21
GJYQËSIA KUSHTETUESE Drejtësia kushtetuese nënkupton sigurimin e procesit të kushtetutshmërisë dhe ruajtjen e rendit kushtetues. Ky nocion përfshin tërësinë e veprimeve institucionale dhe normative në funksion të ruajtjes dhe mbrojtjes së asaj çfarë përbënë rregullsi dhe stabilitet kushtetues. Supermacia kushtetuese - Sipas Jutta Lumbach , ish Kryetar i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Gjermanisë, koncepti i supermanisë së kushtetutës nënkupton bartjen re autoritetit më të lartë në sistemin juridik tek institutit i Kushtetutës si akt fundamental. Siguria Juridike – Koncepti i sigurisë juridike është një parim i rëndësishëm i cili nënkupton që normat juridike duhet të jenë të qarta dh precize në mënyrë që qytetarët të mund të jenë të sigurt në lidhje me të drejtat dhe detyrimet e tyre ndaj së drejtës. Parimi i sigurisë juridike është veçanërisht i rëndësishëm me rastin e hartimit të akteve normative ( ligjeve, akteve nënligjore). SHTETI I SË DREJTËS Shteti i së drejtës është ndër parimet fundamentale të demokracisë moderne kushtetuese. Kushtetuta e Kosovës në nenin 7 të sajë ka përcaktuar sundimin e ligjit ndër vlerat me sublime kushtetuese: “Rendi Kushtetues i Republikës së Kosovës bazohet në parimet e lirisë, paqes, demokracisë, barazisë, respektimit të drejtave dhe lirive të njeriut dhe sundimit të ligjit, mos diskriminimit, të drejtës së pronës, mbrojtjes së mjedisit, drejtësisë sociale, pluralizmi ndarjes së pushtetit shtetëror dhe ekonomisë së tregut”. 1

Gjyqësia kushtetuese

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Gjyqësia kushtetuese

GJYQËSIA KUSHTETUESE

Drejtësia kushtetuese nënkupton sigurimin e procesit të kushtetutshmërisë dhe ruajtjen e rendit kushtetues. Ky nocion përfshin tërësinë e veprimeve institucionale dhe normative në funksion të ruajtjes dhe mbrojtjes së asaj çfarë përbënë rregullsi dhe stabilitet kushtetues.

Supermacia kushtetuese- Sipas Jutta Lumbach , ish Kryetar i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Gjermanisë, koncepti i supermanisë së kushtetutës nënkupton bartjen re autoritetit më të lartë në sistemin juridik tek institutit i Kushtetutës si akt fundamental.

Siguria Juridike – Koncepti i sigurisë juridike është një parim i rëndësishëm i cili nënkupton që normat juridike duhet të jenë të qarta dh precize në mënyrë që qytetarët të mund të jenë të sigurt në lidhje me të drejtat dhe detyrimet e tyre ndaj së drejtës. Parimi i sigurisë juridike është veçanërisht i rëndësishëm me rastin e hartimit të akteve normative ( ligjeve, akteve nënligjore).

SHTETI I SË DREJTËS

Shteti i së drejtës është ndër parimet fundamentale të demokracisë moderne kushtetuese. Kushtetuta e Kosovës në nenin 7 të sajë ka përcaktuar sundimin e ligjit ndër vlerat me sublime kushtetuese:

“Rendi Kushtetues i Republikës së Kosovës bazohet në parimet e lirisë, paqes, demokracisë, barazisë, respektimit të drejtave dhe lirive të njeriut dhe sundimit të ligjit, mos diskriminimit, të drejtës së pronës, mbrojtjes së mjedisit, drejtësisë sociale, pluralizmi ndarjes së pushtetit shtetëror dhe ekonomisë së tregut”.

Juristi britanik Albert Dicey i cili nocionit të së drejtës i kishte dhënë një popullaritet të konsiderueshëm, këto janë tri elementet të cilat asociohen në këtë nocion:

1. Askush nuk mund të dënohet ose të bëhet të vuaj përveç në rast të shkeljes së ligjit të dëshmuar në gjykatë:

2. Askush nuk është mbi ligjin dhe të gjithë janë të barabartë përpara ligjit pavarësisht nga statusi social, ekonomik apo politik dhe

3. Sundimi i ligjit përfshinë rezultatet e vendimeve gjyqësore për përcaktimin e të drejtave të personave privatë.

Shteti i së drejtës nënkupton ushtrimin e funksioneve publike në pajtim me të drejtën.

1

Page 2: Gjyqësia kushtetuese

MODELET E KONTROLLIT KUSHTETUES

1. Modeli i centralizuar i kontrollit kushtetues

Ky model njihet ndryshe edhe si modeli Evropian i mbrojtjes së kushtetutshmërisë duke qenë se ky model i kontrollit kushtetues aplikohet tek një numër i konsiderueshëm i shteteve evropiane. Modeli i centralizuar i drejtësisë kushtetuese nënkupton se kontrolli kushtetues i besohet një organi të veçantë kushtetues. Në secilin rast ky organ mund të jetë një Gjykatë Kushtetuese, Gjykatë e lartë ose nkë organ i veçantë çfarë është Këshilli Kushtetues në Francë.

