8
77 NEWS MENDIMI POZITIV E ENJTE, 30.08.202 VITI I - NR.77 BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE” E PËRDITSHME INFORMATIVE Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al Lëvizja Shqipëria e Re, tryezë debati me të rinjtë në Shijak!.............................................f.2 Konfliktet e pronës, e moshuara: Ka 20 vite që ish-pronari më kërcënon!..................f.4 Intervistë/Duraku: Të zhvillohet turizmi, Kukësi ka bukuri të shumta natyrore!....................f.5 Vitrina në Kampus’’/Fatime Kojeli: Kushte dhe standarde të larta në konviktin e vajzave!.f.7 K ur e dëgjon për herë të parë këtë pyetje ndjen se është diçka gabim me këtë. Ndjen që pyetja ishte e modifikuar për të re- flektuar besimet e atij që pyeti për këtë. Personi që e bëri këtë pyetje beson për disa arsye që lumturia ndodhet diku në një thesar që duhet gjetur kur në fakt ky besim nuk ka të bëjë me realitetin. Mënyra e duhur për ta bërë këtë pyetje është të thuash si të jesh i lumtur dhe jo si ta gjesh lumturinë. Çfarë e bën një person të lumtur? Lumturia është kombinim i të dyjave, eleminimit të humorit të keq dhe arritjes së asaj që një person dëshiron në jetë. Nëse çdo gjë në jetën tuaj do të shkonte mirë por ju keni një ditë shumë stresuese të cilën e bëni çdo ditë, atëherë ju thjesht nuk do ta gjeni kurrë lumturinë. Nëse jeta juaj nuk do të kishte stres dhe emo- cione të këqija por ju ndjeni se jeni një dështak sepse nuk arrini të menaxhoni qëllime të cak- tuara, atëherë nuk do ta gjeni kurrë lumturinë gjithashtu. Lumturia mund të arrihet kur ju lar- goheni nga humori i keq dhe punoni për arritjen e qëllimeve tuaja. Pra lumturinë nuk e gjen, ajo fitohet. Por kjo nuk do të thotë që mund të arrihet brenda natës ose në pak javë. Në mënyrë që të jeni të lumtur ju duhet ta edukoni veten rreth emocioneve të këqija prej të cilave po vuani dhe të mësoni mënyrat që mund t’iu ndihmojnë ju të largoheni prej këtyre emocioneve. Për më tepër, ju duhet të vendosni qëllime që do t’iu ndihmojnë ju të jetoni jetën që doni, të luftoni për qëllimet tuaja, të jeni mjaftueshëm këmbëngulës për të vazhduar dhe për t’u përba- llur me pengesat pa përjetuar zhgënjim. Kështu në fund të fundit lumturinë nuk mund... >> VIJON NË FAQEN 2 Si ta gjejmë lumturinë? Qendra e Mendimit Pozitiv Adresa: Autostrada Tiranë-Durrës, pranë “City Park”, tek Kampusi Universitar Vitrina. Tel: +355 42 39 10 31, Cel: +355 68 57 79 471 CLUB Paketa “Jeto Shëndetshëm” = çajra dhe ushqime bio, që zëvendësojnë dy vakte: mëngjesin dhe darkën për secilin prej anëtarëve të Klubit 77. Shërbimet që ofrohen: - Qendra Multidisiplinare e Terapisë Pozitive (Këshillimi Psikologjik). - Qendra e Dietologjisë (Këshillime Nutricionale). - Këshillim për Shëndetin Riprodhues dhe marrëdhënies në çift. - Dizenjimi dhe Arredimi i Ambientit ku Jetojmë. Jeto Shëndetshëm! Tarifa për Paketën “Jeto Shëndetshëm” është 30 euro/muaj ose 300 euro/vit. Për të regjistruarit e muajit Gusht-Shtator do të organizohet një Udhëtim në Zvicër. Të përshpejtojmë me reformat! Kryeministri Berisha...>>fq.3 Statusi, Berisha:

Gazeta 77 News Botimi Nr 177

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Gazeta 77 News e perditshme informative organ i Levizjes Shqiperia e Re

Citation preview

Page 1: Gazeta 77 News Botimi Nr 177

77 NEWS

MENDIMI POZITIV

E ENJTE, 30.08.202 VITI I - NR.77BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE”

E PËRDITSHME INFORMATIVE

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al

Lëvizja Shqipëria e Re, tryezë debati me të rinjtë në Shijak!.............................................f.2 Konfliktet e pronës, e moshuara:

Ka 20 vite që ish-pronari më kërcënon!..................f.4 Intervistë/Duraku: Të zhvillohet turizmi,

Kukësi ka bukuri të shumta natyrore!....................f.5 Vitrina në Kampus’’/Fatime Kojeli:

Kushte dhe standarde të larta në konviktin e vajzave!.f.7

Kur e dëgjon për herë të parë këtë

pyetje ndjen se është diçka gabim me këtë. Ndjen që pyetja ishte e modifikuar për të re-flektuar besimet e atij

që pyeti për këtë. Personi që e bëri këtë pyetje beson për disa arsye që lumturia ndodhet diku në një thesar që duhet gjetur kur në fakt ky besim nuk ka të bëjë me realitetin.

