16
Oketa: S’ka zhvillim të qëndrueshëm pa zgjidhur çështjen e pronave nga Armando Mosho f. 4 nga Robert Schwarz f. 4 nga Gjon Kroi f. 5 Shqipja në Shqipëri dhe në Kosovë f. 10-11 f. 2-3 Ushtria rrethon Brukselin, kërkohet heshtje nga media f. 7 MASAT ANTITERROR DASH: Nuk kemi të dhëna për sulme të reja terroriste f. 7 “ANONYMOUS” Meha “çmend” Turqinë dhe i jep sinjale De Biazit f. 14 SPORT/MESFUSHORI adresa: rruga “George W. Bush”, nr. 15/1, Tiranë e-mail: [email protected] drejtor: Alfred Cako tel: 04 22 42 444 ÇMIMI: 30 LEKË Gazetë informative, politike, ekonomike, sociale, kulturore Viti 2, nr. 88. E martë, 24 nëntor 2015 “Nëntori” i Buxhetit 2016 Pritja e gjatë e pronarëve të ligjshëm! Evropa Lindore në frikë FLET SEKRETARI I PËRGJITHSHËM I FRD Investitorët po ikin. Çdo pronë e pakthyer sot, nesër ka një normë interesi shumë të lartë. Një shtet i varfër nuk mund të ketë luksin të kompensojë vetëm financiarisht pronarët. Dominanti duhet të jetë kompensimi fizik Zhvillimi modern i bujqësisë së vendit kërkon kthimin e pronës te pronari i ligjshëm. Fermerët janë në ekstremin e mbijetesës KUVENDI LAJMËROHET PËR RREZIKUN f. 8-9 f. 6 f. 6 REXHEP ISMAJLI FOKUS KOMISIONI Arrihet konsensusi, politika shqiptare para provës së dekriminalizimit S iç ndodh normalisht, dhjetëditëshi i tretë i nëntorit të çdo viti ushtri- mor, ofron për diskutim dhe miratim në tryezën e parlamentarëve shqiptarë, draftin e projektbuxhetit të vitit të ardh- mën, pasi data 20 e këtij muaji përbën afatin e fundit për dërgimin në Kuvendin e Shqipërisë... Pronarët kundër draftit Të tërhiqet projektligji, shkel vendimin e Strasburgut A ËSHTË RRËZUAR STANDARTI?! VENDIMI Funksionarëve publikë në detyrë u ndërpritet mandati ose shkarkohen Skemat e rrezikshme që po joshin shqiptarët Institucionet financiare në vend, Banka e Shqipërisë dhe Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare janë në dijeni të fenomenit

frd 24 nentor.pdf

  • Upload
    frdal

  • View
    85

  • Download
    5

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: frd 24 nentor.pdf

24 nëntor 2015 fryma e re 1

Oketa: S’ka zhvillim të qëndrueshëm pa zgjidhur çështjen e pronave

nga Armando Mosho f. 4

nga Robert Schwarz f. 4

nga Gjon Kroi f. 5

Shqipja në Shqipëri dhe në Kosovë

f. 10-11

f. 2-3

Ushtria rrethon Brukselin, kërkohet heshtje nga media

f. 7

Masat antiterror

DASH: Nuk kemi të dhëna për sulme të reja terroriste

f. 7

“anonyMous”

Meha “çmend” Turqinë dhe i jep sinjale De Biazit

f. 14

sport/Mesfushori

adresa: rruga “George W. Bush”, nr. 15/1, Tiranëe-mail: [email protected]: Alfred Cakotel: 04 22 42 444çmimi: 30 lekë

Gazetë informative, politike, ekonomike, sociale, kulturore Viti 2, nr. 88. E martë, 24 nëntor 2015

“Nëntori” i Buxhetit 2016

Pritja e gjatë e pronarëve të ligjshëm!

Evropa Lindore në frikë

Flet sekretari i përgjithshëm i FrD

Investitorët po ikin. Çdo pronë e pakthyer sot, nesër ka një normë interesi shumë të lartë.

Një shtet i varfër nuk mund të ketë luksin të kompensojë vetëm financiarisht pronarët. Dominanti duhet të jetë kompensimi fizik

Zhvillimi modern i bujqësisë së vendit kërkon kthimin e pronës te pronari i ligjshëm. Fermerët janë në ekstremin e mbijetesës

kuvenDi lajmërohet për rrezikun f. 8-9

f. 6f. 6

rexhep isMajli

fokus

komisioniarrihet konsensusi, politika shqiptare para provës së dekriminalizimit

Siç ndodh normalisht, dhjetëditëshi i tretë i nëntorit të çdo viti ushtri-

mor, ofron për diskutim dhe miratim në tryezën e parlamentarëve shqiptarë, draftin e projektbuxhetit të vitit të ardh-mën, pasi data 20 e këtij muaji përbën afatin e fundit për dërgimin në Kuvendin e Shqipërisë...

pronarët kundër draftit të tërhiqet projektligji, shkel vendimin e strasburgut

a është rrëzuar stanDarti?!

venDimiFunksionarëve publikë në detyrë u ndërpritet mandati ose shkarkohen

Skemat e rrezikshme që po joshin shqiptarët

Institucionet financiare në vend, Banka e Shqipërisë dhe Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare janë në dijeni të fenomenit

Page 2: frd 24 nentor.pdf

10 nëntor 2015 fryma e re 224 nëntor 2015 fryma e re 2

politikë

“Kompensimi financiar i pronës bëhet vetëm në rastet kur është

e pamundur kthimi i pronës, me çmimin aktual të tokës dhe jo me çmimin e momentit kadastral, kur është konfiskuar”

Pronarët e kanë fituar të drejtën e tyre për ta rimarrë pronën që iu konfiskua nga regjimi komunist në vitin 1945, por shteti shqiptar po ua heq këtë të drejtë. Shoqatat e pronarëve paraqitën gjatë seancës dëgjimore në komisionin parlamen-tar të ligjeve 6 pika si kontestuese ndaj draftit të mazhoracës. Kjo, për shkakun se projektligji i propozuar së fundmi nga qeveria është zgjid-hja më e keqe që shteti shqiptar ofron për çështjen e kthimit dhe kompensimit të pronarëve. Akuzat vijnë nga përfaqësuesit e pronarëve shqiptarë, të cilët e kundërshtuan me formë nismën e qeverisë për çështjen e pronës. Sipas tyre, kjo nuk është çështje politike, por është një çështje e së drejtës dhe për këtë arsye ata u bënë thirrje deputetëve të komisionit që ta trajtojnë si të tillë çështjen e pronave në Shqipëri.

VorpsiPër kreun e Shoqatës Pronësi

dhe Drejtësi, Myrshit Vorpsi, projek-tligji i sjellë nga qeveria në Kuvend, bie ndesh me parimin e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut. Gjatë një prononcimi për gazetën “Fryma e Re”, Vorpsi u shpreh se vendimi i Strasburgut vlerëson kompensimin financiar, vetëm për rastet kur është e pamundur kthimi i pronës, me çmimin aktual të tokës dhe jo me çmimin e momentit kadastral, pra të kohës kur toka është konfiskuar. “Do të ishte në nderin e qeverisë që të rishikohet apo më mirë akoma që të tërhiqet ky projektligj. Në muajin dhjetor, Komiteti i Këshillit të Mi-nistrave në Këshillin e Europës do ta marrë në shqyrtim gjendjen dhe miratimi i këtij projektligji, duke iu referuar edhe vendimit që ka marrë Gjykata e Strasburgut, do ta përkeqë-sonte pozicionin e shtetit shqiptar atje”, tha kreu i Shoqatës Pronësi dhe Drejtësi, Myrshit Vorpsi.

Ndonëse deputeti, Pandeli Ma-jko, i cili me cilësinë e relatorit të

1. Gjykata e Strasburgut e ka hedhur poshtë këtë formulë kompensimi në një vendim të saj.

2. Projektligji nuk merr në konsideratë vendimet e Strasburgut që kërkojnë kompensim me vlerën e tregut të pronës.

3. Ky projektligj nuk e kthen pronën fizikisht siç e kërkojnë shoqatat.

4. Bie ndesh me Kushtetutën.

5. Drafti ka hequr parimin e kthimit të pronës të përfituar nga ligjet e mëparshme, por edhe e sanksionuar nga Kushtetuta.

6. Pikë e papranueshme në ligjin e ri për shoqatën është dhe mënyra e kompensimit që ul ndjeshëm masën e përfitimit financiar.

7. Projektligji ka hequr parimin e kthimit të pronës të përfituar nga ligjet e mëparshme

Pronarët kundër draftit të qeverisë për kompensimin

projektligjit për pronat, u shpreh gjatë seancës dëgjimore me pronar-ët e vjetër në komisionin e ligjeve, se kostoja e financiare e Shqipërisë nga vendimet e Strasburgut shkojnë deri në 556 milionë euro, ndryshe nga kjo përllogaritje, Vorpsi paraqet një tablo tjetër, akoma edhe më të

lartë sa i përket kostos financiare të procesit të kthimit dhe kompensimit të pronave në Shqipëri. “Deri në fund të vitit 2014 numri i çështjeve të depozituara dhe të pranuara në Gjykatën e Strasburgut ka qenë 439 çështje, gjatë vitit 2015 patjetër që ka pasur një shtesë të çështjeve. Dihet

pikat e kontestuara fatura e strasburgut nga viti 2006

që janë dy grup çështjesh të gatshme për vendimmarrje: është çështja «Cali e të tjerë kundër Shqipërisë» me 61 pronarë dhe çështja «Jahjaga-Përluga kundër Shqipërisë» me 40 pronarë të tjetër. Pra janë mbi 100 çështje që janë të gatshme për vendimmarrje. Duhet të jemi shumë

të kujdesshëm. Shifra, e tha dhe zoti Majko në komision, mund të jetë diçka më shumë se 500 milionë euro”, theksoi Vorpsi. Duke akuzuar mazhorancën se po i heq pronar-ëve të drejtën e pronës të fituar me ligj, Vorpsi tha se Kuvendi i 2015-ës po sillet njësoj si ai i 1945-ës. “Është

1. Vendime të ekzekutuara: 19 çështje që kanë përfituar 18 295 847 euro.

2. Vendime që janë në ekzekutim: 2 çështje që pritet të përfitojnë 5 412 800 euro.

3. Pritshmëritë e çështjeve në gjykim: Janë rreth 14 çështje në pritje të shpalljes së vendimit me një vleftë afërsisht 24 milionë euro.

4. Pritshmëria: Për 106 çështje të ndara në dy grupçështjesh, Strasbur-gu pritet të vendosë për kompensim e pronarëve një shumë prej 556 milionë eurosh.

5. Pranimi i çështjeve: Aktualisht, Gjykata e Strasburgut ka pranuar për shqyrtim rreth 490 çështje, ku vlera e kompensimit momentalisht është e pallogaritshme.

1. Fatura e strasburgut nga viti 2006

Vorpsi: Tërhiqeni projektligjin, shkel vendimin e Strasburgut

Vorpsi i është drejtuar me një letër kreut të Gjykatës së Strasburgut dhe Komitetit të Ministrave të Këshillit të Europës, duke i informuar lidhur me manovrat e qeverisë në dëm të pronarëve

“Qeveria e ka humbur tashmë një aleat, siç mund të jenë pronarët. Qeveria duhet ta trajtojë këtë problem si një çështje të së drejtës dhe jo si politike. Ka gjetur një rrugë të shkurtër, por më të rrezikshmen”

24 nëntor 2015 fryma e re 3

politikë

Oketa: Nuk ka zhvillim të qëndrueshëm pa zgjidhjen e çështjes së pronës“Pa zgjidhjen e çështjeve

e pronave s’ka zhvillim të qëndrueshëm të eko-

nomisë së vendit”. Kështu shprehet Sekretari i Përgjithshëm i Frymës së Re Demokratike, Gazmend Oke-ta, duke komentuar projektligjin e mazhorancës për pronat, i cili po diskutohet në komisionet parla-mentare. Gjatë një interviste për gazetën “Fryma e Re”, Oketa thotë se shteti nuk mund të ketë luksin e kompensimit financiar për të gjithë pronarët e vjetër, por domi-nant duhet të jetë kompensimi fizik. “S’mund të ketë ekonomi tregu, as transaksione, as siguri tek inves-time të huaja, si dhe s’mund te flitet as për administrimin dhe rregulli-min e territorit, nëse nuk realizohet kompensimi fizik i pronës. Një shtet i varfër nuk mund të ketë luksin të kompensojë financiarisht, ose vetëm financiarisht pronarin. Dom-inanti duhet të jetë kompensimi

fizik”, u shpreh Oketa. FRD ka shpre-hur edhe më herët shqetësimin për largimin investitorëve nga Shq-ipëria. Një nga shkaqet e këtij feno-meni, Oketa thotë se është çështja e pazgjidhur e pronës. “Çdo pronë e pakthyer sot, nesër ka një normë interesi shumë të lartë. Investitorët po ikin. Zhvillimi modern i ekono-misë së vendit, apo pasja e një bu-jqësie moderne, kur në realitet nuk kemi për ta pasur ndonjëherë, as në nivelin e fqinjëve, kërkojnë medo-emos kthimin e pronës te pronari i ligjshëm”, tha ai. Reagimi i Frymës së Re Demokratike për ligjin 7501, edhe pse kundër, sërish shprehen se ka probleme me zbatimin në përpikmëri të tij. Kjo vjen ngaqë vitet e fundit kanë dalë pronarë të cilët deklarohen me tokë edhe në Tropojë edhe në Tiranë, duke kri-juar kështu një handikap të ligjit të miratuar në vitin 1990. Por, sipas

Oketës, vendi vuan ende problemet e pazgjidhura të pronës edhe pse kanë kaluar 25 vite demokraci dhe sot prona duhet të ishte tek pronari i ligjshëm. Buxheti i shtetit, shton Oketa, nuk i jep zgjidhje adresimit të problemit të pronave, pasi fatura financiare është tepër e lartë. “Jemi në momentin e kalimit të buxhetit të shtetit, dhe ky është një moment kyç për pronën, për ekonominë e tregut. Në terma afatgjatë, nuk e zgjidh dot me buxhet çështjen e pronës. Nuk mund t’i biem në qafë më shumë buxhetit, se nuk e përballon dot kompensimin financiar”, theksoi Oketa. FRD kërkon edhe rritjen e investimeve në sektorin bujqësor, duke dhënë alarmin se fermeri shq-iptar sot vuan mungesën e infra-strukturës ku sistemi i vaditjes është ende ai i regjimit komunist. Vendet e tjera ecin sepse janë në gjendje të koncentrojnë pronën. Akoma siste-mi i vaditjes dhe ujitjes funksionon si në kohën e komunizmit, ndërsa në bujqësi gjithçka po shkon në eks-tremin e mbijetesës.

Sekretari i Përgjithshëm i FRD: Zhvillimi i ekonomisë së tregut varet nga zgjidhja e çështjes së pronave

Një shtet i varfër nuk mund të ketë luksin të kompensojë vetëm financiarisht pronarët.

Dominanti duhet të jetë kompensimi fizik

“Investitorët po ikin. Çdo pronë e pakthyer sot, nesër ka një normë interesi shumë të lartë. Zhvillimi modern i ekonomisë së vendit, kërkon medoemos kthimin e pronës te pronari i ligjshëm”

Projektbuxheti 2015, debate brenda mazhorancës Projekt Buxheti për vitin 2016 të

nisi dje diskutimet në parim në komisionet parlamentare. Fillimisht ai u prezantua në komisionin e Eko-nomisë dhe Financave nga ministri Shkëlqim Cani, për të vijuar më pas në komisionett e tjera. Kreu i Finan-cave u shpreh para deputetëve se anë të këtij buxheti do i jepet përparësi sektorit të bujqësisë. “Deficiti bux-hetor përgjysmohet krahasuar me 2015, 14.5 mld lekë i shtohen bux-hetit nga anti informaliteti. Shpenzi-met për arsimin janë 3.31% e PBB”, tha ministri. Por, debate të shumta kanë karakterizuar mbledhjen e Komisionit të Jashtëm ku deputetët duhet të shqyrtonin në parim pro-jektligjin “Për buxhetin e vitit 2016, me praninë e Ministrit të Punëve të Jashtme”, Ditmir Bushati. I ash-për ka qenë deputeti socialist Ben Blushi që ka kritikuar zv/ministrin e Financave, sidomos rreth borxhit të jashtëm. I shqetësuar për çështjen e borxhit, Blushi tha se Shqipëria ka borxhin më të madh në rajon,

ndërkohë që thekson se, nuk dihet se ku shkojnë paratë. “Kjo është ar-syeja që ranë nga pushteti këta, e di pse? Se morën më shumë borxh se ç’mund të paguanim ne. Pse e morëm ne gjithë këtë borxh, vetëm për arsyet e tyre? Më thoni një metër rrugë se nuk po shoh asnjë metër rrugë prandaj ta përmenda dje atë.

Ka dy vjet që nuk bëhet asnjë metër, asnjë metër rrugë. Ku shkojnë pra lekët, për çfarë marrim borxh ne, për rroga, për pensione? E di çfarë quhet kjo? Lluksokraci”, u shpreh Blushi. Sipas tij, mazhoranca e ma-jtë e rriti borxhin mbi 60% sapo mori pushtetin. “Atë kohë ne thamë që borxhi të jetë nën 60 %. Pra t’i vjen sot mbas tre vjetësh dhe më thua, jo mo vlla do të kishim marrë dhe pak më shumë se kemi marrë shumë më pak. Me çfarë e paguani këtë borxh ju ja trashëgoni brezave? Për çfarë? Për të ndërtuar çfarë, çfarë po bëni sot? Çfarë po bëni sot në Shqipëri me këtë borxh, paguani rrogat? Ka vend që merr borxh për punë të mëdha po jo për pishina, as për kul-la, as për stadiume, as për palestra dhe kjo nuk quhet punë. E di çfarë quhet kjo? Lluksokraci”- tha Blushi. Pas komisionit të Jashtëm, shqyrtimi në parim i projektbuxhetit vijoi në komisionin e ligjeve, ku u shoqërua nga debate të ashpra mes mazho-rancës dhe opozitës.

Cani: Përgjysmojmë deficitin buxhetor. Blushi: Borxhe për luks, s’është ndërtuar as 1 metër rrugë

si të kalosh ylberin: t›ju thuash pronarëve shqiptarë që megjithëse u masakruan nga ligji 7501, nga ligji i legalizimeve, t›ju thuash që në fund fare do t›ju heqim dhe kthimin e pronës. Nuk mendoj që kjo qeveri dhe ky parlament duhet të shkojë deri këtu. Mund të ishte i arsyeshëm që një parlament si ai i ‹45-ës ta merrte një vendim të tillë, por jo që këtë ta marrë një parlament në vitin 2015”, deklaroi ai. Gjithashtu, Vorpsi theksoi se i është drejtuar me një letër kreut të Gjykatës së Stras-burgut dhe Komitetit të Ministrave të Këshillit të Europës, të cilët i ka vënë në dijeni me manovrat e qe-verisë dhe përpjekjen e saj në dëm të pronarëve. Ndërkaq, përfaqësuesit e shoqatave të tjera, duke deklaruar se zgjidhja nuk mund të vijë nga poli-tika, theksuan se kjo çështje mund të zgjidhet nga tri kategori sociale: të gjithë përfituesit e tokave bujqësore, ata që janë në proces legalizimi dhe këta së bashkë me pronarët janë tre palët që, sipas tyre, duhet të kon-tribuojnë në realizimin e kësaj fature për shtetin shqiptar. Pasi, siç thanë ata, “ndoshta ky ligj nuk e realizon atë pritshmëri”.

