8
MENDIMI POZITIV E ENJTE, 15.11.2012 VITI I - NR.254 BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE” E PËRDITSHME INFORMATIVE Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al Nishani: Të rikthejmë besimin tek drejtësia!...........fq.2 Vera Shaku, gruaja rome me barakë tek Lana: Fëmijët më qajnë nga të ftohtit dhe uria!................fq.4 Moshimi aktiv, rrëfimi i 79-vjeçarit që punon çdo ditë si të ishte i ri!...........................fq.5 Takim me publicistin Ahmet Tusun: Mikëpritja juaj më bën të ndihem i vlerësuar!......fq.7 Qeraja tatimore, flet sipërmarrësja Isufi: Bizneset të ndërgjegjësohen për dhënien e kuponit tatimor!..fq.8 ...>>fq.3 Vendosmëria sjell rezultate! Q e n d r a p ë r D r e j t ë s i d h e Z h v i l l i m L ë v i z j a S h q i p ë r i a e R e Denonco Korrupsionin dhe Padrejtësitë! Cel.0696923631 www.facebook.com/qendraperdrejtesidhezhvillim Ne vëmë në lëvizje Sistemin! J u jeni më të fu- qishëm kur besoni në vetvete, kur e dini që jeni të aftë për çdo gjë që mendoni. Jeni më të bukur kur forca dhe vendosmëria iu shkëlqen rrugën ndër- sa ecni, kur nuk jeni të shpërqendruar nga penge- sat përgjatë rrugës. Jeni të pandalshëm kur i lini gabimet t’iu edukojnë, ndërsa besueshmëria juaj ndërtohet nga përvojat, kur e dini që mund të rrëzoheni, pastaj të ngriheni dhe të bëni përpara. Këtu janë disa mënyra se si të bëheni personi që doni. 1. Mos gjykoni më dhe vlerësoni bukurinë brenda jush. Të gjykoni veten nuk është njëlloj sikur të jeni të ndershëm me veten. Kur jetoni si një qenie njerëzore e mëshirshme dhe jo gjykuese, sfida më e madhe se të ecurit sipas drejtimit të dikujt tjetër është të jetuarit e jetës sipas mënyrës tuaj. Në çdo buzëqeshje, ka shumë bukuri. Në çdo zemër, ka shumë dashuri, në çdo mendje shumë zgjuarsi. Çdo qenie njerëzore ka një shpirt, ka një jetë, një vlerë dhe aftësinë për t’i parë të gjitha këto gjëra te çdokush, duke përfshirë edhe veten. 2. Trajtojeni veten ashtu si do donit që t’iu trajtonin të tjerët. Pranojeni veten! Ajo që është e shëmtuar është pasiguria juaj dhe jo ju. Bëhuni vetvetja, ashtu siç jeni, në atë mënyrë të bukur që vetëm ju e dini. Mënyra se si e trajtoni veten vendos disa standarde për të tjerët. Ju duhet ta doni veten për atë që jeni sepse në rast të kun- dërt, të jeni të sigurt që askush nuk do ta bëjë. Kur të ndiheni mirë ashtu si jeni nuk do të thotë që të gjithë do t’iu pëlqejnë, por nuk do t’iu bëhet vonë aspak. 3. Shqetësohuni më pak për atë që mendojnë të tjerët për ju. Mos e... >> VIJON NË FAQEN 2 Qendra e Mendimit Pozitiv Të plotësojmë ëndrrën e çdo Shqiptari! Statusi, Berisha:

Gazeta 77 News botimi Nr 254

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Gazeta 77 News e perditshme informative organ i Levizjes Shqiperia e Re

Citation preview

MENDIMI POZITIVE ENJTE, 15.11.2012 VITI I - NR.254

BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE”

E PËRDITSHME INFORMATIVE

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al

Nishani: Të rikthejmë besimin tek drejtësia!...........fq.2 Vera Shaku, gruaja rome me barakë tek Lana:

Fëmijët më qajnë nga të ftohtit dhe uria!................fq.4 Moshimi aktiv, rrëfimi i 79-vjeçarit

që punon çdo ditë si të ishte i ri!...........................fq.5 Takim me publicistin Ahmet Tusun:

Mikëpritja juaj më bën të ndihem i vlerësuar!......fq.7 Qeraja tatimore, flet sipërmarrësja Isufi: Bizneset

të ndërgjegjësohen për dhënien e kuponit tatimor!..fq.8

...>>fq.3

Vendosmëria sjell rezultate!

Qen

dra

për Drejtësi dhe Zhvillim

Lëvizja Shqipëria e Re

Denonco Korrupsionin dhe Padrejtësitë!Cel.0696923631 www.facebook.com/qendraperdrejtesidhezhvillim

Ne vëmë në lëvizje Sistemin!

Ju jeni më të fu-qishëm kur besoni

në vetvete, kur e dini që jeni të aftë për çdo gjë që mendoni. Jeni më të bukur kur forca dhe vendosmëria iu shkëlqen rrugën ndër-

sa ecni, kur nuk jeni të shpërqendruar nga penge-sat përgjatë rrugës. Jeni të pandalshëm kur i lini gabimet t’iu edukojnë, ndërsa besueshmëria juaj ndërtohet nga përvojat, kur e dini që mund të rrëzoheni, pastaj të ngriheni dhe të bëni përpara.Këtu janë disa mënyra se si të bëheni personi që doni.

