16
adresa: rruga “Abdi Toptani”, Tiranë e-mail: [email protected] drejtor: Alfred Cako tel: 04 22 42 444 ÇMIMI: 30 LEKË Gazetë informative, politike, ekonomike, sociale, kulturore Viti 3, nr. 125 . E premte, 8 prill 2016 Bien muret e Bylisit, nuk përfshihet në mbrojtje Raporti i Crown Agents: Si zbuluam 1 milion euro evazion nga importi i grurit Pas miqësores, Shqipëria humbet dhjetë vende në renditjen e FIFA-s SPORT KONTRABANDA Tragjedia me helikopterin FRD: Jemi pranë familjeve të pilotëve, të cilët ranë në krye të detyrës HOMAZHE f. 10 - 11 QYTETI ANTIK Tatimet kërkojnë llogari bizneseve: “Pse është ulur xhiroja?”. Priten aksione në terren EKONOMI Një nismë e BE-së ngjall shqetësim Panama Papers, shumë zhurmë për pak skandal Iluzioni për një politikë të përbashkët për azilin FOKUS PRESIDENTI I RI I KOSOVËS FRD: Besimplotë se Thaçi do të jetë faktor stabiliteti politik në Kosovë f.7 f.7 f. 8-9 N propozim i Federika Mogerinit për debatin “si mund përmirësohet bashkëpunimi me Rusinë” ka shkaktuar shqetësime në mesin e anëtarëve të BE-së që duan t’i bëjnë një tjetër presion Moskës, për shkak të ndërhyrjes së saj në Ukrainë. Diskutimi është mbajtur në mes të janarit 2016 ndërmjet anëtarëve të Komisionit Evropian, dosjet e të cilëve përfshijnë lidhje dhe marrëdhëniet me.... FRD: Inkurajojmë Prokurorinë për syçeltësi ndaj “Panama Pappers Albania” f. 14 f. 9 f. 2 nga Arben Karapici f. 5 f. 4 f. 4 DEKRIMINALIZIMI Nuk ndryshon ligji, Kuvendi rrëzon propozimet e opozitës ISH-KUPOLA BLU KËRKON TË BRAKTISË ANIJEN E SAJ TË KORRUPSIONIT

FRD 8 Prill.pdf

  • Upload
    frdal

  • View
    173

  • Download
    7

Embed Size (px)

Citation preview

adresa: rruga “Abdi Toptani”, Tiranëe-mail: [email protected]: Alfred Cakotel: 04 22 42 444çmimi: 30 lekë

Gazetë informative, politike, ekonomike, sociale, kulturore Viti 3, nr. 125 . E premte, 8 prill 2016

Bien muret e Bylisit, nuk përfshihet në mbrojtje

Raporti i Crown Agents: Si zbuluam 1 milion euro evazion nga importi i grurit

Pas miqësores, Shqipëria humbet dhjetë vende në renditjen e FIFA-s

Sportkontrabanda

Tragjedia me helikopterinFRD: Jemi pranë familjeve të pilotëve, të cilët ranë në krye të detyrës

homazhe

f. 10 - 11

Qyteti antik

Tatimet kërkojnë llogari bizneseve: “Pse është ulur xhiroja?”. Priten aksione në terren

ekonomi

një nismë e Be-së ngjall shqetësim

Panama Papers, shumë zhurmë për pak skandalIluzioni për një politikë të përbashkët për azilin

fokuS

Presidenti i ri i kosovës

FRD: Besimplotë se Thaçi do të jetë faktor stabiliteti politik në Kosovë

f.7f.7

f. 8-9

Një propozim i Federika Mogerinit për debatin “si mund të përmirësohet

bashkëpunimi me Rusinë” ka shkaktuar shqetësime në mesin e anëtarëve të BE-së që duan t’i bëjnë një tjetër presion Moskës, për shkak të ndërhyrjes së saj në Ukrainë. Diskutimi është mbajtur në mes të janarit 2016 ndërmjet anëtarëve të Komisionit Evropian, dosjet e të cilëve përfshijnë lidhje dhe marrëdhëniet me....

FRD: Inkurajojmë Prokurorinë për syçeltësi ndaj

“Panama Pappers Albania”

f. 14f. 9f. 2

nga Arben Karapici f. 5

f. 4

f. 4

dekriminaliziminuk ndryshon ligji, kuvendi rrëzon propozimet e opozitës

Ish-KuPolA Blu KëRKon Të BRAKTIsë AnIJen e sAJ Të KoRRuPsIonIT

8 prill 2016 fryma e re 2

politikë

Intervista

Një nga themeluesit e FRD-së, Sekretari i Përgjith-shëm i saj, Gazmend Oke-

ta, është tejet konkret për idenë e riformatimit të së Djathtës. Gjatë një interviste për “Java Neës”, Oketa thotë se Partia Demokratike nuk e përfaqëson më elektora-tin e Djathtë. Ai adreson kritika konkrete për sistemin zgjedhor, që ende nuk i kap standartet normale, rolin e munguar të ndërkom-bëtarëve por edhe situatën e krim-it në vend. Pozicionimi në qendër së të Djathtës i FRD-së jep mundë-si që ai ta shohë nevojën e një të djathtë të moderuar, ashtu si dhe një të majtë të tillë. “Lokomotivë e së djathtës shqiptare duhet të jenë platformat, idetë, qëndrimet poli-tike dhe jo individë apo një grupim i vetëm”. Në intervistën e tij flitet për kriminalizimin e politikës, por edhe lidhjen e krimit me politikën, si edhe ndërhyrjen pa sens të poli-tikës për të shfrytëzuar gjithçka që ka lidhje me policinë.

Z.Oketa, a mendoni se pub-liku ynë është larg zgjedhjeve me standarde të larta dhe ende shumë i varur në opinionet e veta nga politika e dy tre partive (PS, PD, LSI) të mëdha?

Nëse flasim për zgjedhje me standarde të larta atëherë duhet të kemi një sistem referimi që të bëjmë krahasimin. Normalisht krahasimi duhet bërë me standar-det e vendeve të bashkimit europi-an, pasi dhe objektivi i Shqipërisë ai është, integrimi në BE. Nëse krahasojmë zgjedhjet tona me standardet e BE, do thoja se është si të krahasosh rakinë e Skraparit me verën franceze. Fatkeqësisht sistemi ynë zgjedhor dhe mënyra si administrohet, na bën thjesht që në përfundim të çdo zgjedhje një herë në dy vjet, të themi se “rakia që prodhuam këtë vit, është më e

mirë se ajo e dy viteve më parë”, por përsëri deri tek rakia shkojmë. Nga ana tjetër zgjedhjet me standarde të larta nuk duhen kërkuar vetëm tek publiku, por sëpari tek ata që kanë detyrë të përgatisin sistemin dhe mënyrën e administrimit të tyre. Edhe faktori ndërkombëtar, i cili shijon verën franceze gjatë gjith vitit, duket se ka filluar t’i pëlqejë një herë në dy vjet progresi që në bëjmë në cilësinë e rakisë, përderisa vazhdon të prodhojë raporte të cilat njohin një hap për-para në çdo proces zgjedhor, por asnjëherë nuk prekin thelbin e problemit, që është sistemi zgjed-hor, administrimi partiak i tij dhe proçesi i turpshëm i asaj që gjoja quhet numurim. Megjithatë duke qëndruar tek varësia e publikut nga partitë e mëdha në numër, personalisht konstatoj me keqard-hje një ndryshim në kahun nega-tiv në marrëdhënien votues-parti politike e anasjelltas. Fatkeqësisht duket se ne mësojmë pak nga his-toria. Ashtu siç 500 vjet më parë, nën ndikimin e perandorive të mëdha, shqiptarët diku për in-teresa, diku nga padia, diku nga kushtet e krijuara u konvertuan në fe, duke u bërë me më të fortin, ashtu dhe sot ata po “konvertohen politikisht” duke u bërë me atë që për momentin u jep një favor per-sonal, u premton një vend në ad-ministratë për djalin apo vajzën në këmbim të votës. Në fund të viteve ’80 kur komunizmit në shqipëri po i vinte fundi dhe shumica nuk e donte më atë sistem, ishin jo të pakët ata që për favore shtetërore, antarësoheshin në atë parti, jo prej bindjeve por prej interesit, duke bërë që partitokracia të mbyste meritokracinë. Kur perandoria osmane ra, Shqipërisë natyrale ju hoqën shumë territore edhe për shkak të konvertimit fetar. Kur

“E djathta shqiptare ka nevojë urgjente për një riformatim, pse jo dhe një rithemelim të saj. PD-ja ka vite që ka humbur identitetin e saj politik”

“Për sa kohë politika e përdor krimin për të arritur objektivat e saj për pushtet, atëherë është e pamundur që ajo të jetë e bashkuar në luftën kundër tij”

Oketa: PD nuk e përfaqëson më të Djathtën, ka vite që ka humbur identitetin e saj“FRD, forcë e moderuar dhe konstruktive, vlerëson më shumë shtetin sesa pushtetin politik”

regjimi komunist ra, ekonomia shqiptare ishte e rrënuar, shoqëria shqiptare ishte e transformuar, mijëra familje lanë atdheun e emi-gruan. Kur “perandoritë” politike të ndërtuara mbi këto interesa të ngushta bien, dëmet që shkakto-jnë në mënyrën se si publiku ko-munikon me politikën duan breza të tërë që të riparohen. Mesa duket historia tek ne përsëritet pa lënë asnjë mësim pas”.

Rezultati i FRD-së ka qenë disi befasues për publikun, por nuk besojmë për Ju, që keni punuar në terren. Çfarë ka ndryshuar në frymën që ka përcjellë formacio-ni juaj politik në këto votime?

Rezultati zyrtar që FRD ka mar-rë në këto zgjedhje ndoshta nuk është ai i dëshiruari prej nesh, por

gjithsesi është një rezultat i cili për një forcë të re si e jona konsidero-het pozitiv. Unë përfitoj nga kjo mundësi për të përcjell një falen-derim për të gjithë ata qytetarë që na kanë votuar duke e vlerësuar maksimalisht mbështetjen e tyre tepër të sinqertë. Tashmë FRD konsiderohet si një subjekt poli-tik i cili ka përfaqësuesit e tij në këshillat bashkiak të shumë prej bashkive kryesore në vend. Është një rezultat i cili edhe për veçorinë që kanë zgjedhjet lokale, zgjedhje të cilat bëjnë një shpërndarje të votës në shumë subjekte politike, bën një rikonfirmim të rreth 30 mijë votave zyrtare të FRD. Ajo që unë do thoja se ka ndryshuar në këto zgjedhje nuk ka të bëjë thjesht me raportin FRD-votues, por është

një raport i cili ka ndryshuar në tërësi përsa i takon votuesve me partitë politike, gjë që e përmenda edhe më lart. FRD është përpjekur të ruaj profilin e saj politik si një forcë e moderuar, konstruktive, si në forcë politike e cila vlerëson më shumë shtetin sesa pushtetin e saj politik me çdo kusht. Megjithatë në ditët në vijim FRD do të bëjë një analizë të saj për të parë më në detaje se çfarë ka shkuar mirë por eshe çfarë duhet korigjuar apo përmirësuar.

Duket se shpejt FRD në të ar-dhmen mund të jetë një lokomo-tivë e parë për të Djathtën shqip-tare, tejet të zhgënjyer? A e keni menduar arritjen e këtij qëllimi?

Sëpari e djathta shqiptare ka nevojë urgjente për një riforma-

8 prill 2016 fryma e re 3

Mediat ndërkombëtare zbulojnë pasuritë e politikanëve në fshehura në “parajsa fiskale”

skandali financiarFRD: Inkurajojmë Prokurorinë për syçeltësi ndaj “Panama Pappers”

Redaksionale

denjë e së djathtës ndodhem aty, dhe shpreh bindjen se FRD do të jap të gjithë kontributin e saj për ringritjen e së djathtës shqiptare. Ata që kanë shqetësim të vërtetë fatet e së djathtës, që kërkojnë një politikë të moderuar, besoj e gjejnë veten tek FRD. Ata që kanë interes pushtetin dhe jo shtetin, shqetësohen pak për fatet e saj.

A ju bën përshtypje, që krimi është sofistikuar dhe po e sfidon hapur policinë dhe vetë shteti! A mundej që strukturat e Sigurisë Kombëtare që të njoftonte në kohë (SHISH) dhe sidomos poli-tika të ishte e bashkuar dhe jo e ndarë si në rastin e Lazaratit?

“Përsa kohë politika e përdor krimin për të arritur objektivat e saj për pushtet, atëherë është e pamundur që ajo të jetë e bash-kuar në luftën kundër tij. Përsa kohë financimet e partive politike, mbulohen nga një mjegullnajë e nuk dihet nga vinë këto para, është utopi të pretendosh se krimi lufto-het nga të gjithë pa asnjë dallim. Të mos harrojmë se krim nuk është vetëm vrasja e dikujt, apo kultiv-imi e tregtimi i narkotikëve, por krim është dhe drejtësia e mun-guar, e vonuar apo e korruptuar, krim është dhe abuzimi me fon-det publike, e duke qëndruar tek zgjedhjet, krim është dhe tjetër-simi i apo vjedhja e votës, krim i cili gjeneron gjithë pasojat e tjera, krim që përbën burimin kryesor të korrupsionit. Është paradoksale që Kuvendi i Shqipërisë të mirato-jë një rezolutë dhe të pranojë që ka nevojë për dekriminalizim. Që nga momenti i miratimit të një rezolute të tillë, në një vend normal të BE, qytetarët do dilnin shesheve dhe do kërkonin shkrirjen e atij institu-cioni. Tek ne kjo nuk ndodh, sepse modeli i të fortit në muskuj, po kthehet edhe në modelin e prefer-uar të shoqërisë. Rasti i Lazaratit duhej të ishte një rast që duhej të bashkonte gjithë spektrin politik shqiptar në mbështetje të për-pjekjeve të policisë së shtetit për të vendosur sundimin e ligjit edhe në Lazarat. Fatkeqësisht, siç ndo-dhi dhe në aksionin e policisë një vit më parë, përpjekjet për të fituar politikisht nga kjo çështje nuk e bashkuan politikën, por e larguan akoma më shumë atë. Policia e shtetit ka nevojë për mbështetje maksimale morale, institucionale dhe pse jo dhe politike. Kjo është e vetmja mënyrë nëse duam të sigurojmë rend dhe qetësi për cil-indo. Përdorimi politik i arritjeve apo edhe mosarritjeve të policisë, vetëm sa inkurajon krimin për të sfiduar hapur shtetin. Si qytetarë të thjeshtë, para se të merrmi me politikë apo të shqetësohemi për fatet e subjektit politik që mbësh-tesim, duhet të shqetësohemi për fatet e Shqipërisë, që vlen më shumë se fati politik i çdo individi apo çdo subjekti politik”.

Një zbulim gazetarësh ndërkombëtarët që hedh dritë mbi aktivitetin fi-

nanciar të liderëve dhe ish liderëve botërorë, është publikuar mesditën e së dielës në mediat ndërkom-bëtare. Në grupin e liderëve përf-shihen presidentin rus, Vladimir Putin, futbollisti i mirënjohur Lio-nel Messi, presidenti i UEFA-s, Mi-chel Platini e të tjerë personazhe të njohur të cilët mendohet se ka në qarkulluar më shumë se 2 miliardë dollarë. Por, pjesë e këtij skandali është edhe Shqipëria. Nga vendi ynë, në hartën e publikuar deri me tani rezulton se ka dy kompani, 3 perfitues dhe 22 pronare aksionesh ne parajsen fiskale te zbuluar. Edhe pse zyrtarisht është konfirmuar emri i vetëm një biznesmeni shq-iptar që fsheh pasuritë në “parajsa fiskale”, mendohet se edhe poli-tikanë të rëndësishëm të vendit tonë, disponojnë pasuri të kon-siderueshme të fshehur në ishujt e paqësorit. Nisur nga të dhënat e publikuara zyrtarisht tashmë, Fryma e Re Demokratike, kërkon zbardhjen e këtij skandali. Përmes një deklarate për shtyp, FRD i bën thirrje Prokurorisë të hetojë pasur-itë e politikanëve të fsheura jashtë vendit si dhe çdo transaksion të dyshimtë. “Jemi përpara një skan-dali të madh financiar me pasoja

tim, pse jo dhe një rithemelim të saj. Forca politike që e përfaqë-sonte atë, PD-ja ka vite që ka humbur identitetin e saj politik dhe nuk mund të jetë më përfaqë-suese tipike e së djathtës. Sigur-isht një nga shqetësimet kryesore të FRD është dhe perspektiva dhe ecuria e të djathtës shqiptare. Kjo, jo vetëm për shkak të pozicionim-it tonë si forcë e qëndrës së djath-të, por edhe për domosdoshmëri-në që ka skena politike shqiptare për të pasur një të djathtë të mo-deruar, ashtu si dhe një të majtë të tillë. Lokomotivë e së djathtës shqiptare duhet të jenë platfor-mat, idetë, qëndrimet politike dhe jo individë apo një grupim i vetëm. Sigurisht unë pse besoj se FRD është përfaqësuese më e

të konsiderueshme. Organet ligjz-batuese, Prokuroria e Republikës duhet të hedhë dritë mbi pasuritë e politikanëve të fshehura në “para-jsa fiskale”. Është detyrim ligjor dhe kushtetues që institucionet të bëjnë transparencë për opinionin publik, duke informuar qytetarët shqiptarë se ku kanë përfunduar pasuritë e vendit dhe si fshihen

ato në bankat jashtë vendit, duke iu fshehur detyrimeve fiskale dhe tatimore në Shqipëri”, thuhet në deklaratën e FRD. Dosja për Ball-kanin në “Panama Pappers” pritet të hapet gjatë kësaj fundjave. Të dhënat e para janë se një pjesë e konsiderueshme e politikanëve shqiptarë disponojnë pasuri të fshehura në “parajsat fiskale”.