Vorpsi: Tërhiqeni projektligjin, shkel vendimin e Strasburgut

Page 3: frd 24 nentor.pdf

10 nëntor 2015 fryma e re 324 nëntor 2015 fryma e re 2

politikë

“Kompensimi financiar i pronës bëhet vetëm në rastet kur është

e pamundur kthimi i pronës, me çmimin aktual të tokës dhe jo me çmimin e momentit kadastral, kur është konfiskuar”

Pronarët e kanë fituar të drejtën e tyre për ta rimarrë pronën që iu konfiskua nga regjimi komunist në vitin 1945, por shteti shqiptar po ua heq këtë të drejtë. Shoqatat e pronarëve paraqitën gjatë seancës dëgjimore në komisionin parlamen-tar të ligjeve 6 pika si kontestuese ndaj draftit të mazhoracës. Kjo, për shkakun se projektligji i propozuar së fundmi nga qeveria është zgjid-hja më e keqe që shteti shqiptar ofron për çështjen e kthimit dhe kompensimit të pronarëve. Akuzat vijnë nga përfaqësuesit e pronarëve shqiptarë, të cilët e kundërshtuan me formë nismën e qeverisë për çështjen e pronës. Sipas tyre, kjo nuk është çështje politike, por është një çështje e së drejtës dhe për këtë arsye ata u bënë thirrje deputetëve të komisionit që ta trajtojnë si të tillë çështjen e pronave në Shqipëri.

VorpsiPër kreun e Shoqatës Pronësi

dhe Drejtësi, Myrshit Vorpsi, projek-tligji i sjellë nga qeveria në Kuvend, bie ndesh me parimin e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut. Gjatë një prononcimi për gazetën “Fryma e Re”, Vorpsi u shpreh se vendimi i Strasburgut vlerëson kompensimin financiar, vetëm për rastet kur është e pamundur kthimi i pronës, me çmimin aktual të tokës dhe jo me çmimin e momentit kadastral, pra të kohës kur toka është konfiskuar. “Do të ishte në nderin e qeverisë që të rishikohet apo më mirë akoma që të tërhiqet ky projektligj. Në muajin dhjetor, Komiteti i Këshillit të Mi-nistrave në Këshillin e Europës do ta marrë në shqyrtim gjendjen dhe miratimi i këtij projektligji, duke iu referuar edhe vendimit që ka marrë Gjykata e Strasburgut, do ta përkeqë-sonte pozicionin e shtetit shqiptar atje”, tha kreu i Shoqatës Pronësi dhe Drejtësi, Myrshit Vorpsi.

Ndonëse deputeti, Pandeli Ma-jko, i cili me cilësinë e relatorit të

1. Gjykata e Strasburgut e ka hedhur poshtë këtë formulë kompensimi në një vendim të saj.

2. Projektligji nuk merr në konsideratë vendimet e Strasburgut që kërkojnë kompensim me vlerën e tregut të pronës.

3. Ky projektligj nuk e kthen pronën fizikisht siç e kërkojnë shoqatat.

4. Bie ndesh me Kushtetutën.

5. Drafti ka hequr parimin e kthimit të pronës të përfituar nga ligjet e mëparshme, por edhe e sanksionuar nga Kushtetuta.

6. Pikë e papranueshme në ligjin e ri për shoqatën është dhe mënyra e kompensimit që ul ndjeshëm masën e përfitimit financiar.

7. Projektligji ka hequr parimin e kthimit të pronës të përfituar nga ligjet e mëparshme

Pronarët kundër draftit të qeverisë për kompensimin

projektligjit për pronat, u shpreh gjatë seancës dëgjimore me pronar-ët e vjetër në komisionin e ligjeve, se kostoja e financiare e Shqipërisë nga vendimet e Strasburgut shkojnë deri në 556 milionë euro, ndryshe nga kjo përllogaritje, Vorpsi paraqet një tablo tjetër, akoma edhe më të

lartë sa i përket kostos financiare të procesit të kthimit dhe kompensimit të pronave në Shqipëri. “Deri në fund të vitit 2014 numri i çështjeve të depozituara dhe të pranuara në Gjykatën e Strasburgut ka qenë 439 çështje, gjatë vitit 2015 patjetër që ka pasur një shtesë të çështjeve. Dihet

pikat e kontestuara fatura e strasburgut nga viti 2006

që janë dy grup çështjesh të gatshme për vendimmarrje: është çështja «Cali e të tjerë kundër Shqipërisë» me 61 pronarë dhe çështja «Jahjaga-Përluga kundër Shqipërisë» me 40 pronarë të tjetër. Pra janë mbi 100 çështje që janë të gatshme për vendimmarrje. Duhet të jemi shumë

të kujdesshëm. Shifra, e tha dhe zoti Majko në komision, mund të jetë diçka më shumë se 500 milionë euro”, theksoi Vorpsi. Duke akuzuar mazhorancën se po i heq pronar-ëve të drejtën e pronës të fituar me ligj, Vorpsi tha se Kuvendi i 2015-ës po sillet njësoj si ai i 1945-ës. “Është

1. Vendime të ekzekutuara: 19 çështje që kanë përfituar 18 295 847 euro.

2. Vendime që janë në ekzekutim: 2 çështje që pritet të përfitojnë 5 412 800 euro.

3. Pritshmëritë e çështjeve në gjykim: Janë rreth 14 çështje në pritje të shpalljes së vendimit me një vleftë afërsisht 24 milionë euro.

4. Pritshmëria: Për 106 çështje të ndara në dy grupçështjesh, Strasbur-gu pritet të vendosë për kompensim e pronarëve një shumë prej 556 milionë eurosh.

5. Pranimi i çështjeve: Aktualisht, Gjykata e Strasburgut ka pranuar për shqyrtim rreth 490 çështje, ku vlera e kompensimit momentalisht është e pallogaritshme.

1. Fatura e strasburgut nga viti 2006

Vorpsi: Tërhiqeni projektligjin, shkel vendimin e Strasburgut

Vorpsi i është drejtuar me një letër kreut të Gjykatës së Strasburgut dhe Komitetit të Ministrave të Këshillit të Europës, duke i informuar lidhur me manovrat e qeverisë në dëm të pronarëve

“Qeveria e ka humbur tashmë një aleat, siç mund të jenë pronarët. Qeveria duhet ta trajtojë këtë problem si një çështje të së drejtës dhe jo si politike. Ka gjetur një rrugë të shkurtër, por më të rrezikshmen”

24 nëntor 2015 fryma e re 3

politikë

Oketa: Nuk ka zhvillim të qëndrueshëm pa zgjidhjen e çështjes së pronës“Pa zgjidhjen e çështjeve

e pronave s’ka zhvillim të qëndrueshëm të eko-

nomisë së vendit”. Kështu shprehet Sekretari i Përgjithshëm i Frymës së Re Demokratike, Gazmend Oke-ta, duke komentuar projektligjin e mazhorancës për pronat, i cili po diskutohet në komisionet parla-mentare. Gjatë një interviste për gazetën “Fryma e Re”, Oketa thotë se shteti nuk mund të ketë luksin e kompensimit financiar për të gjithë pronarët e vjetër, por domi-nant duhet të jetë kompensimi fizik. “S’mund të ketë ekonomi tregu, as transaksione, as siguri tek inves-time të huaja, si dhe s’mund te flitet as për administrimin dhe rregulli-min e territorit, nëse nuk realizohet kompensimi fizik i pronës. Një shtet i varfër nuk mund të ketë luksin të kompensojë financiarisht, ose vetëm financiarisht pronarin. Dom-inanti duhet të jetë kompensimi

fizik”, u shpreh Oketa. FRD ka shpre-hur edhe më herët shqetësimin për largimin investitorëve nga Shq-ipëria. Një nga shkaqet e këtij feno-meni, Oketa thotë se është çështja e pazgjidhur e pronës. “Çdo pronë e pakthyer sot, nesër ka një normë interesi shumë të lartë. Investitorët po ikin. Zhvillimi modern i ekono-misë së vendit, apo pasja e një bu-jqësie moderne, kur në realitet nuk kemi për ta pasur ndonjëherë, as në nivelin e fqinjëve, kërkojnë medo-emos kthimin e pronës te pronari i ligjshëm”, tha ai. Reagimi i Frymës së Re Demokratike për ligjin 7501, edhe pse kundër, sërish shprehen se ka probleme me zbatimin në përpikmëri të tij. Kjo vjen ngaqë vitet e fundit kanë dalë pronarë të cilët deklarohen me tokë edhe në Tropojë edhe në Tiranë, duke kri-juar kështu një handikap të ligjit të miratuar në vitin 1990. Por, sipas

Oketës, vendi vuan ende problemet e pazgjidhura të pronës edhe pse kanë kaluar 25 vite demokraci dhe sot prona duhet të ishte tek pronari i ligjshëm. Buxheti i shtetit, shton Oketa, nuk i jep zgjidhje adresimit të problemit të pronave, pasi fatura financiare është tepër e lartë. “Jemi në momentin e kalimit të buxhetit të shtetit, dhe ky është një moment kyç për pronën, për ekonominë e tregut. Në terma afatgjatë, nuk e zgjidh dot me buxhet çështjen e pronës. Nuk mund t’i biem në qafë më shumë buxhetit, se nuk e përballon dot kompensimin financiar”, theksoi Oketa. FRD kërkon edhe rritjen e investimeve në sektorin bujqësor, duke dhënë alarmin se fermeri shq-iptar sot vuan mungesën e infra-strukturës ku sistemi i vaditjes është ende ai i regjimit komunist. Vendet e tjera ecin sepse janë në gjendje të koncentrojnë pronën. Akoma siste-mi i vaditjes dhe ujitjes funksionon si në kohën e komunizmit, ndërsa në bujqësi gjithçka po shkon në eks-tremin e mbijetesës.

Sekretari i Përgjithshëm i FRD: Zhvillimi i ekonomisë së tregut varet nga zgjidhja e çështjes së pronave

Një shtet i varfër nuk mund të ketë luksin të kompensojë vetëm financiarisht pronarët.

Dominanti duhet të jetë kompensimi fizik

“Investitorët po ikin. Çdo pronë e pakthyer sot, nesër ka një normë interesi shumë të lartë. Zhvillimi modern i ekonomisë së vendit, kërkon medoemos kthimin e pronës te pronari i ligjshëm”

Projektbuxheti 2015, debate brenda mazhorancës Projekt Buxheti për vitin 2016 të

nisi dje diskutimet në parim në komisionet parlamentare. Fillimisht ai u prezantua në komisionin e Eko-nomisë dhe Financave nga ministri Shkëlqim Cani, për të vijuar më pas në komisionett e tjera. Kreu i Finan-cave u shpreh para deputetëve se anë të këtij buxheti do i jepet përparësi sektorit të bujqësisë. “Deficiti bux-hetor përgjysmohet krahasuar me 2015, 14.5 mld lekë i shtohen bux-hetit nga anti informaliteti. Shpenzi-met për arsimin janë 3.31% e PBB”, tha ministri. Por, debate të shumta kanë karakterizuar mbledhjen e Komisionit të Jashtëm ku deputetët duhet të shqyrtonin në parim pro-jektligjin “Për buxhetin e vitit 2016, me praninë e Ministrit të Punëve të Jashtme”, Ditmir Bushati. I ash-për ka qenë deputeti socialist Ben Blushi që ka kritikuar zv/ministrin e Financave, sidomos rreth borxhit të jashtëm. I shqetësuar për çështjen e borxhit, Blushi tha se Shqipëria ka borxhin më të madh në rajon,

ndërkohë që thekson se, nuk dihet se ku shkojnë paratë. “Kjo është ar-syeja që ranë nga pushteti këta, e di pse? Se morën më shumë borxh se ç’mund të paguanim ne. Pse e morëm ne gjithë këtë borxh, vetëm për arsyet e tyre? Më thoni një metër rrugë se nuk po shoh asnjë metër rrugë prandaj ta përmenda dje atë.

Ka dy vjet që nuk bëhet asnjë metër, asnjë metër rrugë. Ku shkojnë pra lekët, për çfarë marrim borxh ne, për rroga, për pensione? E di çfarë quhet kjo? Lluksokraci”, u shpreh Blushi. Sipas tij, mazhoranca e ma-jtë e rriti borxhin mbi 60% sapo mori pushtetin. “Atë kohë ne thamë që borxhi të jetë nën 60 %. Pra t’i vjen sot mbas tre vjetësh dhe më thua, jo mo vlla do të kishim marrë dhe pak më shumë se kemi marrë shumë më pak. Me çfarë e paguani këtë borxh ju ja trashëgoni brezave? Për çfarë? Për të ndërtuar çfarë, çfarë po bëni sot? Çfarë po bëni sot në Shqipëri me këtë borxh, paguani rrogat? Ka vend që merr borxh për punë të mëdha po jo për pishina, as për kul-la, as për stadiume, as për palestra dhe kjo nuk quhet punë. E di çfarë quhet kjo? Lluksokraci”- tha Blushi. Pas komisionit të Jashtëm, shqyrtimi në parim i projektbuxhetit vijoi në komisionin e ligjeve, ku u shoqërua nga debate të ashpra mes mazho-rancës dhe opozitës.

Cani: Përgjysmojmë deficitin buxhetor. Blushi: Borxhe për luks, s’është ndërtuar as 1 metër rrugë

si të kalosh ylberin: t›ju thuash pronarëve shqiptarë që megjithëse u masakruan nga ligji 7501, nga ligji i legalizimeve, t›ju thuash që në fund fare do t›ju heqim dhe kthimin e pronës. Nuk mendoj që kjo qeveri dhe ky parlament duhet të shkojë deri këtu. Mund të ishte i arsyeshëm që një parlament si ai i ‹45-ës ta merrte një vendim të tillë, por jo që këtë ta marrë një parlament në vitin 2015”, deklaroi ai. Gjithashtu, Vorpsi theksoi se i është drejtuar me një letër kreut të Gjykatës së Stras-burgut dhe Komitetit të Ministrave të Këshillit të Europës, të cilët i ka vënë në dijeni me manovrat e qe-verisë dhe përpjekjen e saj në dëm të pronarëve. Ndërkaq, përfaqësuesit e shoqatave të tjera, duke deklaruar se zgjidhja nuk mund të vijë nga poli-tika, theksuan se kjo çështje mund të zgjidhet nga tri kategori sociale: të gjithë përfituesit e tokave bujqësore, ata që janë në proces legalizimi dhe këta së bashkë me pronarët janë tre palët që, sipas tyre, duhet të kon-tribuojnë në realizimin e kësaj fature për shtetin shqiptar. Pasi, siç thanë ata, “ndoshta ky ligj nuk e realizon atë pritshmëri”.

“Pa zgjidhjen e çështjeve e pronave s’ka zhvillim të qëndrueshëm të eko-

nomisë së vendit”. Kështu shprehet Sekretari i Përgjithshëm i Frymës së Re Demokratike, Gazmend Oketa, duke komentuar projektligjin e ma-zhorancës për pronat, i cili po dis-kutohet në komisionet parlamen-tare. Gjatë një interviste për gazetën “Fryma e Re”, Oketa thotë se shteti nuk mund të ketë luksin e kompen-simit financiar për të gjithë pronarët e vjetër, por dominant duhet të jetë kompensimi fizik. “S’mund të ketë ekonomi tregu, as transaksione, as siguri tek investime të huaja, si dhe s’mund te flitet as për admin-istrimin dhe rregullimin e territorit, nëse nuk realizohet kompensimi fizik i pronës. Një shtet i varfër nuk mund të ketë luksin të kompensojë financiarisht, ose vetëm financia-risht pronarin. Dominanti duhet të jetë kompensimi fizik”, u shpreh

Oketa. FRD ka shprehur edhe më herët shqetësimin për largimin in-vestitorëve nga Shqipëria. Një nga shkaqet e këtij fenomeni, Oketa thotë se është çështja e pazgjidhur e pronës. “Çdo pronë e pakthyer sot, nesër ka një normë interesi shumë të lartë. Investitorët po ikin. Zhvil-limi modern i ekonomisë së vendit, apo pasja e një bujqësie moderne, kur në realitet nuk kemi për ta pasur ndonjëherë, as në nivelin e fqinjëve, kërkojnë medoemos kthimin e pro-nës te pronari i ligjshëm”, tha ai. Re-agimi i Frymës së Re Demokratike për ligjin 7501, edhe pse kundër, sërish shprehen se ka probleme me zbatimin në përpikmëri të tij. Kjo vjen ngaqë vitet e fundit kanë dalë pronarë të cilët deklarohen me tokë në një vend, edhe emri iu del në tjetër qytet, duke krijuar kështu një handikap të ligjit të miratuar në vitin 1990. Por, sipas Oketës, vendi vuan

ende problemet e pazgjidhura të pronës edhe pse kanë kaluar 25 vite demokraci dhe sot prona duhet të ishte tek pronari i ligjshëm. Buxheti i shtetit, shton Oketa, nuk i jep zgjid-hje adresimit të problemit të pro-nave, pasi fatura financiare është tepër e lartë. “Jemi në momentin e kalimit të buxhetit të shtetit, dhe ky është një moment kyç për pronën, për ekonominë e tregut. Në terma afatgjatë, nuk e zgjidh dot me bux-het çështjen e pronës. Nuk mund t’i biem në qafë më shumë buxhetit, se nuk e përballon dot kompensi-min financiar”, theksoi Oketa. FRD kërkon edhe rritjen e investimeve në sektorin bujqësor, duke dhënë alarmin se fermeri shqiptar sot vuan mungesën e infrastrukturës ku sistemi i vaditjes është ende ai i regjimit komunist. Vendet e tjera ecin sepse janë në gjendje të kon-centrojnë pronën. Akoma sistemi i vaditjes dhe ujitjes funksionon si në kohën e komunizmit, ndërsa në bujqësi gjithçka po shkon në ekstr-emin e mbijetesës.Një shtet i varfër nuk mund

të ketë luksin të kompensojë vetëm financiarisht pronarët.

Dominanti duhet të jetë kompensimi fizik

Page 4: frd 24 nentor.pdf

24 nëntor 2015 fryma e re 4

fokus

nga Armando Mosho

nga Robert Schwarz

Me këtë vullnet politik mbërritëm në pikën ku, për pronarët e ligjshëm si ekspert në hartimin e ligjit na shfaqen individë që nuk kane aspak ndjeshmëri në çështjet e pronësisë dhe si të tillë shkojnë kundër çdo llogjike të tregut të lirë

Koha është flori, kjo është një shprehje që na është thënë që prej së vogli, e që na ka shtyrë gjithmonë të jemi të përpiktë

në atë që bëjmë. Por, ekziston një tragjizëm i Shqipërisë ku koha jo vetëm nuk shndërrohet në flori për një pjesë të mirë të popullatës, por floritë e përdorur dikur, u janë rikthyer për t`ju zënë kohën dhe mundësinë për të qënë të barabartë në komunitet.

Shqipëria si një vend i dalë nga regjimi ko-munist i duhej të rivendoste në vend dinjitetin e disa klasave shoqërore, që ishin nëpërkëmbur për statusin shoqëror që patën krijuar përpara luftës së dytë botërore. Kjo vendosje në vend mendohej se do të vinte bashkë me ndryshimin e sistemit monopartiak dhe shkëputjen e Shq-ipërisë nga diktatura komuniste në vitet ̀ 90. Kjo gjë nuk ndodhi. Nuk ndodhi për të vetmen ar-sye se Shqipëria mbeti ai vend që nuk u shkëput dot kurrë nga komunizmi dhe nga komunistët, të cilët jo për fajin e tyre, nuk mundeshin të mendonin dot lirisht, mirëfilli një ekonomi të tregut. Ata përgjatë disa dekadave ishin bru-mosur me idetë komuniste dhe Brenda një nate për ta, ishte e pamundur të mund të imagjino-nin se lufta që kishin zhvilluar ndaj shtresave të përndjekura të shoqërisë për dekada, të mund të ç`bëhej kaq thjeshtë. Dhe për këtë u mundë-sua që në dukje të parë të kuptohej sikur në këtë vend, një erë e re do të frynte, ku të drejtat e cënuara do të viheshin në vend dhe atëherë, në ndryshim nga sot, kjo kërkohej jo dhe aq si për

përfitime financiare, por me shumë si një vënie në vend e dinjitetit njerëzor.

Shenjat se kjo gjë nuk do të ndodhte u kup-tuan që në fillim me kufizimet e vendosura, ku nga ana e komunistëve (që kurrë nuk u shkëputën nga pushteti), u synua, u organizua dhe u finalizua pamundësimi i fuqizimit eko-nomik të klasës të pronarëve të ligjshëm.

