, pa dallim nga raca, seksi, gjuha a feja”, pra duke mishëruar parimin e mosdiskriminimit.

Dhe jo vetëm kaq, konstitucionalizmi lidhet edhe me mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve në pakicë. Të drejtat e njeriut janë thelbësore për të mbrojtur të drejtat e minoriteteve nga vullneti i shumicës/mazhorancës dhe kur konstatohen raste të tilla, limitet e demokracisë qartësohen.95 Çështja është më se e qartë pasi të drejtat e njeriut kanë status kushtetues (reflektim i konstitucionalizmit) në sistemet e brendshme ligjore, e në kët ëkuadër gëzojnë këtë cilësi edhe në aspektin e të drejtës ndërkombëtare. Konstitucionalizimi i të drejtave të njeriut, është më se i rëndësishëm për vetë natyrën e një sistemi juridik të një vendi, por ka diskutime mbi mënyrën e ndërlidhjes së konstitucionalizmit dhe të drejtës ndërkombëtare.

                                                       93 For the establishment of Human Rights as general principles of Community law see Case 29/69 Stauder [1969] ECR 419; Case 11/70 Internationale Handelsgesellschaft [1970] ECR 1125 and Case 4/73 Nold [1974] ECR 491. Subsequently, the ECJ regularly referred to the ECHR as the basic European human rights document (see e.g. Case 36/75 Rutili [1975] ECR 1219). Betten and Grief 1998: 56-59; Dehousse 1998: 64. 94 Single European Act, Preamble, OJ L 169, 29. 6. 1987. http://europa.eu.int/abc/obj/treaties/en/entr14a.htm#42, Accessed on March 11, 2013. 95 F. 211, 212, Michael Longo.(2006). Constitutionlising Europe, Proces and Practices, Great Britain by MPG Books Ltd. Bodmin, Cornwall. Sipas observimeve të Bogdanor, Kushtetuta duhet të jetë në gjendje të akomodon ndryshimet sociale dhe shtrirjes/ bashkimit të forcave politike. Sipas tij, demokracia duhet të shihet jo si formë e organizimit që duhet të arrihet, ose si dicka që duhet arritur realisht, por si koncept i kapacitetit qeveritar për të përmirësuar në vazhdimësi të drejtat civile të njeriut.

Page 42: TEMA E DOKTORATURES MBROJTJA KUSHTETUESE E TË …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/...4 shteti demokratik, që bazohet dhe respekton vlerat më të mira të demokracisë,

 

40  

 

2.3 Ndikimi i të drejtës kombëtare në të drejtat ndërkombëtare të njeriut

 Sistemet kombëtare kushtetuese ofrojnë një larmi të zbatimit të të drejtave

ndërkombëtare të njeriut. Disa kushtetuta i vendosin normat e të drejtave të njeriut, të cilat gjenden në traktate, në të njëjtin nivel të të drejtave të cilat gjenden në kushtetutën e një vendi, madje edhe i konsiderojnë superiore ndaj rendit kushtetues. Për shembull, klauzola e Kushtetutës amerikane shprehimisht u jep përparësi traktateve mbi kushtetutat dhe ligjet e shteteve të ndryshme në SHBA.96 Edhe shtetet e tjera shprehimisht u referohen dhe vendosin burime të së drejtës ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, si dhe udhëzime në interpretimin e normave të brendshme kushtetuese. Edhe pa udhëzime të tilla, gjykata kushtetuese mund të marrë në konsideratë me vullnetin e saj interpretimet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, gjatë një interpretimi të një të drejte kushtetuese. Disa gjykata kushtetuese miratojnë këtë metodë, si pjesë e një strategjie të qëllimshme të koordinimit institucional me regjimin ndërkombëtar, për forcimin e të dyja sistemeve në mënyrë të ndërsjellët. Ndërsa për gjykatat kushtetuese, të cilat nuk bëjnë pjesë në asnjërën prej kategorive të mësipërme, duhet aplikuar një standard minimal zbatimi për të trajtuar interpretimet ndërkombëtare si një burim relevant i njohur për çështjet e të drejtave të njeriut që shqyrtojnë ata.97

Disa kushtetuta nuk i konsiderojnë traktatet si akte supreme mbi ligjet vendore, megjithatë në përputhje me traktatet, adoptojnë dhe nxjerrin dispozita të veçanta për të drejtat e njeriut. Për shembull, Kushtetuta Çeke e vitit 1992 i parashikoi superiore mbi legjislacionin e vendit të gjitha traktatet për të drejtat e njeriut dhe liritë themelore të njeriut të ratifikuara nga Republika Çeke.98 Në mënyrë të ngjashme në vitin 1994, Suedia miratoi një amendament kushtetues që parashikoi miratimin e ligjeve në përputhje me Konventën Evropiane.99

Një metodë tjetër për vendosjen e të drejtave ndërkombëtare të njeriut në kuadër të sistemit të brendshëm kushtetues është që përmes një dispozite kushtetuese të udhëzohet që të drejtat kushtetuese të interpretohen në përputhje me të drejtat respektive ndërkombëtare të njeriut.100 Kushtetuta spanjolle e vitit 1978 parashikon një model të tillë, ku thekson se, “Normat e të drejtave dhe lirive themelore të cilat janë të njohura nga Kushtetuta, do të interpretohen në përputhje me Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut dhe traktatet dhe

                                                       96 United Nation Convention, art. VI, cl. 2. 97 Gerald L. Neuman, “Human Rights…” e cit. p. 15. 98 Ústavni zákon Ceshé republiky [Ústava CR] art. 10 (Czech Rep.); see Eric Stein, “International Law in Internal Law: Toward Internationalization of Central-Eastern European Constitutions”, 88 Am. J. Int'l L. 427, 435 (1994). 99 Shih Regeringsformen ch. 2, art. 23 (Swed.) ("Asnjë akt i ligjit ose dispozitë tjetër nuk mund të miratohen nëse bie ndesh më obligimet e marra nga Suedia në bazë të Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore.") 100 Gerald L. Neuman, “Human Rights…” p. 17.

Page 43: TEMA E DOKTORATURES MBROJTJA KUSHTETUESE E TË …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/...4 shteti demokratik, që bazohet dhe respekton vlerat më të mira të demokracisë,

 

41  

marrëveshjet ndërkombëtare për këto çështje të ratifikuara nga Spanja”101. Këtë model e ka përfshirë ndër të tjera edhe Kushtetuta e Kosovës.

Pra, ky referim i domosdoshëm, për të marrë në konsideratë interpretimet ndërkombëtare gjatë interpretimit të një të drejte kushtetuese, dëshmon qartë për ndikimin e normave ndërkombëtare të drejtave të njeriut. Kjo minimizon edhe kritikat e autorëve të ndryshëm përsa i takon referimit të së drejtës ndërkombëtare me përparësi ndaj akteve juridike kombëtare. Domosdoshmëria për një pëlqim apo koordinim të tillë mund të vërehet në vendimin e Shkallës së Parë të Gjykatës Evropiane për të drejtat e njeriut, në rastin e Yusuf dhe Kadi në vitin 2005,102 ku mungesa e një procesi të drejtë – proces i rregullt ligjor (“due process”), ndikoi dhe çoi në rritjen e tensioneve ndërmjet normave themelore të të drejtave të njeriut dhe detyrimeve të tjera ndërkombëtare, si detyrimi për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare në periudhën pas shtatorit të vitit 2011.103

Për më tepër, vendimet në rastin Jusuf dhe Kadi ilustrojnë paaftësinë e subjekteve të veçuara juridike ndërkombëtare (OKB, BE, Shtetet Anëtare) për t’i zbatuar vetë detyrimet ndërkombëtare, të cilat kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut dhe sigurinë ndërkombëtare, në mënyrë që të sigurojnë një nivel minimal mbrojtje ligjore për individë të prekur. Përveç kësaj, ky rast është një ilustrim i qartë i rëndësisë së jashtëzakonshme dhe me efekte pozitive të drejtpërdrejta për individët, ndërsa për gjykatat është një sinjal që duhet vlerësuar dhe ndjekur për të ndryshuar qasjen në marrjen e vendimeve. Nga ana tjetër vendimmarrja e aktorëve ndërkombëtarë në këtë rast, vetëm sa theksoi më shumë nevojën se një kornizë ligjore supreme është e mundur vetëm në një sistem ku sistemet juridike, qofshin ato kombëtare apo rajonale (si për shembull Bashkimi Evropian-EU) dhe funksionale (si për shembull, Organizata Botërore Tregtare-WTO, Kombet e Bashkuara-UN), plotësojnë njëri - tjetrin në mënyrë që të formojnë një rend ndërkombëtar kushtetues.104

Përfundimisht mund të konkludohet së kohezioni i dy sistemeve, në njërën anë sistemi pozitiv i brendshëm për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe sistemi i të drejtës ndërkombëtare, krijon mundësitë, por ka edhe sfidat e veta. Regjimi i së drejtës ndërkombëtare për të drejtat e njeriut ka kapacitete të kufizuara për të zbatuar ndryshimet në sistemet e brendshme, nëse një ose më shumë dispozita të konventës (normat e të drejtës ndërkombëtare) nuk pranohen nga shteti, ose atëherë kur për ato norma nuk ka kompromis në sistemin juridik të shtetit përkatës. Prandaj, zbatimin i konventës mund të bëhet me përjashtimin e një rregulle të caktuar, kur shteti nuk pranon një normë ose shpreh rezerva nga zbatimi i një norme përkatëse të konventës ndërkombëtare. Megjithatë, të dy sistemet mund të

                                                       101 Constitución [C.E.] art. 10(2) (Spain). 102 Court of First Intance, EU Case Law, Case T-315/01, available at: http://www.eucaselaw.info/yusuf-and-kadi-2005/ , accessed 13 Febryary, 2013. 103 E De Wet, “The Emerging International Constitutional Order: the Implication of Hierachy of the International Law for the Coherence and Legitimacy of the International Decision-Making” PER/PELJ 2007(10) p. 2. 104 Ibid.

Page 44: TEMA E DOKTORATURES MBROJTJA KUSHTETUESE E TË …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/...4 shteti demokratik, që bazohet dhe respekton vlerat më të mira të demokracisë,

 

42  

bashkëpunojnë duke konsideruar seriozisht interpretimet e dispozitave normative të njëri-tjetrit, dhe të marrin në konsideratë kritikat reciproke me qëllimet konstruktive.

 

2.4 Fusha e veprimit të së drejtës ndërkombëtare dhe të së drejtës së brendshme

 Para se të elaborohet më thellësisht mbi dallimet kryesore dhe fushat e veprimet të dy

sistemeve operuese, është e vlefshme të parashtrohen disa fakte të rëndësishme rreth të drejtës ndërkombëtare dhe të drejtës së brendshme ose kombëtare. Në përgjithësi, shumica e ekspertëve dhe debateve juridike, si dhe praktikuesit në mbarë botën, ndajnë mendimin e njëjtë për identifikimin dhe rëndësinë e traktateve, zakoneve, vendimeve gjyqësore ndërkombëtare, organeve shtetërore dhe praktikave të tyre të arsyetimit të vendimmarrjes, si dhe argumenteve që së bashku përbëjnë bërthamën e ligjit ndërkombëtar.

Duke patur parasysh këto burime, në krahasim me ligjet e një sistemi të së drejtës së brendshme, e drejta ndërkombëtare duket e ndryshme dhe e mangët në secilën nga këto dimensione.105 Siç e dimë, e drejta ndërkombëtare nuk ka legjislaturë të centralizuar apo sistem hierarkik gjyqësor të autorizuar për të krijuar, rishikuar, ose specifikuar zbatimin e normave ligjore, dhe për rrjedhojë, “vuan” nga pasiguria, kontestimi dhe debati i vazhdueshëm politik. Kjo për shkak se në krahasim me sovranitetin shtetëror, e drejta ndërkombëtare është një sistem vullnetar, funksionimi i mirëfilltë i të cilit varet nga pëlqimi i shtetit. Pra vetëm atëherë kur shtetet janë pajtuar më normat e një traktati, detyrimet që burojnë nga ai traktat ose marrëveshje, duhet të zbatohen dhe respektohen nga shtetet. Kështu, në përgjithësi të drejtës ndërkombëtare i mungon pushteti detyrues për shtetet që nuk kanë dhënë pëlqimin për detyrimet që dalin nga një traktat i veçantë. Duke qene në këtë situatë, shtetet mund tu shmangen detyrimeve për shkak se sistemit juridik-ndërkombëtar i mungon një autoritet, që ngjan me pushtetin detyrues të një shteti, për zbatimin e normave juridike dhe detyrimeve, qoftë edhe më forcë, kundër shteteve që nuk i përmbushin detyrimet që burojnë nga një marrëveshje e caktuar. Këto karakteristika të sistemit juridiko-ndërkombëtar i kanë drejtuar realistët dhe skeptikët e tjerë të arrijnë në konkluzionin se, sikurse në formë ashtu edhe në funksion, ashtu siç është formatuar sistemi ndërkombëtar, e drejta ndërkombëtare është një fushë më pak cilësore,106 në krahasim me të drejtën e brendshme.

Komunitetit ndërkombëtar i mungon organizimi i një forme të shtetit, duke përfshirë një legjislaturë dhe gjyqësor, për të krijuar llojin e konsensusit rreth normave operative ligjore që mundësojnë këto institucione brenda shteteve. Sipas shumë skeptikëve të kësaj fushe, është pikërisht mungesa e këtyre elementeve që e kanë vënë në pikëpyetje efektivitetin e të drejtës ndërkombëtare. Praktikisht mungesa e mirëkuptimit koordinues për kuptimin e burimeve dhe                                                        105 Benedict Kingsbury, “The Internalitonal Legal Order”, IILJ Working Paper 2003/1�(History and Theory of International Law Series) (www .iilj.org), p. 4. 106 Jack Goldsmith dhe Daryl Levinson, “Law for States: International Law, Constitutional Law, Public Law”, p. 1793.

Page 45: TEMA E DOKTORATURES MBROJTJA KUSHTETUESE E TË …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/...4 shteti demokratik, që bazohet dhe respekton vlerat më të mira të demokracisë,

 

43  

interpretimin e duhur të normave ligjore ka qenë prej kohësh një arsye për skepticizëm rreth ligjit ndërkombëtar. Si rezultat, normat e të drejtës ndërkombëtare në shumë raste janë të debatueshme, të kontestuara, shpesh kontradiktore, apo të paqarta dhe të pakuptueshme, dhe janë objekt i shumë kërkesave për interpretim. Paaftësia e të drejtës ndërkombëtare për të zgjidhur këtë pasiguri ka ushqyer skepticizmin në lidhje me statusin e saj si ligj dhe në shumë raste nuk ka mundur të jetë efektive.107

Ndryshe nga e drejta ndërkombëtare, e drejta e brendshme ka qenë më pak objekt i dyshimeve të tilla. Konceptuar si kornizë gjithëpërfshirëse për të, dhe i pandashëm nga statutet, rregulloret, dhe rregullat e përbashkëta, përfshirë dhe ligjet, që përbëjnë sistemin e brendshëm ligjor, e drejta e brendshme qëndron në një pozicion më të favorshëm krahasuar me të drejtën ndërkombëtare brenda një sistemi ligjor.108 Në kontrast me efikasitetin e dyshimtë të së drejtës ndërkombëtare, e drejta kombëtare / e drejta kushtetuese supozohet në përgjithësi të shërbejë si një instrument kontrolli kuptimplotë për interesat e fuqishëm të qytetarëve, në rastet kur sjelljet e organeve ekzekutive ose organeve të tjera shtetërore janë të kundërligjshme. E drejta ndërkombëtare rregullon kryesisht marrëdhëniet ndërmjet shteteve, ndërsa e drejta kombëtare (ajo e brendshme/kushtetuese) parashikon kryesisht strukturën politike të një shteti të vetëm. Ashtu siç u theksua më lart, rregullat e së drejtës ndërkombëtare janë krijuar kryesisht nëpërmjet traktateve të miratuara nga shtetet ose nga praktika zakonore shtetërore, ndërsa rregullat e së drejtës kushtetuese janë krijuar kryesisht nga ratifikimi i një teksti autoritar apo konventave të miratuara si rezultat i diskutimeve politike, dhe që kanë arritur statusin normativ, si ligji më i lartë brenda shtetit.

Gjithsesi të dy sistemet kanë një strukturë të përbashkët të të drejtave. Kështu, në çdo sistem disa të drejta janë trajtuar si norma kategorikisht të zbatueshme apo të pakundërshtueshme, duke mos lejuar asnjë kufizim ose përjashtim.109 Në përgjithësi, janë këto ngjashmëri të përgjithshme që shpjegojnë referencën e të dy sistemeve në të tre instrumentet (Deklarata Universale, Konventa për të drejtat civile dhe politike, (në tekstin e mëtejmë ICCPR) dhe Konventa për të drejta ekonomike sociale dhe kulturore, përkatësisht “Bill of Rights”), dhe të cilat dëshmojnë për lidhjen e të drejtës kombëtare dhe ndërkombëtare, në përpjekjen e dy të drejtave apo sistemeve për mbrojtjen e të njëjtit objekt, d.m.th. “të drejtat themelore të individëve”.110

Ka momente të caktuara kur ligjet e brendshme nuk pajtohen me ligjet ndërkombëtare dhe anasjelltas. Në këto raste secili regjim kushtetues, qoftë ai ndërkombëtar apo kombëtar, pretendojnë të kenë shpjegime autoritative për të drejtat themelore të individëve. Por, siç do të diskutohet në vijim, sistemi kombëtar dhe ndërkombëtar, për të reduktuar dallimet në mes të

                                                       107 Ibid. p. 1803. 108 Ibid. p. 1793. 109 Stephen Gardbaum, “Human Rights as International Constitutional Rights”, EJIL (2008), Vol. 19 No. 4, 750–751. 110 Gerald L. Neuman, “Human Rights and Constitutional Rights: Harmony and Dissonance”, 55 Stanford L Rev 1863, May 2003. pp. 1863–1864.

Page 46: TEMA E DOKTORATURES MBROJTJA KUSHTETUESE E TË …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/...4 shteti demokratik, që bazohet dhe respekton vlerat më të mira të demokracisë,

 

44  

të drejtave kushtetuese dhe të drejtave ndërkombëtare të njeriut, aplikon një larmi të metodave ligjore. Disa prej këtyre metodave përfshijnë zbatimin e të drejtës ndërkombëtare të të drejtave të njeriut në të drejtat kushtetuese kombëtare, ndërsa një metodë tjetër përfshin zbatimin nga një sistem juridik kombëtar, në të drejtat ndërkombëtare të njeriut.111 Megjithatë, nisur nga një vështrim kritik, duhet të theksohet fakti se Konventa Ndërkombëtare për të Drejtat Civile dhe Politike dhe Konventa Ndërkombëtare për të Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore nuk bëjnë thirrje për Konstitucionalizimin e të drejtave që ato parashikojnë dhe garantojnë, edhe pse nga ekspert të ndryshëm ligjorë vijnë sugjerime për konstitucionalizim të të drejtave të njeriut, siç ishte mendimi i Lauterpachte.112 Prandaj, edhe diskutimi i çështjeve në vijim kërkon gërshetimin e të drejtave të njeriut në të dy sistemet.

 

2.4.1 Zbatimi i të drejtës ndërkombëtare në të drejtën kombëtare

 Sistemi ndërkombëtar i të drejtave të njeriut, i krijuar për të rregulluar veprimet e

shteteve ndaj qytetarëve, nuk qartëson modalitetet e përfshirjes së të drejtave të njeriut në rendin kushtetues, por siguron zbatimin dhe interpretimin e të drejtave ndërkombëtare të njeriut në të drejtën kombëtare, të përfshira në kushtetutat e vendeve të ndryshme.113 Kur diskutojmë për zbatimin e të drejtave të njeriut, në përgjithësi ato të drejta janë të mishëruara dhe të përfshira shprehimisht në kushtetutën e një vendi apo në aktet ligjore, por ka edhe të tjera të drejta që duhen pranuar, për shkak të interpretimeve gjyqësore. Në vitet e fundit, gjykatat e vendeve më demokratike kanë filluar të angazhohen seriozisht në interpretimin dhe zbatimin e të drejtës ndërkombëtare, si dhe të marrin parasysh jurisprudencën e gjykatave të tjera kushtetuese kombëtare.114

Njëra prej metodave që përdoret për nxjerrjen në pah të të drejtave të njeriut në aspektin ndërkombëtar, bazuar në të drejtat kombëtare kushtetuese, është përmes interpretimeve nga kontekste të ndryshme. Pra, interpretimi i të drejtave të veçanta të njeriut nga gjykatat e ndryshme ndërkombëtare duke patur parasysh interpretimin e të drejtave përkatëse sipas kushtetutës kombëtare.115 Ky lloj interpretimi aplikohet më shumë në rastet kur kërkohet shmangia e konflikteve ndërmjet të drejtës ndërkombëtare dhe interpretimeve gjyqësore nga kushtetutat kombëtare.116 Mendim të ngjashëm kishte dhënë gjykatësi Powell rreth 40 vjet me parë ku theksonte se “derisa gjykatat ndërkombëtare të gëzojnë legjitimitet më të gjerë, gjykatat e vendeve të ndryshme ofrojnë mundësi më të mira për zhvillimin e një

                                                       111 Ibid. p. 11. 112 Ibid. p. 11, citing H. Lauterpacht, An International Bill of the Rights of Man (1945). 113Ibid. 114 Eyal Benvenisti, “Reclaiming Democracy: The Strategic Uses of Foreign and International Law by National Courts”, American Journal of International Law, Vol. 102, 2008, p. 242. 115 Gerald L. Neuman, “Human…” e cit. fq. 12. 116 Ibid.

Page 47: TEMA E DOKTORATURES MBROJTJA KUSHTETUESE E TË …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/...4 shteti demokratik, që bazohet dhe respekton vlerat më të mira të demokracisë,

 

45  

trupi të respektuar të së drejtës ndërkombëtare”117. Gjithsesi ka konstatime të ndryshme lidhur me faktin nëse ky pohim është ende aktual në ditët e sotme. Benvenisti pohon se jo shumë kohë më parë në shumicën dërrmuese të gjykatave në vendet demokratike, vihet re një ngurrim për t'iu referuar ligjit të huaj dhe ndërkombëtar.118 Politika e tyre ishte shmangia e aplikimit të burimeve të huaja të ligjit, që do të binte ndesh me pozitën e qeverive të tyre vendore, dhe kjo është arsye pse shumë juristë e vlerësojnë ligjin ndërkombëtar të papërshtatshëm.119 Por, nisur nga këto mendime, duket se për ata që i mbështesin referimet në burimet e jashtme, në normat e të së drejtës ndërkombëtare, kanë dyshime dhe frikë se e drejta ndërkombëtare, në mënyrë të pashmangshme dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë, mund të vërë në pikëpyetje dhe të rrezikojë sovranitetin e shtetit.

Nisur nga fakti se aktualisht efektet e globalizimit janë evidente, atëherë “e drejta ndërkombëtare në fakt rrit proceset e brendshme demokratike, mbron ato nga presionet e jashtme ekonomike, politike, dhe madje edhe ligjore, dhe mbrojtja e sovranitetit kombëtar nga forcat e ndryshme të globalizimit bëhet gjithnjë e më e fortë”.120 Me fjalë të tjera, e drejta ndërkombëtare edhe pse në këndvështrim të parë duket se rrezikon sovranitetin e shtetit, ajo në realitet e forcon mbrojtjen e të drejtave të njeriut brenda sistemeve të brendshme. Thënë ndryshe, shumica e gjykatave kombëtare, duke ruajtur pavarësinë tyre në procesin e vendimmarrjes, mbrojnë statusin e institucioneve kombëtare vis-a-vis statusit juridik dhe ato domosdo duhet të zbatojnë të drejtën ndërkombëtare, prandaj nuk mund të lejohet injorimi i të drejtës ndërkombëtare.

Sa më sipër, mund të përmbledhim pa mëdyshje se jurisprudenca kushtetuese ka fuqinë bindëse, interpreton gjerësisht të drejtat e njeriut, dhe në mënyrë efektive kërkohet zbatimi i vendimeve që merren në përfundim të kësaj procedure. Ky lloj i interpretimeve kombëtare në ligjin ndërkombëtar për të drejtat e njeriut është një veçori e “dialogut gjyqësor” mes shteteve të ndryshme, që përfshin gjithashtu huamarrjen e doktrinës së huaj kushtetuese në ligjin kombëtar kushtetues, por duke huazuar edhe nga gjykatat ndërkombëtare.121 Kështu, një dialog i shumanshëm gjyqësor eventualisht mund të prodhojë një konvergjencë më të gjerë të interpretimeve kushtetuese kombëtare dhe ndërkombëtare, pikërisht për shkak të gërshetimeve të tyre nëpër gjykata të ndryshme. Gjykatat rajonale mund të marrin hua                                                        117 First National City Bank v. Banco National de Cuba 406 US 759, 92 S.Ct 1808, 32 L B t 2 i 466 (1972). at (US) 775. 118 Eyal Benvenisti, “Reclaiming Democracy: The Strategic Uses of Foreign and International Law by National Courts”, American Journal of International Law, Vol. 102, 2008, p. 241. 119 Në lidhje më ketë pohim shih p.sh, T. Alexander Aleinikoff, “International Law, Sovereignty, and American Con- stitutionalism: Reflections on the Customary International Law Debate”, 98 AJIL 91 (2004); Roger P. Alford, “Misusing International Sources to Interpret the Constitution”, 98 AJIL 57; Anupam Chander, Globalization and Distrust, 114 YALE L.J. 1193 (2005); Vicki Jackson, “Constitutional Comparisons: Convergence, Resistance, Engagement”, 119 HARV. L. REV. 109 (2005); Harold Hongju Koh, “International Law as Part of Our Law”, 98 AJIL 43 (2004). 120 Eyal Benvenisti, “Reclaiming Democracy…” vep. e cit. fq. 241. 121 Shih Claire L'Heureux-Dubé, “The Importance of Dialogue: Globalization and the International Impact of the Rehnquist Court”, 34 Tulsa L.J. 15 (1998); Karen Knop, “Here and There: International Law in Domestic Courts”, 32 N.Y.U. J. Int'l L. & Pol. 501 (2000).

Page 48: TEMA E DOKTORATURES MBROJTJA KUSHTETUESE E TË …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/...4 shteti demokratik, që bazohet dhe respekton vlerat më të mira të demokracisë,

 

46  

interpretime nga brenda ose jashtë rajonit, siç ilustrohet nga referencat e rastit në ligjet amerikane, dhe rastet në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut. 122 Po ashtu, konventat përmbajnë klauzola për të përjashtuar vendin nga një detyrim i caktuar që buron nga vetë përmbajta e traktatit të caktuar. Si shembull mund të marrim Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, e cila parashikon se “asgjë në këtë Konventë nuk do të interpretohet si kufizim apo cënim i ndonjë prej të drejtave të njeriut dhe lirive themelore që mund të sigurohen sipas ligjeve të ndonjë Pale Kontraktuese ose nën ndonjë marrëveshje tjetër për të cilën ajo është një palë”123. Aplikimi i klauzolës në mënyrë specifike nuk theksohet në konventë, por kjo natyrshëm nënkupton që harmonizimi i të drejtës kushtetuese duhet të jetë në pajtim me detyrimet që burojnë nga Konventa.

Rrjedhimisht, e drejta e brendshme dhe e drejta ndërkombëtare janë dy degë të një sistemi unik në kuadër të një shteti demokratik. E drejta ndërkombëtare ka lindur si rezultat i ndërkombëtarizimit të drejtave të njeriut dhe nuk mund të konceptohet e ndarë nga e drejta e brendshme.

 

2.4.2 Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut e vitit 1948

 Të drejtat e njeriut po bëhen “gjuhë” e të gjithë botës, si në fushën e politikës,

marrëdhënieve ndërkombëtare, por edhe të vetë ligjit. Aq të rëndësishme janë bërë tashmë të drejtat e njeriut në sytë e komunitetit mbarëbotëror, saqë Kombet e Bashkuara (OKB) i kanë deklaruar vitet e 1995-2004 si Dekadën e OKB-së për Arsimin dhe të Drejtat të Njeriut.124

Vlerat e pamohueshme dhe të pakrahasueshme që përmban Deklarata Universale për të drejtat e njeriut, qëndrojnë jo vetëm në përmbajtjen e fuqishme e Deklaratës, e cila promovon të drejtat e njeriut, por edhe për faktin se ky dokument është miratuar nga komuniteti ndërkombëtar, përkatësisht nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, qëllimi i së cilës ishte siguria ndërkombëtare, zhvillimi ekonomik, barazia sociale dhe garantimi i të drejtave të njeriut. Dokumenti u miratua menjëherë pas Luftës së Dytë Botëror, dhe u nënshkrua nga fuqitë e mëdha të asaj kohe që ishin anëtare të OKB-së. Që në kohën e miratimit dh

                                                       122 Sürek v. Turkey, 1999-IV Eur. Ct. H.R. 355, 394-95 (Bonnello, J., concurring) (citing U.S. case law on imminence requirement for suppression of subversive advocacy); Grigoriades v. Greece, 1997-VII Eur. Ct. H.R. 2575, 2595-96 (Jambrek, J., concurring) (citing U.S. and German constitutional cases on freedom of speech); Murray v. United Kingdom, 1996-I Eur. Ct. H.R. 29, 64-65 (Walsh, J., dissenting) (citing U.S. cases on self- incrimination); James v. United Kingdom, 98 Eur. Ct. H.R. (ser. A) 9, 30 (1986) (citing Haw. Hous. Auth. v. Midkiff, 467 U.S. 229 (1984), in interpreting concept of "public interest" for expropriation purposes). 123 European Convention for the Protection of Human Rights and Fundamental Freedoms, Nov. 4, 1950, art. 60, 213 U.N.T.S. 221, 250. Shih po ashtu, ICCPR, art. 5(2), 999 U.N.T.S. at 174 "Nuk duhet të ketë asnjë kufizim apo shmangie nga ndonjë prej të drejtave themelore të njeriut të njohura apo ekzistuese në cilindo Shtet Palë në këtë Pakt në përputhje me ligjin, konventat, rregulloret ose me porosi me pretekstin se Pakti nuk i njeh këto të drejta apo se njeh ato në një masë më të vogël." 124 H. Victor Condé, A Handbook of International Human Rights Terminology (Lincoln, NE: University of Nebraska Press, 1999), xi, http://www.questia.com/read/11052502.

Page 49: TEMA E DOKTORATURES MBROJTJA KUSHTETUESE E TË …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/...4 shteti demokratik, që bazohet dhe respekton vlerat më të mira të demokracisë,

 

47  

nënshkrimit të tij, akti ruan vlerën, rëndësinë dhe ndikimin e madh në kuadër të respektimit të të drejtave të njeriut. Fakti i rritjes së shteteve që u anëtarësuan si dhe “përqafimi” i deklaratës edhe nga shtetet e tjera të krijuara gjatë viteve të fundit, dëshmon qartë për rëndësinë si dhe efektet pozitive që luajti kjo Deklaratë në çështjet që lidheshin dhe lidhen me të drejtat e njeriut. Kjo deklaratë është dokumenti historik – akt themel i çdo akti tjetër normativ që do të mbrojë dhe garantojë të drejtat e njeriut dhe liritë themelore në mënyrë efektive. Ka mendime në literaturën juridike sipas të cilave vlera juridike e deklaratës është e kufizuar, megjithatë ne jemi të mendimit që vlera e saj është e pakufizuar dhe përbën bazë të fortë juridike për çdo akt të brendshëm i cili garanton dhe mbron të drejtat e njeriut.

Proklamimi i Deklaratës Universale është një arritje, e ndryshimeve normative të politikës globale në fund të Luftës së Dytë Botërore-së.125 Në të njëjtën kohë, ne mund të marrim si shembull arritjet bindëse dhe të prekshme të Deklaratës Universale, sidomos në rast se krahasojmë gjendjen e të drejtave të njeriut para miratimit të saj dhe më pas, si dhe implementimin e saj në sistemet ligjore botërore dhe në politikën e sotme. Suksesi i saj, që me një fjalë mund të përmblidhet si internacionalizim i Deklaratës, mund te jetë me i qartë gjatë krahasimit me kodet, Kartat, deklaratat dhe ligjet për të Drejtat që i paraprinë asaj. Risia më e shquar e Deklaratës Universale qëndron në konceptimin e shtrirë të lirive njerëzore.126 Pra, mund të shprehemi se Deklarata sot ushtron një ndikim moral, politik dhe ligjor përtej bindjes fillestare të shumë prej hartuesve të saj127.

Deklarata Universale ka shërbyer në mënyrë të drejtpërdrejt dhe të tërthortë si një model për shumë kushtetuta të vendeve të ndryshme, për ligjet, rregulloret, dhe politikat që mbrojnë të drejtat themelore të njeriut. Këto manifestime të brendshme përfshijnë referencë të drejtpërdrejtë kushtetuese në Deklaratën Universale apo inkorporimin e dispozitave të saj duke zbatuar metoda të ndryshme, ashtu siç u përshkrua në seksionin 2.1.2. Reflektimi i parimeve dhe rregullimeve thelbësore të Deklaratës Universale në legjislacionin kombëtar dhe interpretimin gjyqësor i ligjeve të brendshme (dhe ligji i aplikueshëm ndërkombëtar) i referohet në mjaft raste Deklaratës Universale.128

Baza e kësaj Deklarate është fakti se interesi i një pjese të popullsisë së botës është i lidhur me interesat e qenieve njerëzore si një e tërë, në çdo pjesë tjetër të botës. Martin Luther King është shprehur se “padrejtësia kudo që ndodh shkakton padrejtësinë gjithandej”

                                                       125 Katharine G. Young, “Freedom, Want, and Economic and Social Rights: Frame and Law”, Maryland Journal of International Law [Vol. 24:182, 2009], p. 182, available at: http://ssrn.com/abstract=1408366. 126 Shih The Human Rights Reader: Major Political Essays, Speeches, and Documets fro Ancient Times to the Present, (Micheline R. Ishay ed., 2d ed. 2007), për një koleksion që ndodhet historia e të drejtave të njeriut në të dy traditat laike dhe fetare duke njohur konkurrimin e origjinës. 127 Hurst Hannum, “The Status of the Universal Declaration of the Human Rights in National and Interantional Law”, p. 289, GA. J. INT'L & COMP. L. [Vol 25:287 1995/96]. 128 Ibid. p.289.

Page 50: TEMA E DOKTORATURES MBROJTJA KUSHTETUESE E TË …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/...4 shteti demokratik, që bazohet dhe respekton vlerat më të mira të demokracisë,

 

48  

(injustice anywhere is bound to lead injustice everywhere).129 Prandaj në përpjekje për t’i përfshirë më së miri këto të drejta, Deklarata Universale,,130 ka në përmbajtjen e saj gjithsej 30 nene. Ato përfshijnë përmbajtjen e të drejtave dhe lirive themelore të cilat fitohen me lindje dhe lidhen me dinjitetin e njeriut, që ju përkasin të gjithë individëve pa asnjë përjashtim nga shtresa të ndryshme juridike, ekonomik apo social. Më konkretisht Deklarata Universale përmban dy grupe të të drejtave: ato të Drejtat Civile dhe Politike (Nenin 2-21), si dhe dy kategori të reja të drejtash Ekonomike dhe Sociale (neni 22-28).

Kushtetuta e Kosovës në kapitullin e dytë i inkorporon të drejtat civile dhe politike (neni 23-48). Ndalimet kundër heqjes së lirisë, skllavësinë, torturës, burgosjet arbitrare, dhe diskriminimit racor janë të përfshira në mënyrë eksplicite në Deklaratën Universale131, si dhe në instrumente të tjera ndërkombëtare.132 Ndërsa parimet e ndalimit të genocidit dhe shkeljeve të rënda të të drejtave të njeriut janë nënkuptuar në dispozitat e Deklaratës. Nenet 1, 2, 6, dhe 7 shprehin të drejtën themelore të trajtimit të barabartë dhe jo-diskriminues në lidhje me të drejtat e garantuara “pa dallim të çfarëdo lloji” diskriminimi. Pranimi i drejtës për trajtim të barabartë sipas ligjit tashmë është fakt që mund të konstatohet në legjislacionin e çdo vendi. Sigurisht, edhe në lidhje me të drejtat e mbrojtura, shumë praktika shtetërore nuk mbështesin konkluzionin se ka pajtueshmëri ose zbatim të plotë me parimin e barazisë.133

Argument të fortë në këtë aspekt përbën fakti se dispozitat e Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut janë thelbësore për shumë institucione ndërkombëtare. Nga ana tjetër, pothuajse çdo shtet, në një mënyrë apo tjetër, i referohet dispozitave dhe parimeve të promovuara nga Deklarata Universale. Gjithashtu, nuk mund të injorohet ndikimi i saj politik dhe moral në zhvillimin e marrëdhënieve ndërkombëtare. Si shembull, siç vihet re gjerësisht nga praktika e shteteve pjesëmarrëse në Konferencën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSCE), një angazhim i qartë politik për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat e njeriut mund të jetë aq i rëndësishëm sa edhe detyrimet formale ligjore, me kusht që këto premtime të jenë të shoqëruara edhe me veprime konkrete.134 Akti Final i Helsinkit i vitit 1975, thekson se shtetet anëtare të OSCE-s zotohen “për të vepruar në përputhje me qëllimet dhe parimet e Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe me Deklaratën Universale.”135 Në mënyrë të ngjashme, veprimtaria e organeve të OKB-së, të tilla si Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe shumë organe të tjera nga organizatat ndërkombëtare apo lokale, i bazojnë vendimet e tyre kryesisht në normat e Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut.

                                                       129 Tarun Jain, “Influence of the Universal Declaration on the Judicial Interpetation of Fundamental Rights and Directive Priciples in the Constituion of India”, p. 2. December 1, 2004, Available at http://papers.ssrn.com/sol3/papers.cfm?abstract_id=1087594, accessed on March 12, 2013. 130 për të Drejtat e Njeriut e v.1948, versioni i përkthtyer në gjuhën shqipe ..... 131 Shih nenin 3, 4, 5, 7, dhe 9 të Deklarates univerzale 1948. 132 Tarun Jain, “Influence of the Universal Declaration …” vep. e cit. f/p. 342. 133 Hurst Hannum, “The Status of the Universal Declaration...” vep e cit. f/p. 343. 134 Ibid, f/p 350. 135 Final Act of the Conference on Security and Cooperation in Europe, Principle VII, adopted Aug. 1, 1975, reprinted in 14 I.L.M. 1292 (1975).

Page 51: TEMA E DOKTORATURES MBROJTJA KUSHTETUESE E TË …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/...4 shteti demokratik, që bazohet dhe respekton vlerat më të mira të demokracisë,

 

49  

Mënyra e ndikimit të Deklaratës Universale në ndërkombëtarizimin e të drejtave të njeriut nuk mund të konfirmohet pa një studim të detajuar dhe të plotë të praktikave shtetërore. Megjithatë, ky trajtim thekson faktin se të drejtat e njeriut janë të ndërkombëtarizuara gjerësisht, dhe se Deklarata Universale është padyshim një pike reference e këtij ndërkombëtarizimi të të drejtave. Akoma më tej, duke pasur parasysh rëndësinë themelore të Deklaratës Universale në ri afirmimin ndërkombëtar të të drejtave të njeriut, Deklarata është instrumenti i parë që duhet të konsultohet në momentin kur pëpiqemi të identifikojmë përmbajtjen bashkëkohore të së drejtës ndërkombëtare të të drejtave të njeriut. Ligjërisht, politikisht dhe moralisht, Deklarata Universale mbetet një akt më rëndësi të veçantë edhe në ditët e sotme, biles vlera e saj është akoma edhe më e madhe, nëse i referohemi miratimit të saj më shumë një gjysmë shekulli më parë.

 

2.4.3 Konventa Ndërkombëtare për të Drejtat Civile dhe Politike dhe Protokollet e saj

 Përveç asaj që u diskutua më lartë rreth Deklaratës Universale, që nga viti 1948,

Deklarata është zbatuar në një sërë traktatesh ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, të cilat vendosin detyrime ligjore mbi qeveritë kombëtare që zgjedhin ta ratifikojë ato. Ndër konventat më të rëndësishme të cilat krijon detyrime janë: Konventa Ndërkombëtare për të Drejtat Civile Politike e vitit 1966, (në tekstin e mëtejmë ICCPR) më protokollet e saj; dhe Konventa Ndërkombëtare për të Drejtat Ekonomik, Kulturore dhe Sociale. Deri më sot (12 Mars 2013), janë bëre pjesë e kësaj Konvente 167 shtete.136 Këto dy traktate, së bashku me Deklaratën Universale dhe Nenet 55 dhe 56 të Kartës së OKB-s, përbëjnë atë që quhet zakonisht Ligji Ndërkombëtar i të Drejtave të njeriut.137

Ashtu si Deklarata Universale, edhe konventa e ICCPR parashikon dhe garanton të drejtat e njeriut siç është e drejta për jetën, ndalimi i torturës dhe skllavërisë, si dhe e drejta për të patur privatësi, barazia para gjykatave, liria e bashkimit, liria e shprehjes dhe liria e fesë.138 Shumica e këtyre të drejtave janë të sanksionuara edhe në kushtetuta të shteteve të ndryshme, ndër ato edhe Kushtetuta e K. Sh, Shteteve të Bashkuara.

Sipas Manfred139, ICCPR ka shumë pika të përbashkëta në thelb me Konventën Evropiane dhe Amerikane për të Drejtat e Njeriut në shumë pika. Për shkak të rezistencës se shteteve komuniste të kohës, ICCPR nuk përmban dispozita në lidhje më të drejtën për të pasur pasuri. Nga ana tjetër disa të drejta si e drejta për lëvizje të lirë dhe e drejta për privatësi,                                                        136 Shih: http://treaties.un.org/Pages/ViewDetails.aspx?src=TREATY&mtdsg_no=IV-4&chapter= 4&lang = en, accesed on March 12, 2013. 137 Gillian MacNaughton Mariah McGill, “Economic and Social Rights in the United States: Implementation Without Ratification”, (October 2012) Vol. 4 No. 2 Northeastern University Law Journal, p. 365-406, p. 374. Avilable at http://nulj.org/sites/default/files/files/NULJ-ESC-MacNaughton-McGill.pdf, accessed on March 12, 2013. 138 ICCPR, Nenet 6–27. 139 Vep. e cit. e Manfred Nowak. f/p 79.

Page 52: TEMA E DOKTORATURES MBROJTJA KUSHTETUESE E TË …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/...4 shteti demokratik, që bazohet dhe respekton vlerat më të mira të demokracisë,

 

50  

nuk janë të rregulluara në shumë detaje si në dy konventat tjera, atë Evropiane dhe Amerikane. Në anën tjetër Konventa Europiane ka patur disa mangësi, të cilat më vonë u përmirësuan me Protokolle shtesë, si e drejta për të votuar që u garantua pas ardhjes në fuqi të Protokollit Shtesë -I.

Nga një këndvështrim tjetër, kjo Konventë – ICCPR, në thelb ka një zbatueshmëri më të gjerë se sa fusha e veprimit të Konventës Evropiane- ECHR dhe Konventës Amerikane – ACHR, prandaj sistemi ndërkombëtar i monitorimit në ICCPR, në krahasim me dy konventat rajonale, lë shumë për të dëshiruar,140 por nuk është edhe shumë i avancuar në krahasim me gjykatat evropiane dhe amerikane. Kjo pasi dy Konventat kanë të parashikuara gjykatat e tyre për të monitoruar zbatimin e të drejtave të njeriut, ndërsa ICCPR, deri më sot nuk ka një Gjykatë Ndërkombëtare, të themeluar enkas për të monitoruar dhe kërkuar respektimin e të Drejtave të parashikuara në konventë. Kështu që në momentin e konstatimit të shkeljes së një të drejte nga një vend që është palë e Konventës së ICCPR-se, mundësia e vetme e ankimimit nga ana e të dëmtuarit, për të siguruar zgjidhje, është përmes sistemit të monitorimit, apo gjykatave kombëtare, si dhe gjykatës Kushtetuese, si zgjidhja e fundit pas shterimit të të të gjitha mjeteve juridike.

ICCPR monitorohet nga Komiteti i të Drejtave të Njeriut (si një organ i veçantë në Këshillin e të Drejtave të Njeriut), i cila shqyrton raportet e rregullta të Shteteve palë mbi procesin e zbatimit të të drejtave të parashikuara dhe garantuara. Shtetet duhet të raportojnë fillimisht një vit pas aderimit në Konventë, si dhe më pas me kërkesë të Komisionit (zakonisht çdo katër vjet). Komiteti mblidhet zakonisht në Gjenevë dhe normalisht mban tre seanca në vit.141 Konventa ndjek strukturën e Deklaratës Universale -UDHR dhe Konventës - ICESCR, me Preambul dhe ka pesëdhjetë e tre nene, të ndarë në gjashtë pjesë. Pjesa I dhe II paraqet një sërë dispozitash të zbatueshme në përgjithësi për të gjitha të drejtat e parashikuara në Konventë. Pjesa e tretë është “shtylla kurrizore” e Konventës, që elaboron të drejtat themelore individuale. Pjesa e fundit merret me krijimin e një Komiteti për të Drejtat e Njeriut, funksionet e Komitetit të monitorimit, si dhe një larmi çështjesh teknike.142

Por cila është lidhja në mes të neneve në ICCPR dhe kushtetues në përgjithësi? Si gërshetohen këto dy instrumente në fushën e të drejtave të njeriut? A janë suplementare /plotësuese për njëra tjetrën apo shkojnë në rrugë të njëjtë por krah për krah, apo kushtetutat e shkruara janë të influencuara nga instrumentet për të drejtat e njeriut dhe si rezultat janë thjesht përsëritje e instrumenteve të tilla si ICCR.

Këto dhe pyete të tjera janë edhe interesi i këtij diskutimi në vijim.

                                                       140 Ibid. p. 79. 141 Shih http://www.ohchr.org/EN/HRBodies/HRC/Pages/HRCIndex.aspx, accessed on March 15, 2013. 142 Për me shumë detaje rreth secilit nen shih UN Fact Sheet no. 15, “Civil and Political Rights: The Human Rights Committee (Rev.1)”, available at: http://www.un-documents.net/ohchr/factsheet15rev.1en.pdf, accesed on March 15, 2013.

Page 53: TEMA E DOKTORATURES MBROJTJA KUSHTETUESE E TË …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/...4 shteti demokratik, që bazohet dhe respekton vlerat më të mira të demokracisë,

 

51  

Sipas David Law dhe Mila Versteeg “është menduar gjerësisht se përhapja e shpejtë e regjimit ndërkombëtar të të drejtave të njeriut ka ndikuar thellësisht praktikën e konstitucionalizmit me shkrim në nivel kombëtar”.143 Në lidhje më këtë përfundim, Roger Alford, shtron pyetjen nëse ky supozim ka mbështetje empirike.144 Duke analizuar shkrimin e David Law dhe Mila Versteeg dhe pas shumë analizave empirike, duke krahasuar kushtetutat kombëtare (të Kanadasë, Gjermanisë, Indisë, SHBA-së Afrikës së Jugut) me traktatet ndërkombëtare dhe rajonale të të drejtave të njeriut, arrijmë në konkluzionin se “analiza nuk zbulon prova të qarta se normat ndërkombëtare të të drejtat e njeriut, kanë ndikim në trendin global apo edhe rajonal të hartimit të kushtetutave”.145 Në lidhje me instrumentet kanonike ndërkombëtare të drejtave të njeriut (UDHR, ICCPR, ICESCR), ata theksojnë se:

“Rezultatet e regresionit të ofrojnë mbështetje pak ose aspak për ... idenë se ndonjë prej tre instrumenteve ndërkombëtare kryesore të të drejtave të njeriut kanë qenë imituar gjerësisht nga hartuesit e Kushtetutës. Në vend të kësaj, ata sugjerojnë se vetëm disa vende të ndryshme shfaqin ngjashmëri kushtetuese të traktateve të ndryshme.” Ndërsa sa i përket vetëm ICCPR-së, ata theksojnë se miratimi i ICCPR ka influencuar më shumë në trendin kushtetues pas hyrjes së saj në fuqi.146

Ata gjithashtu bëjnë krahasime të ngjashme edhe në lidhje me influencën e ICESCR-së. Pas vlerësimeve të shumë argumenteve pro dhe kundër, autori është i mendimit se kushtetutat e shkruara pas vitit 1966, kanë qenë të ndikuara në mënyrë të dukshme nga këto tri instrumente kanonike, respektivisht Deklarata Universale, ICCPR dhe ICESCR. Për rrjedhojë, bazuar në njohuritë rreth historianit të hartimit të shumë kushtetutave, arrijmë në konkluzionin se me dhjetëra kushtetuta botërore janë shkruar ose rishkruar nën ndikimin e instrumenteve kanonike. Mendim të ngjashëm, edhe pse në një kontekst të ndryshëm e shprehin edhe autorët Maarseveen dhe Tang, të cilët mendojnë se pas Luftës së Dytë Botërore, jo më pak se dyzet e tre kushtetuta janë hartuar nën frymën e UHDR.147 Po ashtu, autori Vatel thekson se “shumë kushtetuta vendase kanë kopjuar ose u janë referuar instrumenteve ndërkombëtare dhe rajonale të të drejtave të njeriut, ose kanë qenë të ndikuar nga ata.”148 Nga ana tjetër, bazuar në

                                                       143 Dawid Law S, and Mila Versteeg, “The Declining Influence of the United States Constitution”, May 26, 2012. New York University Law Review, Vol. 87, No. 3, p. 762-858, p. 836. Available at http://papers.ssrn.com/sol3/papers.cfm?abstract_id=1923556, accessed on March 15, 2013; Shih po ashtu: Graham Hassall & Cheryl Saunders, Asia Pacific Constitutional System, 1, 2002, (“The Universal Declaration of Human Rights…must surely have had more impact on thinking about law, constitutionalism and governance than any other document produced in the last century.”) 144 Roger Alford, (March 1st, 2013), “Are Human Rights Treaties the Inspiration for National Constitutions?” at: http://opiniojuris.org/2013/03/01/are-human-rights-treaties-the-inspiration-for-national-constitutions/. Accessed on March 15, 2013. 145 Dawid Law S, and Mila Versteeg, “The Declining…” e cit. f/p. 762. 146 Ibid. p. 839. 147 Henc Van Marseveen& Ger Van Der Tang, “ Written Constitutions: A Computerized, Comperative Study, 190, 1978. (Citing U.N. Secretary-General U Thant’s pronouncement in 1968 that “not less than forty-three recently enacted constitutions were clearly inspired by the [UDHR] and very often reproduced its phraseology”), te Dawid Law S, and Mila Verstee, fusnota 190. 148 Dawid Law S, and Mila Verstee, fusnota 190.

Page 54: TEMA E DOKTORATURES MBROJTJA KUSHTETUESE E TË …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/...4 shteti demokratik, që bazohet dhe respekton vlerat më të mira të demokracisë,

 

52  

historitë e kushtetutave të SHBA-së dhe Francës, nuk mund të kuptohet influenca e këtyre kushtetutave nga tri instrumentet kanonike.

Kosova trajtohet si një rast unik në lidhje me procedurat e hartimit të kushtetutës, sepse në të janë inkorporuar pjesë nga kushtetuta dhe konventa të ndryshme ndërkombëtare. Mbi bazën e kësaj analize, mund të arrijmë në konkluzionin se Deklarata Universale, ICCPR dhe ECHR janë pika referimi të hartuesve të Kushtetutës se Kosovës. Kjo mund të konstatohet nga pëmbajtja e dispozitave të saj, veçanërisht në nenet që përcaktojnë të drejtat dhe liritë themelore, përkatësisht nenet 22 – 56 të Kushtetutës së Kosovës.

 

2.4.4 Konventa Ndërkombëtare për të Drejtat Ekonomike, Kulturore dhe Sociale

 Konventa Ndërkombëtare për të Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore, (ICESCR)

është një traktat shumëpalësh i miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara më 16 dhjetor 1966, dhe hyri në fuqi më 3 janar 1976.

Duke i marrë si një tërësi, të drejtat e parashikuara në tre instrumentet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, në thelb janë të ngjashme më të drejtat e parashikuara dhe garantuara në shumicën e kushtetutave moderne. ICESCR149 parashikon në kategori të të drejtave e njeriut siç janë të drejtat në punë, shëndetësi, arsim, strehim, siguri sociale, dhe një standard të përshtatshëm të jetesës. Deri në mars të 2013, Konventa kishte 160 shtete si pjesë te saj.150 Konventa ndjek strukturën e Deklaratës Universale dhe ICCPR-së, me një parathënie dhe tridhjetë e një artikuj, të ndarë në pesë pjesë. Protokolli Opcional për Konventën Ndërkombëtar për të Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore është një marrëveshje shtesë e Konventës, që lejon palët e saj të njohin kompetencën e Komisionit për të Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore për të marrë në konsideratë dhe shqyrtuar ankesat e individëve.151

Disa prej të drejtave të parashikuara nga ICESCR janë njohur dhe përfshirë në kushtetutat e shteteve të ndryshme. Madje as Kushtetuta e Shteteve të Bashkuara i njeh fare pak këto të drejta, pavarësisht nga fakti se SHBA-të konsiderohen shteti më demokratik në botë. Shtetet e Bashkuara nuk e kanë ratifikuar këtë traktat. Edhe kushtetuta e Kosovës e anashkalon Konventën për të Drejtat Ekonomike, Kulturore dhe Sociale, ashtu siç mund të vërehet në nenin 22 të Kushtetutës së Kosovës. Kosova nuk është anëtare e Kombeve të Bashkuara, por Qeveria e Republikës së Kosovës ka detyrime për zbatimin e të drejtave ekonomike dhe sociale të parashikuara në Deklaratën universale të të Drejtave të Njeriut, dhe të garantuara në Kartën e OKB-së. Kushtetuta e Kosovë nuk e promovon në mënyrë të drejtpërdrejtë Konventën e ICESCR-së, por me anën e ligjeve që burojnë nga detyrimet

                                                       149 ICESCR nenet 6-15. 150 "UN Treaty Collection: International Covenant on Economic, Social and Cultural Rights. 151 Shih “Closing a historic gap in human rights". United Nations, 10 December 2008. Retrieved 13 December 2008.

Page 55: TEMA E DOKTORATURES MBROJTJA KUSHTETUESE E TË …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/...4 shteti demokratik, që bazohet dhe respekton vlerat më të mira të demokracisë,

 

53  

kushtetuese të Kosovës, si dhe faktit se Kosova ka inkorporuar Deklaratën Universale, e cila promovon të drejtat ekonomike, kulturore dhe ato sociale, atëherë është e natyrshme që detyrimet e dala nga ky akt të vlejnë edhe për Kosovën.

Megjithatë, vetëm vendet që kanë ratifikuar traktate specifike, janë subjekt i mbikëqyrjes nga ana e komisionit përkatës. Kosova nuk është palë nënshkruese e ICESCR, dhe për këtë arsye nuk i raporton Komisionit për të Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore. Si rezultat, mbikëqyrja ndërkombëtare ndaj Qeverisë së Kosovës për zhvillim ekonomik dhe social të të drejtave dhe detyrimeve të saj, bëhet nëpërmjet mekanizmave të bazuara në Kartën e OKB-së.

Përveç kësaj, Kushtetuta e Kosovës i ka parashikuar disa të drejta ekonomike dhe sociale si barazia dhe mosdiskriminimi, të pëfshira në ICCPR dhe ICERD. Po ashtu, Këshilli i të Drejtave të Njeriut i OKB-së, përmes përfaqësueset e saj në Prishtinë, monitoron detyrimet e qeverisë së Republikës së Kosovës për të drejtat ekonomike dhe sociale, të cilat rrjedhin nga Karta e OKB-së dhe Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut.

Pavarësisht nga pozita e pushtetit qendror, njësitë e qeverisjes lokale mund t’i marrin ne konsideratë të drejtat e njeriut, përfshirë të drejtat ekonomike dhe sociale, si udhëzues për hartimin e politikave dhe programeve të tyre. Kjo mund të arrihet mbi bazën e kompetencave të pushtetit lokal, si dhe në kuadër të Kushtetutës së Kosovës.152

Qeveria e Kosovës ka patur vonesa për të avancuar me zbatimin e këtyre të drejtave me rëndësi jetike, ndërsa entitetet e tjera jo qeveritare po përpiqen që të përparojnë në kuadër të zbatimit të një vizioni për një shoqëri të drejtë, të bazuar në respektin për dinjitetin e barabartë të çdo qenie njerëzore, që është mishëruar në kuadër të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut. UNDP153 është një shembull pozitiv, pasi me programet e saj, duke u përqendruar në përfshirjen sociale dhe zhvillimin e burimeve njerëzore, po krijojnë mundësi zhvillimi në këtë hapësirë. Pra, zbatimi i normave ndërkombëtare të drejtave të njeriut dhe standardeve është e mundur edhe në nivel lokal.154 Në shtetet federale, kushtetutat e nën-shtetet, në shumë raste janë më të favorshme për realizimin dhe përmbushjen e të drejtave ekonomike, kulturore dhe sociale. Në këtë kuadër, Senati Amerikan ka theksuar se shtetet dhe lokalitetet luajnë një rol të rëndësishëm, në përputhje me detyrimet e traktatit të të drejtave të njeriut, nën sistemin federalist të Shteteve të Bashkuara.155 Rëndësi paraqet fakti se të drejtat e

                                                       152 Shih për shembul kompetencat dhe përgjegjësit e Kuvendit Komunal të Prishtinës, https://kk.rks-gov.net/prishtina/Municipality/Assembly.aspx, Accessed on March 13, 2013. 153 Shih programet momentale të UNDP-se përzhvillime ekonomik http://www.ks.undp.org/en/UNDP-in-Kosovo, Accessed on March 15, 2013. 154 Hope Lewis, “New” Human Rights? U.S. Ambivalence Toward the International Economic and Social Rights Framework, in Bringing Human Rights Home: A History of Human Rights in the United States 100, 100–01 (Cynthia Soohoo et al. eds. 2009), p. 101. Available at http://iris.lib.neu.edu/slaw_fac_pubs/6/, accessed on March 15, 2013. 155 Gillian MacNaughton Mariah McGill, “Economic and Social Rights in the United States: Implementation Without Ratification”, p. 386, duke cituar Risa Kaufman, State and Local Commissions as Sites for Domestic

Page 56: TEMA E DOKTORATURES MBROJTJA KUSHTETUESE E TË …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/...4 shteti demokratik, që bazohet dhe respekton vlerat më të mira të demokracisë,

 

54  

njeriut, përveç atyre ekonomike, sociale dhe kulturore, duhet të zbatohen edhe në nivel të pushtetit lokal. Mbi këtë çështje do të diskutohet më shumë në seksionin pasardhës.

Po ashtu, nuk duhet nënvlerësuar roli i gjykatave themelore në garantimin e të drejtave ekonomike, sociale dhe kulturore, duke u bazuar në faktin se disa konventave ndërkombëtare u është dhënë epërsi ose te paktën kanë efekt të njëjtë si ligjet e brendshme. Kështu, gjyqtarët e gjykatës themelore, të cilët vendosin mosmarrëveshjet ndërkombëtare për kujdestarinë e fëmijës, duhet të mbanjë parasysh gjatë procesit të vendimmarrjes si ligjet e shtetit, ashtu edhe nenin 20 të Konventës së Hagës mbi aspektet civile të rrëmbimit ndërkombëtar të fëmijës.156 Ndryshe, procedura do të konsiderohej si shkelje kushtetuese dhe e detyrimeve ndërkombëtare të sanksionuara gjithashtu me Kushtetutë. Gjyqtarët e gjykatave themelore në Kosovë, lidhur me çështje të të drejtave të njeriut, mund t’u referohen traktateve, pavarësisht nëse ato janë të ratifikuara apo jo, përderisa statusi i tyre është sanksionuar qartë në Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Ky trajtim i shkurtër dëshmon se të drejtat e sipërcituara mund të respektohen në nivele dhe organe të ndryshme të pushtetit. Kështu, nivelet më të ulët të qeverisjes qendrore dhe lokale, si dhe personat kompetent që ushtrojnë funksione ekzekutive, janë të përfshirë në zbatimin e të drejtave ekonomike, sociale dhe kulturore të njeriut, në mënyra të ndryshme.

Rasti i Vermontit në SHBA mund të merret si dëshmi e suksesit, pasi në vitin 2010 u bë shteti i parë në SHBA që iu referua kategorisë së të drejtave të njeriut gjatë procesit t ëhartimit të një kornizë të re për sistemin e kujdesit shëndetësor.157 Reforma e kujdesit shëndetësor në Vermont, e cila në themelin e saj kishte të drejtat e njeriut, filloi që në vitin 2008 me fushatën e Qendrës së Punëtorëve në Vermont më moton “Shëndetësia është një e drejtë njerëzore”158. Fushata përdori si kornizë të saj të drejtat e njeriut me qëllim që të mobilizonte qytetarët “Vermonters” për të mbështetur kujdesin shëndetësor universal dhe për të siguruar që parimet e të drejtave të njeriut të ishin inkorporuar në ligjin e kujdesit shëndetësor të shtetit të Vermontit159. Parimet e të drejtave të njeriut të cilat udhëhoqën fushatën ishin universaliteti, barazia, përgjegjësia, transparenca dhe pjesëmarrja.160 Në mënyrë të veçantë, fushata kishte si qëllim që “çdo banor Vermont kishte të drejtë të plotë për kujdes me cilësi shëndetësor; se barrierat sistematike nuk duhet të ndalonin njerëzit nga qasja në

                                                                                                                                                                          Human Rights �Implementation, in Human Rights in the United States: Beyond Exceptionalism 89, 90 (Shareen Hertel & Kathryn Libal eds., 2011. 156 Office of Children’s Isuues, “The Hague Convention on the Civil Aspects of International Child Abduction, Lagal Anaysis”, p. 22, avilabe at http://travel.state.gov/pdf/Legal_Analysis_of_the_Convention.pdf, accessed on March 15, 2013. 157 No. 128. An Act Relating to Health Care Financing and Universal Access to �Health Care in Vermont, 2010 Vt. Acts & Resolves 305, secs. 2–3[hereinafter Act 128]; Shih po ashtu Mariah McGill, A Human Right to Health Care in the State of Ver- mont, 37 Vt. B. J. 28, 29 (2011), at http://www.northeastern.edu/law//pdfs/academics/phrge-mariah-mcgill-vtbar.pdf, accessed on March 15, 2013. (duke theksuar lidhjen midis parimeve të të drejtave të njeriut dhe kujdesit shëndetësor të legjislacionit të Vermont) 158 Vt. Workers’ Ctr., Voices of Vermont’s Economic Crisis: The Challenge to Put People First (2011), available at http://www.nesri.org/sites/default/files/2011VWCHumanRightsReport.pdf, Accessed on March 15, 2013. 159 Ibid. 160 Ibid.

Page 57: TEMA E DOKTORATURES MBROJTJA KUSHTETUESE E TË …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/...4 shteti demokratik, që bazohet dhe respekton vlerat më të mira të demokracisë,

 

55  

kujdesin e nevojshëm shëndetësor; që sistemi i kujdesit shëndetësor duhet të jetë transparent në projektim, efikas në veprim, dhe të jetë i përgjegjshëm për njerëzit që u shërben, dhe se ishte përgjegjësia e qeverisë për të siguruar një sistem të kujdesit shëndetësor që plotëson këto parime të të drejtave të njeriut”161. Banorët e Vermontit dhe ligjvënësit e tyre e konsideruan këtë kornizë bindëse për reformën e kujdesit shëndetësor.

Ky rast dëshmon qartë se të drejtat ekonomike, kulturore dhe sociale mund të zbatohen edhe ne nivelin e nën-shtetit të një shteti federal, dhe se implementimi i këtyre të drejtave të realizohet edhe në nivelin komunal. Ndonëse komunat nuk kanë të drejtë të miratojnë ligje, është brenda kompetencave të tyre nxjerrja e statuteve, rregulloreve dhe akteve tjera, që kanë të bëjnë me përmbushjen dhe respektimin e të drejtave ekonomike, sociale dhe kulturore. Po ashtu, rasti Vermont, tregon se shtetet nuk kanë arsye të mos i marrin parasysh të drejtat e njeriut në realizim e këtyre të drejtave, dhe se qytetarët duhet të jenë aktivë në kërkimin e të drejtave të tyre, përkatësisht të drejtave ekonomike, sociale dhe kulturore.