Mënyra e duhur për ta bërë këtë pyetje është të thuash si të jesh i lumtur dhe jo si ta gjesh lumturinë. Çfarë e bën një person të lumtur? Lumturia është kombinim i të dyjave, eleminimit të humorit të keq dhe arritjes së asaj që një person dëshiron në jetë. Nëse çdo gjë në jetën tuaj do të shkonte mirë por ju keni një ditë shumë stresuese të cilën e bëni çdo ditë, atëherë ju thjesht nuk do ta gjeni kurrë lumturinë.

Nëse jeta juaj nuk do të kishte stres dhe emo-cione të këqija por ju ndjeni se jeni një dështak sepse nuk arrini të menaxhoni qëllime të cak-tuara, atëherë nuk do ta gjeni kurrë lumturinë gjithashtu. Lumturia mund të arrihet kur ju lar-goheni nga humori i keq dhe punoni për arritjen e qëllimeve tuaja. Pra lumturinë nuk e gjen, ajo fitohet.

Por kjo nuk do të thotë që mund të arrihet brenda natës ose në pak javë. Në mënyrë që të jeni të lumtur ju duhet ta edukoni veten rreth emocioneve të këqija prej të cilave po vuani dhe të mësoni mënyrat që mund t’iu ndihmojnë ju të largoheni prej këtyre emocioneve.

Për më tepër, ju duhet të vendosni qëllime që do t’iu ndihmojnë ju të jetoni jetën që doni, të luftoni për qëllimet tuaja, të jeni mjaftueshëm këmbëngulës për të vazhduar dhe për t’u përba-llur me pengesat pa përjetuar zhgënjim.

Kështu në fund të fundit lumturinë nuk mund...>> VIJON NË FAQEN 2

Si ta gjejmë lumturinë?

Qendra eMendimit Pozitiv

Adresa: Autostrada Tiranë-Durrës, pranë “City Park”, tek Kampusi Universitar Vitrina.Tel: +355 42 39 10 31, Cel: +355 68 57 79 471

CLUB

Paketa “Jeto Shëndetshëm” = çajra dhe ushqime bio, që zëvendësojnë dy vakte: mëngjesin dhe darkën për secilin prej anëtarëve të Klubit 77.

Shërbimet që ofrohen:- Qendra Multidisiplinare e Terapisë Pozitive (Këshillimi Psikologjik).- Qendra e Dietologjisë (Këshillime Nutricionale).- Këshillim për Shëndetin Riprodhues dhe marrëdhënies në çift.- Dizenjimi dhe Arredimi i Ambientit ku Jetojmë.

Jeto Shëndetshëm!Tarifa për Paketën “Jeto Shëndetshëm”

është 30 euro/muaj ose 300 euro/vit.Për të regjistruarit e muajit Gusht-Shtator do të organizohet një Udhëtim në Zvicër.

Të përshpejtojmë me reformat!

Kryeministri Berisha...>>fq.3

Statusi, Berisha:

Page 2: Gazeta 77 News Botimi Nr 177

2 E ENJTE, 30 GUSHT 201277 NEWS

Të rinjtë e Shijakut janë bërë pjesë e tryezës së debatit të organizuar nga

Lëvizja Shqipëria e Re me temë “Arsimi, punësimi, shërbimet sociale, ide dhe pers-pektiva 2012-2021”, duke dhënë propozi-met e tyre për problematikat që i shqetëso-jnë çdo ditë në qytetin e tyre. Koordinatori i Lëvizjes Shqipëria e Re, Sevin Seriani ka theksuar domosdoshmërinë e kalimit nga fjala në veprim. “Lëvizja Shqipëria e Re e shikon të dobishme që të dëgjohet zëri i brezit të ri për problematikat me të cilat ata përballen çdo ditë në fushat e arsimit, punësimit, shërbimeve sociale. E rëndësishme për ne është që këto tryeza të shoqërohen edhe me veprime konkrete. Kalimi nga fjala në veprim, është akti që i ka munguar Shqipërisë në këto vite plura-lizmi”, është shprehur Seriani. Eduart Kasa ekonomist, ka veçuar si problem kryesor nivelin e lartë të papunësisë. Sipas tij Shi-jaku ka më shumë nevojë për vëmendjen e qeverisjes qendrore, në mënyrë që të nxiten investimet private. “Problemi që na ka sho-qëruar prej kohësh është papunësia. Nuk ekziston më industria. Shoqëritë private kanë një numër të kufizuar punonjësish. Dikur Shijaku ka patur fabrikën e bukës, të

niseshtes. Këtu ka qenë rezerva e miellit të shtetit. Shumica e të rinjve punësohen në Tiranë dhe Durrës”, është shprehur Eduart Kasa. Ndërsa përsa i përket arsimit në Shi-jak ai ka vlerësuar se arsimi është mirë. Sipas tij problematika qëndron më shumë tek burokracia në arsimin e lartë. Meti Ismaili, student në universitetin “Alek-sandër Moisiu”,është ndalur tek korrup-sioni në arsimin e lartë. Ai ka nënvizuar se për shkak të këtij fenomeni, duhet të paguash për të marrë provimet. Largimi i banorëve nga Shijaku, ka qenë një tjetër

