6
UDHËZUES për procedurat e zgjedhjes- rizgjedhjes dhe avancimit të personelit akademik në Universitetin e Prishtinës I. Qëllimi Me këtë udhëzues përcaktohen kushtet dhe procedurat për zgjedhjen e personelit akademik në përputhje me statutin e UP-së, afatet për formimin e komisioneve vlerësuese, afatin e vlerësimit të kandidatëve dhe shkrimit të recensioneve, sanksionet ndaj anëtarëve të komisioneve vlerësuese të cilët recensionet i shkruajnë në kundërshtim me dispozitat e statutit, procedurën dhe afatet e publikimit të buletineve, të drejtën e ankesave pas publikimit të buletinit, detyrat dhe përgjegjësitë e komisionit të studimeve rreth zgjedhjes së personelit, vendimin e senatit, nënshkrimin e kontratës dhe të drejtën e ankesës ndaj vendimit të Senatit. II. Kushtet e përgjithshme Kushtet e përgjithshme dhe të veçanta për zgjedhjen e personelit akademik janë të përcaktuara në dispozitat e statutit të UP-së si në vijim: Neni 170 1.Personeli në marrëdhënie të rregullt pune nuk mund të ketë kontratë tjetër të punësimit me normë të plotë ne ndonjë universitet tjeter. 2. Personeli në marrëdhënie të rregullt pune, i cili mund të jetë i angazhuar, zgjedhur apo emëruar në ndonjë institucion tjetër publik nuk ka të drejtë për t’u zgjedhur në organe drejtuese, por ka të drejtë për të zgjedhur. Neni 173 1. Personeli akademik do të emërohet nga rektori sipas vendimit të Senatit i bazuar në propozimin e këshillit të njësisë akademike. 2. Nëse propozimi refuzohet, ai i kthehet për rishqyrtim këshillit të njësisë akademike. 3. Nëse këshilli i njësisë akademike edhe pas rishqyrtimit sjellë të njëjtin propozim, Senati merr vendim përfundimtar. 4. Procedurat për emërim do të bëhen në mënyrë transparente me shpalljen e konkursit publik për postin. 5. Te gjitha emërimet bëhen pasi t’i shqyrtojë dokumentacionin e aplikimit komisioni vlerësues i formuar nga këshilli i njësisë akademike me propozimin e degës departamentit. Komisioni vlerësues bënë vlerësimin e kandidateve të cilët konsiderohen që kanë përmbushur kushtet për postin e ofruar. 6. Komisioni vlerësues i raporton këshillit që e ka formuar, në afat të caktuar. 7. Askush nuk mund të jetë anëtarë i komisionit vlerësues nëse është bashkëshort, partner ose anëtarë i familjes së ngushtë të kandidatit që duhet të emërohet. 8. Çështje tjera për procedurat vlerësuese përcaktohen me rregullat e nxjerra nga Senati në pajtim me këtë Statut.

Udhezues per procedura

Embed Size (px)

DESCRIPTION

ff

Citation preview

Page 1: Udhezues per procedura

UDHËZUES për procedurat e zgjedhjes- rizgjedhjes dhe avancimit të personelit akademik në

Universitetin e Prishtinës

I. Qëllimi

Me këtë udhëzues përcaktohen kushtet dhe procedurat për zgjedhjen e personelit akademik në

përputhje me statutin e UP-së, afatet për formimin e komisioneve vlerësuese, afatin e

vlerësimit të kandidatëve dhe shkrimit të recensioneve, sanksionet ndaj anëtarëve të

komisioneve vlerësuese të cilët recensionet i shkruajnë në kundërshtim me dispozitat e

statutit, procedurën dhe afatet e publikimit të buletineve, të drejtën e ankesave pas publikimit

të buletinit, detyrat dhe përgjegjësitë e komisionit të studimeve rreth zgjedhjes së personelit,

vendimin e senatit, nënshkrimin e kontratës dhe të drejtën e ankesës ndaj vendimit të Senatit.

II. Kushtet e përgjithshme

Kushtet e përgjithshme dhe të veçanta për zgjedhjen e personelit akademik janë të përcaktuara

në dispozitat e statutit të UP-së si në vijim:

Neni 170

1.Personeli në marrëdhënie të rregullt pune nuk mund të ketë kontratë tjetër të punësimit me

normë të plotë ne ndonjë universitet tjeter.