 

2.4.5 Instrumente të tjera ndërkombëtare për të drejtat e njeriut

 Shumica e instrumenteve ndërkombëtare të të drejtave e njeriut nuk janë të

strukturuara në atë mënyrë që të bëjnë dallimin ndërmjet të drejtave civile dhe politike nga njëra anë, dhe të drejtave ekonomike, sociale dhe kulturore nga ana tjetër. Ato i përfshijnë të dy kategoritë në një të vetme, si dhe të njëjtin instrument.162 Pra traktate të tjera ndërkombëtare për të drejtat e njeriut i përmbledhin shqetësimet e grupeve specifike të të drejtave të njeriut, siç janë gratë, fëmijët, punëtorët emigrantë, dhe personat me aftësi të kufizuara, në çështje të tilla si diskriminimi racor apo tortura.163

Në përgjithësi Kombet e Bashkuara kanë dy sisteme për monitorimin e progresit në zbatimin e të drejtave ndërkombëtare të njeriut në botë. Ato janë: organet e parashikuara nga Karta dhe organet e parashikuara nga traktatet.164 Detyrimet e këtyre dy organeve kanë të bëjnë jo vetëm me monitorimin e të drejtave të njeriut të sanksionura nga ICCRP dhe ICESCR, por edhe me monitorimin e të drejtave të njeriut të parashikura nga konventat e tjera ndërkombëtare si Konventa mbi Parandalimin dhe Ndëshkimin e Krimit të Gjenocidit e vitit 1948, Konventa Ndërkombëtare mbi Ndalimin e të Gjitha Formave të Diskriminimit Racor e vitit 1965, Konventa mbi Eliminimin e të Gjitha Formave të Diskriminimit të Grave e vitit 1979, Konventa për të Drejtat e Fëmijëve e vitit 1989, Konventa Kundër Torturës dhe                                                        161 Gillian MacNaughton Mariah McGill, “Economic and Social Rights in the United States: Implementation Without Ratification”," Northeastern University Law Journal 4 (2012): 365p. 390. 162 Rosas Allan and Scheinin Martin, ‘Categories and beneficiaries of human rights’ in Hanski, R. & Suksi, M. (eds.) An introduction to the international protection of human rights:, (2nd edn., Abo Akademi University, 2000), p. 52. 163 OHCHR, Core International Human Right Instruments and Their Monitoring Bodies, Off. of the High Comm’r for Hum. Rts., http://www2.ohchr.org/english/, accessed on March 15, 2013. 164 Shih http://www2.ohchr.org/english/, accessed on March 15, 2013.

Page 58: TEMA E DOKTORATURES MBROJTJA KUSHTETUESE E TË …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/...4 shteti demokratik, që bazohet dhe respekton vlerat më të mira të demokracisë,

 

56  

Dënimeve të tjera të Degraduese dhe Poshtëruese apo Procedurave e vitit 1974, si dhe Karta për të Drejtat Themelore në Bashkimin Evropian e vitit 2000.

Organet e krijuara në bazë të Kartës së OKB-së, janë Këshilli i të Drejtave të Njeriut (Këshilli zëvendësoi Komisionin për të Drejtat e Njeriut në vitin 2006) dhe organe të veçanta të krijuara nga Këshilli. Ato përfshijnë grupe pune, raportues të veçantë, si dhe ekspertë të pavarur me mandate për të raportuar nivelin e respektimit të të drejtave e veçanta të njeriut në shtete të ndryshme165. Ndërsa organet e themeluara nga traktatet, monitorojnë progresin e zbatimit të të drejtave, për të cilat shteti detyrohet që në momentin e anëtarësimit në traktat166. Kjo lloj formule është e vlefshme jo vetëm për të gjitha konventat ndërkombëtare, por edhe për ato rajonale.

Në vijim, mund të theksojmë faktin se Konventa mbi Eliminimin e të Gjitha Formave të Diskriminimit ndaj Grave e vitit 1979 (CEDAW), është një instrument që ka luajtur një rol të madh në forcimin e pozitës se gruas ne shoqëri. Në brendësi të kësaj konvente ka zhvillime interesante dhe të rëndësishme të pozitës së femrës edhe në aspektin e të drejtave të njeriut. Këto zhvillime në forcimin e statusit të saj, kanë qenë rrjedhojë e miratimit të shumë konventave favorizuese, të dedikuara vetëm për femrat. Hapësirat në mes të garancive formale dhe të drejtave që ato realisht i gëzojnë, janë dukshëm më të gjera, në krahasim me të drejtat që femra i ka gëzuar para nxjerrjes se kësaj konvente.167

Por a mund të këtë ndikim pushteti lokal në implementimin e të drejtave të grave konform konventës së CEDAW? Nëse i referohemi praktikës së niveleve lokale në SHBA, kjo gjë është e mundur. Me fjalë të tjera, dhjetëra qytete amerikane kanë miratuar rezoluta që u bëjnë thirrje Shteteve të Bashkuara që të ratifikojnë Konventën Ndërkombëtare mbi Eliminimin e të Gjitha Formave të Diskriminimit ndaj Grave. Por disa qytete shkojnë edhe më tutje duke adoptuar standardet e CEDAW ne sistemin e tyre brendshëm. Kështu në vitin 1998 San Francisco ka adoptuar standardet e CEDAW ne sistemin e saj lokal168, edhe pse pushteti qendror nuk e kishte ratifikuar CEDAW. Në të vërtetë pas pak kohësh, CEDAW u ratifikua edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës169.

Në vitin 2008, Washington DC u bë qyteti i parë i të drejtave të njeriut në Shtetet e Bashkuara, kur këshilli i qytetit miratoi një urdhëresë për të drejtat e njeriut në qytet me rastin                                                        165 Gillian MacNaughton Mariah McGill, “Economic and Social Rights in the United States: Implementation Without Ratification”, p. 374-375. 166 Shih Risa E. Kaufman & JoAnn Kamuf Ward, “Using Human Rights Mechanisms of the �United Nations to Advance Economic Justice”, 45 Clearinghouse Rev. 259, 262– �63 (2011), p. 262. 167 Bert B. Lockwood. (1994). Human Rights of Women, National and International Prespectives edited by Rebecca J.Cooc. Chapter 8. Andrew Byrnes. Towards More Enforcement of Woman’s Human Rights Through theUse of International Human Rights Law and Procedures. University of Pennsylvania Press, Philadelphia. f. 189. 168 Martha F. Davis, “Upstairs, Downstairs: Subnational Incorporation of International Human Rights Law at the End of an Era, 77 FordhamL. Rev. 411 (2008), p. 419, available at: http://ir.lawnet.fordham.edu/flr/vol77/iss2/2, accessed on March 15, 2013. 169 Martha F. Davis, “Upstairs, Downstairs: Subnational Incorporation of International Human Rights Law at the End of an Era, 77 FordhamL. Rev. 411 (2008), p. 420.

Page 59: TEMA E DOKTORATURES MBROJTJA KUSHTETUESE E TË …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/...4 shteti demokratik, që bazohet dhe respekton vlerat më të mira të demokracisë,

 

57  

e festimit të 60-vjetorit të Deklaratës Universiteti për të Drejtat e Njeriut. Që nga momenti i miratimit të urdhëresës, shkollat publike në DC kanë filluar të përfshijnë edukimin për të drejtat e njeriut në kurrikulat e tyre shkollore.170 Në këtë mënyrë vepruan edhe disa qytete të tjera në Amerikë. Në vitin 2009, qytetet e Carrboro, Chapel Hill dhe North Carolina kaluan rezoluta duke e miratuar Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut, duke e konsideruar atë si udhëzuese për qeverisjen e qytetit.171 Po ashtu, shumë shtete të tjera, si dhe organe të pushtetit lokal kanë miratuar rezoluta që bëjnë thirrje për ratifikimin jo vetëm për konventën e CEDAW, por edhe Konventën për të Drejtat e Fëmijës (CRC)172, si dhe konventa të tjera të rëndësishme në fushën e mbrojtjes dhe respektimit të të drejtave të njeriut.

Në pamje të parë, këto rezoluta të krijojn ëpërshtypjen se kanë një rol kryesisht simbolik. Megjithatë, ato shërbejnë si bazë e fushatave të ndëgjegjësimit në të ardhmen për implementimin e të drejtave të njeriut në nivel lokal. Kjo bëhet edhe më e domosdoshme në rast se pushteti qendror nuk vepron në pajtim dhe konform kushtetutës.

Përmbledhje:

Diskutimet e kësaj pjese mund të përmblidhen në dy çështje kryesore.

E para ka të bëjë më konstitucionalizmin e të drejtave të njeriut, ku fillimisht trajtohen gjuhët e ndryshme të përdorura në emërtimin e procesit të konstitucionalizmit të të drejtave të njeriut. Më tej vijohet me ndërkombëtarizimin e të drejtave të njeriut, duke manifestuar lidhjen dhe fushë e veprimit të së drejtës ndërkombëtare dhe të drejtës së brendshme. Dallimet dhe ndërlidhjet e të dyja sistemeve janë trajtuar në kuadër të bashkëveprimit të tyre në sistemet kombëtare kushtetuese.

E dyta, i referohet zbatimit të së drejtës ndërkombëtare në të drejtën kombëtare, si dhe ndikimin që ka pasur Deklarata Universale për të drejtat e njeriut, Konventat e tjera ndërkombëtare, si dhe Protokollet e tyre, në implementimin e tyre në kushtetutat kombëtare. Gjithashtu është theksuar rëndësia e realizimit dhe mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të njeriut, si një çështje e ndjeshme për të gjithë aktorët e faktorët e një shteti demokratik dhe që duhet respektuar në mënyrë rigoroze.

 

                                                       170 Karen Dolan (March 26, 2009), “Human Rights City Toolkit”, available at http://www.ips-dc.org/articles/human_rights_city_toolkit, accesed on Mrach 9, 2013. 171 Carrboro, N.C., Board of Aldermen, Resolution 89/2008–09, available at: http://www.ci.carrboro.nc.us/boa/Agendas/2009/04_07_2009_C3A.pdf, accessed on March 15, 2013; Chapel Hill, N.C., Town Council, Resolution 2009-11-23/R-11 (2009), available at http:// townhall.townofchapelhill.org/agendas/2009/11/23/5p/5p-2009-11-23_r11. pdf (“Adopting the Universal Declaration of Human Rights as Guiding Prin- ciples”). 172 Martha F. Davis, “Upstairs, Downstairs: Subnational Incorporation of International Human Rights Law at the End of an Era, 77 FordhamL. Rev. 411 (2008), p. 422.

Page 60: TEMA E DOKTORATURES MBROJTJA KUSHTETUESE E TË …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/...4 shteti demokratik, që bazohet dhe respekton vlerat më të mira të demokracisë,

 

58  

3. PJESA E TRETË - Mbrojtja kushtetuese e të drejtave të njeriut në Republikën e Kosovës

3.1 Historiku i shkurtër i Republikës së Kosovës

 Kjo pjesë përfshin historikun e Republikës së Kosovës nga Kushtetuta e vitit 1974,

përkatësisht nga viti 1999 dhe deri me miratimin e Kushtutës së Republikës së Kosovës. Që nga periudha kur Kosova kishte autonominë e saj në kuadër të ish Republikës Federative të Jugosllavisë - (RSFJ), dispozitat juridike në fuqi parashikonin të drejta për qytetarët. Krahina Socialiste Autonome e Kosovës miratoi në vitin 1974 Kushtetutën e parë, ku parashikoheshin të drejta, barazia kombëtare e shqiptarëve, serbëve, malazezëve, turqve dhe pakicave tjera kombëtare, si dhe garantoheshin të drejta të barabarta për të gjithë, për të cilat edhe autoritetet publike kishin përgjegjësi dhe detyrim për respektimin dhe mbrojtjen e tyre.

Pavarësisht se Krahina Socialiste Autonome e Kosovës konsiderohej një subjekt i barabartë i Federatës Jugosllave, autonomia e saj u suprimua në mënyrë të kundraligjshme me masat e dhunshme të pushtetit serb në vitin 1989. Në atë periudhë filluan hapat e parë të shpërbërjes së Jugosllavisë, ndërsa dhuna dhe terrori serb, përkatësisht shkelja flagrante e të drejtave të njeriut në Kosovë vetëm sa shtohej dita ditës.

“...Autoritetet serbe u përgjigjën me rritje të represionit ndaj shqiptarëve. Me mijëra vetë u burgosën, u vranë dhe u torturuan... Për më tepër, më 15 janar 1999 forcat serbe u bënë autorë të masakrës së Raçakut, në të cilën u vranë barbarisht 45 shqiptarë, kryesisht gra dhe fëmijë. Rreth 5 mijë banorë të këtij fshati u detyruan të lënë menjëherë shtëpitë e tyre. Katër ditë më vonë, Këshilli i Sigurimit do ta dënonte ashpër këtë veprim, duke bërë thirrje, gjithashtu, për identifikimin e fajtorëve dhe dërgimin e tyre në Gjykatën Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë... pala serbe intensifikoi bombardimet, reprezaljet dhe spastrimin etnik të shqiptarëve në Kosovë...”173 Nga njëra anë ishin vetë autoritetet shtetërore që “flisnin për të drejtat“ dhe “të drejta të ligjshme”, ndërsa nga ana tjetër ato shkelnin të drejtat e njeriut. Shkelja e drejtave dhe lirive themelore të shqiptarëve bëhej drejtpërdrejt përmes diskriminimit, burgimit politik, torturës, zhdukjes, genocidit, zhvendosjes së dhunshme të popullatës shqiptare nga vendbanimet e tyre, deportimit dhe krijimit të refugjatëve dhe masat e tjera të terorrit dhe dhunës, që paraqesin shkelje flagrante të të drejtave të njeriut. Nga ky këndvështrim, pavarësisht faktit se në Evropë dhe mbarë botën janë miratuar konventa ndërkombëtare, të cilat mbrojnë të drejtat e njeriut, dhe se janë vendosur një sërë standartesh ndërkombëtare që mundësojnë efektivitetin e tyre, opinioni i gjerë u përball me raste të tilla ku aktet dhe standardet sfidohen nga “incidentet” apo “planifikimet mizore” të organeve shtetërore.                                                        173 Mendimi Këshillimorë i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë lidhur me Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës 22 korrik 2010. Për më tepër, shih Zaganjori. Xhezair, Judispurdencë dhe praktikë ndërkombëtare, Tiranë, 2011, f. 19- 37.

Page 61: TEMA E DOKTORATURES MBROJTJA KUSHTETUESE E TË …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/...4 shteti demokratik, që bazohet dhe respekton vlerat më të mira të demokracisë,

 

59  

Një moment jashtëzakonisht i rëndësishëm për Kosovën ishte miratimi i Rezolutës 1244174, e cila dëshmoi rolin e saj gjatë tragjedisë humanitare që po kalonte Kosova në periudhën shkurt – qershor 1999. Sfidat dhe përpjekjet e para për respektimin e të drejtave të njeriut, filluan me krijimin e kuadrit të brendshëm ligjor, pas vitit 1999, ndërsa miratimi i Rezolutës 1244, nuk pati vetëm ndikime pozitive faktike, por në aspektik juridik ishte akti që përcaktoi edhe kompetencat e “të parit” – Përfaqësuesit Special të Kombeve të Bashkuara, në ushtrimin e pushtetit legjislativ, qeverisës dhe atij gjyqësor. Pra me Rezulutën 1244, u vendos administrimi ndërkombëtar i Kosovës, duke autorizuar Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, që me ndihmën e organizatave ndërkombëtare, t’i raportojë Këshillit të Sigurimit në intervale të rregullta mbi zbatimin e Rezolutës 1244.

Gjithashtu, Rezuluta 1244, ndër të tjera: - Shprehu keqardhje për moszbatimin e plotë të rezolutave tjera; - Shprehu brengosjen për tragjedinë humanitare në Kosovë; - Siguroi që Republika Federale e Jugosllavisë, t’i kthejë refugjatët dhe personat e

zhvendosur në shtëpitë e tyre; - Dënoi të gjitha aktet e dhunës kundër popullit të Kosovës si dhe të gjitha aktet

terroriste nga cilado palë; - Rikujtoi juridiksionin dhe mandatin e Gjykatës Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë; - Kërkoi në veçanti që Republika Federative e Jugosllavisë t’i japë fund menjëherë dhe

në mënyrë të verifikueshme dhunës dhe represionit në Kosovë, dhe të fillojë tërheqjen e plotë dhe të verifikueshme, sipas fazave, të forcave ushtarake, policore dhe paramilitare në bazë të një orari të caktuar me të cilin do të sinkronizohet vendosja e pranisë ndërkombëtare të sigurisë në Kosovë; dhe

- Rregulloi edhe çështje tjera që do të krijonin kushtet e volitshme që të ndikonin në normalizimin sa më shpejtë të situatës.

Duke patur parasysh këto veprime, si dhe miratimin e Rezulutës 1244, ishte e dukshme

dhe e sigurtë se mbrotja e të drejtave të njeriut po shënonte rezultate pozitive në aspektin ndërkombëtar, me rolin edhe të vetë strukturave të brendshme të vendit dhe shteteve përreth, sepse ndikoi në respektimin dhe garantimin e të drejtave dhe lirive themelore. Si rrjedhojë e këtyre ngjarjeve, si dhe për krijimin e një rendi juridik, nga Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm u nënshkrua “Korniza Kushtetutese e Vetëqeverisjes në Kosovë 175. Kjo Kornizë, kishte në përbërje elementet e konstitucionalizmit për Kosovën, sepse edhe në pjesën hyrëse të saj theksohej: “ky është vërtetë një dokument historik: Ai do të drejtojë popullin e Kosovës drejt themelimit të strukturave demokratike dhe implementimi i tij i suksesshëm do të ndihmojë në masë të madhe procesin e përcaktimit të statusit përfundimtar të Kosovës”. Në të vërtetë, nga kjo Kornizë – respektivisht Rregullore - u vendos “guri i

                                                       174 Rezoluta 1244, e miratuar nga Këshilli i Sigurimit në mbledhjen e vet të 4011-të, më 10 qershor 1999. 175 UNMIK Rregullore nr. 2001/19, për Kornizën Kushtetutese të Vetëqeverisjes në Kosovë Rregullorja hyri në fuqi më 15 maj 2001.

Page 62: TEMA E DOKTORATURES MBROJTJA KUSHTETUESE E TË …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/...4 shteti demokratik, që bazohet dhe respekton vlerat më të mira të demokracisë,

 

60  

themelit” për pushtetinlegjislativ, ekzekutiv e gjyqësor, sepse u parashikua ngritja e institucione të përkohshme të vetëqeverisjes në fushën legjislative, ekzekutive dhe gjyqësore, por nën mbikëqyrjen ndërkombëtare, pasi disa nga kompetencat dhe përgjegjësitë i njheshin eskluzivisht Përfaqësuesit Special të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB.

Ashtu siç u vërtetua edhe me kalimin i kohës, kjo rregullore njëkohësisht vuri edhe themelet e garantimit dhe promovimit të të drejtave të njeriut, duke detyruar institucionet e përkohshme të vetëqeverisjes që të respektojnë dhe sigurojnë standardet e pranuara në arenën ndërkombëtare të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut. Që atëherë u përfshinë edhe të drejta dhe liritë e parashikuara në Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut, si dhe Konventat Europiane që garantonin të drejtat dhe liritë themelore, të cilat janë sot pjesë e Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Më tej, në këtë Rregullore - Kornizë, u parashikuan të drejtat e komuniteteve dhe anëtarëve të tyre176, duke ju siguruar përfaqësim në institucionet e përkohshme dhe punësim në organet publike.

Në përgjithësi të gjitha institucionet dhe organet mbanin përgjegjësi për respektimin e të drejtave të njeriut, dhe për herë të parë parashikohej themelimi i zyrës së Avokatit të Popullit –Ombudspersonit. Këtij institucioni iu njoh juridiksioni dhe kompetenca për të hetuar, monitoruar dhe pranuar ankesat e individëve për pretendime të shkeljes së të drejtave të njeriut nga mosveprimet apo veprimet e paligjshme apo të padrejta të organeve të administratës publike të Kosovës, duke i dhënë epërsi absolute trajtimit dhe shqyrtimit të ankesave ku pretendohej shkelje e të drejtave të komuniteteve.

Deri në miratimin dhe hyrjen në fuqi të Kushtetutës së Republikës së Kosovës kaluan

shtatë vjet plot sfida dhe procese të reja por “të vecojmë se janë tri momente kyce të cilat janë të lidhura me zgjidhjen e statusit përfundimtar të Kosovës…Standardet për Kosovën ose të ashtuquajturat Standardet para Statusit; Raporti i z. Kai Aide; Bisedimet e Vjenës… nga rezultatet e këtyre…më pas vijoi Pakoja e Ahtisaarit”177, e për këtë të fundit, meqenëse lidhet jashtëzakonisht edhe me specifkat e funksionimit, mandatit dhe juridiksionit të Gjykatës Kushtetuese, do të vijohet trajtimi në pjesët në vijim.  

3.2 Të drejtat dhe liritë themelore në Kushtetutën e Kosovës

 Kushtetuta e Kosovës, e 15 Qershorit, 2008, ashtu sikurse edhe kushtetutat e tjera të

vendeve demokratike, përbën aktin më të lartë dhe më sublim të shtetit. Kjo Kushtetutë është mbështetur në standardet më të larta të shteteve moderne dhe demokratike për të drejtat dhe

                                                       176 Ibid, Neni 4. 177 Bajrami. Prof. Dr. Arsim, Sistemi Kushtetues i Republikës së Kosovës, Prishtinë, 2011, f.83. Për më tepër shih f.84-92.

Page 63: TEMA E DOKTORATURES MBROJTJA KUSHTETUESE E TË …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/...4 shteti demokratik, që bazohet dhe respekton vlerat më të mira të demokracisë,

 

61  

liritë themelore. Në kontekstin e saj, të drejtat e njeriut janë të përfshira në Kapitullin II, respektivisht nga neni 21 deri në nenin 56.

Në nenin 21, ku parashikohen Parimet e Përgjithshme, të drejtat dhe liritë themelore të njeriut përkufizohen: “të pandashme, të patjetërsueshme, të pacënueshme dhe bazë e rendit juridik të Republikës së Kosovës”, ndërsa në nenin 22 ku parashikohen Instrumentet Ndërkombëtare, garantohet zbatim i tyre i drejtpërdrejtë në Kosovë, me prioritet të zbatimit në rast konflikti me normat e brendshme ligjore apo nënligjore, dhe ku përfshihen:

(1) Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut; (2) Konventa Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut dhe Protokollet e saj; (3) Konventa Ndërkombëtare për të Drejtat Civile e Politike dhe Protokollet e saj; (4) Konventa Kornizë e Këshillit të Evropës për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare; (5) Konventa për Eliminimin e të gjitha Formave të Diskriminimit Racor; (6) Konventa për Eliminimin e të gjitha Formave të Diskriminimit ndaj Gruas; (7) Konventa për të Drejtat e Fëmijës; (8) Konventa kundër Torturës dhe Trajtimeve e Ndëshkimeve të tjera Mizore, Ç’njerëzore dhe Poshtëruese. Nga ky përkufizim normativo - kushtetues dhe nga kjo përfshirje e instrumenteve

ndërkombëtare, nënkuptohet qartë fakti se ato duhen respektuar, promovuar dhe mbrojtur nga çdo autoritet publik që ushtron funksionet e tij në Kosovë, pavarësisht faktit se mbrojta e tyre realizohet edhe në sistemin gjyqësor, si dhe nga Gjykata Kushtetuese.

Kushtetuta e Republikës së Kosovës, në nenin 23 ka parashikuar Dinjitetin e Njeriut si të pacënueshëm dhe bazë e të gjitha të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.

Pavarësisht situatave të ndryshme, shmangia nga këto të drejta dhe liri themelore nuk është e lejuar në asnjë rrethanë, e në të cilat përshihen:

- Barazia para Ligjit, neni 24, sepse të gjithë janë të barabartë para ligjit dhe çdokush gëzon të drejtën e mbrojtjes së barabartë para ligjit, pa diskriminim; - E Drejta për Jetën, neni 25, ku sanksionohet ndalimi i dënimit me vdekje; - Ndalimi i Torturës, Trajtimit Mizor, Ç’njerëzor ose Poshtërues, neni 27; - Ndalimi i Skllavërisë dhe i Punës së Detyruar, neni 28; (punë e detyruar nuk konsiderohet puna ose shërbimi i përcaktuar me ligj për personat e dënuar me vendim të formës së prerë gjatë vuajtjes së dënimit ose në raste të Gjendjes së Jashtëzakonshme, të shpallur sipas rregullave të përcaktuara me këtë Kushtetutë) ku përshihet edhe ndalimi i trafikimit qenieve njerëzore; -E Drejta e Lirisë dhe Sigurisë, neni 29; (Askush nuk mund të privohet nga liria me përjashtim të rasteve të parashikuara në ligj dhe me vendim të gjykatës kompetente, në rastet e përcaktuara në mënyrë taksative dhe sipas procedurave të përcaktura me dispozita kushtetuese e ligjore)

Page 64: TEMA E DOKTORATURES MBROJTJA KUSHTETUESE E TË …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/...4 shteti demokratik, që bazohet dhe respekton vlerat më të mira të demokracisë,

 

62  

- E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm, neni 31; (garantimi i mbrotjes së barabartë i të drejtave gjatë procedurave para gjykatave, organeve të tjera shtetërore dhe mbartësve të kompetencave publike).

- Parimi i Legalitetit dhe Proporcionalitetit në çështjet Penale, neni 33; (respektimi i parimit “ nullum crimen, nulla poena sine lege” me përjashtim të veprave të cilat në kohën e kryerjes së tyre, sipas së drejtës ndërkombëtare, përbënin genocid, krime lufte ose krime kundër njerëzimit)

- E Drejta për të mos u Gjykuar dy herë për të njëjtën Vepër, neni 34; . - E Drejta e Martesës dhe Familjes, neni 37;. - Liria e Besimit, Ndërgjegjes dhe e Fesë, neni 38; Në të drejtat dhe liritë themelore të njeriut nga të cilat, gjatë shpalljes së gjendjes së

jashtëzakonshme, mund të bëhet shmagia deri në masën sa është e domosdoshme, nën rrethanat e parashikuara, përfshihen:

- E Drejta për Mjete Juridike, neni 32; - E Drejta e Integritetit Personal, neni 26; (e drejta e kontrollit trupor, e drejta që të mos

i nënshtrohet trajtimit mjekësor kundër vullnetit të tij/saj, e drejta që të mos marrë pjesë në eksperimente mjekësore ose shkencore, pa pëlqimin paraprak të saj/tij).

- Të Drejtat e të Akuzuarit, neni 30; - Liria e Lëvizjes, neni 35; - E Drejta e Privatësisë, neni 36; - Bashkësitë fetare, neni 39;( themelimi i shkollave fetare, institucioneve bamirëse). - Liria e Shprehjes, neni 40; (e drejta për të shprehur, për të shpërndarë dhe për të marrë

informacione, mendime dhe mesazhe të tjera). - E Drejta e informimit në Dokumente Publike, neni 41; - Liria e Mediave, neni 42; - Liria e Tubimit, neni 43, e drejta për të organizuar tubime, protesta dhe demonstrata, si

dhe të drejtën për të marrë pjesë në to. - Liria e organizimit, neni 44, (të drejtën e secilit për të themeluar një organizatë pa

pasur nevojë të sigurojë leje, për të qenë ose për të mos qenë anëtar i një organizate, si dhe për të marrë pjesë në aktivitete të një organizate. Liria për të themeluar sindikata dhe për t’u organizuar).

- Neni 45, të Drejtat Zgjedhore dhe të Pjesëmarrjes, vota është personale, e barabartë, e lirë dhe e fshehtë.

- Mbrojtja e Pronës, neni 46; - E Drejta për Arsimin, neni 47; - Liria e Artit dhe e Shkencës, neni 48; - E Drejta e Punës dhe Ushtrimit të Profesionit, neni 49; - Të Drejtat e Fëmijës, neni 50;

Page 65: TEMA E DOKTORATURES MBROJTJA KUSHTETUESE E TË …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/...4 shteti demokratik, që bazohet dhe respekton vlerat më të mira të demokracisë,

 

63  

- Mbrojtja Shëndetësore dhe Sociale, neni 51. (Sigurimi social themelor, që ka të bëjë me papunësinë, sëmundjen, aftësitë e kufizuara dhe moshën e tretë, rregullohet me ligj.

- Përgjegjësia për Mjedisin Jetësor, neni 52; dhe - Mbrojtja Gjyqësore e të Drejtave, neni 54.

Duke i përmbledhur, mund të themi se me gjithë garancitë që i njeh Kushtetuta, të

drejtat e njeriut, mund të kufizohen vetëm me ligj, deri në atë masë sa është e domosdoshme, dhe se kufizimi i të drejtave dhe lirive të garantuara me këtë Kushtetutë, nuk mund të mohojë në asnjë mënyrë thelbin e të drejtës së garantuar;

Gjithashu duhet theksuar fakti se kufizimi i të drejtave me akte të brendshme nuk mund të tejkalojë kufizimet e parashikuara me Deklaratën Universale për Drejtat e Njeriut, dhe se të drejtat e kufizuara duhet të jenë në proporcion me shkakun apo gjendjen që ka sjellë cënimin. Gjithmonë esenca – thelbi i së drejtës së garantuar duhet të ruhet dhe nuk mund të mohohet asnjëherë dhe në asnjë rrethanë. Po ashtu, edhe të drejtat e komuniteteve dhe pjesëtarëve të tyre, si të drejta të veçanta, mund të kufizohen deri në masën e caktuar, duke vepruar në përputhje me ligjin dhe duke mos cënuar të drejtat e personave të tjerë.

Kushtetuta e Republikës së Kosovës pëmban 33 dispozita që parashikojnë të drejta dhe liri themelore të njeriut, duke përfshirë si kategori të veçantë edhe të drejtat e Komuniteteve dhe Pjesëtarëve të tyre178. Duhet theksuar fakti se dispozitat kushtetuse i grupojnë ato në dy kategori: në dispozita nga të cilat nuk mund tëi shangemi në asnjë rrethanë dhe dispozita nga të cilat mund t’i shmangemi përkohësisht në rrethana të caktuara, deri sa të zgjasin këto rrethana.

Në dallim nga Kushtetuta e Republikës së Kosovës, Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë179 i përmbledh të drejtat dhe liritë themelore të njeriut në tri kategori:

I. Liri dhe të drejta vetjake, që përfshihen në nenet 15-44: e drejta e jetës, liria e shprehjes, liria e shtypit, e drejta e informimit, liria e ndërgjegjes dhe e fesë, ndalimi i torturës, dënimit apo trajtimit mizor, ç’njerëzor ose poshtërues, ndalimi i kryerjes së punëve të detyruara, e drejta e pronës private.

II. Liri dhe të drejta politike, që përfshihen në nenet 45-48; e drejta për të zgjedhë dhe të zgjidhet, të drejtë të organizohet kolektivisht, liria e tubimeve paqësore dhe pa armë.

                                                       178 Kushtetuta e Republikës së Kosovës, e cit, Të Drejtat e Komuniteteve dhe Pjesëtarëve të tyre, nenet 57-62. Kësaj kategorie të personave shteti – Kushtetuta e Kosovës ju njeh të drejta të veçanta krahas të drejtave dhe lirive themelore të cilat i gëzojnë mazhoranca e popullatës. Shteti obligohet që pjesëtarëve të komunitetit jo shumicë të ju sigurojë kushte adekuate për realizmin e të drejtave të veçanta të garantuara me kushtetutë. Lidhur me këtë shih më tepër edhe jurisprudencën e cituar të Gjykatës Kushtetuse të Kosovës, të elabouar në pjesën e tretë të punimit. 179 Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë,Tiranë, Mars 2009, nenet 15-58.

Page 66: TEMA E DOKTORATURES MBROJTJA KUSHTETUESE E TË …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/...4 shteti demokratik, që bazohet dhe respekton vlerat më të mira të demokracisë,

 

64  

III. Liri dhe të drejta ekonomike sociale dhe kulturore, që përfshihen në nenet 49-58: të drejtën të fitojë mjetet e jetesës së tij me punë të ligjshme, e drejta e të punësuarit për grevë, të drejtën e sigurimeve shoqërore në pleqëri, të drejtën të martohet dhe të ketë familje, të drejtën për kujdes shëndetësor nga shteti, të drejtën të informohet për gjendjen e mjedisit dhe mbrojtjen e tij, të drejtën për arsimim dhe lirinë e krijimit artistik dhe kërkimit shkencor.

Shteti ka detyrime për të respektuar dhe mbrojtur të drejtat e njeriut, sepse ato janë

vlerë e rendit kushtetues të Republikës së Kosovës. Edhe dispozitat e tjera Kushtetuese, përveç Kapitullit II, përcaktojnë detyrimet e autoriteteve publike “në respektimin e plotë të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, të pranuara ndërkombëtarisht, si dhe në mbrojtjen e të drejtave dhe në pjesëmarrjen e të gjitha komuniteteve dhe pjesëtarëve të tyre”, 180 përmes institucioneve legjislative, ekzekutive dhe gjyqësore.

Për më tepër, dipozitat kushtetuese në vijim, nënvizojnë edhe këto çështje që lidhen me të drejtat e njeriut: - Neni 17, përcakton që Republika e Kosovës merr pjesë në bashkëpunim ndërkombëtar për promovimin dhe mbrojtjen e paqes, sigurisë dhe të drejtave të njeriut; - Neni 18, parashikon detyrimin e Kuvendit të Kosovës, që me dy të tretat e votave të të gjithë deputetëve, të ratifikojë marrëveshje ndërkombëtare që lidhen me të drejtat dhe liritë themelore; - Neni 62, që parashikon përfaqësimin e organeve të Pushtetit Lokal, thekson se edhe Zëvendëskryetari është gjithashtu përgjegjës për shqyrtimin e ankesave që parashtrohen nga komunitetet ose pjesëtarët e tyre, nëse aktet apo vendimet e kuvendit të komunës shkelin të drejtat e tyre të garantuara me Kushtetutë. Në rast se kuvendi i komunës vendos që të mos rishqyrtojë aktin apo vendimin e vet, ose nëse zëvendëskryetari vlerëson se, edhe pas rishqyrtimit, rezultati përbën shkelje të të drejtave të garantuara me Kushtetutë, individi mund të parashtrojë çështjen drejtpërdrejt në Gjykatën Kushtetuese, e cila mund të vendosë nëse do të pranojë shqyrtimin e rastit; - Neni 78.3, parashikon që Komisioni për të drejtat dhe interesat e komuniteteve, i cili venpron në kuadër të Kuvendit të Kosovës, duhet të sigurojë mbrojtjen e të drejtave e komuniteteve, dhe mund t’i bëjë rekomandime komisioneve të tjera ose Kuvendit për çështje të caktuara. - Neni 81, kërkon që ligjet me të cilat zbatohen të drejtat e komuniteteve dhe pjesëtarëve të tyre, të miratohet, ndryshohet ose shfuqizohet, me shumicën e deputetëve të Kuvendit të cilët janë të pranishëm dhe që votojnë, të cilët mbajnë vende të rezervuara ose të garantuara për përfaqësuesit e Komuniteteve që nuk janë shumicë; - Neni 125.2, përcakton që Institucionet e sigurisë në Republikën e Kosovës mbrojnë sigurinë publike dhe të drejtat e të gjithë shtetasve në Republikën e Kosovës. Institucionet veprojnë me

                                                       180 Neni 3 i Kushtetutës së Kosovës, 2008.

Page 67: TEMA E DOKTORATURES MBROJTJA KUSHTETUESE E TË …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/...4 shteti demokratik, që bazohet dhe respekton vlerat më të mira të demokracisë,

 

65  

transparencë të plotë dhe në pajtim me standardet demokratike e të drejtat e njeriut të njohura ndërkombëtarisht.

- Neni 131, përcakton që gjatë gjendjes së jashtëzakonshme të shpallur nga Presidenti i Republikës, sigurohet që kufizimet e të drejtave dhe lirive, të parashikura dhe garantuara me dispozita kushtetuese, të bëhen vetëm deri në shkallën e nevojshme, për një kohë sa më të shkurtër të jetë e nevojshme dhe në përputhje të plotë me këtë Kushtetutë.

- Neni 132, përcakton që Avokati i Popullit mbikëqyr dhe mbron të drejtat dhe liritë e individëve nga veprimet ose mosveprimet e paligjshme dhe të parregullta të organe të administratës publike.

Rrjedhimisht, miratimi i një katalogu të gjerë dispozitash kushtetuse, mbi bazën e të cilave të gjitha autoritet publike detyrohen dhe marrin përsipër respektimin, promovimin dhe mbrotjen e të drejtave të njeriut gjatë ushtrimit të funksioneve të tyre, dëshmon qartë përkushtimin dhe synimin e shtetit për garantimin e të drejtave të njeriut dhe mbrojten efektive të tyre.   

3.3 Gjykata Kushtetuse e Republikës së Kosovës – baza juridike

Kushtetuta e Republikës së Kosovës e përkufizon Gjykatën Kushtetuese si “autoritet

përfundimtar në Republikën e Kosovës për interpretimin e Kushtetutës dhe përputhshmërisë së ligjeve me Kushtetutën” duke përcaktuar rregullat bazë të themelimit, mandatit dhe funksionit të saj181. Këto dispozita kushtetuese i japin autoritet publik këtij organi shtetëror me qëllim që të kujdeset dhe mbrojë Kushtetutën – si dhe të vendosë drejtësinë kushtetuese. Veçoria e kësaj Gjykate shprehet sidomos në kuadër të mbrojtjes së të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, është themeluar në vitin 2009, dhe akoma nuk ka mbushur gjysmë dekade të veprimarisë dhe ekzistencës së saj. Në kët ëaspekt, do të ishte me vlerë që të analizonim aktet e para juridike, e mbi bazën e të cilave u vendosën themelet juridike, për iniciimin e punës së Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, përkatësisht edhe regjistrimin e kërkesës ose rastit të parë. Akti i parë juridik që shënoi themelimin e kësaj gjykate, i cili parashikon dhe rregullon kompetencat e kësaj gjykate, dhe sidomos përbërjen e anëtarëve të trupit gjykues që ka momentalisht Gjykata Kushtetuse e Republikës së Kosovës, ishte “Propozimin Gjithëpërfshirës për Marrëveshjen e Statusit të Kosovës”182, apo i ashtuquajturi “Pako e Ahtisarit”. Ky akt është miratuar më herët se Kushtetuta e Kosovës, por përmbatja e dispozitave të tij u referohet promovimit dhe mbrojtjes së të drejtave dhe lirive

                                                       181 Shih nenet 112- 118, të Kushtetutës së Kosovës, 2008. 182 Propozimi Gjithëpërfshirës për Marrëveshjen e Statusin e Kosovës, i mbështetur nga Kuvendi i Kosovës me 5 prill 2007, u miratua nga Kuvendi i Kosovës me Deklaratën për përcaktimin e statusit të Kosovës, Prishtinë, 26 Mars 2007.

Page 68: TEMA E DOKTORATURES MBROJTJA KUSHTETUESE E TË …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/...4 shteti demokratik, që bazohet dhe respekton vlerat më të mira të demokracisë,

 

66  

themelore të njeriut. N ëpërmbajtjen e tij gjejmë norma dhe parime që lidhen në mënyrë të drejtpërdrejtë me:

a) Themelet e jurisprudencës kushtetuese, dhe të ndërtimit të sistemit të ri të drejtësisë kushtetuese që do të ushtrohej nga nëntë gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese;

a) Pjesëmarrjen e detyrueshme të komuniteteve në trupën e gjykatës kushtetuese, duke proklamuar në këtë mënyrë respektimin e parimeve demokratike dhe barazinë e të gjitha komuniteteve apo përfaqësim i komuniteteve në kuota të caktuara; si dhe

b) pjesëmarrjen e detyrueshme të anëtarëve ndërkombëtarë në trupën e gjykatës

kushtetuese gjatë periudhës kalimtare.

Shtrohet pyetja nëse u përmbushën dhe gjetën zbatim në praktikë të gjitha ato të drejta dhe detyrime që u parashikuan me pakon e Ahtisarit. Ky aspekt u sqarua vetëm kalimi i kohës. Në realitet ndodhi ashtu siç ishte parashikuar në Pakon e Ahtisarit, në aneksin VI të saj. Kjo u dëshmua me kronologjinë e ngjarjeve legjislative – përkatësisht me miratimin e Kushtetutës, Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe me ndryshimet e plotësimet e të gjitha ligjeve respektive, që kishin lidhje me përfundimin e mbikëqyrjes ndërkombëtare në Kosovë.

Kushtetutat e Kosovës – 2008, në kapitullin e fundit (XIV) të dispozitave Kalimtare të saj, kishte parashikuar zgjedhjën e gjyqtarëve të parë, ose siç citohet në dispozitën e nenit 152 “Përbërja e Përkohshme e Gjykatës Kushtetuese”. Kjo dispozitë parashikonte përbërjen e trupit gjykues prej 9 (nëntë) gjyqtarësh. Gjashtë gjyqtarët e parë to të emëroheshin nga Presidenti i Republikës së Kosovës, me propozimin e Kuvendit, i cili bëri të qartë, se të gjashtë gjyqtarët e parë do të ishin vendas, me mandat tre, gjashtë dhe nëntë vjecar. Në këto dispozita ishte përcaktuar se të gjashtë gjyqtarët e parë kosovar do të shërbenin në mandate të ndryshme dhe më konkretisht: dy gjyqtarë do të shërbenin për një mandat trevjeçar, dy të tjerë me mandat gjashtëvjeçar, dhe dy të fundit, duke plotesuar numrin e anëtarëve nedas të rrupës se ë Gjykatës Kushteteuse, do të ushtronin funksionet e tyre gjatë një mandati nëntë vjeçar. Këtyre anëtarëve nuk iu njoh mundësia ose e drejta për tu rizgjedhur në detyrën e tyre. Dispozitat kushtetuese gjithashu kishin përfshirë kërkesat e Pakos së Ahtisarit, e cila ishte kujdesur njëkohësisht që pjesëtarëve të komuniteteve tu sigurohej pjesëmarrje, duke parashikuar zgjedhjen e të paktën dy gjyqtarëve kushtetues nga radhët e komuniteteve që nuk përbënin shumicën. Nga këndvështrimi ynë, kjo garantonte përfaqësimin e komuniteteve në Gjykatën Kushtetuese, por njëkohësisht ofronte mundësinë që deputetët e komunitetit serb, rom, ashkali, egjiptian, boshnjak, turk, e goran, të ndikonin me votën e tyre në procesin e vendimmarrjes në Kuvend. Gjithashtu, kërkesat e Pakos së Ahtisarit, të inkorporuara në dispozitat e Kushtetutës së Kosovës, parashikonin procedurat e votimit të dy nga gjyqtarët e trupës, të cilët zgjidheshin vetëm atëherë kur janë votuar me shumicën e votave të deputetëve që mbajnë vendet e rezervuara dhe të garantuara nga radhët e komuniteteve. Katër gjyqtarët e tjerë do të zgjidheshin me votat e dy të tretave të deputetëve të Kuvendit, të cilët janë të pranishëm dhe që votojnë.

Page 69: TEMA E DOKTORATURES MBROJTJA KUSHTETUESE E TË …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/...4 shteti demokratik, që bazohet dhe respekton vlerat më të mira të demokracisë,

 

67  

Një veçori tjetër e kompozimit dhe përbërjes së trupës së Gjykatës Kushtetuese konsiston në faktin se tre gjyqtarët e tjerë, që do të ishin ndërkombëtar, do të emëroheshin nga Përfaqësuesi Ndërkombëtar Civil, pasi ai të konsultohej edhe me Kryetarin e GJEDNJ.

Prezenca e gjyqtarëve ndërkombëtarë, në të vërtetë ishte ndihma dhe bashkëpunimi që ju mundësua gjyqtarëve venda, nga përvojat e gjyqtarëve ndërkombëtar, për të përqasur praktikat e mira në vendimmarrje në kuadër të procesit të mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të njeriut. Përgjegjësitë dhe ngarkesat e funksionve që do të ushtroheshin nga gjyqtarët ndërkombëtare , do të kalonin në mënyrë graduale tek homologët e tyre vendas.

Akti tjetër juridik që rregulloi organizimin dhe funksionimin e mëtejshëm të Gjykatës Kushtetuese ishte Ligji për Gjykatën Kushtetuese183. Ky ligj rregulloi çështjet e tjera që nuk ishin parashikuar në Kushtetutë, duke përfshirë organizimin e brendshëm të gjykatës, si dhe të gjitha çështjet e tjera organizative të cilat mundësojnë funksionimin dhe përmbushjen e mandati, brenda juridiksionit kushtetues.

Në këtë ligj, rregullohen procedurat e parashtrimit të kërkesave, procedurat e vendimmarrjes, si dhe afate ligjore që duhen respektuar në procedurat e posaçme. Këto të fundit, si dhe aspekte të tjera të gjykimit dhe jurisprudencës kushtetuese, do të trajtohen më tej gjatë punimit.

 

3.4 Emërimi i gjyqtarëve të parë të Gjykatës Kushtetuese

 Dispozitat kushtetuese dhe ligjore parashikonin ngritjen e një trupe kushtetuese prej

nëntë anëtarësh. Të gjithë gjyqtarët e parë kushtetues u emëruan më 12 qershor 2009. Gjyqtarët vendas u emëruan nga Presidenti i Republikës së Kosovës dhe filluan punën më 12 qershor, ndërsa ato ndërkombëtarë u emëruan nga Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar, dhe dy nga ata filluan punën më 1 gusht 2009, ndërsa i treti më 1 shtator 2009184. Në aktet e emërimit të gjyqtarëve vendorë, ishte përcaktuar mandati i ushtrimit të funksioneve të tyre, i rregulluar paraprakisht sipas sistemit të tërheqjes së shortit. Dy gjyqtarë tërhoqën shortin për 3 vjet, dhe do të ushtronin mandat trevjeçar, dy të tjerë mandat gjashtëvjeçar, dhe dy gjyqtarët e fundit vendas do të ushtrojnë detyrën e tyre gjatë një mandati nëntëvjeçar. Gjyqtarët ndërkombëtarë u emëruan me mandatin fillestar trevjeçar.

                                                       183 Ligji për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës, Ligji Nr.03/L-121. 184 Dekretet e Presidentit të Republikës së Kosovës për emërimit të gjyqtarëve vendor: Nr. i Dekretit: DGJK- 001-2009; Nr. i Dekretit: DGJK- 002-2009; Nr. i Dekretit: DGJK- 003-2009; Nr. i Dekretit: DGJK- 004-2009, Nr. i Dekretit: DGJK- 005-2009, Nr. i Dekretit: DGJK- 006-2009, dhe Vendimet e Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar në Kosovë, për emërimin e gjyqtarëve ndërkombëtar, Vendimi nr. 2009/09; Vendimi nr. 2009/10 dhe Vendimi nr. 2009/11, të gjitha të datës 12 qershor 2009.

Page 70: TEMA E DOKTORATURES MBROJTJA KUSHTETUESE E TË …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/...4 shteti demokratik, që bazohet dhe respekton vlerat më të mira të demokracisë,

 

68  

Kohëzgjatja e mandateve të gjyqtarëve të parë kushtetues, ashtu sic u theksua më lart, ishte propozuar me “Pakon e Ahtisarit”, e inkorporuar më pas në Kushtetutë, dhe konsistonte kryesisht në mandate të ndryshme kohore për gjashtë gjyqtarët vendas. Ky rregull i zbatuar në rastin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, ishte aplikuar edhe në të gjitha gjykatat kushtetuese të sapokrijuara.

Vlen të theksohet fakti se kërkesa e parë kushtetuse185, ishte pranuar tashmë, ndonëse gjyqtarët nuk ishin emëruar, ndërsa regjistrimi i kërkesës ishte mundësuar nga Sekretariati i Përkohshëm, i cili ishte themeluar në përputhje me dispozitat ligjore të nenit 57 të Ligjit nr. 03/L-21, “Për Gjykatën Kushtetuese”, ku ishte përcaktuar se “Themelohet sekretaria e përkohshme e Gjykatës Kushtetuese. Sekretaria e përkohshme e Gjykatës Kushtetuese do te veprojë deri në kohën kur Sekretaria e Gjykatës Kushtetuese …të jetë funksionale. Sekretaria e përkohshme kryen detyrat në pajtim me mjetet e aplikueshme deri në kohën kur Sekretari i Përgjithshëm, i emëruar në pajtim me nenin 12 të këtij ligji vendos që Sekretariati të jetë funksional.”

Puna dhe veprimtaria e Sekretariatit të Përkohshëm zgjati nga shkurti deri në gusht 2009. Gjatë kësaj periudhe ishin pranuar kërkesat e para të parashtruara nga palët, gjithsej rreth 34 kërkesa/raste, ndonëse gjyqtarët ishin emëruar me 12 qershor 2009. Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese emëruan Sekretarin e Përgjithshëm dhe që nga data 1 shtator 2009, Sekretaria e Gjykatës Kushtetuese u bë funksionale.

Gjithashtu vlen të theksojmë se seanca e parë me përbërjen e plotë të gjyqtarëve u mbajt më 29 qershor 2009, dhe u drejtua nga gjyqtari më i vjetër në moshë. Në atë seancë u zgjodh Kryetari i gjykatës, ndërsa në përputhje me kompetencat e parashikuara në Kushtetute, Gjykata më 16 tetor 2009 mori vendimin e parë, - Vendimi për Masën e Përkohshme, rasti KI 11/09, Akti Nr. 01/09, ndërmjet palëve Tomë Krasniqi kundër Radiotelevizionit të Kosovës.

Gjykata Kushtetuese, nga 12 qershori 2009 deri më 11 qershor 2012, gjatë tre viteve, funksionoi me përbërjen e plotë të nëntë gjyqtarëve të parë të emëruar. Ashtu siç ishte parashikuar në dispozitat ligjore, mandatet e shkurtuara tre dhe katër vjeçare u ushtruan nga vetëm katër gjyqtarë e parë vendas të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, pasi dy gjyqtarë kishin mandat të plotë.

Për sa u përket mandateve të gjyqtarëve ndërkombëtarë, ata u emëruan fillimisht për një mandat tre vjeçar, por mandati i tyre u shty mbi bazën e ndryshimeve dhe plotësimit të ligjeve - amendamente kushtetuese. Për më tepër, mandati i gjyqtarëve ndërkombëtarë ishte çështje që varej nga rrethanat politike të vendit dhe zgjatjes së mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë së Kosovës. Megjithatë kjo ishte në favor të mbarëvajtjes së punës të Gjykatës

                                                       185 Shënimi për kërkesën e parë është siguruar nga regjistrat zyrtar të Sekretariatit të Gjykatës Kushtetuese të cilat mbahen në Departamentin e Regjistrimit të Lëndëve, Statistikave dhe Arkivit. Kjo kërkesë ka qenë e parashtruar nga Ismet Bajrami, nga Vushtrria, dhe ai si paraqitës i kërkesës ka pretenduar shkeljen e të drejtave të njeriut nga ana e punëdhënësit. Rasti është shqyrtuar dhe vendosur më 30 prill 2010, Vendim për Papranueshmëri KI 01/09, datë 23 Qershor 2010.

Page 71: TEMA E DOKTORATURES MBROJTJA KUSHTETUESE E TË …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/...4 shteti demokratik, që bazohet dhe respekton vlerat më të mira të demokracisë,

 

69  

Kushtetuese, duke qenë se pas trevjeçarit të parë të veprimtarisë së anëtarëve të trupit gjykues kushtetues, rotacioni do të përfshinte më pak se 1/3 e gjyqtarëve. Këtë sistem të ripërtëritjes ose rotacionit e kanë aplikuar të gjitha shtetet që kanë të parashikuar në sistemet e tyre gjykata kushtetuese. Por krahas kësaj, procesi i ripërtëritjes ose zëvendësimeve të gjyqtarëve kushtetues, ka vështirësi dhe probleme praktike dhe shpesh herë nuk përputhet me rotacionin e parashikuar në afatet e duhura kohore.

Në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, pas mbarimit të mandatit trevjeçar të dy gjyqtarëve të parë vendas, u emërua vetëm një gjyqtar, dhe si pasojë e zvarritjes së procedurave të shqyrtimit të kandidatit tjetër për tu emëruar si gjyqtar, që nga qershori i vitit 2012 Gjykata ka shqyrtuar cështje dhe ka marrë vendime me përbërjen e tetë gjyqtarëve kushtetues186.

Por, procedurat e emërimeve të gjykatësve kushtetues në Republikën e Shqipërisë, edhe pse me një përvojë më të gjatë kushtetuese, nuk ka shkuar sipas rotacionit të parashikuar në dispozitat normative. “Procesi ka evidentuar probleme në mbarëvajtjen dhe ripërtëritjen e gjykatës, kështu që ripërtërija e gjykatës ka krijuar mospërputhje me Kushtetutën, qëllimi i së cilës ka qenë sjellja e prurjeve të reja, të parcializuara me 1/3 e anëtarëve të Gjykatës”.187 Një çështje tjetër interesante nga praktikat e shteteve tjera dhe që lidhet me përfundimin e mandatit të gjyqtarit, është angazhimi i tyre si këshilltar në procedurat përfundimtare të miratimit të ligjeve ose amendamenteve kushtetuese. Parlamenti gjerman ka praktika të tilla ku “në sesionet parlamentare, gjatë fazës së marrjes së vendimeve, ish gjyqtarët e gjykatës kushtetuese shpesh janë të ftuar në seancat dëgjimore parlamentare, jo për faktin se ata janë ekspertë në fushën e ligjit, por vetëm për të dëgjuar opinionin e tyre në reagimet e mundshme të Gjykatës Kushtetuese në të ardhmen”.188

Çështja e mandateve të gjyqtarëve kushtetues vendas në Kosovë është rregulluar më dispozitën e nenit 7 të Ligjit nr. 03L/21- të cituar më lart, duke parashikuar që “mandati i gjyqtarit të ri fillon në ditën kur përfundon mandati i gjyqtarit paraardhës. Gjyqtari i ri emërohet nga Presidenti dhe e bën betimin para Presidentit para fillimit të mandatit të tij. ...Mandati i gjyqtarit zëvendësues fillon në ditën kur emërohen nga Presidenti dhe bën betimin para Presidentit, ... [sikurse]...mandati i gjyqtarëve të parë të Gjykatës”

Pra rrethanat e ndryshme krijojnë pamundësi evidente që të arrihet respektimi i afateve kohore të mandateve sipas aktit të emërimit, prandaj sistemi i rotacionit në afate kohore paraqet probleme dhe vështirësi, të cilat mund të ndikojnë në veprimtarinë e Gjykatës Kushtetuese.

                                                       186 Gjyqtari nuk ishte i emëruar as deri kur u dorëzua, ky punim përfundimtar i doktoraturës, shkurt 2013. 187 Zaganjori. Xhezair, Anastasi.Aurela, Cani(Metanhasi).Eralda, Shteti i së Drejtës në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, Tiranë, 2011, f. 159 188 Beyme. Von Klaus, “The German Constitutional Court in an Uneasy Triangle between Parliament, Government and the Federal Leander” page 110; The book: Constitutional Justice, East and West – Democratic Legitimacy and Constitutional Courts in Post-Communist Europe in a Comparative Perspective, Edited by Sadurski. Wojcich, Kluwer Law International-Hague-London- New York. 2010.

Page 72: TEMA E DOKTORATURES MBROJTJA KUSHTETUESE E TË …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/...4 shteti demokratik, që bazohet dhe respekton vlerat më të mira të demokracisë,

 

70  

3.5 Vazhdimi i mandateve të gjyqtarëve ndërkombëtar

 Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e akteve që kishin të bënin me përfundimin e mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë së Kosovës, përfshinte në vete edhe amendamentin nr. 03L/21 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese. Këto amendamente u referoheshin gjyqtarëve ndërkombëtarë, të cilët ishin pjesë e sistemit juridik kushtetues. Sipas dispozitave kushtetuese dhe ligjore, mandati kohor i ushtrimit të funksionit të gjyqtarit ndërkombëtar ka qenë i kushtëzuar me përfundimin e mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë së Kosovës. Por, sipas ndryshimeve dhe plotësimeve të nenit 55 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese, mandati i tre gjyqtarëve ndërkombëtarë është zgjatur edhe për një periudhë të caktuar kohore, dy vjeçare. Në vendimet për emërimin e këtyre gjyqtarëve, mandati kohor ishte caktuar deri më 31 gusht 2014. Qeveria e Kosovës, mbi bazën e këtyre ndryshimeve dhe plotësimeve ligjore, duhej të merrte pjesë në pagesën e gjykatësve ndërkombëtarë. Jo vetëm në mënyrë specifike për gjykatësit ndërkombëtar të Gjykatës Kushtetuese, por në përgjithësi edhe për anëtarët ndërkombëtarë të emëruar nga Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar, parashikohej gjithashtu se në rast të ndërprerjes së parakohshme të mandatit të tyre para datës 31 gusht 2014, ata do të zëvendësoheshin me një anëtar vendas. Ligji “Amendametimi i Kushtetutës së Republikës së Kosovës lidhur me përfundimin e mbikëqyrjes së ndërkombëtare të pavarësisë Kosovës”, ka hyrë në fuqi me datë 7 shtator 2012.189

Pra, amendamentet e fundit kushtetuese parashikuan vazhdimin e mandatit të gjyqtarëve ndërkombëtarë dhe në rast të tërheqjes eventuale të tyre, ata do të zëvendësoheshin me anëtarë ndërkombëtar. Kjo dispozitë ishte në favor të zgjatjes së mandateve të gjyqtarëve ndërkombëtarë, por ishte e nevojshme njëkohësisht edhe për vetë Gjykatën Kushtetuese, duke garantuar mbarëvajtjen e funksionimit të saj. Kjo pasi dy gjyqtarëve u kishin përfunduar mandatet e tyre, dhe në rast të përfundimit të mandateve edhe për gjyqtarët ndërkombëtar, atëherë pothuajse gjysma e anëtarëve të trupi gjykues do të zëvendësohej. Nga njëra anë kjo nuk do ti shërbente praktikave të mira kushtetuese duke rinovuar një pjesë të trupës gjykuese çdo tre vjet, por nga ana tjetër ndihma dhe kontributi i gjyqtarëve ndërkombëtar ishte akoma i nevojshëm për ngritjen dhe konsolidimin e mëtejshëm të Gjykatës Kushtetuese.

 

3.6 Juridiksioni i Gjykatës Kushtetutuese të Kosovës

 Përgjithësisht mund të themi se themelimi dhe ndërtimi i gjykatës kushtetuese,

trajtohet dhe vlerësohet ndryshe nga gjykatat e rregullta. Çështjet e trajtuara janë të natyrës

                                                       189 Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjeve që kanë të bëjnë me përfundimin e mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë së Kosovës, Ligji Nr. 04/L-115, date 7 shtator 2012, më gjerësisht shih neni 1.1, 2, dhe 23.

Page 73: TEMA E DOKTORATURES MBROJTJA KUSHTETUESE E TË …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/...4 shteti demokratik, që bazohet dhe respekton vlerat më të mira të demokracisë,

 

71  

“sui generis”, të specifikuara në normat kushtetuese, duke vendosur kufizime për paraqitjen e kërkesave para saj.

Pra Gjykata Kushtetuese është karakteristike në kuptim të kufizimeve të subjekteve që mund ta vënë në lëvizje atë. Neni 113 i Kushtetutës së Kosovës ka përcaktuar në mënyrë të qartë juridiksionin dhe palët e autorizuara, duke theksuar se jurisdiksioni shtesë mund të rregullohet edhe me ligj. Sipas, kësaj dispozite: “ 1.Gjykata Kushtetuese vendos vetëm për rastet e ngritura para gjykatës në mënyrë ligjore nga pala e autorizuar. 2. Kuvendi i Kosovës, Presidenti i Republikës së Kosovës, Qeveria dhe Avokati i Popullit janë të autorizuar të ngrenë rastet në vijim:

(1) çështjen e përputhshmërisë së ligjeve, të dekreteve të Presidentit e të Kryeministrit dhe të rregulloreve të Qeverisë, me Kushtetutën; (2) përputhshmëria e Statutit të Komunës me Kushtetutën.

3. Kuvendi i Kosovës, Presidenti i Republikës së Kosovës dhe Qeveria janë të autorizuar të ngrenë çështjet në vijim:

(1) konflikti në mes të kompetencave kushtetuese të Kuvendit të Kosovës, Presidentit të Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Kosovës; (2) përputhshmëria e referendumit të propozuar me Kushtetutën; (3) përputhshmëria e shpalljes së Gjendjes së Jashtëzakonshme dhe veprimeve të ndërmarra gjatë Gjendjes së Jashtëzakonshme me Kushtetutën; (4) përputhshmëria e një amendamenti të propozuar kushtetues me marrëveshjet e detyrueshme ndërkombëtare, të ratifikuara sipas kësaj Kushtetute dhe rishikimi i kushtetutshmërisë së procedurës së ndjekur; (5) nëse është shkelur Kushtetuta gjatë zgjedhjes së Kuvendit.

4. Komuna është e autorizuar të kontestojë kushtetutshmërinë e ligjeve ose të akteve të Qeverisë, të cilat cënojnë përgjegjësitë komunale ose zvogëlojnë të hyrat e komunës, në rast se komuna përkatëse është prekur nga ai ligj ose akt. 5. Dhjetë (10) apo më shumë deputetë të Kuvendit të Kosovës, brenda një afati prej tetë (8) ditësh nga dita e miratimit, kanë të drejtë të kontestojnë kushtetutshmërinë e çfarëdo ligji ose vendimi të miratuar nga Kuvendi, si për përmbajtjen, ashtu edhe për procedurën e ndjekur. 6. Tridhjetë (30) apo më shumë deputetë të Kuvendit të Kosovës, janë të autorizuar të ngrenë çështjen nëse Presidenti i Republikës së Kosovës ka kryer shkelje serioze të Kushtetutës. 7. Individët janë të autorizuar të ngrenë shkeljet nga autoritetet publike të të drejtave dhe lirive të tyre individuale, të garantuara me Kushtetutë, mirëpo vetëm pasi të kenë shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj. 8. Gjykatat kanë të drejtë t’i referojnë Gjykatës Kushtetuese çështje që i përkasin përputhshmërisë kushtetuese të një ligji, nëse ajo përputhshmëri është ngritur gjatë

Page 74: TEMA E DOKTORATURES MBROJTJA KUSHTETUESE E TË …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/...4 shteti demokratik, që bazohet dhe respekton vlerat më të mira të demokracisë,

 

72  

procedurës gjyqësore dhe gjykata referuese nuk është e sigurt për përputhshmërinë e ligjit të kontestuar me Kushtetutën dhe nëse vendimi i gjykatës referuese për rastin e caktuar, varet nga përputhshmëria e ligjit në fjalë. 9. Kryetari i Kuvendit të Kosovës duhet të referojë amendamentet kushtetuese të propozuara para miratimit në Kuvend, me qëllim që të konstatohet nëse amendamenti i propozuar i zvogëlon të drejtat dhe liritë e garantuara me kapitullin II të Kushtetutës. 10. Jurisdiksioni shtesë mund të rregullohet me ligj”.

Duke patur parasysh juridiksionin kushtetues, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ushtron kontroll abstrakt ose kontroll objektiv. Ky kontroll abstrakt (objektiv) mund të jetë kontroll abstrakt “ex ante” dhe kontroll abstrakt “ex post”. Gjithashtu Gjykata Kushtetuese ushtron kontroll incidental kur ligji kontrollohet vetëm për efekt të zgjidhjes konkrete. Në këtë rast Gjykata kushtetuese mbron të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, dhe kjo paraqet një lloj kontrolli të vendimeve të autoriteteve publike, e sipas mendimit është një lloj “kontrolli kushtetues sui generis”.

