8
77 NEWS MENDIMI POZITIV E SHTUNË, 8.08.202 VITI I - NR.65 BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE” E PËRDITSHME INFORMATIVE Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al Lëvizja Shqipëria e Re, tryezë debati me të rinjtë në Vlorë!........................f.2 Nishani pret Avizun: Prioritet, besimi i qytetarëve tek sistemi i drejtësisë!............f.3 Intervistë/ Llesh Gjoni: Rinia duhet të thotë fjalën e saj!..............................f.5 Projekti ‘’Vitrina në Kampus’’/Prof. Hajredin Rudi: Seriozitet në mësimdhënie në SH.L.P. “Vitrina”!....f.7 P jesa më e madhe prej nesh të paktën një herë janë ofenduar, qoftë nga pikëpamja fizike, emocionale ose shpirtërore. Ajo dhimbje shpesh trans- formohet në zemërim dhe vazhdojmë ta rindjejmë vazhdimisht atë moment në mendjen tonë ditë pas dite. Bëhet fjalë për një sjellje shumë të dëmshme sepse vazhdimisht lejojmë të shkuarën të influen- cojë të tashmen duke parandaluar faktin e rritjes. Ja disa sugjerime për t’u marrë në konsideratë nëse ke ndonjë vështirësi në këtë fushë: 1. Falja mund të ndihmojë të prishë rrethin viskoz! Nëse në jetën tënde është dikush që e ke shumë të vështirë ta falësh, energjia e atij personi dhe e situatës në përgjithësi qëndron tek ty. Nëse për ty është e vështirë ta falësh e ta lësh të shkosh, qën- dron e lidhur me atë person. Vazhdo të lejosh që dhimbja, abuzimi dhe trauma që ke kaluar të qën- drojnë tek ty. Është një zgjedhje. Falja nuk është diçka që mund ose jo ta praktikosh. Është thjesht një zgjedhje për të ndryshuar mendimet e tua, bin- djen e ideve, në lidhje me një situatë të caktuar ose një personi të caktuar në jetën tënde. 2. Falja të sjell më afër qenies tënde të vërtetë! Nëse je i paaftë të falësh, është njësoj sikur ti të mohosh fuqinë tënde dhe ia jep personit tjetër. Në thelb pohon se i nënshtroheni vullnetit të dikujt tjetër. Ndërsa në realitet ti je një qenie e fuqishme, e pajisur me vullnetin dhe me fuqinë për të krijuar atë që do. Nëse e kujton këtë, falja do të bëhet e natyrshme sepse kupton se asgjë nuk mund të të vendosë kundër vetes. Të vetmet gjëra që arrijnë tek ti,janë ato që ke tërhequr me mendimet. 3. Falja i lejon edhe të tjerëve të rriten!... >> VIJON NË FAQEN 2 Sekretet e faljes! Qendra e Mendimit Pozitiv Gruaja shtatzënë: Detyrohem të lyp me motrën dhe vëllain e vogël! Sabrie Aliu me vëllain dhe motrën...>>fq.4

Gazeta 77 News Botimi Nr.165

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Gazeta 77 News e përditshme informative organ i Lëvizjes Shqipëria e Re

Citation preview

Page 1: Gazeta 77 News Botimi Nr.165

77 NEWS

MENDIMI POZITIV

E SHTUNË, 8.08.202 VITI I - NR.65BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE”

E PËRDITSHME INFORMATIVE

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al

Lëvizja Shqipëria e Re, tryezë debati me të rinjtë në Vlorë!........................f.2 Nishani pret Avizun: Prioritet,

besimi i qytetarëve tek sistemi i drejtësisë!............f.3 Intervistë/ Llesh Gjoni:

Rinia duhet të thotë fjalën e saj!..............................f.5 Projekti ‘’Vitrina në Kampus’’/Prof. Hajredin Rudi:

Seriozitet në mësimdhënie në SH.L.P. “Vitrina”!....f.7

Pjesa më e madhe prej nesh të paktën

një herë janë ofenduar, qoftë nga pikëpamja f izike, emocionale ose shpirtërore. Ajo dhimbje shpesh trans-

formohet në zemërim dhe vazhdojmë ta rindjejmë vazhdimisht atë moment në mendjen tonë ditë pas dite. Bëhet fjalë për një sjellje shumë të dëmshme sepse vazhdimisht lejojmë të shkuarën të influen-cojë të tashmen duke parandaluar faktin e rritjes. Ja disa sugjerime për t’u marrë në konsideratë nëse ke ndonjë vështirësi në këtë fushë:

1. Falja mund të ndihmojë të prishë rrethin viskoz!

Nëse në jetën tënde është dikush që e ke shumë të vështirë ta falësh, energjia e atij personi dhe e situatës në përgjithësi qëndron tek ty. Nëse për ty është e vështirë ta falësh e ta lësh të shkosh, qën-dron e lidhur me atë person. Vazhdo të lejosh që dhimbja, abuzimi dhe trauma që ke kaluar të qën-drojnë tek ty. Është një zgjedhje. Falja nuk është diçka që mund ose jo ta praktikosh. Është thjesht një zgjedhje për të ndryshuar mendimet e tua, bin-djen e ideve, në lidhje me një situatë të caktuar ose një personi të caktuar në jetën tënde.