Reagime në panik nga skandaliIsh-kupola blu kërkon të braktisë anijen e saj të korrupsionit Dalja në skenë e skandalit të

madh financiar, të fshehjes së pasurive në vendet e tjera me taksim zero, ndërsa aktivitetin e ushtrojnë në shtetin amë, pritet të hedhë dritë mbi emra konkret të politikanëve dhe qeveritarëve që iu fshihen detyrimeve ligjore. Nga një situatë e tillë nuk bën përjashtim as Shqipëria. Madje, kur jemi ende në fillesat e zbard-hjes së skandalit, protagonistët po nxitojnë të përgenjështrojnë para kohe çdo lidhje të mund-shme me kompanitë e regjis-truara nëpër ishujt e Paqësorit. E tillë është “GFI Albania”, një kompani e cila në vitin 2013-ë

fitoi tenderin e markimit të kar-buranteve. Kjo shoqëri është skeduar në skandalin “Panama Pappers” se figuron e regjistruar në Panama ku ka edhe të de-pozituara të gjitha të ardhurat e saj. Në shtetin shqiptar, ajo nuk paguan asgjë, pavarësisht se ka fituar miliona euro në dy vitet e ushtrimit të aktivitetit ekonomik. Pronari i saj figuron një person i lidhur me segmente të Partisë Demokratike dhe pas daljes së emrit në media, ish kryeministri Sali Berisha nxitoi të përgenjësh-trojë çdo lidhje të mundshme të tij me personin në fjalë. Por nga ana tjetër, ai nuk mohoi nëse

ndonjë nga ministrat e tij ka interesa të përbashkëta me pronarin e GIF. Një përpjekje kjo për të faturuar përgjegjësi-në, pavarësisht se zbardhja e dokumenteve të “Panama Pappers” do të hedhë dritë plotësisht mbi përfshirjen në këtë skandal të segmenteve kryesore të qeverisë së de-mokratëve.

8 prill 2016 fryma e re 4

fokus

Panama Papers, shumë zhurmë për pak skandal

Disavantazhi i sistemit të Dub-linit është: shtete të veçanta, që ndodhen në itinerarin

e ndjekur prej refugjatëve, si Greq-ia dhe Italia, mbajnë pothuajse të gjithë barrën. Nëse të gjitha shtetet e tjera anëtare do të kishin zbatuar me rigorozitet rregullat e Dublinit, pothuajse asnjë refugjat nuk do të kish ardhur në Gjermani apo në Suedi. Thuajse të gjithë do të kishin paraqitur kërkesë për azil në Greqi apo në Itali, do të ishin strehuar atje dhe më pas - në varësi të procesit të azilit - ose do të pranoheshin ose do të duhej të dëboheshin. Në sfondin e fluksit të refugjatëve që mbërrijnë me qindra mjëra të dyja këto shtete e konsideruan të padrejtë këtë sistem.

Athina dhe Roma megjithatë ia lehtësuan vetes situatën duke i lejuar refugjatët pa i regjistruar që të kalo-jnë drejt Veriut të Europës. Me këtë ata nuk u panë me sy të mirë. Greqia

Pas publikimit të “Panama Papers”

disa prokurori janë duke hetuar. Ndërsa kritikët e këtij investigimi

mendojnë se kemi të bëjmë me një

stuhi mdiatike pa substancë.

Sistemi aktual për azilin në BE nuk

mund t’i rezistojë kohës. E megjithatë

propozimet e komisionit për

reformimin e tij nuk do të gjejnë

mbështetjen e shumicës së vendeve anëtare, parashikon

Christoph Hasselbach

Iluzioni për një politikë të përbashkët për azilin

Gazetarët ndonëse do të përmen-din disa emra të pronarëve të pande-hur të firmave fiktive, nuk do të jenë në gjendje të ofrojnë prova konkrete për veprimtari ilegale. Ky është lajt-motivi i kritikave, që ndërkohë po ngrenë kryesisht avokatë, por edhe ekspertë financash e madje edhe vet njerëz të mediave. “Vlerë e dyshim-të” e hulumtimeve, kështu shkruan p.sh. revista Meedia, që analizon peizazhin mediatik.

Eksperti i financave dhe i bursës Dirk Müller në bisedë për DW vë në dukje, se “prej vitesh ne e dimë që ekzsitojnë shumë firma, të cilat regjistrohen vetëm si adresë postare. Po ashtu dihet që Panamaja është sh-embull lapidar për vendosjen e të til-la firmave. Pra ku qendron befasia?” Müller e vë në pikëpyetje “skandalin e madh” dhe shtron një pyetje thelbë-sore: “interesante nuk është të mëso-het, se kush përfshihet në listë, por se kush nuk është përfshirë në listë.” Të bie në sy, se fillimisht bëhet fjalë për emra nga rajone të “palës tjetër poli-tike”. Persona nga Kina, Rusia, bota arabe. “Ku janë emrat e mëdhenj nga Amerika?” A janë optimalizuar pub-likimet edhe me emra, të cilët nuk preferohen të përmenden?”

Gazetari objektive?Müller tërheq vëmmendjen, se

“International Consortium of Inves-tigative Journalists” (ICIJ) që mori

pjesë në investigimin e Panama Pa-pers është financuar nga organizata amerikane “Center for Public Integ-rity” ndër të tjera edhe nga fonda-cioni Open Society i investitorit nga SHBA-ja George Soros. “Ky edhe më parë është kritikuar shpesh, se ra-porton në mënyrë të njëanshme dhe ndjek interesa politike”, thotë Mül-ler. Organizata e gazetarëve vetë e ka pranuar, që ajo e ka filtruar informa-cionin vetëm për emrat, që ndodhen në lsitën e sanksioneve të OKB-së. Müller pra shtron pyetjen: “përse kërkohen persona të caktuar? Përse jo të gjithë? Përse ka interes që Putin të vihet në këtë kontekst, kur vet ai as që figuron në këto dokumenta?”

Këtij fakti i kushton vëmendje edhe Craig Murray. Ish-ambasadori britanik në Uzbekistan konstaton tek deklarimi i grupit investigues, që shumë materiale do të konsiderohen diskrete, një “hipokrizi diplomatike”.

Pseudo-skandal?“Shumë zhurmë për pak gjë”

druan edhe ministri austriak i Fi-nancave Hans Jörg Schelling duke iu referuar faktit, se praktika e firmave me adresë postare nuk bën pjesë automatikisht tek kriminaliteti i or-ganizuar. Masat për konceptimin e tatimit në mënyrë legale nuk duhet të ngatërrohen me veprimet krimi-nale, thotë Schelling.

Edhe akuzat e qeverisë së Pana-

masë, se kemi të bëjmë me një fush-atë të qëllimshme për diskretitimin e vendit, në këtë kontekst janë të kuptueshme, sepse edhe vet në Eu-ropë ende ekzsitojnë oaze tatimore, që duhen parë me sy kritik. Luksem-burgu, Irlanda, Malta, dhe ishulli në kanalin e Lamanshit Jersey apo edhe Holanda joshin me avantazhe fiskale. E njëjta gjë vlen edhe për shtetet në SHBA si Delaware, Nevada dhe Wyo-ming, gjë që ndoshta edhe shpjegon faktin, se përse qytetarë personalitete nga SHBA nuk veprojnë shpesh me firmat fiktive në Panama.

Edhe Michael Fuchs, deputet dhe nënkryetar i grupit parlamentar të CDU-së në Bundestag tërheq vëmend-jen, që të mos krijohet me nxitim “një skandalizim”. Presidenti i shoqatës së taksapaguesve, Reiner Holznagel, pra-non, që posedimi i firmave me adresë postare nuk përbën akt penal.

Shumë banka e pranojnë pjesë-marrjen e tyre në ndërmjetësimin e koncepteve offshore. Deutsche Bank dhe banka Hamburger Privat-bank Berenberg i kanë konfirmuar bizneset në kontekstin e firmave me adresë postare, duke theksuar njëko-hësisht, se këto janë veprime legale.

Sprova do të vijëNë këtë fazë skandali i “Panama

Papers” duket se ka ngecur tek aktiv-itete e hamendësuara kriminale të firmave fiktive. Asgjë ende nuk është

dëshmuar. Ndaj kritikët e inves-tigimit shtrojnë pyetjen, se çfarë do të bëjnë më tutje gazetarët. Nga rad-hët e grupit investigues përmes in-tervistave mësohet vetëm, se detyra kryesore ka përfunduar me publi-kimin e dokumentacionit. Gjithçka tjetër më pas është çështje e proku-rorive dhe e zyrave të financave.

Por këtyre u duhet që të sjellin prova bindëse, thotë Carl Dolan, dre-jtor i zyrës së BE-së në Transparency International. E një gjë e tillë do të jetë e mundur në raste shumë të rral-la, tha ai në intervistë për Euronews.

Zyra ligjore me firmat fiktive “Mos-sack Fonseca” pretendon, se mund të provojë, që shoqëritë e themeluara prej saj nuk kanë kryer evazion fis-kal, pastrim paraje apo kanë ndjekur ndonjë tjetër qëllim kriminal. Nëse edhe bankat vërtetë do t’ia dalin të provojnë, se ato në politikën e ndjekur prej tyre i kanë shlyer tërësisht tati-met, dhe nëse shumica e poseduesve të firmave postare vërtetojnë, që ata nuk kanë kryer biznese ilegale, por vetëm një shmangie të pamorlashme tatimesh, atëherë publikimi i “Panama Papers” nuk do të ketë ndonjë efekt me pasoja, parashikojnë ekspertët e financave. Ndoshta skandali në vet-vete ka të bëjë me moralin e dyfishtë të një politike ndërkombëtare të pav-endosur për t’iu kundërvënë oazeve fiskale. DW.COM

për t’i mbikqyrur kufijtë e tyre e kë-sisoj edhe kufijtë e jashtëm të BE-së. Qëkurse është mbyllur itinerari ball-kanik, nuk funksionon më lejimi i kalimit të refugjatëve.

Në rastin më të mirë sistemi i modifikuar pak i Dublinit mund të gjente mbështeje nga shumica. Por edhe në këtë rast do të mbetet prob-lemi, që vendet anëtare ndoshta do të miratojnë një reformë, por ajo do të mbetet e padetyrueshme, sapo të duhet të zbatohet “mekanizmi i ndarjes së drejtë”. Në fund gjithçka varet nga ecuria e shifrave të refug-jatëve. Nëse me kalimin e kohës bie fluksi, atëherë shpërndarja e tyre është një problem i përballueshëm. Por nëse shumë shpejt sërish arrihen përmasat e gjysmës së dytë të vitit 2015, secili shtet do të synojë të ndi-hmojë vetveten - kjo edhe në kurriz të të tjerëve. Ndaj qëllimi primar duhet të jetë, shmangia e një vale masive.

madje edhe ka kontribuuar duke me trajtimin e keq të refugjatëve, që gjyqtarët europianë të ndalonin kth-imin e refugjatëve të trajtuar keq në Greqi. Athina praktikisht u shpërblye për mosrespektimin e standardeve europiane. Ndërkohë që Gjerma-nia e toleroi shumë gjatë situatën pa rregulla, vendet e tjera mbyllën kufijtë e më pas edhe itinerarin ball-kanik. Tani Austria do të izolojë ndaj emigrantëve qafën e Breneros, duke i paraprirë mundësisë që ndoshta së shpejti sërish do të vijnë refugjatë përmes Detit Mesdhe dhe Italisë.

Gjendja aktuale e politikës eu-ropiane të azilit është në radhë të parë një situatë mosbesimi, në të cilën secili mendon për vete. Kush do reforma në drejtim të një shpërndarjeje të drejtë dhe euro-pianizim të kësaj politike, duhet të kujtojë, se qysh në vjeshtë shtetet e BE-së vendosën me shumicë, që

160.000 refugjatë nga Greqia dhe Italia të shpërndahen mes shteteve të BE-së. Në thelb ky ishte një “me-kanizëm korrekt”, që tani e propozoi sërish komisioni. Por ndërkohë që numri i atyre që duhen shpërndarë ka mbetur vërtetë modest, rezis-tenca është rritur aq shumë, sa që nuk duhet të kesh më iluzione për propozime që shkojnë edhe më tej.

Ndër të tilla propozime bën pjesë edhe përcaktimi i një modusi shpërndarjeje, pjesë kjo e opcionit dy të komisionit. Kancelarja e Gjer-manisë vazhdimisht e ka propozuar këtë ide, që ka hasur në kundër-shtim. Të tjerë kanë kritikuar, se pa sigurimin si duhet të kufijve të jashtëm ky sistem do të shërbente si një karta biancha për migracion të pakufizuar. Sepse ky është avantazhi i madh i Dublinit: ka kompetenca të qarta dhe vendet kryesore, ku mbërrijnë refugjatët kanë një motiv

8 prill 2016 fryma e re 5

shqetësohen se uniteti i Bashkimit Europian po kërcënohet me shkatërrim, ndër të tjera edhe nga ndërhyrja e Rusisë në Ukrainë me marrjen e Krimesë dhe mbështetjen për sep-aratistët e armatosur në rajonin e Donbasit.

Duhet thënë se propozimi për debatin “si mund të përmirësohet bashkëpunimi me Rusinë” vjen një vit pas miratimit të një ma-teriali për diskutim, nga ana e Mogherinit, i cili sugjeronte një qëndrim më proaktiv kun-drejt Rusisë, në kohën kur separatistët kishin nisur një ofensivë në afërsi të qytetit Mariu-pol, që kontrollohej nga qeveria e Kievit. Prej atëhere, vëzhguesit e raporteve të Rusisë me BE-në kanë verejtur, se Federika Mogerini ka qëndruar “e tërhequr” disi nga çështja e fqin-jëve lindorë të BE dhe ende është e paqartë sa fërkime të tjera mund të sjellë iniciativa e re. Dhe kjo “tërheqje” u duk mëse qartë, kur shumica prej komisionerëve europianë, të cilët morën pjesë në këtë debat, ishin skep-tikë ndaj propozimit. Njëri prej tyre, që flet në kushte anonimatit, ka ngritur edhe pyetjen: “Pse duhet ta parashikojmë një skenar të një bashkëpunimi të madh tani, kur Rusia nuk është duke lëvizur”. Dhe kjo vërejtje është shumë e saktë, sepse Moska ka bërë shumë

pak në rastin më të mirë, ose aspak fare lid-hur me përmbushjen e detyrimeve të saj të Minsk II, një marrëveshje e shkurtit të vitit 2015, për fundin e luftës, që la të vrarë më shumë, se 9000 njerëz në Ukrainën Lindore. Pjesë e kësaj marrëveshje, e pazbatuar në thelb, është edhe tërheqja e plotë e armatimit nga vija e frontit, si dhe rivendosja e plotë sovranitetit të Kievit mbi kufirin e vet. Dhe është shumë interesante sipas vëzhguesve në Bruksel, se zyra Mogerini nuk dha përgjigje të komentonte këtë temë.

Përderisa pjesëmarrësve në këtë dis-kutim u ishte kërkuar që të ktheheshin me sugjerime, disa kontribute konkrete për këtë çështje, nga takimi i mesit të janarit, janë të pritshme. Kjo çështje pritet të vihet në plan të parë këtë pranverë nga vende si Italia dhe Austria, që duket se do ta rrisin tensionin ndaj institucioneve të BE-së, në raport me Rusinë.

Sipas burimeve në Bruksel, diplomatët e BE-së janë njoftuar shkurt gjatë javëve të fun-dit nga diplomatët amerikanë, se Rusia mund të tregohet më konstruktive lidhur me zgjid-hjen e konfliktit në Ukrainën lindore, gjatë muajve në vijim. Optimizmi amerikan duket se buron nga një takim pesë orësh, i muajit të kaluar, në enklavën ruse të Kaliningradit, i zh-villuar në mes ndihmëssekretare amerikane të Shtetit Viktoria Nuland me zyrtarin e Presi-dencës së Rusisë Vladislav Sukov. Në Kalinin-grad, palët kanë diskutuar siç thuhet në hollësi

për përgatitjet që duhen bërë për zgjedhje në rajonet Luhansk dhe të Donetskut të kontrol-luara pjesërisht nga rebelët prorusë.

Ndërkohë, dhe një material tjetër për diskutim do përgatitet mbi marrëdhëniet e Bashkimit Europian me Rusinë, i cili do të diskutohet gjatë takimit të rradhës të mi-nistrave të jashtëm të Unionit në Bruksel. Shtetet anëtare, që synojnë të intensifikojnë presionin ndaj Rusisë, shpresojnë, se ky do të jetë debati i fundit në nivelin ministror rreth kësaj çështjeje dhe se bisedimet do të vazhdojnë me krerët e qeverive të Bashkimit Europian sidomos kur të bëhet fjalë për sank-sionet ekonomike, të cilat skadojnë më 31 korrik, nëse ato nuk ripërtërihen.

Burimet nga Këshillit Evropian thonë se ripërtërija e sanksioneve, që u vazhdua në muajin dhjetor, është larg garancisë, se do të ndodhte këtë herë sërisht dhe çështja pritet të bëhet një debat i nxehtë në samitin në fund të qershorit. Diplomatët e BE-së kanë thënë, se liderët mund t’i fillojnë diskutimet rreth çështjes së zgjatjes së sanksioneve në samitin e tyre, duke e larguar këtë iniciativë nga min-istrat e jashtëm. Disa vende anëtare, si Suedia dhe Polonia, po druhen dhe kanë të drejtë,

se ministrat e jashtëm të BE, të cilët janë “më dashamirës” ndaj Moskës, por edhe të lodhur gjithashtu nga mungesa e progresit, do të prezantojnë në Kiev një “listë propozimesh” për bashkëpunimin e BE me Rusinë dhe disa nga propozimet do të duhet të pranohen, në shkëmbim të zgjatjes së sanksioneve.

