16
adresa: rruga “George W. Bush”, nr. 15/1, Tiranë e-mail: [email protected] drejtor: Alfred Cako tel: 04 22 42 444 ÇMIMI: 30 LEKË Gazetë informative, politike, ekonomike, sociale, kulturore Viti 2, nr. 97. E premte, 25 dhjetor 2015 f. 6 f. 7 f. 8-9 f. 6 KRERËT E GJYQËSORIT: Legjislacioni mbi pronat, kompleks dhe kontradiktor SEKRETARI I NATO-s Stoltenberg: Shqipëria, kontribut në luftën kundër terrorizmit Marrëzia e koncesioneve Taksa mbi kalimin e pronësisë sa ishte dhe sa do të bëhet EKONOMI Viti i Ri, Topi: Uroj një vit të mbarë për shqiptarët, anëtarët dhe simpatizantët e FRD-së Ma të parat kopje të fotografueme të Buzukut ndë Shqipëni Skuadra e Partizanit zhytet në krizë, e mbyll me humbje vitin f. 14 f. 12 Mësuesit e Diasporës dhe Kongresi i Manastirit f. 5 ABDURAHIM ASHIKU AT JUSTIN RROTA SPORT Reforma zgjedhore FRD, propozimet zyrtare për ndryshimet në Kod f. 3 F ryma e Re Demokratike ka qenë “pro” dhe në mbështje të ngritjes së komisionit të reformës zgjedhore dhe ndryshi- mit të Kodit Elektoral pa humbur kohë, pasi afatet ligjore në këtë funksion kushtëzohen gjithmonë e më tepër me afrimin e zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare, ato të 2017-ës. Përmes një ... nga Teuta Nunaj f. 5 nga Gjon Kroi f. 4 Për një parlament sipas standardit “Libri i Bardhë” dhe dy shkollat fiskale H umbja e mandatit të deputetit nga Mark Frroku, riktheu në vëmendjen publike sërisht gjend- jen e parlamentit tonë. Në bazë të ligjit, pak ditë më parë KQZ-ja man- datoi deputeten më të re të parla- mentit shqiptar, e cila vinte e treta në radhë, në listën e kandidatëve ... FOKUS Ngritja e komisionit të posaçëm parlamentar, fryt i këmbënguljes së Frymës së Re Demokratike Komisioni i Venecias, rekomandime disiplinore për gjyqtarët, ndryshimet kushtetuese dhe KLD-në f. 2-3 REFORMA Në DREJTëSI

FRD 25 dhjetor.pdf

  • Upload
    frdal

  • View
    213

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: FRD 25 dhjetor.pdf

adresa: rruga “George W. Bush”, nr. 15/1, Tiranëe-mail: [email protected]: Alfred Cakotel: 04 22 42 444çmimi: 30 lekë

Gazetë informative, politike, ekonomike, sociale, kulturore Viti 2, nr. 97. E premte, 25 dhjetor 2015

f. 6 f. 7

f. 8-9

f. 6

Krerët e gjyqësorit:Legjislacioni mbi pronat, kompleks dhe kontradiktor

seKretari i nato-sstoltenberg: shqipëria, kontribut në luftën kundër terrorizmit

Marrëzia e koncesionevetaksa mbi kalimin e pronësisë sa ishte dhe sa do të bëhet

eKonoMi

Viti i Ri, Topi: Uroj një vit të mbarë për shqiptarët, anëtarët dhe simpatizantët e FRD-së

Ma të parat kopje të fotografueme të Buzukut ndë Shqipëni

Skuadra e Partizanit zhytet në krizë, e mbyll me humbje vitin

f. 14f. 12

Mësuesit e Diasporës dhe Kongresi i Manastirit

f. 5

AbdurAhim AshikuAt justin rrotA sport

reforma zgjedhoreFRD, propozimet zyrtare për ndryshimet në Kod

f. 3

Fryma e Re Demokratike ka qenë “pro” dhe në mbështje të ngritjes së komisionit të

reformës zgjedhore dhe ndryshi-mit të Kodit Elektoral pa humbur kohë, pasi afatet ligjore në këtë funksion kushtëzohen gjithmonë e më tepër me afrimin e zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare, ato të 2017-ës. Përmes një ...

nga Teuta Nunaj f. 5

nga Gjon Kroi f. 4

Për një parlament sipas standardit

“Libri i Bardhë” dhe dy shkollat fiskale

Humbja e mandatit të deputetit nga Mark Frroku, riktheu në

vëmendjen publike sërisht gjend-jen e parlamentit tonë. Në bazë të ligjit, pak ditë më parë KQZ-ja man-datoi deputeten më të re të parla-mentit shqiptar, e cila vinte e treta në radhë, në listën e kandidatëve ...

fokus

ngritja e komisionit të posaçëm parlamentar, fryt i këmbënguljes së Frymës së re Demokratike

Komisioni i Venecias, rekomandime disiplinore për gjyqtarët, ndryshimet kushtetuese dhe KLD-në f. 2-3

reformA në drejtësi

Page 2: FRD 25 dhjetor.pdf

25 dhjetor 2015 fryma e re 2

politikë “Do të jemi në mbështetje të shqiptarëve dhe do të mbështesim çdo reformë që ka në qendër shërbimin ndaj qytetarit shqiptar dhe lidhet me prosperitetin dhe zhvillimin e vendit”

Kryetari i Frymës së Re De-mokratike, Bamir Topi uron shqiptarët, anëtarët dhe

simpatizantët e FRD-së, për fes-tat e fundvitit për një vit të ri edhe më të begatë. Me rastin e festës së Krishtlindjes, Topi ka një urim të veçantë për të gjithë besimtarët katolikë dhe jo vetëm, të cilët kremtojnë sot ditën e lindjes së Krishtit. “Uroj të gjithë shqiptarët brenda dhe jashtë vendit gëzuar festën e Krishtlindjes dhe për një vit të ri edhe më të begatë. Në këtë ditë të shenjtë, kur çdo besimtar i devotshëm i krishterë ripërjeton lindjen e një bote të re të besimit dhe të mbizotërimit të mirësisë, dashurisë e mirëkuptimit, me rastin e Krishtlindjes, Ju shpreh urimet e mia më të përzemërta”, thuhet në mesazhin e Topit. Ai e cilëson vitin e ardhshëm vitin e sfi-dave të mëdha për Shqipërinë dhe shqiptarët përsa i takon nxitjes së zhvillimit ekonomik dhe luftimit të varfërisë si dhe çeljes së rrugës së negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian.

AnëtArët e FrDNë mesazhin e tij, kreu i

FRD, Bamir Topi falenderon mbështetësit e Frymës së Re De-mokratike për kontributin që ata kanë dhënë dhe japin për këtë forcë politike si dhe i uron për një vit sa më të gëzuar. “Simpatizantët dhe mbështetësit e Frymës së Re Demokratike janë pjesa më vitale e kësaj force politike dhe sigurisht një urim i përzemërt shkon për të gjithë anëtarët e FRD për më shumë gëzim dhe hare në familjet e tyre gjatë 2016. Ne do ta vazhdo-jmë sëbashku këtë mision për të bërë më të mirën e mundshme në shërbim të qytetarëve dhe vendit. Le të jetë ky vit që po troket një vit që do të konsolidojë edhe më tej arritjet tona më të mira dhe do të hapë perspektiva të reja bashkë-punimi dhe integrimi në familjen evropiane”, thuhet në urimin e kryetarit të FRD, Bamir Topi.

Konkluzionet e Venecias mbi draftin e reformës në drejtësi

që është hartuar deri më tani u mi-ratuan në datë 21 dhjetor. Sipas ra-portit të publikuar në faqen online të komisionit rekomandohet që “ndryshimet kushtetuese sidomos mbi procesin e verifikimit duhet të caktojnë vetëm parimet më të rëndësishme, duke i lënë detajet për legjislacionin zbatues”. “Duhet të sqarohet kush vendos mbi masat di-siplinore ndaj gjyqtarëve të gjykatës kushtetuese”. Një tjetër pikë është dhe ajo mbi kompetencat e min-istrit të Drejtësisë. “Roli i ministrit të Drejtësisë në Këshillin e Lartë të Drejtësisë duhet të rishikohet, në mënyrë që të shmangë konfliktin e mundshëm të interesit. Rregullimet duhet të rishqyrtohen për të hequr konfliktin e mundshëm të interesit. ministri nuk duhet të ketë karrige në gjykatën disiplinore”, - thekson raporti. “Kushtetuta duhet të qa-rtësojë marrëdhënien ndërmjet Strukturës së prokurorëve specialë Antikorrupsion dhe Prokurorisë së Përgjithshme”, - thuhet në raport.

rekomAnDimet Roli i ministrit të Drejtësisë në

Inspektoratin e Lartë të Drejtësisë dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor duhet të rishikohet, me qëllim shmangien e konfliktit të mundshëm të intere-sit. Ministri i Drejtësisë nuk duhet të

Bamir Topi: Uroj një vit të mbarë për shqiptarët, anëtarët dhe simpatizantët e FRD

Viti i Ri 2016

reFormAtGjithashtu, kryetari i Frymës

së Re Demokratike, Bamir Topi garanton qytetarët shqiptarë se FRD do të jetë inkurajuese e re-formave progresive gjatë vitit të ardhshëm, me qëllim mbrojtjen e interesit të qytetarëve. “Do të jemi në mbështetje të shqiptarëve dhe do të mbështesim çdo reformë që ka në qendër shërbimin për qyte-

tarin shqiptar dhe lidhet me pros-peritetin dhe zhvillimin e vendit”, tha Topi. Në përfundim, kryetari i Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi ka edhe një apel për klasën politike që të ndërgjegjësohet për sfidat e mëdha të vendit në rrugën e zhvillimit ekonomik, pasi situ-ata aktuale e stabilitetit makroeko-nomik nuk është shpresëdhënëse për qindra e mijëra familje shq-

iptare që jetojnë në varfëri dhe atë të integrimit në Bashkimin Europian, një proces ky jetik për të ardhmen tonë dhe që s’duhet zvarritur pafundësisht. “Besimi tek vetvetja është domosdoshmëri për të përballuar sfidat e vitit që po hymë, dhe shpreh bindjen se shumë prej tyre do të marrin gjatë këtij viti zgjidhje të qëndrueshme”, thotë Topi.

Komisioni i Venecias publikon rekomandimet paraprakereforma në drejtësi

ulet në Tribunalin Disiplinor. Kushtetuta duhet të qartësojë

marrëdhëniet mes prokurorëve të strukturës së veçantë antikorrup-sion dhe Prokurorit të Përgjithshëm.

Duhet të vendoset një me-kanizëm antibllokimi për zgjed-hjen e Prokurorit të Përgjithshëm; Prokurori i Përgjithshëm nuk duhet të ulet në Tribunalin Disiplinor.

Prokurori i Përgjithshëm nuk është mbrojtur nga qëndrimit në të

njëjtën mënyrë siç janë gjyqtarët, dhe zëvendësimi i tij ndoshta mund të justifikohet me riorganiz-imin e sistemit të emërimeve dhe modifikimin e roli i Prokurorit të Përgjithshëm.

Zëvendësimi i Prokurorit të Përgjithshëm nuk është aspak një çështje e domosdoshme dhe rua-jtja e Prokurorit të Përgjithshëm deri në skadimin e mandatit të tij do të ishte më e pranueshme.

aMbasaDori aMeriKan

Ambasadori amerikan, Donald Lu deklaroi edhe njëherë tjetër se drejtësia blihet nga politika-

nët, të pasurit e të fortët. “Korrupsioni në drejtësi i lejon gjyqtarët, politikanët të mbushin xhepat me para të pista”,-tha diplomati. Sipas Lu-së, viktimat e vetme të gjyqtarëve të paaftë dhe të korruptuar që mendojnë vetëm sesi të rrisin stilin e jetesës luksoze janë të var-frit dhe kryesisht gratë. Lu tregoi për ras-tin e një gruaje, e cila gjatë divorcit me bashkëshortin e dënuar edhe më parë për krime seksuale, gjeti më shumë vua-jtje në sistemin e drejtësisë. “Gjyqtari i dha një krimineli të dhunshëm seksual të dënuar më parë të gjithë pasurinë dhe kujdes-tarinë e fëmijëve të saj. Kjo i theu zemrën”-tha Lu. “Pse një gjyqtar do të vendoste në favor të një per-

soni të tillë? Arsyeja është korrupsioni. Korrupsioni në drejtësi i lejon gjyqtarët, politikanët të mbushin xhepat me para të pista. Kjo shkatërron jetët e njerëzve normalë të ndershëm”, tha Lu.

Ambasadori tha reforma në drejtësi do të ndikojë në uljen e këtij fenomeni përmes dënimit të merituar të kujtdo që ngre dorë ndaj grave. “Propozimi për reformën në drejtësi po i jep njerëzve shpresën se ndryshimi po vjen. Ky pro-ces ka filluar tashmë. U kërkoj gjyqtarëve të konsiderojnë gruan e ndershme që humbi fëmijët e saj, shtëpinë e saj dhe jetën e saj, sepse një gjyqtar i korruptuar

vendosi se i duheshin më shumë për të financuar stilin e tij luksoz të jetesës”, tha Lu, teksa vlerësoi se draftropozimi i ekspertëve.

Donald Lu: Në gjykatë fitojnë dhunuesit e pasur

Page 3: FRD 25 dhjetor.pdf

25 dhjetor 2015 fryma e re 3

“Këmbëngulja disamujore e Frymës së Re Demokratike, Kuvendi miraton ngritjen e komisionit të posaçëm parlamentar”

Reforma Zgjedhore

Kuvendi mbylli mbrëmjen e së hënës punimet e sesionit par-lamentar me ngritjen e komisionit parlamentar për reformën

zgjedhore. Me unanimitet, deputetët e të dy krahëve të politikës, si të mazhorancës ashtu edhe të opozitës, vendosën t’i hapin rrugë reformës së ardhshme zgjedhore për zbatimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR, të përfshira në raportet përfundimtare të zgjed-hjeve parlamentare të 2013-ës dhe atyre vendore të 21 qershorit 2015-ë. Nga ana tjetër, përbërja e komisionit u shty për sesionin e ardhshëm parlamentar. Në Janar, Kuvendi do të vendosë zyrtar-isht për miratimin e përbërjes së komisionit të posaçëm parlamen-tar si dhe fillimin e tij nga puna për të bërë ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Pas raportit përfundimtar të OSBE/ODIHR për zgjedh-jet vendore të 21 qershorit, ku u vërejtën një sërë mangësish dhe sugjerimeve për ndryshimin e Kodit Zgjedhor, klasa politike, krye-sisht partitë politike parlamentare, po orientohen drejt një qasje për të bërë të mundur rishikimin e ligjit zgjedhor. Partitë e mëdha parlamentare ende nuk kanë bërë propozimet e tyre konkrete, veç dakordësisë së shprehur tashmë për ngritjen e komisionit të posa-çëm bipartizan dhe sugjerimit të Frymës së Re Demokratike ku secila forcë politike të japë propozimet e veta për reformën zgjed-hore dhe komisioni të ketë detyrimin t’i marrë në shqyrtim.

Ja propozimet zyrtare të FRD për ndryshimet në Kodin ElektoralFryma e Re Demokratike ka

qenë “pro” dhe në mbështje të ngritjes së komisionit të

reformës zgjedhore dhe ndryshimit të Kodit Elektoral pa humbur kohë, pasi afatet ligjore në këtë funksion kushtëzohen gjithmonë e më tepër me afrimin e zgjedhjeve të përgjith-shme parlamentare, ato të 2017-ës. Përmes një deklarate, FRD për-shëndet vendimin e Kuvendit për ngritjen e komisionit të posaçëm parlamentar të reformës zgjedhore dhe inkurajon klasën politike për të bërë ndryshimet e duhura në Kodin Zgjedhor. “Fryma e Re Demokratike mirëpret vendimin e Kuvendit për ngritjen e komisionit parlamen-tar të reformës zgjedhore. Fryma e Re Demokratike gjithmonë ka

këmbëngulur që reformat të jenë gjithëpërfshirëse. Reforma në Kush-tetutë të bëhet një dhe si e tërë me reformën në drejtësi dhe ndryshi-met në ligjin elektoral, për të kom-pletuar ndryshimet Kushtetuese”, thuhet në deklaratën e FRD.

ProPozimetNë një kohë kur zyrtarisht

është ngritur komisioni dhe pritet miratimi i përbërjes së tij nga Ku-vendi, Fryma e Re Demokratike vjen me një paketë propozimet konkrete për amendimet në Kodin Zgjedhor. Kryefjalë e propozimeve të FRD është ndryshimi i sistemit zgjedhor nga proporcional/ra-jonal në një sistem të korrektuar kombëtar. “Korrektimi kombëtar i sistemit zgjedhor vlerëson drejt çdo votë dhe çdo votë përkthehet në mbështjete për partitë politike që garojnë në zgjedhje. Propozimi

politik i FRD-së është ende i qa-rtë: reforma e ligjit elektoral duhet të prekë ndryshimin e sistemit”. Gjithashtu, një tjetër propozim i Frymës së Re Demokratike janë edhe listat e hapura të kandidatëve në zgjedhjet e ardhshme. “Listat e hapura do t’i shërbejnë votuesve për të njohur kandidatët dhe për të votuar kandidatin e tyre të prefer-uar”. Aktualisht, sipas Kodit Zgjed-hor, listat e kandidatëve për depu-tetë janë të mbyllura dhe votuesi shpreh votën vetëm për subjektin politik. FRD kërkon gjithashtu zbatimin e ligjit të dekriminal-izimit në listat zgjedhore të 2017-ës. “Ky Parlament duhej të ishte dekriminalizuar që në momen-tin e përzgjedhjes, asnjëherë nuk është vonë. FRD-ja e ka dhënë sh-embullin e saj në listat zgjedhore, ku në këtë parti gjithçka është e pastër, por partitë e tjera nuk janë të tilla”. Kryetari i FRD, Bamir Topi

ka insistuar edhe më herët se re-forma kushtetuese duhet të jetë integrale, duke përfshirë edhe ndryshimet në Kodin Zgjedhor. “Të gjithë kërkojnë reformimin e sistemit të drejtësisë nga padre-jtësitë dhe korrupsioni. Por kur korrupsioni dhe padrejtësia fil-lon në ditën e zgjedhjeve, atëherë çfarë kërkojmë?. Nuk mund të luhet më me demokracinë e zgjed-hjeve në Shqipëri dhe partitë e vo-gla kurrsesi s’do të bëhen satelite të dy partive të mëdha”, është shpre-hur Topi. Edhe Sekretari i Përgjith-shëm i FRD, Gazmend Oketa ka deklaruar se vendi ka nevojë për një Kod të ri zgjedhor. “Nuk mund të ketë vetëm arnime të Kodit Zgjedhor. Aktualisht, ky Kod nuk garanton në radhë të parë, parim-in kushtetues të barazimit të votës. Na nevojitet një reformë e re elek-torale ku në thelb të jetë garantimi i barazisë së votës”, ka thënë Oketa.

Kuvendi: “Ok” komisionit të reformës zgjedhore

korrektim kombëtar i kodit zgjedhor.

Lista të hapura për kandidatët në zgjedhje.

zbatim i ligjit të dekriminalizimit për lista të pastra zgjedhoe.

zbatim të rekomandimeve të oSBe/oDiHr.

ProPozimet e Frymës së re Demokratike

Kuvendi miraton ngritjen e komisionit të posaçëm

parlamentar, fryt i këmbënguljes disamujore e Frymës së Re Demokratike

Page 4: FRD 25 dhjetor.pdf

25 dhjetor 2015 fryma e re 4

fokus

nga Gjon KROI Formalizimi i biznesit ka qënë një nga temat të rëndësishme që ka shoqëruar jetën tonë

politiko-shoqërore gjatë tremujorit të katërt të këtij viti. Fillimisht u mendua se do kishim të bënim me implementimin e disa masave re-formuese, që zakonisht përfshihen në një “Libër të Bardhë”, por prak-tikisht nuk ndodhi kështu. Sigur-isht, që u vendos një farë disipline ligjore, megjithatë rezultati final ishte shumë larg asaj që pritej nga materializmi i një programi të stud-juar formalizimi për biznesin, siç ka ndodhur në ekonomitë e vendeve të tjera që i janë referuar me suke-ses një praktike të tillë, shumë kohë para nesh. Dhe këto eksperienca janë pa fund në kontinentin tonë, qoftë si ekonomi të veçanta, ashtu dhe si ekonomi e tregut të përbash-kët europian.