2. Falja të sjell më afër qenies tënde të vërtetë!Nëse je i paaftë të falësh, është njësoj sikur ti të

mohosh fuqinë tënde dhe ia jep personit tjetër. Në thelb pohon se i nënshtroheni vullnetit të dikujt tjetër. Ndërsa në realitet ti je një qenie e fuqishme, e pajisur me vullnetin dhe me fuqinë për të krijuar atë që do. Nëse e kujton këtë, falja do të bëhet e natyrshme sepse kupton se asgjë nuk mund të të vendosë kundër vetes. Të vetmet gjëra që arrijnë tek ti,janë ato që ke tërhequr me mendimet.

3. Falja i lejon edhe të tjerëve të rriten!... >> VIJON NË FAQEN 2

Sekretet e faljes!

Qendra eMendimit Pozitiv

Gruaja shtatzënë: Detyrohem të lyp me motrën dhe vëllain e vogël!

Sabrie Aliu me vëllain dhe motrën...>>fq.4

Page 2: Gazeta 77 News Botimi Nr.165

2 E SHTUNË, 18 GUSHT 201277 NEWS AKTUALITETBëji Nder Vendit Tënd! Fto në Shqipëri sa më shumë Njerëz!Welcome to Albania! Welcome to Albania!Lëvizja

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri! LëvizjaWelcome to Albania! Welcome to Albania!

Lëvizja Shqipëria e Re, tryezë debati me të rinjtë në Vlorë!

<< VIJON NGA FAQJA ... Akti i të falurit lejon personin tjetër të eci përpara. Deri në momentin në të cilin nuk e fal një person dhe e lidh me përgjegjshmërinë e dhimbjes tënde, personi në fjalë qën-dron i lidhur me ty. Falja krijon harmoni sepse është sikur ti i jep tjetrit pasapor-tën për të patur më shumë lumturi dhe gëzim. Duke bërë këtë e bën mjedisin që të rrethon një vend të gëzueshëm dh prospektiv.

4. Të falësh veten tënde, të lejon të heqësh turpin dhe ndjesinë e fajit!

Domethënë të jesh i mëshirshëm me veten tënde. Lëre të shkoj frika dhe ndje-sia e fajit dhe mëso të pranosh se universi të aprovon dhe të pranon pikërisht kë-shtu siç je.

5. Bëni një dhuratë!Duke falur i jep më tepër fuqi vetes

tënde. Shëro dhimbje të thella që ndo-shta mendoje se ishin zhdukur, por që në të vërtetë kanë mbetur të fshehur po-shtë shtresa e shtresa pakënaqësie. Duke falur je një hap përpara në udhëtimin tënd të rritjes personale dhe në rrugën e shërimit.

*Qendra e Mendimit Pozitiv, Lëvizja Shqipëria e Re

Vendet më të bukura të jugut të Shqipërisë sot janë më të frekuentuara

se vite më parë për shkak të ndërhyrjeve në infrastrukturë. Për t’i dhënë më tepër hov turizmit dhe ankesave të banorëve, Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka hartuar më herët një plan të zhvillimit lokal. Nga këto rikonstruksione plazhi i ri i Nartës, Manas-tiri i Zvërnecit si dhe komuna Qendër Vlorë bëhen të kalueshme, duke eleminuar infras-

trukturën e vjetër që i bënte këto zona të izoluara. Ndërsa sot distanca është më e shkurtër, bukuritë natyrore bëjnë për vete qindra vizitorë. Drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Benet Beci tha se këto ndërhyrje kanë ndikuar edhe në rritjen e punësimit dhe turizmit, duke i dhënë një mundësi më shumë bizneseve dhe qytetarëve. Një nga bukuritë e bregdetit Adriatik, Plazhi i Zvërnecit sot është i frekuentueshëm nga

pushuesit e gjithë vendit. Me fond të Qe-verisë Shqiptare dhe Bankës së Këshillit të Europës për Zhvillim, janë rikonstruktuar rrugët Nartë-Tec 1.6 km dhe Nartë-Zvërnec 4.6 km, sistemimi i plazhit të Nartës, si edhe ndërtimi i rrugës këmbësore për në kalanë e Kaninës. Ato janë ndërtuar me parametra bashkëkohore dhe përfshijnë kanalizime, trotuare dhe ndriçim publik.

