36
Skizofrenia dhe ADHD Gjithçka që duhet të dini Skizofrenia dhe ADHD Gjithçka që duhet të dini Fakulteti i Mjekësisë, Botimi nr.4; Janar 2011 ALMEDICUS

Revista Almedicus nr.4

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Botim zyrtar i Fakultetit te Mjekesise, Universiteti i Tiranes

Citation preview

Page 1: Revista Almedicus nr.4

Revista Almedicus, Janar 2011ALMEDICUS

1

Skizofrenia dhe ADHDGjithçka që duhet të dini

Skizofrenia dhe ADHDGjithçka që duhet të dini

Fakulteti i Mjekësisë, Botimi nr.4; Janar 2011

ALMEDICUS

Page 2: Revista Almedicus nr.4

Revista Almedicus, Janar 2011ALMEDICUS

2

Falenderojmë për mbështetjen kom-paninë Johnson &Johnson që bëri të mundur botimin e këtij numri

REVISTA ALMEDICUSBotim zyrtar i Fakultetit të Mjekë-sisë, UT

DrejtorTaulant Muka

Kryeredaktore: Jana Nano

Zv. Kryeredaktore:Fjorda Koromani

Redaktorë:Alba KuqiAni TushaAnisa TopovitiBesjana BallaBlerta HamolliBlerta DollakuDea QirjaqiEralda AsllanajErisa ShevrojaEni TresaEriselda PiperoErklida SulaErlind GjonajFlogert DollaniJora XhaxhoLisiana DemirajMarinela Kumaraku

Kopertina: Albana Muka

Grafik/Design: Albana Muka Kontaktcel: 0682047935 email: [email protected]

Page 3: Revista Almedicus nr.4

Revista Almedicus, Janar 2011ALMEDICUS

3

‘’Etiketimi i pacientëve skizofrenë si violentë : Rrjedhojë e influencës negative të Massme-dia-s’’ 4Intervistë me Dr. Irma BEKTESHI, psikiatre pranë Spitalit Psikiatrik, QSUT, Tiranë

Përcaktimi i skizofrenisë dhe shkaqet e sajZgjidh mëdyshjen: Çfarë është.....Çfarë nuk është skizofrenia! 6Jana NANO

Si shfaqet skizofrenia? 3 kategoritë e simptom-atikës 8Marinela KUMARAKU

Shenjat e para në shfaqjen e sëmundjesMjekimi në fazën e stabilizimitSi të kujdesemi për një pacient skizofren? 10Besiana BALLA

Të jetosh dhe të përballesh me skizofreninë: Ndikimi tek familjarët 12Dea QIRJAQI

Dëmtimi i funksionit njohës (konjitiv) në skizofreni.Si ndikojnë defiçitet konjitive në jetën e për-ditshme të një pacienti skizofrenik? 14Fjorda KOROMANI, Eralda ASLLANI

Si të përballesh me situatat e krizësTë bësh dhe të mos bësh! 16Blerta HAMOLLI

Strategjitë e mjekimit në skizofreni!Efektet anësore të mjekimit me antipsikotë 18Erlind GJONAJ

Metodologjitë e trajtimit psikosocial: Roli i tyre në riadaptimin e një jetese normale 20Lisiana DEMIRAJ

Stigma: Të keqkuptosh Skizofreninë 22Eni TRESA

Çfarë është çrregullimi i vëmendjes dhe i hip-eraktivitetit tek fëmijët (ADHD)? 24Dr. Bujar CAKANI, mjek neurolog pranë spitalit ra-jonal Elbasan

Si diagnostikohet ADHD? 25Enisa SHEVROJA

Si ta kuptoj nëse fëmija im ka ADHD?Cili mjekim është efektiv?A do ta shërojë ai plotësisht fëmijën tim? 26Jora XHAXHO

Si mund të ndikojë shkolla në trajtimin e fëmi-jëve me ADHD?Çrregullimet e tjera që mund të shoqërojnë ADHD 28Renina VARFAJ, Psikologe klinike

Prindër: Gjithçka që duhet të dini mbi mjeki-min e ADHD 31Anisa TOPOVITI, Flogert DOLLANI

Përmbajtja

Page 4: Revista Almedicus nr.4

Revista Almedicus, Janar 2011ALMEDICUS

4

’1. Cila është gjendja e skizofrenisë në popul-latën shqiptare?

Përshkrimet mbi skizofreninë i gjejmë në të gjitha kul-turat dhe datojnë që në shekullin XVI. Për herë të parë Benedikt Morel e përkufizoi në mënyre origjinale si “de-mencë prekoks” sepse shkaktonte inkapacitet të plotë (de-mencë) dhe tipikisht fillonte në adoleshencë (prekoks).Skizofrenia është një çrregullim psikiatrik i rëndë, me tendenca për t’u kronicizuar, mjaft i shpeshtë dhe i za-konshëm. Llogariten të jenë të diagnostikuar me kë të patologji rreth 0.5-1 % e popullsisë. 10% e skizofrenëve bëjnë suicid. Ata përbëjnë 10 % të paaftësisë më të rëndë.Njihet dhe përshkruhet si kanceri i sëmundjeve mendore.Në vendin tonë është bërë një studim në vitin 1986 mbi prevalencën e skizofrenisë në rrethin e Tiranës dhe ka rezultuar 0.28%.Nivelet e skizofrenisë janë të ngjashme në botë, por “xhepa” me prevalencë më të lartë janë raportuar në disa zona të veçanta dhe kjo ndoshta lidhet me Testin Di-agnostik të Intervistës (IDS), test ky që mund të ketë be-sueshmëri relative për diagnozën dhe ka çuar në mbidi-agnostikim të sëmundjes.Ecuria e skizofrenisë është e ndryshme dhe lidhet me shumë faktorë:Këtu përfshihen faktorët ekonomikë e socialë, faktorë de-mografikë si seksi dhe mosha; rreziqe serioze si konfliktet

Intervistë me Dr. Irma Bekteshi(Dilaveri) , psikiatre pranë Spitalit Psikiatrik, QSUT, Tiranë

“Etiketimi i pacientëve skizofrenë si violentë : Rrjedhojë e influencës negative të Massmedia-s”

apo fatkeqësitë natyrore, prezenca apo shoqërizimi me sëmundje të tjera fizike dhe ambienti familjar.Ndër faktorët socialë dhe ambjentalë mund të për-mendim varfërinë, industrializimin dhe diskriminimin. E parë në këtë kontekst, individëve, shoqërisë dhe shtetit i del detyrë të punojë për reduktimin e këtyre faktorëve të rrezikut në mënyrë që të parandalojë këtë çrregullim psikotik dhe pasojat negative që mbart mbi vete. Si grupe me rrezik për këtë çrregullim janë:• Ata që jetojnë në varfëri dhe kushte financiare të pasig-urta• Grupet e minoriteteve• Emigrantë apo refugjatë që nuk kanë shumë kohë me këtë status• Të pastrehët• Ata që abuzojnë me alkoolin e drogra të ndryshmeNdër faktorët e tjerë të rëndësishëm janë edhe ata de-mografikë dhe që përcaktojne 3 grupe kryesore vul-nerabël ndaj të cilëve duhet të tregohet një vëmendje më e veçantë në lidhje me promovimin e shëndetit mendor pozitiv, parandalimin e problemeve dhe afrimin e shërbi-meve që u përgjigjen sa më mirë nevojave të secilit grup. Dhe këta janë:• Fëmijët dhe të rinjtë • Të moshuarit• Vajzat dhe gratëShërbimet e shëndetit mendor (psikiatrike) janë të or-

Page 5: Revista Almedicus nr.4

Revista Almedicus, Janar 2011ALMEDICUS

5

ganizuara :1. në nivelin e kujdesit parësor2. në nivelin sekondar3. në nivelin terciarTradicionalisht këto shërbime janë ofruar si shërbime të çertifikuara, të orientuara biologjikisht dhe të fokusuara tek simptomatika.Gjatë viteve të fundit tipologjia e shërbimeve ekzistuese psikiatrike ka pësuar ndryshime si pasojë e Reformës së Shëndetit Mendor. Ky është shërbim publik dhe ndë rko-hë janë ngritur edhe shërbime të reja, si qendra komuni-tare të shëndetit mendor, shtëpi të mbështetura, qendra ditore ku stafi i shërbimit është aktualisht multidisiplinal.Pra, ky është niveli i sherbimëve që u ofrohet skizofrenëve të popullatës shqiptare dhe në sajë të reformave është bërë e mundur që qasja e kujdesit për ta, të zhvendoset nga spitali në komunitetet, duke parashikuar heshtur jo vetëm zhvendosjen e pacientëve, por edhe të burimeve të nevojshme njerëzore.

2.Cilt janë problematikat që hasen në trajtimin e këtyre pacientëve duke patur parasysh kon-tekstin socialo-kulturor në vendin tonë?Problematikat që kanë të sëmurët skizofrenë:- vështirësi për t’i shtruar në spital për shkak të mungesës së plotë të kritikës.- vështirësi në marrjen e mjekimit në mënyrë të rregullt dhe për gjatë gjithë jetës së tyre .- efektet anësore gjatë mjekimit sidomos ato ekstrapiram-idale me antipsikotikët e gjeneratës së parë dhe sindroma metabolike me antipsikotikët e gjeneratës së dytë, efekte këto që çojnë në mosmarrjen e mjekimit apo ndalimin e tij.- ky mjekim jo gjithmonë është i rimbursuar nga shteti dhe shpesh rimbursohen prodhime gjenerike.- mungesa e specialistëve jo vetëm në zonat rurale, por edhe në ato urbane si Burrel, Tropojë, Fier, Rrëshen.- Ky trajtim për të sëmurët skizofrenë ka mungesë bur-imesh dhe në një shoqëri ku mbizotëron stigma, për ta nuk është e lehtë të përdorin të gjitha burimet e mund-shme.- Ndodh që me këtë trajtim të skizofrenisë, politik-bërësit e anashkalojnë ndikimin e kësaj sëmundjeje në ekonom-inë e vendit, në mirëqënien shoqërore dhe GDP e ven-dit. Në kë to raste analizohet paaftësia që shkakton ski-zofrenia, jeta pa cilësi e skizofrenit. Flitet për një barrë ekonomike dhe kjo jo vetëm e lidhur me mjekimin, por edhe me zvogëlimin e forcës aktive te punës, kosto e paaftësisë.Trajtimi quhet i plotësuar kur bëhet në tre plane : bi-ologjik, psikoterapeutik, psikosocial

3. Kur është i nevojshëm shtrimi në spital?

- Kur identifikohet çrregullimi dhe bëhet diagnostikimi i tij- kur çrregullimi është në fazën aktive - kur i sëmuri paraqet rrezik për veten (suicid) apo për

të tjerët (homocid)- kur i sëmuri nuk e ka kritikën e gjendjes së tij dhe re-fuzon mjekimin - kur lind nevoja për të zëvendësuar terapinë e mëparshme me barna me veprim të zgjatur- kur trajtimi bëhet rezistent dhe lind domosdoshmëri për rivlerësim të diagnozës- kur sjellja e papërshtatshme apo e çorganizuar shkak-ton paaftësi për të realizuar nevojat bazë si ushqimi apo strehimi 4. A përbëjnë ata një rrezik për shoqërinë?Etiketimi i pacientëve skizofrenë si violentë, lidhet me in-fluencën negative të medias së shkruar apo vizive, vetëm një pjesë e vogël e tyre janë violentë dhe kjo violencë lidhet me disa veçori: mjekimi sigurisht redukton riskun për vio-lencë, ky rrezik nuk lidhet domosdoshmërisht me çrregul-limin në fjalë. Ai është pasojë e abuzimit me alkool apo drogëra të tjera. Kontributi i skizofrenëve në incidencën e përgjithshme të kriminalitetit është relativisht i vogël.

5. Si është prognoza e këtyre pacientëve?Sa mundësi ka që ata të bëjnë një jetë normale? Përgjithësisht dekursi dhe prognoza e skizofrenisë është më e keqe se shumica e çrregullimeve psikiatrike, megjit-hatë ka disa variante të ecurisë së saj dhe këto janë: - Ecuri e vazhdueshme- Episodike- Me defekt progresiv - Episodik me defekt të qëndrueshëm- Episodike remitente- Remision jo i plotë- Remision i plotë

Ndër faktorët që parashikojnë prognozë të mirë janë : - Shfaqja e menjëhershme- Episod i shkurtër- Mungesa e historive psikiatrike të mëparshme- Predominim i simptomave afektive- Tipi paranoid i skizofrenisë- Shfaqja në moshë të madhe - Statusi civil- (i martuar)- Përshtatja e mirë premorbiale në marrdhëniet sociale, familje etj.- Predominimi i simptomave pozitive dhe mungesa e simptomave negative - Seksi femër - Sfondi rural dhe lidhje të ngushta familjare- Mungesa e ngarkesës hereditareNjë diagnostikim i hershëm presupozon edhe një mjekim të hershëm duke patur në fokus të trajtimit faktin që in-dividi është jo vetëm një qënie biologjike, por edhe një qënie shoqërore ku mjekimi me barna ndërthuret me mjekimin psikoterapeutik dhe atë psikosocial. Shoqëriz-imi i skizofrenit bëhet vetëm në shoqëri duke i krijuar suport të vazhdueshëm nga familja, puna dhe shoqëria dhe duke arritur kështu qëllimin final për skizofreninë: minimizimin e sëmundjes dhe maksimalizimin e shën-detit.

Page 6: Revista Almedicus nr.4

Revista Almedicus, Janar 2011ALMEDICUS

6

Skizofrenia është një çrregullim mjaft kompleks mendor: në fakt përbën shumë sëmun-dje të maskuara në një të vetme. Mendohet që simptomat janë pasojë e një disbalance biokimike në tru. Kërkimet e fun-dit tregojnë që skizofrenia rezulton nga një defekt i zhvillimit fetal të trurit, pasojat e të cilit shpërthejnë në formën e sëmundjes në adoleshencën e vonë. Çrregullimi karak-terizohet nga deluzione, haluçinacione, çrregullime të të menduarit dhe komunikimit si dhe tërheqje nga aktiviteti social. Skizofrenia përbën një patologji të trurit e cila ndikon në aftësinë e individit për të dalluar atë çka është reale dhe atë çka jo. Për të shpjeguar më thjeshtë skizofreninë duhet të bëjmë një përshkrim të shkurtër sesi funksionon truri ynë. Në të gjenden me biliona qeliza nervore të cilat janë të lidhura me njëra tjetrën në formën ë një rrjete mjaft komplekse. Këto transmetojnë dhe qarkullojnë mesazhe ndërmjet tyre nëpërmjet disa substancave kimike të quajtur neurotransmetues. Këto transferojnë mesazhet nervore nga fundi i një qelize tek fillimi i një tjetre. Në një tru të

prekur nga skizofrenia ka një çrregullim në këtë sistem komunikimi.Çrregullimi mund të zhvillohet gradualisht në mënyrë të pakuptueshme për një periudhë të gjatë kohe. Ka raste kur së-mundja shpërthen herët dhe karakterizohet nga një zhvillim i shpejtë. Haset më shpesh në moshat midis 15 dhe 25 vjeç.

Shkaqet e skizofrenisëShpeshherë simptoma të ngjashme me skizofreninë ndodhin edhe në patologji të tjera si psh: sëmundja e Huntigtonit, sëmundka e Wilson, në epilepsi, encefalite, meningite, në Sklerozën Multiple etj. Diagnoza e skizofrenisë së vërtetë vlerësohet atëhere kur janë përjashtuar këto sëmunjde si shkaktarë të mundshëm të simptomave psikotike.Shkaktari i saktë i skizofrenisë mbetet edhe sot akoma i panjohur. Ndryshimet në funksionet e trurit si percepsioni, emocioni dhe sjellja indikojnë që truri është vendi biologjik i skizofrenisë. Disa kërkues kanë dyshimin që në këtë keqfunksionim kanë rol edhe neurotransmetuesit si dopamina dhe serotonina. Sistemi limbik (strukturë anatomike e përfshirë në përpunimin e emocioneve), talamusi (strukturë anatomike e trurit që merret me koordinimin e me-sazheve neuronale) dhe disa rregjione të tjera të trurit duket se janë të përfshira në sëmundjen e skizofrenisë.