Çështja është e mprehtë dhe si e tillë reflekton gjithë problematikën e marrëd-hënieve Rusi

-BE. Kryesimi i Holandës ka detyra tё vёshtira pёrpara, tёrhoqi vёmendjen komision-erja e politikёs së jashtme Federika Mogerini nё Hagё. Dhe ky do tё jetё “njё kryesim ven-dimtar” nё sfondin e problemeve tё shumta tё Europёs. Edhe populizmi i djathtё nё rritje nё Europё dhe skepticizmi ndaj Europёs kёrcёnojnё unitetin mes vendeve anёtare. Në skajin tjetër të kontinentit, joshja për biznes me Rusinë, treg me afro 150 milionë banorë dhe partner i tretë më i madh tregtar i BE-së, mundet të çonte në ballafaqim, sa u përket sanksioneve të imponuara kundër Rusisë për ndërhyrjen e saj në Ukrainë. Këto raporte të Bashkimit Europian me Rusinë po shkakto-jnë kështu përplasje brenda vendeve anëtare të bllokut. Sanksionet janë zgjatur deri në korrik të vitit 2016, por perspektiva e tyre nuk duket të jetë fort e qartë. Veçanërisht në vendet baltike ka shqetësime, se raportet me Rusinë do të jenë së shpejti po ato që ishin para sanksioneve. Dhe të gjitha këto nuk janë

fokus

Një nismë e BE ngjall shqetësimnga Arben KARAPICI

Në Bruksel shtrohet çështja “si të përmirësohet bashkëpunimi me Rusinë”dhe është më shumë se shqetësim. Sjell vetëm thellim mosbesimi mes anëtarësh dhe i shërben Rusisë. Të lobosh nga brenda, është punë interesash dhe Moska mirë ia bën, por nuk ka argumenta. Sepse statistikat nga fronti në lindje të Ukrainës kanë filluar dhe po numërojnë të vrarët nga të dyja palët.

Një propozim i Federika Mogerinit për debatin “si mund të përmirësohet bashkëpunimi me Rusinë” ka

shkaktuar shqetësime në mesin e anëtarëve të BE-së që duan t’i bëjnë një tjetër presion Moskës, për shkak të ndërhyrjes së saj në Ukrainë. Diskutimi është mbajtur në mes të janarit 2016 ndërmjet anëtarëve të Komisionit Evropian, dosjet e të cilëve përfshijnë lidhje dhe marrëdhëniet me vendet që janë jashtë Bashkimit Evropian. Qëllimi i kësaj nisme, sipas një burimi brenda Komisionit, ishte “përgatitja e një koncepti, që ndoshta do të mundësonte një bashkëpunim, por pa e rrezikuar pozicionin tonë në raport me sanksionet ndaj Rusisë” u citua të ketë thënë ky burim.

Takimi u organizua në fillimin e një viti, që mund të sjellë zhvillime thelbësore në “ngër-çin” e krijuar mes Moskës dhe Perëndimit, për ndërhyrjen dhunshëm në Ukrainë dhe mungesa e armëpushimit kërkuar nga mar-rëveshja në Minsk. Natyrisht, se Rusia kërkon të çlirohet nga sanksionet ekonomike të Bashkimit Europian dhe shpreson, që vend-osmëria e Unionit do të dobësohet, para se të shkohej tek përtëritja e sanksioneve an-tiruse në korrik. Shpresat ruse shtohen dhe nga fakti se BE-ja vendosi të tërheqë pjesën më të madhe të sanksioneve ndaj Bjelloru-sisë, ndonëse “embargoja e armatimit” ende nuk është hequr. Por kritikët e vendimit ar-gumentojnë, se ndalimi i sanksioneve është i parakohshëm dhe presioni ndaj auto-riteteve bjelloruse duhet të vazhdojë derisa të ndërmerren “reforma të mëtejme demokra-tike dhe për më tepër respektim për të drejtat e njeriut” në Bjellorusi. Presidenti i vendit Lukashenko e ka udhëhequr Bjellorusinë me grusht të hekurt për dy dekada, por ka sin-jalizuar edhe dëshirën për bashkëpunim me Perëndimin, megjithë “lidhjet historike” të Bjellorusisë me Moskën.

Heqjen, ose kufizim sëpaku të sank-sioneve Rusia e shpreson, ndërsa konflikti i armatosur në Ukrainë është tejet aktiv dhe nuk mund të pranohet, që zyrtarët e lartë të KE-së këtë nuk e dinë. “Luftimet midis sepa-ratistëve pro-rusë dhe forcave qeveritare në Lindje të Ukrainës vazhdojnë, atje situata humanitare është e tmerrshme” i tha Radi-os Evropa e Lirë Lamberto Zanier, sekretar i Përgjithshëm i OSBE në Vienë. Sipas tij, luftëtarët kanë rikthyer armatimin e rëndë në vijën e frontit dhe separatistët prorusë po kryejnë “aktivitete ushtarake” përfshirë ridis-lokime dhe stërvitje. Armëpushimi nuk po mbahet “ashtu siç do të dëshironim”, ka thë-në Zannier nga mjediset e Konferencës për Sigurinë në Mynih, ku Rusia shkëmbeu aku-za tejet të ashpra me Ukrainën dhe Perëndi-min, rreth konfliktit në Ukrainën Lindore.

Hollësitë, se si do të mund të dukej një bashkëpunim i tillë janë të pakta, por një burim në Bruksel komentoi se heqja, ose kufizimi i sanksioneve mund të sjellë rritjen e bashkëpunimit ekonomik, “në kohën kur ekonomia e Rusisë është duke u lëkundur se-riozisht” tha ky burim.

Ky lloj propozimi ka ngjallur shqetësim në rradhët e vendeve anëtare, siç janë Sue-dia dhe Polonia, të cilat kanë të drejtë të

pak, që propozimi i Federika Mogerinit, për debatin: “Si të përmirësohet bashkëpunimi me Rusinë”, të shihet me mosbesimin e mjaftueshëm, për aq kohë sa Rusia të bënte çfarë duhet bërë në Ukrainë, respektimin e plotë dhe deri në fund të “marrëveshjes së Minskut” për armëpushimin.

Ndërsa Rusia bën vetëm atë, që di të bëjë “mirë” dhe sidomos në Ukrainë. Këtë e tregon edhe kriza aktuale politike në Kiev, një krizë në ngjitje. Dy vite pas ndërrimit të pushtetit, në

Kiev u shpërbë edhe koalicioni qeveritar properëndimor. Partitë kryesore parlamen-tare janë pajtuar së fundi për një koalicion të ri, porpas shumë muajsh lufte politike mes kryeministrit Jatsenjuk dhe presidentit Poroshenko, për shkak edhe të aneksimit të Krimesë dhe konfliktit me rebelët prorusë në Lindje të Ukrainës.

Një argument i presidentit Petro Porosh-enko për të bërë një “reformim radikal” të qe-verisë ishte ministri i Ekonomisë, ndërkohë dorëhequr, Aivaras Abromavicius, i cili për-mendi i pari, si një mundësi, dorëheqjen e kryeministrit Jatsenjuk, për të rifituar besi-min. Një tjetër arësye është dhe “mungesa e zbardhjes” për vrasjen e një duzinë aktiv-istësh në protestat e sheshit Majdan të Kievit më 20 shkurt 2014, që opinioni qytetar në vend e konsideron “një përbuzje e thellë” ndaj viktimave. Një arsye, pse Prokurori i Përgjithshëm Shokin dha dorëheqjen, me kërkesë të presidentit, ishte edhe kjo. Kreu i akuzës Viktor Shokin, prej muajsh, ishte edhe nën presionin e Perëndimit për “zvarritje” të hetimeve në çështjen e Majdanit.

Të gjitha janë pengesa serioze në rrugën e Ukrainës drejtë Europës dhe në këto pengesa Moska nuk mund të jetë jashtë lo-jës. Ajo, që e implikon direkt Moskën është, se Revolucioni në Majdan nuk drejtohej vetëm kundër korrupsionit, por edhe për një të ardhme të Ukrainës në Bashkimin Euro-pian. Në krizën aktuale të BE-së, ka shumë pak optimistë, që besojnë në një anëtarësim teorik të Ukrainës në Union. Zona e tregtisë së lirë me BE është realitet nga fillimi i këtij vitit, por do të kërkojë kohë derisa ukrainasit të përfitojnë. Si suksesi i vetëm i prekshëm në rrugën drejtë Europës mbetet heqja e detyrimit të vizës në muajt e ardhshëm.

Megjithatë, konfliktet mbeten aneksimi i Krimesë dhe konflikti me separatistët në Lindje të vendit. Në këto kushte Bashkimi Europian shtron çështjen “si të përmirëso-het bashkëpunimi me Rusinë” dhe kjo çështje është më shumë, se shqetësim. Sjell vetëm thellim mosbesimi mes anëtarësh dhe i shërben Rusisë. Të lobosh nga brenda është një punë interesash dhe Moska mirë ia bën, por nuk ka argumenta. Sepse statistikat nga fronti në lindje të Ukrainës kanë filluar dhe numërojnë të vrarët, nga të dyja palët. E arësyeshme është të tërhiqet edhe vemend-ja, se të gjithë këtë krizë me refugjatët nga Siria Bashkimit Europian ia shkaktoi vetë Rusia qëkur ajo filloi bombardimet e saj ajrore dhe fare pa dallim në viktima. Është jo vetëm herët, por edhe shumë e tepërt për BE, që ta diskutojë tani si të përmirësojë bashkëpunimin me Rusinë.

8 prill 2016 fryma e re 6

aktualitet

Kontabilistët, si ka dështuar skema e kompensimit

Çdo sezon që prodhimet bu-jqësore preken në masë nga sëmundje të ndryshme dhe

fitimet e fermerëve nuk i arrijnë pritshmëritë, ndër të tjera anko-hen edhe për çmimet e larta të inputeve bujqësore. Armand Mala një kontabilist, që ka ndjekur për vite me radhë ecurinë e zinxhirit bujqësor nga prodhuesi të eksporti shpjegon për Monitor se si, skema aktuale për kompensimin e TVSH-së në bujqësi nuk po funksionon.

Ideja e kësaj skeme është që fermeri, i pajisur domosdosh-mërisht me NIPT, do marrë në formë kompensimi 20% të vlerës së prodhimit bujqësor. Fermeri duhet të dërgojë prodhimin bu-jqësor në grumbullues të licencuar dhe me pas grumbulluesi përgatit një faturë (faturë e përgatitur nga blerësi) ku vlerës së prodhimit bujqësor i shton edhe 20% dhe nëpërmjet sistemit bankar likui-don fermerin për vlerën e produk-tit plus TVSH.

Mala thotë se e parë përciptazi duket një skemë me e mirë se ske-mat paraardhëse me burokraci të theksuara, por duket se edhe kjo skemë ka problemet e veta dhe nuk po funksionon aq mirë në terren.

Ai thotë se, grumbulluesit e li-cencuar kanë krijuar kushte mo-nopoli dhe ushtrojnë presion për çmime më të uleta (nëse do të për-fitosh TVSH-në duhet të pranosh një çmim më të ulët).

Gjithashtu ai shpjegon se janë krijuar vonesa në likuidimin e faturave të cilat kanë shkaktuar një ngërç likuiditeti në të gjithë zinx-hirin e inputeve bujqësore. Kjo përkthehet në plan afatgjatë, sipas tij, në rritje të mëtejshme të çmim-it të inputeve si rezultat i kërkesës për marzhe më të larta nga ana e tregtarëve në një treg me qarkul-lim të ngadaltë të parasë.

Mala thotë se kjo skemë kom-pensimi ka zbatueshmeri mini-male në praktikë dhe se kjo provo-

het fare lehtë thjeshtë duke pyetur disa fermerë në terren.

“Duke qenë së heqja e TVSH-së për ilaçet trumbetohet si suk-ses përse të mos përdoret e njëjta skemë edhe për “ilaçet” e bimëve? Përgjigja me siguri gjendet tek efekti në buxhet”, shpjegoi ai.

Vazhdimisht qeveritë kanë pasur përpjekje të vazhdueshme për t’i ar-dhur në ndihme këtij sektori, ku një ndër to është heqja apo rimbursimi i TVSH-së së inputeve bujqësore.

Me gjithë skemat e ndryshme që janë miratuar e ç’miratuar, ajo cka mund të thuhet me siguri është që të gjitha kanë dështuar

me sukses, tha Mala.Kalvari nisi në fillim të vitit

2013, që ishte vit fushate, ku kry-eministri i atëhershëm premtoi përjashtimin nga TVSH-ja të in-puteve bujqësore.

Për fat të mire apo të keq, kjo nuk ngeli veç premtim por me Ligjin nr. 111/2013 ajo çka u tha u miratua dhe u botua në QBZ me 01.04.2013, ku si për ironi të fatit qëlloi ditën e gënjeshtrave, shpjegon kontabilisti.

Ligji solli një gëzim të përkohshëm tek palët e prekura pasi me në fund do kishte një reduktim të çmimit të inputeve

bujqësore por asgjë më tepër. Pasi pak ditë para se ligji të hynte në fuqi, konkretisht me 02.05.2013, me Ligjin nr. 114/2013 me veç një fjali të thatë, “Shfuqizohet ligji nr. 111/2013” ligji u “abortua” ende pa ardhur në jetë, shpjegon Mala.

“TVSH-ja për inputet bujqësore nuk do hiqet që në momentin e hyrjes ne dogana nga importuesit, por do të rimbursohet për çdo fer-mer që i blen ato pasi sipas kësaj skeme përfitimi shkon direkt te fer-meri dhe se nga ky vendim përfito-jnë rreth 350 mije fermerë” nxitoi të sqaronte Ministria e Financave.

Më skemën e ripunuar faturat

do dorëzoheshin pranë drejtorive rajonale te Ministrisë së Bujqësisë dhe pas verifikimeve përkatëse, brenda pak muajve fermeri do të përfitonte rimbursimin në masën 20 % të TVSH-së. Opozita e atëhershme e kundërshtoi këtë propozim, me pretendimin e drejtë se linte vend për abuzime. “Shqetësimi kryesor sot për bi-znesin është rimbursimi i TVSH-së pasi asnjëherë nuk kryhet si duhet dhe le vend për abuzime, si mund të menaxhohen kërkesat kur në total janë afro 350 mijë fer-merë”, deklaronte deputeti i PS-së, Arben Malaj.

Por përfaqësuesit e maxho-rances sqaruan dhe binden se rimbursimi në ketë forme ishte tërësisht i menaxhueshëm.

Rezultati?! Mjafton të pyesësh disa dhjetëra fermerë dhe e kup-ton sesa zbatim praktik gjeti ske-ma. U largua qeveria e djathtë duke lenë në fuqi këtë skemë dhe duke i lënë vendin të majtëve, të cilët gjithashtu e shpallën bujqësi-në një ndër prioritetet e tyre.

Me kuriozitet po prisnim ligjin e ri të TVSH-se i cili do i jepte fund një here e përgjithmonë këtij prob-lemi, do gjendej një zgjidhje mjaft praktike.

Në ligjin e ri inputet bujqë-sore nuk u përjashtuan nga TVSH por thjesht ndryshoi skema e kompesimit, ku ashtu si e sqaruam ne fillim nuk është se arriti të japë zgjidhje për vetë problemet që kjo skemë mbart.

Aksioni kundër informalitetit vitin e kaluar u shoqërua me një mori gjobash nga administrata tatimore

periudha e artë

Kompanitë e huaja transferuan 238 mln euro fitime në 2015-n, rritje 11%

Pavarësisht se ekonomia po kalon ditë të vështira dhe shumë sipërmarrje me zor po arrijnë të mbijetojnë në treg,

për kompanitë e huaja këto po rezultojnë periudha të arta. Të dhënat e Bankës së Shq-ipërisë treguan se sipërmarrjet e huaja kanë transferuar jashtë vendit 238 milionë euro në 2015-n, me një rritje prej 11% në raport me të njëjtën periudhë të vitit 2014. Në kra-hasim me 2013-n, fitimi i transferuar është trefishuar (shiko grafikun).

Sipas Bankës së Shqipërisë, vetëm për tremujorin e katërt 2015, fluksi dalës nga të ardhurat nga investimet ishte 74 milionë euro, nga të cilat 41 milionë euro janë në for-

save më të mëdha në vend, prej 6 miliardë lekë, pothuajse dyfishin në raport me 2013-n. Raiffeisen i zgjeroi fitimet nga 4.8 në 5.5 miliardë lekë dhe Intesa SanPaolo nga 1.2 në 2 miliardë lekë. Tendenca pozitive ka vi-juar dhe në 2015-n, ku për 9-mujorin, fitimi i sistemit bankar është rritur 33% me bazë vjetore.

Ndërsa kompanitë celulare, AMC dhe Vodafone, shënuan rënie të fitimeve për-katësisht me 34% dhe 48%, megjithatë ato vijojnë të mbeten ndër shoqëritë që gjenero-jnë më shumë fitime në tregun shqiptar (në vlerë absolute fitimet ishin përkatësisht 2.9 dhe 1.8 miliardë lekë).

mën e pagesave të dividentëve dhe të fitimit të riinvestuar, si pjesë e investimeve direkte në Shqipëri.

Sipërmarrjet e huaja transferuan përgjithësisht në 2015-n fitimet e vitit të mëparshëm. Bankat dhe shoqëritë me kapi-tal të huaj të telekomunikacionit kryesojnë në listën e sipërmarrjeve më fitimprurëse në vend, një pjesë të konsiderueshme të të cilave i transferojnë te mëmat jashtë vendit.

Sipas të dhënave të 100 sipërmarrjeve më të mëdha sipas fitimeve, bankat me kapital të huaj dyfishuan fitimet në 2014-n, duke dhënë efektin kryesor në këtë tendencë.

BKT ishte kompania me fitime para tak-

TVsh në bujqësi

8 prill 2016 fryma e re 7

aktualitet “Tani jemi me një detyrë të re, për një Kosovë europiane, të integruar në BE dhe multietnike”.