Për më tepër: www.77news.al

Lëvizja Shqipëria e Re vijon të organi-zojë në qytetet e Shqipërisë tryeza të

rrumbullakëta me temë ‘‘Arsimi, punësimi, shërbimet sociale, ide dhe perspektiva 2012-2021’’. Qyteti i Vlorës është ndalesa e rra-dhës ku dhjetëra të rinj u bënë pjesë e kësaj tryeze, për të marrë pjesë në diskutim dhe për të dhënë idetë e tyre. Koordinatori Sevin Serjani në fjalën hapëse falënderoi pjesëma-rrësit në tryezë. “Këto tyeza të rrumbullakëta ne i organizojmë me të rinjtë, për të marrë idetë e tyre dhe për të krijuar një strukturë konkrete për zgjidhjen e problematikave që hasen në arsim, punësim apo shërbimet sociale”, u shpreh zoti Serjani. Anisa Metohu, pjesëmarrëse në këtë tryezë tha se pavarë-sisht reformave që janë bërë vitet e fundit në sistemin arsimor ka ende vend për përmirë-sime. “Duhet të ketë konkurrencë të drejtë në sistemin arsimor. Të fuqizohen shkollat e mesme profesionale, të ketë konkurrencë edhe në tregun e punës, të aplikohet një kon-kurs për një vend pune të caktuar”, u shpreh zonjusha Metohu. Pjesëmarrësja, Stela Me-çaj, në profesion asistente/avokate u shpreh se ndër problematikat kryesore të arsimit janë mungesa e infrastrukturës në shkolla

dhe prania e një stafi pedagogjik jo të kua-lifikuar. “Zgjidhja do të ishte që të kemi një rishikim të procesit të pranimit të studentëve dhe stafit pedagogjik”, tha zonjusha Meçaj. Përsa i përket shërbimeve sociale, zonjusha Meçaj tha se në spitale ka shumë probleme, sipas saj është stafi drejtues ai që keqmena-xhon situatën. Olketa Belaj dhe Joana Hox-haj u shprehën se duhet t’i kushtohet rëndësi arsimit profesional. I riu, Dritëro Alikaj tha se në arsim dhe në punësim kemi politika të gabuara, ekziston korrupsioni. “Të ketë një politikë të re, si në qeverisjen vendore, ashtu edhe në atë qendrore”, u shpreh i riu Alikaj. Një tjetër çështje ku ai vuri theksin është mungesa e praktikës mësimore në shkolla, sipas tij duhet t’u krijohet mundësia studen-tëve të zhvillojnë këto praktika, pasi janë shumë të rëndësishme. “Të ketë kufizime në kuotat dhe pikët e pranimit në universitete. Një tjetër pikë ku kam hasur problem janë bursat e studimit, ka vështirësi në marrjen e tyre edhe kur i plotëson të gjitha kriteret”, u shpreh Ambra Hyskaj. Ermal Veseli u shpreh se nuk ka prodhim të brendshëm. Sipas tij duhet të organizohen fabrikat, ndërrmarjet shtetërore apo private, të mos ketë dyndje

“Arsimi, punësimi, shërbimet sociale, ide dhe perspektiva 2012-2021”!

Plazhet e Nartës e Zvërnecit, rruga e re i jep fund problemeve!

MENDIMI POZITIV

investitorësh të huaj. Armela Mema u sh-preh se kushtet në konvikte janë në nivel të ulët, nuk plotësohen as nevojat më mini-male. Ndërsa i riu, Nuritan Shakaj u bëri thirrje të gjithë pjesëmarrësve se zgjidhja e vetme është që të mblidhen të rinjtë dhe të ngrenë zërin për problemet që hasin, vetëm kjo do të sillte zgjidhjen e situatës aktuale. Koordinatori Sevin Serjani, në fund të këtij takimi u garantoi të rinjve se zëri i tyre do të dëgjohet dhe do të jetë bazë e platformave konkrete të Lëvizjes Shqipëria e Re.

Nga Daniela SulaPër më tepër: www.77news.al

Page 3: Gazeta 77 News Botimi Nr.165

E SHTUNË, 18 GUSHT 2012 77 NEWSPOLITIKËE duam Shqipërinë e Re të Zhvilluar dhe të Begatë!Welcome to Albania! Welcome to Albania!Lëvizja

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri! LëvizjaWelcome to Albania! Welcome to Albania!

Mango universal group kërkon agjente shitjesh në terren. Të interesuarat të kontaktojnë në numrin e tel: 069 23 90 223/për më tepër: www.njoftime.com