2. Personeli në marrëdhënie të rregullt pune, i cili mund të jetë i angazhuar, zgjedhur apo

emëruar në ndonjë institucion tjetër publik nuk ka të drejtë për t’u zgjedhur në organe

drejtuese, por ka të drejtë për të zgjedhur.

Neni 173

1. Personeli akademik do të emërohet nga rektori sipas vendimit të Senatit i bazuar në

propozimin e këshillit të njësisë akademike.

2. Nëse propozimi refuzohet, ai i kthehet për rishqyrtim këshillit të njësisë akademike.

3. Nëse këshilli i njësisë akademike edhe pas rishqyrtimit sjellë të njëjtin propozim, Senati

merr vendim përfundimtar.

4. Procedurat për emërim do të bëhen në mënyrë transparente me shpalljen e konkursit publik

për postin.

5. Te gjitha emërimet bëhen pasi t’i shqyrtojë dokumentacionin e aplikimit komisioni

vlerësues i formuar nga këshilli i njësisë akademike me propozimin e degës – departamentit.

Komisioni vlerësues bënë vlerësimin e kandidateve të cilët konsiderohen që kanë përmbushur

kushtet për postin e ofruar.

6. Komisioni vlerësues i raporton këshillit që e ka formuar, në afat të caktuar.

7. Askush nuk mund të jetë anëtarë i komisionit vlerësues nëse është bashkëshort, partner ose

anëtarë i familjes së ngushtë të kandidatit që duhet të emërohet.

8. Çështje tjera për procedurat vlerësuese përcaktohen me rregullat e nxjerra nga Senati në

pajtim me këtë Statut.

Page 2: Udhezues per procedura

2

Neni 174

Kushtet për emërimin dhe avancimin në çfarëdo titulli të personelit akademik janë

kualifikimet përkatëse dhe përvojat relevante për vendin e punës.

III. Kushtet e veçanta

Neni 175

1. Për titullin e profesorit të rregullt të njësisë akademike kandidati duhet të ketë këto

kualifikime:

1.1. Të ketë gradën e doktorit të shkencës (ekuivalente më të në Fakultetin e Arteve);

1.2. Të tregojë nivel të lartë dhe kompetencë akademike e përvojë shkencore për lëndën që

dëshmohet me:

1.2.1. një numër të rëndësishëm të monografive, teksteve mësimore, publikimeve në revista

ndërkombëtare shkencore ose artistike me më së paku 5 punime kryesore të publikuara në

revista shkencore ose artistike ndërkombëtare, si autor i pare ose korrespodent;

1.2.2. pjesëmarrje aktive në konferencat kombëtare dhe ndërkombëtare;

1.2.3. Krijime a punime te njohura artistike ose të ketë pasur prezantime publike dhe të ketë

kontribuar kur është rasti i Fakultetit të Arteve; në mënyrë të veçantë duhet të ketë kontribuar

në zhvillimin e kulturës dhe të artit;

1.2.4. përvojë afatgjatë në projekte të kërkimeve themelore dhe të aplikueshme;

1.2.5 aftësi të lartë arsimore dhe pedagogjike përmes praktikës së arsyeshme;

1.2.6. aftësi për udhëheqje akademike;

1.2.7. udhëheqje të temave master dhe të doktoratës.

2. Të gjitha emërimet për tituj si dhe kohëzgjatja e punësimit bëhen për kohë të pacaktuar.

Neni 176

1. Për titullin e profesorit të asocuar kandidati duhet t’i plotësojë këto kushte:

1.1. Të ketë gradën e doktorit të shkencës (ekuivalente më të në Fakultetin e Arteve);

1.2. Të ketë një numër të zgjedhur të monografive, publikimeve në revista ndërkombëtare

shkencore ose artistike, me së paku 3 punime kryesore të publikuara në revista

ndërkombëtare, si autor i pare ose korrespodent;

1.3. Të ketë krijuar punime të vërteta artistike ose të ketë pasur prezantime publike, kur është

rasti për Fakultetin e Arteve;

1.4. Të tregojë aftësi për mësimdhënie;

1.5. Të dëshmojë punë, dije dhe mjeshtri në lëndën e lëmit përkatës.

2. Të gjitha emërimet për tituj si dhe kohëzgjatja e punësimit është për 4 vite.

Neni 177

1. Për titullin e profesorit asistent kandidati duhet t’i plotësojë këto kushte:

1.1. Të ketë gradën e doktorit te shkencës, (Në fakultetin e Arteve ekuivalente me te);

1.2. Të ketë numër të zgjedhur të monografive dhe publikimeve të shqyrtuara në revista

ndërkombëtare shkencore ose artistike me së paku një punim kryesor të publikuar dhe të

shqyrtuar në revista ndërkombëtare, si autor i pare ose korrespodent;