Thaçi betohet në Kuvend, sot ceremonia Përmes një ceremonie të mbajtur dje

në parlamentin e Kosovës, Presidenti Hashim Thaçi është betuar përpara de-

putetëve të maxhorancës. Në fjalën e tij, kreu i shtetit ka theksuar se “tani jemi me një detyrë të re, për një Kosovë europiane, të integruar në BE dhe multietnike”. Thaçi u shpreh se gjatë ushtrimit të detyrës së tij, do të jetë ga-rant i respektimit të Kushtetutës. “Kam besim që do të vazhdohet me një qeverisje të mirë. Si President do jem garant i respektimit të Kushtetutës. Do jem faktor komunikues poli-tik për të gjithë qytetarët e vendit. Më lejoni

të falenderoj edhe Presidenten Jahjaga për punën e saj në këto 5 vite. Qytetarët e Kosovës meritojnë një vend të qetë, vende punë dhe standarte europiane”- u shpreh Thaçi. Uri-meve për marrjen e detyrës së Thaçit si Presi-dent i Kosovës, i është bashkuar edhe Fryma e Re Demokratike. Përmes një mesazhi, FRD vlerëson se kreu i ri i shtetit do të jetë faktor stabiliteti në vend dhe një vlerë e shtuar për perspektivën euroatlantike të Kosovës. “FRD i uron Presidentit të ri të Kosovës, z. Hashim Thaçi punë të mbarë dhe suksese në detyrën e lartë si përfaqësues i shtetit të Kosovës”,

thuhet në mesazhin e FRD. Në këtë ceremoni-në e zhvilluar dje në Kuvendin e Kosovës, si-pas Kushtetutës, presidenti betohet se do të angazhohet me gjithë fuqinë e tij për ruajtjen e pavarësisë, sovranitetit dhe integritetit ter-ritorial të Republikës së Kosovës. Presidenti betohet po ashtu se do të sigurojë liritë dhe të drejtat njerëzore e qytetare, respektimin dhe mbrojtjen e Kushtetutës dhe ligjeve, ruajtjen e paqes dhe mirëqenies së të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës. Sot, do të zhvillohet ceremonia e marrjes zyrtarisht të detyrës së kreut të shtetit të Kosovës.

dekriminalizimi / ende pa nisur zbatimi i tij, opozita kërkoi ndryshimin e ligjit

Nuk ndryshon ligji, Kuvendi rrëzon propozimet e opozitës Ashtu si kundër paralajmëroi kryeministri Edi Rama, në mbled-

hjen e fundit të grupit parlamentar socialist, shumica në push-tet ka rrëzuar pjesërisht amendamentin e Partisë Demokratike, për ligjin e dekriminalizimit. Ende pa nisur zbatimi i tij, opozita kërkoi ndryshimin e ligjit për dekriminalizimin, duke hartuar një amenda-ment të posaçëm vetëm për deputetin Armando Prengën. Mirëpo, ngjarjet politike morën një rrjedhë të papritur, kur deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri u fotografua me armë në brez, në pro-testën kundër këndit të lojërave tek liqeni.

Deputeti demokrat prekej pikërisht nga amendamenti që kishte fir-mosur vetë, për të goditur deputetin Prenga. Kur pritej që Partia De-mokratike të tërhiqej, befas ndodhi e kundërta, demokratët kërkuan miratimin e amendamentit. Gjithsesi, ditën e djeshme, shumica par-

lamentare në Komisionin e Ligjeve rrëzoi propozimin e opozitës për ndryshimin e ligjit për dekriminalizimin. Deputetja e PS, Vasilika Hysi, listoi disa argumente, sipas të cilave ligji binte ndesh me Kushtetutën dhe me shumë ligje të tjera. “Ligji nuk ka nisur ende të zbatohet. Pro-pozimet duken të thjeshta, por janë thelbësore”, tha Hysi. Pas debateve maratonë, shumica në komision rrëzoi edhe një tjetër pikë në amenda-mentin e PD, e cili parashikonte pezullimin e ushtrimit të funksionit të zyrtarit, ndaj të cilit është zbatuar masa e arrestit në flagrancë për krime kundër jetës të kryera me dashje, ose veprat penale të kryera me dashje kundër shëndetit. “Çështja e pezullimit është parashikuar në ligj”, tha Vasilika Hysi. Rrëzimi i kësaj pike, shpëton jo vetëm deputetin Prenga, por edhe deputetin Gent Strazimirin, i cili është nën hetim nga prokuroria për armëmbajtje pa leje.

TragjediaBie në Liqenin e Shkodrës helikopteri i Ushtrisë, 2 të vdekur

Tre pilotë të rregjimentit të helikopterave, janë nisur nga baza ajrore e Farkës dre-

jt Shkodrës për një stërvitje rutinë, duke improvizuar një operacion kërkim-shpëtimi, por dy pilotët dhe helikopteri i modelit “EC-145” i blerë 5 muaj më parë nga “Euro-copter” Francë, nuk janë rikthyer në bazën e Farkës, duke përfun-duar në ujërat e liqenit të Shko-drës. Fluturimi ka nisur mesditën e të mërkurës në ora 12:10 nga baza ajrore e helikopterëve në Farkë dhe në ora 13:45 minuta helikopteri ka humbur kontaktin me kullën e kontrollit në Rinas. Pilotët Don-ald Hoxha dhe Floran Delia s’kanë braktisur helikopterin deri në mo-mentet e fundit duke gjetur vdekjen. Ndërkohë shoqëruesi ushtari profe-sionist Gerald Baramuça, ka mundur të hidhet më parashutë nga bordi i helikopterit duke shpëtuar nga ky incident tragjik, vetëm me një krah të thyer dhe një të çarë në kokë. Ndi-hmë më të madhe në këtë tragjedi e kanë dhënë disa banorë të zonës së Malësisë së Madhe, të cilët me varkat e peshkimit dhe notim, kanë ndi-hmuar ushtarin Gerald Baramuça nga mbytja, duke e nxjerrë në tokë dhe transportuar në spitalin rajonal të Shkodrës. Homazhet në nderim të dy pilotëve u kryen dje në Pallatin e Kongreseve. Më pas, dy pilotët u përcollën për në banesën e fundit në Varrezat e “Dëshmorëve të Kombit”.

Komisioni Shtetëror për Dësh-morët shpalli “Dëshmor i Atdheut” dy pilotët e Forcave të Armatosura, kapiten Floran Deliaj dhe toger Donald Hoxha.

FRDFryma e Re Demokratike ka

shprehur ngushëllime për rënien në

krye të detyrës të dy pilotëve të For-cave të Armatosura, kapiten Florian Deliaj dhe togerit Donald Hoxha. Në mesazhin e FRD thuhet se, “me hidhërim të thellë mësuam lajmin e rrëzimit aksidental të helikopt-erit ushtarak si dhe për humbjet e jetëve të dy pilotëve, Florian Deliaj dhe Donald Hoxha”. “Fryma e Re Demokratike shpreh ngushëllimet më të ndiera, familjarëve dhe të af-ërmve të dy të ushtarakëve të rënë në krye të detyrës duke i siguruar njëkohësisht se gjendemi pranë tyre shpirtërisht në këto çaste të rënda e të trishtuara”, thuhet në deklaratën e Frymës së Re Demokratike.

FRD: Besimplotë se Presidenti i ri do të jetë faktor i rëndësishëm stabiliteti në Kosovë

FRD: Jemi pranë familjeve të pilotëve të cilët ranë në krye të detyrës

8 prill 2016 fryma e re 8

ekonomi

Dhoma Kombëtare e Prod-huesve të Veshjeve dhe Kë-pucëve, në bashkëpunim

më Dhomën Italiane të Tregtisë i është rikthyer çështjes së vendos-jen e orareve nga DPD për kryer-jen e procedurave për subjektet që kryejnë eksport-import, duke kërkuar anullimin e urdhrit.

Nëpërmjet një letre drejtuar kryeministrit dhe Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, DH-KPVK kanë bërë me dije se, edhe pas reagimit të Doganës lidhur me tërheqjen e vendosjes së orareve dhe ofrimin e fleksibilitetit, kjo gjë nuk ka ndodhur.

“Edhe pse urdhri i Doganave kishte për qëllim t’u jepte për-parësi kryerjes së procedurave për subjektet që kryejnë eksport apo rieksport dhe premtonte angazh-imin maksimal për të qenë në ndi-hmë të biznesit, ai ka penguar në mënyrë thelbësore veprimtarinë e sipërmarrjes sipas pikave më poshtë” – veprimtaria ekonomike e bizneseve tona është e lidhur me klientë të ndryshëm të cilët kërkoj-në prodhimin në sasi dhe kohën e caktuar.

-Urdhri po bllokon veprimtari-në me firmat e huaja, të cilat kanë reflektuar menjëherë qendrimin për bllokimin e kontratave dhe an-ullimin e porosive

-Urdhri ka sjellë edhe penal-izim në pagesa nga ana e kontrak-torëve tanë për dëmin nga vonesa

-Kufizimi i orarit ka shkaktuar rritje të shpenzimeve të transpor-tit, rritje të kostove për parkim doganor

-Në rastin e anijeve konte-nierike, pamundësia për të për-funduar procedurën doganore Brenda ditës, sjell mosngarkim të kontenierit në mjetin lundrues që nisët të nesërmen në mëngjes. Për rrjedhoje, kontenieri i ekspor-tit duhet të pres në Durrës edhe 7 ditë të tjera. Kjo sjell kosto në mag-azinim, mosrespektim kontratash, problem me lektër kreditet etj.

-Orari i reduktuar i përfun-dimit të zhdoganimit sjell rritjen e presionit për të përfunduar sa më shpejt. Për rrjedhojë, shtohen

Reagojnë bizneset

shanset dhe rastet e gabimeve njerëzore nga punonjësit që prega-tisin dokumentacionin.”- thuhet në shkresën e dërguar.

DHKPVK dhe Dhoma Italiane kanë shprehur gatishmërinë për të kryer një takim sqarues për

këtë çështje, me qëllim sqarimin e dëmeve që pësojnë bizneset e përfshira, si dhe ka kërkuar anul-limin e këtij urdhri.

Më herët, Dogana Shqiptare, në një përgjigje për ankesën e Bi-znes Albania, Dhomës Amerikane

të Tregtisë, Dhomës Britanike, Dhomës së Fasonistëve, Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë i bën me dije se urdhri i hyrë në fuqi prej datës 16.12.2015 është një tërheqje vëmendje për të gjitha degët doganore për dhënien prioritet të

veçantë procedurave të eksportit dhe rieksportit. “Ky urdhër nuk ka për qëllim aspak kufizimin e orarit të veprimit për subjektet apo op-eratorët ekonomikë, por përkun-drazi të ndihmojë në planifikimin në kohë të aktivitetit të tyre, për

OECD ka prezantuar për herë të parë botimin e raportit të

Konkurrueshmërisë në Evropën Juglindore. Kjo e fundit, së bash-ku me ekspertë nga vendi dhe me kontributin e të gjithë aktorëve të institucioneve shtetërore në Shqipëri, prezantuan këtë raport i cili, sipas ministres së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, znj. Milva Eko-nomi, ka vlera të veçanta sepse është një risi jo vetëm për Shq-ipërinë, por edhe për gjithë Ball-kanin, pasi kërkon të analizojë politikat në një kuadër më gjerë që ndërmarrin vendet për të rri-tur konkurrueshmërinë.

“Një raport i këtij lloji padyshim që ndihmon vendet e Ballkanit për tu futur edhe më lehtë në rrugën e globalizimit dhe për të kuptuar se-

prezantimi

Raporti i OECD, Ekonomi: Rritja 3% e PBB-së e mundur

të mesme të bëhen më të afta për të krijuar, për të siguruar akses në njohuri që të komercializohen në tregun global

Sipas ministres Ekonomi, ra-porti OECD-së është mbështetur në pesë shtylla kryesore, “që bëjnë fjalë për dimensione tek politika në ndihmë të biznesit dhe këto shtylla janë të krahasuara nëpër-mjet 15 indikatorëve. Në këto in-dikatorë Shqipëria ka një kuadrat të veçantë, ka një koeficient të veçantë, sikurse kanë edhe ven-det e tjera të Ballkanit Perëndimor. Hartimi i këtyre indikatorëve është bërë duke u bazuar në Strategjinë e Europës Juglindore 2020”

Botimi ka të dhëna të vitit 2013-2014, dhe për këtë ministrja Eko-nomi u shpreh se në ato momente kur të dhënat mungojnë për këtë

cili prej tyre, se cilat janë sfidat që ato duhet të përballin në këtë pro-ces globalizimi, për të kuptuar më mirë se si sektori privat zhvillohet më tej dhe në veçanti si dhe për të kuptuar më mirë se si ndërmar-rjet e vogla dhe të mesme duhet të përballen me konkurrencën, me presionin që kanë për redukti-min e kostove, prodhimit, rritjen e produktivitetit dhe shkallën e njo-hurive”, është shprehur ministrja Ekonomi.

Avantazhet më të rëndësishme që botimi i OECD-së sjell për Shq-ipërinë është fakti që globalizimi vë në dukje disa lehtësira konkur-ruese. Duke dhënë lehtësira konkurruese, kërkon gjithashtu të zhvendosë faktorë tradicionalë të prodhimit, të cilët duhet të jenë të tillë që ndërmarrjet e vogla dhe

Urdhri i Doganave për oraret e zhdoganimit për eksportuesit nuk është tërhequr; Të anullohet

Sektori financiar shqiptar jo i përfshirë në skandalin e Panama Papers

BSH ul normën bazë në 1.5%Banka e Shqipërisë ka ulur normën bazë me

0.25 pikë përqindjeje, duke e zbritur atë në një tjetër nivel historik prej 1.5%. Kjo është hera e 15 që institucioni qendror ul normën bazë, që nga shtatori 2011, kur filloi një politikë agresive të lehtësimit monetar.

Përmes kësaj lëvizjeje Banka e Shqipërisë synon të ulë koston e parasë në ekonomi, duke i bërë kreditë më të lira dhe nxitur sipër-marrjet të investojnë e individët të blejnë, ndërkohë që kursimtarët nuk janë të intere-suar të mbajnë më paratë në banka për shkak të interesit të ulët.

Pavarësisht uljes së vazhdueshme të nor-mës bazë, kredia në vitin 2015 ishte e dobët, duke rënë neto (përjashtuar fshirjen e kredisë së keqe) me 1.4% me bazë vjetore, ndërkohë që në kahun tjetër dalja e depozitave nga bankat (rreth 220 milionë euro janë reduktuar depozi-tat me afat në lekë në 2015-n) nuk ka dhënë

efekt në rritjen e konsumit, që mbetet i dobët.Kërkesa për kredi nga bizneset, sidomos

sipërmarrjet e mëdha, mbetet e dobët, për arsyet të tjera përveç kostos së huasë, që gjithsesi është reduktuar vitet e fundit, duke arritur mesatarisht në rreth 8% në lekë, nga 14-15% që ishte përpara se të fillonte lehtësimi monetar.

“Do të monitojmë situatën më tej dhe shprehim gaditshmërinë që të ndërmarrim lehtësime të tjera në rast se goditjet deflacioniste do të prekin më tej konsumin”- tha guvernatori Sejko. Kjo vendimarrje e Këshillit Mbikëqyrës së BSH, sipas tyre, pritet që të nxisë më tej krediti-min, konsumin si dhe investimet.

Guvernatori Sejko, nga ana tjetër, ka njoftuar një tjetër vendim të marrë sot, norma e interesit të depozitës njëditore në Bankën e Shqipërisë të jetë në nivelin 0.25%, dhe norma e interesit të kredisë njëditore në Bankën e Shqipërisë të jetë në nivelin 2.75. Në vijim të fjalës së tij, Guvernato-

ri tregoi se politika fiskale e ndërmarrë nga Banka e Shqipërisë ka pasur ecuri pozitive dhe se do të mbetet konsoliduese.

Sipas tij, BSH gjykon se përmirësimi i legjis-lacionit për kreditë e këqija dhe ekzekutimin e kolateralit do përmirësojë më tej aktivitetin ban-kar. Primet e likuiditetit janë në rënie, ka cituar Guvernatori, ndërsa aktiviteti bankar sipas tij do të vijojë të përmirësohet nga heqja e kredive me probleme nga portofolet e tyre. Guvernatori ka përmendur edhe ecurinë e eksporteve, që sipas tij, ulja e tyre ndikohet nga ambienti i jashtëm i pafavorshëm si ulja e çmimeve të naftës.

I pyetur për skandalin e “Panama Papers” dhe për rolin që duhet të ketë BSH për kontrol-lin e kompanive të përfshira shqiptare, guverna-tori Sejko deklaroi se nuk është i sigurt nëse kanë dal emra konkretë dhe duhet parë çdo çështje në këndvështrim ligjor dhe të ndiqet nga Prokuro-ria, në rast se ka informacion të faktuar.

8 prill 2016 fryma e re 9

të shmangur radhët e gjata pranë Degës Doganore Durrës, si degë doganore përmbyllëse në proce-durat e eksportimit dhe riekspor-timit”, thuhet në përgjigjen e dër-guar shoqatave të biznesit.(Lexo: Tërhiqen Doganat: Nuk kufizojmë orarin e veprimit për eksportuesit).

Urdhri i datës 16 dhjetorNë një shkresë të mëparshme,

Doganat sqaronin se Urdhri i datës 16 dhjetor 2015, për përcaktimin e orareve në kryerjen e procedurave për eksport dhe rieksport, me zyrë doganore dalëse Durrësin ka qël-lim orientues dhe jo kufizues për operatorët ekonomikë.

Me anë të tij, synohet disiplin-imi i lëvizjes së mjeteve me mallra për eksport apo rieksport me zyrë doganore dalëse Durrësin, si dhe i ndihmon operatorët ekonomikë që të planifikojnë në kohë përshtatjen me oraret e nisjes së trageteve. Kjo për shkak se, aktualisht, procedurat e skanimit në Portin Detar të Dur-rësit nuk mund të realizohen në ko-hën e pikut të lëvizjes për eksport (dalje nga territori doganor).

Në kushtet kur në kuadër të forcimit të masave për rritjen e shkallës dhe efikasitetit të kon-

trolleve kundër terrorizmit dhe trafiqeve të paligjshme do të skano-het një numër më i lartë mjetesh me mallra që kryejnë procedurat për eksport dhe rieksport në Degën Doganore Durrës, fluksi i lartë i kë-tyre mjeteve bëhet shkak që subjek-tet të humbasin tragetin, sqarojnë me tej burimet zyrtare në dogana.

