28
1

Plani i Biznesit - Shembull

  • Upload
    leonora

  • View
    1.253

  • Download
    118

Embed Size (px)

DESCRIPTION

shembull

Citation preview

Page 1: Plani i Biznesit - Shembull

1

Page 2: Plani i Biznesit - Shembull

PËRMBAJTJA E PLANIT PËR BIZNES

1. Përmbledhja Planit për Biznes ............................................................32. Përshkrimi i Kompanisë.......................................................................4.3. Produkti ose shërbimi...........................................................................64. Analizat e tregut ................................................................................115. Strategjia e marketingut dhe implementimi ........................................136. Analiza S.W.O.T.................................................................................19 7. Plani Financiar....................................................................................218. Shtojcat...............................................................................................23

Plani i biznesit Faqja 2 nga 25

Page 3: Plani i Biznesit - Shembull

PËRMBLEDHJE E PËRGJITHSHME

Ky plani i biznesit është një përmbledhje e shkruar e aktivitetit të propozuar të kompanisë

time, ku varësisht nga nevoja dhe synimet e mia këto aktivitete të propozuara mund të jenë

afatshkurtra ose afatgjate.Ky plani është një dokument i gjallë, evolutiv që shpreh

ardhmërinë e kompanisë sime.

Kompania “Vitorja” është kompani e cila merret ekskluzivisht me prodhimin dhe dizajnimin e

zbukurimeve të murit. Këto zbukurime prodhohen nga materiali i letrës ngjitëse, e cila letër

është ekologjike, jo e dëmshme për shëndetin dhe prodhohet në mënyrë që të përdoret për

ambiente të mbyllura. Këto zbukurime janë shumë moderne dhe kanë gjetur përdorim të

gjërë në ditët e sotme. Janë rezistente ndaj temperaturës: -40 “C në 80″C, pa ndryshime.Me

përdorimin e këtyre dekoreve lëvizëse në murin tuaj ju mund ti shmangeni blerjes së

përhershme të pikturave jashtezakonisht të shtrenjta si dhe instalimit të letrave të

përhershme të murit(tapetave).Karakteristikë e veçantë e tyre është se ato janë shumë të

lehta për tu vendosur, dhe po aq të lehta për tu hequr duke mos lënë asnjë shenjë në murin

ku kanë qenë të vendosura.

Këto zbukurime përdoren për dhoma të shtëpisë, lokale, zyre, bare dhe restorante dhe

ambiente të tjera. Një avantazh i rëndësishëm kundrejt formave të tjera të zbukurimit të

mureve është se, aplikimi i tyre është një proces shumë i shpejtë, dhe mjaft i pastër.

E veqantë e dekoreve tona është që ju mund ti porositni dizajnet sipas dëshirës suaj si dhe

të madhësive të ndryshme varësisht nga ambienti që posedoni.

Ato zhvishen deri në skaje, duken të mahnitshme dhe janë të qëndrueshme për vite e vite.

“Vitorja” është kompani private, e cila menaxhohet nga Albiona Krasniqi, apsolvente e

fakultetit ekonomik, drejtimi Marketing.

Menaxhimi është i ndarë në dy segmente: në pjesën kreative, dhe në pjesën e menaxhimit

të shitjes dhe prodhimit.

Pjesa kreative përgatitë dizajnet dhe sygjeron klientët për produktet tona, duke u ndihmuar

atyre në zgjedhjen e produkteve dhe përshtatjen e tyre për ambientet përkatëse.

Plani i biznesit Faqja 3 nga 25

Page 4: Plani i Biznesit - Shembull

Menaxhmenti i shitjes, kujdeset për mbarvajtjen e procesit, nga shtypi dhe përgatitja e

produkteve, e deri në vendosjen e tyre nëpër ambientet e ndryshme.

Plani i biznesit Faqja 4 nga 25

Page 5: Plani i Biznesit - Shembull

PËRSHKRIMI I BIZNESIT

♦Vizioni

Ne, kompaninë tonë e shohim si lidere për cilësi dhe njëra ndër kompanitë më prestigjioze në vendin tonë për veprimtarinë e dekorimeve të murit,e wallstickers,dhe e muraleve të mëdha .

♦Misioni

Ne synojmë që të jemi unik në tregun tonë dhe të jemi një mundësi e re për qytetarët tanë, duke ofruar shërbime korrekte dhe cilësore, duke u mundësuar atyre zgjedhjen dhe aplikimin e shijeve të tyre në ambientet ku jetojnë dhe veprojnë. Misioni i ynë është që të jemi zgjdhja e parë për konsumatorin sa i përket dekorimeve të murit që ta bëjmë produktin tonë sa më trendi dhe të ofrojmë sa më afër konsumatorëve.

•Objektivat

Objektivi ynë i përgjithshëm është që të rrisim biznesin tonë vit pas viti. Ne kemi staf të talentuar, energjik dhe të motivuar për të zgjeruar vazhdimisht njohuritë dhe përmirësuar performancën. Ne jemi pjesë e një kompanie me integritet ku respekti i ndërsjelltë dhe puna në grup nuk janë thjeshtë fjalë.