Të mbërthyer në pamundësinë për të ve-pruar shtresa e pronarëve të ligjshëm priste me durim e besimvendimet shtetit shqiptar për legjitimimin e të drejtës së tyre. Ndërkohë që pronarët mbaheshin të mbërthyer në qoshe nga komisionet e moskthimit të pro-nave, organizata kriminale komuniste e di-rigjuar nga „mjeshtra“ vijonte të prodhonte ligje që binin ndesh katërcipërisht me vullne-tin për të kthyer pronën tek pronari I ligjshem. Kjo bëhej dhe bëhet në emër të popullit, me votim të hapur në parlament. Kjo ishte pjesa e dukshme, pjesa e padukshme ishin urdhërat verbal për të grisur fletë të rregjistrave hipo-tekor, për të shkuar dhe për tu ngulur fiziki-shte në pronat me pronarë të ligjshëm, dhe kjo me afate të percaktuara dhe direktiva qe-veritare, sepse qeveria do të vepronte shpejt që sërish në emër të popullit të miratonte në parliament një ligj ku do të legalizonte ndër-timet informale, dhe ndërkohë sërish pro-narët e ligjshëm mbaheshin të bllokuar në cep të ringut nga komisionet e moskthimit të pronave. Siç përmbledhur në këtë paragraf

kaluan shpejt dy dekada, dhe çfarë nuk kishte guxuar ta bënte diktatura e bëri me vullnet të hekurt nën një dirigjim kriminal, zgjatimi i diktaturës së pas viteve `90.

Kjo mënyrë jetese e shtetit shqiptar ishte një domosdoshmëri për klasën politike të pas viteve `90. Të papërgjegjshëm, të babëzitur, të pasigurt për të nesërmen, nxituan të akumu-lonin sa më shumë dhe sa më shpejt, në cdo mënyrë të pisët të mundshme, kjo në aspektin monetar. Dhe me këto akumulime të stërmëdha pasurie në cash bëhej e pamundur që të mund ti mobilizonin totalisht në biznese të ligjshme, dhe u shkua në ndërtimin e vilave në perifer-itë e qyteteve më kryesore të vendit. Një rrugë e dy punë, paratë mobilizoheshin dhe shpejt qeveria do t`ju legalizonte jo vetëm ndërtimin, por nëpërmjet parave të pista të mobilizuara në ndërtim do të përfitonin dhe tokën falas, biles biles, shumë prej tyre do të gëzonin (dhe gëzo-jnë) takimin direkt me kryeministrin e vendit, për t`ju certifikuar krimin e tyre.

Me këtë vullnet politik mbërritëm në pikën ku, për pronarët e ligjshëm si ekspert në harti-min e ligjit na shfaqen individë që nuk kane as-pak ndjeshmëri nëçështjet e pronësisë dhe si të tillë shkojnë kundër çdo llogjike të tregut të lirë. Dua unë të pyes këta ekspert, nëse kanë njohuri për kontratat futures (kontratat e së ardhmes)?

Ndërkohë që Bota e zhvilluar shkon përpa-ra duke ideuar kontrata në mënyrë që asnjëra prej palëve të mos vuaj nga luatjet e padëshiru-ara të tregjeve, të pasardhurit e komunistëve shqiptar nuk i konsiderojnë këto koncepte. Tentojnë të kalojnë ligje që zgjidhin hallin e akumuluar kriminal të shtetit shqiptar, në kur-riz të shtresës së pronarëve të ligjshëm, nëpër-mjet artificash të tilla: ne vendosim sot, me ndarjen kadastrale te 70 viteve më parë, dhe ju paguajmë pas 10 vitesh. Këto propozime mun-det ti lëshojë vetëm dikush që kokën e ka në dukje në formën e kokës, pra vetëm kafkë, se brenda e ka totalisht bosh.

Një zgjidhje shumë më e thjeshtë, shprehur në një fjali për pronarët e ligjshëm është kjo: konfiskim i të gjitha pasurive të pushtetarëve që nuk munden ti justifikojnë dot, si tradhëti e lartë ndaj atdheut. Këto pasuri ju shpërnda-hen pronarëve të ligjshëm.

Ju këtë nuk jua bën zemra ta bëni, por kjo do të ndodhë.

Pritja e gjatë e pronarëve të ligjshëm!

Në Evropën Qendrore dhe Lindore, atenta-tet e Parisit dhe vala më e fundit e terrorit islamik shihen gjithnjë e më dendur të

lidhura me valën masive të refugjatëve drejt Ev-ropës. Shqetësimi për sigurinë është në rritje.

CeKi, protesta Kunder reFugjateVePas atentateve të Parisit, në shumë shtete të

Evropës Qendrore dhe Lindore jo vetëm është shtuar prania e policisë në qendrat e qyteteve. Janë ashpërsuar edhe kontrollet kufitare dhe mbikqyrja e kampeve të refugjatëve. Para së gjithash është ashpërsuar retorika kundër ref-ugjatëve myslimanë.

Në Poloni, qeveria e re konservatore bëri të qartë se detyrimi për pranimin e refugjatëve nuk mund të respektohet më pas atentateve të Parisigt. Varshava nuk “ka mundësi politike” që ta vërë në jetë planin e BE, tha Ministri për Ev-ropën, Konrad Szymanski. Ministri i ri i Jashtëm i Polonisë, Witold Waszzykowski u kërkoi ref-ugjatëve sirianë që të kthehen në atdhe dhe të

luftojnë. Në televizionin polak TVP ai tha se nuk është e pranueshme “që ne të dërgojmë ushtarët tanë në luftë në Siri në një kohë kur qindra mi-jëra sirianë e pinë kafenë e tyre në bulevardin (luksoz të Berlinit) “Unter den Linden”.”

Krijim i një atmosFere Kundër reFugjatëVeEdhe kryeministri socialdemokrat i Sllova-

kisë, Robert Fico shkaktoi zemërim me reagimin e tij ndaj atentateve terroriste në Paris. Në një talkshow në televizion ai tha se si masa shtesë sigurie për parandalimin e akteve terroriste ai do të mbikqyrë të gjithë myslimanët në Sllovaki.

Në Hungari, shefi i partisë ekstremiste të djathtë Jobbik, Gabor Vona, tha se vërshimet e refugjatëve e kanë shtuar rrezikun e terrorit në Evropë. Prandaj duhet të jetë e qartë më e vonta pas atentateve të Parisit se vendi i tij nuk i pranon kuotat për pranimin e refugjatëve. Par-lamenti hungarez votoi këtë javë pro një ligji, i cili i jep qeverisë të drejtën për ta kontestuar

para Gjykatës Evropiane të Drejtësisë rregul-loren e kuotave të shpërndarjes së refugjatëve.

rumania Kundërshton KuotatEdhe Presidenti liberal rumun, Klaus Iohan-

nis e ka kritikuar disa herë rregulloren e kuo-tave, por në fund e mbështeti vendimin e BE. Në një konferencë shtypi pas atentateve të Parisit, Iohannis hoqi një vijë ndarëse midis çështjes së refugjatëve dhe rrezikut të terrorizmit. Kseno-fobia dhe ultranacionalizmi nuk do të lejohet të helmojnë shoqërinë tonë, tha ai.

Qeveria bullgare reagoi ndaj atentateve të Parisit duke shtuar kontrollet në kufirin mes Bullgarisë dhe Turqisë. Në një kontroll në fil-lim të javës u arrestuan më shumë se 300 ref-ugjatë ilegalë. Kryeministri Boiko Borisov tha pas atentave të Parisit se tani Evropa duhet ta rishqyrtojë politikën e “integrimit të grupeve të rrezikuara”. Shumica e bullgarëve i refuzon ref-ugjatët. Kisha ortodokse kërkoi nga qeveria që “t’i thotë ndal invazionit mysliman”.

Evropa Lindore në frikë

Page 5: frd 24 nentor.pdf

24 nëntor 2015 fryma e re 5

fokus

nga Gjon KRoI

Thënia e famshme e Zhan baptist Kolbert se, “arti i taksimit është si të rrjepësh një rosë, për t’i marrë të gjithë puplat, me sa më pak zhurmë”, duket sa ka më shumë vlerë në rastin e përdorimit gjithnjë e më shumë të taksave të tërthorta në raport me taksat e drejtpërdrejta

“Nëntori” i Buxhetit 2016Siç ndodh normalisht, dhjetëditëshi i

tretë i nëntorit të çdo viti ushtrimor, ofron për diskutim dhe miratim në

tryezën e parlamentarëve shqiptarë, draf-tin e projektbuxhetit të vitit të ardhmën, pasi data 20 e këtij muaji përbën afatin e fundit për dërgimin në Kuvendin e Shqipërisë të këtij dokumenti të rëndësishëm, që në thelb konsiderohet një akt i mirëfillt politik. Përveç “festës” së Buxhetit të Shtetit, me “nëntorin politik”, ne shqiptarëve nga lidhin edhe fes-tat e Pavarësisë dhe Çlirimit të Atdheut. Por nuk është vetëm kjo aryeja që doza politike e Buxhetit tek ne është më e lartë se në çdo rast tjetër. Dihet, se Buxheti i Shtetit reflekton në mënyrën më të plotë dhe domethënëse poli-tikën e qeverisë për zhvillimin ekonomiko-shoqëror të vendit, jo thjeshtë përgjatë vitit, të cilit i përket. Ai përbën instrumentin krye-sor të aksionit ekonomik të qeverisë, dhe duke qënë sa 27% e Prodhimit të Brendshëm Bruto të Shqipërisë, ai zë një vend kryesor në politikën ekonomike të vendit tonë.

Ky është buxheti i tretë radhazi që diskuton dhe miraton mazhoranca e majtë, qysh pas fitores së pushtetit në zgjedhjet parlamentare të vitit 2013. Nisur nga mbështetja prej gati një milion vota që mori kjo mazhorancë, pritej që edhe buxhetit i çdo viti të përfshinte politikat e duhura qeverisëse për realizimin të paktën, e një të katrës së premtimeve elektorale të bëra nga të majtët në fushën e zgjedhjeve të kaluara parlamentare, me synim që deri në fund të vitit 2017 ato të realizoheshin plotësisht. Nisur nga premtimet e bëra dhe shpresa për mbajtjen e fjalës politike të dhënë, diskutimi dhe miratimi i Buxhetit të Shtetit zgjon një interes të madh publik të mjaft aktorëve dhe faktorëve, duke përfshirë të gjithë grupmoshat e popullsisë, nga fëmijtë deri tek pensionistët.

Të ardhurat dhe shpenzimet e një shteti të tërë janë, pak a shumë, një shumatore e të ard-hurave dhe shpenzimeve për secilin individ të veçantë. Ashtu si individi apo familja, që i plani-fikon shpenzimet, në bazë të të ardhurave mu-jore që ka në dispozicion, ashtu edhe qeveria i planifikon shpenzimet që do të kryej në bazë të buxhetit që harton. Kësisoj, ajo programon se sa nga të ardhurat e saj do të shpenzohen përgjatë një viti për pagat e punonjësve të administratës, për pensionet, për spitalet, për arsimin, për in-vestimet publike, për mbrojtjen e vendit e kësh-tu me radhë. Në analizë të fundit, individi jep dhe merr në Buxhet nëpërmjet dorës së Shtetit. Jep taksa dhe merr paga e shërbime nëpërmjet kësaj dore. Natyrisht, në raporte të caktuara, me synimin, që të harmonizohen drejt intere-sat e shtetit me ato të individit. Sa më të mëdha të jenë të ardhurat buxhetore, aq më të shuma janë mundësitë e shtetit për të shpenzuar në interes të përmirësimit të jetës së çdo qytetari të veçant dhe asaj të komunitetit në përgjithësi.

Cilët janë disa nga këta tregues të parashi-kuar në projektbuxhetin e vitit 2016? Sipas ta-belave më të fundit fiskale të Ministrisë së Fi-nancave, të ardhurat pritet të jenë në masën 417.7 miliardë lekë, me një rritje prej 4.9% në raport me buxhetin e rishikuar të vitit 2015. Në vlerë absolute, parashikohet që të arkëto-hen 19.5 miliardë lekë më shumë në buxhet, të cilat do të vijnë kryesisht nga përmirësimi i të ardhurave nga TVSH-ja në vlerën e 6.6 miliardë lekëve dhe nga sigurimet shoqërore në një vlerë prej 8.4 miliardë lekë. Në total, të ardhurat nga tatimet dhe doganat do të jenë

281.7 miliardë lekë, me një zgjerim vjetor prej 3.4%. Tatimi mbi biznesin e vogël, pavarë-sisht pretmimit më të fundit të kryeministrit për heqjen e tij, pritet të sjellë 1.6 miliardë lekë në buxhet, me rritje prej 6% me bazë vjetore. Rritje, ndonëse modeste do të ketë edhe tatim-fitimi dhe tatimi mbi të ardhurat personale. Këto e të dhëna të tjera të kësaj natyre tregojnë, se nuk do të ketë tërheqje për uljen e barrës fiskale, deri në atë masë sa që ajo t’i kontribuojë rritjes së ekonomisë dhe jo rritjes së varfërisë apo rritjes së papunësisë, të shndërruar tashmë në një gangrenë.

Gjithashtu këto faktet tregojnë, se planifi-kimi i treguesve të mësipërm është bërë duke mos nxjerrë mësime nga realizimi i treguesve të deritanishëm në këtë drejtim, qoftë edhe nga rritja e të papunëve për shkak të aksionit më të fundit qeveritar për formalizimin e bi-znesit, i cili vetëm në dy muaj prodhoi mbi 70 mijë të papunë. Të dhëna të tjera nga kjo pasqyrë aspak optimiste tregojnë, se kemi një ulje në total të të ardhurave me 6%, ku ulja e të ardhurave nga TVSH-ja në veçanti janë deri në 8%. Eksportet janë ulur me 13%, kurse shpenzimet dhe kërkesa në tërësi kanë rënë me 4%, gjë e cila reflektohet edhe në uljen e importeve. Në këtë situatë bankat kanë “braktisur” biznesin shqiptar dhe po kërkojnë klientë rreth e qark nesh duke kredituar me gati 2.5 miliardë euro bizneset e vendeve të rajonit tonë. Kërkesave për emigrim të mbi 300 mijë shqiptarëve po u bashkohet tani edhe vetë biznesi, sidomos ai i huaj, që po braktis Shqipërinë, për shkak të represionit dhe përkeqsimit të klimës fiskale dhe asaj të qeverisjes në përgjithësi. Duke qëndruar në këtë konkekst, duhet të ketë edhe një raport të drejtë midis taksave të tërthorta dhe atyre të drejtpërdrejta. Aplikimi në një masë të konsiderueshme i taksave të tërthorta si tak-sat doganore, tatimi mbi xhiron, tatimi mbi vlerën e shtuar; akciza e e ndryshme, etj., bën që ato të ndikojnë drejtpërsëdrejti në koston e jetesës qytetare. Thënia e famshme e Zhan baptist Kolbert se, “arti i taksimit është si të rrjepësh një rosë, për t’i marrë të gjithë pu-plat, me sa më pak zhurmë”, duket sa ka më shumë vlerë në rastin e përdorimit gjithnjë e më shumë të taksave të tërthorta në raport me taksat e drejtpërdrejta, edhe për shkak të arbi-traritetit të shtuar qeveritar. Në raste të tilla s’ka diskutim, që të varfërit do të paguajnë më shumë se të pasurit, qoftë edhe atëherë kur mekanizmi i grumbullimit dhe shpenzimit të të ardhurave fiskale funksionon përsosmër-isht. Këtu është vendi për të thënë diçka edhe për rendimentin fiskal, i cili po përkeqsohet vazhdimisht, ndërkohë që qeveria nuk para-shikon ulje taksash dhe prêt të marrë rezulta-tet e aksionit kundër informalitetit.

Duke qëndruar pak tek krahu i shpenzi-meve buxhetore konstatojmë se në 2016-ën ato ulen gati 1% në raport me vitin në vazh-dim. Por lajmi i keq që vjen nga ky front është, se fondi i pagave do të ulet me 4.3%, ose 61 miliardë lekë në vlerë absolute. Gjithashtu nuk parashikohet fond për politika të reja pa-gash, madje ç’është më e keqja, ulja e shpenz-imeve do të realizohet duke shkurtuar 7 200 punonjës nga administrata publike. Në tërësi, shpenzimet në buxhetin e ardhshëm do të jenë të orjentuara për mirëmbajtjen, për shpenz-ime korrente dhe subvencione. Ndërsa lidhur me investimet në infrastrukturë, ato do të vi-

jojnë përsëri me ulje, ndërkohë që në dy vite e ca qeverisje të kësaj mazhorance nuk kemi qoftë edhe një investim të dukshëm publik, sikundër kanë qënë, fjala vjen, në qeverisjen e mëparshme të vendit tonë, investimet në infrastrukturën rrugore, në energjitikë, tur-izëm, bujqësi dhe shumë sektorë të tjerë, të cilat përmirësuan ndjeshëm treguesit e eko-nomisë dhe u paraprinë një sërë procesesh të rëndësishme integruese në strukturat euro-atlantike, si antarësimi në NATO, libralizimi i vizave me vendet e zonës Shengen, këkesa për statusin e vendit kandidat e kështu me radhë. Mosçelja e negociatave për statusin e vendit kandidat në Bashkimin Europian, gjatë këtyre 2-3 viteve të fundit lidhet edhe me përkeqsi-min e situatës social-ekonomike, shtimin e korrupsionit, kriminalitetit, arbitraritetit dhe shumë fenomeneve të tjera negative në jetën social-politike të vendit tonë.

I sollëm gjithë këto fakte për të treguar jo vetëm klimën e përkeqsuar, në të cilën është hartuar e do të miratohet projektbuxheti i vitit 2016, por edhe për të sjell në vemendje të institucioneve përkatëse, përgjegjësinë e madhe që kanë në këtë drejtim. Dhe kur lloga-ritë bëhen “pa hanxhinë” që në nisje, fakti i realizimit të treguesve, sipas eksperiencave të deritanishme, e përkeqson edhe më shumë këtë situatë. Ndaj, interpretimi dhe miratimi i treguesve të buxhetit duhet bërë me korrek-tesë dhe me seriozitet të lartë. Në këto kushte, prezantimi Ministrit të Financave, Cani në Konferencën e Kryetarëve në Kuvendin e Shq-ipërisë i projekbuxhetit 2016 si; “…një buxhet me sens të theksuar zhvillimi për mirëqënien e qytetarëve sepse mbështet disa sektorë tradicionalë, ku do të përmendja bujqësinë dhe pyjet…”, si një buxhet, që “… rrit kompe-tencat, shërbimet dhe fondet për qeverisjen vendore duke e kthyer në një pushtet që ofron mundësi dhe potenciale zhvillimi…, duke inkurajuar punësimin dhe uljen e varfërisë”, duket më shumë si deklaratë politike dhe as-pak teknike. Përveç të tjerash, ky lloj konstat-imi propagandistik, i hedh qysh në nisje ben-zinë zjarrit të debateve politike në Kuvend, duke anashkaluar aspektet teknike të këtij do-kumenti bazë të veprimtarisë qeverisëse për vitin e ardhshëm. Palët politike në Shqipëri në këtë fund nëntori, nuk mund të diskutojnë për buxhetin, siç janë pozicionuar për fesën e Çlirimit, ku njëra palë preferon datën 28 nëntor, kurse tjetra datën 29. Partitë dhe gru-pet parlamentare, në rastin e diskutimit dhe miratimit të Buxhetit 2016 duhet t’i bashkojë interesi më i mirë qytetar, interesi më i mirë i biznesit dhe i të ardhmes së vendit. Dhe këtu i takon mazhorancës të jetë më argumentuese, më tolerante duke shtrirë dorën e bashkë-punimit, qoftë edhe për faktin se përgjatë më shumë se dy vite rresht në qeverisje, ajo është në borxh të madh me qytetarët për real-izimin e premtimeve të bëra. Është momenti për të mos diskutuar me “shpirt partiak” por me “zemër në kokë”, siç thoshte Napoleoni. Natyrisht projektbuxheti është hartuar prej qeverisë, por interesi tek ky dokument është i të gjithë shtresave të popullsisë. Sidoqoftë, edhe këtë vit, do të ndodh ajo që ka ndodhur pothuajse çdo vit tjetër më parë, ku “nëntorin” e Buxhetit 2016 do ta “festoj” vetëm qeveria, e cila, pavarsisht ndasive politike, kurrësesi nuk mundet ta shndërrojë atë në një festë popul-lore siç janë këtë muaj, 28 dhe 29 nëntori.