2. Modeli i decentralizuar i kontrollit kushtetues

Modeli i decentralizuar 9 amerikan) i kontrollit kushtetues nënkupton një kontroll të shpërndarë të kushtetutshmërisë në atë mënyrë që e drejta e gjykatave për të shqyrtuar kushtetutshmërinë është decentralizuar dhe nuk përqendrohet në një organ të veçantë. Për dallim nga koncepti evropian, sipas këtij modeli ( rasti ekzemplarë që nga rasti Marbury V. Madison me 1803) secili gjyqtarë në çfarëdo instance gjyqësore ka të drejtë që krahas zgjedhjes së çështjes kryesore të deklarohet në lidhje me pretendimet e palëve në kontest për jo kushtetutshmëri.

Kontrolli i shpërndarë presupozon idenë se gjyqtari amerikan “ për të siguruar epërsinë e kushtetutës , duhet të zbatoj jo thjeshtë ligjin por të drejtën. Kjo do të thotë se para se ta zbatoj normën juridike, gjyqtari duhet ta verifikoj pajtueshmërinë dhe vlefshmërinë e saj juridike në raport me kushtetutën.

3. Kontrolli abstrakt i kushtetutshmërisë

Sistemi evropian drejtësisë kushtetuese njeh institucionin e kontrollit abstrakt të kushtetutshmërisë ose siç njihet ndryshe të terminologjisë juridike kontrolli abstrakt normës. Sipas këtij sistemi, kontrolli i kushtetutshmërisë bëhet in abstractia, pra jashtë ndonjë rasti konkret individual.

Parimisht procedurat e kontrollit in abstractia të kontrollit të kushtetutshmërisë vihen në lëvizje nga palët të cilat kanë status të privilegjuar në nisjen e procedurës së kontrollit.

4. Kontrolli konkret i kushtetutshmërisë

Nëse një procedurë kontrolli kushtetues referohet një rasti konkret i cili para se te vihet për shqyrtim kushtetues është trajtuar në rrugë të rregullt gjyqësore lidhur me të drejtat

2

Page 3: Gjyqësia kushtetuese

dhe interesat individuale të qytetarit atëherë kjo formë e kontrollit kushtetues njihet si kontroll konkret.

KONTROLLI GJYQËSORË SUPRANACIONAL

1. Kuptimi i kontrollit supranacional

Do të analizojmë dy forma të kontrollit gjyqësor në kontest evropian- kontrollin gjyqësor që ushtrohet në nivelin e së drejtës së bashkimit Evropian( Gjykata Evropiane e Drejtësisë) dhe kontrolli gjyqësor i cili ushtrohet në kontest të Konventës Evropiane për të Drejtat dhe Liritë Themelore respektivisht të Gjykatës evropiane për të Drejtat e Njeriut.

2. Kontrolli gjyqësor në nivelin e Gjykatës Evropiane të Drejtësisë

Gjykata e Drejtësisë e Komuniteteve Evropiane u krijua sipas Traktit të KETHC më 1952 e vendosur në Luksemburg.

Gjykata ka pushtetin për të zgjedhur mosmarrëveshjet ligjore midis shteteve anëtare të BE-së, institucioneve të BE-së dhe individëve.

Gjykata ndihmohet nga 8 avokat të përgjithshëm, roli i të cilëve është për të paraqitur opinionet e tyre për çështjet që i paraqiten Gjykatës

Në nivelin e dytë të hierarkisë së akteve normative të BE-së hyjnë aktet sekondare legjislative dhe ekzekutive të Këshillit.

3. Kontrolli gjyqësor në nivelin e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e njeriut

Krijimit të Gjykatës për të Drejtat e Njeriut i ka paraprirë një lëvizje të shteteve evropiane pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore për të ngritur vetëdijesimin për nevojën e mbrojtjes së lirive dhe të drejtave fundamentale, veçanërisht atyre politike të cilat në Evropën Lindore i nënshtroheshin një kufizimi të theksuar që ndikoi në formimin e diktaturave të pas Luftës së Dytë Botërore. I themeluar më 1949 në Kongresin e Evropës.

Organet themelore të Këshillit janë Komitetii Ministrave ( që përbëhet nga ministrat e jashtëm të secilit shtet anëtarë), Asambleja Parlamentare( e përbrë nga deputet nga Parlamenti i çdo shteti anëtar), dhe Sekretari i Përgjithshëm ( i cili drejton Sekretariatin e Këshillit të Evropës). Për më tepër në kuadër të Këshillit të Evropës funksionon edhe Komesari për të Drejtat e Njeriut.

3

Page 4: Gjyqësia kushtetuese

Më 1950 në Romë shtetet anëtare të Këshillit të Evropës nënshkruan Konventën Evropiane për Liritë dhe të Drejtat Themelore i cili sot është ratifikuar nga 47 shtete anëtare të Këshillit të Evropës dhe ka një ndikim të fuqishëm në fushën e mbrojtjes së lirive dhe të drejtave të njeriut.