Ministria e Ekonomisë ka riaktivizuar task-forcat e monitorimit të sektorit

minerar. Në të gjitha qarqet ku ushtrohet sektori minerar do të ketë një monitorim të rreptë përsa i përket lejes për ushtrim akti-viteti, sigurisë dhe standardeve e kushteve të punës, si dhe impaktin mjedisor. Nisur nga incidentet e përsëritura në miniera, disa prej të cilëve me pasoja tragjike për minatorët, ministri i Ekonomisë Edmond Haxhinasto, ka zhvilluar një takim me përfaqësues nga disa prefektura të vendit, përfaqësues të AKBN, RISHM, Drejtorisë së Përgjithshme

të Policisë, si dhe përfaqësues nga sektori pri-vat në këtë industri. Ai ka kërkuar më shumë bashkëpunim mes institucioneve, për rritjen e efikasitetit të punës dhe realizimin e një standardi të ri në këtë sektor. “Të konsolido-het sektori minerar. Duhet mënjanuar copë-zimi i tejskajshëm i këtij sektori. Të rrisim standardizimin, të ulim kostot që të qëndro-jnë mbi punën e këtij sektori. Rritja e kapaci-teteve përpunuese, pasuruese me qëllim që të krijohet një vlerë më e lartë dhe kjo të mbetet në vend dhe jo të realizohet nga importuesit. Rritja e sigurisë në punë dhe e standardeve

të punës, një detyrim i madh që kemi ndaj punëtorit që angazhohet në këtë sektor”, është shprehur ministri Haxhinasto. Minis-tri i Ekonomisë ka bërë dhe një panoramë të ecurisë së sektorit minerar gjatë 2011, ku ka numëruar 7.8 milionë tonë prodhim dhe rreth 340 milionë euro fitime nga eksporti. Duke vlerësuar dhe interesin e investitorëve në këtë industri, ai tha se po gjatë 2011 janë dhënë 1600 leje minerale, ndërsa janë hapur 9520 vende pune.

Nga Denisa PlakaPër më tepër: www.77news.al

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani priti sot në një takim ambasadorin e

Shteteve të Bashkuara të Amerikës Alek-sandër Arvizu, i shoqëruar nga zëvendës/

shefi i misionit diplomatik, Henry V. Jar-dine. Gjatë takimit u nënvizuan marrëdh-ëniet e shkëlqyera që ekzistojnë ndërmjet dy vendeve dhe bashkëpunimi i gjatë dhe efiçent në të gjitha fushat. Presidenti Nisha-ni theksoi faktin se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë miku më i madh i Shqipërisë dhe i shqiptarëve, si dhe e falënderoi amba-sadorin amerikan për të gjithë angazhimin dhe bashkëpunimin që kanë ofruar SHBA-të në zhvillimet e gjithanshme në Shqipëri.

Presidenti i Republikës e garantoi amba-sadorin Arvizu për vazhdimin e bashkëpu-nimit të ngushtë mes dy vendeve, si dhe për kontributin e tij në forcimin e mëtejshëm të këtij bashkëpunimi. Presidenti Nishani, në përgjigje të interesimit të ambasadorit Arvizu vuri në dukje se ndër prioritetet e presidencës së tij do të jenë pavarësia e

sistemit gjyqësor dhe rritja e besimit të qytetarëve tek sistemi i drejtësisë. Kreu i Shtetit u shpreh më tej se promovimi i gjyq-tarëve do të realizohet duke u bazuar në merita, nëpërmjet një procedure të hapur dhe transparente me kritere të përcaktuara qartë.

Zoti Arvizu shprehu vlerësimin e tij për zgjedhjen e Presidentit Nishani në krye të shtetit dhe vlerësoi qasjen e Presidentit në lidhje me reformimin e sistemit të dre-jtësisë dhe fuqizimin e rolit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Ambasadori amerikan garantoi gjithashtu mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për Presidentin Nishani dhe veçanërisht në përpjekjet e tij për reformimin e sistemit të drejtësisë.

Nga Denisa PlakaPër më tepër: www.77news.al

Nishani pret Avizun: Prioritet, besimi i qytetarëve tek sistemi i drejtësisë!

METE riaktivizon task-forcat e monitorimit të sektorit minerar!

Presidenti Nishani me Arvizu

Page 4: Gazeta 77 News Botimi Nr.165

E SHTUNË, 18 GUSHT 201277 NEWS

Ofertë unike

- Krijoje dhe priji vetë, Fatit tënd! - Bëhu kreativ, produktiv, praktik dhe dinamik!

për regjistrimet në shkollën e Mesme "Vitrina". Tarifa fillestare e regjistrimit vetëm 60 euro deri më datë 20.08.2012

Me profilet: -E Përgjithshme, -Mjekësore, -Ekonomike, -Hoteleri - Turizëm, -Elektronike

Kjo ofertë vlen vetëm për 37 personat e parë të regjistruar deri më datë 20.08.2012.

Adresa 1. Vitrina, Pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë, Adresa 2. Kampusi Universitar Vitrina, Autostrada Tiranë Durrës, pranë “City Park”.

HISTORI NJERËZOREBëji Nder Vendit Tënd! Fto në Shqipëri sa më shumë Njerëz!Welcome to Albania! Welcome to Albania!Lëvizja

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri! LëvizjaWelcome to Albania! Welcome to Albania!