Megjithëse kontrolli kushtetues mund të jetë abstrakt (objektiv) dhe konkret (subjektiv), “ka edhe procedura të tilla në të cilat karakteri subjektiv dhe ai konkret janë shkëputur, si p.sh. në rastin e rekursit për mbrojtjen e të drejtave të njeriut që drejtohet kundër një ligji. Në këtë rast kontrolli është objektiv, sepse kërkuesi vepron për të mbrojtur një të drejtë subjektive, por në të njëjtën kohë ai synon ligjin dhe jo ndonjë akt të zbatimit të tij (akte administrative ose gjyqësore) duke e nxjerrë atë jashtë kontekstit të një mosmarrëveshjeje konkrete. Drejtësia është, pra, subjektive dhe abstrakte”.190

Duke dashur që tezat e trajtuara të punimit të sqarojnë dhe elaborojnë më mirë praktikën juridike të gjykimit kushtetues kosovare, në vijim, punimi duke hulumtuar jurisprudencën e saj, i parashtron nëntitujt, në kuptim të palëve të autorizura, por gjithashtu sqaron jurisdiksionin e gjykatës kushtetuse lidhur me kontrollin kushtetues që ushtron gjykata kushtetuse, dhe vendimet që ka marrë për cështjet që janë parashtruar.

 

3.6.1 Kuvendi i Republikës së Kosovës

 Ndarja e pushteteve në legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor, nuk nënkupton një ndarje

formale për autorizime dhe drejta. Pushtetet e dhëna mund të kufizohen, ato mund të kontrollohen mbi mënyrën e ushtrimit, duke bërë njëkohësisht edhe balancimin e tyre. Ky proces është në kuëdër të respektimit të parimeve të barazisë, demokracisë, mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të njeriut dhe sundimit të rendit juridik. “Ndarja e pushteteve mund të përcaktohet në bërthamën thelbësore të sistemit juridik të Shtetit, dhe pikërisht në atë që e quajmë Kushtetutë” ndërsa kontrolli gjyqësor i kushtetutshmërisë është element themelor i

                                                       190 Traja. Kristaq, Drejtësia Kushtetuese, Tiranë, 2000, f. 43.

Page 75: TEMA E DOKTORATURES MBROJTJA KUSHTETUESE E TË …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/...4 shteti demokratik, që bazohet dhe respekton vlerat më të mira të demokracisë,

 

73  

shtetit të së drejtës191. Kjo ndarje e pushteteve ka qenë një tematikë e zhvilluar teorike, por njëkohësisht edhe e zbatueshme nëpër shtete të ndryshme gjatë historisë, e sidomos në shtetet bashkëkohore. Në Kushtetutën e parë të Republikës së Kosovës është parashikuar në dispozitat themelore të saj, parimi i ndarjes së pushteteve, kontrollit dhe balancimit të tyre. Në këtë mënyrë Kuvendit të Kosovës i është dhënë pushteti legjislativ në rendin kushtetues të Kosovës, ndërsa ka parashikuar edhe institucionet që mbrojnë dhe garantojnë këtë rend kushtetues, duke i dhënë gjykatës kushtetuese kompetencën e mbrojtjes së kushtetutshmërisë.

Ndryshimet apo ligjet kushtetuese janë argumente të praktikave që ndryshojnë gjithnjë, duke ju përgjigjur arsyetimeve dhe zhvillimeve të avancuara në çështjet kushtetuese. Megjithatë, në rast të miratimit të ndryshimeve apo amendamenteve të reja, ato mund të ndeshen drejtpërdrejtë me problemet e dykuptimësisë ose paqartësinë, prandaj është e domosdoshme që t’i shmangemi këtyre të fundit192. Për të realizuar këtë proces si dhe për të hequr dilemat se ndryshimet e reja ose aktet e tjera juridike janë në pajtim me kushtetutën, Gjykata Kushtetuese bën interpretimin përfundimtar mbi pajtueshmërinë e aktit me Kushtetutën. Gjithashtu për të siguruar funksionimin e rendit juridik dhe për tu siguruar se organet që kanë një pushtet të caktuar, të mund të ushtrojnë edhe një lloj vet kontrolli, Kuvendi mund të paraqesë çështje të caktuara për shqyrtim pranë Gjykatës Kushtetuese. Juridiksioni dhe statusi i palës për të paraqitur kërkesa pranë Gjykatës Kushtetuese, në bazë të nenit 113 pika 1, 2, 3, 5, 6, 9 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës i është njohur Kuvendit, deputetëve dhe Kryetarit193. Në lidhje me dispozitën e sipërcituar kushtetuese, Kuvendi mund të paraqesë një çështje në Gjykatën Kushtetuese për këto raste:

çështjen e përputhshmërisë së ligjeve, të dekreteve të Presidentit e të Kryeministrit dhe të rregulloreve të Qeverisë, me Kushtetutën;

përputhshmëria e Statutit të Komunës me Kushtetutën konflikti në mes të kompetencave kushtetuese të Kuvendit të Kosovës,

Presidentit të Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Kosovës; përputhshmëria e referendumit të propozuar me Kushtetutën; përputhshmëria e shpalljes së Gjendjes së Jashtëzakonshme dhe veprimeve të

ndërmarra gjatë Gjendjes së Jashtëzakonshme me Kushtetutën; përputhshmëria e një amendamenti të propozuar kushtetues me marrëveshjet e

detyrueshme ndërkombëtare, të ratifikuara sipas kësaj Kushtetute dhe rishikimi i kushtetutshmërisë së procedurës së ndjekur; dhe

rastet e shkeljes së normave kushtetuese gjatë zgjedhjeve parlamentare.

Duke pasur në konsideratë se deputetët janë pjesë e strukturës së Kuvendit, atëherë është parashikuar edhe e drejta e një numri të caktuar të deputetëve për të proceduar si palë e

                                                       191 Puto. Erlir, E drejta Kushtetuese e Krahasuar, Tiranë, 2008, f. 43, 53. 192 Bennett.W. Robert and Solum. B. Lawrence, Constitutional Originalism – A debate, New York, 2011, f. 74, 75. 193 Kushtetuta e Republikës së Kosovës, në fuqi nga data 15 qershor 2008.

Page 76: TEMA E DOKTORATURES MBROJTJA KUSHTETUESE E TË …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/...4 shteti demokratik, që bazohet dhe respekton vlerat më të mira të demokracisë,

 

74  

autorizuar me paraqitjen e kërkesave pranë Gjykatës Kushtetuese. Mbi bazën e kësaj dispozite, ato kanë të drejtë të:

kontestojnë kushtetutshmërinë e çdo ligji ose vendimi të miratuar nga Kuvendi, si për përmbajtjen, ashtu edhe për procedurën e ndjekur, brenda një afati prej tetë ditësh nga dita e miratimit – (kërkesa duhet nënshkruar nga të paktën dhjetë deputetë), dhe

të paraqesin kërkesë për shqyrtim nëse Presidenti i Republikës së Kosovës ka kryer shkelje serioze të Kushtetutës, (kërkesa duhet nëshkruar nga të paktën tridhjetë deputetë);

E njëjta dispozitë kushtetuese ka përcaktuar kompetencën ekskluzive të Kryetarit të Kuvendit për të referuar çështje në Gjykatën Kushtetuese lidhur me dërgimin e amendamenteve kushtetuese të propozuara, para se të procedohet për miratim e tyre në Kuvend. Qëllimi i kësaj dispozite është konstatimi i faktit të cënimit ose jo të të drejtave dhe lirive të garantuara në kapitullin II të Kushtetutës. Kjo dispozitë plotësohet edhe me dispozitat përfundimtare, në nenin 144 e lidhur edhe me nenin 143 të Kushtetutës194, mbi bazën e të cilave propozimi i ndryshimeve dhe amendamentet e kësaj Kushtetute mund të miratohen vetëm në rast se është vlerësuar paraprakisht fakti nëse ndryshimi i propozuar nuk pakëson ndonjë të drejtë dhe liri të parashikuar në Kapitullin II të Kushtetutës.

Kjo kompetencë thekson dhe vë në dukje rolin dhe rëndësinë e gjykimit kushtetues. Nga ana tjetër mudn të arrijmë në konkluzionin se, shteti përmes aktit të tij më të lartë juridik, jo vetëm që ka përcaktuar gardianin e saj, por edhe është përkujdesur për respektimin e saj, duke detyruar Kryetarin e organit legjislativ, që në çdo rast të ndryshimit të dispozitave kushtetuese, të ushtrojë apo të ketë në dispozicion mekanizimin preventiv – “a priori” të kontrollit të kushtetutshmërisë –efekti i të cilit ishte “ex ante controle”. Nisur edhe nga maksima juridike se “më mirë një kontroll “a priori” se sa një kontroll “a posteriori”, mund të arrijmë në konkluzionin se gjithmonë është më mirë dhe më me efekt një procedurë preventive se sa një represive. Përmes kësaj dispozite kushtetuese mund të arrijmë në konkluzionin se kjo dispozitë kushtuese e detyron Kryetarin e Kuvendit për të ushtruar kompetencat e tij, dhe se paraqet një pengesë që një dispozitë antikushtetuese të përfshihet ose të propozohet për miratim. Theksi i këtij kontrolli preventiv bie në sigurimin që të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, të gëzojnë garancitë e vlerësimit nga ana e gardianit të Kushtetutës – Gjykatës Kushtetuese.

Praktika e gjykatës kushtetuese të Kosovës, e paraqet këtë institucion, kryetarin dhe deputet e saj, që të jenë aktiv në referimin e çështjeve në Gjykatën Kushtetuese. Për të dëshmuar këtë konstatim, madje edhe për ta plotësuar, theksojmë se Kuvendi i është përgjigjur

                                                       194 Kushtetuta e Republikës së Kosovës, në fuqi nga data 15 qershor 2008. Në këtë rast Gjykata Kushtetuese ishte e obliguar që vlerësimin e amendamenteve ta interpretonte në pajtueshmëri me Propozimin Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës të datës 26 mars 2007. Në rast se ka papajtueshmëri midis dispozitave të kësaj Kushtetute, ligjeve dhe akteve të tjera ligjore të Republikës së Kosovës dhe dispozitave të marrëveshjes, kjo e fundit do të mbizotërojë. Për më tepër shih dispozitat përfundimtare, Kapitulli XIII.

Page 77: TEMA E DOKTORATURES MBROJTJA KUSHTETUESE E TË …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/...4 shteti demokratik, që bazohet dhe respekton vlerat më të mira të demokracisë,

 

75  

edhe njoftimeve të Gjykatës Kushtetuese lidhur me parashtrimin e rasteve nga palët e autorizuara, duke përfshirë edhe rastet individuale. Për shkak se këto vendime do të elaborohen në pjesën e rasteve ku individi ka iniciuar kërkesën, në këtë kontekst po përmendim rastet kur Kuvendi i është përgjigjur Gjykatës Kushtetuese në kërkesat e saj, me qëllim që Kuvendi të paraqesë dokumente ose informacionet përkatëse lidhur me rastin. Një rast i tillë ishte kërkesa individuale e vendosur me Aktgjykim në rastin KI 55/11195, me parashtrues Fatmir Pireci lidhur me Vlerësimin e kushtetutshmërisë së Vendimit të Gjykatës së Qarkut në Prizren AC. Nr. 517/2010 të 26 nëntorit 2010.

 

3.6.1.1. Kryetari i Kuvendit të Kosovës si palë e autorizuar

 Kontrolli kushtetues preventiv – “a priori”-“ex ante’’, i amendamenteve kushtetuese

duket se është çështje më komplekse se sa kontrolli kushtetues i ligjeve dhe pajtueshmëria e tyre me kushtetutën. Kjo për shkak se ushtrohet kontroll mbi thelbin dhe përmbajtjen e amendamentit, i cili ndryshe quhet kontroll mbi substancën e amendamentit të propozuar. Kjo nuk nënkupton jo vetëm pajtueshmërinë me vlerat e sistemit juridik, të drejtat dhe liritë themelore, si dhe garancitë që duhen dhënë gjykata se të drejtat dhe liritë e garantuara në kapitullin II të Kushtetutës së Kosovës nuk zvogëlohen, (ashtu siç saktësohet në dispozitën kushtetuese 113.9), por edhe pajtueshmërinë me “frymën” e vetë kushtetutës dhe çdo “shkronje” të saj. Këtë mendim të përsëritur, e gjejmë të saktësuar jo vetëm në shkencën juridiko-kushtetuese, por edhe në jurisprudencën e viteve të para të gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

Nga themelimi i saj e deri në fund të vitit 2012, nga Kryetari i Kuvendit të Kosovës janë referuar/parashtruar në gjykatë të gjitha rastet e amendamenteve kushtetuese, të cilat përbëjnë gjithsej tri raste. Ato janë paraqitur që të gjitha në vitin 2012, në muajin mars, prill dhe qershor, të cilat janë regjistruar si rasti KO 29/12 i bashkuar me rastin KO 48/12, rasti KO 38/12 dhe rasti KO 61/12. Për dy nga këto raste ishte vendosur njëzëri me aktgjykimet përkatëse rrëzimi i kërkesës, ndërsa rasti KO 61/12, ishte vendosur njëzëri për pranueshmërinë e kërkesës, ndërsa me shumicë të votave për meritumin e kërkesës.

Aktgjykimi në rastin KO 29/12 dhe KO 48/12196, kishte të bënte me dy kërkesa të bashkuara, ndërsa sipas këtij hulumtimi përbën rast karakteristik jo vetëm të bashkimit të kërkesave, por edhe të aspekteve tjera të kontrollit abstrakt kushtetues “ex ante”; kontrollit të                                                        195 Aktgjykim në Rastin nr. KI55/11, Parashtruesi Fatmir Pireci, Vlerësim i kushtetutshmërisë të Vendimit të Gjykatës së Qarkut në Prizren Ac. nr. 518/2010, të 26 nëntorit 2010, ref.nr. RK 277/12, date 16 korrik 2012. Për më tepër shih paragrafin 12, ku citohet: “Më 5 korrik 2011, Kuvendi iu përgjigj Gjykatës se i kishte dërguar një raport Zyrës së Kryeministrit për këtë çështje dhe konstatoi se vendimi i KPM-së nuk ishte përmbaruar”. 196 Aktgjykim, në Rastet K.O. 29/12 dhe K.O. 48/12, Amendamentet e propozuara kushtetuese, të dorëzuara nga Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës më 23 mars 2012 dhe 4 maj 2012, Nr. Ref.:AGJ 284/12, më 20 korrik 2012.

Page 78: TEMA E DOKTORATURES MBROJTJA KUSHTETUESE E TË …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/...4 shteti demokratik, që bazohet dhe respekton vlerat më të mira të demokracisë,

 

76  

zgjeruar kushtetues edhe të dispozitave të tjera kushtetuese; paraqitjes së përgjigjeve nga ana e Presidentes dhe Avokatit të Populli, si dhe arsyetimit voluminoz.

- Bashkimi i kërkesave, ishte praktikë e zbatuar në procedurën kushtetuese, kur rastet/kërkesat e bashkuara shqyrtohen në një nga një dhe për to nxirret një vendim i vetëm. Megjithatë këtu ka një specifikë karakteristike, sepse nga dy kërkesat e bashkuara, vetëm njëra nga ato është shqyrtuar thellësisht në përmbajtjen e saj. Për ta theksuar me qartë, vetëm amendamentet e propozuara të grupit të dytë, që janë regjistruar si KO48/12, dhe të emërtuara nga ana e gjykatës si “Aneksi B”, janë shqyrtuar në substancën e tyre.197 Në realitet këto dy raste të regjistruara përbëjnë në fakt një rast, sepse regjistrimi i shkresave plotësuese të regjistruara si rasti KO 48/12, duhet të lidheshin me shkresat e rastit KO 29/12, dhe jo të regjistrohej si një çështje e re. Për më tepër të dy kërkesat ose shkresat, ishin të referuara nga e njëjta palë e autorizuar, pra nga Kryetari i Kuvendit dhe kishin për objekt shqyrtimi vlerësimin e faktit nëse amendamentet zvogëlonin të drejtat dhe liritë e garantuara në kapitullin II të Kushtetutës. Sipas mendimit tonë, regjistrimit të “dyfishtë” të kërkesës mund t’i ketë kontribuar edhe shkresa e referuar nga vet Kuvendi i Kosovës, sepse nuk ishte theksuar paraprakisht që ato janë shkresa të cilat lidhen me rastin që e kishin referuar më parë në Gjykatë.

Rasti KO 29/12, ishte shqyrtuar vetëm në aspektin e kritereve të pranueshmërisë, “ratione personae” dhe “ratione temoris”, ndërsa “ratione materiae” ose përmbajtja e amendamenteve të grupit të parë nuk ishte shqyrtuar. Vetëm grupi i dytë i amendamenteve apo Aneksi B siç ishte emërtuar Gjykata, ishte shqyrtuar pasi edhe vetë parashtruesi e kishte kërkuar një procedurë të tillë.

-Kontrolli abstrakt kushtetues “ex ante” që gjykata e ushtroi gjatë shqyrtimit të çështjes së referuar nga Kryetari i Kuvendit, ishin amendamentet e referuara tek ai, nga Kryetari i Komisionit për amendamentimin e Kushtetutës, në të cilat thuhej se “Në përputhje me nenin 144 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, po ju dërgoj pakon e amendamenteve kushtetuese për procedim të mëtejshëm” (shih paragrafin 33 të Aktgjykimit KO29/12 dhe KO 48/12).

Në realitet ky ishte kontroll që parandalonte miratimin e normave antikushtetuese. E sipas autorëve tjerë, ky kontroll duke rregulluar kushtetutshmërinë e amendamenteve të propozuara, i pasuron më tej diskutimet parlamentare, lejon organin ligjvënës të korrektoje vetveten, dhe kursen edhe nga vështirësitë së paku formale të nxjerrjes së një norme të papajtueshme me kushtetutën.198 Me të drejtë vihet në dukje roli i kontrollit kushtetues që Gjykata Kushtetuese e ushtron në aktet juridike, e në këtë rast të amendamenteve kushtetuese,

                                                       197 Aktgjykim, në Rastet K.O. 29/12 dhe K.O. 48/12, i cit, paragrafi 72, “Gjykata tani do ta shqyrtojë me radhë secilin prej amendamenteve të propozuara të grupit të dytë, të paraqitura në Aneksin B”, f. 8. 198 Sadushi, Sokol, Kontrolli Kushtetues, Tiranë, 2004, f. 54. Mendimi i autorit gjithashtu është i plotësuar nga H.Steinberg, Decision of the Constitutional Court and their effects, Collection, “Science and technique of Democracy.

Page 79: TEMA E DOKTORATURES MBROJTJA KUSHTETUESE E TË …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/...4 shteti demokratik, që bazohet dhe respekton vlerat më të mira të demokracisë,

 

77  

dhe theksohet fakti se “Një shtet i së drejtës është produkt i kushtetutës së shkruar, por edhe i kontrollit gjyqësor të kushtetutshmërisë, prandaj një gjykatë kushtetuese, shumë më tepër nga se besohet, ka mundësi që, të ushtrojë kontroll të kushtetutshmërisë dhe konsolidimit të demokracisë kushtetuese”199. Prandaj nisur nga këto vlerësime, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës me kontrollin kushtetues qe e ushtroi në amendamentet, ku disa nga ato i vlerësoi se pakësojnë të drejta dhe liri themelore, duke mos ju dhënë “dritën e gjelbër”, vulosi garantimin e demokracisë. Ky vlerësim vjen për shkak të faktit se nuk u lejua që amendamentet kushtetuese të propozuara të mos ishin koherente me parimet themelore të kushtetutës në fuqi, me parimet themelore të drejtave dhe lirive të njeriut të garantuara me aktet ndërkombëtare, si dhe me ndryshimet e reja të shoqërisë kosovare. Gjykata kushtetuese në këtë rast jo vetëm që ushtroi kontroll gjyqësor të kushtetutshmërisë së amendamenteve të propozuara, por shkoi edhe më tej, duke mos u ndaluar vetëm me kontrollin kushtetues të përputhshmërisë së amendamenteve që duhet të garantonin të drejta dhe liri themelore nga kapitulli II, por në fakt kreu kontrollin e zgjeruar kushtetues edhe me normat e tjera kushtetuese të cilat lidheshin me të drejtat e komuniteteve të përfshira në kapitullin III të Kushtetutës.

-Kontrolli i zgjeruar kushtetues lidhet me dispozitat e tjera kushtetuese që kishin të bënin me të drejtat e komuniteteve dhe anëtarëve të tyre. Kjo u shpreh edhe në arsyetimin e aktgjykimit ku gjykata mori në konsideratë gjithashtu edhe të Drejtat e Komuniteteve dhe Pjesëtarëve të tyre, si dhe të drejtat e tjera që do të mund të ishin të zbatueshme në këtë proces, dhe jo vetëm ato që ishin të përfshira në Kapitullin II.200

Gjykata Kushtetuese me këtë vendim shprehu fuqishëm dhe gjithanshëm rolin e saj si mbrojtëse dhe garante e të gjitha normave kushtetuese. Vendimi shprehu qartë edhe vlerësimin e zgjeruar të amendamenteve që mund të kishin ndikim jo vetëm në të drejtat dhe liritë themelore të qytetarëve, por krahas këtyre edhe në të drejtat e veçanta të komuniteteve dhe pjesëtarëve të tyre.

Kompetencat e gjyqtarëve kushtetues që të deklarojnë normat juridike (në rastin e amendamenteve kushtetuese) si jo kushtetuese, janë të pranueshme dhe normale, por në disa sisteme të tjera është kundërshtuar ashpër kjo kompetencë. Të dy argumentet e diskutuara, zhvilluan procedurat e rishqyrtimeve kushtetuese, të cilat nga njëra anë garantojnë supremacinë e kushtetutës ndaj akteve të tjera, dhe nga ana tjetër sigurojnë dhe ushtrojnë kontroll ndaj ligjvënësve për mbrojtjen e të drejtave të minoriteteve201. Por Gjykata Kushtetuese shkoi edhe me tej, duke i vlerësuar amendamentet kushtetuese edhe me “frymën”

                                                       199 Zaganjori. Prof. dr. Xhezair, Vorpsi. Dr.Arta, Biba.Ma.Denar, Parime Kushtetuese dhe të Drejta Themelore në Jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese, Tiranë, 2012, f. 16. 200 Shih paragrafët 62-64 të aktgjykimit të cituar të rastit KO 29/12 dhe KO 48/12. Gjithashtu gjerësisht shih nenet 57-62 të Kushtetutës së Kosovës, që lidhet me të drejtat e komuniteteve, në veçanti për të drejtën e përfaqësimit në organet e Pushtetit lokal. 201 Heringa, Willem. A, and Kiiver, Ph. Constitutions compared: an introduction to comparative constitutional law. Intersentia, 2009.

Page 80: TEMA E DOKTORATURES MBROJTJA KUSHTETUESE E TË …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/...4 shteti demokratik, që bazohet dhe respekton vlerat më të mira të demokracisë,

 

78  

e kushtetutës dhe “çdo shkronjë” të kushtetutës, të cilat lidheshin me të drejtat dhe liritë themelore.

-Qëndrimet e palëve të tjera të përfshira në procedurë, duke iu referuar Presidentes së Republikës dhe Avokatit të Popullit.

a. Presidentja e Republikës mbajti qëndrimin e saj vetëm në një nga njëmbëdhjetë amendamentet e propozuara, dhe që lidhej me shpalljen e zgjedhjeve të para presidenciale. Ky amendament do zëvendësonte nenin ekzistues 162 të Kushtetutës, e në këtë rast Presidenca pohoi se amendamenti i propozuar është në kundërshtim me parimet e përgjithshme të drejtësisë, dhe se shkelen parimet e mosdiskriminimit dhe të ndarjes së pushteteve.202

b. Avokati i Popullit, ishte shprehur me anë të dy shkresave. Përgjigjet e tij nuk lidheshin vetëm me amendamentet kushtetuese që përcaktonin statusin e tij. Duke u nisur nga vet mandati i Avokatit të Popullit në zbatimin e kompetencave të tij, komentet dhe vërejtjet e dhëna drejtuar Gjykatës Kushtetuese u trajtuan me statusin e palës së interesuar. Karakteristikë të përgjigjeve të tij veçojmë edhe komentet për amendamentet që lidheshin me kompetencat e Presidentit të Republikës, kur ato kalojnë te ushtruesi i detyrës së Presidentit. Ai i kishte konsideruar se ato të drejta që i ka Presidenti i shtetit do të duhej të kalonin në rrethana të caktuara edhe te ushtruesi i detyrës së Presidentit, sepse në të kundërtën zvogëlojnë të drejtat dhe liritë themelore. Gjithashtu theksojmë edhe pikëpamjet e tij të pohuara për jo kushtetutshmërinë e nenit të ri të propozuar, i cili lidhej me kufizimin e të drejtës së ushtruesit të detyrës për të propozuar gjyqtarët dhe prokurorët, të cilat sipas vlerësimeve të Avokati të Popullit do të ndikonin në administrimin e drejtësisë dhe zvogëlimin e të drejtave dhe lirive themelore. Ishin pikërisht komentet e tij të arsyeshme, të cilat ishin mishëruar në aktgjykim së bashku me arsyetimet e tjera krahasuese dhe të zgjeruara, të përfshira në pjesën e vlerësimit të kërkesës nga ana e gjykatës.

- Arsyetimi voluminoz, është një karakteristikë tjetër e jurisprudencës kushtetuese të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. Vendimi ishte shtruar gjerësisht, në mënyrë të detajuar duke cituar dhe vlerësuar secilin amendament, dhe në këtë vazhdë duke përsëritur edhe konstatimet e gjykatës. Aktgjykimi ishte formuluar në 274 paragrafë, të cilët përbënin 42 faqe, duke përfshirë edhe pjesët përbërëse të bashkëlidhura të aneksit A dhe aneksit B. Në këtë kontekst aktgjykimi përmbante edhe përgjigjet e detajuara të palëve të interesuara.

Dy rastet e tjera: KO 38/12 dhe KO 61/12, lidheshin me propozimet e Qeverisë për amendamentimin e Kushtetutës, në dallim nga e para që lidhej me propozimin e Kryetarit të Komisionit për ndryshimet kushtetuese. Në të tre rastet, Kryetari i Kuvendit, para miratimit në Kuvend, kishte kërkuar vlerësimet e Gjykatës Kushtetuese.

                                                       202 Për më tepër shih paragrafët 49-55 të aktgjykimit KO 29/12 dhe 48/12, të cituar.

Page 81: TEMA E DOKTORATURES MBROJTJA KUSHTETUESE E TË …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/...4 shteti demokratik, që bazohet dhe respekton vlerat më të mira të demokracisë,

 

79  

Aktvendimi KO 38/12203, lidhej me vlerësimet e gjykatës kushtetuese për kushtetutshmërinë e 22 amendamenteve, dhe kishte vendosur që vetëm një nga ato pakësonte të drejta dhe liri të garantuara në Kapitullin II të Kushtetutës. Bëhej fjalë për amendamentin 17, që kishte të bënte me shfuqizimin e nenit 156 (Refugjatët dhe Personat e Zhvendosur Brenda Vendit), ku thuhej se “Republika e Kosovës promovon dhe lehtëson kthimin e sigurt dhe me dinjitet të refugjatëve dhe personave të zhvendosur brenda vendit, dhe u ndihmon atyre për kthimin e pronave dhe posedimeve të tyre”. Lidhur me këtë amendament, gjykata kishte vlerësuar se nëse fshihet neni i propozuar do të pakësohen të drejtat dhe liritë themelore, duke e arsyetuar gjerësisht në me se dhjetë paragrafë, nga 82-92.204

Kontrolli kushtetues i këtyre amendamenteve vuri në pah se të drejtat dhe liritë themelore që pakësohen nga amendamenti i propozuar ishin: liria e qarkullimit/liria e lëvizjes, e drejta e azilit nga ndjekjet, e drejta e pronës dhe mbrojta e saj. Amendamenti i propozuar ishte që të shfuqizohej dispozita kushtetuese që lidhej me “refugjatët dhe personat e zhvendosur brenda vendit”. Por, sipas konstatimit dhe vlerësimeve të gjykatës, ishte akoma e nevojshme dhe e domosdoshme që kjo dispozitë kushtetuese të ishte pjesë e normave kushtetuese dhe të mos shfuqizohej, ashtu siç parashikonte amendamenti. Dispozita ekzistuese kushtetuese, që përcaktonte të drejta dhe favore për refugjatët dhe personat e zhvendosur brenda Kosovës, detyron shtetin, në këtë rast Kosovën, që të ndërmarrë detyrime pozitive për të respektuar dhe mbrojtur të drejtat e refugjatëve dhe personave të zhvendosur. Pikërisht janë këto të drejta dhe liri themelore që janë të garantuara edhe me aktet ndërkombëtare, të cilat gjejnë zbatim të drejtpërdrejtë në Kosovë dhe kanë prioritet absolut ndaj dispozitave të tjera.

Në arsyetimin e aktgjykimit janë cituar veçanërisht dispozitat e akteve ndërkombëtare që mbulonin këtë çështje, mbi bazën e të cilave edhe u vendos çështja/rasti, duke theksuar se amendamenti i propozuar ishte në kundërshtim me Kushtetutën, me parimet e saj si dhe me dispozitat ndërkombëtare. Në këtë rast u arsyetua edhe vlerësimi i amendamentit nëse ai është në pajtim me aktet ndërkombëtare.

Aktgjykimi KO 61/12205, lidhej me vlerësimet e gjykatës kushtetuese për kushtetutshmërinë e dy amendamenteve, të cilat ishin propozuar nga Ministria e Drejtësisë, e cila i kishte paraqitur Qeverisë dy propozime për amendamentimin e Kushtetutës, dhe kjo e fundit i kishte përcjellë për shqyrtim të mëtejshëm në Kuvend. Ato lidheshin me çështjen e amnistisë dhe përbërjen e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

Gjykata Kushtetuese nuk e konsideroi të nevojshme që të bënte një vlerësim të detajuar të Amendamentit për përbërjen e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, sepse amendamenti i

                                                       203 Aktvendim në Rasti KO 38/12 parashtrues i kërkesës Kryetari i Kuvendit, Vlerësim i kushtetutshmërisë së Propozimeve të Qeverisë për amendamentimin e Kushtetutës, nr. Ref .: AK 234/12, datë 15 maj 2012. 204 Për më tepër shih Aktvendim në Rasti KO 38/12. 205 Aktgjykim në Rastin KO 61/12, Parashtrues:Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Konfirmimi i amendamenteve të propozuara kushtetuese, të paraqitura më 22 qershor 2012, me shkresën Nr. 04 DO-1095, ref. AGJ/12, dt. 20 shtator 2012.

Page 82: TEMA E DOKTORATURES MBROJTJA KUSHTETUESE E TË …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/...4 shteti demokratik, që bazohet dhe respekton vlerat më të mira të demokracisë,

 

80  

propozuar nuk pakësonte të drejta dhe liri themelore të garantuara në Kapitullin II të Kushtetutës.

Gjykata kushtetuese gjatë shqyrtimit të amendamentit që lidhej me çështjen e amnistisë, ishte referuar edhe në praktikën ligjore të GJEDNJ, dhe standardeve të përsëritura në jurisprudencën e saj, konkretisht të vendimeve në Centro Europa 7 S.R.L. dhe në Di Stefano kundër Italisë, Gel nr. 384/09, paragrafët 141-142 të 7 qershorit 2012.206

Pra në këtë aktgjykim konstatojmë këto karakteristika: e para se Gjykata Kushtetuese u dërgoj njoftimin përkatës Presidentes së Republikës, Kryeministrit si dhe Avokatit të Popullit, por vetëm nga Avokati i Popullit mori përgjigje dhe komente për amendamentin e propozuar; e dyta se vlerësimet e gjykatës u bazuan në krahasimin e legjislacionit të vendeve tjera si: Bullgarisë, Kroacisë, Italisë dhe Portugalisë; dhe e treta, se gjykimi kushtetues u bazua edhe në rastet praktike, në jurisprudencën e GJEDNJ.

 

3.6.1.2 Deputetët e Kuvendit të Kosovës si palë e autorizuar

 Deputetët përbëjnë strukturën e Kuvendit të Kosovës, dhe janë palë e autorizuar për të

paraqitur çështje në Gjykatën Kushtetuese, duke respektuar juridiksionin e përcaktuar me dispozitat kushtetuese. Pavarësisht nga fakti se deputetët kanë kompetenca të gjera kushtetuese, sipas praktikës kushtetuese kosovare ata janë paraqitur si palë e autorizuar vetëm në çështjet që lidhen me dispozitat kushtetuese të nenit 113 par. 5 dhe 6. Konkretisht ata kanë pretenduar kontestimin e vendimeve dhe kushtetutshmërisë së ligjeve të miratuara nga Kuvendi, si dhe një rast i parashtruar lidhur me çështjen nëse Presidenti i Republikës ka kryer shkelje serioze të Kushtetutës.

Kompetencat e deputetëve për të parashtruar çështjet në Gjykatën Kushtetuese, sipas nenit 113 paragraf 5, përcakton edhe llojin e kontrollit që duhet të ushtrojë Gjykata Kushtetuese.

                                                       206 Ibid, Aktgjykimi KO 61/12, citimi i paragrafit 39, e lidhur me standardin e përsëritur të jurisprudencës së GJEDNJ: "[... ] një normë nuk mund të konsiderohet si "ligj" nëse ajo është formuluar me saktësi të mjaftueshme për t'ia mundësuar qytetarit që të rregulloje sjelljen e tij: ai duhet te jete ne gjendje-nëse është nevojshme me këshillën e duhur -të parashikoje deri në atë shkalle që është e arsyeshme, rrethanat dhe pasojat që mund të sjell një veprim i caktuar. Këto pasoja nuk duhet të jenë të parashikuara me siguri absolute: përvoja tregon se kjo është e paarritshme. Sërish, përderisa siguria është shume e dëshirueshme, ajo mund te sjell një ngurtësi të tepruar dhe ligji duhet të jetë në gjendje të mbajë hapin me rrethanat e ndryshuara. Rrjedhimisht, shume ligje pashmangshëm janë shkruar në kuptimin që, në një masë më të madhe ose me të vogël , janë të paqarta dhe interpretimi e zbatimi i tyre është çështje e praktikes". Niveli i precizitetit që kërkohet nga legjislacioni vendës -i cili në çfarëdo rasti nuk mundet të sigurojë për çdo eventualitet -varet në një masë të konsiderueshme nga përmbajtja e ligjit në fjalë fushën e të cilit është dedikuar për të mbuluar si dhe numrin dhe statusin e atyre qe u drejtohet".

Page 83: TEMA E DOKTORATURES MBROJTJA KUSHTETUESE E TË …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/...4 shteti demokratik, që bazohet dhe respekton vlerat më të mira të demokracisë,

 

81  

Rrjedhimisht, në rast të një analize të kësaj dispozite, do të vihet re se nga vetë çështja që paraqitet për shqyrtim në gjykatë, përcaktohet edhe lloji i kontrollit kushtetues. Prandaj me shumë të drejtë mund të konstatojmë se kjo dispozitë kushtetuese jo vetëm që dëshmon se qëllimi i kontrollit kushtetues është për tu siguruar nëse ligji/vendimi është në pajtim me Kushtetutën, por praktikisht shpjegon se mangësitë e mundshme që mund t’i kenë ligjet /vendimet e aprovuara në Kuvend, mund të atakohen për shkak të të metave formale dhe atyre materiale.

Pëmbajtja e dispozitës kushtetuese, në nenin 113.5, kontestimi i kushtetutshmërisë, po citojmë “së përmbajtjes” dhe “për procedurën e ndjekur” të vendimit apo ligjit të miratuar , dëshmon se ligjet dhe vendimet mund të miratohen me:

- Të metat materiale, në përmbajtje (në substancën) të normës kur ato janë në kundërshtim me Kushtetutën; dhe

- Të metat formale, (në procedurën e ndjekur) kur nuk është respektuar procedura e miratimit;

Prandaj ky lloj i kontrollit kushtetues është kontrolli represiv, pasi në këto vlerësime gjykata konstaton dhe vendos për papajtueshmërinë e ligjit ose vendimit të miratuar nga Kuvendit me Kushtetutën. Ato më tej shpallen vendime jo kushtetuese dhe pa fuqi juridike, pra me një fjalë ato shfuqizohen. Në doktrinën juridiko – kushtetuese këto dispozita thuhet të jenë dispozita me pavlefshmëri kushtetuese. Në praktikën e gjykatës Kushtetuese, nga themelimi i saj deri në dhjetor 2012, janë paraqitur gjithsej shtatë raste, tri nga ato pretendonin kontestimin e vendimeve, ndërsa në katër raste kontestoheshin ligjet e miratuara.

Ndërsa në rastet në vijim pretendoheshin ose kontestoheshin vendimet e Kuvendit:

1. KO 05/12, Kërkues Visar Ymeri dhe 12 deputetë të tjerë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, kontestojnë kushtetutshmërinë e Vendimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Nr. 04-V-279, të 20 janarit 2012;

2. KO 29/11, Kërkues Sabri Hamiti dhe 23 deputetë të tjerë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, kontestojnë kushtetutshmërinë e Vendimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Nr. 04-V-04 lidhur me zgjedhjen e President të Republikës së Kosovës, i datës 22 shkurt 2011;

3. KO 107/10, Gani Geci dhe deputetët tjerë, Vlerësim i kushtetutshmërisë së Vendimit të Kuvendit, të datës 14 tetor 2010, në lidhje me Strategjinë dhe Projekt-Vendimin e Qeverisë për privatizimin e Postë-Telekomit të Kosovës;

Page 84: TEMA E DOKTORATURES MBROJTJA KUSHTETUESE E TË …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/...4 shteti demokratik, që bazohet dhe respekton vlerat më të mira të demokracisë,

 

82  

Gjykata Kushtetuese mori vendime për dy nga këto raste. Për rastin KO 05/12, ishte vendosur me aktvendim për papranueshmëri, sepse kërkesa nuk ishte “ratione materiae”207, ndërsa për rastin KO 107/10, u mor vendim për heqjen nga lista e kërkesës, sepse gjykata kishte gjetur se pretendimet e kërkesës janë të diskutueshme ose që nuk përfaqësojnë një rast ose kontest.208

Për rastin KO 29/11, ishte vendosur me aktgjykim209, ndërsa objekti i kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së vendimit të Kuvendit, sipas të cilit u zgjodh Presidenti i Republikës së Kosovës. Në realitet Gjykata Kushtetuese ushtroi kontrollin e kushtetutshmërisë së vendimit, sepse vendimi kishte të metat formale, lidhur me procedurën e ndjekur, që nënkuptonte se nuk ishte respektuar procedura e miratimit të vendimit. Pra, u konstatua shkelje e nenit 86 të Kushtetutës gjatë procedurës së zgjedhjes së Presidentit, (Zgjedhja e Presidentit), duke theksuar se janë shkelur paragrafët (4), (5), dhe (6), pasi nuk ishte siguruar kuorumi i nevojshëm gjatë procedurës së votimit, me mungesën e një kundër-kandidati dhe me ndërprerjen e votimit gjatë procedurës së zgjedhjes. Për më tepër, në pjesën arsyetuese të aktgjykimit u theksua se “…Vendimi i Kuvendit të Republikës se Kosovës, Nr. 04-V-04, lidhur me zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës, me 22 shkurt 2011, është jo-kushtetues, dhe nuk do të jetë në fuqi nga data e publikimit të tij, në përputhje me nenin 116.3 të Kushtetutës - meqenëse është në kundërshtim me kërkesat e nenit 86 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe parimet demokratike të mishëruara aty”. Edhe ky aktgjykim u përcoll me mendimin e përbashkët mospajtues të dy gjyqtarëve210. Të dy gjyqtarët në mendimin e tyre paraqitën tri çështje: kuorumi, numrin e kandidatëve të propozuar për President, dhe pasojat juridike të aktgjykimit duke theksuar se vendimi i shumicës imponon shpërndarjen e Kuvendit dhe zgjedhjet e reja të përgjithshme.

Pëmbajtja e dispozitës kushtetuese në nenin 113.5, kontestimi i kushtetutshmërisë, po citojmë “së përmbajtjes” dhe “për procedurën e ndjekur” të vendimit apo ligjit të miratuar, nënkupton se ligjet dhe vendimet e miratuara janë objekt i shqyrtimit kushtetues, ose mbi ato ushtrohet kontrolli kushtetues për tu siguruar se kanë apo nuk kanë:

                                                       207 Aktvendim për papranueshmëri në Rastin KO_05_12, parashtrues Visar Ymeri dhe 12 deputët të tjerë, Lidhur me kushtetutshmërinë e Vendimit të Kuvendit të Republikës se Kosovës Nr. 04-V-279 të 20 janarit 2012 ,nr.Ref.:RK 208/12, datë 19 mars 2012. 208 Vendim për heqje nga lista të Kërkesës në Rastin KO 107/10, Parashtrues: Gani Geci dhe 10 deputetët tjerë , Vlerësimi i kushtetutshmërisë se vendimit te Kuvendit të datës 14 tetor 2010 ne lidhje me Strategjinë dhe Projekt-Vendimin e Qeverisë për Privatizimin e Post-Telekomit të Kosovës, nr.Ref.: 133/11, datë 17 gusht 2011 Cito 107/10. 209 Aktgjykim në Rastin KO 29/11, Parashtrues: Sabri Hamiti dhe 23 deputetë tjerë, Vlerësim i kushtetutshmërisë së Vendimit të Kuvendit nr.04-V-04 lidhur me zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës i datës 22 shkurt 2011, nr.Ref .: AGJ 107/11, datë 30 mars 2011. 210 Mendimi mospajtues i gjyqtarëve Robert Carolan dhe Almiro Rodriguez, lidhur me Aktgjykim në Rastin KO 29/11, Parashtrues: Sabri Hamiti dhe 23 deputetë të tjerë, Vlerësim i kushtetutshmërisë së Vendimit të Kuvendit nr.04-V-04 lidhur me zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës i datës 22 shkurt 2011, nr.Ref .: AGJ 107/11, datë 30 mars 2011.

Page 85: TEMA E DOKTORATURES MBROJTJA KUSHTETUESE E TË …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/...4 shteti demokratik, që bazohet dhe respekton vlerat më të mira të demokracisë,

 

83  

- Të metat materiale, në përmbajtje (në substancën) e normës kur janë në kundërshtim me Kushtetutën; dhe

- Të metat formale, (në procedurën e ndjekur) kur nuk është respektuar procedura e miratimit;

Në jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese, pati tri raste ku u kërkua kontrolli kushtetues i vendimeve të Kuvendit, dhe në njërin nga rastet u morr aktgjykim ( rasti KO 29/11), që rezultoi me dorëheqjen e Presidentit të sapozgjedhur të Republikës së Kosovës. Rast tjetër me pasoja juridike të dorëheqjes së menjëhershme nga posti i Presidentit të Republikës, ishte edhe rasti tjetër i referuar po nga deputetët e Kuvendit, por i referuar me bazë tjetër kushtetuese, përkatësisht nga dispozita kushtetuese e nenit 113. 6, nëse është kryer shkelja e rëndë e Kushtetutës. Që të dyja rastet ishin vendosur me shumicën e votave të gjyqtarëve dhe ishin shoqëruar edhe me mendime mospajtuese.

Kontestimi i kushtetutshmërisë së dispozitave ligjore është kryer në këto raste:

Në katër rastet e ngritura para Gjykatës Kushtetuese, 2 kërkesa ishin bashkuar KO 45 dhe KO 46, dhe për të cilat ishte nxjerrë një aktgjykim, duke vendosur se nenet e kontestuara ishin në pajtim me Kushtetutën. Rasti KO 131/12 ishte mbartur në vitin 2013 për tu shprehur me vendim, ndërsa në rastin KI 63/12, ishte nxjerrë vendim për heqje nga lista, sepse gjykata kishte gjetur se pretendimet e kërkesës janë të diskutueshme, ose nuk përfaqësojnë një rast ose kontekst. Kërkesat ishin:

1. KI 63/12, Kërkesa e Alma Lamës dhe e 10 deputetëve të tjerë të Kuvendit të Republikës së Kosovës për vlerësimin e kushtetueshmërisë së neneve 37, 38 dhe 39 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, rasti nr. 04/L-82;

2. KO 45/12, Kërkesa e Liburn Aliut dhe 11 deputetëve të tjerë të Kuvendit të Republikës së Kosovës për vlerësim të kushtetueshmërisë së Ligjit për fshatin Hoçë e Madhe;

3. KO 46/12, Kërkesa e Liburn Aliut dhe 11 deputetëve të tjerë të Kuvendit të Republikës së Kosovës për vlerësim të kushtetueshmërisë të Ligjit për Qendrën Historike të Prizrenit;

4. KO 131/12, Dr. Shaip Muja dhe 11 deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës Vlerësimi i kushtetueshmërisë së neneve 18, 19, 41 dhe 60 të Ligjit për Shëndetësinë, rasti nr. 04/L-125, të miratuar nga Kuvendi më 13 dhjetor 2012;

Kontrolli kushtetues, në rastet kur Gjykata Kushtetuese vlerëson normat e aprovuara ligjore nëse janë në pajtim me Kushtetutën, në doktrinën kushtetuese quhet kontroll abstrakt represiv, dhe ato dispozita ligjore ose vendime shpallen jo kushtetuese dhe pa fuqi juridike. Me një fjalë ato shfuqizohen dhe janë dispozita me pavlefshmëri kushtetuese. “Në këtë kuadër,

Page 86: TEMA E DOKTORATURES MBROJTJA KUSHTETUESE E TË …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/...4 shteti demokratik, që bazohet dhe respekton vlerat më të mira të demokracisë,

 

84  

kontrollohet pajtueshmëria e ligjeve edhe në raport me vetë aktet ndërkombëtare. Në doktrinën kushtetuese ky lloj kontrolli njihet si kontrolli i konvencionalitetit të ligjeve.211 Megjithatë në praktikën juridike të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës nuk ka pasur raste të vendosura për jo përputhshmërinë e dispozitave ligjore me kushtetutën ose me aktet ndërkombëtare.

Në përgjithësi, karakteristikë e përbashkët e rasteve kur vlerësohet kushtetutshmëria e dispozitave ligjore, është se ushtrohet kontroll kushtetues abstrakt represiv dhe efekti i veprimeve juridike është “erga omnes”.

Rasti i referuar në Gjykatën Kushtetuese në pajtim me dispozitën kushtetuese 113.6 , po citojmë “Tridhjetë (30) apo më shumë deputetë të Kuvendit të Kosovës, janë të autorizuar të ngrenë çështjen nëse Presidenti i Republikës së Kosovës ka kryer shkelje serioze të Kushtetutës”, është rasti KI 47/10, i quajtur si rasti “Sejdiu”. Pretendimi i grupit të deputetëve se Presidenti i Republikës së Kosovës kishte kryer shkelje serioze të Kushtetutës, ishte vendosur me aktgjykim.212 Në të vërtetë, ky rast ndikoi në zhvillimet e reja politike në vend, dhe ishte vendim i shumicës së anëtarëve të trupit gjykues, ndërsa pakica, dy nga ata u shprehën me mendimin mospajtues në kundërshtim me argumentet që kishte parashtruar shumica.

Në fakt ky ishte ndër vendimet që pati jehonë të gjerë gjatë tri viteve të fundit, duke përfshirë edhe vendimet e tjera që kryesisht lidheshin me zyrtarët apo ushtruesit e funksioneve shtetërore. Ky vendim u komentua gjatë, dhe ende vazhdon të mbetet temë trajtimi dhe “rikujtimi” në mediat e shkruara. Sipas të dhënave statistikore, kishte rreth 228 shkrime në gazetat e përditshme në vitin 2010, të cilat trajtuan këtë Aktgjykim.213 Ky vendim i Gjykatës Kushtetuese – Aktgjykimi i rastit 47/10, ngeli temë e trajtimit edhe në literaturën e përgjithshme juridiko-kushtetuese, si dhe artikujt e tjerë juridiko-shkencor, duke përbërë rastin më të komentuar ndër të gjitha rastet që kishte shqyrtuar Gjykata Kushtetuese.

 

                                                       211 Sadushi, Sokol, Kontrolli Kushtetues, Tiranë, 2004, f. 79. Për më tepër, në f. 80-81, autori konsideron se kontrolli i kushtetutshmërisë së ligjeve me Kushtetutën dhe marrëveshjet ndërkombëtare mbetet një nga kompetencat kryesore të Gjykatës Kushtetuese, zbatimi i së cilës kërkon pasjen e një kuptimi të drejtë dhe të qartë në rradhë të parë nga subjektet që iniciojnë procesin kushtetues, për të cilët nuk paraqitet vetëm si një e drejtë e tyre për ta ushtruar, por njëkohësisht edhe si një detyrim, me qëllim që ligjet që përmbajnë antikushtetutshmëri, të mos i shmangen këtij kontrolli kushtetues, qoftë për arsye të kalimit të afati të parashkrimit ashtu edhe të pasivitetit të këtyre subjekteve. 212 Aktgjykim në Rastin nr. KI 47/10 Parashtrues Naim Rrustemi dhe 31 deputetë të tjerë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Vs. Shkëlqesisë së tij,Fatmir Sejdiu, President i Republikës së Kosovës, ref.nr. 43/110, dt. 28 shtator 2010. 213 Për më tepër, Aktgjykimi në rastin KI 47/10, në vitin 2010 kishte 228 artikuj, në vitin 2011 kishte 14 artikuj, dhe në vitin 2012 kishte 10 artikuj, të gjitha këto në mediet e shkruara, duke përjashtuar mediet elektronike, rrjetet sociale dhe punimet e hulumtimet shkencore të juristëve. Edhe Aktgjykimi i rastit KO 29/11, në rastin e ish-presidentit Pacolli, në vitin 2011 kishte 63 artikuj në mediet e shkruara,ndërsa nga janari – tetor 2012 kishte 7 artikuj.

Page 87: TEMA E DOKTORATURES MBROJTJA KUSHTETUESE E TË …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/...4 shteti demokratik, që bazohet dhe respekton vlerat më të mira të demokracisë,

 

85  

3.6.2 Presidenti i Republikës si palë e autorizuar

 Tashmë është më se e qartë se mes palëve të autorizuara, të cilat mund të referojnë

çështje në Gjykatën Kushtetuese, është edhe Presidenti i Republikës. Juridiksioni për të ngritur rastet para gjykatës kushtetuese është i njëjtë me atë të Kuvendit dhe të Qeverisë. E drejta e inicimit të rasteve, përveç dispozitës kushtetuese të nenit 113 paragrafi 2 dhe 3, dispozitë e përbashkët e parashikuar për Kuvendin dhe Qeverinë, neni 84 i Kushtetutës përcakton në mes të kompetencave tjera edhe kompetencën e Presidentit që “mund të referojë çështje kushtetuese në Gjykatën Kushtetuese”. Një rast i referuar nga ana Presidentit, i cili është vlerësuar të jetë parashtruar në mënyrë ligjore, është vendosur me aktgjykim.214 Sipas aktgjykimit, pyetja e Presidentes “nëse kompetenca e Presidentit për të kthyer ligjin në rishqyrtim është shkelur”, përbënte çështje kushtetuese, në pajtim me kompetencën e saj/tij të parashikuar në nenin 84.9. Duke qenë se thelbi i këtij hulumtimi është mbrojtja e të drejtave dhe lirive themelore, madje edhe atëherë kur ushtrohet kontrolli abstrakt i amendamenteve kushtetuese apo kontrolli abstrakt i ligjeve, në çdo fazë, a priori apo a posteriori, nuk e konsiderojmë të arsyeshme diskutimin e hollësishëm të rastit KO 57/12.

Në përgjithësi në vendet në rajon, praktika kushtetuese e rasteve të referuara nga Presidenti i Republikës duket të jetë e “varfër” ose e pakët. Në praktikën kushtetuese të Republikës së Kosovës në vitet 2009-2012 nuk ka asnjë rast, të referuar nga Presidenti i Republikës, i cili ka qenë i lidhur me të drejta dhe liri themelore të garantuara në kapitullin II të Kushtetutës. Gjithsesi Presidenti parashikohet në jurisprudencën kushtetuese të Kosovës si palë e autorizuar.

3.6.2.1 Presidenti i Republikës si palë iniciuese

Ndërsa lidhur me parashtrimin kërkesave, bazuar në rastet e vendosura nga Gjykata Kushtetuese, Presidenti i Republikës ka ushtruar në tri raste kompetencën për parashtrim të kërkesave:

1) Aktgjykim në rastin nr. KO 80/10, Kërkesa e Presidentit të Republikës së Kosovës, Shkëlqesisë së tij, Dr. Fatmir Sejdiu, për sqarim të kompetencave në rastin e kryetarit të Rahovecit, z. Qazim Qeska;

2) Aktgjykim në rastin nr. KO 57/12, Kërkesa e Presidentes së Republikës së Kosovës, Shkëlqesisë së Saj, Atifete Jahjaga, me të cilën konteston votimin për miratimin e Ligjit nr. 04/l-084 "Për pensionet e pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës".                                                        214 Aktgjykimi i rastit 57/12, për sqarim shtesë, Kërkesa e Presidentes, lidhej me kontestimin e votimin për miratimin e Ligjit. Në realitet ishte kërkuar vlerësimi i Gjykatës Kushtetuese nëse Kuvendi kishte shkelur dispozitën kushtetuese të nenit 80.9 që kishte të bënte me procedurat e miratimit të ligjeve në Kuvend, i cili nen përcaktonte që me shumicën e votave të gjithë deputetëve, vendoset për miratimin e ligjit të rikthyer nga Presidenti i Republikës, dhe ligji përkatës konsiderohet i shpallur.

Page 88: TEMA E DOKTORATURES MBROJTJA KUSHTETUESE E TË …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/...4 shteti demokratik, që bazohet dhe respekton vlerat më të mira të demokracisë,

 

86  

3) Aktgjykim në rastin nr. KO 97/10, në çështjen e kërkesës së parashtruar nga Ushtruesi i Detyrës së Presidentit, Dr. Jakup Krasniqi, lidhur me mbajtjen e postit të Ushtruesit të Detyrës së Presidentit dhe njëkohësisht të postit të Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike të Kosovës.

 

3.6.2.2 Presidenti i Republikës si palë e interesuar

 Bazuar në rastet e vendosura nga Gjykata Kushtetuese, Presidenti i Republikës ka

marrë pjesë në tri raste si palë e interesuar:

1) Aktgjykim në rastin nr. KO 29/11, Kërkues Sabri Hamiti dhe deputetë të tjerë, Vlerësimi i kushtetutshmërisë të Vendimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Nr. 04-V-04, lidhur me zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës, i datës 22 shkurt 2011;

2) Aktgjykim në rastin nr. KO 29-48/12, Amendamentet e propozuara kushtetuese, të dorëzuara nga Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës më 23 mars 2012 dhe 4 maj 2012;

3) Vendim për heqje të kërkesës nga lista në rastin KO 63/12, Kërkues Alma Lama dhe 10 deputetë të tjerë të Kuvendit të Republikës së Kosovës për vlerësimin e kushtetutshmërisë së neneve 37, 38 dhe 39 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, Nr. 04/L-82.

 

3.6.2.3 Presidenti i Republikës si palë kundërshtare

 Bazuar në rastet e vendosura nga Gjykata Kushtetuese, ka marrë pjesë si palë “e

goditur” ose palë kundërshtare, gjithashtu në tri raste:

1) Aktvendim për Papranueshmëri në rastin KI 51/10, Kërkues Ljubiša Živić, Vlerësim i kushtetutshmërisë së Vendimit të Presidentit të Republikës së Kosovës për emërimin e z. Goran Zdravkovićit anëtar të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, si përfaqësues të komunitetit serb;

2) Aktvendim për Papranueshmëri në rastin nr. KI 112/10, Kërkues Nikollë Kabashi, Vlerësim i kushtetutshmërisë të dekreteve të Ushtruesit të detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, të datës 22 tetor 2010;

Aktgjykim në rastin nr. KO 47/10, Kërkues Naim Rrustemi dhe 31 deputetë të tjerë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, kundër Shkëlqesisë së tij, Fatmir Sejdiu, President i Republikës së Kosovës.

  

Page 89: TEMA E DOKTORATURES MBROJTJA KUSHTETUESE E TË …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/...4 shteti demokratik, që bazohet dhe respekton vlerat më të mira të demokracisë,

 

87  

  

3.6.3 Qeveria si palë e autorizuar

 Ashtu siç është përcaktuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, Qeveria ushtron

pushtetin ekzekutiv, dhe sipas nenit 93.10 të Kushtetutës mund të referojë çështje kushtetuese në Gjykatën Kushtetuese. Gjithashtu edhe dispozitat e nenit 113 ( 1dhe 2), kanë përcaktuar Qeverinë si palë e autorizuar, e cila mund të parashtrojë çështje para Gjykatës Kushtetuese, më të gjitha kompetencat që i janë njohur edhe Presidentit dhe Kuvendit. Ndonëse ka vetëm dy kërkesa të paraqitura nga Qeveria, për të cilat është vendosur nga Gjykata Kushtetuese në periudhën 2009-2012, Qeveria në procedurat gjyqësore-kushtetuese ka qenë palë e goditur ose palë kundërshtare në njëzetenëntë (29) raste të parashtruara nga palët, shumica absolute e të cilëve ishin kërkesa individuale, dhe vetëm dy (2) nga ato ishin kërkesa të autoriteteve publike. Të gjitha këto kërkesa Gjykata Kushtetuese i ka shpallur si të papranueshme. Qeveria, përkatësisht Ministria përkatëse, ishte njoftuar nga Gjykata Kushtetuese për parashtrimin e shtatëmbëdhjetë (17) kërkesave të tjera, në të cilat Qeveria/Ministria mund të ketë ushtruar rolin e palës së interesuar në procedurat gjyqësore-kushtetuese.

Të drejtat dhe liritë themelore, përkatësisht mbrojtja e tyre në procedurat e Gjykatës Kushtetuese, është bosht i këtij punimi, mirëpo duke u bazuar në analizën e vendimeve të marra nga Gjykata për çështjet e parashtruara, kemi konstatuar se, nga çështjet e parashtruara nga qeveria, Gjykata Kushtetuese nuk ka konstatuar asnjë rast të shkeljes së të drejtave dhe lirive themelore. Megjithatë një rast interesant dhe që vlen të përmendet në këtë punim, pasi zgjoi interesin e publikut kosovar, ishte Aktgjykimi në Rastin Nr. KO 98/11. Kërkuese ishte pra Qeveria e Republikës së Kosovës, e cila kishte kërkuar që Gjykata Kushtuese të interpretojë dhe sqarojë çështjen e imunitetit të deputetëve të Kuvendit, Presidentit dhe anëtarëve të Qeverisë215. Pra rasti përmbante tri çështje të veçanta, dhe njëra nga to ishte edhe imunitetit i anëtarëve të Qeverisë. Gjykata Kushtetuese e kishte vendosur rastin njëzëri, duke theksuar se anëtarët e Qeverisë gëzojnë imunitet funksional për veprimet dhe vendimet e marra brenda fushës së veprimit të përgjegjësive të tyre përkatëse, por NUK gëzojnë mbrojtje të posaçme për veprimet dhe vendimet e tyre të ndërmarra jashtë fushës së përgjegjësive të tyre. Gjykata përcaktoi se efektet juridike të vendimit do të hynin menjëherë në fuqi. Prandaj, ashtu siç thuhet në literaturën juridike se, metodat e kufizimeve të pushteteve përfshinjë ndarjen horizontale të pushteteve, kontrollin kushtetues, dhe promovimin e diversiteteve kulturore dhe gjeografike, nga këto kontrolli kushtetues ka evoluar si më i rëndësishmi, dhe se

                                                       215 Aktgjykimi në Rastin Nr. KO 98/11, Lidhur me imunitetin e deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Presidentit të Republikës së Kosovës, dhe anëtarëve të Qeverisë së Republikës së Kosovës, nr. ref.: AGJ138/11, datë 20 shtator 2011, për më tepër shih pjesën operative të aktgjykimit, f. 22-24.

Page 90: TEMA E DOKTORATURES MBROJTJA KUSHTETUESE E TË …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/...4 shteti demokratik, që bazohet dhe respekton vlerat më të mira të demokracisë,

 

88  

disa lloje të kontrollit kushtetues janë elementet përbërës të kushtetutshmërisë216. Aktgjykimi KO 98/11 sqaroi që ushtruesit e funksioneve të larta publike kanë kufizime.

Në fakt ky aktgjykim kishte objekt shqyrtimi interpretimin dhe sqarimin e çështjeve që lidheshin me imunitetin. Ishin këto dispozitat kushtetuese të nenit 75, 89 dhe 98 të Kushtetutës dhe dispozitat ligjore që lidheshin gjithashtu me imunitetin e deputetëve, dhe sipas Ligjit Nr. 03/L-11 “Për të Drejtat dhe Përgjegjësitë e Deputetit”, Gjykata Kushtetuese ushtroi kontrollin kushtetues mbi dispozitat përkatëse kushtetuese e ligjore.

 

3.6.4 Avokati i Popullit

 Avokat i Popullit apo Ombudspersoni është institucion relativisht i kohës së re. Ky

institucion, për herë të parë, u themelua në Suedi217 dhe kujdesej për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve. Në ditët e sotme, këtë institucion, në sistemet e tyre të brendshme e kanë përvetësuar shumë vende të Evropës dhe jashtë saj, përfshirë këtu edhe Kosovën dhe Shqipërinë. Këtë institucion nuk e gjejmë gjithmonë me emërtimin Ombudsperson, por e ndeshim me emërtime të tjera, si: Avokati i Popullit, në Kosovë dhe në Shqipëri; Mbrojtësi i të drejtave, ose Narodni pravobranilac, në Maqedoni; Mbrojtësi i të drejtave të njeriut, ose Zaštitnik ljudskih prava, në Mal të Zi; Human Rights Defender, në Armeni. Gjithsesi, qëllimi, funksioni dhe mandati i këtij institucioni, që lidhet me të drejtat e njeriut, është shumë i ngjashëm me atë që është krijuar, institucionalizuar dhe konsoliduar në Suedi, pra me Ombudspersonin suedez.

Përgjithësisht, institucioni i Ombudspersonit, në secilin shtet, përfaqëson dhe mbron të drejtat e njeriut, të cilat janë cenuar me akte juridike, me veprime të paligjshme ose të parregullta, ose me mosveprime të organeve shtetërore. Avokati i Popullit ka për qëllim mbrojtjen dhe monitorimin e respektimit të të drejtave të njeriut, sikurse edhe organet e tjera shtetërore dhe ndërkombëtare, duke përfshirë edhe gjykatat e rregullta, Gjykatën Kushtetuese në rastet kur vendos mbi bazën e kërkesave individuale dhe, po ashtu, edhe Gjykatën

                                                       216 Finn. Jhon E., Constitution in Crisis –Political Violence and the Rule of Law, New York, 1991, f. 32, 33. 217 http://en.wikipedia.org/wiki/Ombudsman. Prototipin e institucionit të këtij lloji e gjejmë që në Kinën e lashtë dhe në Romën antike, por nocioni Ombudsman/Ombudsperson është me origjinë suedeze, daneze dhe norvegjeze, që nënkupton: përfaqësues. Si nocion, daton të jetë përdorur që në vitin 1241, ndërsa përdorimi modern i termit Ombudsman daton nga viti 1809, kur Parlamenti suedez formoi institucionin e Ombudspersonit për të mbrojtur të drejtat e qytetarëve, duke e formuar këtë institucion si agjenci të pavarur. Pararendës i institucionit të Ombudspersonit ka qenë Zyra Supreme e Ombudspersonit, e cila ishte themeluar që në vitin 1713, atëherë kur mbreti suedez, gjatë kohës së ekzilit të tij në Turqi, kishte kërkuar që një përfaqësues suedez të sigurojë që gjyqtarët dhe personeli civil po veprojnë në pajtim me ligjin dhe me detyrat e tyre. Institucioni i Ombudspersonit është zhvilluar edhe në shtetet e tjera skandinave dhe, më pas, edhe në shtetet e tjera të Evropës dhe jashtë saj. Janë rreth 80 shtete që e kanë adoptuar këtë ide-institucion, që ka për qëllim kryesor mbrojtjen e të drejtave qytetare ose, si përkufizohet, kontroll për të mbrojtur interesin e qytetarit dhe për të siguruar që kompetencat e organeve shtetërore të mos ushtrohen në mënyrë të papërshtatshme, duke përmirësuar veprimet e organeve shtetërore ndaj qytetarëve.

