8
77 NEWS MENDIMI POZITIV E HËNË, 03.09.202 VITI I - NR.8 BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE” E PËRDITSHME INFORMATIVE Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al Rinis Kuvendi: Sfida e sesionit të ri të parlamentarëve është heqja e imuniteteve!...........f.3 Sulejman Dibra: Prej 7 vitesh Ministria e Kulturës s’më jep pensionin e veçantë!................................f.4 Intervistë/Gjergji: Investimet në miniera dhe lehtësitë për biznesin, do të sjellin më shumë punësim!.......f.5 Projekti ‘‘Vitrina në Familje’’/Hadëri: Mësimdhënie bashkëkohore në universitetin “Vitrina”!...............f.7 Si t’i mposhtim veset e këqija? Qendra e Mendimit Pozitiv Adresa: Autostrada Tiranë-Durrës, pranë “City Park”, tek Kampusi Universitar Vitrina. Tel: +355 42 39 10 31, Cel: +355 68 57 79 471 CLUB Paketa “Jeto Shëndetshëm” = çajra dhe ushqime bio, që zëvendësojnë dy vakte: mëngjesin dhe darkën për secilin prej anëtarëve të Klubit 77. Shërbimet që ofrohen: - Qendra Multidisiplinare e Terapisë Pozitive (Këshillimi Psikologjik). - Qendra e Dietologjisë (Këshillime Nutricionale). - Këshillim për Shëndetin Riprodhues dhe marrëdhënies në çift. - Dizenjimi dhe Arredimi i Ambientit ku Jetojmë. Jeto Shëndetshëm! Tarifa për Paketën “Jeto Shëndetshëm” është 30 euro/muaj ose 300 euro/vit. Për të regjistruarit e muajit Gusht-Shtator do të organizohet një Udhëtim në Zvicër. Autoritetet e Kukësit i kërkojnë Nishanit shkrirjen e doganave Shqipëri-Kosovë! ...>>fq.3 S humë njerëz duan t’i mposhtin veset e tyre të këqija, por edhe pse ato bëjnë edhe më të mirën e mundshme për t’i luftuar këto vese ato akoma dështojnë pasi janë përpjekur shumë herë. Në mënyrë që të jeni të aftë të mposhtni një ves të keq ju nuk duhet të ndiqni këshilla të përgjithshme, por ju duhet të arrini një kuptim më të thellë të vetes dhe të zakonit dhe pastaj të gjeni mënyrën më të mirë që mund t’iu ndihmojë të largoni këtë ves. Në këtë artikull ju do të mësoni se si t’i mposhtni veset e këqija. Çelësi për t’i mposhtur këto vese është që së pari t’i kuptoni ato. Ndryshe nga besimet e zakonshme veset e këqija nuk zhvillohen si rezultat i provimit të diçkaje dhe pëlqimit të saj, por ato janë zhvilluar sepse ato e ndihmojnë personin të mbushë disa boshllëqe psikologjike në personalitetin e tij. Për shembull, gjatë adoleshencës disa adoleshen- të fillojnë të pinë duhan në mënyrë që të duken më mashkullorë përpara shokëve të tyre, sepse ata kanë disa pasiguri rreth mashkullorësisë së tyre dhe aftësisë së tyre për ta përballuar jetën si burra. Tani ju do të jeni duke pyetur veten se pse këto persona përballojnë të pinë duhan si të rritur dhe dështojnë të mposhtin vesin e pirjes së duhanit edhe pse nuk janë më adoleshentë? Përgjigja është e thjeshtë, këta persona kanë akoma një boshllëk psikologjik që duhanpirja e mbush. Shumë njerëz pinë duhan kur ato ndjehen të stresuar në mënyrë që të kthejnë sensin e tyre të kontrollit. Mposhtini veset tuaja të këqija duke kuptuar veten!... >> VIJON NË FAQEN 2

Gazeta 77 News Botimi Nr.181

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Gazeta 77 News e përditshme informative organ i Lëvizjes Shqipëria e Re

Citation preview

Page 1: Gazeta 77 News Botimi Nr.181

77 NEWS

MENDIMI POZITIV

E HËNË, 03.09.202 VITI I - NR.8BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE”

E PËRDITSHME INFORMATIVE

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al

Rinis Kuvendi: Sfida e sesionit të ri të parlamentarëve është heqja e imuniteteve!...........f.3 Sulejman Dibra: Prej 7 vitesh Ministria e Kulturës

s’më jep pensionin e veçantë!................................f.4 Intervistë/Gjergji: Investimet në miniera dhe lehtësitë

për biznesin, do të sjellin më shumë punësim!.......f.5 Projekti ‘‘Vitrina në Familje’’/Hadëri: Mësimdhënie

bashkëkohore në universitetin “Vitrina”!...............f.7

Si t’i mposhtim veset e këqija?

Qendra eMendimit Pozitiv

Adresa: Autostrada Tiranë-Durrës, pranë “City Park”, tek Kampusi Universitar Vitrina.Tel: +355 42 39 10 31, Cel: +355 68 57 79 471

CLUB

Paketa “Jeto Shëndetshëm” = çajra dhe ushqime bio, që zëvendësojnë dy vakte: mëngjesin dhe darkën për secilin prej anëtarëve të Klubit 77.

