16
2016, më i varfër?! FRD: Buxheti është thellësisht politik adresa: rruga “George W. Bush”, nr. 15/1, Tiranë e-mail: [email protected] drejtor: Alfred Cako tel: 04 22 42 444 ÇMIMI: 30 LEKË Gazetë informative, politike, ekonomike, sociale, kulturore Viti 2, nr. 95. E premte, 18 dhjetor 2015 f. 6 f. 8-9 f. 6 5 PRIORITETET BE: Dialogu për reformat do të jetë jetike për përparimin e Shqipërisë ANKETIMI Korrupsioni dhe ndikimi politik, shkaqet kryesore që nxisin informalitetin f. 8-9 Hyn në fuqi ligji për Qendrën Kombëtare të Biznesit, ja si do të funksionojë f. 3 EKONOMI F ryma e Re Demokratike i bëri thirrje edhe dje Kuvendit që të mos votojë rritjet e taksave për prodhimin vendas, duke e konsi- deruar buxhetin 2016 thellësisht politik, për pasojë parashikon lën- gatën e zhvillimit ekonomik për vitin e ardhshëm. Paketa fiskale si shoqëruese e projektbuxhetit për vitin 2016-të u miratua dje në se- ancën e radhës të Kuvendit. Por, kontestime ka patur për çështjen e taksave, kryesisht ato që rëndo- jnë prodhimin vendas dhe nga ana tjetër, përmes rritjes së tyre, favorizohen produktet e importit, duke atrofizuar ekonominë ven- dase. Fryma e Re Demokratike e sheh rritjen e akcizës për prodh- imin vendas, si birra dhe vera, si penguese për zhvillimin ... FRD: Korrektim kombëtar sistemit, çdo votë të përkthehet në mbështetje për partitë Pronat, qeveria përcakton tarifat dysheme, tabelat sipas qarqeve Zgjidhen anëtarët e rinj të KLD, Çomo, Kadi, Civici dhe Hoxha f. 6 f. 8-9 redaksionale f. 5 nga Rovena Baxhia f. 4 Historia e kishës së braktisur, kujt i përket?! f. 10-11 Demokracia dhe ekuilibrat Varfëria është forma më e hapur e dhunës ndaj një populli!! D emokracia kërkon pluralizëm dhe ajo fillon me zgjedhjet e lira e të drejta. Demokraci nuk do të thotë vetëm pluralizëm formal. Demokracia përbëhet nga dy pjesë. Ajo nuk mishërohet vetëm me ... SHËN E PREMTJA FOKUS ARKEOLOGJI VENDIMI KONFERENCA FRD: Kriminalizimi i pushtetit, prej ligjit zgjedhor dhe drejtësisë së munguar f. 2 Përveç At Zef Pllumit dhe Prof. Sami Repishtit, ja edhe lista e 92 të torturarve nga xhelati Çoku f. 7 ISH TË PËRNDJEKURIT

FRD 18 dhjetor.pdf

  • Upload
    frdal

  • View
    223

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: FRD 18 dhjetor.pdf

2016, më i varfër?!FRD: Buxheti është thellësisht politik

adresa: rruga “George W. Bush”, nr. 15/1, Tiranëe-mail: [email protected]: Alfred Cakotel: 04 22 42 444çmimi: 30 lekë

Gazetë informative, politike, ekonomike, sociale, kulturore Viti 2, nr. 95. E premte, 18 dhjetor 2015

f. 6 f. 8-9f. 6

5 prioritetetBe: Dialogu për reformat do të jetë jetike për përparimin e Shqipërisë

Anketimikorrupsioni dhe ndikimi politik, shkaqet kryesore që nxisin informalitetin f. 8-9

Hyn në fuqi ligji për Qendrën kombëtare të Biznesit, ja si do të funksionojë

f. 3

ekonomi

Fryma e Re Demokratike i bëri thirrje edhe dje Kuvendit që

të mos votojë rritjet e taksave për prodhimin vendas, duke e konsi-deruar buxhetin 2016 thellësisht politik, për pasojë parashikon lën-gatën e zhvillimit ekonomik për vitin e ardhshëm. Paketa fiskale si shoqëruese e projektbuxhetit për vitin 2016-të u miratua dje në se-ancën e radhës të Kuvendit. Por, kontestime ka patur për çështjen e taksave, kryesisht ato që rëndo-jnë prodhimin vendas dhe nga ana tjetër, përmes rritjes së tyre, favorizohen produktet e importit, duke atrofizuar ekonominë ven-dase. Fryma e Re Demokratike e sheh rritjen e akcizës për prodh-imin vendas, si birra dhe vera, si penguese për zhvillimin ...

FRD: Korrektim kombëtar sistemit, çdo votë të përkthehet në mbështetje për partitë

Pronat, qeveria përcakton tarifat dysheme, tabelat sipas qarqeve

Zgjidhen anëtarët e rinj të KLD, Çomo, Kadi, Civici dhe Hoxha

f. 6f. 8-9

redaksionale f. 5

nga Rovena Baxhia f. 4

Historia e kishës së braktisur, kujt i përket?!

f. 10-11

Demokracia dhe ekuilibrat

Varfëria është forma më e hapur e dhunës ndaj një populli!!

Demokracia kërkon pluralizëm dhe ajo fillon me zgjedhjet e

lira e të drejta. Demokraci nuk do të thotë vetëm pluralizëm formal. Demokracia përbëhet nga dy pjesë. Ajo nuk mishërohet vetëm me ...

SHën e premtjA

fokus

Arkeologjivendimi konferencA

FrD: kriminalizimi i pushtetit, prej ligjit zgjedhor dhe drejtësisë së munguar

f. 2

Përveç At Zef Pllumit dhe Prof. Sami Repishtit, ja edhe lista e 92 të torturarve nga xhelati Çoku

f. 7

ish tË pËrndjekurit

Page 2: FRD 18 dhjetor.pdf

18 dhjetor 2015 fryma e re 2

politikë “Ndryshimet parashikojnë ndërprerje të menjëhershme të mandatit të çdo zyrtari që pas verifikimeve rezulton të mos jetë i pastër sa i përket të shkuarës së ti”

Tre partitë e mëdha parla-mentare, PS, LSI dhe PD, shprehën pak ditë më parë

gatishmërinë e tyre për ngritjen e komisionit të posaçëm parlamen-tar për reformën e re zgjedhore. Në një kohë kur zgjedhjet e ardh-shme parlamentare janë më pak se 2 vite larg, lipset si domosdosh-mëri për klasën politike, që të stu-diojë alternativat e amendimit të Kodit Zgjedhor. Fryma e Re De-mokratike, përmes një deklarate, theksoi dje se ligji zgjedhor duhet të ndryshojë dhe në thelb të ndry-

Mbyllet “dekriminalizimi”, PD dhe PS miratojnë amendimet Kushtetuese

Komisioni i cili riktheu një vit më parë në parlament opozitën pas 6 muajsh bo-

jkot, e ka përmbyllur misionin e tij. Komisioni i Posaçëm për “Zbat-imin e problematikes në rezolutën për marrëveshjen midis mazho-rancës qeverisëse dhe opozitës në Kuvendin e Shqipërisë” ose i njo-hur ndryshe si komisioni i dekrim-inalizimit, zhvilloi mbledhjen e fundit. Ndërsa seanca e djeshme e Kuvendit, e cila ka zgjatur deri në orët e para të ditës së sotme, ka vendosur përfundimisht për voti-min e ligjit të dekriminalizimit,

bashkë me amendamentet kushtetuese, projekt ky që për-fundimisht ka marrë dakordësi-në e të gjitha palëve politike. Në mbledhjen e fundit të tij, komis-ioni i dekriminalizmit ka mirat-uar amendimet kushtetuese që vënë në zbatim këtë ligj. Kryetari i komisionit Oerd Bylykbashi de-tajoi katër amendamentet kush-tetuese ndërsa veçoi faktin se në këtë proces do të riformulohet edhe kompetenca e Gjykatës Kush-tetuese. “Kjo paketë ndryshimesh kushtetuese e cila autorizon zbati-min e ligjit sapo të miratohet do të hyjë në fuqi nga parlamenti i Shq-ipërisë. Garanton që sot të gjithë ata që janë në detyrë do të humba-sin mandatin e përsëris dhe në të ardhmen kushdo që ka një vepër penale sipas parashikimit të ligjit nuk do të ketë mundësi të zgjidhet apo të emërohet në një funksion publik”, tha Bylykbashi.

E vetmja pikë që palët nda-hen në qëndrime është testi i drogës, të cilit demokratët i qën-drojnë. Ndryshimet parashiko-jnë ndërprerje të menjëhershme të mandatit të çdo zyrtari që pas verifikimeve rezulton të mos jetë

i pastër sa i përket të shkuarës së tij. Nënkryetari Taulant Balla tha se amendamentet kushtetuese janë rruga që do të bëjë të mundur implementimin totalisht të ligjit të dekriminalizimit. “Na bëjnë të mundur hapjen e çelësave për ndryshimet, për hyrjen në fuqi të ligjit. Kështu që edhe në aspektin procedural jemi në respektim të plotë të kushtetutës dhe rregul-lores së kuvendit, brenda afateve”, u shpreh Balla. Kështu përballë protestës së thirrur nga opozita të enjten para parlamentit, në sallë demokratët do të jenë aty për të votuar unanimisht këtë projekt, për të cilin është diskutuar për një vit rresht, sipas marrëveshjes së 24 dhjetorit të viti të shkuar.

AmendAmentet kushtetuesePas një negociate të gjatë depu-

tetët e komisionit të dekriminal-izimit kanë gati amendimet kush-

tetuese që bëjnë funksional ligjin që do të pastrojë kuvendin dhe ad-ministratën nga të inkriminuarit.

4 amendamente që synohet të votohen deri në 21 dhjetor, në mënyrë që nga janari të nisë dekriminalizimi.

Sipas ndryshimit të nenit 179/1, i lihet kohë deri në 3 muaj nga hyrja në fuqi e ligjit, titullarit të institucionit publik dhe vetë personave që preken nga ligji, të verifikojnë pastërtinë e tyre.

“Funksionarët e organeve të parashikuara në Kushtetutë dhe subjektet e ligjit të posaçëm që rregullon garantimin e integritetit të personave, që janë në detyrë në momentin e hyrjes në fuqi të këtij ligji, janë të detyruar të përm-bushin detyrimet e përcaktuara në atë ligj, brenda 3 muajve nga hyja në fuqi e tij”, thuhet në nen.

Amendamentet detyrojnë gjithashtu titullarët e institucione-

reforma Zgjedhore

FRD: Korrektim kombëtar sistemit, çdo votë të përkthehet në mbështetje për partitë

cila forcë politike të japë propozi-met e veta dhe komisioni të ketë detyrimin t’i marrë në shqyrtim. Kështu mund të shkohet gradual-isht drejt një reforme korrekte dhe me synim përmbushjen e stan-dardeve ndërkombëtare në zgjed-hjet e ardhshme parlamentare”, thuhet në deklaratën e Frymës së Re Demokratike. Pas raportit për-fundimtar të OSBE/ODIHR për zgjedhjet vendore të 21 qershorit, ku u vërejtën një sërë mangësish dhe sugjerimeve për ndryshimin e Kodit Zgjedhor, klasa politike,

kryesisht partitë politike par-lamentare, po orientohen drejt një qasje për të bërë të mundur rishikimin e ligjit zgjedhor. Par-titë e mëdha parlamentare ende nuk kanë bërë propozimet e tyre konkrete, vecc dakordësisë së shprehur tashmë për ngritjen e komisionit të posaçëm bipartizan dhe sugjerimit të Frymës së Re Demokratike ku secila forcë poli-tike të japë propozimet e veta për reformën zgjedhore dhe komis-ioni të ketë detyrimin t’i marrë në shqyrtim.

shimit të tij duhet të jetë korrek-timi kombëtar, ku çdo votë e dhë-në të kthehet në një mbështetje politike për një subjekt politik. “FRD ka mirëpritur iniciativën për ngritjen e komisionit të posa-çëm të reformës zgjedhore. Ne jemi qartë për një ligj zgjedhor ku në esencë të jetë korrektimi kom-bëtar, ku çdo votë e dhënë të kthe-het në një mbështjetje politike për një subjekt politik. FRD bën thirrje që të gjitha partitë politike të jenë pjesë intregrale e procesit të ndryshimeve në Kod. Pra, se-

frd:

Fryma e Re Demokratike bën përgjegjëse dy partitë e mëdha politike, PD dhe

PS për kriminalizimin e Kuven-dit. Pas miratimit të ndryshi-meve kushtetuese në funksion të dekriminalizimit, FRD vlerë-son se ligji është i nevojshëm për pastrimin e politikës shq-iptare nga të inkriminuarit, por kjo “drejtësi” duhej të ishte bërë që ditën e parë të zgjedhjeve, përmes Kodit Zgjedhor, i cili s’duhet të lejonte kandidimin e njerëzve me precedentë penalë. Përmes një deklarate, FRD thotë se problemi i kriminalizimit të Kuvendit është edhe tek sistemi i drejtësisë. “Gjithçka lidhet me drejtësinë, si koncept dhe më pas si institucion. Problemi themelor është se kush do të dekrimi-nalizojë mendjet kriminale të disa njerëzve të rëndësishëm në vendimmarrjet politike. Si ka mundësi të flitet për drejtësi, kur askush nuk do të ndryshojë ligji i zgjedhjeve, aty ku buron pushteti i korruptuar nga votat e vjedhura apo të blera. Pushteti prodhon të fortët dhe të pashkolluarit dhe këta mbajnë pushtetin. Prandaj

ve ku konstatohet se ndodhen in-dividë me të kaluar kriminale , që brenda 5 ditëve të shpallin të pav-lefshëm mandatin ose të nxjerrin aktin e shkarkimit ët tyre.

“Funksionarët publik që janë emëruar në detyrë përpara hyrjes në fuqi të këtij ligji dhe që ushtro-jnë funksionin e tyre me ose pa mandat, shkarkohen menjëherë nga detyra nëse konstatohet se përfshihen në rrethin e subjek-teve që janë të përjashtuara sipas ligjit të posaçëm nga e drejta për t’u zgjedhur, emëruar apo për të mbajtur një funksion publik. Or-gani përgjegjës është i detyruar të nxjerrë aktin e shkarkimit nga detyra brenda 5 ditëve nga përfun-dimi i rezultateve të verifikimit”, - theksohet në amendamente, ku saktësohet gjithashtu se nëse titul-lari i institucionit nuk vepron bren-da 10 ditëve, çështja i kalon për interpretim gjykatës kushtetuese. Nëpërmjet një amendamenti të posaçëm shfuqizohen një seri ne-nesh të tjera kushtetuese të cilat i referohen zgjedhjes së funksionar-ëve publik. “Pavarësisht përcakti-meve të bëra në dispozitat e tjera të kësaj Kushtetute, është e nda-luar zgjedhja, emërimi apo ush-trimi i një funksioni publik në këto organe, nëse verifikohen rrethanat që cenojnë integritetin e personit, sipas kushteve të përcaktuara nga ligji”, - thuhet në të.

Page 3: FRD 18 dhjetor.pdf

18 dhjetor 2015 fryma e re 3

Vetëm 1.17 miliardë lekë për pensionet, shkurtohen 7 200 vende pune në administratën publike

Buxheti i vitit të ardhshëm që u diskutua dhe u miratua dje në Kuvend, nuk parashikon rritjen

e pagave, ndërsa gjithashtu ka rënie të ndjeshme të investimeve edhe në in-frastrukturë. Qeveria ke menduar që uljen e shpenzimeve për vitin e ardh-shëm, ta kryejë duke shkurtuar 7,200 punonjës nga administrata publike.

Për pensionet, për të cilat ka edhe një ndjeshmëri të lartë të publikut, për herë të parë, që pas ardhjes në push-tet, qeveria socialiste ka ndarë një fond të veçantë të quajtur “Politika të reja pensionesh”. Ky fond është 1.17 mili-ardë lekë dhe do të mjaftonte për të kënaqur pensionistët me një rritje mini-male që mund të zbatohet në çdo kohë të vitit. Ndërkaq, në muajin korrik si-pas ligjit, qeveria bën edhe një rritje të detyrueshme të pensioneve, e cila është sa niveli vjetor i inflacionit. Këtë shtesë, për dy vitet e kaluara, qeveria e ka plotë-suar nga fondi rezervë dhe nga vetë buxheti i Sigurimeve Shoqërore. Ndërsa lidhur me investimet në infrastrukturë, ato do të vijojnë përsëri me ulje, duke treguar se në dy vite e ca qeverisje të kësaj mazhorance nuk kemi qoftë edhe një investim të dukshëm publik, në sek-torë jetikë si në infrastrukturën rrugore, në energjitikë, në arsim, turizëm apo shumë sektorë të tjerë.