Gjenet dhe risku gjenetikAktiviteti i neurotransmetuesve është, në një shkallë të gjerë, i kontrolluar nga gjenet. Ka evidenca mjaft të qarta që tregojnë se janë pikërisht këto të fundit të përfshira në pa-togjenezën e skizofrenisë. Studimet tregojnë që ka rreth 10-15% mundësi që të zhvillohet sëmundja nëse një nga prindërit ose vëllezërit /motrat është diagnostikuar me skizofreni. Nëse të dy prindërit janë skizofrenë, atëhere risku rritet në 40-50%. Për nipërit dhe mbe-sat e një pacienti me skizofreni risku për të zhvilluar sëmundjen shkon rreth 3 %.Këshillimi gjenetik ndihmon në llogaritjet e riskut për të afërmit e pacientëve skizofrenë.Deri tani nuk janë identifikuar gjene specifike si shkaktarë kryesorë të sëmundjes, por janë gjetur disa regjione kromozomike ku mendo-het që janë vendosur gjenet e skizofrenisë. Në të ardhmen kjo do të ndihmojë në diagnos-timin dhe zhvillimin e mëtejshëm të këshil-limit gjenetik duke rezultuar në një trajtim efikas më specifik.

Stresi dhe infeksionet.Roli i stresit në skizofreni është i paqartë. Ai nuk e shkakton sëmundjen, por stresi fizik

Çfarë është skizofrenia?

Jana NANO

Page 7: Revista Almedicus nr.4

Revista Almedicus, Janar 2011ALMEDICUS

7

(infeksionet) dhe ai emocional mund të nxisin apo të përkeqësojnë simptomat kur sëmundja është tashmë prezente.

Abuzimi me drogëratSubstancat abuzuese ( alkooli dhe drogërat e rrugës) nuk e shkaktojnë skizofreninë, por është parë që ato mund të përkeqësojnë simptomat psikotike në një pacient që tashmë është diagnostikuar me skizofreni. Disa substanca si amfetaminat apo fenciklidina (pluhuri i ëngjëllit) mund të shkaktojnë simptoma të ngjashme me skizofreninë edhe në persona të shëndetshëm.

UshqyerjaMungesa e vitaminave në dietë nuk e shkakton skizofreninë. Efektshmëria e kurave me terapi megavitaminike nuk janë provuar ende , përpos kostos së tyre të lartë. Ushqyerja e mire është shumë e rëndësishme në shëndetin e një pacienti skizofrenik, por ajo nuk mund të ndikojë e vetme.

Skizofrenia nuk është:• E rrallë- Askush nuk është i imunizuar

ndaj saj

• Një dyfishim personaliteti

• Rezultante e ndonjë veprimi apo dësh-timi personal të individit të sëmurë

Zgjidh mëdyshjen: Çfarë është......Çfarë nuk është!

Skizofrenia është:• Një sëmundje biologjike e trurit

• E karakterizuar prej çrregullimeve të mendimit dhe percepsionit

• E karakterizuar nga gjendje apatike, mungesë e vëmendjes, interesit dhe tër-heqje sociale

• Një çrregullim që prek moshat ndërmjet 15 dhe 25 vjeç

• Përmirësimi varet nga trajtimi

Page 8: Revista Almedicus nr.4

Revista Almedicus, Janar 2011ALMEDICUS

8

Nuk ka asnjë test laboratorik për skizofreninë, por një pu-nonjës i kujdesit shëndetësor i cili vëren simptomat dhe ndjek dekursin e sëmundjes së një personi për gjashtë ose më tepër muaj mundet pothuajse gjithmonë të diagnos-tikojë skizofreninë korrektësisht. Për më tepër simptomat e një individi mund të ndryshojnë me kalimin e kohës. Simptomat e skizofrenisë në përgjithësi ndahen në tre kategori: simptoma pozitive, negative dhe njohëse.

Simptomat pozitive gjithashtu njihen si simptomat “psikotike” sepse personi ka humbur lidhjen me realite-tin në mënyra të caktuara të rëndësishme. Termi simpto-ma “pozitive” i referohet eksperiencave mendore që i shtohen personit nga sëmundja. Simptoma pozitive më e shpeshtë përfshin haluçinacionet dhe iluzionet. Haluçi-nacionet bëjnë që një person të dëgjojë zëra ose më rrallë të shikojnë gjëra që nuk ekzistojnë. Njerëzit me skizofreni zakonisht provojnë iluzione, çka nënkupton që ata beso-jnë ide të cilat për të tjerët janë qartësisht të gabuara, si psh, që njerëzit lexojnë mendimet e tyre ose që ata mund të kontrollojnë mendjet e të tjerëve. Mjekimet janë vendimtare në kontrollin e simptomave dhe strategji të tjera psikologjike janë duke fituar pranueshmëri duke shtuar kështu ndikimin e tyre në tra-jtim. Për shembull, një trajtim i quajtur terapia e njohjes së sjelljes është themeluar në Angli dhe është duke fituar pranueshmëri edhe në Shtetet e Bashkuara si një strategji

Si shfaqet skizofrenia? 3 kategoritë e simptomatikës

Marinela KUMARAKU

e dobishme për të ndihmuar njerëzit që të menaxhojnë haluçinacionet.

Simptomat pozitive janë sjellje psikotike që nuk vërehen në njerëzit e shëndetshëm. Njerëzit me simptoma pozi-tive shpesh humbin lidhjet me realitetin. Këto simptoma mund të shfaqen dhe zhduken. Në disa raste ato janë të rënda dhe herë të tjera vçrehen me vështirësi në varësi të faktit nëse individi mjekohet. Përfshijnë:

Haluçinacionet - janë perceptime në mungesë të stimulit. “Zërat” janë tipi më i zakonshëm i haluçina-cioneve. Shumë njerëz me këtë çrregullim dëgjojnë zëra. Zërat mund t’i flasin personit rreth sjelljes së tij/saj, ta urdhërojnë të bëjë gjëra ose ta paralajmërojnë për rrezik. Disa herë zërat i flasin njëri tjetrit. Njerëzit me skizofreni mund të dëgjojnë zëra për një kohë të gjatë përpara se familja dhe miqtë ta vërejnë problemin.

Tipe të tjera haluçinacionesh përfshijnë shikimin e njerëzve ose objekteve që nuk janë prezente, nuhatje të aromave që askush tjetër nuk i ndjen dhe ndijimi i stimu-jve fizik si psh gishtërinj që i prekin kur asnjë nuk është afër tyre.

Iluzionet- janë besime të rreme që nuk janë pjesë e kul-turës së një personi. Personi i beson iluzionet edhe pasi të

Page 9: Revista Almedicus nr.4

Revista Almedicus, Janar 2011ALMEDICUS

9

tjerët e provojnë që besimet e tij/saj nuk janë të vërteta ose logjike. Njerëzit me skizofreni mund të kenë iluzione që duken të çuditshme si psh besimi që komshinjtë mund të kontrollojnë sjelljen e tyre me valë magnetike. Ata gjithashtu mund të besojnë që njerëzit në televizor po u çojnë mesazhe ose që stacionet radiofonike po u transme-tojnë të tjerëvë mendimet e tyre. Disa herë ata besojnë që janë njerëz të tjerë, si psh. një figurë e famshme historike. Ata mund të kenë iluzione paranojake dhe të besojnë që të tjerët po mundohen t’i dëmtojnë, si psh duke i mash-truar, ngacmuar, helmuar, spiunuar ose duke komplotu-ar kundër tyre ose njerëzve të cilët ata duan\mbështetin. Këto besime quhen “iluzione të persekutimit”.

Çrregullimet e të menduarit- janë mënyra të pa-zakonta ose disfunksionale të të menduarit. Një formë e çrregullimit të të menduarit quhet “mendim i paorgani-zuar”. Kjo ndodh kur një person ka vështirësi me or-ganizimin e mendimeve të tij/saj ose me lidhjen logjike të tyre. Ata mund të flasin në një mënyrë ngatërruar që është e vështirë për t’u kuptuar. Një tjetër formë quhet “bllokim i të menduarit.” Ky është rasti kur një person ndalon së foluri papritmasi në mes të një mendimi. Kur pyetet pse ndaloi së foluri, personi mund të thotë që ajo çka donte të thoshte i iku nga mendja. Dhe së fundmi, një person me çrregullim të të menduarit mund të shpikë fjalë të pakuptimta ose “neologjizma.”

Çrregullimet e lëvizjes mund të shfaqen si lëvizje të shqetësuara të trupit. Një person me çrregullime të lëvizjes mund të përsërisë lëvizje të caktuara në vazh-dimësi. Në ekstremin tjetër një person mund të bëhet katatonik (i palëvizshëm). Katatonia është një gjendje në të cilën një person nuk lëviz dhe nuk i përgjigjet të tjerëvë. Katatonia është e rrallë në ditët e sotme por ka qënë më e shpeshtë kur trajtimet për skizofreninë nuk kanë qënë të disponueshme.

Simptomat negative quhen “negative” jo për shkak të qëndrimit të personit, por sepse këto janë simptomat që lidhen me sjelljet dhe që personi nuk i zotëron më për shkak të sëmundjes. Simptomat negative shpesh përfshi-jnë mungesë emocionale ose mungesë ekspresiviteti, një paaftësi për të filluar dhe vazhduar me aktivitete, ligjëratë që është e shkurtër dhe ka mungesë përmbajtjeje dhe një mungesë kënaqësie ose interesi në jetë. Vështirësitë me shenjat dhe marrëdhëniet sociale janë të zakonshme. Këto simptoma sfidojnë përpjekjet rehabilituese ngaqë puna dhe shkolla kërkojnë motivacion po aq sa edhe kapacitet njohës dhe interpersonal. Simptomat negative mund të ngatërrohen me depresionin klinik.Simptomat negative shoqërohen me ndërprerje të emo-cioneve dhe sjelljeve normale. Këto simptoma janë më të vështira për tu njohur si pjesë e çrregullimit dhe mund të ngatërrohen me depresionin ose me gjendje të tjera. Këto simptoma përfshijnë:

• Sheshim emocional -fytyra e një personi nuk lëviz ose ai/ajo flet me një zë të mërzitshëm dhe monoton.• Mungesa e kënaqësisë në jetën e përditshmme.• Mungesa e aftësisë për të filluar dhe vazhduar aktivitete të planifikuara. • Të folurit pak, madje edhe pas detyrimit për të bashkëve-pruar.

Njerëzit me simptoma negative kanë nevojë për ndihmë në detyrat e jetës së përditshme. Ata shpesh neglizhojnë higjienën personale bazë. Kjo mund t’i bëjë ata të duken përtacë ose pa vullnet për të ndihmuar veten, por prob-lemi janë simptomat e shkaktuara nga skizofrenia.

Simptomat njohëse kanë lidhje me procesin e të men-duarit. Njerëzit me skizofreni shpesh kanë probleme me funksionin e ekzekutimit, memorien dhe organizimin e mendimeve. Probleme të tjera njohëse mund të ndodhin gjatë sëmundjes. Këto janë mjaft sfiduese pasi funksioni njohës përfshihet në shumë detyra të jetesës së përdit-shme dhe veçanërisht në mjediset e punës ose të shkollës. Një mangësi e zakonshme njohëse e shoqëruar me këtë kushtëzim mund të jetë “mungesa e mprehtësisë” ose mungesa e dijenisë për ekzistencën e një sëmundjeje. Kjo vështirësi në kuptim vjen nga truri, nuk është një zgjedhje dhe i shton shumë sfidat e të punuarit me këta pacientë

Simptomat e skizofrenisë klasifiko-hen në 3 kategori:

Simptomat Pozitive përfshijnë:

* Humbja e interesit për aktivitetet e përditshme* Mungesë energjie

* Haluçinacionet* Iluzionet

* Sjellja e çrregullt

Simptomat Negative përfshijnë:

* Përqendrim i dobët* Çrregullim i të menduarit

Simptomat Njohëse përfshijnë:

* Depresion* Sheshim emocional

Page 10: Revista Almedicus nr.4

Revista Almedicus, Janar 2011ALMEDICUS

10

Pas përmirësimit të gjendjes në spital, pacientit skizofrenik i këshillohet të vazhdojë të marrë ilaçet në kushte shtëpiake.Mjekimi jashtë spitalit konsiston në minimizimin e simptomave dhe rritjen e cilësisë së jetës.

*Perdorimi i mjekimit an-tipsikotik.

Edhe gjatë fazës së stabilizimit pacienti duhet të vazhdojë të marrë barnat antipsikotikë. Ato nuk duhen ndërpre-rë asnjëherë pa udhëzimin e mjekut. Ndërprerja e tyre mund të shkaktojë rikthim të sëmundjes me përkeqësim të simptomave.

*Shërbimi shëndetësor mendor mund të ofrojë psikoterapi në grup ose individuale.

Psikoterapia fokusohet në të menduarin dhe sjelljen e pa-cientëve. Ndihmon pacientët me simptoma që nuk largo-hen pavarsisht mjekimit medikamentoz të marrë. Gjatë terapisë synohet që pacientët të mësojnë se si të menax-hojnë simptomat e sëmundjes, psh si të shmangin ha-luçinacionet. Terapia gjithashtu ndihmon në zbutjen e

Pas daljes nga spitali...

Besiana BALLA

ashpërsisë të simptomave dhe uljen e riskut për rikthim. Mjaft efikase janë edhe formimi i grupeve me pacientë të ndryshëm me skizofreni, në mungesë të një terapisti. Çdo pjesëtar i grupit tregon rreth sëmundjes së tij, në këtë mënyrë, ata ndihen më pak të izoluar.

*Trajtimi psikosocial.

Trajtimi psikologjik ndihmon pacientët të përballen ditë pas dite me sfidat që sëmundja ofron si vështirësia në komunikim, në vetkujdesje, në formimin dhe mbajtjen e marrëdhënieve njërëzore.Skizofrenia shkakton dëmtime të sferës sociale me hum-bje të inisiativës. Marrëdhëniet me kolegët dhe miqtë janë kritike duke rezultuar në një shmangie nga jeta sociale. Pikërisht këto trajtime konsistojnë në përmirësimin e kë-tyre marrëdhënieve, ritakime me shoqërine e vjetër, rihy-rje në jetën sociale. Trajtimi psikosocial ndihmon edhe në pozitivitetin që do të marr sëmundja, do të stimulojë të sëmurin në ndjekjen me përpikmëri të mjekimit medika-mentoz. Do të kemi rezultate në mjekim dhe uljen e mun-dësisë së rikthimit të sëmundjes.

*Programe për edukimin familjare

Janë programe që u japin këshilla familjarëve se si të ndi-

Page 11: Revista Almedicus nr.4

Revista Almedicus, Janar 2011ALMEDICUS

11

hmojnë një pjesëtar të familjes së tyre të sëmurë me ski-zofreni. Pas largimit nga spitali kujdesi familjar mbetet primar.Një i sëmurë me skizofreni mund të shfaqë vështirësi në mbajtjen e vendit të punës si dhe në kujdesjen ndaj vetes. Për këtë arsye, ata mbështeten tek ndihma e të tjerëve.

Përgjatë fazës së stabilizimit, pacienti mund të jetë akoma i dobët si nga ana psikologjike ashtu edhe medikamen-toze. Medikamentet ka raste kur kërkojnë javë ose muaj të tërë për reduktimin e simptomave.

Shenjat paralajmëruese për fillimiı e skizofrenisë

Duke qënë se zanafilla e sëmundjes është në adoleshencë, shpesh shenjat paralajmëruese maskohen prej disa sjel-ljeve që karakterizojnë këtë periudhë- moshë ku ndodhin normalisht ndryshime të shpejta fizike, emocionale, so-ciale dhe të sjelljes. Nuk ekziston ndonjë metodë për të treguar dallimin. Në këtë fazë do të ndihmonte shumë përshtypja e familjarëve të cilët kalojnë më shumë kohe dhe njohim më mirë pacientin.

Disa nga shenjat paralajmëruese përmendim:

1.Tërheqja nga jeta sociale, izolimi në vetvete.2. Bëhen dyshues rreth personave që i rrethojnë.2.Keqësim dhe abandonim i higjienës personale.3.Paaftësi për të shprehur gëzim.4.Shpesh here mund të hasen dy gjëndje shpirtërore: paaftësi për të qarë ose fillojnë të qajnë pa arsye.5.Fillojnë të qeshin me të madhe pa arsye.6.Gjëndje përgjumësie, lodhjeje dhe një paaftësie për të fjetur natën.