Gjykata evropiane e të Drejtave të Njeriut ka selinë në Strasburg të Francës dhe aktualisht ka 47 gjyqtarë ( një gjyqtar për çdo Shtet Palë në Konventën evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe Lirive themelore( një për çdo shtet anëtar i Këshillit të Evropës).

Gjyqëtarët zgjidhen me shumicën e votave nga Asambleja Parlamentare nga një listë prej tre kandidatëve të Plëve Kontraktuese. Gjyqtarët kryejnë funksionin e tyr enë mënyrë të pavarur jo si përfaqësuese i ndonjë shteti të veçantë.

Misioni i Gjykatës është të zbatoj Konventën evropiane të Drejtave të Njeirut për të siguruar që Shtetet të respektojnë të drejtat dhe garancitë e përcaktuara në Konventë.

LINDJA DHE ZHVILLIMI I DOKTIRNËS SË KONTROLLIT GJYQËSOR

1. Shkëndijat e para të kontrollit gjyqësor

Ndonëse shkëndijat e para të kontrollit gjyqësorë datojnë që nga koha antike, format e institucionalizuara të kontrollit kushtetues dalin në sipërfaqe vetëm në periudhën liberale të kushtetutshmërisë moderne në fazën fillestare në premisat politike angleze në fillim të shekullit XVII-të.

Kjo më së miri shprehej në Kushtetutën e Francës së vitit 1791 sipas së cilës “Gjykatat nuk mund të ndërhyjnë në ushtrimin e pushtetit legjislativ të pezullojnë ekzekutimin e ligjeve, ndërhyjnë funksionet administrative apo të thërrasin administratorët para tyre për arsye të lidhur me detyrat e tyre”.

Leximi i përmbledhësve tona tregon se në shumë çështje e drejta zakonore ( common law) qëndron mbi ligjet e Parlamentit dhe se në disa raste ajo deklaron ato nule e të paqena;në të vërtet kur një ligj i Parlamentit është në kundërshtim me një të drejtë të konsakruar nga e drejta zakonore ose e pa mundshme për tu zbatuar, ai shqyrtohet nga pikëpamja e së drejtës zakonore dhe deklarohet i pavlefshëm.

Por me lindjen e traditës së kontrollit gjyqësor duhet parë në Shtetet e bashkuara të Amerikës. Është pikërisht vendi ku triumfoi koncepti i ndarjes më rigoroze të pushteteve dhe bashkë me të edhe e drejta e gjykatave për të rishikuar kushtetutshmërinë e ligjeve të miratuara nga Parlamenti.

4

Page 5: Gjyqësia kushtetuese

2. Zhvillimi i konceptit të kontrollit gjyqësor

Një thirrje për supermanin e Kushtetutës ishte bërë publike edhe para miratimit të Kushtetutës së SHBA-ve të vitit 1878. Pas viti t 1776 parimi se aktet legjislative duhet të jenë në pajtim me kushtetutën ishte dhënë një zbatim praktik në disa shtete amerikane, si p.sh. në Pensilvani. Kjo bëri që hartuesit e Kushtetutës Amerikane të ishin të vetëdijshëm për rëndësinë e kontrollit gjyqësorë, dhe disa prej tyre edhe e favorizonin këtë koncept. Kushtetuta qëndron e heshtur për sa i takon kontrollit kushtetues të ligjeve. Por ky fakt nuk e pengoi Gjykatën Supreme të SHBA-ve që të argumentoj domosdoshmërinë e mbrojtjes së kushtetutës dhe vlerave të saj në rastin Marbury K, Madison më 1803, një vendim i shënuar në historinë e kontrollit gjyqësor në SHBA dhe formoi bazën e kontrollit të gjyqësor në SHBA.

Pak fjal rrethë rastit – Presidenti Amerikan John Adams emëroi William Marbury të jetë një gjykatës i paqes në Distriktin e Kolumbias, dhe emërimi i tij ishte nënshkruar nga zyrtari përkatës federal ( në këtë rast natyrisht John Marshall duke vepruar në cilësinë e Sekretarit të Shtetit në kuadër të Administratës së Presidentit Adams që ishte në largim pas mbarimit të mandatit). Megjithatë, Sekretari i ri i Shtetit, James Madison refuzoi ti dorëzoj emërimin e nënshkruar për Z. Marbury e cila bëri që Marbury të ngris padi për këtë rast para Gjykatës së Lartë duke u thirrur në juridiksionin e saj origjinal dhe duke i kërkuar Gjykatës të urdhëroj administratën që ti jepte atij të drejtën e tijë për të marrë detyrë për të cilën ai kishte qenë i emëruar nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara . Marbury v. Madison ishte rasti i parë që Gjykata e Lartë deklaroi një ligj antikushtetues dhe krioji konceptin e shqyrtimit gjyqësor në SHBA ( idenë se gjykatat mund të mbikëqyrin dhe të anulojnë veprimet e një dege tjetër të pushtetit).