Ato fillojnë me “Librin e Bardhë” të Atlit, si një dokument formalizues i qeverisë së kryeministrit laburist, i cili mundi Churchillin menjëherë pas luftës së Dytë Botërore. Pastaj vijmë tek “Libri i Bardhë” i Lordit Arthur Cockfield, ish komisioner për tregun e brendshëm të KE-së, i prezantuar si një program-vep-rimi në Samitin e Milanos, që u mbajt në qershor të vitit 1985. Ky i fundit përmban propozime me vlerë për formalizimin e tregut të brendshëm; madje jo të një vendi të vetëm por të krejt Komunitetit Europian në fund të viteve ’80 dhe fillim të viteve ’90. Kjo periudhë përkoi me zgjedhjen e Zhak Delorit në postin e Presidentit të Komisionit Evropian, i cili ndonëse ishte kundërshtar politik me Cockfield, bashkëpunoi në mënyrë shembullore më këtë të fundit për krijimin dhe implementimin e këtij dokumenti propozimesh konkrete, me impakt të rëndësishëm në fush-ën e ekonomisë dhe financave.

Një kapitull i veçant i propozi-meve të mësipërme ka qënë edhe sistemi fiskal, lidhur me llojin, kriteret dhe masën e taksave që do të aplikoheshin në funksion të qëndrueshmërisë dhe rritjes më të lartë ekonomike të vendeve të unionit. Në të reflektohen alterna-tiva dhe eksperienca të shumëta, por shtyllat apo shkollat kryesore rreth të cilave ato sillen janë dy: -sistemi i “taksave progresive” dhe “taksa e sheshtë”. Ndërsa qëllimi është një dhe vetëm një: -formal-izimi i tregut dhe zhvillimi më i mirë ekonomik. Secila shkollë e

sistemit fiskal ka përfaqësuesit e saj, qoftë në nivelin akademik, ashtu dhe në atë politiko-qeverisës. Siç dihet, në nivelin global, Keynes është ideator i “taksës progresive”, ndërsa shpikës i “taksës së sheshtë” është nobelisti Milton Friedman. Shkolla e “taksës së sheshtë” është shumë më e vonshme në kohë dhe i përket periudhës moderne të kapitalizimit. Por aplikimi i tyre me sukses është bërë larg shkollarizmit dhe shabllonizmit, duke marrë në konsideratë kushtet specifike në të cilat ndodhet ekonomia e çdo vendi të veçantë. Nga ana tjetër, në ekonomitë e sukseshme, pavarsisht nga lloji i taksave është bërë gjith-një kujdes me masën e tyre, duke ulur ngarkesën fiskale për biznesin.

Konkretisht, gjatë krizës financi-are të viteve të fundit, shumë vende të Europës Perëndimore, për të përmirësuar nivelin e të ardhurave reale të popullatës janë detyruar të ulin sa më shumë nivelin e taksave. Se, sipas zinxhirit kejnesianist të stimulimit fiskal, rritja e këtyre të ar-dhurave shpie në rritje të konsumit dhe ky i fundit në rritje të prodhimit. Këtu e ka bazën thënia e famshme: “Pa konsum, nuk ka prodhim”. Por që të konsumohet sa më shumë në mënyrë ekonomike dhe biologjike duhet që barra e taksave të jetë sa më e ulët. Kjo kërkesë mund të sh-trohet pavarsisht nga shkolla e siste-mit fiskal që ndjek, si në kushtet e “taksës progressive” ashtu dhe në kushtet e “taksës së sheshtë”.

Sigurisht që ekonomia është një çështje komplekse dhe teoritë eko-nomike janë shumë të ndërthurura e të gërshetuara me njera-tjetrën, sa që shpesh arrijmë të shpjegojmë vetëm një pjesë të këtij “fjalkry-qi”. Ekonomia është një shkencë që nuk pranon diletantë. Në këto kushte, ata që e shikojnë realitetin në mënyrë partiake apo bardhë e zi nuk mund t’i perceptojë dot pasojat e masave që marrin. Kjo me sa duket ishte arsyeja që një ekonomist nga radhët e politikës shkruante para pak kohësh se: “Keynes është i apli-kuar gjerësisht nga shtetet perëndi-more dhe është babai i kapitalizmit modern, ndërsa Friedman është i aplikuar në kohë të shkurtëra dhe në vende problematike, duke kri-juar nganjëherë imazhin e një bol-lëku dhe formule magjike, por që në përfundim ka rezultuar një stad dompingu i ekonomisë, e cila në vazhdimësi ka kërkuar ndërhyrje të shtetit”. Sapo bie në konktakt

me përfundime apo definicione të tilla, menjëherë e kupton se autori po operon me terminologji poli-tike, për të justifikuar publikisht keqqeverisjen e forcës politike që përfaqson apo adhuron. Natyrisht “taksën progresive” e kanë aplikuar dhe aplikojnë disa vende të zhvillu-ara perëndimore, kryesisht atje ku qeverisin të majtët, por ekonomia e tyre e tregut është e konsoliduar dhe nuk mund të ketë pasoja kaq regresive, siç mund të ndodhë me ekonomitë e brishta të tregut.

Konkretisht, eksperiencat e viteve të tranzicionit tek ne kanë treguar se ka qënë aplikimi i “taksës së sheshtë”, ai që i ka kontribuar më shumë rritjes ekonomike. Përveç të tjerash, aplikimi i kësaj takse ka patur ndikim pozitiv edhe në luftën ndaj korrupsionit, ka nxitur rritjen ekonomike, ka stimuluar investi-met e huaja, ka frenuar pasojat e krizës financiare, ka forcuar bux-hetin e kështu me radhë. Nuk është rastësi që arritjet më të mira lidhur me integrimin e vendit në struk-turat euro-atlantike dhe rritjen e mirëqënies së qytetarëve shqiptarë i takojnë pikërisht periudhës kur në vendin tonë është aplikuar “taksa e sheshtë”. Janë, gjithashtu, këto ar-ritje që i paraprin anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, liberalizimit të vizave me vendet e zonës “Shen-gen”, kërkesës për statusin e vendit kantidat, kryerjen e disa investi-meve në infrastukturë, turizëm, en-ergjitikë, bujqësi, shëndetësi, arsim etj. Me pak fjalë, sistemi i “taksës së sheshtë” në Shqipëri i ka shër-byer produktivitetit ekonomik më shumë se sa “taksa progresive”.

Nga ana tjetër, “taka e sheshtë” e ka provuar veten si mjaft e suk-seshme në mbarë lindjen ish ko-muniste. Ka gati një çerek shekulli që vende të ndryshme të botës po e përdorin “taksën e sheshtë” si një instrument fiskal për të nxitur konkurueshmërinë në treg dhe për të shtuar rritjen ekonomike. Ajo është njëkohësisht, një ndër me-dikamentet më të efektshme për të kuruar informalitetin dhe për të përmirësuar klimën e thithjes së investimeve të huaja në ekonomi. Vendet ish komuniste të Europës Lindore, që vetëm një vit para nesh u shkëputën nga totalitarizmi, e kanë aplikuar në mënyrë të suk-sesshme “taksën e sheshtë”, për të sfiduar problemet që krijon, në mënyrë të natyrshme, brishtësia e ndërtimit të shtetit ligjor. Estonia,

për shembull, mbahet jo vetëm si flamurtare, por edhe si vendi me ekpseriencën më të pasur, lidhur me aplikimin e kësaj takse, qysh në vitin ’94. Mënçuria dhe guximi për të qënë i pari në kryerjen e re-formave të tilla, e shndërruan këtë republikë të vogël balltike në ven-din më tërheqës për investimet e huaja dhe me një ekonomi mjaft të konsoliduar. Të njëjtën rrugë ndoqi dhe Sllovakia, pas ndarjes me re-publikën Çeke, në ’94-ën; duke u bërë kështu, dy prej vendeve më të suksesshme të Europës Lindore, në plotësimin e standarteve të integ-rimit dhe anëtarësimit të BE, në 1 maj 2004. Madje në rajonin e Ball-kanit, ku ne bëjmë pjesë, ka vende si Serbia e Mali i Zi, që një reformë të tillë e kanë filluar para nënsh-krimit të MSA-së. Konkretisht, Serbia, “taksën e sheshtë” për të ardhurat personale e ka reduktuar në 14%, kurse tatim fitimin për korporatat në 10%. Po kështu edhe Mali i Zi, i cili taksën e sheshtë për të ardhurat personale e ka në masën 9%, Maqedonia në nivelin 10%, etj. Kushdo që është edukuar me slloganin: “pa investime nuk ka zhvillim ekonomik”, s’mund të rrijë duarkryq në këto momente, pasi morali i vetëm i ekonomisë së tregut është aftësia konkuruese. Shtet ligjor, administratë efiçiente, siguri, taksa të ulëta e pronë e garantuar është gjithë “menyja” e preferuar prej investitorëve të çdo kategorie. Në teorinë e ekonomisë thuhet qartë se, politika në fushën e taksave bëhet gjithnjë në funksion të biznesit. Konkretisht, formalizimi i biznesit tek ne është një proces që po has në disa pengesa të kësaj natyre. Sipas një anketimi të Forumit Kombëtar të biznesit rezulton se 66 % e 400 subjekteve të pyetura kanë si problem nivelin e lartë të taksave, ndërsa 64 % e tyre konkurencën e pandershme. Rritja e ngarkesës fis-kale, që përgjithësisht është disi e pranishme në rastin e aplikimit të “taksës progresive”, përveçse do t’i kontirbuonte negativisht programit qeveritar për formalizimin e bizne-sit, do të ulte shumë edhe konkur-rueshmërinë e tij në raport me ven-det e rajonit.

Në fund të fundit, fjala është për programe të atilla fiskale të qeverisë, që janë të denja për t’u përfshirë si kapituj të veçantë të të ashtuquaj-turit “Libër i Bardhë” i formalizimit të biznesit, në funksion të rritjes më të lartë ekonomike.

“Libri i Bardhë” dhe dy shkollat fiskale

Eksperiencat e viteve të tranzicionit tek ne kanë treguar se ka qënë aplikimi i “taksës së sheshtë”, ai që i ka kontribuar më shumë rritjes ekonomike. Përveç të tjerash, aplikimi i kësaj takse ka patur ndikim pozitiv edhe në luftën ndaj korrupsionit

Page 5: FRD 25 dhjetor.pdf

25 dhjetor 2015 fryma e re 5

fokus

nga TeuTa NuNaj

nga Abdurahim Ashiku

Humbja e mandatit të depu-tetit nga Mark Frroku, rik-theu në vëmendjen pub-

like sërisht gjendjen e parlamentit tonë. Në bazë të ligjit, pak ditë më parë KQZ-ja mandatoi deputeten më të re të parlamentit shqiptar, e cila vinte e treta në radhë, në listën e kandidatëve të Partisë Kristian Demokrate të Shqipërisë në qa-rkun Shkodër, si pjesë e kualicionit “Aleanca për Shqipërinë Europi-ane”. Parlamenti është tribuna e çdo kombi dhe prezumohet se aty duhet të jenë njerëzit më të zgjed-hur, intelektualët më të mirë, më të mençur, më dobiprurës dhe më ndihmues kundrejt kombit. Në Shqipëri, Kodi Zgjedhor nuk e mundëson parlamentarët të zgjid-hen në mënyrë të drejtëpërdre-jtë përmes sistemit maxhoritar. Përkundrazi, me vetëdije të plotë të hartuesve të tij, Kodi ka krijuar kry-etar partie fuqiplotë, duke i dhënë vetes të drejtën sublime të zgjedhin ata dhe jo populli, anëtarët e ardh-shëm të parlamentit.

është folur dhe vijon të flitet për parlamentin më të dobët në historinë e 25 viteve demokraci, ku një nga arsyet themelore është se anëtarët e tij nuk kanë formimin e duhur arsimor, kapacitetin e do-

mosdoshëm intelektual dhe niv-elin e nevojshëm të përvojës, që të marrin përsipër përgjegjësitë e një kombi. Arsye këto, që i bëjnë edhe më të papërgjegjshëm një pjesë të konsiderueshme prej tyre, kun-drejt detyrës së lartë që ata duhet të bëjnë, por jo të gjithë e bëjmë.

Në 16 seancat parlamentare të sesionit të pestë, Legjislatura VIII (në vijim), sipas të dhënave të pro-cesverbaleve të këtyre seancave plenare, të publikuara në faqen e web site të Kuvendit të Shqipërisë, në mijëra orë parlamentare, kanë folur 66 deputetë të pozitës dhe 45 të opozitës. Shumë prej tyre kanë mbajtur vetëm një herë fjalim. Ndërsa pjesa tjetër, që përbëjnë 24% të deputetëve të pozitës dhe 15% e deputetëve të opozitës kanë heshtur dhe nuk kanë shprehur asnjëherë qëndrimin e tyre në sallën e parla-mentit edhe për çështje me ndjesh-mëri të lartë publike, si ajo e CEZ-it, paketës fiskale, buxhetit, etj. Në to-tal 29 deputetë ose 21% e tyre kanë qenë thjeshtë dëgjues ose vëzhgues, që do të thotë se, nga buxheti i shtetit ata janë paguar me 14.4 milion lekë në tre muaj për prezencë fizike në Kuvend dhe jo për punë konkrete. Ndaj natyrshëm lind pyetja: Kur në Kuvendin me 140 deputetë, 29 prej

tyre nuk janë aktivë, a është e drejtë dhe ligjore që këta 29 deputetë të paguhen nga taksat tona për inak-tivitetin e tyre?

Po kështu, përmes të dhënave zyrtare të botuar po në të njëjtën faqe, shohim se niveli arsimor i deputetëve tanë lë shumë për të dëshiruar, një pjesë e tyre vazhdo-jnë ende studimet për t’u “kom-pletuar”, një pjesë nuk janë trans-parentë për universitetet ku kanë studiuar dhe një pjesë janë me diploma nga universitetet e mbyl-lura. Një tjetër e dhëna ka të bëjë me faktin se deri tani kemi 27 de-putetë të rinj ose 19% e totalit, që kanë marrë mandatet e deputetëve që kanë qenë në krye të listës, pasi kanë dhënë dorëheqjen apo janë larguar, duke bërë që deputetët e këtij parlamenti të jenë nga më të qarkullueshmit në krahasim më legjislaturat e tjera dhe duke e kthy-er parlamentin në çel e mbyll.

Kjo bën që këta deputetë të jenë të intelektualisht të paplotë që të mbrojnë, kundërshtojnë apo për-mirësojnë një ligj dhe ndërkohë të gjithë këta deputetë i kushtojnë për çdo muaj buxhetit të shtetit 22.4 milion lekë. Nuk mungojnë edhe deputetët me rekorde krimi-nale, të cilët sa më parë duhet të

dorëzojnë mandatet dhe të dalin përgjithmonë nga skena politike shqiptare. Ndaj ata nuk mund të jenë moralisht, kulturalisht dhe in-telektualisht përfaqësuesit e kom-bit në parlamentin tonë.

Kjo cilësi e dobët është një ar-sye edhe më shumë për të bërë ndryshime të thella dhe të rëndë-sishme për Kodin Zgjedhor, që të ndalet shit-blerja e votës; të ketë transparencë në financimet e partive politike dhe shpenzimet e tyre, sidomos në kohë fushate; për rregulla të qarta për numëri-min dhe vlefshmërinë e votës; që votuesit të kenë të drejtën të zgjedhin kandidatin që duan; dhe njëkohësisht, vota e çdo votuesi të vlerësohet drejtë dhe të shkojë për subjektin që ai ka zgjedhur. Por që Kodi të rregullohet, nuk mjafton vetëm vullneti dhe deklaratat poli-tike, por duhet edhe punë konkrete që ndryshimet të ndodhin vërtetë.

Tashmë parlamenti ynë është kthyer në një veshje të shtrenjtë, që ka humbur shkëlqimin e duhur, por që e lakmojnë të gjithë, që griset vazhdimisht dhe arnohet me copa që nuk i përshtaten as në ngjyrë, as në cilësi dhe as në madhësi. është bërë për keqardhje dhe për të të ar-dhur turp sesi është katandisur.

Për një parlament sipas standardit

Tashmë parlamenti ynë është kthyer në një veshje të shtrenjtë, që ka humbur shkëlqimin e duhur, por që e lakmojnë të gjithë

Nuk e quaj veten mësues, megjithëse pesë vjet të bukura nga 67 vite të jetës sime i kam kaluar përballë bankave të

mbushura me nxënës në një shkollë profesio-nale në vendlindjen time. Por, nuk do të thotë të jesh mësues që të ndjesh emocion kur në një veprimtari mësuesish, madje të larguar prej vitesh nga Atdheu, të të joshin me një udhëtim në vendin ku u vendos se si do të shkruhet gju-ha shqipe, ku u vendosën të tridhjetë e gjashtë shkronjat e arta të saj, shkronja latine, shkronja të Evropës së qytetëruar.

“Udhëtim në Manastir dhe vizita e shtëpisë së Kongresit të Alfabetit” – kështu shkruhej në programin e seminarit për mësimin plotësues të gjuhës shqipe në diasporë organizuar nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës të Repub-likës së Shqipërisë dhe Ministria e Arsimit dhe Teknologjisë së Kosovës në qytetin e Strugës nga 23 – 25 korriku 2008. Ishte përcaktuar, madje edhe ora e vizitës, 15.30 – 19.00.

Përjetova gëzimin e rreth njëqind mësuesve të ardhur nga vendet e “ngrira” të gadishullit skandinav e deri në vendet e “nxehta” të Italisë dhe të Greqisë në Mesdhe.

Në shpirtin e gazetarit që kisha fatin të jem pjesë e atij tubimi vërshuan vrullshëm emo-cionet duke skicuar skena të takimit me atë ndërtesë ku njëqind vjet të shkuara, nga 14 – 22 nëntori 1908, truri i Kombit, rreth 50 delegatë

nga të gjitha trojet ku “bukës i thonë bukë dhe nderit i thonë nder” diskutuan dhe i vunë kokë Alfabetit të Gjuhës Shqipe. Skicova udhëtimin e “Rilindësve” të rinj të gjuhës shqipe në hapë-sirën evropiane, ngjyrën e fytyrave para pllakës përkujtimore, fjalët emocionuese në diktofon, fotografitë e tyre si një kujtim i rrallë i atij mo-menti.

Nuk fantazoja shumë për faktin se një skenë të tillë, emocione të tilla i kisha parë, fotogra-fuar e ndjerë një vit më parë kur ata u mblod-hën në qytetin e Durrësit për të njëjtin prob-lem, shtrirjen dhe përhapjen e germave të arta të gjuhës shqipe tek fëmijët në tërë hapësirën evropiane ku kanë mërguar shqiptarët nga tërë viset shqipfolëse; nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia, Presheva e Bujanovci...I kisha parë kur ngjitën me emocion shkallët e Muzeut Historik Kombëtar, i kisha ndjerë kur shkelën mbi gurët e kalldrëmit të moçëm dhe hynë në gjirin e Kështjellës së Gjergj Kastriotit - Skënderbeut në Krujë, kur pozonin përpara muzeut të Heroit apo mbi bedenat e kështjel-lës-muze të tij...Pata shkruar diçka atëherë në gazetë dhe në një libër për ta...

...U zhgënjeva. Mu fshinë nga kujtesa ëndërrimet. Mu pre hapi për të përjetuar ndoshta gjënë më të bukur dhe emocionuese të jetës sime. Ishim kaq pranë...dhe kaq larg Manastirit të madh të historisë së gjuhës shq-

ipe, ishim vetëm tri orë e gjysmë, vajtje e ard-hje, plus një kafeje dhe një shëtitje në rrugët e moçme të qytetit të bekuar...