Shërbimet që ofrohen:- Qendra Multidisiplinare e Terapisë Pozitive (Këshillimi Psikologjik).- Qendra e Dietologjisë (Këshillime Nutricionale).- Këshillim për Shëndetin Riprodhues dhe marrëdhënies në çift.- Dizenjimi dhe Arredimi i Ambientit ku Jetojmë.

Jeto Shëndetshëm!Tarifa për Paketën “Jeto Shëndetshëm”

është 30 euro/muaj ose 300 euro/vit.Për të regjistruarit e muajit Gusht-Shtator do të organizohet një Udhëtim në Zvicër.

Autoritetet e Kukësit i kërkojnë Nishanit shkrirjen e doganave Shqipëri-Kosovë!

...>>fq.3

Shumë njerëz duan t’i mposhtin veset e

tyre të këqija, por edhe pse ato bëjnë edhe më të mirën e mundshme për t’i luftuar këto vese ato akoma dështojnë

pasi janë përpjekur shumë herë. Në mënyrë që të jeni të aftë të mposhtni një ves të keq ju nuk duhet të ndiqni këshilla të përgjithshme, por ju duhet të arrini një kuptim më të thellë të vetes dhe të zakonit dhe pastaj të gjeni mënyrën më të mirë që mund t’iu ndihmojë të largoni këtë ves.

Në këtë artikull ju do të mësoni se si t’i mposhtni veset e këqija.

Çelësi për t’i mposhtur këto vese është që së pari t’i kuptoni ato. Ndryshe nga besimet e zakonshme veset e këqija nuk zhvillohen si rezultat i provimit të diçkaje dhe pëlqimit të saj, por ato janë zhvilluar sepse ato e ndihmojnë personin të mbushë disa boshllëqe psikologjike në personalitetin e tij.

Për shembull, gjatë adoleshencës disa adoleshen-të fillojnë të pinë duhan në mënyrë që të duken më mashkullorë përpara shokëve të tyre, sepse ata kanë disa pasiguri rreth mashkullorësisë së tyre dhe aftësisë së tyre për ta përballuar jetën si burra.

Tani ju do të jeni duke pyetur veten se pse këto persona përballojnë të pinë duhan si të rritur dhe dështojnë të mposhtin vesin e pirjes së duhanit edhe pse nuk janë më adoleshentë? Përgjigja është e thjeshtë, këta persona kanë akoma një boshllëk psikologjik që duhanpirja e mbush.

Shumë njerëz pinë duhan kur ato ndjehen të stresuar në mënyrë që të kthejnë sensin e tyre të kontrollit.

Mposhtini veset tuaja të këqija duke kuptuar veten!... >> VIJON NË FAQEN 2

Page 2: Gazeta 77 News Botimi Nr.181

2 E HËNË, 03 SHTATOR 201277 NEWS AKTUALITETBëji Nder Vendit Tënd! Fto në Shqipëri sa më shumë Njerëz!Welcome to Albania! Welcome to Albania!Lëvizja

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri! LëvizjaWelcome to Albania! Welcome to Albania!

MENDIMI POZITIV

Krojet e udhëve të gjata!

Për krojet e ujit të pijshëm, shumëkush mund të shkruante poezi pafund, tre-

gime, rrëfenja apo romane. Së paku kushdo që e ka njëfarë moshe, pasi për të rinjtë e so-tëm nuk mund ta vë “dorën në zjarr”, mund të kenë mbetur thjesht si një vegim i dikur-shëm mirësie dhe rigjenerimi energjish në shtegtimet e largëta. Dashje pa dashje duket se ato janë histori e një populli në ecje, në shtegtim.

Për ironi të fatit duket se ua kemi zhbërë kuptimin që kishin në jetën tonë krojet e ujit të pijshëm. Ato tashmë thuajse nuk ekzisto-jnë, dikund janë tharë, dikund janë marrë “përdhunisht” e janë futur nëpër shtëpira private apo dikund tjetër nëpër lavazhe për të larë baltën e makinave. Shihni sa poshtë e kanë vënë një krua uji, si ia kanë zhbërë historinë e mrekullueshme e të lavdishme të tij, pse jo!...

Çfarë misioni kishte një krua uji?Po e them së paku sipas destinacioneve

shtegtuese të mia si fëmijë dhe në moshë tjetër, asokohe kur makinat numëroheshin me gishtat e duarve, por imagjinoj të parët

tanë kur nuk kishte fare makina dhe u duhej të ecnin me ditë e netë të tëra në këmbë, për të marrë thasët me misër deri në fushë apo Kosovën e largët! P.sh. nga fshati im, për të bërë një rrugëtim deri në qendër të rrethit (afro 35 kilometra), rrugë që e bënim në këmbë jo pak herë, i takonte të hasje dhe të njomje buzët në jo pak kroje me uji të pijshëm. Nga lagjia në lagje ishin jo më pak se 3-4 kroje publike, pastaj tek gjeologjia e Mashtërkorit një kryqëzim rrugësh Orosh-Fan-Bulshar, një krua që mund t’ua shuante etjen njëherësh dhjetëra vetëve. Pas 2 kilo-metrash vinte kroj i bollshëm i Repsit dhe më pas tek axhensia e Repsit përkundruall ishte Kroj i Letajve. Nuk gjeje makinë aty, merrnim rrugën në këmbë dhe pak sipër Blinishtit vinte një krua i bukur nën hije të një pemë të stërmadhe gjithë fresk e fllad, vend ku ne hanim dhe një pjesë të bukës që kishim marrë me vete, shoqëruar me ujin e ftohtë dhe të lehtë. Pas kësaj energjitë rivi-nin për të kaluar maloren e Blinishtit deri në Shpal ku na priste burimi tjetër i ujit. Problem më i madh mbeste maja e Mal-thit ku nuk kishte ujë, deri sa afroheshim në Kalanjan ku na priste burimi tjetër i ujit dhe më pas natyrisht destinacioni për ku ishim nisur...