1. Mos gjykoni më dhe vlerësoni bukurinë brenda jush. Të gjykoni veten nuk është njëlloj sikur të jeni të ndershëm me veten. Kur jetoni si një qenie njerëzore e mëshirshme dhe jo gjykuese, sfida më e madhe se të ecurit sipas drejtimit të dikujt tjetër është të jetuarit e jetës sipas mënyrës tuaj. Në çdo buzëqeshje, ka shumë bukuri. Në çdo zemër, ka shumë dashuri, në çdo mendje shumë zgjuarsi. Çdo qenie njerëzore ka një shpirt, ka një jetë, një vlerë dhe aftësinë për t’i parë të gjitha këto gjëra te çdokush, duke përfshirë edhe veten.

2. Trajtojeni veten ashtu si do donit që t’iu trajtonin të tjerët. Pranojeni veten! Ajo që është e shëmtuar është pasiguria juaj dhe jo ju. Bëhuni vetvetja, ashtu siç jeni, në atë mënyrë të bukur që vetëm ju e dini. Mënyra se si e trajtoni veten vendos disa standarde për të tjerët. Ju duhet ta doni veten për atë që jeni sepse në rast të kun-dërt, të jeni të sigurt që askush nuk do ta bëjë. Kur të ndiheni mirë ashtu si jeni nuk do të thotë që të gjithë do t’iu pëlqejnë, por nuk do t’iu bëhet vonë aspak.

3. Shqetësohuni më pak për atë që mendojnë të tjerët për ju. Mos e... >> VIJON NË FAQEN 2

Qendra eMendimit Pozitiv

Të plotësojmë ëndrrën e çdo Shqiptari! Statusi, Berisha:

2 77 NEWS

<< VIJON NGA FAQJA 1 humbisni veten tuaj thjeshtë duke kërkuar që të tjerët t’iu prano-jnë. Bëhuni të vetëdijshëm që ju do të dukeni gjithmonë pak më pak se të tjerët duan që të jeni, por që ju jeni shumë më shumë nga ç’mund të shohin ata. Shqetësohuni më pak për atë që jeni në sy të të tjerëve, por për atë që jeni për veten tuaj.

4. Dijeni sa vleni. Ne shpesh pranojmë ve-tëm dashurinë që mendojmë se e meritojmë, sepse nuk ka kuptim të jemi të dytët në jetën e dikujt kur e dimë shumë mirë që mund të ishim të parët në jetën e dikujt tjetër.

5. Mos u nxitoni në marrëdhënie intime. Dashuria nuk është vetëm takimet e bukura,

por të qenurit me një person që iu bën të lumtur në një mënyrë që askush tjetër nuk mundet dot. Ju nuk keni nevojë për një njeri perfekt, por për një njeri të cilit mund t’i besoni, që iu thotë që ju jeni të vetmit. Nëse nuk e keni gjetur ende dashurinë e vërtetë, mos rrini pa lëvizur. Ekziston gjithmonë dikush që do t’iu dojë në mënyrë të paku-shtëzuar, edhe nëse nuk është ai që kishit shpresuar më parë.

6. Faleni veten dhe të tjerët. Nga të gjithë gjërat që mund t’iu vjedhin si të mirat ma-teriale, rininë, shëndetin, fjalët, të drejtat, ajo që askush nuk mund t’ua marrë është liria për të zgjedhur se ku do të besoni dhe

cilën zemër do të dashuroni. Jeta fillon aty ku mbaron frika. Vetëm sepse dikush iu ka lënduar dikur, nuk do të thotë që ju duhet të urreni botën dhe të jetoni një jetë me frikën se do të lëndoheni nesër.

7. Lërini të lirë ata që nuk kanë qenë asnjëherë të tutë. Ka disa njerëz që nuk janë të thënë, të përshtaten në jetën tuaj, sado që ju mund t’i doni. Dhe të vetmit që e merito-jnë me të vërtetë dashurinë tuaj janë ata që iu qëndrojnë pranë edhe në kohët e vështira dhe qeshin bashkë me ju kur këto vështirësi të kenë kaluar.

*Qendra e Mendimit Pozitiv, Lëvizja Shqipëria e Re

E ENJTE, 15 NËNTOR 2012AKTUALITETE duam Shqipërinë pa Korrupsion, Plot Solidaritet, Të Zhvilluar e të Begatë!

MENDIMI POZITIV

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Nishani: Të rikthejmë besimin tek drejtësia!

