8
Shteti në të drejtën e biznesit Cfarë është e drejta e biznesit? E Drejta Biznesore, si një shkencë juridike studion dhe rregullon raportet, aktet dhe punët juridike-biznesore si dhe, në përgjithësi, çështjet statusore, organizative, strukturore dhe funksionale të subjekteve të së drejtës biznesore. Praktikisht, E Drejta Biznesore, në kuptimin e ngushtë përkon me të Drejtën Tregtare, ndërsa, në kuptimin e gjerë, konsiston në raportet, punët dhe në veprimet juridike– biznesore që nocionalisht nuk janë tregtare, por kanë për qëllim themelor realizimin e fitimeve të caktuara; Nëse veprimtaria e biznesit zhvillohet brenda vendit, një biznes i tillë është i karakterit kombëtar, ndërsa kur biznesi bëhet ndërmjet dy apo më shumë vendeve zhvillohet biznes ndërkombëtar. Në rrethanat moderne të ndërvarësisë ekonomike që gjendet ne cdo vend në kohën e sotme është vështirë që të mund të ekzitojë një biznes vendas jashtë ndikimit të biznesit të vendeve të tjera. Realiteti i botës moderne i bën të gjitha bizneset të tipit ndërkombëtar. Biznesi ndërkombëtar nuk mund të imagjinohet, pa korporatat

Shteti në të drejtën e biznesit

Embed Size (px)

DESCRIPTION

E Drejta Biznesore, si një shkencë juridike studion dhe rregullon raportet, aktet dhe punët juridike-biznesore si dhe, në përgjithësi, çështjet statusore, organizative, strukturore dhe funksionale të subjekteve të së drejtës biznesore. Praktikisht, E Drejta Biznesore, në kuptimin e ngushtë përkon me të Drejtën Tregtare, ndërsa, në kuptimin e gjerë, konsiston në raportet, punët dhe në veprimet juridike–biznesore që nocionalisht nuk janë tregtare, por kanë për qëllim themelor realizimin e fitimeve të caktuara;

Citation preview

Page 1: Shteti në të drejtën e biznesit

Shteti në të drejtën e biznesit

Cfarë është e drejta e biznesit?

E Drejta Biznesore, si një shkencë juridike studion dhe rregullon raportet, aktet dhe

punët juridike-biznesore si dhe, në përgjithësi, çështjet statusore, organizative,

strukturore dhe funksionale të subjekteve të së drejtës biznesore.

Praktikisht, E Drejta Biznesore, në kuptimin e ngushtë përkon me të Drejtën Tregtare,

ndërsa, në kuptimin e gjerë, konsiston në raportet, punët dhe në veprimet juridike–

biznesore që nocionalisht nuk janë tregtare, por kanë për qëllim themelor realizimin e

fitimeve të caktuara;

Nëse veprimtaria e biznesit zhvillohet brenda vendit, një biznes i tillë është i karakterit

kombëtar, ndërsa kur biznesi bëhet ndërmjet dy apo më shumë vendeve zhvillohet

biznes ndërkombëtar. Në rrethanat moderne të ndërvarësisë ekonomike që gjendet ne

cdo vend në kohën e sotme është vështirë që të mund të ekzitojë një biznes vendas

jashtë ndikimit të biznesit të vendeve të tjera. Realiteti i botës moderne i bën të gjitha

bizneset të tipit ndërkombëtar. Biznesi ndërkombëtar nuk mund të imagjinohet, pa

korporatat multinacionale, banka ndërkombëtare, kompani të sigurimeve e shumë

modele të tjera të aktiviteve të biznesit.

Nisur nga kjo ndërthurje midis të drejtës biznesore vendase dhe të drejtës së kapitalit

për të qarkulluar aty ku ka më shumë fitim është interesante të shikojmë se si paraqitet

në format e tij të prezantimit në tregun e cdo vendi, ku natyrisht edhe vendi jonë nuk

është përjashtim. Forma më e hershme është paraqitja nëpërmjet aktiviteteve tregtare.

Një kompani multinacionale zotëron një produkt (kozmetikat Nivea) dhe atë e realizojnë

nëpërmjet formave të ndryshme të transmetimit të të drejtës së përdorimit në tregjet e

Page 2: Shteti në të drejtën e biznesit

tjera. Forma të tjera që janë zhvilluar bashkë me zhvillimin e tregjeve globale janë forma

e licencimit ndërkombëtar të transferimit të teknologjisë. Një formë më e vonët,por

edhe mjaft moderne është shfrytëzimi dhe përdorimi në masë I të drejtave të pronësisë

intelektuale dhe industriale.