Referuar këtij Urdhri, Drejtoria e Përgjithshme ka udhëzuar De-gët Doganore të marrin të gjitha masat e nevojshme dhe të njofto-jnë paraprakisht operatorët eko-nomikë dhe agjencitë doganore, në mënyrë që atyre t’u jepet mundë-sia për të përshtatur aktivitetin e eksportit me oraret e përcaktu-ara, në rastet kur subjekti kërkon të nisë mallin për eksport brenda ditës. Në të kundërt, ata mund të kryejnë procedurat edhe pas orarit të përcaktuar në urdhër, por duhet të llogarisin që nisjen për eksport ta bëjnë ditën e nesërme.

Drejtoria e Përgjithshme e Doganës siguroi se urdhri në fjalë ka për qëllim t’u japë përparësi kry-erjes së procedurave për subjektet që kryejnë eksport apo rieksport dhe ka angazhimin maksimal për të qenë në ndihmë të biznesit.

Oraret për procedurat e eksportit dhe rieksportit sipas zyrave doganore:Dogana orariDurrësi deri më 17:00Tirana deri më 12:00Lezha deri më 11:00Shkodra deri më 10:00Elbasani deri më 11:00Berati deri më 10:00Korça deri më 10:00Vlora deri më 11:00Fieri deri më 11:00

periudhë është shkuar në periudha më të hershme, siç është viti 2012, mund të themi se Shqipëria ka pa-sur një rritje pozitive, jo shumë të lartë, por të qëndrueshme. Rritja pozitive e Shqipërisë, e cila ishte 2.5 për qind, por ishte një nga rritjet e larta të rajonit, që është për t’u theksuar, dëshmojnë që mundësitë e Shqipërisë për peri-udhën që vjen të jenë shumë pozi-tive në krahasim me atë që ne kemi parashikuar. Pra, rritja 3 % e GDP-së, e cila është rritje e parashikuar, do të jetë një rritje e realizuar. “ Kjo vjen për disa arsye, sepse janë marrë reforma shumë të rëndë-sishme që ndikojnë direkt edhe në konkurrueshmërinë dhe kanë të bëjnë me ndryshimet strukturore të ekonomisë, siç janë reforma ad-ministrative-territoriale, reforma

në fushën e energjisë, reforma në informalitet dhe reforma në dre-jtësi”, tha ministrja Ekonomi.

Në fund të këtij prezantimi, ministrja Ekonomi falënderoi në mënyrë të veçantë përfaqësuesit e OECD-së, z. Alan Paik dhe z. Ja-kob Fexer , të cilët kontribuan në këtë publikim të rëndësishëm, i cili do të shërbejë si një dokument pune për të bërë analiza të thella ekonomike, për të evindentuar barrierat që afektojnë rritjen e konkurrueshmërisë.

Duke u nisur dhe nga fjala e Ministres Ekonomi, përfaqësuesi i OECD, Alan Paik, theksoi faktin se qeveria shqiptare ka prioritete të mëdha zhvillimin e konkurrencës në aspekte të ndryshme dhe kjo, sipas tij, është shumë inkurajuese dhe është rruga e duhur.

Tatimet llogari bizneseve: “Pse ju është ulur xhiroja?”

Tatimorët janë të alarmuar për rënien e kuponëve nga kasat krahasuar me tremujorin e fundit 2015.

Tatimet dhe biznesi prej një viti janë përfshirë në një mar-rëdhënie të tensionuar për

shkak të luftës antinformalitet. Por tani kur aksioni është futur në fazën e dytë, arritjet e së parës po shuhen.

Tatimorët janë të alarmuar për rënien e kuponëve nga kasat kraha-suar me tremujorin e fundit 2015. Nisur nga ky fenomen Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve në Tiranë, ka lëshuar një njoftim për tatimpa-guesit në të cilin thuhet se, subjektet që kanë ulur numrin e kuponëve do të jenë objekt kontrolli.

“Në kuadër të masave për sen-sibilizimin e tatimpaguesit, si dhe duke vlerësuar treguesit tuaj të deklaruar për shtypjen e kuponave tatimorë, nisur nga transmetimi i pajisjeve fiskale, rezulton se nga ana juaj është ulur ndjeshëm transmetimi i kasës krahasuar me tremujorin e fundit të vitit 2015!”, thuhet në shkresën që u është drejtuar bizneseve që kanë rapor-tuar më pak xhiro ditore. Ata para-lajmërohen se nëse do të vazhdojë kjo situatë do të jenë subjekt kon-trolli dhe u thuhet që të lëshojnë kupon për çdo blerje.

Por bizneset shprehen të shokuar nga sjellja e tatimeve.

Pas supertaksave të bashkisë, që ka rritur ndjeshëm barrën fis-kale për bizneset, duket se edhe konsumi është futur në një cikël krize. Një pikë e shitjes me shu-micë në Tiranën e re raportoi ulje të ndjeshme të xhiros në muajt e parë të 2016-s. Biznesi që ka më shumë se një dekadë në këtë ak-tivitet, pohon se gjithmonë xhiroja e muajve të parë të vitit është më e ulët se e fundvitit.

Ai tha se, përpos këtij cikli kos-tot e qytetarëve janë rënduar me taksa e tarifa, ndërkohë që vendet të reja punë nuk ka dhe rrogat nuk janë rritur. Njerëzit nuk kanë ku ti gjejnë lekët pohoi mjaft i indinjuar tregtari, i cili lajmëroi se xhiroja, do të ulet më tej.

I gjendur nën presionin e tak-save më të larta bashkiake dhe në presionin e përditshëm të tatimeve ai tha se do të mbyllë aktivitetin për punë ditësh. ”E shikon, 100 lekë ora (te reja) parkingu, tek kjo rrugica. Fatura e ujit sa qimet e kokës, dri-tat po e po. Ku do ti gjejnë njerëzit lekët. Si do të rris xhiron unë. Hajde shiko listën e borxheve sa është”, vijon më tej tregtari, një vendali që shet artikuj ushqimore me shu-micë për gati 15 vite.

Sipërmarrjet e mëdha: Pas heqjes së taksës, biznesi i vogël nuk po merr fatura

Nga ana tjetër, sipërmarrësit e mëdhenj ankohen se heqja e tak-save për bizneset e vogla deri në

5 mln lekë po bën që prodhuesit të gjenden para refuzimit të treg-tarëve për të marrë faturë, por edhe për të blerë. Kjo do të sillte rritje të xhiros së sipërmarrjeve të vogla, deri në kalimin e tyre në të mesme e të mëdha, pra një biznes objekt taksash.

Prodhuesi i birrës, Stefan Pingu-li pohon se industritë prodhuese po vendosen gjithnjë e më shumë para presionit për të shitur pa faturë. Ju do të pyesni, pse ky shqetësim i madh, kur edhe deri dje, sipërmar-rjet e vogla tregtare nuk merrnin faturë për mallrat e blera?! Ndryshi-mi gjendet po ashtu te formalizimi (i drejtë dhe i padiskutueshëm për rëndësinë e tij). Sipërmarrjet e mëdha janë formalizuar plotësisht

duke rritur nivelin e deklarimeve, ndërsa kjo nuk reflektohet te part-nerët e tyre tregtarë. Duke thelluar hendekun mes prodhuesit e treg-tarit, bizneset e vogla zgjedhin më mirë të shesin më pak mall të sigu-ruar pa faturë, se të shtojnë xhiron “de facto” e “de jure”.

FMN paralajmëroi (pasi qeve-ria vendosi të heqë taksën e bizne-sit të vogël prej 25 mijë lekë në vit për xhiron deri në 5 milionë lekë) se kjo do të kishte efekt negativ në luftën ndaj informalitetit, pasi nx-itja për evazion masiv do të jetë më e madhe dhe shumë biznese do të tentojnë të qëndrojnë në këtë nivel, ndërsa të tjera do tentojnë të ndahen që të zbresin në kufirin ku nuk paguhen taksa.

kontrabanda

Gruri është një nga artikujt më të importuar në vend, ndaj dhe kontra-banda në këtë produkt duket se është e pranishme. Nga kontrollet do-

kumentare, gjatë krahasimit të importeve dhe eksporteve të grurit të kryera ne një kompani shqiptare e cila importonte kryesisht nga Rusia, Crown Agent kompania e Konsulencës në Dogana, të cilës iu ndërpre kontrata nga qeve-ria shqiptare për vitin e tretë, konstatoi mospërputhje të madhe të stokut të grurit. “ Duke qenë se gruri ishte importuar për t’u përpunuar dhe për t’u ri-eksportuar, ishte i përjashtuar nga detyrimet doganore. Kontrolli pas zhdo-ganimit mbi këtë kompani, i kryer bashkërisht prej ekipeve të Crown Agents dhe specialistëve të Drejtorisë së Kontrollit Pas zhdoganimit, identifikoi rreth 20,000 ton grurë të padeklaruar që mungonte në magazinën e kompanisë e që përbënte evazion të dyshuar të detyrimeve doganore në vlerën e 1 milionë euro” bën të ditur, Crown Agents në një raport zyrtar ku ka përmbledhur ak-tivitet e punës në Shqipëri. Crown Agents, pohon se, kontrolli me bazë risku është një element mjaft efikas për zbardhjen e evazionit fiskal. Për të testuar vlefshmërinë e kësaj analize, Njësitë Operacionale të Croën Agents shkuan për të kryer kontrolle të ngarkesave të cilat ishin profilizuar për kontroll fizik bazuar në një numër të përzgjedhur profilesh risku për ngarkesa ekzistuese.Bazuar tek këto kontrolle, shkalla goditëse e zbulimit të parregullsive dhe shkeljeve u rrit nga përafërsisht 1% në 13.6% në njërin prej profileve të riskut, ku u arrit kapja e një sasie të madhe materiali lëkurë dhe ngjitës të padeklaru-ar.Në një ushtrim të dytë, skuadrat e Crown Agents kryen 18 kontrolle fizike ku u arritën katër rezultate pozitive që do të thotë 22% shkallë goditëse. Ky kontroll përfshiu 2 raste të keqklasifikimit tarifor dhe keqpërshkrimit të mallit dhe 2 raste që kërkonin rivlerësim doganor në mënyrë që të barazonin vlerën e referencës mbi këto lloje mallrash.

Raporti i Crown Agents: Si zbuluam 1 milion euro evazion nga importi i grurit

8 prill 2016 fryma e re 10

kulturë

Janë disa foto të ditëve të fun-dit që tregojnë rënien e qytetit antik të Bylisit. Por, pas këtij

alarmi nga Forumi për Mbro-jtjen e Trashëgimisë, institucionet përgjegjëse si Ministria e Kulturës apo Instituti i Monumenteve nuk janë ndjerë. Mediat si gjithnjë, nga rastet e rralla, mbështesin këtë ndjeshmëri civile të Forumit, duke u marrë në këtë rast me sensibiliz-imin e shkatërrimit të një prej struk-turave të trashëguara antike, nga më të rëndësishmet në vend. Nga fotot shihet se prej murit rrethues të qytetit, teatrit, bazilikat…kanë rënë një sasi e konsiderueshme e gurëve, duke rrezikuar jo vetëm kontaktin e dëshmisë si ka qenë, por dhe atë të vjedhjes së gurëve të vendit.

Ky rast denoncues nuk është i pari, po ashtu as rasti i kësaj ministrie të qeverisë së PS-së, ku trashëgimia mbetet vetëm si vizion propagande – pa ndrysh-uar në asnjë mundësi situatën. Në programin e trashëgimisë kulturore për vitin 2013-2017, publikuar në sitin e Ministrisë së Kulturës, me të drejtë evidentohet se kemi të bëjmë me një abuzim të frikshëm të këtij sistemi, negl-izhencë, dhe zvarritje të menaxhi-mit në të gjitha instancave, devi-jime dhe shkelje të ligjit nga njerëz brenda sistemit, që është keqpër-dorur me dashje ose prej paaftë-sisë! Fjalë për fjalë për modelin konkret të Bylisit nuk mund të gjenden mundësi të tjera shpre-hjeje, që pas tri vitesh t’i kërkohet Ministrisë së Kulturës, Kumbaros nëse situata që kemi të treguar në foto, denoncimet përbëjnë paaf-tësi apo abuzim e shkelje të ligjit nga njerëz brenda këtij sistemi?!

Kur s’ka pak ditë që është fir-mosur nga Kumbaro edhe ven-dimi për dhënie me qira të monu-menteve, duke u përballur me një shtet të dorëzuar para shkatërrim-it, specialistët e kanë kundërshtu-ar këtë si model të dështuar. Rasti i Bylisit përbën një model flagrant të braktisjes shtetërore, edhe me vite, për të cilën Forumi për Mbrotjen e Trashëgimisë ia lë përgjegjësitë në derë Kumbaros, meqë prej saj janë trumbetuar më shumë sukseset në trashëgimi, si në fushë të mirëm-bajtjes dhe restaurimit të monu-menteve; kur në fakt, një realtetit i tillë në Bylis flet për të kundërtën.

“Po paraqesim në këtë album gjendjen e njërit prej siteve të kre-narisë sonë në fushën e trashëgi-misë, Bylis në muajin Prill 2016. Fotot flasin vetë. Po theksojmë edhe se gjatë kohës së kësaj qe-verisjeje, këtu nuk është vendosur asnjë misti, llaç për mirëmbajtje dhe nuk është lëvizur nga vendi

Bien muret e Bylisit, s’përfshihet në mbrojtjeasnjë gur, tull apo çfarëdoqoftë. Zoti e mbroftë trashëgiminë tonë se Ministria ka punë të tjera më

të rëndësishme”, ka reaguar Fo-rumi, ekzistencën dhe sensibilite-tin e tij, Kumbaro në një intervistë

për “Mapo” sikur e vë në dyshim, duke mos pritur nga të tilla lëvizje denoncime, kur vetë ata kanë spe-

cialistë në drejtoritë rajonale, që si duket e dinë situatën. Por, nëse për këtë ministrja ka dijeni, prapë By-lisi tashmë duhej të ishte në krye të listës për t’u mirëmbajtur. Por deri dje, asnjë sinjal nga specialistët e Kumbaros nuk është dhënë për një nga ngulmimet ilire, nga qendrat më të rëndësishme arkeologjike në territorin e Shqipërisë, e cila, nëse krahasohet me Apoloninë, Butrin-tin ose Durrësin, Bylisi nga numri i monumenteve të gërmuara dhe nga gjenda e ruajtjes së tyre, zë vendin e pare. Si duket, është koha për min-istren që t’i përmbahet vizionit për mandatin e saj, të paktën deri më 2017, që në përgatitjen e një strat-egjie kombëtare të kishte përfshirë të gjithë aktorët e fushës. V. M

Ky rast denoncues nuk është i pari, po ashtu as rasti i kësaj ministrie të qeverisë së PS-së, ku trashëgimia mbetet vetëm si vizion propagande

Qyteti antik

bylisi teatri

Bylisi ka një sipërfaqe prej 8.000 metrash katrorë. Nga ky kom-pleks peshkopal, Instituti i Arkeologjisë ka zbuluar rreth 4.000

metra katrorë, që do të thotë se është edhe gjysma pa u zbuluar nga ky kompleks tepër i madh. Është një lagje e tërë. Këto gërmime kanë filluar që herët. Si pjesë e katedrales së qytetit, gërmimet aty kanë filluar që në vitin 1984. Katedralja në Bylis është e përbërë nga kisha, pagëzimorja dhe kompleksi peshkopal (pallati i peshkopit). Kisha ose peshkopi, në shekullin VI u bë pronare e madhe në qytet dhe luante një rol të rëndësishëm në administratë dhe në ekonomi. Deri në vitin 1991, kishte përfunduar gërmimi i plotë i Kishës dhe pagëzimores. Në atë vit, arkeologët e Institutit të Arkeologjisë kishin gërmuar punishten e zdrukthëtarisë dhe punishten e përpunimit të gurit. Në këto punime, janë gjetur veglat e zdrukthëtarit dhe veglat e gurgdhendësit. Arkeologu Skënder Muçaj shpreson që në të ardh-men të zbulohen edhe punishte të bulmetrave dhe të qeramikës. Vite më parë janë gjetur edhe mbishkrime të vendosura mbi enë, që flasin për vetë kompleksin e peshkopit.

Teatri është monumenti më i rëndësishëm i Bylisit të peri-udhës antike. Bashkë me stoan e madhe dhe stadiumin, ai

ka përcaktuar kompozimin arkitektonik të agorasë rreth mesit të shek III p.K. Për ndërtimin e teatrit është zgjedhur këndi juglindor i agorasë, ku ngritja e menjëhershme e terrenit jepte mundësi për shfrytëzimin e shpatit për ndërtimin e shkallareve. Gjithashtu, ky pozicion ngjitur me murin rrethues të qytetit je-pte mundësi për të komunikuar drejtpërdrejt me trevën fshatare të koinonit, nga vinte një pjesë e madhe e shikuesve, pa qenë nevoja të kalonin nëpër lagjet e qytetit. Vizitorit që vinte nga sta-diumi, apo futej në qytet nga porta, teatri i shfaqej përpara si një ndërtim madhështor, me godinën e skenës në sfondin e shkal-lares. Dy mure mbajtëse anësore e theksojnë këtë perspektivë, ndërsa kolonada dorike e portikut të godinës së skenës krijonte një monumentalitet të panjohur për teatrot e kohës. Dy baza-mente përpara teatrit shënojnë vendet ku kanë qenë vendosur skulptura të Dionisit, apo muzave.

8 prill 2016 fryma e re 11

kulturë

“Kafka me cigare” e Blloshmit, mes dhjetë artistëve botërorë

Në këtë renditje është selektuar edhe një punë e artistes shqiptare, Lumturie Blloshmi. Është vepra e njohur “Kafka e cigareve” e ekspozuar pranë disa klinikave në Tiranë, në vitin 2013

Gazeta britanike “The inde-pendent” ka publikuar dh-

jetë vepra arti nën simbolikën e kafkës njerëzore, të realizuar nga artistë të njohur nga e gjithë bota. Në këtë renditje është selektuar edhe një punë e artistes shqiptare, Lumturie Blloshmi. Vdekja, jeta kalimtare njerëzore si duket ka qenë baza e frymëzimit për dhjetë artistët e selektuar dhe që fillesat shkojnë shumë më herët, deri te “çmenduria” e britanikut Hirst, për të cilin realizohet kjo listë. Në këtë raport të jetës me vdekjen, artistja shqiptare ka realizuar veprën “Kafka me cigare”, duke ngritur pyetjen e madhe, nëse ky produkt mbetet një e mirë!