Vendimi historik i ndihmoi definimit të kontrolleve dhe balancave si një nga veçoritë dalluese të sistemit amerikan të qeverisjes. Në shkurt të vitit 1803 Gjykata e Lartë mori një vendim unanim ( 4-0) se MArbury kishte të drejtën e tij për të detyruar Sekretarin e Shtetit Madison për të zbatuar vendimin mbi emërimin mbi bazën se Ligji mbi Gjyqësorin i vitit 1789 që e parashikonte këtë të drejtë ishte në mospërputhje me tekstin e Kushtetutës.

Aspekte të kontrollit gjyqësorë filluan të zënë vend në evropë në fillim të shek. XIX edhe pse akoma nuk mund të bëhej fjalë për ndonjë formë të institucionalizuar të kontrollit kushtetues.

5

Page 6: Gjyqësia kushtetuese

3. Kontrolli Gjyqësorë pas Luftës së Parë Botërore

Në periudhën pas Luftës së Parë Botërore u shënuan disa përpjekje për të institucionalizuar doktrinën e kontrollit kushtetues në Evropë. Kushtetuta e Vajmarit e vitit 1919 ndonëse kishte përcaktuar në mënyrë eksplicite për një kontroll gjyqësor të kushtetutshmërisë, Gjykatës së Perandorisë ( Reichgericht) i kishte njohur të drejtën që mos të zbatonte ligje me përmbajtje antikushtetuese gjatë një procesi gjyqësor si dhe të drejtën e kontrollit të konkordancës në mes të legjislacionit të lëndëve me Kushtetutën.

Por rëndësinë më të madhe në drejtim të sistemit të mbrojtjes së kushtetutshmërisë e pati themelimi i Gjykatës Kushtetuese të Austrisë më 1920 nga arkitekti i Kushtetutës së Austrisë Hanz Kelzen. Për dallim nga SHBA, Austria themeloi një tribunal të specializuar për të gjykuar çështje kushtetuese dhe ishte kompetente për të verifikuar kushtetutshmërinë e ligjeve federale sipas kërkesës së qeverive të njësive federale, sipas kërkesës së Gjykatës Supreme apo të Gjykatës Administrative, apo kurdo që një rast ngrihej para Gjykatës Kushtetuese. Gjykata kushtetuese e Austrisë funksioni deri më 1934.

4. Kontrolli gjyqësor pas Luftës së II botërore

Pas mbarimit të Luftës së II-të Botërore u intensifikua procesi i themelimit të gjykatave kushtetuese në shtetet e Evropës Perëndimore. Më 19455 Austria ri-themeloi Gjykatën Kushtetuese ndërsa më 1947 gjykata kushtetuese u themelua edhe në Republikën e Italisë fillimisht sipas modelit amerikan për të kaluar më 1956 në modelin evropian të kontrollit kushtetues. Edhe Ligji themelor Gjerman i vitit 1949 kishte përcaktuar bazën kushtetuese për themelimin e Gjykatës Kushtetuese Federale Gjermane.

Më pas u ngritën sisteme të institucionalizuara edhe në Spanjë, Greqi dhe Portugali, ndërsa kushtetuta e Republikës së pestë Francës ( 1958) kishte përcaktuar themelimin e një Këshilli Kushtetues për të verifikuar paraprakisht kushtetutshmërinë e ligjeve të miratuara.

KONTROLLI KUSHTEUTES NË VENDE TË NDRYSHME

1. Kontrolli kushtetues në Republikën Federale të Gjermanisë

Ndonëse ishin të njohur me sistemin amerikan të shqyrtimit gjyqësor dhe ishin të udhëhequr nga përvoja amerikane në formësimin e demokracisë e tyre kushtetuese pas Luftës gjermanët u mbështetën kryesisht në traditën e tyre të rishikimit kushtetues drejtë

6

Page 7: Gjyqësia kushtetuese

ndërtimit të një sistemi të tyre ose vetanak të kontrollit kushtetues bazuar në vlera dhe traditat kushtetuese gjermane.

Gjatë hartimit të Ligjit Themelor në një kështjell të shekullit 19 në ishullin e Liqenit Chiemsee në Gushtë të 1948 një grup ekspertësh të së drejtës kushtetuese finalizuan projektin e parë të Kushtetutës i cili përfshinte dispozita edhe për themelimin e një gjykate kushtetuese Kombëtare sipas rekomandimeve të Profesor Hans Nawiasky, i cili konsiderohet si baba i Kushtetutës së paraluftës Bavareze.

Në planin organizativ duhet theksuar se Gjykata Kushte ftuese përbëhet nga 16 anëtarë, sipas Ligjit themelor gjysma e anëtarëve të Gjykatës zgjidhen nga Bundestagu dhe gjysma tjetër nga Bundesrati ( këshill federal). Sipas ligjit për Gjykatën Kushtetuese Federale megjithatë Bundestagu zgjedh tetë gjyqtarë në mënyrë indirekte përmes një komisioni për Përzgjedhjen Gjyqësore i njohur si Wahlmannerausschuss. Bundesrati në anën tjetër përcaktonte për tetë gjyqtarë sipas një shumicë prej dy të tretash të votave të nevojshme.