...Pashë në mërmërimën kundërshtuese të mësuesve fshirjen e një ëndrre të bukur. E kush nuk do të mërmëriste, madje edhe të bërtiste me zë të lartë kur është kaq pranë një ngjarjeje që vuri themele në historinë e një kombi dhe dikush i veshur me pushtet ia largon atë...

...U justifikuan se ...Nuk ka...nuk ka...nuk ka...Nuk paska para për të marrë në dispozi-

cion dy autobusë!...Nuk ka se çfarë të shohësh përveçse një pllake në mur!...

...Po të na ishte bërë thirrje të gjithëve do t’i kishim kruar xhepat dhe do të kishim paguar jo “dy autobusë” por dy “trena”. Një shans i hum-bur. Një ëndërr që ishte kaq pranë të bëhej re-alitet...

Në kthim nga Struga në Shqipëri, pasditen e 25 korrikut 2008, i ramë rrugës bregut të liqe-nit të Ohrit në drejtim të Tushemishtit...

...Diku afër qytetit të Ohrit, një tabelë rrugore të ftonte të merrje kthesën për në Ma-nastir. Kishim kohë që perëndimin e diellit ta përjetonim përballë vendit ku u vendos si të shkruhej gjuha shqipe dhe të ktheheshim në Tiranë afër mesnatës...

Kishim ne...Nuk kishin ata...

Mësuesit e Diasporës dhe Kongresi i Manastirit

Page 6: FRD 25 dhjetor.pdf

25 dhjetor 2015 fryma e re 6

politikë

Legjislacioni mbi pronat, kompleks dhe kontradiktor

Gjykata Kushtetuese: Asociacioni, jo në përputhje me kushtetutën

Në momentin kur në tryezën e presidentit Bu-jar Nishani është paraqi-

tur për dekretim ligji i ri mbi kth-imin dhe kompensimin e pronave, krerët e gjyqësorit shqiptar kanë ngritur shqetësimin mbi kontra-diktat që ka legjislacioni shqiptar mbi këtë çështje. Për të unifikuar qëndrimet, Kryetari i Gjykatës Kushtetuese dhe ai i Gjykatës së Lartë, kanë prezantuar një botim, ku publikohen 26 vendime mbi çështjen e pronësisë. Sipas tyre, ky dokument do t’u shërbejë gjykat-ave dhe ligjvënësve në vendimet për çështjet e pronësisë.

GjykAtAt Kryetari i Gjykatës Kushtetuese,

Bashkim Dedja, është shprehur se është i domosdoshëm një for-mulim i qartë i legjislacionit mbi çështjen e pronësisë, në të kundërt ai nuk do të prodhojë stabilitet. “Ky legjislacion kompleks është parë nga Gjykata Kushtetuese edhe nën dritën e parimit të sig-urisë juridike. Gjykata Kushtetuese ka theksuar se ky parim kërkon domosdoshmërisht një formulim të qartë të normave ligjore pasi një rregullim i pasaktë i normës lig-jore që i lë shtesë zbatuesit për t’i dhënë asaj kuptime të ndryshme dhe me pasoja nuk shkon në për-puthje me qëllimin, stabilitetin, besueshmërinë dhe efektivitetin që synon vetë norma juridike”, tha Dedja. Ndërkohë, kryetari i Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjo-ri, shton se vendimet e kushtetue-ses nxjerrin në pah se legjislacioni për pronat është kontradiktor për shkak të ndryshimeve të për-vitshme. “Legjislacioni shqiptar është paraqitur tepër kontradik-tor dhe ka ndryshuar nga viti në vit. Sidomos duke filluar nga viti 2003-2004”, tha Zaganjori. Qeve-

që duhet të ndiqet për regjistrimin e dosjes në Zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme. Po ashtu, ekspertët thonë, përplasje ka dhe në ligjin për privatizimet me pro-cesin e kthimit dhe kompensimit të pronës. Kjo, si përsa i përket të drejtës së parablerjes, apo dhe vënien në dispozicion të Agjencisë së Pronave të sipërfaqeve të lira apo objektet që janë në pronësi të shtetit. Megjithatë tashmë Kuven-di ka miratuar një projektligj të ri mbi kthimin dhe kompensimin e pronave që pret të marrë firmën e presidentit Bujar Nishani.

Krerët e gjyqësorit:

ria është përfaqësuar në tryeze me zëvendësministrin e Drejtësisë, Arben Isaraj, i cili është shprehur se gjyqësori duhet të shmangë in-fluencat politike dhe të japë vendi-met duke u mbështetur në Kush-tetutën e vendit. “Keqpërdorimi i mundshëm i të drejtës ligjvënëse të Kuvendit duhet penguar duke i dhënë përparësi kushtetutës për-ballë ligjit”, tha Isaraj.

PërPLASjetPrej vitit 1991, janë mbi 35

ndryshime që janë bërë mbi legjis-lacionin për pronat në Shqipëri.

Ndryshime që kanë të bëjnë nga ndarja e tokave të fermave bu-jqësore, të kooperativave, të kthi-mit dhe kompensimit të pronave, legjislacionin mbi legalizimet apo dhe për zgjidhjen e mbiven-dosjeve në vend. Shpesh juristët janë shprehur se ka një sërë për-plasjesh mes ligjit për kthimin dhe kompensimin e pronave si dhe në ligjin për legalizimin e ndërtimeve të paligjshme. Ndërsa dhe në vetë ligjin për kthimin dhe kompen-simin e pronave, mbesin një sërë pikëpyetjes mbi afatet për mar-rjen e vendimeve dhe në procesin

Gjykata Kushtetuese e Kosovës zbulon se marrëveshja për

themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe nuk është në përputhshmëri me kushtetutën e Kosovës. Bëhet fjalë për një devijim nga akti më i lartë juridik, neni 3 i tij flet për barazinë para ligjit dhe kapitujt 2 dhe 3 të kushtetues së Kosovës ku rregullohen të drejtat dhe liritë themelore dhe të drejtat e komu-niteteve dhe pjesëtarëve të tyre.

“Parimet e elaboruara në Asociacionin ose Bashkësinë e Komunave me shumicë serbe, parimet e përgjithshme dhe elementët kryesore nuk janë në përputhshmëri me frymën kushtetuese”, thuhet në vendim. Gjykata Kushtetuese thotë se është e brengosur për dykup-timësinë gjuhësore të përdorur në marrëveshjen e nënshkruar në tri gjuhët shqip, serbisht dhe anglisht. Konkretisht bëhet fjalë për kuptimin e termit se “Aso-sacioni do të ketë vështrim të

plotë në çështje që ndërlidhen me komunat”, por që në anglisht kjo është përkthyer si “exercise full overvieë”. Kjo është dy kup-timore dhe nuk është konform me termat e përdorura në tek-stin e parimeve në gjuhën shq-ipe dhe as me ata në tekstin e parimeve në gjuhën serbe të cilat janë të ngjashme me kry-erjen e auditimit ose kontrollit. Gjykata gjen se Asociacioni nuk mund të vishet me autoritet të plotë dhe ekskluziv për të pro-movuar interesat e komunitetit serb të Kosovës në marrëd-hënie me autoritete qendrore. Kontrolli i financave të Aso-ciacionit është një tjetër çështje për të cilat Gjykata Kushtetuese kërkon që ato të jenë në pajtim me Kushtetutën. Por, Kush-tetuesja nuk hedhë poshtë krejtësisht marrëveshjen e cila nxiti përplasje të forta mes poz-itës dhe opozitës nga momenti i nënshkrimit të saj në Bruksel me datë 25 gusht.

kosovë

seKretari i PërgjithshëM i nato-s

Stoltenberg: Shqipëria, kontribut në luftën kundër terrorizmit Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stolten-

berg, shpreh vlerësimin e tij për mbështetjen e Shqipërisë në luftën kundër terrorizimit. Përmes një mesazhi drejtuar presidentit Bu-jar Nishani, Stoltenberg vlerëson se “dëshiroj të shpreh vlerësimin tim për mikpritjen e ngrohtë me të cilën u prita, së bashku me delegacionin që më shoqëronte, gjatë vizitës sime të fundit në Tiranë, – lexohet në letrën e Sekretarit të përgjithshëm të NATO-s”. “I mirëprita shumë bisedi-met tona të përbashkëta mbi sfidat me të cilat përballet Aleanca jonë, në veçanti mbi terrorizmin që i ka rrënjët në rajonin e paqëndrueshëm që shtrihet në jug të kufijve tanë”. Sipas Stoltenberg, “NATO-ja po punon intensivisht për elementet e strategjisë së saj jugore në mënyrë

që të mundemi të riafirmojmë gjatë Samitit tonë të Varshavës vitin që vjen faktin se ne po adapto-hemi me sukses ndaj mjedisit të ndryshuar të sig-

urisë. I lavdëroj pamasë nismat dhe hapat që Shqipëria ka hedhur në këtë drejtim, si brenda vendit tuaj ashtu edhe si pjesë e përpjekjeve tona më të gjera”. Gjithashtu Stol-tenberg ka vlerësuar te Nishani “mendjemprehtësinë mbi situatën në Ballkanin Perëndimor, sidomos përkushtimin tuaj duke punuar për marrëdhënie të mira, rritjes së be-simit dhe zgjerimit e zmadhimit të dialogut mes vendeve fqinje”. “Ndaj gjithashtu me ju pikëpamjet tuaja se e ardhmja Euro-Atlantike e Ballkanit

Perëndimor ofron perspektivën më të mirë për ra-jonin”.

“Parimet e elaboruara në Asociacionin ose Bashkësinë e Komunave me shumicë serbe,

parimet e përgjithshme dhe elementët kryesore nuk janë në përputhshmëri

me frymën kushtetuese”

“Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja, është shprehur se është i domosdoshëm një formulim i qartë i legjislacionit mbi çështjen e pronësisë, në të kundërt ai nuk do të prodhojë stabilitet”

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese dhe ai i Gjykatës së Lartë botojnë vendimet e unifikuara

Page 7: FRD 25 dhjetor.pdf

25 dhjetor 2015 fryma e re 7

sociale

Ndalet rritja e xhiros së bizneseve, por jo punësimi

Kjo tendencë mund të reflektojë dhe një formalizim të punësimit në gusht e shtator, pas fillimit të aksionit kundër informalitetit.

Ndonëse xhiro e bizne-seve është ngadalësuar ndjeshëm (ndryshimi vje-

tor i indeksit të shifrës së afarizmit në volum pasqyron rritje prej 0,5 % në aktivitetet ekonomike të mbuluara në anketën e INSTAT), punësimi ka vijuar me tendenca pozitive në pjesën më të madhe të sektorëve. (Lexo: Bie ndjeshem xhiro e bizneseve). Kjo tendencë mund të reflektojë dhe një formal-izim të punësimit në gusht e shta-tor, pas fillimit të aksionit kundër informalitetit.

inDuStriGjatë tremujorit të tretë 2015,

ndryshimi vjetor i numrit i të të pu-nësuarve me pagesë në ndërmarrjet që operojnë në aktivitetin “Industri” (Industri nxjerrëse dhe përpunuese) paraqet rritje 6,9 % krahasuar me tremujorin e tretë 2014.

Ky tregues paraqitet me rritje edhe në aktivitetet “Energji ele-ktrike, gaz, avull” me 14,6 % dhe “Grumbullimi, trajtimi dhe furnizimi me ujë” me 15,3 %.

Ndryshimi tremujor i numrit të të punësuarve me pagesë në ndërmarrjet e aktivitetit “Industri” paraqet rritje prej 3,7 %.

Gjatë tremujorit të tretë 2015, ndryshimi vjetor i nivelit të fon-dit të pagave shënoi një rritje prej 4,3 % në “Industri”, ndryshim i cili vjen kryesisht nga rritja e këtij treguesi në aktivitetin “Industri përpunuese” me 11,1 %.

Aktiviteti “Energji elektrike, gaz, avull” u rrit me 1,3 % ndërsa ak-tiviteti “Grumbullimi, trajtimi dhe furnizimi me ujë”, u rrit me 9,1 %.

Ndryshimi tremujor i fondit të pagave shënoi rritje me 2,1 % në ak-tivitetin “Industri”, rritje e cila vjen kryesisht nga ndikimi i aktivitetit “Industri përpunuese” me 3,3 %. Gjithashtu, ky tregues shënoi rritje në aktivitetin “Grumbullimi, trajtimi dhe furnizimi me ujë”, me 1,8 %.

nDërtimNdryshimi vjetor i indeksit të

numrit të të punësuarve me pagesë në aktivitetin “Ndërtim” në tremu-jorin e tretë 2015 paraqet rritje prej 8,9 % krahasuar me tremujorin e tretë 2014, fondi i pagave, për ndërmarrjet që operojnë në aktiv-itetin “Ndërtim”, shënoi një rritje prej 15,3 % gjatë së njëjtës periudh

SHërBimeNë tremujorin e tretë 2015, në

aktivitetet “Shërbime” ka një rritje të numrit të të punësuarve me pagesë me 14,6 % krahasuar me të njejtën periudhe të një viti më parë. Kontributin më të madh në këtë rritje e kanë dhënë kryesisht aktiviteti “Tregti me shumicë” me 18,5 % dhe aktiviteti “Informacion

dhe komunikacion” me 9,1 %.Në tremujorin e tretë 2015,

ndryshimi tremujor në ndërmar-rjet që operojnë në “Shërbime” paraqet rritje të numrit të të punë-suarve me pagesë me 3,1 %, kraha-suar me tremujorin e dytë 2015. Në këtë rritje kanë ndikuar kryesisht aktivitetet “Tregti me shumicë” me me 2,5 % dhe aktiviteti “Informa-cioni dhe komunikacion” me 1,4 %.

Në aktivitetin “Shërbime”, ndryshimi vjetor, në tremujorin e tretë 2015, paraqet një rritje të fondit të pagave me 12,3 % kra-hasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kontribut kryesor në rritjen e këtij treguesi kanë dhënë kryesisht aktivitetet “Tregti me shumicë” me 13,7 % dhe aktiviteti “Informacioni dhe komunikacion” me 12,6 %.

Ndryshimi tremujor i fondit të pagave paraqitet me rritje 0,3 % në tremujorin e tretë 2015 krahasuar me tremujorin e dytë 2015, në ak-tivitetin “Shërbime”. Në këtë rritje kanë ndikuar kryesisht aktivitetet “Transport dhe magazinim” me 3,6 % dhe aktiviteti “Hotele” me 13,4 %.

Në tremujorin e tretë 2015, në ndërmarrjet që operojnë në aktiv-itetin “Tregti me shumicë”, ndry-shimi vjetor i indeksit të numrit të të punësuarve me pagesë paraqet rritje 18,5 % krahasuar me tremu-jorin e tretë 2014.

Ndërsa, ndryshimi tremujor i këtij treguesi në aktivitetin “Tregti me

shumicë” paraqet rritje 2,5 % kraha-suar me tremujorin e dytë 2015.

Në aktivitetin “Tregti me shumicë”, ndryshimi vjetor, në tremujorin e tretë 2015 paraqet një rritje të fondit të pagave me 13,7 % krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërkaq në aktivitetin “Tregti me pakicë dhe shumicë e au-tomjeteve dhe riparimi i autom-jeteve” rritje me 16,5 %.

Në ndryshim tremujor, ky treg-ues paraqet rënie 0,4 % në aktiv-itetin “Tregti me shumicë”, ndërsa në aktivitetin “Tregti me pakicë dhe shumicë e automjeteve dhe riparimi i automjeteve” ka patur rritje me 5 % krahasuar me tremu-jorin e dytë 2015.

Ndryshimi vjetor i indeksit të numrit të të punësuarve me pagesë në aktivitetin “Transport dhe mag-azinim” paraqet rënie me 1,1 % kra-hasuar me tremujorin e tretë 2014.

Ndërsa, indeksi i numrit të të punësuarve me pagesë në aktivite-tin “Transport dhe magazinim”, në ndryshim tremujor, shënoi rritje me 1,3 % krahasuar me tremujorin e dytë 2015.

Referuar të njëjtit aktivitet, ndryshimi vjetor i indeksit të fondit të pagave paraqitet rënie 13,5 %.

Krahasuar me tremujorin e dytë 2015, indeksi i fondit të paga-ve paraqitet me rritje 3,6 % në këtë tremujor në aktivitetin “Transport dhe magazinim” .

HoteLeNdryshimi vjetor i indeksit të

numrit të të punësuarve me pag-esë në tremujorin e tretë 2015 paraqet rritje 15,8 %, ndërsa në ndryshim tremujor, krahasuar me tremujorin e dytë 2015, ky tregues paraqet rritje 16,2 %.

Ndryshimi vjetor i fondit të pagave në ndërmarrjet e aktivitetit “Hotele” paraqet rritje 13,3 % kra-hasuar me tremujorin e tretë 2015, ndërsa në ndryshim tremujor, kra-hasuar me tremujorin e dytë 2015, ky tregues paraqet rritje 13,4 %.

inFormAcioni DHe komunikAcioniIndeksi i numrit të të punësu-

arve me pagesë, në aktivitetin “In-formacioni dhe Komunikacioni”, në ndryshim vjetor, paraqitet me rritje 9,1 % në tremujorin e tretë 2015 krahasuar me tremujorin e tretë 2014.

Ndryshimi tremujor i indeksit të numrit të të punësuarve me pagesë referuar të njejtit aktivitet paraqet rritje 1,4 %.

Fondi i pagave në aktivitetin “Informacioni dhe komunikacioni” paraqitet me rritje 12,6 % në tremu-jorin tretë 2015 krahasuar me tremu-jorin e tretë 2014, ndërsa ndryshimi tremujor i indeksit të fondit të paga-ve paraqet rënie 9,1 % në krahasim me tremujorin e dytë 2015.

Aktivitete Arkitekture DHe inxHinierike

Ndryshimi vjetor i indeksit të numrit të të punësuarve me pag-esë në aktivitetin “Aktivitete arki-tekture dhe inxhinierike” paraqet rritje 11,8 %, krahasuar me tremu-jorin e tretë 2014, ndërsa në ndry-shim tremujor, referuar të njëjtit aktivitet, indeksi i numrit të të pu-nësuarve me pagesë paraqitet me rritje 0,8 %.

Ndryshimi vjetor i indeksit të fondit të pagave në aktivitetin “Aktivitete arkitekture dhe inxini-erike” paraqet rritje 19,2 % kraha-suar me tremujorin e tretë 2014.

Me rritje 1,2 % paraqitet indek-si i fondit të pagave në këtë tremu-jor, referuar të njëjtit aktivitet, kra-hasuar me tremujorin e dytë 2015.

AGjenci uDHëtimiNdryshimi vjetor i indeksit

të numrit të të punësuarve me pagesë në aktivitetin “Agjenci ud-hëtimi” paraqet rritje 27,5 % kra-hasuar me tremujorin e tretë 2014, ndërkaq edhe në ndryshim tremu-jor, indeksi i numrit të të punësu-arve me pagesë në këtë aktivitet paraqitet me rritje 6,4 % krahasuar me tremujorin e dytë 2015.

Indeksi i fondit të pagave, në ndryshim vjetor, në aktivite-tin “Agjenci udhëtimi” paraqitet me rritje 27,7 % krahasuar me tremujorin e tretë 2014, ndërkaq në ndryshim tremujor, ky tregues paraqitet me rritje 8,2 % krahasuar me tremujorin e dytë 2015.

bashKia tiranë

Taksa mbi kalimin e pronësisë sa ishte dhe sa do të bëhet

Në Paketën e re Fiskale të paraqitur në Këshillin Bashkiak të Tiranës, një nga taksat që është paraqitur me rritje është ajo mbi “ Kalimin

e të drejtësës së pronësisë mbi pasurinë e paluajtshme”, e cila vendoset për të gjitha ndërtesat në momentin që ndryshojnë pronësi.