Për secilin artist të selektuar paraqitet puna si edhe metafora, sensibiliteti që lidhet me kuptimin e kafkave njerëzore, duke ardhur në homazh të artistit britanik Da-mian Hirst, më 2015. Në fakt, kjo punë e realizuar nga Blloshmi, ekspozuar për herë të parë në vitin 2013 ka qenë një dedikim për këtë artist të njohur të artit bashkëkohor, ndërsa në 2014 është publikuar në gazetën britanike. Ky rast vjen nga kolegë të Blloshmit për të shuar zërat e plagjiaturës që qarkullojnë së fundmi. Ndërsa rasti për piktoren shqiptare lidhet jo vetëm me këtë kujtesë botërore, por edhe me ndjeshmërinë e “vrasjes” që shkakton cigarja në ditën e sotme, dhe konkretisht puna e saj është një rebelim ndaj ligjit të shpallur por që nuk gjen zbatim në vendet publike. Sensi-biliteti mbi jetën, ka ngacmuar si duket artistët për të krijuar per-ceptime nga më të çuditshmet që lidhin njeriun mes shkakut dhe pasojës, atë të vdekjes, një homazh njerëzor se si mund të arrihet tri-umfi ndaj vdekjes. Në fakt, puna e Lume Blloshmit në 2013 ka qenë ekspozuar pranë disa klinikave, për të pasur arsye reflektimi për këdo që ndalet dhe e vështron, që kjo vepër e ekspozuar të shfaqet për të mos harruar. Një simbolikë që e ka tërhequr artisten shqiptare të ndalet në një frakturë ku pak vijnë kujdesjet njerëzore, ku edhe ligji injorohet. Vazhdon lista. “The independent”, e rendit të dytën, dhe përshkruan punën e artistes shqiptare: Nëse nuk është kokainë është cigare. Kjo kafkë njerëzore është bërë nga bishtat e cigareve dhe shfaqet si një paralajmërim në hyrje të një klinike shëndetësore në Tiranë, Shqipëri. Artistja shq-iptare Lumturi Blloshmi ka krijuar veprën për të tërhequr vëmendjen në ndalimin e pirjes së duhanit në vende publike, ligji është injoruar gjerësisht dhe bishtat e cigareve janë pjellë më e zakonshme në shumë rrugë të Shqipërisë.

Në krye të listës është artisti britanik, Damian Hirst me pu-nën “Për dashurinë e Perëndisë”, vlerësuar një vepër goditëse, e pre-

zantuar në qershor 2007, në galer-inë White Cube ne Londër. Për dashurinë e Perëndisë është një kafkë që ka kushtuar 50 milionë paund, është kafka e shekullit të 18-të, e mbuluar tërësisht në 8.601 diamantë të hapur.

“Kafka” e Piotr Uklanski – ky in-stalim arti është ekspozuar në Lille në një shfaqje që paraqet një pjesë të koleksionit të artit bashkëkohor

të biznesmenit francez Francois Pinault, në vitin 2007. Një pjesë e Uklanksit bashkon jetën me vdekjen me trupat lakuriq të lid-hur së bashku për të formuar një kafkë, si një ikonë e vdekshmërisë njerëzore.

Kafka në enë prej argjile e Bar-bara Roling shfaq një skulpturë të ndezur në ngjyra, me bazë të zezë të kafkës mbështjellë me

zuar në ekspozitën “Arti i tullave”, e shfaqur për herë të parë në Dis-covery Times Square, New York, në qershor të vitit 2013. Mbi 100 vepra arti të krijuara nga tulla lo-dra ishin ekspozuar së bashku me punën e Sawaya-s.

“Kafkat” e Andres Basurto. Skulptori meksikan është shfaqur më këtë punë në Los Anxhelos, Kaliforni në janar 2014. Si duket në Meksikë ka një traditë të gjatë të kafkave artizanale, në shekuj. Puna tjetër, është e Herve Bohnert, quajtur “Et Finalement Je Me Suis Tu”. Me këtë titull i jep fuqi skulp-turës, duke u përkthyer në kup-timin “dhe përfundimisht kam mbetur i qetë” . Artisti francez e ka ekspozuar atë në panairin e artit bashkëkohor evropian në Stras-burg në nëntor 2012. Dhe Kafka e dhjetë në renditje selektohet puna e artistit Subodh Gupta’s, me kafkën gjigante me kupa inoksi. Kjo skulpturë është bërë nga enë kuzhine nga India, nga artisti in-dian Gupta, e pikturuar në Frieze në panairin e artit në Londër, në tetor 2008. Përgatiti: V. M

kurorë trendafilash të kuq, është ekspozuar në Galerinë Saatchi në Londër, në maj të vitit 2013, paraq-itur në koleksionin ndërkombëtar të artit për objekte bashkëkohore sjell së bashku punët nga 32 galeri.

Një punë tjetër e Damien Hirst, renditet në këtë listë të kafkave njerëzore, quajtur “Koka haluci-nante”. Kjo kafkë suvenir e bërë nga artisti modern Hirst ishte në shitje për 36.800 paund në një dyqan dhuratash në galerinë Tate Modern në Londër, në prill 2012, Kafka plastike të limituara, një edi-cion krijuar nga kompanidia bot-uese Other Criteria.

Një million kocka, instalacion – Kafka e vendosur mbi një shkop formon një pjesë prekëse të in-stalimit “Një milion eshtra” – një million kocka vendosur si një varr simbolik për të rritur ndërgjegjësi-min e genocidit dhe në masë mizoritë gjatë një ngjarjeje tredi-tore në National Mall afër Capitol US në Washington në qershor.

“Kafka” e artistes Nathan Sawa-ya e realizuar tërësisht nga tulla lodra, si skulpturë është ekspo-

Shkodra e 60 viteve më parë në sytë e një djali 10 –vjeçar që lëngon i sëmurë në sh-trat pa mundur të shkojë në shkollë. Ajo

që i kërkon së ëmës i vogli i shtatë fëmijëve që rritet në një familje të varfër ku buka e përdit-shme është e pakët ndërsa ushqimi i marrë përmes librave mungon fare e habit edhe atë vetë. “I kërkova nanës libra” – kujton shkrimtari në ditën kur kalendari i shënon përvjetorin e shtatëdhjetë të jetës, ndërsa kujtesa luan me të sikur ajo ndodhi të ishte e freskët nga e djesh-mja. “Ajo kërkoi në trastën e leckës, por unë i thashë nuk du’ librat e shkoll’s. Nana doli nëpër kojshi e më solli dy libra, e nji prej tynet ishte “Princi i Lumtur” i Oscar Wilde-it”.

Qe i pari libër që lexoi në jetën e tij, përtej tek-steve shkollore e që sot shkrimtari shqiptar Zija Çela e merr si një shenjë, si e shkruar që pikër-isht në këtë kohë ai do të shkruante një libër, të cilin do ta titullonte “Princi i Buzëqeshjes”. Është ky libri më i ri i Çelës, i cili u promovua në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar në një ditë që përkonte me ditëlindjen e tij të shtatëdhjetë, një përvjetor që shkrimtari e ndan me të shoqen, Aliqin, edhe ajo e lindur në të njëjtën ditë. Miq, kolegë, dashamirë të letërsisë, njerëz të medias e akademikë ishin mbledhur për të uruar shkrimtarin për ditëlindjen si edhe për librin e tij më të ri, i cili vjen i botuar nga shtëpia botuese “Toena”. Shkrimtari Bardhyl Londo e cilësoi këtë libër si të shkruar për të gjithë ata nga mosha pesë deri në njëqind vjeç , duke shtuar se librat e kush-tuar fëmijëve apo adoleshentëve janë ata libra që

njeriu u kthehet me mall në çdo lloj moshe.“Zija Çela është nga ata shkrimtarë që po i

jep tonin letërsisë shqipe, sidomos për romanin pse jo edhe tregimin. Është një shkrimtar elite. Shkrimtari i përket elitës ka një funksion dhe rol krejt tjetër nga shkrimtaret e zakonshëm. Elita merr përsipër të përfaqësojë planin shpirtëror të një populli; mentalitetin, psikologjinë baticat dhe zbaticat shpirtërore dhe historike.

Zijai është një shkrimtar krejt tjetër në letërsi-në shqipe. Dallohet menjëherë që është shqip-tar, por që nuk ngjan me asnjë tjetër shqiptar”- u shpreh Londo duke vlerësuar gjuhën e pasur të autorit, i cili ka shfrytëzuar jo vetëm dialektin shkodranisht por gjuhën që përfshin të gjithë Shqipërinë brenda. “Me talentin e tij e kup-toi se gjuha është arma e shkrimtarit, atdheu i tij. Zijai u fut në letërsinë shqipe në një peri-udhë të vështirë. Ishte koha kur shpirti ndalo-hej, madje ishte shpallur armik. Letërsia ishte e mbushur me lëndë dhe jo me shpirt. Ndryshe nga gjithçka që thashë, Zijai u përpoq të sjellë shpirtin. Të kalojë nga letërsia materialiste, në lehtësinë metafizike, shpirtërore”- vijoi Londo, duke e quajtur Çelën një shkrimtar me vepër të programuar mirë. Duke përdorur titullin e librit, Londo e quajti shkrimtarin Zija Çela si një princ në letërsinë shqipe për origjinalitetin, ekspresivitetin, ndjeshmërinë dhe radiografinë që i bën shpirtit njerëzor si edhe e vlerësoi shenjën që ai ka lënë të paktën në 20 vitet e fundit në zhvillimin e romanit shqiptar. Duke u ndalur në librin e fundit “Princi i Buzëqeshjes” ,

Londo e quajti befasues pasi aty gjen përralla të treguara si ndodhi të vërteta dhe ndodhi të vër-teta që u ngjajnë përrallave. “Një gjuhë e çudit-shme që kumbon si piano, një strukturë artistike sa solide aq edhe e brishtë, ashtu siç është në të vërtetë bukuria, një buzëqeshje humane që nuk harrohet kurrë, buzëqeshja e princit që do të vazhdojë të ndriçojë botën me buzëqeshjen e tij të rrallë humane”- përfundoi Londo. Kurse studiuesi Behar Gjoka thotë se shkrimtari Zija Çela vlerësohet si një vijim i pandërprerë i themeltarëve të prozës shqipe. Gjoka vlerësoi mjeshtërinë e shkrimtarit në gjininë e tregimit, që për të mbetet sprovë për të gjithë shkrim-tarët. “Shpesh kur lexojmë tregime na kap një situatë ku vëmë re që tregimi ose është i pamb-yllur dhe çalon, ose e tejkalon mbylljen dhe zg-jatet. Tregimet e Çelës janë çaste të përjetuara magjishëm dhe të mbyllura po aq magjishëm. Tregimtari-personazh lëviz, luan, lodron dhe kjo është një meritë e jashtëzakonshme. Letër-sia e Çelës është një provokim, kur ai e quan letërsi për fëmijë. Letërsia cilësore është për lexuesin , ç ‘rëndësi ka për ç’moshë”- tha Gjoka duke theksuar se letërsia shqipe duhet të dalë nga handikapi i inferioritetit që ka kundrejt letërsive të tjera të quajtura të mëdha, ndërsa prozën e Zija Çelës e quajti një prozë të sigurt, duke nënvizuar edhe shenjat e realizmit magjik në këtë libër. Vetë autori, duke u ndalur në disa stacione të rrugëtimit të tij letrar , e mbylli fjalën e tij duke thënë se është i gëzuar që këtë libër e ka shkruar në këtë moshë.

një përmbledhje me 33 tregime, titulluar “princi i buzëqeshjes”

Zija Çela, për 70-vjetor një libër për shpirtin fëminor

8 prill 2016 fryma e re 12

shëndetshëndeti

Ushqimet që nuk duhet të porosisni kurrë në fast-food

Nëse shkoni në një restorant të ushqimit të shpejtë, duhet të keni parasysh disa

ushqime që nuk duhet t’i porosisni kurrë. Këto këshilla janë dhënë nga ekspertët e këtyre restoranteve gjatë një diskutimi në forumin e njohur, Reddit. Shumë prej tyre thonë se problem i madh janë sidomos pa-tatet e skuqura. “Ato nuk janë kurrë të vjetra derisa të shiten”, thonë ata. Me fjalë të tjera,

nuk ka rëndësi se kur janë skuqur, ato vazh-dojnë të serviren. Starbucks është kritikuar pasi e ringroh ushqimin e ngrirë dhe ua ser-vir klientëve. Subëay kritikohet se ajo që e quan pulë e pjekur, në fakt është thjesht një pulë e zier në mikrovalë. Të tjerë punonjës të restoranteve të ushqimit të shpejtë thonë se problem janë racionet, që nuk janë asn-jëherë aq sa duhet të jenë.

Kërcimi, kura e re për sëmundjet e zemrësKërcimi është ilaçi i ri për

të luftuar hipertensionin. Pikërisht të ndjekësh rit-

min dhe të vallëzosh është terapia kundër sëmundjeve kardiovasku-lare, që shkaktojnë pjesën më të madhe të vdekjeve në botë. Një pjesë e madhe e këtyre sëmund-jeve vijnë për shkak të abuzimit me ushqimin, alkoolin dhe duhanpir-jen. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit, sëmundjet që godasin zemrën ndodhin edhe si pasojë e moskryerjes së aktivitetit fizik.

Mënyrat për të shmangur rreziqet e sëmundjeve kardiovasku-lare po diskutohen këto ditë në një konferencë mjekësore në Napoli.

Një nga konkluzionet e kësaj

Konference ishte dhe kërcimi, si një ilaç kundër hipertensionit.

Ekspertët sygjeruan se një val-lëzim mund të realizohet me një kohëzgjatje prej 30 – 40 minutave dhe 3 – 4 herë në javë, në mënyrë

që të jetë një armë efektive kundër sëmundjeve që prekin zemrën. Aktivitet aerobike, ku përfshihet dhe kërcimi, reduktojnë rritjen e presionit në gjak dhe mbajnë larg sëmundjet e arteries koronare.

Kardiologu italian, Massimo Volpe shprehet se është thelbë-sore që sidomos moshat e mesme duhet të këshillohen me special-stë për llojin e ushrimeve fizike që duhet të kryejnë.

Kurë për sëmundjet e zemrës është sidomos aktiviteti aerobik, në veçanti kërcimi.

Përveç ekfektit si mbrojtës i zemrës, vallëzimi ka efekte shumë poztive edhe në gjendjen psikologjike të njeriut.

studimi

psikologët

Vitamina D ‘shëron zemrat e dëmtuara’

Pasojat e stresit tek fëmijët

Vitamina D mund të ndihmojë njerëzit me sëmundje të zemrës, sugjeron një studim. Sipas BBC, pas testimit tek 163 pacientë

me probleme me zemër, u zbulua se kjo vitaminë, e cila krijohet kur lëkura ekspozohet ndaj diellit, përmirëson aftësinë e zemrës për të pompuar gjak në trup. Skuadra e Spitalit Universitar të Lid-sit në Angli, që e prezantoi studimin në një takim të Kolegjit të Kar-diologëve në SHBA, tha se rezultatet janë befasuese. Fondacioni Britanik për Zemrën bëri thirrje që të bëhen të tjera testime, për të vlerësuar më pas mundësinë e pilulave me vitaminë. Vitamina

D është vitale për kocka dhe dhëmbë të shën-detshëm dhe sjell për-fitime të rëndësishëm në trup, por shumë njerëz kanë mungesë të saj. Mosha mesatare e personave të marrë në studim ishin 70 vjeç dhe shumë prej tyre kishin nivele të ulëta të kësaj vitanime edhe

në verë. “Ata kalojnë pak kohë jashtë, por aftësia e lëkurës për të prodhuar vitaminë D vjen duke u ulur me kalimin e kohës dhe ne nuk e kuptojmë pse,” tha kardiologu Klaus Witte. Këta persona morën nga një tabletë me vitaminë D çdo ditë për një vit. Aftësia e zemrës për të pompuar gjak u rrit me 26 deri në 34 përqind. Dr. Witte tha se rezultati është befasues. “Ne qëndrojmë në zyra me ajër të kondicionuar, kur në fakt duhet të jemi aty jashtë, me tru-pin e zbuluar dhe të ulur në bar,” tha ai.

Stresi në moshat e vogla ndikon në keqësimin afatgjatë të shëndetit dhe vdekje të hershme, ka paralajmëruar një grup

i psikologëve.Sipas shumë studimeve të realizuara në këtë drejtim mësohet

se, stresi i fëmijërisë, i shkaktuar nga varfëria apo abuzimi, mund të çojë në sëmundje të zemrës, inflamacion dhe përshpejtim të plakjes së qelizave, transmeton Klan Kosova.

Asociacioni i psikologëve amerikanë ka njoftuar se eksperien-cat e para “hedhin hije të gjatë” mbi shëndetin. Një ekspert bri-tanik ka deklaruar se gjithnjë e më shumë prova sugjerojnë ndiki-min fizik të stresit në fëmijëri.

Përveç ekfektit si mbrojtës i zemrës, vallëzimi ka

efekte shumë poztive edhe në gjendjen psikologjike të

njeriut

8 prill 2016 fryma e re 13

letërsi

Borges rreth dorëheqjes nga të qenit Borges(vjon nga numri i kaluar)

Çfarë mendon gjatë asaj kohe – ndonjë problem specifik apo…

JLB: Mund të mos jem duke men-duar asgjë. Thjesht jetoj. Mund ta lë kohën të rrjedhë, ose ndoshta mund të rrëmoj në kujtimet e së shkuarës, ose mund të jem duke ecur përgjatë një ure duke u përpjekur të kujtoj pasazhet e mia të preferuara, ose ndoshta mund të mos jem duke bërë asgjë, mund të jem thjesht duke jet-uar. Kurrë nuk e kam kuptuar përse njerëzit thonë se janë të mërzitur ngaqë nuk kanë asgjë për të bërë. Nganjëherë unë nuk kam asgjë për të bërë, por nuk ndihem i mërzitur. Fakti që nuk jam duke u marrë me diçka gjatë gjithë kohës më kënaq.