Afat shkurta: Mbulimi i tregut me një kapacitet prej 50 % ne vitin e parë me një rritje të më tutjeshme graduale.

Afat-gjata: Në kuadër të objektivave afat-gjata, do të fokusohem ne shtijen edhe jashtë vendit tone per sherbimet te cilat i ofrojme, besoj qe me nje marketing dhe menagjim te mire mund të futemi në shtijen online të produktit tonë dhe të jemi konkurent në treg..

Plani i biznesit Faqja 5 nga 25

Page 6: Plani i Biznesit - Shembull

Të dhenat gjenerale mbi kompanine

♦EMRI I BIZNESIT

Vitorja – Rrjedh nga fjala ilire që njihet si gjarpër i shtëpisë që ndryshe tek ne quhet edhe BOLLA e cila ka jetuar në mure të shtëpisë e njohur si mbrojtëse e shtëpisë.Përveq tjerash ky emër ka të bëjë edhe me faktin që në kulturën tonë në artin e zbatur e gjejmë kultin e gjarpërit mjaft present si dekorim për shtëpinë. Emri Vitorja ka kuptim dhe i cili asocion me vlerat e kompanisë,të cilën do ta reklamonin në çdo aktivitet të marketingut.

♦EMRI TREGTAR

Emri me te cilin do te operoje në treg është Vitorja dekor, cka edhe simbolizon lëminë e

produkteve tona.

♦DATA E REGJISTRIMIT

Ne fillimisht biznesin tonё planifikojë ta regjistrojmë nё regjistrin e bizneseve tё cilat operojnë

nё R. e Kosovёs, regjistrimin e biznesit mendojmë ta bëjmë në Janar të vitit 2014 ku nga kjo

datё do tё jemi edhe kryers tё obligimeve ligjore që dalin nga korniza ligjore e R. sё Kosovёs,

dhe të fillojmë shtijen e produktve tona në formë të drejtëpërdrjetë në bashkpunim me bizneset

tregtare.

.

♦LOKACIONI

Biznesi është vendosur në një lokacion të përshtatshëm në Prishtinë që ofron hapsirë të

mjaftueshme pune me përafersisht 40m² si dhe lehtësi për konsumatorët t’i qasen lokacionit dhe

produkteve tona. Kosto e lokacionit është përgjegjësi e kompanisë Vitorja.

♦FORMA LIGJORE

Nё aspektin e pronsisë fillimisht biznesin do ta regjistrojmё si Biznes Individual Tregtar dhe

Shërbyes, duke mos pёrjashtua mundsitë e me kalimin e kohёs, me qёllim tё rritjes sё

veprimtaris tonё nё tё ardhmёn.

Plani i biznesit Faqja 6 nga 25

Page 7: Plani i Biznesit - Shembull

♦PRONAT

Ne nuk posedojmë prona individuale për kompaninë tonë por jemi duke shfrytëzuar për

momentin një lokal me qira i cili është përgjegjësi e kompanisë tonë.

♦PAJISJET

Sa i përketë lëndës së parë ne kemi arritur ta sigurojmë atë dhe mund të them që kemi filluar

edhe me promovimin e produktit tonë nga klientët ku kerkesa është mjaftë e kënaqshme. Si

paisje e veçantë për prodhim e produkteve tona ne posedojmë një paisje të vogël SUMMA

Cutter në vlerë 3000 Euro por ajo cka na nevojitet për zgjerimin e biznesit tonë dhe realizimin e

produkteve tona me kohë më të shpejtë e të cilën nuk e posedojmë është pajisja 2 në 1 e është

Ploter dhe Cutter së bashku në një paisje.

3.PRODUKTI DHE LLOJET E TIJ

Biznesi merret me “wall decals” apo dekorimin e mureve që ndryshe njihen edhe si tatuazhe

muresh.D.m.th produktet tona janë të dizajnuara për zbukurimin dhe dekorimin e mureve per

ambiente të ndryshme siç janë : shtëpi, zyre, bare dhe restaurante, lokale të ndryshme afariste,

dhoma fëmijësh etj. Nё bazё të hulumtimeve tё tregut ne kemi njё pasqyrё tё qartё se ky

produkt me keto cilësi dhe e këtij kualiteti deri më tani nuk ekziston në tregun tonë dhe me

informinin e konsumatorëve lidhur me këtë produkt kёrkesa ёshtё duke u rritur vazhdimisht. Nё

bazё tё kёtij hulumtimi kemi arritur të kuptojmë që kërkesa për një produkt të tillë është mjaft e

madhe, thujase për cdo familje, zyre, bare restaurante, kopshte fëmijësh etj.Produkti ynë është

produkt ekologjik letër(folje) ngjitëse dhe nuk është i dëmshëm për shëndetin, dhe nuk dëmton

murin pasi të hiqet.

Plani i biznesit Faqja 7 nga 25

Page 8: Plani i Biznesit - Shembull

Furnizuesit

Janë përfaqesues të brendeve botërore. Këta janë përfaqësues legjitim të kompanive të

shënuara më poshtë.