Me ndarjen e re territoriale, për njësitë administratove nën menaxhimin e Bashkisë së Tiranës, është parashikuar që kjo taksë të jetë e përshkallëzuar:

Si ëSHtëKategoritë e ndërtesave Zona 1 TiranëNdërtesa banimi 1,000 lek/m2Ndërtesa tregti/shërbime 2,000 lek/m2Të tjera 1,500 lek/m2Si Do të BëHet(Dajt, Farkë, Kashar)Ndërtesa banimi 1,100 lek/m2Ndërtesa tregti/shërbime 2,200 lek/m2Të tjera 1,650 lek/m2(Bërzhitë, Baldushk, Vaqarr, Petrelë. Pezë, Kërrabë, Shëngjergj,

Ndroq, Zall-Herë, Zall-Bastar ( -30%)Ndërtesa banimi 700 lek/m2Ndërtesa tregti/shërbime 1,400 lek/m2Të tjera 1,050 lek/m2Sipas vendimit, rreth 3% e të ardhurave nga kjo taksë do të vilen

nga Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.

Page 8: FRD 25 dhjetor.pdf

25 dhjetor 2015 fryma e re 8

ekonomi

Marrëzia e koncesioneveBizneset shqiptare të cigareve dhe

karburanteve transferuan këtë vit si çmime fundore ndaj konsumatorëve

rreth 20 milionë euro të krijuara si kosto shtesë nga koncesionet e markimit, skanimit dhe pullës fiskale. Vala e re e koncesioneve 200 milionë euro në një vit në shëndetësi dhe projektet për rreth 70 koncesione të reja rrisin skepticizmin tek ekspertët dhe institucionet ndërkombëtare. Banka Botërore lajmëron për rreziqe që vijnë nga këto projekte.

miLo e konkurrencëS: nuk Po PyetemiTeksa Shqipëria është në kulmin e lëshi-

mit me koncesion të shërbimeve publike ndaj privatëve, Komisioni Europian dhe Banka Botërore po hedhin alarmin se këto forma të reja investimi që kanë lulëzuar kryesisht në dekadën e fundit janë vështirë-sisht të kontrollueshme dhe shpesh me kos-to për qytetarët edhe në vendet e zhvilluara.

Por këto konkluzione nuk po e pengojnë qeverinë të faturojë kosto të pallogaritshme te qytetarët, të cilat nëpërmjet valës së re të koncesioneve, jo vetëm që do të shtohen në vitet në vijim, por janë edhe një rrezik i madh për stabilitetin fiskal të vendit në periudhë afatgjatë.

Praktikat shqiptare të këtyre investime-ve janë të frikshme. Bizneset dhe qytetarët shqiptarë po paguajnë edhe për shërbime që nuk u ofrohen kurrë.

Vetëm te nafta, konsumatorët paguajnë 2 lekë për litër ose rreth 15 milionë euro në vit që shkojnë të ardhura për koncesionet e ska-nimit dhe markimit të karburanteve. Shoqata e Hidrokarbureve pohoi se, edhe pse nafta as nuk markohet dhe as nuk skanohet, bi-znesi paguan tarifat të cilat janë përfshirë në çmimme 2 lekë për litër. Ministria e Finan-cave e ka një dosje me prova se koncesionari i markimit, GFI Albania, nuk ka kryer asnjë investim dhe është në shkelje të plotë të mar-rëveshjes, por nuk po ndërhyn duke e lënë kompaninë të operojë në vullnetin e saj.

Grosistët e cigareve pohuan se kosto e pul-lës fiskale është rritur me tre herë me dhënien e saj me koncesion ndaj kompanisë SICPA. Vitin që shkoi llogariten 3.2 milionë euro pag-esa vetëm për pullën fiskale nga grosistët e cigareve, të cilat janë transferuar në çmimet për konsumatorët fundorë, me më shumë se 2 lekë për paketë, ndërkohë që importi i cig-areve është në rënie pikiatë dy vitet e fundit, çka tregon se ky shërbim nuk ka kryer funksio-nin e tij, atë të uljës së informalitetit.

Bizneset në Portin e Durrësit paguajnë një tarifë 50 lekë për paletë, e cila nuk është në librin e tarifave që ushtrohen në port, por vilet nga koncesionari Albanian Ferry Terminal dhe qeveria nuk ndërhyn. Sapo ka nisur nga puna koncesioni i skanimit në dogana Rapiscan dhe për shkak të një gabimi në rinegocimin e kontratës, biznesi e pagoi fillimisht dy herë tarifën 22 euro për çdo deklaratë doganore, ndërsa financat u detyruan ta rishikojnë sërih marrëveshjen, me koston që tani do e mbajë vetë buxheti.

Tarifa që do të reflektohet në çmimet e mallrave të importit rrezikon ta bëjë Shq-ipërinë më pak konkurruese në tranzitimin e mallrave në rajon.

Absurditeti qëndron në faktin se këtë tarifë e paguajnë edhe importuesit që nuk

e marrin këtë shërbim dhe se një praktikë e tillë nuk aplikohet në asnjë vend europian.

Qeveria shqiptare është në përpjekje dëshpëruese disavjeçare me koncesion-arin e Aeroportit Nënë Tereza për heqjen e ekskluzivitetit, për shkak të të cilit Shqipëria ka çmimet e biletave të avionëve të paktën 30% më të shtrenjta se në rajon.

Vetëm pak kohë më parë, qeveria ka sinjal-izuar jo zyrtarisht mosrinovimin e kontratës me britanikët e Crown Agents, të cilët dështu-an në përmbushjen e detyrimeve për të rritur të ardhurat doganore me 100 milionë dollarë në vit. Por britanikët e Crown Agents kanë përfituar ndërkohë pagesat 8.5 milionë euro në këto dy vite nga taksapaguesit shqiptarë.

Por të gjitha këto disfata nuk po shër-bejnë si mësim për më shumë maturi në kontrata të tilla në të ardhmen. Përkun-drazi si kurrë më parë, institucionet shq-iptare janë përfshirë në valë të ethshme koncesionesh, bilanci i të cilave lajmëron pasoja. Vetëm Ministria e Shëndetësisë dha vitin e fundit katër koncesione, Check UP, kontrollin bazë mjekësor, shërbimin e he-modializës, sterilizimin dhe përpunimin e mbetjeve spitalore, ndërsa është në proces dhënia me koncesion e shërbimit laborato-rik. Këtë fundviti, pritet të nënshkruhet kon-cesioni për Rrugën e Kombit me një kosto vjetore të paktën 14 milionë euro mbi për-

doruesit e rrugës. Ministria e Ekonomisë ka futur në proces më shumë se 70 koncesione me partneritet publikë privatë që kalojnë vlerën e 3 miliardë dollarëve.

Eksperti i Ekonomisë, Zef Preçi, pohon se ka një problem të madh kushtetues me koncesionet. Qeveria e ka mandatin 4 vjet e nuk ka asnjë të drejtë ekskluzive që të lënë peng për 25 – 30 vjet apo më shumë, pa pasur konsensus të mjaftueshëm edhe nga të tjerët, në këtë rast opozita, tha ai. “Unë e kuptoj, qeveria është në nevojë dhe sheh koncesionin si zgjidhje, por mendoj gjithashtu se ka një abuzim dhe një teprim me to”, u shpreh ai. Preçi kujton se, me tre faqe biznesplan u mor skanimi i konte-jnerëve në Dogana, nga të cilat 210 mln euro hynë në xhepat e kompanive të huaja, me bashkëpunëtorë shqiptarë.

konceSioni i PuLLAve rriti me tre Herë koStotPullat fiskale për mallrat e akcizës aktu-

alisht kushtojnë tre herë më shumë se kur printoheshin nga shteti. Nga 1 lek që kush-tonte një pullë fiskale para 2013 tani është diku tek 3 lekë (+/- në varësi të kursit të eu-ros). Përparim Tushaj, nga ConsultingALB Partner, tha se kur është miratuar ky konce-

sion, importet ishin llogaritur në 4,000 tonë në vit që në numër pullash për duhanin i bie 200 milionë paketa/pulla.

Kostoja totale e grosistëve të cigareve është rreth 4.3 milionë euro vetëm për pul-lën fiskale, që me koncesionin ka pësuar një rritje 2.9 milionë euro vetëm për cigaret. Pulla fiskale bashkë me rritjen e akcizës së cigareve duket se ka qenë “mallkimi” i in-dustrisë së duhanit, e cila rezultoi me nor-ma të ulëta shitje.

Importi total i cigareve vitin që shkoi ishte rreth3,000 tonë ose 150 milionë paketa. Vlera totale e pullave është 3.2 milionë euro dhe kompania e Sicpa ka fituar diku te 2 milio-në euro vitin e kaluar vetëm nga industria e duhanit. Kostot janë transferuar totalisht te çmimet e konsumatorit, – pohojnë grosistët.

Por ndërkohë janë edhe miliona euro të tjera që gjenerohen për pijet alkoolike. Gro-sistët e verës pohuan se, vetëm vënia e pullës fiskale në një shishe verë importi kushton 0.5 euro. Pasi me hyrjen në fuqi të koncesionit të pullës, vendosja e saj për mallrat e impor-tit kryhet në fabrikat e prodhimit dhe jo në magazinat doganore, duke bërë që kosto e pullës të shumëfishohet disa herë.

Pulla e re fiskale mbi industrinë e cigar-es me qëllim uljen e evazionit nuk ka sjellë rezultatet e pritshme në këtë drejtim, pasi importet e cigareve qysh nga viti 2013 kanë rënë me 27%.

mArkimi 150 mLn euro që nuk Po FunkSiononTani, në krye të dy viteve që kur nisi nga

puna koncesioni i markimit të karburanteve nga GFI Albania, nuk po kryhet funksioni themelor për të cilin ka kontratën me qe-verinë shqiptare. Shoqata e Hidrokarbureve lajmëron qeverinë, por nuk ka kundërveprim.

GFI Albania, nëpërmjet një kontrate 10-vjeçare që kushton 150 milionë euro, duhej të ngjyroste naftën në përputhje me qëllimin e përdorimit, me qëllim elimini-min e abuzimit me cilësinë e destinacionit dhe në fund, shmangien e taksave.

Mirëpo Shoqata e Hidrokarbureve thotë se kompania nuk po plotëson asnjë nga këto detyrime, nuk ka bërë asnjë investim dhe për rrjedhojë, kontrata koncesionare është shkelur në të gjitha pikat.

Në një letër të posaçme për këtë çështje, Shoqata e Hidrokarbureve ka lajmëruar Ministrinë e Financave si palë kontraktore me koncesionarin, se po lejon GFI Albania të shkelë të gjitha të drejtat dhe të abuzojë në mënyrë të paligjshme mbi subjektet detyruese, pa asnjë lloj alternative kontrolli, ankimimi dhe as kërkese për zbatimin e in-vestimeve që ai detyrohet me ligj.

Në kontratë midis Ministrisë së Financave dhe GFI, shtojca 4, përcaktohet qartë specifi-kimi teknik për makineri dhe pajisje, se kon-cesionari duhet të ndërtojë për injektimin e markuesit në karburant një sistem injektimi manual ose automatik dhe sistemi i pompave të procesionit duhet të jetë i kompjuterizuar dhe të transmetojë në kohë reale të dhënat. Por sot e kësaj dite, njofton Shoqata, investimi është zero. Nuk është ndërtuar asnjë impiant. Injektimi bëhet duke hedhur markuesin nga disa epruveta në autobot. Ndërsa përqendri-mi i markuesit, sipas marrëveshjes, duhet të jetë 4 gramë për 1000 litër, hedhja me dorë e

ngjyrës në autobot e bën totalisht të pamoni-torueshme këtë normë.

Paradoksi tjetër është se grosistëve, GFI, nuk u jep asnjë certifikatë cilësie për markuesin që hidhet në karburant dhe për më tepër, asnjë autoritet shqiptar nuk e certifikon. Për më tepër, koncesionari nuk garanton homogjenitetin e përqendrimit të markuesit në momentin e markimit (për ar-sye se nuk ka ndërtuar impiantet përkatëse), por pretendon se kjo ndodh, pasi autoboti të këtë udhëtuar të paktën 10 km.

Sipas këtij kriteri absurd që aplikon kon-cesionari, meqenëse shumica e konsumit është e përqendruar në Tiranë-Durrës, i bie që shumica e autoboteve të mos e përshko-jnë këtë distancë, çka do të thotë se moni-torimi që kërkohet të bëhet në treg është vetëm një tallje dhe dhunim i subjekteve detyruese. Ligji i detyron grosistët që pas markimit në magazina duhet të mbahet një mostër nga karburanti, në mënyrë që ajo të krahasohet me pikat e pakicës. Por në kush-tet në të cilat kryhet markimi, kjo nuk mund të ndodhë. Shoqata e Hidrokarbureve i ka bërë thirrje qeverisë, e cila në pamundësi për të prishur kontratën, duhet të penalizojë kompanitë për moszbatimin e saj.

Tarifa që grosistët e naftës i paguajnë koncesionarit është 614 lekë plus TVSH-në, për 1000 (një mijë) litra të markuara.

Luigj Aliaj nga Shoqata e Hidrokarbureve pohon se, koncesioni i skanimit dhe mar-kimit ka një kosto prej më shumë se 15 mil-ionë eurosh në vit dhe se është transferuar e gjitha në çmimet fundore të konsumatorëve.

Ndërsa, kompania Riu Transport me qendër në Durrës tregon për “Monitor” se vendosja e sistemit të ri të skanimit në Doganë ka rënduar më tepër “xhepat” e klientëve. Sara Hoxha, menaxhere e firmës thotë se tarifa prej 22 eurosh i shkon klientit dhe rrjedhimisht është kosto e shtuar për ta.

crown AGentS HArxHon 8.5 mLn euro “DëSHton”Qeveria shqiptare ka sinjalizuar mosri-

novimin e kontratës me kompaninë e kon-

Praktikat shqiptare të këtyre investimeve janë të frikshme. Bizneset dhe qytetarët shqiptarë po paguajnë edhe për shërbime që nuk u ofrohen kurrë. Vetëm te nafta, konsumatorët

paguajnë 2 lekë për litër ose rreth 15 milionë euro në vit

Page 9: FRD 25 dhjetor.pdf

25 dhjetor 2015 fryma e re 9

stuDiMi

Banka Botërore jep alarmin për rreziqetKa një numër të mundshëm

rreziqesh që lidhen me Partnerite-tin Publik Privat – shprehet Banka

Botërore në një studim të posaçëm për këtë mënyrë të re bashkëpunimi mes autoriteteve publike dhe atyre private. Vlerësimet gjenden në linkun (http://ppp.worldbank.org/public-private-part-nership/overview/ppp-objectives).

Zhvillimi i ofertave të vazhdueshme për projektet PPP ka të ngjarë të jetë me shpenzime të mëdha për proceset tradi-cionale të prokurimit, vlerëson Banka. Qeveritë doemos për këtë arsye duhet të përcaktojnë nëse kostot e përfshira në këto investime janë të justifikuara. Banka Botërore cilëson se njësitë e zbatimit të PPP në mbarë botën kanë zhvilluar meto-da për të analizuar këto kosto.

Disa projekte mund të jenë më të leh-ta për t’u financuar se të tjerët, sugjeron Banka, nëse ato gjenerojnë të ardhura në monedhën vendase vetëm (p.sh. projek-tet e ujit), ndërsa të tjerët (p.sh. portet dhe aeroportet) do të sigurojnë valutë në dol-larë ose valutë tjetër ndërkombëtare me

më pak ndikim në tregjet financiare lokale.Firma private (dhe huadhënësit e tyre) në

koncesionin PPP duhet të jenë të kujdesshëm në lidhje me pranimin e rreziqeve të mëdha jashtë kontrollit të tyre, të tilla si rreziqet e kur-sit të këmbimit/rrezikun e aseteve ekzistuese. Nëse këto rreziqe ndodhin, atëherë çmimet e shërbimeve që ofrojnë do të rriten. Firmat pri-vate gjithashtu do të duan të dinë se rregullat e lojës do të respektohen nga qeveria për sa u përket rritjes së tarifave.

Në këto lloj koncesionesh, sektori privat do të bëjë për atë që është paguar dhe jo më shumë se kaq. Prandaj Banka Botërore sug-jeron ndaj qeverive që të pranojnë kërkesat e performancës, të cilatduhet të përcakto-hen qartë në kontratë.

Pavarësisht se koncesioni e ofron shërb-imin, qytetarët do të vazhdojnë t’i kërkojnë llogari qeverisë për cilësinë e shërbimeve komunale. Qeveria gjithashtu do të duhet të mbajë ekspertizë të mjaftueshme, nëse agjencia zbatuese ose organi rregullator, të jetë në gjendje për të kuptuar marrëvesh-jet PPP, për të kryer detyrimet e veta sipas marrëveshjes PPP dhe për të monitoruar

performancën e sektorit privat.Sektori privat ka të ngjarë që të ketë

më shumë ekspertizë dhe pas një kohe të shkurtër kanë një avantazh në të dhënat që kanë të bëjnë me projektin.

Një kuadër i qartë ligjor dhe rregullator është vendimtar për arritjen e një zgjidhje të qëndrueshme, sugjeron BB.

Duke pasur parasysh natyrën afatgjatë të këtyre projekteve dhe të kompleksitetit të lidhur me ta, është e vështirë për të identifi-kuar të gjitha të papriturat e mundshme të projektit që mund të lindin nëvijim dhe nuk ishin parashikuar në kontratën fillestare. është gjithashtu e mundur që disa nga pro-jektet mund të dështojnë ose mund të për-fundojë para afatit të parashikuar të projek-tit, për një numër arsyesh, duke përfshirë ndryshime në politikën e qeverisë, dështimi nga operatori privat ose të qeverisë për të kryer detyrimet e tyre për shkak të rretha-nave të jashtme të tilla si forca madhore.

Ndërsa disa nga këto çështje do të mund të adresohen në marrëveshjen PPP, ka të ngjarë që disa prej tyre do të duhet të menaxhohen gjatë rrjedhës së projektit.

sulencës në dogana, Crown Agents.Në kontratën me qeverinë shqiptare në

fillim të vitit 2014, britanikët e Crown, nëpër-mjet konsulencës dhe operacioneve në ter-ren, duhet të jepnin një rezultat në të ardhura sa 1% e PBB, e barabartë me rreth 100 milio-në dollarë në një vit fiskal. Por ritmet e rritjes së të ardhurave doganore, jo vetëm që nuk kanë ecur sipas parashikimeve të kontratës, por kanë shënuar rënie të thellë në vlera ab-solute në krahasim me një vit më parë. Në fund të nëntëmujorit, të ardhurat nga doga-nat shënuan -4.4% më pak se në vitin 2014, ose -4.8 miliardë lekë më pak. Ndërkohë që sipas kontratës me qeverinë, Crown Agents ka përfituar për dy vjet 8.5 milionë euro nga fondet e taksapaguesve. Ekspertët e eko-nomisë e patën paragjykuar kontratën me Crown Agents që në nisje të saj, por tani qe-veria duket se është bindur pas eksperimen-timit dyvjeçar duke sinjalizuar edhe mosri-novinim për vitin e tretë të konsulencës.

konceSioni i tAkSimit të treFiSHtë mBi rruGën e komBitMinistria e Transportit është në prag të

shpalljes së fituesit që do të marrëme kon-cesion Rrugën e Kombit, pjesë e rrjetit të rrugëve kombëtare dhe përbën projektin më të madh inxhinierik rrugor të ndërtuar në historinë e Shqipërisë. Duke lidhur Milotin, rreth 60 km në verilindje të Portit të Durrësit në detin Adriatik, me Morinën në kufirin e Kosovës, rruga formon seksionin qendror të autostradës Kosovë-Shqipëri, që lidh Dur-rësin me Prishtinën. Dhënia e mirëmbajtjes me koncesion në këtë aks synon një tarifë 5 euro pa TVSH për një periudhë 30-vjeçare.

Nëse autostrada realizon minimumin e trafikut për një aks të këtij niveli, 7 mijë makina në ditë, siguron një të ardhur vje-tore minimumi 13 milionë euro pa llogari-tur tarifat më të larta se 6 që pritet të vihen ndaj automjeteve të rënda (furgonëve, au-tobusëve dhe kamionëve). Kjo shumë prej 13 milionë eurosh do të paguhet nga për-doruesit e rrugës që janë kryesisht qytetarë të zonës veriore dhe verilindore të vendit,

kosovarëve dhe bizneseve që tranzitojnë dhe eksportojnë mallra nga kjo rrugë.