Gjykata Kushtetuese është ndarë në dy dhoma të quajtura Senate të cilat përbëhen nga tetë gjyqtarë. Presidenti i Gjykatës Kushtetuese zakonisht mban presidencën e Senatit të parë kurse zëvendës presidenti i dytë është në krye të Senatit të Dytë. Senati i parë merret me tepër me gjykimet e çështjeve jopolitike, kurs enë anën tjetër Senati i dytë është projektuar që të funksionoj më shumë si një instancë e cila vendosë mbi kushtetutshmërinë e kontesteve të natyrës politike.

Ligji për Gjykatën Federale përcakton se çdo person që pohon se një nga të drejtat themelore, ose një nga të drejtat e tij sipas neneve 20(4),33,38,101,103 dhe 104 të Ligjit Themelor është shkelur nga një autoriteti publik mund të paraqes një ankesë kushtetuese në gjykatën Kushtetuese federale.

Aplikanti duhet të theksoj arsyet për ankesë duke specifikuar të drejtën e cila i është shkelur dhe veprimi apo mos veprimi i organit ose autoritetit për të cilat ankuesi pretendon të ketë qenë dëmtuar. Pra ankuesi duhet të jetë prekur në mënyrë direkte dhe aktualisht nga akti i autoritetit publik.

2. Kontrolli kushtetues në Francë

Kushtetuta aktuale e Francës është miratuar më 4 tetor 1958. Në diskursin e përditshëm ajo quhet Kushtetuta e Republikës së V-të, ky dokument i cili e zëvendësoi kushtetutën e Republikës së IV-të më 1946.

7

Page 8: Gjyqësia kushtetuese

Këshilli kushtetues përbëhet nga nëntë anëtarë të cilët caktohen për një mandat 9 vjeqar pa të drejtë ri emërimi. Një e treta e anëtarëve të Këshillit Kushtetues ripërtërihet çdo tri vjet. Këtu tre anëtar emërohen nga Presidenti i Republikës, tre nga kryetari i Asamblesë Kombëtare dhe tre anëtar të tjerë nga Presidenti i Senatit .

Presidenti i Këshillit Kushtetues emërohet nga Presidenti i Republikës. Juridiksioni i Këshillit Kushtetues ndahet në dy grupe. Grupi i parë i juridiksionit përfshinë mbikëqyrjen e rregullsisë së zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare si dhe verifikimi i rregullsisë së referendumeve. Kategoria e dytë e juridiksionit përbën shqyrtimin e kushtetutshmërisë së ligjeve pas miratimit në Parlament dhe para shpalljes nga ana e Presidentit.

3. Kontrolli kushtetues në Shqipëri

Duhet theksuar se ngritja e gjykatës kushtetuese gjatë periudhës së diktaturës komuniste ishte e pa pajtueshme me frymën dhe konceptin komunist dhe teorinë e sistemit kuvendar sipas së cilës shkollë të mendimit juridik Kuvendi Popullor shënonte organin përfaqësues më të lartë politik dhe kjo e bënte të pa pajtueshëm ngritjen e çfarëdo mekanizmi përveç vetë Kuvendit Popullor për të dhënë vendime finale lidhje me interpretimin kushtetues dhe çështjes së kushtetutshmërisë së ligjeve. Në tre instrumentet kushtetuese të cilat Shqipëria i miratoi më 1946 ( Kushtetuta e vitit 1946, 1953 dhe 1976) në asnjë pjesë nuk ishte referencë në lidhje me kontrollin gjyqësorë të kushtetutshmërisë përmes ndonjë organi të veçantë. Në realitet kur ishte në pyetje çështja e kontrollit kushtetues përcaktohej roli i Kuvendit si organ ligjvënës me kompetencë që të bëjë rishikimin dhe interpretimin e kushtetutshmërisë. Kushtetua e viti t 1976 përcaktonte:

Neni 66: Kuvendi Popullor është organi më i lartë i pushtetit shtetëror, mbrojtësi i sovranitetit të popullit e të shtetit dhe i vetmi organ ligjvënës.

Neni 67: Kuvendi Popullor ka këto kompetenca kryesore:

Përcakton, në përputhje me vijën e përgjithshme dhe direktivat e Partisë së Punës të Shqipërisë, drejtimet kryesore të politikës së brendshme e të jashtme të shtetit; Miraton, ndryshon Kushtetutën dhe ligjet , vendos mbi pajtueshmërinë e ligjeve me Kushtetutën dhe bënë interpretimin e tyre.

Baza kushtetuese për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë u vendos me Ligjin nr. 7561, datë 29.4.1992.

8

Page 9: Gjyqësia kushtetuese

Ky ligj përcaktonte se Gjykata Kushtetuese është autoriteti më i lartë që mbron dhe garanton respektimin e Kushtetutës dhe legjislacionit, si dhe bënë interpretimin përfundimtarë të Kushtetutës. Gjykata Kushtetuese përbëhej nga 9 anëtarë, 5 nga të cilët zgjidheshin nga Kuvendi Popullor dhe 4 nga Presidenti i Republikës për një mandat 12 vjeçar pa të drejtë rizgjedhjeje.