Totali i të ardhurave buxhetore për vitin 2016 planifikohet të jetë në niv-elin rreth 422,9 miliardë lekë ose rreth 24.7 miliardë lekë më tepër sesa ky vit. Megjithatë, gjithçka varet nga ecuria e rritjes ekonomike dhe mbledhja e të ardhurave tatimore. Qeveria plani-fikon një rritje sa dyfishi i kësaj të ard-hure shtesë për këtë vit, por u detyrua të rishikonte në ulje planet. Ndërkaq, të ardhurat tatimore pritet të rriten me rreth 27.9 miliardë lekë, duke kapur nivelin 383.5 miliardë lekë. Nga këto: Të ardhurat nga tatimet dhe doganat rriten me rreth 20.7 miliardë lekë. Kjo rritje i dedikohet kryesisht Tatimit mbi Vlerën e Shtuar, i cili për vitin 2016 parashikohet rreth 10 miliardë lekë më shumë se buxheti i vitit 2015. Po kësh-tu, rritje të konsiderueshme të të ard-hurave parashikohen edhe për akcizat, nga të cilat planifikohet të mblidhen rreth 3 miliardë lekë më tepër. Rritje të tjera të vogla priten në të gjitha zërat e të ardhurave, por për të ardhurat jo-

Fryma e Re Demokratike i bëri thirrje edhe dje Kuvendit që të mos

votojë rritjet e taksave për prodhimin vendas, duke e konsideruar buxhe-tin 2016 thellësisht politik, për pasojë parashikon lëngatën e zhvillimit eko-nomik për vitin e ardhshëm. Paketa fiskale si shoqëruese e projektbuxhetit për vitin 2016-të u miratua dje në se-ancën e radhës të Kuvendit. Por, kon-testime ka patur për çështjen e taksave, kryesisht ato që rëndojnë prodhimin vendas dhe nga ana tjetër, përmes rritjes së tyre, favorizohen produktet e importit, duke atrofizuar ekonominë vendase. Fryma e Re Demokratike e sheh rritjen e akcizës për prodhimin vendas, si birra dhe vera, si penguese për zhvillimin e biznesit vendas. “Kjo politikë favorizon prodhimet e impor-tit, duke e shndërruar ekonominë shq-iptare në apendiks të vendeve të tjera”, thuhet në deklaratën e FRD. Fryma e

Re Demokratike i kujton qeverisë se pa stimulin e prodhimit vendas, eko-nomia shqiptare rrezikon të kthehet në në ekonomi apendiks të vendeve të tjera. “Në projektbuxhet prioritet t’i jepet prodhimi vendas. Nuk mund të ketë ekonomi të qëndrueshme pa stimulimin e prodhimit vendas. Pasi në të kundërt, me këtë politikë fiskale që parashikohet në vitin buxhetor për 2016-ën, ekonomia shqiptare rrezikon të shndërrohet në apendiks të ekono-misë së vendeve të tjera. Nuk ka zhvil-lim ekonomik pa i krijuar lehtësira zh-villimit të biznesit vendas”. Në paketën fiskale për vitin e ardhshëm parashiko-het rritja e taksave për prodhimin ven-das, taksë e re për birrën dhe verën, si dhe ulja e akcizës për importin. Taksat e tjera që rriten janë ajo për pasurinë mbi truallin, taksa për automjetet, për rentën minerare dhe taksa për profe-sionet e lira.

Buxheti 2016

Nuk rritet fondi i pagave e pensioneve, nuk ka investime në infrastrukturë

tatimore, kryesisht nga institucionet buxhetore parashikohet ulje me rreth 6 miliardë lekë.

tAksAtNga ana tjetër, paketa fiskale si

bashkëshoqëruese e projektbuxhetit për vitin e ardhshëm e miratuar po ashtu seancën e djeshme të Kuven-dit, parashikon rritjen e disa taksave për prodhimin vendas, ndërsa nga ana tjetër, nuk preken produktet e importit. Ky propozim është parë si shqetësues nga grupet e interesit dhe përfaqësuesit e biznesit, të cilët i kanë apeluar disa herë qeverisë që të zhbëjë

barrierat fiskale që pengojnë zhvil-limin e ekonomisë vendase. Të njëjtin qëndrim me biznesin ndan edhe Fry-ma e Re Demokratike. Në një kohë kur paketa fiskale dhe projektbuxheti po diskutohen nen për nen në komisionet parlamentare, ndërsa javën e ardh-shme do të përcillen në seancë plena-re të Kuvendit, FRD kërkon që t’i jepet prioritet prodhimit vendas. Përmes një deklarate, Fryma e Re Demokra-tike i kujton qeverisë se pa stimulin e prodhimit vendas, ekonomia shqip-tare rrezikon të kthehet në në ekonomi apendiks të vendeve të tjera.

frd:

Kriminalizimi i pushtetit, prej ligjit zgjedhor dhe drejtësisë së munguarkemi parlamentin më të “gjorë” në historinë e shtetit shqiptar”, thuhet në deklaratë. Gjithashtu, FRD insis-ton për një ligj të drejtë e të nder-shëm elektoral, ku çdokush të meri-tojë përfaqësimin, vështirë se gjërat do të sistemohen në Shqipëri. “Ligji elektoral është kodi gjenetik i funk-sionimit serioz të shtetit, ndryshe do të vazhdojmë të shohim teatrin absurd me pasoja dramatike për të ardhmen. Sistemi më i mirë politik është ai ku dëgjohen më tepër lig-jet sesa oratorët, ku edhe këta të fundit nuk po i shohim më”, thuhet më tej në deklaratën e Frymës së Re Demokratike, lidhur me miratimin e ligjit dhe të ndryshimeve Kush-tetuese për dekriminalizimin. Ligji për dekriminalizimin parashikon ndërprerjen e mandateve për de-putetët që rezultojnë të dënuar me burg dhe përjashtim nga funksio-net drejtuese në administratën e lartë publike të kujtdo që pas testit të dekriminalizimit rezulton me precedent penal.

“pushteti i korruptuar nga blerja e votave, buron nga ligji i zgjedhjeve. kemi parlamentin më të gjorë në histori”

FRD: Buxheti 2016, thellësisht politik

“investimet në infrastrukturë do të vijojnë përsëri me ulje, duke treguar se në dy vite e ca qeverisje të kësaj mazhorance nuk kemi qoftë edhe një investim të dukshëm publik”

Page 4: FRD 18 dhjetor.pdf

18 dhjetor 2015 fryma e re 4

fokus

nga Rovena Baxhia

Varfëria është forma më e hapur e dhunës ndaj një populli!!Varfëria në Shqipëri ka kara-

kter shumëdimensional e tashmë të tejskajshëm.

Po t’i referohemi shifrave statis-tikore, gjatë vitit 2015 në Shqiperi janë shtuar dukshëm të varfërit, kurse mbi 60% e pasurisë në vend është gllabëruar vetëm nga 4% e njerëzve të pasur. A ka njeri qe nuk e kupton kete hendek shtresor?

Është e vështirë të japësh një përkufizim për varfërinë, sepse ajo ndryshon nga një periudhë në tjetrën dhe nga një vend në tjetrin. Përveç kësaj, varfëria mund të matet dhe vlerësohet në mënyra të ndryshme.

Po ne vendin tone si evolon ajo? Ajo nuk identifikohet vetëm me të papunët apo me familjet që jetojnë në varfëri ekonomike, por përfaqësohet gjithashtu me kat-egori të cilat janë të përjashtuara nga të drejta themelore për të pa-tur një banesë, ushqim të mjaf-tueshëm, ngrohje dhe veshje në dimër, punë në perputhje me af-tësitë fizike dhe nivelin arsimor, shkollë afër shtëpisë dhe mundësi për ta ndjekur atë, akses në shër-bim shëndetësor, mbrotje nga gra-bitja dhe dhuna, të drejtë dhe zë për të kërkuar të drejtat. Megjithëse varfëria është identifikuar si një pabarazi në shpërndarjen e të mi-rave materiale midis shtresave të ndryshme te popullsisë, «te ardhu-rat» është aktualisht, indikatori më i rëndësishëm dhe më përfaqësuesi i pabarazisë dhe varferisë.

Varfëria është një dukuri kom-plekse, që përfshin dimensione të ndryshme të mangësive, ndër të cilat pamjaftueshmëria e mallrave dhe e shërbimeve është vetëm njëra anë e shfaqjes. Varfëria fillon me uri mbi te gjitha për ata që e provojnë real-isht, dhe mbaron me poshtërimin që ndjen nga jeta dhe nga të tjerët. Sepse, ashtu pa e kuptuar fare, nje ditë shtresëzohesh lehtë në të varfër.

Të jesh i varfër do të thotë të mos kesh strehë, të jesh i sëmurë dhe të mos kesh mundësi të vizitohesh te mjeku; do të thotë të jesh i papunë dhe të mos kesh një të ardhme të sig-urtë; të jesh analfabet, të mos kesh mundësi për kushte shëndetësore dhe të të mungojnë shumë shërbime e mjete për jetën e përditshme. E mbi te gjitha ndjehesh i dhunuar nga shteti yt, e nuk ngihesh dot..

Por, ndërsa Shqipëria para 1990 i përkiste kampit socialist të asaj kohe, por në të vërtetë ajo ishte krejt e izoluar, vendi më i panjohur në Europë si dhe një ndër vendet

më të panjohura në botë. Pikërisht ky izolim pengoi zhvillimin e ven-dit dhe favorizoi varfërinë midis popullit. Ai sot ka prekur fundin dhe përqafuar varferinë, i lodhur tashmë nga 25 vite tranzicion cinik.

Faktikisht, kalimi në rrugën e ekonomisë së tregut, ne vitet ‘90, u shoqërua me mbylljen e industrive dhe aktiviteteve jorentabël, rritjen e nivelit të papunësisë, varfërisë dhe emigracionit. Zhvillimet e reja u shoqëruan edhe me thellimin e pabarazive ekonomike dhe sociale dhe krijimin e grupeve dhe indi-vidëve të ekspozuar ndaj rrezikut të përjashtimit social. Por, ajo qe trishton sot, eshte se varfëria në këtë fillim shekulli në Shqipëri ka prekur vecanerisht moshën e re.

Pavaresisht, se ajo mbizotëron më shumë në popullsinë fshatare, në familjet me shumë anëtarë dhe me numër të lartë fëmijësh, si dhe mbizotëron te të papunët dhe njerëzit me arsimin më të ulët. Sh-tresa më e varfër në Shqipëri janë të rinjtë. Më shumë se 55 për qind e popullsisë së varfër është nën moshën 25 vjeç, ndërsa kjo grup-moshë përfshin vetëm 33 për qind të popullsisë gjithsej. Kjo është në kundërshtim me perceptimin pub-lik se pjesa më e prekur nga varfëria në vend janë më të moshuarit.

Sipas statistikave vetëm 10 % e popullsisë së varfër janë të moshës 60 vjeç e lart. Në të kundërt me po-pullsinë e të rinjve, që ose është e papunë, ose varet prej familjes, pensionistët kanë të paktën një të ardhur minimale (pension të ga-rantuar nga shteti), që vjen si rrjed-him i politikës së punësimit të plotë

gjatë viteve të kaluara të komu-nizmit për të dyja gjinitë. Ndonëse këto pensione nuk janë të larta, përsëri në shumicën e rasteve janë mbi nivelin e varfërisë së plotë.

Dhe, si per ironi Shqipëria është sot anëtare e shumë institucioneve dhe organizmave ndërkombëtare si psh: Banka Botërore, Fondi Ndërkombëtar Monetar, Banka Europiane për Rindërtim dhe Zh-villim, Programi i Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara (UNDP), UNICEF, PNUD, Këshilli i Europës, OSBE etj. Ndihma e huaj është përkufizuar si grante ose kredi, po ku shkojnë gjithë këto donacione?A kane shkuar ato ne rritjen e mireqe-nies se ketij populli fukara?Jo!

Që nga ndryshimi i pushteteve vendi ynë ka përfituar shumë grante e ndihmë nga qeveritë e vendeve të huaja si dhe nga institucione e or-ganizata jofitimprurese të këtyre vendeve. Sigurisht, Shqipëria duke qenë një vend në zhvillim, nëpër-mjet programeve dhe projekteve të ndryshme, këto vende e organizata kanë investuar shumë për të ndikuar në zhvillimin e vendit dhe zbutjen e varfërisë. A eshte ulur varferia ne vend apo eshte shtuar korrupsioni?

Po!! Varfëria duhet të mbetet shqetësimi i politikës shqiptare, sepse shkalla e varfërisë është nga më të lartat në Europë. Grupe të identifikueshme të popullsisë janë të përjashtuar nga shoqëria në lid-hje me “llojet e ndryshme të depriv-imit dhe pengesave, të cilat vetëm apo së bashku, pengojnë pjesëmar-rjen e plotë në fusha si papunë-sia, arsimi, shëndetësia, strehimi, kultura, aksesi në të drejtën e për-

fitimit të mbështetjes familjare si dhe të mundësive të trajnimit dhe punësimit”. Prandaj, varfëria në Shqipëri ka karakter shumëdimen-sional. Ajo nuk identifikohet vetëm me të papunët apo me familjet që jetojnë në varfëri ekonomike, por përfaqësohet gjithashtu me kate-gori të cilat janë të përjashtuara nga të drejta themelore për të patur një banesë, ushqim të mjaftueshëm, ngrohje dhe veshje në dimër, punë në perputhje me aftësitë fizike dhe nivelin arsimor, shkollë afër shtëpisë dhe mundësi për ta ndjekur atë, ak-ses në shërbim shëndetësor, mbro-jtje nga grabitja dhe dhuna, të dre-jtë dhe zë për të kërkuar të drejtat. Padyshim që varfëria në shoqërinë shqiptare është çështje që ndihet shumë te njerëzit tanë, sidomos tek ata që janë pa punë, pa të ard-hura apo të pasiguruar. Në këtë kon-tekst, besoj se problemi i njerëzve të varfër dhe raporti ndërmjet tyre dhe të pasurve nuk është thjesht çështje ekonomike, apo problem teknik, që mund të zgjidhet menjëherë apo që duhet trajtuar vetëm duke har-tuar vetëm plane të ndryshme ve-primi në luftën kundër varfërisë. Ky problem kerkon seriozitet e politika strategjike afatgjata per t’i dhënë frymarrje vendit e cliruar qytetarët e shumtë nga varfëria e përditshme.

A ekziston një lidhje e ngushtë midis politikave të qeverisë së një vendi dhe niveleve të varfërisë së vendit? A është realisht kaq e rëndësishme politika që ndiqet dhe a ka kjo një ndikim të drejtëpërdre-jtë mbi varfërinë? Sigursht që po! Qeveria është aktori kryesor që ka ndikimin më të madh në zbutjen e varfërisë me anë të politikave që ndjek. Politikat e saj ndikojnë dre-jtëpërdrejtë si dhe tërthorazi mbi jetën e cdo qytetari të vendit.

Perkundrazi, nga shifrat statis-tikore, gjate vitit 2015 ne Shqiperi jane shtuar dukshem te varferit, kurse mbi 60% e pasurise ne vend eshte gllaberuar vetem nga 4% e njerezve te pasur. Ky eshte nje po-larizim I madh qe sjell c’ekuilibra.

Prandaj, koha kërkon që të mund të rishikohen dhe të ridimensiono-het roli i qeverisë, raportet e këtij ndi-kimi shtetëror me veprimin e tregut, sepse, siç duket, varfëria ka marrë trajta dhe forma më dinamike, të papërcaktueshme, saqë ndonjëherë, ne media investigative me shqetesim kemi ndjekur “life” pamje “migjen-iane” ne disa zona te largeta te vendit tone. Kjo na frikëson pa masë…!!

Varfëria fillon me uri mbi te gjitha për ata që e provojnë realisht, dhe mbaron me poshtërimin që ndjen nga jeta dhe nga të tjerët. Sepse, ashtu pa e kuptuar fare, nje ditë shtresëzohesh lehtë në të varfër

Page 5: FRD 18 dhjetor.pdf

18 dhjetor 2015 fryma e re 5

fokus

Redaksionale

Demokracia dhe ekuilibratDemokracia kërkon plu-

ralizëm dhe ajo fillon me zgjedhjet e lira e të drejta.