Oracal

Avery

M3

Krahasimi i produkteve tona me konkurrentet

Momentalisht ne nuk kemi konkurrentë të drejtëperdrejtë në vendin tonë.Përparesitë tona janë produkte risi në treg, që bëhen edhe me porosinë sipas kërkesave apo shijeve të konsumatorit.Ne do t’i bëjmë ballë konkurrencës me produkte risi që janë risi edhe në tregun botëror.Mund të them lirisht se produktet e konkurrenteve tane jo të drejtpërdrejtë janë tani e një kohë të gjatë në tregun tonë dhe janë më të vështira për aplikim. Ajo cka na dallon neve nga të tjerët është se produktet tona nuk janë të dëmshme për shëndetin që është faktorë shumë i rëndësishëm pasi që ato janë ekologjike si dhe janë shumë të lehta për përdorim, me pak minuta ju mund ta dekoroni një pjesë të ambientit tuaj si dhe produktet tona nuk dëmtojnë murin ku kanë qenë të vendosura më parë, ato hiqen fare lehtë pa problem dhe mund të përdoren përsëri në ndonjë vend tjetër.

♦Procesi i prodhimit

Cdo produktë qoftë i yni apo personal do të kalojë nëpër duart e dizajnerëve tanë të cilët do të jenë të gatshëm që gjithmonë të përmirsojnë stilin e dhomës tuaj. Pastaj me anë të paisjeve cutterit apo ploterit produktit do ti ipet forma e cila është përcaktuar nga konsumatorët tanë. Gjithashtu në jemi përkujdesur që produktet tona të paketohen në mënyrë të veqantë dhe cdo produktë të përmbajë edhe udhezimin për vendosje të dekorit në mënyrë që klientët tanë ta kenë sa më të lehtë përdorimin e tyre, si dhe në çdo produkt është i përfshirë edhe transporti i tyre falas brenda Kosovës.Çdo klientë që bënë porosi me një kosto më të lartë, monterët tanë të jashtëm do të përkujdesen për montimin e tyre pa pasur nevojë të bëjnë ndonjë pagesë shtesë klientët tanë.

Plani i biznesit Faqja 8 nga 25

Page 9: Plani i Biznesit - Shembull

♦Si do të krijohen të ardhurat për biznesin tonë?

Të ardhurat për biznesin tonë do të krijohen nga shitja te konsumatorët tanë që potencialisht

mund të jenë individë që posedojnë një lokal afarist për shembull bar apo restaurant, të tjerë që

dëshriojnë të kenë një zyrë të dekoruar me një figurë apo diqka tjetër që lidhet me veprimtarinë

që ata ushtrojnë, të tjerë individ që dëshirojnë të zbukurojnë muret e shtëpive së tyre apo

dhomat e fëmijëve të tyre me një nga figurat e pëlqyera të filmave të animuar e të tjerë.

♦Pse do e paguajnë biznesin për këtë?

Konsumatorët do e paguajnë biznesin apo produktet tona sepse produktet tona janë risi në

tregun kosovarë, mundsia të aplikojnë shijen e tyre në zbukurimet që ata pretendojnë si dhe

personalizmimi me produktin dhe një faktorë shumë i rëndësishëm mund të them që është edhe

arsyeshmëria e çmimeve.

Plani i biznesit Faqja 9 nga 25

Page 10: Plani i Biznesit - Shembull

HULUMTIMI I TREGUT

Tregu i synuar

♦Pozita e tregut:

♦Pozita e veçant e shitjes:

Ne produktet tona do ti lansojmë nё treg nё mёnyrё të veqantë duke filluar nga produkti të cilin

konsumatori mund ta porosisë në mënyra të ndryshme me dimensione të ndryshme dhe çfardo

ikone apo personazhi që ai dëshiron, gjithashtu përpos kësaj ne jemi përkujdesur që cdo

produkt të përmbajë me vete udhezimet përkatese për vendosje e deri tek paketimi unik i tyre,

mёnyrё kjo qё konkurentёt tanё nuk e aplikojnё pёr produktet e tyre.

♦Segmentimi i klientëve

Shërbimet tona kryesisht u dedikohen personave familiarë, të rinjëve dhe fëmijëve që

dëshirojnë t’i dekorojnë dhomat e tyre me ikonat e ekipeve të preferuara apo fëmijët me ndonjë

personazh të filmave të animuar, si dhe, u dedikohet personave afaristë që dëshirojnë ta

dekorojnë ambientin e tyre punues, me ndonjë gjë që lidhet me veprimtarinë që ata e ushtrojnë.

♦Karakteristikat e konsumatorit

Ndër karakterisitkat kryesore të konsumatorëve tanë është mosha e re dhe gatishmëria e tyre

për të qenë në trend me risitë bashkohore dhe me të rinjtë europian.

Demografia

Mosha Kryesisht e re

Të ardhurat Të ndryhsme

Gjendja martesore/familjare

E ndryshme

Kombësia Shqiptar pjesa më e madhe pastaj Serb,Turq, Ashkali, Romë,

Boshnjak e tjerë.