Mirëpo kjo pagesë është e treta që qytetarët po bëjnë për Rrugën e Kombit. Së pari, taksa e qarkullimit mbi karburantin me 27 lekë për litër, që kryesisht ka funksion të gjenerojë fondet për mirëmbajtjen, paguhet nga të gjithë përdoruesit e automjeteve kur konsumojnë naftën. Kështu vetëm nga taksa e qarkullimit, buxheti i shtetit vjel 19 miliardë lekëose afërisht 150 milionë euro, shumë kjo e mjaftueshme për mirëmbajtjen e rrugëve.

Ndërsa pagesa e tretë që qytetarët e Shq-ipërisë po bëjnë për Rrugën e Kombit janë interesat që paguhen për të shlyer huan mbi 300 milionë euro që u mor në vitin 2008 për ndërtimin e saj.Shoqata e Hidrokarbureve i

ka bërë thirrje qeverisë që në momentin që do vihet taksa e koncesionit mbi Rrugën e Kombit duhet të ulet taksa e qarkullimit mbi naftën, pasi do të ishte jashtë logjike që qytetarët të paguajnë më shumë se dy herë për një shërbim.

SHënDetëSiA, 200 miLionë euro konceSione në një vitMuajin e kaluar, Ministria e Shënde-

tësisë dha koncesionin e tretë me Partne-ritet Publik Privat për këtë vit. Kundrejt një pagese 70 milionë euro, kompania Evita sh.p.k do të ushtrojë shërbimin e hemodi-alizës për një periudhë 10-vjeçare. Në janar të këtij viti, Ministria e Shëndetësisë dha

koncesionin për kontrollin bazë mjekësor i cilësuar si “check up”, ndaj bashkimit të përkohshëm të firmave Marketing& Dis-tribution dhe Trimed, kundrejt një shume prej 53 milionë eurosh për një periudhë 10-vjeçare. Në kontrollin mjekësor bazë përfshihen vlerësimi, këshillimi, trajtimi dhe ndjekja për faktorët e stilit të jetesës, puna, ushqyerja. Përfshihen edhe matja, vlerësimi, këshillimi, referimi dhe ndjekja e parametrave fiziologjikë si: tensioni arte-rial, pesha trupore, aktiviteti i zemrës etj. Gjithashtu në paketën e kontrollit bazë përfshihen analizat gjakut si kolesteroli total, HDL kolesterol, LDL kolesterol, tri-gliceride; Glicemia, analizat feçe për gjak okult, etj. Ekspertët e sektorit dhe ata të ekonomisë panë me skepticizëm për shkak se kompania me pjesën dërrmuese të ak-sioneve me koncesion, Marketing& Dis-tribution, nuk kishte përvojë në ofrimin e shërbimeve shëndetësore.

Muajin e kaluar, Agjencia e Prokurimit Publik shpalli fituese kompaninë italiane ServiziItalia Spa “Për shërbime të integruara në ofrimin e setit të personalizuar të instru-menteve kirurgjikale, furnizimin me mate-rial mjekësor steril njëpërdorimësh në sallat kirurgjikale, si dhe trajtimin e mbetjeve bi-ologjike dhe dezinfektimin e sallave kirurgji-kale”, kundrejt 80 milionë eurove për 10 vjet.

rAPiScAn, BArrA Do PërBALLoHet eDHe nGA BuxHeti, të PAktën Dy vitet e PArANuk janë vetëm bizneset që po paguajnë

22 euro për çdo deklaratë doganore mbi 1000 euro dhe 5 euro për ato nën 1000 euro, për hir të kontratës për skanimin e kontenjerëve, që ka hyrë në fuqi në 7 shtator. Edhe buxheti i shtetit do të paguajë për këtë kontratë, çka nënkupton se më shumë para nga taksap-aguesit do shkojnë në favor të koncesionarit.

Po pse do të detyrohet të paguajë shteti për koncesionarin dhe sa. Në marrëveshjen e rishikuar, ndryshe nga e mëparshmja, bux-heti i shtetit merr përsipër kompensimin e kostove të pambuluara me të ardhura në 7

vitet e para të aktivitetit të skanimit, ndryshe nga kontrata e mëparshme, ku koncesionari do të merrte direkt tarifën prej 39 eurosh për çdo deklaratë doganore, duke bërë që risku i humbjeve të merrej përsipër nga ky i fundit. Në total për 15 vite, Rapiscan do të marrë si-pas kontratës së re 210 milionë euro.

Kontratat e re përcakton që tarifa vjetore e vendit gjatë 12 muajve të parë, duke filluar nga data e fillimit, do të jetë 2.2 milionë euro për një pikë skanimi, ose 11.3 milionë euro për të 5 pikat gjithsej të skanimit (tre fikse dhe dy të lëvizshme).

Në vitin bazë që merret si pikënisje për llogaritjet, numri i deklaratave doganore me vlerë mbi 1 000 (një mijë) euro është afërsisht 400 mijë copë. Numri i deklaratave doganore me vlerën nën 1 000 (një mijë) euro është rreth 35 mijë copë. Nga një llogaritje e thjeshtë, shuma që shteti do të mbledhë nga këto tarifa nuk i kalon 9 milionë euro. Duke qenë se ai duhet t’i japë koncesionarit 11.3 milionë euro, duhet të paguajë nga buxheti diferencën prej 2.3 milionë euro, që në vitin e parë.

Duke u shtuar dhe humbjen nga për-jashtimi i pagesës së tarifës për disa kategori biznesesh, biznesit i ulen 2 milionë euro pagesa, që duhet t’i paguajë buxheti, duke e çuar në rreth 4 milionë euro shumën që duhet të mbulojë buxheti vetëm vitin e parë.

Faktin që bizneset paguajnë për deklaratë edhe kur nuk marrin shërbimin financat e kanë argumentuar me faktin se marrëveshja është të paguhet 22 euro për deklaratë pavarësisht nëse bëhet apo jo ska-nimi, se përndryshe do i binte mbi 120 euro të paguanin ata që u skanohej malli.

Nga ana tjetër, ka munguar transpar-enca, si nga qeveria e mëparshme ashtu dhe ajo aktuale, se çfarë vlerë të shtuar do të sjellë ky shërbim në të ardhurat doganore apo zbulueshmërinë e evazionit, dhe as pse ky shërbim nuk kryhet nga vetë Dogana, që e ka funksionale të paktën një pajisje të tillë.Një transparencë e plotë mbi kostot dhe përfitimet e këtij koncesioni do të ishte e domosdoshme për të argumentuar domos-doshmërinë e dhënies së tij. B.H

Nuk janë vetëm bizneset që po paguajnë 22 euro për çdo deklaratë doganore mbi 1000 euro dhe 5 euro për ato nën 1000 euro, për hir të kontratës për skanimin e kontenjerëve, që ka hyrë në fuqi në 7 shtator. Edhe buxheti i shtetit do të

paguajë për këtë kontratë

Page 10: FRD 25 dhjetor.pdf

25 dhjetor 2015 fryma e re 10

kulturë

Si mund t’i biesh violinës majë çatisë? Si mund ta mbajë lopa një çadër shiu me këmbën e saj? Si mund

që një fytyrë njeriu të jetë e dy-zuar e të shohë njëkohësisht para e mbrapa? Si mund të jetë një kokë e shkëputur pak më tej nga trupi në hapësirë? Po ata që enden në ajër mbi çatitë e qytetit? Një trup burri i përkulur çuditërisht mbrapsht, si një akrobat perfek-sionist që kërkon të marrë puthjen e të dashurës së tij? Si mund që një kokë burri të jetë njëkohësisht një kokë njeriu dhe zogu? Si vallë?… Mund të bësh njëqind pyetje të tilla duke parë tablotë e Marc Cha-gall, por të duash të japësh një përgjigje thelbësore mbi artistin, mund të thuash thjesht se kemi të bëjmë vetëm me pikturën e Marc Chagall dhe të askujt tjetër. Pasi Chagall, (Moyshe Segal, siç është shkruar kur lindi) në gjithçka që krijoi ngjizi kujtimet e tij të origji-nës, të fëmijërisë dhe të rinisë, ato të Vitebskut të largët të Rusisë ku jetonin hebrenj që flisnin jidish. Po, është qyteza e Vitebskut me hebrenjtë, sinagogën, rabinin, leximin e Torës, ritualin e lindjeve, dasmave, varrimeve… imazhe të krijuara atje, në Vitebsk, në Francë apo Amerikë gjatë mërgimit në kohë të luftës, por gjithnjë po ajo dorë, po ajo mënyrë pikturimi, po ato tema… Dhiata e vjetër me historitë e Noes, të Jakobit, të Kan-tikës së Kantikëve, të dashurisë…

Në një artikull të fundit të tij, piktori Bashkim Ahmeti, duke shkruar për tablotë e mikut të tij Gjergj Lako, i kujtonte sesi dikur, të dy, gjatë orëve të mësimit struke-shin në bangat e fundit të klasës në lice, duke i thënë njëri-tjetrit – “Eja të shkojmë, të vizatojmë Viteb-skun tonë” … Ishte një shprehje që i referohej veprave të Chagall që kushedi ku i kishin parë, dhe pik-tura e mjeshtrit të madh, me kolo-ritin e forte, ato figura njerëzore në lartësitë e qytetit që e kishte frymëzuar imagjinatën e tyre pik-turale. Dhe Ahmeti do ta krijonte “Vitebskun” e tij, e banorëve, kall-drëmeve dhe shtëpive të Gjirokas-trës. Tre-katër albume të Chagall qarkullonin atëherë në Tiranë në duart e artistëve si Velo, Oseku, Mati, etj., veçanërisht në vitet e parë të viteve ’70. Një nga ato më

Kur në Tiranë flitej: Eja të vizatojmë “Vitebskun” tonë!

nga Luan Rama

kishte befasuar dhe mua që isha thjesht një student, pa e ditur se shpejt, si Chagall, ashtu si dhe Picasso, Cezanne, Kandinsky, im-presionistët e të tjerë, do të ndalo-heshin si dekadentë e antiprole-tarë. E megjithatë, ne ende nuk dinim gjë për atë piktor. Kishim parë vetëm riprodhimet e zbehta të veprës së tij. Po cili ishte ai, nga vinte, si e krijoi atë vepër aq të veçantë e të fuqishme? Realisht, tablotë e Chagall unë i pashë veçse në vitin 1993 në Muzeun e Artit Modern kur tashmë kisha ardhur në Paris dhe befasia ishte vërtet e jashtëzakonshme. Një tjetër ditë, duke kërkuar gjurmët e Modi-glianit, ja ku u ndesha me jetën rinore të vet Chagall-it që sapo kishte ardhur në Paris në fillimin e vitit 1910. Ishte atje në “La Ruche” (“Kosherja”), siç e quanin artistët, shumica emigrantë, të vendosur aty, ku krijonin mjaltin e tyre që do të ëmbëlsonte mbarë botën. Dhe kështu, unë e imagjinova piktorin e ri të ardhur nga Vitebsku i Rusisë së largët e të ftohtë e ku shpejt ai lidhi miqësi me një tjetër emigrant të ardhur si ai pak vite më parë, Amedeo Modigliani apo “italiani si Botticelli”, siç e kujtonte ai. Në fillimet e tij parisiane, ai e ndjen menjëherë peshën e kubizmit dhe të fovizmit, në krye të së cilave ishin Picasso, Kandinsky, etj. Ku-bizmi në ato vite ishte në kulmin e vet. Sigurisht ai u ndikua, siç e shohim në disa nga nudot e tij të pikturuara ne Paris, apo portrete, portretet e tij me Kullën Eiffel, etj, por shumë shpejt ai u largua nga këto rryma, edhe pse nga ato ai fitoi nga dinamizmi i brendshëm i tyre si dhe ngjyra e fortë që kishin fovistët.

Duke kujtuar atelieret e “La Ruche”, e atij vendi që do të mbetej mitik në historinë e artit francez të shekullit XX, Chagall kujtonte:

“Ato ateliere banoheshin nga ar-tistë bohemë të të gjitha vendeve. Ndërkohë që tek atelieret e rusëve krijoheshin vepra me modele të trishta, kur te italianët dëgjohej kënga dhe tingujt e kitarës dhe te hebrenjtë bisedat e tyre, unë isha vetëm në atlelierin tim para llam-bës së vajgurit… Unë isha një tip i veçantë. Për të më ngacmuar, më hidhnin këpucë në dritaren time të ndriçuar, meqë unë punoja natën, kur të tjerët bënin festë e dashuri…” Dhe Chagall pikturon-te i humbur në Vitebskun e tij pa ditur se ç’ditë apo ç’orë ishte: ”Qi-elli është blu. Agimi shfaqet. Tutje, më larg, po thërresin bagëtitë, lopë pëllasin dhe unë pikturoj. Kështu e gdhija gjithë natën. Prej një jave atelieri im nuk është pastruar. Pjesë shasish, lëvozhga vezësh, kutia të hapura mishi që dergjen atje… Llampa ime digjej dhe unë bashkë me atë. Ajo digjte gjersa shkëlqimi i saj ashpërsohej në blu-në e mëngjesit. Pikërisht atëherë shkoja të flija. Në fakt do duhej të dilja për të blerë me kredi një «croissante» të ngrohtë, por ç’e do, bija të flija…” Sigurisht, nuk është mundi fizik ai që e bën piktorin me emër, nuk është vetëm puna e pandërprerë mbi kavaletë, netët e pagjumëta, kërkimi, fshirja dhe ri-krijimi i personazheve për të kom-pozuar e krijuar diçka origjinale, interesante, frymëzuese, pra ajo që të habit, siç thoshte Baudelaire për vlerën e një vepre arti, por gjetja, fryma, të sjellësh diçka tepër per-sonale, të përjetuar, në jetë apo në ëndërr e imagjinacion, ku vepra bëhet diçka e paharruar. Përse nuk mund t’i harrojmë pikturat e një Modigliani, Picasso, Margarite, Klé, Soutine e të bashkëkohësve të tjerë të Chagall, pasi secili sillte një ndjeshmëri personale, një “Vitebsk” të tij, ashtu siç sillte në Shqipëri Kosovën e tij Abdurrahim

Buza apo siç pikturonte në atelietë e Parisit Sadik Kaceli me imazhet e vendlindjes së tij në vitet ’30. Kështu, Chagall mund të imitonte autorë të preferuar të tij, një Ma-net apo Degas, një Goya, por jo, shpirti i tij donte të pikturonte veç “Vitebsk-un e tij, edhe pse larg at-dheut të tij, atje në “La Ruche”, në atë koshere që ziente nga shpirtrat e artistëve të botës, apo siç do të quhej më pas “Ecole de Paris”. Po, Chagall pikturonte botën e tij…

«Në Paris, – kujtonte Chagall, – unë nuk vizitova as Akademi dhe as takova profesorë. Ato i gjeta në rrugët e qytetit, në çdo hap, kudo. Ishin tregtarët e rrugës, kameri-erët, rojet e ndërtesave, fshatarët, punëtorët. Rreth tyre qëndronte ajo “dritë-lirie” që askund nuk e kisha parë. Dhe kjo dritë ishte në telajot e mjeshtërve të mëdhenj ku krijohej arti me një ndjesi të saktë të formës… Duke ardhur rrotull salloneve në Louvre, sal-lës së rrumbullakët të Veronese-s dhe sallave ku ishin Manet, Dela-croix, Courbet, unë nuk doja asgjë tjetër… Doja të shikoja me sytë e mi atë që kisha dëgjuar nga larg: ky lloj revolucioni i syrit, ky ndryshim i madh në ngjyra, të cilat shkri-heshin me njëra-tjetrën në një vazhdimësi linjash mendimi të lirë siç donte Cezanne apo ku domi-nonte arti i Matisse. Këtë nuk e shikoje në qytetin tim. Dielli i artit shkëlqente atëherë veçse në Paris dhe më duket se gjer më sot nuk kam takuar një tjetër revolucion të tillë në jetën time. Peizazhet dhe figura e Cezanne, Manet, Monet, Seurat, Renoir, Van Gogh, “foviz-mi” i Matisse dhe shumë të tjerë më habisnin. Ata më tërhiqnin sdi të ishin një fenomen natyror… Me mbërritjen time në Paris, më së fundi unë arrita të shpreh me ve-prën time gëzimin hënor që kisha ndjerë në Rusi, atë të krijimeve të mia në Vitebsk. Gjithnjë kisha dashur të mos pikturoja si të tjerët dhe të ëndërroja të bëja një art të ri e të ndryshëm. Në Paris pata vizio-nin e asaj që doja të krijoja, intu-itën e një dimensioni të ri fizik në artin tim…”

Në ditët e fillimit të Luftës së Dytë Botërore, dhe pse Chagall u detyrua të emigrojë si shumë ar-tistë të tjerë, ai përsëri do të shteg-tonte me “Vitebskun” e tij, ç’ka shihet në ekspozitat që ai hapi në Nju Jork dhe tablotë që pikturoi gjatë gati një dhjetëvjeçari. Tabloja Hommage au passé (Homazh për të kaluarën) e vitit 1944 na shfaq

një nënë hebre që ngrihet me gjin-jtë e saj mbi qytetin (si Gjigandi i Goya-s) dhe ku në sfond ka një fëmijë mbështetur në gurin e një varri, ndërkohë që në cep të tab-losë është vetë piktori që ka kthyer kokën nga ajo e kaluar. Pas kthi-mit të tij nga Amerika, një miqësi e veçantë e lidhi Chagall-in me Pi-casso-n. Madje Chagall, pasi kishte punuar me disa atelierë në jug të Francës si në Bonneau, në Antibes, në Golf Juan apo në Saint Paul de Vence, pranë poçerisë “L’Hospied”, ai zbriti Vallauris, ku në atelierin e qeramikës ku punonte Picasso. Chagall gjeti aty dhe një piktor me origjinë shqiptare, Abedin Dino. Para disa vitesh, duke shkruar një libër për Dinon, Shtegtari i Portës sublime, unë kisha zbritur deri në atë atelier të quajtur Madura që dikur e drejtonte çifti Georges dhe Suzanne Ramirez. Pikër-isht aty Abedini punonte bashkë me Picasso-n për krijimin dhe modelimin e një lloj qeramike të re e moderne. “Abedini shkoi në Madura pasi s’kishte para dhe nuk mund t’i shiste menjëherë pikturat e tij në Paris, – më tregonte një ditë Guzin, gruaja turke e Abedinit. – Në fillim riprodhonte modelet që bënte Picasso dhe më pas punonte veprat e tij. «Ato ditë kishte ardhur një porosi e madhe për disa pjata të mëdha në qeramikë, të cilat duheshin vizatuar dhe dekoruar, – kujtonte Abedini. – “Ç’të bëj?” – i tha Chagall Picasso-s. – “Bëj mjell-ma!” – i ishte përgjigjur ai. Dhe Chagall iu vu punës, por puna nuk po u ecte. – “Ç’bën kështu?” – i tha pas pak Picasso. – “Ja, po për-piqem, por s’po më ecën”. – “Dil pak në oborr!” – i tha Picasso dhe Chagall doli. Kur u kthye, në pjatën e madhe ai pa se Picasso kishte

Sigurisht, nuk është mundi fizik ai që e bën piktorin me emër, nuk është vetëm puna e pandërprerë mbi kavaletë, netët e pagjumëta, kërkimi, fshirja dhe rikrijimi i personazheve për të kompozuar e krijuar diçka origjinale, interesante, frymëzuese...

Page 11: FRD 25 dhjetor.pdf

25 dhjetor 2015 fryma e re 11

Fjala në erë – kultura nga Tajar Zavalani

Ideali i njeriut të mësuar është në ditët tona specializimi në një degë. Disa vjet shkollë të mesme, pakë vjet në universitet, një periudhë

studimi të ethëshëm për të kaluar provimet dhe, me të vënë diplomën në xhep, puna merr fund për shumicën tonë. U bëmë specialistë, mësuam një zanat, siguruam një mjet jetese dhe qëllimi u arrijt. Kush u bë nëpunës, kush çeli një zyrë private, kush një klinikë, kush një dyqan.