(V.O: Për kureshtje kam numëruar një ditë sa kroje janë akoma në funksion dhe më dilte se asnjëri tashmë, o janë futur nëpër shtëpija, ose janë zhdukur nga faqja e dheut)!

Më pas destinacione të tjera kam të shë-nuar në punën në minierën e Spaçit, nëse

i bie të shtegtosh nga të dy anët, nga Kodër Spaçi apo nga ana tjetër Repsi, krojet ishin të pranishme në largësi të përcaktuara, por që shërbenin publikisht. Edhe rrugëve të lar-gëta të Nënshejtit p.sh. drejtuesit e automje-teve e dinin se ku kishte kroje që nga Lgjini, në Bulsharë, Ndërshenë, në Qafë të Shejtit e me rradhë (dhe këto nuk figurojnë më)!

Edhe destinacionet që më vonë kam bërë për në Kurbnesh e Lurë, çdo fshat kishte krojet e veta dhe ndanë udhësh gjithashtu, por sot nuk gjenden më dhe ty të thahen buzët deri sa të kapësh ndonjë dyqan për të blerë uji me stampë Tepelena, Glina apo uji italian!

Një ditë mora dhe rrugën e Kreshtës nga Malësia e Lezhës dhe po pyesja ku ka krua rrugës, por vendasit ngritën supet.

Rrugës së vjetër (jo shume e vjetër ma-dje) që kalonte nga Repsi për në Fan, sot pjesë e Rrugës së Kombit), ka patur krojet e famshme me ujë të mrekullueshëm dhe të lehtë, gjë që tani janë zhdukur nga hartat dhe ty të duhet të bësh kilometra të tërë për të kapur lokalet për ujë frigoriferi.

Por dhe ato kroje që kanë mbetur, i sheh të mbuluar nga ferrnajat. A nuk duhet men-duar ndryshe për krojet tona, si një pasuri publike mbi të cilat askush nuk ka të drejtë të vejë dorë. Ato janë pronë e çdo shtegtari të këtij vendi, i varfër apo i pasur qoftë, fëmijë apo i moshuar, jevg apo puritan i bardhë, njeri i paqtë apo kriminel, për këdo pa da-llim!

Nga Gjergj Marku Për më tepër: www.77news.al

<< VIJON NGA FAQJA Tani në mënyrë që të mposhtni veset e këqija ju duhet t’i bëni vetes pyetjen e rëndësishme, çfarë boshllëku psiko-logjik po përpiqem të mbush duke patur këtë ves? A po veproj kështu për t’u ndjerë me vlerë? A po veproj kështu sepse kjo më bën të ndjehem në kontroll?

Sapo të gjeni përgjigjen ju duhet pastaj të punoni për të gjetur një alternativë më të mirë, që do t’iu ndihmojë të arrini qëllimet tuaja në vend që të keni atë ves të keq.

Mbi të gjitha nëndërgjegjies tuaj nuk i intereson vesi juaj i keq por i intereson të përmbushë një dëshirë te pavetëdijshme. Nëse p.sh. ju zbuloni se e keni një zakon të caktuar sepse ju mungon vetëbesimi, atëherë mposhtja e këtij vesi në këtë rast ka të bëjë vetëm me krijimin e vetëbesimit.

Shumë nga veset që ne kemi, kanë qëllimin e njëjtë të zakonshëm, të rritjes së vlerave të vetes dhe të na bëjnë ne të ndjehemi mirë me veten.

Një person që dyshon në aftësinë e tij për të patur sukses mund të zhvillojë zakonin e keq të zvarritjes së gjërave, jo sepse e urren një detyrë por sepse në mënyrë të pavetëdijshme ai nuk dëshiron të testojë vlerat e vetes.

Prandaj veset e këqija nuk mund të mpo-shten nëpërmjet këshillave të përgjithshme të tilla si “bëhu pozitiv” ose “bëhu këmbën-gulës”, kjo mund të ndodhë vetëm nëse ju arrini të mbushni atë boshllëk psikologjik në një mënyrë tjetër që nuk është lënduese.

Mposhtja e një vesi të keq mund të arrihet edhe duke zhvilluar një zakon të mirë.

Ndonjëherë është shumë e vështirë të

mposhtësh një ves të keq sepse ekziston një nevojë e madhe për të në jetën e një per-soni. P.sh. një njëri mund të shohë tv gjithë kohës sepse ndryshe ai do të ndjehej shumë i mërzitur.