Gjuhët Shqip, Anglisht, Serbisht etj.

Gjinia Të dy gjinitë.

Arsimi Të gjitha nivelet.

Gjeografia

Ku jetojnë konsumatorët e mi dhe në çfarë vendbanimi?

Prishtinë dhe me mundësi të rritjes nëpër të gjitha qytetet e Kosovë

Plani i biznesit Faqja 10 nga 25

Page 11: Plani i Biznesit - Shembull

♦Analiza e sektorit

Biznesi ynë bënë pjesë në sektorin e prodhimit dhe të shitjes. Ne pretendojmë dhe besojmë që

të jemi ekzistues në treg me marketing të mirë dhe punë kualitative. Biznesi ynë nuk është

sezonal, përparesia jonë është që ne mund të sjellim risi për çdo sezonë, p.sh dekorime për

festën e vitit të ri si dhe shumë risi tjera që përshtaten me trendet aktuale të rinisë Kosovare apo

stilit të jetës.

♦Strategjia e çmimit

Ne dëshirojmë që çmimet të përcaktohen në bazë të kualitetit, sasisë dhe konkurencës.

Çmimet do të jenë konkurruese me vendet e rajonit, pasi që në vendin tonë momentalisht nuk

kemi konkurrent direkt në bazë të së cilit do të mund të bënim ndonjë krahasim.

Emri i produktit/shërbimit Çmimi i shitjesBredh për vitin e ri 130cm x 100cm 25€

Varëse rrobash 150cm x 80cm 22€

Zbukurime të vogla për aksesorë 15€

♦Potenciali rritës:

Për 12 muajt e parë të këtij viti, ne dëshirojmë të arrijmë të ardhura afro 15 000 €, me mundësi

që të rritet nëse na ipet rasti.

Plani i biznesit Faqja 11 nga 25

Page 12: Plani i Biznesit - Shembull

Analizat e tregut

♦Studimi i tregut

Mund të them që kam realizuar pothuajse mjaftë studime të tregut në raport me shërbimin të cilin e ofrojë. Këtu përfshihen të dhënat e grumbulluara nga pyetësorët e ndryshëm, nga shoqëria dhe familjarët nga të cilët kam marrë informatat e nevojshme mbi gjendjen e tregut, kërkesa e konsumatorëve për sherbimin të cilin do te ofroj është e knaqshme dhe i tejkalon parashikimet e mia. Nevoja për dicka të tillë ka ekzistuar qysh më herët nga konsumatorët, dhe besoj që do të kemi sukses.Konsumatori potencial besoj që do të jenë kryesisht njerëzit familjar, kryesisht nënat, dhe qiftet e reja.

♦Shёnjestra e tregut

Tregu që ne fillimisht synojmë ta mbulojmë janë qytetet e mëdha të vendit, me mundësi të rritjes në të ardhmen edhe jashtë vendit tonë,konsumatorët tanë mund t’i qasen me lehtësi produkteve tona sepse lokacioni ynë do t’jetë i përshtatshëm si dhe ne do ti ofrojmë në shitje produktet tona edhe përmes internetit.Ne me anë të këtij tregu synojmë të kemi një shitje diku rreth 15000 euro në vit, shumë kjo në të cilën do të përfshihen edhe shpenzimet e zyres si dhe punëtorët.

♦Analizat e industrisëSipas rezultateve të studimeve që i trajtova më lart, kam ardhur në përfundim se tregu është i mangët përsa i përket këtij lloji të shërbimit, mangësi kjo që shkakton pakënaqësi te konsumatorët, të cilat do të dijë t’i shfrytëzoj shumë mirë.

Konsumatori juaj ♦Segmentimi i tregut dhe demografitë e konsumatorëveShërbimet tona kryesisht u dedikohen personave familiarë, të rinjëve dhe fëmijëve që dëshirojnë t’i dekorojnë dhomat e tyre me ikonat e ekipeve të preferuara apo fëmijët me ndonjë personazh të filmave të animuar, si dhe, u dedikohet personave afaristë që deshirojnë ta dekorojnë ambientin e tyre punues, me ndonjë gjë që lidhet me veprimtarinë që ata e ushtrojnë.

♦Konsumatorët kyçKonsumatoret kyq mendoj që do të jenë nënat të cilat sapo kanë lindur ndonjë fëmijë si dhe qiftet të cilat janë të sapomartuara, dhe bizneset e ndryshme.

Plani i biznesit Faqja 12 nga 25

Page 13: Plani i Biznesit - Shembull

Brand-imiPërveç krijimit të një ikone visuale ne tentojmë të bëjmë më shumë:

KRIJIMIN E NJË MARKESimboli i cili ka kuptim dhe e cila asocion me vlerat e kompanisë,të cilën do ta reklamonin në çdo aktivitet të marketingut.

KRIJIMIN E PREFERENCËSLojalitetit të konsumatorëve dhe dallueshmërisë në treg.

