13
Hapat për të pasur një shëndet më të mirë Piramida ushqimore

Piramida ushqimore

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Piramida ushqimore

Hapat për të pasur një shëndet më të mirë

Piramida ushqimore

Page 2: Piramida ushqimore

OBJEKTIVAT: Të shpjegojë konceptet kryesore përsa i

perket kësaj teme projekti Të pershkruajë format kryesore të

çrregullimit të të ngrënit dhe ndikimit në veprimet sociale

Të argumentojë mënyrat e ushqimit që përmirsojnë sjelljen dhe mendimin e të rinjve ndaj ushqyerjes.

Page 3: Piramida ushqimore

Piramida Ushqimore

BRUMËRAT PERIMET FRUTAT YNDYRNAT QUMËSHTI MISHI DHE BISHTAJORET

Page 4: Piramida ushqimore

Piramida Ushqimore

Mish

Ëmbëlsirë

Vezë

Mish pule

Peshk

Djath dhe kos

Ulli , vaj ulliriFruta , Bishtajore ,

ZarzavateBukë,makarona,drithëra,patat

e,etj

Page 5: Piramida ushqimore

Drithëra Një faktor i rëndësishëm për të pasur shëndet të mirë është të hash

gjërat e duhura në masën e duhur. E ndër ushqimet që nuk duhet të shmangim asnjëherë janë edhe drithërat. Llojet kryesore janë gruri, misri, thekra, elbi të cilat mund të konsumohen në forma të ndryshme.“Si rregull, drithërat janë një klasë shumë e rëndësishme e llojit të ushqimeve, mbase klasa më e rëndësishme në piramidën ushqimore. Ato janë të domosdoshëm për të siguruar energji dhe për të realizuar proceset jetësore brenda organizimit tonë. Për këtë arsye, janë të përhapura në mbarë botën dhe është pothuajse e paimagjinueshme të mendohet një vaft pa të paktën një produkt drithi”. 

Page 6: Piramida ushqimore

Perimet "Perime" vjen nga vegetabilis Latine (animuar) dhe nga vegetare

(gjallëroj), i cili rrjedh nga vegetus (aktiv), në lidhje me procesin e një fabrike në rritje. Kjo nga ana tjetër rrjedh nga proto-indo-evropian * bazë weg-ose * wog-, i cili është edhe burimi i pas anglisht, ka kuptimin e "të bëhet (ose qëndrimit) alert".

Fjala "perime" është regjistruar të parë në anglisht në shekullin e 14, , por aplikohet në ndonjë fabrikë. Fjala është përdorur ende në shkencë me atë (p.sh. të thotë, çështje perime, mbretëria bimore). Kuptimi i "perimeve" si "centrali rritur për ushqim" nuk është krijuar deri shekullin e 18-të.

Perimet janë bimë barishtore të mbjella si psh.: qepa, spinaqi, lakra, domatja, speci, bamjet, mashurka, patatj karota etj., pjesët e të cilave (fryti, gjethet, zhardhoku, rrënjët, kërcelli) përdoren për të bërë gjellë, sallatë etj.

Page 7: Piramida ushqimore

Frutat Në botanikë, fruti është një vezore e pjekur bashkë me farat apo lulet e

saj. Në gatim, kur flitet për frutat si ushqim, termi kryesisht i referohet vetëm atyre bimëve frutore që janë të ëmbla dhe mishtore si për shëmbull kumbulla, molla apo portokalli. Sidoqoftë edhe zarzavate të tjera si bajamet apo gruri klasifikohen si fruta të bimëve nga të cilat janë rritur.. Disa erëza janë fruta. Shumë rrallë, ka bimë që janë fruta në kontekstin e kuzhinës, dhe nuk janë fruta në një kontekst botanik.

Termi frutë fallco disa herë i referohet një frute si fiku ose një strukture bimore që i ngjan një frute por nuk e ka prejardhjen nga një lule.

Rritja e pjesës më të madhe të frutave kërkon kujdes të veçantë. Mungesa e njohurisë dhe fertilizatorë të ndryshëm ndikojnë në prodhimin përfundimtar të një peme. Në pak specie, në mungesë të përkujdesjes dhe fertilizimit, fruti mund të zhvillojë një proces të njohur si me emrin partenokarpi. Këto lloj frutash janë pa farë.

Page 8: Piramida ushqimore

Yndyrnat Yndyrnat janë bazë, në shumë procese të organizmit dhe janë një

formë e përqendruar e energjisë. Marrja e tepruar e yndyrnave, mund të çojë në dhjamosje. Mishi, djathi, vaji i palmës, vaji i arrës së kokosit, dhjamërat e kafshëve, vezët, peshqit, arrat, kanë yndyrna të tretshme.

Obeziteti është një ndër sëmundjet më shqetësuese të të gjithë shoqërisë njerëzore sot. Obeziteti vjen si pasojë mbiushqyerjes, sidomos me yndyrna, të cilat duke qenë se nuk konsumohen energjikisht depozitohen si dhjam.Sipas disa kërkimeve arsyeja që ne na pëlqejnë kaq shumë yndyrnat është fakti se edhe vetë truri jonë përbëhet nga 50% ynfyrë (mielina dhe membrama e neuroneve).