Reformimi i sistemit të drejtësisë mund të realizohet duke rikthyer fillimisht

besimin e aktorëve të drejtësisë e më pas besimin e qytetarëve tek drejtësia. Kështu është shprehur presidenti Bujar Nishani në ceremoninë e 15-vjetorit të Shkollës së Magjistraturës. Ai ka theksuar se duhet të jenë vetë shqiptarët ata që do të reformojnë

sistemit e drejtësisë. “Shërbëtorët e sistemit të drejtësisë duhet të japin provat e vlerësi-mit të seriozitetit dhe të përgjegjshmërisë vetvetes në radhë të parë dhe të shoqërisë sonë dhe një element i rëndësishëm për këtë është sistemi i drejtësisë. Duhet të jemi ne shqiptarët që duhet të vijojmë angazhimin tonë serioz si individë për konsolidimin e

vlerave reale të institucioneve të drejtësisë. Nëse duam vërtet të reformojmë sistemin e drejtësisë, në radhë të parë duhet ta nisim me raportin e forcimit të besimit të vetë pjesëtarëve të sistemit të drejtësisë me vetë sistemin. Ka një lëkundje të vetë gjyqtarëve për karrierën e tyre dhe kjo është përgje-gjësi e institucioneve por edhe të krerëve të sistemimit të drejtësisë, të gjyqtarëve të saj”, është shprehur kreu i shtetit. Në këtë ceremoni kanë marrë pjesë edhe ambasa-dori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Aleksandër Arvizu, ambasadori i Bashkimit Evropian Ettore Sequi, ambasadori i OSBE-së Eugen Wollfarth, ambasadorja franceze, ministri i drejtësisë Eduard Halimi dhe përfaqësues të tjerë të sistemit të drejtësisë.

Në fjalën e tij, ambasadori i BE-së në Ti-ranë Ettore Sequi, ka theksuar se drejtësia është një shtysë e madhe për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian. Ambasado-ri amerikan Arvizu kërkoi barazi gjinore në shkollën e magjistraturës, ndërsa Wollfarth kërkoi respektimin e të drejtave të njeriut në sistemin e drejtësisë.

Për më tepër: www.77news.al

Ministri Olldashi inspekton punimet në aksin Burrel-Klos!

Një nga akset kombëtare më pro-blematike, ai që lidh Tiranën me

Peshkopinë, ka nisur rikonstruksionin që do të bëjë të mundur përmirësimin tërësor të tij përpara sezonit të pritshëm dimëror. Lajmin e konfirmoi ministri i transpor-teve Sokol Olldashi gjatë një inspektimi që zhvilloi në punimet që sapo kanë filluar në qytetin e Burrelit. Olldashi saktësoi se segmenti që do të rikonstruktohet i pari

është ai që lidh Burrelin me Klosin, në rrethin e Matit, segment ky që është edhe më i dëmtuari, kryesisht për shkak të maki-nave të tonazhit të rëndë që transportojnë kromin në drejtim të portit të Durrësit. Projekti parashikon nivelimin e trupit të rrugës aty ku ka çetuar dhe riveshjen e segmenteve të veçanta, si dhe ndërhyrje në të gjithë paketën e zhavorreve dhe te asfaltit, aty ku dëmtimet e trupit të rrugës

janë më serioze. Sistemimet po bëhen me një financim të buxhetit të shtetit prej 82 milionë lekësh. Olldashi tha se kjo ndë-rhyrje është pjesë e projektit për të mbaj-tur në një gjendje sa më optimale aksin e vjetër Milot-Burrel-Peshkopi, për sa kohë vazhdon ndërtimi i rrugës së Arbrit, e cila përshkon një trajektore tjetër, shumë më të shkurtër sesa rruga ekzistuese.

Për më tepër: www.77news.al

77 NEWSE ENJTE, 15 NËNTOR 2012

KRIJOJE VETË

Çdo regjistrim në SH.L.U.P Vitrina në secilin prej Fakulteteve, vetëm 760 € / vitplus Spoken Englishplus Word-Exel,plus Power Point, plus Autoshkollë,

Pa asnjë detyrim tjetër!

Afati i regjistrimitderi më 19 Nëntor

FATIN TËND!

Adresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”.Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: [email protected], www.vitrina.edu.al

POLITIKË

Genesis Sh.p.k ofron vend pune part time Operator Telefonik. Dërgoni CV në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Statusi, Berisha:

Të plotësojmë ëndrrën e çdo Shqiptari!

Kryeministri Sali Berisha ka përsëritur ftesën ndaj opozitës, për votimin e li-

gjeve me shumicë të cilësuar, prej të cilëve varet statusi i Shqipërisë, vend kandidat në Bashkimin Evropian. Gjatë mbledhjes së qeverisë ai i ka kthyer përgjigje personalisht ftesës së opozitës, për mbledhjen e një tryeze

me partitë politike për çështjen e qarkut të Fierit, që është bërë shkak për divergjencat mes mazhorancës dhe opozitës. Kryeministri ka theksuar se nuk do të diskutojë në asnjë rast vendimet e gjykatave dhe i ka bërë thirrje deputetëve të votojnë reformat pa e kush-tëzuar integrimin me qarkun e Fierit. “Unë