Kompania AKSA sh.p.k kërkon të punësojë menaxher/e restoranti. Të interesuarit të dërgojnë CV në adresën e e-mailit: [email protected]/Për më tepër: www.njoftime.com

20-vjeçarja, Sabrie Aliu është në muajin e nëntë të shtatzënisë

dhe për shkak të varfërisë ka tre javë që ka filluar të lypë (me vëllain dhe

motrën e saj), me qëllim që të nxjerrë lekët që i duhen për lindjen e fëmijës. Pesë minuta pasi punonjësit e policisë bashkiake e kanë hequr nga qendra e kryeqytetit me qëllim që të mos lypë, ajo tregon për “77 News”, shkaqet përse del në rrugë dhe kërkon mëshirë nga kalimtarët. Përse dhe kur keni filluar që të lypni?

Unë jam martuar para një viti dhe pres një fëmijë. Aktualisht jam në mua-jin e nëntë të shtatzënisë. Kam tre javë që kam filluar që të lyp, sepse nuk kam lekë që të shtrohem në maternitet për të lindur fëmijën. Kam dëgjuar që për lindje duhet të paguash 100 mijë lekë, e në këto kushte u alarmova dhe po bëj të pamundurën që t’i fitoj ato lekë për të lindur fëmijën. Gjithashtu kur bëra eko për të parë shëndetin e fëmijës u dety-rova dhe dhashë 10 mijë lekë dhe aty mësova që pres të sjell në jetë një vajzë.Sa anëtarë jeni në familje?

Ne jemi 6 anëtarë në familje. Unë detyrohem që të lyp bashkë me motrën e vogël dhe vëllain. Kam dy motra e tre vëllezër, të cilët janë më të vegjël në moshë sesa mua. Të gjithë banojmë në një barrakë në buzë të Lanës. Prindërit tanë aktualisht janë të moshuar dhe banojnë në Peqin, por ata kanë pro-bleme për veten e tyre pasi janë shumë

të sëmurë. Çfarë pune bën bashkëshorti juaj?

Burri im nuk bën asnjë lloj pune, sepse nuk gjen dot dhe në këto kushte edhe ai lyp. Punonjësit e bashkisë nuk na lejojnë më as në kazanët e plehrave që të mble-dhim kanaçe për t’i shitur. Mirë atje, por para pak minutash policët më hoqën nga qendra dhe nuk më lejuan që të lypja. Më thoni ju, ku duhet që të shkoj? Askush nuk të ndihmon. Kush kujdeset për vëllezërit e motrat më të vegjël?

Unë edhe pse jam shtatzënë, duhet të kujdesem për 5 motrat e vëllezërit e mi, pasi nuk kemi marrë asnjë lloj ndihme dhe jetojmë në mëshirë të fatit. Kemi dy ditë pa ngrënë fare bukë. Imagjino kur të lindë fëmija im i parë me çfarë do ta ushqej.Cili është arsimi juaj?

Ne jemi të gjithë të paarsimuar. Unë s’kam shkuar asnjëherë në shkollë, e nuk di as të shkruaj e as të lexoj. Gjithashtu vëllai dhe motra e lanë shkollën për shkak të varfërisë dhe u detyruan që të lypin bashkë me ne. Ajo që kërkoj nëpërmjet kësaj interviste është punësimi im, pasi jam e re e kam mundësi të punoj. Jetojmë në kushte skandaloze më keq sesa kafshët.

Nga Kondi Ilia Për më tepër: www.77news.al

Gruaja shtatzënë: Detyrohem të lyp me motrën dhe vëllain e vogël!

Page 5: Gazeta 77 News Botimi Nr.165

5E SHTUNË, 18 GUSHT 2012 77 NEWS

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri! LëvizjaWelcome to Albania! Welcome to Albania!

E duam Shqipërinë e Re të Zhvilluar dhe të Begatë!Welcome to Albania! Welcome to Albania!Lëvizja

Kompania T.E.A sh.p.k kërkon të punësojë menaxher shitje. Të interesuarit të kontaktojnë në numrin e tel: 067 20 09 610/ Për më tepër: www.njoftime.com

INTERVISTË

“Arsimi, punësimi, shërbimet sociale, ide dhe perspektiva 2012-2021” në Lezhë!

Iniciativa e Lëvizjes Shqipëria e Re për organizimin e tryezave të rrumbullakë-

ta me të rinjtë, me temë “Arsimi, punësi-mi, shërbimet sociale, ide dhe perspektiva 2012-2021”, përshëndetet nga qytetarët e Lezhës. Llesh Gjoni, gjatë një interviste për “77 News” thekson se rinia duhet të thotë fjalën e saj për problemet që shqe-tësojnë komunitetin dhe tryeza të tilla duhet të organizohen në të gjitha qytetet e Shqipërisë. Si paraqitet niveli i punësimit në qytetin e Lezhës?

Niveli i punësimit në qytetin e Lezhës është i ngjashëm me qytetet e tjera në Shqipëri. Këtu ka më tepër punë sezonale.

Cilat janë potencialet e Lezhës që mund të shfrytëzohen për hapjen e vendeve të reja të punës?