Demokraci nuk do të thotë vetëm pluralizëm formal. Demokracia përbëhet nga dy pjesë. Ajo nuk mishërohet vetëm me të drejtën e ekzistencës formale të partive poli-tike dhe tek e drejta e shprehjes së tyre gjatë garës zgjedhore, por edhe drejtësinë e procesit dhe rregullat e paanshme të kësaj gare.

Në Shqipëri ende nuk janë zhvil-luar zgjedhje të drejta, sepse ende nuk është hartuar një Kod i drejtë e zgjedhje politike vërtet të pak-ontestueshme në këto 25 vjet. Pra, ende tek ne nuk ka demokraci të vërtetë ose qeverisje nga shumica reale politike në vend. Shumicat e derisotme kanë dalë nga zgjedhje të pa drejta dhe në kompromis me ndërkombëtarët të cilët përpara zhvillimit janë të interesuar për sta-bilitet në këtë zonë gjeografike të rëndësishme, në nënbarkun e dobët të Evropës ballkanike. Pra, ne, ende nuk kemi ndërtuar shkallën e parë të sistemit. Të gjitha ‘reformat’ e sot-me e të djeshme të ‘maxhorancave’ tona qeverisëse janë me themele në rërë pasi ato nuk vijnë nga një konsensus i gjerë dhe nga ekuilibra shoqërorë prej gjithpranimit, por prej gjithëkontestimit. Këto ‘max-horanca’ kanë qenë shumë herë të paafta, krahinariste e nepotike dhe duke u grupuar në dy partitë më të mëdha, ato kanë qenë shpesh herë konfliktuale në ekstrem, duke mos synuar në lëvizjet e tyre zhvillimin e vendit dhe kthimin e tij në një shtet ligjor e të së drejtës, por në një çiflig të një pakice, për ta plaçkitur. Si rezultat i kësaj është krijuar një shoqëri e padrejtë e pesimiste, që i bën 3 milion shqiptarët të shohin si shpresë vendet e tjera dhe emi-gracionin, që e ka kthyer atë në një republikë bananesh ku mallrat që prodhohen janë kryesisht ato në natyrës dhe ku gjithë mallrat e tjera vinë nga importi, duke e katandi-

sur vendin me raportet më të de-graduara merkantiliste, ku deficiti tregëtar është gati sa buxheti vjetor i Qeverisë, ku familjet e thjeshta shq-iptare mbahen më së shumti nga të ardhurat e remitancave.

Pikërisht, konflikti për pushtet mes këtyre dy grupeve që e kanë keqqeverisur Shqipërinë në këto 25 vjet është shkaku i tensioneve artificiale qe ju shtohen tensioneve të krijuara në jetën shoqërore dhe në ekonomi nga një sërë reformash qeveritare të cilat kanë ardhur me dhimbje, për shkak të gjerësisë e thellësisë së tyre nga nevoja për t’u përmirësuar. Edhe këto kohët e fun-dit duket se shkaku real është frika nga reforma në pushtetin e tretë, drejtësinë, reforma të kërkuara me këmbëngulje nga perëndimorët të cilët e kanë kuptuar se nuk mund të ketë stabilitet pa drejtësi. Ndër-sa opozita parlamentare ka marrë disa nisma për këtë reformë dhe ka qenë pjesëmarrëse në një komision të posaçëm parlamentar ku palët kanë rënë dakord për ta votuar, nga ana tjetër, nga frika se mos këtë pushtet e shtie në dorë maxhoranca e sotme, opozita bën presion me mitingje, kinse për buxhetin, duke tejkaluar e tepruar edhe me disa nxitje të përçarjeve krahinore, me synimin për të mbajtur nën sundim domene gjeografike, gjë që nuk ekziston realisht tek shqiptarët.

Maxhorancat qeverisëse kanë për detyrë ta ruajnë si sytë e bal-lit konsensusin dhe ekuilibrat shoqërorë. Lëvizjet e tyre duhet të jenë evolucioniste dhe të ba-zuara në ligj, pa diskriminuar e paragjykuar raportet mes grupeve të ndryshme politike dhe eko-nomike në vend. Gjithashtu, ato duhet të kenë si busull interesat kombëtare në raport me të huajt dhe të mos bëjnë marrëveshje e koncensione që shkojnë ndesh me interesat e gjithë shqiptarëve dhe kombit. Shumicë në demokraci nuk do të thotë kopaçe për të shem-

bur pakicat dhe kundërshtarët, por programe dhe rregulla të hartuara me objektiv zhvillimin ekonomik e rritjen e stabilitetit të vendit.

Zakonisht opozitat e përdorin presionin me anë të mitingjeve në disa raste specifike kur preken in-teresat e të gjithë shqiptarëve, kur cënohen interesat sovrane të vendit dhe kur verifikohet që ka ndryshuar maxhoranca për shkak të pakënaqë-sive të mëdha popullore. Por kur opozita jonë parlamentare nuk ka as 4-5 muaj që është verifikuar si pa-kicë, nuk bind e nuk shtohet në rrad-hët e saj duke e tepruar me protesta të paarsyeshme apo të dhunshme, pasi shpesh herë ajo dobësohet nga veprime të tilla e forcon kundërsh-tarin. Në kohë normale opozitat ko-munikojnë me foltoret, me mediat e shumta të shkruara e me figurë, të cilat të dy palët i kanë në dispozi-cion dhe pronësi të tyre. Aq më tepër, është e paarsyeshme që opozita të protestojë kundër Buxhetit e të bëjë presion së bashku me turmat e tyre, kur dihet se hartimi i buxhetit është një instrument politiko-ekonomik i maxhorancave dhe lidhet me pro-gramin e tyre me anë të të cilit ato edhe vinë në pushtet.

Tensionet artificiale në interes të grupeve të vogla e ekonomikisht të fuqishme e frenojnë stabilitetin, prodhojnë stres të gjerë shoqëror, pasiguri për të jetuar në këtë vend dhe bllokojnë proceset e nevo-jshme institucionale që ka nevojë vendi. Të ndodhur në një rajon me konflikte e aleanca fetare, të gjen-dur pranë një zone të gjerë e plot tension ndërkombëtar mes fuqive bërthamore që shtrihet që nga Deti i Veriut e deri në Detin e Zi; që nga Gjeorgjia e deri në Detin e Kuq. Elita jonë politike e orientuar këto 25 vjet me konsensus nga perën-dimi, duhet të jetë e përgjegjshme që ta meritojë e të përfitojë nga kjo miqësi. Në kuadrin e një zinxhiri të gjerë konfliktesh për hegjemoni mes perëndimit e Rusisë, ne nuk

duhet të shtojmë kostot ndaj ale-atëve tanë e të dëmtojmë kështu edhe veten tonë.

Pasi hymë në NATO dhe kemi ngjitur disa shkallë për të hyrë në BE, nuk duhet të bëhemi si fëmija plangprishës brenda këtyre gru-peve. Anglia postkromuelliane e konflikteve të mëdha u bë me kon-sensus, pasi vranë edhe një mbret Stuart. Sistemi demokratik dhe pik-pamjet evolucioniste mbi zhvillimin e përgjithshëm e bënë atë lideren evropiane dhe ngritën sistemin ndërkombëtar Pax Britanica. Po kështu edhe Franca e post revolu-cioneve, kur vendosi si sistem mod-elin demokratik të Monteskiesë, ekuilibrat shoqërore dhe respektin ligjor mes pozitës dhe opozitës, u çlirua nga hopet dhe banjot e gjakut të 3-4 revolucioneve dhe ekonomia u zhvillua me ritme të larta. Kështu ka ecur gjithë Evropa perëndimore dhe SHBA. Mes zgjedhjeve të lira, demokracisë, shtetit të së drejtës, konsensusit mes të gjitha palëve, kulturës, elementë që neve na mun-gojnë pasi ende nuk kemi vendosur një demokraci reale, pasi nuk kemi mbajtur zgjedhje reale, pasi s’kemi ndërtuar një Kod të drejtë. Ky pro-ces i nevojshëm duhet të jetë edhe kryereforma e vërtetë.

Zhvillimi instuticional dhe qytetërimor vjen ose nga bazat e tyre shoqërore nga poshtë lart, ose e kundërta, nga lart posht, kur një grup i ndriçuar i elitës përpiqet të bëjë reforma shoqërore për të ndër-tuar një shtet të drejtë. Tek ne, ky presion nga poshtë lartë mungon për shkak të mungesës historike të traditës demokratike por, ne jemi, fatkeqësisht një shoqëri që edhe elitat drejtuese të këtyre 25 vjetëve i ka totalisht të prapambetura, dallkauke e xhahile, konfliktuale e antishqiptare, pasi me veprimet e tyre ju kanë shërbyer atyre që nuk e duan Shqipërinë politike, prosper-itetin, unitetin e harmoninë e kom-bit shqiptar.

Maxhorancat qeverisëse kanë për detyrë ta ruajnë si sytë e ballit konsensusin dhe ekuilibrat shoqërorë. Lëvizjet e tyre duhet të jenë evolucioniste dhe të bazuara në ligj, pa diskriminuar e paragjykuar raportet mes grupeve të ndryshme politike dhe ekonomike në vend

Page 6: FRD 18 dhjetor.pdf

18 dhjetor 2015 fryma e re 6

politikë

BE: Dialogu për reformat do të jetë jetike për përparimin e ShqipërisëBashkimi europian vlerë-

son “përparimin e qën-drueshëm të bërë nga Shq-

ipëria në trajtimin e 5 përparësive kyçe për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit”, ndërsa vë theksin te reforma në Drejtësi e çmon “an-gazhimin konstruktiv të Shqipërisë në rajon dhe përputhshmërinë e saj me politikën e Jashtme dhe të sigurisë së BE-së”. Këto elementë vihen në dukje në dokumentin e siguruar nga Zëri i Amerikës, lid-hur me përfundimet që pritet të miratohen nga Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare. Edhe një herë, Bashkimi europian “nënvizon se dialogu i qëndrueshëm dhe kon-struktiv mes qeverisë dhe opozitës për reformat që lidhen me Bash-kimin europian do të jetë jetik për përparimin e mëtejshme drejt BE-së”. Lidhur me 5 përparësitë kyçe Këshilli vlerëson “në veçanti, reformën në administratën pub-like dhe përgatitjen e një reforme të plotë të sistemit gjyqësor”, duke inkurajuar Shqipërinë “të vazh-dojë përpjekjet e saj”. Në raportin e Progresit të paraqitur muajin e kaluar nga Komisioni europian, përcaktoheshin qartë detyrat e mbetura për plotësimin e të gjithë prioriteteve të identifikuara si kusht për hapjen e bisedimeve. Megjithatë ky hap do të kërkojë kohën e vet, pasi më parë, Komis-ioni do të duhet që fillimisht t’i rekomandojë vendeve anëtare hapjen e bisedimeve. Këshilli duket se lë hapur mundësinë, siç ka ndodhur dhe në të kaluarën, që nëse këto përparësi përmbushen, t’i drejtohet menjëherë vendeve anëtare. “Komisioni ftohet të ra-portojë, përveç Raportit të Pro-gresit për vitin 2016, në mënyrë gjithë përfshirëse dhe të detajuar, mbi përparimin e Shqipërisë në përmbushjen e 5 përparësive kyçe”, theksohet në përfundimet e Këshillit, ku nënvizohet gjithashtu se “duhet të garantohet dhe zbati-mi i qëndrueshëm dhe gjithëpërf-shirës i 5 përparësive”. “Këshilli vëren do të nevojiten përpjekje të mëtejshme për këto 5 përparësi – shkruhet mes përfundimeve - në veçanti, miratimi i paketës së re-formës gjyqësore si dhe përparim i mëtejshëm në krijimin e një bazë solide provash për hetime proak-tive, ndjekje penale dhe dënime në të gjitha nivelet, në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organi-zuar, përfshirë trafikun e armëve dhe të drogës”. Duke u ndalur veçanërisht te reforma në Drejtë-

pritet “venecia”

Shtyhet mandati i Komisionit të Reformës Kuvendi i shtyn mandatin

Komisionit të Reformës në Drejtësi deri në mes të vitit të vjen. Shtyrja vjen si pasojë e shtyrjes së vendimmarrjes në Komisio-nin e Venecias. Në datat 17-18-19 ekspertët që po hartojnë Refor-mën në Drejtësi, do të zhvillojnë takime në Komisionin e Venecias për të paraqitur draftet që kanë hartuar deri më tani. Në datë 21 dhjetor pritet një opinion para-prak i Komisionit të Venecias mbi reformën shqiptare, ndërsa opin-ioni i plotë pritet të dal në muajin shkurt ose mars të vitit që vjen.

kord, “Këshilli pret miratimin dhe zbatimin e legjislacionit për për-jashtimin e personave me aktivitet kriminal nga funksionet publike, gjë e cila do të forcojë besimin e qytetarëve ndaj përfaqësuesve të tyre politik dhe institucioneve publike”. Në përfundimet mbi Shqipërinë përmendet dhe nevo-ja për “një legjislacion efikas dhe masa për të përforcuar mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe politi-kat antidiskriminuese”, ndërsa lid-hur me ekonominë theksohet se “Shqipëria duhet të vazhdojë re-format e saj ekonomike që synojnë rritjen e konkurrueshmërisë dhe inkurajon Shqipërinë të vazhdojë të trajtojë informalitetin e lartë në ekonomi e të përmirësojë klimën e biznesit dhe të investimeve, ku nevojiten përpjekje të mëtejshme”.

Konferenca Gjyqësore, zgjidhen 4 anëtarët e rinj të KLD, Çomo, Kadi, Civici dhe HoxhaKonferenca Gjyqësore ka zgjed-

hur katër anëtarët e rinj të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Djali i Liri Belishovës, ish-udhëheqëses komuniste në vend dhe më pas të dënuar e internuar në Cërrik, Petrit Çomo, bëhet anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Petrit Çomo, ka marrë më shumë vota se garuesit e tjerë. Konferenca Kombëtare Gjy-qësore zgjodhi këtë të hënë katër anëtarët e rinj në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, mes 7 kandidatësh që ishin në garë. Anëtarët e rinj të KLD-së janë Petrit Çomo, Brunilda Kadi, Eneida Civici dhe Gerd Hox-ha. Më i votuari ishte Petrit Çomo me 238 vota, Eneida Civici me 227, Brunilda Kadi me 221 dhe Gerd Hoxha me 214 vota. Anëtarët e rinj zëvendësojnë në këtë detyrë, ko-legët e tyre që iu ka mbaruar man-dati. Behet fjalë për katër anëtarët aktual të KLD-së, Dritan Hallunajt, Tritan Hamitajt, Ilir Mustafajt dhe Flamur Kapllanit.

mbArimi i mAndAtitKatër anëtarët e KLD-së, të

cilëve u mbaron mandati, janë

emëruar në këtë detyrë në të njëjtën periudhë të vitit 2010. Dritan Hallu-naj është nga qyteti i Shkodrës dhe para anëtarësimit në KLD ka mba-jtur postin e kreut të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rën-da. Aktualisht, ai është gjyqtar në këtë gjykatë. Tritan Hamitaj është nga Ballshi dhe para bërjes anëtar në KLD ka qenë gjyqtar në Gjykatën e Durrësit. Ilir Mustafaj është nga Erseka, një emër që ka sjellë disa herë debate në KLD. Në vitin 2012 ai u propozua nga ish-presidenti Bamir Topi si nënkryetar, por që qe-veria e asaj kohe nuk e mbështeti. Flamur Kapllani është nga Skrapari

dhe ka qenë gjyqtar në Gjykatën e Tiranës. Të katërve u ka mbaruar mandati. Ndërkohë për këto vende vakante pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë, kanë shpallur kandida-turat e tyre shtatë gjyqtarë të Re-publikës së Shqipërisë, nga gjykatat e rretheve gjyqësore. Sipas KGJK, kanë kandiduar gjyqtarët: Brunil-da Kadi, Eneida Civici, Enkeledi Hajro, Gerd Hoxha, Neritan Cena, Petrit Çomo, të gjithë gjyqtarë në Gjykatën e Tiranës. Ka kandiduar edhe Luan Hasneziri,nga Gjykata e Krimeve të Rënda.Mes kandidatëve ishte edhe kreu i unionit të gjy-qtarëve, Gerd Hoxha.