jam i gatshëm dhe do të shqyrtoj ftesat e kryetarit të partisë më të madhe opozitare, por për një gjë e garantoj se nuk mund të ulemi kurrë për vendimet e gjykatave. Unë i bëj sërish thirrje për votimin e ligjeve sepse mosvotimi i tyre është një akt i rëndë. Çdo sugjerim që ka të bëjë për tre ligjet mazho-ranca është e hapur t`i dëgjojë, por t`i lidhim dy gjëra që s`kanë lidhje me njëra tjetrën këtë s`mund ta bëjmë”, është shprehur krye-ministri. Ai theksoi se 20 nëntori është afati i fundit për të votuar tre ligjet që presin votën e opozitës. “Të votojnë këto 3 ligje në seancën e nesërme të Kuvendit, duhen votuar brenda datës 20 nëntor, pra në një afat kohor 40 ditor në mënyrë që komisioni të informojë shtetet anëtarë që këto kërkesa specifike u plotësuan nga autoritetet shqiptare”, ka theksuar krye-ministri gjatë mbledhjes së qeverisë.

Për më tepër: www.77news.al

Seanca parlamentare e ditës së enjte ë-shtë mundësia e fundit për miratimin e

ligjeve me shumicë të cilësuar nga Kuvendi i Shqipërisë, pasi më 20 nëntor Komisioni Evropian do të hartojë progres-raportin për vendin tonë. Pavarësisht kohës së shkurtër në dispozicion palët duken ende shumë larg konsensusit. Megjithatë përfaqësitë diplomatike në Shqipëri, i kanë bërë thirrje politikës që të lërë pas divergjencat dhe të bashkëpunojë për reformat.

Ambasadori i Bashkimit Evropian Et-tore Sequi dhe ambasadori i Shteteve të

Bashkuara Aleksandër Arvizu, i kanë bërë apel partive politike që të gjejnë konsen-susin për të miratuar tre kushtet e Komi-sionit Evropian që i hapin rrugën nisjes së negociatave me Bashkimin Evropian për integrimin e Shqipërisë. Në një prononcim për mediat, ambasadori Sequi ka theksuar “Nuk ka më kohë për ligjet me 3/5. Inkura-jojmë palët të bëjnë progres”, është shpre-hur ambasadori Sequi.

Ndërsa, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Aleksandër Arvizu ndërsa ka rikujtuar mesazhin e sekretares

amerikane të shtetit Hillary Klinton në Shqipëri, ka theksuar se duhet të vijojnë reformat e nisura dhe se zgjedhjet parla-mentare të 2013-ës janë një test për demo-kracinë. “Kujtoj deklaratën e sekretares së shtetit Hillary Klinton. SHBA-ja beson se Shqipëria është në momente kritike. Duhet të vazhdohet përpara me reformat, të miratohen ligjet dhe të luftohet korrup-sioni. Gjithashtu zgjedhjet janë një test për demokracinë”, është shprehur ambasadori Arvizu.

Për më tepër: www.77news.al

Sekui-Arvizu: Mos humbisni kohë, vazhdoni përpara me reformat!

4 77 NEWS

“Njëherë provova të vethelmohesha, se nuk duroja dot më fëmijët që qanin nga

të ftohtit dhe uria, por filloi të qante pastaj për mua vajza 8-vjeçare dhe po më lutej “Të lutem mami mos na lër”! Mu dhimbs aq shumë, sa u shkreha në vaj. Qaja dhe nuk pushoja, se mendoja që po shpëtoj vetë nga varfëria, po ku po i lë fëmijët e mi të pafajshëm”? Ky është rrëfimi tronditës për “77 News”, i Vera Shakut, gruas rome, nënë e shtatë fëmijëve.

Ndërsa nëntori ka trokitur dhe në kaso-llet rrotull del tym nga oxhakët e sajuar, në kasollen e saj buzë Lanës ka vetëm drithërima. Djali më i vogël që ajo mban në krahë, qan duke u dridhur. “Hamë bukë duke u dridhur nga të ftohtit,- thotë Vera Shaku. Në shtëpi hyn i gjithë shiu brenda. Lagemi dhe nuk kemi ku të fusim kala-majtë”. “Dua të lidh pensionin e invaliditetit të

burrit dhe s’di se si”.Por varfëria mësyn nga të tëra anët. “Më

datën 1 nëntor, burri duhet të blinte ilaçet dhe nuk ia kam blerë dot. Ka kaluar dy herë infarkt, ka edhe sëmundje të tjera”. Ajo na tregon fletët e analizave në spital, midis tyre lexojmë Siziam Inferior (i trombolizuar).

Vera Shaku i përket asaj kategorie të var-fër për të cilët informacioni është i paa-rritshëm. Ajo nuk di se çfarë duhet të bëjë që të përfitojë pensionin e invaliditetit të burrit. “Ju lutem më ndihmoni, na thotë. Dua të lidh invaliditetin e burrit, se nuk ia dal dot, kam shtatë fëmijë. Për invali-ditetin e tij kam shkuar në spital dhe më kanë thënë shko atje, shko këtu. Unë nuk di se ku të shkoj. Pikërisht për këtë dua të qartësohem”. I shoqi, me diagnozën e tuberkularit, që prek më të varfrit e botës.