♦Lista e tre (ose më shumë) konkurentëveMomentalisht ne nuk kemi konkurrentë të drejtëperdrejtë në vendin tonë.

Përparesitë tona janë produkte risi në treg, që bëhen edhe me porosinë sipas kërkesave apo

shijeve të konsumatorit ,si dhe lehtësi në vendosje dhe zhvendosje që nuk lënë asnjë gjurme

dëmtimi në mure.

Ne do t’i bejmë ballë konkurrencës me produkte risi që janë risi edhe në tregun botëror.

Emri i konkurrentëve Përparësitë e tyre Dobësitë e tyre

1 Boston GroupEkzistojnë shumë më herët në treg.

Produkti më i shtrenjtë si dhe metodë më e vjetër dhe më e vështirë për aplikim.

2Tapeta.com

Ekzistojnë shumë më herët në treg.

Produkti më i shtrenjtë si dhe metodë më e vjetër dhe më e vështirë për aplikim.

3 Home decor-colorEkzistojnë shumë më herët në treg.

Produkti më i shtrenjtë si dhe metodë më e vjetër dhe më e vështirë për aplikim.

♦Produktet/shërbimet e konkurentitCilësia e produkteve dhe shërbimeve të cilat posedojnë konkurrentët e mi janë produkte të cilat janë më vështirë të aplikuara pasi që ato dëmtojnë murin ku kanë qenë të vendosura dhe nuk janë ekologjike, si dhe marrin kohë më shumë për vendosje.

♦Strategjia e marketingut dhe implementimi

Plani i biznesit Faqja 13 nga 25

Page 14: Plani i Biznesit - Shembull

Produktet tona janë produkte të veçanta, që deri më tani nuk janë prezente në tregun e

vendit.Produktet “Vitorja” janë te bëra kryekëput për ambientin e brendshëm familjar, zyre te

ndryshme, baret dhe restaurantet. Veçanti e këtyre produkteve është se janë ekologjike dhe

shume te lehta per tu vendosur e hequr.

Ne tregun tonë foljet zbukuruese të cilat do të zgjonin kërrshërinë e masës, do të ishin ato të

cilat përdoren për dhoma të fëmijëve, dhe ambiente më moderne.

Në ditët e sotme interesi i konsumatorëve, përveq produkteve cilësore, çmimeve korrekte është

edhe shpejtësia apo procesi deri në realizimin komplet të tyre. Këto folje zbukuruese janë aq të

lehta për tu përdorur, saqë brenda 1 orë do të mundë të kompletohej një dhomë e tërë apo

ambient tjeter.

Pra ne mendojmë që të gjitha këto përparësi do të jenë edhe një shtyse tjetër në zgjedhjen e

fundit që do të bëjnë konsumatorët tanë.

♦Deklarata e pozicionit:

Aktualisht unё si fillestare dhe biznes risi nё tregun e Prishtines dhe shumë qyteteve tjera të

mëdha të vendit tim kam një pozitë mjafte të favorshme në treg, ku sasia e produkteve të cilat i

kemi prodhuar ne deri më tani pothuajse plotësisht janë shitur pa përmendur fare produktet që

bëhen me porosi të veqantë. Ne synojmë që të rrisim prodhimin tonë në të ardhmen. Nevoja e

tregut për një produkt të tillë ka qenë e kahershme dhe e domosdoshme.

♦Çmimi

Ne dëshirojmë që çmimet të përcaktohen në bazë të kualitetit, sasisë dhe konkurencës.

Çmimet do të jenë konkurruese me vendet e rajonit, pasi që në vendin tonë momentalisht nuk

kemi konkurrent direkt në bazë të së cilit do të mund të bënim ndonjë krahasim.

Emri i produktit/shërbimit Çmimi i shitjes

Plani i biznesit Faqja 14 nga 25

Page 15: Plani i Biznesit - Shembull

Bredh për vitin e ri 130cm x 100cm 25€

Varëse rrobash 150cm x 80cm 22€

Zbukurime të vogla për aksesorë 15€

Kostoja e drejtpërdrejtë për produkte dhe shërbime

Produktet apo shërbimet

Kostoja për produkte dhe shërbimeKostot

Produkti/shërbimi Kostoja për artikull

Sasia për njësi e produktit/shërbimit

Nëntotali i kostos

Wall Sticker 10€ 10m2 100€

Wall Printing 10€ 10m2 100€

Totalet 200 €

Promovimi

Pjesa 1: Emri dhe slogani i biznesit

Emri i biznesitVitorja – Emri është marrë nga fjala Ilire “Vitorja” që do të thotë Gjarpër i murit i cili ka qenë demon pozitiv që ka mbrojtë shtëpitë.