“Dialogu i qëndrueshëm dhe konstruktiv mes qeverisë dhe opozitës për reformat që lidhen me Bashkimin europian do të jetë jetik për përparimin e mëtejshme drejt BE-së”

5 prioritetet

Petrit Çomo

Brunilda Kadi

Eneida Civici

Gerd Hoxha

si, Këshilli nënvizon se ajo “është kyçe për ecjen përpara të Shq-ipërisë në procesin e anëtarësimit dhe se kjo reformë, mund të jetë

transformuese dhe për reformat e tjera”. Lidhur me procesin e dekriminalizimit, për të cilin palët në Shqipëri kanë ranë tanimë da-

Anëtarët e rinj të kld

kush ishin 7 kandidatet1. Brunilda Kadi Rrethi Gjyqësor Tiranë

2. Eneida Civici Rrethi Gjyqësor Tiranë

3. Enkeledi Hajro Rrethi Gjyqësor Tiranë

4. Gerd Hoxha Rrethi Gjyqësor Tiranë

5. Luan Hasneziri Shkalla e Parë për Krime të Rënda

6. Neritan Cena Rrethi Gjyqësor Tiranë

7. Petrit Çomo Rrethi Gjyqësor Tiranë

Page 7: FRD 18 dhjetor.pdf

18 dhjetor 2015 fryma e re 7

aktualitetAFAti

Që nga janari, për mjekët s’ka më dypunësim: Ose në shtet, ose në privat

Një shef shërbimi në spitalet universitare nuk mund të jetë drejtues i një spitali jo-

publik e po kështu edhe mjekët që ushtrojnë aktivitetin në një spital publik nuk do të mund të punojnë edhe në spitale private, të cilat kanë kontratë me Fondin e Sigurimit të Dety rueshëm të Kujdesit Shëndetësor”. Gjithçka përcaktohet në kontratat e reja të miratuara nga FSDKSH me spitalet publike dhe jopublike për vitin 2016, ndërsa qëllimi është shmangia e konfliktit të interesit, duke ndarë drejtimin e shërbimeve shëndetësore publike nga ato jopublike, nga të njëjtët mjekë. E thënë ndryshe, duke filluar nga janari 2016, një shef shërbimi në spitalet univer-sitare nuk mund të jetë drejtues i një spitali jo-publik, pra duhet të bëjë zgjedhjen e tij, nëse do jetë në shtet apo në privat. Për të përmbushur këtë detyrim, në kontratë është paracaktuar se: të gjitha spitalet universitare duhet t’u kërkojnë

shefave të shërbimeve të plotësojnë deklaratën e konfliktit të interesit që ata nuk janë drejtues teknik në institucionet shëndetësore jopublike.

Shmangia e konfliktit të interesit është shtrirë më tej, duke përfshirë të gjithë mjekët që ushtro-jnë aktivitetin në një spital publik dhe punojnë edhe në spitale private, të cilat kanë kontratë me Fondin për paketat e shërbimeve shëndetësore. Me kontratën e re, këta mjekë nuk do të lejohen të ushtrojnë aktivitet të pjesshëm ose të plotë në institucionet shëndetësore jopublike me shtretër të kontraktuara me Fondin.

Një tjetër përmirësim i parashikuar në kon-tratën e re me spitalet jopublike lidhet me detyri-min e spitalit për ta ofruar shërbimin që ka kon-traktuar Fondi nga personel shëndetësor me kohë të plotë, për të shmangur në këtë mënyrë edhe konfliktin e interesit nga stafi që punon edhe në institucionet shëndetësore publike. Spitalet jo-

publike Ndryshe nga viti i kaluar, me institucionet shëndetësore jopublike është hartuar një kontratë tip për të gjitha këto spitale, ku çdo paketë shën-detësore është vendosur në një aneks më vete, duke filluar nga dializa, paketat e kardiologjisë, paketat e kardiokirurgjisë; paketa e transplantit të veshkës dhe terapisë së flakjes akute si dhe paketa e shërbimit të implantit koklear, ku janë qartësisht të përcaktuara çmimet sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave, protokolli mjekësor, etj.

Ndryshimet e bëra në kontratat spitalore të vitit 2016 synojnë përmirësimin e marrëdhënieve të FSDKSH me ofruesit e shërbimeve shëndetësore, përmirësimin cilësor të ofrimit të shërbimeve për popullatën, planifikimin dhe administrimin me sa më shumë efikasitet të barnave dhe mjeteve diagnostikuese, përmirësimin e shkëmbimit të informacionit, rritjen e transparencës si dhe forci-min e rolit të kontrollit për shërbimet e ofruara.

Mazhoranca dhe opozita debatuan dje gjatë se-

ancës së Kuvendit, lidhur me dekoratat ndaj ish hetuesve të Sigurimit të Shtetit. Shkak është bërë një medalje që qe-veria shqiptare i ka dhënë Shy-qyri Çokut, ish persekutorit të At Zef Pllumit, për merita në luftën antifashiste. Opozita e ka cilësuar këtë si një tjetër provokim të mazhorancës së majtë ndaj ish të përnd-jekurve dhe të persekutuarve të regjimit. Por, nga ana tjetër,

Përveç At Zef Pllumit dhe Prof. Sami Repishtit, ja edhe lista e 92 të torturarve nga xhelati ÇokuNjë ditë më parë kryemin-

istri Rama iu kërkoi falje familejeve të At Zef Pl-

lumit dhe Profesor Sami Repishtit, dy të torturuarve më të famshëm nga hetuesi Shyqyri Çoku. Por lisa e të torturuarve nga ky hetues famëkeq është e gjatë, ajo përm-ban të paktën 92 emra që iu përka-sin njerëzve të pafajshëm, viktima të mizorisë komuniste dhe xhe-latëve si Shyqyri Çoku:

Për Shyqyri Çokun publiku nuk kishte dëgjuar ndonjëherë më parë më shumë sesa këto ditë. Ai rezul-ton të ketë qenë një prej hetuesve më aktivë të diktaturës në veri të vendit. U bë i njohur në opinionin publik pas daljes në dritë të faktit se qeveria shqiptare e dekoroi me “Medaljen e Mirënjohjes” si veter-an të Kategorisë së Parë me rastin e 70 –vjetorit të Çlirimit.

Rama, kërkoi falje në Shkodër, por nuk tha nëse do t’i hiqej deko-rata hetuesit dhe torturuesit të At Zef Pllumit, Sami Repishtit e dhjetëra të tjerëve. Për më tepër fajësoi Berishën që si president i kishte dhënë atij statusin e vet-eranit të Kategorisë së Parë. Edhe pse kërkoi falje, ai nuk mori asnjë përgjegjësi për aktin.

Po kush është Shyqyri Çoku, hetuesi që e shpie debatin politik edhe një herë në pjesët e errëta ta diktaturës komuniste? Sipas gazetës Panorama, ai ka hetuar dhe torturuar 92 të dënuar, kryesisht politikë (më poshtë lista e plotë). “Çoku, i cili e ka mbyllur karrierën e tij si oficer i lartë i Sigurimit në vi-tin 1990, ka qenë hetues në çështje të rëndësishme, kryesisht në Veri

të vendit, me përfaqësues të lartë të kishës katolike. Ndër më të spi-katurit mbeten At Zef Pllumi, por edhe imzot Ernest Çoba, Ipeshkëv i dioqezës së Shkodrës, apo mesh-tarin Marin Shkurti dhe vëllain e tij, Ndrekë Shkurti, po ashtu edhe Dom Lec Sahatçinë. Ata që kanë vuajtur nga torturat e Çokut dhe proceset e improvizuara politike të tij, tregojnë se ai ishte një njeri që donte të përmbushte misionin e luftës ndaj klerit, duke përpiluar deklarata dhe fakte të paqena në dosjet e tyre”, shkruan Panorama.

At Zef Pllumi e përmend Shyqy-ri Çokun në librin e tij “Rrno vetëm për me tregue”, i botuar në Tiranë në vitin 2001 nga shtëpia botuese

Hylli i Dritës. Titulli në fjalë është vëllimi i tretë i Rrno vetëm për me tregue. Vëllimi i parë është botuar në vitin 1995, ndërsa vëllimi i dytë në vitin 1997 (burimi Ëikipedia).

Hetuesi Çoku ka përdorur deklarimet e At Zef Pllumit rreth fjalimeve të Enver Hoxhës për ekzistencën e lirisë së fesë dhe besimit në Shqipëri, si akuza për t’i ngritur atij një proces tërësisht politik kundër regjimit komunist e për ta dënuar me 25 vjet burg.

Torturat dhe përndjekjet e Shy-qyri Çokut i ka provuar edhe pub-licisti dhe historiani Sami Repishti, i cili pati një reagim të ashpër pas lajmit se “xhelati” i tij ishte dekoru-ar, duke kërkuar edhe dorëheqjen

e Ministres së Mbrojtjes.Reagim të ashpër pati edhe në

media. Por këtë “faj”, falja e kërkuar nga Rama e la pa autor. Pas gjithë kësaj zhurme dhe drejtimit të gish-tit nga vetë të persekutuarit nga Çoku drejt qeverisë, kryeministri

e hoqi përgjegjësinë nga vetja dhe e degdisi në vitin 1994, ndonëse dekorimet janë akte nominale dhe jo kolektive. Pasi, Shyqyri Çoku nuk u dekorua si anëtar i ndonjë çete, por si person me kontribute të veçanta në çlirimin e Atdheut.

dekoratat

Mazhoranca dhe opozita interpretojnë ndryshe ligjin e ‘94-ës për Statusin e Veteranit

na zbulonte këta njerëz që nuk e kanë merituar asnjëherë nderi-min. E njëjta këngë që këndohet nga e njëjta gojë dhe i mban ison i njëjti dekor. Vaj medet për ju”, u shpreh Rama. Nga foltorja e Ku-vendit, Berisha sqaroi se neni 6-të i ligjit, ndalon dhënien e statusit të veteranit, kriminelëve të luftës së klasave të gjenocidit komunist. “Ju doni të fshiheni. Lexoje ligjin këtu, ligji i ’94 ndalon dhënien e statusit kriminelëve të luftës së klasave, të genocidit komunist, lexojeni mirë nenin 6. Ky është njeriu që iu

kundërvu me të gjitha mënyrat largimit nga funksionet publike të xhelatëve të genocidit komu-nist. Njeriu që autor dhe nistar kryesor i amendimit të ligjit nga PS në ’99 apo 2000 në të cilin hoqi klauzolën që ndalon-te dekorimin e kriminelëve të genocidit dhe luftës së klasave. Të vijë këtu, se ai është personi-fikimi, që çoi në gjykatën Kush-tetuese ligjin e dytë që bëmë ne si shumicë në 2008 për përjash-timin nga funksionet publike të xhelatëve”, tha Berisha.

qeveria është justifikuar me faktin se ligji i vitit 1994 i firmosur nga Presidenti i atëhershëm, Sali Beri-sha, kishte futur në listën e vet-eranëve edhe Çokun. Të njëjtin argument, kryeministri përdori edhe dje në Kuvend. “Kërkuam falje për një gjë që nuk e bëmë ne. Torturuesin e Patër Zef Pllu-mit nuk e futëm ne në listë, por Sali Berisha. Edhe Arianit Çelën dhe Nexhmije Hoxhën, që kanë gëzuar pension të veçantë. Kjo është e vërteta e hidhur. Nuk e di pse u desht të plakej ky njeri që të

Page 8: FRD 18 dhjetor.pdf

18 dhjetor 2015 fryma e re 8

ekonomi

Në fund të këtij muaji pritet të hyjë në fuqi ligji për Qendrën Kombëtare të Biznesit i cili para-

shikon krijin e një sportel unik për një sërë shërbimesh për biznesin. Por, funk-sionimi i QKB-së do të nisë vetëm 90 ditë pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, kohë në të cilën do të ndodh edhe shpërbërja e QKR dhe QKL-së. Pas kësaj të gjitha aktivet dhe pasivet do t’i kalojnë QKB-së, po kështu edhe të gjitha kontratat e lidhura.

Të gjitha sportelet e shërbimit në territor do të lidhen on-line me sistemin qendror të QKB-së.

Ja cilat janë funksionet :a) mban regjistrin tregtar, në për-

puthje me ligjin që rregullon regjistri-min e biznesit;

b) kryen regjistrimet në regjistrin tregtar, në përputhje me dispozitat e ligjit që rregullon regjistrimin e biznesit;

c) kryen regjistrimin e subjekteve të përcaktuara në ligjin që rregul-lon regjistrimin e biznesit, për qël-lim të regjistrimit fiskal, të sigurimeve shoqërore e shëndetësore, si dhe të ins-pektimit të marrëdhënieve të punës;

ç) lëshon certifikata, ekstrakte të regjistrimeve dhe kopje të vërtetuara të akteve të depozituara, sipas përcaktimit të ligjit që rregullon regjistrimin e biznesit;

d) publikon të dhënat e regjistruara, sipas ligjit që rregullon regjistrimin e

biznesit, si dhe siguron aksesin e lirë të publikut në to;

dh) trajton procedurat e licencimit, të autorizimit apo të lejeve, të ndryshi-mit dhe revokimit të tyre, sipas ligjit që rregullon licencat, autorizimet dhe lejet;

e) mban dhe administron Regjistrin Kombëtar të Licencave, Autorizimeve dhe Lejeve, në përputhje me ligjin që rregullon licencat, autorizimet dhe lejet;

ë) siguron aksesin e lirë të publikut në Regjistrin Kombëtar të Licencave, Autorizimeve dhe Lejeve, në përputhje me ligjin që rregullon licencat, autorizi-met dhe lejet;

f) informon dhe këshillon personat e interesuar për procedurat e regjistrimit të biznesit, si dhe procedurat e licen-cimit, autorizimit e lejimit;

g) jep mendim për çdo nismë ligjore apo nënligjore në fushën e regjistrimit të biznesit dhe të licencave, autorizi-meve e lejeve;

gj) kryen studime për cilësinë e mje-disit rregullator, mbështet me informa-cion, analiza e këshilla ministrin, Këshillin e Ministrave apo institucionet qendrore dhe të pavarura, në lidhje me nismat e tyre normative dhe organizative në fush-ën e regjistrimit të biznesit dhe të licen-cave, autorizimeve e lejeve, si dhe asiston në përgatitjen e politikave për përmirësi-min e mjedisit rregullator në këto fusha.

Hyn në fuqi ligji për Qendrën Kombëtare e Biznesit, si do të funksionojë

pr.ligji i kontriButeve

Profesionet e lira në protestë: Qytetarëve do u faturohet kostojaAshtu sikurse kishin para-

lajmëruar më parë, një grup përfaqësuesish të profesioneve të lira kanë dalë dje në protestë, një ditë përpara se pr. ligji për rritjen e kontributeve së të cilëve do votohet në parlament. Në protestën përpara Kuvendit, ata paralajmëruan se miratimi i këtij ligji do t’i çonte në faliment një pjesë të madhe të tyre.

Grupi i farmacistëve, sipas

deklaratës që më parë i kanë ni-sur mediave, kanë deklaruar se ndonëse Komisioneve parlamen-tare u dërguam vërejtjet tona, ato nuk u morën në konsideratë. “ Ky ligj do sjellë faliment për ne”- thanë ata. Ndërsa, grupi përfaqë-sues i dentistëve paralajmëruan se, në rast miratimi, kostot e rri-tura do t’i atribuohen klientëve. “ Qytetarët do të faturohen me koston e shtuar”- pohuan ata.

Qeveria përcakton tarifat dysheme

Përmes një vendimi të pub-likuar në Fletoren Zyrtare, Këshilli i Ministrave ka për-

caktuar tarifat dysheme për dhënien me qira të ndërtesatave shtetërore. Sipas tabelave të reja, qiraja për një metër katror tokë shtetërorë në Ti-ranë do të kushtojë jo më pak se 300 lekë, ndërsa jashtë saj, jo më pak 150 lekë. Në qytetin e Beratit çmimi do të jetë 100 lekë për metër katror, ndërsa jashtë qytetit 50 lekë metri katror. Në qytetin e Durrësit çmimi minimal do të jetë 200 lekë për metër katror. Ndërsa jashtë tij jo më pak se 150 lekë metri katror. Qiratë më të lira, sipas tabelës, vërehen në Kukës, ku çmimi minimal është 75 lekë për

metër katror, ndërsa jashtë qytetit 50 lekë për metër katrorë. Njeherësh Këshilli i Ministrave ka vendosur të jepen me qira edhe sipërfaqet në pronësi të ndërmarrjeve, por që nuk shfrytëzohen prej tyre. “Shtesa në kontratë ose kontrata e re, në ras-tet kur në administrim të shoqërive, ndërmarrjeve shtetërore apo institu-cioneve shtetërore kanë mbetur pa-suri shtetërore truall, me sipërfaqe jo më shumë se 1 000 (një mijë) m2, që janë të pashfrytëzueshme për shkak se janë të rrethuara ose në kufi nga i njëjti pronar ose pronarë të tjerë dhe kur kjo sipërfaqe kërkohet të merret me qira nga i njëjti pronar”, përcak-ton Këshilli i Ministrave.

pronat shtetërore

Page 9: FRD 18 dhjetor.pdf

18 dhjetor 2015 fryma e re 9

ekonomi

Korrupsioni dhe ndikimi politik janë shkaqet krye-sore që nxisin informalite-

tin në Shqipëri.Ky është një ndër përfundimet

e anketës së zhvilluar nga Sekre-tariati i Këshillit të Investimeve te 100 biznese, ku u evidentuan problematikat dhe sfidat kryesore për një reformë të qëndrueshme dhe të suksesshme ndaj infor-malitetit. Më tej arsyet e tjera të perceptuara nga sipërmarrja private lidhen me: taksat e larta, qendrueshmëria e ligjeve, konkur-renca e pandershme etj.