Vera Shaku tregon se i shoqi ka qenë

shtruar në Sanatorium për tre muaj. Ai vuan nga tuberkulozi, sëmundje e konsi-deruar në literaturën mjekësore e lidhur drejtpërdrejt me kushtet e këqija të jetesës. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetë-sisë, kjo sëmundje është zhdukur dhe në ditët e sotme prek vetëm vendet me var-fëri ekstreme. Në Shqipëri sipas raportit të OBSH janë rreth 400 raste në vit, kryesisht në Veri të vendit dhe në shtresat e romëve. Sëmundja që prek në fillim mushkëritë e më pas cipat e trurit, e kërcënon seriozisht jetën e të shoqit në kushtet ku ata jetojnë. Simptomat kanë kohë që kanë nisur. Vera Shaku e ka njohur atë si të pastrehë, një ish-i internuar nga koha e Enverit, që nuk ka parë kurrë dy ditë të bardha. Tani jetesa e tyre është bërë edhe më e vështirë, qëkur bashkia u hoqi karrocat. “As për kanaçe nuk dalim dot më. Dhe unë nuk ia dal dot të ushqej shtatë gojë dhe të ble ilaçet e burrit. I kam fëmijët në shkollë, një në klasë të dytë, një në të klasë të pestë, një në të shtatën, të tjerët më të vegjël. Shkova të filloj punë në Sharrë, bashkia na tha të pu-nonim ca ditë për provë dhe nuk na mori më. Tani na ka mbetur vetëm të dalim në treg një herë në javë, të shesim nga këto lecka që nuk i do kush”, përfundon nëna e shtatë fëmijëve.

«Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet»,Lëvizja Shqipëria e Re

E ENJTE, 15 NËNTOR 2012

Kompania Final ofron vend pune Accountant. Dërgoni CV në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

DREJTËSI DHE SOLIDARITETE duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

Vera Shaku, gruaja rome me barakë tek Lana

Fëmijët më qajnë nga të ftohtit dhe uria!

577 NEWSE ENJTE, 15 NËNTOR 2012

Kompania Brunes ofron vend pune Shef/e Finance. Dërgoni CV në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

Ofrojmë uniforma profesionale për hotele, bare, restorante, karburante,shkolla, fabrika, industri, ndërtim, sportive, promocion, etj.

Bëjmë stampime në çdo lloj tekstili apo artikulli promocional si bluza,kapele, uniforma sportive, çakmake, stilolapsa, etj.

Bëjmë printime në adeziv, banera, kanavace, amur, etpalosje, ftesa,menu, kartvizita, postera etj.

Adresa 1: Bulevardi “Gjergj Fishta”, Lezhë Adresa 2: Rr. “Dritan Hoxha”, Zogu i Zi, Tiranëe-mail: [email protected] Cel: +355 68 24 62 005

DREJTËSI DHE SOLIDARITETE duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

Moshimi aktiv

Rrëfimi i 79-vjeçarit që punon çdo ditë si të ishte i ri!

Thanas Qorri, 79-vjeçari bakërpunues që takuam në tregun e zanatçinjëve, është

nga ata të moshuar që nuk e kupton dot plakjen pa punë. Ai është një rekordmen në vjetërsi pune, ka punuar 62 vite, sa për dy vetë. Po të shtosh orët jashtë orarit edhe orët në punishten e të atit kur ishte fëmijë, i moshuari paraqet një rast unikal me 70 vite pune. Ky burrë nuk ka njohur asnjë ditë papunësie, nuk di se çfarë do të thotë të qën-drosh në shtëpi a klub. Këtë frymë pune, Thanasi na tregon se e ka të kultivuar nga babai. “Babai im përmetar ka qenë emigrant në Amerikë në vitet ’26-’32. Më pas emigroi në Greqi ku edhe mësoi zanatin e bakërpu-nuesit. Ai na tregonte ne fëmijëve, se asnjë punë nuk duhet përbuzur, se në vendin e largët Amerikë, edhe punëtorët e komunales pasi mbaronin punën, visheshin si zotërinj. Atje të gjithë ishin të respektuar njësoj, as-