Nuk jeni mërzitur kurrë gjatë jetës tuaj?

JLB: Nuk e besoj. Patjetër, kur mu desh të qëndroja dhjetë ditë i shtrirë pas një operacioni, u ndjeva në an-kth, por jo i mërzitur.

Ju jeni një shkrimtar metafizik, por shumë shkrimtarë si për shem-bull, Jane Austin, Fitzgerald, apo Sinclair Lewis duket sikur nuk kanë kurrfarë ndjeshmërie metafizike.

JLB: Kur flisni për Fitzgeraldin e keni fjalën për Edward Fitzgerald, apo jo? Apo për Scott Fitzgerald?

Për këtë të fundit.JLB: Ah, po.Ishte thjesht për t’iu përmendur

një shkrimtar që duket se nuk ka ndonjë ndjeshmëri metafizike.

JLB: Ai ka qenë gjithmonë sipër-faqësor, jo? Në fund të fundit përse të mos e përmendnit?

Sigurisht që shumë njerëz duket se jetojnë dhe vdesin pa menduar vërtet për problemet e kohës, hapë-sirës apo pafundësisë.

JLB: Kjo ndodh sepse ata e marrin universin për të mirëqenë. Ata i mar-rin gjërat për të mirëqena. E marrin veten për të mirëqenë. Kjo është e vërteta. Nuk mrekullohen kurrë me asgjë. Ata nuk e mendojnë se është e çuditshme që u duhet të jetojnë. Herën e parë që e kam ndjerë këtë, ishte kur im atë më tha: “Është një gjë mjaft e dyshimtë që më duhet të jetoj, ashtu si thonë të tjerët, brenda kufijve të asaj çfarë shohim dhe mendojmë. Pyes veten, a ka kuptim kjo?” Kjo ishte hera e parë që e ndjeva këtë dhe nisa ta mendoj seriozisht, pasi e dija se çfarë ishte duke thënë. Shumë njerëz e kanë të vështirë ta kuptojnë këtë. Ata thonë: “Po ku mund të jetosh tjetër?”

A mendon se ka diçka në mend-jen e njerëzve që ua bllokon kupti-min e të mrekullueshmes, ndoshta diçka që shumë qenie njerëzore e kanë të përbashkët dhe që nuk i lejon të mendojnë rreth këtyre gjërave? Sepse, në fund të fundit, nëse ata e kalojnë kohën duke men-duar rreth mrekullive të universit, nuk do kenë kohë për të bërë punën mbi të cilën varet fati i qytetërimit dhe mbase nuk do të bënin asgjë.

JLB: Por mendoj se sot janë arri-tur shumë gjëra.

Po, sigurisht.JLB: Sarmiento shkruan se si një

herë u takua me një fshatar, i cili i tha, “fshati është kaq i bukur sa nuk kam pse të mendoj për shkaqet e kësaj bu-kurie”. Është shumë e habitshme, apo jo? Është një lloj përfundimi llogjik. Ai

Kur mbushi dymbëdhjetë ai lexoi Hamletin dhe në moshën pesëmbëdhjetë vjeçare dëshironte, siç e ka thënë më lart, të bëhej Princi i Danimarkës

zbuluar. Por në rastin e “Uliksi”-t, të thuhen me mijëra situata rreth personazheve. Për shembull, e dini që ata shkuan dy herë në dhomën e ndenjes, i njihni të gjithë librat që lexojnë, e dini me saktësi pozicionin e tyre kur ata rrinë ulur ose në këm-bë, por ju nuk i njihni fare ata. Është tamam sikur Joyce t’u ketë kaluar sipër me mikroskop.

Keni qenë i lidhur me Henry James-in dhe Kafkën më parë – duket sikur në mendjen tuaj jeni i lidhur me ta për disa arsye.

JLB: Mendoj se ka një ngjashmëri mes tyre. Tek gjërat që bëhen të paqar-ta, të pakuptimta, tek ideja e të jetuarit në një univers pa kuptim, tek gjërat që bëhen të shumanshme dhe në fund janë të pashpjegueshme. Henry James i shkruante vëllait të tij se ai e men-donte botën si një muze diamanti, një muze përbindëshash. Mendoj se ai e ka ndjerë jetën në të njëjtën mënyrë.

Megjithatë personazhet e James-it dhe Kafkës janë gjithnjë në luftë për të gjetur diçka të qartë. Ata kanë gjithnjë qëllime të qarta.

JLB: Ata kanë qëllime të qarta, por nuk i arrijnë kurrë ato. Sapo lex-on faqen e parë të romanit “Procesi” e kupton që ai nuk ka për ta marrë vesh kurrë përse po gjykohet, përse po i bëjnë gjyqin. E njëjta gjë ndodh edhe me personazhet e Henry James. Që në momentin kur merr vesh që burri i është vënë pas letrave të As-pernit, ju e kuptoni që ai nuk ka për t’i gjetur kurrë ato, por edhe nëse do t’i gjejë, ato do jenë të padobishme. E ndjen këtë.

Atëherë i bie që të jetë më shumë një ndjesi pafuqie se sa paqartësi.

JLB: Janë të dyja bashkë. Në ve-prën e Henry James, “Poshtërimi i Northmorëve”, e gjithë historia trego-het si një rrëfenjë hakmarrjeje dhe në fund lexuesi nuk e kupton nëse hakmarrja është zgjidhja e duhur. Sepse, në fund të fundit, letrat e bashkëshortit të vejushës mund të publikoheshin dhe asgjë të mos dilte prej tyre. E gjithë historia, pra, ka të bëjë me ndjenjën e hakmarrjes, por kur arrin në faqen e fundit nuk e merr vesh nëse gruaja do ta arrijë qëllimin e saj, apo jo. Një histori shumë e çu-ditshme… Supozoj se ju pëlqeni Kaf-kën në vend të Henry James.

Jo, për mua ata janë shumë të ndryshëm nga njëri-tjetri.

JLB: Vërtet?Nuk e menduakëshit njësoj

si unë, por unë mendoj që Henry James besonte tek shoqëria, ai nuk e vuri kurrë në diskutim rendin shoqëror.

JLB: Unë nuk mendoj kështu.Unë mendoj se ai e pranonte

shoqërinë. Ai nuk mund ta percep-tonte botën pa shoqërinë, besonte tek njeriu dhe, për më tepër, besonte në disa marrëveshje të caktuara. Ai ishte një student i sjelljes njerëzore.

JLB: Po, e di, por ai besonte tek ata dëshpërimisht, sepse ishte e vet-mja gjë që mund të rrokte.

Kishte ndjesinë e rendit.JLB: Por nuk mendoj se ishte i

lumtur.Imagjinata e Kafkës ishte shumë

më metaforike.JLB: Po, por mendoj se mund të

marrësh shumë më tepër gjëra nga James se ç ’mund të marrësh nga Kaf-ka. Për shembull, tek Henry James je i

duhet të kishte filluar të mendonte se çfarë e shkakton atë bukuri. Por ma merr mendja se ai ka dashur të thotë se është dehur nga gjithë ajo bukuri, e cila e ka bërë të ndihet mjaft i lum-tur dhe nuk e ka parë të udhës pse të thellohej në mendime. Në përgjithë-si, mendoj se burrat janë më të prirur drejt mrekullisë metafizike se sa gratë. Unë mendoj se gratë e marrin botën për të mirëqenë. Gjithashtu edhe gjërat, veten dhe rrethanat. Sidomos rrethanat.

Ato e shohin çdo moment si të veçuar nga njëri – tjetri dhe nuk mendojnë për rrethanat që të çojnë drejt tyre.

JLB: Jo, sepse ato besojnë për…Ato i marrin gjërat me radhë.JLB: Po, ato i marrin gjërat një e nga

një dhe pastaj kanë frikë se mos bëjnë figurë të keqe, ose e shohin veten e tyre si aktore. Sikur e gjithë bota po i shikon dhe, sigurisht, po i admiron.

Duket sikur janë më të ndrojtu-ra se burrat në gjithçka. Shkrimet e tua e kanë gjithmonë burimin nga librat e tjerë?

JLB: Po, është e vërtetë. Kjo, sepse unë e mendoj leximin e një libri si një eksperiencë jo ndryshe nga ajo e të udhëtuarit, apo e të rënit në dashuri. Mendoj se të lexosh Berkley-n, Shaw-n, apo Emersonin, për mua është eksperiencë po aq reale sa një viz-itë në Londër. Sigurisht, unë e shoh Londrën përmes Dickens-it, Ches-terton-it dhe Stevenson-it. Shumë njerëz janë të prirur ta mendojnë jetën nga njëra anë, që do të thotë dhimbje dhëmballe, dhimbje koke, udhëtime, etj. Pastaj është ana tjetër, jeta imagjinare dhe e sofistikuar, pra, artet. Por unë nuk mendoj se ka dal-lime mes këtyre. Besoj se gjithçka është pjesë e jetës. Për shembull, sot po i thosha gruas sime që kisha udhëtuar, nuk mund të them nëpër gjithë botën, por nëpër gjithë perën-dimin. Megjithatë, shoh që kam shk-ruar poezi më së tepërmi për qoshet e zymta të rrugëve. Nuk kam shkruar kurrë poezi mbi ndonjë subjekt të madh, dua të them, për një subjekt të famshëm. Për shembull, më pëlqen

shumë New York-u, por nuk mendoj se do të shkruaj ndonjëherë për të. Ndoshta do të shkruaj për ndonjë qoshkë të tij, pasi shumë të tjerë kanë shkruar për New York-un.

Cili shkrimtar mendoni se është i aftë të krijojë personazhe?

JLB: Conrad dhe Dickens. Con-rad me siguri, sepse tek ai e ndjen që gjithçka është reale dhe në të njëjtën kohë shumë poetike. Do ta vendosja Conrad-in shumë më lart se Henry James-in. Kur isha i ri mendoja se Dostojevski ishte shkrimtari më i madh. Afro dhjetë vjet më vonë, kur e lexova, u ndjeva shumë i zhgën-jyer. Ndjeva sikur karakteret nuk ishin reale dhe ishin të gjithë pjesë e një komploti. Sepse në jetën reale, edhe në një situatë të vështirë, edhe nëse je i mërzitur shumë për diçka, edhe nëse ndjen ankth ose urrejtje – unë nuk kam ndjerë kurrë urrejtje – ose dashuri, apo tërbim, ti jeton gjithashtu edhe në linja të tjera, apo jo? Dua të them, kur një burrë është i dashuruar, ai në të njëjtën kohë është i interesuar edhe për kinema-në, ose mendon rreth matematikës, poezisë, ose politikës. Ndërsa në shumë romane, personazhet jetojnë vetëm nëpërmjet asaj çfarë u ndodh atyre. Mbase kjo mund të ndodhë tek disa njerëz shumë të thjeshtë, por unë nuk mendoj se kjo është diçka që ndodh.

A mendoni se një libër si “Ulik-si”, për shembull, ishte ndër të tjera, një përpjekje për të treguar tërë spektrin e mendimit?

JLB: Po, por mendoj se “Uliksi” është një dështim. Gjatë kohës kur e lexon njihesh me mijëra rrethana nëpër të cilat kalojnë personazhet, por vetë personazhet nuk i njeh. Nëse mendoni për personazhet e Joyce-it, ju nuk mendoni për ta në të njëjtën mënyrë siç mendoni për person-azhet e Stevenson-it apo të Dickens-it, sepse në rastin e personazheve të ndonjë vepre të Stevenson-it, për sh-embull, një njeri shfaqet dhe mund të zgjasë vetëm një faqe, por gjith-sesi keni një ndjesi sikur e njihni, ose shikoni tek ai shumë gjëra që duhen

prirur të ndjesh që ka një domethënie pas çdo përvoje, ndoshta më shumë se një. Ndërkohë te Kafka kupton që ai di shumë më tepër se ti rreth kështjellës, gjykatësve apo gjyqit. Sepse kështjella dhe gjyqtarët janë simbole të universit dhe askush nuk pritet të njohë ndonjë gjë rreth universit. Por në kështjellën e Henry James, ju mendoni se ai mund të ketë pasur një teori të tijën perso-nale, ose e ndjeni që ai di më shumë nga ç’ thotë. Dua të them që edhe pse historitë e tij mund të jenë shëmbëll-tyra të subjektit, ato nuk janë shkruar nga ai për të qenë shëmbëlltyra. Men-doj se ai ka qenë shumë i interesuar tek zgjidhja e konfliktit, mbase ai ka pasur dy ose tre zgjidhje dhe në këtë pikë e shoh Henry James-in shumë më kompleks se sa Kafkën, por kjo mund të jetë një dobësi e tij. Ndoshta forca e Kafkës qëndron tek mungesa e kompleksitetit.

A e pranoni lidhjen e emrit tuaj me atë të Kafkës dhe a e pëlqeni lid-hjen që ju bëjnë me të?

JLB: Unë mendoj se Kafka më mësoi të shkruaja dy histori të dobë-ta, “Libraria e Babelit” dhe “Shorti i Babilonisë”. Sigurisht, unë i kam një borxh Kafkës. E kam shijuar atë. Në të njëjtën kohë, nuk mund të vazh-doja të lexoja Kafkën gjatë gjithë kohës, ndaj e lashë me kaq. Shkrova vetëm dy histori duke ndjekur mod-elin e tij, pastaj hoqa dorë. Sigurisht që i detyrohem shumë Kafkës. E admiroj atë, ashtu siç besoj që e ad-miron çdo njeri i arsyeshëm.

Tek “Libraria e Babelit” ju keni fu-tur një fjalë: Qaphqa. Mendoj se e vet-mja mënyrë për ta shqiptuar atë është Kafka. E keni përdorur këtë fjalë për të treguar se keni qenë i vetëdijshëm që po shkruanit si Kafka?

JLB: Sigurisht që po.Çfarë admironi veçanërisht tek

Stivensoni?JLB: Admiroj çdo gjë tek Stivenso-

ni. Admiroj njeriun, punën, guximin. Nuk mendoj se ai ka qenë indiferent qoftë edhe ndaj një rreshti të vetëm. Çdo fjali në veprën e Stivensonit është aty ku duhet. Është gjithashtu edhe një shkrimtar tjetër që unë admiroj: Chesterston. Po ai nuk do të ishte ai që është po të mos kishte qenë Stivensoni. Për shembull, nëse lexon “At Braun”-in e Chesterstonit, “Njeriu që ishte e enjte”, ose “I Gjalli”, ne shohim të njëjtën Londër përral-lore që u krijua apo u ëndërrua nga Stivensoni tek “Netët e reja arabe”. Mendoj se duhet të jem falenderues ndaj Stevensonit. Ne të gjithë duhet të jemi falenderues ndaj tij. Nuk e kuptoj se pse ma bëre këtë pyetje. Kjo është e qartë si drita e diellit.

Në Cincinnati, kur një admirues ju tha: “Jetofsh një mijë vjet!”, ju iu përgjigjet : “Po eci me gëzim drejt vdekjes”. Çfarë keni dashur të thoni me këtë?

JLB: Kam dashur të them që, kur nuk jam i lumtur, dhe kjo është diçka që na ndodh shpesh të gjithëve, unë gjej ngushëllim tek mendimi se bren-da pak vitesh, ose brenda pak ditësh mund të vdes, pastaj nuk më hyn më në sy asgjë. Por nëse mendoj se vdekja ime është thjeshtë një iluzion, që jeta ime do vazhdonte edhe pas vdekjes, atëherë do të ndihesha shumë, shumë i pikëlluar. Realisht, më ka ardhur në majë të hundës me veten.

*Përktheu Marsel Lela

8 prill 2016 fryma e re 14

sport

Lenjani dhe Cana drejt largimit nga NantesPavarësisht ecurisë fantastike

në këtë sezon, ku deri pak javë më parë ëndërronte

edhe pjesëmarrjen në kupat e Eu-ropës, Nantes duket se po mendon revolucionin në ekip. Largime të shumta në çdo repart, që mund të prekin në mënyrë të drejtëpërdre-jtë edhe dy shqiptarët Lorik Cana dhe Ermir Lenjani. Sipas gazetës franceze “20minutes.fr”, nuk për-jashtohet që drejtuesit e klubit të synojnë nisjen e një cikli të ri dhe me një trajner të ri për sezonin e ardhshëm. Në bazë të analizës së të përditshmes, Cana dhe Lenjani mund të mbeten jashtë planeve të skuadrës për sezonin 2016-2017. Kapitenit të Kombëtares shqiptare i përfundon kontrata në fund të sezonit dhe ende nuk dihet nëse te Nantes janë të gatshëm t’i ofrojnë rinovimin. I kthyer shumë shpejt në një prej shtyllave të mbro-jtjes së ekipit, ajo që peshon në situatën e 32-vjeçarit është rroga e lartë për buxhetin e klubit. E ndryshme situata e Lenjanit, por edhe për 27-vjeçarin përfundimi mund të jetë largimi nga Nantes. Majtoshi i Kombëtares pritet që

në fund të sezonit të kthehet te Rennes, skuadra nga e cila ishte huazuar. Edhe pse gjithçka mbetet një spekulim mediatik, pasi klubi nuk ka mbajtur asnjë qëndrim zyrtar, në favor të dyshes shqiptare flasin shifrat. Nantes poziciono-het e dhjeta në kampionat, duke humbur disa vende vetëm pas 3 humbjeve në 5 ndeshjet e fundit. Cana dhe Lenjani kanë blinduar repartin difensiv e ekipit, që i ka mbyllur 13 ndeshje pa pësuar gola. Me 33 rrjeta të pësuara në 32

javë, verdhejeshilët kanë mbro-jtjen e katërt më të mirë të kam-pionatit francez, pas kampionëve të konfirmuar të Paris Saint Ger-main, që është janë në një tjetër dimension, si edhe Lille e Angers. Situata mund të ndryshojë në dy muajt në vazhdim, ku dy lojtarët do të luajë në Euro 2016. Paraqit-jet e mira të Shqipërisë në eveni-mentin në Francë do të bënin që ofertat për dyshen e Nantes, por edhe për idhujt e tjerë kuqezi të mos mungonin.