Page 6: frd 24 nentor.pdf

24 nëntor 2015 fryma e re 6

politikë

Komisioni i posaçëm parla-mentar për Dekriminaliz-imin, ka miratuar me kon-

sensus projektligjin e dakordësuar mazhorancë-opozitë, për ngritjen e “barrierave” që pengojnë zgjed-hjen dhe ushtrimin e funksionit nga persona me rekorde krimi-nale. Pas gati një vit pune në komisionin parlamentar dhe 2 vite debate të forta politike për spastri-min e politikës nga elementë me të shkuar kriminale, palët më në fund ranë dakord përfundimisht që të miratojnë një draft të për-bashkët për këtë çështje, ku nuk kanë gjetur dakordësi vetëm në një pikë, në testin e drogës. Ndërkohë, konsensusi është arritur për pika të tjera, siç është verifikimi i shen-jave të gishtërinjve, si mënyra më e sigurt, sipas opozitës, për identi-fikimin e personave me të shkuar kriminale, që mund të kenë për-dorur disa identitete. Në një pro-noncim të shkurtër për mediat, kryetari i Komisionit të Sigurisë, Spartak Braho tha se shpreson që PD të ofrojë të njëjtin konsensus edhe për ndryshimet kushtetuese. Nënkryetari socialist i komis-ionit të posaçëm parlamentar për “dekriminalizimin”, deputeti Tau-lant Balla tha se konsensusi i arri-tur mes mazhorancës dhe opozitës është një lajm i mirë për politikën shqiptare. Balla theksoi se neni për testin e drogës nuk u miratua, pasi sipas tij, mazhoranca nuk mund të pranojë t’i bëjë ligjet qesharake. “Nuk ka asnjë vend në botë që ka nen të ngjashëm në legjislacion të ngjashëm për këtë çështje. Kush e ka propozuar për të damkosur Shqipërinë në sytë e gjithë botës me këtë nen të turpshëm le ta mi-ratojnë atë në statutin partisë së tyre dhe aty po deshën le të bëjnë testin e drogës, alkoolit, edhe tes-tin e diabetit, apo duhanit nëse duan ta bëjnë. Ne nuk duam që kur miratojmë ligje në kuvend t’i bëjmë ato qesharake”, u shreph Balla. Kjo deklaratë e deputetit socialist lë të kuptohet se mazho-ranca do të votojë kundër pro-pozimit të demokratëve. Nga ana tjetër, kryetari i Komisionit, de-puteti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, ka theksuar se paralel-isht me këtë do punohet edhe për përmbylljen e paketës së ndryshi-meve kushtetuese që reflektojnë këtë ligj shumë të rëndësishëm. “Kur Kuvendi të miratojë ndryshi-met me do ia lëmë ligjit të gjejë de-

Arrihet konsensusi, politika shqiptare para provës së dekriminalizimit

putetët apo zyrtarët, përfshirë kry-etarët e bashkive për verifikimet e nevojshme”, tha ai, duke theksuar se numri mund të dalë edhe më i madh nga sa është denoncuar nga opozita. “Ka afate për miratimin e akteve dhe për verifikimet, për ata që janë sot në funksione pub-like do të operohet menjëherë dhe çdo person do humbasë mandatin sapo të dalë konkluzioni. Brenda muajit që vjen e kemi mbyllur ko-rnizën zbatuese, e besoj do të jetë

vitin tjetër në zbatim”, tha ai. By-lykbashi u shpreh se PD i qëndron kërkesës së saj për testin e drogës. “PD i qëndron pozicionit të saj në lidhje me testin e drogës për të gjithë, si një instrument shumë i rëndësishëm për integritetin e zyrtarëve të lartë të cilët ushtro-jnë funksione por në këtë mbled-hje gjatë gjithë negociatave nuk u gjet dakordësia dhe mazhoranca e votoi kundër këtë nen dhe çdo dis-pozitë tjetër që lidhet me të.

- Nuk mund të kandidojnë dhe as të zgjidhen deputetë në Ku-vendin e Shqipërisë, kryetar bashkie apo këshilltar në këshillin bashkiak, dhe në çdo rast nuk mund të marrin një funksion me votim nga Kuvendi, përfshirë funksionin e Kryeministrit apo anëtarit të Këshillit të Ministrave, apo me votim nga këshillat bashkiakë ose të qarkut, personat të cilët janë dënuar me bur-gim me vendim të formës së prerë, brenda apo jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.

- Vepra penale në fushën e zgjedhjeve.- Kryerjen e një krimi për të cilin janë dënuar me jo më pak se 2

vjet burgim.- Kryerjen me dashje të një krimi, edhe kur janë dënuar me jo më

pak se 6 muaj burgim.- Dënime me një vendim jopërfundimtar nga një autoritet gjyqë-

sor i një shteti anëtar të BE-së, SHBA-së, Kanadasë, Australisë, apo për të cilët është vendosur masë sigurimi personal dhe/ose është lëshuar një urdhër kërkimi ndërkombëtar nga autoritetet e një prej këtyre shteteve, për kryerjen apo tentativën e kryerjes së një prej veprave penale.

- Ndalimi vlen edhe ndaj personave që në kohën e kryerjes apo tentativës së kryerjes të veprës penale të parashikuar në këtë ligj, mbanin të dhëna identiteti të ndryshme nga ato që mbajnë në momentin kur zbatohet ndalimi ndaj tyre.

Kush rrezikon, veprat që pengojnë kandidimin dhe emërimin në poste shtetërore

Funksionarëve publikë në detyrë u ndërpritet mandati ose shkarkohen Hyrja në fuqi e projektligjit

të përbashkët mazhoracë-opozitë për procesin e dekrimi-nalizimit i cili pritet të miratohet nga Kuvendi javën e ardhshme, do të ketë efekte prapavepruese. Neni 16 i draftit, “Trajtimi i funk-sionarëve publik aktual”, para-shikon ndërprerjen e mandat-eve ose shkarkimin nga detyra të funksionarit të lartë publik, nëse rezulton në shkelje të nenit 2 ku parashikohen veprat penale në ngarkim si dënimet me burg të for-mës së prerë për një krim të rëndë në Shqipëri ose në një vend tjetër si SHBA, BE etj, krimet zgjedhore., dhe nenit 3, funksionet publike ku ndalohet të emërohet apo zgjid-het. Çdo person që rezulton i përf-shirë në vepra penale dhe i dënuar, do të humbasë mandatin ose do të shkarkohet nga detyra.

VetëdeKlarimiTë gjithë funksionarët pub-

lik që janë aktualisht në detyrë, përfshirë edhe deputetët e minis-trat si dhe të zgjedhurit në krye të njësive vendore, do të kalojnë në “sitë” të dekriminalizimit. Sipas ligjit, të gjithë funksionarët pub-lik që janë aktualisht në detyrë, do të kryejnë vetëdeklarimin dhe do ta depozitojnë atë pranë or-ganit kompetent brenda 2 mua-jve nga miratimi i formularit të vetëdeklarimit nga Kuvendi. Veri-fikimi për herë të parë bëhet në përputhje me rregullat dhe proce-durat për verifikim të percaktuar në ligj. Në draftin e miratuar me konsensus nuk është përfshirë “testi i drogës”, por opozita do të tentojë që një gjë të tillë ta bëjë gjatë seancës së ardhshme plenare, kur do të votohet pro-jektligji. Sipas propozimit të de-mokratëve, të cilët kanë shtuar nenin 15 në projektligj, për bërjen të detyrueshme të testit të drogës,

të gjithë funksionarët publik, janë të detyruar të vihen përpara “provës” brenda 6 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji.

reFuzimi Sipas ligjit të dekriminalizim-

it, në rast refuzimi për të përm-bushur detyrimet e parashikuara nga ky ligj lidhur me pastërtinë e figurës, funksionari publik trajto-het sikur të ketë rezultuar në një nga rrethanat që përbën kusht për ndalim e zgjedhjes apo emërimit të tij në funksionin publik. Ndaj tij zbatohet masa e parashikuara në paragrafin 4 të nenit 16. Në rastet kur organet e ngarkuara nga Kush-tetuta apo ligji për konstatimin e mbarimit apo pavlefshmërisë së mandatit, nuk veprojnë brenda 10 ditëve nga përfundimi i rezul-tateve të verifikimit, me kërkesë të 1/5 së deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, çështja i përcillet për shqyrtim Gjykatës Kushtetutës.

“Në rastet kur një funksionar publik në detyrë, rezulton në shkelje me nenin 2 dhe 3 të dekriminalizimit, ai humbet mandatin ose shkarkohet nga detyra”

Dakordësi për pikat e projektligjit, “testi i drogës” i lihet seancës së Kuvendit, por mazhoranca paralajmëron votën kundër

ndalimi

Page 7: frd 24 nentor.pdf

24 nëntor 2015 fryma e re 7

parisi

DASH: Nuk kemi të dhëna për sulme të reja terroriste

Grupi i hakerave Anony-mos, paralajmëroi disa

sulme në vende të ndry-shme të Europës për ditën e sotme, por në fund të ditës duket se Departamenti amerikan i Shetit ka rrëzuar çdo hamendesim për sulme në Europë. Deklarata vjen si përgjigje ndaj një pyetjeje lidhur me “Anonymous”, që paralajmëronte sulme

në Itali dhe Liban. Grupi i hakerave që i kanë shpallur luftë ISIS, tha se i kishte dër-guar informacione për këtë çështje CIA-s, FBI-së dhe agjencisë britanike të zbu-limit MI5. Një nga objekti-vat për të cilat bëhet fjalë është një ndeshje mundjeje që zhvillohet sot në Atlanta. FBI-ja tha përmes një dekla-rate se i merr seriozisht të

gjitha kërcënimet, por se nuk ka informacion të be-sueshëm, apo specifik për një sulm të tille.

Departamenti i Shtetit nuk pranoi të komentonte në se është duke marrë masa sigurie shtesë në ob-jektet jashtë vendit, por tha se “është duke operuar me një nivel të lartë sigurie, pas ngjarjeve të ditëve të fundit”

Tensioni mbetet i lartë në Bruksel, në ditën e dytë të alarmit maksimal nga ter-

rorizmi. Patrullat e ushtrisë dhe të forcave të rendit janë të shumta në qytet, në kërkim të personave të dys-huar, për të parandaluar një atentat të ngjashëm me sulmet në Paris. Në mbrëmje disa media raportuan për një operacion tjetër në qendër të qytetit, pranë sheshit “Grande Place”. AFP konfirmoi rreth orës 22;00 te mbrëmjes së djeshme për disa operacione në veprim e sipër, të lidhura me kërcënimin terrorist, duke cituar burime të policisë.

Për ta pasur më të lehtë ndërhyr-jen, policia federale belge kërkoi nga mediat që të mos japin detaje, të cilat mund të cënojnë sigurinë e forcave të rendit dhe të banorëve të Brukselit. “Do të ketë një konferencë për shtyp, sapo operacioni të ketë përfunduar” tha një zedhënës i poli-cisë. Kryeministri belg lajmëroi të dielën në mbrëmje që niveli maksi-mal i alrmit do të mbahet në Bruksel edhe ditën e hënë.

arrestohen 16 Veta në BruKsel – i dyshuari Kryesor ende në arratiProkurorët belgë thanë se poli-

cia në Bruksel arrestoi 16 të dysh-uar gjatë bastisjeve të së dielës, por, i dyshuari kryesor për masakrën në Paris Salah Abdeslam, nuk është në mesin e të arrestuarve. Duke folur të hënën herët në mëngjes, prokurorët

Sulmet në Parisantiterrori

Ushtria rrethon qendrën e Brukselit, kërkohet heshtje nga media

thanë se të paktën një nga të dysh-uarit është plagosur gjatë bastis-jeve të rreth 20 vendeve në Bruksel dhe zonat përreth. Qyteti mbetet në gjendje të lartë gatishmërie derisa autoritetet janë vënë në ndjekje të të dyshuarve për vrasjet në Paris më 13 nëntor. Autoritetet nuk dhanë më shumë hollësi.

Salah Abdeslam, mendohet se ka kaluar në Belgjike më 14 nëntor, disa orë pasi që pjesëtarët e Shtetit Islamik vranë 130 veta dhe plagosën qindra të tjerë në sulme të bash-kërenduara në Paris. Arkitekti i dysh-uar i sulmeve, Abdelhamid Abaaoud, u vra të mërkurën gjatë bastisjeve të policisë në një lagje në veri të Parisit.

Metroja e Brukselit dhe shkollat mbeten të mbyllura edhe të hënën, ndërsa banorët filluan një jave tjetër pune nën hijen e kërkimeve të poli-cisë.

Në Paris të dielën vonë, forcat e armatosura të sigurisë po patrullo-nin rrugët kryesisht të boshatisura, ndërsa qyteti po përpiqet të tejkalojë situatën e krijuar pas vrasjeve.

Me herët gjatë ditë, mediat belge thanë se policia ka arrestuar katër persona të shtunën në mbrëmje, të cilët mund të kishin veshur jelekë me mjete shpërthyese. Por, Geert Schoorens, nga zyra e prokurorit federal, tha më vonë se “nuk mund të pohojë e as të mohojë” raporti-met e tilla. Autoritetet që folën me gazetarët të hënën në mëngjes nuk i përmendën fare raportimet e tilla.

Kamikazja bionde e Parisit, çfarë i tha babait dy muaj para sulmeve terroristeHasna Ait Boulahcen kishte

lajmëruar babanë e saj për sulmet terroriste që do të kryente në Paris.

Terroristja, e cila pak ditë më parë humbi jetën gjatë aksionit blic në Saint Denis kishte njoftuar të atin, Mohamed për shpërthi-met kamikaze që do të kryente. Pasi e kishte përshëndetur dhe i kishte dhënë lamtumirën, 26 vjecarja i kishte thënë se ishte gati

për të kryer shpërthimin në Paris për të “mbrojtur” vëllezërit e saj.

Rreth 2 muaj më parë Hasna u ndalua dhe kontrollua në aeroportin e Marokut, Marrakesh por që u lirua menjëherë.

Plot tetë javë më pas ajo sakri-fikohet në emër të ISIS-it, me lekët e

të cilëve i kishte blerë dhe një shtëpi familjes së saj.

I ati, Mu Mohamed e kishte mo-huar, që në momentin kur kishte marrë vesh, që vajza e tij do t’i de-dikohej shtetit Islamik dhe marti-rizimit.

“Kur morëm vesh për vdekjen e

Hasnas u mërzitëm shumë dhe qamë për të, por nuk u habitëm sepse e dinim që do të përfun-donte kështu”- ka thënë një kush-ëriri i saj që jeton në Marok.

“E quanim” “crazy ëoman” vajzë e çmendur sepse ajo ad-huronte muzikën dhe i pëlqente shumë të kërcente. Por një ditë erdhi tek ne e veshur me të zeza deri në dhëmbë dhe nuk ishte më e njëjta”- përfundoi ai.

Page 8: frd 24 nentor.pdf

24 nëntor 2015 fryma e re 8

ekonomi Të shumtë janë ata që gjatë këtij viti kanë marrë më shumë se një telefonate ku ftohen të investojnë para në bursë

Me dhjetëra skema me leje dhe pa leje kanë nisur të grumbullo-jnë kursimet e shqiptareve për ti

investuar në bursat jashtë vendit. Institucio-net mbikëqyrëse të tregut, Banka e Shqipërisë dhe Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare janë zënë në befasi. A janë gati qytetarët për të in-vestuar në bursa ndërkombëtare dhe për të përballuar rrezikun? Punonjësit brenda këtyre skemave pohojnë se, klientët nuk perceptojnë humbjet dhe nuk njohin rreziqet

Tani kur interesi i real i depozitave në banka është në vlera negative, individët gjithnjë e më shumë po joshen nga forma të reja investimesh jo shumë të sigurta.

Shumë biznese dhe qytetarë po shohin bursat matanë vendit si një mundësi për të shtuar vlerat e kursimeve të tyre, teksa pesimizmi për zhvillimet ekonomike në vend i ka larguar ata nga konsumi dhe investimet duke nxitur edhe me tej prirjet për kursim. Kompanitë që ndërmjetësojnë investimet në bursa dy vitet e fundit janë shtuar shumë. Duke ofruar produkte krejt të panjohura për shqiptarët me kulturë fi-nanciare që lë për të dëshiruar, shoqëritë e brokerimit me leje dhe pa leje me një treg ende te pazyrtarizuar dhe të parregulluar po ofrojnë në merimangën e tyre të marketing-ut qindra qytetarë, të cilët nuk janë të qartë ku po investojnë kursimet e tyre.

Të shumtë janë ata që gjatë këtij viti kanë marrë më shumë se një telefonate ku ftohen të investojnë para në bursë. “Nëse investon 2000 euro nëpërmjet nesh kjo shumë mund të shumëfishohet shumë shpejt”. Operatorët janë shumë këm-bëngulës përtej telefonit nganjëherë dhe dhunues të privacisë deri në limit, po çojnë shqiptarët drejt një tregu jo shumë të njo-hur dhe të rrezikshëm për momentin. Kjo tendencë për të kanalizuar kursimet në for-ma të reja investimi vjen në një moment të papërshtatshëm, pasi ndërkombëtar i kap-italeve është ndërlikuar nga ulja e çmimeve është paraqet më shumë rrisk se sa fitim.

Duke e parë investimin në bursë vetëm si fitim dhe jo si rrisk shumë individë janë përfshirë në skemat e reja të ndërmjetësimit pa qenë të ndërgjegjshëm për atë që i pret.

Institucionet financiare në vend, Banka e Shqipërisë dhe Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare të autorizuar me ligj për licen-cimin, rregullimin dhe mbikëqyrjen e tre-gut financiar janë në dijeni të fenomenit. Madje jo zyrtarisht pohojnë se, këto skema janë të rrezikshme dhe duhen frenuar. Në mos duhen frenuar më së shumti duhen licencuar, kontrolluar dhe mbikëqyrur.

Shoqëritë e brokerimit që po ndërmjetë-sojnë investimin e depozitave të shqiptareve në bursa janë shtuar shumë, por vetëm tre të tilla e kanë leje, Aksioner Insternational Se-curites Brokerage sha.,Stoc International Al-bania dhe Platinium Investment që ka mar-

rë licencë si institucion financiar jo bankë nga Banka e Shqipërisë dhe dy të parat kanë marrë leje nga AMF si shoqëri brokerimi në tituj për blerjen dhe shitjen e titujve me po-rosi të klientit në tregun e licencuar në terri-torin e Republikës së Shqipërisë. Por ndërsa vetëm tre kompani janë të licencuara dh-jetëra të tjera që e kryejnë këtë shërbim pa asnjë autorizim të autoriteteve shqiptareve. Rrisku i investimit në këto lloj skemash është 100 % dhe për humbjen askush nuk mban përgjegjësi. Këto forma investimi në botën e zhvilluar janë shumë të njohura, por tregjet e kapitaleve janë të zhvilluara të mbikëqyrura dhe të rregulluara.

gjuetia e KlientëVeKompanitë e brokerimit po i krijojnë

klientët e tyre në dy forma: E para nëpërm-jet promocioneve individuale nga telefoni ose nga kontakte me njerëz të njohur për

të cilët kanë informacione për të ardhurat e tyre dhe forma e dytë për krijimin e klientëve është një marketing agresiv kompanitë e kanë bërë hapur në media edhe pse nuk leje të posaçme në Shqipëri për ushtrimin e aktivitetit. Operatorët e Stoc.com, (kom-pania ka licencë nga AMF) kanë targetuar një grup klientësh, mjekë, juristë, dhe eko-nomistë ndaj të cilëve bëjnë telefonata të paautorizuara, duke u kërkuar se nëse kanë fonde të lira deri në 2000 euro mund t’i in-vestojë me ndihmën e Stoc në bursa dhe prej tyre mund të marrin fitime të shpejta dhe të larta. Në bisedat e përditshme shumë njerëz pohojnë të jenë shqetësuar nga telefonatat e shpeshta të operatorëve ku u prezantojnë superfitime. Nga burimet brenda kompa-nive mësohet se, shqiptarët janë duke e parë më skepticizëm këtë formë investimi dhe nuk është se janë afruar shumë. Por ata që

zgjedhin të investojnë në këtë formë luajnë me shuma të mëdha që i kalojnë të 200 mijë eurot dhe nuk e marri parasysh rrezikun se humbja peshon njësoj me fitoren.