Deti është potenciali më i madh i Lezhës, i cili mund të shfrytëzohet për plazh dhe peshkim. Ne kemi lagunat, që janë një potencial i madh për zhvillimin e turiz-mit. Edhe kalaja mund të shfrytëzohet për tërheqjen e sa më shumë vizitorëve. Të gjitha këto nëse shfrytëzohen në mënyrën e duhur sjellin shumë vende të reja pune. Cilat janë problematikat e arsimit që kanë nevojë për zgjidhje?

Mendoj se tashmë problemet e arsimit në qytetin e Lezhës janë zgjidhur. Kam para dy godina të reja gjimnazesh që i ja-

pin zgjidhje problemit të ndjekjes së shko-llës me dy turne. Mendoj se me këto godina arsimi nuk do të ketë më probleme dhe të gjithë nxënësit mund ta ndjekin shkollën paradite. A ofrohen shërbimet e duhura sociale në qytetin e Lezhës?

Njerëzit në nevojë nuk i shikon njeri, askush nuk interesohet për ta. Unë vetë jam pensionist dhe e kam bashkëshorten të papunë. Si mund t’ia dalë unë që me 20 mijë lekë të mbyll të gjitha shpenzimet e familjes?Lëvizja Shqipëria e Re do të organizojë në qytetin e Lezhës një tryezë me të rinjtë ku do të diskutojë për problemet e arsi-mit, punësimit dhe shërbimeve sociale. Propozimet e të rinjve për zgjidhjen e këtyre problemeve do të mblidhen në një paketë të vetme dhe do të adresohen në institucionet përkatëse. Si e shihni një iniciativë të tillë? Mendoni se do të ndikojë pozitivisht?

Është mirë që kjo tryzë të organizohet mirë, me njerëzit e duhur dhe të mbahet në mbarë Shqipërinë. Rinia duhet ta thotë fjalën e vetë. Rinia duhet të flasë për të gji-tha problemet e shoqërisë. Unë jam shumë dakord që të organizohet kjo tryzë dhe jo vetëm në Lezhë, por në mbarë Shqipërinë. Tryeza si kjo duhet të organizohen si në qytetet e vogla edhe në qytetet e mëdha.

Nga Denisa PlakaPër më tepër: www.77news.al

Llesh Gjoni: Rinia duhet të thotë fjalën e saj!

Llesh Gjoni

Page 6: Gazeta 77 News Botimi Nr.165

6 E SHTUNË, 18 GUSHT 201277 NEWS KURIOZITETEBëji Nder Vendit Tënd! Fto në Shqipëri sa më shumë Njerëz!Welcome to Albania! Welcome to Albania!Lëvizja

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri! LëvizjaWelcome to Albania! Welcome to Albania!

Shkak p otenc ia l i ngërçeve në muskuj mund të jetë ushqimi joa-dekuat , mungesa e hidrat imit të organizmit. Nëse e ndjeni veten të plogësht dhe nën depresion, ndj -eni mundim dhe v je l l je, atëherë ke m i t ë b ë j m ë m e m u n g e s ë n e magnez i t . Der i t ek n jë de f i c i t i t i l l ë v jen edhe nga përdor imi i tepër t i alkoolit dhe ushqimit jo të shëndoshë. Për të mos ndjerë mungesën e magnezit , konsumo-ni per ime me g je the të g je lbra ,

fara , ujë mineral dhe mish pesh-ku. Krahas magnezit keni nevojë e d h e p ë r k a l i u m , k a l c i u m d h e nat r ium, që do t’ i kompensoni , duke konsumuar banane, prodh-ime të qumështit dhe mish pesh-ku. Njër i nga shkaktarët e t jerë është aktiviteti i tepruar f izik, s i dhe djerësit ja . Me këtë rast , është e nevojshme që gjatë dhe pas ush-tr imeve organizmin ta furnizoni me lëngje, jo vetëm me ujë.

Për më tepër: www.newnews.al

Si t’i largoni ngërçet prej këmbëve!

Ëine & spirits kërkon të punësojë kontabiliste. Të interesuarat të dërgojnë CV në adresën e e-mailit: [email protected]/Për më tepër: www.njoftime.com

Fusha e Myzeqesë është fusha më e madhe dhe më e rëndësishme e vendit tonë.