Kush është objekti i të drejtës së biznesit?

Duke ju përmbajtur konceptit që përkufizon të drejtën e biznesit, rrjedhimisht, në objekt

të saj hyjnë raportet, aktet, veprimet juridike-biznesore që i referohen:

- themelimit, organizimit dhe funksionimit të subjekteve juridike që ushtrojnë

veprimtari ekonomike;

- strukturimit organizativ e funksional të atyre subjekteve;

- transformimit të veprimtarive të subjekteve juridike që ushtrojnë aktivitet

biznesi;

- përfaqësimit të subjekteve të së drejtës biznesore;

- krijimit dhe zhvillimit të pronës intelektuale dhe mbrojtjes së saj;

- qarkullimit ekonomik dhe juridik;

- aktiviteteve juridike-biznesore, veçanërisht, kontratat e biznesit;

- kreditimit bankar;

- shitblerjes dhe huamarrie e huadhënies, komisionit;

- sigurimit të jetës dhe të pasurisë;

- falimentimit dhe në përgjithësi

- gjithë aspekteve juridike dhe administrative, që lidhen me hapjen, zhvillimin dhe

mbylljen e një biznesi;

E drejta e biznesit dhe funksionet e tij

Vetë biznesi i ushtron funksionet e tij jetësore duke kryer aktivitetin e përditshëm, ashtu

si i kryen funksionet e tij të përditshme një organizëm i gjallë duke filluar nga veprimet

instiktive dhe deri në ato logjike dhe logjikë komplekse.

Në aktivitetin e përditshëm të jetës së tij, biznesi i krijuar si produkt i një organizimi të

bazuar në rregullat logjike-ekonomike dhe juridike është gjithë kohës në kërkim të

Page 3: Shteti në të drejtën e biznesit

rrugëve të krijimit të fitimit dhe rritjes së tij. Për të mundësuar këtë objektiv, vetë

biznesi dhe ata që e drejtojnë dhe i japin jetë atij janë objekt i analizës dhe nxjerrjes së

vendimeve për t’ju përshtatur sa më mirë ambjentit ekonomik, rregullave të reja dhe

konkurencës. Nga ana tjetër, nevoja e domosdoshme e ruajtjes së klientelës dhe

burimeve të furnizimit kërkon një përgjithësim të praktikave më të mira të suksesit për ti

bërë pjesë të aktivitetit dhe ryajtjes së qëllimit për rritje të fitimit. Ai biznes, i cili arrin të

harmonizojë sa më mirë dhe të përshtatë rregullat e brendshme me ato të jashtme

(konkurencën, kërkesat e shtetit, kërkesat e partnerëvë vendas dhe të huaj, mundësia

për rritje të kapitaleve etj) ka realizuar edhe një metamorfozë të vetë biznesit duke e

rritur volumin e biznesit, por duke ndryshuar edhe gjithë raportet brenda organizimit,

po ashtu edhe me elementët jashtë tij. Për të arritur këtë transformim nevojiten edhe

gjithë instrumentet ndihmëse për arritjen e qëllimit, që janë rregullat juridike dhe

marëdhëniet e etikës së bërjes së biznesit. Rregullat juridike mundësojnë që biznesi të

jetë sa më shumë i mbrojtur ndaj rreziqeve të konkurencës dhe ligjeve në vendin ku

vepron, ndërsa rregullat etike janë ato që krijojnë modelin e biznesit që duhet të jetë

modeli për vazhdimësinë duke krijuar mundësinë për gjithë ata që mundësojnë këtë

organizim të ndihen si pjesë e tij dhe të japin kontributin për të arritur që imazhi i

biznesit ku ata bashkëveprojnë ndikon në përmirësimin edhe të mirëqenies dhe jetës së

tyre sociale.

Shteti dhe lehtësimi i të drejtës së biznesit

Në praktikën e përditshme, pra në kushtet e ekonomisë së tregut, dispozitat juridike me

të cilat rregullohen çështjet juridike dhe ambienti ekonomik, në të cilat realizohet

ushtrimi i veprimtarisë biznesore, janë të ndryshme dhe të shumta. Akte juridike të

përgjithshme, të cilat tërësisht i dedikohen kësaj tematike, në radhë të parë, janë:

a) Kushtetuta e vendit, e cila garanton të drejtën për të kryer biznes bazuar mbi pronën

private. Në kushtetutë gjithashtu gjendet edhe garancia që të gjithë janë të barabartë

përpara ligjit, pavarësisht nga gjinia, përkatësia fetare, origjina.