Page 91: TEMA E DOKTORATURES MBROJTJA KUSHTETUESE E TË …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/...4 shteti demokratik, që bazohet dhe respekton vlerat më të mira të demokracisë,

 

89  

Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Megjithatë, dallimi ndërmjet Ombudspersonit dhe organeve-institucioneve të tjera dhe, në veçanti, Gjykatës Kushtetuese, përsa i përket mbrojtjes së të drejtave dhe lirive themelore, është i dukshëm në aspekt të zhvillimit të procedurave, vendimmarrjes, si dhe të fuqisë detyruese të vendimeve.

Ashtu si në Kosovë, por edhe në Shqipëri, e veçanërisht në Turqi, institucioni i Ombudspersonit – Avokatit të Popullit, është themeluar pas zhvillimeve më të reja shoqërore, duke u ngarkuar me mandatin për të mbrojtur të drejtat dhe liritë e individëve përballë shkeljeve nga autoritetet shtetërore. Ky institucion, gjithashtu, promovon respektimin e të drejtave të njeriut dhe fokus themelor të veprimtarisë së vet ka të drejtat e njeriut. Shenjat e para të këtij institucioni në Kosovë i hasim që në kohën e socializmit, në periudhën 1974-1975, kur Kosova kishte statusin e krahinës autonome. Në atë periudhë ishte themeluar i ashtuquajturi Avokati shoqëror i vetëqeverisjes, si organ i pavarur, mandati i të cilit ishte mbrojtja e të drejtave të punëtorëve në sistemin e atëhershëm vetëqeverisës, si dhe mbrojtja e pronës shoqërore.

Ombudspersoni në Republikën e Kosovës, që nga themelimi i tij, me Rregulloren e vitit 2000 “Për themelimin e institucionit të Ombudspersonit në Kosovë”218, ka kaluar një dekadë të plotë të ekzistencës dhe funksionimit të tij. Sipas kësaj rregulloreje, institucioni i Ombudspersonit ka ofruar mekanizma të përshtatshëm për shqyrtimin dhe përmirësimin e procedurave dhe veprimeve që përbëjnë keqadministrim të pushtetit nga Administrata e Përkohshme Civile në Kosovë, si dhe nga cilido institucion qendror ose lokal, duke përkrahur dhe duke mbrojtur të drejtat dhe liritë për të gjithë personat fizikë, për të gjithë shtetasit kosovarë, edhe jashtë territorit të Kosovës. Këtij institucioni, qysh me aktin e parë juridik të themelimit, i është dhënë kompetenca e veprimit në mënyrë të pavarur: për të pranuar ankesa, për të monitoruar, për të hetuar dhe ofruar shërbime të mira, në funksion të ndërmarrjes së masave parandaluese, të dhënies së rekomandimeve dhe këshillave për çështjet që lidhen me shkeljen e të drejtave të njeriut.

                                                       218 UNMIK/Rregullore nr. 2000/38, 30 qershor 2000, mbi Themelimin e Institucionit të Ombudspersonit në Kosovë, neni 1, neni 3.2 dhe neni 4.1. Ombudspersoni i parë i emëruar në Kosovë nuk ka qenë kosovar, sepse, sipas kësaj rregulloreje, me nenin 6 ishte përcaktuar që Ombudspersoni duhet të jetë personalitet i njohur ndërkombëtar, me karakter dhe me integritet të lartë moral dhe i paanshëm, që ka dëshmuar përkushtimin e tij për të drejtat e njeriut dhe për të drejtat e pakicave dhe që nuk është shtetas i Republikës Federative të Jugosllavisë, apo i ndonjë shteti tjetër që ka qenë pjesë e Jugosllavisë, ose i Shqipërisë, i caktuar nga Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm (PSSP). Njëherësh, me propozimin e Ombudspersonit, PSSP-ja ka caktuar edhe një zëvendësombudsperson, i cili ka qenë ndërkombëtar, dhe dy zëvendësombudspersona të tjerë lokalë. Kjo rregullore është ndryshuar më 15 prill 2003, vetëm sa i përket kompetencave dhe posteve të zëvendësombudspersonave, me qëllim të avancimit të mundësive lokale të funksionimit të institucionit të Ombudspersonit. Rregullorja e re ka hyrë në fuqi më 11 korrik 2003. Më pas, këto dy rregullore u zëvendësuan me Rregulloren nr. 2006/6, mbi Ombudspersonin në Kosovë. Sipas kësaj rregulloreje u ndryshua emërtimi nga Ombudsperson në Institucioni i Avokatit të Popullit dhe avancimi e mbrojtja e të drejtave dhe lirive të banorëve të përhershëm të Kosovës dhe të personave fizikë u zgjerua edhe për të drejtat e personave juridikë që veprojnë në territorin e Kosovës. Rregullorja e vitit 2006/6 u ndryshua me Rregulloren nr. 2007/15, 19 mars 2007, për ndryshimin e Rregullores nr. 2006/6 mbi Institucionin e Ombudspersonit në Kosovë, vetëm në përbërjen e institucionit të Avokatit të Popullit (Avokati i Popullit dhe 4 zëvendës të tij) si dhe në përcaktimin e mandateve dhe zgjedhjes së tyre.

Page 92: TEMA E DOKTORATURES MBROJTJA KUSHTETUESE E TË …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/...4 shteti demokratik, që bazohet dhe respekton vlerat më të mira të demokracisë,

 

90  

Aktet juridike të viteve të fundit që, në fakt, e kanë ripërsëritur, ritheksuar dhe ripozicionuar institucionin e Ombudspersonit, në një kategori të veçantë juridike, të përcaktuar me dispozita kushtetuese dhe me dispozita ligjore, janë Kushtetuta e Republikës së Kosovës dhe Ligji “Për Avokatin e Popullit”. Këto akte përcaktojnë rolin, rëndësinë dhe statusin e këtij institucioni. Sipas dispozitave kushtetuese të Republikës së Kosovës219, ky institucion radhitet në institucionet e pavarura të shtetit. Avokati i Popullit është i pavarur në ushtrimin e detyrës së vet, në kuptim të asaj që nuk pranon udhëzime e ndërhyrje nga organet, nga institucionet ose nga autoritetet e tjera që ushtrojnë pushtet, duke monitoruar dhe mbrojtur të drejtat dhe liritë e individëve nga veprimet e paligjshme dhe të parregullta ose nga mosveprimet e autoriteteve publike. Të gjitha organet e tjera, institucionet dhe autoritet e tjera, që ushtrojnë pushtet legjitim në Kosovë, janë të detyruara t’i përgjigjen kërkesave të Avokatit të Popullit dhe t’i paraqesin të gjitha dokumentet dhe informacionet e kërkuara në përputhje me ligjin. Më tej dispozitat kushtetuese theksojnë se Avokati i Popullit ka të drejtë të bëjë rekomandime dhe të propozojë masa, nëse vëren shkelje të të drejtave dhe të lirive të njeriut nga organet e administratës publike dhe nga organet e tjera shtetërore.220 Sipas dispozitave ligjore të Ligjit “Për Avokatin e Popullit”,221 Avokati i Popullit mbron të drejtat, liritë dhe interesat e të gjithë personave në Republikën e Kosovës dhe jashtë saj nga veprimet joligjore ose nga dështimi i organeve të autoriteteve publike të Republikës së Kosovës për të vepruar. Pra, qëllimi, fusha e veprimit dhe përgjegjësitë e detajuara të Avokatit të Popullit, janë të përcaktuara me këtë ligj, ndër të cilat përfshihet edhe kompetenca e tij për të parashtruar kërkesa dhe iniciuar një proces para Gjykatës Kushtetuese. Megjithatë, mund të themi se kompetencën e Avokatit të Popullit lidhur me paraqitjen e çështjeve në Gjykatën Kushtetuese, e përcaktojnë më së miri dispozitat kushtetuese dhe dispozitat e Ligjit “Për Gjykatën Kushtetuese”, sepse ato rregullojnë dhe përcaktojnë rastet dhe çështje mbi të cilat ka juridiksion Avokati i Popullit, si dhe kur mund të paraqitet si palë e autorizuar para Gjykatës Kushtetuese. Bëhet fjalë për të gjitha ato çështje kur Avokati i Popullit kërkon që të vlerësohet dhe të vendoset “për çështjen e përputhshmërisë së ligjeve, të dekreteve të Presidentit e të Kryeministrit dhe të rregulloreve të Qeverisë, me Kushtetutën; si dhe përpuethshmërinë e Statutit të Komunës me Kushtetutën”,222 prandaj, për Gjykatën Kushtetuese, këto paraqesin bazë juridike për të vendosur mbi kërkesën e paraqitur nga Avokati i Popullit.

                                                       219 Kushtetuta e Republikës së Kosovës, 15 qershor 2008, Kapitulli XII, Institucionet e pavarura, nenet: 132-135. Në nenin 135.4, Kushtetuta përcakton gjithashtu të drejtën e Avokatit të Popullit të referojë çështje në Gjykatë Kushtetuese, në pajtim me dispozitat e kësaj kushtetute. 220 Ibid. Nenet: 132-135. 221 Ligji për Avokatin e Popullit, Nr. 03-L-195, 22 korrik 2010, i cili ligj ka shfuqizuar të gjitha rregullat juridike që lidhen me institucionin e Ombudspersonit, të cilat kanë vepruar para hyrjes në fuqi të këtij ligji. Me këtë ligj janë shfuqizuar Rregullorja e UNMIK-ut nr. 2000/38, 30 qershor 2000, mbi themelimin e Institucionit të Ombudspersonit në Kosovë; Rregullorja nr. 2006/6 mbi Institucionin e Ombudspersonit në Kosovë; dhe Rregullorja nr. 2007/15, 19 mars 2007, mbi ndryshimet e Rregullores së UNMIK-ut nr. 2006/6 mbi Institucionin e Ombudspersonit në Kosovë; si dhe të gjitha dispozitat e tjera që bien në kundërshtim me këtë ligj. 222 Shih nenin 113, pika 1 dhe pika 2, të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, të cituar.

Page 93: TEMA E DOKTORATURES MBROJTJA KUSHTETUESE E TË …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/...4 shteti demokratik, që bazohet dhe respekton vlerat më të mira të demokracisë,

 

91  

3.6.4.1 Aspekte krahasuese të mandatit të Ombudspersonit

 Përqafimin e idesë për themelimin e institucionit të Ombudspersonit e kanë përkrahur

një sërë shtetesh të botës, por gjithashtu kanë parashikuar edhe funksionet dhe kompetencat e këtij institucioni, të cilat janë shumë të ngjashme në cilindo shtet ku është themeluar ky institucion. Institucioni i Ombudspersonit në Turqi radhitet në një nga institucionet më të reja. Themelimi i tij është përcaktuar me Ligjin për Institucionin e Ombudspersonit (“Law on the Ombudsman Institution”),223 mirëpo, pavarësisht bazës ligjore dhe themelimit me ligj të këtij institucioni, duket se implementimi i ligjit ka pasur vonesa që në emërimin e Ombudspersonit të parë në Turqi, për të kryesuar këtë institucion me peshë dhe me rëndësi për të drejtat dhe liritë themelore. Kjo na bën të kuptojmë se, vetëm ekzistenca e bazës ligjore, edhe pse paraqet progres në aspektin legjislativ, nuk është bazë e mjaftueshme për të garantuar zbatimin e ligjit dhe as mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore. Si pasojë e ndryshimeve shoqërore dhe e problemeve të shumta në Turqi, ishin të pashmangshme ndryshimet kushtetuese dhe nxjerrja e ligjeve të reja. Por, nëse ato ligje vërtet janë zbatuar dhe kanë sjellë progres në shtetin turk, ka mendime dhe konstatime se kjo nuk ka patur ritmin e synuar. Sipas Gökhan, “Është e njohur se Turqia, me shoqërinë e saj të ndarë, ka një histori të gjatë, por me telashe me demokracinë, veçanërisht në tre dekadat e fundit, duke kujtuar hartimin dhe funksionimin e kushtetutës së tanishme”.224 Ndërsa, sipas një dokumenti shoqërues të Komisionit Evropian,225 theksohet se “disa akte të rëndësishme të legjislacionit janë miratuar, në veçanti Ligji mbi Mbrojtjen e Familjes dhe Parandalimin e Dhunës kundër Grave... dhe Ligji mbi Institucionin e Ombudspersonit. Sipas këtij konstatimi, edhe pse është bërë progres i përgjithshëm në reformat legjislative dhe me administratën publike, në asnjërën prej këtyre fushave, përmirësimi nuk ka sjellë përafrimin e nevojashëm me legjislacionin e BE-së ose me standardet evropiane”.

Njëkohësisht duhet theksuar edhe zgjerimi i kompetencave të Gjykatës Kushtetuese të Turqisë. Neni 148 i Kushtetutës së Republikës së Turqisë, që në mënyrë esenciale ka pasur synim ristrukturimin e Gjykatës Kushtetuese, prezanton institucionin e “ankesës kushtetuese”, i cili u mundëson individëve që t’i qasen në mënyrë të drejtpërdrejtë Gjykatës Kushtetuese. Sipas amendamenteve, në mënyrë themelore duhet plotësuar tri kushte për të qenë në gjendje që të aplikohet në Gjykatën Kushtetuese në mënyrë individuale: (a) Mund të aplikohet në Gjykatën Kushtetuese me pretendimin e shkeljes së të drejtave dhe të lirive themelore të tij/saj

                                                       223 Law on the Ombudsman Institution in Republic of Turkey, adopted on 14 June 2010 (emërtimi i Ligjit në gjuhën turke: “Kamu Denetçiliği Kurumu Kanunu” - kanun Numrasi: 6328). Ombudspersoni i parë në Turqi është zgjedhur nga Parlamenti i Turqisë, më 27 nëntor 2012. 224 Gökhan Şen. İlker, Dr. Iur, How to Make a Constitution? Current Developments and Debates in Turkey; Book of Proceedings 2° International Conference on Human and Social Sciences ICHSS 2012, Volume 4; Rome, First Published 2012. 225 “Turkey 2012, Progres Report”, dated 10 October 2012, Europian Commission-Commission Staff Working document, Comunication from the Commission to the Europian Parlament and the Council, Enlargment Strategy and Main Challenges 2012. See pages 9, 11, 12, 19 and 72.

Page 94: TEMA E DOKTORATURES MBROJTJA KUSHTETUESE E TË …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/...4 shteti demokratik, që bazohet dhe respekton vlerat më të mira të demokracisë,

 

92  

nga autoritete publike; (b) E drejta ose liria në fjalë, e cila është e garantuar me Kushtetutë, duhet të jenë të parashikuara në Konventën Evropiane mbi të Drejtat e Njeriut; dhe (c) duhen shteruar të gjitha mjetet juridike të zakonshme para së të aplikosh me kërkesë individuale.226 Ndryshimet kushtetuese ishin objekt i rishikimit kushtetues. Gjykata Kushtetuese e Turqisë, në vendimet e saj të vitit 1970 dhe 1971, e deklaroi veten kompetente për të rishikuar kushtetutshmërinë e ndryshimeve kushtetuese, prandaj edhe ligjet e ndryshimit kushtetues janë gjithashtu “ligje” të cilat i nënshtrohen juridiksionit të saj.227 Të gjitha këto kompetenca dhe zbatimi i rolit të Ombudspersonit turk mbeten për tu vlerësuar në të ardhmen, duke u fokusuar kryesisht në përfshirjen e tij në procedurat para Gjykatës Kushtetuese turke.

Duke analizuar përmbajtjen e dispozitave të ligjit që rregullon mandatin e Ombudspersonit në Turqi, por pa trajtuar më tej zbatimin e tyre dhe faktin nëse ato i kanë sjellë progres shoqërisë turke, vërehet se ka pak dallime në përmbajtjen e tyre dhe se ato nuk janë esencialisht të ndryshme nga dispozitat ligjore që përcaktojnë mandatin e Ombudspersonit në Kosovë, Maqedoni, Shqipëri dhe Mal të Zi. Pra, ashtu siç mund të interpretohet nga dispozitat ligjore të këtyre shteteve, të cilat përcaktojnë dhe përkufizojnë mandatin e Avokatit të Popullit/Ombudspersonit, mund të konkludojmë në faktin se këtij institucioni i është caktuar roli i gardianit të të drejtave dhe lirive themelore të qytetarëve. Avokati i Popullit kërkon që të rritet përgjegjshmëria dhe llogaridhënia e organeve publike shtetërore në rast se cënohen apo shkelen të drejtat dhe liritë themelore nga ato organe. Roli i Ombudspersonit është të ekzaminojë, hulumtojë dhe të japë rekomandime për të gjitha llojet e shkeljeve dhe abuzimit me të drejtat e njeriut.

Përsa i përket Ombudspersonit malazes, i cili njihet më termin Mbrojtës i të drejtave dhe lirive, mandati i tij është rregulluar me dispozita kushtetuese. Në nenin 81 të Kushtetutës së Malit të Zi228, thuhet se ai është organ i pavarur dhe ndërmerr të gjitha masat për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut. Ky organ ka të drejtë të iniciojë procedurë në Gjykatën Kushtetuese për vlerësimin e kushtetutshmërisë së ligjeve, të akteve të tjera juridike dhe të marrëveshjeve ndërkombëtare, në pajtim me nenin 19 të ligjit.229 Por, Ombudspersoni - Mbrojtësi i të drejtave dhe lirive të njeriut, sipas nenit 49.3 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese të Malit të Zi,230 ka të drejtë që ankesat që i ka ende në shqyrtim, nëse merr pëlqimin e ankuesit, t’i procedojë ato, përkatësisht të parashtrojë ankesë kushtetuese në Gjykatën Kushtetuese. Pra, siç mund të vërehet nga dispozitat ligjore, Ombudspersoni malazes ka kompetenca akoma më të gjera se sa Avokati i Popullit në Kosovë.

                                                       226 Gönenç. Levent, Phd, 2010 Proposed Constitutional Amandamants to the 1982 Constitution of Turkey, Tepav Evaluatin Note, September 2012. 227 Gözler. Kemal, Judicial review of the Constitutional Amandaments – A Comparative study, Bursa 2008. Linked with the Anayasa, Constitution art. 147, 1961, Turkey, and Anayasa Mahkemesi Karadrlar Dergisi -amkd 416, 1971. 228 The decision on Promulgation of the Constitution of Montenegro, No. 01/2007, from 25.10 2007. 229 Zakon o Zaštitniku/ci ljudskih prava i sloboda Crne Gore, dana 29. jula 2011. Broj: 01-966/2. 230 Law on the Constitutional Court of Montenegro, No. 64/2008, dated 27 October 2008.

Page 95: TEMA E DOKTORATURES MBROJTJA KUSHTETUESE E TË …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/...4 shteti demokratik, që bazohet dhe respekton vlerat më të mira të demokracisë,

 

93  

Në Maqedoni, institucioni i Ombudspersonit njihet me termin Narodni Pravobranilac dhe mandati i tij është përcaktuar me dispozitat kushtetuese. Në nenin 77 dhe në Amendamentin XI, të vitit 2001,231 thuhet se Avokati i Popullit mbron të drejtat kushtetuese dhe të drejtat ligjore të qytetarëve, kur cënohen nga organet administrative shtetërore dhe nga organet apo organizatat e tjera publike. Gjithashtu, Ligji për Ombudspersonin232 e ka përcaktuar këtë institucion si të pavarur dhe që përfshin në juridiksionin dhe kompetencat e tij mbrojtjen e qytetarëve dhe personave të tjerë nga aktet, nga veprimet dhe nga mosveprimet e organeve shtetërore, të organizatave dhe të autoriteteve publike, duke ndërmarrë masa për të mbrojtur këto të drejta. Në nenin 12 të Rregullores së punës të Gjykatës Kushtetuese të Maqedonisë233 theksohet se secili (duke nënkuptuar edhe Avokatin e Popullit) mund të parashtrojë kërkesë për inicimin e procedurës në Gjykatën Kushtetuese, ndërsa, në nenin 55.2, është parashikuar detyrimi që Gjykata Kushtetuese, përveç palëve në procedurë, të thërras/të ftojë në seanca dëgjimore, subjekte të cilat kanë si objekt të veprimtarisë së tyre mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore, mes tyre edhe Avokatin e Popullit.

Për rrjedhojë, dispozitat juridike në Mal të Zi dhe në Maqedoni, i japin kompetencë më të gjerë Avokatit të Popullit për të vënë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese. Përderisa institucioni i Avokatit të Popullit në procedura para Gjykatës Kushtetuese në Kosovë është palë e autorizuar për të referuar çështjet e përputhshmërisë së akteve juridike me Kushtetutën, ose në Shqipëri për të referuar çështjet nëse aktet juridike kanë premisa të shkeljes së të drejtave të njeriut, në Maqedoni dhe në Mal të Zi kompetenca e këtij institucioni lidhet edhe me të drejtën për të paraqitur ankesë kushtetuese në Gjykatën Kushtetuese për individët.

Lidhur me institucionin e Avokatit të Popullit në Republikën e Shqipërisë, duhet theksuar fakti se statusi juridik i tij është përcaktuar me dispozitat kushtetuese dhe ligjore, dhe mandati i tij është, pak a shumë, i njëjtë. Dispozitat kushtetuese, nga neni 60 e deri në nenin 64, kanë përcaktuar mandatin e Avokatit të Popullit dhe procedurën e zgjedhjes dhe të shkarkimit të tij, ndërsa, neni 134, pika dh, ka përcaktuar kompetencën e tij që me kërkesë të mund të vërë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese.234 Organizimi i brendshëm, kompetencat dhe detajet e tjera janë përcaktuar me Ligjin nr. 8454 datë 04.02.1999 “Për Avokatin e Popullit”235. Sipas këtij ligji, Avokati i Popullit mbron të drejtat, liritë dhe interesat e ligjshme të individit nga veprimet ose nga mosveprimet e paligjshme e të parregullta të organeve të administratës publike, si dhe të të tretëve që veprojnë për llogari të saj, pra ushtron

                                                       231 Constitution of the Republic of Macedonia & Amandments to the Constitution of the Republic of Macedonia: V, V, VI, VII, VIII, IX, X, XI, XII, XIII, XIV, XV, XVI, XVII and XVIII, 16 November 2001, Official Gazette No. 91/ 2001. 232 Omdudsman Law of the Republic of Macedonia, 10th September 2003, No. 07-4502/1. 233 Rules of Procedure of the Constitutional Court of the Republic of Macedonia, No. 394/92, dated 9 November 1992; See article 12. 234 Constitution of the Republic of Albania, amended with Law No. 9675, dated 13.1.2007, and Law no. 9904, dated 21.4.2008; See articles 60-64 and article 134. 235 The Law on the People’s Advocate, Law No. 8454, dated 4.2.1999, Amended with Law No. 8600, dated 10.4.2000 and Law No. 9398, dated 12.5.2005.

Page 96: TEMA E DOKTORATURES MBROJTJA KUSHTETUESE E TË …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/...4 shteti demokratik, që bazohet dhe respekton vlerat më të mira të demokracisë,

 

94  

veprimtarinë në mbrojtje të të drejtave dhe të lirive të njeriut. Ndërkaq, me nenin 25 të këtij ligji, është përcaktuar e drejta e Avokatit të Popullit për të paraqitur rekomandime legjislative, në rastet kur Avokati i Popullit vëren se përmbajtja e ligjit ose e akteve të tjera normative dhe jo zbatimi i tyre krijon premisa për shkelje të të drejtave të njeriut, të njohura nga Kushtetuta ose nga ligjet e tjera. Në këtë kuadër, ai ka të drejtë t’u rekomandojë organeve, që kanë të drejtën ligjvënëse, të bëjnë propozime për ndryshimin dhe për përmirësimin e ligjeve. Është e rëndësishme të theksohet edhe kompetenca e Avokatit të Popullit, që lidhet drejtpërdrejt me Gjykatën Kushtetuese: autorizimi i tij për të vënë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese, me kërkesë për shfuqizimin e akteve juridike, nëse përmbajtja e tyre, ose edhe moszbatimi i atyre akteve juridike, krijon premisa për shkelje të të drejtave të njeriut.

Sipas vendimeve të publikuara të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, në vitin 2010, Avokati i Popullit kishte paraqitur 4 kërkesa para Gjykatës, ndërsa njëra nga to ishte e paraqitur së bashku me disa shoqata. Në njërën nga kërkesat Avokati i Popullit kishte kërkuar që të shfuqizohen si antikushtetuese: a) i paragrafit të dytë dhe të tretë, të nenit 10 të Ligjit nr. 7843, datë 13.07.1994 “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”, të shtuar me Ligjin nr. 9701, datë 02.07.2007 “Për disa shtesa e ndryshime në Ligjin nr. 7843, datë 13.07.1994 “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”; b) Udhëzimi i Këshillit të Ministrave nr. 4, datë 21.11.2007, “Për miratimin e procedurës së fshirjes së regjistrimeve të kryera në kundërshtim me ligjin dhe të atyre, që krijojnë mbivendosje, në zyrën e regjistrimit të pasurive të paluajtshme”; c) nenet 2 dhe 6 të Udhëzimit të Këshillit të Ministrave nr. 1, datë 31.01.2007 “Për procedurat e regjistrimit në zyrat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme”;

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë u shpreh për këto çështje me një vendim, si në vijim:

- a) Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën të paragrafit të dytë dhe të tretë të nenit 10 dhe të paragrafit të dytë të nenit 39/a të Ligjit nr. 7843, datë 13.07.1994 “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”, të shtuar me Ligjin nr. 9701, datë 02.07.2007 “Për disa shtesa e ndryshime në Ligjin nr. 7843, datë 13.07.1994 “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”.

- b) Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën të Udhëzimit të Këshillit të Ministrave nr.4, datë 21.11.2007, “Për miratimin e procedurës së fshirjes së regjistrimeve të kryera në kundërshtim me ligjin dhe të atyre, që krijojnë mbivendosje, në zyrën e regjistrimit të pasurive të paluajtshme”.

- c) Rrëzimin e kërkesës për shfuqizimin e neneve 2 dhe 6 të Udhëzimit të Këshillit të Ministrave nr.1, datë 31.01.2007 “Për procedurat e regjistrimit në zyrat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme”.236

                                                       236 Vendimi nr. 17, datë 23.04.2010, i Gjykatës Kushtetuese së Republikës së Shqipërisë.

Page 97: TEMA E DOKTORATURES MBROJTJA KUSHTETUESE E TË …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/...4 shteti demokratik, që bazohet dhe respekton vlerat më të mira të demokracisë,

 

95  

Në kërkesën e dytë, Avokati i Popullit kërkoi gjithashtu që Gjykata Kushtetuese të shfuqizojë si të papajtueshëm me Kushtetutën, nenet 16 dhe 18 të Ligjit 9235, datë 29.07.2004 “Për kthimin dhe kompensimin e pronës” i ndryshuar me Ligjin nr. 10207, datë 23.12.2009, “ Për disa ndryshime në Ligjin nr. 9235, datë 29.07.2004 “Për Kthimin dhe Kompensimin e Pronës” i ndryshuar”. Pas shqyrtimit, Gjykata vendosi shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, nenet 15 pika 1, germat c, ç, d, dh dhe 16 të Ligjit nr. 9235, datë 29.07.2004 “Për Kthimin dhe Kompensimin e Pronës”, të ndryshuar me Ligjin nr. 10207, datë 23.12.2009, “Për disa ndryshime në Ligjin nr. 9235, datë 29.07.2004 “Për Kthimin dhe Kompensimin e Pronës” i ndryshuar”.237 Kërkesa e tretë e paraqitur nga Avokati i Popullit lidhej me dy cështje: a) Shfuqizimin si antikushtetues të Ligjit nr.9948, datë 07.07.2008 “Për shqyrtimin e vlefshmërisë ligjore të krijimit të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore”, dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.1269, datë 17.09.2008 “Për përbërjen, mënyrën e funksionimit dhe detyrat e përgjegjësitë e strukturave shtetërore të ngarkuara për shqyrtimin e vlefshmërisë ligjore të krijimit të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore”. b) Pezullimin e zbatimit të Ligjit nr.9948, datë 07.07.2008 “Për shqyrtimin e vlefshmërisë ligjore të krijimit të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore”, dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.1269, datë 17.09.2008 “Për përbërjen, mënyrën e funksionimit dhe detyrat e përgjegjësitë e strukturave shtetërore të ngarkuara për shqyrtimin e vlefshmërisë ligjore të krijimit të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore”. Pas shqyrtimit të çështjeve, Gjykata Kushtetuese vendosi rrëzimin e kërkesës238.

Ndërkaq në kërkesën e katërt, Avokati i Popullit u bashkua me disa shoqata jofitimprurëse, duke kërkuar nga Gjykata Kushtetuese që të: a) Shfuqizojë si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, Ligjin nr.10142, datë 15.05.2009 “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura, të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit Informativ të Shtetit, të Policisë së Burgjeve, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të shpëtimit e të punonjësve të shërbimit të kontrollit të brendshëm në Republikën e Shqipërisë” dhe b) Pezullojë zbatimin e Ligjit nr.10142, datë 15.05.2009 “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura, të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit Informativ të Shtetit, të Policisë së Burgjeve, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të shpëtimit e të punonjësve të shërbimit të kontrollit të brendshëm në Republikën e Shqipërisë” deri në dhënien e vendimit përfundimtar nga Gjykata Kushtetuese.

                                                       237 Vendimi nr. 27, datë 26.05.2010, i Gjykatës Kushtetuese së Republikës së Shqipërisë. 238 Vendimi nr. 29, datë 31.05.2010, i Gjykatës Kushtetuese së Republikës së Shqipërisë.

Page 98: TEMA E DOKTORATURES MBROJTJA KUSHTETUESE E TË …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/...4 shteti demokratik, që bazohet dhe respekton vlerat më të mira të demokracisë,

 

96  

Gjykata Kushtetuese pasi shqyrtoi çështjet, vendosi shfuqizimin si antikushtetues të pikës 2 të nenit 14, si dhe të nenit 27 të ligjit nr.10142, datë 15.05.2009 “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura, të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit Informativ të Shtetit, të Policisë së Burgjeve, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të shpëtimit e të punonjësve të shërbimit të kontrollit të brendshëm në Republikën e Shqipërisë”239.

Jo vetëm hulumtimi jonë në vendimet e publikuara në vitin 2010, por edhe sipas konkluzioneve,240 Avokati i Popullit në Shqipëri ka pasur shfaqje të drejtpërdrejta të ndërhyrjeve efektive për garantimin e një mbrojtjeje sa më të mirë të të drejtave të njeriut. Vlen të theksohet fakti se gjatë shqyrtimit të pesëmbëdhjetë rasteve të referuara nga Avokati i Popullit, Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë ka ravijëzuar tre elemente thelbësore për legjitimimin e Avokatit të Popullit. I pari ka të bëjë me cënimin e të drejtave, lirive themelore dhe interesave legjitime të individit nga aktet normative për të cilat është kërkuar shfuqizimi si antikushtetues; elementi i dytë ka natyrë procedurale dhe ka të bëjë me faktin që cënimi të ketë qenë konkret dhe i hetuar nga Avokati i Popullit; dhe, i treti, që të ketë apo që mund të ketë cënim të rregullave dhe të organizimit të Avokatit të Popullit nga një akt normativ për të cilin kërkohet shfuqizimi si antikushtetues.

Për më tepër, Avokati i Popullit i Republikës së Kosovës ka kompetencë dhe është palë e autorizuar për të referuar çështje përkatëse në Gjykatën Kushtetuese, ndaj, për të sqaruar në mënyrë profesionale këtë kompetencë, duhet theksuar se referimi i çështjeve para Gjykatës Kushtetuese nuk lidhet gjithmonë me ato ligje, dekrete ose rregullore përkatëse, për të cilat dyshohet që shkelin, pakësojnë ose mund të cënojnë të drejtat dhe liritë themelore të garantuara me Kushtetutë, por mjaton që të pretendohet që akti juridik nuk është në pajtim me Kushtetutën. Me rastet që i referon Avokati i Popullit në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, gjithashtu nuk lidhet shkelja e drejtpërdrejtë faktike e të drejtave të njeriut dhe nuk kemi të bëjmë me kërkesa individuale, por me kërkesën e Avokatit të Popullit, që lidhet me papajtueshmërinë e ligjit, të dekretit të Presidentit dhe të rregulloreve të Qeverisë me Kushtetutën, të cilat i nënshtrohen kontrollit kushtetues, që ndryshe quhet kontroll abstrakt i akteve respektive juridike. Më konkretisht, këto procedura ndiqen kur është nxjerrë dhe është aprovuar akti juridik, por, për t’u siguruar që ky akt është në pajtim e Kushtetutën dhe për tu siguruar se ai nuk do të prekë apo cënojë të drejtat dhe liritë themelore, si dhe, në rastin më të keq, kur akti juridik cënon të drejtat dhe liritë themelore. Avokati i Popullit, duke proceduar rastin në Gjykatën Kushtetuese, pretendon dhe kërkon mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore, dhe parandalon shkeljet eventuale që mund të vijnë si pasojë e zbatimit të dispozitave përkatëse juridike. Ky kontroll kushtetutes që ushtron Gjykata mbi bazën e këtyre kërkesave, ndikon në rritjen e sigurisë për qytetarët dhe në përgjithësi konfirmon dhe garanton respektimin e parimit të sigurisë juridike.

                                                       239 Vendimi nr. 33, datë 24.06.2010, i Gjykatës Kushtetuese së Republikës së Shqipërisë. 240 Zaganjori Xh., Anastasi A., Methasani-Cani E., “Shteti i së d...”, vep. e cit., f. 231, 235 dhe 236.

Page 99: TEMA E DOKTORATURES MBROJTJA KUSHTETUESE E TË …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/...4 shteti demokratik, që bazohet dhe respekton vlerat më të mira të demokracisë,

 

97  

3.6.4.2 Avokati i Popullit në jurisprudencën kushtetuese të Kosovës

 Për një pasqyrim të plotë dhe të qartë të pjesëmarrjes së Avokatit të Popullit në

praktikën juridike kushtetuese, i jemi referuar të dhënave dhe analizës sërasteve në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës. Në këtë pjesë trajtohet përfshirja e Avokatit të Popullit si palë e autorizuar për të parashtruar çështje në Gjykatën Kushtetuese dhe si palë e interesuar në procedurat kushtetuese.

Sipas hulumtimit dhe analizës së rasteve, gjaët këtyre viteve të para të funksionimit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, edhe pse nuk ka patur një numër të konsiderueshëm të rasteve të shqyrtuara, vihet re përfshirja e Avokati të Popullit në procedurat kushtetuese.

Rastet e referuara nga Avokati i Popullit në Gjykatën Kushtetuese janë gjithsej katër (4), ndërsa në gjashtë (6) raste të tjera ai paraqitet si palë e interesuar.241 Duhet theksuar fakti se vendimet e kësaj gjykate jo vetëm që kanë ngritur rolin e vetë Gjykatës Kushtetuese, e cila është garante për zbatimin e Kushtetutës dhe të pajtueshmërisë së akteve juridike me të, por në çdo rast, kur ajo ka vendosur për kushtetutshmërinë e dispozitave ligjore, ka theksuar edhe ndikimin e saj në sistemin e monitorimit dhe kontrollit të akteve të miratuara nga organet legjislative apo ekzekutive. Në këtë mënyrë, dispozitat ligjore që nuk kishin një përmbajtje të pështatshme apo nuk ishin në përputhje me Kushtetutën, nuk janë bërë pjesë e sistemit të brendshëm juridik, sepse ky kontroll kushtetues ka ndikuar dhe ka ndërhyrë në fazën e verifikimit përfundimtar të akteve. Kjo nënkupton ndërhyrjen në momentet e fundit dhe para se të ketë filluar zbatimi i atyre dispozitave që mund t’i përkufizojmë si dispozita me karakter antikushtetues.

Avokati i Popullit, parashtrues i kërkesës ose referues i çështjes në Gjykatën Kushtetuese, është paraqitur në katër raste, të cilat janë regjistruar në regjistrat e Gjykatës Kushtetuese, si: Rasti Nr. KO98/10, Rasti Nr. KO119/10, Rasti Nr. KO148/11 dhe Rasti Nr. KO97/12.

Gjatë periudhës hulumtuese 2009-2012, vetëm për njërin nga rastet e parashtruara nga

Avokati i Popullit, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës është shprehur me Aktgjykimin respektiv, dhe atë për Rastin Nr. KO119/10.242 Kërkesa e parashtruar lidhej me

                                                       241 Aktvendim për papranueshmëri në Rastin Nr. KI98/10, parashtrues Avokati i Popullit i Republikës së Kosovës, 4.4.2012; Aktgjykim në Rastin Nr. KO119/10, parashtrues Avokati i Popullit i Republikës së Kosovës, 8.12.2011; Aktvendim për papranueshmëri në Rastin Nr. KO148/11, parashtrues Avokati i Popullit i Republikës së Kosovës, 26.12.2012; Vendim për Masë të përkohshme në Rastin Nr. KO97/12, parashtrues Avokati i Popullit i Republikës së Kosovës, 24.12.2012, kur Avokati i Popullit është paraqitës i kërkesës; dhe rastet: Aktvendim për papranueshmëri në Rastin Nr. KI39/11; Aktgjykim në Rastin Nr. KO29/12 & KO48/12, 20.7. 2012; Aktgjykim në Rastin Nr. KO61/12, 31.10. 2012; Rasti Nr. KI58/12 – seancë dëgjimore, 3.12.2012, kur Avokati i Popullit është pjesëmarrës në procedurë pas njoftimit nga ana e Gjykatës Kushtetuese. 242 Aktgjykim në Rastin Nr. KO119/10, parashtrues Avokati i Popullit i Republikës së Kosovës, 8.12.2011.

Page 100: TEMA E DOKTORATURES MBROJTJA KUSHTETUESE E TË …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/...4 shteti demokratik, që bazohet dhe respekton vlerat më të mira të demokracisë,

 

98  

vlerësimin e kushtetutshmërisë së nenit 14, paragrafi 1.6 dhe të neneve: 22, 24, 25 dhe 27, të Ligjit Nr. 03/L111 datë 4 qershorit 2010 “Për të Drejtat dhe Përgjegjësitë e Deputetit”.

Objekt i çështjes, në këtë rast, ishte kërkesa e parashtruesit për vlerësimin e kushtetutshmërisë së neneve përkatëse, si dhe kërkesa për anullimin e neneve të Ligjit Nr. 03/L-111 “Për të Drejtat dhe Përgjegjësitë e Deputetit”. Nga parashtruesi theksohej fakti se dispozitat që përmban ky ligj u mundësojnë deputetëve të Kuvendit të Kosovës të realizojnë pensione që janë më të favorshme se çdo përfitim tjetër gjatë periudhës së pensionit, u garantojnë pensione suplementare për kategoritë e caktuara, si dhe u ofrojnë mundësinë e kthimit në vendet e tyre të mëparshme të punës, duke i dhënë atyre siguri përsa i përket punësimit. Sipas parashtruesit, të gjitha këto dispozita ligjore, në rradhë të parë cënonin parimet kushtetuese të barazisë, si dhe parimet e mosdiskriminimit, duke devijuar në nivelin më të lartë të mundshëm parimet e përgjithshme të çështjeve që lidhen me pensionet.

Arsyetimi i Gjykatës Kushtetuese në këtë rast (Nr. KO119/10) ishte i zgjeruar jo vetëm në aspektin e pranueshmërisë së kërkesës/rastit, në analizën e legjislacionit dhe të vendimeve të gjykatave të tjera kushtetuese, por natyrisht edhe në arsyetimin e thelbit të kërkesës. Lidhur me thelbin e kërkesës, Gjykata Kushtetuese ishte bazuar në premisën juridike që i tërë legjislacioni supozohet të jetë kushtetues, derisa nuk vërtetohet e kundërta. Duke qenë se kompetenca e Gjykatës Kushtetuese ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së vendimit ose të aktit juridik, në këtë rast të një akti legjislativ, respektivisht dispozitave ligjore të Ligjit Nr. 03/L-111, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese e mbështetën domosdoshmërisht interpretimin e çështjes në vlerësimin kushtetues dhe plotësisht të pavarur e të pandikuar nga politika. Pra, përshtypja që mbizotëron në popullatën e një vendi, por edhe ajo që qëndron në teorinë juridike se gjykatat kushtetuese janë gjykata politike, për rastin e sipërcituar doli plotësisht e kundërt, sepse Gjykata nuk vendosi në favor të politikave ditore, ose në favor të klasës politike. Sipas vlerësimit dhe konkluzioneve të Gjykatës Kushtetuese, neni 14, paragrafi 1.6 dhe nenet: 22, 24, 25 dhe 27, të Ligjit Nr. 03/L111, dispozitat e ligjit të kundërshtuar nga parashtruesi, nuk ishin në pajtim me dispozitat kushtetuese, sepse autoritetet publike, në këtë rast Kuvendi i Kosovës, do të duhej të bazoheshin në përmbajtjen e normave kushtetuese, të cilat përcaktojnë parimet e barazisë para ligjit për të gjithë personat dhe respektimin e plotë të të drejtave dhe të lirive themelore të njeriut, duke i mbrojtur ato njëkohësisht.

Rasti nr. KO119/10 paraqet një karakteristikë përsa i përket shqyrtimit të saj, sepse lidhet me rishqyrtimet e njëpasnjëshme të masës së përkohshme, e cila ishte përsëritur tri herë radhazi në kuptim të vazhdimit dhe të zgjatjes së saj. Kjo masë e përkohshme ishte marrë nëpërmjet katër vendimeve të Gjykatës Kushtetuese,243 deri sa çështja ishte zgjidhur në mënyrë përfundimtare me Aktgjykim. Vendimet për masë të përkohshme kishin për qëllim pezullimin e menjëhershëm të zbatimit të neneve të kundërshtuara. Arsyet e zgjatjes së masës

                                                       243 Vendime të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës: Vendimi për aplikimin e Masës së përkohshme, 17.12.2010, Nr. ref.: 78/10; Vendimi për zgjatjen e Masës së përkohshme, 21.3.2011, Nr. ref.:MP102/11; Vendimi për vazhdimin e Masës së përkohshme, 15.6.2011, Nr. ref.: MP102/11; dhe Urdhër për vazhdimin e Masës së përkohshme, 20.10.2011, Nr. ref.: 144/11.

Page 101: TEMA E DOKTORATURES MBROJTJA KUSHTETUESE E TË …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/...4 shteti demokratik, që bazohet dhe respekton vlerat më të mira të demokracisë,

 

99  

së përkohshme me vendime, Gjykata Kushtetuese i kishte arsyetuar duke marrë parasysh faktin që Kuvendi i Kosovës kishte qenë i shpërndarë gjatë kohës kur ishte marrë masa e përkohshme dhe duhej të pritej deri në konstituimin e legjislaturës së re, afatet e shkurta kohore për t’i dhënë mundësi Kuvendit për t’u përgjigjur në kërkesë dhe, gjithashtu, nevoja e Gjykatës Kushtetuese për të shqyrtuar përgjigjet e marra nga Kuvendi. Meqënëse koha që iu vu në dispozicion Kuvendit për të rishikuar nenet e kundërshtuara, nuk u mor në konsideratë nga Kuvendi, atëherë Gjykata Kushtetuese e rishqyrtoi rastin dhe vendosi në mënyrë përfundimtare që t’i shpallë të pavlefshme dhe pa fuqi ligjore nenet 14 (1.6), 22, 24, 25 dhe 27 të Ligjit Nr. 03/L-111 “Për të Drejtat dhe Përgjegjësitë e Deputetit”. Kështu, Gjykata Kushtetuese kishte lënë në fuqi dispozitat e vendimit të fundit për masë të përkohshme, respektivisht Urdhrin e përkohshëm të Gjykatës Kushtetuese, si një Urdhër i përhershëm të Gjykatës Kushtetuese. Ky urdhër parashikonte pezullimin e zbatimit të neneve të kundërshtuara. Në thelb, zgjidhja e kërkesës ishte përqendruar në drejtim të pretendimeve të parashtruesit, arsyetimeve të pamjaftueshme të Kuvendit dhe tejkalimit të diskrecionit të Kuvendit në përmbajtjen e neneve përkatëse, të cilat Kuvendi i nxori si autoritet legjislativ. Gjithashtu, Gjykata Kushtetuese e Kosovës mori parasysh krahasimin e pensioneve të deputetëve në vendet e tjera, por sidomos të rrethanave të përgjithshme sociale dhe ekonomike në Kosovë. Veçanërisht rrethanat sociale dhe ekonomike aktuale të Kosovës ishin faktet që Kuvendi nuk i kishte përfillur dhe nuk kishte arsyetuar mbi baza ligjore për miratimin e pensioneve suplementare, të llojeve të tjera të pensioneve dhe të përfitimeve të tjera financiare e materiale të deputetëve. Këto rrethana lidheshin ngushtë me drejtësinë sociale, e cila është proklamuar në dispozitat themelore kushtetuese si vlerë e shtetit, ku përveç të tjerash, përfshihen edhe barazia, mosdiskriminimi dhe respektimi i të drejtave dhe i lirive të njeriut. Në këtë mënyrë, vendimi përfundimtar i Gjykatës Kushtetuese ishte konkluzioni i qartë se nenet e lartpërmendura, të miratuara nga Kuvendi, nuk ishin në pajtim me parimet kushtetuese dhe se një legjislacion i tillë mund të ndikonte në individët e tjerë, pasi nuk kishte një qëllimin të drejtë dhe të ligjshëm dhe nuk ishte në proporcion me të drejtat e qytetarëve të tjerë të Kosovës. Duke qenë se përgjigjet e Kuvendit, drejtuar Gjykatës Kushtetuese, nuk ishin të mjaftueshme dhe nuk kishin argumente shtesë, Gjykata Kushtetuese gjithashtu konkludoise “Legjislacioni që u ofron përfitim të drejtpërdrejtë të posaçëm anëtarëve të Parlamentit, duhet të bazohet në arsyet që mbështeten me qëllime të qarta dhe legjitime publike”.244 Gjykata Kushtetuese konfirmoi përmes këtij vendimi se autoriteti i Kuvendit për të miratuar ligje ka gjithmonë kufizime, nëse nuk ka arritur të ushtrojë funksionin ligjvënës në interesin më të mirë për shtetin. Ky vendim afirmoi rolin që mund të luante Avokati i Popullit në parashtrimin e çështjeve para Gjykatës Kushtetuese, dhe kjo duhet të bëhej në pëputhje me dispozitat ligjore që cënojnë të drejtat dhe liritë themelore, si dhe me dispozitat që nuk mbrojnë interesin e shtetit. Ky ishte “rast i mirë” për të dëshmuar “locus standi”, vlerësimin e kapacitetit juridik të Avokati të Popullit për të parashtruar kërkesën. Për më tepër, mesazhi i secilit paragraf të

                                                       244 Aktgjykim në Rastin Nr. KO119/10, parashtrues Avokati i Popullit i Republikës së Kosovës, 8.12.2011, Nr. ref.: AGJ165/11. Për më gjerë, shih aktgjykimin në pikat 52-59.

Page 102: TEMA E DOKTORATURES MBROJTJA KUSHTETUESE E TË …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/...4 shteti demokratik, që bazohet dhe respekton vlerat më të mira të demokracisë,

 

100  

vendimit të Gjykatës Kushtetuese, ishte interpretimi që aktet ligjore të Kuvendit duhet të korrespondojnë me parimet dhe dispozitat themelore kushtetuese, si dhe me dispozitat që mbrojnë dhe garantojnë të drejtat dhe liritë themelore.

Rasti tjetër me nr. KO97/12, është i ngjashëm me rastin e sipërpërmendur KO110/10, ku Avokati i Popullit kërkoi nga Gjykata Kushtetuese vlerësimin e kushtetutshmërisë së neneve 90, 95 (1.6), 110, 111 dhe 116, të Ligjit nr. 04/L-093 datë 12 prill 2012 “Për Banka, Institucione Mikrofinanciare dhe Institucione Financiare Jobankare”. Njëkohësisht, Avokati i Popullit kërkoi edhe shfuqizimin e tyre si dhe vendosjen e masës së përkohshme për të pezulluar zbatimin e Ligjit. Në këtë rast, Avokatit të Popullit pretendoi se nenet e kontestuara nuk janë në pajtim me dispozitat kushtetuese, konkretisht neni 44 (Liria e Asociimit), neni 46 (Mbrojtja e Pronës) dhe neni 10 (Ekonomia e Tregut me Konkurrencë të Lirë). Gjykata Kushtetuese, para se të shprehej me vendim përfundimtar, nxori vendimin për masën e përkohshme,245 duke konsideruar rëndësinë e shoqërisë civile, OJQ-ve, si pjesë esenciale në zhvillimin e demokracisë, me supozimin se zbatimi i neneve të kundërshtuara të Ligjit Nr. 04/L-093, mund të shkaktojë dëme të pariparueshme në funksionimin e shoqërisë civile dhe të demokracisë në vend. Gjykata Kushtetuese e kushtëzoi pezullimin e neneve të kundërshtuara me afatin e aplikimit të masës së përkohshme deri më 31 janar 2013, por pa paragjykuar zgjidhjen përfundimtare të rastit/kërkesës.

Në këtë diskutim, ky rast gjithashtu përputhet me përefundimin se “Gjykata Kushtetuese ka kompetenca të sugjerojë mënyrat e mundshme për të tejkaluar jokushtetutshmërinë e identifikuar. Autoritetet dhe institucionet publike (siç është në këtë rast Parlamenti i Kosovës), të cilave u adresohet vendimi, duhet të reagojnë brenda afateve kohore të përcaktuara nga gjykata për zbatimin dhe për monitorimin e tij”.246 Një përfundim tjetër i ngjashëm dhe i goditur për rastin e parashtruar, është gjithashtu ndihma që Kushtetuesja i jep Legjislativit, dhe që mund të përkufizohet kështu: “Në të gjitha sistemet, në përmbushjen e funksioneve të tyre, gjykatat kushtetuese kanë ndihmuar gjithmonë në ndonjë mënyrë legjislativin, ato gjithashtu kanë interpretuar në mënyrë të gjerë Kushtetutën dhe statutet në përputhje me të, duke i dhënë legjislativit direktiva/sugjerime ose udhëzime për korrigjimin e defekteve legjislative”.247

Dy rastet e tjera të parashtruara nga Avokati i Popullit, rasti nr. KO148/11 dhe rasti nr. KO98/11, nuk u morën në shqyrtim të mëtejshëm nga Gjykata Kushtetuese dhe ajo u shpreh me me aktvendim për papranueshmëri.

                                                       245 Vendim i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës: Vendimi për Masë të përkohshme, 24.12.2010, Nr. ref.: MP331/12. 246 Puskas V. Zoltan & Benke Karoly, “Enforcement of the Constitutional Court Decisions”, p. 38. 247 Brever – Carrias, Allan R., “Constituional Courts as Positive Legistalators” – A Comparative Law Study, Chapter 3, Constitutional Court’s interfereance with the Legislator or existing legislation, p. 44.

Page 103: TEMA E DOKTORATURES MBROJTJA KUSHTETUESE E TË …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/...4 shteti demokratik, që bazohet dhe respekton vlerat më të mira të demokracisë,

 

101  

Çështja me nr. KO148/11248 paraqiste një çështje kushtetuese dhe e referuar nga personi i autorizuar, por megjithatë çështja e referuar nuk ishte ngritur në mënyrë ligjore, pasi rasti nuk ishte ratione temporis në pajtim me Kushtetutën. Gjykata konstatoi se kërkesa e Avokatit të Popullit ishte referuar në Gjykatën Kushtetuese pas kalimit të afatit gjashtëmujor të hyrjes në fuqi të Ligjit të kundërshtuar. Objekt i çështjes të rastit nr. KO148/11 ishte vlerësimi i pajtueshmërisë së nenit 11, paragrafi 1; të nenit 32, paragrafët 1 dhe 2; të nenit 34, paragrafi 2; dhe të nenit 38, në lidhje me nenet: 11, 32 e 34, të Ligjit nr. 03/L-195 datë 27 gusht 2010 “Për Avokatin e Popullit” me Kushtetutën dhe shfuqizimi i tyre, duke kërkuar edhe aplikimin e masës së përkohshme për ndalimin e zbatimit të nenit 32, paragrafi 1, të të njëjtit ligj.

Në rastin tjetër me nr. KO98/11,249 Avokati i Popullit kishte dështuar të referonte çështjen përkatëse, në pajtim me kompetencat e tij për të qenë palë e autorizuar. Gjykata vlerësoi se vendimi i kontestuar i Kuvendit Komunal nuk paraqet Statut të Komunës, në përputhje me nenin 113.2.2 të Kushtetutës, sepse vendimi i kundërshtuar ishte akt individual, dhe i miratuar si rast i veçantë për individin. Gjykata Kushtetuese e kishte vendosur rastin me vendim për papranueshmëri të kërkesës, sepse rasti nuk ishte referuar në mënyrë të ligjshme, dhe nga pala e autorizuar.

Avokati i Popullit kishte pretenduar se individit përkatës i ishte mohuar e drejta e shfrytëzimit të banesës. Ky mohim, sipas Avokatit të Popullit, paraqiste shkelje të nenit 36 (e drejta në privatësi), në lidhje me nenin 8 (e drejta për jetë familjare) të Kushtetutës, dhe shkelje të nenit 14 (ndalimi i diskriminimit) të KEDNJ-së. Këto shkelje ndaj kërkuesit individual, sipas Avokatit të Popullit, kishin ardhur si pasojë e miratimit të Vendimit nr. 01/132 të Kuvendit Komunal të Shtimes. Gjykata Kushtetuese, në këtë rast, nuk kishte autorizim t’i shqyrtonte pretendimet e shkeljeve të supozuara nga Avokati i Popullit, sepse kishte konsideruar dhe kishte konstatuar se, jo vetëm që parashtruesi i kërkesës nuk ishte palë e autorizuar, por edhe çështja e kërkuar për shqyrtim nuk ishte në juridiksionin apo kompetencat e Avokatit të Popullit për të parashtruar çështjen në fjalë për shqyrtim nga ana e Gjykatës Kushtetuese. Përveç qëllimit të Avokatit të Popullit për të parashtruar një ankesë kushtetuese, në të cilën janë paraqitur shkeljet e pretenduara dhe interesat individuale të një shtetasi, Gjykata Kushtetuese nuk gjeti asnjë arsye për mos paraqitjen e kërkesës nga vetë individi në Gjykatën Kushtetuese për shkeljet e pretenduara, prandaj nuk e kishte shqyrtuar fare përmbajtjen e shkeljeve të pretenduara.

 

                                                       248 Aktvendim për papranueshmëri në Rastin Nr. KO148/11, parashtrues Avokati i Popullit i Republikës së Kosovës, 26.12.2012; Vlerësim i kushtetutshmërisë së nenit 11, paragrafi 1; i nenit 32, paragrafi 1 dhe 2; i nenit 34, paragrafi 2; dhe i nenit 38, në lidhje me nenet: 11, 32 dhe 34, të Ligjit për Avokatin e Popullit, Nr. 03/L-195, të 27 gushtit 2010, dhe i kërkesës për Masë të përkohshme. 249 Aktvendim për papranueshmëri në Rastin Nr. KI98/10, parashtrues Avokati i Popullit i Republikës së Kosovës, 4.4.2012; Vlerësim i kushtetutshmërisë së vendimeve: 01 nr. 06/837,të 16 prillit 2009, dhe Npi-01/132, të 30 prillit 2009, të Kuvendit Komunal të Shtimes; paragrafi 29-36 i Aktvendimit.

Page 104: TEMA E DOKTORATURES MBROJTJA KUSHTETUESE E TË …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/...4 shteti demokratik, që bazohet dhe respekton vlerat më të mira të demokracisë,

 

102  

3.6.4.3 Avokati i Popullit si palë e interesuar

 Avokati i Popullit është përfshirë në procedurat e Gjykatës Kushtetuese edhe si palë e

interesuar. Përfshirja e tij ishte rrjedhojë e njoftimeve dhe kërkesave të Gjykatës Kushtetuese drejtuar këtij institucioni. Gjykata Kushtetuese, në përputhje me dispozitat ligjore, u jep mundësi personave fizikë ose juridikë, përkatësisht individëve ose organeve publike, për t’u përgjigjur për çështjet përkatëse, për të cilat ekziston një lidhje ndërmjet tyre dhe kërkesës/rastit të paraqitur në për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese. Gjithashtu, palëve të interesuara, të cilat ftohen me kërkesën e Gjykatës Kushtetuese, u mundësohet që, në pëputhje me çështjen, të japin mendimet dhe komentet e tyre. Nga mundësitë e lartpërmendura, pjesëmarrja e Avokatit të Popullit në procedurat e Gjykatës Kushtetuese është evidente, ndërsa statistikat e rasteve të parashtruara në Gjykatën Kushtetuese për periudhën 2009-2012, rezultojnë gjithsej shtatë (7) raste.250 Nga këto raste, Gjykata Kushtetuese është shprehur me katër vendime. Dy nga rastet/kërkesat ishin bashkuar për shkak të trajtimit të çështjes së njëjtë dhe të subjektit të njëjtë që kishte parashtruar kërkesat, ndërsa tri raste ishin bashkuar sepse objekti i çështjes dhe shkeljet që pretendoheshin nga tre kërkuesit individualë, ishin të ngjashme.251 Është me rëndësi të theksohet se përgjigjet, përkatësisht vërejtjet apo komentet e Avokatit të Popullit, shqyrtoheshin nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës dhe ato përgjigje vlerësoheshin vetëm për aq sa u referoheshin objektit të çështjes që po shqyrtohej nga Gjykata Kushtetuese.

Dy kërkesa të proceduara në Gjykatën Kushtetuese, të referuara nga Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës me objekt konstatimin e faktit nëse amendamentet e propozuara kushtetuese zvogëlonin të drejtat dhe liritë themelore të garantuara me Kushtetutë, ishin shqyrtuar nga Gjykata Kushtetuese të bashkuara dhe të regjistruara si rasti me nr. KO29/12 dhe rasti me nr. KO48/12. Këto çështje ishin vendosur me aktgjykim 252, i cili paraqiste karakteristikat e veta në drejtim të: a) pjesëmarrjes së palëve të interesuara në procedurë, përfshirë edhe Avokatin e Popullit; b) bashkimit të kërkesave; c) kontrollit abstrakt kushtetues ex ante; d) kontrollit të zgjeruar kushtetues edhe të dispozitave të tjera kushtetuese; dhe e) arsyetimit voluminoz. Këto karakteristika janë trajtuar gjerësisht në pjesët në vijim të punimit.

                                                       250 Rastet e regjistruara në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës: Rasti Nr. KO29/12, Rasti Nr. KO48/12, Rasti Nr. KO61/12, Rasti Nr. KI39/11, Rasti Nr. KI39/11, Rasti Nr. KI48/12, Rasti Nr. KI58/12, Rasti Nr. KI66/12 dhe Rasti Nr. KI94/12. Shënimet janë nxjerrë nga sistemi CDMS i Gjykatës. 251 Rasti Nr. KO29/12 & KO48/12 dhe Rasti Nr. KO61/12, të vendosura me Aktgjykim; Rasti Nr. KI58/12, Rasti Nr. KI66/12 dhe Rasti Nr. KI94/12, ishin në procedurë të shqyrtimit në vitin 2012, ndërsa ngelën për tu vendosur në vitin 2013. 252 Aktgjykim në Rastin Nr. KO29/12 & KO48/12, 20.7.2012, Amendamentet e propozuara të Kushtetutës, paraqitur nga Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës më 23 mars 2012 dhe më 4 maj 2012; Shih paragrafët: 12, 14, 57, f. 42, pika II, “Amendamentet e propozuara të përcaktuara në Aneksin B, përfshirë ato në Aneksin A dhe ky Aktgjykim i referohet vetëm Aneksit B”.

Page 105: TEMA E DOKTORATURES MBROJTJA KUSHTETUESE E TË …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/...4 shteti demokratik, që bazohet dhe respekton vlerat më të mira të demokracisë,

 

103  

Së fundmi shtrohet pyetja: A ka qenë vërtet aktiv Avokati i Popullit në parashtrimin e çështjeve në Gjykatën Kushtetuese? Përgjigjen, me nivelin më të lartë të objektivitetit, pa dyshim e tregon hulumtimi i rasteve të referuara nga Avokati i Popullit në Gjykatën Kushtetuese dhe vendimet e marra gjatë periudhës hulumtuese. Nga analiza e këtyre dy aspekteve mund të arrijmë në konkluzionin se ka patur një pjesëmarrje relative të Avokatit të Popullit në referimin e çështjeve në Gjykatën Kushtetuese. Referimi i vetëm katër çështjeve, nuk paraqet ndonjë rol tejet aktiv të Avokatit të Popullit në parashtrimin e rasteve në Gjykatën Kushtetuese. Në përgjithësi, rastet e parashtruara nuk përbëjnë një pjesëmarrje të lartë në krahasim me kërkesat të parashtruara në Gjykatën Kushtetuese. Gjithashtu, duhet shtuar edhe fakti se dy nga ato kërkesa janë shpallur të papranueshme, ashtu siç u trajtuan edhe më lart në punim. Në këtë kontekst të përfundimeve, nuk e kemi përfshirë pjesëmarrjen e Avokatit të Popullit si palë e interesuar, pasi kjo nuk do të tregonte gjendjen reale dhe nuk do të ishte në pajtim me kompetencat që i janë njohur atij nga Kushtetuta. Por nga ana tjetër, vihet re se edhe dispozitat kushtetuese kontribuojnë në mospjesëmarrjen e tij në procedurat në Gjykatën Kushtetuese, sepse juridiksioni i tij është i kufizuar. Dispozitat kushtetuese nuk i japin kompetencë Avokatit të Popullit që të jetë palë e autorizuar në rastet e mbrojtjes së të drejtave dhe të lirive themelore, kur kërkues janë individët. Në fakt, pavarësisht të drejtës që Gjykata Kushtetuese i ka njohur Avokatit të Popullit, që për çështjet përkatëse të ofrojë komente dhe përgjigje, është i nevojshëm një ndryshim në Ligjin “Për Avokatin e Popullit”. Ky ndryshim duhet të fokusohet në dhënien e kompetencave shtesë që duhet të ketë Avokati i Popullit për të referuar para Gjykatës Kushtetuese kërkesa individuale, me pëlqimin e individit. Kjo, pasi Avokati i Popullit është mekanizëm i krijuar posacërisht për mbrojtjen, monitorimin dhe promovimin e të drejtave dhe të lirive themelore. Këto janë në në përputhje, në njërën anë, me vetë qëllimin e mandatit të tij, dhe, në anën tjetër, me vetë dispozitat kushtetuese që i kanë lënë në dispozicion ligjvënësit që juridiksioni shtesë i Gjykatës Kushtetuese të rregullohet me ligj. Nuk ka dyshim se, në nivelin e çështjeve të parashtruara dhe pjesëmarrjen e Avokatit të Popullit në procedurat e Gjykatës Kushtetuese, kjo kompetencë shtesë do të shtonte aktivitetin e tij në mbrojtjen efektive të të drejtave të njeriut dhe do të pasqyrohej me një pjesëmarrje më të lartë në procedurat kushtetuese.