Nëpunësin, që e kanë halë në sy të gjithë ata që kanë punë me shtetin, e cilësojnë si burokrat dhe me këtë fjalë duan të shprehin përbuzjen e mëshiruarëshme për këtë njeri të zhytur në pluhrin e akteve. Me fjalën burokratizmë theksohet mëndë-sia e atij që i janë mykur trutë së bëri gjithmonë po atë punë. Aty përmblidhet gjykimi i cekët dhe mendja, “me qoshe” e atij që nuk shef me tutje nga nenet e ligjës dhe paragrafet e rregullores.

Por atë tharje të shpirtit dhe ngjyrosje të mendjes që pëson nëpunësi duke u kthyer në burokrat, mund t’a pësonjë specialisti i çdo dege tjetër. Edhe profe-sori i shkollës së mesme që përsërit në klasë gjith-monë po atë mësim mund të bëhet një farë burokrati në degën e tij. Kjo mund t’i ndodhë gjithashtu edhe kimistit që nuk ngre kryet nga mikroskopi, ose avo-kati që nuk çel libër tjetër përveç kodit a mehelesë.

Kushdo që bën një punë të përditëshme për të fituar krodhën e bukës është në rrezik të bëhet skllav i punës së tij, të katandiset në një farë maqine që pu-non pa u menduar, po të jetë se nuk e shtrin intere-simin e tij intelektual jashtë degës ku është speciali-zuar. Herë herë kur ndodhet në një bisedim ku preket një çështje diturie të përgjithëshme ay e ndjen se ka ngelur mrapa, vuan në sedrën e tij pse nuk mund të çfaqë një mendim të vlefshëm që t’i shërbejë ski-arimit të çështjes. Për një kohë ay e humbet qetësi-në e shpirtit, sukseset e vogla në punën e tij nuk e kënaqin më, shikon mjetin për të dalë nga pellgu i monotoisë dhe automatmës profesionale ku është zhytur. Këtu në Shqipëri zakonisht fajin i a hedhin ambientit që të thëthin si balta e moçales dhe të shuan çdo energji. Duke parë gjithë këta njerës, të katandisur nga pikëpamja intelektuale si kufoma të gjalla, që dergjen kafeve dhe “vrasin” kohën me letra e bisedime të zbrazëta, edhe ata që vijnë nga jashtë me një farë enthuziazmi humbasin dal nga dale çdo interes për çështjet e përgjithëshme dhe i plakos ap-athia. është e vërtetë se deri diku konditat e veçanta të vendit tonë bëjnë më të veshtirë përpjekjen që duhet të bëjmë për të shpëtuar vehten nga rreziku i burokratizmit. Por gabohen ata që kujtojnë se kjo ngjet vetëm në Shqipëri. Edhe në viset më të qytetëruara të botës çoroditja mendore e specialistit është një plagë që bën kërdinë. Për të luftuar form-imin burokratik të mendjes ka një mjet të sigurtë. Këtë mjet e gjejmë në Shqipëri aq lehtë sa edhe në çdo vend të botës. Mjeti është kultura, ay grumbull njohurish eprore që njeriu mëson për kënaqësin e vet, pa ndonjë qëllim përfitimi material.

Çdo njeri prej nesh e ka në dorë të shpëtonjë nga automatizmi i specialistit duke u bërë njeri me kul-turë. Kultura është thesari më i çmuarshëm i njeriut të qytetëruar; ajo është stolia e mendjes, lartësimi i shpirtit, shkathtësia e ndjenjave, freskia e spiritës…

Themelet e kulturës hidhen qysh në bankat e shkollës. Nxënësi pesëmbëdhjetë vjeçar që shkon të vizitonjë një muze ose shkon në bibliotekë të lex-onjë një libër jashtë programit, hedh çapin e parë në botën e kulturës. Ky pasurim i shpirtit që do të jetë burim begatije të pa njohur në të arthmen, s’kushton veçse pak mundim edhe kohë. Por sa e lartë është ajo prirje që e shtyn njerinë të smadhojë

personalitetin e tij duke gjurmuar çdo mendim të lartë, çdo vepër të madhe, çdo krijim të bukur që është bërë përmes botës dhe gjatë shekujve.

Por kultivimi i vet-vehtes nuk është një send që mësohet në shkollë. Seicili duhet t’a gjejë vetë mënyrën më të mirë për të mos e humbur intere-simin për çështjet e mëdha që kanë lidhje me fa-tin e njeriut dhe zhvillimin e shoqërisë, për të mos vdekur për së gjalli në rutinën e një pune mekanike.

Rruga më e provuar që kanë ndjekur titanët e mendimit është kureshtja e gjallë që nuk na len të kënaqemi me atë që dimë. Asgjë nuk duhet të na lërë indiferentë. Të kemi syrin e çelur dhe një etje të pashuar për dituri. Të mos kërkojmë zhurmën e poteren për të hutuar vehten dhe për të har-ruar andrallat. Të mos kemi frikë të ngelim vetëm me vehten tonë, të shqyrtojmë vet-vehten deri në thellësinë e instinkteve që buçasin atje mbrenda, të analizojmë ndjenjat tona, të ndjekim një mendim, të radhitim në një çip të mendjes ose mbi një copë letër përshtypjet që na kanë lënë leximet, udhëti-met, kontakti me njerëzit. Të kontrollojmë vehten duke parë se si kanë menduar, kane ndjerë, kane jetuar njerëzit e çquar të çdo kohe, të dijmë të shi-jojmë andjen që ndjen njeriu me kulture kur ndjek rrymën e mendimeve që i kalojnë nëpër mendje jashtë vullnetit të tij, si një film sinematografik.

Kjo është rruga. Mjetet janë gjithë aq të lehta për atë që ka vendosur t’a ndjekë përnjimend. Baza e kulturës është leximi. Nuk është puna të lexosh shumë, por si e si të lexosh mirë. Substanca e ush-qimit të mendjes duhet të përbëhet sidomos nga veprat e pavdekëshme të atyreve që janë munduar t’i japin një kuptim jetës në këtë botë. Pastaj vinë bisedat me njerës të kulturës dhe udhëtimet e bëra me qëllim që të mësosh diçka. Nuk është nevoja të shkosh me doemos deri në “Çin ma Çin” për të më-suar diçka. Edhe nëpër Shqipërinë tonë të vogël ka shumë sende që vlejnë të mësohen.

Abuzimi i kulturës asht gjithë aq i dëmshëm sa dhe haja e tepër për llupësin e babëzitur. Qëllimi nuk është të ngarkojmë trurin me çdo lloj diturie. Kulturën duhet t’a kundrojmë si një mjet për të lartësuar veht-en nga pikëpamja intelektuale e morale, ashtu edhe për t’u bërë një mis së më i vlefshëm i shoqërisë. Kul-tura është kondita e domosdoshme e çdo përparimi të vërtetë të individit në lidhje me kolektivitetin. Ajo është zana hyjnore që i jep kuptimin lirisë. Të kesh di-jeni për shumë sende nuk është vetëm një kënaqësi në vet-vehten, një mjet ideal për të mos u mërzitur, por edhe një mjet për të mos e ndjerë vehten si të huaj, si të izoluar në botën ku jetojmë. Njeriu me kul-turë nuk është vetëm ay që interesohet për letraturë, për muzikë, për tablora e skalitje të stërhollur. Kultura e vërtetë na çel rrugën e së vërtetës. Ajo na jep kup-timin e thellë të relavitetit që është ligja e çdo ekui-libri në këtë jetë. Në vend që t’a qullosnjë e t’i shuanjë energjinë, kultura i ngjall njeriut në shpirt pasionet më të zjarrta. Përmes kulturës neve çmojmë vlerën e mendjes që është e para nga vlerat shpirtërore; shofim se nëpër çfarë kallëpe kalon e vërteta për të triumfuar, stërvitemi të urrejmë gënjeshtrën e falsitetin ndën të gjitha petkat që i mvesh moda e ditës: konformizmë, rutinë, snobizmë dhe shumë… izme kësilloji.

Kultura ndofta nuk të bën të lumtur, por të jep ndërgjegjien e cilësisë s’ate si njeri, të largon nga çqetësime e vuajtje të kota, të jep fuqi të luftosh kundër lakmive që vënë nderin dhe dignitetin në rrezik. Nuk duhen shumë të ardhura për t’u bërë njeri me kulturë. Këtë luks mund t’ia lejojë vehtes edhe më i varfri njeri, mjafton të ketë pak zgjim edhe vullnet.

Retro-kult

vizatuar fytyrën e një gomari. Cha-gall u zemërua shumë dhe e theu pjatën menjëherë, ndërsa Picas-so-ja e Abedini qeshnin me gjithë zemër… Pavarësisht nga shakatë kjo miqësi do të mbetej deri ne fund midis këtyre dy gjenive.

ekzALtimi i DASHuriSëMarc Chagall mbeti një dash-

nor i përjetshëm, në jetë dhe në art. Ai ekzaltohej gjithnjë nga gruaja e tij Bella. E la Parisin që të shkonte ta merrte atje larg në Vitebsk edhe atë, dashurinë e tij… Dhe shkoi, u kthyen, bashkë me trenat e Europës, deri në “Gare Saint-Lazare” të Parisit, për të kri-juar jetën. E pikturonte me këmbët në ajër, endur mbi çatitë e qytetit, përqafuar me erën… një refren i përhershëm në telajot e tij. Por njëkohësisht Chagall ishte një nga piktorët më të ndjerë të dashurisë. Dashnorët e tij janë ajrorë, ata rendin drejt njëri-tjetrit, kërkojnë puthjen në mënyrë akrobatike që askush piktor tjetër s’do të kishte guxuar ta bënte këtë endje si në Kantikën e Kantikëve, pasi dashu-ria për të është themeli i gjithçkaje, i ngjizmës njerëzore, i krijimit të njeriut, artit, të gjithçkaje, pasi pa dashuri ç’mund të bëjmë tjetër?… “Me gjithë vështirësitë e jetës sonë, në thellësi të vetvetes asn-jëherë nuk hoqa dorë nga ndjenja e dashurisë me të cilën isha rritur dhe pa ashtu dhe nga shpresa e njeriut për dashurinë. Ashtu si në paletën e një piktori, në jetën tonë nuk ka veçse një ngjyrë që i jep ar-tit jetë: ngjyra e dashurisë…” Një portret që mbulon tjetrin, dy buzë mbi të dashurin që fle, një dorë që i prek flokët si të dojë ta vërë në gjumë, në ëndërr… dhe një por-tret symbyllur që i merr erë gjoksit

të saj. Aromë dashurie, gurgullimë jete: «Të dashuruar në ngjyrë rozë», «Të dashuruar në ngjyrë jeshile», «Të dashuruar në gri», thjesht të dashuruar, ashtu siç e ndjente ai, ai dhe bota, në tempullin e dashu-risë jo prej guri, por prej mishi e gjaku, tablo të pikturuara në de-hje, nga viti 1916 deri në moshën 97 vjeçare, atëherë kur një nipi i tij adoleshent, e përcillte në varr me një këngë në jidish ku i këndo-hej dashurisë e vdekjes. Dhe këtë dashuri e ndjen dhe në kubenë e Operas “Garnier” të Parisit, atje ku më 1963, André Malraux, ministri i Kulturës franceze i kërkoi të zbuku-ronte atë vend magjik të muzikës dhe të artit. Dhe atë kube Chagall e ngjizi me dashurinë e tij siç e kishte zakon ai, aty, në atë afresk gjigant ku ishin bashkë dhe mi-tologjia hebraike dhe moderniteti, dhe instrumentet e parapëlqyer te tij, me balerinët, engjëjt, gjithçka e bukur e një bote arti, që u in-augurua më pas me “Simfoninë e Jupiterit” të Mozart… Maks Velo, të cilin e takova këto ditë në Par-is, sapo kishte dalë nga një opera në “Palais Garnier” dhe kur unë i përmenda Chagall, ai më foli për artin muzikor të Chagall, por dhe për pikëtakimin e parë me Chagall në ato botime të pakta që filluan të qarkullonin fshehurazi në fillim të viteve ’70, në Tiranë. Dhe që në fil-lim, mbresa ndaj atij piktori ishte e jashtëzakonshme për të, ashtu siç do të ishte për të gjithë, për gjithë publikun, pasi Chagall të mahn-iste me prurjen e shpirtit të tij, atij shpirti të mbrujtur në Vitebsk, i cili qëndroi me po ato ngjyra të gjalla, të forta dhe dinamizmin e një jete që kërkonte të jetonte. Kështu, arti i madh bëhet vetëm kur artisti sjell “Vitebskun” e tij…

Page 12: FRD 25 dhjetor.pdf

25 dhjetor 2015 fryma e re 12

shëndet

Nëqoftëse ju kujdeseni për veten në mënyrë të drejtë, ju do të jeni në gjendje t’i ndihmoni edhe

të tjerët…Lëreni që shëndeti të jetë prioritet për ju dhe kujdesuni sa më shumë për veten tuaj sepse të tjerët nuk e bëjnë këtë, pasi secili është i zënë me punët e tyre. Po ju sjellim 10 citate që ju bëjnë të ku-jdeseni për veten dhe mos të harroni nevojat tuaja:1. “Shëndeti është një thesar i vërtetë, e jo moned-

hë ari apo argjendi.” – Mahatma Gandhi2. “është detyra jonë ta mirëmbajmë trupin në

shëndet të mirë…përndryshe nuk do të jemi në gjendje për të ruajtur fuqinë dhe mendjen e shëndoshë.” – Buda

3. “Shërimi apo kurimi i sëmundjeve na jep force natyrore brenda nesh.” – Hipokrati

4. “Shëndeti nuk është gjithçka, por pa shëndet gjithçka që na rrethon barazohet me asgjë.” – Ar-thur Schopenhauer

5. “Leximi i ndonjë libri të mirë është i dobishëm për shëndetin, gjithashtu edhe ushtrimet fizike.” – Immanuel Kant

6. “Mos u sjellni si i mençur por bëhuni me të vër-tetë të tillë, nuk mjafton vetëm të dëshironi shën-detin, por edhe ta mirëmbani trupin në shëndet të plotë.” – Epikur

7. “Asgjë nuk ndihmon shëndetin e njeriut apo rrit shanset për mbijetesë ashtu sikur përfshierja e dietës vegjetariane.” – Albert Einstein

8. “Njeriu i shëndetshëm ka një mijë dëshira. Njer-iu i sëmurë ka vetëm një.” – Anton Çehov

9. “Shëndeti tejkalon çdo të mirë të mundshme deri në atë masë saqë një i varfëri i shëndetshëm është më i lumtur se një mbret i sëmurë.” – Ar-thur Schopenhauer

10. “E qeshura është një bar qetësues pa efekte neg-ative.” – Arnold H. Glazgov.

10 citatet më të bukura rreth shëndetit

Do të mahniteni me rezultatin!

Përvoja e një nëne:Vajza ime ka filluar kop-shtin 11 muajshe. Plotësisht e shëndet-

shme, e gëzuar dhe e kënaqur në mesin e fëmi-jëve, ajo ka frekuentuar kopshtin çdo mëngjes gjatë 20 ditëve. Megjithatë, mënjëherë pas kësaj periudhe të “lumtur” filluan të shfaqen sëmundjet.

Fillimisht ajo mori ndezje në vesh, më pas dhimbje fyti, dhe në fund fare përfundoi në bronhit. Nga sëmundjet e rënda në kopësht, ajo u trajtua për 3 javë në shtëpi.

Mjekët i përshkruan aq shumë receta an-tibiotike saqë për një periudhë të shkurtër ajo u bë rezistente ndaj tyre, duke përfshirë edhe penicilinën.

Pas kësaj, unë u detyrova ti kthehem “këshillave të vjetra të gjysheve”. Para kësaj, unë kam pyetur mjekun nëse mund të përdori preparate shtëpiake popullore për të përmirë-suar imunitetin e fëmijës, gjë që ajo ma kon-firmoi, por nuk tha se në mënyrë të veçantë mund të jetë e dobishme.

Sido që të jetë, unë i mora recetat më të mira popullore, të cilat listohen si në vijim:

Në stomak të zbrazët i kam dhënë lëng tër-shëre. E kam bërë këtë me: 200 ml ujë duke e

zier me një filxhan sheqer dhe një filxhan tër-shërë. Çdo mëngjes vajza ime ka pirë këtë lëng për 40 ditë. Më pas, bëri pushim prej 15 ditësh, duke e përsëritur procesin prej fillimi.

Pas kësaj, kam vazhduar me limonadë të nxehtë me një lugë mjaltë dhe kanellë. Vër-tetë është një mrekulli çudibërëse. Për drekë, pothuajse çdo ditë ka konsumuar supë të nx-ehtë nga eshtrat, e cila ka ndikuar në zhdukjen

e bakterieve dhe trajtimin e ftohjeve.RECETA: Në 2l ujë hidhni një sasi të esh-

trave të viçit, 3 karrota, 3 pastinak, 2 qepë të vogla, pak majdanoz të freskët dhe zieni për një orë. Më pas i kam shtuar edhe pak salcë domatesh shtëpie.

Gjatë kësaj periudhe, nuk i kam dhënë as-një medikament mjekësor. Rregullisht e kam dërguar në kopësht, megjithëse ndonjëherë ndjehej e plogësht.

Kam praktikuar ajrin e pastër duke e sheti-tur çdo ditë për të paktën 40 minuta dhe jo më shumë se 2 orë kur moti është i ftohtë.

Pas dy muajve të këtij trajtimi natyral, kam kuptuar se ka qenë shumë rezistente. Për sh-embull, tani frekuenton kopështin për dy muaj rresht. Mund të ndodhë të kthehet prej atje me ndonjë teshtitje apo plogështi, por jo edhe temperaturë apo të jetë nën ndikimin e barnave.

Ndoshta, ajo ka arritur vetvetiu të luftojë me viruset, por unë mendoj se këto receta pop-ullore kanë qenë një ndihmesë e mjaftueshme. Pra, mundohuni edhe ju të ndihmoni fëmijën tuaj…në asnjë mënyrë nuk mund të dëmtojë fëmijën tuaj, vetëm i bën dobi atyre!

Një lugë çaji me kripë dhe mjaltë

Ndoshta mund të tingël-lojë çuditshëm, por ky kombinim ju ndihmon

në zgjidhjen e një problemi të madh…Mjaltë dhe limon, mjaltë dhe kanellë, mjaltë dhe ujë të ngrohtë…Mjalti është i shkëlqyer në kombinime të ndryshme dhe të gjithë jemi të njohur me këtë. Por, a e kemi menduar ndonjëherë se çfarë mund të ndodhë nëse hani përzierjen e mjaltit me kripë deti?

A e keni vërejtur se në rrethin tuaj ka shumë njerëz që vazhdi-misht ankohen se janë të lodhur gjatë gjithë kohës, apo ndoshta edhe juve ju ka ndodhur?

Gjumi optimal zgjat tetë orë, por fakti është se njerëzit zakonisht flenë 6-7 orë. Kjo është vetëm një ose dy orë më pak, por edhe mung-esa më e vogël e gjumit mund të ndikojë në shëndetin tonë. Trupi i njeriut ka nevojë për tetë orë gjumë sepse kjo është koha që ju duhet të çlodhni plotësisht trupin. Shumica e njerëzve besojnë se kafeina mund të ju ndihmojë kur ju nuk flini sa duhet, por është e gabuar. Kafeina jep hov të shkurtër, apo energji të përkohshme. Kjo situate është e përkohshme ndërsa më pas vetëm do ndjeheni keq.

Shmangni kompjuterin dhe mos shikoni televizion për të paktën një orë para gjumit. Kur shikoni tele-vizion apo kur jeni para kompjut-erit, trurit tonë i duhet kohë të pushojë para gjumit. Për fat të mirë, ka një zgjidhje natyrale që mund të ju ndihmojë në rastet e mungesës së gjumit. Pjesa më e mirë është se shumica prej nesh e posedojmë këtë produkt në kuzhinën tonë.

Cili është sekreti i këtij ilaçi natyral?

Sekreti qëndron në kripën hi-malajane. Kjo lloj kripe është e mirë për migrenën, ndihmon gjën-drrat veshkore të luftojnë kundër sëmundjeve të ndryshme, madje rregullon edhe peshën e trupit.