Në punën e saj Gjykata Kushtetuese i nënshtrohet vetëm Kushtetutës. Tek juridiksioni i kësaj gjykate gjejmë forma të ndryshme të kontrollit kushtetues.

Ndërsa sipas Kushtetutës së miratuar në vitin 1998 Gjykata Kushtetues pësoi disa ndryshime. Gjykata Kushtetuese përbëhet prej 9 anëtarëve të cilët emërohen nga Presidenti me pëlqimin e Kuvendit për një periudhë 9 vjeçare pa të drejtë riemërimi. Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese zgjidhen nga radha e juristëve me kualifikim të lartë dhe me përvojë pune jo më pak se 15 vjet në profesion. Kryetari i Gjykatës emërohet nga radhët e anëtarëve të saj nga Presidenti i Republikës me pëlqim të Kuvendit për një mandat tre vjeçar.

4. Kontrolli gjyqësor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Gjykata e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është organi më i lartë gjyqësor në SHBA. Kjo Gjykatë përbëhet nga Kryetari i Gjykatës dhe tetë gjyqtarë të tjerë, të cilët emërohen nga Presidenti dhe konfirmohen me pëlqim nga shumica e votave të Senatit. Për dallim nga traditat evropiane, gjyqtarët në Gjykatën Supreme fitojnë emërime të përjetshme ( life time periode ) dhe mandati i tyre përfundon vetëm pas vdekjes, dorëheqjes, daljes në pension, ose në rast të një procedure afirmative të akuzës publike” impeachment”.

Doktrina amerikane e kontrollit gjyqësor mbështetet në parimin decentralizimit. Sipas këtij sistemi, e drejta e kontrollit kushtetues ushtrohet nga secila gjykatë pavarësisht instancës gjyqësore për dallim nga modeli evropian në të cilin e drejta e kontrollit përqendrohet në një organ të veçantë.

Sistemi amerikan i kontrollit kushtetues mbështetet në parimin e një qështje juridike kontradiktore dhe konkrete. Duhet përmendur se sistemi amerikan nuk njeh institucionin abstrakt të kontrollit të kushtetutshmërisë.

5. Kontrolli kushtetues në Itali

Kontrolli kushtetues në Itali ushtrohet nga Gjykata Kushtetuese.

9

Page 10: Gjyqësia kushtetuese

Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 15 gjyqtarë të emëruar 1/3 nga Presidenti i Republikës, 1/3 nga Parlamenti në seancë të përbashkët dhe nga 1/3 prej magjistraturës së zakonshme dhe administrative.

Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese zgjidhen midis magjistratëve, edhe në pension të juridiksioneve të larta të zakonshme dhe administrative, profesorëve ordinarë të universiteteve në lëndët juridike dhe avokatëve me përvojë 20 vjeçare në ushtrim të profesionit.

Gjyqtarët emërohen për një mandat 9 vjeçar, i cili afat fillon të rrjedhë nga dita e betimit dhe nuk mund të ripërtërihet sërish. Me mbarimin e afatit gjyqtari kushtetues pushon përfundimisht nga detyra.

Një garanci e dytë shumë e rëndësishme është fakti se askush nuk mund të emërohet apo të zgjidhet si një gjyqtarë i Gjykatës Kushtetuese, nëse nuk posedon kualifikimet profesionale të veçanta për këtë funksion.

Gjykata Kushtetuese gjykon mosmarrëveshjet në lidhje me kushtetutshmërinë e ligjeve dhe të akteve që kanë vlerën ligjit, të shtetit dhe regjioneve si dhe vendos në lidhje me konfliktet për kompetencë në mes të organeve qendrore të pushtetit, konfliktet për kompetencë në mes të organeve regjionale si dhe gjykon krimet e kryera nga Presidenti i Republikës( tradhti kombëtare ose shkelje e dispozitave të Kushtetutës) Gjykata Kushtetuese Italiane ushtron dy forma të kontrollit kushtetues, paraprak dhe të mëpasshëm.

6. Kontrolli kushtetues në Kosovë

Kosova nuk ka traditë të gjatë të kontrollit kushtetues, themelet e para të drejtësisë kushtetuese në Kosovë pasuan me reformat kushtetuese në vitin 1971 të cilat avancuan pozitën kushtetuese të Kosovës në kuadër të ish-federatës së Jugosllavisë.

Përfundimisht koncepti për ngritjen e gjykatës kushtetuese si pjesë fundamentale e arkitekturës kushtetuese të Kosovës triumfoi në Bisedimet e Vjenës për statusin politik të Kosovës nën udhëheqjen e Emisarit Special të OKB-së y. Marti Ahtisari i cili Propozimin gjithëpërfshirës për zgjidhjen e statusit të Kosovës , të datës 27 mars 2007, kishte përcaktuar formimin e një gjykate kushtetuese nëntë anëtarshe për të siguruar ruajtje e kushtetutshmërisë. Më 09 prill 2008 Kuvendi i Kosovës miratoi Kushtetutën e Republikës së Kosovës, në të cilën Gjykata Kushtetuese zuri një pozitë institucionale të rëndësishme.