Gjatë mbledhjen së radhës drejtuar nga Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj, në fokus të mbledhjes ishte reforma anti-informalitet dhe hapat që duhet të ndërmerren nga qeveria,

1. Tiranë Në qytetin e Tiranës. 300 Jashtë qytetit të Tiranës. 1502. Berat Në qytetin e Beratit. 100 Jashtë qytetit te Beratit 503. Dibër Në qytetin e Peshkopisë 75 Jashtë qytetit të Peshkopisë 504. Durrës Në qytetin e Durrësit 200 Jashtë qytetit të Durrësit 1505. Elbasan Në qytetin e Elbasanit 150 Jashtë qytetit të Elbasanit 756. Fier Në qytetin e Fierit 150 Jashtë qytetit të Fierit 100

7. Gjirokastër Në qytetin e Gjirokastrës 75 Jashtë qytetit të Gjirokastrës 508. Korçë Në qytetin e Korçës 150 Jashtë qytetit të Korçës 759. Kukës Në qytetin e Kukësit 75 Jashtë qytetit të Kukësit 5010. Lezhë Në qytetin e Lezhës 150 Jashtë qytetit të Lezhës 10011. Shkodër Në qytetin e Shkodrës 150 Jashtë qytetit të Shkodrës 10012. Vlorë Në qytetin e Vlorës 200 Jashtë qytetit të Vlorës 100

tArifAt dYsheme tË QirAsË mujore pËr ndËrtesAt sipAs QArQeve (lekë për metër katror)

Korrupsioni dhe ndikimi politik, shkaqet kryesore që nxisin informalitetin

bizneset dhe palët e tjera të intere-sit me qëllim që rezultatet të jenë pozitive.

Drejtuesja e Sekretariatit, Di-ana Leka prezantoi rezultatet e analizës në lidhje me sfidën e in-formalitetit si një reformë e për-bashkët qeveri–biznes. Ndërkohë, në këtë analizë është përfshirë edhe një anketë (anonime online) e realizuar nga Sekretariati gjatë muajit Nëntor dhe ku morën pjesë 100 biznese dhe u realizua edhe një studim i zinxhirit të vlerës dhe informalitetit në sektorin e për-punimit të qumështit.

“Rreth 67% e bizneseve prano-jnë se informaliteti është kosto dhe jo për fitim, por megjithatë ka ende shumë vështirësi në treg që pengojnë formalizimin. Ndër më kryesorët janë sistemi tatimor dhe niveli i punonjësve tatimorë, akse-si në financim si dhe qëndruesh-mëria e reformave që ndërmer-ren”, tha znj.Leka.

Sekretariati i Investimeve ngriti disa kërkesa dhe rekomandime për qeverinë, ku ndër më të rëndë-sishmit është hartimi sa më parë i një strategjie afatgjatë për të luf-tuar informalitetin.

Në fjalën e tij Ministri Ahmetaj tha se qeveria po planifikon të hartojë një strategji dy-vjeçare ku do të draftohen qartë rrugët dhe hapat që do të ndërmerren në këtë drejtim.

Anketa nxjerr në pah vlerësi-met për klimën e të bërit biznes në Shqipëri dhe faktorët që e rën-dojnë atë. Kompanitë rendisin si faktorët kryesorë pengues për të zhvilluar aktivitete kreditimin nga bankat dhe taksat e larta. Sipër-marrja private e anketuar ka bërë disa sugjerime për qeverinë sesi mund të reduktojë informalitetin, nga të cilat: zbatimi i ligjeve, ulja e taksave dhe thjeshtimi i proçe-durave, janë tre elementët ku sipas biznesit qeveria duhet të ndërhyjë.

“Rreth 67% e bizneseve pranojnë se informaliteti është kosto dhe jo për fitim, por megjithatë ka ende shumë vështirësi në treg që pengojnë formalizimin

Page 10: FRD 18 dhjetor.pdf

18 dhjetor 2015 fryma e re 10

kulturë

Duke theksuar faktin se di-kur kishat ndërtoheshin në vende të banuara për ti

shërbyer komunitetit, me të drejtë lind pyetja. Kjo kishë e ndërtuar në shekujt XIII-XIV-të, në të njëjtën kohë me ekzistencën e Spinaricës dhe në grykëderdhjen e Vjosës, kujt vendbanimi i përket?!

1Në Myzeqenë e Fierit, në ven-

din e quajtur Hoxharë, vetëm dy kilometër nga bregu i Adriatikut ndodhet një objekt kulti i braktisur prej kohësh. Është kisha e Shën e Premtes e cila nga larg të duket si një anije, të cilën vala e detit pas furtunës e ka nxjerrë ne breg. E rrethuar nga të gjitha anët prej arash të mbjella, gardhesh dhe ka-nalesh, faltorja mesjetare i përng-jan më tepër një ishulli tek i cilin nuk mund ta arrish dot. Mungesa e një rruge të mirëfilltë të pengon për ta vizituar atë. E ashtu e brak-tisur dhe e mënjanuar nga njerëzit ajo qëndron e vetme në mes të fushës duke u përballur prej shek-ujsh me trillet e natyrës, të cilat ende nuk kanë mundur ta rrëzojnë përtokë. Përpjekja më serioze ka qënë nga njerëzit dhe pikërisht në vitin 1916, kur një luftanije italiane e bombardoi duke e konsideruar si një bunker austro-hungarez. Gjithsesi Shën e Premtja mbeti në ‘’këmbë’’ për të dëshmuar ven-dodhjen e Spinaricës mesjetare, qytetit-port, tashmë të zhdukur të Adriatikut jugor.

3I vetmi objekt që ka mbetur nga

Spinarica mesjetare është kisha e Shën e Premtes. E shpallur si mon-ument kulture që nga viti 1979, ajo sot gjendet gjysëm e rrënuar. I vetmi studim që ekziston për të është ai i bërë nga prof. Aleksandër Meksi, në vitet 70-të të shekul-lit të kaluar dhe është botuar fil-limisht në Revistën Monumentet, me titullin: ‘’Disa kapela bizantine

Kisha e braktisur, kujt i përket?!

hal I i Epirit, i akordoi venedikasve përveçse privilegjeve ekonomike edhe privilegje shpirtërore. Midis të tjerave në të thuhet se në të gjitha tokat e tij venedikasit: ‘’… le të kenë ku të duan kishën, kurjen dhe fondikun dhe të gjitha nderi-met e tjera shpirtërore ashtu dhe tokësore’’ (Acta Et Diplomata. I. 140). Marrëveshja midis territor-eve që përfshin kjo marrëveshje është edhe kartularati i Gllavinicës, pjesë e të cilit ishte edhe Spinarica.

Ndërsa hipoteza e dytë, thek-son se kisha mund të ketë qenë ndërtuar nga bizantinët, kur Spi-narica ishte nën zotërimin e tyre. “Spinarica ishte porti kryesor ku evadoheshin produktet e Despo-tatit të Beratit në drejtim të Vene-dikut dhe Raguzës. Domethënë ajo shfaqej si një treg shtetëror i këtij Despotati,– thekson histori-ani Pëllumb Xhufi për të (P. Xhufi. Nga Paleologët tek Muzakajt, Sh. B. 55, Tiranë 2009, f. 35-36).

Ndërsa një tjetër prove, se ki-sha e Shën e Premtes ishte kisha apo një nga kishat e Spinaricës,

është se ajo ndodhej pranë shtratit të dikurshëm të Vjosës. Këtë na e dëshmon edhe shkrimtari Aristo-tel Mici, në shkrimin e tij ‘’Rreth Portit të Mundshëm Detar të Apol-onisë’’, ku midis të tjerave shkruan se: ‘’Ashtu si e mbaj mend, deri në vitin 1955, kur e kam vizituar tok me shkrimtarin Jakov Xoxa, kisha e Shën e Premtes ngrihej në një vend gjysëm të shkretë, në bregun e ma-jtë të Lumit të Vdekur, afër grykës së tij’’ (Aristotel Mici, ‘’Rreth Portit të Mundshëm Detar të Apolonisë’’, Dielli, 16 gusht 2014). Kështu, mund të themi se ‘’Lumi i Vdekur’’ nuk është gjë tjetër veçse shtrati i dikurshëm i Vjosës, i cili kalonte fare pranë kishë, gjë që vërteton edhe njëherë tezën, se këtu dikur ndodhej Spinarica. Edhe studimi i kishës së Shën e Premtes nga Alek-sandër Meksi, e përforcon një gjë të tillë. Në studimin e mësipërm, studjuesi i njohur i monumenteve të kultit, kur bën përshkrimin e terrenit dhe të themeleve të saj, midis të tjerave thekson: ‘’…duke filluar nga dera e deri në anën

nga Ilirjan GJIKA

I vetmi objekt që ka mbetur nga Spinarica mesjetare është kisha e Shën e Premtes. E shpallur si monument kulture që nga viti 1979, ajo sot gjendet gjysëm e rrënuar. I vetmi studim që ekziston për të është ai i bërë nga prof. Aleksandër Meksi, në vitet 70-të të shekullit të kaluar dhe është botuar fillimisht në Revistën Monumentet

Shën e PremtjaSpinaricës

në vendin tonë (Monumentet, 10, Tiranë 1975), për të vijuar më pas në vitin 1983, në librin e këtij stud-juesi: ‘’Arkitektura Mesjetare në Shqipëri’’ (f.122-123).

Sipas tij, kisha e Shën e Prem-tes është ndërtuar diku në fund të shekullit të XIII-të, fillimi i shekullit të XIV-të. Ajo është një kapelë njënefëshe me planimetri katërkëndëshe. Objekti ka vetëm një hyrje në anën veriore, një ab-sidë prej tre faqesh dhe ngrihet mbi një xokol të ndërtuar me gurë. Nga brenda kisha është mbuluar me qemer ndërsa dyshemeja është e pashtruar me e mbuluar me dhe. Teknika e ndërtimit të saj është e ndryshme dhe për të janë për-dorur gurë të marrë nga rrënojat e Apolonisë dhe tulla të kuqe (Me-ksi, po aty).

Kisha ndodhet pranë ish kënetës së Hoxharës një gji i di-kurshëm deti, ku kishte grykë-derdhjen lumi i Vjosës. Mendohet se ajo është objekti i vetëm që ka mbetur nga qyteza e dikurshme e Spinaricës. Ndërtimet e tjera të

saj, ashtu të rrënuara, u përdorën si materiale ndërtimi nga popull-sia vendase, që u rivendos këtu në këtë pjesë të Myzeqesë bregdetare, diku në fillim të shekullit të XVIII-të. Vetëm kisha shpëtoi prej tyre duke na dëshmuar lokalizimin e Spinaricës së dikurshme.

Për ndërtimin e Shën e Prem-tes ekzistojnë disa hipoteza. Së pari, kisha mund të jetë ngritur

nga venecianët ose raguzianët për nevojat e tyre shpirtërore. Kjo mund të ketë ndodhur pas 20 qer-shorit të vitit 1210, kur despoti Mi-

Spinarica ka funksionuar edhe pas vitit 1370 por edhe gjatë shekullit pasardhës, tashmë me emrin e vjetër, Apoloni. Janë një sërë dokumentash

osmane që e përmendin atë si bazë detare

Page 11: FRD 18 dhjetor.pdf

18 dhjetor 2015 fryma e re 11

perëndimore themeli është gati një metër më i ulët duke zbuluar themelet e kishës në këtë anë. Duket se këtu ka qenë bregu i kënetës’’ (Aleksandër Meksi, Mon-umentet, 10, Tiranë 1975, f. 85). Pra, i kënetës të cilët e krijonte lumi i Vjosës që kalonte pikërisht aty, duke lënë si dëshmi edhe sh-tratin e quajtur nga vendasit si ‘’Lumi i Vdekur’’. Por, duke thek-suar faktin se dikur kishat ndërto-heshin në vende të banuara për ti shërbyer komunitetit, me të drejtë lind pyetja. Kjo kishë e ndërtuar në të njëjtën kohë me ekzistencën e Spinaricës dhe në grykëderdhjene Vjosës, kujt vendbanimi i përket?!

Ndërkohë që kisha e Shën e Premtes mban emrin e njërës prej shënjtoreve të kishës, që njihet si shëruese dhe përkujtohet në kalen-darin kishtar çdo 26 korrik. Ndosh-ta në këtë pjesë të Myzeqesë, ku si në të gjithë ultësirën pranadriatike të Shqipërisë, ishin dikur evidente sëmundje të tilla si malarja, njerëz-it kishin nevojë për besim dhe shpresë. Kështu, kisha e Spinaricës

u pagëzua prej banorëve apo ndërtuesve të saj me emrin e Shën e Premtes, me idenë, se shenjtorja-shëruese, do ti mbronte ata nga sëmundjet dhe epidemitë të cilat gjatë mesjetës bënin kërdinë. Si qytet-port, ajo do të mbronte edhe detarët që ktheheshin nga udhëti-met në det, ku mungesa e kushteve higjenike dhe ushqimet i bënin ata ndër më të prekurit.

Duhet theksuar se dihet shumë mire, që murtajën në Europë e sol-lën dikur nga Krimea, marinarët gjenovezë në shekullin e XIV-të. Ishin pikërisht minjtë e ham-barëve të anijeve ata që e bartën virusin vdekjeprurës së ‘’Vdekjes së zezë’’, nga e cila u zhduk 1/3 e popullsisë së atëhershme të Eu-ropës ( Zhak Le Gof, Qytetërimi i Perëndimit Mesjetar, Toena, Tira-në 1998, f. 505) . Prandaj ngritja e kishave me funksione të tilla ishte një praktikë e njohur edhe në këtë rajon të vendin tonë

4Për të vërtetuar plotësisht se

Spinarica ndodhej këtu, pra-në kishës së Shën e Premtes, le të rendisim me radhë disa argumente. Si fillim, mund të themi se ky qytet-port, gjendej pranë Apolonisë. I pari që e mbështeti këtë ide ishte albanologu Milan Shu-flai. Në librin e tij ‘’Serbët dhe Shqiptarët’’, midis të tjerave ai shkruan se: “Si shembull i Dukles është Apolonia në jug….Me banorët e saj u mbushën qytetet e vogla që gjenden rreth e qark, bazën e të cilave e përbënin kështjellat bizantine. Kështu u formua Spinarica e ko-hëve të mesme mbi lumen e Vjosës…’’ (Milan Shuflai, Serbët dhe Shqiptarët’’, Bargjini, 2001, f. 82). Këtë gjë na e vërteton edhe do-kumenti i datës 15 nëntor 1297, të cilin e citon Pëllumb Xhufi te libri i tij ‘’Nga Paleologët te Muzakajt’’. Sipas tij: “Një anije raguziane e ni-sur nga Durrësi, u detyrua për një avari të ankorojë në vendin e qua-jtur Slanicë pranë Spinaricës. Këtu u shkarkua ngarkesa me mall, që pastaj u shpërnda në shtëpitë e Bu-valcariorum de la Polina… Polina është emri mesjetar i Apolonisë së lashtësisë dhe i Pojanit të sotëm” (Acta Albaniae. I. 528-shiko tek P. Xhufi, Nga Paleologët tek Muza-kajt, f. 135). Ndërkohë që Sllaniku ndodhet sot disa kilometra në Jug-Perëndim të kishës së Shën e Prem-tes në fshatin Boçovë (Fier). Pra nga citimi del se midis Sllanikut dhe Polinës ndodhej Spinarica (Shën e Premtja).