Përfshin gjithë pjesën jugore të ultësirës bregdetare. Në kuptimin fiziko-gjeografik kjo fushë shtrihet nga shkëmbi i Kavajës në

veri e deri në Vlorë në jug, në një gjatësi 100 km dhe nga bregu i Adriatikut në perëndim deri në Kodrat e Darsisë dhe Mallakastrës në lindje, në një gjerësi maksimale rreth 50km. Nga ana etnografike koncepti Myzeqe është më i ngushtë, por përmbajtja e tij ka ndry-shuar historikisht. Në kohët më të vjetra në Myzeqe, kuptohej një njësi që shtrihet midis dy brigjeve të Semanit të poshtëm e që njihej me emrin "dheu i butë". Më vonë koncepti Myzeqe nisi të shtrihej mbi të gjithë territo-rit midis rrjedhjeve të poshtme të Semanit dhe Vjosës. Në kohët e mëvonshme vërehej prirja për të rritur kufijtë e Myzeqesë përtej Shkumbinit dhe Vjosës, d.m.th. mbi fushën e Kavajës në veri dhe mbi atë të Bregut të majtë të Vjosës se Poshtme, e ashtuquajtura Myzeqe e Vlorës në jug. Megjithatë Myzeqeja

shtrihet nga Shkumbini deri në Vjosë. Termi Myzeqe e Kavajës përdoret shumë rrallë. Pjesa më e madhe e Myzeqesë shtrihet nga 0 deri në 20 metra mbi nivelin e detit, por ka edhe vende si ish-këneta e Tërbufit, në Divjakë, Hoxharë, etj., që gjenden edhe nën nivelin e detit. Lartësitë e mëdha të Myzeqesë nuk i kalojnë 30-50 metra dhe gjenden në skajin lindor të saj, pikërisht aty ku sapo fillojnë të ngrihen kodrat. Kohët e fundit është parë se relievi i Myzeqesë ka tendencë në ulje. Pje-rrësia në Myzeqe, ashtu dhe në fushat e tjera të Ultësirës Bregdetare, kalon nga lindja në perëndim. Rrjedhja e poshtme e lumenjve Shkumbin, Seman dhe Vjosë e ndajnë Myze-qenë në katër njësi të mëdha me sipërfaqe të pabarabartë.

Për më tepër: www.banka-ideve.com

Fusha e Myzeqesë!

Page 7: Gazeta 77 News Botimi Nr.165

E SHTUNË, 18 GUSHT 2012 77 NEWSPROJEKTI ‘’VITRINA NË KAMPUS’’

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milionë vizitorë më shumë në Shqipëri! LëvizjaWelcome to Albania! Welcome to Albania!

E duam Shqipërinë e Re të Zhvilluar dhe të Begatë!Welcome to Albania! Welcome to Albania!Lëvizja

Diamond Dental kërkon të punësojë mjek/e stomatologe për terapi. Të interesuarit të kontaktojnë në numrin e tel: 0672035100/Për më tepër: www.njoftime.com

HOROSKOPI DITOR

Dashi: Nëse kohët e fundit e kishit lënë pas dore jetën sentimentale, sot do i kushtoni më shumë rëndësi.

Demi: Me financat do tregoheni më të kujdesshëm dhe do mund të keni goxha përmirësime.

Binjakët: Për beqarët nuk do ketë të reja. Planetet nuk do sjellin takime, kështu që iu duhet të prisni edhe pak.

Gaforrja: Planetet do influencojnë pozi-tivisht tek financat. Mund të shpenzoni pak më shumë se dje.

Luani: Beqarët edhe pse do kenë mundësi të mira për të krijuar një lidhje serioze, nuk do përfitojnë nga kjo.

Virgjëresha: Do tregoheni më realistë në çift. Partneri do iu japë me tepër besim dhe ju do flisni më sinqerisht me të.

Peshorja: Beqarët do bëjnë takime shumë interesante dhe të veçanta.

Akrepi: Në planin financiar do keni mun-dësi të mira për të stabilizuar situatën.

Shigjetari: Për çiftet atmosfera do jetë goxha e qëndrueshme. Disa do marrin ven-dime të rëndësishme që do ua ndryshojnë të ardhmen.

Bricjapi: Financat do jenë të paqën-drueshme duke qenë se do shpenzoni pa u menduar fare. Kujdes!

Ujori: Kjo ditë do jetë shumë interesante për të dashuruarit. Do bashkëpunoni për gjithçka dhe do i kushtoni rëndësi jetës intime.

Peshqit: Do iu kushtoni shumë rëndësi problemeve të njëri-tjetrit sot. Në fakt kjo është dashuria e vërtetë.

Projekti ‘’Vitrina në kampus’’ pasqyron në këtë shkrim punën e stafit akademik

të SH.L.P “Vitrina”. Profesori i associuar, Hajredin Rudi jep lëndën e Fizikës në Fakultetin e Mjekësisë dhe Inxhinierisë na tregon me detaje për ecurinë e mësimit dhe studentëve në vitin akademik 2011- 2012. ‘’Ajo që është vënë re dhe është shumë e rëndësishme për t’u përmendur është frekuentimi i rregullt i mësimit nga studen-tët’’, shprehet Prof. Ass. Rudi. Sipas profeso-rit, studentët kanë treguar shumë përku-shtim në punimet e paraqitura gjatë vitit, qoftë në esetë, detyrat e kursit apo edhe punimet shkencore të cilat do të jenë pjesë e revistës shkencore të studentit, një pikë që ngre lart punën e secilit prej studentëve të

universitetit “Vitrina”. ‘’Unë personalisht i vlerësoj shumë studentët që tregojnë serio-zitet në pjesëmarrjet në leksione, përgatitje në kolegiume apo provimet e sezonit, pasi kjo tregon për një përkushtim të madh dhe me bindje them që të tillë studentë do të kenë gjithnjë sukses’’, shprehet Prof. Ass Rudi. Një tjetër pikë ku profesori ndalet në këtë prononcim është edhe serioziteti në mësimdhënie. ‘’Ne jemi një universitet që jemi shumë të fokusuar te displina mësi-more, që do të thotë se kërkesa e llogarisë është e lartë, gjë që ka sjellë rritjen e cilësisë ndër vite’’, shprehet profesori i associuar, Hajredin Rudi për “77 News”.