Pasi ke vendosur të investosh në këtë formë dhe ke ngurtësuar para në bankë për llogari të kompanisë që bën ndërmjetësi-min, loja këtu fillon. Kompania ndërmjetë-suese të ofron aksionet që mund të blesh, vlera e të cilave është në rritje. Investitori ( qytetari që ka vlerat monetare) supozohet që do të zgjedh një fushë për të cilën ai ka dije-ni dhe e njeh mire. Për me tepër nëse zgjedh të investojë në këtë mënyrë duhet të moni-torojë zhvillimin e bursës. Ta zëmë nëse ka investuar në ar, duhet të monitorojë në ccdo sekonde çmimin. Por shumë qytetarë pasi kanë pranuar këtë mënyrë investimi, janë suprizuar kur janë gjendur para humbjeve të mëdha për detaje të tilla pasi kanë har-

Skemat e rrezikshme që po joshin shqiptarët

“Nga burimet brenda kompanive mësohet se, shqiptarët janë duke e parë më skepticizëm këtë formë investimi dhe nuk është se po shfaqin interes të lartë. Por ata që zgjedhin të investojnë në këtë formë luajnë me shuma të mëdha që i kalojnë të 200 mijë eurot dhe nuk e marri parasysh rrezikun se humbja peshon njësoj me fitoren”

autoriteti i mbikëqyrjes Financia-re (amF) ju përgjigj interesimit të

”monitor” në lidhje me biznesin e ri të skemave të investimit në Bursë. në një shpjegim të posacëm amF sqaron se, me Vendimin nr. 55 , datë 30.03.2011 ”për njohjen e veprimtarisë së agjentit të brokerit të licencuar të letrave me vlerë”, Autoriteti ka njohur veprimtarinë e agjentit të brokerit të licencuar të letrave me vlerë, që konsiston në: promovimin e veprimtarisë së brokerit; marrjen dhe transmetimin e urdhrave apo udhëzimeve nga klientët/klientët e mund-shëm, si dhe ofrimin e këshillave për klientët ose klientët e mundshëm në lidhje me titujt dhe instrumentet financiare. Sipas Vendimit, agjenti vepron në emër dhe për llogari vetëm të një brokeri të licencuar të letrave me vlerë në territorin e Republikës së Shqipërisë, apo të një brokeri të licencuar nga Autoritetet e tjera mbikëqyrëse, anëtare të IOSCO-s,

Reagon AMF: Kemi licensuar vetëm dy agjentë brokerashnënshkruese të MMOU. Mbështetur në Ven-dimin nr. 55, AMF shpjegon e Autoriteti ka li-cencuar: 1. Shoqërinë “Aksioner Internation-al Securities Brokerage” sha për të vepruar si agjent në emër dhe për llogari të shoqërisë së brokerimit “Saxo Bank”. 2. Shoqërinë “Stock International Albania” sh.a. për të vepruar si agjent në emër dhe për llogari të shoqërisë së brokerimit “LeadCapital Markets”Ltd.

AMF sqaron se, investimi në platformat e tregëtimit në zotërim të shoqërive të bro-kerimit të mësipërme, ku agjenti i miratuar nga AMF ka rolin e promovuesit të produk-tit që ofron shoqëria e brokerimit është një alternativë investimi në tregjet financiare ndërkombëtare, kryesisht për investitorë që kanë njohuri mbi këto tregje dhe produktet e tyre, këto platforma nuk mund të konsidero-hen si alternativë e kursimeve të qytetarëve në përgjithësi. Sipas Vendimit nr.55 “Shoqëria që kryen veprimtarinë e agjentit të bro-

kerit të licencuar të letrave me vlerë duhet të respektojë kërkesat e Ligjit Nr. 9879, datë 21.02.2008 “Për Titujt”, kjo do të thote se sub-jektet që veprojnë si agjentë të platformave të tregtimit të licencuara jashtë territorit të Shqipërisë janë objekt mbikëqyrje nga Au-toriteti. Në veprimtarinë mbikqyrëse/moni-toruese, Autoriteti kujdeset që kryerja e vep-rimtarisë nga agjenti të jetë në përputhje me aktet ligjore dhe nënligjore, si dhe rregullat e brendshme të shoqërisë të depozituara në momentin e miratimit të veprimtarisë. Në procesin monitorues i kushtohet vemendje transparencës ndaj klientit, që fillon me mënyrën e identifikimit të tij dhe duke vijuar me mënyrën e reklamimit të produkteve që ofron platforma. Mbikëqyrja e AMF reali-zohet si nëpërmjet marrjes së informacionit nga subjekti i miratuar, sipas përcaktimeve të Vendimit nr. 55, ashtu edhe nëpërmjet ins-pektimit në vend.

Page 9: frd 24 nentor.pdf

24 nëntor 2015 fryma e re 9

ekonomi Institucionet financiare në vend, Banka e Shqipërisë dhe Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare janë në dijeni të fenomenit

ruar të hapur pozicionin gjatë natës dhe në mëngjes i kanë humbur të gjitha. Ekspertë të tregjeve të kapitaleve me një farë ngurimi për ta denoncuar fenomenin publikisht të këshillojnë të mos investosh në këtë mënyrë. Pasi në Shqipëri shoqëritë e brokerimit vetëm sa të orientojnë për investimin kundrejt një komisioni, në botën e zhvilluar financiare individët u besojnë brokerave të licencuar investimin dhe mirëmbajtjen e llogarisë kundrejt tarifave të sukesit.

si FunKsionojnë KompanitëFX lider për shumë kohë zhvilloi një fush-

atë agresive publicitare te të gjitha formave në tregun shqiptar, pavarësisht se, kompa-nia nuk ka leje operimi në Shqipëri as nga Banka e Shqipërisë dhe as nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare për të ndërmjetësu-ar investimin e kursimeve të shqiptarëve në bursa. Fxlider nga zyrat e Beogradit oferton aktualisht edhe për tregun shqiptar. “Pavarë-sisht nëse çmimi shkon lart ose poshtë, duke hapur pozicionin e duhur në tregun Forex, monedha, mallra, CFD, indekse ose aksione, ju mund të fitoni para. Merrni përparësitë e tregut më të madh - të leverage ku investimet tuaja për tregtim kthehen nga 100 euro në 20,000 euro” anoncon Fxlider sitin e saj.

Duke i orientuar investitorët drejt bler-jeve aksioneve të arit, naftës, grurit, pam-bukut dhe aksionet e Google dhe Apple, nuk sqarohet nëse shanset për humbje janë të njëjta me fitoret. Kujtdo që i rastis të vizitojë këtë faqe joshja është e madhe. Më tej kom-pania vijon në ëebin e saj “Me platformën tonë, investuesit gjejnë mënyrën më të mirë për të tregtuar aksione, monedha, dhe mallra. Si shkak i krizës ekonomike globale në vitin 2008, tregtimi në mallra është rritur, çmimi i arit u rrit, vaji është forcuar në fil-lim të vitit 2009, gruri, pambuku, dhe mallra të tjera bujqësore kanë arritur vlerën e tyre maksimale”. Por pas entuziazmit të fitores ka edhe skepticizëm. Njëra nga kompanitë më të mëdha të kësaj linje në Shqipëri i

numëron vetëm disa dhjetëra klientë. Por ky është një biznes në fillesa, që me tepër është në fazën e edukimit të publikut me tregun e aksioneve se sa për të nxjerrë përfitime. Por duket se themelet e para janë po vihen por në tokë ranishte. Mungesa e ligjshmërisë më të cilën po lulëzon biznesi i ri i minibursave vetëm sa shton një panik për rikthimin e pi-ramidave në një formë ndryshe.

instituCionet FriKë nga FenomeniNë Bankën e Shqipërisë dhe në Autorite-

tin e Mbikëqyrjes së Financiare, dy institucio-net gardiane për stabilitetin financiar në vend sytë janë bërë katër mbi skemat që kanë nisur të përthithin dhunshëm kursimet e shqiptare. Në reagimin zyrtar për “Monitor”, Banka e Shqipërisë pohoi se nuk është përgjegjëse për licensimin dhe rregullimin e këtij tregu dhe as për mbikëqyrjen e tij. Por përtej reagimit zyr-tar, ekspertët e Bankës së Shqipërisë pohuan se po ndjekin me shqetësim evoluimin e ske-mave në fjalë. Ekspertët e Bankës shpjeguan për Monitor se, shumica e këtyre skemave nuk janë të licencuara dhe në këto kushte banka nuk mund të ushtrojë kontroll mbi ta në aspektin e cënueshmërisë së stabilitetit fi-nanciar në vend. Duket se disa institucione të tjera të tilla si, Shërbimi Informativ etj. Duhet të njoftojnë strukturat përgjegjëse të shtetit për të ndaluar aktivitetin e tyre. Vetë kompanitë e që ofrojnë këtë shërbim i pohuan Monitor se, nuk kishin leje specifike për tregun shqiptar, porse ato i ofrojnë produktet e tyre të investi-meve në internet në të gjithë boten. Kompania FxLider ne faqen e saj ne internet sqaron se ka një marrëveshje bashkëpunimi për promovi-min e shërbimeve tregtare dhe platformat e FORTRADE. FORTRADE Ltd është i autorizuar dhe rregulluar në Mbretërinë e Bashkuar nga FCA (Autoriteti i Sjelljes Financiar) me numër regjistrimi, 609970, por shoqëria nuk është e pajisur me leje nga autoritetet shqiptare.

Kontratat e “ndaluara”Klientët para se të vendosin të investojnë

në tregjet e kapitalit kursimet e tyre duhet të kuptojnë se, tregtimi sipas kontratave për diferencë (“CFDs”) dhe kontrata për këmbime valutore (“FX Contracts”) janë spekulative dhe të rrezikshme. Stoc.com që është e ligjëruar për të operuar në këtë fushë lajmëron klientët për rreziqet. Ekspertët e Stoc pohojnë se, tregtimi i kontratave CDF dhe FX është shumë spekulativ, përmban një rrezik të lartë humbjeje dhe nuk është i përshtatshëm për të gjithë investitorët, përveç atyre klientëve që kuptojnë dhe janë të gatshëm të marrin përsipër rrezikun eko-nomik, ligjor dhe çfarëdo rreziku tjetër të përfshirë. Kjo kategori klientësh kanë dije dhe eksperiencë për sa i takon tregtimit të derivateve dhe aseteve të nënshkruara dhe janë financiarisht të aftë të përballojnë humbjet e mëdha si pasojë e tejkalimit të marzhit apo depozitave, sepse investitorët mund të humbasin vlerën totale të kon-tratës, jo vetëm marzhin apo depozitën.

Transaksionet CDF dhe Fx janë ndër llojet më të rrezikshme të investimeve dhe mund të rezultojnë në humbje të mëdha. Klientët deklarojnë, garantojnë dhe bien dakord që i kupton këto rreziqe, dëshiron dhe është i aftë financiarisht dhe sidoqoftë, të marrë parasysh rrezikun e tregtimit të kontratave CDF dhe FX dhe që humbja to-tale e gjendjes së llogarisë së Klientit nuk do të ndryshojë mënyrën e jetesës së klientit.

rreziKu që Vjen nga poziCionetMbajtja e pozicioneve të gjata në CFD

nënkupton që ju jeni duke blerë CFD në treg duke spekuluar që çmimi i tregut të tyre do të rritet ndërmjet kohës së blerjes dhe të shitjes. Si zotërues i një pozicioni të gjatë (long), za-konisht gjenerohen fitime nëse çmimi i tregut do të rritet, ndërkohë që pozicioni juaj CFD është i hapur. Në të kundërt, pëson humbje, nëse çmimi i tregut do të ulet për sa kohë që pozicioni juaj CFD është ende i hapur.

Humbjet në këto raste janë potenciale dhe mund të jenë më të mëdha sesa marzhi

fillestar i depozituar. Për më tepër, humbja vijon për shkak të mbylljes së pozicionit, në rast se nuk keni likuiditet të mjaftueshëm për marzhin e llogarisë me qëllim për të mbajtur hapur këtë pozicion. Ndërsa si një zotërues i një pozicioni të shkurtër (short) zakonisht gjenerohen fitime, nëse çmimi i tregut do të ulet ndërkohë që pozicioni juaj CFD është i hapur. Në të kundërt, za-konisht ka humbje, nëse çmimi i tregut do të rritet për sa kohë pozicioni CFD i inves-titorit është ende i hapur. Humbjet në këtë rast, sqaron Stoc.com, mund të jenë më të mëdha sesa marzhi fillestar i depozituar.

Për më tepër, humbjet thellohen për shkak të mbylljes së pozicionit, në rast të likuiditetit të pamjaftueshëm për marzhin e llogarisë me qëllim për të mbajtur të hapur këtë pozicion.

super të rreziKshmeKur tregtoni kontrata CFD dhe FX, të

tilla transaksione nuk do të ekzekutohen në një bursë të njohur ose të përcaktuar dhe njihen si transaksione OTC (mbi banak). “Të gjitha pozicionet e hapura më ne duhet të mbyllen me ne dhe nuk mund të mbyl-len me kompani të tjera. Transaksionet OTC mund të përmbajnë rrezik më të madh sesa investimi në kontrata në bursa sepse nuk ka një treg burse në të cilat të mbyllet një pozicion i hapur. Mund të jetë e pamun-dur të likuidohet një pozicion ekzistues, të vlerësohet vlera e pozicionit të një transak-sioni OTC apo të vlerësohet ekspozimi ndaj rrezikut. Çmimet e kërkesës dhe ofertës mund të mos jenë të kuotuara nga ne, ba-zuar në politikat e ekzekutimit më të mira të zbatueshme në treg. Nuk ka një clearing qendror apo garanci nga ndonjë palë tjetër që Stock.com do të paguajë detyrimet ndaj Klientëve, kështu që Klienti është i ekspo-zuar ndaj rrezikut të kredisë me Stock.com. Klienti duhet të kërkojë përforcimin e gjithë kontratave në llogari të tij vetëm ndaj Stock.com si dhe kthimin e ndonjë marzhi apo ko-laterali” sqaron Stock.com.

Stoc lajmëron se përfomanca e kontratave CFD apo FX do të varet nga çmimet e vendosu-ra nga vetë Stock.com dhe luhatjet e tregut të aseteve bazë me të cilat lidhen kontratat. Çdo aset bazë përmban rrezik specifik që ndikon në rezultatin e CFD-së në fjalë. Stoc I llogarit ccmimet, duke iu referuar çmimit të asetit bazë, I cili marret nga një burim I jashtëm palë e tretë apo bursat. Për kontratat CFD apo FX, merren të dhënat në lidhje më çmimet nga pjesëmarrjes të tregjeve të shumicës. Edhe pse Stock.com pret që këto çmime të jenë të arsyeshme në lidhje me çmimet mbizotëruese në treg, çmimet e Stock.com mund të ndryshojnë nga çmimet e disponueshme për bankat apo të tjerë pjesëmarrës në treg. Stock.com ka liri të konsiderueshme vendim marrje për vendosjen dhe llogaritjen e marzheve. Gjithashtu Stock është i autorizuar të konvertojë fondet në llogarinë e Klientit për marzh në dhe nga valuta të huaja me kursin e këmbimit të vendosur nga Stock.com nën lirinë e tij të veprimit mbi bazën e normave të parasë që mbizotërojnë në treg në atë kohë.

Investimet në Kontrata FX dhe CFD me një aset bazë të listuar në një valutë të ndry-shme nga valuta juaj bazë përbën një rrezik nga kursi i këmbimit, për shkak të faktit që kur kontratat CFD apo FX mbyllen në një valutë të ndryshmë nga valuta juaj bazë, vlera e kthyer e investimit tuaj mund të ndikohet nga konvertimi në valutën bazë.

Duke raportuar për zhvillimet në tregun financiar jo bankar për 2014, Enkelejda Shehu, Kryetare e AMF lajmëroi Kuvendin për rreziqet që i kanoseshin qytetarëve

nga disa subjekte të palicencuara që operojnë si fonde investimesh. “Rreziqet shtohen pasi kohët e fundit janë vërejtur përpjekje të subjekteve të palicencuara nga AMF për të ofruar produkte apo shërbimeve financiare. Kjo dikton nevojën që konsumatori/investitori shqiptar të edukohet që investimet e tij financiare t’i drejtojë vetëm të subjekte financiare të licencuara nga AMF. Një informacion i tillë është lehtësisht i aksesueshëm për këdo në faqen zyrtare të internetit të AMF”, tha Sheshu para deputetëve në Kuvend. Por kanë kaluar disa muaj nga kjo deklaratë dhe tregu vijon njësoj.

Ndërkohë tregu i fondeve të investimeve, në lekë dhe në euro, ka vijuar dinamikën e zgjerimit, duke u shndërruar në tregun e dytë më të madh pas tregut bankar, nga pikë-pamja e aseteve. Vlera neto e aseteve të tyre arriti në 63.7 miliardë lekë, që përfaqëson 4.6% të PBB-së, nga 3.7% në vitin 2013. Numri i anëtarëve të të dy fondeve është rritur në 32,669 ose rreth 15% më shumë se një vit më parë.

Në analizën e AMF arsyetohet se, dinamika e zgjerimit të këtyre fondeve tregon in-teresin që kanë investitorët vendas për produkte të reja kursimi apo investimi. Një situ-atë e tillë favorizohet edhe nga mjedisi me norma të ulëta të interesit, që zbatohen për produktet bankare të kursimeve, mjedis i cili është mbizotërues prej disa vitesh.

Nga kjo pikëpamje, kjo dinamikë zgjerimi është e mirëpritur, sepse nxit zhvillimin e tregjeve financiare, por njëherësh krijon sfida të rëndësishme për t’u përballuar, lajëm-ron AMF. Dinamika e shpejtë e zgjerimit të fondeve të investimeve kërkon ngritjen e ka-paciteteve dhe përshtatjen e strukturës së AMF-së kundrejt këtyre zhvillimeve. Tashmë AMF po punon për marrjen e vendimeve të shpejta për të plotësuar kuadrin mbikëqyrës. Në këtë kuadër, AMF po përmirëson bazën rregullatore për fondet e investimeve me dy objektiva kryesorë: (i) forcimin e regjimit të transparencës ndaj klientit / investitorit; dhe (ii) përmirësimin e kërkesave për administrimin e risqeve në treg.

Kuvendi lajmërohet për rrezikun

Page 10: frd 24 nentor.pdf

24 nëntor 2015 fryma e re 10

kulturë

Konferenca letërsia dhe di-alektet mban çështje të rëndësishme, hap debate.

më lejoni të bëj një parantezë duke menduar një urë lidhëse me vitet ’30-’40, kur ishte temë mjaft e dis-kutuar, e ndërprerë siç dihet nga diktatura. në këtë hark kohor, në atmoferën e çështjes ku jemi, sa është dëmtuar shqipja në 45 vite dhe çfarë rezulton sot përpjekja për ta konsideruar sërish dialektin?