Shenja të tjera;

1.Ndryshim i papritur i personalitetit.2.Depresion 3.Paaftësi të përqëndrohen ose të përballen me probleme të vogla.4.Fillojnë të flasin pa ndonjë rrjedhë llogjike, gjatë bise-dave nuk dëgjojnë të tjerët; mund të fillojnë të flasin vetëm ata ose të ngrinë zërin.4.Indiferentë ndaj situatave që më parë kanë qënë të rëndësishme.5.Për një adolesht shohim rënie nga mësimet, për të punësuarin rënie të rezultateve në punë.6.Gjendje hiperaktiviteti ose inaktiviteti apo të kombinu-ara midis tyre.7.Fillojnë abuzimin me drogën DHE alkoolin.Vihet re një varësi ndaj DUHANIT.8.Sensibilitet i pazakontë ndaj stimujve si zhurmat, dritat.9.Vihen re shenjat e hershme të migrenës.10.Refuzimi për të prekur personat ose objektet; izolojnë duart me letër, dorashka etj. Gjithashtu janë të ndjeshëm dhe irritohen kur preken nga të tjerët.

11.Ndryshime të sjelljes:dramatike ose të fshehta.12.Krijohet ideja qe sa here shikojne njerëz duke folur u duket sikur po flasin për ata.

Asnjë nga këto shenja të marra në veçanti nuk tregon praninë e një sëmundje mendore.Por nese disa prej këtyre sjelljeve janë të shpeshta e zgjasin në kohë, gjithashtu nëse shohim ndryshime të sjelljeve të mëparshme, një konsultë me specialistin do ndihmonte në heqjen e dyshimeve dhe kapjen në kohë të sëmundjes.

Ju jeni të rëndësishëm në mirëqënien e personıt të sëmurë! Si të kujdesemi për një

pacient skizofren?

Personat që do të kujdesen për pacientin skizofrenik lua-jnë një rol të rëndësishëm në stabilizimin e tyre. Duke u konsultuar me mjekun që ndjek pacientin si dhe me psikologun merret vendimi se cila është rruga më e mirë për ndjekjen e tij. Komunikimi interaktiv ndërmjet dy palëve është shumë i rëndësishëm në suksesin e trajtimit.

1.Foli më zë të qetë të ulët, me fjali të shkurta që të shmanget konfuzioni. Nëse është e nevojshme mund ta përsërisësh fjalinë duke përdorur të njëjtat fjalë.2.Mund t’i tregoni çfarë po bëni dhe pse po e bëni psh. Po marr rrobat e lara dhe po i vendos në dollap, çfarë bluze dëshiron të veshësh sot?3.Organizo një program ditor me gjërat që do të realizoni sëbashku. Ji i parashikueshëm. Përpiqu të mos krijosh konfuzion duke ndryshuar planin.4.Evito stimulimin e tepërt ,stresin dhe tensionin psh. të hash drekë me familjen mund të jetë një hap i madh në fillim.5.Ji i sjellshëm, lavdëroje shpesh, psh. gjatë krehjes së flokëve mund t’i thuash sa i mirë është.6.Lute të marrë mjekimin e dhënë, por asnjëherë mos e sforco.

Me kalimin e kohës i sëmuri do të ndihet më mirë dhe duket se është i aftë të mbajë përgjegjësi të vogla mbi vete. Qëndrimi juaj ndaj tij do të kalojë në hallka të tjera.E rëndësishme është të mos humbisni asnjëherë durimin.

1.Diskutoni rreth tij psh. si ndihet sot? Si i duket dita?

2.Jepi kurajo, por jo ta sforcosh që të marr pjesë në jetën sociale.

3.Diskutoni se si do t’i dukej ideja të kalonin një fundjave në plazh.

4. Bashkëbisedimet, në fillim, nuk janë ashtu siç ju do të dëshironit, por mund të shikoni filma apo të dëgjoni muzikë sëbashku.

5.Mësojini si të përballet me stresin në jetën sociale.

Page 12: Revista Almedicus nr.4

Revista Almedicus, Janar 2011ALMEDICUS

12

“Një eksperiencë skizofrenike mund të shndërrohet në një udhëtim të tmerrshëm në një botë çmendurie që zor se kuptohet, po ashtu as personi skizofrenik. Është një udhëtim në një botë të zbrazur, shumë larg realitetit. Ndihesh i vetmuar dhe e ke më të le-htë t’i shmangesh gjërave në vend që të përballesh me një realitet inkongruent me botën tënde të fantazisë. Torturo-

hesh nga perceptime të shtrembëruara. Nuk mund të bësh dallimin mes reales dhe jo reales. Skizofrenia prek çdo aspekt të jetës. Mendime të panumërta vërshojnë në kokë dhe ndihesh i copëzuar dhe i vetmuar në çmendur-inë tënde.”

Si ndikon në pjesëtarët e familjes?

“Familja e një personi të së-murë zakonisht përfshihet nga kaosi. Prindërit kërkojnë për ar-sye dhe përgjigje që nuk mund të gjenden. Shpresa kthehet në dëshpërim dhe shumë familje shkatërrohen pavarësisht përp-jekjeve të shumta për të kaluar këtë situatë.”Kur prindi mëson që fëmija i vet është skizofrenik, përjetimi i tyre emocional është njësoj sikur të ketë ndodhur një katastrofë apo aksident. Ata ndihen të shokuar, të mërzitur, nervozë dhe të zh-gënjyer. Disa familje të prekura kanë përshkruar këto lloj ndjen-jash si:•Pikëllim: “Ndjemë sikur hum-bëm një fëmijë.”•Ankth : “Kemi frikë ta lemë fëmijën vetëm ose t’i prishim qe-jfin për diçka.”•Frikë : “A rrezikojmë për lëndim fizik? A mund të dëmtoj veten fëmija im i sëmurë skizofrenik?”•Turp dhe faj :“A kemi ne faj? Çfarë mendojnë njerëzit?”•Izolim : “Asnjë nuk na kupton.”•Hidhërim : “Pse na ndodhi kjo pikërisht ne?”•Pasiguri ndaj personit të prekur: “Ne e duam atë shumë, por kur sëmundja e bën atë të egër, ne gjithashtu urojmë sikur ai të lar-

Të jetosh dhe të përballesh me skizofreninë:Ndikimi tek familjarët

Dea QIRJAQI

gohej.”•Inat dhe xhelozi : “Vëllai apo motra ndjen xhelozi për përkushtimin ndaj fëmijës skizofrenik.”•Depresion : “Nuk mund të flasim për këtë temë pa qarë.”•Mohim të plotë të sëmundjes : “Kjo gjë nuk mund të jetë duke ndodhur në familjen tonë.”•Mohim i gravitetit të sëmundjes :“Është thjesht një fazë kalimtare.”•Fajësojnë njëri-tjetrin : “Nqs ti do kishe qënë një prind më i mirë...”•Mosmarrveshje bashkëshortore : “Marrdhënia me bashkëshortin u ftoh.”•Divorc: “Ndan gjithë familjen.”•Largim nga shoqëria :“Nuk kalojmë më kohë me shokët tanë.”

Page 13: Revista Almedicus nr.4

Revista Almedicus, Janar 2011ALMEDICUS

13

•Zhbirim në të kaluarën për shpjegime të mundshme : “Jemi ne shkaku i skizofrenisë së fëmijës sonë?”•Shqetësim për të ardhmen : “Çfarë do të ndodhë me fëmi-jën tonë kur ne të mos jemi më? Kush do të kujdeset për të?”

Si të përballojnë prindërit diagnozën e skizof-renisë tek fëmija i tyre?

Prindi duhet të jetë i ndërgjegjshëm që balancimi i nevo-jave që ka secili fëmijë është një sfidë më vete. Përveç fëmi-jës skizofrenik, janë edhe fëmijët e shëndoshë ata që kanë nevojë për vëmendjen dhe mbështetjen prindërore. Mirë është që partnerët të alternohen për përkujdesjen fëmijë skizofrenik/ fëmijë të shëndoshë si dhe të përfshijnë edhe këta të fundit në kujdesin ndaj vëllait apo motrës së sëmurë.Marrdhënia intime

Skizofrenikët mund të kenë vështirësi në mbajtjen e një lidhjeje intime. Martesat me njërin partner skizofrenik janë shumë të paqëndrueshme sepse çiftit i mungon af-tësia për t’u përballur me sëmundjen dhe situatat e vësh-tira që ajo krijon. Gjithashtu, një tjetër arsye që pengon personat e sëmurë të krijojnë njohje të reja është edhe izolimi që ata kanë nga shoqëria. Në veçanti, meshkujt që përjetojnë skizofreni ndihen në disavantazh kur bëhet fjalë për të joshur femra.Anëtarët e familjes mund të ndihmojnë personin e sëmurë të përfshihet në grupe shoqërore duke bërë që ai të zh-villojë edhe aftësitë komunikuese dhe ndërvepruese për t’u shoqëruar me të tjerët. Duke patur këtë mbeshtetje, personi skizofrenik mund të arrijë të krijojë lidhje intime.

Roli i familjes: Si duhet të sillemi?

• Jepi mbështetje dhe përkujdesje individit të sëmurë. Ndihmoje atë të pranojë sëmundjen. Tregoji me sjelljet e tua që ka shpresë për përmirësim dhe që mund të ketë një jetë të kënaqshme dhe produktive.

• Ndihmo individin e sëmurë të kujtojë si shfaqet sëmun-dja, çfarë medikamentesh merren dhe në çfarë doze.

• Sigurohu që i sëmuri vazhdon të trajtohet pas hospital-izimit. Kjo përfshin marrjen e medikamenteve, ndjekjen e rregullt të takimeve me doktorët, pjesëmarrjen në grupe shoqërore dhe aktivizimin në programe argëtuese.

• Kujdesu që rutina e ditës të jetë e thjeshtë pa evente shumë emocionuese, në mënyrë që të reduktohen emo-cionet e mëdha dhe stresi.• Ruaj qetësinë në shtëpi. Flisni ngadalë, pa ngritur zërin, me fjali të shkurtra. Shmang diskutimet mbi tema që ju kanë zhgënjyer rreth sëmundjes.

• Ji pozitiv dhe mbështetës. Të qënit optimist gjatë rrugës së gjatë të sëmundjes ndihmon më shumë sesa të qënit kritik. Individi skizofren ka nevojë t’i vësh në dukje që po sillet mirë dhe që po vepron drejt. Vetvlerësimi i tyre ësh-të shumë i brishtë prandaj duhen stimuluar vazhdimisht. Shpreh kënaqësi edhe për një punë jo të plotë sepse ski-zofrenia krijon mungesë konfidence dhe durimi.

• Mësoje të afërmin e sëmurë të vendosë qëllime reale. Inkurajoje që gradualisht të rifitojë aftësi dhe interesa që ka patur në të kaluarën. Provo gjithashtu gjëra të reja.

• Fillo t’i japësh më tepër pavarësi sapo sheh që personi skizofrenik shfaq aftësinë për më shumë përgjegjësi për të kryer detyra të ndryshme.

• Sëbashku mësoni si të përballoni stresin në mënyra sho-qërisht të pranueshme. Shembulli yt është i dobishëm.

• Inkurajoje personin e sëmurë të përfshihet në komunitet dhe lejoje të marrë pjesë në aktivitete të caktuara. Nëse është e nevojshme, shoqëroje herët e para për mbështetje morale.

• Ji i mirë me veten. Shëndeti yt ka shumë rëndësi për mbarëvajtjen edhe të pjesës tjetër të familjes. Largo nga vetja fajin dhe turpin. Qetësohu dhe merr fuqi nga çdo gjë pozitive të arritur në familje.

• Mëso nga raste të tjera të ngjashme. Persona që e kanë përjetuar një eksperiencë të tillë më parë, thonë: “Sapo arrin të thuash ‘Kjo gjë po ndodh realisht’ jeta bëhet më e lehtë më pas”.

Babai i një fëmije skizofrenik është shprehur: “Çdo gjë e bën përmes inatit, nervozizmit, frikës, fajit dhe turpit. Në fund fare vjen pranimi. Pranimi i asaj që po ndodh në familjen tënde është si të adoptosh një person tjetër – ai i pari, nuk është më aty.”

Pranim do të thotë që ke mësuar ta shohësh individin e sëmurë ashtu siç ai/ajo është tani. Pas këtij hapi ka vend për shpresë dhe ti fillon të bësh përpjekje për ato gjëra që do të sjellin ndryshim në jetën e tij ose të asaj.

“Çdo gjë e bën përmes in-atit, nervozizmit, frikës, fajit dhe turpit. në fund

fare vjen pranimi. Pranimi i asaj që po ndodh në familjen

tënde është si të adoptosh një person tjetër – ai i pari,

nuk është më aty. ”

Page 14: Revista Almedicus nr.4

Revista Almedicus, Janar 2011ALMEDICUS

14

Gjithnjë, mënyra e funksionimit të mendjes është bazuar në këto tre elemente– perceptimi, emocionet, njohja.

Perceptimi i referohet vetëdijes për atë çka na rrethon dhe zakonisht ky proces kryhet me ndihmën e funksion-eve sensore të parit, dëgjimit, nuhatjes, shijes apo prekjes. Emocionet i referohen ndjenjave si lumturia, trishtimi , zemërimi etj. Konjicioni vjen nga latinishtja – cognitio, dhe do të thotë” të dish, të njohësh”. Në psikiatrinë mod-erne, fraza “funksione konjitive” përdoret për të shpre-hur aspekte të ndryshme të të menduarit si: përqëndrimi, vëmendja, kuptimi, kujtesa, orientimi, përfytyrimi dhe gjykimi. Funksioni konjitiv varion nga sjellje të thjeshta psh. si të llogaritësh kusurin e parave deri tek detyra më të vështira që kërkojnë përqëndrim si psh. të luajturit shah, ngarja e makinës apo të shkruarit e një poezie.

Fjorda KOROMANI

Dëmtimi i funksionit njohës (konjitiv) në skizofreni.Si ndikojnë këto dëmtime në jetën e përdit-

shme të një pacienti skizofrenik?

Eralda ASLLANI

A është aftësia konjitive e dëmtuar në skizof-reni?

Përgjigja është Po! Megjithatë ka disa diskutime mbi këtë. Këto diskutime bëhen të dukshme nëse i hedhim një vështrim mbrapa në kohë historisë mbi konceptin e ski-zofrenisë. Në fillim, disa pionerë të psikiatrisë si Kreape-lin dhe Bleuler, besonin se skizofrenia, në një hark kohor të caktuar, shkaktonte mohim konjitiv. Në vitet në vazh-dim, skizofrenia u pa në një aspekt më të gjerë dhe u përshkrua me termat: çrregullime të mendimit (deluzi-one) dhe probleme të perceptimit (haluçinacionet) pa përfshirjen e funksioneve konjitive. Këto pikëpamje, kanë ndryshuar përsëri vitet e fundit dhe besohet gjerësisht se dëmtimi konjitiv është i lidhur ngushtë me skizofreninë.Skizofrenia karakterizohet nga 4 grupe simptomash: simptomat pozitive, simptomat negative, simptomat e di-zorganizmit dhe defiçitet konjitive. Nuk është gjetur një lidhje e qartë midis defiçiteve konjitive dhe simptomave të tjera. Është vënë re se disa individë, paraqesin prob-leme konjitive përpara se të shfaqin simptomat pozi-tive ndërkohë që të tjerë kalojnë në faza përkeqësuese të funksioneve konjitive pas episodit të parë të psikozës

duke u shoqëruar me relapse (përsëritje) të vashdueshme të gjendjes.

Duhen patur parasysh dy pika: e para, ka një variabilitet të madh në shprehjen e këtyre simptomave; disa individë shfaqin vetëm simptomat pozitive ndërkohë që të tjerë mund të shfaqin më tepër ato negative dhe një pjesë e caktuar shfaqin edhe problemet konjitive. Së dyti, niveli i shfaqjes së ndryshimeve konjitive ndrys-hon nga njëri individ tek tjetri. Pjesa më e madhe e skizof-renëve shfaqin vetëm vëshitrësi të lehta, ndërkohë që një pjesë e vogël (1 në 5) shfaqin defiçite të mëdha konjitive.

Si ndikojnë defiçitet konjitive në jetën e përdit-shme të një pacienti skizofrenik?

Individi që ankon për vështirësi konjitive, shpesh ankohet për çrregullime të mendimit të tipit “mendime të përsh-pejtuara”, ndjesia që ngatërrohesh lehtë, ulje të përqën-drimit apo probleme me kujtesën. Kur këto probleme janë të lehta, individi do ketë probleme me leximin, shkrimin apo të parit televizor. Individët në një nivel më të lartë të këtyre problemeve do të shfaqin probleme në menax-

Page 15: Revista Almedicus nr.4

Revista Almedicus, Janar 2011ALMEDICUS

15

himin e parave, mos përfundimin e detyrave ( të gatuarit, pazare etj) apo të kujdesen për veten. Kjo mund të çojë në kequshqyerje, higjenë personale të keqe dhe vetëmohim. Shfaqjet më të këqija të problemeve konjitive janë situatat të tilla si lënia e furrës hapur, ecja në mes të trafikut, përzierja e medikamenteve etj. Me kalimin e kohës, këto defiçite konjitive çojnë në papunësi, varfëri, borxhe dhe varësi të theksuar. Dy nga problemet më të mëdha dhe shqetësuese janë harresa për të marrë medikamentet dhe mohimi për të takuar mjekun.