Page 9: Piramida ushqimore

Qumështi Qumështi është një prodhim shumë i rëndësishëm dhe i

dobishëm për njeriun. Në përbërjen e tij gjenden vitaminat A, B, C, E, kalciumi, si dhe shumë minerale, proteina. Konsumimi i një litre qumësht brenda ditës përmbush nevojat e organizmit me proteina. Prodhimet e qumështit po ashtu ndikojnë mirë në sistemin tretës, prandaj edhe nëse dëshironi të humbisni në peshë, do të ishte mirë ta përdorni në njërën apo tjetrën formë , qumësht, djathë, kos.

Dieta me qumësht ul nivelin e kolesterolit në gjak, forcon kockat, sistemin nervor, normalizon funksionimin e zorrëve dhe përmirëson mikro-florën. Gjithashtu, kjo dietë përmirëson gjendjen e lëkurës e madje ndihmon edhe në largimin e akneve. Këto janë disa nga arsyet pse është kaq popullore.

Page 10: Piramida ushqimore

Fasulet Fasulet janë ushqim mrekullibërës. Ulin kolesterinën,

rregullojnë sheqerin në gjak dhe prodhimin e insulinës, ndihmojnë shëndetin e traktit digjestiv (tretjen) dhe mbrojnë kundër kancerit. Nëse mendon për ushqime me fiber, proteina, dhe antioksidant ju sigurisht menjëherë ju shkon mendja tek mishi, frutat dhe ushqimet e plota, epo mendo më shumë – fasulet ofrojnë që te trijat në një pako. Për këtë edhe fasulet bëjnë pjesë në listën “Ushqimet Më Të Shëndetshme”.

Page 11: Piramida ushqimore

Mishi Mishi është një produkt ushqimor mjaf i rëndësishëm për organizmin tonë.

Ky ushqim asimilohet lehtë dhe në përmbajtje të tij gjejmë proteina , lëndë minerale , aminoacide si dhe vitamina të cilat ndihmojnë në prodhimin e energiisë.

Konsumatori duhet të jetë i kujdesshëm përsa i përket blerjes së mishit, pasi më parë ai duhet të jetë i vulosuar nga mjeku veterinar. Kjo është etapa e parë dhe më e rëndësishmja , pasi vetëm kur mjeku veterinar ka vendosur vulën mbi karkas, atëherë jemi të bindur që ky mish është i pastër nga sëmundjet zoonotike dhe sëmundjet e tjera të cilat transmetohen nga kafsha tek njeriu.

Një moment tjetër për t’u theksuar është edhe ngjyra e mishit, që të jetë i freskët duhet të ketë gjyrë rozë në kuqe dhe kjo i dedikohet thithjes së hemoglobinës që është element i rëndësishëm i gjakut .

Kujdes duhet të tregohet edhe në tregtimin e mishit dhe në kushtet në të cilat ai serviret për konsumatorin. Tregtuesit e këtij produkti duhet të plotësojnë kushtet higjieno-sanitare , duke filluar që nga veshja e personelit , përdorimi i kapucit , si dhe pajisjet të cilat përdoren për varjen e mishit , si cengelat dhe thikat.

Page 12: Piramida ushqimore

Ushtrimet fizike Ushtrimet fizike ndikojnë në uljen e riskut për sëmundje koronare të

zemrës në disa mënyra. Konkretisht bëhet fjalë për uljen e obezitetit, uljen e tensionit arterial, uljen e nivelit të triglicerideve dhe yndyrave të këqija, teksa ndihmojnë edhe në përmirësimin e qarkullimit të gjakut, si dhe në uljen e përgjithshme të nivelit të stresit. Megjithatë kryerja e aktiviteteve fizike është e kushtëzuar edhe nga veçoritë individuale të organizmit. Çka do të thotë se jo gjithmonë të njëjtat ushtrime mund të mbartin të njëjtat efekte tek persona të ndryshëm.

Në çdo rast është e nevojshme që mjeku të vlerësojë paraprakisht mundësitë e individit apo pacientit për të kryer aktivitetet fizik. Për të mos u përballur me dëmtime të muskujve apo të ligamenteve specialistët e shëndetit publik detajojnë edhe parimet kryesore si : “siguria, elasticiteti, rezistenca dhe kënaqësia”, të cilat duhet të paraprijnë kryerjen e aktiviteteve fizike të shëndetshme dhe në dobi të luftimit të problemeve të zemrës.

Page 13: Piramida ushqimore

Konkluzionet

Nga ky projekt unë arrita të mësoj më shumë rreth frutave, perimeve, produkteve të mishit, produkteve të qumështit, yndyrnave, bishtajoreve, etj.

Gjithashtu mësova rreth mënyrave të ushqimit që përmirsojnë sjelljen dhe mendimin e të rinjve ndaj ushqyerjes.