Zhvillimet pas vitit 1945 në

fushën e gjuhës kanë marrë dre-jtim tjetër. Më parë gjuhë zyrtare në Shqipëri nga viti 1923 ishte gegnishtja letrare me bazë në el-basanishten, sipas Komisisë Le-trare, që me kohë u përgjithësua si gegnishte. Në atë kohë kishte vijuar përdorimi i toskërishtes letrare në përdorime jozyrtare. Pas vitit 1945 pushteti komunist sforconte dhe impononte siste-matikisht toskërishten letrare si gjuhë letrare e zyrtare në shkollë, në propagandë, në botime, etj. dhe kështu gradualisht më1967 u botua Projekti i ortografisë vetëm për toskërishten. Pas kësaj kohe praktikisht nuk pati më botime në gegnishten letrare. Gjatë kësaj

Shqipja në Shqipëri dhe në Kosovë

kohe i tërë planifikimi bëhej si-pas horizontit Vërmosh-Konispol, ndërsa në Kosovë vazhdoi përdor-imi i gegnishtes letrare. Më 1968 në Prishtinë u vendos që, meqe-nëse nuk mund të ndikohej në zh-villimet brenda RP të Shqipërisë, të pranohej projekti i ortografisë si drejtshkrim i vetëm i gjuhës le-trare shqipe deri në një vendim të përbashkët. Pastaj u bë Kongresi i Drejtshkrimit. Tani zhvillimet në Shqipëri ndiqnin një rrugë për të cilën gjuhëtarët brenda saj më vonë kanë pasur vërejtje, ka të atillë që kanë shprehur pakënaqë-si për shkak të pamundësimit të zhvillimit të potencialeve të geg-nishtes. Në Kosovë ndërmarrja e zbatimit të kësaj norme pa kon-takte me bazën dialektore organ-ike të saj bëhej me shumë vullnet, por me vështirësi objektive. Në këtë situatë mund të diskutohet ndoshta edhe për dëmtime, por këto nuk mund t’i dimë. Sigurisht se përzgjedhja e një baze dialek-tore për gjuhën e përbashkët ka krijuar efekte arkaizimi dhe madje, duke marrë primatin e prestigjit, automatikisht krijohej hapsira për zhvlerësimin dhe stigmatizimin e të tjerave, sidomos në gjendjen

e sundimit dirigjist. çështjet tani diskutohen për interesin shken-cor që ka vështrimi i zhvillimeve, sepse raportet midis varieteteve të ndryshme të shqipes objektivisht kanë rëndësi për to. Rezultatet e hulumtimeve do të tregojnë se në çfarë pikash ka pasur zhvillime pozitive dhe në cilat segmente kanë shkaktuar dëmtime. Ne na intereson ta shohim realisht gjen-djen në përdorimet e tilla dhe ndi-kimet eventuale të saj në rrjedhat dhe funksionimin letrar.

drejtoresha e BK, persida asl-

lani tha se akademikë të Kosovës vijnë në shqipëri në mënyrë të natyrshme, edhe në trajtime të dukurisë së dialektit në letërsinë shqipe. Çfarë e ka penguar deri tani këtë komunikim, ndoshta mes tjerash edhe çështje të diale-ktit?

Jo, ne kemi pasur edhe më parë

komunikime të tilla, por raportet midis letërsisë dhe dialektit nuk ishte shtruar ndonjëherë për dis-kutim.

a është kjo konferencë një

“kundra rrymë akademike”, kam

parasysh vilën e akademisë së shkencave, akademikë të saj?

Jo, nuk e besoj, por këtë unë

nuk mund ta di, për këtë duhet t’i pyesni organizatorët. Vetë kam ardhur thjesht të marr pjesë në një konferencë shkencore me një temë që më intereson dhe ku kam qenë i ftuar.

mënyra sesi dialektet kanë

bashkëjetuar në letërsinë kom-bëtare, sesi ato janë diferencuar në nivel të idiolektit të letërsisë, sesi kanë rrezatuar fillimisht në krijimin e “ishujve letrarë diale-ktalë” e më pas sesi fatet e tyre janë marrë në dorë nga politikat gjuhësore shtetërore – a mendoni se jemi në lirinë e duhur për të pasur shqyrtime të drejtpërdre-jta, pa frikë?

Mendoj se tashmë nuk ka

nevojë të kemi frikë për të bërë shqyrtime të drejtpërdrejta për as-një çështje. Lirinë për shqyrtime të këtij lloji nuk na jep as merr dot askush. Politikat shtetërore janë çështje që u përkasin atyre që i vendosin ato, ndërsa zbatimi i tyre për një kohë krijon efektet

Intervistë me akadamikun nga Kosova, Rexhep Ismajli, i pranishëm në Tiranë në konferencën “Letërsia dhe dialektet”, një reflektim mbi çështjen më të debatuara pas ’90-ës, mbi standardin e shqipes

Jo, jo. Nuk flitet për standard tjetër. Shqipja standarde është gjuhë e gjallë, prandaj është në natyrën e saj të ndryshojë me kohë, si çdo gjuhë tjetër

Diskutimet e brezave të mëhershëm, si të Konicës e Koliqit i kanë vlerat e tyre në kohën dhe në kontekstin që kanë ndodhur. Sot gjendja ka ndryshuar shumë

a është rrëzuar standarti?!

Page 11: frd 24 nentor.pdf

24 nëntor 2015 fryma e re 11

kulturë

konkrete, të cilat kemi të drejtë t’i shqyrtojmë.

Ky diskutim që iniciohet nga

universiteti, mbi letërsinë dhe dialektet a mund të konsiderohet si hapja e një procesi për kon-firmim të një gjuhe letrare, të ndryshme nga “standardin poli-tik” i trashëguar?

Jo, nuk mendoj assesi se po

hapet asfarë procesi për asfarë gjuhe tjetër letrare, sidomos jo të ndryshme nga ‘standardi politik’ i trashëguar, apo thjesht standardi ekzistues. Studimet duhet të trego-jnë thjesht cila është gjendja.

ju jeni një nga njerëzit që jeni

marrë me historinë e letërsië, ni-sur nga letërsia e vjetër shqipe, e keni ndjekur atë, dhe ne, po ndal-im tek vitet ’40-të kur diskutimi për dialektet lidhej me shkrimin e letërsinë, botimet. si e shikoni këtë proces sot, a po shkruhet letërsia në dialekte burimore?

Letërsia shqipe ka vazhduar

të shkruhej në gegnishten dhe në toskërishten letrare, jo në diale-kte, deri në vitet 1967 në Shqipëri

dhe deri në fillim të viteve ’70 në Kosovë, ndërsa në diasporë kanë vazhduar përdorimet e të tri vari-anteve të gjuhës letrare. Në vitet ’90 e këndej ka rikthime te përdor-imi i gegnishtes letrare qoftë për arsye se ka pasur dhe ka njerëz që mendojnë se u është marrë një e drejtë, apo si rrjedhojë e përdor-imit të dialekteve në vepra letrare që ndodh edhe në letërsi të tjera për motive estetike. Unë nuk shoh që po shkruhet një letërsi në diale-ktet burimore, po në një variant letrar që ka një histori të gjatë në kulturën tonë.

letërsia e përgjithësuar që

përmendet më lart, që përfshin tani gjitha dialektet, e keni fjalën pra për një standard tjetër, si ta kuptojmë këtë?

Jo, jo. Nuk flitet për standard

tjetër. Shqipja standarde është gjuhë e gjallë, prandaj është në natyrën e saj të ndryshojë me kohë, si çdo gjuhë tjetër. Kraha-soni leksikun e përdorur në vitet ’80 me të sotmin dhe do të shihni se sa ka ndryshuar. Kuptohet që ne duhet t’i studiojmë proceset e tilla dhe të reagojmë në mënyrën e

përshtatshme. Atje ku zhvillimi ka sjellë ndryshime mund të shiko-hen edhe këto gjëra.

në përpjekje për të korrigjuar

standardin e tanishëm, jo pak herë citohen e sillen diskutimet nga Konica, Koliqi etj mbi një gjuhë letrare në shkrimin e letër-sië. sa prej këtyre ideve janë aktu-alizuar tani?

Diskutimet e brezave të mëher-

shëm, si të Konicës e Koliqit i kanë vlerat e tyre në kohën dhe në kon-tekstin që kanë ndodhur. Sot gjen-dja ka ndryshuar shumë, kështuqë diskutimet duhet të bëhen në për-puthje me gjendjen e tashme.

dihet se si italia e ka zgjidhur

çështjen e standardit letrar. idetë tuaja personale dhe ato që janë hedhur sa konvergojnë sa i takon shkrimit të letërsisë?

Po, dhe edhe në Itali ka letërsi

që shkruhet në varietete pak a shumë letrare, ose edhe krejt di-alektore. Unë përpiqem të shoh se ç‘po ndodh në këtë fushë dhe ta përshkruaj e shpjegoj këtë gjendje në mënyrë sa më të përshtatshme.

Varieteti në të cilin shkruhet letër-sia përzgjidhet nga vetë shkrim-tari, i cili ka parasysh me atë rast përfitimet që i sjell standardi për përhapjen e veprës së tij, në një anë, dhe përputhjen e ambicieve të tij estetike me një përzgjedhje konkrete.

si mendoni se do mbërrijë

standardi letrar, ka tezë për uni-fikim të veprës së ndonjë autori, gjuhës së tij?

Jo, çështja e gjuhës standard

shqipe ka kaluar nëpër procese të gjata e komplekse dhe nuk ka kaluar përmes përgjithësimit të gjuhës së ndonjë autori. Ajo tash-më ka mbi 4 dekada që ekziston.

në ditët e sotme, si artikulohet

shqipja në Kosovë e shqipëri, ku e shikoni evoluimin? ju iu referuat pak më lart mediave. Çfarë po ndodh me këtë proces ndërkohë që ende s’kemi fjalor, apo një ri-shikim të historisë së letërsisë, ka ende akademikë me shkollën e komunizmit?

Shqipja në Shqipëri dhe në

Kosovë sot përdoret në funksionet e gjuhës standarde dhe të gjuhës letrare më shumë se kurrë më parë, në kontekste dhe funksione që s’i ka arritur më herët. Sot përk-thehet shumë dhe të gjitha këto japin ndihmesën për begatimin e shqipes standarde. Në Kosovë, por besoj edhe në Shqipëri, ka ndrysh-uar shumë leksiku shoqëror dhe në përgjithësi leksiku, por ka zh-villime edhe në fushat e tjera. Ne kemi fjalor, por na duhen vazhdi-misht përditësime të fjalorëve, be-gatime me prurjet e reja, apo edhe plotësime me material që kanë munguar në botimet e mëparme. Ndërkaq sa i përket ‘rishikimit të historisë së letërsisë’ duhet t’i pyesni historianët e letërsisë. Akademikë ‘me shkollën e komu-nizmit’ sigurisht që ka, por kjo është çështje tjetër.

intervistoi: Violeta murati

Mendoj se tashmë nuk ka nevojë të kemi frikë për të bërë shqyrtime të drejtpërdrejta për asnjë çështje. Lirinë për shqyrtime të këtij lloji nuk na jep as merr dot askush

Shqipja në Shqipëri dhe në Kosovë sot përdoret në funksionet e gjuhës standarde dhe të gjuhës letrare më shumë se kurrë më parë, në kontekste dhe funksione që s’i ka arritur më herët

Vetë kam ardhur thjesht të marr pjesë në një konferencë shkencore me një temë që më intereson dhe ku kam qenë i ftuar.

Page 12: frd 24 nentor.pdf

24 nëntor 2015 fryma e re 12

shëndet

Zakonet e përdorimit të me-dias sociale, rutina e stër-vitjes fizike, e madje edhe

mënyra si ecni, mund t’jua heqin lumturinë, e ju madje mund as të mos e kuptoni një gjë të tillë. Për fat të mirë, këto sjellje mund të ndry-shojnë. Lexoni për 12 mënyrat që mund t’ua prishin gjendjen e mirë shpirtërore dhe se çfarë mund të bëni për ta rikthyer përsëri atë.

1- eCni të KërrusurSi ndihemi mund të ndikojë

në mënyrën si ecim, por edhe e anasjella është e vërtetë, sipas një studimi të publikuar në “Revistën e terapisë së sjelljes dhe psikiatrisë eksperimentale”. Studiuesit zbu-luan se kur subjekteve iu kërkua të ecin me supet të varura e të kër-rusura e me lëvizje minimale të krahëve, ata përjetuan gjendje më të keqe sesa ata që kishin gjallëri më të madhe në hapat e tyre. Për më tepër, pjesëmarrësit që ecnin të kërrusur mbanin mend më shumë gjërat negative se gjërat pozitive.

Këshillë: Ngrijeni mjekrën dhe drejtojini shpatullat për të rua-jtur pozitivitetin.2- po e lejoni ngaCmimin të marrë më të mirën prej jushNgacmimi nuk përfundon kur

mbaroni shkollën. Afro 54 mil-ionë punëtorë, ose 35 % e të pu-nësuarve në ShBA, janë herët a vonë objektiv i ngacmimit, sipas Institutit të Ngacmimeve në Ven-din e Punës. Më shumë se 70 % e njerëzve kanë provuar ngacmim në punë, thotë dr. Erin K. Leonard, psikoterapiste dhe autore e librit “Terrorizmi emocional: Thyerja e zinxhirëve të një marrëdhënieje helmuese”. “Sulmimi me ligësi vazhdimisht në vendin e krenarisë dhe vetërespektit mund të jetë shkatërrues. Kjo ju bën emociona-lisht të paqëndrueshëm, kështu që është edhe më e vështirë të çohesh dhe të shkosh në punë.”

Këshilla: Instituti i Ngacmimeve në Vendin e Punës rekomandon që së pari të vizitoheni te mjeku

10 zakonet më të këqija për shëndetin tuaj mendor

për të parë shëndetin tuaj fizik dhe mendor. Pastaj, pasi të keni dokumentuar me kujdes sa më shumë nga ndërveprimet tua-ja që të jetë e mundur, ndiqni planin e veprimi prej tre pikash të këtij instituti.3- nuK Bëni ushtrime FiziKeMbajeni parasysh: Nëse bëheni

më aktiv tri herë në javë, rreziku për të qenë në depresion ulet 19 %, sipas një studimi të ri në revistën “JAMA Psychiatry”. Pas vrojtimit të më shumë se 11 000 vetave të lindur në 1958 deri në moshën 50-vjeçare dhe regjistrimit të simp-tomave depresive dhe niveleve të veprimtarisë fizike në intervale të rregullta, studiuesit e “University College” në Londër gjetën një lidhje të ndërsjellë në mes veprimtarisë fizike dhe depresionit. Njerëzit që ishin në depresion kishin më pak të ngjarë të ishin aktivë, ndërsa ata që ishin aktivë kishin më pak të ngjarë të ishin në depresion. Në fakt, çdo herë që ishin aktivë, rreziku i depre-sionit binte 6 %.

Këshilla: Dilni jashtë dhe lëviz-ni. Nuk ka nevojë për një kohë të gjatë – thjesht ecni kur ju duhet të bëni ndonjë punë të vogël nëse është e mundur, ose ngjitni shkallët, por çdo aktivitet do t’ju ndihmojë për ta mbajtur mendjen në lëvizje. 4- i lini gjërat për më VonëMendoni për një detyrë që e

keni shtyrë. Nëse arsyeja është sepse është e mërzitshme ose thjesht nuk keni dëshirë për ta bërë, këtu nuk mund t’ju ndihmo-jmë. Por në qoftë se po e shmangni detyrën sepse ju sjell ankth apo se keni frikë se mos dështoni, atëherë shtyrja vetëm sa e bën atë edhe më shkatërruese për nervat.

Këshilla: Para se të merreni me problemin, bëni diçka që ju ndi-hmon në lehtësimin e stresit: dëgjoni muzikë, shkoni për një vrap. Merruni me diçka që ju ndihmon ta pakësoni ankthin.

Në këtë mënyrë mund ta bëni deri diku të këndshme kryerjen e detyrës, në vend që të stresoheni.5- jeni në një të ashtuquajtur “marrëdhënie toKsiKe”Shumë që vuajnë nga ankthi

dhe depresioni nuk e kuptojnë se kjo ndodh për shkak të një të ash-tuquajture “marrëdhënie toksike”. Një marrëdhënie e tillë u ul vetëv-lerësimin. Partnerët e tyre i kanë bërë të besojnë se janë të paaftë ose egoistë. Ndonjëherë njerëzve u duhen vite që të kuptojnë se depresioni dhe ankthi u vjen nga marrëdhëniet e tyre dhe se ata kanë ndryshuar.”

Këshilla: Së pari, dalloni shen-jat që partneri ose partnerja juaj mund të jetë abuzues. Pastaj, këshillohuni me një ekspert, anëtar të familjes ose shok a shoqe për t’ju ndihmuar t’i njihni këto shenja. 6- e merrni jetën shumë seriozishtPengoheni në një të çarë në

trotuar, dhe në vend që të mos ju bëjë përshtypje, skuqeni nga sikle-ti. Është koha të gjeni disa mënyra për të qeshur më shumë. Ka shumë studime që tregojnë të mirat e të qeshurit në shëndetin tonë dhe kjo përfshin shëndetin mendor. E qeshura është ilaçi i shpejtë për ankthin dhe depresionin.

Këshilla: Kërkojeni të qeshurën përditë. Shikoni ndonjë shfaqje televizive humoristike, dëgjoni programe humoristike në radio ose kalojeni kohën me miqtë që ju bëjnë të buzëqeshni. Mund ta provoni edhe të bëni punë vullnetare me fëmijët: ata vër-tet thonë gjërat që të bëjnë më shumë për të qeshur. 7- nuK Flini dot“Gjumi ndikon në çdo gjë”,

thotë Diedra L. Clay, “në aftësitë emocionale dhe mendore, si dhe në funksionimin e trupit tonë. Gju-mi është mënyra të e rigjenerimit të trupave tanë dhe pa atë sistemi keqfunksionon.” Përcaktoni saktë-

Këshilla: Krijo një “pushim ele-ktronik”, duke hequr dorë nga të gjitha pajisjet, një herë në javë, qoftë edhe vetëm për gjysmë dite.10- Kryeni shumë detyra njëherëshNe jemi të gjithë fajtorë

për kryerjen e shumë detyrave njëherësh: hamë drekë në tryezën e punës, lexojmë “Facebook”-un duke shikuar televizor, dhe shk-ruajmë mesazhe vazhdimisht. Hulumtimet tregojnë që, edhe pse shumë njerëz besojnë se ata janë më produktivë nga bërja e shumë gjërave njëherësh, në të vërtetë, një gjë e tillë vetëm na streson, na bën të pavëmendshëm ndaj asaj që na rrethon dhe të paaftë për të komunikuar në mënyrë efektive.

Këshilla: Është e thjeshtë: ulni telefonin, fikni televizorin dhe kushtojini vëmendje asaj çka po bëni dhe që po ndodh rreth jush. Ta lejoni trurin tuaj të përpunojë çdo gjë që po ndodh tek ju në kohë reale (dhe jo duke ua treguar atë ndjekësve tuaj të mediave sociale) mund të jetë gjëja më e mirë që mund të bëni për shëndetin tuaj mendor.

sisht se për sa gjumë keni nevojë. Këshilla: Mundohuni të kupto-ni se përse nuk ju zë gjumi dhe pastaj ndërmerrni hapat për të krijuar një mjedis çlodhës. 8- Ju nuk jeni vetëmMidis fëmijëve, punës, mar-

tesës, dhe veprimtarive të tjera, ju nuk mund të gjeni një çast që të jeni vetëm. Psikologët theksojnë rëndësinë e gjetjes së kohës për veten tuaj, qoftë kjo 10 minuta, një orë apo një ditë. Pa gjetur kohë për të bërë gjëra për veten tuaj, depre-sioni dhe ankthi do të gjejnë vend.

Këshilla: Caktoni një kohë taki-mi për vetveten. Dhe ç’është më e rëndësishmja, mos e anuloni këtë takim. 9- nuK mund të jetoni pa teleFonin CelularKur ishte hera e fundit që nuk

keni pasur asnjë pajisje elektroni-ke? Nuk e mbani mend? Nuk është shenjë e mirë. “Gjithë këto pajisje që kemi, priren të na nxitin së tepër-mi,” shprehet Clay. “Dhe po qe se i përdorim gjithmonë, atëherë kurrë nuk do të pushojmë dhe ripërtëri-jmë trupin dhe mendjen tonë.” Në fund, kjo mund të manifestohet si depresion apo ankth.

Para se të merreni me problemin, bëni diçka që ju ndihmon në lehtësimin e stresit: dëgjoni muzikë, shkoni për një vrap. Merruni me diçka që ju ndihmon ta pakësoni ankthin

Page 13: frd 24 nentor.pdf

24 nëntor 2015 fryma e re 13

letërsi

Tje t r inga jorge Luis Borges

Ngjarja ka ndodhur në muajin shkurt të 1969-ës, në veri të Bostonit, në Kem-brixh. Nuk e shkrova menjëherë, pasi

qëllimi im i parë qe ta harroja, për të mos lajthitur. Sot, më 1972-shin, mendoj që, nëse e shkruaj, të tjerët do ta lexojnë si një tregim dhe, pas kaq vitesh, ndoshta edhe për mua i tillë do të jetë.

E di se, për aq kohë sa zgjati, qe diçka e tmerrshme dhe akoma më shumë gjatë netëve të pagjuma që e ndoqën. Kjo nuk do të thotë se ky rrëfim mund të tronditë edhe një të tretë.