Ndërkohë që disa autorëtë tjerë argumentojnë tashmë, se Spinarica mesjetare nuk është gjë tjetër veçse porti i dikurshëm i Apolonisë antike. Ata e lidhin këtë gjë edhe me afërsinë e madhe midis kishës së Shën e Premtes dhe qytetit antik, e cila shkon në nga 1.5-2 km (Straboni thekson se Apolonia ndodhej 1.5 km nga shtrati i Vjosës). Pikërisht rreth saj teze, Ilirjan Gjika dhe Etnor Canaj, theksojnë se në funksion të bazës ushtarake të Spinaricës ishte edhe garnizoni i vendosur në Apoloni, ku ndodhej edhe një manastir të fortifikuar. Edhe elementët ro-manikë të kishës së Shën Marisë, të këtij manastiri, lidhen me ven-dosjen e garnizoneve perëndi-more, ndoshta normane apo an-zhuine. Po kështu edhe piktura murale e portikut të kesaj kishe, me figurat e pikturuara të peran-dorëve bizantinë, Mihalit VIII dhe Andronikut II Paleologë, të cilën luftuan kundër anzhuinëve në Berat dhe këtë trevë, dëshmojni praninë ushtarake bizantine këtu (I. Gjika-E. Canaj, Debati mbi lu-min e Vjosës, Ku ndodhej Spinar-ica mesjetare, Gazeta Standard, 11 qershor 2014).

Kjo gjë vërtetohet edhe nga gërmimet arkeologjike të kryera

në teatrin e Apolonisë siç është gjetja në të e monedhave, disa prej të cilave i përkasin perudhës kur funksinoi Spinarica, asaj të sheku-jve XIII-XIV-të. Pikërisht gjatë gër-mimeve në teatër, në vitet 1971-1981, arkeologia Aleksandra Mano, gjeti aty një koleksion monedhash mesjetare si: bizantine, veneciane apo të principatës së Akesë (Alek-sandra Mano, Apolonia e Ilirisë, Tiranë 2006, f. 554-560).

Si duket, del se Spinarica ka funksionuar edhe pas vitit 1370 por edhe gjatë shekullit pasardhës, tashmë me emrin e vjetër, Apolo-ni. Janë një sërë dokumentash os-mane që e përmendin atë si bazë detare për ndërtimin e anijeve të marinës osmane, rreth një sulmi të mundshëm në Itali.

‘’Pranë Apollonisë shumë e madhe duhet të jetë pregatitja e ushtrisë kalorëse dhe këmbësore të turqve…’’, thuhen në një letër të janarit 1480, të cilën rektori i Ra-guzës ja dërgon mbretit të Napolit ( Dokumenta të Shekullit të XV për Historinë e Shqipërisë, vëll IV, I, Tiranë 1967, f. 49). Duke ju referu-ar këtyre ngjarjeve edhe Pëllumb Xhufi është i mendimit se ‘’Në Spi-naricë duhet të kishte një kantier ndërtimi anijesh’’ (P. Xhufi, Dilemat e Arbërit, Pegi, Tiranë 2006, f. 186).

Së dyti, ‘’Montes Spinarizae’’ (Acta Et Diplomata. I. 245) apo malet e Spinaricës që përmenden në kontratën e martesës së Man-fredit Hohenshtaufen, nuk janë gjë tjetër veçse kodrat e Apolonisë dhe të prapatokës së saj, pra kodrat e Mallakastrës së sotme (….dhe disa kështjella si Durrësin, Vlorën, Kani-nën, Beratin, malet e Spinaricës).

Së treti, kur Spinarica përmen-det për herë të parë në vitin 1205 në Acta Et Diplomata, theksohet se ajo është pranë Gllavinicës dhe e veçuar nga Vlora, pikërisht në ligjëratë të drejtë: ‘’…Spinarsa me kartularatin e Gllavinicës, i cili kartularat mund të jetë me tri ose katër fshatra të vogla dhe Vlora’’ (Acta Et Diplomata. I. 130). Pra Spinarica del se është pjesë e kar-tularatit të Gllavinicës, Bylisit mes-jetar në Mallakastrën e sotme.

Së fundmi, ajo që e rrëzon për-

fundimisht tezën e deritanishme, e cila e lokalizonte Spinaricën në Zvërneci, është harta e vitit 1476, e hartografit Italian nga Ankona, Andrea Benincasa. Në të na jepen me radhë portet e bregdetit shq-iptar të Adriatikut si: ‘’….Pirgo, Levalli (Devolli), Spinarça, Cavo de Cauroni, Lavalona (Vlora) (Ludëig Von Thalloczy, Vëzhgime Iliro Ar-bërore, Camaj-Pipa, Shkodër 2004, f. 132). Kështu midis Vlorës dhe Spinaricës ndodhet Cavo de Cau-roni ose siçe quan Ana Komnena, ‘’Kavaloni’’ (Alex. Vol I. Lib X 8. f. 81-85), dhe që korrespondon sot me Zvërnecin apo me njërin prej kepeve të Triportit që ndodhen pranë tij (Plaka, Kavaloni, Por-tonovo).

Po kështu edhe përshkrimi që Eqrem Bej Vlora, i bën kësaj treve për periudhën e mesjetës është në përputhet me tezën tonë. ‘’Atëherë, shkruan ai midis të tjerave, to-kat e Myzeqesë së Vogël nuk ishin mbathur ende, arat mbaronin në feudin e Bishanit që ishte një Qe-fallohor (katund i lirë) dhe njëh-kohësisht liman detar në grykën e Vjosës’’ (Eqrem Bej Vlora, Kalaja e Kaninës Dhe Shkrime Të Tjera, Koçi, Tiranë 2004, f. 34). Ndërkohë që Bishani nuk është larg Shën e Premtes veçse dy kilometër më në jug dhe feudi në fjalë e përfshinte atë atëherë në territoret e tij.

Pra, mund të themi me plot të drejtë se ka ardhur tashmë koha, që edhe kjo tezë e cila po gjen çdo ditë e më tepër të fakte, të dhëna dhe argumente të reja, duhet që të përditësohet edhe në historo-grafi. Nëse përpara tre dekadash do të theksohej, se për vendodhjen e Spinaricës nuk kishte të dhëna materiale dhe për këtë mund të merrej në konsideratë hipoteza e Dyseliesë, që e vendoste atë rreth Zvërnecit të sotëm, tanimë kushtet kanë ndryshuar. Ekzis-tenca e kishës së Shën e Premtes tregon shumë. Ajo së bashku me të dhënat që ofrojmë janë një tregues i qartë në favor të tezës sonë. Dhe kështu, së bashku me Apoloninë fqinje, Spinarica, do të jetë një vlerë e shtuar edhe e turizmit kul-turor në këtë trevë të bashkisë Fier.

Kisha ndodhet pranë ish kënetës së Hoxharës një gji i dikurshëm deti, ku kishte grykëderdhjen lumi i Vjosës. Mendohet se ajo është objekti i vetëm që ka mbetur nga qyteza e dikurshme e Spinaricës

Page 12: FRD 18 dhjetor.pdf

18 dhjetor 2015 fryma e re 12

shëndet

Ekspertët kanë zbuluar një sheqer të rrallë që mund të ndihmojë në luftën kundër kancerit të lëkurës.

Ky sheqer gjendet në algat detit, kërpud-hat dhe farat.

Ky është studimi më i ri, i cili është i pari që e lidh sheqerin me melanomen, formën më të rrezikshme të kancerit të lëkurës.

Hulumtuesit nga “Sanford Burnham Prebys Medical Institute Discovery” kanë

zbuluar se nga sheqeri L-fruktoza, mund të pengohet përhapja e melanomes.

Dr Ze’ev Ronai, autori i studimit, tha: “Për habinë tonë, një prej gjeneve të gje-tura që rregullohet me ATF2 ishte fucoki-nase, e cila kontrollon aftësinë e qelizave për procesin e dietës së sheqerit”.

Hulumtuesit janë duke vazhduar stu-dimet e tyre se si lloje të tjera të sheqerit ndikojnë në sistemin imunitar dhe ndiki-min e kancerit.

Algat e detit dhe kërpurdhat mund të parandalojnë kancerin e lëkurës

Caji kanellës mund të bëj mrekulli. Në një gotë me ujë të valuar hidhni 3 lugë kanellë pluhur dhe lëreni deri sa

çaji të bëhet i vakët.Në këtë moment, shtoni 2 lugë mjaltë të

papërpunuar dhe pijeni çajin në mëngjes dhe pasdite. Nëse e konsumoni rregullisht do të arrini rezultate mjaft të dukshme.

Ky çaj përveç se ju dhuron një lëkurë të bukur dhe ngadalëson plakjen, ai është gjithashtu i dobishëm për:

*Inflamacionet dhe infeksionet e ndry-shme

*Redukton problemet me kapsllëkun*Rregullon nivelet e sheqerit në gjak*Ndihmon në humbjen e peshës*Heq dhimbjet reumatizmale*Zvogëlon sasinë e kolesterolit në trup*Trajton infeksionet fungiale në trup*Redukton dhimbjet menstruale

Shkencëtarët britanikë preten-dojnë se kanë zbuluar një ilaç, që mund të pengojë dhimbjen kronike.

Shkencëtarët e universitetit “College London” kanë testuar me sukses një ilaç të ri, që mposht dhimbjen pa efekte të tmerrshme anësore siç ndodh me disa ilaçe si morfina.

Disa njerëz kanë një mutacion, që i pengon ata të ndjejnë dhimbje.

Kjo për shkak se trupi i tyre nuk është në gjendje që të prodhojë

Një jetë pa dhimbje? Mjekët kanë gjetur ilaçine duhur Në përbërje të kësaj pije është

çaji i gjelbër, por nëse juve nuk ju pëlqen shija e çajit të gjel-bër, shtesat e shijshme si porto-kalli dhe nenexhiku do të bëjnë që aroma e çajit të gjelbër të jetë sekondare, por që prapëseprapë të dobësoheni brenda një kohe shumë të shkurtër.

Përbërësit:– 1 litër ujë– 5 qese të çajit të gjelbër– 1 portokall– një grusht gjethe të freskëta

nenexhikuPërgatitja:Në një litër ujë të

nxehtë shtoni pesë qese të çajit të

gjelbër. Lërini ashtu të qëndrojnë për rreth tre minuta, pastaj lëreni të ftohet. Priteni një portokall në feta. Në një kavanoz ose tenx-here të madhe me kapak derd-heni çajin e gjelbër, shtoni fetat e portokallit dhe një grusht gjethe nenexhik të freskët. Mbylleni ka-vanozin dhe lëreni të qëndrojë gjatë natës që përbërësit të përzi-hen mirë. Gjysmë litër për person është e mjaftueshme për një per-son gjatë ditës së nesërme. Dr. Oz rekomandon një filxhan të kësaj pijeje para çdo vakti të ushqimit dhe premton një betejë të fituar me kilogramët.

Pija sekrete që shkrin dhjamin sa hap e mbyll sytë

Ky çaj përveç se ju dhuron një lëkurë të bukur dhe ngadalëson plakjen, ai është gjithashtu i dobishëm për Inflamacionet dhe infeksionet e ndryshme

Zbuloni lëngun “magjik” që zhduk rrudhat…

një kimikat të quajtur Nav 1.7, që transmeton dhimbjen përmes nervave.

Mjekët thonë se kanë gati një ilaç, që bllokon veprimin e Nav 1.7.

Ilaçi bllokon dhimbjen dhe shanset për të krijuar varësi janë tepër të ulëta.

Profesori John Wood tha se eki-pi i tij e ka testuar me sukses këtë ilaç tek minjtë.

Shkencëtarët kanë më shumë se një dekadë që e njohin Nav 1.7,

por ilaçet që e bllokojnë atë, deri më tani kanë pasur efekte anësore shumë të rënda.

Njerëzit që lindin pa këtë kimi-kat dhimbje-transmetues, nuk kanë aftësinë për të nuhatur, por nuk vuajnë nga dhimbja.

Për të testuar kërkimin e tyre, mjekët gjetën një grua që nuk ka përjetuar kurrë dhimbje.

Pasi i injektuan Nav 1.7, ajo nisi të kishte dhimbje për herë të parë në jetë.

Page 13: FRD 18 dhjetor.pdf

18 dhjetor 2015 fryma e re 13

letërsi

Të mos ju gënjejë titulli i sotmë. Do të bëj fjalë për FAMILJEN ashtu siç paraq-

itet brenda në përpjekjen modern-iste të shoqërisë s’onë dhe ashtu siç e do Neo-Shqiptarisma.

Nuk shkruaj studime. Jap sem-plërisht disa Formula, që përm-bajnë vijat e përgjithëshme të mendimevet të mia - mendime të derdhura brenda në kallëpe të ngushta. Për këtë nuk më intere-son këtu as zhvillimi historik e fi-losofik i Familjes përgjithrisht, as influencat e saj positive ose nega-tive mbi qytetërimet e vjetëra, as edhe lëvizja e sotme kryengritëse kundër institucioneve shoqërore, lëvizje e cila passi siguroi kaq lirira politike e shoqërore në favor të gravet në Evropë e në Amerikë, sot përpiqet të arrijë edhe Lirinë Sek-suale të botës së bukur. Tendenca narcistike e Qytetërimit Europeo-Amerikan ndofta një ditë do t’a sh-uajë krejt institusionin monogamik të shoqërisë së sotme, t’i japë gruas ato të drejta dashurore që ka edhe burri, të legjitimojë produktet e mëmavet të pamartuara, djemt e dashurisë dhe të dëfrimit. Libra e famëshme e gjykatësit amerikan të dëgjuar Ben Lindsey mbi “Kry-engritjen e djalërisë moderne”, është libra më e goditur e epokës. Anëtarët e “compagnonate mar-riage”, domethënë e “Martesës miqësore” shtohen dita me ditë. Qytetërimi Europeo-Amerikan sh-troi nënë bisedim vlerën e formës së sotme së martesës dhe është e vërtetë se ata që dyshojnë nuk janë të paktë…

Dojeni njëri-tjetrin

nga Branko Merxhani

nga Lev Tolstoi

Po të gjitha këto janë hypothe-za, dëshira dhe përpjekje të një bote, Qytetërimi partikolarist i së cilës ka një të shkuar të paktën dhjetë shekujsh. Pastaj këtë pikë e kam theksuar shumë herë: Intele-ktualët t’onë duhet që mendimet dhe vështrimet e tyre shoqërore t’i puthitin, sa të jetë e mundur më shumë, në sheshin e Socialitetit të popullit t’onë. Tendencat e përpa-ruara dhe ekstremiste të Europeo-Amerikanismës janë shumë të rën-da për supet t’ona. Ne kemi të tjera kujdesje, të tjera detyra. Sot-për-sot “le të punojmë kopshtin tonë”. S’jemi akoma të pregatitur që të zëmë as vendin më të vogël brënda në Pallatet e mendimit shoqëror...

Përgjegjësia realiste e perip-etisë s’onë historike, domethënë pamundësia që nuk patëm dot një Shtet të vërtetë, me vethe dhe të vazhduar në as nonjë periodë të së shkuarës s’onë kombëtare, rr-jeth kryesisht nga të shterpuarit

e shpirtit t’onë shoqëror, nga an-arkia dhe panjoftësia shoqërore e cila më tepër nga çdo gjë tjetër dëmtoi dhe prishi Institutin Famil-jar. Në këtë s’kanë faj as vazhdimi historik i shkeljevet të huaja in-fluencat fataliste të Dogmatismës pseudo-Islamike. Burimi i së keqes është shumë më thellë. Në vënd që të hedhim sytë t’ona nga jashtë me shpresën dhe ngushëllimin se vetëm atje do të sbulojmë shkakët e së keqes, është më mirë të hedhim sytë në vetëhen t’onë brenda nesh, brenda në Unën t’onë shoqërore...

Shkaku i parë i anarkis s’onë Familjare është forma e jetës, që ka rojtur populli ynë shekuj me radhë, domethënë shumë për-para jo vetëm të sundimit turk, po edhe përpara sundimit romak-byzantin. Dhe është një rjedhje natyrale e konditavet sociologjike dhe psykologjike të kësaj jete, e cila e çveshi krejt entitetin t’onë shoqërorë nga çdo gjurmë Ide-ologjie shokërore. Nuk duhet të har-rojmë kurrë se jemi stërnipërit e një populli, miku i vetëm edhe armiku i vetëm i të cilit ka qënë shekuj me radhë dyfeku, që mbante në krah. Kjo është arsyeja për të cilën, me gjithë egoismën tonë karakteristike dhe me gjithë Heroismën t’onë, ulëm kokën përpara forcës së zap-tonjësvet. Jo vetëm ulëm kokën, po edhe u shërbyem interesavet të tyre me gjakun t’onë. Kjo prapë është arsyeja - dhe është një gjë shumë karakteristike nga pikëpam-ja e psykologjisë shoqërore - për të cilën një nga Intelektualët t’onë që zë një vënd të shkëlqyer në His-

torinë e Leteraturës së një popul-lit të huaj dhe zaptonjës, shkruan se “perioda më e pasur dhe më e lumtur e Historisë s’onë” ka qënë pikërisht perioda e hidhur dhe e errët e robërimit t’onë nga Turqit. Dhe kjo me qënë se në atë epokë stërgjyshërit t’onë të gjorë për-piqeshin me zëmër trime në vijat e luftës së zaptonjësit, po një ditë ktheheshin, në vatërën atërore të shkretuar, të ngarkuar me flori boll, me plaçka të shumta dhe me “kuaj të bukur” të fushavet të largme të Arabisë, Misirit dhe Hungarisë!...