10

Page 11: Gjyqësia kushtetuese

Në kapitullin e tetë, Kushtetuta ka përcaktuar Gjykatën Kushtetuese si autoritetin përfundimtarë për interpretimin e Kushtetutës duke akorduar një vëllim të gjerë të juridiksionit kushtetues.

Ky rekurs kushtetues mund të përdore vetëm pas shterimit të mjeteve të rregullta juridike dhe vetëm për s i takon shkeljeve konkrete dhe direkt të drejtave dhe lirive të përcaktuara me Kushtetutë.

Gjykata Kushtetuese përbëhet nga (9) nëntë gjyqtarë të cilët emërohen nga Presidenti i Republikës së Kosovës, për një mandat 9 vjeçar , pa mundësi vazhdimi.

Vendimi për të propozuar shtatë nga gjyqtarët varet nga miratimi i 2/3 të deputetëve të Kuvendit të pranishëm dhe që votojnë kurse vendimi për të propozuar 2 gjyqtarët e tjerë, merren me shumicën e votave të deputetëve të Kuvendit , të cilët janë të pranishëm dhe që votojnë, por që mund të bëhet vetëm pas pëlqimit të shumicës së deputetëve të Kuvendit , të cilët i mbajnë vendet që janë rezervuar ose garantuar për përfaqësuesit e komuniteteve që nuk janë shumicë në Kosovë. Gjykata kushtetuese udhëhiqet nga Kryetari dhe Zv. Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, të cilët zgjidhen nga vetë gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese me votim të fshehtë të gjyqtarëve të gjykatës, për mandat tre vjeçar.

Gjykata Kushtetuese drejtohet nga Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, si cili koordinon aktivitetet e Gjykatës, thërret dhe drejton seancat verbale, përfaqëson Gjykatën Kushtetuese dhe nënshkruan aktet e Gjykatës Kushtetuese, kryen detyra tjera të përcaktuara me këtë ligj ose me rregulloren e punës së Gjykatës Kushtetuese. Ndërsa Zv. Kryetari ushtron detyrat e Kryetarit vetëm kur kryetari mungon. Mirëpo Kryetari mund t’ja delegoj disa detyra të caktuara për të mbështetur kryetarin në ushtrimin e detyrës së tij.

Gjyqtarët e GjK gëzojnë imunitet nga ndjekja penale, paditë civile dhe shkarkimi nga detyra për vendimet e marra brenda fushës së përgjegjësive si gjykatës të GjK. Ata mund të shkarkohen nga Presidenti i R.KS me propozimin e 2/3 të gjyqtarëve të GjK vetëm për krime të rënda ose mospërfillje të rëndë të detyrave. Gjyqtarët e GjK nuk mund të jenë anëtarë të ndonjë partie, lëvizje apo organizate tjetër politike.

Një mekanizëm i rëndësishëm i pavarësisë të GjK është buxheit i sajë. Siaps nenit 14 të Ligjit pët GjK, GjK financohet nga buxheti i Republikës së Kosovës. Në fakt GjK fillimisht përgatit projektbuxhetin e saj vjetor të cilin ia dërgon Kuvendit të Kosovës për aprovim. Ligji për GjK ka përcaktuar se ekzekutivi nuk mund të ndryshoj në çfarëdo mënyre tjetër ta modifikoj ose të ndikoj në propozimin e buxhetit të përgatitur nga GjK. Buxheti i propozuar

11

Page 12: Gjyqësia kushtetuese

nga GjK përfshihet në tërësi në propozimin për Buxhetin e konsoliduar të Kosovës që i paraqitet Kuvendit të Republikës së Kosovës për miratim.

Kontrolli abstrakt- GjK zhvillon kontroll kushtetues abstrakt me rastin e verifikimit të përputhshmërisë së ligjeve, te dekrete të Presidentit e të kryeministrit dhe të rregulloreve të Qeverisë me Kushtetutën.

Kontrolli preventiv- Sipas nenit 113(5), 10 ( dhjetë) a më shumë deputet të Kuvendit të Kosovës brenda 8 ditësh nga dita e miratimit kanë të drejtë të kontestojnë kushtetutshmërinë e çfarëdo ligji apo vendimi të miratuar nga Kuvendi.

Për shkak të natyrës urgjente dhe ndjeshmërisë së çështjes që është objekt shqyrtimi kushtetues GjK është e detyruar të nxjerr vendim mbi kontestin jo më vonë se 60 ditë pas dorëzimit të kërkesës.