1.3. Të ketë krijuar punime artistike ose të ketë pasur prezantime publike, kur është fjala për

Fakultetin e Arteve;

1.4. Të tregojë aftësi për mësimdhënie.

1.5. Të ketë së paku tri vite përvojë pune në procesin mësimor në Arsimin e larte.

1.6. Kandidati i cili zgjedhet për herë të parë, nuk duhet të jetë më i vjetër se 501 vjet.

2. Të gjitha emërimet për tituj si dhe kohëzgjatja e punësimit është për 4 vite.

1 “Jo më i vjetër se 50 vjet” konsiderohet periudha deri në ditën kur kandidati mbush 50 vjet (nëse kandidati ka arritur

moshën 50 vjeçare para datës së aplikimit nuk do të merret në konsideratë).

Page 3: Udhezues per procedura

3

Neni 178

1. Për titullin e asistentit te universitetit, kandidati duhet t’i plotësojë këto kushte:

1.1. Të ketë të përfunduar me sukses studimet Master në drejtimin përkatës, përkatësisht për

Fakultetin e Mjekësisë të ketë të përfunduar Fakultetin e Mjekësisë (në rastin e lëndëve

klinike të ketë të përfunduar specializimin apo të jetë të paktën në vitin e tretë të specializimit

në rastin e rizgjedhjes).

1.2. Të jetë jo me i vjetër se 302 vjet (respektivisht 353 vjet në Fakultetin e Mjekësisë) kur

emërohet për herë të parë. Përjashtimisht kandidati mund të zgjedhet asistent universiteti deri

ne moshën 404 vjeçare nëse ka gradën e doktorit te shkencës.

1.3. Të jetë i regjistruar në studimet e doktoratës në Universitet me rastin e rizgjedhjes;

1.4. Te ketë notën mesatare në studimet bachelor dhe master jo me pak se 8, në secilën prej

këtyre studimeve.

2. Të gjitha emërimet si dhe kohëzgjatja e punësimit zgjat 3 vite.

3. Asistentët mbajnë orët e ushtrimeve në studimet bachelor dhe master. Përjashtimisht

asistenti që është rizgjedhur, në mungesë të profesorit për lëndën, mund te autorizohet për

mbajtjen e ligjëratave të kufizuara në studimet bachelor me autorizimin e këshillit të njësisë

akademike dhe nën mbikëqyrjen e një mësimdhënësi nga departamenti - katedra.

Neni 179

1. Për titullin e lektorit të gjuhëve të huaja kandidati duhet t’i plotësojë këto kushte:

1.1. Të ketë të përfunduar me sukses studimet master në gjuhën e zgjedhur;

1.2. Të ketë aftësi të shkëlqyeshme të gjuhës së zgjedhur;

1.3. Të ketë notën mesatare të studimeve bachelor dhe master jo më pak se 8, në secilën prej

këtyre studimeve.

2. Lektorët në fakultetet e tjera pos në fakultetin amë i kanë të gjitha të gjitha të drejtat dhe

obligimet për mbajtjen e ligjëratave.

3. Për titullin e Korepetitorit kandidati duhet ti plotësoj këto kushte:

3.1. Te ketë te përfunduar me sukses studimet Master, drejtimi i pianos

3.2. Te ketë note mesatare jo me pak se 8, në secilën prej këtyre studimeve

4. Të gjitha emërimet për tituj si dhe kohëzgjatja e punësimit janë për 3 vite.

IV. Emërimi i komisioneve vlerësuese, procedura, afatet dhe sanksionet

1. Komisionet vlerësuese

1. Komisionet vlerësuese janë organe me kredibilitet të lartë profesional, akademik dhe

etik, të cilat përbëhen prej tre (3) anëtarëve. Ato mbajnë përgjegjësi ligjore dhe etike

për vërtetësinë e përcaktimeve dhe rekomandimeve që bëjnë.

2. Komisionet recensuese duhet të formohen më së largu shtatë (7) ditë pas mbylljes së

konkursit publik për zgjedhjen e personelit akademik.

3. Në komisione vlerësuese duhet të jetë së paku dy (2) anëtarë nga fusha e ngushtë me

lëndën për të cilën është shpallur konkursi.

4. Anëtarët e komisionit vlerësues duhet të kenë thirrje më të lartë akademike ose së

paku të njëjtë me pozitën për të cilën duhet të shkruhet vlerësimi.