 3.6.5 Kontrolli incidental

 Përsa i përket kompetencës së gjykatave për të qenë palë e autorizuar apo subjekt i referimit të çështjeve në procedurat kushtetuese lidhur me përputhshmërinë e ligjit me kushtetutën, duhet theksuar sërish fakti se kjo kompetencë lidhet jo vetëm me dispozitat kushtetuese të nenit 113.8, por edhe me dispozitat e Ligjit “Për Gjykatën Kushtetuese” dhe Rregullat procedurale të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

Neni 51 i Ligjit “Për Gjykatën Kushtetuese” ka parashikuar se gjykatat i referojnë çështjet në Gjykatën Kushtetuese vetëm në kushte dhe rrethana të caktuara, më konkretisht:

Page 106: TEMA E DOKTORATURES MBROJTJA KUSHTETUESE E TË …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/...4 shteti demokratik, që bazohet dhe respekton vlerat më të mira të demokracisë,

 

104  

“vetëm nëse ligji i kontestuar duhet zbatohet drejtpërsëdrejti në çështjen që është pjesë e lëndës në shqyrtim dhe vetëm nëse ligjshmëria e ligjit të kontestuar është parakusht për marrjen e vendimit nga ana e gjykatës” duke saktësuar më tej se “Kërkesa do të specifikojë cilat dispozita të ligjit konsiderohen në kundërshtim me Kushtetutën”, si dhe neni 52, që detyron pezullimin e procedurës para gjykatës referuese deri në marrjen e një vendimi nga ana e Gjykatës Kushtetuese. Procedura është specifike edhe në kuptim të afateve të vendimmarrjes pasi, duke patur parasysh kushtet dhe mundësitë, vendimi duhet të merret brenda 60 ditëve253.

- Rregullorja e punës e Gjykatës Kushtetuese, e datës 23 Nëntor 2010, në nenin 75 përcakton në mënyrë të detajuar parashtrimin e kërkesës nga gjykata “ex officio” ose me kërkesë të njërës palë të përfshirë në shqyrtim. Në mes tjerash kërkesa duhet të nxjerrë në pah se ligjshmëria e ligjit të kontestuar është parakusht për marrjen e vendimit për cështjen në shqyrtim e sipër, si dhe të specifikojë cilat dispozita te ligjit konsiderohen në kundërshtim me Kushtetutën.

Në teorinë juridiko kushtetuese ky lloj referimi i çështjeve quhet ndryshe “kontroll incidental”, i njohur edhe në jurisprudencë e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë. Para se ti referohemi jurisprudencës kosovare, nga një këndvështrim i jurisprudencës kushtetuese shqiptare të viteve 2009-2012, vihet re se ka një numër cështjesh254 me objekt kontrollin incidental, ose kërkesat e gjykatave të inicuara sipas nenit 145.2 të Kushtetutës së Shqipërisë. Kjo dispozitë parashikon konkretisht se “Kur gjyqtarët çmojnë se ligjet vijnë në kundërshtim me Kushtetutën, nuk i zbatojnë ato. Në këtë rast, ata pezullojnë gjykimin dhe ia dërgojë çështjen Gjykatës Kushtetuese". Në këtë kontekst, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë ka vendosur në shumicën e rasteve për shfuqizimin e neneve të kundërshtuara si të papajtueshme me kushtetutën, ndërsa kishte më pak vendime për rrëzimin e kërkesës. Megjithatë po përmendim një rast të vitit 2009, ku kërkues ishte Gjykata e Apelit në Vlorë dhe Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, kishte vendosur shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën të nenit 329/1, që lidhej me pjesën e fjalisë “përveçse kur me vendim është deklaruar se fakti nuk ekziston”, ndërsa kishte rrëzuar kërkesën për shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën të neneve 24 pika 5 (që parashikonte: “Prokurori më i lartë ka të drejtë të vendosë ndryshimin ose shfuqizimin e vendimeve të marra nga prokurori më i ulët me ankim ose kryesisht), 327 pika 2 (që parashikonte: “Prokurori, pasi shqyrton aktet dhe sigurohet që i pandehuri ose mbrojtësi është njohur me to vendos, sipas rastit, pushimin e çështjes ose dërgimin e saj në gjykatë”) dhe 328 të KPP (që parashikonte pushimin e çështjeve), i vendosur me Vendimin nr. 5, datë 06.03.2009, (V – 5/09),.

Në praktikë ky lloj i referimit të çështjeve në Gjykatën Kushtetuese, është mjet shumë i rëndësishëm në duart e gjyqtarëve që vendosin drejtësinë, duke u mundësuar administrimin e drejtësisë në mënyrën e duhur dhe plotësimin e standardeve më të larta demokratike dhe kushtetuese, sepse janë vetë gjykatat që në mënyrë më të drejtpërdrejtë përballen me

                                                       253 Më konkretisht shih nenet 51-54, të Ligjit nr.03/L-121, i cit. 254 Vendimet e e Gjykatës Kushtetuse të Republikës së Shqipërisë, në vitin 2009 kishte dy vendime, 5/09 dhe 13/09; Në vitin 2010, kishte pesë vendime: 2/2010, 12/2010, 18/2012, 27/2012 dhe 30/2012; në vitin 2011 kishte katër vendime: 1/2011, 19/2011, 23/2011, dhe 52/2011; si dhe në vitin 2012 kishte katër vendime: 6/2012, 31/2012, 47/2012 dhe 57/2012.

Page 107: TEMA E DOKTORATURES MBROJTJA KUSHTETUESE E TË …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/...4 shteti demokratik, që bazohet dhe respekton vlerat më të mira të demokracisë,

 

105  

mangësitë e dispozitave ligjore në kuptim të pajtueshmërisë së tyre me kushtetutën. Gjykatat e rregullta në këto raste nuk zbatojnë ligjet respektive të kundërshtuara dhe presin vlerësimin dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Sipas praktikës juridike të Gjykatës Kushtetuese kosovare, në periudhën hulututese ka pasur vetëm dy kërkesa ose dy raste të referuara nga gjykatat, dhe ato në vitin 2011. Rasti i parë i referuar nga gjykata ishte rasti KO 04/11, i regjistruar në Gjykatën Kushtetuese në muajin janar 2011, dhe ishte vendosur me aktgjykim. Rasti i dytë u regjistrua me nr. KI 158/11, i pranuar në dhjetor 2011, i vendosur me Vendim për papranueshmëri në gusht 2012255.

Aktgjykimi i rastit KO 04/11, paraqet një rast karakteristik pasi Gjykata Kushtetuese nuk i gjeti nenet e kundërshtuara në papajtueshmëri me dispozitat kushtetuese, duke u shprehur në vendimin e saj se nenet 35, 36, 37 dhe 38 të Ligjit Nr. 03/L-139 “Për shpronësim”, janë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. Dilemat e Gjykatës Supreme ishin nëse palët në procedurë janë venë në pozitë të pabarabartë përsa i përket gëzimit të së drejtës për ankesë dhe mbrojtjes së barabartë ligjore. Kjo për shkak se kur gjykatat komunale marrin vendim, palët kanë të drejtë të shfrytëzojnë më shumë mjete juridike, duke përfshirë mjetet juridike në Gjykatën Supreme, por kur vendimi i shkallës së parë merret nga Gjykata Supreme, nuk ishte e qartë se cili ishte juridiksioni i apelit dhe nëse mund të ushtrohej e drejtë e ankesës. Gjykata Supreme ishte në dilema nëse këto ishin nene diskriminuese dhe jo në pajtim me dispozitat kushtetuese. Këto nene lidheshin me: 1) Ankesën kundër Vendimit të Përkohshëm mbi Ligjshmërinë e Shpronësimit të Propozuar; 2) Ankesën për shumën e kompensimit, 3) Ankesën për Kompensimin e Dëmeve të pësuara nga shpronësimi i pjesshëm dhe 4) Ankesën kundër ligjshmërisë se vendimit për shfrytëzimin e përkohshëm të pronës. Të gjitha këto ankesa mund të parashtroheshin në gjykatën komunale apo në gjykatën supreme pavarësisht nga fakti se cili organ e kërkonte shpronësimin – komuna apo qeveria, prandaj gjykata komunale apo gjykata supreme duhet të vendosnin për ankesën.

Arsyetimi i Gjykatës bëri të qartë se dispozita kushtetuese që i referohen sistemit të Drejtësisë dhe parimeve të përgjithshme të sistemit gjyqësor, lejojnë “të drejtën për të referuar një rast në mënyrë të drejtpërdrejtë në Gjykatën Supreme, dhe për të tilla raste nuk ka të drejtë ankese”, pra ishte e drejtë e lejuar dhe e garantuar me kushtetutë. Prandaj nuk është aspak jo kushtetuese e aq më pak jo diskriminuese, nëse palët drejtohen për ankesa drejtpërdrejt në gjykatën supreme. Gjithashtu duhet theksuar se qëllimet e shtetit për një zhvillim dhe interes mbarëpopullor, duke i krahasuar me interesat e një grupi të kufizuar, kanë

                                                       255 AKTGJYKIM, ne Rastin Nr. KO 04/11, me 01 mars 2012 Nr. ref.:AGJ203/12; Parashtruesi: Gjykata Supreme e Kosovës, Vlerësim i kushtetutshmërisë se neneve 35, 36, 37 dhe 38 të Ligjit për shpronësimin e pronës se paluajtshme, Nr. 03/L-139; AKTVENDIM PER PAPRANUESHMERI, ne Rastin nr. KI 158/11, date 30 gusht 2012 Nr. ref.: RK 290/12 ; Parashtruesi: Gjykata Komunale ne Ferizaj-Dega ne Shtërpce, Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë se Vendimit te Gjykatës Kushtetuese te Serbisë, Tu. Nr 367/90, i datës 21.03.1991.

Page 108: TEMA E DOKTORATURES MBROJTJA KUSHTETUESE E TË …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/...4 shteti demokratik, që bazohet dhe respekton vlerat më të mira të demokracisë,

 

106  

një rëndësi më të madhe. Kë diskutim lë të kuptohet se kur shpronësimi kërkohet për një interes madhor, kombëtar ose të përgjithshëm, shqyrtimi i çështjes nga ana e Gjykatës Supreme është në pajtim me normat kushtetuese në radhë të parë, por edhe me çdo normë tjetër ligjore apo norme tjetër juridike dhe shoqërore.

Rasti tjetër, KI 158/11, ishte parashtruar nga Gjykata Komunale në Ferizaj-dega Shtërpce, e cila kundërshtonte vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Serbisë, i nxjerrë në vitin 1991. Sipas këtij vendimi ishte shpallur jo kushtetues Vendimi i Kuvendit Komunal te Ferizajt për aprovimin e Planit Detal Urbanistik të Vikend-Zonës në Sharr, në vitin 1979, i shpallur në Gazetën Zyrtare të KSAK nr. 6 të datës 23 shkurt 1979. Rasti sipas mendimit tonë lë përshtypjen se trajnimet e vazhdueshme për anëtarët e kuvendeve komunale, por në veçanti edhe për gjyqtarët, janë të domosdoshme për njohjen më të mirë të çështjeve të juridiksionit të gjykatës kushtetuese. Në fakt rasti lidhet me pretendimet e palës së paditur, Komuna e Ferizaj, e cila i kishte propozuar gjykatës që të ndërpritet procesi gjyqësor deri sa Gjykata Kushtetuese e Kosovës të deklarohet lidhur me kushtetueshmërinë e vendimit të Gjykatë Kushtetuese të Serbisë. Gjyqtari i çështjes në gjykatën komunale, që po shqyrtonte rastin konkret kishte aprovuar propozimin e palës për të referuar rastin në Gjykatën Kushtetuese. Rasti kishte të bënte me vlerësimin e kushtetueshmërisë së vendimit të kontestuar te Gjykatës Kushtetuese serbe.

Realisht nga ajo që përmbajnë dispozitat kushtetuese, mund të kuptohet fare lehtë se juridiksioni i gjykatës kushtetuese është vlerësimi i pajtueshmërisë së ligjeve të aplikueshme në Kosovë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Në rastin konkret kërkohej vlerësimi i një vendimit të gjykatës kushtetuese serbe. Pra nuk kishte përputhje në arsyetimin e kërkesës, dhe gjykata kushtuese gjykoi se lënda ishte “ratione materie”, – dhe juridiksioni i gjykatës kushtetues nuk përfshinte vlerësimin e kushtetutshmërisë së vendimeve të gjykatave të republikave tjera. Prandaj vendimi në fund rezultoi me rrëzimin e kërkesës si të papranueshme.

Për të përmbyllur me fjalë të shkurta këto lloj të kontrollit kushtetues, mund të themi se në të dy rastet e referuara nga gjykatat para gjykatës Kushtetuese, vendimet e saj, në njërin rast kishin shprehur mungesë juridiksion për të marë një vendim përfundimtar për çështjen, dhe në tjetrin vetëm kishte konstatuar se dispozitat ligjore janë në pajtim me ligjin. Kemi të bëjmë me kontrollin konkret, ose kontrollin e tërthorë, që ushtrohet “ a posteiriori”, nëse rast i ardhshëm /i mundshëm që do të mund të referohej nga gjykata e rregullta dhe nëse gjykata kushtetuese do të vendosë për antikushtetutshmërinë e dispozitës ligjore. Gjykata pra, kërkon kontrollin e kushtetutshmërisë së dispozitës ligjore – ligjit përkatës, nga i cili varet vendimmarrja e çështjes konkrete që e ka në shqyrtim e sipër, si dhe kur konsideron ose ka dyshime se është antikushtetuese përmbajtja e vetë dispozitës ligjore. Këto janë rastet kur fati i zgjidhjes ose vendosjes së çështjes konkrete varet nga vendimi i gjykatës kushtetuese. Në fakt ju takon vetë gjyqtarëve të gjykatave të rregullta që në çdo rast të dyshimit të referojnë çështje në gjykatën kushtetuese.

Page 109: TEMA E DOKTORATURES MBROJTJA KUSHTETUESE E TË …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/...4 shteti demokratik, që bazohet dhe respekton vlerat më të mira të demokracisë,

 

107  

 

3.6.5.1 Vlerësimi kushtetues i vendimeve të gjykatave

 Tanimë është e qartë se të gjitha të drejtat dhe liritë themelore janë kategori

kushtetuese dhe gëzojnë mbrojtjen gjyqësore, pasi në çdo në rast të cënimit të tyre ato mbrohen në gjykata. Neni 54 i Kushtetutës së Kosovës përcakton që: “Çdokush gëzon të drejtën e mbrojtjes gjyqësore në rast të shkeljes ose mohimit të ndonjë të drejte të garantuar me këtë Kushtetutë ose me ligj, si dhe të drejtën në mjete efektive ligjore nëse konstatohet se një e drejtë e tillë është shkelur”. Bazuar në bindjen se të drejtat e njeriut kanë rol të rëndësishëm në procesin e zhvillimit të një vendi, ato janë thelbi dhe pika më e vështirë e të gjitha çështjeve 256. Ato paraqesin vështirësi përsa i përket zbatimit efektiv dhe mbrojtjes së tyre nga gjykatat. Dispozitat kushtetuese të Republikës së Kosovës, kanë parashikuar se pushteti i gjykatave të rregullta dhe gjykave të specializuara është unik dhe i pavarur, dhe në kuadër të këtij pushteti Gjykata Supreme parashikohet si autoriteti më i lartë gjyqësor në vendosjen e drejtësisë.

Neni 32 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës garanton të drejtën për për mjete juridike, duke parashikuar konkretisht se “Secili person ka të drejtë të përdorë mjetet juridike kundër vendimeve gjyqësore dhe administrative të cilat cënojnë të drejtat ose interesat e saj/tij në mënyrën e përcaktuar me ligj”. Këto garanci vihen në mbrojtje të personave fizikë dhe juridikë, sepse ju mundëson atyre që të drejtat, liritë dhe interesat e të cilëve u janë cënuar edhe në procedurat administrative apo edhe me vendimet administrative, mund t’i kërkojnë organit të administratës publike kompetent për revokimin ose shfuqizimin e vendimit ose aktit administrativ përkatës, që të vendosin pezullimin e zbatimit të aktit administrativ të kundërshtuar në mënyrë që të mbrohen të drejtat dhe interesat e tyre257. Në çdo procedurë administrative dhe gjyqësore palët e pakënaqura ose palët e interesuara mund të drejtohen në një instancë më e lartë, gjithmonë pasi ti kenë përdorur – shteruar të gjitha mundësitë apo mjetet e tjera juridike. Prandaj, ankesa është formë institucionale e mbrojtjes së drejtave dhe lirive themelore e parashikuar me dispozita kushtetuese dhe ligjore jo vetëm në procedurën gjyqësore, por edhe në procedurë administrative. Gjithashtu e drejta e ankimimit u njihet edhe nëpunësve civil në procedurat e brendshme të organeve të punësimit, kundër vendimeve administrative të nxjerra nga to. Kjo e drejtë është parashikuar në nenin 12 të Ligjit “Për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës” ku thuhet shprehimisht se “nëpunësi civil i cili është i pa

                                                       256 Donnelly. Jack, “The social contruction of international human rights”, page 64. Shih botimin Human Rights in Global Politics, Cambrige University press, 2006. 257 Ligji Nr. 2/L-28, për Procedurën Administrative, Gazeta zyrtare e Institucioneve të Përkohshme të Vetëqeverisjes në Kosovë, datë 1 janar 2007. Për më gjerë shih nenin 126, 127 . neni 126 përcakton: Personat fizikë dhe juridikë kanë të drejtë të kërkojnë revokimin, shfuqizimin ose ndryshimin e aktit administrativ në përputhje me rregullat e vendosura nga ky Ligj për ankimin administrativ; E drejta e përmendur mund të ushtrohet përmes kërkesës për rishqyrtim drejtuar nëpunësit përgjegjës për aktin dhe përmes ankimit drejtuar organit më të lartë.

Page 110: TEMA E DOKTORATURES MBROJTJA KUSHTETUESE E TË …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/...4 shteti demokratik, që bazohet dhe respekton vlerat më të mira të demokracisë,

 

108  

kënaqur me vendimin e organit të punësimit, lidhur me pretendimin për shkeljen e rregullave dhe parimeve të parashtruara në Ligjin “Për Shërbim Civil të Republikës së Kosovës”, ka të drejtë të ankohet në Këshill”. Vendimi i këtij Këshilli paraqet ”vendimin administrativ të formës së prerë dhe ekzekutohet nga zyrtarë të nivelit të lartë drejtues ose personi përgjegjës i institucionit që e ka marrë vendimin e parë ndaj palës” dhe zbatimi i vendimit duhet te kryhet brenda afatit prej pesëmbëdhjetë ditëve nga dita e njoftimit të vendimit258. Për të trajtuar aplikimin e të drejtës së ankimit, kundër vendimeve administrative të shkallës së parë janë shfrytëzuar rastet e parashtruara në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës gjatë periudhës 2009-2012, sepse në këto raste janë kundërshtuar vendimet e gjykatave të rregullta. Në tetë raste, nga gjithsej 514 raste259 që ishin regjistruar, individët kishin parashtruar ankesa në Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës ndaj vendimet administrative të shkallës së parë. Ky Këshill kishte marrë vendim përkatës, por ndaj këtyre vendimeve, palët e pakënaqura kishin shfrytëzuar të drejtën e tyre për mjete juridike duke iu drejtuar gjykatës, apo kishin kërkuar nga gjykata që të ekzekutonte vendimin administrativ të formës së prerë.

Në shtetet ku ekzistojnë dhe funksionojnë gjykatave administrative është një përparësi në zgjidhjen e çështjeve administrative që qytetarët ti realizojnë ë drejtat e tyre në mënyrë efektive.

Arsyeshmërinë dhe animin tonë për themelimin e gjykatave administrative, e bazojmë edhe nga fakti se gjithashtu në nivelin ndërkombëtar në që në vitet e pesëdhjeta të shekullit 19, kanë ekzistuar gjykatat administrative që merreshin me shqyrtimin e rasteve administrative në nivel ndërkombëtar. I tillë është rasti i Gjykatës Administrative të Organizatës Ndërkombëtare të Punës/GJAONP (“Administrative Tribunal of International Labour Organization”). Si rast ilustrues mund ta marrin Vendimin e GJAONP, lidhur me kërkesat e punonjësve të UNESKO-s, e cili vendim më tej kishte qenë objekt i rishqyrtimit në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila kishte dhënë mendimin konsultativ për natyrën e gjykimeve të GJAONP, dhe kishte theksuar karakterin detyrues të mendimit të saj këshillues në këtë rast.260 Konsiderojmë se më ndryshimet e reja do të ishte shumë e nevojshme krijimi i gjykatave administrative brenda shtetit, sepse vetëm në këtë mënyrë do të profilizohet vetë sistemi gjyqësorë dhe gjykatat themelore do të ishin të shkarkuara nga lëndët me karakter administrativ. Deri në fund të vitit 2012, sa ishte në fuqi Ligji për Gjykatat e rregullta, ka ekzistuar paneli i veçantë në kuadër të Gjykatës Supreme të Kosovës që merrej me shqyrtimin e çështjeve administrative, por megjithatë në shumë raporte të monitorimit të OSCE-së, është konstatuar vonesa e zgjidhjes së rasteve, e ndër të cilat si problematikë e veçantë është theksuar

                                                       258 Ligji për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës të Shërbimit Civil të Kosovës, Nr. 03/L-192, 16 Gusht 2010. Më gjerësisht shih nenin 12, 13 dhe 14. 259 Për shrytëzimin e drejtës së ankesës ndaj vendimit administrativ në shkallë të parë shih rastet e parashtruara në Gjykatën Kushtetuse të Republikës së Kosovës, respektivisht vendimet: paragrafi 16 i rastit 55/11; paragrafi 11 i rastit KI 81/10; paragrafët 9-11 i rastit 120/11; paragrafët 12, 14, 15, 16, i rastit 129/11; paragrafi 9 i rastit KI 04/12. Rastin kur është goditur vendimi administrativ i formës së prerë, shih Rastin 120/11, paragrafët 12 dhe 21. 260 Zaganjori.Xhezair, Jurisprudencë dhe praktikë ndërkombëtare,Tiranë, 2011, f. 139-142.

Page 111: TEMA E DOKTORATURES MBROJTJA KUSHTETUESE E TË …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/...4 shteti demokratik, që bazohet dhe respekton vlerat më të mira të demokracisë,

 

109  

mbingarkesa me lëndët e kësaj natyre.261 Megjithatë, në Kosovë, Ligji i cili është i zbatueshëm nga 1 janari 2013, ka përcaktuar që zgjidhjen e çështjeve administrative që lidhen me vendimet e formës së prerë, ta kalojë në kompetencën e gjykatave themelore262, ndërsa pritet të shihen në të ardhmen rezultatet e punës në procedimin dhe vendosjen e çështjeve administrative nga këto ndryshime.

Sipas hulumtimit tonë, vendimet e formës së prerë të KPMSHC ishin ankimuar para gjykatave të rregullta263, ndërsa me vendimet e Gjykatës Kushtetuse264, ishte konstatuar shkelja e të drejtave të njeriut nga ana e gjykatave që kishin shqyrtar më përpara vendimet e KPMSHC. Kjo dëshmon për faktin se vendimet e gjykatave të rregullta nuk kanë unifikim të praktikave gjyqësore lidhur me kompetencën lëndore, në rastet kur vendosin mbi marrëdhëniet e punës.265 Në shtatë raste kërkesat e palëve të autorizuara – individëve kishin qenë respektimi ose ekzekutimi i këtyre vendimeve gjyqësore, ndërsa një ishte kërkesa për anulimin e Aktgjykimit të Gjykatës Supreme, sepse çështja sipas parashtruesit ishte vendosur mbi bazën e dispozitave ligjore të cilat kërkonin vlerësimin e kushtetueshmërisë të ligjit përkatës dhe në rastin konkret gjykata duhej ta ndërpresë procedurën deri në marrjen e vendimit nga Gjykata Kushtetuese. Baza të cilës i referohet Gjykata Kushtetuese në procesin e rishikimit dhe shfuqizimit të vendimeve të Gjykatës Supreme, ka të bëjë kryesisht me

                                                       261 Raporti i cit. i OSCE-së, (Report on the Administrative Justice Sistem in Kosovo, April 2007 - Organization for Security and Co-operation in Europe Mission in Kosovo). 262 Ligji për Gjykata, nr. 03/ L-199, 22 korrik 2010, i cili ka shfuqizuar Ligji për gjykatat e rregullta të KSAK-së, rregulloret e UNMIK-ut dhe Ligji për kundërvajtje; Gjithashtu me hyrjen në fuqi të këtij ligji, çfarëdo referimi në cilindo ligj, rregullore, urdhëresë, rregull apo ndonjë akt tjetër që i mvesh juridiksion të shkallës së parë Gjykatës për Kundërvajtje, Gjykatës Komunale, Gjykatës së Qarkut, Gjykatës Ekonomike, apo Gjykatës Supreme, do të formulohet asisoj që të nënkuptojë Gjykatën Themelore. Çfarëdo referimi në cilindo ligj, rregullore, urdhëresë apo rregull që i mvesh juridiksion të shkallës së dytë Gjykatës së Lartë për Kundërvajtje, Gjykatës së Qarkut apo Gjykatës Supreme do të formulohet asisoj që të nënkuptojë Gjykatën e Apelit; Ligji ka hy në fuqi më 1 janar 2011, për nenet 29, 35, 36, 38 dhe 40, kurse për nenet e tjera fillon të zbatohet nga 1 janari 2013. 263 Vendimet e Gjykatës Supreme të Kosovës: Aktvendimet: A.nr.678/2010, 23.02.2011; A. nr. 1029/2009, 27.05.2012; A. nr. 2898/2010, 23.02.2011; A. nr. 11/2010, i datës 23.02.2012 dhe Aktgjykimet: A. nr. 2504/2007. 27.02.2009;A. nr. 2376/2007, datës 26.08.2009 dhe A. nr.551/2011. Për më tepër shih Report on the Administrative Justice Sistem in Kosovo, April 2007, Legal System Monitoring Section, Department of Human Rights, Decentralization and Communities, Organization for Security and Co-operation in Europe Mission in Kosovo, ku ka vërejtje dhe kritika të konsiderueshme në punën – respektivisht vendimet e Gjykatës Supreme që lidhen me kontestet e punës ku janë të përshirë shërbyesit civil. Aty gjithashtu theksohet se ka aktgjykime kontradiktore dhe duke mos u respektuar vendosja e rasteve në kohë të arsyeshme. f/p.19, 20. 264 Shih vendimet e pa zbatuara të KPMSHC, e lidhur me kontestimin e vendimeve të gjykatave në: rastin KI 81/10, KI 55/11, KI 120/11, KI 129/11, KI 140/11, ishin të gjitha këto raste të vendosura nga Gjykata Kushtetuese deri në fund të dhjetorit 2012, ndërsa rasti KI 80/12 dhe KI 112/12, kishin ngelë për tu vendosur në vitin 2013. Një nga rastet ku kontestohej Aktgjykimi i Gjykatës Supreme, A. nr. 551/11, i datës 20 qershor 2011, e sipas kërkesës së parashtruar nga Ministria e Shëndetësisë, në rastin 120/11, ishte propozuar gjithashtu që Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës të vlerësojë Kushtetutshmërinë e Ligjit për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës të Kosovës, Nr. 03/L-192, konkretisht nenet 13 dhe 14. 265 Shih Vendimet e Gjykatës Supreme të Kosovës të citura. Aktvedimet kur Gjykata Supreme e Kosovës shpallet jo kompetente për të vendosur përkitazi me padinë e paditëse kundër vendimit të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës të Kosovës dhe lënda i kalohet Gjykatave Komunale si dhe Aktgjykimet ku kjo gjykatë miraton paditë duke anuluar vendimet e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës të Kosovës, dhe këto raste i shqyrton dhe vendos vetë si gjykatë kompetente.

Page 112: TEMA E DOKTORATURES MBROJTJA KUSHTETUESE E TË …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/...4 shteti demokratik, që bazohet dhe respekton vlerat më të mira të demokracisë,

 

110  

dështimin e Gjykatës Supreme në ruajtjen e besueshmërisë dhe integritetit të përgjithshëm të procedurës, e cila kishte shkaktuar edhe shkeljen e të drejtës kushtetuese për një gjykim të drejtë dhe të paanshëm, siç është parashikuar në nenin 31 të Kushtetutës si dhe nenin 6 të KEDNj266.

Duke iu referuar aspekteve që trajtuam më sipër, vlen të theksohet se janë kundërshtuar para Gjykatës Kushtetuese një numër i konsideruar i vendimeve të gjykatave të rregullta. Konkretisht objekt i shqyrtimeve/vlerësimeve kushtetuese nga themelimi e deri në dhjetor të vitit 2012, nga gjithsej 514 raste që ishin referuar nga palët e autorizuara, në 381 raste kishim të bënim me kundërshtim të vendimeve të gjykatave të rregullta. Paraqitja me tabelën nr. 1. pasqyron numrin e përgjithshëm të rasteve të paraqitura dhe objektin e çështjes. Sipas kësaj analize statistikore konstatojmë se në shumicën e kërkesave/rasteve ose 74.12 % palët e autorizuara kanë kërkuar shqyrtimin kushtetues të vendimeve të gjykatave, ndërsa vetëm në 133 kërkesa apo 25.28 % raste, kanë pasur objekt tjetër të shqyrtimit kushtetues. Paraqitja me tabelë në vijim.

Tabela nr. 1. - Objekti i shqyrtimit të rasteve të paraqitura në Gjykatën Kushtetuese në vitin 2009-2012

Viti 2009 79 raste

vIti 2010 132 raste

Viti 2011 164 raste

Viti 2012 139 raste

Gjithsej 514 raste

ved

nim

i gj

ykat

ave

tjet

ër

vedn

im i

gjyk

atav

e

tjet

ër

vedn

im i

gjyk

atav

e

tjet

ër

Ved

nim

i gj

ykat

ave

tjet

ër

vend

im i

gjyk

atav

e

tjet

ër

48 raste 31 raste 93 raste 39 raste 139 raste 25 raste 101 raste 38 raste 381 raste 133 raste

60.76% 39.24% 70.45% 29.55% 84.76% 15.24% 72.66% 27.34% 74.12% 25.28

%

3.6.6 Individi

 Të drejtat dhe liritë themelore si parime dhe standarte të konventave ndërkombëtare

dhe të akteve juridike më të larta të shtetit, në vendet demokratike, pavarësisht se proklamohen, nuk janë të respektuara dhe të zbatueshme në mënyrë të gjithanshme. Pavarësisht garancive kushtetuese, shkelja ose cënimi i këtyre të drejta ndodh edhe nga vetë pushteti gjyqësor gjatë shqyrtimit të çështjeve apo mosmarëveshjeve të ndryshme. Asnjëherë

                                                       266 Hasani.Enver, Pacolaj.Peter, Riegner.Michael, eds., Constitutional Justice in Southeast Europe, Baden, 2012. p. 68 (për më tepër shih Constitutionalism in Kosovo and the Relationship betwen Constitutional Justice and the Supreme Court, - Evner Hasani)

Page 113: TEMA E DOKTORATURES MBROJTJA KUSHTETUESE E TË …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/...4 shteti demokratik, që bazohet dhe respekton vlerat më të mira të demokracisë,

 

111  

nuk është e mjaftueshme vetëm parashikimi dhe dhe mbrojtja e tyre me aktet juridike më të larta të një shteti, por është shumë e domosdoshme edhe ekzistenca e mekanizmave që urdhërojnë dhe detyrojnë zbatimin dhe respektimin e tyre. Këto të drejta mbrohen në çdo shkallë të gjykimit, por ato edhe mund të cënohen/shkelen, prandaj individëve u është lënë edhe një mundësi që ti drejtohen gjykatës kushtetuese.

Gjykata kushtetuese nuk është gjykatë e faktit, e cila konstaton gjendjen faktike të çështjes përkatës, por vetëm konstaton se nuk ka shkelje të drejtave dhe lirive themelore, apo konstaton shkeljen (nëse ka shkelje), dhe organet përkatëse detyrohen ti përmbahen vendimit që merr kjo Gjykatë.

Thelbi i mbrojtjes gjyqësore të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut qëndron në ankimimin individual, i cili garantohet në të njëjtën mënyrë si edhe të gjitha të drejtat e tjera. Si një mjet i rëndësishëm për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, ankimimi individual kushtetues mund të konsiderohet në vetvete si nmë e drejtë e njeriut që mbrohet si nga Gjykatat Kushtetuese, ashtu edhe nga gjykata e zakonshme267.

Procedurat në rastet e kërkesave individuale, gjithashtu janë specifike në shumë aspekte. Ato janë specifike në kuptim të saktësimit të kërkesës ashtu siç kërkohet në dispozitat ligjore, në kuptim të afateve kohore, pasi kërkesa duhet të parashtrohet brenda afatit 4 mujor nga dita kur pala ka pranuar vendimin gjyqësor, si dhe në kuptim të shpenzimeve të procedurës, sepse individi nuk ngarkohet me shpenzimet e procedurave gjyqësore, kur kërkesa e tij është e bazuar dhe pranuar.268

Sa më sipër, mund të themi se Gjykata Kushtetuese nuk është gjykatë e “shkallës së katërt”, sepse nuk ka mandat për të vërtetuar gjendjen faktike. Kjo gjykatë vendos për çështjet e referuara nga individët nëse me vendimet e autoriteteve publike janë shkelur të drejtat e njeriut, që janë të garantuara me Kushtetutë. Është më se e qartë se Gjykata Kushtetuese nuk ka juridiksion të shqyrtimi të ankesave si instanca më e lartë, por vetëm ka juridiksion për të mbrojtur të drejta dhe liri themelore, pasi konstaton shkeljen, cënimin ose mohimin e këtyre të drejtave në vendimet e organeve shtetërore.

Garantimi dhe respektimi i plotë i të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, është vlerë shoqërore e çdo shteti demokratik dhe konsiderohet vlerë edhe në shtetin e Kosovës, e parashikuar në dispozitën kushtetuese 3.2, që lidhet ngushtë me Kapitullin II të Kushtetutës së Kosovës. Kjo do të thotë se praktikisht Kapitulli II i Kushtetutës është thelbi i Kushtetutës së Kosovës, vetë identiteti i saj si shtet sovran dhe i pavarur.269 Me prioritet zbatohen dispozitat e marrëveshjeve dhe instrumenteve ndërkombëtare në rastet e konflikt me dispozitat ligjore dhe aktet e tjera. Jo vetëm kaq, por dispozita kushtetuese e nenit 53, detyron Gjykatën Kushtetuese që interpretimin e dispozitave për të drejtat e njeriut, të garantuara Kushtetutën e Kosovës, ta

                                                       267 Shih S.Sadushi., Drejtësia Kushtetuese në zhvillim, fq. 310, Tiranë 2012. 268 Më gjerësisht shih nenet 46-50, nenit 28, të Ligjit të cit. 269 Hasani. Prof.Dr. Enver, Kontrolli apstrakt dhe preventive(paraprak) i amandamenteve kushtetuese dhe mbrojtja nga shkarkimi i shefit të shtetit: Rasti i Kosovës, Tiranë, 2012, f.___,

Page 114: TEMA E DOKTORATURES MBROJTJA KUSHTETUESE E TË …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/...4 shteti demokratik, që bazohet dhe respekton vlerat më të mira të demokracisë,

 

112  

bëjë në harmoni me vendimet gjyqësore të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Kështu që, Gjykata Kushtetuese e Kosovës në mënyrë të zgjeruar mbështet praktikën juridike të saj, ose i referohet jurisprudencës së Strasburgut, jo vetëm lidhur me të drejtat substanciale, por gjithashtu edhe me çështjet procedurale.270

Përderisa Kushtetuta parashikon dhe garanton një sërë të drejtash, atëherë vihet në dukje edhe roli i Gjykatës Kushtetuese në raport me gjykatat e rregullta përsa u përket shkeljeve të të drejtave dhe lirive themelore. Roli i saj i veçantë, sui generis, përbën edhe juridiksionin tjetër të saj, që përfshin mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore në çdo rast kur ato shkelen me veprimet e autoriteteve publike, përfshi edhe shkeljet e autoriteteve publike që vendosin drejtësinë, pra gjykatat.

Roli i Gjykatës Kushtetuese si garanci thermelore për të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, në veçanti vihet në dukje në rastet individuale ku kërkohet mbrojtja e këtyre të drejtave. Nga dimensioni i përvojës së gjykimit kushtetues, Kosova, ndonëse me një periudhë të shkurtë të vendimmarrjes mbi kërkesat kushtetuese, mbase është më e reja në Ballkan e Europë përsa i përket shqyrtimit kushtetues për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore, ka arritur të vendosë themelet e gjykimit kushtetues, pasi trajtimi dhe shqyrtimi i rasteve për të drejtat dhe liritë themelore ka kuptimin dhe rëndësinë e vet specifike.

Kushtetuta ka përcaktuar në mënyrë të qartë dhe precize se kur mund të vërë në lëvizje individi gjykatën kushtetuese, Në dispozitën e nenit 113.7 parashikohet se “Individët janë të autorizuar të ngrenë shkeljet nga autoritetet publike të drejtave dhe lirive të tyre individuale, të garantuara me Kushtetutë, mirëpo vetëm pasi të kenë shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj”. Paraqitja e kërkesave individuale nuk përfshin vetëm personat fizik, por edhe ata juridik, për aq sa janë të aplikueshme dispozitat e Kapitulli II të Kushtetutës. Kërkesat individuale të parashtruara në gjykatën kushtetuese, në literaturën juridiko-kushtetuese i gjejmë edhe me termat “ankimi kushtetues”,” padi kushtetuese”, “ankesë individuale”. Pavarësisht emërtimeve, në përmbajtje ato kanë një qëllim - mundësinë e individit për të shqyrtuar shkeljet e e pretenduara të autoriteteve publike, duke i dhënë një kuptim të vërtetë dhe të gjithanshëm funksionimit të frymës demokratike të shtetit.

Rrjedhimisht, pra mbrojtja e të drejtave individuale edhe nga aspekti praktik nuk trajtohet si më pak e rëndësishme se sa ajo e kontrollit normativ. Madje vendet e zhvilluara dhe me nivel të lartë të demokracive moderne, mbrojtja e të drejtave njerëzore është prioritet mbi prioritet, në radhën e prioriteteve të tjera. Në procedurat e rishqyrtimit të themelit të kërkesave individuale/ankimeve kushtetuese, gjykata ka edhe rolin e drejtpërdrejtë të zhvillimit dhe promovimit të këtyre të drejtave dhe lirive të garantuara e kushtetutë. Nuk mund të përjashtohet qëndrimi se edhe në procedurat e kontrollit normativ, Gjykata Kushtetuese mbron të drejtat e njeriut të garantuara me kushtetutë, dhe këtë e bën “in apstracto”. Për më tepër edhe “Gjykata Kushtetuese shqiptare ka interpretuar në mënyrë të

                                                       270 Botusharova. Snezhana, “The constitutional Court of Kosova and the Europian Court of Human Rights”, f. 82.

Page 115: TEMA E DOKTORATURES MBROJTJA KUSHTETUESE E TË …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/...4 shteti demokratik, që bazohet dhe respekton vlerat më të mira të demokracisë,

 

113  

gjerë dhe krijuese Kushtetutën, në rastet e mbrojtjes së të drejtave individuale. Në vendimet e saj jo vetëm janë detajuar garancitë e përmendura në Kushtetutë por janë afirmuar elemente të reja të garantimit të këtyre të drejtave”.271

Pas shqyrtimit dhe procesit të vendimmarrjes të kërkesave individuale, rezulton se në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, gjatë periudhës 2009-2012 janë gjithsej 38 aktgjykime, nga të cilat 26 aktgjykime janë për kërkesat individuale dhe 12 për kërkesat e tjera. Ky është një numër i ultë i aktgjykimeve, sepse ka aktgjykime që përmbajnë më shumë se një kërkesë. Kjo mundësi procedurale e shfrytëzuar nga Gjykata Kushtetuese, është jo vetëm e arsyeshme për shqyrtimin e rasteve, por njëherësh ka ndikuar edhe në ngritjen e efikasitetit dhe efektivitetit gjatë marrjes së vendimeve. Vendimet për bashkimin e kërkesave janë marrë në pajtim me rregullat procedurale të Gjykatës Kushtetuese.272

Duke shkuar më tej, del se 470 raste-kërkesa individuale janë të shqyrtuara dhe për të cilat është marrë një vendim (duke mos u përshirë 44 raste KO - të paraqitura nga Parlamenti, Qeveria, Presidenca, Avokati i Popullit Komunat dhe gjykatat).

Nga këto, 149 raste janë vendosur me 26 aktgjykime, vetëm në tri nga ato raste nuk është konstatuar shkelja e drejtave dhe lirive themelore, ndërsa janë 235 aktvendime. Në vijim paraqitja me tabelën nr.3, janë aktgjykimeve sipas viteve, si dhe numri i klasifikuar i aktgjykimeve ku ishte konstatuar ose jo shkelja e të drejtave dhe lirive themelore. 273

Tabela nr.2. Rastet individuale të vendosura me aktgjykim në Gjykatën Kushtetuese

viti numri i

aktgjykimeve numri i rasteve

ka shkeljetë drejtave të njeriut

nuk ka shkelje të drejtave të njeriut

2009-2010 6 69 5 1

2011 9 53 7 2

2012 11 27 11 -

Gjithsej 26 149 23 3

                                                       271 Methasani-Cani. Eralda, Garancitë e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, f. 22, Jus &Justica, nr.2/2008, Revistë Shkencore e Fakultetit Juridik, Universiteti Evropian i Tiranës/Tiranë. 272 Rregulli 37 i Rregullores së Punës së Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës: 37 (1) Sekretariati njofton Kryetarin dhe Gjyqtarin raportues se kërkesa mund të jetë e ndërlidhur, për nga çështja e trajtuar në të me një kërkesë tjetër të parashtruar para Gjykatës dhe të jetë e drejtuar kundër aktit të njëjtë të një autoriteti publik. Kryetari, me rekomandimin e Gjyqtarit raportues, mund të urdhërojë bashkimin e kërkesave të ndara;Nëse kërkesa trajton dy ose më shumë ligje ose akte të tjera të autoritetit publik, Gjyqtari raportues njofton Sekretariatin dhe Kryetarin. Me rekomandimin e Gjyqtarit raportues, Kryetari mund të urdhërojë shqyrtimin e ndarë të elementeve përkatëse të kërkesës, nëse shqyrtimi i tyre së bashku nuk favorizon një shqyrtim të drejtë dhe të shpejtë;(3) Nëse pala nuk pajtohet me vendimin e Gjykatës për të bashkuar ose ndarë kërkesat, ajo mund të kërkojë rishqyrtimin e vendimit, së bashku me çfarëdo argumenti faktik ose ligjor, brenda pesëmbëdhjetë (15) ditësh nga data e urdhrit të Kryetarit për të bashkuar ose ndarë disa kërkesa. 273 Aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuse të Republikës së Kosovës, ku është konstatuar se nuk ka shkleje të drejtave dhe lirive themelore ishin rastet individuale KI 39/9, KI 55/09 dhe KI 09/10, për më tepër shih Buletini i rasteve të Gjykatës Kushtetuese 2009-2010 dhe Buletini i rasteve të Gjykatës Kushtetuese 2011.

Page 116: TEMA E DOKTORATURES MBROJTJA KUSHTETUESE E TË …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/...4 shteti demokratik, që bazohet dhe respekton vlerat më të mira të demokracisë,

 

114  

Duke qenë se u trajtua bashkimi i kërkesave, konsiderojmë se paraqet rast karakteristik çështja me nr. KI 40/09, e cila ishte vendosur me aktgjykim274, dhe lidhej me kërkesat e bashkuara individuale të gjithsej 49 ish-punëtorëve të Korporatës Energjitike të Kosovës, (KEK), kundër 49 aktgjykime të Gjykatës Supreme. Ata kërkonin vlerësimin e kushtetueshmërisë së aktgjykimeve individuale të marra nga Gjykata Supreme për pagesën e kompensimit të pagave të tyre. Veçantia e këtij aktgjykimi, përveç asaj që lidhej me bashkimin e 49 kërkesave dhe vendosjes së tyre me një aktgjykim, është edhe ajo se ishte aktgjykimi i parë që u morr nga Gjykata Kushtuese lidhur me kërkesat e ish punëtorëve të KEK-ut,. Gjatë shqyrtimit të secilës kërkesë veç e veç, ajo i kishte vlerësuar dhe konstatuar kërkesat në tri dimensione:

- 12 kërkesa i kishte shpallur si të papranueshme, për arsye se kërkesat e tyre ishin të parakohshme dhe rastet e këtyre kërkuesve ishin akoma në pritje për tu vendosur nga gjykatat e rregullta.

- 5 kërkesa, i kishte shpallur si pjesërisht të pranueshme, për arsye se pesë nga parashtruesit kishin mbushur moshën 65 vjet dhe kishin së paku 15 vjet përvojë pune. Në fakt ata kishin arritur moshën e pensionit dhe kishin fituar të drejtën e pensionit në shumën e garantuar me ligj.

- 32 kërkesa ishin shpallur plotësisht të pranueshme, dhe ishte konstatuar se ka pasur shkelje të së drejtës së pronës dhe të së drejtës për gjykim të drejtë dhe të paanshëm, (përfshirë këtu shkeljet e konstatuara edhe për pesë kërkesat pjesërisht të pranueshme), të cilat ishin të garantuara me nenin 46 dhe 31 të Kushtetutës. Këto nene njëkohësisht lidheshin edhe me Nenin 1 të Protokollit 1, si dhe nenin 6 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, (neni 1, protokolli 1, parashikon se “Secili person fizik apo juridik ka të drejtë të gëzojë posedimet e tij në mënyrë të qetë. Askush nuk mund të privohet nga posedimet e tij/saj përveç për interes publik si dhe duke iu nënshtruar kushteve të përcaktuara me ligj, si dhe me parimet e përgjithshme të së drejtës ndërkombëtar’’).

Kishte edhe katër aktgjykime të tjera, që u morën në kuadërtë shqyrtimit të kërkesave të ish-punëtorëve të tjerë të KEK-ut, me objektin e njëjtë të shqyrtimit sikurse aktgjykimi i lartpërmendur, pra për vlerësimin e kushtetutshmërisë së aktgjykimeve individuale të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës. Këto katër aktgjykime, ishin të ngjashme në pjesën arsyetuese. Nga aktgjykimet që ishin shpallur në vitin 2010, mund të përmendim 2 raste:

                                                       274 Aktgjykim në Rastin nr. KI 40/09 Parashtrues Imer Ibrahimi dhe 48 ish punëtor të , ish-punëtorë të tjerë të Korporatës Energjetike të Kosovës,Vlerësim i kushtetutshmërisë së 49 aktgjykimeve individuale të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës, ref.nr. AGJ 30/10, dt. 23 qershor 2010, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës. (Rastet ishin bashkuar sepse Gjykata Kushtetuse gjeti se ato kishin trajtimin e çështjeve identike, të cilat buronin nga i njëjti problem themelor, prandaj në pajtim me rregullat procedurale kërkesat individuale u bashkuan, dhe pas shqyrtimit të tyre ato u vendosen me një aktgjykim).

Page 117: TEMA E DOKTORATURES MBROJTJA KUSHTETUESE E TË …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/...4 shteti demokratik, që bazohet dhe respekton vlerat më të mira të demokracisë,

 

115  

- Rasti KI 58 dhe 15 raste të tjera të bashkuara,275 aktgjykimi lidhej me kërkesat e 16 ish-punëtorëve të tjerë të KEK-ut, ku u konstatua shkelja e të drejtës së pronës dhe e drejtës për gjykim të drejtë dhe të paanshëm. Vetëm një kërkesë u shpall pjesërisht e pranueshme, dhe të gjitha aktgjykimet e Gjykatës Supreme të kërkuesve individual u shpallën të pavlefshme; dhe

- Rasti nr. KI 08/10, dhe 24 rastet e tjera,276 aktgjykimi lidhej me 26 kërkesa, ku pesë kërkesa u shpallën pjesërisht e pranueshme, dhe gjithashtu të gjitha aktgjykimet e Gjykatës Supreme, të kërkuesve individual u shpallën të pavlefshme;

Një aktgjykim ishte shpallur në vitin 2011 dhe lidhej me Rastin nr. KI 76/10, dhe 20 rastet e tjera277, ku vetëm gjashtë kërkesa u shpallën pjesërisht të pranueshme nga 21 kërkesat e paraqitura, dhe të gjitha aktgjykimet e Gjykatës Supreme u shpallën të pavlefshme; dhe një aktgjykim që ishte shpallur në vitin 2012, lidhej me Rastin Nr. KI 132/10, dhe 16 rasteve tjera,278 ku edhe aty u konstatuan shkelje të njëjta. Tetë kërkesa u shpallën pjesërisht të pranueshme, ndërsa të gjitha aktgjykimet e Gjykatës Supreme u shpallën të pavlefshme.

Vendimet e gjykatës kushtetuese që lidheshin me kërkesat e ish punëtorëve të KEK, theksonin në pjesën e dispozitivit se aktgjykimet e Gjykatës Supreme rikthehen për rishqyrtim, i cili duhej të ishte në pajtim me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese. Nga kjo pjesë e dispozitivit, Gjykata Kushtetuese, edhe më tej theksonte se roli i saj nuk është vërtetimi i gjendjes faktike dhe ajo nuk është gjykatë e faktit, por ajo vetëm vlerëson dhe konstaton shkeljen e të drejtave dhe lirive të garantuara nga Kushtetuta dhe aktet ndërkombëtare. Gjykata Kushtetuese theksonte “se mbetet seriozisht e përkushtuar në zgjidhjen e rastit, dhe në pritje të zbatimit të këtij Aktgjykimit të saj”. Në vazhdim, e sipas hulumtimit dhe analizës së praktikës së rasteve të vendosura nga Gjykata Kushtetuese, gjatë kësaj periudhe studimi, po parashtrojmë aktgjykimet që kanë vendosur një kërkesë

                                                       275 Aktgjykim, Rastet nr. KI 58/09, KI 59/09, KI 60/09, KI 64/09, KI 66/09, KI 69/09, KI 70/09, KI 72/09, KI 75/09, KI 76/09, KI 77/09, KI 78/09, KI 79/09, KI 03/10, KI 05/10, KI 13/10, rasti i Gani Prokshit dhe 15 ish punëtorëve, të tjerë të Korporatës Energjetike të Kosovës, kundër aktgjykimeve individuale të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës, ref.nr.AGJ 62/10, dt. 15 tetor 2010. 276 Aktgjykim në Rastin nr. KI 08/10, KI 16/10, KI 22/10, KI 24/10, KI 27/10, KI 36/10, KI 41/10, KI 42/10, KI 45/10, KI 53/10, KI 54/10, KI 56/10, KI 57/10, KI 58/10, KI 59/10, KI 60/10, KI 61/10, KI 63/10, KI 64/10, KI 65/10, KI 66/10, KI 67/10, KI 68/10 KI 71/10, KI 74/10, KI 76/10Parashtrues Isuf Mërlaku dhe 25 ish-punëtorë të tjerë të Korporatës Energjetike të Kosovës, Vlerësim i kushtetutshmërisë së 26 aktgjykimeve individuale të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës, nr. ref. AGJ 90/11, 10 mars 2011. 277 Aktgjykim në Rastin nr. KI 76/10, KI 82/10, KI 83/10, KI 102/10, KI 111/10, KI 122/10, KI 127/10, KI 11/11, KI 15/11, KI 18/11, KI 45/11, KI 47/11, KI 48/11, KI 50/11, KI 57/11, KI 60/11, KI 69/11, KI 71/11, KI 73/11, KI 75/11, KI 79/11, Parashtrues Ilaz Halili dhe 20 ish-punëtorë të tjerë të Korporatës Energjetike të Kosovës, Vlerësim i kushtetutshmërisë së 21 aktgjykimeve individuale të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës, ref.nr. AGJ 181, datë27 dhjetor 2011. 278 Aktgjykim në Rastin Nr. KI 132/10, KI 28/11, KI 82/11, KI 85/11, KI 89/11, KI 100/11, KI 104/11, KI 109/11, KI 118/11, KI 123/11, KI 142/11, KI 143/11, KI 144/11, KI 154/11, KI 01/12, KI 02/12, KI 14/12, Parashtrues të kërkesës Istref Halili dhe 16 ish-punëtorë të tjerë të Korporatës Energjetike të Kosovës,Vlerësim i kushtetutshmërisë së 17 aktgjykimeve individuale të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës, ref.nr. AGJ 309/12, dt. 01 Tetor 2012.

Page 118: TEMA E DOKTORATURES MBROJTJA KUSHTETUESE E TË …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/...4 shteti demokratik, që bazohet dhe respekton vlerat më të mira të demokracisë,

 

116  

individuale, e sipas të cilave janë konstatuar shkeljet e këtyre llojeve të drejtave dhe lirive themelore të garantuara në kapitullin II të Kushtetutës së Kosovës:

Në gjashtë raste individuale: KI 08/09, KI 25/10, KI 108/10, KI 103/10, KI 06/12, dhe KI 51/11, është shkelur e drejta për gjykim të drejtë dhe të paanshëm, neni 31;

Në tri raste individuale: KI 50/11, KI 129/11 dhe KI 72/12 janë shkelur e drejta për gjykim të drejtë dhe të paanshëm, e drejta për mjete juridike dhe mbrojta gjyqësore e të drejtave, nenet 31, 32, dhe 54;

Në rastin KI 04/12, janë shkelur: barazia para ligjit, e drejta për gjykim të drejtë dhe të paanshëm, e drejta për mjete juridike dhe mbrojta gjyqësore e të drejtave, nenet 24, 31, 32, dhe 54;

Në rastin KI 32/10, janë shkelur të drejtat zgjedhore dhe të pjesëmarrjes, si dhe mbrojtja gjyqësore e të drejtave, nenet 45 dhe 54;

Në rastin KI 06/10, është shkelur liria e lëvizjes dhe mbrojta gjyqësore e të drejtave, nenet 35 dhe 54;

Në rastin KI 47/12, janë shkelur e drejta për mjete juridike dhe mbrojta gjyqësore e të drejtave, neni 32 dhe 54;

Në rastin KI 55/11, është shkelur mbrojta gjyqësore e të drejtave, neni 54; Në rastin KI 104/10, është shkelur e drejta e pronës, neni 46;

Për më tepër, ky hulumtim ka vënë në pah faktin se shkelja e të drejtave dhe lirive themelore kryhet nga vetë “organet që vendosin drejtësinë”, nga gjykatat e rregullta. Pothuajse në të gjitha rastet e vendosura, me përjashtim vetëm të dy rasteve ose në dy aktgjykime279, të drejtat dhe liritë themelore janë shkelur nga autoritetet e tjera publike. Në njërin rast shkelja ishte kryer nga Kuvendi Komunal – Pejë, ndërsa në rastin tjetër Ministra e Punëve të Brendshme dhe Gjykata Komunale / Këshilli Gjyqësor i Kosovës.

Në këndvështrim të procesit të vendimmarrjes së rasteve nga ana e Gjykatës Kushtetuese, mund të arrijmë në konkluzionin se për rastet e shqyrtuara, Gjykata Kushtetuese ka marrë 38 aktgjykime dhe 256 aktvendime.

Pasqyrimi në Tabelën nr. 3, detajon të gjitha rastet e vendosura me vendimet e gjykatës, qoftë aktgjykim apo aktvendim, duke përfshirë jo vetëm kërkesa individuale, ku objekt shqyrtimi kanë qenë vendimet e gjykatave, por të gjitha kërkesat e vendosura gjatë periudhës 2009-2012. Në vijim tabela:

                                                       279 Aktgjykim në Rastin nr. KI 06/10 Parashtrues Valon Bislimi kundër Ministrisë së Punëve të Brendshme, Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe Ministrisë së Drejtësisë; dhe Aktgjykim në Rastin nr. KI 32/10 Parashtrues Fahrudin Megjedoviq, Zëvendëskryesues për Komunitete i Kuvendit Komunal të Pejës, Vlerësim i kushtetutshmërisë të Vendimit të Kuvendit Komunal të Pejës për emërimin e Nënkryetarit të Komunës për Komunitete të datës 15 shkurt 2010;

Page 119: TEMA E DOKTORATURES MBROJTJA KUSHTETUESE E TË …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/...4 shteti demokratik, që bazohet dhe respekton vlerat më të mira të demokracisë,

 

117  

Tabela nr.3. - Rastet e vendosura në Gjykatën Kushtetuese 2009-2012

Viti 2009-2010 Viti 2011 Viti 2012 Total 2009-2012

Aktgjykim Aktvendim Aktgjykim Aktvendim Aktgjykim Aktvendim Aktgjykim Aktvendim

9 48 12 117 17 91 38 256

23.68% 18.75% 31.58% 45.70% 44.74% 35.55% 12.93% 87.07%

Nga 256 rastet e vendosura me aktvendim, me interes është analiza e 184 rasteve individuale që ishin shpallur të papranueshme, e në pajtim e Kushtetutën (K), Ligjin për Gjykatën Kushtetuese (Ligjin) dhe Rregullorja e punës (rregulli),280 pasi kërkesat e individëve nuk plotësonin kushtet e parashikuara ligjore për tu vendosur me aktgjykim. Më poshtë pasqyrimi me tabelën si vijon:

Tabela nr. 4. Rastet individuale, të shpallura të papranueshme me Vendimet e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës në periudhën kohore 2009-2012

Arsyet e shpalljes së papranueshme Nr Rasteve % norma juridike

Kërkesat ishin dorëzuar pas afatit ligjor 43 11.29 rregulli 36.1b; Kërkesat ishin qartazi të pabazuara 37 9.71 regulli 36.2; Kërkesat nuk kishin shteruar mjetet juridike 36 9.45 rregulli 36.1a; Kërkesat nuk kishin dëshmi “prima facie”, 26 6.82 rregulli 36.2a; Kërkesat nuk arsyetonin pretendimin për shkelje 20 5.25 rregulli 36.2b; Kërkesat nuk ishin “ratione temporis” 13 3.41 rregulli 36.3h; Kërkesa nuk ishin nga pala e paautorizuar 3 0.79 rregulli 36.3c; Kërkesa nuk ishin të lejueshme 2 0.52 neni 46 i Ligjit Kërkesa ishte tërhequr nga pala 1 0.26 rregulli 32; Kërkesa nuk kishte bazë të mjaftueshme ligjore 1 0.26 rregulli 36.3e; Kërkesa nuk përmbushte kriteret për dorëzimin 1 0.26 neni 22 i Ligjit;

Kërkesa nuk ishte në përputhshmëri me Kushtetutën 1 0.26 neni 113.8 i K.

Bazuar në këto të dhëna, vihet qartë në dukje se në 43 raste, palët e autorizuara nuk kanë patur njohuritë e duhura lidhur me afatin e dorëzimit të kërkesave në gjykatë, ndërsa në 36 raste nuk kanë shteruar mjetet juridike, i cili është kushti i parë dhe themelor për individët

                                                       280 Këto janë Kushtetuta e Kosovës, e cit; Ligji i Gjykatës Kushtetuse i Kosovës, i cit; dhe Rregullore Punës së Gjykatës Kushtetuse të Kosovës, e cit.

Page 120: TEMA E DOKTORATURES MBROJTJA KUSHTETUESE E TË …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/...4 shteti demokratik, që bazohet dhe respekton vlerat më të mira të demokracisë,

 

118  

që të mbrohen nga shkeljet e autoriteteve publike të të drejtave dhe lirive të tyre individuale në Gjykatën Kushtetuese. Sipas mendimit tonë, rastet e tjera që janë vlerësuar nga gjykata të pranueshme dhe numri kaq i madh i kërkesave individuale, sjell në vëmendje se organizimi i takimeve konsultative lidhur me procedurat kushtetuese është i nevojshëm, jo vetëm me këshilltarët e kuvendeve komunale dhe pjesëtarët e institucioneve tjera, por edhe me komunitetin ligjor/juristët dhe qytetarët281. Kjo do ishte një masë e përshtatshme me qëllim që kërkesat kushtuese të parashtrohen më të plotë dhe të argumentuara. Ky proces do të ndikonte edhe në zvogëlimin e vendimeve të të shpallura si të papranueshme për shkak të mos shterimit të mjeteve juridike dhe për shkak se palët kanë paraqitur kërkesat kushtetuese pas afatit të parashikuar ligjor.

Së fundmi kemi përfshirë tre vendime karakteristike të Gjykatës Kushtetuese shqiptare, që lidhen me kërkesat individuale. Njëri lidhej me shfuqizimet e vendimeve të gjykatës, tjetri me shkeljen e drejtës për proces të rregullt, dhe i treti me mos ekzekutimin e vendimit të GJEDNJ .

Vendimi nr. 4 datë 10.02.2012, (V-4/12), ku kërkuesi individual, përmes përfaqësuesit të tij kishte kërkuar shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimeve përkatëse të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, të Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda; dhe të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë- Dhomës së Këshillimit. Sipas pretendimeve të tij, gjykatat i kishin cënuar të drejtën për një proces të rregullt ligjor për shkak të cënimit të së drejtës së mbrojtjes dhe të drejtës për t’u vënë në dijeni menjëherë dhe hollësisht për akuzën e ngritur. Gjykata kishte vendosur pranimin e kërkesës dhe kishte shfuqizuar si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë vendimet e lartpërmendura, duke dërguar çështjen për rishqyrtim në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krime të Rënda.

Një rast tjetër i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, Vendim nr. 12 datë 05.03.2012, (V–12/12), ku kërkuesja individuale pretendonte cënimin e të drejtës kushtetuese për një proces të rregullt ligjor, si pasojë e moszhvillimit të gjykimit të çështjes brenda një afati të arsyeshëm. Kërkuesi individual kishte dorëzuar cështjen në gjykatë në dhjetor 2006 por deri në maj 2011, kur Gjykata Kushtetuese kishte filluar shqyrtimin kushtetues, nuk kishte asnjë vendim themeli në lidhje me pretendimin e kërkueses. Kërkuesja pra, nuk i kishte shteruar mjetet juridike, pasi ajo nuk kishte një vendim gjyqësor përfundimtar. Në rastin konkret Gjykata Kushtetuese vendosi për pranimin e kërkesës dhe konstatimin e cënimit të së drejtës kushtetuese për një proces të rregullt ligjor, si rezultat i mosgjykimit brenda një afati të arsyeshëm, si dhe shkeljen e nenit 6 të KEDNJ-së.

                                                       281 Lidhur me këtë “edukim”, Gykata Kushtetuese ka organizuar takime konsultative për procedurat Kushtetuese me Këshilltarët e kuvendeve Komunale të një sere komunave. Për më tepër shih Raporti Vjetor 2010 dhe Raporti Vjetor 2011, të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kovovës.

Page 121: TEMA E DOKTORATURES MBROJTJA KUSHTETUESE E TË …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/...4 shteti demokratik, që bazohet dhe respekton vlerat më të mira të demokracisë,

 

119  

Rast karakteristik ishte vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë nr. 20/11,282 ku kërkuesi individual, kishte kërkuar:

- Shfuqizimin si antikushtetues të vendimit të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë; - Pushimin e vendimit përkatës i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë si dhe urdhërimin e

institucioneve shtetërore të zbatojnë vendimin e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut; dhe

- Pezullimi i vendimit të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë deri në hyrjen në fuqi të vendimit përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese.

Mjaft interesant ishte fakti se individi i ishte drejtuar Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, e cila kishte vlerësuar në mes të tjerave që rreziku i ndonjë gabimi nga ana e autoriteteve proceduese, ose nga një gjykatë duhet të mbahet nga shteti dhe gabimet nuk duhet të kompensohen në dëm të individit. Si përfundim, kjo gjykatë, kishte vendosur pranimin e kërkesës së aplikantit dhe sipas saj, mënyra e duhur për rivendosjen e të drejtës së shkelur të aplikantit do të ishte rikonfirmimi nga autoritetet përkatëse i vendimit përkatës, sipas të cilit ishte vendosur pranimi i kërkesës së kërkuesit dhe pushimi i çështjes, sepse ai nuk e ka kryer veprën penale për të cilën akuzohet. Meqenëse Vendimi i GJEDNJ, nuk ishte njohur nga organet shtetërore shqiptare, kërkuesi i ishte drejtuar Gjykatës Kushtetuese për njohjen e pafajësisë së tij për veprën penale të vrasjes dhe ekzekutim të vendimit të Gjykatës Evropiane, ndërsa Gjykata Kushtetuese kishte vendosur mospranimin e kërkesës, duke e përcaktuar kompetente Gjykatën e Lartë, për të përmbushur detyrimet e vendimit të GJEDNJ-së.