Duke përdorur kripën himala-jane, mund të luftoni depresionin për shkak se ajo mund të ndikojë në nivelin e serotonins. Në fund,

stabilizohen nivelet e melatoni-nës, hormoni që është i rëndë-sishëm për gjumë të mirë.

Vetëm bëjeni një përzierje me

5 lugë çaji mjaltë organik dhe një lugë çaji kripë deti himalajane dhe vëjeni në një enë qelqi. Para gju-mit, vendosni një sasi të vogël të

përzierjes nën gjuhë.Lëreni që të shkrihet, ndërsa ju

kënaquni në gjumë. Të nesërmen, do të mahniteni nga ndryshimi!

Si e kam forcuar gjatë viteve imunitetin e vajzës sime!

Page 13: FRD 25 dhjetor.pdf

25 dhjetor 2015 fryma e re 13

letërsi Nje histori e rralle mbi gjetjen e Mesharit te Buzukut dhe kaluarin e sjelljes ne Shqiperi qe prej zbulimit ne vitet 700 heshtja gjysem shekullore dhe finalizimi ne vitin 1929 nga At Justin Rrota me pamundesine e sjelljes se kopjes se vetme ne origjinal beri

tre libra fotokopje direkt nga origjinali nje kopje i eshte dorezuar Mbretit Ministrise se Arsimit dhe Kuvendit te Franceskaneve

Ende i ri me moshë, sado i lig-shtuem kahë shendeti, unë, aso pranvere 1929, jipshem

gjithënjë mësim gjuhët ndër klasët e nalta të gjimnazit.

Lajmi i shpallun atëherë prej fle-toresh e revistash mbrenda e jashta Shqipëniet, se gjindej ndër arkivat e Romës një kopje e librit ma te vjetrit shqip (1555), qyshë ndë fillim më kishte trandë e elektrizue.

Më dukej si çudë, nuk e kupto-jshem dhe griheshem vetë me vete kahë mendojshem, si mund të rri-jshin indiferente sidomos masat intelektuale ndë një Shqipëni, Shtet ndë vete, ndaj visarit buzukjan!

Kahë s’më linte e keqja e atij monumonti jetik, vorrue nd’errësin’ e libravet të hueja larg atdheut, nd’atë pakicën teme, gji’thësa mun-da dhe gjithësa dijta, nxita e mërzita të madh e të vogël, ta kapshin ma me zell çashtjen e çimelit ndë fjalë.

U desh do kohë djeri që ata, të cilët kishiri punë ndë dorë, t’a kup-tojshin randësin’ e dokumentit dhe t’a shndrojshin ndë realitet dëshirin e vullëndetmirëvet.

Sigurisht, jo po: si ma kompeten-ti, por… s’e dij; ndashti pse u dëftova aqë entuzjast, qeshë zgjedhë vetë për këtë misjon; d.m.th. të siellshëm ndë tokën Shqipëtare, — mbasi s’ishte e mundun- kopjen origjinale, që nji-het e vetmja ndë botë, — ndëmose librin e fotografuem, qe të mundshin kështu studjuesët e pastudjuesët me e kundruem pasqyrën e shqipes së folunë prej së parësh si në shokullin fill mbas deket së Skunderbeut.

* * *U nisa. Por, shi ate ma të parë

natë ndë cilën mbërrina ndë Romë, krejt entuzjast për misjonin tem, m’u prish. Kur më qiti rasa t’ia për-mendshem dikuj qëllimin, për të cilin kishem ardhë, m’a priti truq: «Edhe unë mirrem me kësosh pu-nësh, jam hulumtues dokumentash të vjetër”. Por, po kam keq të ju thom një fjalë: Kini ardhë ndë një kohë të keqe. Këso ditësh vapet, bibljoteka, me të cilën kini punë Ju, ashtë mbyl-lë, mbasi personeli gjindet i shpërn-dam ndër pushimet verore”.

Ato fjalë me ranë si ujët valë. Me kaqë, ideali dhe entuzjasmi, me të cilin ishem nisë për këtë udhtim të jashtëzakonshëm, automatikisht binte poshtë. Shto shpenzimet, dhe… ma zi marrja, se dami. Misjoni im; barra m’e zhvorrue Buzukun, erdh e m’u pështjellue aqë, sa, për një ças u pendova, pse ia kishem hy ndopak.

Kishem ra, pse kështu kishem urdhën, ndë një monastir të përbam prej fretënsh spanjollë, vetëm prej kësish. Tashti, për fat temin aty ba-non te edhe një frat piktor, i dërguem prej provinçës së vet, për të nxjerrun kopje nga origjinalet e kryevepravet të Pinakotekës së Vatikanit. Artisti, A. ëugjeni ishte fort i njohtun ndër ato

Ma të parat kopje të fotografueme të Buzukut ndë Shqipëni

Presidenti Bujar Nishani, gjatë vizitës në Bibliotekën Kom-bëtare në 95-vjetorin e themelimit të saj, i besoi kopjen e

“Mesharit” të Gjon Buzukut këtij institucioni. Pasi vlerësoi të gjithë punonjësit dhe menaxhuesit e bibliotekës, Nishani theksoi se “kopja e Mesharit, e sjellë si dhuratë për shqiptarët nga Papa Françesku, ka si vend më të përshtatshëm ruajtjeje pikërisht Bibliotekën Kombëtare. “Ashtu si Meshari që i rezistoi shekujve, edhe besimi te përparimi i rezistoi kohërave në Shq-ipëri. Te ky Meshar gjejmë qetësinë shpirtërore dhe krenarinë kombëtare”, deklaroi Presidenti i Republikës. Nishani shtoi se “teknologjia është sfidë e madhe ndaj librit, por përmes infra-strukturës ne duhet ta kthejmë vëmendjen e brezit të ri te libri”.

ambjente: kishte teserën me hy e me dalë pa taksë.

Ndë gjithatë demoralizim ku gjindeshem, m’u duk një ndërmjetës i aftë, për të më çelë shteg nd’atë pu-nën teme. Prandej, unë, gjithëkund bisht mbas si, A. Piktori kishte aty ndër Muzejt e përmëndunë një zyrtar, kolegë të vetin: bashkëvëndaa. Hapat e gjurmimit të parë i filluem te ky.

Para së gjithash na drejtoi te një rojtarësh së Bibljotekës, te një plak. Aty morme vesht, se arkivet ishin gjithënjë çelë; edhe pamë vizituesët, që hyjshin e dilshin… M’erdhi fry-ma!

Bana si bana, e të nesërmen hyna edhe unë ndë Bibljotekë. Mirë se hyna, por ku do t’ua nisshem kërkesavet, unë, që, përposë emnit t’auktorit dhe të titullit të trilluem të Mesharit, nuk kishem kurnjë shenjim tjetër?… Duhet me u gjetë mbrendë nd’atë pyllë të dendun librash e dokumentash, sikurse gjindeshem une atë ditë për ma të parën here ndë jetën teme, për të pasun iden, çka ashtë ajo Bibljotekë!

Më drejtuenë te sekcjoni i ungji-jvet të vjetër: Dorëshkrime artistike, apor inkunabula, të lidhunë shu-mica me lëkurë apor edhe ndër për-gamene; disa, të mëdhaj sa une ndë kambë. E e siellshem prej fundit mbë krye katalogun e atyne punimeve të vjetra: Ungjij gjithnduerë gjuhësh, ritit e stilit. Por, ç’dobi? Shqip, kur-rgju, kurrkund!…

E vijova unë për do dit të mira ndër këto kërkesa të pafrytshme. Vi-jova djeri që një ditë m’a bani njeni rojtarësh: “D. Çiril Koroleësky, ai mirret me këso shkrimesh e botim-esh së soçme liturgjike të kishëvet orientale”- Edhe m’a dëftoi tavoli-nën ku punonte.

Por mjerisht aso ditësh, ndërsa unë ishem nder grepa, tryeza e tij shihej gjithmonë thatë. Ku ishte D. Koroleësky?… Kishte shkue – më thanë- diku ndër rrethet e qytetit për pushime verore. Por, me siguruenë se, mbas fjalës së lanunë, nuk kishte vonesë.

Edhe unë, për ditë nade, punën ma të paren, sa shkojshem ndë bibl-jotekë; me pyetë derëtarin, a kishte këthye D. Çirili!

Nuk kaluenë shumë dit nji-mend, edhe një rojtar m’a dha laj-min e gëzueshëm, se tek e mbramja i dëshruemi kishte mbërri natën para.

E prita. Për nji që me pau, m’a bani: “Po a Ju jini ai Frati nga Shq-ipënia, që më kërkoni tash një javë? Buzukun lypni? Qe; më falni sa t’i ap fund njëkësaj letre që kam ndë dore, edhe Jua pruna.

Të më kishte thanë, sa, m’ishte ngjalle prej vorrit njëni robësh së mi te dekune, nuk e dij, se do t’ishem gezue ma fort. Sa s’kjeshë tue i ra ndë gjuj përpara, me i puthun kam-bën. Kaq!

Tre minuta, nuk vonoi ma, për t’a krye atë shkresë, por mue m’atohere, kur e kishem, si me thanë, Buzukun nde grusht, ata minuta m’u duknë orë.

Dikur u çue, e la tavolinën; edhe, pa më thanë mue gja, shkoi e humbi mbas do raftesh së mëdhaj librash, sa… Nuk vonoi sa ndora, kur, si triumfalisht, m’a dorëzoi blenin e dëshruem.

Sa s’qava prej gëzimit. E mora ngrykë Buzukun e dashun, e putha me nderim edhe u vuna mbë tryesën e madhe të studjuesavet.

Edhe nisa t’a shfletsoj si i dëshruem me mall e poni, njashtu sikurse shfletohen letrat e shtrënjta

të njëj miku të vjetër… Kaqë i kish-em këcye përsipri atij visari të çëm-ueshëm, sa më bje ndër mendë, se njëni rojtarësh m’u afrue e më tha ndë vesh: -Më kadalë! Këqyrni, mos t’a damtoni tue e shfletsue: ashtë gja e vjetrë -… Mandej jo vetëm me i vu duerët sypri!”

Kishte arsye, e pashë, të m’i qitte ndër mendë rregullat ma elementa-ret e këtyne rasave; por, ç’ti bajsh!… Unë atëherë kishem tretë faret dhe s’dijshem ku ishem prej gëzimit e mallit.

Këndova mbë te sa këndova, djeri që u ba koha me i lirue salonat e leximit.

Njashtu edhe nd’e nesret e nd’e mbasnesrit; s’kishem të ngim. Një herë së parit rishtar i pamësuem me stilin dhe grafin buzukjane, ngu-rojshem. Por, menjëherë ia mora dorën leximit, dhe s’m’u bante ma me e lëshue.

Nuk e tora gjatë. Ful njaty të tretën a të katërten ditë mbassi u këndaqa me të, u informova për fotografistin e bibljotekës. Më paraqitnë një farë Sansaini-t. Pashë modelat, i zgjodhmë, dhe ramë ndë godi për çëmim. Venduemë me i a hy punës pa tjetër: me fotografue krejt Mesharin, me m’a lidhë – dy kopje nde lëkurë, njenën nde rason. Për këto punime më kërkoi Stabilimenti nj’a tri javë afat.

Edhe unë ndë këtë ndërkohë e lashë Romën, e dola me kërkue ng-jeti për dokumenta të shqipes.

***Ndë krye të tri javëve, t’u këthye-

men ndë Romë, puna ma e para, m’u pjekë ndë fotografistin sypermarrës. Stabilimenti Sansaini i kishte ndjeë përpikënisht kontratës. Kur m’i qiti me i pa blejt e lidhune, më qeshi

buza, ma fort zemra.Sadoqë për dukë t’a këndaqshin

synin, tue i shfletsue vërtetova, se re-produkcjoni ndër të tria kopjet nuk ishte ashtu i pastër dhe i qartë, si e kishem dëshruem. M’u prish pak. E po, thashë, cila vepër njerëzore mund të dalë prej doret së mjeshtrit krejt pa kurnjë të metë a njollë?

Por prap mendova, se njëni vend i mbyllët i kopjes a) mund të ndriço-hej me tekstin e kopjes b).

Më kishte marrë mëndësh foto-grafisti me të lidhunt aqë elegant, sidomos t’asaj me rason; e… s’i bana ma fjalë.

U gëzova sa s’ka posaçe kahë mendojshem se me kaqë misjoni im kishte marrë një përfundim të mirë, e se tash mund t’u këthejshem ndë vend tem me ball hapët.

I dhashë drejtimin, të m’i binte ku rrijshem: SS. Quaranta. T’i mar-rmen ndë dorëzim “Buzukat” e lid-hunë, aty për aty i a pagova sypër-marrësit punën: përsa më bje ndë mendë, nga 1200 lt. kopjen.

Tre blejt ndën sqetullë, me atë fill ngava të Libreria e famëshme “Des-clee”. I porosita të m’i impakojshin sa ma mirë dhe të m’i sigurojshin me garansit ma të fortat të zyrës postare.

Ndërkaq i hoqa edhe vetë spiran-cat prej Romës edhe mora drejtimin kahë vendi im. Çka do të bajshem ma rrugash?

…Një javë, nuk e besoj se vonoi ma tepër; edhe qe, se m’erdhi lajmi i zyrës së postelegrafës, që më njof-tonte, se Buzukat kishin mbërri ndë doganën e qytetit.

***Sa i vogël edhe unë!…

Këndaqeshem tue i këqyrë ata tre blej. Si të kishem ba një punë të madhe!

Aat justin Rrota

biblioteka kombëtare, “shtëpia” e re e mesharit

Page 14: FRD 25 dhjetor.pdf

25 dhjetor 2015 fryma e re 14

sporthuMbjet

Partizani zhytet në krizë e mbyll me humbje vitin

Fundi i 2015-tës e gjeti Partizanin në errë-sirë. Të kuqtë në 4 javët e fundit nuk kanë mundur të ndezin llambën e fitores dhe

mbi të gjitha kanë dorëzuar dhe vendin e parë te Skënderbeu, që ka patur dhe luksin të pëso-jë dy humbje në fazën e dytë. Starova në kon-ferencën për shtyp i bëri të qarta arsyet. “Ethet e kampionatit bënë që të shfaen disa të meta dhe shpjegimi është nervozizmi i krijuar”. Fakti që ka dy dekada pa fituar titullin, sigur-isht e kanë bërë Partizanin të ndjejë presionin e vendit të parë, por ethet nuk janë e vetmja arsye e krizës së të kuqve, pasi mbi të gjitha te

ekipi i Starovës nuk funksionon goli. Nga sfida me Tërbunin, Partizani ka shënuar vetëm 1 herë ndaj Bylisit. 1 gol në katër ndeshje janë shumë pak për një skuadër që kërkon titullin kampion. Sigurisht që humbja e Skënderbeut në Vlorë i erdhi në ndihmë kryeqytetasve, por problemi më i madh i Partizanit në këto mo-mente është goli, që u duk sikur u zgjidh me Sukajn, në fillimin e edicionit, me sulmuesin shkodran që realizoi tetë javë radhazi por në javët e fundit xhevahiret e tij kanë munguar dhe “demave” i është rikthyer sindroma e vjetër e mungesës së finalizimit. Në futboll

nëse nuk shënon nuk fiton dhe Partizani nuk ka mundur të fitojë. Në ndeshjen me Tiranën dhe Skënderbeun, Partizani luajti për të mos humbur dhe sidomos ndaj bardhebluve. Të kuqtë në këto dy sfida bënë llogaritarin, por për një skuadër që kërkon titullin ndoshta ishte pak shpejt nisja e llogarive. Madje tash-më, Partizani nuk ka më as mbrojtjen më të mirë të kampionatit dhe mungesa e golit në një situatë të tillë ndihet dhe më shumë. Ndaj në 2016-tën nëse kanë një repart që duhet të përmirësojnë për të dalë nga errësira e javëve të fundit është pikërisht sulmi.

Skënderbeu bie në Vlorë, Flamurtari tripletë për rikthimin 2015-ta mbyllet në mënyrën

më të keqe për Skënderbeun që bie në Vlorë përballë Fl-

amurtarit. Bregdetarët triumfuan 3-1 gjatë një 90 minutëshi të inter-pretuar pothuajse në perfeksion dhe të frymëzuar nga mesfushori Bedri Greca, i cili ishte protago-nist në të tre golat e shënuar nga kuqezinjtë që sigurojnë suksesin e dytë rresht pas fitores së pak ditëve më parë në Ballsh. 3 pikë që mbushin me oksigjen Flamurtarin pas prblemeve të shumta në muajt e parë të këtij sezoni, ndërsa kor-çarët janë të detyruar ta pranojnë këtë humbje që gjithsesi nuk ua heq titullin e kampionit të dimrit. Olayinka që luajti edhe ndeshjen e fundit me Skënderbeun, kishte në këmbët e tij topin e golit të parë që në minutën e pestë por nigeriani nuk përfitoi nga gabimi i Kuqit pasi u ndal nga Halilaj në përballjen një për një me portierin vlonjat. Ndeshja u zhbllokua në minutën e 26 pasi Greca bëri gjithcka mirë me një sprint që përshkoi pothuajse

gjithë gjysmëfushën e korçarëve duke dhuruar një asist për Lenën. Skënderbeu u duk i përgjumur dhe nuk arriti të jetpe sinjale të rëndë-sishme gjatë pjesës së parë. Olay-inka i mbështetur nga Latifi dhe Esquerdinha e kishin të pamundur për të zbërthyer mbrojtjen vlon-jate. Gjithsesi, me nisjen e pjesës së dytë nigeriani u spostua në të djathtë ndërsa Latifi u vendos në

Vllaznia e mbylli me festë 2015-ën, teksa mposhti 3-2 Bylisin në “Reshit Rusi”, duke iu larguar zonën së ftohtë

të renditjes. Për kuqeblutë ky ishte reuzltati i tretë radhazi pozitiv pas nje periudhë të gjatë krize për shkak të problemeve financiare. Kjo fitore merr një vlerë të dyfishtë për ekipin shkodran pasi u arrit përballë një kundër-shtari direkt për mbijetesë. Skuadra e Armir Grimës e nisi vrullshëm takimin madje bren-da 75 sekondave arriti të kalonte në avantazh me Shtubinën, pas një harkimi të saktë të Arbrit nga e djathta e sulmit shkodran. Goli i shënuar u dha më shumë zemër kuqebluve që 4 minuta më pas rrezikuan me Markun në shtyllën e dytë, por topi nuk arriti të depër-tonte drejt rrjetës. Momenti i parë i vështirë në portën e Dragojevic i përket minutës së 8, por Pepa vonohet në goditje e për rrjed-hojë mbrojtja shkodrane largon rrezikun. Në të 22-ën në zhvillimet e një goditjeje këndi, shkodranët pretendojnë për 11-metërsh për

prekje të topit me dorë brenda zonës, por për Enea Jorgjin gjithcka është e rregullt. Në minutën e 30 Bylisi është me fat teksa goditja e Kalajës me kokë pas krosimit të Sefës për-fundoi jashtë, për të ardhur më pas te super-

goli i Cinarit me një gjysmëroveshatë, final-izim që të kujton golat e një tjetër shkodrani, pikërisht të Hamdi Salihit. Pjesë e parë mbyl-let me tentativën me kokë të Pjeshkës, që nuk gjeti portën. Në fraksionin e dytë skuadra

ballshiote është më e qartë në lojën e saj i afrohet shpesh zonës, si në rastin e minutës së 54 ku një pozicion jashtë loje milimetrik i Hoxhajt zhvlerësoi golin e shënuar nga miqtë. I pafat Pepa në të 64-ën, pasi ekzekuti-mi i tij nga distanca përfundoi në traversë. Vl-laznia u kundërpërgjigj 2 minuta me pas me Shtubinën, por finalizimi i shkodranit u kon-trollua nga Ruçi. Kuqeblutë mbyllën llogaritë me Bylisin në minutën 82 pas një kundër-sulmi të shpejtë me protagonistë Shtubinën, Arbrin dhe Cinarin, me këtë të fundit që e pati të lehtë për ta shtyrë topin në rrjetë për herë të dytë në këtë sfidë. Bylisi pas shumë përpjekjesh shkurtoi diferencën me Brunild Pepën në të 86-ën, ndërsa 2 minuta më pas Hoxhaj hapi ndeshjen pasi kërceu fuqishëm me kokë në zhvillimet e një goditjeje dënimi. Bylisi mbeti me një lojtar më pak pas ndësh-kimit të Asanit me karton të kuq, cka ia bëri me të lehtë Vllaznisë mbrojtjen e rezultatit në kohën shtesë.