Kukësi hedh një hap të sigurtë drejt finales së Kupës së Shqipërisë

kontestimi

java e 29-të

Panik te Partizani, Sukaj dhe Raçiç me dëmtime para FlamurtaritPartizanit i duhet të kthehet me cdo kusht te fitorja këtë të dielë për-

ballë Flamurtarit. Të kuqtë janë të vendosur për të luftuar deri në fund për titullin, dhe java e 29 e Superiores prezanton në letër një nga raundet më të volitshëm për të tentuar shkurtimin e distancës 6 pikëshe me Skënderbeun, nisur nga fakti që kampionët do të përballen me një nga skuadrat më në formë të momentit, Kukësin në Zeqir Ymeri. Gjith-sesi misioni në Vlorë nuk do të jetë aspak i lehtë për të kuqtë, nisur nga fakti se në kampin e Partizanit mbeten në ankth për gjendjen e dy prej futbolistëve kryesorë të skuadrës. Xhevahir Sukaj dhe Stevan Racic janë në dyshim për transfertën e Vlorës. Të dy sulmuesit kanë zhvilluar stër-vitje të diferencuar edhe në seancën e së Enjtes dhe ende nuk mund të thuhet me siguri nëse do t’ia dalin për të qenë në fushë ndaj Flamur-tarit. Xhevahir Sukaj mori një goditje në kofshë në ndeshjen ndaj Lacit ndërsa Racic vijon të ketë probleme me kaviljen. Gjendja e tyre është një cështje e dorës së parë për trajnerin Agostinelli duke qenë se bëhet fjalë për dy sulmuesit kryesorë të skuadrës që kanë mbajtur peshën kryesore për sa i përket finalizimit. Sukaj ka shënuar 12 gola në kampionat ndërsa Racic 6, dhe të dy bashkë kanë siguruar gjysmën e finalizimeve të tërë skuadrës përgjatë sezonit, duke qenë se Partizani në total ka shënuar 37 gola. Gjendja e të dy futbollistëve do të vlerësohet deri në ditën e ndeshjes për të parë nëse Sukaj dhe Racic do t’ia dalin të luajnë, duke mbajtur në këtë mënyrë pezull formacionin e Agostinellit.

7 ndeshje pa humbje me 6 fitore dhe një barazim. Kukësi nuk di të ndalet

duke u bërë kryefjalë e futbollit shq-iptar. Skuadra e Klodian Duros trium-foi në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Shqipërisë kundër Flamurtarit në Vlorë. 2-0 brenda 20 minutave të para dhe dhe nënkampionët shtrëngojnë një sukses të rëndësishëm për të arritur finalen e madhe ku duket se janë me një këmbë. Një ndeshje që Kukësi e zgjidhi menja-herë dhe e menaxhoi në çdo detaj, duke i dhënë një leksion të vërtetë Flamurtarit që vazhdon të zhytet edhe më shumë në krizë reaultatesh. Kukësi u shfaq më i qartë dhe i vendosur në lojë duke marrë kontrollin e sfidës që në sekondat e para, ndërsa Flamurtari vuajti presionin e ver-ilindorëve duke lëshuar ndjeshëm ter-ren. Si pasojë e dominimit në fushën e blertë, skuadra e drejtuar nga Klodian Duro u shpërblye me një gol të shënuar që në minutën e 11 pas një krosimi nga e majta e Hasanit. Topi nuk u devijua nga askush në zonën e rreptësisë me Likën që u detyrua ta nxirrte nga rrjeta. Flamur-tari reagoi me një goditje të fuqishme të Telushit nga jashtë zonës në minutën e 17, por vetëm tre minuta më pas, Kukësi

vrau shpresat e vendasve me një gol të shënua nga Shameti që kërceu saktësisht në zonë, duke dyfishuar rezultatin. Veril-indorët nuk e ulën gazin dhe në minutën e 31 tentuan golin e tretë me Micin që kjër-cënoi portën e likës me një goditje të fuq-ishme. Ishte dërish Telushi që dha sinjale të vakëta në portën e Koliçit në të 36-ën, ndërsa 2 minuta nga fundi i pjesës, gard-iani i Kukësit bëri mrekullinë pas një go-ditje të Pashajit nga jashtë zonës. Tabloja

nuk ndryshoi as në pjesën e dytë pasi në minutën e 59 Malota kërcënoi me një go-ditje me kokë por nuk arriti të trefishonte rezultatin, ndërsa Lakoste replikoi në kra-hun tjetër por Koliçi u shfaq pozicional. Në minutën e 74, Ansi Nika la fushën e lojës me barrelë për shkak të një dëmtimi në shpinë, ndërsa deri në fund të takimit KUkësi arriti të menaxhonte avantazhin duke siguruar një sukses komod për 90 minutëshin e kthimit pas një jave.

Shkurt

Humbja e miqësores me Austrinë i ka kush-tuar plot 10 vende në klasifikimin e përgjith-

shëm të FIFA-s Kombëtares Shqiptare. Kuqezinjtë e drejtuar nga Gianni De Biasi rrëshkasin në ven-din e 45 në klasifikimin e muajit të fundit, duke humbur terren. Në krahasim me muajin para-ardhës ku Shqipëria numëronte 754 pikë, tashmë kuqezinjtë ndodhen në kuotën e 632 pikëve, duke lënë pas kombëtare si Peruja, Norvegjia, Australia apo Serbia. Kundërshtarët e grupit në Euro 2016 mbeten të pozicionuar më lart se kombëtarja kuqezi pasi Franca ka fituar tre pozicione duke u ngjitur në vendin e 21, ndërsa Zvicra edhe pse ka humbur dy pozicione, rënditet në vendin e 14 të klasifikimit botëror. Rumania ka humbur tre pozi-cione duke zbritur në vendin e 19, ndërsa Ukraina që do të përballet në miqësoren e 3 Qershorit me ekipin e De Biasit, mban vendin e 22. Përsa i për-ket kreut të klasifikimit, Argjentina rrëmben pozi-cionin e parë në dëm të Belgjikës që zbret në të dytin dhe ndiqet nga Kili, Kolumbia, Gjermania, Spanja dhe Brazili.

Shqipëria humbet 10 vende në renditjen e FIFA-sKukësi u shfaq më i

qartë dhe i vendosur në lojë duke marrë

kontrollin e sfidës që në sekondat e para,

ndërsa Flamurtari vuajti presionin e

verilindorëve

8 prill 2016 fryma e re 15

sport

Rrëfehet Ranieri: Ju tregoj sekretet e suksesit të LeicesteritTifozët e Leicesterit e cilë-

sojnë “Padrinjo”, të kupto-hemi, në kuptimin pozitiv

të kësaj fjale, ndërsa kryebashki-aku i qytetit i premton një rrugë me emrin e tij në rast se skuadra fiton kampionatin. Claudio Ran-ieri është kthyer në njeriun më të dashur të një komuniteti që jeton me futbollin, por jo vetëm kaq, ai është bërë një idhull për të gjithë njerëzit që e dashurojnë magjinë e futbollit. E mori skuadrën me ob-jektivin për të siguruar mbijetesën në Premier League ku milionat e sheikëve dhe gjigandëve ishullorë eklipsojnë punën e përditshme të ekipeve me buxhet modest por tashmë është shumë pranë finishit për një nga arritjet më të pabe-sueshme në historinë e futbol-lit. Trajneri italian që për hir të së vërtetës nuk numëron suksese të mëdha në karrierën e tij, rrëfen momentet e para të nisjes së projektit në qytetin e Anglisë qëndrore. “E kujtoj momentin kur takova presidentin në verë dhe më tha se sa e rëndësishme ishte për këtë skuadër qëndrimi në Premier League. Unë e sigurova se do të punonim fortë për të ar-ritur këtë objektiv. Siguruam 40 pikët e nevojshme dhe më pas të gjithë nisëm të jetonim një ëndërr. Nuk do ta kisha besuar asnjëherë se në fillim të prillit, Leicester do të kryesonte klasifikimin me 69

pikë sepse në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, skuadra renditej e fundit. E pabesueshme!”. Në vijim, 64-vjeçari rrëfen disa mo-mente nga jeta e tij private, ndërsa komenton edhe bujën që ka bërë Leicesteri përtej kufijve të Ang-lisë. “Kohën e lirë e kaloj me bash-këshorten, me shëtitje nga liqeni ose duke parë televizor. Gjithsesi, e pranoj që kohët e fundit kam ni-sur të përfshihem më shumë në ambjent pasi kohët e fundit kam dëgjuar madje që kemi mbështetës edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Shpesh herë u them me humor tifozëve se ndoshta tani i

kanë fiksuar emrat e lojtarëve të cilët konsideroheshin shumë të vegjël ose shumë të ngathët për klubet e mëdha. Kur zhvillova stërvitjen e parë pashë cilësitë që kishin N’Golo Kante. Jamie Vardy, Ëes Morgan, Danny Drinkëater, Riyad Mahrez dhe e kuptova se ata ishin njerëzit e duhur për të sigu-ruar mbijetesën. Kante vraponte aq shumë sa mendova se kishte bateri rezervë në pantallonat e tij. E ndalova dhe i thashë: Duhet të qetësohesh pak, mos vrapo pas topit gjithmonë, por sigurisht që ai nuk veproi kështu”. Ranieri u përqëndrua në fund te zbulimi

i sezonit, Jamie Vardy por edhe mbështetja që i kanë dhënë tifozët gjatë këtij sezoni. “Vardy nuk është një lojtar, ai është një kal fantastik. Ai kërkon të jetë i lirë në fushë por unë i kërkova që të na ndihmonte edhe kur humbasim topin. Në fil-lim të sezonit u kërkova lojtarëve të luanin për shokët e tyre të skuadrës pa u trembur nga emrat e kundërshtarëve sepse nëse të tjerët ishin më të mirë se ne, këtë duhej të na i tregonin në fushën e lojës. Në Leicester ka një atomsferë fan-tastike, që nga presidenti dhe deri tek tifozët. King Poëer Stadium na jep një energji të madhe”.

kontestimi

transfertat

Ish-trajneri i Suedisë: Ibrahimoviç merrte dopingNjë akuzë mjaft e rëndë vjen

nga Suedia në drejtim të Zlatan Ibrahimovic. Ulf Karlsson, ish trajner i Kombëtares Suedeze të Atletikës së lehtë deklaroi për të përditshmen Aftonbladet, –“Sipas meje Zllatan Ibrahimovic dopo-hej kur luante te Juventusi. Zlatan shtoi 10 kilogramë në 6 muaj te Ju-ventusi, dhe kjo fizikisht nuk është e mundur”. Ulf Karlsson, trajner i Kombëtares nga 2001 deri në 2004 është një emër i rëndësishëm në Suedi, pasi e ka lidhur karrierën e tij me vitet e arta të atletikës sue-deze dhe për këtë arsye fjalët e tij kanë shkaktuar sensacion në Sue-di dhe më pas në mbarë botën. Por duhet theksuar se Karlsson

Shkurt

Ëndrra e Barbara Berluskonit: Dua të shoh Milanin në finale e Championsit

Në një intervistë dhënë për kanalin amerikan,

CNN, administratorja e dele-guar e Milanit, Barbara Ber-lusconi flet për të ardhmen e saj dhe atë të klubit kuqezi. E bija e presidentit Silvio Ber-lusconi, ndalet gjatë te ën-drrat e saj për Milanin, duke e pranuar se do t’i pëlqente që ta shikonte sërish skuadrën në një finale të Champions League. “Kjo është ëndrra e babait tim dhe e të gjithë ti-fozëve kuqezi. Kam jetuar duke ndjekur lojtarët dhe ambicjet e babait tim. E kuj-toj shumë mirë kur Rijkaard më shtrëngonte dorën. Te Mi-lani ka pasur përherë një at-mosferë pozitive sepse kemi qenë një familje e madhe”. Në vijim, Barbara përqëndro-het te objektivat jashtë fushës së blertë, duke e pranuar se kërkon të ndryshojë sa më shumë fytyrën e klubit edhe në aspektin e marketingut. “Dua t’i jap mundësinë Mila-nit që të bëhet një klub që të përfitojë të ardhura nga disa drejtime. Unë kam dashur me çdo kusht ndërtimin e shtëpisë së Milanit për të vënë në dukje historinë tonë të suksesshme”. Prej disa vitesh, Barbara Berlusconi ka marrë një rol shumë të rëndësishëm në hierarkinë drejtuese të klubit ku punon si adminis-tratore e deleguar bashkë me Adriano Gallianin. Ajo është fokusuar te puna në terren me çështjet e marketingut, duke ia lënë përgjegjësinë teknike të skuadrës kolegut të saj Galliani.

nuk e ka stërvitur kurrë Ibrën , cka i bën fjalët e tij kundër Zlatan dhe kundër Juventusit shumë të rrezikshme. Karlssin që gjitgh-monë ka qenë i ashpër në luftën kundër dopingut insiston se di-opingu përdoret shumë edhe në sportet e skuadrave dhe jo vetëm ato individuale duke cituar pikër-isht simbolin e futbollit suedez. “Jam i bindur, – deklaroi ai duke shtuar, – Shikoni Zlatan Ibrahi-movic, te Juventusi shtoi 10 kilo-gramë muskuj në 6 muaj. Sipas meje dopohej. Ky është opinioni im”. Karlson madje në një tjetër intervistë i konfirmoi akuzart e tij të rënda duke shkuar edhe më tej ndërsa tha: Nuk është një

akuzë personale në drejtim të Zlatan. Unë po flas për sportet e skuadrave, klubet kontrollohen më pak në krahasim me sportistët e tjerë si atletët apo skiatorët për shembull. Nuk është e mundur të

shtosh 10 kg në kaq pak kohë. Dhe shikoni Albin Ekdal. Ai shtoi 8 kg në 6 muaj në të njëjtin klub. Besoj se dicka e tillë në atë kohë ishte në kulturën e Juventusit, Kishin një mjek që u pezullua për 22 muaj”.

8 prill 2016 fryma e re 16

VEZË

FSH

ATI - Ekstra të freskëta

NGA RRITJA E LIRË

VEZA JONËAdresa COCOAL. shpk, Maminas, Durrës, Albania

Email: [email protected]

TË BLESH VEZË SOT NUK ËSHTË MË AQ E THJESHTË SI MË PARË:

1.Vështirësia e 1-rë : A po zgjedh vezën më të shëndetshme për fëmijën tim?2.Vështirësia e 2-të : Nuk i kuptoj çfarë thonë paketimet dhe ka kaq shumë lloje...

Të gjitha këto probleme tashmë i ka zgjidhur veza KOKOVE !

1.Të gjitha vezët e tjera janë nga pula të rritura në kafaze , pra industriale . Veza KOKOVE është VEZË FSHATI nga pulat e rritura në kapanone të hapura, JO NË KAFAZE dhe të kombinuar me natyrën, duke garantuar cilësi më të lartë dhe shije të shkëlqyer.

2. KOKOVE është veza më e shëndetshme jo vetëm se prodhohet nga pula të rritura me ushqim natyral JO OMGJ por edhe sepse rriten në zonën e pastër dhe të shëndetshme të Çajupit.

NJE KOKOVE NE DITE ESHTE USHQIMI ME I MIRE NE BOTE !

Nje Kokove ne dite baraz me vetem 70 kalori por me 14 ushqyes esenciale !Nje Kokove ne dite eshte si te marresh nje tablete multivitaminale.

Nje Kokove ne dite i jep trupit tuaj:Koline qe i jep energji trurit dhe forcon kujtesen.Luteine dhe zeaksantine per mbrojtjen e syve nga rrezet ultravjollce dhe dielli.Proteine komplete per energji qe zgjat, riparimin e indeve te demtuar, ruajtjen e metabolizmit etjSelen qe është thelbësor për riprodhimin dhe funksionin e tiroides.Vitamine B9 ose acid folik per rritjen e qelizave dhe forcimin e metabolizmit.Vitamine A, qe eshte shume e rendesishme per ruajtjen e shikimit, lekures dhe imunitetit Hekur, qe eshte i rendesishem per transportin e oksigjenit drejt organeve dhe muskujve.Zink qe eshtë i rëndësishëm për shëndetin e trurit, imunitetin dhe zhvillimin e qelizave.

REKOMANDIMI YNË :

• Veza KOKOVE garanton shëndetin tuaj sepse është EXTRA e FRESKËT dhe më e kontrolluar sesa vezët e tjera që tregtohen nga fshati, që nga vaksinimi deri te kontrollet periodike nga institucionet e kontrollit ushqimor.

• Shumë vende të botës në respektim të të drejtave të shpendëve e kanë kufizuar rritjen INDUSTRIALE të pulave në kapanone të mbyllura. Bashkohu edhe ti në mbrojtje të cilësisë!

CILËN VEZË TË ZGJEDH NË DYQAN?

Libri i dyte por shume bazik i autores se famshme Madam Helena Blavatsky, mbi Teozofine, ‘fene e dijes’, historine e saj, perfaqesuesit me te shquar te saj ne histori, rrenjet e saj dhe ngjashmerite e ndryshimet mes saj dhe fese, filozofise e shkences; ide mbi debatin mes kreacionisteve dhe darvinisteve mbi origjinen e specieve; cilat jane ligjet baze te Universit dhe ndertimi i tij holografik; dhe mbi te gjitha nje analize e vecante e qenies, njeriut, elementet e tij perberes, ne ndryshim nga feja dhe shkenca dhe ngjashmeria me budizmin ne disa drejtime. Autorja ka qene e preferuara e shume rrymave ideologjike dhe nga frimasoneria ne shekullin e fundit dhe sidomos ka patur ithtare te saj nazistet me te shquar, me ne krye Hitlerin, tek Shoqeria teozofiste Thule ku spikasnin ideologe te ndryshem dhe teozofiste si Karl Haushofer, Rudolf von Sebottendorf, Rudolf Hes, Alfred Shelenberg, Ditrih Ekhart, Adolf Hitler, etj; Por nazistet i shtremberuan parimet e saj themelore te barazise se racave.

Enti botues: Helga'SSecretsPerktheu: Capajev ZeresAutor: Madam Helena BlavatskyNr. faqeve: 380 Çmimi: 1 000 leke

Një nga librat më të rëndësishëm mbi ontologjinë i të gjitha kohërave