Edhe Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, kishte vendosur për mospranimin e kërkesës për rishikimin sepse kishte vlerësuar se përderisa GJEDNJ-ja ka konstatuar një shkelje të të drejtës për një proces të rregullt ligjor ndaj shtetasit të sipërpërmendur, kjo përbën një indicie për nisjen e një gjykimi kushtetues dhe jo rishikues.

Duke konstatuar se interpretimi i bërë nga Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë është i gabuar dhe vjen në kundërshtim me dispozitat kushtetuese dhe shkeljen e nenit 46 të KEDNJ-së, Gjykata Kushtetuese përfundimisht, pra, kishte vendosur për: - shfuqizimin njëzëri, të vendimit Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë -Dhomës së Këshillimit, dhe kishte dërguar çështjen për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë, si dhe

- Rrëzimin, me shumicë votash, të kërkesës për pushimin e vendimit të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, për mungesë juridiksioni.

                                                       282 Vendimi nr. 20, datë 01.06.2011, Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë.

Page 122: TEMA E DOKTORATURES MBROJTJA KUSHTETUESE E TË …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/...4 shteti demokratik, që bazohet dhe respekton vlerat më të mira të demokracisë,

 

120  

4. PJESA E KATËRT - Vendimet e Gjykatës Kushtetuese për mbrojtjen e të drejtave të njeriut - llojet dhe efektet e tyre

4.1. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës

Dispozitat kushtetuese flasin vetëm për efektin juridik të vendimeve, ndërsa në dispozitat ligjore283, në nenin 20 gjejmë përgjigje për çështjet e mëposhtme:

kur vendos gjykata kushtetuese? (gjykata vendos pas mbarimit të seancës të shqyrtimit verbal); çfarë është objekt shqyrtimi apo vlerësimi? (objekt - bazë për shqyrtim janë shkresat e

çështjes së parashtruar); çfarë janë vendimet e Gjykatës Kushtetuese? (ato janë përfundimet e arritura nga

shumica e gjyqtarëve, dhe ato përcaktojnë vendimin e Gjykatës); Çfarë është forma dhe përmbajtja e tyre (forma e shkruar, e arsyetuar dhe e

nënshkruar nga kryetari i gjykatës Kushtetuese dhe gjyqtari relatues); Çfarë janë vendimet e gjykatës? (publike, ato shpallen publikisht); Si ju komunikohen palëve? (me dërgimin e tyre tek secila palë apo edhe shpalljen në

gazetë zyrtare); Kur hyn në fuqi? (në ditën e shpalljes në gazetën zyrtare, përsa kohë nuk është

parashikuar ndryshe në vendimin e Gjykatës Kushtetuese).

Në rregulloren e punës të Gjykatës janë parashikuar llojet e vendimeve, përmbajtja e tyre, si dhe teksti përfundimtar që duhet të përfshihet në aktgjykim.284 Sipas nenit 56, gjykata mund të miratojë: (1) Aktgjykimet, kur Gjykata vendos përfundimisht për një kërkese; (2) Aktvendimet, kur vendos për pranueshmërinë e një kërkese; (3) Vendimet, kur Gjykata vendos në lidhje me kërkesat për masa të përkohshme; (4) Vendimet administrative, sa herë që Gjykata vendos në seanca administrative për çështje administrative; dhe(5) Urdhra të tjerë të tillë që kohë pas kohe konsideron si të duhur. Më tej, në nenin 57 dhe 60, përcaktohet përmbajtja e vendimeve që merren për rastet e paraqitura para gjykatës. Sipas përmbajtjes së këtij neni, vendimet duhet të përfshijnë detajet të hollësishme si: emrat e gjyqtarëve të Gjykatës, një hyrje, një deklaratë për bazën ligjore të vendimit që do të merret për rastin; një deklaratë që përmban arsyetimin e Gjykatës dhe dispozitat urdhëruese. Përmbajtja e dispozitave urdhëruese thekson mes të tjerash edhe mënyrën e zbatimit të

                                                       283 Ligji Nr.03/L-121, i cit. 284 Rregulloren e Punës së Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, nr.185/1/2010, 23 nëntor 2010. Për më tepër shih rregullin 56 -60; Para kësaj ka qenë fuqi Rregullore e ......

Page 123: TEMA E DOKTORATURES MBROJTJA KUSHTETUESE E TË …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/...4 shteti demokratik, që bazohet dhe respekton vlerat më të mira të demokracisë,

 

121  

aktgjykimit,vendimit ose çfarëdo urdhri, datën e hyrjes në fuqi të vendimit, si dhe palën të cilës i dorëzohet vendimi.

 

4.1.1. Aktgjykimet

 Aktgjykimet janë vendimet përfundimtare të Gjykatës Kushtetuese kur vendos në

mënyrë përfundimtare për rastin. Përmbajtja e aktgjykimeve është e rregulluar në nenin 57285. Vendimet kushtetuese dallohen dukshëm nga vendimet e Gjykatës Supreme të Kosovës dhe gjykatave të rregullta të Kosovës. Renditja – struktura e përmbajtjes së vendimeve të gjykatave të rregullta është e përcaktuar me ligjet përkatëse në mënyrë të detajuar, ndërsa ligji për gjykatat i detyron ato që vendimet e tyre të jenë në formë të shkruar. 286 Në përgjithësi, vendimet e tyre përmbajnë gjithmonë hyrjen, dispozitivin, arsyetimin dhe udhëzimin për mjetin juridik.287 Gjykatat e rregullta në pjesën përshkruese të vendimit përfshijnë çështjet konkrete, dhe gjithë përmbajtja e arsyetimit duhet të mbështesë me fakte gjendjen faktike, ndërsa gjendjen juridike duhet të mbështetet në përmbajtjen e normave ligjore.

Edhe pse dispozitivi është pjesa kryesore e vendimit, e cila në kuptim praktik krijon, vërteton, mbron të drejta apo detyron palët në procedurë, kjo pjesë në vendimet e gjykatave të rregullta ka efekt inter partes. Në vendimet e gjykatës kushtetuese pjesa e dispozitivit

                                                       285 Rregullore e Punës e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, nr.185/1/2010, 23 nëntor 2010. Rregulli 57, Përmbajtja e Vendimeve: 1) Aktgjykimet, vendimet ose çfarëdo urdhri tjetër i Gjykatës Kushtetuese do të përmbajë hollësitë minimale si në vijim: emrat e gjyqtarëve të Gjykatës; një hyrje, një deklaratë për bazën ligjore për vendosje të rastit; një deklaratë që përmban arsyetimin e Gjykatës dhe dispozitat operative; 2) Deklarata e përbërjes së Gjykatës Kushtetuese, që miraton aktgjykimin, vendimin ose çfarëdo urdhër tjetër, do të theksojë rezultatin e votimit dhe emrat e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese të cilët kanë paraqitur mendime të tjera; 3) Pjesa hyrëse do të theksojë emrat e palëve, përfaqësuesit e tyre ligjorë ose personat e autorizuar nga palët, nëse ka ndonjë, datën e seancës publike, nëse është mbajtur, dhe datën e seancës kur është miratuar vendimi; 4) Deklarata që përmban arsyetimin e Gjykatës do të ketë një përmbledhje të fakteve dhe pretendimeve të pjesëmarrësve në procedure dhe arsyet për vendimin e Gjykatës; 5) Dispozitat operative do të theksojnë mënyrën e zbatimit të aktgjykimit, vendimit ose çfarëdo urdhri, datën e hyrjes në fuqi të vendimit dhe palën së cilës i dorëzohet vendimi. 286 Ligji Nr. 03/L-199, Për Gjykatat, i datës22 korrik 2010, Neni 6, Vendimet e Gjykatës, 1. Vendimet e gjykatës hartohen në formë të shkruar, në përputhje me ligjin;2. Vendimet e gjykatës janë të detyrueshme për të gjithë personat fizik dhe juridik. 287 UNMIK/RREG/2003/26 Gazeta zyrtare 6 korrik 2003, neni 396, Aktgjykimi i përpiluar me shkrim duhet të jetë në përputhje me aktgjykimin e shpallur. Aktgjykimi përfshin hyrjen, dispozitivin dhe arsyetimin. Në arsyetimin e aktgjykimit paraqet arsyet për çdo pikë të aktgjykimit, aty gjykata paraqet qartë dhe në mënyrë të plotë se cilat fakte dhe për çfarë arsyesh i konsideron të vërtetuara apo të pavërtetuara, si dhe arsyet për këtë. Gjykata gjithashtu nëmënyrë të veçantë vlerëson saktësinë e provave kundërthënëse, arsyet e mosmiratimit të propozimit konkret të palëve, si dhe arsyet në të cilat është bazuar me rastin e zgjidhjes së çështjeve juridike, veçanërisht me rastin e vërtetimit të ekzistimit të veprës penale dhe përgjegjësisë penale të të akuzuarit, si dhe me rastin e zbatimit të dispozitave të caktuara të ligjit penal ndaj të akuzuarit dhe veprës së tij. Kur i akuzuari dënohet me burgim, arsyetimi përfshin rrethanat të cilat gjykata i ka marrë parasysh me rastin e caktimit të dënimit. Gjykata veçanërisht arsyeton se në cilat shkaqe është bazuar kur ka konstatuar se ka të bëjë veçanërisht me rast të rëndë. Në arsyetimin e aktgjykimit me të cilin refuzohet akuza, gjykata nuk e vlerëson çështjen kryesore, por kufizohet vetëm në arsyet e refuzimit të akuzës.

Page 124: TEMA E DOKTORATURES MBROJTJA KUSHTETUESE E TË …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/...4 shteti demokratik, që bazohet dhe respekton vlerat më të mira të demokracisë,

 

122  

parimisht ka efekt erga omnes, si pjesë kryesore e vendimit, por edhe vetë arsyetimi i vendimit përbëjnë burim të së drejtës. “Arsyetimi që përdor Gjykata Kushtetuese në vendimet e saj ka forcën e ligjit, cka buron nga autoriteti i këtij organi për të thënë fjalën e fundit për të cilën të tjerët tashmë janë shprehur.288 Pjesa e arsyetimeve bazohet në normat kushtetuese, në aktet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, por krahas këtyre edhe në praktikat e GJEDNj dhe parimet themelore për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore. Vendimet kanë arsyetimet e gjata, të detajuara dhe të pasuruara me rastet praktike ndërkombëtare.289

Çështjet e detajuara në arsyetimet e vendimeve të gjykatës kushtetuese janë vërtetë një shtrirje komplekse. Kompleksitetin e tyre e shohim në parashtrimin e problematikës dhe strukturën e vetë arsyetimit. Arsyetimi përmban mendime juridike për sqarimin e normave kushtetuese si dhe interpretimin e tyre në raport me shpjegimin e pajtueshmërisë së normave ligjore me normat kushtetuese. Në të gjitha rastet e interpretimeve të normave kushtetuese, pajtueshmërisë së normave ligjore me normat kushtetuese, e në veçanti në kërkesat individuale, në rastet e mbrojtjes së të drejtave të njeriut arsyetimet kanë fuqinë bindëse, të cilat janë tematikë - lëndë e diskutimeve profesionale dhe praktike, si dhe shprehjes publike të mendimeve të ndara, kur gjyqtarët pakicë nuk pajtohen me shumicën.

Në strukturën e vendimit, arsyetimi parashtrohet para pjesës së dispozitivit, e cila është pjesa e fundit e një vendimi gjyqësor. Sipas vlerësimeve dhe konstatimeve tona, kjo mënyrë e parashtrimit dhe paraqitjes së arsyetimit ka ndikuar edhe në krijimin e një kulture të re gjyqësore në aspektin e drejtësisë kushtetuese, sepse kjo paraqitje është pranuar në opinionin kosovar me besueshmëri të lartë, dhe është praktikë e re juridike që duhet të përcillet edhe në gjykatat e rregullta. Fuqia autoritare e këtyre vendimeve do të hapë rrugën edhe për gjykatat e rregullta, me qëllim që edhe ato të aplikojnë këtë mënyrë arsyetimi dhe shkrimi të vendimeve gjyqësore, duke qenë edhe në funksion të plotë të legjitimitetit dhe transparencës. Vendimet e gjykatës kushtetuese mund të merren si referencë dhe zbatimin i praktikave të mira, nga të cilat përfitojnë jo vetëm palët në procedurë, por edhe të gjithë qytetarët. Këto vendime edhe mund dhe duhet të përdoren si referencë në punime shkencore dhe avancimin e mendimeve juridiko-kushtetuese. Ndërsa ajo që e bën akoma më të veçantë aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese nga ato të gjykatave të rregullta, është e drejta e çdo gjyqtari për të përgatitur mendim e pakicës dhe/ose mendimin paralel.

 

                                                       288 Zaganjori. Prof. dr. Xhezair, Vorpsi. Dr.Arta, Biba.Ma.Denar, Parime…”, vep. e cit., f. 100. 289 Arsyetimet e gjata janë karateristikë e vecantë unike e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës përballë të gjitha vendimeve të gjykatave të rregullta në Kosovë. Sidomos në cështjet e vendosura meritorisht gjatë gjithë praktikës kushtetuese të peritudhës së plotë 3 vjecare shtator 2009- shtator 2012, por edhe në vazdhim të punës së kësasj gjykate, të gjtha vendimet kanë arsyetime të gjata, një nga aktgjykimet ka mbi 40 faqe, madje edhe vendimet që nuk kanë vendosur cëshjten meritorisht por kanë vendosur për papranueshmëri të kërkesës/rasit përbajtja dhe struktura e vendimit është e njejtë dhe e gjërë.

Page 125: TEMA E DOKTORATURES MBROJTJA KUSHTETUESE E TË …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/...4 shteti demokratik, që bazohet dhe respekton vlerat më të mira të demokracisë,

 

123  

4.1.1.1 Mendimi i pakicës

 Kur gjyqtari ka votuar kundër në seancën e këshillimeve dhe të votimit për rastin

konkret, ai/ajo ka të drejtë për të përgatitur mendimit e pakicës. Gjyqtarët e tjerë gjithashtu mund t’i bashkëngjiten mendimit të pakicës, i cili duhet të shpjegojë arsyet e mospajtimit të gjyqtarit me mendimin e shumicës së Gjykatës. Gjithashtu edhe vendimi i pakicës publikohet dhe i dërgohet palëve. Gjyqtari nuk ka të drejtë të hartojë: a) mendim pakice për vendimin e masës së përkohshme dhe b) mendim pakice për aktvendimin për pranueshmërinë e kërkesës, por në vendim gjyqtari ka të drejtë të theksojë se ai/ajo ka votuar kundër.290 Megjithatë në praktikën e Gjykatës Kushtetuese, që në vendimin e saj të parë, i cili nuk ishte një vendim përfundimtar, por përbëntë një vendim procedural – vendim për masë të përkohshme, u paraqitën dy mendime pakice. Mendimet e pakicës u parashtruan të ndara nga ana e dy gjyqtarëve, në rastin KI 11/09, Tomë Krasniqi kundër Radiotelevizionit të Kosovës(RTK) dhe Korporatës Energjitike të Kosovës (KEK).291 Hartimi i mendimit të pakicës ishte rrjedhojë e “frymës tolerante” dhe mbeti vendimi i vetëm në praktikën katër vjeçare të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. Ky rast u komentua dhe u diskutua në takimet dhe tryezat e diskutimeve të gjyqtarëve kushtetues, por zgjoi edhe kureshtjen edhe të mediave të shkruara, si dhe u bë objekt i kritikave të arsyeshme në punimet profesionale dhe shkencore që lidhen me gjykimin kushtetues në Kosovë.

Lidhur me mendimin e pakicës të rastit KI 11/09, “veçantia qëndronte jo vetëm në faktin e çuditshëm të parashtrimit të mendimit të pakicës në vendimin jopërfundimtar, por njëkohësisht edhe në faktin se u përcoll një mesazh i qartë për Kuvendin e Kosovës, përsa u përket defekteve që ishin konstatuar në Ligjin “Për Radion dhe Televizionin e Kosovës” 292 Sipas mendimit tonë, problemit të publikimit të mendimit të pakicës në vendimin e përkohshëm, duhet ti shtonim edhe faktin e mos respektimit të praktikave të mira kushtetuese. Në këto probleme ka ndikuar në njëfarë mënyre edhe mungesa e saktësisë së rregullave procedurale të marrjes së vendimeve, sepse në to nuk parashikohej qartazi se ato nuk lejohen. Në fakt ky lloj i mendimit, ishte rezultat i monitorimit të dy gjyqtarëve që kishin shprehur në

                                                       290 Shih Rregullin 58 (Mendimet mospajtuese) i Rregullores, nr.185/1/2010, 23 nëntor 2010, 291 Rasti KI 11/09, Tomë Krasniqi vs RTK dhe KEK, Mendimi mospajtues për masën e përkohshme , Gjyqtarja Dr.Gjyljeta Mushkolaj, nr.prot.141/09, datë 23 tetor 2009; Gjyqtarja Mushkolaj, kishte shprehur mospajtim me shumicën, e cila e kishte konsideruar caktimin e masës së përkohshme shkelje të interesit publik, injorimin e lirisë së shprehjes dhe të lirisë së pluralizmit të medieve, duke e quajtur mendimin e shumicës shumë kontradiktor dhe të pa arsyetuar. Gjithashtu Gjyqtari Rodrigues kishte shprehur mospajtim me shumicën, “Rasti KI 11/09, Tomë Krasniqi vs RTK dhe KEK, Mendimi mospajtues rreth masave të përkohshme – Gjykatësi Almiro Rodrigues, nr.prot.116/09, datë 20 tetor 2009”; Për më tepër rasti kishte objekt shqyrtimi vënien e masës së përkohshme lidhur me pagesën e 3.5 eurove në emër të parapagimit për RKT, e cila pagesë inkasohej nga KEK bashkë me faturat e shpenzimit të energjisë elektrike që nga viti 2003. Parashtruesi kishte theksuar si bazë arsyeshmërinë për vënien e masës së përkohshme, - cënimin e interesit publik. Lidhur me këtë rast Gjykata Kushtetuesekishte mbajtur seancë dëgjimore- publike. 292 20th Anniversary of the Constitutional Court, International Conferece, “Separation and balansing of powers –Role of constitutional review”, Tirana, 7-8 June, 2012. Shih Hasani. Enver, “ Key decisions that made constitutinal histrory of Kosovo, p. 223.

Page 126: TEMA E DOKTORATURES MBROJTJA KUSHTETUESE E TË …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/...4 shteti demokratik, që bazohet dhe respekton vlerat më të mira të demokracisë,

 

124  

mënyrë të ndarë mendimet e tyre të pakicës. Bazuar në publikimet e mendimeve të pakicës në gazetën zyrtare të Republikës së Kosovës, gjatë periudhës 2009-2012 ka patur mendime pakice për gjithsej pesë aktgjykime, tri kërkesa individuale si: KI 55/09, KI 37/10, KI 47/10, si dhe dy kërkesa të institucioneve/ autoriteteve publike me nr. KO 29/11 dhe KO 61/12. Në këtë aspekt mund të veçojmë aktgjykimin me nr. KO 61/12, pasi në të ka patur njëkohësisht mendime paralele dhe të pakicës.

Mendimi i pakicës është transparent, ai mund të arsyetohet ndryshe dhe sipas bindjes së lirë dhe të plotë, është i pavarur dhe i pandikuar nga gjyqtarët e tjerë, i cili njëkohësisht publikohet.

Rrjedhimisht nga kjo mund të themi bindshëm se gjykimi kushtetues i secilit gjyqtar, kur gjykata merr një vendim përfundimtar për çështjen, gjithmonë dhe gjithnjë është i pavarur nga mendimet e gjyqtarëve tjerë, përderisa vetëm vendimi i shumicës ka fuqi ekzekutive dhe detyron organet që u drejtohet për zbatimin e tij. Për më tepër “vendimmarrja kushtetuese ka funksion deklarativ, ajo duhet të perceptohet me qartësi dhe me një forcë të pandarë, ajo është e vërteta e normës dhe e rolit të saj ekspresiv, që duhet të ketë traditë unanimiteti”293.

Përfundimisht konkludojmë se në periudhën e viteve 2009-2012, shumica absolute e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, i karakterizon fryma unanime e votimit, megjithëse në praktikën e saj ka pasur një numër simbolik të vendimeve përfundimtare që janë shoqëruar edhe me mendime pakice.

 

4.1.1.2. Mendimi paralel

 E drejta e gjyqtarit për të përgatitur një mendim paralel që do ti bashkëngjitet vendimit

përfundimtar të një kërkese, nënkupton pajtimin me përfundimin e aktgjykimit të çështjes së parashtruar dhe të gjykuar nga gjykata, por jo edhe me arsyetimin e dhënë të trupit gjykues/ anëtarëve të gjykatës kushtetuese. Kjo nënkupton që gjyqtari pajtohet me shumicën, ai/ajo voton njëjtë me shumicën, e mbështet vendimin e shumicës, por NUK pajtohet me arsyetimin e dhënë nga shumica. Gjyqtarët e tjerë mund t’i bashkohen mendimit paralel, por duhet ti paraqesin në mënyrë specifike arsyet e mospajtimit të gjyqtarit me rezultatin dhe me arsyetimin e vendimit përfundimtar. Gjithashtu, ashtu si mendimi i pakicës, mendim paralel publikohet dhe u dërgohet palëve.294 Në praktikën e gjykatës kushtetuese kishte një rast “interesant dhe të veçantë”, sepse një gjyqtar kishte përgatitur një mendim me të dyja tiparet e mendimit të pakicës dhe atij paralel, i publikuar si “Mendimi i pakicës dhe paralel i gjyqtarit

                                                       293 Bobbitt. Philip, Constitutional Fate –Theory of the Constitution, New York, 1982, p. 185,186. 294 Shih Rregullin 58 dhe 60.3, i Rregullores, nr.185/1/2010, 23 nëntor 2010, (rregulli 60.3 përcakton: “gjyqtarët që përgatisin mendimet mospajtuese ose konkurruese duhet të finalizojnë tekstin e mendimeve të tyre brenda dhjetë (10) ditësh nga dorëzimi i tekstit përfundimtar tek Kryetari. Për aq sa është e mundur, mendimet e tilla do të arkivohen nga Sekretari i Përgjithshëm dhe do t’u dërgohen palëve në të njëjtën kohë me aktgjykimin e Gjykatës”).

Page 127: TEMA E DOKTORATURES MBROJTJA KUSHTETUESE E TË …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/...4 shteti demokratik, që bazohet dhe respekton vlerat më të mira të demokracisë,

 

125  

Robert Carolan në rastin KO 61/12, vlerësimi i amendamenteve të propozuara kushtetuese, të dorëzuara nga Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, më 22 qershor 2012, rast i vendosur me aktgjykim. Në rastin konkret kishte mendim paralel dhe pakice pasi ishin parashtruar për shqyrtim dy amendamente për të cilat kërkohej mendimi këshillues i gjykatës kushtetuese. Pas shqyrtimit, vetëm për njërin amendament u shpall nga shumica se zvogëlonte të drejtat dhe liritë themelore të parashikuara në Kapitullin II të Kushtetutës së Kosovës. Për amendamentin tjetër votimi ishte njëzëri. Në dallim nga mendimi i shumicës, gjyqtari Carolan, konkludoi se amendamenti i propozuar në një pjesë të tij nuk ishte në përputhje me Kapitullin II, dhe u shpreh me mendimin e tij të pakicës, ndërsa në pjesë tjetër të këtij amendamenti dha mendimin paralel, pasi ishte në pajtim me mendimin përfundimtar të shumicës, por jo me arsyetimin e dhënë.

Mendimin e tij të pakicës e dha në lidhje me paragrafin e parë të amendamentit të parë, sepse nuk pajtohej në asnjë mënyrë me përfundimin, duke theksuar se përfundimi i shumicës ishte i gabueshëm dhe i paautorizuar. Qëndrimi i tij i referohej mendimit të shumicës se “Me amnisti, personat e cituar me emër do te lirohen pjesërisht ose plotësisht nga ndjekja penale, dënimet e tyre do te zëvendësohen me një dënim më të lehtë, ose dënimi i këtyre personave do të hiqej nga evidencat e të dënuarve”. Ndërsa lidhur me paragrafin e dytë dhe të tretë të amendamentit të parë, ai u pajtua me shumicën se amendamenti nuk zvogëlon të drejta dhe liri themelore, por nuk u pajtua me arsyetimin, prandaj u shpreh me mendimin e tij paralel, që lidhet me “Kuvendi i Republikë së Kosovës do të miratojë ligj përkatës për dhënien e Amnistisë, dhe Ligji për Amnistinë do të miratohet me votat e dy të tretave (2/3) të të gjithë deputetëve të Kuvendit"295. Në periudhën studiuese, ky ishte një rast i vetëm për të cilin u shpreh një mendim paralel, i cili i referohej vetëm një pjese të amendamentit të propozuar para se ai të procedohej për miratim në kuvend.

  

4.1.2. Aktvendimet

 Aktvendimet janë vendimet e Gjykatës Kushtetuese mbi pranueshmërinë e kërkesës.296

Gjykata Kushtetuese gjithashtu sa herë që ka shqyrtuar kërkesat e parashtruara në gjykatë nga cilado qoftë palë, ka vendosur për çështjen /rastin me një aktvendim.

Në periudhën hulumtuese gjatë 2009-2012, janë marrë gjithsej 256 aktvendime për kërkesat e shqyrtuara. Të gjitha aktvendimet i përmbaheshin formës së shkruar, duke iu përmbajtur kësaj strukture të aktvendimit:

                                                       295 Për më tepër shih Mendimi Konkurrues dhe Mospajtues, nr. MMP 304/12, datë 31 tetor 2012. Publikimi i tij, u bë me të njëjtën ditë kur u publikua Aktgjykimi i tij – KO 61/12, nr. 303/12, datë 31 tetor 2012. 296 Rregulli 56 (2), i Rregullores se cit.

Page 128: TEMA E DOKTORATURES MBROJTJA KUSHTETUESE E TË …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/...4 shteti demokratik, që bazohet dhe respekton vlerat më të mira të demokracisë,

 

126  

‐ Përbërjen e gjykatës, duke filluar me Kryetarin, Zëvendës Kryetarin, dhe më pas gjyqtarët sipas vjetërsisë;

‐ Parashtruesin e kërkesës, çështja ose vendimi i kontestuar/ objekti i çështjes; ‐ Baza juridike, që sqaronte se në çfarë dispozite kushtetuese bazohej kërkesa,

përkatësisht përfshinte palën e autorizuar dhe juridiksionin e gjykatës; ‐ Procedura në gjykatë, përfshin të gjitha veprimet brenda gjykatës, duke përshirë

regjistrimin e saj, caktimin e gjyqtarit relatues, kolegjit shqyrtues dhe komunikimet zyrtare me parashtruesin dhe palët e tjera, pra gjithë kronologjinë e kërkesës deri në shqyrtimin e saj të parë në kolegjin shqyrtues;

‐ Përmbledhjen e fakteve, ku shkurtimisht paraqitet përmbajtja e të gjitha dokumenteve të parashtruara nga palët;

‐ Pretendimet e parashtruesit të kërkesës; ‐ Përgjigjet e palëve të përfshira në procedurë; ‐ Vlerësimi i pranueshmërisë së kërkesës, procedura kur gjykata vlerëson kriteret e

papranueshmërisë, - nëse është palë e autorizuar, nëse janë shteruar mjetet juridike, nëse kërkesa është ratione temporis, ratione materie, ose ratione personae.

‐ Arsyet e vendimmarrjes, data e seancës dhe rezultati i votimit; si dhe ‐ Pjesa e dispozitivit të aktvendimit, ku theksohej vendimi i gjykatës, publikimi i

vendimit dhe koha e hyrjes së tij në fuqi. Në fund vendimi nënshkruhet nga gjyqtari relatues dhe Kryetari, ndërsa në fillim të tij,

ashtu siç e theksuam, ka të përfshirë emërtimin - llojin e vendimit, rastin e regjistruar, emrin/emërtimin e parashtruesit kundër autoritetit publik/ apo vendimit të atakuar/ apo objekti i çështjes që kërkohej të shqyrtohej.

Në praktikën e gjykatës Kushtetuese, ka një situatë tjetër karakteristike në kuptim të paraqitjes – përpilimit të mendimit të pakicës në aktvendimin për papranueshmëri. Ky ishte rasti i shfaqur në vitin 2012, në një mendim të përbashkët pakice nga ana e dy gjyqtarëve. Në fakt rasti KI 37 /10, përbënte 120 kërkesa të individëve të cilët i ishin drejtuar gjykatës me një kërkesë formale, e cila përfaqësohej nga dy individë, të cilët njëkohësisht ishin edhe kërkues individual të kërkesës së përbashkët. Ata pretendonin se u ishte shkelur e drejta për kompensim që lidhej me të drejtën e punës, por rasti ishte shpallur i papranueshëm për shkak se kërkesa ishte “ratione temporis”. Gjyqtarët në pakicë shprehën konstatimet e kundërta me ato të shumicës, duke gjetur shkelje të të drejtave dhe lirive themelore. Sipas pakicës, kërkuesve individual u ishin shkelur e drejta për përdorimin e gjuhës, e drejta për shfrytëzimin e mjeteve juridike, si dhe mbrojtja gjyqësore e të drejtave. 297 Megjithëse shprehja e lirë dhe transparenca e mendimeve dhe konstatimeve të dy gjyqtarëve në pakicë, mund të vlerësohet si pavarësi dhe paanësi e plotë nga mendimet dhe konstatimet e gjyqtarëve në shumicë, mendimi i pakicës i shprehur nga ana e dy gjyqtarëve, nuk ishte në përputhje me rregullat procedurale të punës së Gjykatës Kushtetuese. Sipas rregullores së punës ishte përcaktuar që: “Gjyqtari i Gjykatës nuk ka të drejtë të përgatisë mendim pakice për aktvendimin e Gjykatës për

                                                       297 Mendim mospajtues i gjyqtarëve Ivan Cukalovic dhe Altay Sorroy, në Kërkesën 37/10, Parashturesit Stanojevic Nebojsha, Marinkovic Dragan dhe 118 ish të punësuarit e N.SH. Banja e Kllokotit, dt. 10 korrik 2012. Për më tepër shih paragrafët 12, 13, 20, dhe 25 e vendimit.

Page 129: TEMA E DOKTORATURES MBROJTJA KUSHTETUESE E TË …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/...4 shteti demokratik, që bazohet dhe respekton vlerat më të mira të demokracisë,

 

127  

pranueshmërinë e kërkesës. Secili gjyqtar ka të drejtë të shënojë në aktvendim se ai/ajo nuk është pajtuar me aktvendimin për pranueshmërinë e kërkesës.298 Ndonëse ky mendim pakice nuk kishte ndonjë jehonë dhe ndonjë interesim të mediave, edhe pse i publikuar, sipas mendimit tonë praqet një rast karakteristik ku rregullat e procedurës nuk janë respektuar.

 

4.1.3. Llojet e tjera të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese

 Në llojet e tjera të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës,

përfshihen vendimi për masën e përkohshme dhe urdhri.

Vendimet për masën e përkohshme nxirren sa herë që Gjykata Kushtetuese konsideron se caktimi i masës së përkohshme është i nevojshëm për të shmangur rreziqe të pariparueshme, ose nëse marrja e këtyre masave të përkohshme është në interes publik, dhe kjo në kuptim të dispozitave ligjore.299 Sipas kësaj dispozite, nuk duhet që kërkesa të paraqitet vetëm nga pala që ka parashtruar kërkesën fillestare, por edhe Gjykata kryesisht mund të vendosë këto masa kur ajo e vlerëson të arsyeshme.

Vendimi i parë i gjykatës Kushtetuese të Kosovës, ka qenë masa e përkohshme në rastin KI 11/09300, ndërsa në praktikën juridike të kësaj gjykate, është marrë masa e përkohshme në pesë raste, por ka pasur edhe raste kur është refuzuar marrja e vendimit të masës së Përkohshme.

Rast karakteristik me këtë atribut ishte rasti KI 56/09301 ku gjykata kishte nxjerrë 5 vendime për masën e përkohshme, katër nga ato vendime ishin shprehur për vazhdimin e masës së përkohshme, të shoqëruara edhe me Urdhra për Kuvendin Komunal me qëllim pezullimin e veprimeve të caktuara që Kuvendi kishte ndërmarrë më përpara.

Rast i ngjashëm me dhënien e masës së përkohshme dhe vazhdimin e saj me tri herë radhazi, ishte gjithashtu kërkesa KO 119/10302. Elementët dhe karakteristikat e këtij vendimi janë trajtuar më gjerësisht në faqen 97 dhe 98 të punimit. Duket se marrja e vendimeve për masën e përkohshme dhe vazhdimi i tyre është një procedurë e përsëritur edhe në raste të tjera.

                                                       298 Shih rregullin 58 (3), te rreg.te cit. 299 Shih nenin 27 të Ligjit nr.03/L-121, të cit. 300 Për më tepër shih punimn ku elaborohet Vendimi KI 11/09, në faqe 68, 123 dhe 133. 301 Aktgjykim në Rastin 56/09, Parashtruesit Fadil Hoxha dhe 59 të tjerë kundër Kuvendit Komunal të Prizrenit, dt. 22 dhjetor 2010, nr. ref.: RK 77/10. Për më tepër shih paragrafin 21, ku theksohet se ishte nxjerrë vendimi për masën e përkohshme dhe ishte lejuar edhe dy herë të tjera vazhdimi i masës së përkohshme. Gjithashtu shih vendimin për masën e e përkohshme, te dt.15 dhjetor 2009, ref.nr.MP 06/09; dhe 4 vendimet për vazhdimin e masës së përkohshme: i pari me dt. 24 mars 2010, ref.nr.VM 09/10; i dyti me dt.30 prill 210, nr. ref.VMP 17/10; i treti dt. 14 maj 2010, ref.nr. 17/10; dhe i katërti me dt. 16 qershor 2010, nr.ref. VMP 32/10. 302 Vendimi për masë të përkohshme dt. 22 dhejtor 2010, ref. 79/10 dhe katër vendimet për vazhdimin e masës së përkohshme, i pari me dt.21 mars 2011, ref.nr.MP 102/11; i dyti me dt. 15 dhjetor 2011, nr. ref.VMP 121/12; dhe i treti dt. 20 tetor 2011, ref.nr.VMP 144/11.

Page 130: TEMA E DOKTORATURES MBROJTJA KUSHTETUESE E TË …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/...4 shteti demokratik, që bazohet dhe respekton vlerat më të mira të demokracisë,

 

128  

4.2. Kuptimi i efekteve juridike të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese

 Si në doktrinën kushtetuese, por edhe në praktikën juridike, çështjet më të ndërlikuara

janë ato që lidhen me efektet juridike të vendimeve të gjykatës dhe zbatueshmërisë së tyre. Në këtë kuadër, duhet theksuar fakti se çdo vendim, i marrë në çdo procedurat gjyqësore të niveleve tëndryshme, pra edhe vendimet e gjykatës kushtetuese, kanë si qëllim final të tyre prodhimin e efekteve juridike.

Lind pyetja se çfarë nënkuptojmë me efektet juridike të vendimit të gjykatave kushtetuese dhe si përkufizohet efekti juridik i vendimit?

Në literaturën juridike, efekti juridik i vendimeve përfshin dy problematika teorike të veçanta, por që praktikisht ndërlidhen dhe gërshetohen në mes tyre. Këto janë janë plotfuqishmëria dhe zbatueshmëria.

Plotfuqishmëria e vendimeve nënkupton faktin se vendimi nuk mund të rishqyrtohet sërish, pra nuk mund të ndryshohet. Formalisht vendimi nuk mund të goditet me mjete juridike, dhe realisht ai rast konsiderohet “res judicata”. Pra ka përfunduar çdo lloj procedure dhe vendimi është i detyrueshëm për tu zbatuar. Ai është vendim përfundimtar, sepse nuk ka më procedura të tjera të ankimit ose kundërshtimit.

Zbatueshmëria e vendimeve nënkupton që vendimi prodhon efekt juridik, titullari i së drejtës, ose pala që e ka fituar gjykimin kërkon ekzekutimin – zbatueshmërinë e tij. Dhe duket se kjo problematikë – çështja e zbatimit apo mos zbatimi i vendimeve, në veçanti edhe për Gjykatat Kushtetuese paraqitet si problematike. Por shtrohet pyetja mbi problematikat dhe vështirësitë e këtij procesi, duke patur parasysh faktin se Gjykatat Kushtetuese janë autoriteti i fundit- final që vendosin çështjet në sistemin e brendshëm të shtetit? Pikërisht nga kjo arsye, në këto gjykata paraqitet ky problem, sepse disa gjykata kushtetuese nuk kanë organ të posaçëm që merret apo kujdeset me zbatimin e vendimeve – rast tipik i të cilit është Kosova.

Në dispozitat kushtetuese, dispozitat ligjore dhe rregullat procedurale të Gjykatës Kushtetuese, theksohet fuqia juridike e vendimeve, por nuk ka organ që merret me zbatimin e tyre. Kushtetuta ka përcaktuar efektin juridik të vendimeve, duke parashikuar shprehimisht se “Vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të detyrueshme për gjyqësorin dhe të gjithë personat dhe institucionet e Republikës së Kosovës”. Nga ana tjetër, është saktësuar edhe koha e hyrjes së tyre në fuqi, duke parashikuar: “Përveç nëse është përcaktuar ndryshe me vendim të Gjykatës Kushtetuese, shfuqizimi i ligjit, i aktit ose i veprimit hyn në fuqi në ditën e publikimit të vendimit të Gjykatës 303 Hyrja në fuqi e vendimeve të Gjykatës Kushtetuse, nënkupton zbatimin e vendimit”. Duke iu referuar dispozitave ligjore304, “vendimi hyn në fuqi

                                                       303 Shih nenin 116, Kushtetuta e Kosovës, 15 qershor 2008. Gjithashtu është përcaktuar nën paragrafin 2: “Përderisa procedura të mos përfundojë para Gjykatës Kushtetuese, ajo mund të suspendojë përkohësisht veprimin ose ligjin e kontestuar, derisa të merret vendimi i Gjykatës, nëse konsideron që aplikimi i veprimit a ligjit të kontestuar, mund të shkaktoj dëme të pariparueshme; 304 Ligji për GJKK, neni 20.5.

Page 131: TEMA E DOKTORATURES MBROJTJA KUSHTETUESE E TË …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/...4 shteti demokratik, që bazohet dhe respekton vlerat më të mira të demokracisë,

 

129  

ditën e shpalljes në gazetën zyrtare, përveç nëse Gjykata Kushtetuese është shprehur ndryshe në vendim”. Ndërsa rregullat e procedurës305, e kanë lënë në vlerësimin e gjykatës që të caktojë afatin dhe mënyrën e zbatimit të vendimit, të cilat ajo mund ti specifikojë me vendim. Kjo dispozitë dëshmon qartë se Gjykata Kushtetuese mund të përcaktojë në mënyrë autonome edhe administrimin e efekteve juridiket të vendimeve të saj, duke qenë se mund të përcaktojë kohën e hyrjes në fuqi dhe mënyrën ekzekutimit - zbatimit të vendimit të saj.

Për më tepër rregullat procedurale te Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, në dispozitat e veçanta procedurale, të hartuara në zbatim të nenit 113 të Kushtetutës,306 kanë përsëritur dhe detajuar detyrimin e ekzekutimit të vendimeve, duke përcaktuar se vendimet e gjykatës janë të detyrueshme për:

Të gjitha nivelet e gjykatave, brenda kornizës së kompetencave të tyre të përcaktuara me Kushtetutë dhe ligj;

të gjithë personat fizik dhe juridik; të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës, brenda kornizës së

kompetencave të tyre të përcaktuara me Kushtetutë dhe ligj;

Ato, më tej, kanë precizuar që organi që është i ngarkuar me detyrimin e ekzekutimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, duhet të dorëzojë informacione, nëse kërkohet dhe ashtu siç parashikohet në vendim, për masat e ndërmarra në kuadër të ekzekutimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Në çdo rast, Gjykata Kushtetuese mund të lëshojë një vendim në të cilin do të theksohet që vendimi nuk është zbatuar dhe të vendosë për botimin e atij vendimi në Gazetën Zyrtare, duke detyruar Sekretariatin që, nën mbikëqyrjen e gjyqtarit relatues, të mbikqërë ekzekutimin e vendimit, dhe sipas nevojës, do t’i raportojë dhe rekomandojë Gjykatës marrjen e masave të nevojshme për të bërë të mundur ekzekutimin e plotë të vendimit.

Në praktikën juridike të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, ka vendime simbolike të cilat nuk janë zbatuar. Sidoqoftë praktika kushtetuese dhe këto raste të veçanta

                                                       305 Shih rregulli 63.4, ROP. Rregulli 63 përcakton mënyrën e zbatimi të vendimeve: (1) Vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të obligueshme për gjyqësorin dhe gjithë personat dhe institucionet e Republikës së Kosovës;(2) Të gjitha organet kushtetuese, si dhe gjykatat e autoritetet janë të obliguara të respektojnë, të jenë në përputhje dhe të zbatojnë vendimet e Gjykatës Kushtetuese, brenda kornizës së kompetencave të tyre të përcaktuara me Kushtetutë dhe ligj;(3) Të gjithë personat fizikë dhe juridikë janë të obliguar të respektojnë dhe të jenë në përputhje me vendimet e Gjykatës Kushtetuese; (4) Gjykata Kushtetuese mund të specifikojë me vendimin e saj mënyrën dhe afatin kohor për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese. (5) Organi i obliguar të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese do të dorëzojë informatat, nëse kërkohet dhe ashtu si kërkohet me vendim, për masat e ndërmarra për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese. (6) Në rast të mos-zbatimit të një vendimi, ose të vonesës në dhënien e informatave për Gjykatën Kushtetuese për masat e ndërmarra, Gjykata Kushtetuese mund të lëshojë një vendim në të cilin do të theksohet që vendimi nuk është zbatuar dhe të vendosë për botimin e atij vendimi në Gazetën Zyrtare.(7) Sekretariati, nën mbikëqyrjen e gjyqtarit, i cili në pajtim me Rregullin 44 ka hartuar vendimin, do të përcjellë zbatimin e vendimit, si dhe sipas nevojës, do t’i raportojë Gjykatës me rekomandimin e masave të nevojshme që duhen ndërmarrë. 306 Shih rregulli 26, i Rregullat e Procedurës…

Page 132: TEMA E DOKTORATURES MBROJTJA KUSHTETUESE E TË …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/...4 shteti demokratik, që bazohet dhe respekton vlerat më të mira të demokracisë,

 

130  

dëshmojnë për faktin se gjykata kushtetuese kosovare është përballur me mos ekzekutimin e vendimeve të saj.

Aktgjykimet të cilat nuk ishin zbatuar, edhe pse ato nuk ishin në numër të lartë, për Gjykatën Kushtetuese kosovare paraqisnin një shqetësim të madh. Për këtë problem, u ndërmorën veprime shtesë, duke u formuar një grup të ashtuquajtur “task force”, ndërsa veprimet e grupit u përmblodhën në tri faza:

faza e parë, - identifikimi i aktgjykimeve të paekzekutuara, dhe dërgimi i shkresave respektive tek autoritet ekzekutuese dhe parashtruesi i kërkesës, duke i bazuar në kërkesat e dispozitave kushtetuese e ligjore që parashikojnë pa përjashtim dhe në çdo rast ekzekutimin e vendimeve;

faza e dytë, - pritja e arsyeshme kohore për përgjigje nga ana e autoriteteve që

kishin për detyrim ekzekutimin e vendimit. Në rastet e përgjigjeve të marra për ekzekutimin e aktgjykimeve, ato arkivohen si vendimeve të zbatuara;

Faza e tretë, - konstatimin e vonesës së mosekzekutimit të vendimit apo

konstatimin e vonesës në mosdhënien e informacioneve për masat e ndërmarra nga ana e autoriteteve që e kishin detyrim zbatimin e vendimit. Në këtë rast, Gjykata do të marrë një vendim ku theksohet mos ekzekutimi i aktgjykimit dhe e dërgon për botim në Gazetën Zyrtare.

Si rastin më tipik të mosekzekutimit të vendimit mund të përmendim Aktgjykimin në Rastin nr. KI 08/09, ku Gjykata Kushtetuese kishte konstatuar shkeljet të së drejtës për gjykim të drejtë dhe të paanshëm dhe të së drejtës për zgjidhje efektive, duke theksuar se vendimi përfundimtar dhe i detyrueshëm i Gjykatës Komunale në Ferizaj duhet të ekzekutohet nga ana e Qeverisë dhe Agjencisë Kosovare të Privatizimit. Gjykata Kushteteuse i kishte detyruar njëkohësisht këto organe që të dorëzonin në Gjykatë, brenda një periudhe gjashtë mujore, informacione lidhur me masat e ndërmarra për ekzekutimin e këtij Aktgjykimi.307 Në realitet kjo nuk kishte ndodhur në afatin e përcaktuar në aktgjykim, dhe për këtë rast, Gjykata Kushtetuese kishte vendosur që të publikojë Vendimin për mosekzekutim, për shkak se Qeveria dhe Agjencia Kosovare e Privatizimit në Kosovë, siç citohej në aktgjykim “ende nuk kanë përmbaruar Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, KI 08/09, të 17 dhjetorit 2010”.308 Duke patur në konsideratë detyrimin kushtetues dhe atë ligjor që

                                                       307 Aktgjykimi në Rastin nr. KI 08/09, Sindikata e Pavarur e Punonjësve të Fabrikës së Çelikut, IMK, në Ferizaj, e përfaqësuar nga z. Ali Azemi, kryetar i Sindikatës – Vlerësim i kushtetutshmërisë së Vendimit C. Nr. 340/2001, të 11 janarit 2002, Nr. VMSP323/12, dt. 17 dhjetor 2010. 308 Vendim për Mospërmbarim në Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, të 17 dhjetorit 2010, në Rastin nr. KI 08/09, Sindikata e Pavarur e Punonjësve të Fabrikës së Çelikut, IMK, në Ferizaj, e përfaqësuar nga z. Ali Azemi, kryetar i Sindikatës – Vlerësim i kushtetutshmërisë së Vendimit C. Nr. 340/2001, të 11 janarit 2002, Nr. VMSP323/12, dt. 14 nëntor 2012. Gjykata kishte vlerësuar dhe vendosur me aktgjykim se kishte pasur shkelje të Nenit 31, e drejta për gjykim të drejtë dhe të paanshëm të Kushtetutës, në lidhje me nenet 6 dhe 13, e drejta për gjykim të drejtë dhe e drejta për zgjidhje efektive sipas Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Page 133: TEMA E DOKTORATURES MBROJTJA KUSHTETUESE E TË …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/...4 shteti demokratik, që bazohet dhe respekton vlerat më të mira të demokracisë,

 

131  

autoritet publike duhet të ekzekutojnë vendimet e Gjykatës Kushtetuese, si dhe duke u nisur nga faktet e mosekzekutimit të vendimit në fjalë, Gjykata Kushtetuese i dha sërish një afat kohor shtesë Qeverisë dhe Agjencisë Kosovare të Privatizimit, që brenda një periudhe gjashtëmujore, të sillnin në Gjykatë informacione lidhur me masat e ndërmarra për ekzekutimin e Aktgjykimit të saj në rastin KI 08/09309. Në fakt kishin kaluar dy vite të plota, që konsiderohet kohë relativisht e gjatë e mosekzekutimit të vendimit dhe ishte më se e qartë që autoritetet e ngarkuara me detyrimin për ekzekutimin e aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese nuk po ndërmerrnin asnjë veprim lidhur me këtë.

Gjykata Kushtetuese gjithashtu kishte edhe raste të tjera ku po zvarritej ekzekutimi i vendimeve të gjykatës. Një proces i tillë u përmbsh vetëm pas një kërkese zyrtare të Gjykatës Kushtetuese për të zbatuar vendimet kushtetuese. Në shkresat e Gjykatës Kushtetuese kërkohej që autoritet që mbartnin detyrimin e ekzekutimit të vendimeve, ti zbatonin ato, pa asnjë rezervë, duke eliminuar në këtë mënyrë shkeljet e konstatuara nga Gjykata Kushtetuese”.310

Gjithashtu, edhe sipas praktikave të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, ka pasur raste kur vendimet e saj nuk janë zbatuar, madje edhe injoruar nga Gjykata e Lartë. Në këto kushte, Gjykata Kushtetuese ka qenë e detyruar të shprehet me një vendim të ri, duke rikujtuar karakterin erga omnes (në raport me të gjithë) të vendimeve të veta dhe detyrimin që ato të zbatohen në tërësi.311

Vlerësimet dhe konstatimet se zbatimi i vendimeve të gjykatës kushtetuese, janë garancia më e fortë për respektimin e rendit kushtetues në një vend, mund të faktohet nga perspektiva e praktikës kushtetuese.

Sa i përket aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, ashtu siç u tha më lart, ato në shumicën e rasteve janë respektuar dhe janë zbatuar në afate kohore të arsyeshme. Vlen të theksohet se ka patur vendime që janë zbatuar disa orë pas publikimit të tyre, sikurse Rasti i Presidentit Sejdiu.

Dispozitat kushtetuese dhe ligjore të Republikës së Shqipërisë, ashtu si edhe dispozitat kushtetuese të Kosovës, i kishin dhënë fuqi detyruese dhe përfundimtare vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Neni 132 i Kushtetutës së Shqipërisë312 parashikon se “Vendimet e Gjykatës Kushtetuese kanë fuqi detyruese të përgjithshme dhe janë përfundimtare. Gjykata

                                                       309 Për më tepër shih paragrafin 21, 22, 27, të vendimit për mos përmbarim. Deri në fund të vitit 2013, nuk pati asnjë informatë zyrtare për të masat e ndërmarra për ekzekutimin e vendimit nga autoritet zbatuese. 310 Shih kërkesat e Gjykatës Kushtetuese, nr. ref. 1500/12/mb, date 2 tetor 2012. 311 Zaganjori. Xhezair, The case of Albania: The Relationship betwen Constitutional Justice and the High Court nder the Influence of the ECHR; F. 159; Më tej ishte konstatuar se përkundër disa hezitimeve, vendimet dhe standardet e vendosura nga Gjykata Kushtetuese janë pranuar dhe pasqyruar në vendimmarrjen e Gjykatës së Lartë, e kjo vendimmarrje ka ndihmuar shumë edhe Gjykatën e Lartë, në përpjekjet e saj për ta përmbushur një nga detyrat më të rëndësishme, bashkimin e praktikës juridike; f. 161, 162; Për më tepër shih te: Përmbledhje e punimeve të autorëve të ndryshëm në “Constitutional Justice in Southeast Europe”, Baden, 2012. 312 Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, e cit.

Page 134: TEMA E DOKTORATURES MBROJTJA KUSHTETUESE E TË …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/...4 shteti demokratik, që bazohet dhe respekton vlerat më të mira të demokracisë,

 

132  

Kushtetuese ka vetëm të drejtën e shfuqizimit të akteve që shqyrton. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese hyjnë në fuqi ditën e botimit në Fletoren Zyrtare. Gjykata Kushtetuese mund të vendosë që ligji ose akti tjetër normativ të shfuqizohet në një datë tjetër”. Ndërkaq ndryshe nga dispozitat ligjore të Kosovës, në Shqipëri, “Ekzekutimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese sigurohet nga Këshilli i Ministrave me anën e organeve përkatëse të administratës shtetërore. Më tej dispozitat ligjore përcaktonin që “Gjykata Kushtetuese mund të caktojë vetë një organ tjetër që ngarkohet me zbatimin e vendimit të saj dhe, kur është e nevojshme, edhe me mënyrën e ekzekutimit të tij; dhe “Personat që nuk zbatojnë vendimet e Gjykatës Kushtetuese ose pengojnë zbatimin e tyre, kur veprimi nuk përbën vepër penale, dënohen me gjobë deri në 100 mijë lekë nga kryetari i Gjykatës Kushtetuese, vendimi i të cilit është i formës së prerë dhe përbën titull ekzekutiv”.313 Përveç kësaj, në Republikën e Shqipërisë është ngritur edhe një organ i emërtuar Këshilli për Legjislacionin, si pjesë e strukturës së Kuvendit, i cili merret me shqyrtimin e Vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Ky Këshill analizon dhe diskuton efektet e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për legjislacionin. Sipas vlerësimeve të këtij Këshilli, vendoset nëse ka nevojë të iniciohen plotësime ose ndryshime në legjislacion, të cilat ia paraqet Këshillit të Ministrave, së bashku me rekomandimet e nevojshme. Gjithashtu ky Këshill ka autorizim që të ndërmarrë nismën ligjore edhe vetë me iniciativën e tij. Mendim i Këshillit mund t’i dërgohet Gjykatës Kushtetuese, Këshillit të Ministrave dhe Presidentit të Republikës.

Sipas këtyre dispozitave, pra kur Gjykata Kushtetuese shqiptare ushtron kontrollin abstrakt të akteve juridike, ka një organ brenda Kuvendit që kujdeset për zbatimin e vendimeve të gjykatës, i cili është – Këshillin për Legjislacionin, si dhe mundësia që i është dhënë Gjykatës Kushtetuese që ajo të përcaktojë vetë organin që do të ngarkohet për zbatimin e vendimeve të saj, madje edhe për mënyrën e ekzekutimit.

Përgjithësisht, jo vetëm aktgjykimet e shteteve përbrenda shteteve, por gjithashtu edhe zbatimi i vendimeve të GjEDNj është një aktivitet kompleks ligjor që përfshin aktorë të ndryshëm në nivelet kombëtare dhe europiane. Madje mund të thuhet se secili shtet ka zgjedhur mënyrën e vet për të rregulluar përgjegjësinë dhe llogaridhënien e aktorëve të ndryshëm kombëtar gjatë zbatimit të vendimeve të GjEDNj 314.

Në këtë kuadër, mund të hedhim një vështrim mbi nivelin e zbatimit të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese shqiptare, nëse ka patur rekomandime nga Këshilli i Legjislacionit për analizat dhe diskutimet lidhur me efektet e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për legjislacionin, nëse mendimet e Këshillit janë dërguar në Gjykatën Kushtetuese Shqiptare, si

                                                       313 Ligji Nr. 8577, datë 10.2.2000, Për organizmin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, Neni, 81, Ekzekutimi i vendimeve. 314 Lupusor. Irina, Implementation of Judgment of the Europian Court of Human Rights as a Tool to Establish a “Language of Law: The case of Moldavia; Europian Yearbook on Human Rights 2011, Viena/Grac 2011, f. 417, 418. Autorja gjithashtu ka theksuar se meqë nuk ekziston një recetë universale për zbatimin e aktgjykimeve të gjykatës, shtetet zakonisht adoptojnë strategji nga rasti në rast ose gradualisht krijojnë mekanizma dhe procedura kombëtare për këtë qëllim.

Page 135: TEMA E DOKTORATURES MBROJTJA KUSHTETUESE E TË …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/...4 shteti demokratik, që bazohet dhe respekton vlerat më të mira të demokracisë,

 

133  

dhe ceshtje të tjera që lidhen me këto procedura. Përgjigje e këtyre ceshtjeve mund ti gjejmë në “Studim të drejtorisë së studimeve të gjykatës shqiptare”315, (më poshtë me termin “studimi”). Gjithmonë sipas “studimit”, praktika e gjykatës kushtetuese shqiptare nuk pa patur rezistencë në ekzekutimin e vendimeve që kanë shfuqizuar ligje ose aktet normative, por në raste të veçanta dhe të pakta ka patur qëndrime të kundërta kur ato nuk janë zbatuar. Por, zbatimi i vendimeve të gjykatës kushtetuese, kur objekt shqyrtimi i tyre kanë qenë mbrojtja e të drejtave të njeriut, e sidomos tek ato të shfuqizimit të vendimeve gjyqësore të kundërshtuara nga individët për shkelje të drejtave të tyre kushtetuese në procesin e rregullt ligjor, paraqet një kapitull të tërë problematikash që lidhen me detyrueshmërinë e zbatimit.

Pra dy gjykatat tona, pothuajse kanë pasur të njëjtin fat, në çështjen e ekzekutimit të vendimeve të gjykatës kushtetuese. “Studimi” i praktikave shqiptare dhe analiza e zbatimit të vendimeve të gjykatës kushtetuese kosovare, gjithsesi konfirmon faktin se, pavarësisht kundërshtimeve dhe përballjes me mosekzekutim, këto Gjykata kanë qenë të suksesshme në zbatimin e vendimeve të tyre.

Gjykata kosovare, në vitet e para të punës së saj, gëzoi autoritet të jashtëzakonshëm karshi autoriteteve tjera publike brenda vendit, por edhe në raportimet ndërkombëtare ajo u pasqyrua si institucion primar me sukseset e para të punës së tij.

Për më tepër, duke dashur të përmbledhim ose për të ilustruar ndikimin e fuqishëm të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, madje edhe atëherë kur nuk ka patur një vendim përfundimtar, ose kur nuk është marrë aktgjykim për kërkesën individuale, mund të përmendim vendimin e saj të parë e që lidhet me vendosjen e masës së përkohshme. Ky vendim jo vetëm mbrojti të drejtat e njeriut, por ai pati ndikim edhe në vetë sistemin politik, ekonomik dhe social të Kosovës. Për më tepër, vendimi nuk kishte vetëm efekt juridik për parashtruesin si individ ose efektin “inter partes”, por kishte edhe efektin “erga omnes”. Ky ishte rasti KI 11/09316, Tomë Krasniqi kundër Radiotelevizionit të Kosovës(RTK) dhe                                                        315 Raport i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë: Drejtoria e Studimeve, Studim mbi procesin e ekzekutimit të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, Qershor, 2008, i prezantuar në Seminarin e Punës me temë: “Ekzekutimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese”, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës dhe Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, organizuar nga dy gjykatat homologe, në bashkëpunim me Fondacionin Gjerman Hanns Seidel, në Prishtinë, dt. 5 nëntor 2012; Për më tepër, ky studim kishte krahasuar edhe praktikat e gjykatës kushtetuese të Italisë dhe Gjermanisë, pjesë të këtij studimi që lidhet me arsyetimin e mungesës së organeve të veçanta që do të merreshin me zbatimin e vendimeve të gjykatës kushtetuese, po i theksojmë: a) prof. Herman Shfarc, institucionet dhe organet administrative duhet që t’u binden vendimeve të gjykatave, nuk duhet ti ndryshojnë këto vendime dhe nuk duhet vonuar në ekzekutimin e tyre; b) prof. Josef Isensee, ndryshimi me organet e tjera shtetërore gjykata kushtetuese është e pafuqishme të ekzekutojë vetë vendimet e saj dhe se ky proces mbetet në dëshirën e mirë të organeve shtetërore e shtetasve për ti respektuar vendimet; c) prof. Klaus Finkelburg, njëherësh edhe pjesë e trupit gjykues kushtetues në pozitën e Kryetarit të gjykatës kushtetuese të Berlinit, kishte theksuar që për realizimin praktik të vendimeve nuk ka nevojë për ekzistimin e një trupi ose organi të veçantë që do të kujdeset në ekzekutimin e vendimeve por ato duhet të pranohen dhe respektohen pa ekzekutim. Sipas tij qeveria apo parlamenti që injoron një vendim të gjykatës kushtetuese shkel kushtetutën dhe rendin kushtetues. 316 Vendim, Masë e Përkohshme /MP/ Rasti KI 11/09, Tomë Krasniqi vs RTK dhe KEK, Akti nr.01/09 MP, 16 tetor 2009.

Page 136: TEMA E DOKTORATURES MBROJTJA KUSHTETUESE E TË …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/...4 shteti demokratik, që bazohet dhe respekton vlerat më të mira të demokracisë,

 

134  

Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK). Në fakt caktimi i masës së përkohshme konsistonte në ndalimin e arkëtimit të 3.5 eurove nga buxheti personal i parashtruesit të kërkesës. Masa e përkohshme e vendosur nga Gjykata nuk gjeti zbatim vetëm ndaj tij, edhe pse vetëm ai e kishte kërkuar, por ndaj gjithë atyre që paguanin 3.5 euro më tepër në llogari të RTK-së, në faturat e KEK-ut. Në këtë rast Gjykata Kushtetuese kishte rekomanduar që Kuvendi i Kosovës duhet të rishikonte natyrën e dispozitës ligjore të kundërshtuara, e cila lidhej me detyrimin e parapagimit të 3.5 eurove për RTK-në. Sipas vlerësimeve tona, Gjykata në këtë rast kishte ushtruar kontrollin abstrakt të kushtetueshmërisë së dispozitave ligjore, dhe kishte mbrojtur edhe interesin personal të individit, i cili kishte parashtruar kërkesën. Në fakt kërkesa e individit ishte kërkesë individuale, por ajo lidhej edhe me një interes publik. Edhe në arsyetimin e gjykatës, ishte sqaruar se kjo kërkesë nuk ishte “actio popularis”, por kërkesë individuale që mbronte të drejtat e parashtruesit dhe mbronte edhe një interes publik si tërësi. E veçanta ishte se kërkesa i plotësonte kërkesat e dispozitave kushtetuese për tu trajtuar dhe shqyrtuar nga gjykata kushtetuese si kërkesë individuale, por efekti juridik i vendimit ishte “erga omnes”. Në literaturën juridike, actio popularis njihet si një tjetër ankim me natyrë kushtetuese, që mund të paraqitet nga individi pa asnjë kufizim317.

- Disa karakteristika të veçanta të vendimeve - efektet juridike të tyre

Në realitet, ashtu siç kemi theksuar se kontrolli kushtetues mund të jetë apriori, ose paraprak, atëherë vet ky kontroll ndalon ose nuk lejon që akti i caktuar normativ të prodhojë efekt juridik. Situatë krejtësisht tjetër kemi tek kontrolli represiv- ex post “ i cili për shkak të natyrës që paraqet, shpesh lë çështje kushtetuese, të cilat mbetën të pazgjidhura ... efektet e vendimit të gjykatës kushtetuese nuk janë me karakter ex tunc, ai nuk mund të zgjidhë e as ti futet rregullimit të pasojave, të cilat janë krijuar dhe ezauruar me kohë”. 318 Këto karakteristika të veçanta, janë të përcaktuara në dispozitat 65 dhe 66319, e më konkretisht: “Nëse Gjykata përcakton se dispozita të caktuara të instrumentit normativ nuk janë në pajtim me Kushtetutën, ajo do t’i shpallë ato dispozita të pavlefshme” dhe “ Gjykata shpall tërë ligjin, aktin, rregulloren ose statutin komunal të pavlefshëm, në rast se përcakton se instrumenti normativ nuk përmbush qëllimin legjislativ ose përndryshe i pakuptimtë pa dispozitat të cilat janë përcaktuar të jenë në kundërshtim me Kushtetutën”. Ndërsa dispozita 66 parashikon se: “Legjislacioni sekondar dhe aktet administrative që janë nxjerrë në bazë të dispozitës së ligjit, rregullores ose statutit komunal që është shfuqizuar nga Gjykata nuk zbatohen që nga data e hyrjes në fuqi të aktgjykimit”. Gjithashtu “nëse Gjykata ka nxjerrë një vendim për një ceshtje penale, në bazë të dispozitës së ligjit, rregullores ose statutit komunal që është shpallur jo kushtetues, personi kundër të cilit është nxjerrë vendimi mund të rishikimin e procedurave në cështjen e tij penale.”

                                                       317 Shih S.Sadushi, Drejtësia Kushtetuese në zhvillim, fq. 312, Tiranë 2012. 318 Sadushi, Sokol, Kontrolli Kushtetues, Tiranë, 2004, f. 67, 319 Rregullore e punës së Gjykatës Kushtetuse tëRepublikës së Kosovës, e cit.

Page 137: TEMA E DOKTORATURES MBROJTJA KUSHTETUESE E TË …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/...4 shteti demokratik, që bazohet dhe respekton vlerat më të mira të demokracisë,

 

135  

Këto dispozita lidhen me efektet e vendimeve të gjykatës kushtetuese, të cilat janë të karakterit ex post.