Çfarë e shkakton defiçitin konjitiv në skizof-reni?

Tanimë skizofrenia trajtohet si një çrregullim i mendor dhe shfaqjet simptomatike vijnë si pasojë e dëmtimit të një zone të caktuar anatomike të tij. Zona e trurit e loka-

lizuar në pjesën e përparme të kafkës (frontale) është përgjegjëse për funksionet konjitive të individit. Megjit-hatë, kërkime të vonshme kanë treguar se për defiçitet konjitive përfshihen edhe në zona të brendshme, të thella të trurit.Nervat e dëmtuar (neuronet) e lokalizuar në këtë pjesë të trurit, prishin kalimin e informacionit nga një pjesë e trurit në tjetrën, çojnë në një disbalancë kimike dhe rrje-dhimisht në dëmtim konjitiv. Disa nga mekanizmat përgjegjës për këtë, përfshijnë pa-mundësinë për të dalluar informacionin e duhur dhe atë të parëndësishmin (filtrimi), duke çuar në një mbin-garkesë informacioni, dështim të përdorimit të kujtesës për procese mendore si aritmetika, vështirësi në zhven-dosjen e vëmendjes nga një pikë në tjetrën.

Si trajtohen problemet konjitive?

Ka tri mënyra për të identifikuar dhe monitoruar prob-lemet konjitive. Këtu përfshihen takime periodike me psikiatrin, testime të specializuara nga një psikolog dhe skaner diagnostikues të trurit. Prej këtyre, monitorimi i rregullt në një klinikë është shpesh opsioni më i shpejtë dhe i duhur. Testimi psikologjik për të evidentuar prob-lemet konjitive në skizofreni përbën një procedurë kom-plekse dhe shpesh vështirësisht funksionon. Kjo varet edhe nga shkalla e profesionalitetit të stafit mjekësor.

Çfarë mund të bëjmë në lidhje me funksionet e prishura konjitive në skizofreni?

Ka dy mënyra për të trajtuar problemet konjitive: paran-dalimin dhe trajtimin e tyre. Strategjitë e trajtimit përf-shijnë atë medikamentoz, mbajtja e një rutine ditore dhe pjesëmarrja në programe terapeutike konjitive. Medika-mentet antipsikotike, prej kohësh përdoren në trajtimin e skizofrenisë, sidomos në fazën fillestare të saj. Medika-mentet më të reja antipsikotike ( risperidone, olanzap-ine, quetiapine, ziprasidone, closapine) kanë përparësi mbi gjeneratën e vjetër të medikamenteve sepse japin një efekt më të mirë mbi simptomat negative dhe ato konji-tive. Duhet patur parasysh se përdorimi i dozave të larta të medikamenteve, mund ta përkeqësojnë gjendjen në vend ta rregullojnë atë

Terapia konjitive shëruese është një mjet i ri për trajtimin e skizofrenisë. Nuk është një metodë e përhapur dhe nuk përdoret në rutinë. Kjo terapi përfshin ushtrime men-dore, ushtrime për kujtesën dhe mbajtjen e një rutine di-tore të caktuar.

Në një pjesë të vogël të individëve që kanë probabilitet të lartë për të zhvilluar defiçite konjitive, parandalimi është më kritik. Fillimi i antipsikotikëve që në simptomat e para të sëmundjes, mund të ketë efekte pozitive mbi ngadalësimin e përparimit të sëmundjes. Duhet patur parasysh qe përdorimi i drogërave të rrugës e përkeqëson gjendjen dhe funksionet konjitive.

Page 16: Revista Almedicus nr.4

Revista Almedicus, Janar 2011ALMEDICUS

16

Të bësh dhe të mos bësh!Gjatë një episodi krize pacienti i sëmurë mund të shfaqë një nga simptomat e mëposhtme : haluçi-nacione, deluzione, çrregullime të mendimit, shqetësime të sjelljes dhe emocioneve etj. Familjet, që në mes tyre kanë përjetuar këto epi-sode psikotike, paralajmërojnë që nuk ka asnjë mënyrë që të mbrojë nga shoku, paniku apo tmerri që ndjen kur një familjar yti është

duke përjetuar psikozën. Ështe me rëndësi të kuptoni që personi i sëmurë mund të jetë po aq i terrorizuar sa ju, por çfarë po ndodh: Zërat që ai dëgjon mund të japin komanda jet-kërcënuese, gjarpërinjtë mund të jenë duke u zvarritur në dritare, një tym helmues po mbush dhomën… Ju duhet të merrni ndihmë mjekësore për individin sa më shpejt të jetë e mundur. Kjo nënkupton shtrimin e tij në spital. Nëse ai/ ajo ka marrë ndihmë mjekësore më parë dhe është diagnostikuar, telefono mjekun apo psiki-atrin e tij për ndihmë, përndryshe përpiqu ta dërgosh në urgjencë ose në klinikën e të sëmurëve mendorë.

Të përballesh me situatat e krizës

Blerta HAMOLLI

Të bësh në një rast krize!

1. Përpiqu të rrish sa më i qetë të jetë e mundur.2. Ul çdo shpërqëndrim tjetër, fik televizorin, radion etj.3. Fol qetë !4. Mund të thuash: ”Hajde të ulemi dhe flasim”ose “hajde të ulemi dhe qetësohu”. Fol ngadalë pastër dhe me zë normal.5. Bëj deklarata në lidhje me sjelljen që po vëzhgoni: “Unë/Ne ndjejmë që ti je i frikësuar /i mërzitur/kon-fuz ”etj. Evito përdorimin e shprehjeve të tilla autori-tare si “Ti po sillesh si fëmijë” ose “Ti do të bësh si them unë vajzë e dashur”.6. Përsërit pyetje apo deklarata kur të jetë nevoja duke përdorur fjalë të njëjta në të njëjtën kohë. Mos peri-frazo pyetjet me shpresën se do i bësh më të qarta. Bëj fjali të shkurtra dhe të thjeshta. 7. Lejoji personit të sëmurë të ketë hapësirën e tij të dhomës. Mos rri mbi të ose mos iu afro shumë. 8. Kupto që shumë sjellje emotive nga ana jote mund ta mërzisin atë më shumë.

Të mos bësh në një rast krize!

1. Mos bërtit! Nëse personi i sëmurë duket sikur nuk ju dëgjon, mbase ndodh se zërat që ai dëgjon janë shumë më të lartë.2. Mos kritiko! Dikush që është duke përjetuar psikoza nuk mund të arsyetojë në këtë pikë.3. Mos e sfido personin e sëmurë!4. Evito kontaktin e vazhdueshëm sy më sy.5. Mos argumento me njerëz të tjerë përreth se çfarë të bësh në sy të personit të sëmurë.

Më e mira është ta dërgoni menjëherë në spital në mënyrë të vullnetshme. Nëse e sheh të pamundur të komuniko-sh me të, shiko nëse një mik mund të flasë me të për ta bindur. Ndonjëherë mund të jetë më e mirë të vendosësh personin në fjalë përpara një zgjedhjeje: ”Do të shkosh në spital me mua apo do preferoje që X të të dërgojë??”. Kjo gjë mund t’ia ulë ndjenjën e vetmisë personit të sëmurë. Duke i ofruar një zgjidhje sado e vogël qoftë, sjell ndjes-inë që situata e tmerrshme në të cilin ndodhet është nën kontroll.Ji i vetëdijshëm që një episod psikotik mund të përfshijë dhunën. Në këto situata nuk ka kohë të flasësh qetë me personin e sëmurë ose të telefonosh doktorin apo psiki-atrin për ndihmë. Kjo sepse personi është në një gjendje të alteruar të realitetit dhe ai mund të përpiqet të veprojë kundër haluçinacionit që ai po sheh. Për shembull, mund të thyejë një dritare. Individët e sëmurë mund të kërcëno-jnë që do të lëndojnë veten apo ju. Ata mund të dëmto-jnë gjithçka që kanë përpara syve. Në situata të tilla ju duhet në rradhë të parë të mbroni veten dhe të tjerët (duke përfshirë dhe personin e sëmurë ) nga lëndimi që mund të vijë. Zgjidhje alternative është që ta sigurosh atë në një dhomë ndërkohë që ju të telefononi për ndihmë, por kjo këshillë megjithatë është e sugjerueshme në situ-ata të caktuara ekstreme. Përpjekja për ta çuar në spital vetë është një veprim i pamatur. Ju duhet ndihma e dikujt tjetër në mënyrë të padiskutuar.“Situatat e krizave janë një taksë e madhe për fuqinë tuaj fizike e emocionale. Sa më shumë të mbani në kontroll reagimet tuaja, aq më mirë do të jeni në gjendje të për-balloni e të mbani në kontroll personin e sëmurë në këtë kohë kritike për të. Kujtohu që kjo periudhë do të kalojë!”

Përfshirja e policisëFamiljet që kanë përjetuar një krizë të tillë shpesh hezito-jnë të njoftojnë policinë pasi ndjejnë sikur i afërmi i tyre do të trajtohet si një kriminel apo sikur policia do ta brak-tisë atë. Megjithatë, në disa situata nuk ka zgjidhje tjetër.Nëse telefononi policinë, shpjegojini në mënyrë të shpejtë çfarë po bën pacienti dhe deklaro që ke nevojë për ndih-mën e policisë për ta dërguar në spital. Tregojini policisë

Page 17: Revista Almedicus nr.4

Revista Almedicus, Janar 2011ALMEDICUS

17

edhe për mundësinë që personi i sëmurë të jetë i arma-tosur apo që në shtëpi ka armë. Kur të vijë policia për-gatituni për një sërë përgjigjesh. Në mënyrë thelbësore ligji parashikon se çdo person i cili shfaqet si i sëmurë mendor dhe përbën një rrezik potencial, si për veten si për të tjerët, policët duhet ta sforcojnë të shkojë në spital.

Planifikimi i urgjencësFamiljet me eksperienca të tilla rekomandojnë fuqishëm që ju duhet të keni një plan të gatshëm veprimi në rastet e episodeve të krizave. Për shëmbull :1. Mbaj një listë numrash telefoni të dobishëm: policia, doktori, psikiatri dhe qendra e urgjencës për pranimet psikiatrike etj.

2. Pyet psikiatrin e personit të sëmurë në çfarë spitali ta dërgosh në rast se ka një urgjencë.3. Të dish se cilit pjesëtarë familjeje, miq të individit mund t’i besosh më shumë në rast urgjence.4. Gjej se cilit mund t’i telefonosh për ndihmë në çdo kohë natën dhe ditën. 5. Nëse është e mundur, vendos se kush mund të kujdeset për fëmijët e tjerë.6. Duhet të dish që situata e krizës mund të jetë më pak frikësuese për personin e sëmurë nëse përshpejtohet pro-cedura e urgjencës.Nuk është e lehtë të marrësh vendime gjatë një krize. Nëse keni përjetuar një herë një krizë atëherë bëj plane që të jesh i përgatitur në krizën pasardhëse të mundshme.

Page 18: Revista Almedicus nr.4

Revista Almedicus, Janar 2011ALMEDICUS

18

Trajtimi i pacientit të sëmurë me skizofreni është një de-tyrë e vështirë dhe mjaft komplekse që kërkon krijimin e strategjive të veçanta të mjekimit. Gjithashtu kërkon një bashkëpunim të ngushtë dhe harmonik të vetë pacientit, mjekut, familjarëve, shoqërisë dhe strukturave përkatëse që japin ndihmë në këtë drejtim. Kjo strategji mjekimi le-jon integrimin e njëkohshëm të trajtimit medikamentoz dhe atij psikosocial. Në këtë kuptim, trajtimi pasqyron shkaqet e vet sëmundjes: skizofrenia duhet kuptuar si një gjendje ku nivele të larta të stresit shpërthejnë ‘’prirje vulnerabile’’ pre-ekzistuese. Pra, trajtimi duhet drejtuar drejt vulnerabilitetit dhe stresit njëkohësisht. Për të parën na shërbejnë medikamentet, të cilët rrisin pragun e vul-nerabilitetit, që do të thotë se pacientët përballojnë sasi stresi më të madha se më parë, pa patur shqetësime. Për të dytën, na shërben trajtimi psikosocial, që ka për detyrë të reduktojë stresin dhe të lejojë pacientët ta menaxhojnë më mirë atë.

MedikamentetBarnat janë thelbësore në trajtimin e skizofrenisë. Sapo pacienti stabilizohet pas fazës akute, menjëherë fillon trajtimi për një kohë të gjatë të papërcaktuar me medika-mente. Kjo pasi prirja (vulnerabiliteti) për t’u rishfaqur

Strategjitë e mjekimit në skizofreni.Cilat janë efektet anësore të tij?

Erlind GJONAJ

nuk zhduket, megjithëse një pjesë e simptomave mund të trajtohen mirë. Roli i mjekimit kuptohet më mirë duke ditur se pa mjekim të rregullt 80%-90% e pacientëve bëjnë relaps (sëmundja kthehet përsëri) pas dy vjetësh, ndërsa me mjekim, relapsi reduktohet në 40%-45%. Pa-cientët që përveç mjekimit, janë nën kujdesin psikosocial të profesionistëve, probabiliteti për rikthim të simptomave ulet akoma më shumë. Pra, mjekimi ka një rol mbrojtës afatgjatë dhe lehtëson simptomat në kohë të shkurtër.Barnat për trajtimin e skizofrenisë quhen antipsikotikë ose neuroleptikë dhe klasifikohen:

1)Antipsikotikë të gjeneratës së vjetër (parë) CHLORPROMAZINE Largactil FLUPENTHIXOL Fluanxol FLUPHENAZINE Modecate ZUCLOPENTHIXOL Clopixol LOXAPINE Loxapac HALOPERIDOL Haldol PIMOZIDE Orap TRIFLUOPERAZINE StelazineMETHOTRIMEPRAZINE Nozinan

Page 19: Revista Almedicus nr.4

Revista Almedicus, Janar 2011ALMEDICUS

19

2)Antipsikotikë të gjeneratës së re (dytë):

CLOZAPINE ClozarilOLANZAPIN ZyprexaRISPERIDON RisperdalQUETIAPINE SeroquelZIPRASITONE Zeldox* *është në fazën eksperi-mentale.

Gjenerata e parë ka hyrë në qarkullim që në 1985, ndërsa gjenerata e dytë ka hyrë pas 1990. Barnat e gjeneratës së parë lehtësojnë simptomat pozitive si halucinacionet dhe delirin, ndërsa ato të gjeneratës së dytë veprojnë edhe në simptomat negative. Gjithashtu kanë rol në përmirësimin e simptomave konjitive si humbja e memories dhe problemet e përqëndrimit. Shumica e ekspertëve mendojnë se gjen-erata e dytë është më e mirë si zgjedhje e parë për mjekim, por kjo është krejtësisht individuale, pasi një pacient mund të mos përmirësohet dhe të ketë më shumë efekte anësore duke përdorur gjeneratën e dytë (të rinjtë) duke bërë që të përdorë gjeneratën e vjetër për një mjekim më të mirë.Doza e barit të përdorur nga pacientët ndryshon në var-ësi të moshës, seksit, ritmit të metabolizmit, fizikut dhe gravitetit të simptomave. Marrja e barit bëhet nga goja ose me injektim. Marrja nga goja shërben për mbajtje të niveleve konstante të barit në organizëm, ndërsa injek-timi bëhet për një trajtim të shpejtë në raste të krizave (injeksione me veprim të shkurtër). Por nëse një pacient e ka të vështirë ose të pamundur marrjen e barit çdo ditë nga goja, atëherë kalon në marrjen e injeksioneve me veprim të gjatë.

Në qoftë se një pacient nuk përmirësohet pas 6-12 mua-jsh përdorimi të mjekimit, atëherë kalon në trajtimin me “CLOZAPINE” që është zgjedhja më e mirë për trajtimin e kësaj sëmundjeje.Për çdo sëmundje tjetër psikiatrike ose jo, pacienti duhet të konsultohet me mjekun për marrjen e barnave të tjerë pasi një marrje e pakontrolluar e barnave rrit mundësinë e ndërveprimit midis tyre duke rrezikuar trajtimin dhe përmirësimin.