Kontrolli kushtetues i marrëveshjeve ndërkombëtare- Kushtetuta e RKS ka një qasje relativisht miqësore ndaj së drejtës ndërkombëtare. Ky konstatim mbështet në faktin marrëveshjet e ratifikuara ndërkombëtare bëhen pjes e sistemit të brendshëm juridik dhe zbatohen në mënyrë të drejtpërdrejtë, me përjashtim të rasteve kur nuk janë të vetë zbatueshme dhe zbatimi i tyre kërkon nxjerrjen e një ligji.

Për më tepër Kushtetuta përcakton se marrëveshjet ndërkombëtare te ratifikuara dhe normat juridikisht të detyrueshme të së drejtës ndërkombëtare kanë epërsi ndaj ligjeve të Republikës së Kosovës.

Ankesa individuale kushtetuese- Kushtetuta ka përcaktuar se individët janë të autorizuar të ngrenë shkeljet nga autoritet publike të drejtave dhe lirive të tyre individuale të garantuara me Kushtetutë, mirëpo vetëm pasi të kenë shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj. Ky instrument apelues i mundëson secilit individ të kërkoj nga GjK mbrojtje kushtetuese në rast se pretendon se të drejtat dhe liritë e tija individuale të garantuara me Kushtetutë janë shkelur nga ndonjë autoritet publik.

Verifikimi shkeljeve potenciale të kushtetutshmërisë së Presidentit

GjK e Kosovës ka kompetencë të gjykoj nëse Presidenti i Republikës ka bërë shkelje serioze të Kushtetutës në kuptim të nenit 113 të Kushtetutës.

30 apo më shumë deputet të Kuvendit të Kosovës janë të autorizuar të ngrenë çështjen nëse Presidenti i Republikës së Kosovës ka kryer shkelje serioze të Kushtetutës.

12

Page 13: Gjyqësia kushtetuese

Procesi Kushtetues- Rregullat e procedimit të një kërkese kushtetuese përcaktohen me Ligjin për GjK dhe të Rregullores së Punës së GjK. Ky proces qeveriset nga Parimi i publicitetit, sipas të cilit seancat përfshirë edhe shpallja e aktgjykimeve janë të hapura për publikun dhe GjK mund të vendos të përjashtoj publikun kur vlerëson që është e nevojshme për ruajtjen e sekretit shtetëror, rendit ose moralit publik, informacionit të fshehtë i cili do të rrezikohej nga shqyrtimi publik; jetës private ose sekretit afarist të palës në procedurë.

Vendimmarrja- GjK vendimet e saj i merr me shumicën e votave të gjyqtarëve që janë të pranishëm dhe që votojnë. Ato duhet të jenë në formë të shkruara, të arsyetuara dhe të nënshkruara nga Kryetari i Gjykatës Kushtetuese.

POLITIKAT JURISPRUDENCIALE

Trajtimi i politikave jurisprudenciale është i natyrshëm për faktin që organet e mbrojtjes së kushtetutshmërisë janë në vazhdimësi në përpjekje për të fuqizuar ndikimin e tyre përmes vendimeve kushtetuese ose duke preferuar vetëpërmbajtjen si një tendencë për të mos ndërhyrë në fushë veprimtarin e ligj dhënësit.

1. Origjinalizimi

Origjinalizimi është një parim i interpretimit gjyqësorë që përpiqet për të gjetur synimin ose kuptimin origjinal dhe nuk mund të kërkoj interpretime të reja të huaja në kundërshtim me qëllimin origjinal të autorëve.

2. Aktivizimi Gjyqësorë ( judical activism)

Fjalori “ Blacks Law” përcakton aktivizimin gjyqësorë si një filozofi të vendim-marrjes gjyqësore, ku gjykatësit lejojnë që pikëpamjet e tyre personale në lidhje me politikat publike, në mesin e faktorëve të tjerë, për të udhëhequr vendimet e tyre.

Traja thekson: 2 Në raport me Kushtetutën aktivizimi nuk është një qëndrim që e përfill atë më pak se vetëpërmbajtja, por veçse përbën një mënyrë tjetër të të shprehurit të saj. Si vetëpërmbajtja dhe aktivizimi gjyqësorë ushtohen në emër respektimit të Kushtetututës- njëra bindet me shumë shkronjës tjetra me shumë frymës të saj.

3. Vetëpërmbajtja gjyqësore ( judical seli-restraint)

Vetëpërmbajtja gjyqësore është një nga format e politikës jurisprudenciale e cila manifestohet me tendencën e organeve të drejtësisë kushtetuese për të dhënë vendime

13

Page 14: Gjyqësia kushtetuese

kushtetuese në momente të tilla kohore ku përmasa e ndikimit të një vendimi kushtetues nuk stimulon përplasjet në mes pushteteve ose nuk ndikon në luhatjen e rendit institucional.

4. Proporcionaliteti

Parimi i proporcionalitetit rrjedh nga e drejta gjermane dhe për herë të parë ndikoi në të drejtën e BE-së në rastin Internationale Handelsgesellschaft më 1970: “ Një autoritet publik nuk mund të vendosë detyrime për një qytetarë, përveç deri në masën për të cilën ato janë të domosdoshme në interes të publikut për të arritur qëllimin e një mase të till”.

Përpiloi:

Drita Shala

14