Vendimet e gjykatës kushtuese kanë efekt juridik “erga onmens”, te kontrolli abstrakt i ligjeve (kontrolli a posteriori), te rishikimi i drejtpërdrejtë i akteve ligjore320, efektet e vendimeve në procedurën abstrakte mund të jenë efekte të res judikata, erga omnes ose që kanë fuqinë e ligjit.321 Pra për të përmbledhur atë që gjejmë në literaturën juridiko kushtetuese, në ligje dhe praktikën kushtetuse, mund të theksojmë se vendimet e gjykatës kushtetuese janë vendime përfundimtare, të formës së prerë, të pa ankimueshme, të pa revokueshme, nuk i nënshtrohen rishikimit, res judicata duke qenë pikërisht këto vendime të gjykatës kushtetuese të cilat kanë sjellë dhe kanë nxjerrë në pah se zbatimi i tyre i detyrueshëm.

Gjithashtu, interpretimet që bën Gjykata Kushtetuese në vendimet e veta, i bëjnë të mundur Kushtetutës që të jetë “e gjallë”, e në këtë mënyrë norma kushtetuese bëhet realitet gjatë interpretimit, pra gjatë procesit të vendimmarrjes.322

Në përmbyllje të këtij diskutimi mbi efektin juridik të vendimeve të gjykatës kushtetuese, mund të shkojmë edhe më larg, sepse në mënyrë të veçantë kur vendimet iu dedikohen gjykatave të rregullta përfshirë edhe gjykatën supreme, ato shërbejnë si referim dhe orientim i drejtë për unifikimin e praktikës gjyqësore. Për më tepër ato duhet të shërbejnë edhe si masë parandaluese për mospërsëritjen eventuale të shkeljeve të njëjta apo të ngjashme të të drejtave dhe lirive themelore.

 

4.3. Raportet e ardhshme ndërmjet KEDNj/GjEDNj dhe Gjykatës Kushtetuese të Kosovës

 Kjo pjesë e studimit përqendrohet në Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut

dhe Gjykatën e saj, përkatësisht Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Përveç kësaj, diskutimi i kësaj pjese, në thelb të saj ka marrëdhëniet ndërmjet KEDNj/GjEDNj dhe Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, ndërsa parametrat që masin marrëdhëniet në mënyrë dominuese do të shqyrtohen apo testohen përkundrejt efekteve të gjykimit të GjEDNj sipas GjKK dhe efektit të KEDNj brenda sistemit të brendshëm ligjor të Kosovës. Kriteret e pranueshmërisë vetëm sa do të përmenden (touched upon), meqë Kosova nuk është palë nënshkruese e Konventës dhe anëtare e Këshillit të Evropës.

Në kontekstin Evropian, mbrojtja e të drejtave të njeriut realizohet përmes tri dimensioneve kryesore. I pari duke i referuar çështjet e të drejtave të njeriut në sistemin e

                                                       320 Sadushi, Sokol, Kontrolli Kushtetues, e cit., f. 76, 321 Traja, Kristaq, Drejtësia Kushtetuese, Tiranë, 2000, f. 108. 322 Zaganjori. Prof. dr. Xhezair, Vorpsi. Dr.Arta, Biba.Ma.Denar, Parime Kushtetuese dhe të Drejta Themelore në Jurispurdencën e Gjykatës Kushtetuese, Tiranë, 2012, f. 100, 101.

Page 138: TEMA E DOKTORATURES MBROJTJA KUSHTETUESE E TË …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/...4 shteti demokratik, që bazohet dhe respekton vlerat më të mira të demokracisë,

 

136  

Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë.323 Është e rëndësishme të theksohet se mbrojtja e të drejtave të njeriut në OSBE nuk realizohet përmes normave juridike detyruese, siç është rasti me KEDNj, por përmes ndërthurjes së çështjeve respektive të sigurisë, kontrollit të armëve dhe liberalizimit të raporteve tregtare me të drejtat e njeriut. Në këtë mënyrë, sistemi është si një shtytës për influencimin e shteteve për një mbrojtje sa më të mirë të të drejtave të njeriut në aspektin e brendshëm.324 Kjo realizohet duke përshtatur angazhimet politike ndërmjet palëve me qëllim që të referojnë çështjet e të drejtave të njeriut. Lidhur me këtë, Zyra për Institucione Demokratike dhe të Drejta të Njeriut (ODIHR) ka luajtur një rol kyç në ndërtimin e institucioneve demokratike në shtetet e Evropës Qendrore dhe Lindore në fushën e lirisë së zgjedhjeve dhe lirisë së mediave si një pjesë integrale e konceptit të të drejtave të njeriut.

Dimensioni i dytë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Evropës është ngritur dhe konsoliduar me themelimin e Bashkimit Evropian. Posaçërisht në kontekst të Bashkimit Evropian, inkorporimi i Kartës së të Drejtave Themelore me fuqi detyruese përmes Traktatit të Lisbonës, jo vetëm që ka ndryshuar vetë strukturën ose tërë “arkitekturën” e Bashkimit Evropian, por i ka dhënë një drejtim të ndryshëm trajtimit të të drejtave të njeriut.

Dimensioni i tretë për referimin e çështjeve të të drejtave të njeriut është përmes Këshillit të Evropës,325 në kuadër të të cilit janë ngritur dhe ushtrojnë veprimtarinë e tyre KEDNj dhe GjEDNj. Prandaj, konsiderojmë se shtegu prej tri dimensionesh dëshmon që, në kontekstin e burimeve të të drejtave të njeriut, sistemi evropian është i përzier, por më i dalluari është sistemi përmes Këshillit të Evropës. Veçoritë kyçe të marrëdhënieve ndërmjet KEDNj/GjEDNj në njërën anë, dhe GjKK në anën tjetër përfshijnë të drejtat dhe liritë e mbrojtura në kuadër të të dyja organeve.

 

4.3.1. Efekti i KEDNj brenda rendit juridik të Kosovës

 Shumë studiues e përshkruajnë rëndësinë e KEDNj në mënyra të ndryshme dhe i japin

rolin qendror në mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Në këtë kontekst po veçojmë një trajtim përshkrues dhe kuptimplotë të Michael Boyle, i cili ka theksuar se:

“Duket se sot ekziston një pajtim unanim në Evropë se Konventa Evropiane mbi të Drejtat e Njeriut (KEDNj) është një nga zhvillimet më të rëndësishme në historinë ligjore evropiane si dhe një e arritur e madhe e Këshillit të Evropës. Ngritja e autoritetit të Gjykatës

                                                       323 OSBE është themeluar në Helsinki në 1975, dhe deri në mars 2013, ka 57 shtete pjesëmarrëse nga Evropa, Azia Qendrore dhe Amerika Veriore. Për më tepër shih portalin ueb: http://www.osce.org/who/83, last accessed on March 27, 2013. 324 Cristian Benete, The OSCE And the problem of Human Rights, Society and Politics, Vol.5, No.1(9)/April 2011, p. 102-104. 325 Këshilli i Evropës, u themelua në vitin 1949, dhe ka 47 shtete anëtare, për më tepër shih portalin ueb: Council of Europe.

Page 139: TEMA E DOKTORATURES MBROJTJA KUSHTETUESE E TË …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/...4 shteti demokratik, që bazohet dhe respekton vlerat më të mira të demokracisë,

 

137  

Evropiane për të Drejtat e Njeriut është përshkruar si njëri nga fenomenet më të shquara në historinë e të drejtës ndërkombëtare, ndoshta në historinë e të gjitha të drejtave.”326

Nga kjo, shihet se efekti i dispozitave të KEDNj ka qenë i gjerë dhe bashkë me GjEDNj ato do të vazhdojnë të jenë faktorët më të rëndësishëm në sistemet ligjore të brendshme të palëve anëtare të Këshillit të Evropës, por pa përjashtuar këtu edhe shtetet jo anëtare që janë ngarkuar me detyrimin që ta aplikojnë atë. KEDNj është një mjet i harmonizimit të të drejtave të njeriut në sistemet ligjore nacionale327 dhe kështu si një mënyrë e përçimit të të drejtave të njeriut në ligjin evropian të përbashkët për të gjitha shtetet. Përgjithësisht, duke u bazuar edhe në literaturën e cila trajton çështjet e të drejtave të njeriut në Evropë, mund të arrijmë në konkluzionin e përgjithshëm se KEDNj merr pozicionin e statusit superior brenda sistemit juridik të shtetit dhe se KEDNj është instrumenti më i rëndësishëm kundrejt të gjitha akteve të tjera juridike.

Shikuar nga një perspektivë më e gjerë, inkorporomi specifik i KEDNj, si dhe hierarkia e KEDNj në sistemin gjyqësor vendor, është parashikuar në Kushtetutat e shteteve të veçanta. Sigurisht që kjo varet krejtësisht nga metoda e aplikimit që përdoret në përputhje me zbatueshmërinë e ligjeve të traktatit ndërkombëtar në sistemin juridik të brendshëm ose rendin vendor, qoftë ajo qasje moniste ose dualiste.

Duke qenë se Republika e Kosovës nuk është ende anëtare e Këshillit të Evropës, mund të shikohet si një avantah fakti se si një shtet, i cili nuk është palë nënshkruese e Konventës, është i vendosur të respektojë dispozitat që janë parashikuar në të. Kjo është rregulluar në mënyrë parësore përmes KEDNj dhe Protokolleve të saj, të cilat janë zbatuar dhe kanë fituar pozitë superiore pas hyrjes në fuqi të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Në këtë mënyrë, në frymën e nenit 22 të Kushtetutës së Kosovës, KEDNj ka zbatueshmëri të drejtpërdrejtë dhe prodhon efekte të drejtpërdrejta. Por kjo nuk është e tëra, sepse në raport me dispozitat ligjore, Konventa ka fituar pozicion më të lartë, madje edhe në raport me dispozitat kushtetuese. Qëllimi i Nenit 22 të Kushtetutës është i konfirmuar edhe në rastet e gjykuara nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës.328 Kjo gjykatë, në vendimin e saj për rastin KO 01/09, ka theksuar jo vetëm pozitën dhe rolin e KEDNj në rendin juridik të brendshëm, por edhe zbatueshmërinë e saj, dhe qartazi ka vënë në pah se:

KEDNj dhe Protokollet e saj, siç është thënë më lartë, janë inkorporuar brenda së drejtës në Kosovë në nivelet kushtetuese, dhe ju është dhënë prioritet mbi dispozitat e ligjeve dhe akteve të tjera të institucioneve publike. Kjo gjykatë duhet të interpretojë Kushtetutën dhe Konventën në mënyrë plotësuese, duke mbajtur mend domosdoshmërinë e mbrojtjes së të

                                                       326 Michael Boyle "On Reforming the Operation of the European Court of Human Rights" [2008] EHRLR 1. 327 Titus CorlăŃean, “Considerations regarding the authority of the European Convention on Human Rights and fundamental freedoms and of the European Court on Human Rights jurisprudence on the national Law systems in some of the member states”, Law Reviw, Volum I, Issue 4, Oct.-Dec. 2011, p.1. 328 Shih Constitutional Court of the Republic of Kosovo, Ćemailj Kurtisi, v. The Municipal Assembly of Prizren, case no Case No. KO 01/09, judgment of 18 March , 2010, paragrafin 34. , available at http://www.gjk-ks.org/repository/docs/ko_01_09_Ven_ang.pdf., accessed on March 27, 2013.

Page 140: TEMA E DOKTORATURES MBROJTJA KUSHTETUESE E TË …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/...4 shteti demokratik, që bazohet dhe respekton vlerat më të mira të demokracisë,

 

138  

drejtave dhe lirive themelore të përcaktuara në të dyja. Shumë vende të Europës që kanë dalë nga regjimet totalitare gjatë viteve të fundit kanë miratuar standarde evropiane për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Kosova ka bërë të njëjtën gjë. Sistemi ynë është sistemi i së drejtës kushtetuese, i bazuar në parimet e barazisë, respektimit të të drejtave të njeriut, si dhe zbatimit e sundimit të ligjit.”329

Interpretim i ngjashëm është theksuar nga një trup gjykues i përzier i gjyqtarëve të EULEX-it në rastin penal të Arben Krasniqi et al.330, gjatë interpretimit të Nenit 156 (2) të Kodit të Procedurës Penale të Kosovës (KPPK) në mbështetje të KEDNj. Si rrjedhim, efekti i Nenit 156 (2) të KPPK duhet të jetë në lidhje me dispozitat e KEDNj dhe me jurisprudencën e GjEDNj. Gjithashtu, trupi i përzier i gjyqtarëve të EULEX, ka vendosur, po citojmë:

“Neni 22 i Kushtetutës e bën KEDNj direkt të aplikueshme në sistemin juridik të Kosovës. Gjithashtu Neni 53 i Kushtetutës së Kosovës kërkon që “të drejtat dhe liritë themelore të njeriut të garantuara me Kushtetutë interpretohen në mënyrë konsistente me aktgjykimet e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut”... Prandaj, trupi gjykues duhet të interpretojë Nenin 156 (2) të KPPK “mundësia për të sfiduar” në përputhje me të gjeturat e GjEDNj.”331

Në mënyrë të mirëfilltë mund të argumentohet se jo vetëm Gjykata Kushtetuese e Kosovës është e detyruar të zbatojë dispozitat e KEDNj, por edhe gjykatat e niveleve të tjera, duke përfshirë edhe zbatimin e praktikave gjyqësore të GjEDNj. Pra, sidomos gjykatat e tjera në Kosovë mund të aplikojnë dispozitat e KEDNj në përpjekje për të ofruar një interpretim të saktë të KEDNj dhe një shpjegim të mirëfilltë të dispozitave të ligjeve të brendshme. Kushtetuta e Kosovës, e cila hyri në fuqi më 15 qershor 2008, nuk është i vetmi dokument që përcakton pozitën e KEDNj në sistemin juridik të Kosovës.332 Ekzistojnë po ashtu edhe dy dokumente të tjerë, të cilat në një mënyrë ose tjetrën, e bëjnë KEDNj si një pjesë integrale të sistemit juridik të Kosovës. Këto akte janë Propozimi Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës i datës 16 mars 2007, i propozuar nga i Dërguari Special i Kombeve të Bashkuara për Kosovën, gjithashtu e njohur si Pako e Ahtisaarit333, si dhe Deklarata e Pavarësisë e Kosovës.334 Si parim kryesor, rëndësia e këtyre dy dokumenteve qëndron në faktin e njohjes dhe miratimit të të drejtave nga akte historike dhe normative të perspektivës ndërkombëtare, si dhe në përputhje të plotë me KEDNj. Ia vlen të përmendet fakti se detyrimi për të zbatuar

                                                       329 Constitutional Court of the Republic of Kosovo, Ćemailj Kurtisi, v. The Municipal Assembly of Prizren, case no Case No. KO 01/09; Judgment, of 18 March , 2010, para 40. 330 Case P No. 425/11, case against Arben Krasniqi et al., Ruling on admissibility of Agim Zogaj’s statements and diaries (also known as witness X), District Court of Pristina , 21 March 2012. 331 Case Arben Krasniqi et al., supra note 7, at para. 27. 332 Snezhana Botusharova, “The Constitutional Court of Kosovo and the European Court of Human Rights”, in E. Hasani, P, Paczolay and M, Riegner (eds), Constitutional Justice in Southeast Europe, Constitutional Courts in Kosovo, Serbia, Albania, and Hungary between Ordinary Judiciaries and the European Court of Human Rights, p. 73. 333 United Nations docs, S/2007/168/Add.1, 26 March, 2007, available at http://www.unosek.org/docref/Comprehensive_proposal-english.pdf, accessed on 28 March 27, 2013. 334 See at http://www.assembly-kosova.org/?cid=2,128,1635, accessed on March 27, 2013

Page 141: TEMA E DOKTORATURES MBROJTJA KUSHTETUESE E TË …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/...4 shteti demokratik, që bazohet dhe respekton vlerat më të mira të demokracisë,

 

139  

KEDNj, pas përfundimit të konfliktit të armatosur në Kosovë në vitin 1999, përmendet për herë të parë në Rregulloren e UNMIK-ut për Ligjin në Kosovë, nr. 1999/24, dt. 12 dhjetor 1999, e cila në nenin 1 ndër të tjera ka parashikuar se ”gjatë ushtrimit të funksioneve të tyre, të gjithë personat me detyra publike ose që mbajnë pozita publike duhet të respektojnë standardet e njohura ndërkombëtare të të drejtave të njeriut siç pasqyrohen veçanërisht edhe në Konventën Evropiane për mbrojtjen e të drejtave dhe të lirive themelore të njeriut të 4 nëntorit 1950 dhe Protokollet e saj”. Më pas kjo është përfshirë edhe në Kornizën Kushtetuese për Vetëqeverisje në Kosovë, përmes Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë në vitin 2001, e parashikuar në mënyrë specifike në Kapitullin 3, neni 3.2. Ndërsa e ashtuquajtura Pako e Ahtisaarit, në mes tjerash u bën thirrje institucioneve në Kosovë që të ndërmarrin hapat e nevojshëm për të garantuar të drejtat e përfshira në KEDNj.335 Kjo dispozita përcaktojnë strukturën për Kushtetutën e Kosovës për të qenë ën përputhje me instrumentet ndërkombëtare që duhen inkorporuar në Kushtetutën e ardhshme, të cilat janë tashmë të renditura në nenin 22 të Kushtetutës në fuqi. Po ashtu Deklarata e Pavarësisë së Kosovës e ka bërë Pakon e Ahtisaarit ligjërisht të detyrueshme përmes paragrafëve të saj. Në mënyrë më specifike, angazhimet e ndërmarra në paragrafin 4 dhe 5, për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave themelore të përcaktuara nga KEDNj, në përputhje me Pakon e Ahtisaarit dhe pastaj në paragrafin e fundit të Deklaratës së Pavarësisë, parashikojnë që “Kosova do të marrë përsipër ligjërisht që të jetë në përputhje me dispozitat e cekura në Deklaratë, përfshirë, veçanërisht, obligimet që dalin për të nga Pako e Ahtisaarit.”336

Sa më sipër, mund të argumentohet se lëvizjet e reja politike ishin forcë nxitëse për udhëzimet pasuese të Kushtetutës së Kosovës të vitit 2008. Kjo nuk la hapësirë tjetër përveç se të përshtatet dhe të përfshihen udhëzimet e Pakos së Ahtisaarit dhe angazhimet e Deklaratës së Pavarësisë në Kushtetutën më të re të Evropës. Aktualisht Pako e Ahtisaarit është përfshirë në nenin 143.337 Në të vërtetë leximi dhe interpretimi i këtij neni ngrit çështjen e hierarkisë ndërmjet aktit dhe vetë tekstit të Kushtetutës.338

Deri në këtë pikë, një konkluzion i thjeshtë tregon se KEDNj ka rëndësi praktike në sistemin juridik të Kosovës. Gjithashtu, një besueshmëri e lartë është ndërtuar dhe shkëmbyer midis sistemit juridik të Kosovës dhe KEDNj. Por prapë, kur diskutojmë për ndikimin e KEDNj në sistemin e brendshëm juridik të Kosovës, çështja e zbatueshmërisë së KEDNj në sistemin e Kosovës kërkon më shumë shqyrtim dhe vëmendje. Mënyra e pranimit të dokumenteve ndërkombëtare në Kosovë mund të shikohet nga dy drejtime të ndryshme. I pari                                                        335 United Nations docs, S/2007/168/Add.1, 26 March, 2007, Article 2.1. 336 Për më tepër shih paragrafin 12, te Deklarata e Pavarësisë së Kosovës, 17 shkurt 2008, 337 Për më tepër shih Kushtetuta e Republikës së Kosovës, e cit, neni 143. 338 Për më tepër shih diskutimin e kësaj cështje te: Snezhana Botusharova, “The Constitutional Court of Kosovo and the European Court of Human Rights”, në E. Hasani, P, Paczolay and M, Riegner (eds), Constitutional Justice in Southeast Europe, Constitutional Courts in Kosovo, Serbia, Albania, and Hungary between Ordinary Judiciaries and the European Court of Human Rights, p. 74-76; dhe te Robert Muharremi, “The European Union Rule of Law Mission in Kosovo (EULEX) from the Perspective of Kosovo Constitutional Law”, ZaöRV 70 (2010), f. 357-379.

Page 142: TEMA E DOKTORATURES MBROJTJA KUSHTETUESE E TË …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/...4 shteti demokratik, që bazohet dhe respekton vlerat më të mira të demokracisë,

 

140  

është përçuar përmes Nenit 19 të Kushtetutës së Kosovës, por kjo vetëm në instanca e marrëveshje të ratifikuara ndërkombëtarisht për çështjet e parashikuara në Nenin 18 (1) (1-4). Pas mbylljes së procesit të ratifikimit, ato do të bëhen ligjërisht të detyrueshme dhe do të kenë superioritet kundrejt ligjeve të Republikës së Kosovës339. Në anën tjetër, instrumentet e parashikuara në nenin 22 kanë të njëjtën pozitë, por me dallimin e vetëm të të qenit direkt të aplikueshme pa ratifikim. Thënë shkurt, për çështjet e parashikuara në Nenin 18, procesi i ratifikimit duhet të bëhet përmes Parlamentit të Kosovës, por ky nuk është rasti për dokumentet e cituara në nenin 22.

Në këtë kuptim, struktura kushtetuese e Kosovës, për shumë autorë340 që diskutojnë lidhur me këtë çështje, nënkupton miratimin e qasjes moniste në përcaktimin e marrëdhënieve ndërmjet të drejtës ndërkombëtare dhe ligjit kombëtar. Por cila është mënyra e qasjes dhe transformimit në të drejtën kushtetuese të Kosovës, në përputhje me të drejtat e njeriut ashtu siç janë parashikuar në KEDNj? Nga këndvështrimi kushtetues, dispozita më esenciale në këtë aspekt është padyshim neni 22, i cili është në përputhje të plotë me qasjen moniste. Ndërsa, jurisprudenca e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës aplikon qasjen moniste pa dhënë ndonjë sqarim eksplicit, në vend të dhënies së efektit direkt të aplikimit të saj në sistemin juridik të Kosovës.341 Lidhja e ngushtë dhe ndërthurja me nenin 53, si dhe dhënia e efektit të saj në praktikën gjyqësore të Strasburgut, vetëm fuqizojnë argumentin se qasja apo teoria moniste është akomoduar në mënyrë të duhur në sistemin e brendshëm juridik të Kosovës. Efekti i nenit 53 do të trajtohet në më shumë detaje në seksionin në vijim.

 

4.3.2. Zbatimi i KEDNj për palët joanëtare të Konventës

 Republika e Malit të Zi është anëtari i 47-të i Këshillit të Evropës, ndërsa pritet që

shteti tjetër drejt asaj rruge, në një moment të caktuar, do të jetë Kosova. Nga sa më sipër, duhet theksuar se KEDNj është ligjërisht e detyrueshme vetëm për shtetet anëtare në të. Në këtë moment, një argument tjetër që meriton vëmendje është gjetja e argumenteve të tjerë përs ai përket zbatimit të KEDNj për palët-shtetet jonënshkruese siç është rasti i Kosovës. KEDNj si një instrument rajonal garanton të drejta civile dhe politike. Veçanërisht në preambulë parashikohet shprehimisht se: “Pasi të jetë zgjidhur, qeveritë e shteteve evropiane, të cilat kanë qëndrime të harmonizuara dhe kanë trashëgimi të përbashkët të traditave politike,

                                                       339 Constitution of the Republic of Kosovo, article 19 (2). 340 Visar Morina, Fisnik Korenica and Dren Doli, “The relationship between international law and national law in the case of Kosovo: A constitutional perspective Int J Constitutional Law (2011) 9(1): 274-296. 341 Constitutional Court of the Republic of Kosovo, Ćemailj Kurtisi, v. The Municipal Assembly of Prizren, case no Case No. KO 01/09, judgment of 18 March , 2010, para 40.

Page 143: TEMA E DOKTORATURES MBROJTJA KUSHTETUESE E TË …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/...4 shteti demokratik, që bazohet dhe respekton vlerat më të mira të demokracisë,

 

141  

idealeve, lirive dhe sundimit të ligjit, të ndërmarrin hapat e parë për zbatimin kolektiv të të drejtave të caktuara të parashikuara në Deklaratën Universale.”342

Nga një perspektivë më e gjerë, disa autorë pohojnë se nuk ekziston një “e drejtë europiane e njeriut”, por vetëm të drejta universale, ekziston sistemi “europian” i mbrojtjes së këtyre të drejtave.”343 Duke përqafuar këtë koncept, dispozitat e KEDNj, si të tilla janë të zbatueshme në rendin e brendshëm juridik të Republikës së Kosovës. Me fjalë të tjera, Konventa është një dokument për mbrojtjen e të gjithë njerëzve, pavarësisht kombësisë ose shtetësisë. Arsyeja e thjeshtë është universaliteti i të drejtave të njeriut. Përtej kësaj, ndërlidhja ne mes të drejtave të njeriut të përfshira në Kushtetutën e Kosovës në njërën anë, dhe universaliteti i të drejtave të njeriut të referuara nga KEDNj, ofron një themel solid të zbatueshmërisë së KEDNj në Kosovë.

Duke shkuar edhe më tej diskutimeve, drejt argumentit të dytë në favor të zbatueshmërisë së KEDNj edhe në shtetet jo anëtare, mund ti referohemi edhe nenit 6 të Traktatit të Lisbonës dhe Kartës së të Drejtave Themelore të Bashkimit Evropian. Ky nen ka hedhur bazat e reja të të drejtave të njeriut në Evropë. Më konkretisht, ky nen parashikon se “Bashkimi njeh të drejtat, liritë dhe parimet e parashikuara në Kartën e të Drejtave Themelore të Bashkimit Evropian të datës 7 dhjetor 2000, të miratuar në Strasburg më 12 dhjetor 2007, i cili do të ketë të njëjtën vlerë ligjore si Traktatet”344. Si rrjedhim, për herë të parë pas një dekade ajo i jep Kartës efekt ligjërisht të detyrueshëm.345 Pra është fakt se një nga burimet kryesore të të drejtave rrjedh nga KEDNj.346 Me fjalë të tjera, përderisa dispozitat e Kartës janë në përputhje dhe harmoni me dispozitat e KEDNj, kuptohet se fusha e veprimit dhe interpretimi i Kartës duhet të jenë në përputhje me KEDNj. Gjithashtu, me pak përjashtime, e drejta e votës e njohur dhe garantuar përmes frymës së nenit 39 dhe 40, vlen vetëm për qytetarët e shtetit të caktuar, pra zbatimi i Kartës në lidhje me të drejtat e tjera të njeriut nuk është e kufizuar vetëm për qytetarët e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian. Për ta sqaruar këtë, Karta mundëson zbatimin e jurisprudencës së GjEDNj, e cila buron nga interpretimet e dispozitave të KEDNj. Kështu që nuk është e nevojshme anëtarësimi në BE-së, për të pretenduar apo pritur zbatimin e dispozitave të Kartës.347 Karta ( Charter of Fundametal Rights of Europian Union, 1950) i referohet termit “çdokush”, dhe kjo është mënyra se si ajo i

                                                       342http://www.echr.coe.int/NR/rdonlyres/D5CC24A7-DC13-4318-B457-5C9014916D7A/0/Convention_ENG.pdf, accessed on March 27, 2013. 343 Kevin Boyle, “The European Experience: the European Convention on Human Rights” June 2009 Victoria University of Wellington Law Review 40 VUWLR 167, p. 168. 344 http://www.official-documents.gov.uk/document/cm73/7310/7310.pdf, Article 6 (1) 345 Elspeth Guild, Jean Monnet, “What Fundamental Rights for whose EU Citizens?” p. 4, available at http://ec.europa.eu/education/jean-monnet/doc/ecsa10/guild_en.pdf, accessed on March 29, 2013. 346 Kühling, J ‘Fundamental Rights’ in von Bogdandy, A & J Bast Principles of European Constitutional Law Hart, Oxford, 2010 pp 497 – 514 347 Sonia Morano-Foadi and Stelios Andreadakis, “The Convergence of the European Legal System in the Treatment of Third Country Nationals in Europe: The ECJ and ECtHR Jurisprudenc”, EJIL (2011), Vol. 22 No. 4, 1071–1088, p. 1084.

Page 144: TEMA E DOKTORATURES MBROJTJA KUSHTETUESE E TË …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/...4 shteti demokratik, që bazohet dhe respekton vlerat më të mira të demokracisë,

 

142  

parashikon dhe garanton të drejtat e njeriut në mënyrë të barabartë për të gjithë. Në këtë mënyrë, kjo dëshmon për zbatueshmërinë universale të Kartës.

Përveç kësaj, ndërthurja me nenin 41 të Kartës garanton, brenda kapitullit të të drejtave të qytetarëve, të drejtën mirëadministrimit, duke parashikuar se “secili person ka të drejtë që çështjet e tij ose saj të trajtohen në mënyrë të paanshme, të drejtë dhe brenda një kohe të arsyeshme nga institucionet dhe organet e Bashkimit.” Gjithashtu, termi “secili person” zbatohet në mënyrë të barabartë për çdo njeri pa dallim e diskriminim. Për ilustrim, në rastet e përjashtimit, GjEDNj vlerëson nëse e drejta për të gëzuar jetën, në lidhje me nenin 8 të KEDNj dhe nenin 7 të Kartës, nuk zbatohet në asnjë rast me dallimet e shtetësisë. Si rrjedhim, shqetësimi i vetëm i Gjykatës së Strasburgut është nëse ka shkelje të së drejtës në kuadër të dispozitave të KEDNj. Kjo shkelje mund të jetë rrjedhojë e forcës që përdoret nga shteti për të dëbuar personat në ndonjë vend tjetër, pra duke rrezikuar kështu të drejtën e tyre për jetë private dhe familjare, siç parashikohet në Konventë. Thënë shkurt, ndërthurja e dispozitave të KEDNj dhe të Kartës paraqet një “asimilim të mbrojtjes së vendbanimit për shtetas të caktuar të shteteve të treta në nivelin që u garantohet edhe shtetasve të Bashkimit, eliminon dallimin në aspektin e të drejtave ndërmjet shtetasve të shteteve të treta dhe shtetasve të BE-së në ndonjë shtet.”348

Sidoqoftë, duket e vështirë për të përçuar në mënyrë drejtpërdrejtë të drejta, të cilat janë të garantuara përmes Kartës për ata shtetas, të cilët asnjëherë nuk kanë qenë në ndonjë nga shtetet anëtare të BE-së. Nga ana tjetër, Gjykata Evropiane e Drejtësisë (GjED) mund të ngrejë aplikimin e ligjeve në një kuptim më të gjerë, se sa interpretimi i Kartës në një kuptim më të ngushtë. Në fakt, GjED që nga viti 1974 e deri më tani, ka bërë më shumë se 70 referime specifike në KEDNj, duke i vendosur të drejtat e njeriut në kuadër të së drejtës komunitare.349 Tashmë që Traktati i Lisbonës i ka njohur BE-së statusin e subjektit të jurisprudencës së GjEDNj, Karta shërben si një mjet përmes të cilit integrimi i BE-së ndërthuret në jurisprudencën e GjEDNj dhe nuk lë ndonjë zgjidhje tjetër përveç asaj që Bashkimi Europian ta zbatojë atë. Në këtë aspekt, Neni 52 (3) i Kartës i bën thirrje palëve të përfshira që të shfrytëzojnë KEDNj si standart minimal të mbrojtjes. Në fakt, efekti i Kartës mund të vëzhgohet nga vendimi i GjED në rastin e Kücükdeveci350 në vitin 2010, ku gjykata ka aplikuar parimin e nenit 6 të parashikuar në Traktatin e Lisbonës, si burim i normave të të drejtave të njeriut.351

                                                       348 Ibid, p. 1085. 349 Case 4/73, J.Nold, Kohlen- und Baustoffgroßhandlung v. Commission of the European Communities [1974] ECR. 491. 350 Kücükdeveci v Swedex, Judgment of the Court �(Grand Chamber) of 19 January 2010’, 11 German LJ (2010) 539. 351 See Case 323/08, Mayor Ovidio Rodríguez et others v. Unclaimed estate of Rafael de las Heras Dávila and �Sagrario de las Heras Dávila, Judgment of 10 Dec 2009, not yet reported; Joined Cases 175–179/08, Abdulla and others v. Bundesrepublik Deutschland [2010] ECR I–1493; Case 578/08, Rhimou Chakroun v. Minister van Buitenlandse Zaken [2010] ECR I–1839; Case 407/08 P, Knauf Gips KG, formerly Gebrüder Knauf

Page 145: TEMA E DOKTORATURES MBROJTJA KUSHTETUESE E TË …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/...4 shteti demokratik, që bazohet dhe respekton vlerat më të mira të demokracisë,

 

143  

Pas përcaktimit të lidhjes ndërmjet KEDNj dhe Kartës, mund të argumentohet më tej se Traktati i Lisbonës ndryshoi strukturën e BE-së për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në shumë mënyra. Gjithashtu, përcaktimi i lidhjes së Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut me Gjykatën e saj dhe me Kartën e BE-së do të përcaktojë një hap përpara ndërmjet dy institucioneve, atë të BE-së dhe Këshillit të Evropës. Në mënyrë të qartë, kjo lidhje paraqet gjithashtu një hap të dallueshëm edhe për palët jokontraktuese në KEDNj, të cilat nuk kanë marrë përsipër që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e Konventës mbi fushën e zbatimit të të drejtave të njeriut.

 

4.3.3. Efektet e vendimeve të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës

  Marrëdhënia ligjore ndërmjet GjEDNj dhe gjykatave kombëtare të shteteve anëtare ka

tërhequr vëmendjen e shumë studiuesve të cilët diskutojnë lidhur me këtë çështje. Tendencat ndërmjet të dyjave kanë qenë të dukshme më shpesh përsa i përket efekteve të vendimeve të GjEDNj të miratuara nga gjykatat kombëtare. Gjykata Kushtetuese e Kosovës nuk bën ndonjë përjashtim përsa i përket efekteve juridike të vendimeve të GjEDNj në rendin e brendshëm të Kosovës. Në fakt, efektet e vendimeve të Gjykatës shkojnë përtej kufijve të Europës, ku, praktikat e saj gjyqësore kanë ndikim në çështjet e përditshme të Kombeve të Bashkuara dhe në organizatat e tjera të të drejtave të njeriut, siç është Komisioni Ndër-Amerikan, Gjykatat Kushtetuese dhe Supreme anembanë botës, të cilat “do të shohin jurisprudencën e Strasburgut si udhëzim dhe ndërthurje në çështjet e të drejtave të njeriut”.352

Në këtë mënyrë, KEDNj dhe gjykimi i GjEDNj kanë formësuar thellësisht rendet ligjore të të gjitha shteteve të saj anëtare. Në mënyrë të ngjashme, influenca e vendimeve të GjEDNj është zgjeruar tek palët jo kontraktuese të Konventës, por që kanë zgjedhur të respektojnë dispozitat e saj. Kosova është një shembull tipik i kësaj të fundit. Përkundrazi, edhe pse vendimi i GjEDNj është i detyrueshëm për shtetet anëtare, dispozitat e Konventës nuk imponojnë detyrime formale për gjykatat kombëtare për t’u dhënë atyre “efekt direkt”.353 Mendim dhe konsideratë pak më ndryshe është se “ neni 13 i KEDNj i garanton çdokujt që pretendon cënim të të drejtave dhe lirive themelore të garantuara në Konventë, që të ketë në dispozicion një mjet ankimimi efektiv në sistemin e brendshëm”.354 Sido që të jetë, Neni 53 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës hap rrugën për efektet e rezultateve të vendimeve të GjKK. Konkretisht, neni 53 përcakton që të drejtat dhe liritë e garantuara në Kushtetutën e

                                                                                                                                                                          Westdeutsche Gipswerke KG v. European Commission, not yet reported; Case 271/08, Commission v. Germany, not yet reported. 352 Michael Boyle "On Reforming the Operation of the European Court of Human Rights" [2008] EHRLR 3. 353 Vep. e cit. e Titus CorlăŃean, p. 1. 354 Vorpsi. Arta, Procesi i rregullt ligjor në praktikën e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, Titanë, 2011, f. 245.

Page 146: TEMA E DOKTORATURES MBROJTJA KUSHTETUESE E TË …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/...4 shteti demokratik, që bazohet dhe respekton vlerat më të mira të demokracisë,

 

144  

Kosovës duhen interpretuar në përputhje me vendimet e GjEDNj. Argumenti bëhet më i fuqishëm duke theksuar vlefshmërinë e paragrafit 1 të nenit 112, i cili e transformon Gjykatën Kushtetuese në autoritetin kompetent për interpretimin përfundimtar të Kushtetutës. Kjo nënkupton faktin se Gjykata Kushtetuese e Kosovës është në të vërtetë e detyruar që tu referohet dhe fuqizojë vendimet e GjEDNj.

Reflektimi i diskutimit të mësipërm është elaboruar qartazi në rastin e Qemailj Kurtishi, në të cilin GjKK është shprehur se “Vendimet që merren nga gjykatat të cilat gjykojnë mbi bazën e parimeve dhe normave të këtyre Konventave, kryesisht Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut me seli në Strasburg, nuk ndihmon vetëm të gjitha gjykata e Kosovës, por edhe organet e tjera shtetërore, përsa u përket interpretimit dhe aplikimit në Kosovë të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.”355 Edhe pse në një shkallë të lartë, zbatueshmëria e jurisprudencës së GjEDNj është mjaft e qartë, por një nivel i tillë nuk është i qartë për fuqinë interpretuese të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. Gjithsesi duhet sqaruar më parë fakti nëse është e detyruar GjKK që të zbatojë plotësisht jurisprudencën e GjEDNj, apo ka kufizime përsa i përket këtij zbatimi. Pra kjo lidhet me faktin e rëndësisë së interpretimit apo hapësirës interpretuese (margine of appreciation) në kontekstin e Kosovës, si dhe mënyrat e aplikimit të këtij koncepti në rrethanat e Kosovës.

Në cilindo rast, gjykatat e të gjitha niveleve si dhe veçanërisht Gjykata Kushtetuese, në shumicën absolute të rasteve të vendosura, i janë referuar vendimeve të GjEDNj për çështje që lidhen me të drejtat e njeriut. Një rast ilustrativ për këtë pikë është rasti i “Imer Ibrahimit dhe 48 ish punonjësve të tjerë të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK)”356, të njohur si rastet e KEK. Shkurtimisht, gjykata u mor me çështjen e shkeljes së pretenduar të së drejtës së pronës të parashikuar në nenin 46 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe nenit 1 të Protokollit 1 të KEDNj, dhe shkeljen e të drejtës për gjykim të drejtë të parashikuar në nenin 31 të Kushtetutës së Kosovës, si dhe në nenin 6 të KEDNj. Gjatë procesit të vendimmarrjes për të dyja çështjet, Gjykata Kushtetuese i referohet jurisprudencës së Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, duke transmetuar dhe implementuar kështu drejtpërdrejtë efektet e vendimeve të GjEDNj në sistemin e brendshëm juridik të Republikës së Kosovës.357

Sistemi bashkëkohor europian i mbrojtjes së të drejtave të njeriut, i shprehur në mënyrë të qartë dhe precize në KEDNj, është bërë tashmë pjesë e sistemeve të brendshme juridike të shteteve në kontinentin europian, duke konturuar kështu parimet kyçe të të drejtave të njeriut. Kosova gjithashtu merr një pozitë të parevokueshme n ëkëtë proces, duke inkorporuar dispozitat e KEDNj dhe parimet e GjEDNj në nenin 22 të Kushtetutës së saj. Neni 53 i Kushtetutës ka një rol të caktuar përsa i pëket pozicionit dhe rëndësisë së KEDNj dhe Gjykatës së saj në sistemin e brendshëm juridik të Kosovës. Në mënyrë më specifike, mund të themi se KEDNj është e privilegjuar në raport me dokumentet e tjera ndërkombëtare të                                                        355 Case No. KO 01/09, judgment of 18 March , 2010, para 34, available at http://www.gjk-ks.org/repository/docs/ko_01_09_Ven_ang.pdf., accessed on March 27, 2013. 356 Case No. KI 40/09, judgment of 23rd June 2010. 357 Case No. KI 40/09, judgment of 23rd June 2010, paras 51-55, 68.

Page 147: TEMA E DOKTORATURES MBROJTJA KUSHTETUESE E TË …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/...4 shteti demokratik, që bazohet dhe respekton vlerat më të mira të demokracisë,

 

145  

renditura në nenin 22. Pasojat e nenit 53, në raport me Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, janë të qarta në përcaktimin e referencës së detyrueshme me praktikën gjyqësore të GjEDNj. Kuptimi qendror i saj është se jurisprudenca e GjEDNj është autoritet detyrimor për interpretimet kushtetuese nga të gjitha institucionet që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në kuadër të rendit të brendshëm juridik të Kosovës. Gjithashtu, neni 53 legjitimon autoritetin e Gjykatës Kushtetuese për tiu referuar jurisprudencës së Strasburgut për një mbrojtje të efektshme të të drejtave të njeriut.

Një efekt tjetër përfitues i referimit të GjKK në jurisprudëncën e GjEDNj, është fakti se përmes këtij referimi dhe aplikimi të normave dhe dispozitave tashmë të konsoliduara në jurisprudencë, Kushtetuta e Kosovës mund të ngrejë jurisprudencën e saj në nivel më të lartë, duke përfituar kështu edhe nga praktikat shtetërore brenda Këshillit të Europës. Gjykata Kushtuese e Republikës së Kosovës po shfrytëzon përparësitë nga standardet e përcaktuara të rishikimit gjyqësor të aplikuara nga GjEDNj. Në anën tjetër, kjo ndihmon edhe në harmonizimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës me “zhvillimet më të fundit të të drejtave europiane të njeriut dhe të kontribuojë në europianizimin e mëtejshëm të së drejtës kushtetuese të Kosovës”.358 Në mënyrë të pamohueshme, kjo qasje do të kontribuojë edhe në një aspekt më të zgjeruar për vetë shtetin e Kosovës, në kuadër të thellimit të proceseve të saj integruese në Bashkimin Europian.

Gjithashtu një ndërveprim i kombinuar për këto dy nene359 ofron një qasje të shtuar për Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, e cila shkon përtej regjimit të mbrojtjes së parashikuar në KEDNj. Në fakt, ky argument është menduar që të përçojë fjalët e KEDNj dhe gjetjet e Gjykatës, si një mundësi për plotësimin e mospërputhjeve për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, duke ditur faktin se Kosova ende nuk është anëtare e Këshillit të Evropës. Gjithashtu, duke mbartur një status më të lartë tek KEDNj se sa ligjet e Kosovës, kjo siguron një status kushtetues të jurisprudencës së GjEDNj. Në të vërtetë praktika gjyqësore e Strasburgut është konstitucionalizuar përmes nenit 53360, i cili pastaj ka implikime të drejtpërdrejta në Kosovë dhe burimet e së drejtës. Në këtë mënyrë nuk është befasuese që roli i Gjykatës Kushtetuese si një mbrojtëse dhe garante e Kushtetutës, konsiston në vendosjen e “urës lidhëse” midis Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Gjithashtu, është e nevojshme të theksojmë se në asnjë mënyrë, nuk mund të pretendohet që qytetarët e Kosovës të kërkojnë mbrojtjen e të drejtave të tyre në Strasburg. Kjo pikë do të

                                                       358 Snezhana Botusharova, “The Constitutional Court of Kosovo and the European Court of Human Rights”, in E. Hasani, P, Paczolay and M, Riegner (eds), Constitutional Justice in Southeast Europe, Constitutional Courts in Kosovo, Serbia, Albania, and Hungary between Ordinary Judiciaries and the European Court of Human Rights, p. 79. 359 Constitution of Republic of Kosovo, Article 22 and 53. 360 Peter Pavlin, “Where Courts Meet: The Effective Protection of the Right to Trial within Reasonable Time in Kosovo in Light of the ECHR and Comparative Experiences in E. Hasani, P, Paczolay and M, Riegner (eds), Constitutional Justice in Southeast Europe, Constitutional Courts in Kosovo, Serbia, Albania, and Hungary between Ordinary Judiciaries and the European Court of Human Rights, p. 95.

Page 148: TEMA E DOKTORATURES MBROJTJA KUSHTETUESE E TË …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/...4 shteti demokratik, që bazohet dhe respekton vlerat më të mira të demokracisë,

 

146  

elaborohet më shumë detaje në vijim, duke iu referuar konkretisht rasteve Saramati dhe Behrami.

 

4.3.4. Sfidat e GJEDNJ dhe Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës

 Deri më tani është e kuptueshme se funksionaliteti i sistemit të Gjykatës së Strasburgut

është i bazuar në dispozitat e KEDNj, të interpretuara nga vetë ajo, ndërsa autoriteti përgjegjës lidhur me punën administrative është Këshilli i Evropës. Fakti që GjEDNj e ka bërë tashmë të njohur se nuk ofron trajtim të ndryshëm për njerëzit që vijnë nga shtete të ndryshme361, bazuar në parimin e shtetësisë, nuk është kriter vendimtar për pranueshmërinë e një kërkese në Gjykatë. Po ashtu, kriteri i pranueshmërisë sipas statistikave zyrtare të të dyja gjykatave, është faktori që rrit numrin e vendimeve të papranueshme, sepse shumica e kërkesave për të dyja gjykatat hidhen poshtë për shkak të mospërmbushjes së kritereve të pranueshmërisë.

Nga kjo rrethanë, kur në njërën anë GjEDNj perceptohet si institucioni më i efektshëm që garanton mbrojtjen e të drejtave të njeriut, ndërsa në anën tjetër GjEDNj po përballet me rritje të jashtëzakonshme të çështjeve për shqyrtim, është një nga sfidat që kjo gjykatë të shqyrtojë çështjet në afate të shkurtra kohore. Nga ky kendvështrim, kjo rrezikon arritjen e të ashtuquajturës “krizë përvijuese me të cilën përballet gjykata”362. Që nga 31 janari 2013, numri total i kërkesave që presin për t’u shqyrtuar ishte 126.850363. Sipas kësaj statistike, më shumë se gjysma e kërkesave që presin për tu shqyrtuar vijnë vetëm nga pesë shtete, si: Rusia (21,6%), Turqia (13,2%), Italia (11,2%), Ukraina (8,3%) dhe Serbia (8,2%). Një sfidë shtesë me të cilën përballet GjEDNj, është shkelja e vendimeve nga ana e shteteve. Sërish, më shumë se gjysma e vendimeve të nxjerra nga Gjykata kishin të bënin me katër shtete të Këshillit të Evropës, e më konkretisht “Turqia (2,295 vendime), Italia (2,021 vendime), Rusia (862 vendime) dhe Franca (773 vendime). Nga numri total i vendime ve që janë nxjerrë prej saj që nga themelimi në vitin 1959, në më shumë se 83% të rasteve, Gjykata ka konstatuar të paktën një shkelje të Konventës nga ana e shtetit përkatës”364. Mbi bazën e këtyre statistikave, Gjykata nuk është treguar tërësisht indiferente, pasi ka ndërmarrë hapa konkretë për reformimin e GjEDNj.365 Këta hapa i ka ndërmarrë si përpjekje për të përballuar të paktën sfidat e para të paraqitura për shkak të mosekzekutimit të vendimeve të saj. Sidoqoftë, GjEDNj sipas mendimit tonë mbetet “mjeti” më i përshtatshëm për individët që u janë shkelur

                                                       361 Sonia Morano-Foadi and Stelios Andreadakis, “The Convergence….”, vep. e cit. f./ p. 1087. 362 Michael Boyle "On Reforming the Operation of the European Court of Human Rights" [2008] EHRLR 3. 363 European Court of Human Rights available at http://www.echr.coe.int/NR/rdonlyres/70EB5DB7-1491-4629-AA7C-8BA70A318037/0/Pendingapplications_affairespendantes31012013.pdf, accessed on March 30, 2013. 364 Ibid. 365 Lidhur me këtë shih më shumë në portal të Kshillit të Evropës : “Reform of the European Court of Human Rights - To ensure its effectiveness” http://hub.coe.int/en/web/coe-portal/what-we-do/human-rights/reform-of-the-european-court?dynLink=true&layoutId=16&dlgroupId=10226&fromArticleId=, accessed on April 3rd, 2013.

Page 149: TEMA E DOKTORATURES MBROJTJA KUSHTETUESE E TË …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/...4 shteti demokratik, që bazohet dhe respekton vlerat më të mira të demokracisë,

 

147  

të drejtat dhe liritë themelore të tyre, me qëllim që viktimat të mund të kompensohen moralisht dhe materialisht.

Por rastet e tjera, për të cilat është vendosur mospranimi i kërkesës, ndonjëherë edhe janë përcjellë me një kriticizëm të mprehtë, sepse në disa nga këto vendime nuk janë dhënë arsyetimeve të detajuara. Vlerësim të ngjashëm kritik kishte për çështjen Behrami dhe Saramati, por para se të prezantohen disa fakte më shumë lidhur me këto raste, ia vlen të përmendet në mënyrë specifike, ndërveprimi i GJEDNJ në Gjykatën Kushtetuese. Vendimet e GJEDNj përshtaten gjatë procesit të vendimmarrjes lidhur me të drejtat e njeriut, por gjithashtu përshtaten edhe në kriteret procedurale dhe pranueshmërisë së kërkesave individuale, siç parashikohet në paragrafi 7 të nenit 113 të Kushtetutës së Kosovës, e lidhur me nenin 34 të KEDNj. Natyrisht, duhen plotësuar të gjitha kërkesat e nevojshme para se kërkesa të pranohet.

Në këtë kuadër, duke u kthyer tek rasti Behrami dhe Saramati, ishte pikërisht mungesa e arsyeve të kritereve të pranueshmërisë, shkaku që rasti të shpallej i papranueshëm. Në fakt gjykata i gjykon çështjet nga këndvështrimi i atributit. Në rastin konkret, çështja kryesore ishte interpretimi i juridiksionit dhe efektit të aplikimit të ekstraterritorialitetit të KEDNj, siç është vendosur nga GjEDNj në rastet e njohura si çështja Loizidou366, Banković367, dhe Ilascu368. Sidoqoftë, GjEDNj ka aplikuar mënyra të ndryshme për gjykimin e këtyre rasteve, dhe në mënyrë konkrete Gjykata e Strasburgut ka theksuar për rastin Behrami dhe Saramati369se:

“Çështja e ngritur nga rastet e mëparshme është më e vogël nëse shtetet përgjegjëse do të ushtronin juridiksion ekstraterritorial në Kosovë, por në mënyrë shumë më qendrore, nëse kjo Gjykatë është kompetente për të ekzaminuar në kuadër të Konventës kontributin e atyre shteteve për praninë civile dhe të sigurisë të cilat kanë ushtruar kontroll relevant të Kosovës. Gjithashtu, çështja e parë që duhet ekzaminuar nga kjo Gjykatë është përshtatshmëria ratione personae e ankesave të aplikuesve me dispozitat e Konventës”.

Sipas mendimit tonë, konsiderojmë se rasti Behrami dhe Saramit është një demonstrim i Gjykatës Evropiane se si kjo gjykatë do të kthehet tek formulimi i pyetjeve, në mënyrë që t’i shmanget përgjigjes mbi çështjet e theksuara më sipër.

Përfundimisht mund të konkludojmë se Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka lidhje me Gjykatën e Strasburgut, edhe pse vendimet e saj nuk mund të rishqyrtohen nga kjo gjykatë. Ngjashmëria midis tyre ekziston në rastin e vendimmarrjes së kërkesave

                                                       366 Loizidou v. Turkey, App. no. 15318/89, Judgment (preliminary objections), 23 February 1995; Judgment (merits), 28 November 1996. 367 Bankovic and Others v. Belgium and Others, App. No. 52207/99, Grand Chamber, Decision on admissibility, 12 December 2001, hereinafter Bankovic. 368 Ilascu and others v. Moldova and Russia, App. No. 48787/99, Grand Chamber, Judgment, 8 July 2004. 369 Behrami v. France, Saramati v. France, Germany and Norway, App. Nos. 71412/01 & 78166/01, Grand Chamber, Decision, 2 May 2007, paragraf 71-72.

Page 150: TEMA E DOKTORATURES MBROJTJA KUSHTETUESE E TË …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/...4 shteti demokratik, që bazohet dhe respekton vlerat më të mira të demokracisë,

 

148  

individuale për pretendimet e shkeljeve të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, sepse të dyja bazohen në Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut.

Për më tepër, për të plotësuar këtë përfundim, kjo dhe argumentet e tjera të theksuara në këtë pjesë të punimit, japin disa arsye më shumë për të përforcuar idenë se vendimet e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës apo edhe qytetarët e Kosovës, do të duhej të ishin palë e juridiksionit të GjEDNj. Mbi bazën e argumenteve tona, konkludojmë se mbrojtja e të drejtave dhe lirive themelore nuk duhet trajtuar si çështjet e tjera politike, dhe kjo paraqet arsyen më të fortë dhe atribut shtesë mbrojtës për të siguruar dhe garantuar të drejtat dhe liritë themelore të qytetarëve të Kosovës. Pavarësisht nga fakti se Kosova nuk është anëtare e Këshillit të Evropës, pretendimet e qytetarëve të Kosovës për shkeljen e të drejtave të tyre, pas shterjes së mjeteve të brendshme juridike, do të duhej të ishin objekt i rishqyrtimit jashtë sistemit të brendshëm juridik të shtetit. Njëkohësisht, vendimet e marra nga GJKK pas shqyrtimit të kërkesave individuale – do t’i ishin nënshtruar një kontrolli ose filtrimi përfundimtar ana e gjykatës së specializuar dhe gjyqtarëve me përvojë në çështjet e të drejtave dhe lirive themelore.

Page 151: TEMA E DOKTORATURES MBROJTJA KUSHTETUESE E TË …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/...4 shteti demokratik, që bazohet dhe respekton vlerat më të mira të demokracisë,

 

149  

5. PËRFUNDIME

Respektimi i të drejtave dhe lirive themelore të njeriut ka një rëndësi të veçantë për ekzistencën e një shteti demokratik dhe një rendi të qëndrueshëm ligjor.

Garantimi dhe promovimi i të drejtave të njeriut kërkon standarde më të larta të mbrojtjes, duke qenë se në shumë raste janë vetë autoritetet shtetërore që shkelin të drejta e njeriut. Ato u zhvilluan pas ngritjes së Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Karta e OKB-së dhe miratimi i Deklaratës së të Drejtave të Njeriut, shënuan shkëndijat e para në kuadër të mbrojtjes dhe garantimit të këtyre të drejtave. Të drejtat e njeriut filluan të trajtohen me më shumë seriozitet dhe të përkufizohen në aspektin ndërkombëtar. Ky trend vazhdoi edhe me miratimin e Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, të konkretizuar më tej edhe nga jurisprudenca e Gjykatës Evropiane e të Drejtave të Njeriut.

Gjithashtu nga perspektiva e Kushtetutës së Kosovës, konstitucionalizmi reflektohet edhe në mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore. Ndërkohë që disa organeve përkatëse iu njihet kompetenca për të ushtruar autoritetet, njëkohësisht atyre iu kufizohet pushteti sepse në rend të parë kanë për detyrë respektimin e të drejtave të njeriut. Si rezultat i kësaj, në sistemin juridik të Kosovës, të drejtat e njeriut dhe liritë themelore interpretohen në harmoni me jurisprudencën e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, si dhe gjejnë zbatim të drejtpërdrejtë nga Marrëveshjet dhe Instrumentet Ndërkombëtare. Kjo lind nga nevoja e domosdoshme për të siguruar edhe mbrojtur efektivisht të drejtat e njeriut, të cilat janë kërkesa dhe standarde të zhvillimeve progresive ndërkombëtare.

E drejta ndërkombëtare është inkorporuar në sistemet juridike të brendshme, përmes njohjes dhe aplikimit të konventave ndërkombëtare, gjë që shpreh qartë komunikimin midis dy sistemeve dhe funksionimin e mekanizmave për të mbrojtur të drejtat e njeriut. Prandaj, nga vetë fakti se normat e së drejtës ndërkombëtare janë themele mbi të cilat ndërtohet sistemi i brendshëm juridik i shtetit për të garantuar dhe mbrojtur të drejtat e njeriut, atëherë ndikimi i të drejtës ndërkombëtare në të drejtën e brendshme, e në veçanti në çështjet e të drejtave të njeriut, reflektohet në Republikën e Kosovës si një rast tipik.

Kushtetuta e Kosovës ka parashikuar si vlerë të shtetit respektimin e të drejtave të njeriut, duke i përkufizuar ato si të pandashme, të pacënueshme dhe të patjetërsueshme në themelet e rendit juridik, duke detyruar organet shtetërore, në veçanti organet e drejtësisë, që t’i përmbahen Kushtetutës dhe ligjit. Njëkohësisht ka përcaktuar Gjykatën Kushtetuese si autoritetin përfundimtar për interpretimin e Kushtetutës dhe të pajtueshmërisë së ligjeve me Kushtetutën, ndërsa individëve iu është njohur e drejta që të paraqesin para kësaj Gjykate çështje që lidhen me shkeljet e të drejtave të tyre nga autoritet publike, pra të të drejtave të garantuara me Kushtetutë. Në këto raste, Gjykata Kushtetuese e Kosovës nuk është në pozicionion e gjykatës më të lartë të sistemit të drejtësisë, por ajo jep drejtësinë kushtetuese, dhe se funksioni i saj është që konstatimi i faktit të shkeljes së të drejtave dhe lirive themelore

Page 152: TEMA E DOKTORATURES MBROJTJA KUSHTETUESE E TË …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/...4 shteti demokratik, që bazohet dhe respekton vlerat më të mira të demokracisë,

 

150  

nga organet që kanë miratuar vendime apo kanë ndërmarrë akte konkrete. Duke ditur faktin se ajo është gardiani i Kushtetutës, si dhe bën gjykimin kushtetues të shkeljes së të drejtave e njeriut, duket qartë se boshti i këtij punimi është konkretisht mbrojtja kushtetuese e të drejtave të njeriut.

Në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës, nga themelimi – shkurti 2009 e deri në dhjetor të vitit 2012, një numër i konsideruar i vendimeve të gjykatave ka qenë objekt i rishqyrtimeve kushtetuese, nga gjithsej 514 raste të regjistruara. Hulumtimi nxori në pah se nga 381 raste ose 74.12 % të numrit të përgjithshëm të çështjeve të shqyrtuara, palët e autorizuara kishin kërkuar shqyrtimin e vendimeve të gjykatave dhe kishin pretenduar shkelje të të drejtave dhe lirive themelore nga vetë gjykatat. Vetëm në 133 raste ose 25.28 % të rasteve, objekt i shqyrtimit kushtetues kanë qenë çështje të tjera të ngritura nga palët ndaj institucioneve ose autoriteteve të tjera shtetërore.

- Duke e parë nga një perspektivë tjetër, si dhe referuar efektivitetit dhe efikasitetit në punën të saj të Gjykatës Kushtetuese, atëherë hulumtimi nxjerr në pah se Gjykata Kushtetuese ka nxjerrë 38 aktgjykime ose 12.93 % (duke përfshirë rastet e bashkuara në një aktgjykim), si dhe 256 ose 87.07% vendime. Nga 514 rastet e pranuara gjatë periudhës shkurt 2009 - dhjetor 2012, janë zgjidhur 420 raste/kërkesa, ndërsa 94 janë mbartur në vitin 2013 për tu shqyrtuar e vendosur. Sipas konstatimeve tona, kjo përqindje e vendosjes së rasteve është e kënaqshme, por do të ishte akoma më e lartë nëse nuk do të llogaritej edhe numri i rasteve që janë pranuar në gjykatë në vitin 2009, kur akoma nuk ishin emëruar gjyqtarët e saj. Rastet u pranuan në gjykatë nga muaji shkurt 2009, ndërsa gjyqtarët e parë u emëruan në qershor 2009, të cilët e filluan punën pa patur kushtet elementare për të kryer funksionin e tyre, si dhe pa patur shërbimet mbështetëse administrative dhe profesionale. Gjithashtu duhet përmendur edhe fakti se rastet e pranuara në muajin e fundit të vitit, që regjistrohen dhe raportohen si raste të një viti për qëllime statistikore, nuk mund të shqyrtohen për shkaqe objektive në muajin e fundit të vitit që pranohen. Për më tepër nga gjithsej 323 raste të vendosura, 139 raste kanë qenë të vendosura me aktgjykim ose më saktësisht janë 20 aktgjykime të kërkesave individuale për të cilat Gjykata ka marrë një vendim përfundimtar.

- Gjithashtu gjykatat e rregullta kanë referuar vetëm dy raste të shqyrtimit të pajtueshmërisë së ligjeve me kushtetutën, dhe në njërin nga to Gjykata Kushtetuese ka vendosur për mungesën e juridiksionit për të vendosur çështjen. Në rastin tjetër, Gjykata Kushtetuese vetëm ka konstatuar se dispozitat ligjore janë në pajtim me Kushtetutën, duke mos konfirmuar dyshimin e gjykatës së rregullt se dispozitat përkatëse janë antikushtetuese. Ky lloj shqyrtimi që bën gjykata kushtetuese është kontrolli konkret, ose kontrolli i tërthorë i kushtetueshmërisë së dispozitës ligjore – ligjit përkatës, e cila ushtrohet “a posteiriori”, i njohur si kontroll incidental. Në fakt ishte kërkuar vlerësimi i pajtueshmërisë së përmbajtjes së dispozitës së aktit juridik me kushtetutën, e ngritur nga ana e gjykatave të rregullta dhe nga vlerësimi kushtetues që kishte dhënë Gjykata Kushtetuese varej edhe procedura e shqyrtimit të mëtejshëm të çështjes.

Page 153: TEMA E DOKTORATURES MBROJTJA KUSHTETUESE E TË …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/...4 shteti demokratik, që bazohet dhe respekton vlerat më të mira të demokracisë,

 

151  

Sipas analizave të nxjerra nga arsyetimet e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, në vitet 2009-2012, ka patur një numër të konsideruar të rasteve individuale kur gjykata ka refuzuar kërkesat e palëve dhe ato i ka vendosur me aktvendime, duke përfshirë gjithsej 184 raste individuale. Pas analizimit të këtyre rasteve, rezultoi se kërkesat e individëve nuk plotësonin kushtet e parashikuara për t’u vendosur me aktgjykim. Sipas arsyetimeve të dhëna të Gjykatës kushtetuese në 184 raste për papranueshmëri, rezulton se:

- 43 raste ose 23.37%, individët kishin dorëzuar pas afatit kërkesat e tyre; - 37 raste ose 20.11, kërkesat e individëve ishin qartazi të pabazuara; - 36 raste ose 19.57%, individët nuk kishin shteruar mjetet juridike; - 26 raste ose 14.13%, individët nuk kishin parashtruar dëshmi “prima facie”; - 20 raste ose 10.87%, kërkesat e individëve nuk arsyetonin pretendimet për shkelje; - 13 raste ose 7.07%, kërkesat nuk ishin “ratione temporis”; - 3 raste ose 1.63%, kërkesa ishte nga pala e paautorizuar; - 2 raste ose 1.09%, kërkesa nuk ishte e lejueshme; dhe - 4 raste raste të ndryshme ose 2.16%, ishin për shkak se kërkesa nuk përmbushte

kriteret për dorëzimin, ose për shkak se nuk ishte në përputhje me Kushtetutën, ose nuk kishte bazë të mjaftueshme, dhe në një nga kërkesat pala ishte tërhequr.

Bazuar në këto të dhëna dhe sipas analizës, vihet qartë në dukje se individët nuk kanë pasur njohuritë e duhura, sidomos lidhur me afatin e dorëzimit të kërkesave dhe kushtin për të shteruar mjetet juridike, i cili është element themelor për të proceduar çështjen në gjykatë dhe gjykata të shprehet me një vendim përfundimtar për këtë çështje.

Sipas mendimit tonë rastet që gjykata i ka vlerësuar dhe i ka shpallur të pranueshme, të cilat rezultojnë me numër të lartë të kërkesave individuale të pranuara në gjykatë, sjellin në vëmendje dhe “udhëzojnë” se organizimi i takimeve konsultative ose edukimit ligjor-kushtetues lidhur me procedurat kushtetuese është tejet i nevojshëm për individët, por edhe për komunitetin ligjor. Ashtu siç kishte pasur takime konsultative të gjyqtarëve kushtetues me këshilltarët e kuvendeve komunale dhe pjesëtarët e institucioneve të tjera, konsiderojmë se me të tilla takime duhet të vazhdohet dhe se ato do të ndikonin si masë preventive që kërkesat kushtetuese të parashtrohen më të kompletuara, në mënyrë që të zvogëlohet numri i vendimeve të papranueshme.