2 “Jo më i vjetër se 30 vjet” konsiderohet periudha deri në ditën kur kandidati mbush 30 vjet (nëse kandidati ka arritur

moshën 30 vjeçare para datës së aplikimit nuk do të merret në konsideratë). 3 “Jo më i vjetër se 35 vjet” konsiderohet periudha deri në ditën kur kandidati mbush 35 vjet (nëse kandidati ka arritur

moshën 35 vjeçare para datës së aplikimit nuk do të merret në konsideratë). 4 “Deri në moshën 40 vjeçare” konsiderohet periudha deri në ditën kur kandidati mbush 40 vjet (nëse kandidati ka arritur

moshën 40 vjeçare para datës së aplikimit nuk do të merret në konsideratë).

Page 4: Udhezues per procedura

4

5. Anëtarët e komisionit vlerësues mund të jenë të brendshëm dhe të jashtëm (nga

universitete të tjera në vend dhe jashtë vendit). Në cilindo rast, së paku një (1) anëtar i

komisionit është i brendshëm – nga Universiteti i Prishtinës. Në rastet kur komisioni

vlerësues ka dy (2) anëtarë të jashtëm, anëtari i brendshëm me automatizëm është

kryetar i komisionit.

6. Anëtarë të komisionit vlerësues mund të jenë edhe personat e pensionuar, që kanë

thirrjet e nevojshme akademike nga lëmi përkatës.

7. Dekanët e njësive akademike duhet t’ia ofrojnë të gjithë dokumentacionin e

nevojshëm komisionit vlerësues dhe, po ashtu, më kërkesë të komisionit vlerësues

duhet të krijojnë kushte infrastrukturore dhe logjistike për punën më të lehtë të

komisionit.

8. Kryetari i komisionit vlerësues është i obliguar që të thërrasë anëtarët e tjerë të

komisionit dhe të hartojnë raportin e vlerësimit.

9. Komisioni vlerësues është i obliguar që në afat prej njëzetë (20) ditësh kalendarike

nga dita e emërimit të dorëzojë raportin për kandidatët të cilët kanë aplikuar për

pozitën e caktuar. Në rast të mosdorëzimit të raportit brenda kësaj periudhe kohore,

konsiderohet që komisioni vlerësues është tërhequr nga hartimi i raportit, dhe dekani i

njësisë akademike përkatëse thërret mbledhjen e Këshillit të Fakultetit dhe formon një

komision tjetër vlerësues.

10. Komisioni vlerësues është i obliguar që gjatë punës së tij të respektojë dispozitat e

Ligjit për Arsimin e Lartë, Statutin e Universitetit të Prishtinës, dhe aktet e tjera ligjore

dhe nënligjore në fuqi.

11. Komisioni vlerësues është i obliguar që t’u japë përparësi kandidatëve të cilët kanë

kritere dhe kualitete më të larta në krahasim me kandidatët e tjerë .

12. Komisioni vlerësues duhet të jap sqarime të detajuara me shkrim lidhur me

përparësitë-meritat që i jep kandidatit të caktuar me rastin e dhënies së recensionit

pozitiv, gjithnjë duke u bazuar në statutin e UP-së.

13. Komisioni vlerësues duhet të jap një vlerësim lidhur me punimet e fundit me të cilat

kandidati aplikon për zgjedhje, rizgjedhje apo avancim.

14. Komisioni vlerësues duhet të jep një vlerësim të detajuar për kontributin e kandidatëve

në njësitë akademike dhe universitet (mësimdhënie, menaxhim, projekte etj) kur

kandidati aplikon për rizgjedhje apo avancim.

15. Këshilli i Fakultetit përkatës ka të drejtë të ndryshojë përbërjen e komisionit vlerësues

nëse konstaton se ky komision nuk është duke i kryer punët sipas detyrave dhe

përgjegjësive ligjore.

16. Nëse ndonjë nga anëtarët e Komisionit vlerësues jep dorëheqje, atëherë Këshilli i

Fakultetit përkatës është i obliguar që të zëvendësojë anëtarin e dorëhequr të

komisionit me një anëtar të ri.

17. Pas ndryshimit të përbërjes së komisionit vlerësues, Këshilli i Fakultetit i jep afat

komisionit edhe tetë (8) ditë shtesë që të hartojë raportin për kandidatët aplikantë.