problematikë që është ngritur në tryezë. Marius Çullahaj, student ka evidentuar se ky fenomen është bërë shqetësues edhe për investimet, pasi edhe ata pak njerëz që kanë mundësi të investojnë, nuk e bëjnë atë në Shijak, por në Tiranë dhe Durrës. Ai është ndalur edhe tek shëndetësia. Sipas tij në spital, ka mjekë specialistë dhe godina është rikonstruktuar, por mungojnë apa-raturat. Papunësia është veçuar si problem kryesor edhe nga Elvis Keçi. “Pushteti qen-dror nuk është pranë qytetit dhe niveli i korrupsionit është i lartë. Investimet janë të dobëta. Taksat janë të larta për bizne-sin. Kjo bën që të ketë vështirësi në vjeljen e tyre”, ka theksuar Keçi. Duke u ndalur më tej tek arsimi, ai ka deklaruar se në shkolla ndeshet si problem pirja e duha-nit nga nxënësit. “Duhet të ketë më shumë kontroll në këtë drejtim. Ata ende nuk e kuptojnë që po bëjnë një gabim të rëndë, pasi janë në moshë të vogël”, ka theksuar Keçi. Takimi është mbyllur nga koordina-tori i Lëvizjes Shqipëria e Re Sevin Seriani, i cili ka kërkuar bashkëpunimin e të rinjve për të konkretizuar të gjitha propozimet me veprimet, që bëjnë të mundur zhvilli-met pozitive në jetën e çdo shqiptari.

Nga Denisa PlakaPër më tepër: www.77news.al

AKTUALITETBëji Nder Vendit Tënd! Fto në Shqipëri sa më shumë Njerëz!Welcome to Albania! Welcome to Albania!Lëvizja

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri! LëvizjaWelcome to Albania! Welcome to Albania!

MENDIMI POZITIV

Lëvizja Shqipëria e Re, tryezë debati me të rinjtë në Shijak!

“Arsimi, punësimi, shërbimet sociale, ide dhe perspektiva 2012-2021”!

Dje u ndërmor një nismë nga Prof. As. Sazan Guri për situatën alarmante të zjarreve në pyjet shqiptare. Kësaj nisme iu bashkuan pedagogë dhe studentë të universitetit “Vitrina”. Pas një konference për shtyp të organizuar në hotel Tirana International ku u bë një parashtrim i situatës në vend, të gjithë pjesë-marrësit në konferencë, qytetarë të thjeshtë dhe përfaqësues të universitetit “Vitrina”, u ngjitën në malin e Dajtit për ta bërë këtë nismë sa më konkrete. Primare ishte shuarja e vatrave të zjarrit në zonën e Dajtit, e cila nuk është e vetmja që ndodhet në këtë situatë. Ata dhanë një ndihmë sado të vogël dhe ftuan qytetarët që të sensibilizohen dhe të ndihmojnë në shuarjen e vatrave të zjarrit në pyje, në mënyrë që gjendja të mos përkeqësohet edhe më tej.

Për më tepër: www.banka-ideve.com

Nismë sensibilizuese dhe konkrete për fikjen e zjarreve në Dajt!

<< VIJON NGA FAQJA ... ta gjesh, ajo mund të fitohet pasi ju të

keni mundur armiqtë tuaj të cilët janë qëllimet tuaja të paarritura dhe humori juaj i keq.

Pse shumica e njerëzve nuk janë të lumtur? Sepse ato dëshirojnë një mënyrë të shpejtë që mund t’i shpëtojë ato nga

puna e vështirë. Ato dëshirojnë të përsëri-sin pohime dhe të zgjohen duke u ndjerë të lumtur ditën tjetër. Ato dëshirojnë të mendojnë për ligjin e tërheqjes vetëm për një natë dhe të zgjohen e t’i gjejnë qëllimet e tyre të arritura ditën tjetër. Shumë njerëz janë të palumtur sepse dëshirojnë ta gjejnë lumturinë menjëherë. Shumë njerëz janë

të palumtur sepse ato nuk dëshirojnë të luftojnë për ta fituar lumturinë. Nëse ju me të vërtetë dëshironi të jeni të lumtur atëherë ju duhet të kuptoni që lumturinë nuk mund ta gjeni, por mund ta fitoni.

*Qendra e Mendimit Pozitiv, Lëvizja Shqipëria e Re

Page 3: Gazeta 77 News Botimi Nr 177

3E ENJTE, 30 GUSHT 2012 77 NEWSPOLITIKËE duam Shqipërinë e Re të Zhvilluar dhe të Begatë!Welcome to Albania! Welcome to Albania!Lëvizja

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri! LëvizjaWelcome to Albania! Welcome to Albania!