Në një rast të tillë vesi i keq mund të largo-het duke zhvilluar një zakon të ri që mund të zëvendësojë atë. Ky person mund ta zgjidhë këtë problem duke zhvilluar një zakon të mirë, të tillë si stërvitja ose madje duke dalë me shokët më shpesh. Mbi të gjitha ai e ka zhvilluar këtë ves të keq sepse ai ndjehej i mërzitur dhe kështu në qoftë se ai arrin të gjejë ndonjë mënyrë tjetër për të vrarë mër-zinë, ai do të jetë në gjendje të mposhtë vesin e tij të keq.

*Qendra e Mendimit Pozitiv, Lëvizja Shqipëria e Re

Page 3: Gazeta 77 News Botimi Nr.181

3E HËNË, 03 SHTATOR 2012 77 NEWSPOLITIKËE duam Shqipërinë e Re të Zhvilluar dhe të Begatë!Welcome to Albania! Welcome to Albania!Lëvizja

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri! LëvizjaWelcome to Albania! Welcome to Albania!

Emt.net kërkon të punësojë operator per salle internet. Të interesuarit të kontaktojnë në: 0672118342/Për më tepër: www.njoftime.com

Rinis Kuvendi: Sfida e sesionit të ri të parlamentarëve është heqja e imuniteteve!

Autoritetet e Kukësit i kërkojnë Nishanit shkrirjen e doganave Shqipëri-Kosovë

Pas kthimit nga vizita dy ditore në Ko-sovë, Presidenti Bujar Nishani është

ndalur në qytetin e Kukësit për të realizuar edhe atje një takim me autoritetet vendore. Gjatë takimeve me përfaqësuesit e pushte-tit vendor në bashkinë e qytetit, Presidenti ka komentuar vizitën e tij në Kosovë, si dhe rëndësinë e kufijve, kryesisht me Kosovën, pasi Kukësi përbën të vetmem portë lidhëse me të. Ai ka vlerësuar banorët e Kukësit si dhe vetë qytetin, për ndihmesën e dhënë në luftën e Kosovës.

Nga ana tjetër, kryetari i bashkisë së Kukësit, Hasan Halilaj ka vënë theksin në shkrirjen e doganave mes dy vendeve për t'i dhënë frymëmarrje lëvizjes së ma-llrave, njerëzve dhe ideve.

Në 100-vjetorin e pavarësisë, Nishani tha se tashmë rruga e shqiptarëve është ajo e integrimit në Bashkimin Europian, mesazh të cilin, ai tha se e ka çuar gjatë vizitës në Kosovë edhe tek të gjithë bashkëkombasit.

Nga Denisa PlakaPër më tepër: www.77news.al

Sesioni i shtatë i Legjislaturës së XVIII-të të Kuvendit të Shqipërisë nis zyrtarisht

punimet paraditen e ditës së sotme, 3 shte-tor 2012. Pas një ndërprerje gati një mujore të veprimtarisë parlamentare, deputetët do të ulen në sallën e Kuvendit, ku i pret një dinamikë e ngjeshur pune.

Rendi zyrtar i punimeve të së hënës pa-rashikon ceremoninë e hapjes së sesionit të ri, ku pritet përshëndetja e Kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli dhe e krerëve të grupeve parlamentare të mazhorancës dhe opozitës.

Më pas, punimet e parlamentit do të vijo-

jnë me miratimin e programit të punës së Kuvendit për periudhën 2 shtator-31 tetor 2012, si dhe kalendarit tre-javor të puni-meve për periudhën 3-21 shtator 2012.

Sfida e këtij fillim sesioni pritet të jetë heqja e imunitetit të zyrtarëve të lartë, rifor-matimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe vijimi i axhendës parlamentare me çështjet e tjera të lëna në mes nga sesioni paraardhës si projekt ligji "Për Gjykatën e Lartë" dhe përafrimi i legjislacionit shqiptar me atë të Bashkimit Europian.

Gjithashtu kalendari tre-javor, i miratuar me konsensus nga Konferenca e Kryetarëve, përfshin dhe shqyrtimin e nismës së Partisë Socialiste për ndryshimet kushtetuese, e cila do të diskutohet më 6 shtator nga Këshilli i Legjislacionit.

Nga Denisa PlakaPër më tepër: www.77news.al

Page 4: Gazeta 77 News Botimi Nr.181

E HËNË, 03 SHTATOR 201277 NEWS

Ofrohet vend pune dizain grafik . Të interesuarat të dërgojnë Cv me foto në adresën: [email protected]/Për më tepër: www.njoftime.com

Tarifa fillestare e regjistrimit në Autoshkollën ‘’Vitrina’’

Kjo ofertë vlen vetëm për 47 personat e parë të regjistruar deri më datë 03.09.2012.

Adresa 1. Vitrina, Pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë, Adresa 2. Kampusi Universitar Vitrina, Rruga Tiranë Durrës, pranë “City Park”.

E Papërsëritshme!deri më datë 03.09.2012

vetëm 80 euro

HISTORI NJERËZOREBëji Nder Vendit Tënd! Fto në Shqipëri sa më shumë Njerëz!Welcome to Albania! Welcome to Albania!Lëvizja

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri! LëvizjaWelcome to Albania! Welcome to Albania!

Sulejman Dibra: Prej 7 vitesh Ministria e Kulturës s’më jep pensionin e veçantë!