Nga Daniela SulaPër më tepër: www.77news.al

Prof. Hajredin Rudi: Seriozitet në mësimdhënie në SH.L.P. “Vitrina”!

Hajredin Rudi

Page 8: Gazeta 77 News Botimi Nr.165

8 E SHTUNË, 18 GUSHT 201277 NEWS

Shpërndahet 20.000 kopje falas çdo ditë të javës nga e hëna në të dielë në qytetet: Tiranë, Durrës, Elbasan, Pogradec, Korçë, Librazhd, Prrenjas, Fier, Lushnjë, Vlorë, Lezhë, Shëngjin, Shkodër, Velipojë, Milot, Rubik, Rrëshen, Kukës, Prizren, Prishtinë............................................Email: [email protected]: +355 69 46 14 130 Tel: +355 42 27 47 49

Ofertë unike

- Krijoje dhe priji vetë, Fatit tënd! - Bëhu kreativ, produktiv, praktik dhe dinamik!

për regjistrimet te Universiteti "Vitrina". Tarifa fillestare e regjistrimit vetëm 250 euro deri më datë 20.08.2012

Fakultetet: Ekonomik, Juridik, Shkenca Politike, Shkenca sociale dhe Edukimi, Arkitekturë, Inxhinieri dhe Mjekësi.

E njëjta Tarifë Regjistrimi fillestar është për nivelin e studimit Bachelor dhe Master.

Kjo ofertë vlen vetëm për 52 personat e parë të regjistruar deri më datë 20.08.2012.

Adresa 1. Vitrina, Pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë, Adresa 2. Kampusi Universitar Vitrina, Autostrada Tiranë Durrës, pranë “City Park”.

PROFILBëji Nder Vendit Tënd! Fto në Shqipëri sa më shumë Njerëz!Welcome to Albania! Welcome to Albania!Lëvizja

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri! LëvizjaWelcome to Albania! Welcome to Albania!

Ju keni një rast apo ceremoni familjare që doni ta bëni të paharruar? Ju kanë

ardhur disa miq që kërkoni t’i respektoni dhe t’u tregoni vlerat e Pukës dhe mikpri-tjen e pukjanëve? Këtë tashmë mund ta bëni realitet në Hanin e Përparim Laçit.

Ky han është pjesë e bujtinës së vjetër. Kjo është një iniciativë e nisur që para katër vjetësh për zhvillimin e Turizmit malor.

I ndërtuar mbi një pikë turistike dhe mbi baza tradicionale, hani u ofron vizi-torëve vendas dhe të huaj shërbimet e traditës të ndërthurura me ato bashkëko-hore.

Ndërtesa me vlera të rralla arkitek-tonike, e sistemuar me estetikë, si dhe reklamimi i objekteve të traditës puk-jane, ofrojnë për pushuesit një mjedis shplodhës dhe argëtues.

Gatimet tradicionale dhe cilësore që serviren në restorantin e hanit janë një risi për vizitorët, ndërsa çmimet e arsy-eshme janë një mundësi për të gjithë. Pjesë e mikpritjes janë dhe guidat turis-tike, ndërsa amatorët e sporteve gjejnë kushtet dhe mjediset e kërkuara. Hani i Përparim Laçit, një mundësi e mirë për të gjithë.

Falë natyrës dhe relievit që ka, hani iu ofron gatime tradicionale të zonës si: fli dhe tavë dheu, mish në gaca, qumësht, bulmet, mjaltë, vezë fshati, kërpurdha, reçel nga më të ndryshmit si: reçel kum-bulle, fiku, molle, etj., fruta të thata dhe tre lloje salcash.

Këtu do të gjeni dhe atë çka do t’i bënte më të këndshme pushimet tuaja.

Veprimtaritë që ne organizojmë janë: shëtitje në pyll, gjueti, shëtitje me varkë,

ski, speleologji, alpinizëm, etj.Hani i ri është ndërtuar në trojet e

vjetra ku ka qenë hani i Laçajve. Ka qenë edhe një han tjetër aty afër Xhamisë së Kodër Hanit.

Hanet e z. Përparim Laçi janë pjesë e 40 haneve të Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sporteve.

Nga Olta ZhillaPër më tepër: www.77news.al

Hani i Përparim Laçit në Pukë!