Kompania T.E.A sh.p.k kërkon menaxher terreni. Të interesuarit të telefonojnë në numrin e tel: 067 20 09 610/Për më tepër: www.njoftime.com

Statusi i Shqipërisë, vend kandidat në Bashkimin Europian, ka qenë në foku-

sin e mbledhjes së radhës së qeverisë, ku janë miratuar disa projektligje që përshpe-jtojnë këtë proces. Kryeministri Sali Berisha ka bërë të ditur miratimin e tre drafteve të rëndësishme, atë të ligjit "Për nëpunësin civil”, të ligjit "Për administratën publike" dhe të ligjit "Për menaxhimin e integruar të

ujërave". Ai ka theksuar se këto projektligje janë pjesë e rekomandimeve të qeverisë për të marrë statusin e vendit kandidat. “Të dy ligjet i japin atributet përkatëse punonjësve të shërbimit civil dhe atyre të administratës publike. Ato lejojnë meritën, të cilën duhet ta plotësojnë të gjitha institucionet dhe seg-mentet e këtij shteti. Ndonëse ekspertët nuk kanë sugjeruar një ndarje të këtij shërbimi

nga politika mendoj se në praktikën e konso-liduar të disa vendeve perëndimore ekziston dhe mendoj t'i përmbahemi kësaj praktike se është interesi më mirë i këtij shërbimi, si një pasuri e madhe kombëtare, që të qëndrojë jashtë betejave politike”, është shprehur krye-ministri. Ndërsa përsa i përket projektligjit "Për menaxhimin e integruar të ujërave", ai theksoi se ky draft mundëson shfrytëzimin racional të ujërave. Kryeministri vlerësoi si një ligj të rëndësishëm për integrimin atë për Gjykatën e Lartë. Ai kërkoi bashkëpunimin e opozitës për miratimin e draftit të mbetur pezull në Kuvend. “Ligji për Gjykatën e Lartë që është një nga kushtet, është dërguar në parlament, por është bllokuar. Qeveria është e vendosur të bëjë gjithçka për plotësimin e kritereve për marrjen e statusit kandidat për në BE”, është shprehur Berisha.

Nga Denisa PlakaPër më tepër: www.77news.al

Statusi, Berisha: Të përshpejtojmë me reformat!

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ndodhet në Kosovë për një vizitë tre-

ditore, me ftesë të Presidentes kosovare, Atifete Jahjaga. Disa nga veprimtaritë që spikasin në axhendën e kreut të shtetit janë takimi me Presidenten Atifete Jah-jaga, në përfundim të së cilit të dy homo-logët do të japin një konferencë të për-bashkët për shtyp, takimi me Kryetarin e Kuvendit, Jakup Krasniqi, i cili do të paso-het nga një seancë solemne e Kuvendit të Kosovës për nder të Presidentit Nishani, si dhe takimi me Kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi. Kreu i shtetit do të zhvillojë

takime edhe me Kryetarin e komunës së Prishtinës dhe njëkohësisht Kreun e LDK-së, Isa Mustafa, me zëvendëskryeministrin dhe Kryetarin e AKR-së, Behgjet Pacolli, me zëvendëskryetarin e AAK-së, Blerim Shala, me drejtuesin e Lëvizjes Vetëven-dosja, Albin Kurti dhe me autoritete të tjera vendore në Kosovë, si dhe me zëven-dëskryeministrin, Sllobodan Petroviç. Gjithashtu ai do të zhvillojë homazhe në vendprehjen e Presidentit Rugova dhe në varrin e Adem Jasharit, të cilat do të pasohen nga vizita e Presidentit Nishani në familjet e këtyre figurave të shquara

historike të Kosovës. Kreu i Shtetit do të vizitojë dhe familjen martire të Haradi-najve në Gllogjan, si dhe do të ndalet për të vizituar muzeun e Lidhjes së Prizrenit, Kishën Katolike të Binçës, Manastirin e Deçanit dhe Xhaminë e Sinan Pashës. Një etapë e veçantë e kësaj vizite do të jetë edhe fjala që Presidenti Bujar Nishani do të mbajë në Universitetin AAB, në prani të shumë përfaqësuesve nga bota akademike, të shoqërisë civile kosovare, intelektualë, pedagogë dhe studentë.

Nga Denisa PlakaPër më tepër: www.77news.al

Presidenti Nishani, vizitë treditore në Kosovë!

Page 4: Gazeta 77 News Botimi Nr 177

E ENJTE, 30 GUSHT 201277 NEWS

Tarifa fillestare e regjistrimit në Autoshkollën ‘’Vitrina’’

Kjo ofertë vlen vetëm për 47 personat e parë të regjistruar deri më datë 03.09.2012.

Adresa 1. Vitrina, Pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë, Adresa 2. Kampusi Universitar Vitrina, Rruga Tiranë Durrës, pranë “City Park”.

E Papërsëritshme!deri më datë 03.09.2012

vetëm 80 euro

HISTORI NJERËZOREBëji Nder Vendit Tënd! Fto në Shqipëri sa më shumë Njerëz!Welcome to Albania! Welcome to Albania!Lëvizja

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri! LëvizjaWelcome to Albania! Welcome to Albania!

Restoranti «Kaon BrewHouse» kërkon të punësojë ndihmës banakiere. Të interesuarat të dërgojnë Cv në adresën e e-mailit: [email protected]/Për më tepër: www.njoftime.com

Konf liktet midis ish-pronarëve dhe qiramarrësve që banojnë në shtëpitë

e tyre është kthyer në një problem social tepër shqetësues. 76-vjeçarja Jorgjia Gjoni, aktiviste në shoqërinë civile, e cila banon e vetme në bulevardin “Zogu i I”, nr.51 tre-gon se ka 20 vjet, që një nga shumë bashkë-pronarët e banesës së saj e shqetëson në mënyrë të vazhdueshme, duke ia kthyer jetën në një “ferr” të vërtetë. E moshuara disa herë ka lajmëruar punonjësit e poli-cisë, pas kërcënimeve apo dëmtimit që i është bërë banesës së saj, por deri më sot ky konflikt ngelet i pazgjidhur. “77 News” verifikoi gjithçka nga afër, aty ku banon e

moshuara 47 vjet me radhë.Sa vite keni që banoni në këtë shtëpi?