Slogani i biznesit Vetëm qëroje, vendose dhe kënqe syrin

Produkti/shërbimi i parë: Wall Sticker

Produkti/shërbimi i dytë: Wall Printing

♦Strategjia e Distribuimit:

Plani i biznesit Faqja 15 nga 25

Page 16: Plani i Biznesit - Shembull

Për të qenë sa më afër konsumatorëve tanë dhe për të fituar besimin e tyre të plotë se puna

ynë është cilësore dhe kualitative dhe e mirëfilltë ne kemi bërë të mundshme që çdo produkt që

blihet tek ne në çmim të përfshihet edhe transporti.Konsumatorët kanë mundësi që produktet

tona apo produktet e tyre personale ti porositin edhe online përmes web faqes sonë apo përmes

facebook-ut.Por çdo produkt që porositet tek ne me një kapacitet më të madh atëherë monterët

tanë do të jenë të gatshmën në çdo kohë të ju shpien deri në shtëpi produktin konsumatorit dhe

të bëjnë vendosjen e tij në ambientin e tyre. Momentalisht Vitorja është duke përdorur

automjetet private për të kryer këto shërbime.

Kostot e transportitKostot

Artikulli Shënime Fillestareee

Mujore Vjetore

Karburant 0 € 50 € 600 €

Sigurimi i automjeteve 0 € 0 € 0 €

Totalet € 50 € 600 €

Pjesa 2: Reklamimi, publiciteti dhe ngjarjet promovuese

Ne kemi filluar promovimin e biznesit tonë tash e 5 muaj përmes facebook-ut, twitter, portaleve

të ndryshme si dhe në qendrën tregtare Albi Mall, gjithashtu ne jemi në përgatitjet e sipër të

kampanjave të ndryshme ku përveq broshurave promovuese, dizajneve të përzgjedhura dhe

përcaktimin e targeteve, do të ketë edhe mostra provuese nëpër konsumatorë të ndryshëm të

cilët dëshirojnë të provojnë shërbimet tona të cilat mostra do të jenë falas. Ne dëshirojmë që të

jemi zgjedhja e parë e konsumatorit kur ai ka ndërmend të ndryshoj pamjen e ambientit që ai

dëshiron. Për të pasur informatën se ne jemi zgjedhja e tyre e parë, ne do të bëjmë kampanja

promovuese nëpër emisione të ndryshme televizive, ndërlidhje me biznese te përafërta si: Zyra

enterieri, mobilieri, dhe arkitektë të njohur në vendin tonë.

Kostot për reklamim dhe për ngjarjet promovuese

Kostot

Artikulli ShënimeFillestare

Mujore Vjetore

Fllajer - 20000 copa Te dhena per produktet dhe 1000€ ??€ 2000€

Plani i biznesit Faqja 16 nga 25

Page 17: Plani i Biznesit - Shembull

keshila per klientet

SMS – 20000 copa

Promovimi i WEB-site permes sms. Ëeb-site posedon te gjitha te dhenat e nevojshme dhe përzgjedhjen e dizajneve.

200€ ??€ 400€

Totalet 1200 € ??€ 2400 €

Shuma për shpenzimet promovuese do të shpenzohet në kohën e duhur të cilën ne mendojmë

se do të jetë e pershtatshme. Pra kjo kohë do të jetë ne prag të fillimit të sezonës së verës dhe

asaj të dimrit.

♦Objektivat e shitjes dhe të marketingut

♦Kanalet e Komunkimit: Mjetet të cilat do të shërbejnë si urë lidhëse ndërmjet nesh dhe konsumatorëve tanë janë: webfaqja jonë, faqja zyrtare në facebook, twitter dhe instagram, si dhe portalet që do të bëjnë marktingun e biznesit tonë, mjete këto të cilat do të jenë të pajisura me të gjitha informatat tona, si nr. I telefonave, email adresa, dhe lokacioni ynë. Ne do të jemi të hapur në çdo kohë të kontaktojmë me konsumatorët tanë dhe ti informojmë ata mbi cdo gjë që kanë nevojë. Gjithashtu do të shfrytzojmë edhe aplikacionet Viber dhe Whatssapp në mënyrë që tiu lehtësojmë komunikimin me ne.

Pozita Unike e Shitjes

Ajo çfarë na dallon ne nga konkurrentet tanë, është që çdo porosi që bëhet nga konsumatorët tanë në çmim përfshihet edhe transporti me postë deri në derë të shtëpisë kudo në Kosovë dhe pagesa bëhet pasi të pranohet porosia. Siç e kam cekur edhe më lartë çdo produkt i yni përmban në vete udhëzimet përkatëse për vendosjen e tyre. Gjithashtu një mundësi tjetër e mirë e konsumatorëve tanë është edhe mundësia për të porositur online produktet tona përmes webfaqes tonë,duke përdorur opcionin “POROSIT TANI” dhe duke plotësuar rubrikat me të dhënat e tyre për të bërë porosinë. Kjo porosi nga konsumatorët tanë automatikisht bartet tek emaili ynë, për të cilën përkujdesen dizajnerët tanë.

Gjithashtu vlenë të ceket se disa biznese tregtare të mëdha në Kosovë kanë shprehur interesim për posedimin e produkteve tona dhe shitjen e drejtpërdrejtë të tyre, dhe mund të them që jemi në bisedime e sipër për mënyrën e bashkwpunimit me ta.