18. Komisioni vlerësues është i obliguar që të shkruajë raport edhe për kandidatët që nuk

rekomandon apo i plotësojnë kriteret, me një arsyetim përcjellës për secilin kandidat.

19. Pas hartimit dhe nënshkrimit nga tre (3) anëtarët të raportit, kryetari i komisionit

vlerësues është i obliguar që ta dorëzojë raportin në Këshillin e Fakultetit përkatës.

20. Nëse ndonjëri nga anëtarët e komisionit vlerësues ka mendim të ndryshëm në lidhje

me propozimin për zgjedhjen ose avancimin e kandidatit, ai anëtar është i obliguar që

të paraqesë një “raport të ndarë” për Këshillin e Fakultetit përkatës. Vlerësimet në

raport bëhen në përputhje me kriteret dhe kërkesat e përcaktuara në Statut dhe të

detajuara në këtë Udhëzues. Në raste të tilla, Këshilli i Fakultetit i diskuton të dy

raportet dhe e dorëzon në Rektorat raportin që është miratuar nga Këshilli, duke

përfshirë informacionin për mendimet e ndara. Këshilli i Fakultetit mban të drejtën të

refuzojë të dy raportet, por nuk mund të miratojë të dy raportet për të njëjtën pozitë.

21. Komisionet vlerësuese do të kompensohen sipas rregullores në fuqi.

Page 5: Udhezues per procedura

5

22. Anëtari i komisionit recensues, në rastet kur shkruan recension në kundërshtim me

statutin e UP-së, përveç masave që do t’i shqiptoj Këshilli i Etikës, do të sanksionohet

me ndalesë nga paga, në lartësi prej 100 €.

2. Procedura pas dorëzimit të raportit nga Komisioni vlerësues

1. Këshilli i Fakultetit, është i obliguar që në mbledhjen e radhës jo më vonë se 7 ditë pas

dorëzimit të raportit nga komisioni vlerësues të shqyrtojë5 raportin e komisionit

vlerësues dhe të konstatojë se raportet janë të përgatitura konform dispozitave

statutare. Këshilli i fakultetit në këtë fazë nuk voton lidhur me propozimet e

komisioneve vlerësuese. 2. Këshilli i Fakultetit përkatës, pas mbajtjes së mbledhjes dhe konstatimit se raportet

vlerësuese janë në përputhje me dispozitat statutare, ato së bashku me të gjithë

dokumentacionin e kandidatëve i përcjellë në zyrën për çështje akademike të

Universitetit të Prishtinës.

3. Zyra për çështje akademike e Universitetit është e obliguar që brenda pesë (5) ditëve

të punës pas marrjes së raporteve vlerësuese nga ana e Këshillave të Fakulteteve, të

hartojë buletinet dhe të njëjtit t’i publikojë në web-faqen e Universitetit.

4. Buletinet duhet të qëndrojnë të publikuara në web-faqe të Universitetit në kohëzgjatje

prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve kalendarike nga dita e publikimit.

5. Zyra për çështje akademike, nëse konstaton se ndonjë nga raportet e dorëzuara nga

Këshilli i Fakultetit përkatës nuk është në rregull me dokumentacion, atëherë duhet të

kërkojë nga Prorektori për mësim që ta obligojë Fakultetin përkatës që të kompletojë

dokumentacionin para se të dalë në Buletin.

6. Gjatë fazës së publikimit të raporteve të komisioneve vlerësuese në Buletine,

kandidatët e pakënaqur kanë të drejtë të parashtrojnë ankesë në Këshillin e Fakultetit

përkatës.

7. Ankesat eventuale të kandidatëve duhet të dorëzohen në organet kompetente të

Fakultetit përkatës.

8. Këshilli i Fakultetit përkatës është i obliguar që pas kalimit të afatit të Buletineve, në

mbledhjen e tij të radhës, të vlerësojë raportet e komisioneve vlerësuese dhe të

vendosë për miratim ose jo të atyre raporteve.

9. Gjatë shqyrtimit të raporteve, Këshilli i Fakultetit përkatës është i obliguar që të

shqyrtojë edhe ankesat e kandidatëve të cilët kanë parashtruar ankesë gjatë publikimit

të Buletineve dhe ndaj ankesave të japë përgjigje me shkrim.

10. Këshilli i Fakultetit përkatës është i obliguar që pas shqyrtimit dhe miratimit ose jo të

raporteve të komisioneve vlerësuese të dorëzojë vendimin e Këshillit dhe detajet e

tjera rreth shqyrtimit të ankesave pranë zyrës për çështje akademike të universitetit.