Po paraja, dyfeku, “kuajt e bu-kur” dhe gjithë epopeja e plaçka-vet me se u shpërblyen? U shpër-blyen me sakrificën dhe përbuzjen e atdheut, të familjes dhe të Djalit. Kjo sakrificë, ky harim janë pamja e sbërthimit të njëzet shekujve shqiptare...

Të gjitha anët e kalives s’onë shoqërore qëndrojnë mbi themele të kalbura. Mbi këtë prishje është e

pamundur të ngrihet një godinë e re. Për këtë detyra kryesore e brezit t’onë është që të hedhim themele të ra të forta për një shoqëri të re. Gjith përpjekja jonë qytetëron-jëse nuk mundet veç se të ketë për qëllim puthitjen systematike të dispozitavet dhe energjirat kom-bëtare me nevojat e realitetit të sot-më dhe me kërkimet e Qytetërimit t’onë të nesërmë.

Kemi nevojë për një bazë për Korporatën t’onë Shoqërore të re. Kemi nevojë për një Familje shq-ipëtare nacionaliste. Vetëm kjo është e zonja të krijojë një karakter moral të ri dhe të na falë një formë të re jete. Djalëria Neo-Shqiptare do të hidhet në fushën e luftës shoqërore me bindjen e patundur se vetëm ahere do të triumfojnë Idealet e saj kur do të vijë ajo ditë e madhe, dita e Shqipërisë së Re në të cilën nuk do të ketë me as një pengim jo vetëm legjislatif po edhe preventif që të bashkojnë zemrat e tyre Djemtë dhe Vajzat të atdheut shqipëtar pa ndryshim dipen-dence fetar. Domethënë kërkojmë edhe ne një farë Liri Dashurore. Po me ndryshimin që, kur po bota e industrializuarë ka kryesisht për qëllim reformën e tipit Romak të Familjes, ne përkundrazi duan të krijojmë një vatrë familjare të typit Romak, vatrë e cila do të çdukë për herë edhe gjurmat e fundit të influ-encave fetare të huaja, do të marë vesh shpirtrat e popullit t’onë, do t’a nacionalizojë shtëpinë t’onë, do t’a shqiptarësojë Shqipërinë t’onë. Këtej e tutje fillon ruga e emancipimit të Shqipëtares...

“Para se t’ju them lamtumirë (e në moshën time çdo takim është një lamtumirë) dua t’ju them

shkurt se si, sipas meje, njerëzit duhet ta organizojnë ekzistencën e tyre, kur kjo shfaqet për ta e varfër dhe e pakënaqshme, siç është sot për shumicën, e të bëhet siç duhet të jetë, si Zoti e dëshiron e të gjithë ne e dëshirojmë, pra të mirë e të kënaqshme.

Gjithçka varet nga se si gjithsecili e kon-cepton ekzistencën e tij. Në qoftë se dikush mendon: e gjithë jeta është në trupin tim, pra në trupin e Ivanit, Pietros, Marias e qëllimi i jetës konsiston në sigurimin e sa më shumë kënaqësive e argëtimeve, pra të Ivanit, Piet-ros, Marias, atëherë jeta do të jetë gjithmonë për gjithë këta e palumtur dhe e hidhur.

Do të jetë e palumtur dhe e hidhur pasi gjithçka që ata duan për vete e duan të gjithë të tjerët po për vete. Në qoftë se dikush dëshiron çdo të mirë materiale për vete e në sasinë sa më të madhe të mundur e meqenëse këto të mira janë të limituara, nuk do jenë kurrë të mjaftueshme për të gjithë. Prandaj kur njerëzit jetojnë, duke menduar çdokush për vete, nuk bëjnë dot pa ja marrë këto të mira dikujt tjetër, duke

luftuar për të qenë armiq midis tyre. Për këtë jeta u bëhet e palumtur. Jeta na është dhënë për të qenë për ne një e mirë e ne këtë presim nga ajo. Pikërisht pse është kështu duhet të kuptojmë se jeta e vër-tetë nuk është në trup, nuk ka të bëjë me kënaqësitë e trupit e as të bëjë atë çka trupi i kërkon, por në bërjen e asaj çka kërkon shpirti i vetëm që jeton tek të gjithë ne.

Ky shpirt kërkon vetëm të mirën e tij, pra të mirën e shpirtit e që është i njëjtë tek të gjithë pra dëshiron të mirën e të gjithë njerëzve. Të dëshirosh të mirën e të tjerëve do të thotë t’i duash. E asgjë nuk na ndalon të dashurojmë e sa më shumë të duam më shumë jeta bëhet e lirë dhe e lumtur.

Si rrjedhim njerëzit, për atë që bëjnë nuk janë kurrë në gjendje të kënaqin dëshirat e tyre materiale, pasi çka i shërben trupit jo gjithmonë është e mundur të sigurohet e për t’i siguruar duhet të luftosh kundër të tjerëve; në të kundërt shpirti që ka nevojë vetëm për dashuri, mund të kënaqet lehtësisht; për të dashuruar nuk duhet të luftojmë kundër askujt, përkundrazi sa më shumë dashurojmë aq më shumë shkojmë dakord me njëri tjetrin.

Asgjë nuk mund ta pengojë dashurinë

e sa më shumë dikush dashuron aq më shumë është i gëzuar e i lumtur, e jo vetëm, bën të lumtur e të gëzuar dhe të tjerët. Ja të dashur vëllezër kjo ishte ajo çka doja t’ju thosha para se ta lë këtë tokë.

Në ditët e sotme dëgjohet të thuhet nga çdo anë se jeta jonë është e hidhur e pa lumtur e pa organizuar mirë, duhet të transformojmë strukturat sociale e jeta jonë do të bëhet e lumtur. Mos i besoni as-pak kësaj të dashur vëllezër!

Mos besoni se kjo apo ajo strukturë so-ciale do përmirësoj jetën tuaj. Ndërkaq të gjithë ata persona që po impenjohen për të organizuar shoqërinë nuk shkojnë dakord mes tyre. Disa propozojnë një projekt si më të mirin, të tjerë afirmojnë se ai është më i keqi e se projekti i tyre adoptohet më mirë, persona të tjerë e hedhin poshtë këtë e pro-pozojnë një projekt të tretë si më të mirin.

Por dhe sikur të pranojmë se gjendet or-ganizimi social ideal, si mund të bëjmë të pranohet nga të gjithë, si mund të realizo-het kur njerëzit janë plot me vese?

Për të pasur një jetë më të mirë, duhet të bëhen individët më të mirë.

*1907 (shkruar tre vjet para vdekjes)

Liria dashurore

Retro-kult/ Mendimi i viteve ‘30 përballë socio-kulturës së sotme. Ese nga kjo plejadë, Branko Merxhani, botuar në vitin 1929

“Kemi lindur për dashurinë dhe vetëm me anën e saj njohim njëri-tjetrin. Kemi nevojë për dashurinë si lulja që ka nevojë për diell”. William Platt

Page 14: FRD 18 dhjetor.pdf

18 dhjetor 2015 fryma e re 14

sportSulmueSi

Cikalleshi shkëlqen, 3 gola në Kupën e Turqisë

Sokol Cikalleshi shkëlqeu me 3 gola në Kupën e Turqisë

duke i dhënë fitoren skuadrës së tij të Basaksehir ndaj San-liufarspor në raundin e dytë të këtij kompeticioni. Sulm-uesi i kuqezinjve ishte njeriu i ndeshjes teksa realizoi një 3 golësh në suksesin 4-1 të forma-cionit të tij duke shënuar 3 golat e parë të ndeshjes. Golin e parë

dhe më të bukurin Cikalleshi e realizoi në minutën e 12-të kur mori një top brenda në zonë që e kontrolloi mjaft mirë për-para se të godiste për epërsinë e ekipit të tij. Ndërkohë golin e dytë, sulmuesi i Basaksehir e shënoi në minutën e 58-të, kur përfitoi nga një top i vjedhur në mesfushë për të goditur në hyrje të zonës për dyfishimin

e shifrave. 5 minuta më pas, Cikalleshi plotësoi mbrëmjen perfekte duke marrë dhe topin e ndeshje në shtëpi me golin e 3-të personal që erdhi sër-ish pas një goditje të fortë nga rreth 15 metra. Në fund ekipi i Cikalleshit fitoi 4-1 duke marrë suksesin e parë në Grupin A, të raundit të dytë të Kupës së Turqisë.

Smajli, nje shkodran që kërkon të mposhti Vllazninë

Pasi u kthye te fitoret në Vlorë, Tirana synon të vijojë ecurinë për të mbetur në

garën për kupat e Europës. Të sh-tunën është sfida me Vllazninë, një skuadër në pozita aspak komode, por që në fazën e parë i mori një pikë Tiranës, me golin e Arbrit në minutat e fundit, që riktheu baraz-peshën pas avantazhit të Dritan Smajli. Pikërisht mbrojtësi beson se këtë herë dueli do të ketë tjetër histori. “Ndeshja me Vllazninë, si të gjitha është ndeshje e radhës dhe mendoj që duhet fituar pat-jetër dhe ka vlerën e tre pikëve ashtu si edhe përballjet me Parti-zanit. mendoj se kjo e fundjavës do të jetë një tjetër histori dhe do të bëjmë të gjitha përpjekjet që tre pikëshi të jetë i garantuar nga ana jonë”. Klasikja shqiptare i gjen dy skuadrat historike të futbol-lit plotësisht jashtë objektivave.

Smajlaj shpreson që Vllaznia të ringrihet, por pas sfidës me bard-heblutë, ndërsa analizon edhe zhgënjimet e Tiranës në këtë edi-cion. “Sinqerisht më vjen keq pasi kam kaluar një pjesë të madhe të karrierës te Vllaznia. Shpresojnë që ata të rikthehen sa më shpejt, por që kjo të ndodhë pas ndeshjes me Tiranën. Ne nga ana jonë e nisëm kampionatin me objektivin për të arritur më tepër se kupat e Europës. Megjithatë, ky është objektivi ynë primar tani, pasi duhet të jemi të sinqertë dhe të ndërgjegjshëm, sepse kemi zhgën-jyer disi në kampionat. Nuk është

kjo renditja e vërtetë e Tiranës, nuk jemi ne për vendin e pestë.” Tirana kërkon fitoren e parë në stadiumin Selman Stërmasi, ku prej rikthimit në shtëpi ka regjistruar një humbje dhe një barazim në derbi. “Mendoj se është momenti i duhur që edhe tifozët ti kënaqim me tri pikë në fushën tonë. Duke parë gjendjen e grupit dhe frymën në skuadër mendoj që me patjetër do kthe-hemi te fitorja. Kampionati është mjaft i fort dhe të marrin pikë edhe skuadrat me të cilat mendon se ndeshjen e ke të fituar. Sfidën me Vllazninë duhet ta shohim njësoj sikur të jetë derbi me Partizanin”.

E ardhmja e Shkëlzen Gashi te Baseli është vënë në pikëpy-

etje serioze gjatë pjesës së parë të sezonit, pasi 27-vjecari nuk është preferuar si zgjedhje e parë e sul-mit nga trajneri Urs Fischer. Gjatë merkatos së Janarit futbollisti i kombëtares kuqezi do të jetë i ha-pur për cdo ofertë që do të vijë për kartonin e tij, pasi dëshiron të lua-jë rregullisht për të qenë në formë optimale për finalet e “Euro 2016;. Mediat italiane, me konkretisht tutto mercato ëeb, një faqe e spe-cializuar mbi informacionet rreth lëvizjeve të futbollistëve, zbulon që për shërbimet e Gashit po in-teresohet Verona e Serisa A, që drejtohet nga Giggi Del Neri. Traj-neri italian është i pakënaqur nga forma e Pazzinit ndaj synon një sulmues me peshë për ta rreshtuar

Zgjidhja e çështjes financiare, me borxhet e klubit që do

të shlyhen nga dy kompanitë fi-nancuese, nuk i ka dhënë fund të gjitha problemeve te Flamurtari. Vlonjatët mbeten supermarketi i preferuar i klubeve të tjera të Kat-egorisë Superiore, të cilat synojnë afrimin e yjeve që i kanë kri-sur marrëdhëniet me skuadrën. Një prej më të kërkuarve në treg është Nderim Nex-hipi. Fantazisti prej kohësh nuk aktivi-zohet me skuadrën, ndërsa ka dorëzuar edhe fanellën me numrin 10, nga e cila i është fshirë emri dhe tashmë mbahet nga Lushtaku. Së fundmi në garën për Nexhipin është futur Tirana. 24-herë kampionët kërkojnë përforcime cilësore për pjesën e mbetur të sezonit dhe arritjen e

objektivit, për të luajtur në kupat e Europës. Drejtuesit bardheblu kanë nisur bisedimet me 31-vjeça-rin e lindur në Shkup, me negoci-atat që janë të komplikuara, prej së kaluarës të Nexhipit te Partizanit dhe faktit që lojtari mbetet i lidhur

me tifozët dhe ngjyrat e kuqe. Por, fantazisti ka edhe pretendentë të tjerë. Me disa largime të mund-shme në merkaton e janarit, Skënderbeu kërkon të ruajë niv-elin e ekipit dhe Nex-hipi vlerësohet një

prej më të mirëve që ofron tregu shqiptar. Interes për mesfushorin ka edhe nga Kukësi, me nënkam-pionët e Shqipërisë që kanë qenë mes pretendentëve të parë për lo-jtarin. Gjithsesi, më parë Nexhipi duhet të zgjidhë kontratën me Fl-amurtarin.

Komisioni i Disiplinës në Feder-atën Shqiptare të Futbollit ve-

pron me dorë të hekurt ndaj disa lojtarëve të Kategorisë Superiore të cilët u bënë protagonistë negativë në ndeshjet e Javës së 16. Mesfushori i Partizanit, Idriz Batha dënohet me 4 javë pezullim për ofendim të gjyqtarit Eldorian Hamiti në ndeshjen kundër Bylisit të luajtur në “Qemal Stafa”. Në këtë mënyrë, të kuqtë humba-sin një nga titullarët e formacionit të Starovës për ndeshjet e radhës, përf-shirë edhe atë kundër Skënderbeut në Korçë. Për sulmuesin e Tërbunit, Enco Malindi, Komisioni i Disiplinës vendosi 6 javë pezullim për shkak të sulmit fizik ndaj kundërshtarit në ndeshjen kundër Vllaznisë, ndërsa klubi i Partizanit u gjobit edhe me 50 mijë lekë për sjellje të keqe të tifozeri-së. Vendimet e tjera janë marrë për sfidat e kategorisë së Parë dhe atyre inferiore ku bie në sy pezullimi me tre ndeshje i lojtarit të Besës, Aldo Duro dhe dënimi me 5 takime i lojtarit të Lushnjes, Sebastian Shurdhi.

Verona futet në garë për të marrë Shkëlzen Gashin

përkrah Luka Tonit. Emri i Shkël-zen Gashit është i pari që i është sugjeruar Del Nerit nga njerëzit që po studiojnë merkaton e Veronës, por ende nuk ka një ofertë zyrtare nga klubi Italian. Gjatë sezonit të kaluar Gashi ishte sulmuesi më produktiv i Baselit me 22 gola në 31 ndeshje të kampionatit, ndërsa gjatë sezonit aktual kaluajtur në vetëm 5 ndeshje, duke shënuar dy gola. Marrëdhëniet e tensionuara me trajnerin Fisher i kanë hapur rrugë largimit të tij nga Baseli që në muajin Janar.