Në vitin 1965 bashkë me bashkëshor-tin tim dhe dy fëmijët (si dhe pjesëtarë të tjerë të familjes) kam hyrë në një shtëpi të shtetëzuar, katër plus një, e cila ndodhet në bulevardin “Zogu i I”, nr.51. Theksoj se në vitin 1994 lajmërohem nga Enti i Banesave, se duhet të paguaja qiranë pronarit Mentor Zeraliu si dhe nipërve të Mynyr Zeraliut. A e paguat qiranë, si dhe përse jeni shqe-tësuar nga pronari?

Po e kam paguar, por edhe pse unë qiranë e kam paguar rregullisht që prej vitit 1994 ky person më ka shqetësuar vazhdimisht. Në vitin 2010 ky person i është drejtuar gjykatës, ku ka kërkuar zgjidhje të pjesshme të kontratës së qirasë (dhoma katër plus një ka dhe 10 bashkëpronarë të tjerë). Si përfundim gjykata ia rrëzoi padinë me arsyetimin se nuk mund të ketë ndarje të pjesshme të hyrjes. Unë jetoj në shtëpi e vetme pasi bashkëshorti im ka vdekur që në vitin 1982, kurse dy fëmijët e mi ndodhen jashtë shtetit. Ky person ka 20 vjet që cenon jetën time. Ai shpeshherë ka kërkuar që të lëshoj shtëpinë, një nga bashkëpronarët më ka kërcënuar me jetë, madje s’më ka lejuar as që të hyj në shtëpi. Në këto kushte kam lajmëruar Policinë e Shtetit. Gjithashtu tre herë jam ankuar tek Policia Bashkiake, të cilët kanë ardhur dhe kanë parë gjendjen në shtëpinë time, por nuk kanë arritur që të zgjidhin gjë. Në datën 07.08.2010 i biri i

Mentorit ka shembur shtëpinë nga tavani në momentin që unë nuk isha në shtëpi. Shikojeni dhe vet në çfarë kushtesh jetoj, ky person jo vetëm që ka prishur dhomën që pretendon, por edhe dhoma e bashkë-pronarëve të tjerë është dëmtuar seriozisht. Keni tentuar ta zgjidhni me marrëveshje këtë konflikt?

Unë nuk largohem nga kjo shtëpi pa një shpërblim apo strehë të re. Gjatë 50 viteve të gjitha shpenzimet për mirëmba-jtjen e kësaj shtëpie i kam bërë vet. Madje dhe taksën e banesës e kam paguar unë. I kërkoj institucioneve së pari të më siguro-jnë qetësi në jetën time, si dhe të gjendet një mënyrë sistemimi për mua. Unë nuk jam kundër që ta marrë pronari shtëpinë, por ku të shkoj në rrugë? Gjithashtu s’kam bërë kërkesë për strehim në bashki pasi do të jetë e kotë dhe formale, sepse pensioni im është 183 mijë lekë të vjetër e të ardhurat e mia nuk plotësojnë kriteret e kredisë së butë, njëkohësisht më tej nuk përballoj dot as pagesën e qirasë. Pronarët janë mirë nga gjendja ekonomike dhe e kanë mundësinë që të më shpërblejnë e unë të strehohem diku tjetër. Vetëm kështu zgjidhet ky pro-blem në të kundërt unë do të jem këtu derisa të vdes. Gjitha jeta ime ka qenë plot me tragjedi që kur isha fëmijë e deri tani që jam e moshuar. S’kam parë asnjë ditë të lumtur në jetën time.

Nga Kondi Ilia Për më tepër: www.77news.al

Konfliktet e pronës, e moshuara:Ka 20 vite që ish-pronari më kërcënon!

Jorgjia Gjoni

Page 5: Gazeta 77 News Botimi Nr 177

E ENJTE, 30 GUSHT 2012 77 NEWS

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri! LëvizjaWelcome to Albania! Welcome to Albania!

E duam Shqipërinë e Re të Zhvilluar dhe të Begatë!Welcome to Albania! Welcome to Albania!Lëvizja

Kompania «Pespa Group» kërkon të punësojë asistent/e administrativ/e. Të interesuarit të dërgojnë Cv në adresën e e-mailit: [email protected]/Për më tepër: www.njoftime.com

Adresa: QTU, Tiranë - ALBANIACel: +355 69 58 31 105

e-mail: [email protected]

INTERVISTË

“Arsimi, punësimi, shërbimet sociale, ide dhe perspektiva 2012-2021” në Kukës!

Ditmir Duraku, një nga të rinjtë e Kukë-sit, student në degën e Gazetarisë, i

pyetur nga “77 News” ka dhënë disa ide dhe propozime përsa i përket arsimit, punësimit dhe shërbimeve sociale në këtë qytet. Sipas tij zhvillimi i turizmit do të sillte punësim dhe përmirësim të situatës ekonomike. Du-raku është ndalur edhe tek problematikat e shumta sociale, tek shërbimi spitalor në Kukës, si dhe tek sistemi arsimor. Si shfaqet punësimi në qytetin e Kukësit?