Vllaznia i largohet fundit, Bylisi në rrezik mbijetese

qëndër. Ishte pikërisht Olayinka që vendosi barazpeshën 7 minuta nga fillimi i pjesës së dytë. Kërcim i fuqishëm me kokë dhe në kampin kor u rikthye përkohësisht qetësia. Ndeshja u ndez edhe më shumë pasi vendasit reaguan menjëherë 2 minuta më pas me Shehajn goditja e të cilit ishte e gabuar, ndërsa në të 58-ën, Greca u tregua një kohë më i shpejtë se Shehi për të shtyrë në rrjetë pasimin e Ylli Hoxhës. Skënderbeu u hodh i gjithi në sulm në kërkom të golit të barazimit por Shkëmbi në të 78-ën u tregua i pa-saktë, ndërsa në minutën e 81 go-ditja e Berishës u devijua nga Hali-laj. Në krahun tjetër, Greca fitoi një goditje dënimi në kufijtë e zonës së rreptësisë dhe ishte Telushi ai që me një të djakthtë të saktë vulosi fatin e takimit. Minutat në vazh-dim nuk i ndryshuan shifrat dhe në këtë mënyrë Flamurtari ngjitet në kuotën e 16 pikëve, duke u ngji-tur në vendin e shtatë të klasifi-kimit, ndërsa Skënderbeu mbetet në krye me 43 pikë.

Verona vihet në rradhë për shër-bimet e Bernard Berishës. Lam-

tumira e futbollistit nga Peja ndaj Skënderbeut është pothuajse e sigurt , por enigme mbetet ende emri i des-tinacionit të ri të 24 vjecarit. Sic bën të ditur edhe gazetari italian i mer-katos Gianluca Di Marzio në faqen e tij Berisha së fundmi ka përfunduar edhe në shënjestrën e klubit veronez që e shikon si një përforcim të rëndë-sishëm për të siguruar mbijetesën në Serinë A, mision i vështirë ky duke qenë se Verona ende nuk ka shijuar fitoren e parë në këtë sezon. Gjithsesi do të duhet të pritet ende për të parë se ku do të shkojë Berisha pasi agjen-ti i tij Shkumbin Cormemeti, i njëjti që realizoi transferimin e futbollistit tjetër të Skënderbeut Peter Olyain-kës te Gent, për një shifër rekord për kampionatin shqiptar prej 1.1 mil-

ionë eurosh edhe pse ka konfirmuar kontaktet mes Veronës dhe Skënder-beut për futbollistin, ka shtuar se për momentin për Berishën ka kërke-sa dhe nga klube rusë dhe belgë. Cormemti ka theksuar se me merka-ton dimërore që nis së shpejti ai me klientin e tij do të shikojnë se si do të zhvillohen situatat e ndryshme për të gjetur sistemimin më të mirë. Në këtë mënyrë duket se për Berishën ka nisur një ankand që mund ti bëjë vecse mirë si futbollistit ashtu dhe Skënderbeut. Klubi korcar ndërkohë ka saktësuar nëpërmjet një komu-nikate zyrtare se në dritaren e dimrit nuk do të përforcohet me futbollistë nga Kategoria Superiore. Skënder-beu pranon se është në tratativa me futbollistë të ndryshëm, por asnjëri prej tyre nuk i përket kampionatit shqiptar.

Bernard Berisha në “radarët” e Veronës

Page 15: FRD 25 dhjetor.pdf

25 dhjetor 2015 fryma e re 15

sport

Rinovimi i Neymar është kthyer në çështje dite te Barcelona. Sipas mediave

pranë klubit katalanas, bisedi-met mes palëve do të nisin në muajin Janar dhe në kontratën e re parashikohet një përmirësim i ndjeshëm i pagës që do ta bëjë brazilianin lojtarin e dytë më të paguar pas Lionel Messit. Lojtari dëshiron të qëndrojë sa më gjatë në “Camp Nou” duke ia thjeshtuar punën presidentit Bartomeu, i cili kërkon ta zgjidhë këtë çështje pa bërë shumë zhurmë. “El Mundo Deportivo”, agjenti i Neymar dhe administratori i deleguar i klubit kanë nisur kontaktet për të ven-dosur pikat mbi “i” pasi nyja më e rëndësishme që duhet zgjidhur është ajo e pagës por edhe të dre-

Barcelona bën çmenduri financiare për rinovimin e Neymar

Tifozët dhe ortakët votojnë për Zinedine Zidane por do të

jetë Florentino Perez ai që do të thotë fjalën e fundit. Nëse Rafael Benitez nuk do të fitojë besimin e shoqërisë në pankinën e Realit do të krijohej një vend i lirë pune dhe vullneti i shoqërisë është rikthimi i Mourinhos, por në krahun tjetër, tifozët dëshirojnë francezin. Klubi “Merengues” zhvilloi një sondazh mes dy emrave në garë dhe Zizu mbetet i përzgjedhuri i shumicës. Në krahun tjetër, e ardhmja e Rafael Benitez duket e vendosur. Aktual-isht ai ndodhet në Liverpool për të kaluar pushimet me familjen dhe në datën 27 do të rikthehet në qën-drën stërvitore. Prania e tij në stol për sfidën e 30 Dhjetorit kundër Real Sociedad është e sigurt dhe ndryshimi i emrit të stolit mund të ndodhë vetëm gjatë vitit 2016. është presidenti Florentino Perez ai që po ndërton strategjinë që do të ndjekë dhe vetëm ai e di të ardh-men e stolit “Merengues”. Kontak-tet me Mourinhon nuk kanë nisur ende por zgjidhja mund të gjendet brenda familjes pasi Zidane që dre-jton ekipin e dytë të Realit, shihet si njeriu ideal për të rikthyer qetësinë në kampin e bardhë.

Milani më në fund do t’a fes-tojë i lumtur Krishlindjen.

Skuadra kuqezi nuk e fitonte prej tre vitesh ndjeshjen para 25-Dh-jetorit, një tabu kjo e thyer me suksesin 4-2 në fushën e Frosi-nones. Në fakt është hera e parë që formacioni i Mihajlovic arrin të fitojë me përmbysje, pra pasi të ketë pësuar e para. Për admin-istratorin e deleguar të Milanit, Adriano Galliani, dy transfertat e fundit në kampionat dhe Kupë janë thelbësore për ecurinë e këtij sezoni. “Jemi të kënaqur me dy fitoret e fundit që i kemi marrë jashtë fushës sonë. Ndeshja me Sampdorian ishte shumë e rëndë-sishme, por edhe fitorja me Fro-sinonen na jep shumë besim për të ardhmen. Sigurisht që ndjejmë keqardhje për fitoren e munguara me Carpin dhe Veronën, sepse klasifikimi ynë do të ishte tjetër. Po të kishim 4 pikë më shumë…” Galliani e pret me optimizëm 2016 dhe ka arsyet e tij për të menduar vetëm pozitivisht. “Do të kemi në dispizicion Boateng, një lojtar që mund të luajë në disa role. Ai është mirë dhe mund të na ndihmojë shumë. Balotelli e Menez? Reparti ynë i avancuar do të forcohet shumë nga riaftësimi i tyre. Vazhdoj të mendoj se Milani ka një organike cilësore.”

Tifozët e Real Madrid zgjedhin Zidane për stolin

Galiani: Vitin tjetër do të jemi më të fortë

votimi

jtat e imazhit të lojtarit. Familja Neymar po kalon një moment negativ për shkak të prtoblemeve me autoritetet fiskale që kanë konfiskuar 40 milionë Euro pasuri në Brazil. Kjo shpjegon faktin se përse i ati që është edhe agjent i Neymar, kërkon një pagë sa më të lartë. Aktualisht, sulmuesi për-fiton rreth 8.8 milionë Euro nga kontrata që skadon në vitin 2018. Në krahun tjetër, Lionel Messi arkëton rreth 20 milionë dhe si-pas të gjitha gjasave, paga aktuale e brazilianit do të dyfishohet, kjo edhe për pasojë të rritjes së nivelit në fushën e lojës. Kontrata e re parashikon bashkëpunimin deri në vitin 2021 dhe klubi kërkon të vendosë një klauzolë shitjeje deri në 250 milionë Euro.

Mesi te Inter? Përse jo! Një premtim që ndosh-ta presidenti i Interit

nuk do ta mbajë por që mbush me shpresë tifozët zikaltër se bi-znezmeni indonezian po punon për të ndërtuar një klub dhe një skuadër të fortë për të ardhmen. Në një komunikim të hapur me tifozët në “Tëitter”, presidenti i kryesuesve të kampionatit ital-ian shtoi se argjentinasi ka një kontratë që e lidh me Barcelonën dhe ndoshta në përfundim të saj ai do të punojë për ta trans-feruar në Milano. “Po ndërtojmë një skuadër të re dhe të fortë si-pas udhëzimieve të Mancinit. Në duam të rivalizojmë klubet më të forta të Europës. Pas 17 javëve të para jemi të parët në klasifi-kim dhe mendoj se grupi aktual është i bashkuar dhe me dëshirë të madhe për të fituar”, shton Thohir, i cili nuk jep asnjë objek-tiv për merkaton e dimrit duke lënë gjithçka të hapur. “Strat-egjia jonë është e qartë. Duam ta rikthejmë Interin në vendin që i takon, mes klubeve më të mira të botës”, e përfundon bisedën me tifozët numri 1 i shoqërisë

Premtimi i Tohir: Mesi te Interi pas disa vitesh

zikaltër që mbetet i fokusuar në rritjen e cilësisë së grupit ak-tual. Gjithsesi, Messi vazhdo të mbetet një ëndërr në shtëpinë zikaltër pasi argjentinasi ka qenë edhe një nga objektivat e mer-katos së Massimo Morattit. Ish presidenti i Interit tentoi disa herë ta shkëpuste nga Barcelona por ishte argjentinasi ai që ven-dosi veton duke preferuar qën-drimin në Katalonjë.

konfirmimi

M.City bën gati 24 mln euro në sezon për Guardiolën Pep Guardiola te Manchester City. Konfirmimi

vjen nga të përditshmet gjermane që zbulo-jnë detajet e marrëveshjes së trajnerit katalanas me klubin anglez. Sipas të përditshmeve “Spiegel” dhe “Bild”, palët kanë arri-tur marrëveshjen për zhvendosjen e Guardiolës në Premier League edhe pse nuk ka ende një konfirmim zyr-tar. “Kicker” e bëri të ditur lajmin gjatë ditës së mërkurë por pa dhënë detaje, ndërsa “Bild” zbulon pikat e kontratës që do të lidhë trajnerin aktual të Bayer-nit të Mynihut me skuadrën angleze që do të drejtohet deri në fund të sezonit nga Manuel Pellegrini. Sheiku Al Mansour do t’i paguajë katala-

nasit 25 milionë Euro në sezon për tre vitet e ardh-shme dhe Guardiola do ta marrë zyrtarisht detyrën në datën 1 Korrik. Në rast se shifrat janë të vërteta,

atëherë Guardiola do të bëhej trajneri më i paguar në planet pasi të ardhu-rat e tij në krahasim me pagën që ai përfiton te Bayerni do të dyfishohen. “Bild” shton gjithashtu se Guardiola e ka firmosur kontratën 3-vjeçare por palët preferojnë të mos bëjnë publik asnjë detaj. Trajneri katalanas e bëri të ditur kargimin nga Bayerni përpara disa ditësh pasi nuk preferoi rinovi-

min e kontratës me gjigandët Bavarezë. Në vendin e tij do të ulet trajneri italian Carlo Ancelotti.

Page 16: FRD 25 dhjetor.pdf

25 dhjetor 2015 fryma e re 16

..

Ne jetojmë në botën fizike të cilën e pandehim të ngurtë, por në fakt nuk ekziston diçka e tillë. Nuk ekziston një 'atje jashtë' në termat e realitetit fizik të rrugëve, panoramave, aeroplanëve, makinave,

yjeve dhe njerëzve të tjerë. Është tamam si një film 3-D që po luhet në kokat tona. Pesë shqisat e transformojnë informacionin vibrues në informacion elektrik dhe kjo më pas i dërgohet trurit për të ndërtuar iluzionin e realitetit fizik. Ne e përjetojmë këtë realitet sikur jemi atje tej, kur në fakt s'është ashtu.Kur ti fillon të shohësh natyrën e vërtetë të realitetit fizik, arrin të kuptosh

sesi është mashtruar tërësisht njeriu dhe vazhdon të jetë ende kështu. Ti kupton, gjithashtu, se si një pakicë e vogël mund të kontrollojë pjesën dërrmuese në mënyrë kaq gjithëpërfshirëse, kur kjo pakicë e njeh realitetin dhe shumica jo. Ne jemi duke përjetuar atë që mund të ngjasojë me një lojë kozmike të realitetit-virtual dhe trupi njerëzor është një sistem kompjuterik që na lidh ne me këtë lojë, ashtu sikundër kompjuteri e lexon informacionin nga një disk softuerik dhe projekton imazhet në monitor. Ky trup/mendje-

kompjuter është ndërfaqja midis ndërgjegjes dhe lojës. Unë e quaj realitetin tonë Interneti Kozmik, për shkak se analogjia me internetin është mëse e përshtatshme.

rupat njerëzorë janë sisteme kompjuterike jashtë mase të avancuar (sidoqoftë nga perspektiva jonë) dhe

Tpesë shqisat shërbejnë si antena për të akorduar fushën energjitike dhe brezin e frekuencave në atë që quhet drita e dukshme. Truri, dhe në fakt e tërë struktura gjenetike e trupit, është një kompjuter dhe sistem

marrës-transmetues që lexon informacionin e koduar tek drita dhe e deshifron atë në imazhe tek një ekran simbolik brenda trurit. Kjo botë e shndritshme dhe shumëngjyrëshe vetëm sa ekziston në trurin, i cili në vetvete, është një gjëndje errësire e plotë. Sytë tanë e shndërrojnë informacionin vibracional në sinjale elektrike përmes qelizave konike të retinës të cilat zgjedhin informacionin e koduar brenda dritës që më pas truri i deshifron si ngjyra. Këto qeliza janë të ndjeshme ndaj ngjyrës së kuqe, të gjelbër dhe blu e prej tyre mund të dekodohen të gjitha nuancat e ngjyrave. Kur ky sistem prishet atëherë njerëzit bëhen të verbër ndaj ngjyrave, sikundër një kompjuter që nuk mund të dekodojë dot ngjyrat nga një disk softuerik. ...

ruri mund të ndërtojë një botë holografike që ngjan aq reale. Ai mbledh informacionin e syve, që krijon

Thologramet shifrore të cilat përbëjnë atë që ne e quajmë bota fizike. Kjo, gjithashtu, shton iluzionin e thellësisë dhe distancës, duke lexuar informacionin e deshifruar nga sinjalet që ai percepton. Ajo që

duket sikur është tepër larg në fakt ndodhet në kokën tënde, ashtu si thellësia dhe perspektiva në lojërat kompjuterike që gjenden në atë diskun fare të vogël.Konstrukti themelor i universit të realitetit-virtual konsiston në energji vibruese, ose forma valore. Ky është vendi ku informacioni kodohet për t'u lexuar nga ana elektrike, dixhitale dhe holografike. Nëse ti kërkon të ndryshosh fiziken-holografike, atëherë duhet të ndryshosh formën valore të nivelit të realitetit, ose atë që unë e quaj si Universi Metafizik. Ky Univers është një konstrukt i projektuar enkas me kujdes, si një lojë kompjuterike interaktive me një shkallë fantastike avancimi.Themeli mbi të cilin ngrihet shfarosja e masave është shkatërrimi i sistemit imunitar njerëzor. Dekadë pas dekade, Big Pharma ka rritur dominimin dhe kontrollin mbi mjekësinë, duke subvencionuar e blerë politikanë të korruptuar dhe mjekë ekspertë e, kësisoj, ka imponuar linja politike. Tashmë, synimi i saj është që t'i bëjë të detyrueshme vaksinat, në mënyrë që çdo foshnje (në fakt, të gjithë) t'i injektohet ai helmi i tmerrshëm.Gjëja e fundit që dëshiron çdo diktaturë është një popullsi vërtet e informuar dhe e vetëdijshme. Sa më pak të dinë njerëzit aq më pak probleme ata do të shkaktojnë. Në këto pak fjalë ju keni arsyen (a) pse u krijua sistemi i “arsimit” në formën e tij aktuale, dhe (b) pse e shkatërron dijen, ose të paktën e shtyp atë.

non fiction book

ISBN 978-9928-09-019-5

9 789928 090195

Çmimi 1500 lekë11 euro

2

ISBN 978992809025-6

9 789928 090256 >

Librat më të rinj në shqiptë Shtëpisë Botuese

Helga’SSecrets

VEZË

FSH

ATI - Ekstra të freskëta

NGA RRITJA E LIRË

VEZA JONËAdresa COCOAL. shpk, Maminas, Durrës, Albania

Email: [email protected]

TË BLESH VEZË SOT NUK ËSHTË MË AQ E THJESHTË SI MË PARË:

1.Vështirësia e 1-rë : A po zgjedh vezën më të shëndetshme për fëmijën tim?2.Vështirësia e 2-të : Nuk i kuptoj çfarë thonë paketimet dhe ka kaq shumë lloje...

Të gjitha këto probleme tashmë i ka zgjidhur veza KOKOVE !

1.Të gjitha vezët e tjera janë nga pula të rritura në kafaze , pra industriale . Veza KOKOVE është VEZË FSHATI nga pulat e rritura në kapanone të hapura, JO NË KAFAZE dhe të kombinuar me natyrën, duke garantuar cilësi më të lartë dhe shije të shkëlqyer.

2. KOKOVE është veza më e shëndetshme jo vetëm se prodhohet nga pula të rritura me ushqim natyral JO OMGJ por edhe sepse rriten në zonën e pastër dhe të shëndetshme të Çajupit.

NJE KOKOVE NE DITE ESHTE USHQIMI ME I MIRE NE BOTE !

Nje Kokove ne dite baraz me vetem 70 kalori por me 14 ushqyes esenciale !Nje Kokove ne dite eshte si te marresh nje tablete multivitaminale.

Nje Kokove ne dite i jep trupit tuaj:Koline qe i jep energji trurit dhe forcon kujtesen.Luteine dhe zeaksantine per mbrojtjen e syve nga rrezet ultravjollce dhe dielli.Proteine komplete per energji qe zgjat, riparimin e indeve te demtuar, ruajtjen e metabolizmit etjSelen qe është thelbësor për riprodhimin dhe funksionin e tiroides.Vitamine B9 ose acid folik per rritjen e qelizave dhe forcimin e metabolizmit.Vitamine A, qe eshte shume e rendesishme per ruajtjen e shikimit, lekures dhe imunitetit Hekur, qe eshte i rendesishem per transportin e oksigjenit drejt organeve dhe muskujve.Zink qe eshtë i rëndësishëm për shëndetin e trurit, imunitetin dhe zhvillimin e qelizave.

REKOMANDIMI YNË :

• Veza KOKOVE garanton shëndetin tuaj sepse është EXTRA e FRESKËT dhe më e kontrolluar sesa vezët e tjera që tregtohen nga fshati, që nga vaksinimi deri te kontrollet periodike nga institucionet e kontrollit ushqimor.

• Shumë vende të botës në respektim të të drejtave të shpendëve e kanë kufizuar rritjen INDUSTRIALE të pulave në kapanone të mbyllura. Bashkohu edhe ti në mbrojtje të cilësisë!

CILËN VEZË TË ZGJEDH NË DYQAN?

SHTËPIA BOTUESEHELGAS’SECRETS