Page 4: Shteti në të drejtën e biznesit

b) Mbi parimet kushtetuese janë miratuar në Kuvendin e Shqipërisë ligje të ndryshme që

rregullojnë marrëdhëniet midis pjesëmarrësve në të drejtën për të ushtruar aktivitet

dhe për të qenë i lirë në të drejtën e ushtrimit të tij.

Shembuj të ligjeve që janë miratuar në këto 20 vite do të ishin:

- Ligji për pronën, për inciativën private, për investimet e huaja, për tregtinë,

- Ligji për konkurencën e lirë dhe rreullat antimonopol,

- Ligji për Tatimet dhe Taksat, Ligji për Kontabilitetin,

- Ligji për Regjistrimin e biznesit dhe licencave për aktivitete specifike

- Ligji për Tokën Bujqësore, për pyjet, për sistemin e ujërave,

- Ligji për urbanistikën

- Ligji për tarifat e importit dhe nxitjen e eksportit

- Ligji për punën dhe të drejtat e punonjësve

- Ligji për Buxhetin,

- Ligji për Bankat dhe për Organizatat Financiare,

- Ligji për Tregun e Kapitalit, Letrat me Vlerë,

- Ligji per shoqerite tregtare

c) Pas miratimit të ligjeve është orientuar edhe ndërtimi i sistemit të administratës

publike, ose ndryshe shteti. Ai me agjensitë e krijuara në funksion të zbatimit korrekt të

parimeve kushtetuese dhe ligjeve që burojnë prej saj krijon dhe mundëson garancit për

të drejtën e ushtrimit dhe mbarëvajtjes së biznesit.

Në pikën e fundit është edhe ajo që ndeshet më dendur në jetën dhe të drejtën e

biznesit. Është shteti, i cili i krijon mundësinë biznesit të ketë sa më pak pengesa në

ushtrimin e të drejtës së tij të ligjshme.

Natyrisht, që shtetit i duhet të jetë partner në cdo kuptim me biznesin dhe të respektojë

të drejtën e tij për të realizuar qëllimin. Këtë të drejtë, në kushtet e një shteti ligjor

duhet që të rregullohen nëpërmjet zbatimit ashtu si janë miratuar në Kuvend ligjet e

Page 5: Shteti në të drejtën e biznesit

vendit. Nga njëra anë shteti duhet që të garantojë të drejtën e biznesit dhe ta mbrojë

atë nga kërcënimet e brendshme dhe të jashtme, nga ana tjetër shteti duhet që të

mbledhë të ardhura në arkën ë tij, për të garantuar këto të drejta(nga e cila biznesi

përfiton sipas rregullave për të nxjerrë fitime).

Burimet e financimit të buxhetit të shtetit janë taksat dhe tatimet. Të gjithë bizneset

duhet të paguajme pjesë nga të ardhurat apo fitimet dhe shteti në këmbim siguron të

mira publike si: rregullin dhe rendin shoqëror, zbatimin e barabartë dhe të drejtë të

ligjit, muzeumet, parqet, pastrimin e vendit, ujin, energjinë, sigurimin kombëtar,

shëndetësinë, arsimin, kujdesin për të vjetërit dhe fëmijët, infrastrukturën e shumë

shërbime të tjera që shteti i menaxhon nëpërmjet qeverisjes.

Ajo që shteti të konsiderohet se po zbaton drejt kushtetutën dhe ligjet që burojnë prej

saj është lehtësimi gjithnjë e më tepër i barrës dhe kostove të të bërit biznes. Për këtë

ndihmojnë edhe nismat e ndryshme që ndërmerren nga qeveritë, në zbatim të

programeve të tyre për arritjen e këtyre objektivave dhe për tu konsideruar në atë që

quhet se është arritja më e madhe e marëdhënievee shtet-biznes: të quhet miku i

bzinesit.

Ky titull është një tregues, se shteti është me biznesin dhe jo kundër apo pengon

biznesin në ushtrimin e të drejtës.

Një shembull i tillë është reforma e procedurave të regjistrimit të biznesit, nëpërmjet

krijimit të Qendrës Kombëtare të Regjistrimit (QKR). Kjo do të thotë se tashmë është

arritur të reduktohet në një ditë koha e regjistrimit kërkuar për bizneset e reja dhe ka

kombinuar në një procedurë të vetme të gjithë hapat e regjistrimit duke përfshirë

regjistrimin për efekt të tatimeve. Në vijimësi të reformave është futur lehtësimi për

deklarimin e tatimeve dhe pagesës së tyre, dhe kështu në vijimësi dhe hap pas hapi

krijohen zinxhiri i veprimeve të qeverisë për rritjen e një klime sa më miqësore për

bërjen e biznesit në vend.

Tiranë, 10 Janar 2013