kush nuk përbuzej për punën. Shoqërisë i duhen të gjitha profesionet dhe shërbimet, derisa i ka krijuar, na thoshte. Kur u kthye në Shqipëri, babai ndeshi me një frymë përçmuese që ushqente parazitizmin. Por fjalët e tij edhe tani që u plaka, më rrinë në vesh”. I moshuari na tregon se si kur ishte 8 vjeç, zuri me dorë veglat e të atit dhe rrinte shumë kohë pranë tij duke mësuar. Qysh atëherë, ai ishte në gjendje të bënte punë të thjeshta dhe kështu vazhdoi deri në mo-shën 17-vjeçare, kur një profesion tjetër do të shfaqej: shofer. “Kam punuar më shumë se gjysmën e jetës shofer me patentë, në rrugë të vështira me makina të mëdha “Skodë”dhe “Saurelë”. Pastaj nëntë vite kam qenë sho-fer urbani në Tiranë. Urbani kishte lodhje mendore, ndërsa shofer kamioni ishte më e lodhshme fizikisht, por ishe në ajër të pastër, e organizoje vetë ku ndaloje, kishe mundësi të pushoje”. I moshuari kujtoj rrugët e ngrira me borë dhe akull, kur i ngjiteshin duart pas zinxhirëve. Rruga e Fierzës, e Bulqizës apo Batër-Laç ishin rrugët më të vështira të jetës së tij. 79-vjeçari i ushtroi të dyja këto punë në periudha të ndryshme të jetës, por sot, pas 18 vitesh kur ka dalë në pension, i është rikthyer zanatit të parë në jetë. “Pasi dola në pension, iu riktheva punës së bakërxhiut”, thotë i moshuari ndërsa na tregon punimet e tij. Prodhimet që ai i shet vetë, janë të gjithë artikuj artizanalë dhe të përdorshëm: Soba prej llamarine të zezë, qyngja, kova pusi dhe kusi, kazanë bakri, ibrik për motopompa etj. Thanasi thotë se në kohën e Enverit, iu

kërkua që t’i punonte të tëra dhe nga bakër-punues, u bë llamarinpunues. “Na kërkohej t’i punonim të tëra: aluminin, inoksin dhe llamarinën. Të gjitha ishin prodhime për tregun e brendshëm të vendit. Këtë punë kam bërë në kooperativën e Zall-Bastarit, në Kamëz, në pazarin e vjetër edhe në koo-perativën e Gurrës”. Thanasi na thotë: “Punë të lehta në jetë nuk ka. As të punosh bakrin nuk është e lehtë se përveç që kërkon mje-shtëri për t’i dhënë formën, vështirësia tjetër është se gjatë punimit në nxehtësi, çlirohet oksid bakri që është helmues”. Por më shu-më se prej vështirësisë, ky është një zanat në zhdukje sepse kanë dalë nga përdorimi enët e bakrit. “Ia kam parë hajrin zanatit. Kam punuar jo nga 8 orë në ditë, por nga 12 dhe nga 15 orë. Tani punoj 3-4 orë se mosha bën të vetën”. Thanasi ndjen kënaqësi nga puna dhe fitimi i saj, pasi është një i moshuar që e siguron vetë jetesën. “Pensioni im është i vogël, më ra 137 mijë lekë (të vjetër), do të më kishte rënë edhe më pak po të kisha futur në llogari vitet në kooperativë, pasi atje paga ishte shumë e ulët. Por nuk kisha nevojë për vitet e kooperativës…Zanati që më dha babai 8 vjeç, po më jep bukë edhe tani që po shkoj 80 vjeç, sido që kohët kanë ndryshuar”, përfundon rrëfimin 79-vjeçari bakërpunues.«Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet»,

Lëvizja Shqipëria e Re

Thanas Qorri

77 NEWS

E mendoni prej kohësh të hiqni dorë nga duhani, por nuk mundeni? Atëherë ju

këshillojmë të hani sa më shumë fruta dhe perime. Sugjerimi vjen nga një grup stu-diuesish të Universitetit të Bufalos, SHBA,

të cilët kanë kryer një studim tek një grup mbi 1.000 duhanpirësish. Pas analizimit të të dhënave ka rezultuar se: “Personat që konsumojnë më shumë fruta dhe perime në krahasim me të tjerët, kanë një probabi-

litet tre herë më të lartë për të lënë duhanin brenda 1 muaji”. Gary Giovino, drejtues i studimit, ka nënvizuar se “disintoksika-cioni vegjetal” funksionon pavarësisht gji-nisë apo moshës. Sipas tij edhe më herët ka pasur studime, të cilat kanë arritur në për-fundimin se “personat që nuk pinë duhan prej të paktën 6 muajsh, konsumojnë më shumë fruta dhe perime sesa duhanpirësit”.

Arsyet janë të ndryshme: nga njëra anë drithërat, spinaqi dhe sallata, ndikojnë në “shuarjen” e dëshirës për duhan, ndërkohë që për disa frutat dhe perimet i japin “shije të keqe” duhanit.

Xhulia Zefi www.newnews.al

E ENJTE, 15 NËNTOR 2012KURIOZITETE

Gjel deti me fiq dhe kërpudha!

Fruta e perime kundër duhanit!

HappyOffice ofron vend pune Shitëse. Dërgoni CV në: [email protected]/ Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Përbërësit: 1 kg mish gjeli (pjesa e gjoksit), 250 gr fiq të thatë, 500 gr kër-

pudha, ½ shisheje verë të bardhë të ëmbël, pak miell, vaj ulliri, 2 thelpinj hudhra, lëkurë limoni e grirë, kripë, piper.

Përgatitja: Gjysmën e verës që do të përdorim, e hedhim në një vazo me

kapak dhe aty shtojmë fiqtë e thatë, të prerë më katërsh. Mbyllim kapakun dhe i lëmë aty gjatë gjithë natës.