Situata nuk është siç duhet të jetë. Punë-simi është i pakët në këtë qytet. Të rinjtë nuk kanë shumë hapësira. Në Kukës nuk është investuar aty ku duhet. Ky qytet ka

bukuri të shumta natyrore të cilat duhet të shfrytëzohen për turizëm, i cili do të mun-dësonte jo vetëm zhvillim ekonomik por edhe hapësira për të punuar. Çfarë duhet bërë sipas jush për të patur më tepër hapësira punësimi në Kukës?

U ndala më parë tek turizmi. E shoh këtë sektor shumë të rëndësishëm përsa i përket ndikimit që ai sjell. Pushteti vendor duhet të punojë më shumë në thithjen e investi-torëve. Infrastruktura rrugore duhet për-mirësuar me synim që të zhvillohet ky sek-tor. Mendoj gjithashtu se biznesit duhet t’i krijohen lehtësira, ky i fundit është shumë i rëndësishëm, pra sjell vende të reja pune.

Si e shihni sistemin arsimor në Kukës?Në këtë qytet, njerëzit janë arsimdashës.

Të rinjtë e ndjekin shkollën, kjo është pozi-tive. Gjatë këtyre viteve është investuar në arsim. Janë rikonstruktuar disa shkolla dhe pritet të rregullohen edhe disa godina të tjera.Po shërbimet sociale në këtë qytet si funk-sionojnë?Ndihma që iu jepet familjeve në nevojë është e pakët. Jeta me paratë që ata ma-rrin nuk mund të përballohet. Gjithashtu edhe shërbimi spitalor lë për të dëshiruar. Raporti mjek-pacient nuk është në nive-lin e duhur. Duhet bërë më shumë, duhet të motivohen bluzat e bardha, si dhe të ndërmerren politika për të zbutur nivelin e varfërisë. Lëvizja Shqipëria e Re organizoi në qyte-tin e Kukësit tryezën me të rinjtë “Arsimi, punësimi, shërbimet sociale, ide dhe pers-pektiva 2012-2021”. Ju ishit i pranishëm në këtë organizim. Si i vlerësoni të tilla tryeza? Në mbarim të të cilave do të for-mulohet edhe një platformë konkrete që do të ketë idetë e të rinjve për këto çështje, e cila do të propozohet në institucionet vendimmarrëse?

Tryeza më pëlqeu. Është një mundësi që i jepet të rinjve për të dhënë idetë e tyre, li-dhur me këta sektorë të rëndësishëm të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e gjithkujt. Uroj që të organizohen më shpesh.

Nga Eriselda Martini Për më tepër: www.77news.al

Duraku: Të zhvillohet turizmi, Kukësi ka bukuri të shumta natyrore!

Ditmir Duraku

Page 6: Gazeta 77 News Botimi Nr 177

E ENJTE, 30 GUSHT 201277 NEWS KURIOZITETEBëji Nder Vendit Tënd! Fto në Shqipëri sa më shumë Njerëz!Welcome to Albania! Welcome to Albania!Lëvizja

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri! LëvizjaWelcome to Albania! Welcome to Albania!

Kjo ndërtesë me stil turistik ndodhet në qendrën e arteve

në Taipei dhe u krijua nga arkitektët amerikanë të studios B+U. Për ndër-timin dhe realizimin e projektit, në kryeqytetin e Tajvanit u përdor një procedurë e veçantë, që përdori si bazë tinguj të vërtetë. Forma e veçantë e ndërtesës u krijua duke përdorur valë zëri, që u analizuan dhe u transfor-muan në ilustrime 3-dimensionale. Kjo ndërtesë përbëhet nga tre degë: “Teatri i Madh”, “Teatri” dhe “Teatri i Diversitetit”. Dy të parat ndodhen në veri, ndërsa e treta është ngritur në ajër.

Përgatiti: Xhulia ZefiPër më tepër: www.newnews.al

Mrekullia e arkitekturës!

Sallon Bukurie «Hair Style B@B» kërkon të punësojë parukiere. Të interesuarat të kontaktojnë në numrin e tel: 0692710586/Për më tepër: www.njoftime.com

Superkulla tajvaneze!E ngritur mbi horizontin e qyte-

tit Taichung, një superstrukturë mund të bëhet një nga ndërtesat më surreale të botës. Me një lartësi prej mbi 300 metra, struktura e bërë prej çeliku e me një korzizë gjigande trekëndore do të jetë streha e kop-shtit më të lartë në botë, ku vizitorët mund të shijojnë pamjen. E lartë sa kulla Eiffel, kulla e Tajvanit është ide e arkitektit Sou Fujimoto nga Tokio. Projekti i kullës është i për-

bërë nga dy pjesë kryesore që janë korniza prej çeliku dhe kopshti me lule, krijuar në taracën e ndërtesës. Dizenjimi i strukturës në formë të tillë është frymëzuar nga pema taj-vaneze Banyan. Struktura mendohet të mbarojë në vitin 2017 dhe kosto-ja totale për vënien në jetë të këtij projekti është 6.59 miliard dollarë tajvanezë.