Sulejman Dibra, aktualisht 70 vjeç, artist i teatrit dhe kinematografisë shqiptare,

me një karrierë 40 -vjeçare është ndër të paktët artistë që nuk trajtohet nga shteti me pension për merita të veçanta. “77 News”, nëpërmjet kësaj interviste zbulon veprim-taritë kryesore artistike të Dibrës, si dhe të gjitha procedurat administrative që ai ka ndjekur për 7 vjet me rradhë, me qëllim që të përfitojë të drejtën që i takon me ligj. Sipas artistit Ministria e Kulturës e ka lënë pezull procedurën e përfitimit të pensionit pa ia kaluar kryeministrit, i cili ka të drejtën të aprovojë këtë kërkesë. Artisti 70 -vjeçar, i cili vazhdon të jetë aktiv në jetën kulturore shprehet se me një pension pleqërie, me kontributin dhe me cilësinë e jetës së tij, duhet të meritonte më shumë vëmendje nga shteti, duke iu akorduar pensioni për merita të veçanta. Z. Sulejman, sa vjet keni punuar përse

nuk trajtoheni me një pension të veçantë ashtu si kolegët tuaj artistë?

Si fillim dua të theksoj se unë kam qënë artist i teatrit dhe kinematografisë shqip-tare, drejtues i disa institucioneve artistike, mbi 30 vjet mësimdhënës në Akademinë e Arteve si dhe regjizor. Gjithashtu jam dekoruar në shtator të viit 2011 me titul-lin “Naim Frashëri i Artë” i akorduar nga Presidenti i Republikës, Topi. Në vitin 2005, pas 40 vjetësh punë artistike, dola në pen-sion dhe jam ndër të paktët artistë apo i vetmi që nga shteti nuk më është dhënë pensioni për merita të veçanta dhe kjo jo për arsyje të cilësisë së punës, por krejtë-sisht në mënyrë burrokratike. Prej 7 vitesh kam dërguar rreth 5 herë dokumetacionin në Ministrinë e Kulturës (kjo gjë mund të verifikohet) dhe asnjëherë s’kam marrë përgjigje të saktë. Kjo më ka çuar që të mos interesohem në Kryeministri me mendi-min që çështja ime është lënë përgjysëm. Dy kanë qenë arsyet. Unë duke qenë drej-tues gjatë gjithë jetës: në Teatrin e Estradës 11 vjet, Cirkun e Tiranës 5 vjet dhe Teatrin Kombëtar rreth 5 vjet, mendova për artistët e jo për veten time; kam propozuar dhjetra artistë që të marrin pension të veçantë, të cilët e gëzojnë edhe sot. Së dyti, mostrajtimi i dokumentave të mia në ministri mund të jetë shkaku kryesor.Sa është shuma e pensionit tuaj të ple-qërisë?

Unë trajtohem me një pension pleqërie

220 mijë lekë të vjetër dhe jo se e kundërsh-toj këtë shpërblim. Dua të them se edhe sot e kësaj dite vazhdoj të jem aktiv në filma të ndryshëm, por këmbëngul të më jepet pensioni i veçantë, sepse jetoj për vlerat që kam dhënë, si dhe nuk mund të diskrimi-nohem në krahasim me artistët e tjerë që e kanë përfituar këtë të drejtë ligjore. Kam 7 vjet që iu drejtohem institucioneve në lidhje me këtë çështje. Mund të na kujtoni disa nga rolet tuaja më të spikatura?

Gjithsej kam luajtur rreth 40 role në tea-tër si dhe 25 role në filma. Ndër to mund t’ju përmend dramat “Sinjali i kuq”, “Ar-turo Ui”, “Dimri i shkurtër”, si dhe filmat “Nëntori i dytë”, Telenovela “Njerëz dhe fate” në rolin e hetuesit, në filmin “Prita” etj. Sa e nevojshme është për ju të përfitoni pensionin e veçantë?

Duke qënë se jam një artist me shumë vlera, nuk mund t’i shtrij dorën askujt për një kafe, por kërkoj pavarësinë time. Kjo gjë nuk fitohet si artist, por edhe materia-lisht. Unë jam një person i moshuar dhe s’jam në gjendje, p.sh. të shkoj në spital, apo të bëj një kurë për sëmundjet e mos-hës. Me çfarë ta përballoj jetesën? Pra, nëse ka kërkesa të tjera për jetën, në këtë kontekst duhet të shpërblehem ashtu siç e parashikon ligji për pensionet e veçanta.

Nga Kondi Ilia Për më tepër: www.77news.al

Sulejman Dibra

Page 5: Gazeta 77 News Botimi Nr.181

E HËNË, 03 SHTATOR 2012 77 NEWS

Hair Style B@B kërkon të punësojë parukiere. Të interesuarat të kontaktojnë në numrin e tel: 0692710586/Për më tepër: www.njoftime.com

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri! LëvizjaWelcome to Albania! Welcome to Albania!

E duam Shqipërinë e Re të Zhvilluar dhe të Begatë!Welcome to Albania! Welcome to Albania!Lëvizja

Kthesa e Kamzës-TiranëCel: +355 68 61 44 470

Bëjmë rregullime Nusesh

Japim vello me qera.

INTERVISTË

“Arsimi, punësimi, shërbimet sociale, ide dhe perspektiva 2012-2021” në Rrëshen!