Të nesërmen, pastrojmë mirë filetën e gjeldetit, me qëllim që të mos ketë dhjam apo lëkurë dhe më pas e presim në copa

të vogla, të cilat i lyejmë mirë e mirë me miell. Në një tenxhere të gjerë hedhim pak vaj të nxehet dhe skuqim thelpinjtë e hudhrës. Shtojmë copat e mishit dhe piper. I përziejmë derisa të skuqen dhe pastaj shtojmë fiqtë bashkë me verën që “kanë pirë” gjatë gjithë natës, kërpudhat dhe lëkurën e grirë të limonit. Shtojmë kripë dhe i lëmë të ziejnë rreth 10 minuta. Mund të shoqërohet me sallatë jeshile, pure apo pilaf.

Ju bëftë mirë!Elona Gjelaj

www.banka-ideve.com

77 NEWS

Në ambientet e Kampusit ‘Vitrina’ u zhvillua një takim me publicistin e

mirënjohur z. Ahmet Tusun. Në këtë semi-nar ishin të pranishëm Prof. As. Sazan Guri, zv. Rektore e Sh.L.U.P “Vitrina”, Dr.Proc. Er-blina Fetahu, Drejtori i Shkollës së Mesme “Vitrina”, z. Arben Voci, pedagogë, studentë e nxënës. Profesor Sazani theksoi se ky semi-nar është mjaft i veçantë pasi në kuadër të 100-vjetorit të pavarësisë kemi praninë e një Turku që jeton në Shqipëri. I ftuari i këtij takimi, z. Tusun u shpreh se ndihet mjaft i vlerësuar që ndodhet në këtë ambient kaq të ngrohtë e mikpritës. Gjatë këtij takimi u diskutua rreth jetës së tij në Shqipëri, bizne-sit që ai zotëron aktualisht si dhe librat që

ai ka botuar. Takimi u zhvillua në mënyrë bashkëbisedimi, ku të gjithë të pranishmit kishin mundësi t’i bënin pyetje nga më të ndryshme. z. Tusun tha se ka qenë një ras-tësi mjaft e madhe qëndrimi në vendin tonë. Në vitin ’91 ai vendosi të vazhdojë studimet në Shqipëri në Institutin e Arteve, mirëpo situata e vështirë e asaj kohe e detyroi që të merrte vendimin që të largohej. Ky largim nuk u bë i mundur pasi për 5 min atij i kishte ikur autobusi. Pas njëfarë kohe ai vendosi që të vazhdonte studimet dhe të ambientohej me situatën e vendit. Ardhjen në Shqipëri ai e cilëson si një aventurë por që gradualisht filloi të mësohej.

Për më tepër: www.77news.al

E ENJTE, 15 NËNTOR 2012 VEPRIMTARI

Krijoje vetë fatin tënd!Kurse profesionale 9-mujore për:

kuzhinier, pastiçier, shef kuzhine, vetëm 500 €

Regjistrimet deri më 19 Nëntor

Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: [email protected], www.vitrina.edu.alAdresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”.

Pagesa mund të bëhet edhe me këste mujore.

HOROSKOPI DITOR

Dashi: Vërtet që në punë nuk duhet t’u mungojë përqendrimi, por mbrëmja do të jetë ashtu si dëshironi ju që të kalojë.

Demi: Mos e shtyni për më vonë një qar-tësi të rëndësishme që do iu ndihmojë të bëni paqe me veten tuaj.

Binjakët: Në këtë moment nuk doni të ekspozoheni shumë dhe do të preferoni të rrini paksa në hije.

Gaforrja: Nëse iu pret ndonjë provim apo konkurs, do të dilni shumë mirë falë qartësisë tuaj në mendime.

Luani: Merrni pak kohë për të reflektuar dhe qëndroni pak më shumë vetëm derisa të qartësoni mendimet tuaja.

Virgjëresha: Do të keni shumë të papri-tura gjatë ditës dhe do të duhet të jeni të qetë dhe elastikë që të mos shpërtheni.

Peshorja: Zakonisht ju jeni shumë të pa-vendosur dhe humbisni shumë mundësi, por sot do të jetë gjithçka ndryshe.

Akrepi: Një ide e re dhe shumë e shn-dritshme do të fillojë një seri të rejash që kishit kohë që i dëshironit.

Shigjetari: Çdo gjë që ju do të prekni do të kthehet në arë si në kuptimin e parë të fjalës, ashtu edhe në kuptimin simbolik.

Bricjapi: Vërtet që pothuajse të gjithë planetët janë në anën tuaj, por nuk duhet të abuzoni me forcat tuaja.

Ujori: Mërkuri në aspekt negativ shton xhelozinë tuaj dhe mund të çojë në një rritje të peshës. Një arsye më shumë për të qenë sa më aktivë.

Peshqit: Duhet të kuptoni që disa trena kalojnë vetëm një herë në jetë dhe është një mëkat i madh që t'i lini të largohen.

Idea Casa Immobiliari ofron vend pune Agjente Udhëtimesh. Dërgoni CV në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Takim me publicistin Ahmet Tusun:Mikëpritja juaj më bën të ndihem i vlerësuar!