EFEKTET ANËSORE TE TRAJTIMIT

Efektet anësore nuk janë shkaku kryesor i ndërprerjes së mjekimit pasi shumica e pacientëve e ndërpresin mjekimin pasi nuk janë të ndërgjegjësuar për rëndësinë e tij. Megjithatë efektet anësore vështirësojnë vazhdimin e mjekimit dhe është detyrë e mjekut t’i evidentojë ato dhe të marrë masa për t’i minimizuar. Efektet anësore ndahen në efekte që ndodhin shpejt pas fillimit të mjekimit ose në efekte që shfaqen pas disa kohësh mjekimi dhe që janë persistente. Efektet e padëshirueshme kryesore janë: 1)Ngurtësim dhe spazma muskulare.2)Konstipacion (kapsllëku), vështirësi në urinim, tharje goje, vështrim i mjergullt.3)Dridhje.4)Përgjumje, mungesë energjie.

5)Pamundësi për të qëndruar në pozicion ulur me shqetësim dhe dridhje të këmbëve.6)Shtim në peshë.7)Ulje e libidos (dëshirës seksuale).8)Çrregullime hormonale të sferës seksuale.9)Humbje e menstruacioneve.

Më poshtë do të merremi me disa nga problemet më krye-sore dhe shqetësuese që lidhen me problemet dhe efektet anësore të këtyre medikamenteve:

1.Diskinezia tardive (DT). DT është një problem anë-sor i vonshëm i antipsikotikëve që konsiston në lëvizje të pavullnetshme të muskujve të fytyrës, gjuhës dhe buzëve. Rrisku i prekjes nga kjo simptomë rritet me moshën dhe kohën e gjatë të përdorimit të medikamenteve. Është shumë e rëndësishme mbështetja e familjarëve dhe sho-qërisë për këta pacientë, pasi këta të fundit shqetësohen dhe bezdisen kur duhet t’u japin shpjegime të tjerëve për lëvizjet e pavullnetshme dhe përgjumjen e tyre.

2.Sindromi malinj neuroleptik (SMN). SMN është një sindrom që shfaqet nga përdorimi i dozave të larta të antipsikotikëve që në fillim të trajtimit. Ky sin-drom shfaqet me temperaturë, delir, shenja ekstrapi-ramidale (lëvizje jo normale) dhe çrregullime të sistemit nervor autonom që çojnë deri në vdekje. Në këto raste mjekimi duhet ndërprerë menjëherë dhe pacienti duhet shtruar ne spital për një trajtim suportues.

3.Çrregullime hormonale. Këto janë kryesisht të sferës seksuale:

• Hiperprolaktinemia është rritja e nivelit të hormonit pro-laktinë në gjak që sjell një sërë efektesh si: ul fertilitetin (pjellorinë), ul dëshirën seksuale, rrit gjoksin te meshkujt, largon menstruacionet, ul nivelet e hormoneve si estrogjen dhe testosteron. Duke ulur estrogjenet tek femrat, i bën këto të fundit më të prekshme nga osteoporoza, sëmundjet kar-diovaskulare dhe demenca. Ndërsa duke ulur testosteronin te burrat, ulet prodhimi i spermatozoideve dhe dëmtohet ereksioni. Për këtë, pacientet që përdorin antipsikotikë duhet të bëjnë matje periodike të prolaktinës të kontrolluar nga mjeku. Nëse vihet re hiperprolaktinemia(nivel i lartë i hormonit në gjak) atëhere mjeku duhet të mendojë të ulë dozën, të ndryshojë antipsikotikun ose të shtojë ndonjë ter-api tjetër. Megjithatë trajtimi i skizofrenisë duhet të mbetet prioritet.• Shtimi në peshë është një problem tjetër që vihet re. Antipsikotikë të ndryshëm japin nivele të ndryshme të shtimit në peshë. Çelësi për menaxhimin e rritjes në peshë qëndron në krijimin e një stili jete dhe një diete të shëndetshme.Së fundmi kujtojmë se dhe në këtë pikë familja ka një rol kyç si në kuptimin dhe suportin e efekteve anësore, ashtu dhe në raportimin e tyre tek mjeku, në mënyrë që të gjendën strategji të reja më frytdhënëse për një mjekim sa më të përshtatshëm.

Page 20: Revista Almedicus nr.4

Revista Almedicus, Janar 2011ALMEDICUS

20

Pas një episodi akut psikoze dhe diagnostikimit të skizof-renisë, personi i sëmurë do të ketë nevojë për ndihmë në mënyrë që t’i përshtatet jetesës me këtë çrregullim. Për individët me skizofreni, përballja me shkollën, punën, të jetuarit në mënyrë të pavarur, madje edhe kujdesi për veten është e vështirë të arrihen pa trajtimin psiko-social (e njohur ndryshe si ndërhyrja psikosociale). Ky trajtim mund të ketë formën e këshillimit ose trajtimit individual, suportit në grup, programeve aktive dhe/ose monitorim-in e përditshëm apo komunikimin me asistuesin.

Efekti i marrjes së medikamenteve në mënyrë të rregullt arrin të reduktojë në 50% mundësinë e recidivave (rish-faqjeve) në më shumë se dy vjet. Kjo shifër ulet në 25% kur terapisë medikamentoze i shtohet ajo psikosociale.

Në një sëmundje kronike, më e rëndësishme për trajtimin është bashkëveprimi terapeutik mes personit të sëmurë, ekipit të mjekëve trajtues dhe anëtarëve të familjes. Dëgji-mi dhe analizimi i shqetësimeve të personit të sëmurë do të ndihmojë anëtarët e familjes të zhvillojnë ndjesh-mërinë ndaj pacientit si edhe të krijojnë një rapport të veçantë me të – të dy këta komponente kritikë të një plani të trajtimit të suksesshëm.

Personat me skizofreni duhet vazhdimisht të instrukto-

Lisiana DEMIRAJ

Metodologjitë e trajtimit psikosocial: Roli i tyre në riadaptimin e një

jetese normalehen që të përpiqen të caktojnë objektiva në jetë dhe të vlerësojnë me realitet përparimet e bëra, në mënyrë të përsëritur.Trajtimi është më intensiv në vitin e parë pas një episodi akut psikoze. Ai mund të reduktohet me kalimin e kohës për shumë pacientë. Të tjerë, megjithatë, do të vazhdojnë të kenë nevojë për monitorim më të shpeshtë, ndërhyrje në rastë krize dhe nivele mbështetjeje më intense.

Të gjitha planet e trajtimit duhet të përfshijë një plan-përgjigje në rast krize. Ndryshe nga individët normalë, në personin e sëmurë nëse shqetësimet vazhdojnë për një kohë të gjatë apo bëhen shumë të rënda, ai mund të zhvillojë një episod psikoze. Prandaj është e rëndësishme të njihen shenjat e hershme paralajmëruese të psikozës (nga episodet e kaluara) dhe të ekzistojë një plan parap-rak përgjigjeje.

Një nivel minimal shërbimi shëndetësor për një per-son me skizofreni duhet të përfshijë akses të shpejtë tek mjeku, përfshirjen dhe familiarizimin e hershëm të anë-tarëve të familjes me sëmundjen, dhënien e informatave në lidhje me sëmundjen (si personit të sëmurë ashtu edhe familjes) dhe ofrimin e strehimit të përshtatshëm / ndi-hmës financiare. Për një pakicë individësh të sëmurë të cilët kanë përsëritje të shpeshtë të episodeve psikotike

Page 21: Revista Almedicus nr.4

Revista Almedicus, Janar 2011ALMEDICUS

21

shpeshherë është e nevojshme trajtimi intensiv pranë qendrave të specializuara.

Psikoedukimi.

Si shumica e njerëzve, individët me skizofreni marrin pjesë më aktivisht në një plan trajtimi nëse ata kanë mar-rë pjesë aktive në hartimin e këtij të fundit dhe duke e kuptuar rëndësinë e çdo pjese të tij. Ata duhet të kuptojnë elementët themelorë në lidhje me shkaqet e sëmundjes, si dhe strategjitë e ndryshme të trajtimit. Të kuptuarit e sëmundjes së tyre do t’i ndihmojë pacientët për të mini-mizuar simptomatologjinë dhe t’i motivojë ata për të ar-ritur qëllimet e tyre. Si me çdo program arsimor seancat e informimit dhe dis-kutimet interaktive janë shumë më efikase sesa thjesht leximi i një teksti apo libri të vetëm.

Përfshirja e familjes.

Rekomandimet aktuale këshillojë përfshirjen e anëtarëve të familjes që në fillimet e sëmundjes, pasi familiarët janë zakonisht suporti primar i pacientëve me skizofreni.

Përfshirja e familjes gjithashtu nënkupton informimin e tyre mbi shkakun e sëmundjes, duke jua bërë të qartë se ata nuk janë fajtorë për këtë sëmundje. Ky informacion bazë paraqitet zakonisht në disa seanca këshillimi që of-rohen nga stafe të specializuara spitalore me personel të trajnuar, shoqata për skizofrenë etj.

Kur është e mundur anëtarët e familjes mund të përf-shihen direkt në trajtimin e individit të prekur; konsid-erohet si një nga praktikat më të mira. Kjo përmirëson në mënyrë drastike rezultatet dhe ul ndjeshëm frekuencën e recidivave. Trajtimi me pjesëmarrjen e familjarëve za-konisht përfshin:

• ndihmën ndaj anëtarëve të familjes duke zhvilluar mënyra të efektshme për t’u përballur me këtë sëmundje të vështirë.• përmirësimin e aftësive të komunikimit.• strategjitë e parandalimit të recidivave, duke përfshirë identifikimin e shenjave paralajmëruese të hershme.• trajnime mbi menaxhimin e stresit, dhe• mënyra suporti të njëri-tjetrit në episode krize.

Trajnimi i zhvillimit të aftësive socializuese.

Trajtimi psikosocial me bazë zhvillimin e aftësive social-izuese zvogëlon numrin e recidivave nga 50% në rreth 25% kur i shtohet terapisë medikamentoze. Aftësitë so-ciale mund të shkojnë nga aftësitë themelore (si p.sh. kontakti viziv, marrja dhe bërja e komplimenteve) deri tek çështjet më komplekse (si p.sh. diskutimet, marrja e opinioneve dhe përfshirja në diskutime komplekse).

Ky lloj trajnimi rekomandohet për disa arsye. Së pari,

burimi i stresit në jetën e shumëkujt është ndërpersonal. Përmirësimi i aftësitve të komunikimit ndihmon individët të zvogëlojnë stresin dhe në rastin e personave me ski-zofreni gjithashtu zvogëlon rrezikun e recidivave. Së dyti, shumë njerëz me skizofreninë janë ende në procesin e maturimit psikologjik kur zhvillojnë sëmundjen e tyre. Pra, ata nuk kanë pasur mundësinë të fitojnë aftësitë so-cializuese të cilat janë pjesë e zhvillimit normal të ad-oleshentëve. Nga ana tjetër, aftësi e fituara mund të kenë humbur për shkak të një sëmundjeje të gjatë. Së fundi, tek pacientët me skizofreni situatat komplekse sociale mund të jenë të papërballueshme. Kjo mund të jetë një karakter-istikë e vetë sëmundjes, qoftë në fazën akute ashtu edhe në atë të qëndrueshme.

Duke mësuar aftësitë socializuese, individët e sëmurë mund të angazhohen sadopak në veprimtari shoqërore, në çdo moment apo kohë. Jo vetëm që ata do të ndjehen më mirë në përballimin e marrëdhënieve shoqërore, por kjo do të ulte dhe nivelet e tyre të stresit dhe përmirëson-te cilësinë e jetës. Trajnimi i zhvillimit të aftësive sociale është aktualisht një ndër praktikat më të mira në trajtimet psiko-sociale për njerëzit me skizofreni.

Terapia konjitive.

Terapia konjitive është përdorur me sukses tek individë me simptoma të skizofrenisë që janë relativisht më rez-istente ndaj terapisë medikamentoze antipsikotike. Rezul-tatet e përfituara janë reduktimi i ndjeshëm i simptomave.

Terapia njohëse u zhvillua fillimisht për ankthin dhe depresionin. Strategjia e saj bazë është përvoja bashkëpunuese, ku individi i sëmurë dhe terapisti gjen-erojnë hipoteza dhe pastaj i testojnë ato. Për shembull, nëse një person i sëmurë ka një deluzion intensiv të moderuar që një anëtar i familjes është duke i helmuar ushqimin e tij, atëherë një testim i hipotezës do të ishte ai ku do t’i kërkohej familjes që anëtarët e saj ta provonin më parë ushqimin apo të caktojnë në mënyrë rastësore vendodhjen e secilit në tavolinë. Strategjitë e terapisë konjitive për halucinacionet do të ishin ato që marrin në konsideratë shpjegime të ndryshme për kohëzgjatjen e tyre, më tepër sesa me përmbajtjen e tyre.

Page 22: Revista Almedicus nr.4

Revista Almedicus, Janar 2011ALMEDICUS

22

Shoqëria e ka tepër të vështirë për t’i pranuar personat që vuajnë nga sëmundje mendore. Pa-cientë të tillë e hasin probleme në adaptimin e një jetese normale ndryshe nga pranimi shoqëror i një pacienti me diagnosë diabeti. Ata janë të rrethuar nga paragjykimet dhe diskriminimet e shumta jo rrallë edhe nga vet të afërmit e tyre. Kjo e bën akoma më të vështirë socializimin e këtyre individëve në shoqëri apo krijimin e marrdhënieve të punës.Stigmatizimi i këtyre pacientëve përbën ende në ditët e sotme një vështirësi të madhe.Kultura të ndryshme e perceptojnë skizofreninë në disa këndvështrime. Disa besojnë se e ajo

shkaktohet nga shpirtra djallëzorë e disa të tjera besojnë se ky është një dënim nga mungesa e moralit. Të gjithë këto perceptime udhëhiqen nga frika: frika nga sëmundja, frika nga e panjohura apo frika nga dhuna. Sëmundjet mendore janë shoqërur gjithnjë nga misteri. Sa më shumë që të njihen shkaqet biologjike, aq më shumë do të kemi një percep-tim korrekt të sëmundjeve mendore.

Skizofreni, sipas etiologjisë së fjalëve, do të thotë personalitet i ndarë, i dyfishtë. Këtu marrin edhe nismën shumë keqkuptime. Në të vërtetë, personat që vuajnë nga skizofrenia nuk mund të përballojnë një jetë të dyfishtë. Shfaqjet e pesonalitetit të dyfishtë janë shumë të rralla, por kjo përbën një formë të histerisë dhe jo të skizofrenisë. Keqkuptimet në lidhje me Skizofreninë kanë nisur që në vitin 1911 kur psikiatri Eugen Bleuler përdori fjalën skizof-reni për të përkufizuar sëmundjen. (Skizofrenia vjen nga greqishtja skizo -e ndarë dhe frenia-mendje). Ajo që Bleuler kërkonte të thoshte ishte një ndarje, shkëputje midis realitetit dhe perceptimit. Sot, për shkak të keqkuptimeve, shumë psikiatër nuk e përdorin më si term për të përkufizuar këtë disfunksion.Edhe sot Skizofrenia vazhdon të jetë një nga çrregullimet mendore më të keqkuptuara. Njerëzit me skizofreni përfy-tyrohen si të dhunshëm, të fshehur pas dyerve me hekura, me rroba të grisura e këmisha force. Ata shihen si persona të rrezikshëm, te paparashikueshëm e agresivë. Çdo kush përpiqet t’i shmangë. Miti i frikës është i ndikuar nga: 1-

Mungesa e informacionit në popullatë 2- Media. Filmat, gazetat e televizioni ekzagjerojnë në përshkrimet e tyre mbi ndodhi në të cilat bëhen pjesë edhe persona me çrregullime të këtij tipi., të cilat opinioni publik i merr si të mirëqena.Por e vërteta është krejt tjetër. Jo të gjithë të sëmurët mendorë janë të rrezikshëm për shoqërinë e njerëzit që i rrethojnë. Personat me probleme mendore janë anksiozë, të frikësuar nga të tjerët, pasivë. Ata mund të bëhen agresivë vetëm në raste kur janë nën efek-tin e lëndëve që shkaktojnë haluçinacione. Në rastet kur ata marrin medikamente antipsikotike, nuk shfaqin shenja dhune dhe agresioni. Këta pesona mund të jetojnë normalisht në familje, të jenë miq e koleg, pa shkaktuar probleme në shoqëri.