Gjergji: Investimet në miniera dhe lehtësitë për biznesin, do të sjellin më shumë punësim!

Gjergj Gjergji, i riu nga Rrësheni në një intervistë për “77 News” ka pro-

pozuar disa ide konkrete të cilat sipas tij do të ndikonin në përmirësimin e situatës së punësimit, arsimimit dhe shërbimeve sociale në këtë qytet. Sipas tij investimi në sektorin minerar, si dhe krijimi i leh-tësirave për zhvillimin e biznesit do të ndikonin pozitivisht në mirëqenien e qytetarëve.

Si e shihni situatën e punësimit në qytetin e Rrëshenit?

Hapësirat për punë janë shumë të pakta, sidomos për brezin e ri. Vetëm një përqin-dje shumë e vogël të rinjsh punojnë.Si mund të hapen hapësira të reja punë-simi, çfarë sugjeroni ju?

Investime në sektorin minerar padisku-tim. Rrësheni kërkon një vëmendje më të madhe. Pushteti vendor duhet të afrojë in-

vestitorët. Nxitja e bizneseve, ulja e taksave, zhvillimi i bujqësisë do të sillte përmirësim të situatës.Si funksionon sistemi arsimor në këtë qytet?

Shkollat funksionojnë mirë. Stafi peda-gogjik është i përgatitur. Dëshira për të nd-jekur shkollën nga të rinjtë është e madhe. Mendoj se edhe investime janë bërë. Sigu-risht kërkohet edhe më shumë.Po shërbimet sociale si duken në Rrëshen?

Ndihma ndaj familjeve në nevojë nuk është shumë e madhe. Megjithatë ajo jepet. Edhe shërbimi në spital apo poliklinikat e lagjeve është i mirë.Lëvizja Shqipëria e Re organizoi në Rrë-shen tryezën “Arsimi, punësimi, shërbi-met sociale ide dhe perspektiva 2012-2021”. Të rinjtë diskutuan dhe hodhën ide konkrete sesi këto sektorë mund të zhvillohen. Synimi kësaj force politike është të përpilojë një platformë me këto ide të cilat do të propozohen më pas tek institucionet vendimmarrëse. Si i shihni këto tryeza?

I shoh të domosdoshme. Mendoj se zëri i të rinjve duhet të dëgjohet më shumë. Aktivitete të tilla shërbejnë që ne të orga-nizohemi dhe të bëhemi pjesë aktive e politikave të së ardhmes.

Nga Eriselda Martini Për më tepër: www.77news.al

Gjergj Gjergji

Page 6: Gazeta 77 News Botimi Nr.181

E HËNË, 03 SHTATOR 201277 NEWS KURIOZITETEBëji Nder Vendit Tënd! Fto në Shqipëri sa më shumë Njerëz!Welcome to Albania! Welcome to Albania!Lëvizja

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri! LëvizjaWelcome to Albania! Welcome to Albania!

Kek me bajame!

Ndërtesa e veçantë në malet austriake!

Kompania «Primalat» kërkon të punësojë magazinier. Të interesuarit të dërgojnë Cv në: [email protected]/Për më tepër: www.njoftime.com

Projekti origjinal nga kompania ar-kitekturore Zechner & Zechner u

bë fituese ndërmjet projekteve të tjerë të terminalëve. Reißeck Top Terminal do të vendoset në malet austriake. Ky vendim u dha nga organizatorët e këtij turneu, kom-pania “Verbund Tourismus GmbH”. Kjo organizatë do të ndërtojë një restorant të ri, i cili do të ndodhet 2250 m mbi nivelin e detit. Kjo ndërtesë do të përfshijë edhe terminalin hekurudhor të malit. Restoran-ti që do të ndërtohet është vepër unike e

realizuar nga mendja njerëzore. Ndërtesa duket organikisht si pjesë e peizazhit ma-lor. Pjesa e ulët e saj është në vazhdimësi të shpatit malor duke i dhënë një formë unike në llojin e saj. Forma e çatisë është dizenjuar në mënyrë të tillë për të qenë një mbrojtëse e mirë nga kushtet atmosferike të këqija. Përveçse ndihesh i lirë, ke mun-dësinë të admirosh pamje mbresëlënëse të natyrës.

Përgatiti: Irida HaziziPër më tepër: www.banka-ideve.com

Përgatitja: Biskotat dhe bajamet i gri-jmë imët dhe i lëmë mënjanë. Në një

enë të thellë hedhim margarinën dhe she-qerin pluhur dhe të verdhat e vezëve dhe i përziejmë me mikser derisa të shkrihet sheqeri. Të bardhat e vezëve që më parë i kemi hedhur në një enë më vete i rra-him me mikser, derisa të krijohet masa e qëndrueshme dhe pastaj i shtojmë te ena tjetër i përziejmë me kujdes dhe shtojmë bajamet dhe biskotat e grira dhe përziejmë lehtë që të mos ulet masa.

E hedhim në tavë të lyer më parë dhe pjekim në furrë të ngrohur për 15 min në temperaturën 200 gradë. Ndërkohë në një tenxhere hedhim kremin pana dhe çoko-llatën për shkrirje, vaniljen dhe i për-ziejmë që të shkrihet çokollata të cilën ia hedhim kekut pasi të pritet në copa.