Pretendentet e Superiores duan fantazistin Nexhipi

Batha dënohet me 4 ndeshje pezullim nga Disiplina

Page 15: FRD 18 dhjetor.pdf

18 dhjetor 2015 fryma e re 15

sport

Pas humbjes së të hënën ndaj Leicester City-t, Jose Mourinho akuzoi lojtarët e

tij për tradhti duke lënë të kupto-hej se suksesi i sezonit të kaluar në Premier League ka qenë vetëm rezultat i aftësive të tij si trajner. Trajneri i “bluve” të Londrës vuri në dyshim faktin nëse ekipi i tij po jep vërtet maksimumin pas humbjes së nëntë sezonale, çka i lë “blutë” vetëm 1 pikë mbi zonën e rënies nga kategoria. Mourinho vuri në dyshim edhe përkush-timin e mesfushorit belg, Eden Hazard, pasi ky i fundit kërkoi të zëvendësohej pas një dëmtimi në bel. Leicester zhvilloi një ndeshje të bukur duke rimarrë kreun e kampionatit anglez pas golave të shënuar nga Jamie Vardy dhe Ri-yad Mahrez, të cilët kanë shënuar së bashku 26 gola gjatë këtij sezo-ni. Loic Remy shkurtoi diferencën e golave, por vendësit arritën të ruanin avantazhin duke fituar 2-1. Pas ndeshjes Mourinho u hodh në sulm duke sulmuar lojtarët e ekipit të tij. “Mendoj se puna ime është tradhtuar. Pësuam dy gola që për mua janë të papranueshëm. E di që një prej aftësive të mia më të mira është të interpretoj ndeshjen për lojtarët e mi, të lexoj kundër-shtarin duke gjetur dobësitë dhe pikat e tyre të forta.” “Vardy arriti

Mourinho: Lojtarët e Chelseat më kanë tradhëtuar

Zinedine Zidane do të jetë pasuesi i Rafael Benitez në

stolin e Realit të Madridit. Në Francë e japin si të sigurtë një lajm të tillë me të përditshmen franceze L’Equipe që nënvizon se Zizu është gati për të marrë dre-jtimin e Los Blancos. Benitez i ka të numëruara orët e tij në krye të Realit pas rezultateve zhgënjyese që ka regjistruar skuadra në mua-jin e fundit, dhe në këtë mënyrë presidenti Florentino Perez do tia besojë postin e trajnerin ish mes-fushorit francez që me Realin si lojtar bëri epokë duke fituar disa trofe. Zidane aktualisht është në krye të skuadrës së të rinjëve të Los Blancos, Real Madrid Castilla që militon në kategorinë e tretë të futbollit spanjoll. Nëse lajmi që publikon L’Equipe rezulton të jetë i vërtetë atëherë 43-vje-cari do të marrë drejtimin e Realit deri në përfundim të këtij sezoni dhe në bazë të rezultateve që do të arrijë ekipi gjatë kësaj periud-he do të vendoset nëse Zizu do të vazhdojë punën edhe në edicio-nin e ardhshëm. Emërimi i Zin-edine Zidane i cili konsiderohet një legjendë e klubit e merengues është një dëshirë e vjetër e presi-dentit të Realit, Florentino Perez i cili është gati të realizojë një tjetër kaprico të tijën pas asaj për të vendosur në krye të skuadrës një trajner si Benitez të cilin ti-fozët e Los Blancos nuk e donin.

Zidane gati të marrë drejtimin e Real Madrid

pasuesi

të shënonte mes dy mbrojtësve, Mahrez markohej nga një mbrojtës në zonë, ndërkohë që unë kisha dhënë direktiva që të ishin dy. Dy golat që pësuam janë të vështirë për t’u pranuar. Punova katër ditë për këtë ndeshje. Përgatita gjithç-ka për sa i përket kundërshtarëve. Lojtarët morën të gjithë informa-cionin në stërvitje. Mund ti pyesni. Unë e di që janë djem të nder-

shëm.” Hazard u zëvendësua në minutën e 30-të pas një ndërhyrje nga Vardy. Mourinho u shpreh: “Nuk e di se çfarë dëmtimi ka. Di vetëm që brenda 10 sekonda mori vendimin vetë për t’u zëvendë-suar. Më tha që nuk mundej të vazhdonte lojën. Mourinho ho-dhi poshtë pretendimet se Chel-sea është në luftë për të mos rënë nga kategoria. “Absolutisht nuk e

pranoj. Është e vërtetë që jemi në zënën e rënies nga kategoria, por jo në luftë për të qëndruar në Pre-mier League. Ndonjëherë mendoj se vitin e kaluar kam bërë një punë fantastike duke sjellë lojtarët në një nivel që nuk janë realisht. E vetmja gjë që mund të them është që dua të qendroj. Shpresoj që edhe zoti Abramovich dhe bordi drejtues të duan të njëjtën gjë.”

Karlo Ançeloti për tre vjet te Bayern i Mynihut. Lajmi jepet nga mediat spanjolle.

Kampionët e Gjermanisë duket se nuk kanë patur shumë dyshime për të gjetur njeriun që do të ud-hëheqë fatin e skuadrës. Pas ven-dimit të Guardiolës për të mbyllur ciklin e tij te bavarezët në fund të këtij sezoni, Bajerni ka zgjedhur si trashëgimtarin e tij Ançelotin. Trajneri italian ka mbyllur akor-din me Bajernin që javën e kaluar, menjëherë pasi klubi gjerman mori përgjigjen përfundimtare të Guardiolës, nëse do të vazhdonte apo jo me bavarezët. Gjithçka pritet të zyrtarizohet me konfirm-imin e largimit të Guardiolës, për të cilin gjithçka të bën të men-dosh se do të shkojë te Manches-ter City. Të dyja transferimet e bu-jshme pritet të zyrtarizohen javën e ardhshme. Sipas mediave span-jolle kontaktet e para mes Bajer-nit dhe Ancelottit janë realizuar që në majin e kaluar kur u krijuan dyshimet se Guardiola mund të linte stolin bavarez. Gjithsesi në atë kohë për trajnerin italian pri-oritet ishte vazhdimi i aventurës

Bayern Mynih zgjedh Ançelotin si trajnerin e rite Reali i Madridit duke mos i vazhduar negociatat. Në javët e fundit, dy klubet e mëdha angleze në krizë, Chelsea dhe Manchester United ishin interesuar për të an-gazhuar Ançelotin, që gjithsesi në

këtë kohë ia kishte dhënë fjalën e tij Bajernit nëse Guardiola largo-hej. Sezoni i ardhshëm do ta cojë ish trajnerin e Milanit, PSG dhe Real Madrid në një tjetër skuadër të madhe europiane.

Sulmuesi i Barcelonës, Leo Mesi nuk do të paraqitet në gjykatë për akuzën e evazionit fiskal, teksa edhe fondacioni i tij i bamirësisë u çlirua nga

akuzat mbi pastrim parash lidhur me miqësoret e organizuara në 2012-n dhe 2013-n. Më herët gjatë këtij viti Mesi u akuzua nga gjykata spanjolle për evazion fiskal, së bashku me të atin e tij, për mos deklarimin e 4.16 milionë eurove lidhur me të drejtat e imazhit të tij midis viteve 2007 dhe 2009. Katër herë fituesi i “Topit të Artë” po hetohej për të parë nëse nuk ksihte deklaruar të ardhurat e disa ndeshjeve miqësore bamirësie të organizuara në Meksikë, Kolumbi, SHBA dhe Peru. Megjithatë, pasi dëgjuan dëshminë e biznesme-nit, Guillermo Javier Marin, i cili organizoi ndeshjet, gjykatësi hodhi poshtë akuzat ngritura ndaj Messit. “Nuk ka asnjë të dhënë apo provë për evazion fiskal apo dokumentacion që të provojë ekzistencën e këtij krimi ekonomik prandaj që nuk ka baza për të vazhduar hetimin”, – shkruhej në vendimin e gjykatës. Marin deklaroi se ai nuk e pagoi kurrë Mesin për të marrë pjesë në këto miqësore, por kompensoi praninë e tij duke i siguruar qëndrimin dhe fluturimet në klasin e parë Mesit dhe familjes së tij.

Fernando Muslera, portieri titullar i Galatasaray dhe Kom-bëtares së Uruguait ka pësuar shumë gola në karrierën e

tij, por ai preferon të kujtojë në veçanti një realizim që i ka mbetur në kujtesë. Është një shqiptar ai që ka arritur të kalojë gardianin amerikano-jugor me një gol që për Muslerën mbetet më i bukuri që i kanë shënuar. Bëhet fjalë për golin e realizuar nga Alban Meha në ndeshjen e 29 Gushtit mes Konyaspor dhe Galatasaray kur mesfushori kuqezi e kaloi topin pas krahëve të ish portierit të Lazios. Këtë deklaratë Muslera e bëri gjatë një “Quizi” për një spektakël televiziv në Turqi. 29-vjeçari i lindur në Mitrovicë u transferua te turqit e Konyaspor në merkaton e verës ku po rezulton një nga pikat kyçe të formacionit të drej-tuar nga trajneri Aykut Kocaman.

sulmuesi portieri

Mesi, bien akuzat për evasion fiskal Muslera: Golin më të bukur ma ka shënuar Meha

Page 16: FRD 18 dhjetor.pdf

18 dhjetor 2015 fryma e re 16

..

Ne jetojmë në botën fizike të cilën e pandehim të ngurtë, por në fakt nuk ekziston diçka e tillë. Nuk ekziston një 'atje jashtë' në termat e realitetit fizik të rrugëve, panoramave, aeroplanëve, makinave,

yjeve dhe njerëzve të tjerë. Është tamam si një film 3-D që po luhet në kokat tona. Pesë shqisat e transformojnë informacionin vibrues në informacion elektrik dhe kjo më pas i dërgohet trurit për të ndërtuar iluzionin e realitetit fizik. Ne e përjetojmë këtë realitet sikur jemi atje tej, kur në fakt s'është ashtu.Kur ti fillon të shohësh natyrën e vërtetë të realitetit fizik, arrin të kuptosh

sesi është mashtruar tërësisht njeriu dhe vazhdon të jetë ende kështu. Ti kupton, gjithashtu, se si një pakicë e vogël mund të kontrollojë pjesën dërrmuese në mënyrë kaq gjithëpërfshirëse, kur kjo pakicë e njeh realitetin dhe shumica jo. Ne jemi duke përjetuar atë që mund të ngjasojë me një lojë kozmike të realitetit-virtual dhe trupi njerëzor është një sistem kompjuterik që na lidh ne me këtë lojë, ashtu sikundër kompjuteri e lexon informacionin nga një disk softuerik dhe projekton imazhet në monitor. Ky trup/mendje-

kompjuter është ndërfaqja midis ndërgjegjes dhe lojës. Unë e quaj realitetin tonë Interneti Kozmik, për shkak se analogjia me internetin është mëse e përshtatshme.

rupat njerëzorë janë sisteme kompjuterike jashtë mase të avancuar (sidoqoftë nga perspektiva jonë) dhe

Tpesë shqisat shërbejnë si antena për të akorduar fushën energjitike dhe brezin e frekuencave në atë që quhet drita e dukshme. Truri, dhe në fakt e tërë struktura gjenetike e trupit, është një kompjuter dhe sistem

marrës-transmetues që lexon informacionin e koduar tek drita dhe e deshifron atë në imazhe tek një ekran simbolik brenda trurit. Kjo botë e shndritshme dhe shumëngjyrëshe vetëm sa ekziston në trurin, i cili në vetvete, është një gjëndje errësire e plotë. Sytë tanë e shndërrojnë informacionin vibracional në sinjale elektrike përmes qelizave konike të retinës të cilat zgjedhin informacionin e koduar brenda dritës që më pas truri i deshifron si ngjyra. Këto qeliza janë të ndjeshme ndaj ngjyrës së kuqe, të gjelbër dhe blu e prej tyre mund të dekodohen të gjitha nuancat e ngjyrave. Kur ky sistem prishet atëherë njerëzit bëhen të verbër ndaj ngjyrave, sikundër një kompjuter që nuk mund të dekodojë dot ngjyrat nga një disk softuerik. ...

ruri mund të ndërtojë një botë holografike që ngjan aq reale. Ai mbledh informacionin e syve, që krijon

Thologramet shifrore të cilat përbëjnë atë që ne e quajmë bota fizike. Kjo, gjithashtu, shton iluzionin e thellësisë dhe distancës, duke lexuar informacionin e deshifruar nga sinjalet që ai percepton. Ajo që

duket sikur është tepër larg në fakt ndodhet në kokën tënde, ashtu si thellësia dhe perspektiva në lojërat kompjuterike që gjenden në atë diskun fare të vogël.Konstrukti themelor i universit të realitetit-virtual konsiston në energji vibruese, ose forma valore. Ky është vendi ku informacioni kodohet për t'u lexuar nga ana elektrike, dixhitale dhe holografike. Nëse ti kërkon të ndryshosh fiziken-holografike, atëherë duhet të ndryshosh formën valore të nivelit të realitetit, ose atë që unë e quaj si Universi Metafizik. Ky Univers është një konstrukt i projektuar enkas me kujdes, si një lojë kompjuterike interaktive me një shkallë fantastike avancimi.Themeli mbi të cilin ngrihet shfarosja e masave është shkatërrimi i sistemit imunitar njerëzor. Dekadë pas dekade, Big Pharma ka rritur dominimin dhe kontrollin mbi mjekësinë, duke subvencionuar e blerë politikanë të korruptuar dhe mjekë ekspertë e, kësisoj, ka imponuar linja politike. Tashmë, synimi i saj është që t'i bëjë të detyrueshme vaksinat, në mënyrë që çdo foshnje (në fakt, të gjithë) t'i injektohet ai helmi i tmerrshëm.Gjëja e fundit që dëshiron çdo diktaturë është një popullsi vërtet e informuar dhe e vetëdijshme. Sa më pak të dinë njerëzit aq më pak probleme ata do të shkaktojnë. Në këto pak fjalë ju keni arsyen (a) pse u krijua sistemi i “arsimit” në formën e tij aktuale, dhe (b) pse e shkatërron dijen, ose të paktën e shtyp atë.

non fiction book

ISBN 978-9928-09-019-5

9 789928 090195

Çmimi 1500 lekë11 euro

2

ISBN 978992809025-6

9 789928 090256 >

Librat më të rinj në shqiptë Shtëpisë Botuese

Helga’SSecrets

VEZË

FSH

ATI - Ekstra të freskëta

NGA RRITJA E LIRË

VEZA JONËAdresa COCOAL. shpk, Maminas, Durrës, Albania

Email: [email protected]

TË BLESH VEZË SOT NUK ËSHTË MË AQ E THJESHTË SI MË PARË:

1.Vështirësia e 1-rë : A po zgjedh vezën më të shëndetshme për fëmijën tim?2.Vështirësia e 2-të : Nuk i kuptoj çfarë thonë paketimet dhe ka kaq shumë lloje...

Të gjitha këto probleme tashmë i ka zgjidhur veza KOKOVE !

1.Të gjitha vezët e tjera janë nga pula të rritura në kafaze , pra industriale . Veza KOKOVE është VEZË FSHATI nga pulat e rritura në kapanone të hapura, JO NË KAFAZE dhe të kombinuar me natyrën, duke garantuar cilësi më të lartë dhe shije të shkëlqyer.

2. KOKOVE është veza më e shëndetshme jo vetëm se prodhohet nga pula të rritura me ushqim natyral JO OMGJ por edhe sepse rriten në zonën e pastër dhe të shëndetshme të Çajupit.

NJE KOKOVE NE DITE ESHTE USHQIMI ME I MIRE NE BOTE !

Nje Kokove ne dite baraz me vetem 70 kalori por me 14 ushqyes esenciale !Nje Kokove ne dite eshte si te marresh nje tablete multivitaminale.

Nje Kokove ne dite i jep trupit tuaj:Koline qe i jep energji trurit dhe forcon kujtesen.Luteine dhe zeaksantine per mbrojtjen e syve nga rrezet ultravjollce dhe dielli.Proteine komplete per energji qe zgjat, riparimin e indeve te demtuar, ruajtjen e metabolizmit etjSelen qe është thelbësor për riprodhimin dhe funksionin e tiroides.Vitamine B9 ose acid folik per rritjen e qelizave dhe forcimin e metabolizmit.Vitamine A, qe eshte shume e rendesishme per ruajtjen e shikimit, lekures dhe imunitetit Hekur, qe eshte i rendesishem per transportin e oksigjenit drejt organeve dhe muskujve.Zink qe eshtë i rëndësishëm për shëndetin e trurit, imunitetin dhe zhvillimin e qelizave.

REKOMANDIMI YNË :

• Veza KOKOVE garanton shëndetin tuaj sepse është EXTRA e FRESKËT dhe më e kontrolluar sesa vezët e tjera që tregtohen nga fshati, që nga vaksinimi deri te kontrollet periodike nga institucionet e kontrollit ushqimor.

• Shumë vende të botës në respektim të të drejtave të shpendëve e kanë kufizuar rritjen INDUSTRIALE të pulave në kapanone të mbyllura. Bashkohu edhe ti në mbrojtje të cilësisë!

CILËN VEZË TË ZGJEDH NË DYQAN?

SHTËPIA BOTUESEHELGAS’SECRETS