Duhet të qe aty rreth dhjetë e mëngjesit. Unë isha mbështetur në një stol, përballë lu-mit Çarls. Nja pesëqind metra në të djathtën time ishte një ndërtesë e lartë, emrin e të cilës kurrë nuk e mora vesh. Uji i hirtë mbartte, si një qerre, copa të mëdha akulli. Në mënyrë të pashmangshme, lumi më bëri të mendoja për kohën. Imazhi mijëvjeçar i Heraklitit. Kisha fjetur mirë; leksioni që kisha dhënë pasditen e mëparshme kishte arritur, besoj, të tërhiqte vëmendjen e studentëve. Përreth nuk kishte këmbë njeriu.

Befas, pata ndjesinë (që sipas psikologëve i përket gjendjes së lodhjes) se e kisha jetuar edhe më parë atë moment. Në skajin tjetër të stolit, qe ulur dikush. Unë do të kisha dëshiru-ar të isha vetëm, por nuk desha të ngrihesha menjëherë, për të mos u treguar i pasjellshëm. Tjetri kishte filluar të fishkëllente. Në këtë çast nisi edhe i pari i anktheve të shumta të atij mëngjesi. Melodia që fishkëllente, që mundo-hej të fishkëllente (gjithmonë kam stonuar), ishte e stilit kriojo të “Gërmadha” e Elias Reg-ules. Ai stil më çoi sërish tek një oborr, që tani s’është më, dhe tek kujtimi i Alvaro Melian Lafinurit, që ka vdekur para shumë vitesh. Më pas behën fjalët. Ishin ato të dhjetëvargëshit të parë. Zëri nuk ishte ai i Alvaros, por kërkonte t’i ngjasonte. E njoha gjithë llahtar.

Iu afrova dhe i thashë:– Zotëri, ju jeni uruguaian apo argjentinas?– Argjentinas, por që prej katërmbëdhjetës

jetoj në Gjenevë, – qe përgjigja.Pas një heshtjeje të gjatë, e pyeta:– Në numrin shtatëmbëdhjetë të rrugës

Malanju, përballë kishës ruse?M’u përgjigj se po.– Atëherë, – i thashë për rrjedhojë – ju

quheni Horhe Luis Borhes. Edhe unë jam Ho-rhe Luis Borhes. Jemi në vitin 1969, në qytetin e Kembrixhit.

– Jo! – m’u përgjigj me zërin tim disi të largët.Pas një copë here, këmbënguli:– Unë jam këtu, në Gjenevë, në një stol,

disa hapa larg Rodanit. Vërtet është e çudit-shme se ngjasojmë me njëri-tjetrin, por ju jeni shumë më i vjetër, me kokën e thinjur.

Unë iu përgjigja:– Mund të ta vërtetoj se nuk gënjej. Do të të

them gjëra që nuk mund t’i dinte një i panjo-hur. Në shtëpi është një mate argjendi me një mbështetëse me gjarpërinj, që e ka sjellë nga Peruja stërgjyshi ynë. Gjithashtu është një enë argjendi, që varet te kaptelli i shalës. Në raf-tin e dhomës tënde ka dy rreshta librash. Tre vëllimet e “Një mijë e një netëve” të Leinit me gdhendje metalike dhe shënime me shkronja të vogla midis kapitujve, fjalori latin i Kuiçera-tit, “Germania “e Tasitit në latinisht dhe në ver-sionin e Gordonit, një “Don Kishot” i shtëpisë botuese Garnier, “Tabelat e Gjakut” të Rivera

Indartes, me dedikim nga autori, “Sartor Re-sartus” i Karlailit, një biografi e Amielit dhe, fshehur pas të tjerëve, një libër mbi zakonet seksuale të popujve ballkanas, i veshur me letër. Nuk e kam harruar as atë perëndim, në një kat të parë në sheshin Duburg.

– Dufur, – më korrigjoi.– Epo mirë, Dufur. Mjaftojnë të gjitha këto?– Jo, – u përgjigj. – Këto prova nuk vërte-

tojnë asgjë. Nëse unë jam duke ju ëndërruar, është normale që t’i dini ato që di dhe unë. Katalogu juaj i rregullt është krejt i kotë.

Kundërshtimi ishte i drejtë. Iu përgjigja:– Nëse ky mëngjes dhe ky takim janë

ëndërr, secili prej nesh duhet të mendojë se ëndërruesi është ai vetë. Ndoshta reshtim së ëndërruari, ndoshta jo. Ndërkohë, detyra jonë e qartë është ta pranojmë ëndrrën, ashtu siç kemi pranuar universin, të na kenë ngjizur, të shohim me sy dhe të marrim frymë.

– E nëse ëndrra vazhdon? – tha, gjithë an-kth.

Për ta qetësuar atë dhe veten, shtira një kthjelltësi që sigurisht nuk e ndieja. I thashë:

– Ëndrra ime ka shtatëdhjetë vjet që zgjat. Tekefundit, gjatë kujtimeve, nuk ka njeri që të mos takohet me vetveten. Kjo po na ndodh këtë çast, vetëm se jemi dy. Nuk do të dish diç-ka për të shkuarën time: e ardhmja që të pret?

Pohoi pa fjalë. Unë vazhdova, disi i përhumbur:

– Nëna është shëndoshë e mirë në shtëpi-në e saj në kryqëzimin Çarkas dhe Maipu, në Buenos Aires, por babai vdiq rreth tridh-jetë vite më parë. Vdiq nga zemra. I dha fund një paralizë; dora e majtë e vendosur mbi të djathtën dukej si dora e një fëmije mbi dorën e një gjiganti. Vdiq me padurim për të vdekur, por pa asnjë ankim. Në të njëjtën shtëpi kishte vdekur edhe gjyshja jonë. Disa ditë para fundit, na thirri të gjithë e na tha: “Unë jam thjesht një grua shumë plakë, që po vdes shumë ngadalë. Askush të mos brengoset për diçka kaq të zakonshme dhe normale”. Nora, motra jote, është martuar dhe ka dy fëmijë. Meqë ra fjala, si janë nga shtëpia?

– Mirë. Babai si gjithmonë me shakatë e tij kundër fesë. Mbrëmë tha se Jezusi ka qenë si gauçot, që s’duan të marrin përgjegjësi, pran-daj predikonte me parabola.

Hezitoi dhe më tha:– Po ju?– Nuk e di shifrën e librave që do të shkru-

ash, por di se janë tepër. Do të shkruash poezi që do të të falin një kënaqësi të pandashme me askënd dhe tregime të llojit fantastik. Do të japësh mësim si babai yt dhe si shumë të tjerë të gjakut tonë.

M’u bë qejfi që nuk më pyeti për dështi-min apo suksesin e librave. Ndryshova tonin dhe vazhdova:

– Për sa i përket historisë… Pati një luftë tjetër, pothuaj mes të njëjtëve kundërshtarë. Franca nuk vonoi të kapitullonte; Anglia dhe Amerika luftuan kundër një diktatori gjer-man, që quhej Hitler, beteja ciklike e Vater-losë. Buenos Airesi, rreth njëmijë e nëntëqind e dyzet e gjashtës, ngjizi një tjetër diktator Ro-sas, mjaft të ngjashëm me të afërmin tonë. Në pesëdhjetë e pesën, provinca e Kordobës na shpëtoi, ashtu siç e kishte bërë më parë Entre Riosi. Tani, punët shkojnë keq. Rusia po bëhet zot i planetit; Amerika, e bllokuar nga besëtyt-nia e demokracisë, nuk po vendos të jetë një

perandori. Çdo ditë e më shumë, vendi ynë po bëhet më provincial. Më provincial dhe më mendjemadh, sikur të jetë symbyllur. Nuk do të më çudiste që mësimi i latinishtes të zëvendësohej me gjuhën guarani.

Vërejta se gati nuk po më kushtonte vë-mendje. Frika thelbësore e diçkaje të pamun-dur e megjithatë të vërtetë, e kishte mpirë. Unë, që s’kam qenë kurrë prind, ndjeva për atë djalosh të gjorë, më të afërt se një bir të mishit tim, një valë dashurie. Pash se midis duarve po shtrëngonte një libër. E pyeta çfarë ishte.

– “Të mallkuarit” apo, siç besoj, “Djajtë” e Fjodor Dostojevskit, – m’u përgjigj me njëfarë kotësie.

– Pothuajse e kam harruar. Si është?Pa e përfunduar mirë, ndjeva se ajo pyetje

qe një blasfemi.– Mjeshtri rus, – siguroi – ka depërtuar më

shumë se askush tjetër në labirintet e shpirtit sllav.

Ajo përpjekje retorike m’u duk një provë se ishte qetësuar.

E pyeta se çfarë libra të tjerë të mjeshtrit kishte lexuar.

Numëroi dy-tre, mes tyre “Sozia”.E pyeta nëse arrinte t’i dallonte mirë per-

sonazhet gjatë leximit, si në rastin e Xhozef Konradit dhe nëse mendonte të lexonte ve-prën e plotë.

– Në të vërtetë jo, – m’u përgjigj me njëfarë habie.

E pyeta se çfarë po shkruante dhe më tha se po përgatiste një libër me vargje që do të titullohej “Himnet e përskuqura”. Kishte men-duar gjithashtu, “Ritmet e përskuqura”.

– Pse jo? – i thashë. – Mund të lësh mbresa të mira. Vargun e kaltër të Ruben Darios dhe këngën e hirtë të Verlenit.

Pa ma vënë veshin, më sqaroi se libri i tij do t’i këndonte vëllazërisë së gjithë njerëzimit. Poeti i kohës sonë s’mund t’ia kthej shpinën epokës së vet.

U mendova dhe e pyeta nëse me gjithë mend ndihej vëlla i gjithë njerëzve. Për shem-bull, i të gjithë sipërmarrësve me salltanete të përmortshme, i të gjithë postierëve, i të gjithë palombarëve, i të gjithë atyre që jetojnë në trotuaret me numra çift, i të gjithë të ngjirurve, e të tjerë. Më tha se libri i tij i referohej masës së gjerë së të shtypurve dhe të përbuzurve.

– Masa jote e të shtypurve dhe të përbu-zurve, – iu përgjigja – nuk është gjë tjetër veçse një idealizim. Në qoftë se ekziston dikush, ata janë vetëm individët. “Njeriu i së djeshmes nuk është njeriu i të sotshmes”, ka thënë një grek. Ne të dy, ulur në këtë stol të Gjenevës apo të Kembrixhit, ndoshta jemi prova.

Përveçse në faqet e rrepta të Historisë, ng-jarjet e paharrueshme nuk pranojnë fraza të paharrueshme. Një njeri në pragun e vdekjes, dëshiron të kujtojë një gravurë të këqyrur vagëllimthi në fëmijëri; ushtarët që janë gati të hyjnë në betejë, flasin për baltën ose për rreshterin. Rrethana jonë ishte e veçantë dhe, sinqerisht, nuk ishim të përgatitur. Biseduam, në mënyrë të pashmangshme, për letërsinë; druhem se s’thashë tjetër gjë përveç asaj që u them gazetarëve. “Alter egoja” ime besonte në krijimin apo zbulimin e metaforave të reja; unë në ato që u përkasin përqasjeve intime dhe të dallueshme, të cilat imagjinata jonë tani i ka pranuar. Plakja e njerëzve dhe perën-

dimi, ëndrrat dhe jeta, rrjedha e kohës dhe e ujit. Ia paraqita këtë mendim, të cilin vite më vonë do ta paraqisja në një libër.

Pothuajse nuk më dëgjonte. Papritur tha:– Nëse ju keni qenë unë, si është e mundur

që paskeni harruar takimin tuaj me një zotëri të moshuar, i cili në vitin 1918 ju tha se edhe ai po ashtu quhej Borhes?

Nuk më kishte shkuar mendja tek kjo pengesë. Iu përgjigja pa bindje:

– Ndoshta ngjarja ka qenë kaq e pabe-sueshme, saqë jam munduar ta harroj.

Me druajtje guxoi të pyeste:– Si e keni kujtesën?Kuptova se për një djalosh që s’i ka

mbushur të njëzetat, një burrë mbi të shtatëd-hjetat, është gati një i vdekur. Iu përgjigja:

– Zakonisht i ngjason harresës, por vazh-don t’i gjej ende gjërat që i lypen. Studioj an-glosaksonishten dhe nuk jam i fundit i klasës.

Biseda jonë kishte zgjatur tepër për të qenë biseda e një ëndrre.

Një ide e vetëtimtë më erdhi sakaq.– Unë mund të ta vërtetoj menjëherë, – i

thashë – që nuk je duke ëndërruar me mua. Dëgjoje mirë këtë varg, që s’e ke lexuar kurrë, mesa mbaj mend unë.

Ngadalësisht recitova vargun e famshëm:“L’hydre – univers tordant son corps écail-

lé d’astres.”Ndjeva shtangien e tij gati të frikësuar. E

përsëriti me zë të ulët, duke shijuar shkëlqi-min e çdo fjale.

– E vërtetë, – belbëzoi. – Unë kurrë nuk do të shkruaj dot një varg të tillë.

Hygoja na kishte bashkuar.Tani më kujtohet se më parë ai kishte

përsëritur me zjarr atë pjesë të shkurtër, ku Uolt Uitmani përkujton një mbrëmje të për-bashkët buzë detit, ku qe vërtet i lumtur.

– Nëse Uitmani e ka shkruar, – shqyrtova – është sepse e dëshironte dhe jo se ka ndodhur. Poezia fiton kur shohim që është shprehia e një dëshire të zjarrtë, jo historia e një fakti.

Më nguli sytë.– Ju nuk e njihni, – thirri. – Uitmani është i

paaftë të gënjejë!Gjysmë shekulli nuk shkon kot. Në bisedën

tonë të dy njerëzve me letërsi të tjetërllojshme dhe shije të ndryshme, kuptova se nuk mund të merreshim vesh. Ishim tepër të ndryshëm dhe tepër të ngjashëm. Nuk mund ta gën-jenim njëri-tjetrin dhe kjo e bënte të vështirë dialogun tonë. Secili prej të dyve ishte imitimi karikaturesk i tjetrit. Situata ishte mjaft jonor-male për të duruar kohë të gjatë. Këshillat apo diskutimet ishin të kota, sepse fati i tij i pash-mangshëm qe të ishte ky që jam.

Befas, m’u kujtua një fantazi e Kolerixhit. Dikush ëndërron se përshkon parajsën dhe si provë i japin një lule. Kur zgjohet, lulja është përkrahë.

Më erdhi ndërmend një mjet i ngjashëm.– Dëgjo, – i thashë – ke para me vete?– Po, – m’u përgjigj. – Kam nja njëzet fran-

ga. Sot kam ftuar për darkë Simon Jiçlinskin tek “Krokodili”.

– Thuaji Simonit se do të ushtrojë mjekësi-në në Karuzh dhe se do të bëjë shumë mirë… tani, më jep një nga monedhat e tua.

Nxori tre monedha argjendi dhe ca qin-darka të vogla. Pa e kuptuar, më zgjati një nga të parat.

(fragment) Përktheu: Erion Karabolli

Page 14: frd 24 nentor.pdf

24 nëntor 2015 fryma e re 14

sport

Alban Meha vazhdon të mrekullojë me goditjet perfekte nga distanca në

kampionatin turk. Në kuadër të javës së 12 të Superligës së Turqisë, 29-vjecari i dha fitoren skuadrës së tij Konyaspor kundër Eskisehirspor, duke realizuar go-lin e 3-2 vetëm pak minuta para se të përfundonte koha e rregullt. Që në minutën e tretë të këtij ta-kimi miqtë kaluan në avantazh me Gural, ndërsa goli i barazimit i shënuar nga Bardakçi, do të vinte në të 52-ën. Eskisehirspor kaloi për të dytën herë në epërsi me Bekdemir në të 63-ën, për të ardhur më pas te finalizimi i Hol-men, për rezultatin 2-2. Konya-spori besoi se mund ta fitonte ndeshjen dhe për t’ia arritur këtij qëllimi iu fal këmbëve të Alban Mehës, i cili ekzekutoi në mënyrë

Meha “çmend” Turqinë dhe i jep sinjale De Biazit

Mesfushori ka shënuar një super gol me skuadrën e tij Konyaspor, ndërkohë që trajneri italian vazhdon ta lërë jashtë ekipit Kombëtar

përfekte një goditje dënimi, që është edhe specialiteti i tij. Një gol të ngjashëm Meha i shënoi edhe Gallatasarayt në fillim të kampionatit, por ia finalizim vlejti thjesht për statistike, pasi skuadra kryeqytetase fitoi me re-zultatin e thellë 4-1. Alban Meha

rezulton blerja më e goditur për Konyasporin në merkaton e verës, teksa përvecse koniderohet titul-lar i padiskutueshëm ka mundur të shënojë 4 gola në 12 ndeshjet e para. Nëse vazhdon me këtë ritëm 29-vjecari do ta vërë në pozititë të vështirë De Biasin në prag të fi-

naleve të Europianit, ku trajnerit italian i duhet të zgjedhë vetëm 23 futbollistë për eventin më të rëndësishëm sportiv të verës së ardhshme. Deri më tani Meha nuk është grumbullyar nga trajneri I Kombëtares, edhe pse paraqitjet e tij kanë qenë mjaft të mira.

Skënderbeu sikurse pritej mori një fitore të lehtë Korçë ndaj

Tërbunit, pavarësisht mungesave të shumta në organikën e kampio-nëve në fuqi të Shqipërisë për ar-sye dëmtimesh dhe pezullimesh. 4-0 ishte rezultati përfundimtar i këtij takimi, që tregon dominimin në cdo aspekt të skuadrës ven-dase, të cilës edhe në këtë ndeshje në shtëpi i mungoi mbështetja e tifozëve. Praktikisht me një mes-fushë të re, pasi Nimaga, Shkëmbi, Lilaj dhe Latifi nuk ishin në dis-pozicion të Josës, vendasit nuk e patën të vështire për të thyer një kundërshtar që luan sezonin e parë në histori në Kategorinë Superiore. Skënderbeu e krijoi momentin e parë të rrezikshëm në zonën e Tër-bunit në minutën e 3-të, me prota-gonsit Bernard Berishën, pasimin e të cilit Olaynka e asist për Es-querdinhen, që gabon shenjestrën. Në minutën e tetë një kundërsulm i shpejtë i pukjanëve u përmbyll me goditjen e Malindit prirët me portën, por Shehi e kontrolloi në pozicion. Pak çaste më vonë Salihi tentoi me kokë pas krosimit të Prg-nit, me topin që përfundoi jashtë. Sulmuesi shkodran nuk mund ta

Asnjë surprizë, Skënderbeu fiton lehtë ndaj Tërbunitmbetura të pjesës së parë, i ndikuar edhe nga fakti që tashmë Skend-erbeu kishte kaluar në avantazh të dyfishtë. 9 minuta nga starti i pjesës së dytë Progni fillimisht ten-toi pa sukses një goditje fluturimthi nga distanca, ndërsa në të 58-ën, pas një kombinimi me Berishën e dërgoi topin në trekëndeshin e portës së Haxhos. Olayinka muk u besoi syve kur topi i goditur prej tij me kokë në të 77 -ën përfundoi jashtë. Në minutën e fundit shtesë i ndihmuar edhe nga fati Gerhard Progni realizoi golin e dytë person-al në këtë sfidë, duke sigluar fitoren e thellë 4-0 për Skenderbeun.

Një shqiptar vendos derbin e Athinës. Bëhet fjalë për Qa-

zim Laçin mesfushorin 19-vjeçar nga Peshkopia. Futbollisti i kom-bëtares U-21 realizoi dy herë në fitoren 0-4 të skuadrës së të rinjëve të Olympiakosit përballë Panathi-anikosit. Talenti shqiptar është një nga lojtarët më të mirë që ka në dispozicion ekipi i të rinjëve të Olympiakosit dhe këtë gjë e tregoi më së miri edhe në sfidën ndaj Pan-athiankosit. Laci në minutën e 48-të të ndeshjes pasi u shëbye saktë brenda zonës me një goditje të bu-kur mposhti portierin kundërshtar duke i dhënë epërsinë e dyfishtë skuadrës nga Pireu, teksa më herët për miqtë kishte zhbllokuar shi-frat Tsimikas. Por Qazim Laçi nuk u ndal me kaq sepse në minutën e 82-të u gjend në vendin dhe në kohën e duhur duke dërguar edhe njëherë topin në rrjetën e portës së Panathiankosit për të fiksuar shifrat përfundimtare të këtij takimi në 0-4. 19-vjecari shqiptar po kalon një moment të shkëlqyer forme ashtu si skuadra e të rinjëve të Olympia-kosit që në 8 tetë ndeshje të kam-pionatit ka regjistruar 8 fitore.