Përgatiti: Xhulia ZefiPër më tepër: www.newnews.al

Përbërësit:- Bajame 250 gram- biskota 150 gr- sheqer pluhur 250 gr- margarinë 120 gr- çokollatë 150 gr- 7 vezë- krem pana 120 ml- një vanilje

Page 7: Gazeta 77 News Botimi Nr.181

E HËNË, 03 SHTATOR 2012 77 NEWSPROJEKTI ‘’VITRINA NË FAMILJE’’

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milionë vizitorë më shumë në Shqipëri! LëvizjaWelcome to Albania! Welcome to Albania!

E duam Shqipërinë e Re të Zhvilluar dhe të Begatë!Welcome to Albania! Welcome to Albania!Lëvizja

HOROSKOPI DITOR

Dashi: Beqarët do kenë takime të papri-tura. Me financat do keni fat, por përsëri kërkohet pak më tepër maturi.

Demi: Jeta në çift do jetë edhe më e bukur sot. Do i shtoni dozat e romantiz-mit dhe atmosfera do jetë e ngrohtë.

Binjakët: Marrëdhënia juaj me paratë nuk do jetë e mirë. Tregohuni të kujdess-hëm që të mos ngeleni pa gjë.

Gaforrja: Çiftet do dashurojnë në mënyrë pasionante dhe të sinqertë sot. Do kaloni një ditë të mbushur me emocione.

Luani: Merruni më tepër me sektorin e financave gjatë ditës së sotme sepse do keni vërtet shumë nevojë.

Virgjëresha: Ambienti yjor do favo-rizojë dashurinë e çifteve sot. Financat paraqitem mjaft mirë.

Peshorja: Menaxhojeni me më shumë maturi buxhetin sot dhe në asnjë mënyrë mos bëni zgjidhje të pamenduara mirë.

Akrepi: Në jetën në çift do mbizotërojë bashkëpunimi sot. Për beqarët që janë ende me pushime do ketë takime inte-resante.

Shigjetari: Kujdes! Mos bëni shpen-zime të pamenduara dhe të nxituara nëse nuk doni që buxheti të tronditet.

Bricjapi: Ju që jeni në çift do kaloni një ditë të mrekullueshme sot, të mbushur me pasion dhe emocione të forta.

Ujori: Beqarët do kenë një takim mjaft të rëndësishëm nga i cili mund të fillojë një histori e bukur dhe afatgjatë dashurie.

Peshqit: Beqarët do jenë mjaft tërheqes. Financat do i ekuilibroni më në fund.

Valmira Hadëri: Mësimdhënie bashkëkohore në universitetin “Vitrina”!

Ofrohet vend pune kujdestare fëmijësh. Të interesuarat të kontaktojnë në numrin e tel: 069 34 56 803/Për më tepër: www.njoftime.com

Projekti “Vitrina në familje” vijon rrugë-timin dhe këtë herë ndalet në qytetin e

Shkodrës. Atje, studentja e degës së Inxhinie-ri Ndërtimit në universitetin “Vitrina”, Val-mira Hadëri na pret në shtëpinë e saj bashkë me familjarët. Prindërit e Valmirës shpre-hen shumë të kënaqur me mësimdhënien në universitetin “Vitrina”, me përgatitjen e stafit pedagogjik, si dhe me mjediset dhe kushtet me standarde europiane që ofron ky universitet. “Pasi vajza mbaroi shkollën e mesme, ne u informuam dhe vendosëm ta sjellim atë te universiteti “Vitrina”, për të studiuar Inxhinieri Ndërtimi. Jam shumë i kënaqur me sigurinë që ofrohen në mjedi-set e këtij universiteti, llogarinë që kërkohet në mësim, korrektësinë dhe përgatitjen e pedagogëve. Madje pasi i pashë edhe vetë jam shumë i kënaqur edhe me kushtet e konviktit që ofron universiteti “Vitrina’’,

pasi vajza ime prej tre vitesh banon aty dhe përveç se mbështetjes së punonjësve nuk ka pasur asnjëherë probleme’’, shprehet babai i Valmirës. Ndërkohë nga ana tjetër e dhomës gjejmë të ulur Valmirën bashkë me nënën e saj, të cilat akoma vazhdojnë e çmallen më njëra-tjetrën. ‘‘Jam shumë e kënaqur me zgjedhjen që kam bërë, pedagogët që më japin mësim janë ndër më të mirët në Shqipëri. Ata kanë metoda dhe mësimdhë-nie bashkëkohore, gjë që më ka bërë ta dua edhe më shumë degën ku studio”, shprehet Valmira. Valmira kohën e lirë më së shumti e kalon brenda mjediseve të kampusit uni-versitar “Vitrina”. ‘‘Aty është çdo gjë, lokali, fusha e sportit, biblioteka, kështu që i kam të gjitha aty dhe kohën time të lirë mundo-hem ta kaloj sa më mirë’’, na tregon Valmira.