- U vu re dhe u nxor në pah, se gjykimi kushtetues në 15 raste ose aktgjykime, kishte konstatuar shkeljen e të drejtave dhe lirive individuale si në vijim: të së drejtës për gjykim të drejtë dhe të paanshëm, në gjashtë raste individuale: KI

08/09, KI 25/10, KI 108/10, KI 103/10, KI 06/12, dhe KI 51/11; të së drejtës për gjykim të drejtë dhe të paanshëm, e drejta për mjete juridike dhe

mbrojta gjyqësore e të drejtave, në tri raste individuale: KI 50/11, KI 129/11 dhe KI 72/12;

të së drejtës për mjete juridike dhe mbrojta gjyqësore e të drejtave, në rastin KI 04/12;

Page 154: TEMA E DOKTORATURES MBROJTJA KUSHTETUESE E TË …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/...4 shteti demokratik, që bazohet dhe respekton vlerat më të mira të demokracisë,

 

152  

Barazia para ligjit, e drejta për gjykim të drejtë dhe të paanshëm, e drejta për mjete juridike mbrojta gjyqësore e të drejtave, janë shkelur në rastin KI 04/12;

të drejtat zgjedhore, të pjesëmarrjes dhe mbrojtja gjyqësore e të drejtave, janë shkelur në rastin KI 32/10;

Liria e lëvizjes dhe mbrojta gjyqësore e të drejtave, në rastin KI 06/10; të së drejtës për mjete juridike dhe mbrojta gjyqësore e të drejtave, në rastin KI 47/12; Mbrojta gjyqësore e të drejtave, në rastin KI 55/11; të së drejtës së pronës, në rastin KI 104/10.

Këto raste flasin për shkeljen e të drejtave dhe lirive themelore nga vetë “organet që vendosin drejtësinë”, pra nga gjykatat e rregullta. Pothuajse në të gjitha rastet e vendosura, me përjashtim të dy aktgjykimeve, të drejtat dhe liritë themelore janë shkelur nga autoritetet e tjera publike, si Kuvendi Komunal – Pejë, Ministra e Punëve të Brendshme dhe Gjykata Komunale/Këshilli Gjyqësor i Kosovës.

Punimi gjithashtu nxori në pah edhe pjesëmarrjen e Avokati të Popullit si palë e autorizuar në procedurat kushtetuese në gjithsej katër raste dhe palë e interesuar në gjithsej gjashtë raste. Në kontekst të përfshirjes së tij në procedurat kushtetuese, dispozitat kushtetuese nuk i japin kompetencë Avokatit të Popullit që të jetë palë e autorizuar në rastet e mbrojtjes së të drejtave dhe të lirive themelore kur parashtrues janë individët. Në fakt, pavarësisht kompetencave që i njihen në dispozitat kushtetuese dhe të drejtës që Gjykata Kushtetuese i jep Avokatit të Popullit, që të ofrojë komente dhe përgjigje për çështjet përkatëse, është i nevojshëm një ndryshim në Ligjin “Për Avokatin e Popullit”. Ky ndryshim do të duhej të ishte në drejtim të autorizimit shtesë, që Avokati i Popullit duhet ta ketë për të referuar në Gjykatën Kushtetuese kërkesa individuale me pëlqimin e individit. Sipas rekomandimit tonë, ky do të ishte juridiksion shtesë, dhe në pajtim me dispozitat kushtetuese, sepse ato përcaktojnë që juridiksioni shtesë mund të rregullohet me ligj.

Mendimin tonë e bazojmë edhe në mandatin e Avokatit të Popullit ku përcaktohet si “mekanizëm” i krijuar enkas për të mbrojtur, monitoruar dhe promovuar të drejtat dhe liritë themelore të njeriut. Nuk ka dyshim se kjo kompetencë shtesë do të shtonte aktivitetin e tij në mbrojtjen efektive të të drejtave të njeriut, do të pasqyrohej me një pjesëmarrje më të lartë në procedurat kushtetuese dhe individi do të kishte mundësi për një mbrojtje shtesë nga institucioni që është i themeluar për këtë arsye.

Një çështje tjetër që preokupoi Gjykatën Kushtetuese ishte ekzekutimi i aktgjykimeve, duke qenë se është një detyrim për autoritet përkatëse që u drejtohen këto vendime. Nisur edhe nga premisa juridike se ekzekutimi i vendimeve është garancia më e fortë për respektimin e rendit kushtetues në një vend, Gjykata kushtetuese gjatë vitit 2012 kishte shqetësim çështjen e mosekzekutimit të aktgjykimeve. Për këtë u formua një grup pune me detyrë për të identifikuar aktgjykimet e paekzekutuara. Në ato raste, autoriteteve që kishin detyrim ekzekutimin e vendimit, iu dërgua shkresë zyrtare ku theksoheshin dispozitat kushtetuese e ligjore për detyrimin e ekzekutimit të vendimeve papërjashtim. Kjo shkresë iu

Page 155: TEMA E DOKTORATURES MBROJTJA KUSHTETUESE E TË …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/...4 shteti demokratik, që bazohet dhe respekton vlerat më të mira të demokracisë,

 

153  

dërgohej edhe parashtruesit të kërkesës, me qëllim që të mbahej në dijeni për procesin e ekzekutimit. Çështjet për të cilat, autoritetet njoftonin përmes shkresave zyrtare për ekzekutimin e aktgjykimeve, arkivoheshin dhe fshiheshin nga evidenca e vendimeve të pazbatuara, ndërsa nëse nuk kishte përgjigje konstatohej vonesa e mosekzekutimit të vendimit, dhe gjykata në përbërjen e plotë të saj, merrte sërish një vendim, ku theksonte mosekzekutimin e aktgjykimit dhe vendimin e publikonte në Gazetën Zyrtare. Rast më tipik për mosekzekutimin e Aktgjykimit ishteRasti nr. KI 08/09, ku Gjykata Kushtetuese kishte konstatuar shkelje të së drejtës për gjykim të drejtë dhe të paanshëm, si dhe të së drejtës për zgjidhje efektive, duke konsideruar se vendimi final dhe i detyrueshëm i Gjykatës Komunale në Ferizaj duhet të ekzekutohej nga ana e Qeverisë dhe Agjencisë Kosovare të Privatizimit. Njëkohësisht i kishte detyruar këto dy organe që brenda një periudhe gjashtë mujore të dorëzonin në Gjykatë informacione lidhur me masat e ndërmarra për ekzekutimin e këtij Aktgjykimi. Deri në fund të 2012, ky aktgjykim ngeli i paekzekutuar.

Marrë në përgjithësi, të tria dimensionet: themelimi dhe ndërtimi i gjyqësisë kushtetuese, trajtimi i çështjeve “sui geniris” (mbrojta e Kushtetutës dhe pajtueshmëria e akteve juridike me Kushtetutën) si dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut, ishin sfiduese dhe punë jo e lehtë për anëtarët e kësaj gjykate. Rrjedhimisht këto tri dimensione janë histori e veçantë dhe e sukseseve që numëron shoqëria kosovare, të cilat lidhen me sundimin e rendit juridik kushtetues, sundimin e ligjit dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut në një shtet të ri.

Sipas konstatimeve tona, nxjerrim përfundimet se kjo gjykatë ka kontribuar konkretisht në interpretimin konsekuent të Kushtetutës dhe pajtueshmërinë e ligjeve me të, mbrojtjen e Kushtetutës nga shkeljet e rënda nga ana e Presidentit të shtetit, si dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore në rastet individuale. Kontributi i saj i përgjithshëm shprehet në jurisprudencën kushtetuese, sepse vendimet e gjykatave kushtetuese janë të arsyetuara mbi bazën e akteve ndërkombëtare, praktikës së gjykatave homologe dhe kushtetutave të shteteve të ndryshme, si dhe të praktikës ndërkombëtare të Gjykatës së Strasburgut. Gjithashtu anëtarët e gjykatës kanë kontribuar në doktrinën juridiko-kushtetuese, pasi gjatë kohës së mandatit të tyre si gjyqtar kushtetues, kanë kontribuar për zhvillimin e teorisë dhe shkencës juridike në një nivel më të lartë profesional dhe shkencor.

Megjithatë duhet veçuar edhe roli i Gjykatës Kushtetuese si garanci themelore për të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, si dhe trajtimi i çështjeve që lidhen me të drejtat dhe liritë themelore.

Së fundmi, duke shikuar në një perspektivë më të largët, inkorporomi specifik i KEDNj dhe hierarkia e saj në sistemin kushtetues, dhe sidomos në sistemin gjyqësor kombëtar, edhe pse Kosova nuk është ende anëtare e Këshillit të Evropës, shikohet si një përparësi në kuadër të konsolidimit dhe integrimit të shtetit tonë të ri. Vëmendje të veçantë ka sidomos fakti, se si një shtet që nuk është palë nënshkruese e Konventës, është e vendosur të respektojë dispozitat që parashikon ajo si dhe të zbatojë më përpikmëri detyrimet që burojnë prej saj. Në këtë mënyrë, në frymën e nenit 22 të Kushtetutës së Kosovës, KEDNj ka

Page 156: TEMA E DOKTORATURES MBROJTJA KUSHTETUESE E TË …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/...4 shteti demokratik, që bazohet dhe respekton vlerat më të mira të demokracisë,

 

154  

zbatueshmëri të drejtpërdrejtë dhe prodhon efekte të drejtpërdrejta. Prandaj, mund të argumentohet se jo vetëm Gjykata Kushtetuese e Kosovës është e detyruar të zbatojë dispozitat e KEDNj, por edhe gjykatat e tjera, duke përfshirë edhe zbatimin e praktikave gjyqësore të GjEDNj. Për më tepër, një nga efektet juridike të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, duke pasur në konsideratë faktin se ato i referohen jurisprudencës së Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, mund të shërbejnë në mënyrë të veçantë si referim dhe orientim i drejtë për unifikimin e praktikës gjyqësore. Akoma më tej, jurisprudenca kushtetuese e Kosovës mund të shërbejnë edhe në parandalimin e përsëritjeve eventuale të shkeljeve të ngjashme të të drejtave dhe lirive themelore.

Jurisprudenca e Gjykatës Kushtetuese ka përfituar edhe nga fusha e gjerë e veprimit të praktikave shtetërore brenda Këshillit të Evropës. Duke shfrytëzuar përparësitë nga standardet e përcaktuara të rishikimit gjyqësor, sidomos aplikimin e praktikave të GjEDNj në përputhje me KEDNj, Gjykata Kushtetuese ka arritur të mbajë një lloj komunikimi dhe lidhje me Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut. Kjo karakteristikë si dhe faktet e tjera siç janë: shumica absolute e rasteve që ishin vendosur njëzëri, zgjidhja e rasteve në afatet e arsyeshme kohore, prania si dhe vendimmarrja së bashku me gjyqtarët ndërkombëtarë, të cilët njëkohësisht i kanë shërbyer drejtësisë ndërkombëtare dhe vendosur çështjet e të drejtave të njeriut, si dhe fakti që mbrojtja e të drejtave dhe lirive themelore nuk duhet marrë në konsideratë nga prizmi i të qenit ose jo shtet anëtar i Këshillit të Evropës, paraqesin arsyen më të fortë bindëse që vendimet e Gjykatës Kushtuese të Republikës së Kosovës do të duhej të ishin objekt i rishqyrtimit të gjyqësisë evropiane. Sidomos vendimet mbi kërkesat individuale, do t’i ishin nënshtruar një kontrolli ose një filtrimi përfundimtar nga ana e gjykatës së specializuar dhe gjyqtarëve me përvojë të gjatë në shqyrtimin dhe gjykimin e çështjeve të të drejtave dhe lirive themelore.

Page 157: TEMA E DOKTORATURES MBROJTJA KUSHTETUESE E TË …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/...4 shteti demokratik, që bazohet dhe respekton vlerat më të mira të demokracisë,

 

155  

6. BIBLIOGRAFIA

A. Libra

1. Albi, A. “Introduction: The European Constitution and National Constitutions in the Context of ‘Post-national Constitutionalism’ in David O’ Keeffe (editor in Chief), The European Constitution and National Constitutions-Ratification and Beyond, Kluwer Law International, European Monographs, Hague, 2007;

2. Allan, R. and Martin, S. ‘Categories and beneficiaries of human rights’ in Hanski, R. & Suksi, M. (eds.) An introduction to the international protection of human rights: a textbook, 2nd edn., Abo Akademi University, 2000;

3. Armitage, D. The Declaration of Independence: A Global History, Harvard University Press, United States, 2007;

4. Bajrami, Prof. Dr. A. Sistemi Kushtetues i Republikës së Kosovës. Prishtinë, 2011;

5. Bennett, R. R. W., & Solum, L. B. Constitutional Originalism – A debate, Cornell University Press, New York, 2011;

6. Bobbitt, P. Constitutional Fate –Theory of the Constitution, New York, Oxford University Press 1982;

7. E. Hasani, P, Paczolay and M, Riegner (eds), Constitutional Justice in Southeast Europe, Constitutional Courts in Kosovo, Serbia, Albania, and Hungary between Ordinary Judiciaries and the European Court of Human Rights, Prishtine 2012;

8. Brownlie, I. Principles of public international law, 7th ed. - Oxford: Oxford University Press, 2008;

9. Cassese, A. International Law, 2nd. Ed. Oxford University Press, New York, 2003;

10. Dixon. M. E drejta Ndërkombëtare, Tiranë, ISBN978-99956-771-8-3;

11. Donnelly, J. " In International Handbook of Human Rights, ed. Jack Donnelly and Rhoda E. Howard, New York, 1987;

12. Donnelly, J. “The social contruction of international human rights”, in Human Rights in Global Politics, Tim Dunne and Nicholas J. Wheeler (ed) UK, Cambrige University press, 2006;

13. Donnelly, J. International Human Rights, 2nd ed, Boulder, 1998;

14. Fassbender. B. “We the Peoples of United Nations Constituent Power and Constitutional Form in International Law”, in The Paradox of Constitutionalism, ed Martin Loughlin and Neil Walker, New York, 2007;

15. Gruda, Z. Mbrojta ndërkombëtare e te drejtave te njeriut, Prishtinë, 2010; 16. Heringa, Willem. A, and Kiiver, Ph. Constitutions compared: an introduction to comparative

Page 158: TEMA E DOKTORATURES MBROJTJA KUSHTETUESE E TË …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/...4 shteti demokratik, që bazohet dhe respekton vlerat më të mira të demokracisë,

 

156  

constitutional law. Intersentia, 2009; 17. Hope. L, “New” Human Rights? U.S. Ambivalence Toward the International Economic and

Social Rights Framework”, in Bringing Human Rights Home: A History of Human Rights in the United States 100, 100–01, Cynthia Soohoo et al. eds. 2009;

18. Joel, S. Criminal Justice, 7 ed., Cengage Learning. ISBN 978-0-534-64557-1, 2005; 19. Kayser, G. P. “The Falw of Natural Law”, A Brief Historical Survey of Natural Law Theories,

Biblical Blueprints, Omaha, 2009; 20. Kemp, R. L., Documents of American Democracy: A Collection of Essential Works.

McFarland. ISBN 0-7864-4210-7, 2010;

21. Klaus. B, V., “The German Constitutional Court in an Uneasy Triangle between Parliament, Government and the Federal Leander”, in Constitutional Justice, East and West – Democratic Legitimacy and Constitutional Courts in Post-Communist Europe in a Comparative Perspective, Sadurski and Wojcich (eds) Kluwer Law International-Hague-London- New York. 2010;

22. Kühling, J ‘Fundamental Rights’ in von Bogdandy, A & J Bast. Principles of European Constitutional Law, Hart, Oxford, 2010;

23. Lauren, P. G. The evolution of international human rights: visions seen, University of Pennsylvania Press, United States, 2003;

24. Lockwood. B.B. “Human Rights of Women, National and International Perspectives” in Towards More Enforcement of Woman’s Human Rights Through the Use of International Human Rights Law and Procedures, Cook, R. (ed) University of Pennsylvania Press, Philadelphia, 1994;

25. Longo, M. Constitutionalizing Europe, Process and Practices, Great Britain, MPG Books Ltd. Bodmin, Cornwall, 2006;

26. Lucas, S. E. "Justifying America: The Declaration of Independence as a Rhetorical Document," in Thomas W. Benson, ed., American Rhetoric: Context and Criticism, Carbondale, Illinois: Southern Illinois University Press, 1989;

27. Lupusor, I. “Implementation of Judgment of the Europian Court of Human Rights as a Tool to Establish a Language of Law: The case of Moldavia”, Europian Yearbook on Human Rights 2011, Viena/Grac 2011;

28. Malanczuk, P. Akehurst’ s modern introduction to international law, 7th rev.ed, London-New York, 1997;

29. Manfred, N. Introduction to the international human rights regime, Boston, 2003; 30. McBeth, A. Nolan, J. Rice, S. The International Law of Human Rights, University Oxford

Press, South Melbourne, Vic, 2011; 31. McDougal, M. S., Lasswell, H. D., & Chen, L. C. Human rights and world public order: the

basic policies of an international law of human dignity (p. 69). New Haven, CT: Yale University Press, 1980;

Page 159: TEMA E DOKTORATURES MBROJTJA KUSHTETUESE E TË …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/...4 shteti demokratik, që bazohet dhe respekton vlerat më të mira të demokracisë,

 

157  

32. Methasani-Cani. Eralda, Garancitë e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, Revistë Shkencore e Fakultetit Juridik, Jus &Justica, nr.2/2008, Universiteti Evropian i Tiranës, Tiranë, 2008;

33. Micheline, R. Ishay (ed.), The Human Rights Reader, Major Political Essays, Speeches, and Documets for Ancient Times to the Present, 2d ed. 2007;

34. Moyn, S. The Last Utopia: Human Rights in History, Harward University Press, 2010;

35. Nederman. C. J. Natural Law, An introduction to Legal Philosophy, New Brunswick, 2009;

36. Neier, A. The International Human Rights Movement: A History, Princeton, United Kingdom, 2012;

37. Omari, L. Aurela, A. E drejta kushtetuese, Tiranë, 2010; 38. Orakhelashvili. A. Peremptory Norms in International Law, Oxford, 2006; 39. Porcelluzzi, M. M. Chapter One, The sources of International Human Rights Law and their

application in the United States of America, Bocconi University – Department of Law; Duke University – School of Law, 2010;

40. Puto, E. E drejta Kushtetuese e Krahasuar, Tiranë, 2008; 41. Rawls. J, A Theory of Justice, Harward College, 1971; 42. Reid, J. Ph. "The Irrelevance of the Declaration", in Hendrik Hartog, ed., Law in the American

Revolution and the Revolution in the Law, New York University Press, 1981; 43. Sadushi, S. Drejtësia Kushtetuse në zhvillim - Trajtime teorike dhe të praktikës së gjykimit

kushtetues, Tiranë, 2012; 44. Sadushi, S. Kontrolli Kushtetues, Tiranë, 2004; 45. Schachter, O. International Law in Theory and Practice, Kluwer Academic Publishers, 1991; 46. Scott, J. W. Only Paradoxes to offer: French feminists and the rights of man, Harvard College

Press, United States, 1996; 47. Simma, B. & Alston, A. “The Sources of Human Rights Law: Custom, Jus Cogens, and

General Principles,” Australian Yearbook of International Law 12 (1988-1989): 82-107; 48. Statovci, E. Të drejtat lirtite e njeritut dhe skallaverizmi, Prishtinë, 1999. 49. Traja, K. Drejtësia Kushtetuese, Tiranë, 2000; 50. Umozurike, U.O., Introduction to International Law, Ibadan: Spectrum Law Publishing 1993; 51. Vorpsi, A. Procesi i rregullt ligjor në praktikën e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, Titanë,

2011; 52. Walker, N. “Post-national Constitutionalism and the Problem of Translation”, p. 34 in Weiler

JHH and Wind M (eds) European Constitutionalism beyond the State, Cambridge, 2003; 53. Whitehead, J.W. The Second American Revolution, Westchester, 1982; 54. Zaganjori, Xh. “The case of Albania: The Relationship betwen Constitutional Justice and the

High Court nder the Influence of the ECHR”, Përmbledhje e punimeve të autorëve të ndryshëm në “Constitutional Justice in Southeast Europe”, Baden, 2012;

55. Zaganjori, Xh. Anastasi, A. Cani, E. Shteti i së Drejtës në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, Tiranë, 2011;

56. Zaganjori, Xh. Jurisprudencë dhe praktikë ndërkombëtare, Tiranë, 2011;

Page 160: TEMA E DOKTORATURES MBROJTJA KUSHTETUESE E TË …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/...4 shteti demokratik, që bazohet dhe respekton vlerat më të mira të demokracisë,

 

158  

57. Zaganjori, Xh. Vorpsi, A. Denar, B.M. Parime Kushtetuese dhe të Drejta Themelore në Jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese, Tiranë, 2012;

58. Zyberi, G. E drejta ndërkombëtare e të drejtave të njeriut, Tiranë, 2011;

B. Artikuj

1. Aleinikoff, T. A. “International Law, Sovereignty, and American Con-stitutionalism: Reflections on the Customary International Law Debate”, 98 AJIL 91, 2004;

2. Bachmann, S. "Starting again with the Mayflower...England's Civil War and America's Bill of Rights". Quinnipiac Law Review (Quinnipiac law school) 20 (2). ISSN 1073-8606, 2000;

3. Becker, C. L. “The Declaration of Independence, A Study on History of Political Ideas”, The Federalist Papers Project, United States, available at http://www.thefederalistpapers.org/wp-content/uploads/2012/12/The-Declaration-of-Independence.pdf;

4. Benete, C. “The OSCE And the problem of Human Rights”, Society and Politics, Vol.5, No.1(9), 2011;

5. Benvenisti, E. “Reclaiming Democracy: The Strategic Uses of Foreign and International Law by National Courts”, American Journal of International Law, Vol. 102, 2008;

6. Boyle, M. "On Reforming the Operation of the European Court of Human Rights" EHRLR 3, 2008;

7. Boyle. K, “The European Experience: the European Convention on Human Rights” Victoria University of Wellington Law Review 40 VUWLR, 167, 2009.

8. Chander, A. “Globalization and Distrust”, 114 YALE L.J. 1193, 2005; 9. Claire, L. H-D, "Importance of Dialogue: Globalization and the International Impact of the

Rehnquist Court, The." Tulsa LJ 34 ,1998; 10. CorlăŃean, T. “Considerations regarding the authority of the European Convention on Human

Rights and fundamental freedoms and of the European Court on Human Rights jurisprudence on the national Law systems in some of the member states”, Law Reviw, Volum I, Issue 4, Oct.-Dec, 2011;

11. Davis, M. F. "Upstairs, Downstairs: Subnational Incorporation of International Human Rights Law at the End of an Era." Fordham L. Rev. 77, 2008;

12. Dawid Law S, and Versteeg, M. “The Declining Influence of the United States Constitution”, New York University Law Review, Vol. 87, No. 3, 2012;

13. De Wet, E. "The emerging international constitutional order: the implications of hierarchy in international law for the coherence and legitimacy of international decision-making." Potchefstroom Electronic Law Journal/Potchefstroomse Elektroniese Regsblad 10.2, 2007;

Page 161: TEMA E DOKTORATURES MBROJTJA KUSHTETUESE E TË …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/...4 shteti demokratik, që bazohet dhe respekton vlerat më të mira të demokracisë,

 

159  

14. De Wet, E. "The international constitutional order." International and Comparative Law Quarterly, 55.1, 2006;

15. Dimitrijevic, V. “Customary Law as an Instrument for the Protection of Human Rights”, by ISPI (Istituto per gli Studi di Politica Internazionale), 2006, available at http://www.ispionline.it/it/documents/wp_7_2006.pdf;

16. Doomen, J. “The meaning of International Law”, The Open Law Journal, 4, Leiden University, The Netherlands, 2011;

17. Friedmann, W. The Changing Sturcture of International Law, London, 1964. 18. Gardbaum, S. “Human Rights as International Constitutional Rights”, Vol. 19 No. 4, EJIL,

2008; 19. Goldsmith. J. and Levinson, D. “Law for States: International Law, Constitutional Law,

Public Law”, Volume 122, Number 7, Harward Law Review, 2009; 20. Hurst. H, “The Status of the Universal Declaration of the Human Rights in National and

Interantional Law”, GA. J. INT'L & COMP. L. Vol 25:287, 1995/96; 21. Jackson, V. “Constitutional Comparisons: Convergence, Resistance, Engagement”, 119

HARV. L. REV. 109, 2005; 22. Jain, T. “Influence of the Universal Declaration on the Judicial Interpetation of Fundamental

Rights and Directive Priciples in the Constituion of India”, 2004, available at http://papers.ssrn.com/sol3/papers.cfm?abstract_id=1087594;

23. Jess Stoddart, F. “The Struggle for the Petition of Right in the House of Lords: The Study of an Opposition Party Victory”. The Journal of Modern History, University of Chicago Press, 45, 2, ISSN 0022-2801, 1973;

24. Kenneth, W. Abbott and Snidal. D, “Hard and Soft Law in International Governance”, International Organization 54, 3, Summer, 2000;

25. Kingsbury. B, “The Internalitonal Legal Order”, IILJ Working Paper No.01-04 2003/1, History and Theory of International Law Series, _NYU, Law School, 2003;

26. Knop, K. “Here and There: International Law in Domestic Courts”, 32 N.Y.U. J. Int'l L. & Pol. 501, 2000;

27. Koh, H. H. “International Law as Part of Our Law”, 98 AJIL 43, 2004; 28. Laurence. R. H. “Constitutional Analogies in the International Legal System”, 7 Loy. L.A. L.

Rev. 193, 2003;

29. Lepard, B. D. “Towards A New Theory of Customary Human Rights Law”, Abstarct, ASIL, 2011;

30. Linderfalk, U. The effects of Jus Cogens norms: Whoever Opened Pandora’s Box, Did you ever think about the consequences?, The European Journal of International Law, Vol. 18 No.5, 2007;

31. Macaulay-Adeyelure, O.C. “A Comparative Analysis of the Natural Law and Doctrine in Ancient and Medieval Periods” Lumina, Vol. 21, No.1, March 2010.

Page 162: TEMA E DOKTORATURES MBROJTJA KUSHTETUESE E TË …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/...4 shteti demokratik, që bazohet dhe respekton vlerat më të mira të demokracisë,

 

160  

32. MacNaughton, Gillian, and McGill, M. "Economic and Social Rights in the United States: Implementation Without Ratification." Northeastern University Law Journal 4, 2012;

33. Mahoney, D. J. "Declaration of independence." Society 24.1, 1986; 34. McDougal, M. S. "Human Rights and World Public Order: Principles of Content and

Procedure for Clarifying General Community Policies." Va. J. Int'l L. 14, 1973; 35. Morano-Foadi, S. and Andreadakis, S. “The Convergence of the European Legal System in

the Treatment of Third Country Nationals in Europe: The ECJ and GjEDNj Jurisprudenc”, EJIL, Vol. 22 No. 4, 1071–1088, 2011;

36. Morina, V. Korenica, F. and Doli, D. “The relationship between international law and national law in the case of Kosovo: A constitutional perspective Int J Constitutional Law, 2011;

37. Neuman, G. L. “Human Rights and Constitutional Rights: Harmony and Dissonance”, Stanford L Rev, 2003;

38. Roger, P. A. “Misusing International Sources to Interpret the Constitution”, 98 AJIL 57; 39. Ruppel, O. C."Third-generation human rights and the protection of the environment in

Namibia." Human rights and the rule of law in Namibia. Windhoek: Macmillan Education Namibia, 2008;

40. Shestack, J. J. “The Philosophic Foundations of Human Rights”, Human Rights Quarterly, Vol. 20, No. 2, May, 1998;

41. Young. K. G. “Freedom, Want, and Economic and Social Rights: Frame and Law”, Maryland Journal of International Law, Vol. 24:182, 2009;

42. Zoltan, P. V. & Karoly, B. “Enforcement of the Constitutional Court Decisions”, available at: http://constcourt.ge/files/Journal_2012_eng.pdf;

43. Stein, E. “International Law in Internal Law: Toward Internationalization of Central-Eastern European Constitutions?”, 88 Am. J. Int'l L. 427, 435, 1994;

C. Akte normative

1. Argentine Declaration of Independence, 1816;

2. Bill of Rights, “Bill of Rights Act, 1689;

3. Charter of United Nations, 26 June 1945;

4. Czechoslovak declaration of independence, 1918;

5. Declaration of the Independence of New Zealand, 1835;

6. European Convention for the Prevention of Torture and Inhuman or Degrading Treatment or Punishment, adopted Nov. 26, 1987;

7. European Convention for the Protection of Human Rights and Fundamental Freedoms, 1950;

8. Hungarian Declaration of Independence, 1849;

Page 163: TEMA E DOKTORATURES MBROJTJA KUSHTETUESE E TË …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/...4 shteti demokratik, që bazohet dhe respekton vlerat më të mira të demokracisë,

 

161  

9. Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut, Romë, 1950, e ndyshuar me Protokollet Nr.11 dhe 14;

10. Konventa Ndërkombëtare për të Drejtat Ekonomike, Shoqërore dhe Kulturore, 16 janar 1996, hyrja në fuqi dhjetor 1996;

11. Kushtetuta e Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës, Shkurt 1974;

12. Kushtetuta e Republikës së Kosovës, Qershor 2008;

13. Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, Mars 2009;

14. Law on the Constitutional Court of Montenegro, No. 64/2008, dated 27 Oct. 2008;

15. Law on the Ombudsman Institution in Republic of Turkey, adopted on 14 June 2010;

16. Ligji mbi Gjykatat e Rregullta i Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës, prill 1978;

17. Ligji për Avokatin e Popullit, Nr. 03-L-195, 22 korrik 2010;

18. Ligji për Gjykatat i Republikës së Kosovës, Nr. 03/L-199, Korrik 2010;

19. Ligji për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës, Ligji nr. 03/L-121, Dhjetor 2008;

20. Ligji për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës të Shërbimit Civil të Kosovës, Nr. 03/L-192, Gusht 2010;

21. Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjeve që kanë të bëjnë me përfundimin e mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë së Kosovës, Ligji Nr. 04/L-115, Shtator 2012;

22. Ligji për organizmin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, Nr. 8577, Shkurt 2000;

23. Ligji për Procedurën Administrative i Kosovës, Nr. 2/L-28, Gazeta zyrtare e Institucioneve të Përkohshme të Vetëqeverisjes në Kosovë, Janar 2007;

24. Magna Carta Libertatum, June 1215;

25. Marrëveshja e përkohshme për paqe dhe vetëqeverisje në Kosovë, Shkurt 1999, Francë.

26. Propozimi Gjithëpërfshirës për Marrëveshjen e Statusin e Kosovës, 5 prill 2007;

27. Rregula mbi veprimtarinë e brendshme të Gjykatave, Gazeta Zyrtare e KSAK nr. 7, 20 shkurt 1991;

28. Rregullore e UNMIK-ut, nr. 2001/9, për Kornizën Kushtetuese të Vetëqeverisjes së Përkohshme në Kosovë, Maj 2001;

29. Rregulloree UNMIK-ut, nr. 2006/6, mbi Ombudspersonin në Kosovë, Rregullorja e vitit 2006/6 u ndryshua me Rregulloren nr. 2007/15, 19 mars 2007;

30. Rregulloren e Punës së Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, nr.185/1/2010, Nëntor 2010;

Page 164: TEMA E DOKTORATURES MBROJTJA KUSHTETUESE E TË …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/...4 shteti demokratik, që bazohet dhe respekton vlerat më të mira të demokracisë,

 

162  

31. Rules of Procedure of the Constitutional Court of the Republic of Macedonia, No. 394/92, dated 9 November 1992;

32. Single European Act, Preamble, OJ L 169, 29. 6. 1987.;

33. Treaty on the Functioning of Europian Union, March, 2010;

34. Universal Declaration of Human Rights, December, United Nations, 1948;

35. UNMIK/RREG/2003/26 Gazeta zyrtare 6 korrik 2003; 36. Venezuelan Declaration of Independence, 1811; 37. Vietnam Declaration of Independence, 1945;

38. Zakon o Zaštitniku/ci ljudskih prava i sloboda Crne Gore, 2011, br.: 01-966/2.

C. Akte Normative

1. Akgjykim në Rastin 55/09, Parashtruesi NTSH Meteorit, Vlerësim i kushtetutshmërisë të Vendimit Nr. 2407/2006 të Gjykatës Supreme të Kosovës të 30 shtatorit 2009, nr.ref.: 89/11, datë 06 prill 2011;

2. Aktgjykim KI 09/10,Parashtruesi i kërkesës Kimete Bikliqi kundër Komisionit Qendror Zgjedhor, Nr.Ref.: 67/10, datë 14 dhjetor 2010;

3. Aktgjykim KI 39/9, Parashtrues Avni Kumnova, Vlerësim i kushtetutshmërisë të Vendimit të Gjykatës Supreme të Kosovës Nr. 142/07, të 27 majit 2009, Nr.ref.: 82/11, datë 03 nëntor 2011;

4. Aktgjykim në Rastin 56/09, Parashtruesit Fadil Hoxha dhe 59 të tjerë kundër Kuvendit Komunal të Prizrenit, dt. 22 dhjetor 2010, nr. ref.: RK 77/10, nr.ref.:A RK 77/10, datë 22 dhjetor 2010;

5. Aktgjykim në Rastin KI 08/10, KI 16/10, KI 22/10, KI 24/10, KI 27/10, KI 36/10, KI 41/10, KI 42/10, KI 45/10, KI 53/10, KI 54/10, KI 56/10, KI 57/10, KI 58/10, KI 59/10, KI 60/10, KI 61/10, KI 63/10, KI 64/10, KI 65/10, KI 66/10, KI 67/10, KI 68/10 KI 71/10, KI 74/10, KI 76/10); Parashtrues të kërkesës Isuf Mërlaku dhe 25 ish-punëtorë të tjerë të Korporatës Energjetike të Kosovës,Vlerësim i kushtetutshmërisë së 26 aktgjykimeve individuale të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës, nr.Ref.: AGJ 90/11, datë 10 mars 2011;

6. Aktgjykim në rastin KI 132/10, KI 28/11, KI 82/11, KI 85/11, KI 89/11, KI 100/11, KI 104/11, KI 109/11, KI 118/11, KI 123/11, KI 142/11, KI 143/11, KI 144/11, KI 154/11, KI 01/12, KI 02/12, KI 14/12); KI 04/11 dhe KI 104/10; Parashtrues të kërkesës, Istref Halili dhe 16 ish-punëtorë të tjerë të Korporatës Energjetike të Kosovës, Vlerësim i kushtetutshmërisë së 17 aktgjykimeve individuale të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës, nr.Ref.: AGJ 309/12, datë 01 tetor 2012;

Page 165: TEMA E DOKTORATURES MBROJTJA KUSHTETUESE E TË …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/...4 shteti demokratik, që bazohet dhe respekton vlerat më të mira të demokracisë,

 

163  

7. Aktgjykim në rastin KO 01/09, Parashtrues të kërkesës Qemajl Kurtishi kundër Kuvendit Komunal të Prizrenit,përputhshmëria e nenit 7 të Statutit të Komunës së Prizrenit me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, në veçanti nenet 3,7.1, 58 dhe 59, Ref.nr. AGJ 07/10, datë 18 mars 2010;

8. Aktgjykim në Rastin KO 29/11, Parashtrues: Sabri Hamiti dhe 23 deputetë tjerë, Vlerësim i kushtetutshmërisë së Vendimit të Kuvendit nr.04-V-04 lidhur me zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës i datës 22 shkurt 2011, nr.ref.:AGJ 107/11, datë 30 mars 2011;

9. Aktgjykim në Rastin KO 61/12, Parashtrues:Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Konfirmimi i amendamenteve të propozuara kushtetuese, të paraqitura më 22 qershor 2012, me shkresën Nr. 04 DO-1095, ref. AGJ/12, dt. 20 shtator 2012, nr.ref.:AGJ 303/12, datë 31 tetor 2012;

10. Aktgjykim në Rastin nr. KI 06/10 Parashtrues Valon Bislimi kundër Ministrisë së Punëve të Brendshme, Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe Ministrisë së Drejtësisë, nr.ref.AGJ 63/10, 30 tetor 2010, nr.ref.:AGJ 63/10, datë 30 tetor 2010;

11. Aktgjykim në Rastin nr. KI 08/10, KI 16/10, KI 22/10, KI 24/10, KI 27/10, KI 36/10, KI 41/10, KI 42/10, KI 45/10, KI 53/10, KI 54/10, KI 56/10, KI 57/10, KI 58/10, KI 59/10, KI 60/10, KI 61/10, KI 63/10, KI 64/10, KI 65/10, KI 66/10, KI 67/10, KI 68/10 KI 71/10, KI 74/10, KI 76/10, Parashtrues Isuf Mërlaku dhe 25 ish-punëtorë të tjerë të Korporatës Energjetike të Kosovës, Vlerësim i kushtetutshmërisë së 26 aktgjykimeve individuale të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës, nr. ref. AGJ 90/11, 10 mars 2011;

12. Aktgjykim në Rastin Nr. KI 132/10, KI 28/11, KI 82/11, KI 85/11, KI 89/11, KI 100/11, KI 104/11, KI 109/11, KI 118/11, KI 123/11, KI 142/11, KI 143/11, KI 144/11, KI 154/11, KI 01/12, KI 02/12, KI 14/12, Parashtrues të kërkesës Istref Halili dhe 16 ish-punëtorë të tjerë të Korporatës Energjetike të Kosovës,Vlerësim i kushtetutshmërisë së 17 aktgjykimeve individuale të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës, ref.nr. AGJ 309/12, dt. 01 Tetor 2012;

13. Aktgjykim në Rastin nr. KI 32/10, Parashtrues Fahrudin Megjedoviq, Zëvendëskryesues për Komunitete i Kuvendit Komunal të Pejës, Vlerësim i kushtetutshmërisë të Vendimit të Kuvendit Komunal të Pejës për emërimin e Nënkryetarit të Komunës për Komunitete të datës 15 shkurt 2010, Nr.ref.:AGJ 85/11 datë 03 mars 2011;

14. Aktgjykim në Rastin nr. KI 40/09 Parashtrues Imer Ibrahimi dhe 48 ish punëtor të , ish-punëtorë të tjerë të Korporatës Energjetike të Kosovës,Vlerësim i kushtetutshmërisë së 49 aktgjykimeve individuale të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës, ref.nr. AGJ 30/10, dt. 23 qershor 2010;

15. Aktgjykim në Rastin nr. KI 47/10 Parashtrues Naim Rrustemi dhe 31 deputetë të tjerë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Vs. Shkëlqesisë së tij,Fatmir Sejdiu, President i Republikës së Kosovës, ref.nr. 43/110, datë. 28 shtator 2010;

Page 166: TEMA E DOKTORATURES MBROJTJA KUSHTETUESE E TË …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/...4 shteti demokratik, që bazohet dhe respekton vlerat më të mira të demokracisë,

 

164  

16. Aktgjykim në Rastin nr. KI 76/10, KI 82/10, KI 83/10, KI 102/10, KI 111/10, KI 122/10, KI 127/10, KI 11/11, KI 15/11, KI 18/11, KI 45/11, KI 47/11, KI 48/11, KI 50/11, KI 57/11, KI 60/11, KI 69/11, KI 71/11, KI 73/11, KI 75/11, KI 79/11, Parashtrues Ilaz Halili dhe 20 ish-punëtorë të tjerë të Korporatës Energjetike të Kosovës, Vlerësim i kushtetutshmërisë së 21 aktgjykimeve individuale të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës, ref.nr. AGJ 181, datë 27 dhjetor 2011;

17. Aktgjykim në Rastin Nr. KO 04/11, me 01 mars 2012 Nr. ref.:AGJ203/12; Parashtruesi: Gjykata Supreme e Kosovës, Vlerësim i kushtetutshmërisë se neneve 35, 36, 37 dhe 38 të Ligjit për shpronësimin e pronës se paluajtshme, Nr. 03/L-139, nr.ref.:AGJ 203/12, datë 01 mars 2012;

18. Aktgjykim në Rastin Nr. KO 61/12, Konfirmim i amendamenteve të propozuara kushtetuese, të paraqitura nga Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, më 22 qershor 2012, nëpërmjet shkresës Nr. 04-DO-1095, Nr.ref.: AGJ 303/12, datë 20 shtator 2012;

19. Aktgjykim në Rastin Nr. KO119/10, parashtrues Avokati i Popullit i Republikës së Kosovës, Vlerësim i kushtetutshmërisë së nenit 14 paragrafit 1.6, nenit 22, nenit 24, nenit 25 dhe nenit 27 të Ligjit për të Drejtat dhe Përgjegjësitë e Deputetit, Nr. 03/L-111, të 4 qershorit 2010. Nr. ref.: AGJ165/11; datë 8.12.2011,

20. Aktgjykim, në Rastet K.O. 29/12 dhe K.O. 48/12, Amendamentet e propozuara kushtetuese, të dorëzuara nga Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës më 23 mars 2012 dhe 4 maj 2012, Nr. Ref.:AGJ 284/12, më 20 korrik 2012;

21. Aktgjykim, Rastet nr. KI 58/09, KI 59/09, KI 60/09, KI 64/09, KI 66/09, KI 69/09, KI 70/09, KI 72/09, KI 75/09, KI 76/09, KI 77/09, KI 78/09, KI 79/09, KI 03/10, KI 05/10, KI 13/10, rasti i Gani Prokshit dhe 15 ish punëtorëve, të tjerë të Korporatës Energjetike të Kosovës, kundër aktgjykimeve individuale të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës, ref.nr.AGJ 62/10, dt. 15 tetor 2010;

22. Aktgjykimi i rastit 57/12; Kërkesa e Presidentes së Republikës së Kosovës, Shkëlqesisë së Saj, Atifete Jahjaga, me të cilën konteston votimin për miratimin e Ligjit nr. 04/l-084 "Për pensionet e pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës" , Nr.Ref.: AGJ 297/12, datë 20 shtator 2012;

23. Aktgjykimi i rastit KO 29/11, Parashtruesit Sabri Hamiti dhe deputetë të tjerë,Vlerësimi i kushtetutshmërisë të Vendimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Nr. 04-V-04, lidhur me zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës, i datës 22 shkurt 2011, nr.Ref.: AGJ 107/11, datë 30 mars 2011;

24. Aktgjykimi në rastin KI 47/10, Parashtrues Naim Rrustemi dhe 31 deputet të Kuvendit të Republikës së Kosovës, kundër Shkelqësisë së tij, Fatmir Sejdiu, President I Republikës së Kosovës, nr.Ref.: 43/10, datë 28 shtator 2010;

Page 167: TEMA E DOKTORATURES MBROJTJA KUSHTETUESE E TË …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/...4 shteti demokratik, që bazohet dhe respekton vlerat më të mira të demokracisë,

 

165  

25. Aktgjykimi në Rastin nr. KI 08/09, Sindikata e Pavarur e Punonjësve të Fabrikës së Çelikut, IMK, në Ferizaj, e përfaqësuar nga z. Ali Azemi, kryetar i Sindikatës – Vlerësim i kushtetutshmërisë së Vendimit C. Nr. 340/2001, të 11 janarit 2002, Nr. VMSP323/12, Nr.Ref.: 75/10, dt. 17 dhjetor 2010;

26. Aktgjykimi në Rastin Nr. KO 98/11, Lidhur me imunitetin e deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Presidentit të Republikës së Kosovës, dhe anëtarëve të Qeverisë së Republikës së Kosovës, nr. ref.: AGJ138/11, datë 20 shtator 2011;

27. Aktvendim në Rasti KO 38/12 parashtrues i kërkesës Kryetari i Kuvendit, Vlerësim i kushtetutshmërisë së Propozimeve të Qeverisë për amendamentimin e Kushtetutës, nr. Ref .: AK 234/12, datë 15 maj 2012, nr.ref.:AGJ 234/12, datë 15 maj 2012;

28. Aktevendim për papanueshmëri, në Rastin nr. KI 158/11, date 30 gusht 2012 Nr. ref.: RK 290/12; Parashtruesi: Gjykata Komunale në Ferizaj-Dega në Shtërpce, Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë se Vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Serbisë, Tu. Nr 367/90, i datës 21.03.1991, nr.ref.: AGJ 290/12, datë 30 gusht 2012;

29. Aktvendim për Papranueshmëri KO 05/12, parashtrues Visar Ymeri dhe dymbëdhjetë deputetë të tjerë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Lidhur me kushtetutshmërinë e Vendimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Nr. 04-V-279, të 20 janarit 2012, nr.ref.: RK 208/12, datë 19 mars 2012;

30. Aktvendim për papranueshmëri në Rastin KO_05_12, parashtrues Visar Ymeri dhe 12 deputët të tjerë, Lidhur me kushtetutshmërinë e Vendimit të Kuvendit të Republikës se Kosovës Nr. 04-V-279 të 20 janarit 2012 ,nr.Ref.:RK 208/12, datë 19 mars 2012;

31. Aktvendim për papranueshmëri në Rastin Nr. KI 39/11, Parashtruesi Tomë Krasniqi, Vlerësim i kushtetutshmërisë së Njoftimit Nr. 311/07, të 13 prillit 2007, dhe Vërtetimit Nr. 322/07, të 30 prillit 2007, të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, nr. Ref.: 338/13, datë 15 janar 2013;

32. Aktvendim për papranueshmëri në Rastin Nr. KI 98/10, parashtrues Avokati i Popullit i Republikës së Kosovës, 4.4.2012;Vlerësimi i kushtetutshmërisë së vendimeve 01 nr. 06/837, të datës 16 prill 2009, dhe Npi-01/132, të datës 30 prill 2009, të Kuvendit Komunal të Shtimes, nr. Ref.: 216/12, datë 4 prill 2012;

33. Aktvendim për papranueshmëri në Rastin Nr. KI 98/10, parashtrues Avokati i Popullit i Republikës së Kosovës, 4.4.2012; Vlerësim i kushtetutshmërisë së vendimeve: 01 nr. 06/837,të 16 prillit 2009, dhe Npi-01/132, të 30 prillit 2009, të Kuvendit Komunal të Shtimes, nr.ref.:AGJ _216/12, datë 4 prill 2012;

34. Aktvendim për papranueshmëri në Rastin Nr. KO 148/11, parashtrues Avokati i Popullit i Republikës së Kosovës, 26.12.2012; Vlerësim i kushtetutshmërisë së nenit 11, paragrafi 1; i nenit 32, paragrafi 1 dhe 2; i nenit 34, paragrafi 2; dhe i nenit 38, në lidhje me nenet: 11, 32

Page 168: TEMA E DOKTORATURES MBROJTJA KUSHTETUESE E TË …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/...4 shteti demokratik, që bazohet dhe respekton vlerat më të mira të demokracisë,

 

166  

dhe 34, të Ligjit për Avokatin e Popullit, Nr. 03/L-195, të 27 gushtit 2010, dhe i kërkesës për Masë të përkohshme, nr.ref.:RK335/12, 26 dhjetor 2012;

35. Aktvendimi për Papranueshmëri KI 112/10, Parashtruesi Nikollë Kabashi, Vlerësim i kushtetutshmërisë të dekreteve të Ushtruesit të detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, të datës 22 tetor 2010, Nr. Ref.: RK217/12, datë 04 prill 2012;

36. Mendimi mospajtues i gjyqtarëve Robert Carollan dhe Almiro Rodriguez, lidhur me Aktgjykim në Rastin KO 29/11, Parashtrues: Sabri Hamiti dhe 23 deputetë tjerë, Vlerësim i kushtetutshmërisë së Vendimit të Kuvendit nr.04-V-04 lidhur me zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës i datës 22 shkurt 2011, nr.Ref .: AGJ 107/11, datë 30 mars 2011.

37. Rasti KI 11/09, Tomë Krasniqi vs RTK dhe KEK, Mendimi mospajtues rreth masave të përkohshme – Gjykatësi Almiro Rodrigues, nr.prot.116/09, datë 20 tetor 2009;

38. Rasti KI 11/09, Tomë Krasniqi vs RTK dhe KEK, Mendimi mospajtues për masën e përkohshme , Gjyqtarja Dr.Gjyljeta Mushkolaj, nr.prot.141/09, datë 23 tetor 2009;

39. Rasti KO 38/12, Vlerësim i kushtetutshmërisë së Propozimeve të Qeverisë për Amendamentimin e Kushtetutës, të dorëzuar nga Kryetari i Kuvendit të Republikës më 12 prill 2012.

40. Urdhër për vazhdimin e Masës së përkohshme, në rastin 119/12, Nr. ref.: 144/11, 20 tetor 2011;

41. Vendim për heqje nga lista të Kërkesës në Rastin KO 107/10, Parashtrues: Gani Geci dhe 10 deputetët tjerë , Vlerësimi i kushtetutshmërisë se vendimit te Kuvendit të datës 14 tetor 2010 ne lidhje me Strategjinë dhe Projekt-Vendimin e Qeverisë për Privatizimin e Post-Telekomit të Kosovës, nr.Ref.: 133/11, datë 17 gusht 2011, nr.ref.:RK 133/11, datë 17 gusht 2011;

42. Vendim për Masë të përkohshme në Rastin Nr. KO97/12, parashtrues Avokati i Popullit i Republikës së Kosovës, Vlerësim i kushtetutshmërisë së neneve 90, 95 (1.6), 110, 111 dhe 116 të Ligjit për Banka, Institucione Mikrofinanciare dhe Institucione Financiare Jobankare, Nr. 04/L-093, të 12 prillit 2012, nr.ref.:MP 331/12; date 24 dhjetor 2012;

43. Vendim për Mospërbarim në Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, të 17 dhjetorit 2010, në Rastin nr. KI 08/09, Sindikata e Pavarur e Punonjësve të Fabrikës së Çelikut, IMK, në Ferizaj, e përfaqësuar nga z. Ali Azemi, kryetar i Sindikatës – Vlerësim i kushtetutshmërisë së Vendimit C. Nr. 340/2001, të 11 janarit 2002, Nr. VMSP323/12, dt. 14 nëntor 2012;

44. Vendim për Papranueshmëri KI 01/09, parashtrues Ismet Bajrami kundër NewCo Ferronikeli Complex sh.p.k., nr.Ref.: RK 29/10, datë 23 Qershor 2010;

45. Vendim, masë e përkohshme /MP/ Rasti KI 11/09, Tomë Krasniqi vs RTK dhe KEK, Akti nr.01/09 MP, 16 tetor 2009;

46. Vendimi për aplikimin e Masës së përkohshme, në rastin 119/12, Nr. ref.: 78/10, datë 17 dhjetor 2010;

Page 169: TEMA E DOKTORATURES MBROJTJA KUSHTETUESE E TË …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/...4 shteti demokratik, që bazohet dhe respekton vlerat më të mira të demokracisë,

 

167  

47. Vendimi për masën e e përkohshme, në Rastin 56/09, ref.nr.MP 06/09, 15 dhjetor 2009;

48. Vendimi për vazhdimin e Masës së përkohshme, në rastin 119/12, Nr. ref.: MP102/11, 15 qershor 2011;

49. Vendimi për vazhdimin e masës së përkohshme, në Rastin 56/09, nr.ref. VMP 32/10, dt 16 qershor 2010.

50. Vendimi për vazhdimin e masës së përkohshme, në Rastin 56/09, ref.nr.VM 09/10, 24 mars 2010;

51. Vendimi për vazhdimin e masës së përkohshme, në Rastin 56/09, ref.nr. VPM 17/10, 30 prill 2010;

52. Vendimi për vazhdimin e masës së përkohshme, në Rastin 56/09, ref.nr. 17/10, 14 maj 2010;

53. Vendimi për zgjatjen e Masës së përkohshme, në rastin 119/12, Nr. ref.:MP102/11, 21 mars 2011.

Raste – Vendime të Gjykatave tjera

1. Bankovic and Others v. Belgium and Others, App. No. 52207/99, Grand Chamber, Decision on admissibility, 12 December 2001, hereinafter Bankovic;

2. Behrami v. France, Saramati v. France, Germany and Norway, App. Nos. 71412/01 & 78166/01, Grand Chamber, Decision, 2 May 2007;

3. Belilos v. Switzerland, 132 Eur. Ct. H.R. (ser. A) at 28 (1988);

4. Betten and Grief 1998: 56-59;

5. Bosphorus v. Ireland, Case 45036/98, 2005, ECHR 440, 30 June 2005;

6. Case 11/70 Internationale Handelsgesellschaft [1970] ECR 1125;

7. Case 271/08, Commission v. Germany, not yet reported;

8. Case 29/69 Stauder [1969] ECR 419;

9. Case 323/08, Mayor Ovidio Rodríguez et others v. Unclaimed estate of Rafael de las Heras Dávila and Sagrario de las Heras Dávila, Judgment of 10 Dec 2009, not yet reported;

10. Case 36/75 Rutili [1975] ECR 1219);

11. Case 4/73, J.Nold, Kohlen- und Baustoffgroßhandlung v. Commission of the European Communities [1974] ECR. 491;

12. Case 407/08 P, Knauf Gips KG, formerly Gebrüder Knauf Westdeutsche Gipswerke KG v. European Commission, not yet reported;

Page 170: TEMA E DOKTORATURES MBROJTJA KUSHTETUESE E TË …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/...4 shteti demokratik, që bazohet dhe respekton vlerat më të mira të demokracisë,

 

168  

13. Case 45036/98, 2005, ECHR, Loizidou v. Turkey, Preliminary Objections, 23 March 1995, 1995 ECHR, Ser. A., No. 310;

14. Case 578/08, Rhimou Chakroun v. Minister van Buitenlandse Zaken [2010] ECR I–1839;

15. Case P No. 425/11, case against Arben Krasniqi et al., Ruling on admissibility of Agim Zogaj’s statements and diaries (also known as witness X), District Court of Pristina, 21 March 2012;

16. Dehousse 1998: 64;

17. First National City Bank v. Banco National de Cuba 406 US 759, 92 S.Ct 1808, 32 L B t 2 i 466 (1972). at (US) 775;

18. Vendimin nr. 5/2009, i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë;

19. Vendimi nr. 17/2010, i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë;

20. Vendimi nr. 27/2010, i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë.

21. Vendimi nr. 29/2010, i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë;

22. Vendimi nr. 33/2010, i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë;

23. Vendimi nr. 2/2010, i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë;

24. Vendimi nr. 12/2010, i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë;

25. Vendimi nr. 18/2012, i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë;

26. Vendimi nr: 27/2012, i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë;

27. Vendimi nr. 30/2012, i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë;

28. Vendimi nr. 1/2011, i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë;

29. Vendimi nr. 19/2011, i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë;

30. Vendimi nr. 23/2011, i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë;

31. Vendimi nr. 52/2011, i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë;

32. Vendimi nr. 6/2012, i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë;

33. Vendimi nr. 31/2012, i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë;

34. Vendimi nr. 47/2012, i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë;

35. Vendimi nr. 57/2012, i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë; 

36. Gjykata Supreme të Kosovës, Aktgjykim, A. nr.551/2011;

37. Gjykata Supreme të Kosovës, Aktgjykim, A. nr. 2376/2007, 26.08.09;

38. Gjykata Supreme të Kosovës, Aktgjykim, A. nr. 2504/2007. 27.02.09;

Page 171: TEMA E DOKTORATURES MBROJTJA KUSHTETUESE E TË …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/...4 shteti demokratik, që bazohet dhe respekton vlerat më të mira të demokracisë,

 

169  

39. Gjykata Supreme të Kosovës: Aktvendim, A. nr. 2898/2010, 23.02.11;

40. Gjykata Supreme të Kosovës: Aktvendim, A. nr. 1029/2009, 27.05.12;

41. Gjykata Supreme të Kosovës: Aktvendim, A. nr. 11/2010, 23.02.2012;

42. Gjykata Supreme të Kosovës: Aktvendim, A.nr.678/2010, 23.02.2011;

43. ICJ Reports, ICJ, Military and Paramilitary Activities in and against Nicaragua (Nicaragua v.

US). Merits,ICJ Reports, 1986;

44. ICJ, North Sea Continental Shelf , ICJ Reports, 1969;

45. ICJ, North Sea Continental Shelf, ICJ Reports, 1969, para 74 and 77;

46. Ilascu and others v. Moldova and Russia, App. No. 48787/99, Grand Chamber, Judgment, 8 July 2004;

47. Joined Cases 175–179/08, Abdulla and others v. Bundesrepublik Deutschland [2010] ECR I–1493;

48. Kücükdeveci v Swedex, Judgment of the Court, (Grand Chamber) of 19 January 2010’, 11 German LJ (2010) 539;

49. Loizidou v. Turkey, App. no. 15318/89, Judgment (preliminary objections), 23 February 1995; Judgment (merits), 28 November 1996;

Vendime të tjera dhe Dekrete

1. Dekreti i Presidentit të Republikës së Kosovës , Nr. i Dekretit: DGJK-004-2009;

2. Dekreti i Presidentit të Republikës së Kosovës, Nr. i Dekretit: DGJK- 001-2009;

3. Dekreti i Presidentit të Republikës së Kosovës, Nr. i Dekretit: DGJK- 002-2009;

4. Dekreti i Presidentit të Republikës së Kosovës, Nr. i Dekretit: DGJK- 003-2009;

5. Dekreti i Presidentit të Republikës së Kosovës, Nr. i Dekretit: DGJK- 005-2009;

6. Dekreti i Presidentit të Republikës së Kosovës, Nr. i Dekretit: DGJK- 006-2009;

7. Vendimi i Përfaqësuesit Civil Ndërkombëtar në Kosovë, Vendimi nr. 2009/09, datë 12 qershor 2009;

8. Vendimi i Përfaqësuesit Civil Ndërkombëtar në Kosovë, Vendimi nr. 2009/10, datë 12 qershor 2009;

9. Vendimi i Përfaqësuesit Civil Ndërkombëtar në Kosovë, Vendimi nr. 2009/11, datë 12 qershor 2009.

Page 172: TEMA E DOKTORATURES MBROJTJA KUSHTETUESE E TË …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/...4 shteti demokratik, që bazohet dhe respekton vlerat më të mira të demokracisë,

 

170  

F. Raporte

1. Brewer-Carías, A. R. "Constitutional Courts as Positive Legislators." General Reports of the XVIIIth Congress of the International Academy of Comparative Law/Rapports Généraux du XVIIIème Congrès de l’Académie Internationale de Droit Comparé. Springer Netherlands, 2012;

1. OSCE, Report on the Administrative Justice Sistem in Kosovo, April 2007, Legal System Monitoring Section, Department of Human Rights, Decentralization and Communities, Organization for Security and Co-operation in Europe Mission in Kosovo;

2. Raport i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë: Drejtoria e Studimeve, Studim mbi procesin e ekzekutimit të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, Qershor, 2008, i prezantuar në Seminarin e Punës me temë: “Ekzekutimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese”, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës dhe Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, organizuar nga dy gjykatat homologe, në bashkëpunim me Fondacionin Gjerman Hanns Seidel, në Prishtinë, dt. 5 nëntor 2012;

3. Raporti Vjetor 2010 dhe Raporti Vjetor 2011, i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës;

4. Turkey 2012, Progres Report”, dated 10 October 2012, Europian Commission-Commission Staff Working document, Comunication from the Commission to the Europian Parlament and the Council, Enlargment Strategy and Main Challenges 2012;

5. Vizard, P. Antecedents of the idea of human rights: a survey of perspectives. UNDP, 2000; 6. Vt. Workers’ Ctr., Voices of Vermont’s Economic Crisis: The Challenge to Put People First,

United States, 2011;

G. Adresa elektonike/ueb faqe

1. http://en.wikipedia.org/wiki/House_of_Lords;

2. http://en.wikipedia.org/wiki/Petition_of_Right;

3. http://en.wikipedia.org/wiki/Positivism;

4. http://europa.eu.int/abc/obj/treaties/en/entr14a.htm#42; 5. http://hdr.undp.org/en/reports/global/hdr2000/papers/polly%20vizard.pdf>;

6. http://hub.coe.int/en/web/coe-portal/what-we-do/human-rights/reform-of-the-european-court?dynLink=true&layoutId=16&dlgroupId=10226&fromArticleId=;

7. http://portal.unesco.org/en/ev.phpURL_ID=14264&URL_DO=DO_TOPIC&URL_SECTION=201.html;

8. http://treaties.un.org/Pages/ViewDetails.aspx?src=TREATY&mtdsg_no=IV-4&chapter= 4&lang = en;

Page 173: TEMA E DOKTORATURES MBROJTJA KUSHTETUESE E TË …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/...4 shteti demokratik, që bazohet dhe respekton vlerat më të mira të demokracisë,

 

171  

9. http://www.conseil-constitutionnel.fr/conseil-constitutionnel/root/bank_ mm/anglais/ cst2. pdf >;

10. http://www.conseil-constitutionnel.fr/conseilconstitutionnel/english/homepage.14.html>;

11. http://www.humanrights.is/the-human-rights-project/humanrightscasesandmaterials/humanrightsconceptsideasandfora/humanrightsfora/theunitednations/;

12. http://www.humanrights.is/the-human-rights-project/humanrightscasesandmaterials/humanrightsconceptsideasandfora/theconceptsofhumanrightsanintroduction/souscesofinternationallaw/;

13. http://www.icj-cij.org/documents/index.php?p1=4&p2=2&p3=0#CHAPTER_II;

14. http://www.ks.undp.org/en/UNDP-in-Kosovo;

15. http://www.mtholyoke.edu/~gerla22f/classweb/Human%20Rights%20Theories%20-%20Classic%20Perspectives.html;

16. http://www.newadvent.org/summa/2091.htm;

17. http://www.ohchr.org/EN/HRBodies/HRC/Pages/HRCIndex.aspx;

18. http://www.osce.org/who/83;

19. http://www2.ohchr.org/english/;

20. https://kk.rks-gov.net/prishtina/Municipality/Assembly.aspx;

21. UN Treaty Collection: International Covenant on Economic, Social and Cultural Rights. F

Të Tjera

1. Anderw Heard, “Human Rights: Chimeras in Sheep’s Clothing?” Simon Fraser University, 1997, available at http://www.sfu.ca/~aheard/intro.html;

2. Closing a historic gap in human rights". United Nations, 10 Dec. 2008. 3. Einwechter, W. O. “Natural Law: a Sammary and Critique”; < http://darashpress.com/articles/natural-law-summary-and-critique#fnlink_3> Accesed on

February, 13 2013; 4. Elspeth Guild, Jean Monnet, “What Fundamental Rights for whose EU Citizens?” available at

http://ec.europa.eu/education/jean-monnet/ doc/ecsa 10/ guild _en. pdf; 5. Heard. A, (1997), “Humanrights: Chimeras in sheep’s clothing?” Accessed on February 5,

2013 < http://www.sfu.ca/~ aheard /intro.html#N_1_ >; 6. Iclandic Human Rights Center at http://www.humanrights.is/the-human-rights-

project/humanrightscasesandmaterials/ humanrights concepts ideasandfora/theconceptsofhumanrightsanintroduction/souscesofinternationallaw/;

Page 174: TEMA E DOKTORATURES MBROJTJA KUSHTETUESE E TË …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/...4 shteti demokratik, që bazohet dhe respekton vlerat më të mira të demokracisë,

 

172  

7. Roger Alford, “Are Human Rights Treaties the Inspiration for National Constitutions?” Opinio Juris, 2012, available at http://opiniojuris.org/2013/03/01/are-human-rights-treaties-the-inspiration-for-national-constitutions/;

8. Speech of the President Truman, H.S., “Speech on June 26, 1945” in United Nation Information Organizations (eds), Documents of the United Nations Conference on International Organization, vol. I , New York, 1945;

9. Summa TheologiaeI-IIae, 91, 1 at http://www.newadvent.org/summa/2091.htm Accessed on February 13 2013;

10. The Hague Convention on the Civil Aspects of International Child Abduction, Legal Analysis, available at http://travel.state.gov/pdf/Legal_Analysis_of_the_Convention.pdf, accessed on March 15, 2013.