Përgatiti: Amazona KadriuPër më tepër: www.banka-ideve.com

Page 7: Gazeta 77 News Botimi Nr 177

7E ENJTE, 30 GUSHT 2012 77 NEWSPROJEKTI ‘’VITRINA NË KAMPUS’’

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milionë vizitorë më shumë në Shqipëri! LëvizjaWelcome to Albania! Welcome to Albania!

E duam Shqipërinë e Re të Zhvilluar dhe të Begatë!Welcome to Albania! Welcome to Albania!Lëvizja

Kërkohen punonjëse pastrimi për një kompleks në Dhërmi. Të interesuarat të kontaktojnë në numrin e tel: 0695889038/Për më tepër: www.njoftime.com

HOROSKOPI DITOR

Dashi: Në planin financiar reflektoni mirë para se të merrni çdo lloj vendimi.

Demi: Në përgjithësi ata që janë në një lidhje do mendojnë për t’i thelluar gjërat dhe për të krijuar një familje me atë që kanë në krah.

Binjakët: Flisni me partnerin për gjithçka jo me miqtë sepse vetëm ju dhe ai e njihni mirë situatën.

Gaforrja: Do keni goxha debate dhe mosmarrëveshje me partnerin tuaj sot.

Luani: Tregohuni të vëmendshëm. Me financat do keni shumë fat. Kjo do iu bëjë të kryeni transaksione të rëndësishme.

Virgjëresha: Për shkak të pozicionimit jo të mirë të Saturnit duhet të bëni kujdes me ekuilibrin tuaj financiar.

Peshorja: Në planin financiar do keni shumë fat dhe do iu gjeni zgjidhje të gji-tha problemeve që keni pasur.

Akrepi: Marrëdhënia juaj me partne-rin do jetë shumë më e qetë dhe më sen-suale gjatë kësaj dite. Bashkëpunimi do të përforcohet edhe më tepër.

Shigjetari: Marrëdhënia juaj me atë që keni në krah do jetë shumë e ngrohtë. Shfrytëzojeni sa më shumë të mundni ditën.

Bricjapi: Mos mendoni se paratë sje-llin lumturinë, por mos mendoni as të kundërtën.

Ujori: Në planin financiar do përba-lleni me vështirësi.

Peshqit: Për shkak të disa shpenzimeve të domosdoshme që do iu duhet të bëni financat do fillojnë të destabilizohen.

Fatime Kojeli: Kushte dhe standardetë larta në konviktin e vajzave!

Fatime Kojeli, përgjegjëse e konviktit të vajzave, në një intervistë për “77 News”

flet për procesin e regjistrimit të vajzave në konvikt, për kushtet dhe jetesën nëpër dhoma.Si kryhet procesi i regjistrimit të vajzave në konvikt?

Në momentin e parë që prindërit duan të regjistrojnë fëmijët e tyrë në konvikt, vinë dhe shikojnë mjediset e brendshme dhe kushtet e jetesës nëpër dhoma. Si për-gjegjëse të konviktit, por edhe si kujdestare ne jemi 24 orë në shërbim të studentëve që janë akomoduar në këto mjedise. Jemi 3 kujdestare që e mirëmbajmë konviktin dhe interesohemi për këto vajza. Në momen-tin e parë që vajzat paraqiten në konvikt shohin kushtet dhe zgjedhin shoqet e tyre që do qëndrojnë dhe jetojnë në dhomë. Këtu ofrohen kushte shumë të mira, si nga ana e brendshme e konviktit, kujdesit shëndetësor por edhe nga ana e ushqimit të fëmijëve.Si janë të pajisura dhomat?

Çdo dhomë është e kompletuar shumë

mirë, kanë tualetin brenda. Në këtë insti-tucion është dhe kuzhina, ku nxënësit e konviktit ushqehen për të 3 vaktet, njëko-hësisht është edhe urgjenca infermierore që është me një mjek 24 orë dhe me infermie-ren që kujdesen për shëndetin e të gjithë konviktoreve.

Si i keni kontaktet me prindërit e vaj-zave?

Kontaktet e prindërve janë të va-zhdueshme dhe të gjithë konviktoret që kanë ardhur këtu kanë ngelur shumë të kënaqur nga kushtet e këtij konvikti. Nëpër dhoma ka drita 24 orë, ujë të ngrohtë dhe ujë të ftohtë, siguria është shumë e madhe. Përveç përkujdesjes kërkesa e llogarisë ësh-të tamam si një prind. Si janë kushtet e tjera të konviktit?

Ushqimi është i kontrollur dhe i pajisur me të gjitha vlerat ushqyese. Plus kontrollit të ushqimit kemi edhe shërbimin ambu-lator që është 24 orë. Në dispozicion të vajzave është edhe salla e studimit, këtu ka një interval kohor që duhet të respek-tohet nga konviktoret me dëshirën e tyre. Asnjëherë nuk ka pasur raste që t’u kemi krijuar dhunë psikologjike studentëve. Për çdo problem që ka fëmija ne komunikojmë me familjarët e tyre dhe ky komunikim është shumë i ngushtë, prandaj ka arritur deri në këto maja suksesi dhe fluksi i regjis-trimeve në konviktin tonë.