Në mënyë që të shmangen të gjithë këto keqkuptime duhet që të bëhet një sensibilizim masiv publik mbi sëmundjet mendore. Media duhet të luajë një rol shumë të rëndësishëm në këtë fushë. Ka një mungesë informacioni mbi ski-zofreninë, psikoterapinë dhe trajtimin me barna. Në ktë drejtim ka akoma shumë punë për të bërë nga strukturat drejtuese shtetërore.

Stigma: Të keqkuptosh Skizofreninë!

Eni TRESA

Page 23: Revista Almedicus nr.4

Revista Almedicus, Janar 2011ALMEDICUS

23

ADHD Çrregullimi i vëmendjes defiçitare me hiperaktivitet

Page 24: Revista Almedicus nr.4

Revista Almedicus, Janar 2011ALMEDICUS

24

ADHD është një gjend-je neuro-psikologjike me simptoma që përfshijnë shqetësim të tepruar, shpër-qëndrim dhe akte impulsive. Vlerësimet tregojnë që 3-7% të nxënësvetë shkollave dhe 4% të të rriturve kanë ADHD.

Çfarë është ADHD (Çrregullimi i vëmendjes defiçitare me hiperaktivitet?

Bujar CAKANI

Nivelet e larta të aktivitetit dhe periudhat e shkurtra të mungesës së vëmendjes janë pjesë normale e fëmijërisë për shumë fëmijë, por për ata me ADHD, hiperaktiviteti dhe mungesa e vëmendjes ndikojnë dukshëm në jetën e përditshme. Simptomat e ADHD zakonisht fillojnë të shfaqen në moshën 3 ose 4 vjeçare dhe vijnë duke u përkeqësuar. Të qënit hiperaktiv dhe impulsiv kulmon në moshën 6 ose

7 vjeç: aktiviteti i shtuar zakonisht moderohet në moshën e adole-shencës, por im-pulsiviteti mund të zgjasë deri në moshë të rritur.Çdo fëmijë bëhet i lëvizshëm me ka-limin e kohës dhe kryesisht djemtë shpërthejnë në

energji që është e vështirë të kontrollohet. Është e zakon-shme për fëmijët të “zhyten në ëndrra” duke shmangur aktivitete të tjera gjatë ditës. Disa duken të jenë të çor-ganizuar dhe etiketohen si ‘’harraqë’’. Disa të tjerë janë gjaknxehtë në situatat e përditshme jetësore. Por ADHD është më shumë se të qënit çapkën. Ai përbën një çrregul-lim të rëndësishëm mjekësor që e vështirëson procesin e të mësuarit të fëmijës në shkollë si dhe luan një rol kritik në dëmtimin e socializimit ndërpersonal.

SIMPTOMAT E ADHD

Mungesa e vëmendjes përfshin:• Të qënit lehtësisht i shpërqëndruar dhe ‘’të kapërcyerit’’ nga njëri aktivitet në tjetrin• Kryerjen e detyrave të shkollës nën presionin e të rriturve• Të qënit i çorganizuar • Humbjen e sendeve vetjake dhe bërjen e gabimeve të shpeshta nga pakujdesia• Rënia nga mësimet pavarësisht një koefiçenti inteligjence (IQ) normale

Hiperaktiviteti përfshin:• Të paturit energji të tepërta• Kryerjen e aktiviteteve të tilla si kërcimi apo vrapimi kur nuk është e përshtatshme• Të folurit shumë• Nevoja për të qënë i zënë duke u përpjekur për të bërë shumë gjëra njëkohësisht

Impulsiviteti përfshin:• Të qënit i paduruar • Vjedhin lodrat e moshatarëve• Të vepruarit para të menduarit

Kush mund të ketë ADHD?ADHD është një problem mbarëbotëror që prek fëmi-jët dhe të rriturit të të gjitha etnive dhe grupeve socio-ekonomike. Ai kulmon më shumë në djemtë e moshës 2 deri në 4 vjeç.Në çdo klasë fillore, rreth 1 në dy femijë ka ADHD!

Çfarë e shkakton ADHD?ADHD nuk shkaktohet nga pakujdesia prindërore, nga problemet familjare, mësues të dobët, ndenjja për shumë kohë përpara televizorit, alergjitë ushqimore ose sheqeri i tepërt. Një teori e hershme shpjegonte që çrregullimi i vëmendjes shkaktohej nga trauma të vogla apo dëmtime të trurit. Për këtë arsye, për shumë kohë, ADHD u quajt “dëmtimi minimal i trurit” ose “ disfunskioni minimal i trurit”. Shumica e individëve me ADHD nuk kanë his-tori të traumave në tru ose evidenca të dëmtimit trunor. Ka fakte të rëndësishme që tregojnë së ADHD trashëgo-het në familjë e cila sugjeron për predispozicion gjentik. Nqs një person në një familje diagnostikohet me ADHD, atëherë ka një probabilitet prej 25-35% që një tjetër pjesëtar i saj të ketë ADHD, krahasuar me 4%-6% me një individ të popullatës.

Faktorët fizikTeknikat e avancuara imazherike kanë detektuar ndry-shime në trurin e fëmijëve me ADHD krahasuar më fëmijët që nuk kanë ADHD. Në disa studime, skaneri i kokës ka treguar që ana e djathtë e trurit është me vogël në fëmijet me ADHD. Ana e djathë përmban tre zona të rëndësishme: korteksin prefrontal, nukleus caudatus dhe globus pallidus. Anomali në këto zona mund të dëmtojë aftësinë e një individi për të frenuar veprimet duke rezul-tuar në impulsivitetin tipik të ADHD.

Probleme e shtatzanisëADHD shpesh lidhet me probleme të shtatzanisë. Du-hanpirja materne gjatë shtatzanisë gjithashtu lidhet me ADHD.

Page 25: Revista Almedicus nr.4

Revista Almedicus, Janar 2011ALMEDICUS

25

ADHD është një sëmundje që nuk mund të dignostikohet nëpërmjet ek-zaminimeve të trurit apo analizave të gjakut. Pediatrët dhe psikiatrët janë të aftë të përcaktojnë nëse fëmija juaj ka ADHD, pra nëse sjelljet që ai shfaq janë simptoma të ADHD apo janë thjesht reagime të papjekura, të pazakonta. Shumica e rasteve me ADHD diag-nostikohen në vitet e para të shkol-lës. Fëmijët e diagnostikuar me ADHD kanë simptoma që pengojnë zhvil-limin e aftësive të tyre paralelisht me bashkëmoshatarët. Këto simptoma duhet të zgjasin së paku 6 muaj para diagnostikimit me ADHD. Për një di-agnostikim korrekt, shërbejnë një sërë informacionesh rreth fëmijës, si psh:

-ajo ç’ka shkruhet për sjelljen e tij në raportet e shkollës ( mungesa e vë-mendjes, vështirësi në përqendrim, mungesa e përpjekjeve etj. janë karak-teristika që favorizojnë diagnostikimin me ADHD)

-diskutimi me prindërit për t’u njohur me çdo diagnozë të fëmijës si dhe me shfaqjen e simptomave të ADHD-një rëndësi të veçantë ka edhe njohja e historikut të sëmundjeve të familjes (në të shumtën e rasteve të diagnos-

tikuarit me ADHD kanë një të afërm me të njëjtën diagnozë)Duhet theksuar se ADHD, edhe kur diagnostikohet në individë të rritur, është një çrregullim që fillesat e tij i ka në fëmijëri dhe se për diagnostikim, edhe tek të rriturit, shfrytëzohen ‘burimet’ e sipërpërmendura.

Ka 3 tipe ADHD: 1-ADHD ku individi ka mungesë vëmendjeje2-ADHD ku individi shfaq impulsivitet dhe është hiperaktiv3-ADHD ku individi i shfaq të dyja këto simptoma .Tipi i fundit quhet ‘tipi i kombinuar i ADHD.

Në ditët e sotme diagnostikimi është shumë herë më i lehtë sepse njerëzit janë të mirëinformuar rreth ADHD dhe simptomave të saj. Raporti aktuali femra/meshkuj të dignostikuar është 1:3, por mjekët janë të bindur se në të vërtetë janë po aq vajza sa edhe djem të prekur nga ADHD. Arsyeja e mosdiagnostikimit të një pjese të konsiderueshme të vaj-zave është se simptomat e tyre janë deri diku më pak problematike në moshë të re dhe shfaqen më ‘butë’ se tek djemtë.

Enisa SHEVROJA

Si diagnostikohet ADHD?

Page 26: Revista Almedicus nr.4

Revista Almedicus, Janar 2011ALMEDICUS

26

Si ta kuptoj nëse fëmija im ka ADHD?Asnjë skaner i kokës apo analizë gjaku nuk mund ta di-agnostikojë ADHD-në. Diagnoza vendoset me një ek-zaminim nga një mjek profesionist i cili përcakton dhe mjekimin sipas vlerësimit të sjelljes së fëmijës suaj. Mjeku pediatër ose psikiatri i fëmijëve ose moshave të adolesh-encës do tju thotë nëse sjellja e fëmijës suaj lidhet me simptomat e ADHD apo nëse ai ose ajo eshte aktive në mënyrë të pazakontë.

Shumica e rasteve me ADHD zbulohen për herë të parë që në shkollën fillore. Fëmijët që diagnostikohen me ADHD kanë simptoma që i pengojnë ata të jenë si gjithë fëmijët e moshës së tyre. Këto simptoma mund të zgjasin të paktën 6 muaj para se fëmija të diagnostikohet me ADHD.

Si ta kuptoj nëse fëmija im ka

ADHD?

Jora XHAXHO

Disa mjekë janë të mendimit që vajzat preken nga ADHD po aq sa dhe djemtë, por shpesh ato nuk diagnostiko-hen duke qenë se kanë simptomatikë më pak të shpre-hur dhe nevojshmëria për mjekim lind vetëm në mosha më të mëdha. Për pasojë, vajzat ndonjëherë e shprehin ADHD e tyre në mënyra më pak shqetësuese si psh vetëm duke qënë të pavëmendshme. Në ditët e sotme, kur mjekët janë të vetëdijshëm mbi mënyrat unike që ADHD shfaqet te vajzat dhe te djemtë, shumë prej tyre diagnostikohen herët dhe marin mjekimin përkatës.

Duket sikur numri i fëmijëve që diagnostikohen me ADHD është më i madh sot se në të shkuarën. Kërkimet tregojnë se kjo rritje është për shkak të përforcimit të njo-hjes së kësaj sëmundjeje dhe diagnostikimit në kohë edhe tek fëmijët që mund të paraqesin forma më të lehta të ADHD. Pavarësisht rritjes së personave të diagnostikuar me ADHD dhe frikës se disa fëmijë trajtohen gabimisht sikur kanë ADHD, problemi më i madh mbetet që akoma shumë fëmijë me ADHD (pothuaj gjysma e tyre) nuk di-agnostikohen dhe nuk marrin mjekim e tyre në kohë.

Cilat lloje mjekimi janë më efikase?Për të ndihmuar familjet për të marrë vendime të rëndë-sishme mbi mjekimin Instituti Nacional i Shëndetit Men-dor ka drejtuar studimet më të thella të kryera ndon-jëherë në lidhje me vlerësimin e mjekimit të ADHD-së. Të dhënat nga ky studim treguan që metilfenidati (medika-ment kryesor që përdoret për trajtimin e ADHD) është efikas edhe në trajtimin e simptomave të ADHD i vetëm ose i kombinuar me terapi të sjelljes. U zbulua gjithashtu se mjekimi me medikamente është më efikas për simpto-mat e ADHD si psh për hiperaktivitetin sesa terapia e sjel-

Page 27: Revista Almedicus nr.4

Revista Almedicus, Janar 2011ALMEDICUS

27

ljes vetëm. Kjo është veçanërisht e vërtetë kur monitorimi i mjekimit bëhet në mënyrë të veçantë dhe specifike për çdo fëmijë.Ky studim së bashku me studime të tjera në shkallë më të gjerë kanë arritur në përfundimin që efikasiteti dhe sigu-ria e medikamenteve të përdorura për trajtimin e ADHD është e domosdoshme në mjekimin e fëmijëve, adolesh-entëve dhe të rriturve me ADHD.

Kërkimi tregon se për pacientët e vegjël me ADHD, mjeki-mi ul në mënyrë dramatike hiperaktivitetin, përmirëson vëmendjen dhe rrit aftësinë për të komunikuar me të tjerët.

Ndërsa vetëm medikamentet japin rezultate të provuara në mjekimin e ADHD, kombinimi i tyre me terapinë e sjelljes ka patur rezultate të padiskutueshme në ndihmën ndaj familjeve dhe mësuesve duke u mësuar fëmijëve mënyra për të ndryshuar sjelljen e tyre që u shkakton probleme në shkollë dhe në shtëpi. Përveç kësaj, shumë fëmijë që përdorin këtë kombinim kanë mundur të ulin dozat e mjekimit të tyre.

Trajtimi i sjelljes në këtë rast kalon në 3 hallka:1) Trajnimi i prindërve: Ndihmon prindërit të mëso-jnë mbi ADHD dhe mënyrat si të kontrollojnë sjelljet e shkaktuara nga ajo.2) Mjekimi i përqëndruar te fëmija: Ndihmon fëmijët ose adoleshentët të jenë socialë, akademikë dhe të aftë të zgji-dhin problemet e tyre.3) Ndërhyrjet në shkolla: Ndihmojnë mësuesit të njohin nevojat e edukimit të nxënësit duke u mësuar nxënësve të tjerë si të kontrollojnë sjelljet e nxënësve me ADHD në klasë.

Fëmijët me ADHD të cilët kanë probleme të tjera mendore si depresion ose ankth ndihmohen në mënyrë të veçantë nga terapia individuale si dhe trajtimi familjar si pjesë e planit të trajtimit.

A do ta shërojë mjekimi fëmijën tim?

Mjekimi është një rrugë shumë efektive për trajtimin e simptomave të ADHD, por funksionon vetëm kur meret sipas rekomandimit të mjekut. Ndryshe nga antibiotikët ose medikamente të ngjashëm që meren për një kohë të shkurtër për trajtimin e infeksioneve, nuk ka mjekim specifik për ADHD që e shëron këtë gjendje. Për fat të mirë shumica e fëmijëve me ADHD mund të përmirëso-hen dukshëm nga kombinimi i mjekimit me trajtimin e sjelljes.

Kërkimet vazhdojnë për të mësuar më mirë për mënyrën se si ADHD prek funksionet e trurit dhe se si mund të trajtohet kjo sëmundje në mënyrën më të mirë të mund-shme.

ZGJEDHJA E MJEKIMIT

Cilat janë alternativat e mjekimit?

Medikamentet e ADHD grupohen në 2 bashkësi të mëd-ha: Stimulues dhe jo stimulues.Medikamentet stimuluese si metilfenidati dhe amfeta-mina janë shumë efektive për trajtimin e ADHD dhe janë përdorur për shekuj. Amfetaminat janë dhënë për më shumë se 70 vjet, metilfenidati për më shumë se 50 vjet. Prandaj të dy këta medikamente janë të studiuara mirë. Eksperienca ka treguar se këto medikamente janë të sig-urta kur jepen në pacientë të shëndetshëm dhe përdoren nën mbikqyrjen e mjekut.

I vetmi medikament jo stimulues i aprovuar nga Sho-qatat e Medikamenteve është Atomoxetina (Strattera) e cila ka treguar që është efikas në trajtimin e ADHD. Shumë prindër preferojnë medikamente jo stimulantë. Ky medikament është gjithashtu një alternativë e mirë për të gjithë ata pacientë të cilët nuk u përgjigjen mirë mjekimit me stimulantë.

Për të përcaktuar se cili mjekim është më i përshtatshmi për fëmijën tuaj merr kohë sepse edhe mjekëve shpesh herë u duhet të provojnë shumë mjekime për të përcak-tuar se cili prej tyre funksionon më mirë se të tjerët.

Disa nga medikamentet e ADHD mund të mos jenë të mirë për fëmijën tuaj për shkak të efekteve anësore që ata shkaktojnë. Shumica e këtyre efekteve mund të elemi-nohen thjesht duke rregulluar dozën, ndryshuar kohën e marrjes ose duke përdorur një mjekim tjetër të ngjashëm.

Prindërit mund të ndihmojnë mjekun të gjejë mjekimin dhe dozën më të përshtatshme duke mbajtur një ditar di-tor mbi ecurinë e mjekimit të fëmijës dhe efekteve anësore që ai paraqet pas marrjes së një medikamenti të caktuar.Nëse fëmija juaj nuk ecën mirë me asnjë lloj mjekimi të zakonshëm për ADHD mund të përdoren dhe disa prej mjekimeve të cilët akoma nuk janë aprovuar nga Shoqata e Medikamenteve.