Në një kohë kur Komisioni i Etikës në Federatën Shqiptare

të Futbollit kanë nisur hetimet për ndeshjen Tërbuni – Bylis 4-2, e dys-huar si e trukuar, ironikisht vetë klubi ballshiot ka marra masa ndëshki-more ndaj futbollistëve për rezulta-tet e dobëta të arritura në këtë fillim sezoni. Të gjithë lojtarët janë gjobi-tur me një rrogë, por masat mund të jenë edhe më të rënda në rast se situ-ata nuk ndryshon. Në një postim në faqën e klubit në Facebook shkruhet se: “Presidenca, stafi dhe lojtarët kanë zhvilluar analizën e ndeshjeve të fundit. Lojtarët janë gjobitur me nje rrogë si dhe u tërhiqet vëmendja se, në rast të përsëritjes së rezultat-eve të tilla si në ndeshjen me Teutën, Skënderbeun dhe Lacin, do të këtë përjashtime dhe gjoba me të mëdha. Ndaj Tiranës luhet vetëm për fitore dhe nuk pranohet asnjë rezultat tjetër”. Ndoshta është një lapsus, por në listimin e ndeshjeve të dobëta të Bylisit, mungon pikërisht sfida me Tërbunin në Pukë, që është objekt hetimi nga etika.

Laçi, një shqiptar vendos me golat e tij derbin e Athinës

Humbja, drejtuesit e Bylisit gjobë një rrogë lojtarëve

Kombëtarja e boksit me 7 sportistënë turneun “Gongu i Artë”

shpërdoronte mundësinë e dytë që i ofron Progni në të 17-ën, duke shënuar një gol të thjeshtë për Skënderbeun. Vetëm dy minuta më pas, Bernard Berisha shënoi të dy-tin me një gjuajtje nha jashtë zonës,

i ndihmuar edhe nga devijim i një mbrojtësi. Pak sekonda pasi Tër-buni e nisi topin nga qendra, Salihi provoi një tjetër mrekulli me rove-shatë, por topi përfundoi jashtë. Ritmi i lojës ra disi në minutat e

Pas marrjes në “Gongun e Artë” në Maqedoni pak ditë më parë,

ekipi kombëtar i boksit do të marrë pjesë në një tjetër turne ndërkom-bëtar. Bëhet fjalë për “Adem Jasha-rin”, turneun e përvitshëm në të cilin sivjet do të marrin pjesë sportistë nga 10 vende të Rajonit. Edicioni do të zhvillohet fundja-vën e ardhshme dhe në Kosovë ka ditë që kanë nisur përgatitjet për

të. Shqipëria pritet të marrë pjesë me 7 sportistë në këtë aktivitet dhe pikërisht me Klevis Vrapi që do të konkurojë në peshën 52kg; Krenar Zeneli në 56kg; Taulant Zajmi në 60kg; Alban Beqiri në 69kg; Arjon Kajoshi në 75kg; Kristian Demaj në 91kg dhe Nelson Hysa në peshën

super të rëndë, +91kg. Ndryshe nga “Gongu i Artë” këtë herë kombëtar-ja jonë do ketë në përbërje edhe emra të tjerë më të rëndësishëm duke nisur nga Krenar Zeneli, Al-ban Beqiri, Kristian Demaj dhe Nelson Hysa. Trajnerë të ekipit do të jenë Zef Gjoni dhe Sead Bushati.

mesfushori

Page 15: frd 24 nentor.pdf

24 nëntor 2015 fryma e re 15

sport

Tifozët e Real Madrid kërkojnë dorëheqjen e presidentit Perez

Tifozët duket se i kanë idetë e qarta: fajtori për

situatën që po kalon Reali i Madridit është presidenti Florentino Perez. Golat me bollëk të pësuar në “El Clas-ico”, që erdhën pas humbjes së pësuar edhe një javë më parë në Sevilje, bënë që ti-fozët në “Santiago Berna-beu” të kërkonin largimin e presidentit të Realit me kore: “Florentino jep dorëheqjen!”. Sondazhi i gazetës spanjolle

“AS” konfirmon se pjesa më e madhe e tifozerisë “me-rengues” duan që Perez të largohet. 66.2% (16.273 të anketuar) e konsiderojnë presidentin si përgjegjës për faktin që Reali është gjashtë pikë larg Barcelonës në garën për titull. 33.8% (8.309 të an-ketuar) mendojnë se është faji i Rafa Benitez. Në harkun e 12 orëve që zgjati votimi, dhanë mendimin e tyre 24.582 tifozë. Pra, pas koreve në “Bernabeu”

ka ardhur edhe konfirmimi me sondazhin e “AS”: Tifozët e Realit nuk e duan më dyshen Perez-Benitez. Një nga em-rat e përmendur për të marrë drejtimin e ekipit, të paktën deri në qershor, është ai i Zin-edine Zidane, por ky i fundit, aktualisht te Real Madrid “B” deklaroi: “Unë jam trajner i ekipit U-23 të Realit. Benitez është trajner i skuadrës së parë. Gjërat janë në rregull kështu”.

Çudia, në skocipremier league

Portieri ngatërron stadiumin e ndeshjes

Djokoviç konfirmohet si numri një në botë

Portieri i Brechin City, Graeme Smith, bëri më kot 130 kilometra

për të luajtur ndeshjen e vlefshme për League 1 në Skoci kundër Sten-housemuir pasi shkoi në stadiumin e gabuar. Smith mbërriti shumë herët në stadiumin e Stenhouse-muir “Ochilvieë”, për ndeshjen që duhet të luhej të shtunën në orën 16:00, por problemi qëndron se skuadra e tij do të luante në fushën e saj, në “Glebe Park”. Pavarësisht nga ky gabim trashanik, duke qenë se kishte shkuar shumë shpejt në kohë, i dha mundësinë portierit të rikthehej te Brechin dhe të aktivizo-hej si titullar në ndeshjen që skuadra e tij humbi 2-1 dhe mbetet në ven-din e fundit të klasifikimit. Gabimi i Smith nuk do të ishte marrë vesh, po të mos ishte parë nga Ëilliam Hoggan, drejtuesi i Stenhousemuir, i cili shkroi në “Tëitter” mesazhin e mposhtëm: “Portieri i Brechin City, Graeme Smith erdhi në “Ochilvieë Park”, sot, por ata ishin skuadra ven-dase. Hahaha, klasike”.

Numri një në botë, Novak Djokoviç është i pandalshëm.

Serbi arrin të fitojë titullin e katërt radhazi të Turneut Botëror ATP duke kurorëzuar një vit të jashtëza-konshëm ku arriti të fitonte të tre turnetë “Grand Slam”. Federer arriti të fitonte ndaj Djokiviçit në fazën e grupeve, por në finale nuk arriti të përballonte tenistin serb, pavarë-sisht faktit që prodhoi disa mo-mente shkëlqimi në fund të setit të dytë. Tenisti zviceran mori duartrok-itjet e publikut teksa arriti të përm-byste një game nga 0-40 në favor të serbit, por humbi në atë pasardhës. Duelet midis dy tenistëve që ren-diten respektivisht në vend të parë dhe të dytë në renditjen ATP kanë rezervuar prej vitesh spektakël, por përballja e sotme nuk i kapi nivelet e atyre paraardhëse.

Gjashtë bileta për ish-shokët e qelisë dhe familjet e tyre për të shijuar në tribunë

Watford-Manchester United. Troy Deeney ka qenë protagonisti abso-lut i ndeshjes që ka hapur javën e 13-të të Premier League. Ka shënu-ar golin e barazimit për Ëatfordin në minutën e 87-të, duke befasuar “Djajtë e Kuq” që kishin kaluar në avantazh në minutën e 11-të me Depay, por më pas i ka dhuruar tri pikët Van Gaalit me autogolin e re-alizuar në minutën e 91-të. Deeney është 27 vjeç, është rritur tek ekipi i moshave i Aston Villas dhe ka kaluar te Aatford në 2010-ën. Më 25 qershor 2012 është dënuar me dhjetë muaj burg për shkak të një sherri të zhvilluar më 29 shkurt në

të njëjtin vit në Birmingham, qyteti i tij i lindjes. Telekamerat kanë treguar Deeney ndërsa shtynte një student rrugës dhe e godiste me shqelma. Më pas lojtari ka sulmuar edhe policin që ka mbërritur në vendngjarje. Pas tre muajve burg, sulmuesi i Ëatford është lënë i lirë me kusht. Më pas ka gjetur një tra-jner italian në drejtim të Ëatfordit, Gianfranco Zola, që tani thotë: “Deeney po e çonte dëm talentin në Championship”. Në burgun e Manchesterit, Deeney i ka bërë një premtim solemn dy shokëve të qelisë: “Kur të luaj kundër United, do t’ju marr në stadium”. Nga dita e lirimit, kanë kaluar 3 vite, 68 gola dhe kalimi në Premier i Watfordit. Deeney i ka hedhur një sy kalen-

Bileta për shokët e burgut, ja veprimi i lojtarit të Watfordit

darit në verë dhe ka shënuar datën: 21 nëntor 2015-të. Dy javë më parë është paraqitur te zyrat e klubit dhe ka kërkuar gjashtë bileta, për dy shokët e burgut dhe familjet e

tyre. “Karriera ime mund të kishte marrë një kthesë të shëmtuar, por falë ditëve të kaluara në qeli kam vendosur që pasi të kthehesha në fushë do të jepja maksimumin. E

dija se do të kisha luajtur të pak-tën një herë kundër United. Nuk e dija se me çfarë fanelle, por isha i sigurt: do ta mbaja premtimin”, ka thënë Deeney.

Peshëngritësit bullgarë nuk do të marrin pjesë në Lojërat

Olimpike, Rio 2016. Shkak është bërë fakti që 11-të peshëngritës të këtij shteti rezultuan pozitivë gjatë përgatitjeve për Europianin në Tbilisi. Skandali i përdorimit të sub-stancave të ndaluara nuk ka trondi-tur vetëm atletikën e lehtë dhe në kuadër të Olimpiadës, situata vijon të mbetet e komplikuar. Vendimi për të përjashtuar të gjithë ekipin e shtangës së Bullgarisë nga Rio 2016 erdhi pas skualifikimit të vendo-sur nga Federata Ndërkombëtare e Peshëngritjes, prej numrit shumë të lartë të rasteve me doping. IWF njoftoi se sportistët bullgarë të kësaj disipline nuk do të marrin pjesë në Lojërat Olimpike, për shkak të politikave të veçanta në luftën kundër substancave të ndaluara që do të përdoren për evenimentin në Brazil. Gjatë muajit mars, tetë peshëngritës meshkuj, mes të cilëve

Në burgun e Manchesterit, Deeney i ka bërë një premtim solemn dy shokëve të qelisë: “Kur të luaj kundër United, do t’ju marr në stadium”.

Dopingu, përjashtohen peshëngritësit bullgarë

edhe tre kampionë Europe, por edhe tre femra rezultuan pozitivë me doping gjatë grumbullimit për Kampionatin Europian në Gjeorgji.

Mes sportistëve të përfshirë janë edhe ish-kampioni kontinental, Demir Demirev, si edhe kampionët e Europës në vitin 2014 Ivan Markov e Ivaylo Filev për meshkuj dhe Milka Maneva për femra. Dopingu është një plagë e vjetër në peshëngritjen bullgare. Në Olimpiadën e vitit 2000 në Sydney skuadrës iu hoqën tre medalje të arta dhe u përjash-tua prej dopingut. Gjithashtu, prej përdorimit në masë të susbstan-cave të ndaluara, ekipi i shtangës mungoi në Lojërat Olimpike, Pekin 2008. Veç çështjes së Bullgarisë, IËF njoftoi se për shkak të rasteve të një pas njëshme me doping, edhe Ru-manisë i hiqet një vend për Olimpi-adën në Rio.

Page 16: frd 24 nentor.pdf

24 nëntor 2015 fryma e re 16

..

Ne jetojmë në botën fizike të cilën e pandehim të ngurtë, por në fakt nuk ekziston diçka e tillë. Nuk ekziston një 'atje jashtë' në termat e realitetit fizik të rrugëve, panoramave, aeroplanëve, makinave,

yjeve dhe njerëzve të tjerë. Është tamam si një film 3-D që po luhet në kokat tona. Pesë shqisat e transformojnë informacionin vibrues në informacion elektrik dhe kjo më pas i dërgohet trurit për të ndërtuar iluzionin e realitetit fizik. Ne e përjetojmë këtë realitet sikur jemi atje tej, kur në fakt s'është ashtu.Kur ti fillon të shohësh natyrën e vërtetë të realitetit fizik, arrin të kuptosh

sesi është mashtruar tërësisht njeriu dhe vazhdon të jetë ende kështu. Ti kupton, gjithashtu, se si një pakicë e vogël mund të kontrollojë pjesën dërrmuese në mënyrë kaq gjithëpërfshirëse, kur kjo pakicë e njeh realitetin dhe shumica jo. Ne jemi duke përjetuar atë që mund të ngjasojë me një lojë kozmike të realitetit-virtual dhe trupi njerëzor është një sistem kompjuterik që na lidh ne me këtë lojë, ashtu sikundër kompjuteri e lexon informacionin nga një disk softuerik dhe projekton imazhet në monitor. Ky trup/mendje-

kompjuter është ndërfaqja midis ndërgjegjes dhe lojës. Unë e quaj realitetin tonë Interneti Kozmik, për shkak se analogjia me internetin është mëse e përshtatshme.

rupat njerëzorë janë sisteme kompjuterike jashtë mase të avancuar (sidoqoftë nga perspektiva jonë) dhe

Tpesë shqisat shërbejnë si antena për të akorduar fushën energjitike dhe brezin e frekuencave në atë që quhet drita e dukshme. Truri, dhe në fakt e tërë struktura gjenetike e trupit, është një kompjuter dhe sistem

marrës-transmetues që lexon informacionin e koduar tek drita dhe e deshifron atë në imazhe tek një ekran simbolik brenda trurit. Kjo botë e shndritshme dhe shumëngjyrëshe vetëm sa ekziston në trurin, i cili në vetvete, është një gjëndje errësire e plotë. Sytë tanë e shndërrojnë informacionin vibracional në sinjale elektrike përmes qelizave konike të retinës të cilat zgjedhin informacionin e koduar brenda dritës që më pas truri i deshifron si ngjyra. Këto qeliza janë të ndjeshme ndaj ngjyrës së kuqe, të gjelbër dhe blu e prej tyre mund të dekodohen të gjitha nuancat e ngjyrave. Kur ky sistem prishet atëherë njerëzit bëhen të verbër ndaj ngjyrave, sikundër një kompjuter që nuk mund të dekodojë dot ngjyrat nga një disk softuerik. ...

ruri mund të ndërtojë një botë holografike që ngjan aq reale. Ai mbledh informacionin e syve, që krijon

Thologramet shifrore të cilat përbëjnë atë që ne e quajmë bota fizike. Kjo, gjithashtu, shton iluzionin e thellësisë dhe distancës, duke lexuar informacionin e deshifruar nga sinjalet që ai percepton. Ajo që

duket sikur është tepër larg në fakt ndodhet në kokën tënde, ashtu si thellësia dhe perspektiva në lojërat kompjuterike që gjenden në atë diskun fare të vogël.Konstrukti themelor i universit të realitetit-virtual konsiston në energji vibruese, ose forma valore. Ky është vendi ku informacioni kodohet për t'u lexuar nga ana elektrike, dixhitale dhe holografike. Nëse ti kërkon të ndryshosh fiziken-holografike, atëherë duhet të ndryshosh formën valore të nivelit të realitetit, ose atë që unë e quaj si Universi Metafizik. Ky Univers është një konstrukt i projektuar enkas me kujdes, si një lojë kompjuterike interaktive me një shkallë fantastike avancimi.Themeli mbi të cilin ngrihet shfarosja e masave është shkatërrimi i sistemit imunitar njerëzor. Dekadë pas dekade, Big Pharma ka rritur dominimin dhe kontrollin mbi mjekësinë, duke subvencionuar e blerë politikanë të korruptuar dhe mjekë ekspertë e, kësisoj, ka imponuar linja politike. Tashmë, synimi i saj është që t'i bëjë të detyrueshme vaksinat, në mënyrë që çdo foshnje (në fakt, të gjithë) t'i injektohet ai helmi i tmerrshëm.Gjëja e fundit që dëshiron çdo diktaturë është një popullsi vërtet e informuar dhe e vetëdijshme. Sa më pak të dinë njerëzit aq më pak probleme ata do të shkaktojnë. Në këto pak fjalë ju keni arsyen (a) pse u krijua sistemi i “arsimit” në formën e tij aktuale, dhe (b) pse e shkatërron dijen, ose të paktën e shtyp atë.

non fiction book

ISBN 978-9928-09-019-5

9 789928 090195

Çmimi 1500 lekë11 euro

2

ISBN 978992809025-6

9 789928 090256 >

Librat më të rinj në shqiptë Shtëpisë Botuese

Helga’SSecrets

VEZË

FSH

ATI - Ekstra të freskëta

NGA RRITJA E LIRË

VEZA JONËAdresa COCOAL. shpk, Maminas, Durrës, Albania

Email: [email protected]

TË BLESH VEZË SOT NUK ËSHTË MË AQ E THJESHTË SI MË PARË:

1.Vështirësia e 1-rë : A po zgjedh vezën më të shëndetshme për fëmijën tim?2.Vështirësia e 2-të : Nuk i kuptoj çfarë thonë paketimet dhe ka kaq shumë lloje...

Të gjitha këto probleme tashmë i ka zgjidhur veza KOKOVE !

1.Të gjitha vezët e tjera janë nga pula të rritura në kafaze , pra industriale . Veza KOKOVE është VEZË FSHATI nga pulat e rritura në kapanone të hapura, JO NË KAFAZE dhe të kombinuar me natyrën, duke garantuar cilësi më të lartë dhe shije të shkëlqyer.

2. KOKOVE është veza më e shëndetshme jo vetëm se prodhohet nga pula të rritura me ushqim natyral JO OMGJ por edhe sepse rriten në zonën e pastër dhe të shëndetshme të Çajupit.

NJE KOKOVE NE DITE ESHTE USHQIMI ME I MIRE NE BOTE !

Nje Kokove ne dite baraz me vetem 70 kalori por me 14 ushqyes esenciale !Nje Kokove ne dite eshte si te marresh nje tablete multivitaminale.

Nje Kokove ne dite i jep trupit tuaj:Koline qe i jep energji trurit dhe forcon kujtesen.Luteine dhe zeaksantine per mbrojtjen e syve nga rrezet ultravjollce dhe dielli.Proteine komplete per energji qe zgjat, riparimin e indeve te demtuar, ruajtjen e metabolizmit etjSelen qe është thelbësor për riprodhimin dhe funksionin e tiroides.Vitamine B9 ose acid folik per rritjen e qelizave dhe forcimin e metabolizmit.Vitamine A, qe eshte shume e rendesishme per ruajtjen e shikimit, lekures dhe imunitetit Hekur, qe eshte i rendesishem per transportin e oksigjenit drejt organeve dhe muskujve.Zink qe eshtë i rëndësishëm për shëndetin e trurit, imunitetin dhe zhvillimin e qelizave.

REKOMANDIMI YNË :

• Veza KOKOVE garanton shëndetin tuaj sepse është EXTRA e FRESKËT dhe më e kontrolluar sesa vezët e tjera që tregtohen nga fshati, që nga vaksinimi deri te kontrollet periodike nga institucionet e kontrollit ushqimor.

• Shumë vende të botës në respektim të të drejtave të shpendëve e kanë kufizuar rritjen INDUSTRIALE të pulave në kapanone të mbyllura. Bashkohu edhe ti në mbrojtje të cilësisë!

CILËN VEZË TË ZGJEDH NË DYQAN?

SHTËPIA BOTUESEHELGAS’SECRETS