♦Plani i shitjesPlani i shitjes do të mbështetet në kampanjën e marketingut dhe në ofrimin e produkteve sa më afër konsumatorit. Siç e kemi cekur edhe më lartë, produktet tona do të ofrohen duke i prezantuar ato tek blerësit potencial, dhe duke paraqitur kualitetin e tyre dhe përparesitë që kanë ato produkte, në raport me format e tjera zbukuruese të ambienteve të ndryshme.

Plani i biznesit Faqja 17 nga 25

Page 18: Plani i Biznesit - Shembull

Ne pretendojmë që në vitin e parë të ekzistencës si kompani të arrijmë të mbulojmë mbi 50% të tregut vendës. Ndërsa pas një viti, duke mos ndryshuar kualitetin dhe shërbimet efikase, të zgjerojmë shitjen duke u munduar të arrijmë shifrën prej 80%. Kjo do të arrihet duke dërguar informatën në vendin e duhur te konsumatori potencial, dhe duke bërë marketing në mënyrë që blerësit t’i ofrohet mesazhi i qartë për produktin tonë.Shitjet tona do të ndikohen edhe nga trendet sezonale. P.SH për festat e fundvitit do të kemi një fluks më të madhë të shitjes, duke marrë parasysh që të gjithë deshirojnë të kenë një ambient më gazmorë, dhe duke e ditur se në treg do të plasohet produkti i cili nuk ka qenë deri më tash në tregun tonë (fjala është për bredhin zbukurues i cili do t’u ofrohet kompanive më të mëdha të cilat kanë zyrat e tyre nëpër gjithë vendin).Për 12 muajt e parë të këtij viti, ne deshirojmë të arrijmë të ardhura afro 15 000 €, me mundësi që të rritet nëse na ipet rasti.Targeti ynë dhe pritjet për vitin e parë të punës i kemi paraqitur në tabelën më poshtë:

Kёrkesa e paraparё

Emri i produktit/shërbimit Çmimi Njësitë/vit Gjithsej/vitZbukurime per vitin e ri 130cm x

100cm25€

1503750€

Zbukurime për shtepi 50€ 50 2500€

Të tjera – Zbukurime aksesoresh,

zbukurime lokalesh afarise, bare &

Restorante dhe të tjera

40€

218

8720€

Tri produktet e shënuara më lartë, pretendohet të jenë më të shiturat, ku të ardhurat vjetore do të jenë rreth 15000€. Në këtë shifër hyjnë shpenzimet dhe të ardhurat mujore të të punësuarve dhe investimet e kohëpaskohshme.

♦Plani i investimit

Për të avancuar idenë tonë, dhe për ti bërë hapat e mëtutjeshëm, ne do të na duhen mjete financiare të cilat do ti shfrytëzonim për shpenzimet e mëtejme të cilat i kemi paraqitur më lartë. Pa këtë investim, ideja dhe realizimi i saj i mëtutjeshëm do të mbetet pezull deri në mundësinë tjetër për financim të biznesit tonë.E gjithë kjo shumë është rreth 3225€ të cilat mundësojnë një mbarëvajtje për biznesin tonë, dhe që do të ishin një shtytje e madhe për objektivat tona.Përveq investimit që pretendojmë ta kemi nga Eu Kosvet, të tjera do ti sigurojmë nga të ardhurat personale/familjare.

Kosto e shpenzimeve Shuma për secilën

Kush do i financojë?

Shuma që do të financohet nga çdo investitor

Kostoja e Cutter 1500€ Donatori 1500€-Personale

Plani i biznesit Faqja 18 nga 25

Page 19: Plani i Biznesit - Shembull

Kostot e pajisjeve tjera 925€ Donatori 525€-Donatori

Kostot për reklamim dhe për

ngjarjet promovuese800€

Donatori 600€–Donatori

Gjithsej 3225€Donatori dhe

Personale/Familjare

1800 – Donator

1425-Personale

♦Kanalet e Shijes dhe Distribuimit

Lloji i Kanalit Produkti/sherbimet Përqindja e shitjes(%) Përparsitë Të metat

Web faqja

Mundësojmë opsiconin porosit online gjë e cila iu lehtëson blerjen konsumatorëve tanë.Mund të porosisin çdo produkt

Përmes web faqes sime mendoj që do të bëjë rritjen e shitjes deri në 20%.

Mundësi e mirë për blerje, pa lodhje.

Kontakt jo i drejtpërdrejtë me konsumatorin.

FacebookMundësi e mirë për të komunikuar lehtë me konsumatorët dhe ne mënyrë të shpejtë.

Një rritje e mjaftueshme e

shitjes diku rreth 30 %.

Përparsi e veqantë është kontakti me Konsumatorët.

Kopjimi I strategjisë nga konkurrentë të kualitetit më të lirë.