Page 28: Revista Almedicus nr.4

Revista Almedicus, Janar 2011ALMEDICUS

28

Ndihma ndaj fëmijëve me ADHD duhet të jetë një kontribut i famijes, por mbi të gjitha edhe i shkollës, si një ambIent ku kalohet një pjesë e mirë e kohës. Çelësi i suksesit së fëmijës me ADHD është pikërisht marrëdhënia mes mësuesit dhe prindërve.

Renina VARFAJPsikologe klinike

Si mund të ndikojë shkolla në trajtimin e fëmijëve me ADHD?

Mësuesit janë të parët që zakonisht identifikojnë ADHD dhe ata mund t’i japin prindërve, mjekëve apo kujde-starëve të tjerë një informacion mjaft të pasur për diag-nostikimin dhe trajtimin e fëmijës. Gjithashtu, mësuesit dhe prindërit mund të punojnë sëbashku për të zgjidhur problemet dhe të planifikojnë mënyra se si të mbështesin të mësuarit e fëmijës si në shtëpi edhe në shkollë. Për-shembull, mësuesi duhet të përdorë shpesh mënyra të ndryshme sjelljesh si edhe instrumenta të tjerë mësimorë që të ndihmojë fëmijët me ADHD.

Sipas Kushtetutës dhe Deklaratës për të drejtat e fëmijeve, të gjithë fëmijët kanë të drejtën të arsimohen!Megjithatë, prindërit apo kujdestarët ligjorë duhet të paraqesin një letër të shkruar në të cilën ata japin lejen e tyre për shërbimet, testimet apo vlerësimet që mund t’i bëhen fëmijës. Ato janë konfidencale dhe pa pagesë nga prindërit.Disa fëmijëve mund t’u duhet të marrin medikamentet e tyre gjatë orarit të mësimit. Edhe në këtë rast prindërit apo kujdestari ligjor duhet që të lajmërojnë psikologun ose mësuesin.

Si ndikon diagnoza e ADHD në socializimin e fëmijës?

Fëmijët me ADHD shpesh kanë vështirësi në marrëdhëni-et sociale, gjë e cila mund të sjellë konflikte në familje ose mund të bëjë që fëmija të mos pranohet nga fëmijët e tjerë. Mungesa e shprehive (aftësive) sociale e kombinuar me hiperaktivitetin, impusivitetin dhe mungesën e vë-mendjes mund të bëjë që fëmijët me AHDH të sillen në një mënyrë të tillë që të tjerët të mendojnë se ai është i keq, i pasjellshëm, i papërgjegjshëm ose i çuditshëm dhe si pasojë kjo mund të sjellë për këta fëmijë, ashtu si edhe për fëmijët me çrregullime të tjera, situata ku këta janë shenjestra për tallje nga shokët.

Mjekimi për ADHD sjell rezultate të mira që ndikojnë sjelljen dhe përmirësojnë mënyrën se si fëmija krijon marrëdhënie me të tjerët. Psh. ata mund të presin me durim rradhën e bisedës, rradhën e lojës, ose të flasin pa u menduar gjatë. Prindërit gjithashtu mund të ndihmojnë në këtë proces duke i lejuar mësuesit, psikologun e shkol-lës apo të tjerë persona që merren me edukimin e fëmijës

Page 29: Revista Almedicus nr.4

Revista Almedicus, Janar 2011ALMEDICUS

29

të njihen me vështirësitë dhe problemet e fëmijës. Në këtë mënyrë fëmija mund të ndihmohet përmes pjesëmarrjes në punë grupi, pjesëmarrjes në aktivitete të shkollës apo lojra që organizohen.

A ka nevojë fëmija për trajtim gjatë kohës kur nuk është në shkollë?

Simptomat e ADHD zakoniht janë më të dukshme gjatë kohës në shkollë, gjatë lojës dhe në shtëpi. Pjesa më e madhe e mjekëve rekomandojnë që fëmija me ADHD të marrë ilaçet gjatë ditës, vecanërisht nëse simptomat janë më të dukshme në ambjente jashtë shkollës. Mosmarrja e ilaçeve mund ta vërë në vështirësi serioze fëmijën. Fëmi-jët më të vegjël mund të jenë në rrezik për dëmtime gjatë lojës dhe grindje me bashkëmoshatarët ndërsa adolesh-entët mund të kenë rrezik për aksidente automobilistike me makinë ose motocikleta. Gjitahshtu te këta të fundit ekziston dhe një prirje më e madhe për përfshirje në sjel-lje eksperimentuese dhe të rrezikshme.

Mund të ndodhë, për shembull, që mjeku i fëmijës suaj, t’i japë atij një periudhë qetësie dhe t’i këshillojë ndalimin e marrjes së medikamneteve gjatë kohës së shkollës në mënyrë që ai të menaxhojë efektet anësore të tyre. Duhet të merrni parasysh faktin që gjatë kësaj kohe mund të ketë një rishfaqje të simptomave në çdo kohë.

Çrregullimet që mund të shoqërojnë ADHD

Kërkimet tregojnë se 2/3 e fëmijëve që diagnostikohen me ADHD kanë të paktën një problem shtesë që lidhet me

shëndetin mendor ose paaftësi në të nxënë.Në mënyrë që të kemi një diagnozë të saktë, mjeku i fëmi-jës duhet të jetë i vëmendshëm ndaj çrregullimeve të tjera që kanë ngjashmëri në simptoma dhe në shfaqje si ADHD. Ka disa variante shfaqjeje si më poshtë:

-vetëm ADHD-Një tjetër çrregullim-ADHD dhe një çrregullim tjetër.

Të paturit një problem tjetër bashkëshoqërues përveç së-mundjes bazë njihet si gjendje e komorbiditetit.Kjo bashkëekzistencë mund ta bëjë diagnostikimin dhe vlerësimin e ADHD më të vështirë. Disa prej çrreguli-meve bashkëekzistuese mund të jenë:

-çrregullimi antisocial -vështirësitë e gjuhës dhe të nxënit-çrregullime të ankthit dhe të humorit

Studimet kanë treguar se më shumë se gjysma e fëmijeve me ADHD mund të shfaqin sjellje deviante. Ata zakonisht kanë prirjen të mos i binden autoritetit dhe të bezdisin të tjerët qëllimisht. Disa fëmijë me ADHD të cilët shfa-qin më shumë sjellje të tilla mund të kenë çrregullime të sjelljes. Çrregullimet e sjelljes janë çrregullime serioze psikiatrike me të cilin fëmijët dëmtojnë qëllimisht njerëzit ose kafshët, janë shkatërrues ose dëmtues të pronës dhe vazhdimisht thyejnë rregullat e shoqërisë. Fëmijët me këtë komorbiditet kanë një rrezik më të lartë se të tjerët që të kenë probleme me ligjin se sa fëmijët që kanë vetëm ADHD. Mjeku juaj duhet t’ ju rekomandojë një terapist nëse fëmija juaj shfaq ADHD të shoqëruar me çrregul-lime të sjelljes.

25-35% e fëmijëve me ADHD shfaqin komorbitet me një çrregullim të nxëni ose çrregullim gjuhësor. Në këtë rast duhet të punohet së bashku me logopedin apo të tjerë profesionistë të gjuhës dhe shkollës si edhe nevojitet një ndihmë e veçantë edhe nga shkolla.

33% e fëmijëve me ADHD kanë nje çrregullim bashkësho-qërues të ADHD me çrregullimet e humorit ose të ankthit. Edhe këta fëmijë kanë nevojë për një ndihmë suplemen-tare si edhe mundësinë për t’u përfshirë në terapinë e të folurit, mjekësore ose dhe të dyja sëbashku.

Një ndër çrregullimet bashkëshoqëruese më të rrezik-shme të ADHD është çrregullimi bipolar. Disa prej shen-jave ose simptomave që mund t’ju tregojnë nëse fëmija juaj ka çrregullimin bipolar janë: gjendja e kënaqësisë së tepruar, madhështia në sjellje ( të besuarit se ai është më i talentuar se fëmijët e tjerë ndërkohë që realisht nuk ësh-të), shpirti i konkurencës dhe nevoja e pakët për gjumë. Nga ana tjetër shumë fëmijë, shfaqen si shumë lehtë të irritueshëm , tejet të ndjeshëm e reagues dhe shpesh ata përshkruhen si ‘’emotional roller coaster’’. Vetëm një klinicist i kualifikuar në shëndet mendor mund të për-

Page 30: Revista Almedicus nr.4

Revista Almedicus, Janar 2011ALMEDICUS

30

caktojë nëse sjelljet e fëmijës suaj shkaktohen nga ADHD, nga një çrregullim tjetër apo nga një kombinim i të dy-jave. Një vlerësim i kujdesshëm dhe një diagnozë e duhur, janë thelbësore në përzgjedhjen e trajtimit duke përfshirë edhe trajtimin mjekësor. Kjo do të sjellë përzgjedhjen a trajtimit më të mirë të mundshëm për fëmijën duke mos rrezikuar përkeqësimin e gjendjes së tij me trajtimin e gabuar.

A shkaktojnë medikamentet që përdoren për ADHD, fillimin e çrregullimit bipolar?

Jo. Trajtimi me medikamente i ADHD nuk sjell çrregul-lim bipolar. Gjithsesi janë disa medikamente që trajtojnë ADHD që mund t’i përkeqësojnë disa simptoma të qua-jtura maniake (tipike të bipolarit). Dhe në raste të rralla ato mund të shkaktojnë edhe episode sjellore maniakale. Nëse fëmija juaj fillon të irritohet ose të bëhet shumë i ndjeshëm pas marrjes së medikamenteve të ADHD duhet të kontaktoni menjëherë mjekun tuaj.

A duhet të marrë medikamente për ADHD fëmija im, nëse ai ka dhe nje çrregullim tjetër bashkëshoqërues?

Nëse juve keni një diagnozë të komorbiditetit të fëmijës suaj, trajtimi duhet ti përfshijë të dyja gjendjet. Shumë fëmijë marrin medikamente për ADHD edhe në këtë rast. Kujdesi më i madh me trajtimin duhet në rastin kur fëmija ka edhe çrregullimin bipolar. Në këtë rast ka pasur raportime që trajtimi me medikamente të ADHD e përkeqëson gjendjen bipolare te fëmija. Nëse fëmija pa-

pritur bëhet agresiv ose i depresionuar ose nëse fillon të ketë mendime vetëvrasëse menjhëherë pas trajtimit me medikamente për ADHD duhet të kontaktoni menjëherë me mjekun tuaj.

TRAJTIMI PSIKOSOCIAL

A është i vlefshëm trajtimi psikosocial?

Vetëm trajtimi psikosocial (trajnimi i aftësive sociale apo terapia individuale) nuk është i mjaftueshëm pa trajtimin mjekësor për simptomat bazë të ADHD. Gjithsesi trajtimi psikosocial është ai që rekomandohet në fillimet e her-shme të ADHD kur ato nuk janë përkeqësuar, kur ende nuk është një diagnozë e saktë e ADHD ose nëse familja preferon atë tip trajtimi.

Megjithatë edhe në rastin kur fëmija juaj nuk është në një trajtim mjekësor, trajtimi psikosocial mund ta ndihmojë atë të menaxhojë simptomat e ADHD dhe të zvogëlojë im-paktin e tyre te fëmija. Një studim ka treguar se mund të ulet doza e medikamenteve nëse trajtimi psikosocial ecën mirë. Shumë prindër rekomandojnë një terapist me ek-speriencë në këtë fushë. Gjithashtu duhen nxitur edhe trajnime të prindërve ose të mësuesve që punojnë me këta fëmijë. Mësuesit mund të mësojnë teknika të aplikueshme edhe në shkollë. Ata mund të përdorin teknikat e shpërblimit apo të mbajtjes së pasojave për sjelljet jo të preferueshme në mënyrë që ata të mësojnë kufijtë dhe mësojnë të bëjnë zgjedhje në mjedisin e shkollës.

Page 31: Revista Almedicus nr.4

Revista Almedicus, Janar 2011ALMEDICUS

31

Prindër: Gjithçka që duhet të dini mbi mjekimin e ADHD

PYETJE-PËRGJIGJE

Si administrohen barnat?Barnat stimulante: Gjenden në forma farmaceutike me kohëzgjatje të shkurtër dhe të gjatë. Format me vperim të shkurtër merren 2-3 herë në ditë, me nga 4-5 orë për një dozë. Format me veprim të gjatë merren vetëm një hërë në ditë midis orës 7 dhe 12. Ndonjëherë mjekët mund të përshkruajnë një kombinim të një bari stimulues më ko-hëzgjatje të shkurtër dhe një bari me kohëzgjatje të gjatë, por ky kombinim nuk është studiuar sistematikisht.

Për ata fëmijë që kanë vështirësi të gëlltisin tabletat për-

doren ngjitësa që vendosen në lëkurë, forma të lëngëta farmaceutike, tableta që përtypen dhe kapsula që mund të hapen dhe të përzihen me ushqimin.

Shumica e mjekëve iu fillojnë fëmijëve një mjekim stimu-lues në një dozë të ulët dhe e rrisin dozën çdo 1- 3 javë derisa të arrihet mbajtja nën kontroll e simptomave të ADHD-së. Mund të duhen disa muaj deri sa të gjendet doza e duhur.

Barnat jo-stimulante: Atomoxetine (Strattera) merret si një dozë e vetme ditore në mëngjes ose si dy doza të ndara në mëngjes dhe pasdite. Shumica e mjekëve përshkruajnë një dozë të ulët në fillim dhe gradualisht e rrisin dozën në varësi të pacientit. Mund të nevojiten disa javë që të gjendet doza korrekte dhe disa javë të tjera që të vihet re efekti i plotë. Gjenden edhe barna të tjera të këtij lloji, si antidepresivët triciklikë, guanfacinea, clonidina dhe bupropioni (Well-butrin). Gjithsesi këto barna nuk janë të aprovuara nga FDA për trajtimin e ADHD-së.

Kujdes me marrjen e medikamenteve. Mosmarrja e një

Flogert DOLLANI Anisa TOPOVITI

Page 32: Revista Almedicus nr.4

Revista Almedicus, Janar 2011ALMEDICUS

32

doze të vetme mund të risjellë simptomat e ADHD-së.

A mund të ndodhë një bashkëveprim i barnave OTC* me ato të ADHD?Mund të ndodhë një ndërveprim p.sh., Benadryl (diphen-hydramine) mund të shkaktojë ankth tek disa fëmijë. Ësh-të e rëndësishme që të lajmëroni mjekun e fëmijës tuaj ose farmacistin në lidhje me përshkrimin, përdorimin e barnave, suplementeve bimore dhe vitaminave nga fëmija juaj. Ata do të dinë t’ju thonë ndërveprimet e mundshme dhe nëse duhet t’i përdorni apo jo këto barna OTC*.*Over the counter-barna që merren në farmaci pa recetë mjekësore.

Si mund të jemi të sigurtë nëse bari po jep efekt? Me barin stimulues, prindërit dhe mësuesit mund të sho-hin efekte pozitive brenda 30 - 90 minutave në varësi të formës farmaceutike dhe dozës. Gjithsesi, nëqoftëse doza e barit stimulues është e ulët, simptomat e ADHD-së do të vazhdojnë përsëri. Disa efekte pozitive të barnave jo-stimulantë si Atomoxetine (Strattera), mund të shihen që javën e parë të trajtimit. Gjithsesi, mund të duhen disa javë që atomoxetine (Strattera) të arrijë efektin maksimal edhe nëse doza është korrekte.

Kur bari për trajtimin e ADHD-së po jep efekt, shumica e simptomave zhduken. Gjithashtu nuk është e paza-kontë që disa simptoma të vazhdojnë. Trajtimet për të përmirësuar sjelljen mund të ndihmojnë në reduktimin e këtyre simptomave. Kur nevojitet një kohë e gjatë për të gjetur trajtimin dhe dozën efektive, barnat për trajtimin e ADHD-së do të japin efekt. Në fakt, në 90% të fëmijëve me ADHD, gjendet të paktën një bar ose një kombinim që u jep efekt.