Nga Daniela SulaPër më tepër: www.77news.al

Fatime Kojeli

Page 8: Gazeta 77 News Botimi Nr 177

8 E ENJTE, 30 GUSHT 201277 NEWS

Shpërndahet 20.000 kopje falas çdo ditë të javës nga e hëna në të dielë në qytetet: Tiranë, Durrës, Elbasan, Pogradec, Korçë, Librazhd, Prrenjas, Fier, Lushnjë, Vlorë, Lezhë, Shëngjin, Shkodër, Velipojë, Milot, Rubik, Rrëshen, Kukës, Prizren, Prishtinë............................................E-mail: [email protected]: +355 69 46 14 130 Tel: +355 42 27 47 49

Një Zanat, Ta bën Jetën të Begatë!

Bëhu Praktik! Krijoje dhe priji vetë Fatit Tënd!

Paketë Zanatesh për ju që besoni në Ngritjen tuaj personale dhe profesionale nëpërmjet punës dhe prakticitetit.

Regjistrimet vazhdojnë deri më 03 shtator 2012

Kurs profesional 10 mujor për Mekanik, Xhenerik, Elektroauto.Kurs profesional 10 mujor për Hidraulik, Elektriçist, Marangoz. Kurs profesional 10 mujor për Saldator, Berber, Teknik Kompjuteri, Kurs Profesional 10 mujor për Grafik Designer, IT, Teknik KompjuteriKurs profesional për Parukeri-Estetikë, Rrobaqepësi, Pastiçeri-Kuzhinë. Tarifa e regjistrimit fillestar është vetëm 260 euro.

Bëhu Praktik!

Adresa 1. Vitrina, Pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë, Adresa 2. Kampusi Universitar Vitrina, Autostrada Tiranë-Durrës, pranë “City Park”.

PROFILBëji Nder Vendit Tënd! Fto në Shqipëri sa më shumë Njerëz!Welcome to Albania! Welcome to Albania!Lëvizja

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri! LëvizjaWelcome to Albania! Welcome to Albania!

Mirësevini në bujtinën “Kol Gjon Jubani” në Rrogam, Tropojë!

Në kohët e sotme kur shkohet për darkë në një restorant, përgatitesh për një

mjedis ku nuk i kushtohet rëndësi faktit që ty të hahet, por mënyrës se si ti vishesh dhe dukesh në një mjedis të tillë. Nëpër restorante gjen një menu të pasur me ga-time joshqiptare, kryesisht makarona, pica, mish apo peshk. Arkitektura dhe mobilimi i brendshëm janë të ftohta, shpesh të mër-zitshme e deri në luks të panevojshëm. Por kjo duket qe ka nisur të thyhet. Ka mjaft tendenca që pronarët e lokaleve në Shqipëri kanë kuptuar se ajo çfarë mund të ofrojmë janë traditat tona. Kjo ndodh pikërisht në bujtinën “Kol Gjon Jubani”, bujtinë në formën e një vile, ku gjithçka moderne alternohet dhe thyhet me tradi-cionalen. Kjo bujtinë gjendet në fshatin Rrogam të komunës Margegaj, komune kjo që shtrihet në veriperëndim të rrethit të Tropojës dhe kryesisht ka të zhvilluar turiz-min. Peizazhi i gjendur pranë kësaj bujtine ofron dy lloj pamjesh të ndryshme dhe të bukura, male me maja në formën e kullave dhe lugina që zgjerohen dhe ngushtohen vazhdimisht. Peizazhi më i bukur për t’u vizituar janë malet me burime të bollshme ujore dhe livadhe plot me lule të rrethuara nga pemë ahu dhe pishe. Kullotat malore dhe burime të tjera natyrore janë vende të mrekullueshme për argëtim dhe çlodhje. Bujtina përveç aktiviteteve: alpinizëm, shë-titje me kuaj, ski, i shton argëtimit tuaj dhe peshkimin, gjithashtu dhe volejbollin. Dho-mat, restoranti, kuzhina dhe tualeti janë të gjitha të pajisura me një kombinim shumë komod të traditës dhe modernes. Gjithçka është e pastër dhe e freskët. Ushqimi që shër-bëhet në tavolinat e vizitorëve dhe miqve është krejtësisht ushqim bio dhe tradicio-

nal i zonës, ku spikatin lloje të ndryshme bulmeti: qumësht, mjaltë, vezë fshati, mish i pjekur në hell dhe saç, peshk trofte, lloje të ndryshme supe, maze, fli, pite me rrathë, etj. Ëmbëlsirat dhe frutat janë po ashtu të freskëta dhe të traditës. Restoranti në shër-bim të bujtinës ka një kapacitet për 50 veta, ku mund të organizohen darka familjare

apo profesionale e ku gjithçka të shkojë për mrekulli. Stafi i kësaj bujtine është me shu-më përvojë, i sjellshëm dhe mikpritës.Tek kjo bujtinë do të gjeni në një të vetme buku-rinë dhe hijeshinë natyrore dhe njerëzore. Numri i kontaktit është + 355 692440836.

Nga Arberora LetiPër më tepër: www.77news.al

Turizmi në Tropojë, aty ku peizazhi të magjeps!