11. Zyra për çështje akademike, nëse konstaton se ka ndonjë lëshim në materialin e

dorëzuar nga fakultetet përkatëse, është e obliguar që të informojë prorektorin për

mësim në mënyrë që të kërkojë nga dekanati i fakultetit përkatës kompletimin e

lëndëve.

V. Komisioni i studimeve, vendimi i Senatit, nënshkrimi i kontratës dhe e drejta e

ankesës

1. Komisioni i studimeve

1. Komisioni i studimeve shërben si organ këshillëdhënës për Senatin.

5 Shqyrtimi i raportit nga Këshilli i Fakultetit bëhët me qëllim të konstatimit nëse raporti i komisioni vlerësues ka përfshirë

vlerësimet për të gjithë kandidatët aplikues në mënyrë që i kompletuar ti përcjellet zyrës për çështje akademike për publikim

në buletin.

Page 6: Udhezues per procedura

6

2. Propozimet e këshillave të njësive akademike për zgjedhjen ose avancimin e anëtarëve

të personelit akademik shqyrtohen fillimisht nga Komisioni i studimeve, i cili i

rekomandon Senatit pranimin ose refuzimin e propozimit.

3. Nëse propozimi refuzohet nga Senati, ai i rikthehet për rishqyrtim Këshillit të njësisë

akademike.

4. Nëse Këshilli i njësisë akademike, edhe pas rishqyrtimit sjell të njëjtin propozim,

Senati merr vendim përfundimtar.

2. Vendimi i Senatit

1. Procedura e votimit në Senat për zgjedhjen dhe avancimin e anëtarëve të personelit

akademik bëhet sipas Rregullores së Punës të Senatit.

2. Në rast se anëtari i personelit akademik nuk i fiton votat e nevojshme për avancim,

atëherë Senati mund të votojë për mbetjen në thirrjen ekzistuese.

3. Nënshkrimi i kontratës

1. Kandidati i cili rizgjedhet në thirrjen e njëjtë apo avancohet në thirrje më të lartë

akademike (prof.i asoc. ose prof i rregullt), kontratën e punës do ta nënshkruaj nga

data e marrjes së vendimit në senat si vazhdimësi e marrëdhënies së punës,

përjashtimisht nëse asistenti avancohet në thirrjen e mësimdhënësit do të vlejë kushti i

përcaktuar si në paragrafin 2 të kësaj pike.

2. Kandidati që zgjedhet për herë të parë në Universitetin e Prishtinës pavarësisht nga

koha e zgjedhjes, marrëdhënien e punës mund ta themeloi në dy periudha: në fillim të

vitit akademik-semestri dimërorë (1 tetor) ose në fillim të semestrit veror (15 shkurt).

4. E drejta e ankesës ndaj vendimit të Senatit

1. Ndaj vendimit të Senatit mund të bëhet ankesë në Komisionin e Senatit për Ankesa

dhe Parashtresa, që shërben si instancë e parë e ankimimit.

2. Ankesa duhet të bëhet më së largu 15 ditë nga dita e pranimit në dorëzim të vendimit

të Senatit të UP-së me të cilin pala konsideron se i është mohuar e drejta për zgjedhje,

rizgjedhje apo avancim.

3. Ankesa duhet të dorëzohet në rektorat dhe do të shqyrtohet brenda afatit prej 30 ditësh

nga dita e përmbylljes së afatit të ankimimit. Ankesa duhet të jetë e qartë dhe

konkrete, duhet të përfshijë të gjitha argumentet relevante dhe arsyeshmërinë e

kontestimit të vendimit.

4. Raporti i ankesave të shqyrtuara nga komisioni i ankesave dhe parashtresave do të

propozohet për rishqyrtim dhe vendosje përfundimtare në nivel të Senatit të UP-së.

5. Pala ankuese do të njoftohet me shkrim lidhur me vendimin e Senatit pas shqyrtimit të

ankesës.

6. Kundër Vendimit përfundimtar të Senatit, kandidati në pajtim me nenin 189 të Statutit

të Universitetit të Prishtinës, mund të parashtrojë ankesë në Këshillin Drejtues të UP-

së, si instancë e shkallës së dytë dhe e fundit brenda Universitetit të Prishtinës.

7. Pala ankuese do të njoftohet me shkrim lidhur me vendimin përfundimtar të Këshillit

Drejtues të UP-së.

Me konsideratë,

Prof.dr. Ramadan Zejnullahu

________________________

Rektor i UP-së