A mund të ketë periudha kur fëmija im të ndër-presë mjekimin? Në të kaluarën, mjekët rekomandonin një ndërprerje të trajtimit për ADHD në periudhën pas shkollës, në fund-javë dhe gjatë pushimeve verore. Në kohët e sotme, shum-ica e mjekëve rekomandojnë një trajtim me kohë të plotë, pa ndërprerje të trajtimit, në mënyrë që të shihen përfi-timet terapeutike në shtëpi dhe gjatë kohës që fëmija juaj është duke luajtur. Kjo mund të jetë shumë e rëndësishme për adoleshentët të cilët trajtohen me barna kundër ADHD-së jashtë shkolle, në mënyrë që ata ta kenë më të lehtë marrjen e vendimeve për të mos filluar duhanpir-jen, substancat narkotike dhe faktorë të tjerë rrezikues. Barnat i ndihmojnë të zhvillojnë më lehtësisht detyrat e shtëpisë dhe aktiviteteve të tjera që kërkojnë përqëndrim. Gjithsesi, ndërprerjet e trajtimit ose reduktimi i dozës mund të merret parasysh në raste kur shfaqen efekte të padëshiruara tek fëmija juaj.

Si do të ndihet fëmija im nga mjekimi i ADHD-së ? Për shumicën e fëmijëve, mjekimi i ADHD-së do t’i bënte të ndiheshin më të qetë dhe më të aftë që të fokusohen diku

dhe të përqëndrohen. Disa nga këto ndryshime mund të jenë të padukshme, gjithsesi prindërit dhe mësuesit do të vënë re ndryshime të kënaqshme në sjellje, në rastin kur bari jep efektin e duhur. Barnat e ADHD-së nuk duhet të ndryshojnë personalite-tin e fëmijës edhe pse mund ta bëjnë atë më pak hiper-aktiv dhe më shumë të vëmendshëm. Disa herë fëmijët kanë ndjesi të padëshirueshme gjatë fillimit të barit për trajtimin e ADHD-së, por këto ndjesi janë të vogla dhe në përgjithsëi largohen më kalimin e kohës. Gjithashtu disa fëmijë që marrin barna jo stimulues, atomoxetine (Strat-tera), shfaqin ndjesi më irrituese se zakonisht. Irritimi mund të përkeqësohet me kohën dhe ndryshimi i dozës apo dhe barit mund të ndihmojë situatën. Nëqoftëse vihet re një ndryshim personaliteti ose nëqoftëse fëmija juaj është në gjendje nervozizmi sa herë që merr barin, duhet të këshilloheni me mjekun e tij. Shumë fëmijë të diagnostikuar me ADHD do të vazhdojnë të kenë probleme me një apo disa nga simptomat më vonë gjatë jetës së tyre. Në këto raste, bari për ADHD duhet të merret në praninë e një të rrituri për t’i ndihmuar të kon-trollojnë këto simptoma. Për shumë të tjerë, simptomat e ADHD-së zvogëlohen me kalimin e kohës duke kontroll-uar ADHD-në ose kompensohen nga simptomat e sjelljes. Simptoma që vjen duke u ulur me kalimin e kohës është hiperaktiviteti. Disa shenja që tregojnë se fëmija duhet të ulë dozën ose të ndërpresë barnat për trajtimin e ADHD-së janë : 1. Fëmija juaj nuk ka pasur asnjë simptomë për rreth një viti trajtim.2. Fëmija juaj është përmirësuar dhe doza nuk ka ndrysh-uar.3. Sjellja e fëmijës suaj është e njëjtë pavarësisht mos-marrjes së një apo dy dozave.4. Fëmija juaj ka gjetur një mënyrë tjetër për t’u përqën-druar.Zgjedhja për të ndërprerë barin duhet të diskutohet më mjekun, mësuesit, anëtarët e familjes dhe fëmijën tuaj. Mund të vini re që fëmija juaj ka nevojë për më tepër mbështetje nga mësuesit dhe anëtarët e familjes, në mënyrë që të përforcohet sjellja e mirë në momentin kur do të ndërpritet bari. Mund të nevojitet monitorimi kur ndërpritet medikamenti, për t’u siguruar që nuk do të ketë simptoma shqetësuese.

Page 33: Revista Almedicus nr.4

Revista Almedicus, Janar 2011ALMEDICUS

33

Si mund t’ja shpjegoj fëmijës trajtimin për AD-HD-në?Është e rëndësishme që fëmija juaj të kuptojë se çfarë është trajtimi i ADHD-së, përse po përshkruhet dhe sesa i dobishëm mund të bëhet. Kjo është veçanërisht e vërtetë për fëmijën e rritur dhe adoleshentët të cilët mund ta vuajnë faktin që janë të “ndryshëm” sepse janë duke marrë një mjekim. Mund ta krahasoni mjekimin e ADHD-së me rastin kur duhet të mbahen syza. Ashtu si syzat ndihmojnë për një shikim më të mirë edhe këto barna mundësojnë një kon-troll më të mirë mbi sjelljen, duke pasur një përqëndrim, fokusim, të mësuar dhe sjellje të kënaqshme.

A ka ndonjë rrezik që fëmija im të krijojë varësi nga këto barna? Disa prindër shqetësohen në lidhje më varësinë që mund të krijojnë fëmijët e tyre. Kjo përbën një koncept të gabuar për barnat e ADHD-së. Sipas Institutit Ndërkombëtar të Abuzimit me Barna, fëmijët që trajtohen me këto barna kanë më pak mundësi që të kenë probleme në krahasim me fëmijët me ADHD që nuk marrin mjekim.

EFEKTET ANËSORE TË TRAJTIMIT

Cilat janë efektet anësore më të zakonshme?Pjesa më e madhe e fëmijëve të trajtuar me barna për ADHD-në, shfaqin disa efekte anësore. Disa prej efekteve anësore më të zakonshme dhe të parashikueshme prej barnave stimulante janë: ulja e oreksit, rënie në peshë,

probleme me gju-min, dhimbje koke, dhimbje stomaku dhe ir-ritime. Simptomat e këtyre efekteve bëhen më të lehta brenda dy mujave të parë të trajtim-it.Gjithashtu edhe jo-stimulanti ato-moxetine (Strat-tera) mund të shkaktojë të vjella, të ulë oreksin dhe humbje në peshë. Disa fëmijë anko-hen për përgjumje

dhe mund të shfaqin një nervozizëm të lehtë gjatë ditës që kanë marrë barin; gjithsesi, këto efekte anësore za-konisht zhduken pas muajit të parë të trajtimit. Efektet anësore zakonisht nuk janë të rrezikshme, por gjithsesi duhet t’i raportohen mjekut të fëmijës – veçanërisht nëse shkaktojnë siklet, parehati apo kur pengojnë aktivitetet e përditshme. Efektet anësore shpesh mund të pakësohen duke ndryshuar barnat, duke përdorur një formë tjetër

mjekimi, duke rregulluar dozat, apo duke ndryshuar ko-hën e marrjes së barit.

Cilat janë efektet anësore më të rralla dhe serioze?Problemet e lidhura me zemrën, haluçinacionet apo mendimet vetëvrasëse janë disa prej efekteve anësore më serioze që mund shfaqen në pacientët që marrin barna për ADHD-në. Organizma të specializuara, si FDA (Food and Drug Administration) rekomandojnë prindërit të cilët marrin në konsideratë trajtimin me barna për ADHD për fëmijën e tyre, të bashkëpunojnë dhe të jenë në kon-takt të ngushtë me mjekun për të ndjekur një trajtim të duhur, i cili të përfshijë analizat e nevojshme si dhe të bëhet një rishikim i kujdesshëm dhe i plotë i historikut të gjendjes shëndetësore. Në veçanti duhet t’i tregoni mjekut për çfarëdo problemi kardiak apo mendor që mund të ketë patur fëmija gjatë trajtimit të ADHD-së apo nëse ka ndonjë histori në familje me këto probleme.

Problemet e lidhura me zemrën: Rrallëherë janë raportuar probleme serioze të lidhura me zemrën, siç mund të jenë vdekje të papritura apo atak kardiak nga pacientë që marrin mjekime për ADHD. FDA (Food and Drug Administration) hetoi këto rap-ortime dhe zbuloi se pjesa më e madhe e këtyre pacientëve kishin patur më herët defekte ne zemër të padiagnostikuara.

FDA përfundon duke thënë se është e pamundur të thuhet me saktësi nëse ka qenë defekti i fshehur në zemër, bar-nat apo kombinini i këtyre dy faktorëve që kanë shkak-tuar problemet kardiake të raportuara.Nuk duket të ketë rrezik të lartë për vdekje të papritura apo atak kardiak për fëmijët që marrin barna për ADHD nëse fëmija nuk ka patur apo ka aktualisht probleme me zemrën.Gjithsesi, FDA shtoi një etiketë paralajmëruese në barnat e ADHD-së duke kujtuar mjekët që të kenë kujdes në për-shkrimin e këtyre barnave për njerëz që kanë defekte në zemër. Disa fëmijë me defekte në zemër mund të jenë në gjendje të marrin stimulantë, por vetëm nën mbikqyrjen e plotë të mjekut.

Haluçinacionet : FDA hetoi gjithashtu një numër të vogël raportimesh për haluçinacione, psikoza dhe

shpërthime agresioni në pacientë që marrin barna për ADHD. Nga një rishikim të bar-nave të përdorur për ADHD-në, u vu re një rrezik i ulët ( rreth 1 në 1,000 ) në simpto-mat që përfshijnë: dëgjim zërash, dyshimi pa asnjë arsye apo rritje e probabilitetit

për t’u bërë maniak në pacientë që nuk kanë pasur këto simptoma para se të fillonin mjekimin.

Probleme mendore të mëparshme: Pacientët me psikoza të mëparshme, shqetësime bipolare, apo me histori në abuzime me drogën duhet të monitoro-

Page 34: Revista Almedicus nr.4

Revista Almedicus, Janar 2011ALMEDICUS

34

hen me kujdes ndërsa përdorin barna për ADHD-në. Të dhënat tregojnë se disa barna mund të përkeqësojnë këto psikoza pre-ekzistuese apo shqetësime bipolare. Disa fëmijë me këto kushte, gjithsesi, mund të përdorin barnat për ADHD-në, por mund të kenë nevojë edhe për trajtime të tjera. Gjithashtu, pacientët që kanë abuzuar me drogën mund të kenë rrezik për rishfaqje të dëshirës për abuzim me drogën nëse marrin barna stimulante. Roli i barnave stimulante në trajtimin e adoleshentëve me ADHD dhe abuzimin me substancat narkotike mbetet një problem jo shumë i qartë.

Kur duhet thirrur menjëherë mjeku?• Në rast se fëmija ndihet i hutuar apo i mekur; nëse an-kohet për rrahje të pazakonta të zemrës, kur ka dhimbje në kraharor apo probleme me frymëmarrjen; kur nervo-zohet; kur nis të ketë haluçinacione; kur duket i depre-suar apo kur ka mendime vetëvrasëse.• Nëse fëmija juaj ankohet për kruarje, kur ka dhimbje apo fryrje të barkut apo simptoma të pashpjegueshme gripi, nëse urina është e errët dhe nëse ka sy apo lëkurë të zverdhur.

A duhet të monitoroj oreksin, peshën dhe gjatës-inë e fëmijës?Prindërit janë të parët që duhet të monitorojnë mirëqën-ien e fëmijës së tyre – duke përfshirë këtu atë mendore dhe fizike. Barnat mund të kenë efekte anësore. Disa nga gjërat kryesore që duhet të vëzhgohen kur fëmija juaj është duke u trajtuar me barna për ADHD-në, përfshijnë ndryshimin e oreksit dhe të peshës. Gjithashtu edhe shka-lla e rritjes së fëmijës duhet të monitorohet.Monitorimi i peshës dhe gjatësisë është pikë së pari përgjegjësia e mjekut, por është shumë e rëndësishme edhe ndihmesa që japin prindërit në këtë aspekt. Efektet e trajtimit të ADHD-së në rritje janë studiuar për vite me radhë. Kërkimet e fundit tregojnë se barnat stimulante mund të shkaktojnë një ulje të lehtë në procesin e rritjes (kryesisht të lidhura me peshën), të paktën nga viti i parë deri në atë të tretë të trajtimit. Gjithsesi, shumica e stu-dimeve tregojnë se çdo zvogëlim i shkallës së rritjes është shpesh i përkohshëm dhe nuk ndikon në gjatësinë për-fundimtare që do të ketë individi.Nëse do të ketë ndonjë ndryshim në oreksin e fëmijës tuaj apo në peshë, duhet të kontaktoni me mjekun. Ju dhe mjeku mund të diskutoni për mundësinë e ndryshimit të zakoneve të të ushqyerit të fëmijës tuaj me qëllim për të mbajtur peshën e fëmijës në normalitet, gjithashtu nëse do të jetë e mundur edhe në ndryshimin e dozave të bar-nave.

Si mund të menaxhoj disa prej efekteve anësore të zakonshme që mund të shfaqen tek fëmija im gjatë mjekmit me ADHD?Ka disa gjëra që mund të bëni për të ulur problemet e shkaktuara prej efekteve anësore më të zakonshme të lidhura me barnat e ADHD-së.

Oreksi i pakët: Disa nga mundësitë për të rritur orek-sin janë: administrimi i barnave pas ngrënies së mëngjes-it, në mënyrë që fëmija juaj të jetë i uritur për të ngrënë në mëngjes; dhënia e vakteve të bollshme në darkë kur medikamenti ka filluar të përthithet dhe të veprojë në or-ganizëm. Gjithashtu duhet të keni gati ushqim nëse fëm-ija shfaq papritmas ( jashtë vakteve) uri. Gjithashtu është e këshillueshme të ndiqet një dietë me ushqime dhe pije me përmbajtje të lartë kalorike, por gjithmonë të përsh-tatshme dhe të mbikqyrura në mënyrë që të rifitohet çdo humbje e mundshme në peshë. Nëse oreksi i ulët vazhdon të jetë prezent tek fëmija juaj për një periudhë të gjatë duhet të pyesni mjekun nëse është e mundur të ndalohet mjekimi apo të ulet doza e barnave gjatë kohës së verës apo edhe gjatë fundjavave.

Problemet me gjumin: Është e rëndësishme për mirëqenien e fëmijës vendosja e një rutine për të bërë fëmijën të shkojë në shtrat. Kjo rutinë mund të përfshijë kryerjen e një banje, larjen e dhëmbëve, leximin nga vetë fëmija apo edhe nga prindërit para se të shkojë në shtrat. Këto aktivitete ndihmojnë në shlodhjen dhe relaksimin e fëmijës tuaj. Gjithashtu përpiquni të shmangni radion, televizorin, kompjuterin apo lojërat elektronike përpara se fëmija të shkojë në shtrat, këto do të ishin rreziqe po-tenciale për ta stimuluar dhe shpërqëndruar fëmijën dhe do të bënte që t’i binte dëshira për të fjetur.Nëse fëmija juaj përdor barna stimulante me veprim të zgjatur, mund të pyesni mjekun për mundësinë e ndry-shimit të tyre me barna me veprim të shkurtër (8 orë në vend të 12 orë p.sh.). Nëse fëmija juaj është duke marrë barna me veprim të shkurtër, mund të flisni me mjekun për të ulur dozën apo të ndaloni mjekimin gjatë pasditeve për të ndihmuar fëmijën të shkojë në shtrat. Sikurse në raste të caktuara, barnat mund të ndihmojnë fëmijën për të fjetur.

Përgjumja: Nëse fëmija juaj merr barin jo-stimulant, atomoxetine (Strattera) dhe përgjumet gjatë ditës, mjeku mund t’ju rekomandojë t’i jepni barin pak para se të shkojë në shtrat dhe të mos e marrë atë në mëngjes. Një mundësi tjetër do të ishte ndarja e dozës dhe marrja e saj dy herë në ditë ose ulja e dozës me qëllim reduktimin e përgjumjes.

Rikthim i Sjelljeve: Disa fëmijë që marrin barna stimulante mund të shfaqen më nervoz apo të kenë rritje të simptomave të ADHD-së gjatë pasdites apo mbrëmjes. Ky quhet “Rikthim i Sjelljeve” nga disa mjekë dhe mund të shkaktohet prej kohës së përthithjes dhe veprimit të barit në organizëm. Për të rregulluar këtë, mjeku mund t’ju rekomadojë një bar që zgjat më shumë (në veprim) apo një dozë të ndërmjetme stimulanti, pasdreke.

Efekte të tjera anësore: Nëse keni pyetje apo shqetësime rreth këtyre efekteve anësore apo të tjera ako-ma, kontaktoni mjekun e fëmijës tuaj.

Page 35: Revista Almedicus nr.4

Revista Almedicus, Janar 2011ALMEDICUS

35

Page 36: Revista Almedicus nr.4

Revista Almedicus, Janar 2011ALMEDICUS

36

Në çdo klasë fillore, rreth një në dy femijë ka ADHD!