77 NEWS E ENJTE, 15 NËNTOR 2012

Shpërndahet 20.000 kopje falas çdo ditë të javës nga e hëna në të dielë në qytetet: Tiranë, Durrës, Elbasan, Pogradec, Kavajë,Korçë, Librazhd, Prrenjas, Fier, Lushnjë, Vlorë, Lezhë, Shëngjin, Shkodër, Velipojë, Milot, Rubik, Rrëshen, Kukës, Prizren, Prishtinë,Gjirokastër, Sarandë, Ersekë, Permet, Delvinë, Skrapar,Tepelenë............................................E-mail: [email protected]: +355 69 46 14 130 Tel: +355 42 27 47 49

DREJTËSI DHE ZHVILLIME duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Qend

ra p

ër Drejtësi dhe Solidaritet

Lëvizja Shqipëria e Re

Denonco Dhunën dhe Korrupsionin!Ne përkrahim njerëzit e thjeshtë!

Isufi: Bizneset të ndërgjegjësohen për dhënien e kuponit tatimor!Qeraja tatimore në këndvështrimin e sipërmarrësve

Sipërmarrësja Mimoza Isufi e ka përshën-detur propozimin e Lëvizjes Shqipëria

e Re për reformimin e sistemit tatimor përmes qerasë tatimore. Gjatë një interviste për "77 news", ajo ka theksuar se qeraja tati-more do të ndikonte në uljen e korrupsio-nit, pasi taksat do të ishin të përmbledhura në një të vetme dhe do të kishte vetëm një institucion që kontrollon respektimin e ligjit nga bizneset. Znj. Isufi vlerëson masat e propozuara nga Lëvizja Shqipëria e Re për të garantuar funksionimin e sistemit. Ajo e ka mbyllur intervistën me mesazhin se të gjithë sipërmarrësit duhet të ndërgjegjë-sohen për të dhënë faturat për çdo shitje.Çfarë mendimi keni për qeranë tatimore?

Qeraja tatimore më duket ide e mirë. Besoj se i vjen në ndihmë bizneseve, sepse shmang shumë pengesa dhe burokraci. Shpresoj që kjo reformë të zbatohet dhe të bëhet shumë shpejt realitet.

Lëvizja Shqipëria e Re propozon që taksat të jenë të përmbledhura të gjitha në një të vetme dhe të mos jenë të shpërndara, siç ndodh aktualisht. A do t’iu lehtësonte në punën tuaj ky sistem i ri tatimor?

Sigurisht që mbledhja e taksave në një të vetme përbën lehtësim për ne. Nuk kemi kohë të vërtitemi sa në një zyrë në tjetrën. Më pëlqen që të ketë vetëm një zyrë ku paguhen taksat dhe unë e kam të qartë se ku kam për të shkuar. Koha është shumë e rëndësishme për sipërmarrësin. Në konceptin e Lëvizjes Shqipëria e Re gjykohet se ekzistenca e shumë institucio-neve që kontrollojnë bizneset për taksat, lë hapësira për korrupsion dhe abuzime, për këtë arsye propozon fuqizimin e Poli-cisë Tatimore, e cila do të jetë edhe institu-cioni i vetëm që kontrollon mbarëvajtjen e sistemit. Mendoni se duke pasur vetëm një institucion që kontrollon do të kishim

më pak korrupsion?Shpresoj që kjo të ndikojë në uljen e abu-

zimeve. Është më mirë për ne që të ketë vetëm një institucion që kontrollon. Kështu ne e dimë se kujt kemi për t’i dhënë shpje-gime. Aktualisht ka shumë kontrolle dhe kjo lë vend për korrupsion. Inspektorët tati-mor shpesh bëhen shkak për korrupsion. Duke pasur një institucion që kontrollon dhe rregulla të forta besoj se do të luftohet ky fenomen. Aktualisht në Shqipëri mungon motivimi i qytetarëve për të kërkuar faturën për çdo blerje që bëjnë. Për këtë arsye LSHR propozon që të parashikohet tek qeraja tatimore kompensimi i qytetarëve me 2% të shpenzimeve vjetore, në mënyrë që ata të ndjehen të motivuar për të kërkuar faturën dhe për rrjedhojë të bëhen faktor kryesor për uljen e informalitetit në vend. Si ju duket një masë e tillë. Mendoni se do të ndikojë pozitivisht?

Kjo masë më duket shumë e mirë pasi secili prej nesh do të kërkojë faturën për çdo blerje, edhe qytetarët do të ma kërkojnë mua faturën edhe unë kur të marrë mall për dyqanin tim do të kërkojë faturën. Shpresoj që kjo masë të realizohet me sukses sepse më duket shumë pozitive në drejtim të uljes së informalitetit. Çfarë mesazhi do t’i përcillnit sipërma-rrësve të tjerë?

Mesazhi im është ndërgjegjësimi. I bëj thirrje të gjithë sipërmarrësve të tjerë që të ndërgjegjësohen për dhënien e faturës për çdo shitje, pasi kështu do të jemi të bara-bartë përpara ligjit dhe secili do të paguajë aq sa i takon.

«Qendra për Drejtësi dhe Zhvillim»,Lëvizja Shqipëria e Re

Mimoza Isufi