♦Plani i veprimit (masat)

Masat e nevojshme pёr tё pёr tё pёrmbushur planin operativ:

Masat Data e pritur e perfundimit

Personi përgjegjës

Regjistrimi i kompanise 10.01.2014 Albiona Krasniqi

Blerja e paisjes Cutter 10.01.2014 Kujtim Krasniqi

Fushata e marketingut 02.02.2014 Albiona Krasniqi

Parat e para të fituara 20.04.2013 Albiona Krasniqi

SWOT Analiza

Plani i biznesit Faqja 19 nga 25

Page 20: Plani i Biznesit - Shembull

Faktorët të cilët kanë ndikim pozitiv ose negativ në ndërmarrje janë të brendshëm ose të

jashtëm. Faktorët e brendshëm të cilët kanë ndikim pozitiv në biznesin e ndërmarrjes

krijojnë fuqi për të, kurse ato të cilat kanë ndikim negativ krijojnë dobësi për të në krahasim me

konkurrentët ose performancën e tregut

Zhvillimet teknologjike të cilat ndikojnë në ndryshimin e kushteve të tregut dhe të marrëdhënieve

të ndërmarrjes me konkurrentët krijojnë mundësi ose rreziqe për ndërmarrjen.

Më poshtë kam bashkangjitur këta 4 faktorë që ndikojnë pozitivisht dhe negativisht në biznesin

tim.

Faktorët e brendshëm që kontrollohen nga biznesi

Faktorët e jashtëm që nuk mund të kontrollohen nga biznesi

I dobishëm Përparësitë MundësitëDo të ofrojmë produkte me porosi si dhe prezantimin e produkteve tona online në web-faqen tonë zyrtare.

Mos përputhja e kërkesave me ofertat momentale.

Me rrezik Dobësitë Rreziqet

Ne duhet te forcohemi ne fushën e bashkëpunimit ndërbiznesor.

Rreziqet vijnë nga konkurrenca jolojale, dhe futja ne treg a produkteve jo cilësore me çmime më të lira.

Menaxhmenti ♦Struktura e pronësisë së biznesit

Struktura e pronësisë është ndarë në dy segmente menaxhuese. Njëri segment është pjesa

artistike, ku sigurohen dhe punohen materialet dhe përgatiten për prodhim, ndërsa pjesa tjetër i

Plani i biznesit Faqja 20 nga 25

Page 21: Plani i Biznesit - Shembull

përket menaxhimit të jashtëm, nga përzgjedhja e punimeve për prodhim, e deri në dorën e

fundit të konsumatorit.

Skema e organizimit

♦Resurset njerëzore

“Vitorja” momentalisht ka dy punëtorë, të cilët janë duke dhënë kontributin e tyre në anën

artistike dhe atë të prodhimit. Përgjegjësia e tyre është krijimi i produkteve (dhënia dhe

përpunimi i ideve), dhe hulumtimi i tregut dhe i gustove shoqërore, duke u ofruar

me shije dhe përzgjedhje sa më afër konsumatorit tonë.

Organogrami

Përpunimi dhe përzgjedhja e produkteve Prodhimi dhe Shitja

Drejtor Ekzekutiv Dizajner

Teknik

♦Menaxhmenti dhe pronësia

Detaje të menagjmentit dhe pronësisë: Kjo kompani eshte biznes individual i imi Albiona Krasniqit dhe si rrjedhojë do të jetë i

tëri nën përgjegjësinë time dhe roli im në këtë kompani do të jetë Drejtoreshë ekzekutive.

Jam apsolvente e fakultetit ekonomik në drejtimin Marketing dhe vlenë të theksohet që kam një përvojë mjaft të gjatë dhe të bujshme pune, kryesisht administratë duke filluar qysh nga mosha e hershm.Gjithmonë kam qenë tejet kureshtare për punë, mirëqenje dhe jetë më të mirë për veten time, familjen dhe shoqërinë. Gjatë eksperiencës time të këtyre viteve kam kuptuar se të jesh dikushi në jetë duhet të kesh vullnet, guxim dhe vetëbesim. Dëshira për të bërë ndryshime në jetë për të mirë si dhe puna ime që kam bërë për të tjerët më shtyri të filloj me dicka të re për veten time dhe rrethin tim.

Kujtim Krasniqi është dizajner, dhe njëherit edhe drejtor kreativ.Vlenë të theksohet se ai gjithashtu ka një përvojë mjaftë të madhe pune në këtë lëmi, ka punuar në kompani të ndryshme siq janë: Buqaj, Albi mall, Trokit, Delmins etj dhe kryesisht ai do të mirret me qështjet kryesore që kanë të bëjnë me dizajnimin dhe përpunimin e produktet tona.

Arbnor Osmani do të mirret me paketimin dhe shitjen e produkteve tona, për fillim.

Plani i biznesit Faqja 21 nga 25

Page 22: Plani i Biznesit - Shembull

22

Page 23: Plani i Biznesit - Shembull

Plani i biznesit Faqja 23 nga 25

Page 24: Plani i Biznesit - Shembull

Plani i biznesit Faqja 24 nga 25

Page 25: Plani i Biznesit - Shembull

Shtojcat:Në vazhdim do të bashkangjes edhe disa foto në mënyrë që të shihen më saktë dhe qartë idete tona.

25