Nga Daniela SulaPër më tepër: www.77news.al

Page 8: Gazeta 77 News Botimi Nr.181

8 E HËNË, 03 SHTATOR 201277 NEWS

Shpërndahet 20.000 kopje falas çdo ditë të javës nga e hëna në të dielë në qytetet: Tiranë, Durrës, Elbasan, Pogradec, Korçë, Librazhd, Prrenjas, Fier, Lushnjë, Vlorë, Lezhë, Shëngjin, Shkodër, Velipojë, Milot, Rubik, Rrëshen, Kukës, Prizren, Prishtinë............................................E-mail: [email protected]: +355 69 46 14 130 Tel: +355 42 27 47 49

Një Zanat, Ta bën Jetën të Begatë!

Bëhu Praktik! Krijoje dhe priji vetë Fatit Tënd!

Paketë Zanatesh për ju që besoni në Ngritjen tuaj personale dhe profesionale nëpërmjet punës dhe prakticitetit.

Regjistrimet vazhdojnë deri më 03 shtator 2012

Kurs Profesional 10 mujor për Mekanik, Xhenerik, ElektroautoKurs Profesional 10 mujor për Hidraulik, Elektriçist, MarangozKurs Profesional 10 mujor për Saldator, Berber, Teknik Kompjuteri Kurs Profesional 10 mujor për Grafik Designer, IT, Teknik KompjuteriKurs Profesional për Parukeri-Estetikë, Rrobaqepësi, Pastiçeri-Kuzhinë

Bëhu Praktik!

Adresa 1. Vitrina, Pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë, Adresa 2. Kampusi Universitar Vitrina, Autostrada Tiranë-Durrës, pranë “City Park”.

Tarifa e regjistrimit fillestar është vetëm 260 euro.

PROFILBëji Nder Vendit Tënd! Fto në Shqipëri sa më shumë Njerëz!Welcome to Albania! Welcome to Albania!Lëvizja

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri! LëvizjaWelcome to Albania! Welcome to Albania!

Mirësevini në bujtinën e Gjovalin Lokthit në Theth!Turizmi në Theth: Mikpritje dhe bujari siç e ka zakon shqiptari!

Thethi është zemra e Alpeve perëndi-more të Shqipërisë, 70 km larg nga

qyteti i Shkodrës i njohur tashmë edhe si Park Kombëtar, për shkak të vlerave të tij klimaterike dhe të biodiversitetit. Në Theth janë sistemuar mbi 150 shtëpi, të gjitha prej guri dhe të gjitha kanë karakteristikat dhe historitë e tyre të veçanta. Shumë prej tyre janë shndërruar në bujtina të ngrohta dhe të mobiluara për turistët vendas dhe të huaj, të cilët mund të shijojnë aty bukuritë dhe mrekullitë që ofron Thethi. Një prej tyre është edhe Bujtina e Gjovalin Lokthit në lagjen Ulaj të Thethit, e përbërë nga tre dho-ma dhe dhjetë krevatë të mobiluara dhe sis-temuara në një stil krejt tradicional. Tek kjo bujtinë përveç bukurisë së rrallë natyrore, turistët vlerësojnë shumë dhe mikpritjen dhe bujarinë, virtyte këto të trashëguara brez pas brezi nga banorët e Thethit dhe të gjithë Shqipërisë, virtyte për të cilën kanë folur jo pak në kujtimet e tyre edhe persona-litete të huaja që kanë vizituar këtë bujtinë. Pranë kësaj bujtine gjithçka është e jashtë-zakonshme, e paimagjinueshme dhe vetëm kur i prek gjërat me dorë beson se këtu ka zona krejt të virgjëra, të cilat në asnjë vend të botës nuk mund t'i gjesh. Bujtina ose thënë ndryshe kulla e Z.Lokthi është e ndërtuar në model antik dhe tradicional. Shkallë të drunjta, objekte të ndryshme të trashëguara brez pas brezi, sofra (tavolina) buke, stola, djepi i fëmijëve të vegjël, oxhaku, sipër tij një tavan me pjesë të drunjta që shërbente për vendosjen e mishit që thahej dhe tymosej në vazhdimësi, dritaret e vogla me pjerrësi ose sqollet ku laheshin duart duke e qarkulluar ujin përjashta, etj., tregojnë historinë e saj. Në kullë gjithashtu spikasin minidritaret,

ose frëngjitë siç quhen nga banorët. Për të treguar dhe ruajtur më mirë traditën dhe zakonet e këtij vendi të moshuarit mbajnë në kokë qeleshe dhe kanë veshje karakte-ristike të zonës. Ushqimi që shërbehet në këtë han është ai tradicional i zonës; mish, djathë, kos, gjalpë i freskët, perime dhe fruta të stinëve të ndryshme. Të gjitha ushqimet janë bio dhe të marra nga fermerët dhe bu-jqërit e kësaj krahine. Kënaqësi pushimeve tuaja do t’u falin edhe më shumë aktivitetet e ndryshme në natyrën e zonës së Thethit ku

ndër vendet më interesante për t’u vizituar nga turistët janë Ujëvara e Grunasit, shpella e Birrëve me rrathë dhe burimet e ujërave të Okolit. Turistët dhe vizitorët e këtij hani shoqërohen nga stafi i tij, i cili është shumë i përgatitur dhe f let gjuhë të ndryshme. Pushimet, fundjavat dhe vizitat pranë këtij, hani do të jenë shumë çlodhëse, argëtuese dhe do ngelen gjatë në kujtimet tuaja.

Nga Arberora LetiPër më tepër: www.77news.al